ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Similar documents
Tel: 044/

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

9. Titulli akademik: Ligjëruese Institucioni: Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani -Fakulteti i Edukimit Data e zgjedhjes:

RAPORT ZHVILLIMI PROFESIONAL DHE VLERËSIMI I MËSUESVE NË SHQIPËRI

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО

Speci Shqipëri

Tema Revista shkencore Impact factor/issn

STRATEGJIA PËR ZHVILLIMIN E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Zhvillimet politike në Kosovë

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

Profesionalizmi Në Shërbimin Turistik, Gur Themeli Për Zhvillimin e Turizmit në Shqipëri

PROBLEMATIKA E EDUKIMIT Gjithëpërfshirja e fëmijëve me nevoja të veçanta (aftësi të kufizuara) në shkollën shqiptare

Raporti i referencimit të KKK-së së Kosovës me KEK-në mbi Arsimin e Përgjithshëm, AAP-në dhe Arsimin e lartë

Biografia: 1. Mbiemri Beka 2. Emri Arlinda 3. Shtetësia: Kosovare 4. Gjinia: Femër 5. Kontakti:

Shqipëri. dhe Mundësitë për. Zhvillimin e Aftësive në. Cilësia e Arsimit. Analizë e rezultateve të PVNN-së

Curriculum Vitae - CV

PËR BOTIMIN E TEKSTEVE SHKOLLORE, MJETEVE MËSIMORE, LEKTYRËS SHKOLLORE DHE TË DOKUMENTACIONIT PEDAGOGJIK

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

PROJEKTI I EDUKIMIT GLOBAL

Curriculum Vitae - CV

Feja, laiciteti dhe hapësira publike. Shtypi shqiptar për raportet mes fesë, laicitetit dhe hapësirës publike

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT ANALIZA KRAHASUESE E KURRIKULËS AKTUALE TË ARSIMIT BAZË ME ATË TË VENDEVE TË TJERA

CURRICULUM VITAE. Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Juridik Data: Niveli: Doktor i Shkencave Juridike Dr.sc.

K O N K U R S për pranimin e studentëve në studimet e doktoratës për vitin akademik 2017/18

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK

STANDARDET PËR SHKOLLAT MIKE PËR FËMIJË

MINISTRIA E ARSIMIT, SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË E KOSOVËS

1. Kushtet e përgjithshme për regjistrimin e nxënësve të rregullt

UNIVERSITETI KADRI ZEKA UNIVERSITY INFORMATOR. Zija Shemsiu pn., 60000, Gjilan, Republika e Kosovës. Tel:

CURRICULUM VITAE. Emër Mbiemër ILIR SHYTA. Fakulteti i Edukimit dhe i Filologjisë. Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë

Analizë përfundimtare të fondeve dhe shpenzimeve publike për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve

268 F. ENGELS. Po aq i cekët na duket Fojerbahu në krahasim me Hegelin edhe kur flet për kundërtinë midis së mirës dhe së keqes.

Arsimi inkluziv në kuadër të Shkollës mike të fëmijës. Rezultatet dhe rekomandimet për Maqedoninë

Institucioni: Qendra e Studimeve Albanologjikë- Tiranë Data e diplomimit: Diploma/ Doktorata : Doktor në shkenca letrare

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI. STUDIM (draft)

PROCESI TORINO 2014 KOSOVË

Arsimi cilësor është ARSIMI CILËSOR PËR NJË TË ARDHME MË TË NDRITUR

Drejtore e Institutit të Studimeve Evropiane

BULETINI MUJOR KLIMATIK

Komuna e Kërçovës STRATEGJIA. rinore e Komunës së Kërçovës

FILOZOFIA, SHKOLLA E LIRISË QË MUNDËSON SISTEMI ARSIMOR SHQIPTAR DHE MASH

KOMUNAT DHE ROLI I TYRE NË PUNËSIMIN E TË RINJVE

Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Edukimit Viti i diplomimit: Niveli : BA në Edukimin parashkollor.

Curiculum Vitae Dr.sc.Rexhep Gashi, profesor i rregullt Fakulteti Juridik Universitetit i Prishtinës Hasan Prishtina

REVISTA SHQIPTARE E STUDIMEVE ARSIMORE

3 / ACTA SCIENTIARUM

Programi Kombëtar i Shkencës i Republikës së Kosovës

CURRICULUM VITAE. Histori e qytetërim amerika Variantet e anglishtes Anglishte e folur

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION

Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani Fakulteti i Edukimit Program Fillor PUNIM DIPLOME

Raport Final i Vlerësimit

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

Kosova në vitet dhe qëndrimi i Shqipërisë

Kursi bazë 1: Rëndësia e BE

REZYME PANAIRI I EDUKIMIT 2016

8. Niveli Arsimor: Universiteti I Londres, Instituti I Edukimit Data e diplomimit: Doktor ne Edukim ( Nderkombetar)

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

Në korrik të vitit 2005, zoti Nishani zgjidhet deputet në zonën elektorale 34, në Tiranë si përfaqësues i Partisë Demokratike.

VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS

Raporti Final Korrik, QEAP Heimerer në Prishtinë

instituti kosovar për kërkime dhe zhvillime të politikave Seria e kërkimeve politike STUDIMI # 7

ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT

Shkalla ose diploma e fituar: Gjuha Leximi Të folurit Shkrimi Shqipe 1 Gjuhë amtare 1 Angleze Serbo-kroate 3 3 3

PLANI VJETOR I SHKOLLËS, ROLI I TIJ NË SIGURIMIN E CILËSISË

Curriculum Vitae. TË DHËNA PERSONALE Emri : Ilirjan Mbiemri: Lipi Grada: Doktor Titualli: Docent EDUKIMI EKSPERIENCA PROFESIONALE

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

Nga copëzimi te bashkëpunimi Arsimi i lartë, puna kërkimore dhe zhvillimi në Evropën Juglindore

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI STUDIM KOMBËTAR

CURRICULUM VITAE. Kohëzgjatja- Date: , Niveli-Fakulteti : Profesor i pedagogjisë. 8. Niveli Akademik : Profesor

8. Niveli arsimor: Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Ekonomik, Prishtinë Data e diplomimit Doktor i Shkencave Ekonomike

TRYEZA TEMATIKE PËR KOSOVA 2020

Kërkime pedagogjike 6. Kërkime pedagogjike. (Përmbledhje punimesh) Prishtinë, 2015

Konkursi i vizatimit për kalendarin e PROGRESit Evropian për vitin 2018 Projekti im më i preferuar evropian

Shqipëria Vlerësimi i qeverisjes në arsim

REPUBLIKA E SHQIPЁRISЁ UNIVERSITETI I TIRANЁS FAKULTETI I HISTORIS Ё DHE I FILOLOGJISЁ DEPARTAMENTI I HISTORIS Ё

DËBIMI I SHQIPTARËVE

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

PUNIM DIPLOME Tema: Fëmijët me nevoja të veҫanta Tretmani pedagogjik

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I LETËRSISË

MARTESAT E HERSHME NË SHQIPËRI Një vështrim Specifik i Komunitetit Rom

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

Lënda arkivore private në Kosovë

Tel:

Sektori i Rinisë. Politikat rinore të Komunës së Prizrenit

Rishikimi funksional i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

CURRICULUM VITAE. 1.Mbiemri:

NDIKIMI I ANGLISHTES NË SHTYPIN SHQIPTAR PASKOMUNIST

Stimujt për reformë: Rritja e mundësive për nxënësit/et dhe të diplomuarit/at e AAP-së në tregun e punës

Raport Alternativ i Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve ( ) Të drejtat e fëmijëve janë të drejta njerëzore

RAPORTI I PUNËS PËR VITIN 2017 RAPORTI I PUNËS PËR VITIN 2016

K apitu lli 5. A ktiv itete të tjera të Bankës së Shqipërisë

Menaxheri i institucioneve arsimore në Kosovë për shekullin XXI

INDEKSI PËR GJITHËPËRFSHIRJE - FAKTE DHE OPINIONE. Dr. Naser Zabeli & Ma. Lulavere Behluli

CURRICULUM VITAE. 1. Family Name: Gashi 2. First Name: Muharrem 3. Nationality: Kosovo 4. Date of Birth Gender: M. 6.

