TEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT DHE KOMUNIKIMIT DHE ZGJIDHJE SISTEMESH RAPORT PËRFUNDIMTAR

Similar documents
Profili i sektorit: Inxhinieri mekanike

this project is funded by the european Union

ANALIZA E SITUATËS PËR ZHVILLIMIN E FUQISË PUNËTORE NË PEJË

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës

Raport Analitik i Tregtisë në Shërbime Sektori i TIK

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

Analizë përfundimtare të fondeve dhe shpenzimeve publike për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

STUDIM I SHKATHTËSIVE TË NEVOJSHME NË SEKTORIN E PËRPUNIMIT TË DRURIT NË KOSOVË

Trajtimi i Tregtisë në Shërbime sipas Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kosovë-Turqi

PROFILI I SEKTORIT TIK

Studim me Ndjeshmëri Gjinore për Sektorin e TIK në Shqipëri

KOSOVO MANAGEMENT INSTITUTE

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

Punoi: Blenard Xhaferaj. The project is co-funded by the European Union, Instrument for Pre-Accession Assistance (IPA)

PROCESI TORINO 2014 KOSOVË

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

POTENCIALET EKONOMIKE NË RAJONIN QENDËR

Nga copëzimi te bashkëpunimi Arsimi i lartë, puna kërkimore dhe zhvillimi në Evropën Juglindore

1. Kushtet e përgjithshme për regjistrimin e nxënësve të rregullt

AAP-ja në formë të dyfishtë. Arsimi dhe Aftësimi Profesional në Gjermani

VROJTIM NË TERREN Identifikimi i mundësive ekzistuese për formim profesional për emigrantët që kthehen në Shqipëri: mangësi dhe rekomandime

Punonjësit në hije, Ekonomia e Fshehur dhe Puna e Padeklaruar në Maqedoni Shqipëri dhe Kosovë

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

A.U.K Training and Development Institute. OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop

Analizë e Sistemit të Tregut. Sektori i Turizmit në Shqipëri dhe pengesat e biznesit për rritje. Raport nga: DMO: Destination Management Organisation

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

RAPORTI PËR PAPUNËSINË E TË RINJVE NË KOSOVË LEAD APPLICANT CO-APPLICANTS

PERFORMANCA E NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME NË SHQIPËRI (FOKUSI QYTETI I TIRANËS)

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

KOMUNAT DHE ROLI I TYRE NË PUNËSIMIN E TË RINJVE

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi: 2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV

Tregues Vjetore Statistikore Rrjete Fikse

Shqipëria: Një Vlerësim i Tregut të Punës

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë

PROGRAMI I KOSOVËS PËR REFORMA EKONOMIKE (PRE)

Strategjia dhe Plani Zhvillimor për Kosovën

Ndikimi i Termocentralit Kosova e Re në Tarifat e Energjisë Elektrike * INSTITUTI GAP

Shqipëri. dhe Mundësitë për. Zhvillimin e Aftësive në. Cilësia e Arsimit. Analizë e rezultateve të PVNN-së

Revistë kërkimore-shkencore. Dega Ferizaj

NDËRMARRËSIA E GRAVE ANALIZË E TË BËRIT BIZNES NË KOSOVË

DIAGNOZA E VENDEVE TË PUNËS KOSOVË

Stimujt për reformë: Rritja e mundësive për nxënësit/et dhe të diplomuarit/at e AAP-së në tregun e punës

PERCEPTIMET E INVESTITORËVE PËR MJEDISIN E BIZNESIT NË KOSOVË

VLERËSIM BAZË I RAJONIT EKONOMIK JUG

MENAXHMENTI TURISTIK NË KOSOVË, ZHVILLIMI I BURIMEVE NJERËZORE

POTENCIALET EKONOMIKE NË VERI TË KOSOVËS

DREJT FUQIZIMIT FAKTORËT QË NDIKOJNË NË VENDIMET EKONOMIKE TË GRAVE NË KOSOVË DREJT FUQIZIMIT 1

POLITIKAT E SEKTORIT TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE AXHENDA DIXHITALE PËR KOSOVËN

Raporti i referencimit të KKK-së së Kosovës me KEK-në mbi Arsimin e Përgjithshëm, AAP-në dhe Arsimin e lartë

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

Tel: 044/

Evropa Juglindore Raporti i Zhvillimeve Ekonomike Nr. 2

Aftësi, jo thjesht Diploma. Menaxhimi i arsimit për rezultate në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore BANKA BOTERORE

Raport MBI VLERËN EKONOMIKE TË SEKTORIT JOFITIMPRURËS NË BALLKANIN PERËNDIMOR & TURQI

Ndikimi dhe Zhvillimi i Turizmit ne Ekonominë Shqiptare

RAPORT ZHVILLIMI PROFESIONAL DHE VLERËSIMI I MËSUESVE NË SHQIPËRI

NGA POPULLI AMERIKAN OD AMERIČKOG NARODA

Nxitja e bashkëpunimi rajonale dhe zhvillimi i balancuar territorial i vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin drejt integrimit në BE

APLIKACIONI. Projekti: Trajnimi Rajonal për Zhvillimin e Aftësive për Punësim (RED-T)

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО

RIMËKËMBJE E BRISHTË

PASQYRA E TREGUT TË SEKTORIT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Raiffeisen Bank Albania

RAPORT STUDIMOR PËR NËN-SEKTORËT KRYESORË TË AGROBIZNESIT NË KOSOVË

Strategjia e Zhvillimit të Turizmit:

Forumi Norvegji Shqipëri, mbi sektorin e Energjisë dhe TIK

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DREJTORIA E PËRGJITHSHME E POLITIKAVE

Speci Shqipëri

Arsimi cilësor është ARSIMI CILËSOR PËR NJË TË ARDHME MË TË NDRITUR

TË SHKËPUTUR! RINIA NË ZONAT E PAFAVORIZUARA. Neshat Zeneli

Tema Revista shkencore Impact factor/issn

Varfëria në konsum në Republikën e Kosovës në vitin 2009

Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike. Nr. 24, Tremujori III/2018

Metoda alternative të matjes së produktit potencial në Shqipëri

Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike. Nr. 23, Tremujori II/2018

Raporti i Performancës së Komunave

Analiza për industrinë e lëngjeve të frutave

VLERËSIMI I POLITIKËS PAS ZBATIMIT NDIKIMI I REGJIMIT TË TAKSAVE NË KATËR SEKTORË PRODHUES

I. Ekonomia informale dhe tranzicioni drejt ekonomisë së tregut

Migrimi dhe Zhvillimi Ekonomik në Kosovë

E PROGRAMIT TE STUDIMIT Master Profesional në Menaxhim Biznesi me drejtim

Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani Fakulteti i Edukimit Program Fillor PUNIM DIPLOME

Veglat/Mjetet në INXHINIERINË SOFTUERIKE

Çështjet që do të trajtohen

BULETINI MUJOR KLIMATIK

PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE

Rishikimi funksional i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

TRYEZA TEMATIKE PËR KOSOVA 2020

Komuna e Kërçovës STRATEGJIA. rinore e Komunës së Kërçovës

SHQIPËRIA Partneriteti i Grupit të Bankës Botërore Vështrim i Programit

ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT

COURSE FOR BUSINESS SUPPORT ORGANIZATIONS ALBANIAN LANGUAGE AGRO-START PROJECT

REVISTA DEMOGRAFIA Nr.1 VITI ISSN: REVISTA DEMOGRAFIA. Nr. 1 Viti 2016

Raport vjetor mbi instrumentet e pagesave Kosova në krahasim me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore

Strehimi Social në Shqipëri

Raporti Final Korrik, QEAP Heimerer në Prishtinë

Transcription:

TEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT DHE KOMUNIKIMIT DHE ZGJIDHJE SISTEMESH RAPORT PËRFUNDIMTAR Assoc. Prof. Ana Ktona, PhD Alban Karapici Me porosi të: Përgatitur nga:

PËRMBAJTJA 1. PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE... 2 2. HYRJE... 3 3. METODOLOGJIA... 4 3.1 Pasqyrë e Sektorit... 5 3.2 Rëndësia për Ekonomi... 7 3.3 Struktura e biznesit dhe Karakteristikat... 16 3.4 Karakteristikat e tregut të punës... 21 4. ANALIZA E ZHVILLIMI TË AFTËSIVE PROFESIONALE NË SEKTOR... 29 5. MUNDËSITË E NDËRHYRJES... 35 6. PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME... 37 7. REFERENCAT... 39

1. PËRMBLEDHJE EKZEKUTIVE Objektivi kryesor i këtij raporti është të kryejë një analizë të detajuar të kontributit që sektori i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) jep për ekonominë kombëtare, me fokus të veçantë në identifikimin e potencialit të tij në krijimin vendeve të mira të punës me akses dhe mundësi të barabarta për të gjithë. Në fokus të veçantë do të jenë mundësitë për punësim dhe vetëpunësim që ofrohen nga TIK për të rinjtë. Gjetja kryesore e këtij raporti ka të bëjë me potencialin e zhvillimit afatgjatë të shërbimeve TIK. Nënsektori i këtyre shërbimeve ka potencial rritjeje si në tregun vendas ashtu edhe të huaj dhe ofron potencial afatgjatë punësimi për të diplomuarit e rinj. Nevojiten ndërhyrje për të arritur këtë potencial dhe për të siguruar disponueshmërinë e një fuqie punëtore të kualifikuar. Disa ndërhyrje mund të bëhen në këto drejtime: Zhvillimi i kurrikulave të AFP-së për programet TIK dhe pjesëmarrja e kompanive TIK në zhvillimin e kurrikulave dhe/ose duke qenë pjesë organit mbikëqyrës të ofruesit AFP, Trajnim gjatë gjithë jetës për mësuesit TIK të AFP, Format e dyanshme të arsimit dhe formimit profesionale, Lejimi i mësuevsve të AFP për të punuar me kohë të pjesshme në sektorin e TIK-ut në mënyrë që të jetë më afër teknologjinë dhe më të përditësuar Motivimi i të diplomuarve të TIK për të punuar si mësues TIK në AFP. 2

2. HYRJE Ky studim është kryer në kuadër të Projektit Aftësi për punë, i zbatuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim, Swiss Kontakt dhe Communication Progress, financuar nga Qeveria Zvicerane. Projekti ka për qëllim të analizojë, të identifikojë dhe trajtojë sfidat kryesore të sistemit të zhvillimit të aftësive profesionale në Shqipëri. Ky projekt është në përputhje me Strategjinë Kombëtare për Punësim dhe Aftësi 2014-2020, i cili synon të sigurojë mundësi më të mëdha për të rinjtë për të siguruar punë të mirë dhe të ardhura gjatë ciklit jetësor, duke kontribuar në një rreth virtuoz të reduktimit të varfërisë, zhvillimin e qëndrueshëm dhe përfshirjen sociale. Objektivi kryesor i këtij raporti është të kryejë një analizë të detajuar të kontributit që sektori i teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (TIK) jep për ekonominë kombëtare, me fokus të veçantë në identifikimin e potencialit të tij në krijimin vendeve të mira të punës me akses dhe mundësi të barabarta për të gjithë. Në fokus të veçantë do të jetë mundësitë për punësim dhe vetëpunësim që ofrohen nga TIK për të rinjtë. 3

3. METODOLOGJIA Të dhënat nga burime të ndryshme si INSTAT, Banka Botërore, dhe studime të ndryshme janë shtjelluar dhe analizuar për të siguruar një pasqyrë të kontributit të sektorit të TIK në ekonomi, strukturën e saj të biznesit, karakteristikat e sektorit të TIK-ut në tregun e punës, dhe lidhje e saj me sistemin e AFP-së. Janë studiuar dhe shqyrtuar edhe raporte të ndryshme të kryera në Shqipëri: Rezultatet më të rëndësishme të raportit Ndërtimi i Sistemit Shqiptar të Kualifikimit, Analiza e Kërkesës dhe Lista e Profesioneve (Gishti & Shkreli, 2015) ishin: 1. Një projekt-listë kombëtare e profesioneve më të kërkuara. Profesionet e identifikuar si më të nevojshme në sektorin e TIK përfshijnë: teknikë rrjeti dhe bazë të dhënash teknik ueb, riparues hardueri, teknikë për mbështetje TIK për përdoruesit, programues, operatorë printimi dhe lidhjeje, specialistë të publikimit digjital, dhe teknikë transmetimi 2. Një vështrim mbi zanatet/kualifikimet e nevojshme në çdo rajon të vendit. Qëllimi kryesor i studimit Kërkimeve sipas ndarjes gjinore për sektorin TIK në Shqipëri (CBTL, 2015) synonte të analizonte zinxhirët e vlerave TIK, performancën e sektorit të TIK-ut dhe pozicionin konkurrues. Raporti i Përzgjedhjes së Sektorit: Vlerësimi krahasues i Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) dhe Sektorëve të Veshjes dhe Këpucëve (V&K) në Shqipëri" (Stefanllari et al, 2014) përmbledh gjetjet e procesit të rivlerësimit të TIK dhe V&K, tendencat e tyre aktuale ekonomike, potenciale e rritjes, dhe potencialin e punësimit të të rinjve. Analiza e Nevojave për Aftësi 2014 (ILO, 2014) kishte si qëllim të identifikonte aftësitë dhe mungesat në profilet e punëmarrësve në tregun e punës, profesionet për të cilat punonjësit aktualë nuk kanë aftësi të nevojshme ose profili profesione për të cilat rekrutimi i punonjësve të rinj evidentohet si i vështirë, natyra e nevojave për trajnim sipas profesionit, si dhe shkallën e marrëdhënieve të duhura ndërmjet ndërmarrjeve dhe institucioneve përkatëse shtetërore. 4

