Efiçienca e energjisë në Kosovë

Similar documents
dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

Tarifat nxitëse dhe rëndësia e tyre për investime në Kosovë. Janar 2014

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ligjore për themelimin e Fondit zhvillimore për Efiçiencë të Energjisë (FEE)

Ndikimi i Termocentralit Kosova e Re në Tarifat e Energjisë Elektrike * INSTITUTI GAP

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi: 2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV

Situata aktuale e eficiencës së energjisë në Shqipëri

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

Konrad Adenauer S ung NDIKIMI I MEKANIZMAVE PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË NË NXITJEN E ZHVILLIMIT NË NIVEL LOKAL

Raport vjetor mbi instrumentet e pagesave Kosova në krahasim me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

Financimi i Efiçiencës së Energjisë në Kosovë: përfitimet dhe pengesat

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2018

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

PASQYRA E TREGUT TË SEKTORIT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Analizë politikash 05/2016

STRATEGJIA E ENERGJISË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Termocentrali i Propozuar Kosova e Re: Barrë e panevojshme me një çmim të paarsyeshëm

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS

Analizë: SFIDAT E PLANIFIKIMIT DHE MENAXHIMIT HAPËSINOR NË KOMUNA ROLI I SHOQËRISË CIVILE NË ADRESIMIN E TYRE

Punim udhëzues. Hyrje. Transparenca Buxhetore dhe Buxheti i Qytetarëve. Janar, 2016

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

Raport Konsultativ. Periudha e Dytë Rregullative ( )

PËR PRODUKTET E NDËRTIMIT

Plani Zhvillimor Komunal i Prizrenit 2025 Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) (draft)

Raporti i Performancës së Komunave

PRIVATIZIMI NË SEKTORIN E ENERGJISË

Plani Zhvillimor Komunal i Komunës së Rahovecit Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) (draft)

AGJENCIA E KOSOVËS PËR AKREDITIM (AKA) Raporti i Vetëvlerësimit 2018 Aprovuar nga Bordi i AKA-së me

Republika e Kosovës Republika Kosova Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government PLA

qershor 2017 BORDI I DREJTORËVE PËRFAQËSIMI I GRAVE në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura

Energjia. Energji e qëndrueshme, e sigurt dhe e përballueshme për evropianët BASHKIMI EVROPIAN I SQARUAR

Në pajtim me nenin 25, paragrafi 4, të Ligjit për Energji Nr. 2004/8;

Sa të pavarura janë autoritetet rregullatore në Kosovë?

UNMIK PISG QEVERIA E KOSOVËS VLADA KOSOVA GOVERNMENT OF KOSOVA MINISTRIA E SHËRBIMEVE PUBLIKE MINISTARSTVO JAVNIH SLUZBI MINISTRY OF PUBLIC SERVICES

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP

Reforma e administratës publike në Kosovë

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

Analiza për industrinë e lëngjeve të frutave

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government

Raport Vlerësimi. Planifikimi, monitorimi, raportimi dhe menaxhimi financiar & kontrolli. Nëntor 2014

PËRAFRIMIN E LEGJISLACIONIT

Vlerësimi i performancës

RAPORT I AUDITIMIT EFIKASITETI DHE EFEKTIVITETI NË IMPLEMENTIMIN E SISTEMIT INFORMATIV UNIK TË INTEGRUAR SHËNDETËSOR. Auditim i performancës

Raport Analitik i Tregtisë në Shërbime Sektori i TIK

StrategjiA për Ndryshimet Klimatike (SNK)

Republika e Kosovës Republika Kosova Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

Analizë e politikave 02/2017

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

Tabela e Përmbajtjes

Shkurt - Mars Shkurt - Mars 2011

Rishikimi funksional i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49

LIGJI PËR PLANIFIKIMIN HAPËSINOR

Rishikimi funksional i Agjencisë Kadastrale të Kosovës

POLITIKAT E PUNËSIMIT DHE MIRËQENIES SOCIALE NË KOSOVË

Monitorimi dhe vlerësimi i qeverisjes së mirë në sektorin e sigurisë në Kosovë

RAPORTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS EFEKTIVITETI I PROGRAMEVE TË VEÇANTA PËR BANIM

UNMIK PËR BUJQËSINË ORGANIKE

SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR

Kostoja e ciklit të jetës

1. Hyrje. 1 Qeveria e Kosovës, Vendimi nr. 01/61, qasur më: ,

TRANSPARENCË QEVERISJE E MIRË PARTICIPIM BESIM NDERSHMËRI VULLNET POLITIK MONITORIM

PASQYRA E TREGUT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Implementimi i Procesit të Decentralizimit në Kosovë

2012/01. Gjendja e Mediave në Kosovë

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS STRATEGJIA KOMBËTARE E ENERGJISË

ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

Korniza Afatmesme e Shpenzimeve

Raport MBI VLERËN EKONOMIKE TË SEKTORIT JOFITIMPRURËS NË BALLKANIN PERËNDIMOR & TURQI

KRYETARI I KOMUNËS PËRFAQËSUES APO DOMINUES?

Raporti Vjetor i Punës së Qeverisë për vitin 2016

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

ANALIZË E SHKURTËR E POLITIKËS KUNDËR KONSUMIT TË DUHANIT NË KOSOVË, IMPLEMENTIMIN E LIGJIT KUNDËR DUHANIT DHE REKOMANDIMET

QEVERISJA KORPORATIVE NË BIZNESET FAMILJARE NË KOSOVË INSTITUTI RIINVEST PËR KËRKIME ZHVILLIMORE QENDRA PËR NDËRMARRJE NDËRKOMBËTARE PRIVATE

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DISERTACION

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

Mediat lokale në Kosovë, gjendja dhe sfidat

Reformat tatimore në shtetet ballkanike rasti i Kosovës

Rishikimi funksional i Zyrës së Kryeministrit

Promovimi i të drejtave të Privatësisë në Kosovë

Humbjet në Transmisionit Përmbledhje Ekzekutive

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

PROJEKT-VENDIM MBI GRUMBULLIMIN E DIFERENCUAR TË MBETJEVE NË BURIM. Draft 1. Version Tetor 2012

PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (mandati, organizimi & struktura)

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING DISERTACION. Në kërkim të gradës shkencore Doktor i Shkencës

BANKA QENDRORE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS CENTRALNA BANKA REPUBLIKE KOSOVA CENTRAL BANK OF THE REPUBLIC OF KOSOVO

Transcription:

2012/04 Efiçienca e energjisë në Kosovë Analizë e kornizës ligjore dhe zbatueshmërisë së saj

Hulumtimi për këtë studim është realizuar në kuadër të programit të Qeverisjes Demokratike që përkrahet nga Ambasada Britanike në Prishtinë dhe programit për Zhvillim të Qëndrueshëm që përkrahet nga Fondi i Vëllezërve Rockefeller. Autorë: Redaktor: Dardan Abazi, Darsei Canhasi, Burim Ejupi dhe Rinora Gojani Krenar Gashi Botim i Institutit për Politika Zhvillimore (INDEP). Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk guxon të riprodhohet, të ruhet në ndonjë sistem të të dhënave apo të transmetohet, në asnjë formë apo mënyrë, pa pëlqim paraprak nga botuesi. Botimi mund të shpërndahet në formë elektronike, por vetëm në tërësi dhe vetëm për qëllime jokomerciale. Katalogimi në botim (CIP) Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës 62-531.9:34(496.51) 621.3.095:34(496.51) Efiçienca e energjisë në Kosovë : analizë e kornizës ligjore dhe zbatueshmërisë së saj 2012/04 / Dardan Abazi...[et al.]. Prishtinë : Instituti për Politika Zhvillimore, 2012. - 24 f. ; 30 cm. ISBN 978-9951-627-03-0

PËRMBAJTJA 1. HYRJE... 4 2. INFORMATA TË PËRGJITHSHME... 7 3. POLITIKAT PËR RRITJEN E EFIÇIENCËS SË ENERGJISË... 9 3.1. Ligji i Kosovës për Efiçiencën e Energjisë... 11 3.1.1 Zbatimi i Ligjit për Efiçiencën e Energjisë... 13 4. ANALIZË KRAHASUESE E LIGJIT PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË SË KOSOVËS ME SHTETET E RAJONIT... 14 5. PËRFUNDIMET... 20 6. REKOMANDIMET... 23 7. ANEKSET... 25

SHKURTESAT AKEE BE INDEP KEK KOSTT KTOE MTOE MZHE TKE TOE ZRRE Agjencia e Kosovës për Efiçiencën e Energjisë Bashkimi Evropian Instituti për Politika Zhvillimore Korporata Energjetike e Kosovës Operatori i Sistemit të Transmisionit dhe të Tregut Kiloton naftë ekuivalente Megaton naftë ekuivalente Ministria e Zhvillimit Ekonomik Traktati i Komunitetit të Energjisë Ton naftë ekuivalente Zyra e Rregullatorit të Energjisë 3