Transcription:

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI 1946-1968 (PUNIM DOKTORATE) PUNOI Msc. Çlirim Duro UDHËHEQËS SHKENCOR Prof.As. Dr. Ajet Shahu Tiranë, 2012

PASQYRA E LËNDËS (Contents) ABSTRAKTI... 3 ABSTRACT... 4 Parathënia... 5 H Y R J E... 7 K R E U I... 15 FILLIMET E ARSIMIT TË LARTË... 15 1. Reforma Arsimore e vitit 1946... 15 2. Instituti Pedagogjik 2 vjeçar... 24 3. Përpjekje për hapjen e Fakultetit të Gjuhës e Letërsisë Shqipe... 34 KREU II... 42 HEDHJA E BAZAVE TË SHKOLLËS SË LARTË (1951-1956)... 43 1. Institutet e larta 4-vjeçare... 43 2. Organizimi i instituteve dhe tërheqja e studentëve në shkollat e larta... 56 3. Probleme të procesit mësimor-edukativ... 68 KREU III... 80 KRIJIMI I UNIVERSITETIT SHTETËROR TË TIRANËS DHE PËRPJEKJET PËR KONSOLIDIMIN E ARSIMIT TË LARTË (1957-1968)... 80 1. Krijimi i Universitetit Shtetëror të Tiranës - 1957... 80 2. Zgjerimi i arsimit të lartë (1957-1960)... 89 3. Riorganizimi i sistemit të arsimit të lartë (1960-1965)...100 4. Arsimi i lartë në prag të revolucionarizimit (1965-1968)...116 Kreu IV...135 1

VEPRIMTARIA SHKENCORE NË UNIVERSITETIN SHTETËROR TË TIRANËS (1946-1968)...135 1. Institucionet e para shkencore dhe marrëdhëniet me shkollat e larta...135 2. Veprimtaria shkencore në USHT (1957-1960)...146 3. USHT si qendër e kërkimit shkencor (1960-1968)...155 PËRFUNDIME...166 BIBLIOGRAFIA...173 I. ARKIVAT...173 II. Botime dokumentare...173 III. LITERATURA HISTORIKE...174 IV. PËRMBLEDHJE ARTIKUJSH...178 V. SHTYPI PERIODIK...181 2

ABSTRAKTI Teza e doktoratës Arsimit i lartë në Shqipëri 1946-1968, është bazuar në disa shtylla kryesore: vendi i arsimit të lartë në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik e shoqëror, politika e shtetit shqiptar, raportet me kategoritë e tjera shkollore dhe efektet sociale mbi shoqërinë shqiptare të kohës. Qëllimi i tezës së doktoratës është, të japë një tablo sa më të plotë për historinë e krijimit dhe zhvillimit të arsimit të lartë në Shqipëri, duke e studiuar në këndvështrimin teorik, historik, politik, ekonomik e kulturore. Punimi synon të sjellë prurje të reja nëpërmjet një lënde të dokumentuar për interpretime shkencore që qëndrojnë më afër të vërtetës historike, si dhe të analizojë në një rend kronologjik, kornizën e përgjithshme në të cilën u realizuan ndryshimet në këtë fushë, politikën arsimore të shtetit shqiptar me të gjithë kufizimet, kundërshtitë, tendenciozitetin dhe rrjedhojat e saj, rilevimin e dukurive më të qenësishme të çdo faze dhe ndërvarësinë reciproke midis tyre. Struktura e tezës përbëhet nga 4 kapituj, ku ngërthehet një tematikë e gjerë brenda të cilës është ruajtur kronologjia. Në këtë punim në kreun e parë të tij është trajtuar procesi i fillimeve të arsimit të lartë, ne vitet 1946-1950, që kulmon me hapjen e Institutit të parë të lartë, atij Pedagogjik. Vitet 1951-1956 që përbëjnë edhe objektin e kreut të dytë përfaqësojnë një fazë të re në ecurinë e arsimit të lartë, atë të zgjerimit të shpejtë dhe hedhjes të bazave të tij. Një nga kapitujt mjaft të rëndësishëm është kreu III rrok fundin e viteve 50-të dhe gjithë vitet 60-të gjatë të cilave krijohet USHT dhe veprimtaria e shkollave të larta hyn në një fazë të konsolidimit të mëtejshëm. Kreu i katërt dhe i fundit i disertacionit të paraqitur, i kushtohet veprimtarisë shkencore të shkollave të larta në vitet 1946-1968. Fjalë kyçe: Arsimi i lartë, Institutet e Larta, Universiteti Shtetëror i Tiranës, Veprimtaria Shkencore, Stafi akademik, Programet mësimore etj. 3

ABSTRACT Doctoral thesis "Higher Education in Albania during 1946-1968" is based on several pillars: higher education in the country's overall economic and social development, the Albanian state policy, relations with other school categories and social effects on Albanian society in that time. Doctoral thesis goal is to give a more comprehensive picture of the history of the establishment and development of higher education in Albania, seen this from the theoretical, historical, political, economic and cultural perspectives. The paper aims to bring new feeds through documented scientific interpretations that lie closer to the historical truth, and to analyze in a chronological sequence, the general framework in which were made the changes in this field, the educational policy of the Albanian state with all its limitations, contradictions, bias and implications, surveying the most essential phenomena of each phase and the mutual interdependence between them. The thesis structure consists of 4 chapters, which cover a wide range of subjects within which chronology is followed. In the paper, the first chapter deals with the initial processes of higher education in the years 1946-1950, which culminates with the establishment of the first higher institution in the country, the Pedagogical Institute. The years 1951-1956 constitute the object of the second chapter, representing a new stage in the progress of higher education, that of rapid expansion and bases casting. One of the most important chapters is Chapter III, snatching from late 1950th and the entire 1960th years during which the SUoT was established and higher education activity enters a new phase; that of further consolidation. The fourth and the final dissertation chapter, is focused on higher education institution scientific activity in the years 1946-1968. Keywords: Higher Education, Higher Institutes, State University of Tirana, scientific activity, academic staff, educational programs, etc. 4

Parathënia Arsimi në periudha të caktuara të zhvillimit shoqëror është trajtuar si një përparësi. Nisur nga kjo konsideratë, objekt i studimit si edhe u konkludua nga departamenti ynë i historisë është Arsimi i Lartë në Shqipëri (1945-1968). Si element nxitës në marrjen e kësaj teme do të shërbente edhe angazhimi im si specialist pranë Agjensisë së Akreditimit të Arsimit të Lartë. Duke e patur objekt të punës së përditshme më është dukur interesante dhe e dobishme ndërmarrja e një teme studimore mbi zhvillimet arsimore në dy dekadat e para të Pasluftës Dytë Botërore, e fokusuar në fillimet dhe ecurinë e arsimit të lartë. Një përqasje e re në këtë fushë, por nga një këndvështrim më i gjerë dhe më i plotë, përbën edhe synimin e studimit pa pretenduar natyrisht për një trajtim shterrues. Ndër publikimet ku preken aspekte të veçanta dhe që kanë shërbyer së shumti në hartimin e kësaj teme doktorature, do të përmendim botimet përgjithësuese si: Historia e Shqipërisë (Tiranë, 1984), Historia e Popullit Shqiptar (2007) dhe Historia e arsimit dhe mendimit pedagogjik shqiptar (Tiranë 2003). Si studime të veçanta, brenda të cilave sillen trajtesa të mirëfillta analitike mbi ecurinë e shkollës sonë të lartë do të renditnim Zhvillimi i arsimit të lartë në Shqipëri (Tiranë 1987) të autorëve B. Golemi e V. Misja, Në themelet e arsimit tonë popullor (Tiranë, 1976), të studiuesit H. Beqja, Mbi revolucionin kulturor në Shqipëri 1944-1948, (Tiranë, 1982), të studiuses F. Rama, Dukuri arsimore gjatë Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri (Tiranë, 2005) dhe Arsimi në Shqipëri 1945-1960 (Tiranë, 2005) të studiueses E. Kambo si dhe mjaft artikuj studimorë të autorëve Z. Dervishi, S. Temo, përmbledhje studimesh apo kumtesa për aspekte të veçanta etj. Me interes për hedhjen dritë të historisë së instituteve të larta të caktuara na duken edhe trajtesa të tilla si: Historiku i Universitetit Bujqësor, Historiku i Universitetit të Tiranës, një studim për Institutin Pedagogjik të Shkodrës etj. Në këtë mori informacioni, nga një plan më i gjerë dhe më i plotë ngërthehet kjo problematikë sidomos në punimet e pas viteve 90-të, të cilat kanë përfituar si në drejtim të burimeve më të shumta dokumentare të sjella, ashtu edhe të këndvështrimeve të ndryshme. Jo më pak të rëndësishme janë gjithashtu hulumtimet e burimeve vendase ku specifikohen materialet arkivore të Arkivit Qendror të Shtetit (Fondi i Ministrisë së Arsimit, Fondi i Këshillit të Ministrave) etj., organet e shtypit të periudhës dhe sidomos revistat e specializuara si Arsimi popullor, Revista Pedagogjike, Gazeta Mësuesi, Gazeta zyrtare etj., janë pjesë e dokumentacionit me vlerë, në trajtimin dhe evidentimin e dukurive më të qenësishme të zhvillimit dhe konsolidimit të arsimit të lartë, si pjesë organike e procesit të zhvillimit të shkollës shqiptare dhe më gjerë. 5