Raporti i Ndjeshmërisë Gjinore për Mangësitë në Aftësi në Sektorët e Agropërpunimit, TIK dhe Turizmit në Shqipëri" (IPSED, 2014) ka për qëllim të identifikojë në mënyrë të detajuar se çfarë janë më të nevojshme për profesionet e kërkuara; si i plotësojnë kompanitë këto vende pune; mospërputhja mes asaj që ka nevojë tregu dhe çfarë ofrojnë ofruesit; cilësinë e kurrikulave të tyre dhe përvojës praktike që ofrohen; programet e stazhit dhe si përfitojnë studentë prej tyre; etj. Studimi Bazë i Ofruesve Publik të AFP-së në Shqipëri (GIZ / ETF, 2014) paraqet rezultatet e një studimi bazë të të gjithë ofruesve publikë të AFP-së. Studimi bazë është realizuar gjatë muajit dhjetor 2013 dhe mars 2014, në të 12 qarqet e Shqipërisë. Intervista me informues kyçë u realizuan në dhjetor të vitit 2015. Të dhënat e mbledhura nga këto intervista janë analizuar për të përfunduar panoramën. Në grupet e synuara për intervista u përfshinë kompani prodhuese TIK, tregtarët me shumicë të kompjuterëve, pajisje periferike kompjuterike dhe softuer, kompani për shërbimet TIK, dhe kompani për riparimin e kompjuterave, pajisjeve periferike dhe të komunikimit. Për më tepër, formularin e plotësuan kompanitë në sektorin e financave dhe siguracioneve, ato të sektorit të aktiviteteve teknike profesionale, shkencore dhe të arsimit. 3.1 Pasqyrë e Sektorit Ka tre përkufizime për sektorin TIK (OECD, 2011) të pranuara gjerësisht. Në vitin 1998, sektori i TIK është përkufizuar si një kombinim i industrive të prodhimit dhe shërbimeve që kapin, transmetojnë dhe paraqesin të dhëna dhe informacioni në mënyrë elektronike. Në vitin 2002, përkufizimi u ndryshua pak duke shtuar aktivitetet e shitjes me shumicë të TIK. Në vitin 2007, përkufizimi i sektorit të TIK u ndryshua si më poshtë: Prodhimi (mallra dhe shërbime) të një industrie kandidat duhet të destinohen kryesisht për të plotësuar apo mundësuar funksionin e përpunimit dhe 5

komunikimit të informacionit me mjete elektronike, duke përfshirë transmetimin dhe paraqitjen. Nuk ka ndarje të sektorit të TIK në klasifikimin e NACE. Sipas përcaktimit të fundit të sektorit të TIK, në bazë të klasifikimit NACE Rev.2, ajo përbëhet nga: Industritë prodhuese TIK: 261 Prodhimi i komponentëve dhe bordeve elektronike 262 Prodhimi i kompjuterëve dhe pajisjeve periferike 263 Prodhimi i pajisjeve të komunikimit 264 Prodhimi të elektronikës të konsumit 268 Prodhimi i medias magnetike dhe optike; Industritë tregtare TIK: 4651 Shitje me shumicë e kompjuterëve, aksesorë kompjuter dhe programe 4652 Shitje me shumicë e pajisjeve elektronike dhe të telekomunikacionit dhe pjesëve; Industritë e shërbimeve TIK: 582 Publikim Software 6110 Aktivitete telekomunikacioni me kabëll 6120 Aktivitete telekomunikacioni valor (pa kabëll) 6130 Aktivitete telekomunikacioni satelitor 6190 Aktivitete telekomunikacioni tjetër 6201 Aktivitete programimi kompjuteri 6202 Aktivitete konsulence kompjuterike 6203 Aktivitete menaxhimit të ambienteve të kompjuterëve 6209 Aktivitete të tjera të teknologjisë së informacionit dhe shërbimeve kompjuterike 6311 Përpunimi i të dhënave, hostim dhe aktivitetet e lidhura 6312 Portale web; Aktivitetet të tjera Shërbime TIK: 9511 Riparimi i kompjuterëve dhe pajisjeve periferike 9512 Riparimi i pajisjeve të komunikimit. 6

3.2 Rëndësia për Ekonomi Vlerësimi i kontributit të sektorit të TIK-ut është një detyrë me mjaft sfida. Kryesisht statistikat zyrtare nga INSTAT janë për të gjithë aktivitetin ekonomik dhe nuk janë të detajuara për nënsektorët. Nënsektorët e industrive prodhuese TIK (6 klasa: 6 nënsektorët me klasifikimin 4 shifror) janë pjesë e prodhimit të aktivitetit ekonomik (e cila ka gjithsej 230 klasa: 230 nënsektorë me klasifikimin 4 shifror). Nënsektorët e industrisë e tregtisë së TIK-ut (2 klasat: 2 nënsektorët me klasifikimin 4 shifror) janë pjesë e tregtisë me shumicë dhe pakicë dhe aktiviteti ekonomik i riparimit të automjeteve dhe motoçikletave (e cila ka gjithsej 102 klasa: 102 nënsektorë me klasifikimin 4 shifror). Nënsektorët e industrisë shërbimeve TIK janë pjesë dhe aktivitetit ekonomik të informacionit dhe komunikimit. Ata janë pothuajse gjysma e nënsektorëve (12 klasa: 12 nënsektorë me klasifikimin 4 shifror) në veprimtaritë ekonomike të informacionit dhe komunikimit (e cila ka gjithsej 25 klasa: 25 nënsektorët me klasifikimin 4 shifror). Nënsektorët e riparimin e kompjuterëve (2 klasa: 2 nënsektorët me klasifikimin 4 shifror) janë pjesë e aktiviteteve të tjera Shërbimeve (e cila ka gjithsej 15 klasa: 15 nënsektorët me klasifikimin 4 shifror). Ne do të përdorim të dhënat zyrtare, kur është e përshtatshme kryesisht për aktivitetin ekonomik të informacionit dhe komunikimit. Sipas Bankës Botërore (2015), grafikët e mëposhtëm tregojnë të dhënat për aktivitetet ekonomike pjese e të cilit janë nënsektorët TIK. 7

Grafiku 1: PBB sipas aktivitetit ekonomik Burimi: Banka Botërore Sektori i informacionit dhe komunikimit ka përjetuar një rënie të konsiderueshme në vitin 2009 për shkak të krizës financiare globale 2008-2009, e cila preku edhe Shqipërinë. Norma mesatare e rritjes ka rënë në 3.3% në vitin 2009. Kriza e çoi në rënie të remitancave dhe eksporteve, të cilat, nga ana tjetër, kanë kontribuar për të ulur rritjen ekonomike dhe të ardhurat fiskale. PBB u rrit me 3.5 për qind në vitin 2010 dhe 3 për qind në vitin 2011, mbështetur kryesisht nga shërbimet dhe industria. Rritja ekonomike e Shqipërisë për vitin 2012 është dobësuar ndjeshëm kryesisht për shkak të përkeqësimit të vazhdueshëm të mjedisit të jashtëm. PBB e sektorit të informacionit dhe komunikimit ka qenë në rënie që nga viti 2009 edhe për shkak të uljes së tarifave të komunikimit dhe të internetit dhe si rezultat kanë rënë edhe të ardhurat e operatorëve të komunikimeve elektronike. Për shumë vjet deri në vitin 2008, Shqipëria u konsideruar si një nga vendet me tarifa më të shtrenjta të komunikimit. Tarifat celulare kanë vazhduar të bien ndjeshëm. 8