1. HYRJE Energjia dhe burimet e mjaftueshme të energjisë përbëjnë një nga sfidat më të mëdha të civilizimit njerëzor, e sidomos të vendeve në zhvillim. Mungesa e burimeve të mjaftueshme të energjisë dhe kapitalit për t i shfrytëzuar ato burime, ka ngritur nevojën për shfrytëzim sa më efiçient të sasisë ekzistuese të energjisë. Këto shqetësime i shtohen problemeve të ngritjes së sasisë të dioksidit të karbonit (CO2) të emetuar në atmosferë, një problem i identifikuar global. Duke i pasur parasysh këto sfida, efiçienca e energjisë shihet si një metodë e mirë për të reduktuar dhe për të vënë nën kontroll nxitimin enorm në shfrytëzimin e energjisë. Shtetet dhe organizatat ndërkombëtare përmes marrëveshjeve të ndryshme, kanë bërë hapa të rëndësishëm në drejtim të uljes së nivelit të konsumit global të energjisë. Protokolli i Kyotos i vitit 1998 për Konventën Kornizë të Kombeve të Bashkuara mbi Ndryshimet Klimatike, përcakton që çdo shtet duhet të marrë masa për të rritur efiçiencën e energjisë në nivelin kombëtar. 1 Si rezultat, në drejtim të përmbushjes së këtyre objektivave për efiçiencën e energjisë kanë filluar të merren masa në shumë vende të botës. Efiçienca e energjisë është një fushë e gjerë dhe një objektiv jo i lehtë për t u arritur, që nënkupton uljen e konsumit të energjisë në një territor të caktuar. Që nga baza ligjore, gjendja teknike e rrjetit e deri tek sjellja e konsumatorëve, efiçienca është rezultat i shumë faktorëve. Ajo nënkupton të gjitha veprimet dhe aktivitetet që rezultojnë me uljen e sasisë së energjisë të nevojshme për ofrimin e një shërbimi (nxehja, ndriçimi, etj) ose mundësimi i një aktiviteti. 2 Tregues i nivelit të efiçiencës së energjisë konsiderohet sasia e konsumuar e energjisë në vit në krahasim me nivelin e bruto produktit vjetor për kokë banori (GDP). 3 Një krahasim i tillë mundëson vlerësimin e sasisë së energjisë së harxhuar për totalin e prodhimeve në vend, duke paraqitur gjendjen e efiçiencës në një vend. Politika të shumta publike hartohen me qëllim të rritjes së nivelit të kursimit të energjisë. Investimet në aspektin teknik, masat stimuluese, informimi dhe vetëdijesimi në këtë fushë janë pikat kryesore në rritjen e efiçiencës. Investimet teknike në funksion të prodhimit dhe distribucionit efiçient të energjisë janë të një rëndësie të madhe në një kohë kur shumë shtete humbasin sasi të mëdha të energjisë gjatë procesit të shpërndarjes. 1 Organizata e Kombeve të Bashkuara. Protokolli i Kyotos, Konventa Kornizë e Kombeve të Bashkuara për Ndryshimin Klimatik. (1998) 2 Këshilli Botëror i Energjisë. Efçienca e Energjisë: Një Plan për Sukses. (2010). (Anglisht) 3 Ibid. 4

Investimet në efiçiencën e energjisë në Kosovë, sikurse edhe gjithë investimet tjera në përgjithësi, kanë munguar për gati dy dekada gjatë kohës së represionit. Shkatërrimet që i janë bërë Kosovës gjatë luftës së fundit bënë që shoqëria kosovare t i rreket një rindërtimi të shpejtë dhe të fuqishëm. Për shkak të zhvillimeve gjeopolitike, luftës dhe probleme të shumta ekonomike, Kosova besohet të jetë e fundit nga vendet e rajonit sa i përket efiçiencës së energjisë. Banka Botërore disponon tabelën me të dhënat mbi humbjet e energjisë në rrjetin e transmisionit dhe distribucionit për shtete të ndryshme. Në ato tabela shihet se edhe pse trendet janë në rënie, prapë se prapë humbjet gjatë transmisionit dhe distribucionit mbesin të mëdha. Humbjet teknike mbesin një problem serioz edhe për Kosovën. Shumica absolute e energjisë në Kosovë shpenzohet për nevoja rezidenciale. 4 Shumica absolute e shtëpive në Kosovë, përfshirë këtu ndërtimet e vjetra por edhe ato të reja, nuk janë efiçiente. Për më shumë, një shumicë e madhe e shtëpive dhe banesave në Kosovë përdorin energjinë elektrike për ngrohje, gjë që e bën efiçiencën e energjisë të jetë në një nivel alarmant të ulët. Autoritetet e Kosovës kanë filluar planifikimin dhe hartimin e politikave publike sa i përket efiçiencës në mënyrë të mbrapshtë, duke u nisur më shumë nga kërkesat që bëhen nga Bashkimi Evorpian, sesa nga baza themelore e nevojës për efiçiencë. Baza ligjore me të cilën Kosova është përpjekur të rregullojë fushën e efiçiencës së energjisë ka filluar me Ligjin për Energji Nr. 2004/8 në vitin 2004. Kjo kornizë ligjore ka vazhduar me Ligjin për Energjinë Elektrike Nr. 03/L201, Ligji për Rregullatorin e Energjisë Nr. 03/L-185 dhe Ligji për Energjinë Nr. 03/L-184 që e shfuqizon dhe zëvendëson ligjin e vitit 2004. Ligji më i rëndësishëm, Ligji për Efiçiencën e Energjisë, tenton të definojë në mënyrë më specifike rolin dhe kompetencat e institucioneve si dhe është qenësor për krijimin e bazës institucionale për efiçiencën e energjisë. Sidoqoftë, ligji për efiçiencën e energjisë plotësohet edhe nga planet, strategjitë, udhëzimet dhe rregulloret e ndryshme që burojnë nga ministria e linjës dhe institucionet tjera përgjegjëse. Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) ka monitoruar zbatimin e Ligjit për Efiçiencë të Energjisë. Nga analizimi i dokumenteve dhe të dhënave rezulton se të gjitha dokumentet zyrtare mundohen të përmbushin kërkesat e dala nga Direktiva e Bashkimit Europian (BE) 2006/032 mbi Efiçiencën e Energjisë. Zbatimi i tyre është një gjë krejt tjetër, ku për shkak të mungesës së ciklit për krijim të politikave, ligji nuk është duke u zbatuar plotësisht. Sidoqoftë, sfida të reja në fushën legjislative janë duke u shfaqur meqë Bashkimi Evropian është në fazën finale të miratimit 4 Ekspertët vlerësojnë se mbi 80% të energjisë shpenzohet për nevoja amvisërie 5

të Direktivës 2011/0172 e cila ka paraparë objektiva më të larta në fushën e efiçiencës së energjisë. Ky publikim analizon tërthorazi dhe shkarazi elementet e politikës publike sa i përket efiçiencës së energjisë. Qëllimi i publikimit është të vë në dukje problemet e këtyre elementeve duke hapur rrugë për studime tjera, më të thella, sa i përket përmirësimit të përgjithshëm të politikës publike në këtë sferë. Publikimi pasqyron gjendjen e tanishme kryesisht në aspektin ligjor por edhe atë praktik të efiçiencës, me qëllim që të ndihmojë institucionet relevante në ndryshimin e politikave dhe marrjen e masave shtesë në drejtim të arritjes së efiçiencës së energjisë. Fokus i veçantë i punimit është aspekti legjislativ, ku analizohen Ligji për Efiçiencën e Energjisë dhe Plani i Parë Afat-Mesëm i Veprimit i Kosovës për Efiçiencën e Energjisë 2010-2012. Gjatë përgatitjes së këtij punimi, INDEP ka përdorur një metodologji cilësore. Pikë kyçe e punimit është analiza e Ligjit për Efiçiencën e Energjisë së Kosovës, respektivisht përmbajta e ligjit, niveli i zbatueshmërisë dhe harmonia me Direktivave të BE-së dhe ligjet e vendeve të rajonit. Udhëzimet administrative, aktet nënligjore, planet e veprimit dhe strategjitë shërbyen për të një studim më të thellë të Ligjit për Efiçiencë dhe për të kuptuar fushëveprimin e tij. Për nivelin e përmbushjes së predispozitave ligjore të parapara me Ligjin për Efiçiencën e Energjisë, Raporti për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Efiçiencën e Energjisë i përgatitur nga INDEP ishte bazë për këtë punim. Në anën tjetër, pjesa e analizës krahasuese të ligjit të Kosovës me ligjet e shteteve të rajonit ofroj mundësi për të i identifikuar një mori gjetjesh të dobishme që kontribuuan edhe në përfundimet e punimit. Përveç ligjeve të shteteve të rajonit, Direktivat e Bashkimit Evropian për Efiçiencë dhe Energji është përdorur si referencë e rëndësishme gjate analizës. Në fund, për t i ndihmuar shqyrtimit më të thellë të shkaqeve dhe pasojave të gjetjeve të këtij studimi, INDEP ka realizuar intervista me zyrtarë përgjegjës të institucioneve të Agjencisë për Efiçiencën së Energjisë, Departamentit të Energjisë pranë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Zyrës për Rregullatorin e Energjisë. 6