Brenda kufijve të lejuar në një studim, ai është konceptuar në 4 kapituj, ku kombinohet në gjithë shtrirjen e tij, kriteri kronologjik me atë problemor. Kjo strukturë mundëson pasqyrimin në vijat më themelore të politikës arsimore të shtetit shqiptar me të gjithë kufizimet, kundërshtitë, tendenciozitetin dhe rrjedhojat e saj, rilevimin e dukurive më të qenësishme të çdo faze, ndërvarësinë reciproke midis zhvillimit ekonomiko-shoqëror nga njëra anë dhe atë arsimore-kulturore nga ana tjetër. Në epiqendër të ndryshimeve të para qëndron Reforma Arsimore e vitit 1946, që hodhi themelet e sistemit të ardhshëm arsimor dhe krijoi premisat për plotësimin e tij edhe me një nga kategoritë bazë për emancipimin dhe progresin shoqëror, arsimin e lartë. Në dekadën e parë do të tentohet drejt hedhjes së bazave, të shkollave të larta, për të kaluar në dekadën pasuese ku kulmon ngritje Universitetit Shtetëror të Tiranës dhe thellohet procesi i konsolidimit dora-dorës, si një kategori arsimore gjithnjë e më e orientuar, e mbështetur fuqishëm në një ideologji të vetme, atë marksiste-leniniste. Në përfundim e ndjej për detyrim, t u shpreh falënderimet e mia më të mira profesoratit të Departamentit të Historisë dhe në mënyrë të veçantë udhëheqësit shkencor prof. asos. dr. Ajet Shahu, për ndihmën në sqarimin e problematikave të ndryshme që kanë kontribuar në zgjerimin e vizionit tim teorik dhe profesional, punonjësve të Arkivit Qendror të Shtetit dhe atyre të Bibliotekës Kombëtare etj. Një falënderim i shkon edhe familjes sime për mirëkuptimin dhe mbështetjen e pa kursyer gjatë gjithë periudhës së hartimit të doktoratës. 6

H Y R J E Vështrim i përgjithshëm mbi arsimin deri në fund të Luftës së Dytë Botërore Historikisht zhvillimi i edukatës dhe arsimit që nga lashtësia dhe deri në ditët tona ka qenë në vijimësi një problem jetik. Përpjekjet dhe vizioni për ndryshime janë ushqyer, frymëzuar dhe mbështetur në traditën arsimdashëse të popullit dhe në jetën dhe veprën e bijve më të shquar që e bënë arsimin pishtar për liri, dituri dhe progres. Studimet krahasuese dhe të dhënat arkeologjike dëshmojnë se kulturën e lashtë ilire, dora dorës arriti në nivele të larta zhvillimi të kulturës qytetare që u shoqërua ndërkohë edhe me ngritjen e institucioneve të kultit, teatrove, stadiumeve ku edhe kryheshin veprimtari kulturore, edukative dhe arsimore. Gjatë epokave dhe shekujve të kaluar, nën pushtime të njëpasnjëshme, në një pozitë të rëndësishme gjeografike dhe terren të thyer malor, Shqipëria do të ndeshej me pengesa dhe vështirësi të shumta në zhvillimin e kulturës dhe arsimit kombëtar. Gjuha shqipe, si gjuhë e shkruar, do të formësohej relativisht vonë. Gjatë Mesjetës vende mësimi u bënë kishat, katedralet dhe manastiret. Shkolla të tilla do të ndeshen në Durrës, Berat, Tivar etj. Në epokën e Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu (1405-1468) zhvillim të veçantë do të merrnin hartimi i kronikave historike, korespondencat me fqinjët, marrëveshjet me shtetet e ndryshme ku përdoreshin kryesisht gjuhë të tjera. Libri më i vjetër në gjuhën shqipe ishte Meshari i Gjon Buzukut i botuar në vitin 1555. Pushtuesi osmanë do të ndiqnin një politikë shkombëtarizuese dhe asimiluese që ushtroi një trysni të fortë negative duke sjellë një prapambetje të përgjithshme ekonomike, kulturore dhe arsimore. Megjithëse në kushte të vështira intelektualë nga kleri katolik mundësuan hapjen e disa shkollave fillore në gjuhën shqipe si në Kurbin të Krujës (1632), në Pedhanë dhe Blinisht të Zadrimës (1639). Një hov do të merrte në shek. XVII-XVIII ndërtimi i shkollave të mesme islamike ku jepeshin përveç fesë islame edhe disa njohuri të thjeshta shkencore si dhe hapja e shkollave të klerit ortodoks në gjuhën greke që jepnin një shkollim të nivelit mesatar, për të kulmuar me Akademinë e Re të Voskopojës (1750) e cila shumë shpejt do të shndërrohej në një qendër e përmasave europiane për zhvillimin e kulturës dhe mendimit didaktik 1. Përpjekjet në fushën e arsimit do të rriteshin ndjeshëm gjatë epokës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Arsimimi dhe etja arsimdashëse mbetën nga virtytet më të rëndësishme të popullit tonë. Pushtimet e huaja mijëravjeçare në vazhdimësi u 1 Arsimi në Shqipëri Dosje kombëtare, Tiranë 1997, Shtëpia Botuese De Rada, f. 21. 7

përpoqën ta privojnë atë nga kjo e drejtë, duke penguar zhvillimin normal të arsimit e të kulturës kombëtare. Është kjo arsyeja që lufta e tij me pushkë për pavarësi e çlirim nga zgjedha e huaj nuk është ndarë asnjë herë nga lufta me penë, nga përpjekjet për zhvillimin e arsimit e të kulturës kombëtare. Kjo e fundit madje është konsideruar si pjesë përbërëse e gjithë proçeseve historike emancipuese, ekonomike, politike e shoqërore. Janë të panumërta formulimet filozofike që materializojnë dhe freskojnë kujtesën historike të brezave me kontekst rëndësinë e dijes e të kulturës për ekzistencën e një kombi. Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-1881) hartoi një program për njohjen e gjuhës dhe të shkollës shqipe. Në këtë periudhë u arrit përcaktimi i një alfabeti të përbashkët, u botua Abetarja e gjuhës shqipe dhe më vonë edhe tekste të tjera shkollore. Në strategjitë afatgjata të zhvillimit të arsimimit kombëtar të rilindasve të shquar është hedhur ideja, dhe deri-diku, është përpiluar platforma për krijimin e arsimit të lartë në Shqipëri. Më qartë këtë platformë e trajtoi intelektuali erudit Sami Frashëri, në veprën e tij enciklopedike Shqipëria ç ka qenë, ç është dhe ç do të bëhet, që ishte mes të tjerash, në vetvete një sintezë e gjithë mendimit intelektual pedagogjik rilindas 2. Ajo mund të konsiderohet si platforma e parë shkencore për zhvillimin e arsimit në gjuhën shqipe, ku shtron si domosdoshmëri krijimin e gjithmësimores, (universitetit) në kryeqytetin e ardhshëm të Shqipërisë së lirë. Në saje të përpjekjeve të vazhdueshme intelektualët patriotë shqiptarë edhe pse në kushte shumë të vështira pushtimi, mundën ta ruanin, përhapnin e propagandonin shkollën dhe arsimin shqip. Shprehje e këtyre përpjekjeve ishte çelja e shkollës së parë Shqipe Kombëtare dhe Laike në Korçë, në vitin 1887 3. Në fondin e madh të arsimit shqip, kjo shkollë do të mbetet një ngjarje me dimensione historike të veçanta. Për vlerat e saj arsimore e kulturore meritë kanë intelektualët Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi, Sotir Peci etj. Ata u bënë jo vetëm edukatorët e mësimdhënës, por mundën të formulonin edhe programe afatgjata zhvillimi për shkollën dhe arsimin shqip 4. Ajo ishte shkollë me fizionomi të plotë kombëtare me karakter demokratik, e përbashkët për djem dhe vajza të të gjitha shtresave shoqërore dhe besimeve të ndryshme. Çelja e mësonjëtores ishte fryt i përpjekjeve të atdhetarëve brenda vendit dhe të shoqërive patriotike shqiptare të mërgimit. Tekstet mësimore që u përdorën ishin përgatitur nga rilindas të shquar si Naim Frashëri e Sami Frashëri. Ato dalloheshin për përmbajtjen e tyre kombëtare e përparimtare që i shërbente edukimit patriotik të nxënësve. Çelja e saj pati jehonë të gjerë dhe u pasua me shkolla të tjera në të gjitha trevat shqiptare. Rëndësi të veçantë pati shkolla shqipe e Prizrenit, e çelur në vitin 1889. 2 S.Frashëri Shqipëria ç ka qënë, ç është dhe ç do të bëhet, f.91 3 Histori e Shqipërsië, Vëll. II, Tiranë 1984, f.314 4 H. Myzyri, Shkolla e pare kombëtare shqipe. Tiranë 1981, f.25.studime historike Nr 4 Problemet e arsimit kombëtar në punimet e Kongresit të Elbasanit f.5 8