Grafiku 2: Të ardhurat totale të operatorëve të komunikimeve elektronike (2008-2014) M L N 70,000 60,000 50,000 40,000 30,000 20,000 10,000 The performance of the revenue in the period 2008-2014 - 2,008 2,009 2,010 2,011 2,012 2,013 2,014 Albtelecom fiks 9,863 11,266 10,729 9,419 10,533 9,594 6,395 AMC 23,471 19,975 16,552 13,102 12,315 12,086 11,230 Vodafone Albania 24,919 22,877 20,165 20,171 23,520 18,515 15,305 Albtelecom mobile 600 4,362 5,166 4,821 4,342 4,199 3,956 Plus Communication 10 759 1,835 2,167 1,814 AO 2,671 3,099 4,465 3,325 2,832 3,645 3,452 Total 61,524 61,579 57,087 51,597 55,377 50,206 42,153 Burimi: AKEP 2015 Të ardhurat mesatare për minutë për thirrjet telefonike (AMPM) për periudhën 2010-2014 i cili mat sa paguajnë përdoruesit e celulareve mesatarisht për një minutë të thirrje telefonike (pavarësisht nga destinacioni) ka rënë nga viti në vit. Informacioni më i përditësuar i 2015 për tarifat e operatorëve të rajonit të Ballkanit në paketa standarde tregon se paketa e Albtelecom është paketa me tarifë të ulët mujore në rajonin e Ballkanit. Edhe tarifat e TV me pagesë të cilat janë pjesë e aktivitetit ekonomik të informacionit dhe komunikimit (por jo pjesë e sektorit të TIK) janë në rënie të vazhdueshme që nga viti 2009. 9

Values in ALL/min Grafiku 3: Treguesi AMPM në Shqipëri 2010-2014 ARPM (Average Revenue Per Minute) indicator in Albania 2010-2014 10 0 6.49 5.35 3.92 3.13 2.63 2010 2011 2012 2013 2014 Year Burimi: AKEP 2015 Grafiku 4: Përqindja e aktiviteteve ekonomike në PBB Burimi: Banka Botërore Nuk është e mundur nga këto të dhëna zyrtare për të vlerësuar kontributin e sektorit të TIK ndaj PBB-së, si dhe në rritjen ekonomike dhe rritjes së sektorit e 10

qëndrueshmërisë së tij. Analiza e të dhënave dytësore është bërë për të pasur një pasqyrë më të qartë. Sipas CBTL (2015), sektori i IT në Shqipëri është i vogël dhe llogaritet se kontribuon me më pak se 1 për qind në PBB-së. Segmenti i saj i zhvillimit të software është mjaft i parëndësishëm. Në Shtojcën 1 jepen detaje mbi përbërjen e sektorit të TIK në bazë të këtij studimi. TIK konsiderohet në mbarë botën si një faktor kyç për rritjen ekonomike. Duke qenë se zhvillohet me ritëm të mirë, sektori TIK në Shqipëri konsiderohet ende në fazat e hershme. Ndikimi social-ekonomik i këtij sektori është ende i dobët. Përdorimi i teknologjisë në sektorin e TIK nuk është ende i mjaftueshëm. Grafiku 5: Rritja e secilit sektor Burimi: Banka Botërore Sipas Stefanllari et al (2014), i cili i referohet Zitnik (2012), deri në vitin 2011, tregu i IT në Shqipëri është rritur 5.5% nga viti në vit duke arritur në 190,43 11

dollarë amerikan. Matur në monedhën vendase, tregu u rrit 1.9% nga viti i kaluar. International Data Corporation (Zitnik, 2012) priste që tregu i IT në Shqipëri të rritej me 2.5% në vitin 2012 dhe të rritej me një normë vjetore të rritjes prej 2.1% përgjatë periudhës së parashikimit pesë-vjeçare. Shpenzimet IT pritet të kapin shifrën 211.760.000 $ në vitin 2016. Sipas CBTL (2015), edhe pse nuk ka statistika të sakta për madhësinë e sektorit dhe nën-sektorë të tij, vlerësimet e tyre të përafërta tregojnë se i gjithë tregu software në Shqipëri nuk i kalon 20 milionë euro në vit. Tregtimi i produkteve të TIK ka përjetuar një rënie si në importe ashtu edhe në eksporte gjatë vitit 2014. Grafiku 6: Tregtia e produkteve TIK 2003-2014 Burimi: ACIT 2014 Eksportet ishin 2,345 milionë lekë në vitin 2014 (4.220 milionë lekë në vitin 2013), duke paraqitur një rënie prej 44% në krahasim me vitin 2013. Importet arritën në 19,285 milionë lekë në vitin 2014 (21,170 milion lekë në vitin 2013), që paraqet një rënie prej 9% në krahasim me vitin 2013. Eksportet janë shumë më të përqendruar në 10 produktet e para të eksportuara që përfaqësojnë 83% të totalit të eksporteve të TIK. 12

Tabela 1: Produktet kryesore të eksportuar TIK për vitin 2014, të gjitha mln lekë Përshkrimi HS6 milionë lekë % në totalin e eksporteve TIK Telefona 521 22% Pajisje të tjera, hidrografike, anketimi, oqeanografike, hidrologjike, meteorologjike ose gjeofizike 442 19% Pjesë dhe pajisje (matës rrjedhjeje, matës niveli, Manometrat, matës nxehtësie) 246 10% 851769 Aparate të tjera telefoni 147 6% 851762 Aparate të tjera telefoni 136 6% Përçuesve elektrik të tjerë, të kapur me konektorë, që nuk i kalojnë 80v 101 4% 851770 Aparate të tjera telefoni 95 4% Pjesë dhe pajisje për përdorim me aparatet me kokë nr. 90.15 88 4% Televizorë të tjerë me ngjyra 87 4% Makineri digjitale të përpunimit automatik të të dhënave 82 3% Top 10 produktet e eksportuara 1944 83% Burimi: ACIT 2014 Nuk ka shërbime TIK të eksportuara. Rreth 92% e eksporteve TIK janë të përqendruara në 8 vendet ku Italia është destinacioni kryesor për produktet e TIK të eksporteve nga Shqipëria. Në vitin 2014, eksportet e TIK për në Itali u rritën me 4% në krahasim me vitin 2013 (40% në vitin 2014 të totalit të eksporteve të kësaj kategorie në krahasim me 36% në vitin 2013). Eksportet e TIK për në Austri (vendi i dytë për eksportet TIK) arritën në 19% të totalit të eksporteve të kësaj kategorie (me një rritje prej 8% nga 2013). Një rritje e madhe shënuan eksportet TIK për në Holandë nga 6% (në 2014 12% dhe 6% në vitin 2013). Eksportet TIK për në Kosovë, Mal të Zi dhe Kanada kanë rënë gjatë vitit 2014, ndërsa ato për në Gjermani dhe Maqedoni kanë pasur një rritje. 13

Grafiku 7: Eksportet e produkteve TIK sipas vendeve, 2014 Burimi: ACIT 2014 10 produktet më të importuara TIK përfaqësojnë 60% të totalit të importeve TIK. Vetëm 57% e tyre janë të përqendruara në 8 vende. Grafiku 8: Importet e produkteve të TIK sipas vendeve, 2014 Burimi: ACIT 2014 Në vitin 2014, partneri kryesor për importet e produkteve të TIK është Kina me një rritje prej 5% nga 2013. Shqipëria importoi nga Kina më shumë se 33% (28% në vitin 2013) e produkteve të saj të TIK. Importet TIK nga Italia kanë pasur një rënie prej 11% në vitin 2014 dhe kishin vetëm 5% (16% në 2013 dhe 19% në vitin 2012) të përqindjes së importeve të këtyre produkteve në Shqipëri. Vendet e tjera që pasojnë janë Koreja e Jugut (5%), Gjermania (4%), ShBA (3%), Turqia (2%), etj., me të njëjtën renditje si në vitin 2013, por të gjitha me një rënie në pjesën e tyre. (ACIT, 2014) 14