2. INFORMATA TË PËRGJITHSHME Në Kosovë, energjia elektrike prodhohet nga djegia e thëngjillit. Më shumë se 97% e energjisë elektrike të prodhuar në Kosovë vjen nga dy termocentralet ekzistuese, Kosova A dhe Kosova B. 5 Përveç problemeve që këto dy termocentrale kanë pasur në prodhim, me daljet e shpeshta nga funksioni, Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) është përballur edhe me probleme në faturimin e energjisë, ku në vitin 2011 74.35% e energjisë në shitje është faturuar. 6 Përveç kësaj, probleme enorme janë humbjet e mëdha të energjisë, ku gjatë vitit 2011 humbjet e regjistruara përbënin 38.15% të konsumit total. 7 Kështu, totali i humbjeve në sistem ndahen në 16.78 % humbje teknike dhe 21.37% humbjet komerciale. 8 Humbje të tilla të mëdha të energjisë janë duke ndodhur në kohën kur kërkesa për konsum të energjisë ka shënuar rritje. Në vitin 2009 konsumi i përgjithshëm bruto ishte 5,275,108 MWh, ndërkohë që në vitin 2011 kjo shifër është rritur në 5,584,370 MWh, ose afër 6%. 9 Në anën tjetër edhe niveli i Bruto Produktit për kokë banori (GDP për Capita) është rritur dhe kësaj i ka kontribuar edhe numri më i vogël i raportuar i banorëve sesa që ishte i kalkuluar më parë. Kështu, Bruto Produkti për kokë banori për vitin 2011 është 2,368 euro. 10 Prandaj, rritja e vazhdueshme e konsumit dhe humbjet e mëdha teknike e komerciale në rrjetin e transmisionit dhe të shpërndarjes kanë shtuar nevojën për masa adekuate në drejtim të arritjes së objektivave për efiçiencën e energjisë. Plani i Parë Afatmesëm i Veprimit i Kosovës për Efiçiencën e Energjisë 2010-2012 parasheh që të arrihet 9% kursim deri më 2018 11, përderisa Direktiva Evropiane 2006/32/EC parashihte që ky objektiv të arrihet jo më vonë se deri më 2016 12. Objektivi prej 9% është llogaritur duke zbritur për 9% vlerën totale të kërkesës së parashikuar të energjisë për periudhën 2009-2018. Një parashikim i tillë i energjisë është bërë duke marrë parasysh skenarin mesatar të rritjes së Bruto Produktit (GDP) prej 3.1%. Niveli i parashikuar i kërkesës së energjisë në Planin e Veprimit nuk përputhet me atë të parashikuar me Strategjinë për Energji të vitit 2009-2018. Deri sa Strategjia për Energji parasheh që deri në vitin 2018 do të ketë një rritje të kërkesës për energji prej mbi 65% në krahasim me vitin 2005, Plani i Veprimit parasheh që kjo rritje në krahasim me vitin 2005 të jetë vetëm 48%. 5 Zyra e Rregullatorit të Energjisë. Raporti vjetor 2011. Prishtinë (2012). faqe 29. 6 Ibid. faqe 36. 7 Ibid. faqe 34. 8 Ibid. 9 Ibid. faqe 24. 10 World Bank (2011), Kosovo Partnership Program Snapshot. 11Plani i parë afat mesëm i Veprimit i Efiçiencës së Energjisë për Kosovën (2010-2012), faqe 19. 12Bashkimi Europian. Direktiva numër 32 e vitit 2006, Gazeta Zyrtare e 27 prill 2006, L114, faqe 64. 7

Shprehur në ktoe (kiloton naftë ekuivalente), Plani i Veprimit parasheh që në vitin 2018 kërkesa të jetë 1610 ktoe 13, kurse Strategjia e Energjisë parasheh nivel prej 1920 ktoe 14 të kërkesës për energji në vitin 2018. Duke kalkuluar me këto shifra që nuk përputhen me Planin e Kosovës për Energji, Plani i Veprimit ka nxjerrë shifrën mesatare të konsumit duke marrë për bazë vlerat e konsumit për pesë vitet para aplikimit të Direktivës (periudha 2003 2007), ku ka nxjerrë shifrën prej 1021.08 ktoe prej nga janë zbritur 9% si objektivë për efiçiencë, përkatësisht 91.89 ktoe. 15 Për më tepër, vërejmë se për të nxjerrë konsumin mesatar, hartuesit e Planit të Veprimit kanë marrë periudhën e saktë prej pesë vitesh para zbatimit të Direktivës 2006/32, ashtu siç kërkohet në direktivë. Në anën tjetër, objektivi prej 9% është paraparë deri më 2018 dhe jo në nëntë vitet e zbatimit të Direktivës 2006/32, ashtu siç kërkonte direktiva. 16 Kjo përbën një problem madhor pasi që Plani i Veprimit e ka përdorur një periudhë më të vjetër (ku konsumi ishte më i vogël) për të nxjerrë mesataren dhe kalkuluar nevojat për efiçiencë, që rrjedhimisht e bën objektivin më të ulët. Si rezultat, Plani i Veprimit i Kosovës për Efiçiencën e Energjisë e ka objektiven për afër 11% më të ulët se sa Plani i Kosovës për Energji. Plani i Veprimit Plani për Energji Niveli mesatar i konsumit 1021.08 ktoe 1144 ktoe të energjisë Niveli prej 9% për kursim 91.89 ktoe 102.96 ktoe deri më 2018 Diferenca % -10,75% Për më tepër, propozimi në Direktivën e re të Bashkimit Evropian për Efiçiencën e Energjisë 2011/0172 17 thotë që deri më 2020 objektivi është 17%. Edhe nëse respektohet objektivi prej 9% deri më 2018 i Planit të Veprimit, Kosova prapë do të jetë prapa direktivës në fuqi 2006/32/EC që obligon kursim prej 9% deri më 2016. Caku i paraparë me Planin e Veprimit nuk është i vlefshëm pasi që nuk është harmoni me direktivën në aspektin e kuantitetit objektives dhe 13 Plani i parë afat mesëm i Veprimit i Efiçiencës së Energjisë për Kosovën (2010-2012), faqe 19. 14 Republika e Kosovës, Ministria e Energjisë dhe Minierave (2009), Strategjia e Energjisë e Republikës së Kosovës 2009 2018, faqe 54. 15 Plani i parë afat mesëm i Veprimit i Efiçiencës së Energjisë për Kosovën (2010-2012), faqe 19-20. 16 Direktiva 2006/32/EC, Aneksi 1, 1c. 17 Direktiva e re Evropiane 2011/0172 bën shfuqizimin e Direktivës Evropiane 2006/32/EC. 8