Vitet 1908-1912 do të përfaqësonin një periudhë ngritjeje të veprimtarisë për arsimin kombëtar. Të mbështetur nga populli pas fitores së Revolucionit të Turqve të Rinj, Rilindasit i shtuan përpjekjet për zhvillimin arsimor e kulturor të popullit duke krijuar klube e shoqëri patriotike, çelur shkolla e botuar gazeta e libra në gjuhën shqipe. Në këto kushte do të delte gjithnjë e më tepër në pah nevoja e organizimit më të mirë të kësaj lëvizjeje. rrethet patriotike do të vendosin thirrjen e një Kongresi Kombëtar. Nismëtar do të bëhej Klubi Bashkimi i Manastirit. Më 14 nëntor 1908 do të hapej Kongresi për Njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe. Kërkesat për arsim kombëtar do të zinin një vend të rëndësishëm në programin e tij. Një vit më vonë në 2 shtator 1909 do të thirrej një kongres tjetër ai i Elbasanit, i cili do të kishte në qendër të vëmendjes problemet e zhvillimit dhe organizimit të arsimit kombëtar. Një nga vendimet e tij të rëndësishme do të ishte ai i hapjes të një shkolle Normale e cila do të fillonte veprimtarinë e saj më 1 dhjetor 1909. Ajo do të ishte e para shkollë e mesme kombëtare në vendin tonë që do të përgatiste një gjeneratë të tërë mësuesish për shkollat shqipe. Luigj Gurakuqi, drejtori i parë i Normales ditën e hapjes së saj do ta quante si një ditë e madhe, ditë e shqueme dhe e paharrueshme në histori të kombit tonë që do të kujtohej e festohej me nderim e brohori, djalë pas djali, ndër kohnat e panumurueshme, që do të vijnë e gjer në jetë të jetës 5. Por ëndrra e rilindasve dhe intelektualëve për shkolla shqipe do të kufizohej përmes një mori pengesash. Me mbylljen e këtij institucioni, idetë e atdhetarëve të shquar iluministë për gjithmësimjen shqipëtare do të kërkonin edhe mjaft kohë për t u bërë realitet. Zgjedha pushtuese Osmane, edhe pse në agoni e krizë, vazhdoi të mbetej një faktor pengues. Plus kësaj vonesa historike e zhvillimit të pavarur të vendit reflektonte vështirësi të gjithanshme, ekonomike, politike, sociale, kulturore, arsimore, pedagogjike etj. Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor të vitit 1912, i hapi rrugë organizimit të shkollës dhe arsimit shqip në kushtet e lirisë. Qeveria kombëtare e Vlorës u përpoq të vendoste para së gjithash gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare të shtetit të ri shqiptar. Ajo gjithashtu do t i kushtonte vëmendje për aq sa e lejonin kushtet e kohës, krijimit të një shkolle me përmbajtje kombëtare, demokratike, vendosjen e arsimit fillor 5 vjet në qytet dhe 6 vjet në fshat, hapjen e shkollave normale për përgatitjen e mësuesve etj. E gjithë kjo veprimtari modeste gjeti shprehje te Kanuni i përtashëm i Administratës civile të Shqipërisë (1913) që natyrisht hodhi edhe bazat fillestare të legjislacionit arsimor shqiptar. Gjithsesi me gjithë përpjekjet për arsye të ndryshme nuk u arrit të bëhej shumë në këtë fushë. Përkundrazi, lindën faktorë të rinj që e spostuan disi realizimin e ëndrrës rilindase. Ndërhyrja politike e Fuqive të Mëdha dhe vendimi tyre për copëtimin territorial të Shqipërisë, përgjysmimi i trungut të saj etnik në favor të plotësimit të orekseve nacionaliste e aneksioniste të shteteve fqinjë, përpos të tjerave 5 Historia e Popullit Shqiptar, vëll. III, Tiranë, 2007, f. 33. 9

paralizuan ritmet e zhvillimit e të përhapjes së arsimit shqip dhe i hapën rrugë thellimit të analfabetizmit tek shqiptarët 6. Në vitin 1920 përpjekjet u rritën edhe pse në rrethana jashtëzakonisht të vështira deri edhe në situata të pushtimit te huaj. Në janarin e këtij viti do të thirrej Kongresi i Lushnjes i cili do të miratonte Statutin themeltar të shtetit shqiptar në përmbajtjen e të cilit ishte edhe krijimi i dikasterit të arsimit. Në frymën e tij do të zhvillohej Kongresi Arsimor i Lushnjes, i cili mori vendime të rëndësishme për kombëtarizimin, laicizimin, demokratizimin dhe njësimin e shkollës, hartimin e dokumentacionit shkollor etj. Intelektualë shqiptarë, nëpërmjet Drejtorisë Arsimore të drejtuar nga Luigj Gurakuqi, Mati Logoreci etj., punuan për hapjen në dy vite të mbi 60 shkollave shqipe të shpërndara sidomos në fshatrat e vendit. Deri në vitin 1920 në shkollat shqiptare ishin zbatuar sisteme të ndryshme shkollore dhe në këto kushte njësimi në shkollë shtetërore dhe përgatitja e programeve përbënte një problem që kërkonte zgjidhje. Në kuadrin e përpjekjeve për unifikimin e arsimit në gushtin e vitit 1920 do të organizohej në Lushnje Kongresi arsimor ku do të merrnin pjesë personalitete të njohura si Aleksandër Xhuvani, Gaspër Baltoja, Ahmet Gashi, Thoma Papapano etj. Kongresi mori vendime për përdorimin e programeve të njëjta në të gjitha shkollat e vendit si ato shtetërore dhe ato private, hartimin e teksteve në një gjuhë të përbashkët letrare duke hedhur hapat e para drejt unifikimit të sistemit shkollor në vend. Një çështje mjaft e rëndësishme në këtë periudhë do të ishte ajo e shkëputjes së shkollës nga feja duke e futur atë në rrugën e laicizimit. Rrahja e këtij problemi do të ishte edhe objekti kryesor i diskutimeve në Kongresin e ri Arsimor, atë të vitit 1922 i mbajtur në Tiranë më 22 korrik të këtij viti. Në vendimet e tij do të sanksionohej krijimi i shkollës laike duke zbatuar njëheri edhe vendimin e marrë në Kongresin e Lushnjes për ndarjen e shkollës nga feja. Këto përpjekje do të hasnin në kundërshtimin e forcave konservatore sidomos të klerit të lartë të besimeve të ndryshme. Pavarësisht pengesave procesi i zhvillimit të shkollës shtetërore kombëtare me përmbajtje laike erdhi duke u forcuar. Në vitin 1923 do të rritej edhe numri i shkollave fillore si dhe i disa shkollave të mesme. Përveç Normales së Elbasanit dhe Liceut të Korçës do të çelen gjimnazi i Shkodrës dhe Liceu i Gjirokastrës 7. Gjatë periudhës së qeverisjes së A. Zogut në fushën e arsimit u tentua të thellohej procesi i zhvillimit dhe konsolidimit të një shkolle kombëtare. Përpjekje u bënë në drejtim të përhapjes të shkollave sidomos atyre fillore por edhe të kategorive të bëra. Gjithsesi vështirësitë ishin të shumta. Gjatë vitit shkollor 1926-1927, sipas të dhënave të kohës në shkallë vendi funksiononin 536 shkolla fillore, prej të cilave 470 vetëm me një klasë, ku jepnin mësim 830 mësues. Numri i nxënësve ishte përafërsisht 6 Histori e Shqipërisë, Vëll, III, Tiranë 1984, f. 188-189. 7 Historia e Popullit Shqiptar, vëll. III,. f. 190. 10