Tabela 2: Produkte kryesore të importuara TIK për vitin 2014, në milion lekë HS6 Përshkrim mln lekë % në Total Importet TIK 851712 Telefona 2411 13% 851762 Aparatet të tjera, për Carrier-aktuale Sistemet Line 2,033 11% 852872 Televizorë të tjerë me ngjyra 1,959 10% 854449 Konduktorë (përçues) elektrikë, për voltazh që nuk e kalon 80 V, nes 1932 10% 852871 Televizorë të tjerë me ngjyra 761 4% 847130 Makineri digjitale të përpunimit automatik të të dhënave 744 4% 847150 Njësitë Digital Processing 559 3% 901580 Pjesë dhe pajisje për përdorim me aparatet me kokë nr. 90.15 454 2% 851770 Aparate të tjerë telefonikë 390 2% 854470 Kabëll me fibër optike 389 2% 10 produktet më të e importuara 11632 60% Burimi: ACIT 2014 Sektori TIK paraqet një deficit të ngjashëm tregtar si në vitet e mëparshme. Ky sektor nuk përfaqëson një strukturë të stabilizuar ende për sa i përket tregtisë dhe, për këtë arsye, produktet kryesore të tregtuara ndryshojnë shpesh çdo vit që kalon. Strategjia e sektorit të TIK-ut duke zbatuar në Shqipëri është Strategjia Ndërsektoriale "Axhenda dixhitale e Shqipërisë 2015-2020". Vizioni i saj është: Një shoqëri e bazuar në dije dhe informacion, nëpërmjet konsolidimit të infrastrukturës dixhitale në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë; përmirësimit të cilësisë së shërbimeve publike online dhe rritjes së transparencës së qeverisjes. Strategjia ka për qëllim drejtimin e investimeve më të koordinuar dhe efikase në teknologjitë e informacionit dhe komunikimit në mënyrë që të ofrojë shërbime cilësore për qytetarët dhe për të përmirësuar jetesën e tyre. Një nga prioritetet e kësaj strategjie është përmirësimi i infrastrukturës kombëtare të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, si shtylla kryesore e zhvillimit të shpejtë të shoqërisë së informacionit dhe rritjen e gatishmërisë elektronike. 15

Objektivat e kësaj strategjie janë: Rritja e aksesit me shpejtësi të lartë transmetimi, të paktën 100 Mbps deri në 50% të familjeve dhe, të paktën, 30 Mbps për të gjithë popullatën. Rritja e përqindjes së popullsisë që përdor internetin nga 50 %, në fund të 2013, në 90%, në fund të 2020. Numri i bizneseve që përdorin TIK për e-tregtinë të jetë 50%; Të gjitha shkollat me akses interneti broadband; Kompanitë e sektorit TIK ndodhen kryesisht në rajonin qendror. Të gjithë qarqet e Shqipërisë kanë një përqindje shumë të ulët të firmave TIK në krahasim me kompanitë në sektorë të tjerë. (Gishti & Shkreli, 2015) 3.3 Struktura e biznesit dhe Karakteristikat Është e vështirë të shqyrtohet struktura e biznesit dhe karakteristikat e sektorit të TIK për shkak të shpërndarjes së nënsektorëve të saj si pjesë e 4 sektorë sipas klasifikimit NACE Rev.2. Grafiku 9 tregon të dhënat për: prodhimin e kompjuterëve, produkteve elektronike dhe optike; tregtia me shumicë, me përjashtim të automjeteve dhe motoçikletave; aktivitete botimi; telekomunikacionit; programim kompjuteri, konsulence dhe të lidhura aktivitetet; Aktivitetet e shërbimit të informacionit; dhe, riparimin e kompjuterëve dhe mallrave personale dhe shtëpiake. Grafiku 9: Ndërmarrjet aktive sipas ndarjeve 2-shifrore e aktivitetit ekonomik 8,000 7,000 6,000 5,000 4,000 3,000 2,000 1,000 0 8 6,942 204 1,716 301 19 1,697 16

Burimi: INSTAT dhe llogaritje të autorëve vetë. Është kryer një analizë e të dhënave dytësore për të siguruar informacion më të detajuar. Rreth 57% e kompanive IT punësojnë 1-10 punonjës; 38% kanë punësuar 11-50 punonjës; dhe 6% janë kompani me më shumë se 50 të punësuar. Tregun e dominojnë kompanitë me një ose dy pronarët: 41% e të gjitha kompanive të anketuara kanë një pronar të vetëm dhe 31% e tyre janë në bashkëpronësi të dy ose më shumë subjekteve. Më shumë se 55% e kompanive kanë të punësuar nga 2 deri në 9 vetë që nga fillimi i funksionimit të tyre. Në fushën e zhvillimit të softuerit ofrojnë shërbime një numër i madh individësh, të cilët veprojnë si persona fizikë. Aktiviteti i tyre është shumë i vogël dhe përfshirja e tyre është e kufizuar në projekte ose detyra të vogla. Po ashtu. një numër firmash IT, që veprojnë kryesisht në sektorin e harduerë, ofrojnë shërbime softuerë në raste të veçanta. Ka rreth 1.800 kompani të regjistruara, të cilat përfshijnë ato që ofrojnë shërbime IT si një nga qëllimet e biznesit në aktin e themelimit. Ky numër përfaqëson 1.9 për qind të numrit të përgjithshëm të kompanive të regjistruara në vend (në rreth 101 mijë). Megjithatë, vlerësohet se vetëm rreth 200 nga kompanitë e regjistruara janë të përfshira në mënyrë aktive në fushën e IT në një nivel të konsiderueshëm. Pothuajse të gjithë ato e kanë qendrën në Tiranë. Nënsektori i Telekomunikacionit është i përbërë nga 4 operatorë celularë (Telecom Albania, Eagle Mobile, Plus Communication, Vodafone Albania) që ofrojnë shërbime telefon mobil dhe internet, 96 operatorë të telekomunikacionit të linjës fikse (e dominuar nga një kompani e vetme, Albtelecom dhe 95 operatorët alternativë (lokale apo rajonale )), 167 ofruesit e shërbimeve të internetit (ISP) ofrojnë shërbimet dy-dhe triple-play gjerësi bande intensive, ku secili prej tyre ofron zë, internet dhe TV kabllor, 119 ofruesit që mundësojnë transmetimin e programeve audiovizive. Një analizë e informacionit mbi shpërndarjen e biznesit në sektorin sipas pronësisë tregon se shumica e bizneseve me pronësi të huaj veprojnë në tregtinë me shumicë dhe pakicë (27.2%) dhe në informacionit dhe komunikimit (14.1%). Kompanitë shqiptare në pronësi që veprojnë në fushën e informacionit dhe komunikimit janë 1.7% dhe kompanitë me kapital të përbashkët që veprojnë në informacionit dhe komunikimit janë 3.4% (ILO, 2014). Struktura e tregut të IT në Shqipëri, në vitin 2011 është si vijon: 17

Grafiku 10: tregu i IT në Shqipëri Burimi: Zitnik, 2012 Kompanitë IT janë relativisht të reja: 47% e tyre kanë qenë në treg për jo më shumë se 5 vjet që nga shkurti 2014, rreth gjysma e të cilave janë krijuar në 3 vitet e fundit; 22% në 6-10 vitet e fundit, 18% në 11-15 vjet, dhe 14% mbi 15 vjet. Edhe pse më shumë se gjysma e këtyre kompanive janë mikro ndërmarrje me një mesatare prej 5 punonjësve, ato duken të jenë të qëndrueshme në treg për shkak të kostove të ulëta operative dhe në vështrim për rritjen e mundësive. (AITA, 2012) Pjesa mesatare e të ardhurave sipas llojit të shërbimit në IT nënsektor si për vitin 2012 është si vijon: 18