kohës. 18 Për më tepër, nga analiza në vazhdim, shihet që në raport me vendet e rajonit, Kosova ka objektivat më të ulëta për kursimin e energjisë. Objektivi i paraparë me Planin e Veprimit ka filluar të implementohet, megjithëse niveli i inspektimit të zbatueshmërisë së tij nuk ka qenë i kënaqshëm. Deri në maj 2012, Kosova ka shënuar 2.2% kursim të energjisë, që është një shifër e kënaqshme kundrejt objektivit të paraparë me Planin e Veprimit dhe me Planin afatmesëm 2010-2012 ku objektivi është 3%. 19 Megjithatë, kjo mbetet nën hije kur konsiderohet objektivi i ulët i paraparë me Planin e Veprimit 2010-2018 dhe në krahasim me kërkesat e reja të Bashkimit Evropian. Komunat kanë përgjegjësinë e implementimit të një pjese të konsiderueshme të objektivave për efiçiencë. Kjo pasi Ligji për Efiçiencë parasheh që secila komunë të hartojë planin e vet komunal dhe të i raportojë periodikisht AKEE-së në lidhje me implementimin e këtyre planeve. Këto masa do të mund të shtrinin implementimin e objektivave të Planit të Veprimit edhe nëpër komuna, çka do të i bënte objektivat për efiçiencë më të arritshëm. Përkundër kësaj, qeverisja lokale ka ngecur në implementimin e masave për efiçiencën e energjisë. Ligji për Efiçiencën ka dështuar të krijojë bazën e nevojshme institucionale të nivelit komunal me të cilin do të implementoheshin plane të veçanta komunale për efiçiencën e energjisë. 20 Një ngecje e tillë ka shkaktuar mungesën e theksuar të përparimit në nivelin komunal në fushën e efiçiencës së energjisë. 3. POLITIKAT PËR RRITJEN E EFIÇIENCËS SË ENERGJISË Disa nga politikat e hartuara për rritjen e efiçiencës në Kosovë janë fuqizimi i Udhëzimit Administrativ për Etiketimin e produkteve Energjetike, futja e akcizës për poqët elektrikë jo efiçientë, obligimi i aplikimit të masave efiçiencës së energjisë gjatë marrjes së lejes së përdorimit të objekteve ndërtimore, shtrenjtimi i rrymës prej 8.9% dhe aplikimi i bllok tarifave. Etiketimi i pajisjeve që shfrytëzojnë energji, siç do të shpjegohet më vonë, është një praktikë që përdoret në shumë vende të tjera. Në korrik të vitit 2012, në Kosovë hyri në fuqi Udhëzimi Administrativ Nr. 09/2012 për Etiketimin e Pajisjeve që Shfrytëzojnë Energji. 21 Ky vendim iu mundëson konsumatorëve që të jenë të informuar për shpenzimin e energjisë për pajisjet e 18 Intervistë e INDEP me Vlasis Oikonomou, Ekspert (Politikat e Energjisë dhe Klimës) në Joint Implementation Network. Prishtinë, Kosovë, Tetor 2012. 19 Intervistë e INDEP me Bedri Dragushën, Kryeshef i Agjencisë së Kosovës për Efiçiencë të Energjisë. Prishtinë, Kosovë, Korrik 2012. 20 Raport për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Efiçiencën e Energjisë. Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP). Prishtinë (2012), faqe 4. 21 Qeveria e Republikës së Kosovës. Udhëzim Administrativ Nr. 09/2012 për Etiketimin e Pajisjeve që Shfrytëzojnë Energji. 9

ndryshme, që si rezultat ofron kushte për përdorim më të kujdesshëm të tyre dhe njëherazi iu mundëson kontrollimin e nivelit të konsumit të energjisë. Akciza në poqët elektrike jo efiçient është një masë tjetër për të rritur efiçiencën e energjisë tek konsumatorët. Me vendimin Nr. 01/75 të datës 23 maj 2012 të Qeverisë së Kosovës, u aprovua kërkesa e Ministrisë së Financave për shtimin e listës të Aneksit A në Ligjin Nr. 03/L-220 për Normën e Tatimit të Akcizës në Kosovë në qeset plastike, gomat e përdorura dhe poqët elektrikë jo-efiçient. 22 Prej hyrjes në fuqi, çdo poq elektrik jo efiçient do të ketë akcizë prej 30 Euro cent, që si rezultat do ta ulë kërkesën në treg për to dhe të rrisë kërkesën për poqët efiçient. Ligji i Republikës së Kosovës për Ndërtim, i miratuar më 31 maj 2012, përcakton masa të aplikimit të efiçiencës së energjisë në objektet ndërtimore. Ligji parasheh që masat për efiçiencën janë njëra nga qëllimet e Kodit Unik të Ndërtimit të Republikës së Kosovës. 23 Dihet rëndësia e objekteve ndërtimore që kanë efiçiencën për bazë dhe kjo tani kërkohet me Ligjin për Ndërtim, ku çdo përdorues i objekteve ndërtimore obligohet që të pajiset me certifikatën e përdorimit, kusht i të cilës janë edhe masat e kursimeve dhe efiçiencës së energjisë. 24 Prandaj, Ligji për Ndërtim është një hap përparues, ani pse do të ishte me e favorshme nëse masa të tilla do të ishin të futura direkt në Ligjin për Efiçiencën e Energjisë. Në qershor të vitit 2012, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka aprovuar tarifat e reja të energjisë elektrike, të cilat shënojnë një rritje të çmimit me vlerë prej 8.9%. Ky vendim erdhi si rezultat i kërkesës së Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) që tarifat të rriten për 23%, kërkesë të cilën ZRRE e shqyrtoi dhe morri vendimin që norma e shtrenjtimit të jetë 8.9%. 25 Në njoftimin për media të ZRRE-së nuk përmendet efiçienca e energjisë si njëra nga arsyet për rritjen e tarifave. Për më tepër, për ZRRE-në është e rëndësishme që tarifat të mbulojnë koston e prodhimit dhe shërbimit dhe rritja çmimit nuk bëhet për t i kontribuar efiçiencës së energjisë. 26 Sidoqoftë, pritet që ky shtrenjtim të ulë konsumin e energjisë dhe si rezultat të kontribuojë në efiçiencë. Një politikë që e rrit efiçiencën, edhe përkundër faktit që nuk është vendosur si qëllim i kësaj politike, janë bllok tarifat që filluan në vitin 2006. E menduar si politikë sociale për t i ndihmuar të varfrit, ajo teorikisht duhet të kenë ndikim edhe në kursimin e energjisë edhe pse nuk ka matje 22 Qeveria e Republikës së Kosovës. Vendim Nr. 07/75, 23 maj 2012. 23 Ligji Nr. 04/L-110 për Ndërtim. Kosovë. Neni 6. 24 Ligji Nr. 04/L-110 për Ndërtim. Kosovë. Neni 27. 25 Zyra e Rregullatorit për Energji. Njoftim për Media: Aprovimi i Tarifave të Reja të Energjisë Elektrike. 20 qershor 2012. 26 Intervistë e INDEP me Ardian Berishën, Kryesues i Departamentit për Tarifa dhe Çmime në ZRRE, Prishtinë, Shtator 2012. 10

që dëshmojnë një gjë të tillë. 27 Efekti që rritja e tarifave të energjisë elektrike dhe aplikimi i bllok tarifave kanë në efiçiencë është i pamundshëm për t u vlerësuar për shkak të mungesës së matjeve të këtij efekti, ku njëri nga më të thjeshtit është matja e elasticitetit ekonomik. 28 Matjet e elasticitetit tregojnë ndikimin e çdo lëvizje në çmimin e energjisë elektrike kundrejt kërkesës në treg. 3.1. LIGJI I KOSOVËS PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË Ligji Nr. 04/L-016 për Efiçiencën e Energjisë është miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës më 23 qershor 2011. Ky ligj ka për qëllim të përcaktojë kuadrin e nevojshëm ligjor dhe institucional për rregullimin e fushës së efiçiencës së energjisë. Fushëveprimi i ligjit rregullon çështjen e efiçiencës së energjisë, përgatitjen dhe promovimin e planeve të efiçiencës së energjisë dhe raportimit, përcaktimin e roleve, detyrave dhe përgjegjësive të institucioneve si dhe adresimin e detyrimeve që burojnë nga Traktati i Komunitet të Energjisë. 29 Përveç këtyre, me ligjin për efiçiencë të energjisë përcaktohen detyrat e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE) dhe Agjencisë Kosovare për Efiçiencën e Energjisë (AKEE), themelimi dhe funksionimi i Komisionit për Certifikimin e Auditorëve dhe Menaxherëve të Energjisë, menaxhimi i energjisë në sektorin publik, financimi i masave për efiçiencën e energjisë, auditimi i energjisë dhe zbatimi i Direktivave të Bashkimit Evropian (BE) të së njëjtës fushë. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Agjencia Kosovare për Efiçiencën e Energjisë dhe Zyrat Komunale për Efiçiencën e Energjisë janë institucionet kryesore të ngarkuara me implementimin e Ligjit për Efiçiencën, Planit të Veprimit dhe akteve të tjera nënligjore. Pasi që ligji është miratuar në qershor të vitit 2011, disa nga punët e bëra nga MZHE më parë lidhur me efiçiencën, si Plani i Veprimit për Efiçiencën e Energjisë 2010-2018, i janë trashëguar AKEE-së. 30. Kjo ka bërë që AKEE të gjejë të gatshëm Planin e Veprimit 2010-2018 si dhe Planin afatmesëm 2010-2012 në kohën kur janë formuar. Ligji i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë është një dokument 7 faqësh i cili përmban gjithsej 16 nene. Shumica e shteteve të analizuara në këtë punim kanë ligje të cilat janë më të detajuara dhe që në përmbajtje janë më cilësore e sasiore. Në anën tjetër, Ligji i Kosovës për Efiçiencën e 27 Intervistë e INDEP me Ardian Berishën, Kryesues i Departamentit për Tarifa dhe Çmime në ZRRE, Prishtinë, Shtator 2012. 28 Ibid. 29 Kosova e ka nënshkruar Traktatin e Komunitetit të Energjisë të Bashkimit Evropian më 31 maj 2005. 30 Përveç Ligjit për Efiçiencën e Energjisë, rregulloret tjera që merren me efiçiencë janë: Ligji për Energji (Ligji Nr. 03/L-184), Ligji për Energjinë Elektrike (Ligji Nr. 03/L-201), Plani i Veprimit për Efiçiencën e Energjisë 2010-2018, Rregullorja Nr. 01/2012 për themelimin e Komisionit për Certifikimin e Auditorëve dhe Menaxherëve të Energjisë, Rregullorja Nr. 08/2011 për Organizimin e Brendshëm të AKEE-së, Udhëzimi Administrativ Nr. 01/2012 për Auditimin e Energjisë, Udhëzimi Administrativ Nr. 15/2008 për promovimin efiçient të energjisë, Strategjia e Energjisë së Republikës së Kosovës 2009-2018 dhe Direktiva Evropiane për Efiçiencë të Energjisë 2006/32/EC 11