26.612 një shifër relativisht i ulët në raport me numrin e përgjithshëm të popullsisë prej 834 mijë banorë 8. Rrethet përparimtare punuan që shkollat të ishin qendra të edukimit atdhetar për brezin e ri, të përshkoheshin nga fryma laike dhe të zbatonin metoda moderne perëndimore të mësimdhënies. Në këto vite krahas shkollave kombëtare do të funksiononin edhe disa shkolla të mesme të huaja si Shkolla Amerikane Teknike e Harri Fullzit në Tiranë, shkolla bashkëkohore që kontribuoi për përgatitjen e shumë kuadrove teknike në Shqipëri. Po ashtu u çelën shkolla të tjera si ajo Amerikane Teknike Bujqësore në Kavajë, shkolla fillore Kenedi në Korçë etj. Zhvillim të rëndësishëm në jetën arsimore të vendit do të shënoheshin në fillimin e viteve 30-të. Në janarin e vitit 1933 do të emërohej si ministër i Arsimit një personalitet i njohur politik i kohës Mirash Ivanaj, i cili do të kërkonte masa radikale për përmirësime në sistemin shkollor. Shteti, si do të shprehje ky i fundit nuk mund të hiqte dorë nga përgatitja totale, absolute e tërë dhe e pandarë e qytetarëve të ardhshëm, duke mos u dhënë një shpirt, një mendim, një ndjesi, një të vetmin moral, pa ortakë e pa ndihmësa 9 dhe se vetëm me këtë edukim shkollor mund të sigurohej e tashmja dhe e ardhmja. Në këto kushte do të ndërmerrte një reformë arsimore që mori emrin e tij. Thelbi i saj do të konsistonte në mbylljen e shkollave të huaja dhe reformimin e arsimit shqiptar, nëpërmjet fuqizimit të karakterit kombëtar e laik të saj. Paskëtaj Parlamenti Shqiptar do të ndryshonte nenet 206 dhe 207 të Statutit Themeltar të Shtetit. Me ndryshimin e tyre si do të thuhej në to Mësimi dhe edukimi i shtetasve shqiptarë janë një e drejtë ekskluzive e shtetit. Jepen vetëm ndër shkolla shtetërore Arsimi fillor për të gjithë shtetasit shqiptarë është i detyrueshëm dhe jepet falas 10. Paskëtaj të gjitha shkollat private në vend do të mbylleshin. Reforma Ivanaj ishte radikale duke përfshirë të gjithë veprimtarinë e shkollës. Ajo do të miratohej në dekretligjin Organik të Arsimit të vitit 1934. Nga pikëpamja pedagogjike do të vërehen kryqëzime ndikimesh të rrymave perëndimore të kohës. Më i fortë fillimisht do të ishte ndikimi i pedagogjisë herbertiane që futi në fushën e shkollës dhe të edukimit njëfarë rregulli. Sipas kësaj teorie mësimi në shkollë organizohej mbi bazën e disa shkollave rigoroze që njiheshin me emërtimin shkallët formale. Ndonëse e standardizonte procesin mësimor, nëpërmjet saj synohej vendosja mbi baza serioze didaktike e tij. Në vitet 30-të do të fillonte të ndihej edhe jehona e teorive të tjera pedagogjike pragmatiste të shkollës së re ose aktive. Deri në prag të Luftës së Dytë Botërore zhvillimet në arsim me gjithë përpjekjet e shtetit e të forcave përparimtare ecën me vështirësi. Kështu arsimi 8 Po aty, fl. 255. 9 Iljaz Gogaj, Arsimi në periudhën 1912-1939, në Historia e mendimit pedagogjik shqiptar, Tiranë 2003, Shtypshkronja Nënë tereza, fl. 443. 10 Po aty, f. 443-445. 11

parashkollor nuk arriti të ketë një shtrirje të kënaqshme dhe të merrte fizionomi të njësuar. Në vitin 1939 në shkallë vendi do të funksiononin 23 kopshte me 2434 fëmijë të përhapura kryesisht në qytete. Për sa i takon shkollës fillore ajo tashmë ishte kristalizuar si 5-vjeçare në qytet, por në fshat mbeti 4-vjeçare. Numri i tyre erdhi në rritje, sidomos pas vitit 1933. Gjithsesi gjatë periudhës 1925-1939 u shtuan rreth 200 shkolla fillore me një rritje mesatare 10 shkolla në vit. Në prag të luftës numri i tyre do të arrinte në 643 duke tërhequr vetëm 1/3 e fëmijëve të moshës shkollore. Po kështu do të numëroheshin 11 shkolla të mes të ciklit të ulët dhe 5 shkolla të mesme të arsimit profesional me rreth 1600 mësues si dhe disa kolegje (Lice). Arsimi i lartë nuk arriti të krijohej, por shteti për të përballuar nevojat për kuadro të larta, do të financonte dhe nxiste arsimimin universitar jashtë vendit kryesisht në Itali, Francë, Austri, Gjermani, Jugosllavi etj., numri i tyre do të arrinte në 380 kuadro të larta të specialiteteve të ndryshme, por më tepër të fushave të ekonomisë, ato ushtarake, jurisprudencë etj. 11 Me pushtimin fashist do të intensifikohen përpjekjet për italianizimin dhe fashistizimin e shkollës. Fillimisht do të mbylleshin të gjitha shkollat e huaja jo italiane si dhe do të ulej numri i shkollave të mesme. Orientimi kryesor do të ishte ai drejt arsimit të ulët teknik që siguronte një minimum fuqie punëtore relativisht të kualifikuar për të cilët pushtuesit ishin veçanërisht të interesuar. Në mënyrë të veçantë ndryshime të rëndësishme do të pësonin programet dhe tekstet shkollore të të gjitha kategorive. Në shkollat e vendit do të futej lënda e re mësimore Kultura fashiste. Gjuha italiane do të bëhej e detyrueshme dhe latinishtja do të ishte lëndë e veçantë si në gjimnazet ashtu edhe shkollat teknike. Në letërsinë botërore do të mbizotëronin autorët italianë dhe në shkencat humanitare sidomos në historinë e Shqipërisë ideja kryesore do të ishte ajo e evidencimit të lidhjeve të lashta apo fateve të përbashkëta midis Italisë dhe Shqipërisë 12. Ndër shkolla e institucione të tjera arsimore krahas këshilltarëve të shumtë italianë do të sillen edhe mjaft mësues duke larguar një numër të konsiderueshëm kuadrosh vendase me ide progresiste dhe atdhetare. Krahas procesit mësimor pushtuesit do të rritnin kujdesin për edukimin jashtë shkollor nëpërmjet ngritjes të një sërë organizatash që në mënyrë të përshkallëzuar përfshinin si fëmijët ashtu edhe të rinjtë. E gjithë kjo veprimtari do të ndeshte në rezistencën e forcave përparimtare të cilat asnjëherë nuk u pajtuan me politikën antishqiptare e fashistizuese për arsimin dhe shkollën shqipe. Ato bënë të gjitha përpjekjet për të ruajtur në brezin e ri idealet e lirisë e të pavarësisë, për të futur tek ata idetë demokratike dhe dashurinë për atdheun. Me gjithë vështirësitë shkolla do të vazhdonte të luante.. një rol të rëndësishëm në 11 Anuari Statistikor i RPSH, viti 1958, f. 140-141. 12 H.Beqja, Në luftë për një shkollë e pedagogji socialiste, Tiranë, 1987, Botim i USHT, f. 54-55. 12