Grafiku 11: Pjesa mesatare e të ardhurave sipas llojit të shërbimit në IT nënsektor Burimi: AITA 2012 Ka një mungesë bashkëpunimi efektiv mes aktorëve në këtë fushë, duke përfshirë biznesin, akademinë, dhe institucionet publike. Përveç kësaj, infrastruktura e IT mbetet relativisht e dobët në vend. Pavarësisht rritjes së investimeve publike dhe private gjatë dekadës së fundit, Shqipëria mbetet prapa në zhvillimin e një infrastrukture moderne dhe të aksesueshme IT. Në veçanti, infrastruktura broadband është ende i kufizuar. Vendi nuk ka një backbone broadband ndërsa rrjetet me fibër optike janë të kufizuara në vetëm disa qytete të mëdha. Infrastruktura të tilla të dobëta dhe qasja e kufizuar broadband, si dhe kostot relativisht të larta të aksesit mbeten kufizime të konsiderueshme për të pasur akses të gjerë në IT/TIK. Planet afatshkurtra të Qeverisë janë që të përdorin TIK në i) për të modernizuar shërbimet qeveritare, e-shërbimeve, për qytetarët dhe bizneset, ii) për të futur në masë shërbimeve TIK në programet e saj arsimore për të kapërcyer hendekun dixhital në aftësitë e të rinjve, dhe iii ) për të konsoliduar infrastrukturën në të gjithë territorin e Shqipërisë, sidomos me përfundimin e infrastrukturës broadband. 19

Pengesa kryesore për rritjen e biznesit dhe përmirësimin në fushën e IT dhe zhvillimit të softuerit, në veçanti, është kërkesa e dobët brenda në vend për shërbime IT. Edhe pse nuk ka shifra të sakta, ka shumë tregues që konfirmojnë se kërkesa për shërbime IT, duke përfshirë zgjidhje softuerike, është shumë e ulët. Një tjetër kufizim sipas CBTL (2015) është se sektori IT përballet me mungesë të aftësive të specializuara, aftësitë teknike dhe menaxhuese. Megjithatë ekziston një konstatim tjetër në lidhje me këtë në studimin e ILO-s (2014). Sipas këtij studimi, është shumë pozitive që sektorët e informacionit dhe komunikimit, të cilat janë specifike dhe kërkojnë aftësi relative më të larta profesionale dhe teknike, janë sektorët ku shumë pak biznese kanë deklaruar të kenë mungesë stafi në lidhje me aftësitë e duhura për të kryer punën e caktuar. Sipas raportit të ACIT (2014), duket se Shqipëria ka arritur të dhëna të mira për sa i përket aftësive dhe mundësive të sektorit TIK. Firmat e TIK nuk janë të specializuar në produktet ose fusha specifike. Me përjashtim të softuerëve të kontabilitetit dhe kompanitë të zgjidhjeve për ndërmarrje, ka pak specializim në sektorë të tjerë. Kërkesa e dobët dhe e padiversifikuar është një faktor i madh që pengon stimujt e firmave të specializuara në produkte apo fusha specifike. Një faktor tjetër është fakti se zakonisht klientët nuk kanë nevojë dhe nuk kontraktojnë shërbime mirëmbajtjeje ose asistence pas prokurimit të zgjidhjeve. Si rezultat, puna për zhvillimin e pjesës më të madhe të produkteve përfundon me dorëzimin e saj te klienti. Kjo do të thotë se sapo të jetë dorëzuar produkt, firma IT e kalojnë personelin te projekte të tjera, të cilat mund të jenë pa lidhje ose mjaft të ndryshme nga ai i mëparshmi. Meqenëse kërkesa e tregut vendas për shërbime IT është ende në rritje, në përgjithësi, kompanitë nuk specializohen për shërbime të caktuara, por zgjedhin te kenë diversifikim të gjerë shërbimesh. Mesatarisht, shitjet dhe shpërndarja përbëjnë 36% të xhiros së kompanisë, e ndjekur nga zhvillimi i softuerëve dhe mirëmbajtjes me 14% dhe zgjidhje e konsulencë IT në 11%. Zhvillim i softuerëve është shërbim kryesor për 10% të kompanive. Të gjitha kompanitë që iu përgjigjën pyetësorit tonë janë kompanitë në pronësi të shqiptarëve. 20

Sipas ILO (2014), sektorët që kanë përqindjet më të larta të kompanive që planifikojnë për të futur produkte të reja dhe teknologjive të reja janë ato në fushën e informacionit dhe komunikimit. 3.4 Karakteristikat e tregut të punës TIK u ofron të rinjve mundësi të paguar mirë dhe tërheqëse. TIK është punëdhënës i rëndësishëm në Shqipëri. Sipas INSTAT-it, numri i të punësuarve në sektorin e informacionit dhe komunikimit ka rënë në vitin 2013. Grafiku 12: Punonjësit Indeksin 2010 = 100 200.0 Information and 180.0 Communication 160.0 140.0 Services 120.0 100.0 80.0 60.0 Wholesale and retail 40.0 trade; repair of motor 20.0 vehicles and motorcycles 0.0 Manufacturing Burimi: INSTAT Kjo është kryesisht për shkak të uljes së numrit të të punësuarve në nënsektorin e telekomunikacionit të informacionit dhe të aktivitetit ekonomik të komunikimit. 21

Grafiku 13: Numri dhe gjinia e të punësuarve në sektorin e telekomunikacionit 5000 4000 3000 2000 1000 0 2520 2314 1899 1698 1313 1720 1852 1593 1504 1431 2010 2011 2012 2013 2014 male female Burimi: AKEP Ndërsa numri i të punësuarve në nënsektorin e telekomunikacionit është në rënie, numri i të punësuarve në informacionit dhe aktivitetit ekonomik të komunikimit është rritur që prej tremujorit të fundit të vitit 2013. Ka disa supozime se një numër i madh i të rinjve punojnë në mënyrë informale si të punësuar ose vetë-punësuar në ofrimin e shërbimeve IT në vende pune si riparime PC, instalim programesh, formatim kompjuteri ose dizajn ueb. Këto supozime bazohen në faktin se ka rreth 4,000 të diplomuar IT që hyjnë në tregun e punës çdo vit. Shumica absolute e punësimit brenda sektorit të informacionit dhe komunikimit është e përqendruar në bizneset që veprojnë në rajonin qendror. Këta sektorë janë pothuajse inekzistente në veri dhe në jug. Kompanitë e TIK kanë ende për të përfituar nga skemat e mbështetjes, duke qenë se pjesa më e madhe e nisma qeveritare janë të përqendruar në aftësitë bazë IT dhe në infrastrukturë, fillimisht në zgjerimin e internetit dhe tani për zbatimin e një rrjeti mbarëkombëtar broadband. Kjo do të thotë se ekzistojnë kushtet për iniciativat e ardhshme të zhvillimit të biznesit të cilat mund të përfitojnë nga investimet në infrastrukturë, kosto të ulët operative dhe një grup i madh të rinjsh të kualifikuar. Nuk ka të dhëna zyrtare për kompanitë që punësojnë specialistë me aftësi në TIK dhe njerëz që punojnë me aftësitë e një specialisti TIK (në masë të gjerë) (MIAP, 2015) 22