Energjisë në disa raste i referohet Planit të Veprimit për Efiçiencë si një akt nënligjor. Në termin e politik bërjes, aktet nënligjore, planet dhe strategjitë e ndryshme janë dokumente që mund të ndryshohen në nivelin ekzekutiv pa pasur nevojë miratimin nga Kuvendi, gjë që në rastin e Kosovës është rregulluar ndryshe pasi rregullimi i fushës së efiçiencës ka mbetur në nivel të akteve nënligjore që mund të ndryshohen pa pëlqimin e organit legjislativ. Shumica e vendeve të krahasuara në këtë studim i kanë pasur me ligj të rregulluara aspekte të caktuara të efiçiencës së energjisë. Aktet nënligjore kanë shërbyer thjeshtë për specifikimin e aspekteve kohore dhe të kostove të veprimeve që në parim do të duhej të specifikoheshin në ligj. Megjithatë, kuadri ligjor vijon të përmirësohet krahas kërkesave të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë dhe direktivave përkatëse. 31 Sidoqoftë, mungesa e provizioneve të detajuara në Ligjin për Efiçiencën e Energjisë vazhdon të mbetet një problem shqetësues sa i përket përkushtimit të institucioneve shtetërore rreth çështjes së efiçiencës. Rregulloret e Kosovës për efiçiencë, përfshirë ligjin dhe planin e veprimit, janë të mangëta në disa aspekte duke krahasuar me Direktivën e Bashkimit Evropian 2006/32 me të cilën këto dokumente do të duhej të ishin në harmoni. Për ilustrim, në Kosovë nuk parashihet auditimi i sistemeve të ngrohjes dhe klimatizimit, gjë që është komponentë e Direktivës së BE-së, 2006/32 por që do të jetë edhe e Direktivës së re 2011/0172. Nga pjesa e analizës në vijim ku bëhet krahasimi i ligjit të Kosovës me ato të rajonit, shihet qartë se shtetet e rajonit përdorin masa stimuluese për motivimin e përdorueseve të energjisë për të kursyer energjinë elektrike, aspekt në të cilin Kosova stagnon. Gjithashtu, mangësia e radhës në Kosovë është fakti se nuk parashihen gjoba për individët dhe kompanitë që nuk i respektojnë Ligjin mbi Efiçiencën apo aktet e tjera nënligjore që burojnë nga ky ligj. Në fund, Ligji për Efiçiencë të Energjisë nuk përmban detyrime për prodhuesit dhe importuesit e produkteve që konsumojnë energji ose detyrime për objektet që shpenzojnë energji dhe nuk ka detyrime shtesë për kompanitë e mëdha me konsum të lartë energjetik. Sidoqoftë, Plani i Veprimit për Efiçiencën e Energjisë 2010-2018 përmban detyrime për prodhuesit dhe importuesit e produkteve që konsumojnë energji siç është instruksioni administrativ për etiketimin e pajisjeve shtëpiake. Përveç kësaj, në Ligjin për Ndërtim Nr. 04/L 110 shohim obligime për masa të efiçiencës që kërkohen gjatë certifikimit të përdoruesve të objekteve ndërtimore. 31 Intervistë e INDEP me Luan Morinën, Drejtor i Departamentit të Energjisë dhe Minierave në MZHE. Prishtinë, Kosovë, Shtator 2012. 12

3.1.1 Zbatimi i Ligjit për Efiçiencën e Energjisë INDEP ka bërë monitorimin e detajuar të Ligjit për Efiçiencën e Energjisë së Kosovës. Të gjeturat e këtij monitorimi do të botohen veçantë, mirëpo në përgjithësi, INDEP ka konstatuar se ky ligj është duke u zbatuar vetëm pjesërisht. Disa nga gjetjet kryesore janë: Plani i Veprimit për Efiçiencë të Energjisë nuk është në harmoni me Direktivat Evropiane. Si i tillë është në fuqi dhe është duke u implementuar në masë jo të kënaqshme. Ministria për Zhvillim Ekonomik ka ekzekutuar me sukses detyrat e parapara me Ligjin për Efiçiencën e Energjisë. Si rezultat i themelimit me vonesë të AKEE-së janë përmbushur vetëm disa nga obligimet e parapara me kornizë ligjore. AKEE tashmë është funksionalizuar, edhe pse ka mungesë të stafit të plotë të punës. Mangësi tejet e madhe vlerësohet të jetë mungesa e zyrave komunale për energji, si përgjegjëse të vetme për hartimin e planeve komunale për efiçiencë të energjisë në bashkëpunim me AKEE-në, bën që pjesët për efiçiencë të energjisë nëpër komuna të mos jenë duke u implementuar fare. INDEP ka vlerësuar edhe anët pozitive të Ligjit të Efiçiencës së Energjisë. Vlerësime pozitive nga monitorimi i Ligjit të Efiçiencës së Energjisë janë krijimi i Udhëzimit Administrativ për themelimin dhe funksionimin e Komisionit për Certifikimin e Auditorëve dhe Menaxherëve të Energjisë, qasja e hapur e AKEE-së ndaj palëve të jashtme të interesuara për financim e bashkëpunim dhe nxjerrja e Udhëzimit Administrativ për Auditimin e Energjisë. Aktet tjera nënligjore që mungojnë e që janë të parapara me Ligjin e Efiçiencës së Energjisë janë Aktet nënligjore për zbatimin e dispozitave të Direktivave të BE-së, aktet nënligjore për përgatitjen e planeve komunale për efiçiencën e energjisë dhe aktet nënligjore për menaxhimin e energjisë në sektorin publik. 13

4. ANALIZË KRAHASUESE E LIGJIT PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË SË KOSOVËS ME SHTETET E RAJONIT Me qëllim të vlerësimit të progresit që ka arritur Kosova sa i përket afrimit të legjislacionit dhe politikave të efiçiencës me ato të BE-së, INDEP ka krahasuar legjislacionin e Kosovës me vendet e rajonit. Në analizën krahasimore janë përfshirë këto shtete: Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Kroacia, Turqia. Gjithashtu janë konsultuar edhe Direktiva e Bashkimit Evropian 2006/32 si dhe direktiva e re 2011/0172 për Efiçiencën e Energjisë. Krahasimi me Direktivën 2011/0172 është bërë vetëm për të parë sfidat e reja me të cilat shtetet pritet të përballen kur kjo direktivë të hyjë në fuqi më 1 janar 2014. Kjo analizë do të paraqesë të gjeturat kryesore që kryesisht kanë të bëjnë me mungesat e Ligjit të Efiçiencës së Kosovës në krahasim me ligjet e vendeve të lartpërmendura. 32 Duhet cekur se Ligji i Kosovës për Efiçiencën e Energjisë është i mangët në shumë fusha pasi që një mori masash që do të përshkruhen më poshtë nuk janë të përcaktuara me ligj por me Planin e Veprimit për Efiçiencën e Energjisë 2010-2018. Në anën tjetër, shtetet e lartpërmendura listojnë më shumë masa direkt në Ligjet e Efiçiencës së Energjisë. Kështu, një rëndësi e madhe i është kushtuar përmbajtjes së Planit të Veprimit në mënyrë që studimi të jetë sa më gjithëpërfshirës. Agjencia për Efiçiencën e Energjisë (AKEE), si institucion implementues për Efiçiencën e Energjisë, përveç Kosovës është e pranishme edhe në Shqipëri, Serbi dhe Rumani. Përderisa, në Kroaci ekziston Këshilli i Rregullatorit të Energjisë, në Bullgari Komisioni Shtetëror i Rregullimit të Energjisë ndërsa në Turqi Bordi Koordinues për Efiçiencë të Energjisë. Shtetet e rajonit dallojnë nga njëra-tjetra edhe në cakun e kursimit primar të energjisë. Direktiva 2006/32 e Bashkimit Evropian kërkon kursim të energjisë prej 9% ndërsa direktiva e re 2011/0172 do të parashikoj që deri më 2020 të kursehet 17% e konsumit primar të energjisë. Kjo shifër qëndron në 9% deri më 2018 për Kosovën 33, 26% deri më 2020 për Shqipërinë 34, 20% deri më 2023 për Turqinë 35, 9% deri në 2016 për Malin e Zi 36, 20% deri në 2020 për Kroacinë 37 dhe 2.8 Mtoe (përkatësisht 13.5%) deri në 2016 për Rumaninë 38. Plani i Veprimit është hartuar në 32 Aneks I shërben si përmbledhje e informatave të paraqitura në këtë pjesë. 33 Plani i parë afat mesëm i Veprimit i Efiçiencës së Energjisë për Kosovën (2010-2012) faqe 19 34 Energy Charter Protocol on Energy Efficiency and Related Environmental Aspects PEEREA (2007), Albania, a regular revieë of Energy Efficiency policies report. 35 ABB Group. National energy policies, and energy efficiency and CO 2 trends for industries and utilities. Country Report: Turkey. (2011). faqe 1. 36 Ministria e Ekonomisë së Malit të Zi. Efiçienca e Energjisë në Malin e Zi Plan Nacional i Efiçiencës së Energjisë. (2010). (Anglisht) 37 ABB Group. National energy policies, and energy efficiency and CO 2 trends for industries and utilities. Country Report: Croatia. (2011). 38 ABB Group. National energy policies, and energy efficiency and CO 2 trends for industries and utilities. Country Report: Romania. (2011). 14