arsimimin e popullsisë dhe në mbajtjen gjallë të frymës patriotike dhe të traditave të shquara të Rilindjes Kombëtare 13. Megjithëse në kushtet e luftës në këtë periudhë do të punohet për hedhjen e bazave të një sistemi të ri arsimor dhe të institucioneve përkatëse. Nga viti 1943 do të fillojë ngritja dora-dorës e strukturave të reja arsimore që veprojnë në zonat e çliruara. Si do të thuhej në një udhëzim të kohës që sot duhet të vemë bazat e një arsimit të ri, i cili s do të jetë më privilegj i një pakice por duhet të përpiqet që i gjithë populli të marrë pjesë vërtet në fushën e kulturës dhe të arsimit 14. Në këtë kuadër një aktivitet i gjerë do të fillonte për hapjen e shkollave fillore kudo që ishte e mundur. Gjatë Luftës shumë shkolla ishin djegur dhe shkatërruar dhe me zgjerimin e saj do të mbylleshin plotësisht. Me nismën e strukturave lokale të pushtetit nacionalçlirimtar dhe të vetë popullsisë në zonat e çliruara do të hapeshin ato ekzistuese si dhe shkolla të reja. Pjesë e kësaj veprimtarie do të ishte edhe organizimi i kurseve kundër analfabetizmit sidomos në radhët e të rinjve e grave. Sigurisht u hasën mjaft vështirësi në kushtet ku mungonin godinat, orenditë shkollore dhe tekstet e çka ishte më e rëndësishme edhe personeli mësimor i mjaftueshëm gjë që përbënte një çështje mjaft të mprehtë. Për hapjen e shkollave do t u bëhej thirrje të gjithë atyre që mund të kontribuonin në këtë fushë duke rigjallëruar traditën patriotike që e konsideronte mësuesin një luftëtar për liri. Në kuadrin e masave të marra në këtë periudhë krahas atyre për hapjen e shkollave dhe të kurseve do të tentohej të hidheshin edhe linjat e para të një platforme për ndërtimin e një shkolle të re. Në tetorin e vitit 1944, në Berat do të aprovohej Deklarata mbi të drejtat e qytetarëve e cila midis të tjerave do të garantonte edhe të drejtën e çdo shtetasi për arsim. Problemet e shkollës do të preken e do të trajtohen nga forcat intelektuale edhe në mbledhje të rëndësishme arsimore, ku padyshim ngjarja më e rëndësishme në këtë fushë do të ishte Kongresi i parë i Arsimtarëve Antifashistë. Dikasteri i Arsimit pranë Komitetit Antifashist Nacionalçlirimtar do të njoftonte që në gushtin e vitit 1944 thirrjen e këtij kongresi dhe do të kërkonte nga të gjitha qarqet marrjen e masave për organizimin e tij. 15 Kongresi i zhvilloi punimet nga 25-27 nëntor 1944 në Korçë,. Në të morën pjesë 138 përfaqësues nga të gjitha krahinat e vendit dhe me bindje të ndryshme politike. Shkolla e re shqiptare, - do të thuhej në vendimet e tij, - do të jetë e frymëzuar me parimet demokratike të lëvizjes nacionalçlirimtare, e cila po krijon kondita materiale të domosdoshme për edukimin e të gjitha shtresave të popullsisë 16. Problematika e trajtuar në Kongres do të ishte e gjerë dhe do të prekte çështjet më kryesore të ardhmërisë së shkollës, ato të masivizimit dhe të përmbajtjes së saj. Në 13 E.Kambo, Arsimi në Shqipëri, Tiranë 2005, Botim i Akademisë së Shkencave, Mësonjëtorja, f. 14. 14 Dokumente të organeve të larta të pushtetit revolucionar nacionalçlirimtar (1942-1944, Tiranë, 1960, f.13. 15 Po aty, fl. 13-14. 16 Arkivi Qendror i Shtetit (Më tej AQSH), Fondi 14, viti 1944, dos. 8, fl.9. 13

rezolutën e miratuar nga ky kongres do të gjenin pasqyrim edhe detyrat e rëndësishme që shtroheshin para gjithë mësuesve e pedagogëve për demokratizimin e shkollës dhe të vendit. Ndërtimi i një sistemi arsimor sa më të plotë që do të mundësonte shkollimin masiv të brezit të ri tërhoqi vëmendjen e shumicës së pjesëmarrësve. Në paraqitjen që Gjergj Kokoshi personalitet i njohur politik do t i bënte strukturës shkollore, përvijoheshin ndonëse në mënyrë jo të plotë, konturet e sistemit të ardhshëm arsimor 17. Kjo strukturë do të përmbante shkollën fillore si kategorinë bazë për kohën me afatin 4-vjeçar për fshatin dhe 5-vjeçar për qytetin. Shkolla e mesme e ndarë në dy cikle 3 dhe 4 vjeçare do të konceptohej si një hallkë e vetme. Vetëm pas mbarimit të kësaj shkolle, - do të argumentonte gjatë diskutimit të tij Gj. Kokoshi, - nxënësi do të jetë në gjendje për të dalluar prirjet e tij dhe për të vendosur vazhdimin e studimeve në Lice, në shkollën normale ose në institucionet teknike, të cilat do të përfshijnë secila një periudhë 4-vjeçare 18. Pjesë e problematikës së trajtuar do të ishte edhe ideja e krijimit pas lufte të një sistemi më të plotë arsimor që të përmbante të gjitha kategoritë bazë nga më e ulëta e deri në arsimin e lartë, duke përmbushur kështu një ëndërr të kahershme të rilindasve dhe të gjithë forcave përparimtare të vendit. Ndërkohë një vend qendror do të zinin në punimet e Kongresit problemet e përmbajtjes së shkollës. Ajo do të përshkohej nga një frymë thellësisht demokratike dhe progresiste. Nga një këndvështrim më i gjerë dhe më i plotë do të trajtoheshin probleme të metodave, të luftës kundër skolarizmit, pedantizmit e dogmatizmit pedagogjik dhe nevojën e përdorimit të metodave të reja sipas standardeve të kohës 19. Me mbylljen e punimeve të kongresit zhvillimet e shkollës shqiptare do të hynin në një periudhë të re. Ndryshimet e realizuara gjatë luftës do të ishin jo vetëm të rëndësishme por ato do të shërbenin si një bazë e fuqishme për ecurinë e mëtejshme arsimore të vendit. * * * 17 E.Kambo, Arsimi në Shqipëri., f. 16. 18 Bashkimi, 28 nëntor 1944. 19 E.Kambo, Arsimi në Shqipëri, f. 16. 14

K R E U I FILLIMET E ARSIMIT TË LARTË 1. Reforma Arsimore e vitit 1946 Me përfundimin e luftës shteti shqiptar do të përballej me një gjendje mjaft të rëndë në fushën e arsimit rrjedhojë kjo e shkatërrimeve por edhe e trashëgimisë të varfër. Për më tepër edhe ajo infrastrukturë e ngritur më parë u dëmtua. Nga 2500 fshatra që kishte vendi, në vitin 1945 afro 1850 ishin në gjendje të shkatërruar. Mbi 123 shkolla ishin rrafshuar dhe po kaq të tjera rezultonin të dëmtuara pjesërisht apo të papërshtatshme për zhvillimin e mësimit, pa përmendur mungesën e mjeteve më elementare, teksteve e sidomos ato të kuadrove. 20 Problemet që duheshin zgjidhur ishin të shumta dhe natyrisht do të kërkonin një angazhim serioz si të strukturave shtetërore ashtu edhe të të gjithë shtresave të shoqërisë shqiptare. Në zgjidhjen e tyre dhe sigurimin e progresit të vendit do të ndikonin shumë faktorë, politikë, ekonomikë, socialë etj., por më dominanti do të ishte ai politik. Udhëheqja komuniste me marrjen e plotë të pushtetit politik do ta inkuadronte Shqipërinë në radhët e vendeve që zbatuan sistemin socialist totalitar. Deri në rënien e këtij sistemi në fillimin e viteve 90-të për afro pesë dekada do të ndërmerren transformimet radikale që përpos të tjerave luajtën rol të rëndësishëm në zhvillimin arsimor të vendit në përgjithësi dhe atij të lartë në veçanti. Dy dekadat e para do të ishin përcaktuese për hedhjen e bazave dhe konsolidimin e tij si një kategori shkollore masive dhe njëheri edhe të orientuar drejt një ideologjie të vetme, atë marksisteleniniste. Në hedhjen dritë të ecurisë së këtij procesi mendojmë se është me interes një analizë e shkurtër e ndryshimeve të para ku kulmon Reforma Arsimore e vitit 1946. Në përpjekje për të zgjidhur problemet emergjente gjatë dy viteve të para 1945 dhe 1946 do të merren masa për krijimin e kushteve, qoftë edhe minimale që mësimi të fillonte rregullisht në të gjitha shkollat e vendit. Ministria e Arsimit që në qarkoret e para do të tërhiqte vëmendjen që të hapeshin kudo shkolla fillore. Djemtë dhe vajzat që kishin mbetur pesë vjet pa shkollë, do të thuhej në njerin prej tyre... nuk duhet të mbeten më në errësirë dhe në padije.do të kërkohej që fëmijët të grumbulloheshin në shkolla dhe edukoheshin me frymën e luftës. Programet të ishin të thjeshta, duke mësuar shkrim, gjuhë shqipe (njohuri gramatikore), aritmetikë, pak histori kombëtare, pak gjeografi të Shqipërisë dhe disa njohuri mbi shtetet e Ballkanit, këngë patriotike 20 H.Beqja, Në themelet e arsimit popullor, Tiranë, 1976, f.34. 15