Nënsektori i shërbimit IT ka potencial rritjeje si në tregun vendas ashtu edhe atë të huaj dhe ofron potencial punësimi afatgjatë për të diplomuarit e rinj. Megjithatë, kompanitë e IT duhet të gjejnë specializimin e tyre në tregjet globale dhe të krijojnë ofertën e tyre për të qenë në gjendje të konkurrojnë jo vetëm në çmim. Tregu i telekomunikacionit nuk ofron potencial të lartë punësimi duke qenë se kompanitë mund të përdorin kapacitetet e tyre aktuale. Në vend të kësaj, këto korporata të mëdha të telekomunikacionit do të shërbejnë si biznese që kanë nevojë për aplikacione mobile dhe shërbime të mbështjetjes IT teksa rrisin shërbimet mobile për konsumatorët shqiptarë. Sipas këtij studimi, tregu hardware nuk parashikohet të ketë ndonjë rritje të ndjeshme në vitet e ardhshme. Sipas të intervistuarve në një studim të IPSED (2014), pozicionet kryesore për teknikë të nivelit të mesëm kërkohen për ueb dizajn, teknikë të mirëmbajtjes së rrjetit, dhe operatorë të ndihmës në linjë. Dhe sipas intervistave, pozicionet e mësipërme plotësohen kryesisht nga të diplomuarit e shkollave të mesme profesionale ose të përgjithshme që janë të apasionuar në shkenca kompjuterike dhe të teknologjisë së informacionit, ndërsa pozicionet e tjera, si inxhinier sistemi, programim web, programi bazës të dhënash, zhvillim aplikacionesh, menaxher rrjeti, bankimi IT, financat, etj., plotësohen kryesisht të diplomuar me arsim të lartë, e ndjekur nga një trajnimi intensiv të mbuluara financiarisht prej kompanive TIK. Sektori i TIK është i balancuar në aspektin gjinor dhe u ofron grave mundësi të mira për të bërë përpara në karrierën e tyre. Tabela 3 tregon numrin e firmave që punësojnë femra në sektorin e informacionit dhe komunikimit. Tabela 3: Statistikat mbi të punësuarit femra sipas sektorit ekonomik Firmat që punësojnë femra Numri i femrave % Sektori ekonomik numër % mesatare maks. gjithsej Sektor Prodhim 3,176 71.4 9.8 1,324 43,567 59.6 Tregti me shumicë dhe me pakicë, riparimi... 8,635 67.7 1.9 342 24,057 38.6 Informacioni dhe Komunikimi 602 76.7 4.4 577 3,457 41.4 23

Aktivitete të tjera shërbimi 2,204 83.4 3.5 148 9,349 59.4 Burimi: ILO 2014 Numri i njerëzve me aftësi të kufizuara të punësuar në sektorin e informacionit dhe komunikimit paraqitet në tabelën 4. Tabela 4: Statistikat mbi personat me aftësi të kufizuara të punësuar sipas sektorit ekonomik Sektori ekonomik Kompanitë punësuar persona me aftësi të kufizuara numër Numri i punonjësve me aftësi të kufizuara % Në sektorin mesatare total shumë % në Sektor Prodhim 102 2.3% 0.0 7 185 0.3% Tregti me shumicë dhe me pakicë, riparimi... 144 1.1% 0.0 7 202 0.3% Informacioni dhe komunikimi 7 0.9% 0.0 25 25 0.3% Aktivitete të tjera shërbimi 9 0.3% 0.0 2 13 0.1% Burimi: ILO 2014 Sipas IPSED (2014), duket sikur oferta e punës dhe kërkesa janë të shkëputur me ndërmjetës. Zyrat e Karrierës në universitete (asnjë strukturë e tillë ekziston në shkollat AFP) japin orientim sporadike dhe të pamjaftueshme për tregun e punës. Kërkesa në tregun e TIK brendshëm ka ardhur nga kërkesa e sektorit privat dhe qeverisë për shërbime publike që po përdorin sisteme TIK. Sektori i biznesit privat është klienti më i rëndësishëm parësor për shumicën e kompanive - 57% e tyre. Ajo pasohet nga sektori publik, i cili është klienti kryesor për rreth 27% të kompanive. Plot 14% e kompanive kanë konsumatorët si klient kryesor, ndërsa organizatat jofitimprurëse dhe donatorët e huaj janë klientët më pak të rëndësishëm. Edhe pse kompanitë IT përmbushin kërkesën për pothuajse çdo sektor të industrisë, telekomunikacioni i ndjekur nga administrata publike dhe arsimi janë sektorët më të shërbyer. 24

Grafiku 14: Kërkesa në tregun e TIK brendshëm (sipas 2012) Burimi AITA 2012 Plot 331 kompani të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit (42.1%) parashikonin rekrutimin e stafit të ri në 2015. (ILO, 2014) Ato bashkëpunojnë me Zyrën e Punësimit për të rekrutuar staf të ri, për pjesëmarrje në programin e nxitjes së punësimit dhe për informacione mbi tregun e punës si më poshtë: Tabela 5: Frekuencat e çështjeve të marrëdhënieve "me Zyrën e Punësimit sipas sektorit Sektori ekonomik Rekrutim i stafit të ri % Mbi numrin e përgjithshëm e firmave në nëngrupit pjesëmarrja e programeve të nxitjes së punësimit Informacion për tregun e punës % E shpërndarjes brenda çështja e marrëdhënieve '(% nga kolona) Rekrutim i stafit të ri pjesëmarrja e programeve të nxitjes së punësimit Informacion për tregun e punës Prodhim 24.8 15.0 32.1 12.6 18.1 16.5 Tregti me shumicë dhe me pakicë, riparimi... 22.5 6.1 29.9 32.7 21.1 44.1 Informacioni dhe komunikimi 20.6 2.5 16.2 1.8 0.5 1.5 Aktivitete Shërbime të tjera 3.7 10.7 18.6 1.1 7.7 5.7 25

Burimi: ILO 2014 Lajmërimet në gazetë, portale e punës, faqet të internet të kompanisë, etj. është përdorur si metodë për rekrutim nga 46% e kompanive të Informacionit dhe Komunikimit dhe 44% e tyre kanë përdorur të njohurit, të afërmit dhe miqtë, si metodë rekrutimi. Mund të arsyetohet se përqindja e lartë e përdorimit të kanalit të të njohurve, të afërmve dhe miqve si metodë rekrutimi për punonjësit e rinj është arsyeja që ky sektor ekonomik po përjeton disa mungesa aftësish. Pjesa tjetër prej 10% ka përdorur metodën ngritja në detyrë e punonjësve të tjerë në ndërmarrje. Rezultatet nga intervistat me informator kyç tregojnë se kompanitë TIK janë duke përdorur më shumë metodën blej (të trajnuar/arsimuar tashmë) sesa metodën krijoje (trajnim në kompani). Grafiku 15: Politika e trajnimit të kompanisë 33.30% 66.70% more to buy (already trained/educated) more to make (train in the company) Kemi pothuajse të njëjtat rezultate të perceptimeve që kanë të intervistuarit kanë për politikën e sektorit. 26