shtator 2011 dhe ka synuar të jetë në harmoni me kërkesat e Direktivës Evropiane 2006/32. Direktiva kërkon në mënyrë të qartë që objektivi prej 9% të arrihet në nëntë vitet e zbatimit të Direktivës, rrjedhimisht deri më 2016. Ministria e Zhvillimit Ekonomik insiston që objektivat e Kosovës janë në përputhje me Direktivën 2006/32 të BE-së. 39 Megjithatë, plani i Veprimit i Kosovës, parasheh objektivin prej 9%, por ky objektiv do të arrihej tek më 2018, çka e bën Planin e Veprimit të mos jetë në harmoni me kërkesat e BE-së. Direktiva 2006/32 e ndan periudhën e vlerësimit të progresit në tri pjesë: 2008, 2012 dhe 2015 40, kurse Plani i Veprimit i Kosovës mbi Efiçiencën e Energjisë gjithashtu nxjerr tri plane afatmesme dhe raporton progresin në vitet 2012, 2015 dhe 2018 41, që do të thotë që është 2 deri në 3 vite prapa direktivës. Ndërkohë, shtetet e BE-së zakonisht e caktojnë cakun më të lartë se sa direktiva e BE-së në mënyrë që të stimulojnë arritjen e cakut të paraparë me direktivë. 42 Të gjitha këto demonstrojnë edhe një herë se Plani i Veprimit dhe Direktiva 2006/32 e BE-së nuk janë në përputhje me njëra tjetrën. Auditimi i sistemeve të ngrohjes, që do të kërkohet në Direktivën 2011/0172 të Bashkimit Evropian për Efiçiencën e Energjisë, është një tjetër mekanizëm i rëndësishëm për të kursyer energjinë. Ky mekanizëm është i përfshirë vetëm në Ligjin për Efiçiencën e Energjisë së Malit të Zi ndërsa mungon në të gjitha vendet e tjera të rajonit të krahasuara në këtë studim duke përfshirë edhe Kosovën. Miratimi i aktit nënligjor për auditimin e energjisë, siç parashihet në Ligjin për Efiçiencën e Energjisë së Kosovës, është kryer me sukses. Megjithatë, në ligj nuk specifikohet që me këtë akt të rregullohet auditimi i sistemeve të ngrohjes që do të ishte i domosdoshëm për uljen e nivelit të konsumit të energjisë. Në mënyrë që konsumatorët e fundit të jenë të informuar në lidhje me rëndësinë e të kursyerit të energjisë, masat e vetëdijesimit duhet të jenë në shërbim të qytetarëve. Në ligjet e Malit të Zi, Serbisë, Kroacisë, Rumanisë dhe Turqisë përmendet edukimi si një komponentë për promovimin e përdorimit efiçient të energjisë, përderisa në ligjet e Kosovës, Shqipërisë dhe Bullgarisë nuk përmendet një gjë e tillë. Plani i Veprimit për Efiçiencën e Energjisë 2010-2018 përmban disa masa për promovimin e efiçiencës, ndër të cilat edhe një projekt për ndriçimin efiçient të rrugëve 39 Intervistë e INDEP me Luan Morinën, Drejtor i Departamentit të Energjisë dhe Minierave në MZHE. Prishtinë, Kosovë, Shtator 2012. 40 Direktiva 2006/32/EC, Neni 14. 41 Intervistë e INDEP me Bedri Dragushën, Kryeshef i Agjencisë së Kosovës për Efiçiencë të Energjisë. Prishtinë, Kosovë, Korrik 2012. 42 Intervistë e INDEP me Vlasis Oikonomou, Ekspert (Politikat e Energjisë dhe Klimës) në Joint Implementation Network. Prishtinë, Kosovë, Tetor 2012 15

publike, projekt ky i përfunduar në vitin 2011. 43 Vlen të ceket rasti i Turqisë ku çdo televizion dhe radio, me mbulueshmëri kombëtare apo lokale, obligohet që të transmetoj të paktën 30 minuta në muaj spote të vetëdijesimit për efiçiencën e energjisë. 44 Në Kosovë janë ndërmarrë fushata për promovimin e efiçiencës nga institucione të ndryshme, mirëpo këto fushata nuk parashihen me ligj që do të thotë se nuk kemi detyrime dhe nuk ka garanci që fushatat do të organizohen edhe në të ardhmen. Një praktikë e tillë do të ndihmonte konsiderueshëm në vetëdijësimin e popullatës, dhe në rastin e Kosovës reklamimi në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) do të ishte i mjaftueshëm si hap fillestar. Sanksionet për ata që nuk iu nënshtrohen rregullave të parapara me ligj janë evidente në Ligjet për Efiçiencën e Energjisë në shtete të ndryshme. Nga ato të zgjedhura për këtë analizë, vetëm Kosova dhe Kroacia nuk kanë gjoba sanksionuese, përderisa vendet tjera parashohin një gjobë të tillë. Gjobën më të lartë e ka Rumania e cila mund të arrijë deri në 330,000 45 dhe më të voglën Shqipëria me 730. 46 Variacioni në sasinë e dënimeve është specifik për secilin shtet dhe në Kosovë denime të tilla, nëse vendosen, duhet të bëhen në bazë të studimit të dëmeve të shkaktuara nga shkelja e ligjit.. Direktiva 2011/0172 e Bashkimit Evropian cekë që fatura e pagesës së energjisë elektrike duhet të përmbajë informata rreth efiçiencës së energjisë. Këto informata do të përfshinin konsumin e energjisë për të njëjtën periudhë në vitin paraprak, çmimin e energjisë për të njëjtat periudha dhe konsumin e energjisë së konsumatorit në krahasim me mesataren e konsumit të konsumatorëve të të njëjtit grup. Kjo është e cekur vetëm në Ligjin për Efiçiencën e Energjisë së Malit të Zi, ndërsa mungon në shtatë vendet tjera të analizuara në këtë punim duke e përfshirë edhe Kosovën. Një komponentë tjetër që hyn në direktivën e BE-së, e që shumica e shteteve të rajonit nuk e plotësojnë, janë matësit inteligjent të rrymës. Serbia dhe Rumania janë vendet të cilat kanë bërë progres në këtë fushë. Kosova gjithashtu ka shënuar përparime në këtë aspekt pasi që tashmë ekziston një pilot projekt për instalimin e matësve inteligjent të rrymës i cili ka filluar 43 Ministria e Zhvillimit Ekonomik: Promovimi i ndriçimit efiçient Projekti Zbatimi i masave të efiçiencës në institucionet publike në kuadër të realizimit të planit kombëtar të EE sipas kërkesave të BE-së dhe TKE-së zbatimi i vendimit të Qeverisë për poqa kursyes - ndriçimi i rrugëve publike. 44 Ligji No.5627 i Efiçiencës së Energjisë. Turqi. Neni 6. 45 Ligji No. 199/2000 për Përdorimin Efiçient të Energjisë. Rumani. Neni 25. 46 Ligji Nr. 9379 për Efiçiencën e Energjisë. Republika e Shqipërisë. Neni 13. 16