revolucionare, etj. 21 Me fondet e vëna në dispozicion nga shteti por edhe kontributin e gjithanshëm të qytetarëve u meremetuan u ndërtuan dhe u përshtatën një numër i madh godinash shkollore të cilat u vunë në dispozicion të arsimit. Kjo bëri të mundur që në vitin e parë të pasluftës të hapen rreth 450 shkolla fillore të reja duke e çuar numrin e tyre në 928, të nxënësve në 54,360 dhe mësuesve në 1743. Në vitin shkollor 1945-1946 treguesit do të pësojnë një rritje tjetër duke arritur në 1097 shkolla, 77.240 nxënës dhe 2069 mësues 22. Shkollat fillore që përbënin hallkën më masive për kohën, do të organizoheshin dhe vepronin fillimisht mbi bazën e Dekret-ligjit Organik të Arsimit Fillor të vitit 1934, si shkollë me afat 5-vjeçar, duke u vlerësuar si më i përshtatshmi dhe më i mundëshmi. Ndërkohë do të bëhen të gjitha përpjekjet për sigurimin e mësuesve. Që në udhëzimet e para, organet arsimore do t u bëjnë thirrje të gjithë atyre që kishin qenë mësues, por edhe elementëve të tjerë që kishin një farë arsimi, që të kontribuonin në hpajen dhe funksionimin e shkollave në vend. Problemi i arsimit po bëhet preokupant, - thuhej në një informacion të vitit 1945, drejtuar Ministrisë, - për arsye se shumë shkollave u mungojnë arsimtarët. Kjo ngjet se nuk ka arsimtarë me diplomë, kur ka shumë elementë me 2-3 ose më shumë klasa të shkollës së mesme që kanë hedhur lutje për mësues. 23 Në kushtet e mungesës së mësuesve në radhët e arsimit do të tërhiqen mjaft elementë me shkollë profesionale apo të pa përfunduar por që mund të kontribuonin në këtë fushë. Në verën e vitit 1946 do të organizohej gjithashtu një kurs i madh pedagogjik në Tiranë, në të cilin u përgatitën 400 mësues të rinj, përveç 150 mësuesve që përfunduan shkollat pedagogjike duke zbutur deri diku kërkesën për mësues të shkollave fillore që realisht përfaqësonte kategorinë arsimore më masive. Angazhimi i organeve shtetërore i masave dhe i organizatave shoqërore ishte i madh, në mënyrë të veçantë i Frontit demokratik si organizata më e gjerë për kohën. Në thirrjen drejtuar vendit në majin e vitit 1946 do të vlerësohej si problem mjaft i rëndësishëm për një zhvillim të shpejtë të arsimit Të meremetohen dhe të pajisen me orendi të gjitha shkollat e prishura dhe të dëmtuara, - do të thuhej në të, - e të jenë gati për 1 tetor 1946 Të ndërtohen dhe pajisen me orendi 400 shkolla të reja 24 Krahas meremetimit, hapjes së shkollave të reja dhe sigurimin e kuadrit mësimor, një problem i rëndësishëm do të ishte ai i ngritjes së nivelit të përgjithshëm të shkollimit të popullsisë e cila në masën kryesore ishte analfabete. Si rrjedhojë e prapambetjes social-ekonomike dhe kulturore niveli i analfabetizmit paraqitej mjaft i lartë. Sipas regjistrimit të 30 shtatorit 1945, në numrin e popullsisë prej 1122.044 21 Fatmira Rama, Arsimi dhe mendimi pedagogjik, f. 24. 22 H.beqja Në themelet., f. 120. 23 AQSH, Fondi 14, viti 1945, dos. 149, fl. 1-3. 24 E. Kambo, Arsimi në Shqipëri, fl. 48. 16

banorësh dinin shkrim e lexim përafërsisht vetëm 210.634 ose 17,78 për qind e saj. Numri i analfabetëve arrinte në 81.22 përqind të popullsisë 25. Si është theksuar nga studiues të kësaj fushe zgjidhja efikase e këtij problemi përbënte një sfidë të fortë për të ardhmen dhe njëheri një investim me rrjedhoja pozitive për rritjen e shkallës së përgjithshme të arsimimit të popullsisë dhe se interesat e individit për këtë çështje shkonin në kahje të njëjta me ato të shtetit, pavarësisht nga natyra e këtij të fundit. Kjo i jepte shpjegim edhe faktit që masat e ndërmarra qoftë ligjore apo administrative u mirëpritën dhe u përkrahën nga shtresat e popullsisë, veçanërisht nga intelektualët që shpresonin në progresin demokratik të vendit 26. Krahas shkollimit të rregullt si forma kryesore e aplikuar që në periudhën e luftës do të ishin kurset e shpejta që morën përhapje të gjera në fshat dhe qytet. Sipas të dhënave të vitit 1945 do të funksiononin në të gjithë vendin 566 kurse me 10.243 pjesëmarrës prej të cilëve 30 për qind ishin femra 27. Dëshira e madhe e popullit për t u arsimuar ishte një faktor i rëndësishëm për organizimin e luftës kundër analfabetizmit, duke garantuar pjesëmarrjen masive në kurset. Ministria e Arsimit do të kishte një nga funksionet e saj kryesore marrjen e masave për zhvillimin e arsimit fillor si faktor i rëndësishëm për të mos lejuar përhapjen e analfabetizmit në moshat e reja. Përgatitja dora-dorës e një kuadrit të plotë ligjor në vitet e mëvonshme do të shërbente për zbutjen e këtij problemi dhe uljen e shkallës së analfabetizmit në vend. Në hapjen dhe mbarëvajtjen e kurseve një rol të rëndësishëm do të luanin mësuesit por edhe shumë të rinj të cilët do t i përgjigjeshin thirrjeve të bëra në shtypin e kohës për të kontribuar në likuidimin e kësaj plage të rëndë shoqërore. Si rregull, mësimi në kurset në përgjithësi zhvillohej mbi bazën e një programi dhe orari të caktuar. Në to punohej nga ana metodike për zhvillimin normal të mësimit, me qenë se një pjesë e mirë e drejtuesve të tyre ishin aktivistë të organizatave të masave. Me kalimin e kohës do të rriten përpjekjet që kurset të merrnin karakterin e një shkolle. Strukturat arsimore në bashkëpunim me organizatat e masave do ta vendosnin procesin në baza më të mira organizative. Është detyrë e edukatoreve, - do të thuhej në një thirrje të tillë, - që t i përvishen punës duke u mobilizuar vullnetarisht për të hapur kurse të rriturish në çdo vend të Shqipërisë, ku gjenden shkolla fillore 28. Nga qershori i vitit 1946 brenda Ministrisë së Arsimit do të krijohej një strukturë e veçantë Drejtoria e Arsimit Jashtëshkollor e cila merrej me arsimin e të 25 Po aty, Fondi 511, viti 1947, dos.6, f.2. 26 E. Kambo,. Arsimi në Shqipër. F.59. 27 Gazeta Bashkimi, dt. 30 mars 1946. 28 Po aty, 5 qershor 1946. 17

rriturve detyra kryesore e të cilës ishte lufta kundër analfabetizmit. Në këtë periudhë ajo do të ishte ende një veprimtari shoqërore me baza vullnetare. Më tej lufta për çrrënjosjen e analfabetizmit do të merrte përmasa të gjera dhe kthehej në një veprimtari të organizuar shtetërore. Gjithsesi zhvillimet e para ishin të rëndësishme dhe ndihmuan në futjen në rrugën e zgjidhjes së këtij problemi në vitet e mëvonshme duke ndikuar pozitivisht në procesin e arsimimit të popullsisë. Krahas masave të para për masivizimin e shkollës nga opinioni publik, filluan të rrihen e të publikohen në shtyp mendime e pikëpamje të ndryshme, rreth të ardhmes së saj. Për rreth 2 vjet u zhvilluan debate publike rreth rrugës së re të zhvillimit arsimor dhe politikave në këtë fushë. Kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e këtij debati dha revista Shkolla e Re, ku u angazhuan me përkushtim profesional shumë arsimtarë e intelektualë të njohur të arsimit e të pedagogjisë shqiptare. Ata do të mbështetnin idenë që shkolla duhej të kthehej në një çerdhe e propagandës së kulturës e të qytetërimit. Askush nuk mund të pretendojë se shkolla jonë e re, - do të thuhej në një artikull të saj, - ka gjetur brenda një kohë kaq të shkurtër udhën e vërtetë që duhet të ndjekë 29. Në funksion të objektivave politike, PKSH qysh në nëntor 1945, në forumet e veta të larta, do të hidhte piketat e përgjithshme mbi natyrën konceptuale të shkollës së re, ku krahas detyrave emergjente të luftës kundër analfabetizmit, do të shtronte nevojën e orientimit të rinisë në studimin e degëve të prodhimit. Ajo do t i kundërvihej këtij opinioni dhe do ta konsideronte demagogji parimin bazë të shkollës demokratike mbi karakterin apolitik të saj dhe se nëpërmjet tij nuk bëhej gjë tjetër veçse realizoheshin interesat e borgjezisë dhe të klasave shfrytëzuese. Diskutimet e opinionit arsimor të vendit lidhur me ardhmërinë e shkollës do të ishin të shumta dhe do të preknin aspekte të ndryshme të saj. Pavarësisht thellësisë, njëanshmërisë dhe herë-herë edhe paqartësive, produkt ky edhe i situatave të kohës kur ato u shtruan, në thelb shprehnin një të vërtetë të pamohueshme që personalitete të arsimit por edhe mësues të thjeshtë ishin të interesuar për ndryshime në emër të krijimit të një shkolle të avancuar të konceptuar gjithnjë brenda kuadrit të një shkolle borgjeze të demokratizuar 30. Procesin e demokratizimit të arsimit PKSH do ta shihte në këndvështrimin e saj. Në kushtet e Shqipërisë së prapambetjes dhe përkundrejt ambicies të kësaj të fundit për një zhvillim të shpejtë të vendit në rrugën e një ekonomie të centralizuar socialiste, zgjerimi i arsimit do të ishte një nga prioritetet e politikës së saj. Por si Parti Komuniste ajo do të luftonte për përmbushjen e misionit të saj historik, të shndërrimit të shkollës në institucionin kryesor për edukimin komunist të brezit të ri dhe më gjerë të të gjithë shoqërisë. Në këtë kuptim sistemi arsimor, përmbajtja e shkollës e gjithë 29 Revista Shkolla e re, viti 1945, nr.1, f.4-5. 30 Eriketa Kambo, Arsimi në Shqipëri, f. 30. 18