implementimin në 2012, sipas planifikimit të KEK. 47 Projekti tanimë është implementuar në një pjesë të Prishtinës. Në katër nga tetë shtetet e mbuluara në këtë analizë hasim në detyrime për prodhuesit dhe importuesit e produkteve që konsumojnë energji. Në Kosovë, në Planin e Parë Afat Mesëm të Veprimit për Efiçiencën e Energjisë 2010-2012, ekzistojnë instruksione administrative për etiketimin e pajisjeve elektrike shtëpiake, fushë e cila bëhet edhe më e plotësuar kur konsiderohet Udhëzimi Administrativ Nr. 09/2012 për Etiketimin e Pajisjeve që Shfrytëzojnë Energji. 48 Në Shqipëri, në detyrohet etiketimi i pajisjeve elektrike shtëpiake për prodhuesit dhe importuesit e tyre në gjuhën shqipe, ku në mes tjerash duhet të ketë informata rreth efiçiencës së energjisë për produktin. 49 Në Mal të Zi parashihet që produktet futen në treg vetëm nëse i përmbushin kërkesat eko-efiçiente të parapara nga Ministria e linjës, kurse etiketimi i produktit duhet të përfshijë informata rreth efiçiencës së energjisë. 50 Kroacia obligon prodhuesit që të përshkruajnë në etiketim llojin e energjisë apo lëndës djegëse dhe efiçiencën e energjisë së atij produkti. 51 Të gjitha këto provizione sigurojnë që prodhuesit dhe përdoruesit fundor të paktën të jenë të vetëdijshëm rreth sasisë së energjisë që konsumojnë, duke rritur mundësinë që këta persona të marrin masa vetanake për rritjen e efiçiencës. Kompanitë të cilat e kalojnë një shifër të konsumit vjetor të energjisë të caktuar me rregullore quhen konsumuesit e mëdhenj të energjisë. Konsumuesit e mëdhenj të energjisë është term i cili përdoret në ligjin e Malit të Zi dhe atë të Rumanisë. Ligjit për Efiçiencën e Energjisë së Malit të Zi i obligon konsumuesit e mëdhenj të energjisë të zhvillojnë plane vjetore për përmirësimin e efiçiencës, si dhe raporte të zbatimit të atij plani. 52 Po i njëjti ligj obligon konsumuesit e mëdhenj të energjisë të krijojnë sisteme të informimit për monitorimin e konsumit të energjisë dhe t i dorëzojnë raportet vjetore në ministrinë përkatëse, duke specifikuar totalin e energjisë së konsumuar për produkt të gjeneruar, sasinë e energjisë së konsumuar për secilën ndërtesë, sipërfaqen e shfrytëzueshme të ndërtesës, numrin e punonjësve, etj. 53 Në anën tjetër, edhe Ligji i Rumanisë i përmban disa detyrime për konsumuesit e mëdhenj të energjisë, ku thuhet që këto të fundit duhet të krijojnë programet e tyre afatshkurta dhe afatgjate të efiçiencës së energjisë. 54 Kosova nuk ka paraparë një kategori të tillë të veçantë të konsumatorëve për të cilët do të kishte 47 Gjukaj, A., Bualoti, R. Application of Smart Grid in Kosovo Power System. Perspectives of Innovations, Economics & Business (2011) Volume 8 / 2 : 57-62. 48 Ministria e Zhvillimit Ekonomik. Plani i Veprimit për Efiçiencën e Energjisë 2010-2018. Kosovë (2011). Faqe 29. 49 Ligji Nr. 9379 për Efiçiencën e Energjisë, Republika e Shqipërisë, Neni 5. 50 Ligji No. 29/2010 për Efiçiencën e Energjisë. Mal i Zi. Neni 36 dhe 38.. 51 Akti Nr. 68/01 i Energjisë, Republika e Kroacisë. Neni 13. 52 Ligji No. 29/2010 për Efiçiencën e Energjisë. Mal i Zi. Neni 20. 53 Ligji No. 29/2010 për Efiçiencën e Energjisë. Mal i Zi. Neni 41 dhe 42. 54 Ligji No. 199/2000 për Përdorimin Efiçient të Energjisë. Rumani. Neni 5. 17

obligime shtesë apo masa stimuluese që këta konsumues të instalojnë sisteme efiçiente të konsumit të energjisë. Një tjetër komponentë e promovimit të përdorimit efiçient të energjisë janë masat stimuluese, që mund të jenë në formë të subvencioneve apo formave tjera. Analiza tregon që katër nga tetë shtetet e krahasuara përdorin masa stimuluese, e ato janë: Mali i Zi, Kroacia, Rumania dhe Turqia. Njëra nga masat më të shpeshta të përdorura është lirimi nga taksat ose ofrimi i çmimeve të favorshme nga shpërndarësi i energjisë për përdoruesit efiçient. Në Rumani parashihet krijimi i një fondi të veçantë për arritjen e objektivave të efiçiencës së energjisë, ku konsumatorët e energjisë mund të përfitojnë financime për projekte lidhur me efiçiencën. Për më tepër, Rumania gjithashtu stimulon kompanitë efiçiente duke ju ofruar kredi me interes të favorshëm dhe lirim nga taksa në profit dhe taksa doganore. 55 Turqia, në anën tjetër, jep mbështetje financiare për projektet që e promovojnë përdorimin efiçient të energjisë dhe ofron: trajnime, konsultime dhe auditime falas për firmat e vogla dhe të mesme, si dhe certifikatat e autorizimin dhe ato për menaxher të energjisë jepen falas. 56 Tek Kosova, edhe pse nuk specifikohet ne ligj, aplikohen masa stimuluese për konsumatorët që e kursejnë energjinë, ani pse në formë shumë bazike. Çdo faturë e KEK-ut i shpjegon kategoritë e ndryshme të tarifave, ku sa më i madh është konsumi i energjisë aq më e madhe është tarifa e aplikuar. Problemi në këtë rast qëndron te pamundësia e targetimit të bizneseve apo amvisërisë, prandaj kjo politik dhe shumica e politikave të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë kanë aspekt gjithëpërfshirës. 57 Plani i Parë Afat-Mesëm i Veprimit 2010-2012 i Kosovës thekson që 10 milion euro janë të gatshme për t u shpërndarë si kredi për individë dhe biznese të vogla dhe të mesme në mënyrë që të financohen projekte që kanë të bëjnë me efiçiencën e energjisë. 58 Një shumë e tillë është e pamjaftueshme për të konsideruar se është bërë mjaftueshëm për të stimuluar investimet në drejtim të instalimit të sistemeve efiçiente të energjisë. Masat stimuluese të aplikuara në shtetet e analizuara Masa Lirimi nga taksat Shteti Mal të Zi, Rumani Financimi i projekteve për efiçiencën Kredi me interes të favorshëm Tarifa të favorshme për përdoruesit efiçient Rumani, Turqi Rumani Mal të Zi, Kroaci 55 Ligji No. 199/2000 për Përdorimin Efiçient të Energjisë. Rumani. Neni 22. 56 Ligji No. 5627 i Efiçiencës së Energjisë. Turqi. Neni 8 dhe 9.. 57 Intervistë e INDEP me Ardian Berishën, Kryesues i Departamentit për Tarifa dhe Çmime në ZRRE. Prishtinë, Kosovë, Shtator, 2012 58 Ministria e Zhvillimit Ekonomik. Plani i Veprimit për Efiçiencën e Energjisë 2010-2018. Kosovë (2011). Faqe 38. 18