veprimtaria e saj do të vihej në funksion të ndërtimit të shoqërisë socialiste duke u mbështetur fuqishëm në një ideologji të vetme atë marksiste-leniniste 31. Politikat e saj arsimore PKSH i bëri edhe më të qarta në Plenumin V të mbajtur në shkurt të vitit 1946. Vendimet e këtij plenumi u bënë bazë për Reformën e parë Arsimore në vendit tonë. Plenumi përcaktoi në vija të përgjithshme detyrat më emergjente në fushën e arsimit, si, luftën kundër analfabetizmit, rindërtimin dhe shtimin e numrit të shkollave, përgatitjen e kuadrove arsimore, tërheqjen e sa më shumë vajzave, krijimin e kushteve për arsimin pa shkëputje nga puna, përgatitjen e gjithë infrastrukturës për hartimin e Reformës Arsimore, përgatitjen e programeve dhe të teksteve të reja 32. Disa masa të para që i paraprinë Reformës si shtetëzimi i shkollave fillore dhe atyre të mesme, mbyllja e shkollave të huaja, ndryshimet në plane, programe dhe tekste, shërbyen si elemente të rëndësishëm që përgatitën terrenin për një orientim të ri ideor të shkollës dhe reformimin e thellë të saj. Ky reformim i gjithë sistemit arsimor dhe ndërtimi i një sistemi të ri, do të vihej mbi bazat e një kuadri të gjerë ligjor. Siç dihet në marsin e vitit 1946 do të hartohej Kushtetuta e Parë e Pasluftës. Në nenin 28 të saj shteti sanksiononte marrjen në mbrojtje ligjore të të gjithë fëmijëve nën moshën e pjekurisë. Detyra e tij ishte t i pajiste me njohuri të përgjithshme shkencore dhe t u krijonte kushtet të gjithë shtetasve për të ndjekur shkollën, pavarësisht nga seksi, krahina a bindjet fetare, politike dhe ideologjike. Në nenet e saj sanksionohej karakteri laik i cili kufizoi në maksimum të drejtat për arsimimin privat të fëmijëve. Ndonëse nuk e ndaloi atë direkt, indirekt kërkoi kontrollin e plotë të shtetit mbi shkollat private dhe çeljen e tyre veçse me ligj 33. Në funksion të këtij legjislacioni fillestar, shteti komunist krijoi disa struktura më të specializuara për ndjekjen e problemeve arsimore, por edhe për përgatitjen e reformës në këtë fushë. Kështu, me vendim të qeverisë, në prill 1946 u ngrit pranë Ministrisë së Arsimit Këshilli i Përgjithshëm Arsimor. Në përbërje të tij merrnin pjesë 60 mësues dhe ekspert të arsimit si dhe një komision ekspertësh pedagogjikë 34. Ky organ kryente funksione këshillimore dhe dha një ndihmesë të madhe në përgatitjen e kritereve të Reformës Arsimore. Mbi bazën e këtyre masave paraprake, më 17 gusht të vitit 1946, doli ligji mbi Reformën Arsimore në Shqipëri. Kjo reformë i jepte sistemit arsimor përmasa të reja dhe një karakter demokratik, shtetëror, laik dhe njësor. Reforma përcaktonte sistemin e ri arsimor, me të gjitha kategoritë përkatëse si: arsimin parashkollor, arsimin e përgjithshëm, atë profesional dhe shkollat për të rriturit. Për realizimin e të gjitha qëllimeve, - do të theksohej në të, - reforma arsimore parashikon me krijue, për gjithë 31 Po aty. 32 PPSH, Dokumente kryesore, vëll.i, Tiranë, 1971, f. 346. 33 Statuti I republikës Popullore të Shqipërisë, Tiranë, mars 1946. 34 AQSH, F. 1011, viti 1946, dos. 32, Qarkore Nr.675/27, dt. 4.4.1946. 19

shoqninë një strukturë të re të shkollave për arsimin e përgjithshëm. Shkolla fillore në katër klasa nga e I-ra deri në fund të klasës së IV-të, shkolla shtatëvjeçare në 7 klasa nga e I-ra deri në fund të klasës së VII-të dhe shkolla e mesme të ketë 4 klasa mbi shtatëvjeçaren 35. Po kështu ligji konfirmonte krijimin e një shkolle unike me afat 7-vjeçar. Përkohësisht, do të thuhej në të, do të lejohet me krijue shkolla unike me 3 klasë, të ndame nga shkolla fillore. Njëkohësisht mund të krijohen shkolla 11-vjeçare, duke filluar nga klasa e parë fillore deri në fund të klasës XI, ku edhe mbaron shkolla e mesme... Kjo strukturë hap rrugën për decentralizimin e shkollave që do të lehtësojë shkuemjen e masave të rinisë në shkollat e mesme 36. Duke anashkaluar disa probleme në fushën e politizimit e ideologjizimit të përmbajtjes së shkollës, mund të thuhet se në disa aspekte, Reforma manifestoi disa tregues të rëndësishëm demokratik. Mjafton të përmendim faktin që ajo eleminoi çdo lloj diskriminimi social, racor, gjinor e fetar, me të drejtën e arsimimit të qytetarit, sidomos të fëmijëve, të drejta këto që i mundësoi nëpërmjet aplikimit të detyrimit shkollor ligjor për arsimin fillor, monopolit të shtetit dhe dhënien e arsimit falas. Nga ana tjetër, shtroi nevojën e masivizimit dhe shtrirjes së tij në të gjithë territorin e vendit, përfshi dhe skajet më të largëta. Reforma sanksiononte karakterin unik të sistemit arsimor dhe shkurtoi afatin e tij nga 13 në 11 vjet, duke bërë më të larmishëm sistemin arsimor parauniversitar. Reforma i hapi rrugën ndërkohë jo vetëm krijimit të një shkolle demokratike që do të realizonte arsimimin masiv të popullsisë por edhe edukimit me ideologjinë socialiste, në përputhje me vetë rendin e vendosur pas lufte në Shqipëri. Në funksion të kësaj do të ndryshohej dora-dorës i gjithë dokumentacioni, planet, programet dhe tekstet mësimore të të gjitha kategorive. Synimet politike të saj do të kundërshtohen nga një pjesë e intelektualëve madje edhe nga radhët e deputetëve të Kuvendit Popullor. Si do të përmendej edhe në tekstin Historia e Popullit Shqiptar (botim i vitit 2007) pikëpamja e tyre në thelb ishte... që të mos ndiqej një politikë arsimore e njëanshme që shkolla të mos politizohej dhe nxënësit të mos merrnin vetëm njohuri marksiste. Zëdhënës i këtyre pikëpamjeve u bë deputeti Shefqet Beja, kundërshtari i hapur i vijës së PKSh dhe i programit të qeverisë 37. Një pikëpamje e tillë e goditur me ashpërsi që në embrion fliste për faktin se shteti ishte i vendosur të ndryshonte para së gjithash përmbajtjen e shkollës, duke ia përshtatur qëllimeve politike të PKSH. Si edhe është konkluduar edhe nga studiues të tjerë, sipas ligjit të Reformës, sistemi i ri arsimor, rrokte tre fusha kryesore: sistemin e edukimit parashkollor, atë shkollor me të gjitha hallkat duke nënkuptuar edhe ngritjen shpejt edhe të arsimit të lartë si pjesë integrale e tij dhe së fundi sistemin jashtëshkollor të arsimit dhe 35 AQSH, F.511, viti 1947, dos. 17, fl. 61. Ligji mbi reformën Arsimore në RPSH, Dekret i miratuar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, nr. 115, dt. 15.08.1946. 36 Po aty. 37 Historia e Popullit Shqiptar, Toena: Tiranë 2007, fl. 219. 20