Detyrimet për secilin objekt ndërtimor hasen në Malin të Zi ku thuhet se çdo ndërtesë e re apo që i nënshtrohet një renovimi të madh duhet të jetë e dizajnuar që të shpenzojë sasi të caktuar të energjisë. 59 Në Turqi çdo ndërtesë që ka mbi 20,000m 2 apo konsum me mbi 500 TOEs (ton naftë ekuivalent) duhet të ketë një menaxher të energjisë, ndërsa kompanitë private me mbi 50000 TOEs konsum vjetor duhet të kenë një njësi të veçantë që do të merrej me menaxhimin e efiçiencës së energjisë. 60 Edhe Kosova liston masa për rregullat teknike për performancën e energjisë së ndërtesave. 61 Sidoqoftë, implementimi i këtyre kërkesave nuk ekziston. Për dallim nga detyrat e Agjencisë së Kosovës për Efiçiencën e Energjisë agjencia e Rumanisë merret me akreditimin e institucioneve që bëjnë teste dhe matje për efiçiencën e pajisjeve teknike, si dhe ka kompetencën që të krijojë standarde për këto matje. 62 Në Turqi, Bordi Koordinues për Efiçiencë të Energjisë, i cili është rregullatori i efiçiencës së energjisë në vend bën studime për efiçiencën, monitoron rezultatet dhe zbaton ato, bën çertifikime, aprovon projekte të sektorit privat, dhe organizon takime të komiteteve këshilluese. 63 Politika të tilla si akreditimi i institucioneve që bëjnë teste dhe matje për efiçiencën e energjisë, financimi i projekteve të sektorit privat dhe investimet në fushën e studimeve në fushën e efiçiencës do të ishin tejet të nevojshme dhe do të sillnin rezultate në planin afatgjatë. Të gjetura të tjera që vlen të ceken janë në ligjet e Shqipërisë, Malit të Zi, Bullgarisë dhe Rumanisë. Shqipëria përcakton burimet financiare për realizimin e programit kombëtar të efiçiencës së energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Energjisë është organi kompetent për administrimin e fondit për Efiçiencën e Energjisë. 64 Mali i Zi ka ligjin më të kompletuar për efiçiencën e energjisë, ku ndër të tjerash theksohet se qeveritë lokale detyrohen të dorëzojnë një Program për Përmirësimin e Efiçiencës tek Ministria, planet komunale duhen të jenë të ndërlidhura me strategjinë/planin kombëtar për efiçiencën, komunat detyrohen që të bëjnë fushata vetëdijesimi për efiçiencën dhe me rastin e shitjes së një objekti ose të lëshimit me qera, pronari duhet t ia dorëzojë blerësit një certifikatë të përformancës së energjisë së atij objekti. 65 Në anën tjetër, Bullgaria i obligon kompanitë të cilat merren me ekstraktimin, përpunimin dhe shpërndarjen e energjisë që të bëjnë studime dhe analiza me parashikime për ekstraktimin dhe procedimin e burimeve të energjisë. Gjithashtu, një herë në dy vjet duhet të dërgojnë raporte tek 59 Ligji No. 29/2010 për Efiçiencën e Energjisë. Mal i Zi. Neni 21. 60 Ligji No. 5627 i Efiçiencës së Energjisë. Turqi. Neni 7. 61 Ministria e Zhvillimit Ekonomik. Plani i Veprimit për Efiçiencën e Energjisë 2010-2018. Kosovë (2011). Faqe 36. 62Ligji No. 199/2000 për Përdorimin Efiçient të Energjisë. Rumani. Neni 13. 63 Ligji No. 5627 i Efiçiencës së Energjisë. Turqi faqe 3 64 Ligji Nr. 9379 për Efiçiencën e Energjisë, Republika e Shqipërisë, Neni 10 dhe 11. 65 Ligji No. 29/2010 për Efiçiencën e Energjisë. Mal i Zi. Neni 8, 10, 14 dhe 27. 19

ministria për masat e përmirësimit të efiçiencës së energjisë. 66 Ndërkohë ajo çka Ligji i Rumanisë përmban për dallim nga vendet e tjera është shpjegimi i principeve dhe objektivave të Strategjisë Kombëtare të Energjisë. Kërkesa të tilla si fondi për efiçiencë dhe bërja e studimeve në fushën e efiçiencës së energjisë, mungojnë në kornizën legjislative të Kosovës ndërsa planet komunale për efiçiencë nuk janë hartuar asnjëherë dhe nuk ka filluar të implementohen. 5. PËRFUNDIMET Korniza ligjore e Kosovës në fushën e efiçiencës së energjisë është i mangët dhe në shumë raste e pazbatueshme në praktikë. Ligji parasheh që shumica e masave, detyrimeve dhe objektivave të rregullohen me akte nënligjore dhe jo direkt me ligj. Në formën e tanishme, ligji ka rregulluar në mënyrë të qartë krijimin e Agjencisë së Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, por nuk ka rregulluar shumë prej masave dhe detyrave që duhet të ndërmerren në drejtim të arritjes së nivelit të pritur të efiçiencës. Një pjesë e akteve nënligjore ende nuk janë formuar, që si rrjedhojë kanë bërë që kompletimi i bazës ligjore të mbetet një sfidë e papërfunduar tërësisht. Themelimi i Agjencisë Kosovare për Efiçiencë të Energjisë ka qenë hap pozitiv. Sidoqoftë, Agjencia është themeluar me vonesë dhe si rezultat ka arritur të përmbushë vetëm disa nga detyrimet e saj. Për më tepër Agjencia nuk ka pasur një linjë të veçantë buxhetore të paraparë me Buxhetin e Kosovës për vitin 2012 dhe as me rishikimin e Buxhetit që është bërë në qershor 2012. Buxhet është ndarë vetëm për Energjinë si sektor në kuadër të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe nuk është paraparë buxhet i veçantë për AKEE-në. 67 Agjencia ka adresuar kërkesat e dala nga Plani kombëtar për Efiçiencë të Energjisë dhe është duke implementuar planin afatmesëm 2010 2012. Agjencia gjithashtu është në fazën e parë të hartimit të planit afatmesëm 2013 2015 dhe është duke monitoruar me sukses planin e parë afatmesëm. Sfidë për Agjencinë mbetet mungesa e buxhetit të mjaftueshëm për implementimin e detyrave të saj. Stafi i Agjencisë ende nuk është kompletuar dhe gjithashtu mungon hapësira e nevojshme për punë. Agjencisë si një institucion i pavarur i mungon gjithashtu një ueb faqe në të cilën do të publikohej baza ligjore, raporte vjetore si dhe të dhëna të tjera që do të ishin të dobishme për donator dhe investitor potencial në këtë fushë. Në nivelin komunal nuk është bërë asgjë në fushën e efiçiencës së energjisë. Mungesa e zyrave komunale të energjisë ka bërë që të mos ketë plane komunale që do të ndihmonin implementimin e planit nacional të efiçiencës. Ligji për Efiçiencën e Energjisë ka dështuar të 66 Ligji Nr. 107/2003 për Energji. Republika e Bullgarisë, Neni 4. 67 Ligji Nr. 04/L-128 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.04/L-079 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2012. 20

sqarojë krijimin e këtyre zyrave, për faktin se krijimi i tyre mbetet kompetencë e nivelit komunal si një autoritet politikisht jo i pavarur. Gjithashtu nuk është bërë kompletimi i bazës ligjore në këtë drejtim pasi që mungon udhëzimi administrativ për përgatitjen e planeve komunale të efiçiencës së energjisë. Auditimi i sistemeve të ngrohjes dhe të klimatizimeve ka dështuar të bëhet dhe legjislacioni i Kosovës nuk ka paraparë që kjo gjë të jetë e obliguar. Udhëzimi administrativ për auditimin e energjisë është hartuar ashtu siç kërkonte Ligji për Efiçiencën dhe Direktiva Evropiane 2006/32. Kosova nuk ka paraparë gjoba për shkelësit e detyrimeve ligjore. As me Ligjin për Efiçiencë dhe as me Planin për Efiçiencë, nuk parashihen gjobat për shkelje ligjore dhe për shpërfillje të objektivave të efiçiencës së energjisë. Shumica e shteteve të analizuara (gjashtë nga tetë) kanë paraparë gjoba dhe provizionet ndëshkuese kanë qenë të parapara edhe me Direktivat e BE-së. Në këtë pikë Kosova ka dështuar të përmbushë këtë kërkesë të Direktivave të BE-së dhe përbën një përjashtim edhe nga praktika e vendeve në rajon. Në ligjin e efiçiencës së energjisë, gjobat do të mund të përdoreshin si një instrument i mirë për të detyruar implementimin e dispozitave të Planit të Veprimit dhe Planeve afatmesme dhe atyre komunale në fushën e efiçiencës. Detyrimi me gjoba do të stimulonte Konsumuesit e Mëdhenj të Energjisë të hartonin projekte të efiçiencës së energjisë dhe do ishte stimulim që objektet të instalojnë sisteme efiçiente të konsumit të energjisë. Caku i efiçiencës së energjisë prej 9% deri më 2018 ka qenë i ulët dhe nuk ka përmbushur kërkesat e Direktivës Evropiane 2006/32 që caku prej 9% të arrihej deri më 2016. Për më tepër, niveli i kalkuluar i konsumit mesatar të energjisë, prej nga është nxjerrë sasia e energjisë që duhet kursyer, nuk ka qenë në përputhje me të dhënat e Strategjisë së Energjisë 2009-2018, çka ka ulur nivelin e efiçiencës së energjisë. Caku prej 9% me direktivën e re të BE-së 2011/0172, do të jetë tërësisht jo relevant. Direktiva e re e Bashkimit Evropian që pritet të hyjë në fuqi më 1 janar 2014, do të kërkojë që shtetet deri më 2020 të mbërrijnë cakun e efiçiencës së energjisë në së paku 17%. Rrjedhimisht, objektivat e tanishme të Kosovës për efiçiencë nuk do të jenë në harmoni me kërkesat e reja të BE-së. Për më tepër, edhe në rast të arritjes së cakut të saj, Kosova përsëri do të ngelë prapa në krahasim me shtetet e rajonit e akoma më larg shteteve të BE-së. Çmimi i energjisë në Kosovë është rritur për 8.9% prej muajit qershor të vitit 2012. Nuk ka të dhëna nëse një nivel i tillë i çmimeve ka ndikuar në rritjen e efiçiencës së energjisë. Zyra e Rregullatorit të Energjisë në arsyetimin për vendimin e saj për shtrenjtimin e energjisë nuk ka 21