Grafiku 16: Politika e trajnimit të sektorit 37.50% 62.50% more to buy (already trained/educated) more to make (train in the company) Ekzistenca e strukturës së trajnimit dhe buxhetit brenda kompanisë për informim dhe komunikim Sektori ekonomik është si vijon: Tabela 6: Shpeshtësia e ekzistencës së strukturës së trajnimit dhe buxhetit brenda kompanisë sipas sektorit ekonomik Sektori ekonomik Ka një strukturë trajnimi Ka buxhet trajnimi Firma % në sektor Firma % në Sektor Informacioni dhe komunikimi 229 29.2 72 9.2 Burimi ILO 2014 Numri i punonjësve që kanë marrë trajnim në 12 muajt e fundit deri në shtator të vitit 2014, në sektorin ekonomik të informacionit dhe komunikimit është si vijon: Tabela 7: Numri i punonjësve që kanë marrë trajnim në 12 muajt e fundit nga sektori Sektori ekonomik Nr. firmat % në sektor Numri i punonjësve të trajnuar mesatare (Përfshirë. 0) Maks. Total % në sektor Informacioni dhe komunikimi 249 31.7 4 860 3130 37.5 Burimi ILO 2014 Informacioni dhe Komunikimi është një nga aktivitetet ekonomike më të përdorura për trajnimin e stafit me 37.5% të stafit të tyre të trajnuar nga shtatori 27

2013 deri në shtator 2014. Kjo mund të lidhet me natyrën e vendeve të punës të kualifikuar që ekziston në sektor, punë që kërkojnë aftësi të përditësuara me teknologjinë, e cila është në zhvillim të vazhdueshëm në këtë aktivitetit ekonomik. Sipas tabelës së ILO-s (2014), 20 profesionet e para të grupuar sipas kodit ISCO, të renditura sipas numrit të vlerësuar të firmave, ku trajnimi i veçantë do të nevojitet kryesisht në të ardhmen e afërt, janë operacionet TIK dhe teknikë të asistencës për përdoruesit si kodues dhe analistë programesh e aplikacionesh. Tabela 8: Profesionet TIK ku trajnimi i veçantë është e nevojshme kryesisht në të ardhmen e afërt Numri i firmave Renditja ISCO 3 shifror Grupi i profesioneve Të gjitha firmat Micro & i vogël Mesatar e i madh 10 351 Operacionet TIK dhe teknikë për asistencë përdoruesish 183 177 7 20 251 kodues dhe analistë programesh e aplikacionesh 115 49 65 Burimi: ILO 2014 Kjo nevojë për trajnime të veçanta mund të jetë shkaktuar nga natyra e teknologjive TIK, të cilat janë vazhdimisht duke përparuar. Shumë firma ofrojnë trajnim intensiv në mjediset e punës për të diplomuarit ku në disa raste zgjasin 6 deri në 12 muaj, për të bërë të mundur që ata të ndërmarrin detyra konkrete në firmë, gjë që imponon kosto shtesë. Kjo mund të jetë për shkak të specializimit të teknologjive të caktuara që kanë TIK këto firma. Rezultatet nga intervistat tregojnë se forma më e përdorur e trajnimit është trajnimi në vendin e punës. 28

4. ANALIZA E ZHVILLIMI TË AFTËSIVE PROFESIONALE NË SEKTOR Shkollat publike AFP me profil TIK gjenden në çdo qark të Shqipërisë, por vetëm dy prej tyre shkollave janë vetëm për profilin TIK. Tabela 9: Shkollat që ofrojnë profilin e TIK sipas qarkut Qarku Shkolla që ofron profilin TIK Profilet Berat Stiliano Bandilli Mekanikë, Servis makinash, termo-hidraulikë, Elektro-Teknika, TIK Dibër Nazmi Rushiti Ekonomia dhe Biznesi, Kombinuar, arsimi, TIK Durrës Beqir Çela Servis makinash, Elektro, mekanik, termohidraulikë, TIK Elbasan Sali Ceka Turizmi, dhe, hoteleri, tekstile-konfeksione, termohidraulikë, ndërtim, përpunim druri, TIK Fier Petro Sota, Fier TIK, Servis makinash, Elektro-teknikë, teknologji kimike, Agro-mekanike Shkolla Profesionale, Lushnje Servis makinash, Mekanikë, termo-hidraulikë, Elektro-teknikë, TIK, Ekonomia dhe Biznesi Korça Fan S. Noli TIK Kukës Havzi Nela Kombinuar, Arsim, Ekonomia dhe Biznesi, TIK Lezha Kolin Gjoka TIK, Ekonomi dhe Biznesi, administrim zyre School Industrial Profesional Mekanikë, termo-hidraulikë, TIK Shkodër Arben Broci Mekanikë, Servis makinash, Elektro-teknikë, TIK Tiranë Gjergji Canco Elektronikë, Elektro-teknikë, TIK Hermann Gmeiner TIK Qendra Multifunksional TIK, Turizëm dhe mikpritjen, shërbimet shëndetësore, Servis makinash, Bujqësi, Ekonomi dhe biznes, teknologji ushqimore, administrim zyre 26 Marsi Mekanikë, termo-hidraulikë, TIK Vlorë Pavarësia Servis makinash, termo-hidraulikë, Elektro-teknikë, Mekanikë, TIK Gjirokastër Thoma Papapano Servis makinash, Elektro-teknikë, termo-hidraulikë, TIK Korça, Gjirokastra, Vlora, Shkodra, Elbasani, Berati, Lezha, Kukësi dhe Dibra kanë departamente TIK në arsimin e mesëm AFP, por nuk kanë TIK si prioritet apo sektor potencial ekonomik. 29

Qendrat e formimit profesional që ofrojnë kurse TIK janë të vendosura në qarqet e Korçës, Gjirokastrës, Vlorës, Fierit, Durrësit, Shkodrës, Elbasanit dhe Tiranës. Në Tabelës 10 jepet një listë formimesh profesional në TIK të ofruara nga QFP. Tabela 10: kurse të formimit profesional në TIK Qarku Kurs i formimit profesional Korça kompjuter Gjirokastra kompjuter Vlora kompjuter Fier kompjuter Durrës kompjuter Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK), Shkodra kompjuter Elbasan riparim kompjuteri, kompjuter Tirana (QFP 1) Grafik dizajner Marrja e shkollave apo qendrave profesionale për trajnime rrallë bëhet nga bizneset. Në përgjithësi, bizneset nuk kanë informacion për sistemin e AFP. Ka raste kur bizneset marrin pjesë në sistemin e AFP, por si pjesë e organit mbikëqyrës të ofruesit e AFP. Bizneset rrallë përfshihen në hartimin e kurrikulave të një ofruesi të AFP, ose në të mësuarit e dyanshëm së bashku me ofruesit e AAP. Ky është rasti me Shkollën e sapohapur TIK Hermann Gmeiner në Tiranë. Sipas IPSED (2014), njerëzit e intervistuar deklaruan se pozicionet kryesore për teknikë të nivelit të mesëm nevojiten për web design, teknikë të mirëmbajtjes së rrjetit dhe operatorë të asistencës në linjë. Sipas intervistave, pozicionet e mësipërme plotësohen kryesisht nga të diplomuarit e shkollave të mesme profesionale ose të përgjithshme që janë të apasionuar në shkenca kompjuterike dhe të teknologjisë së informacionit. Ka shumë QFP për Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK). Nga 44 QFP, 17 prej tyre u prezantuan rishtazi në vitin 2009. Ka 17 shkolla publike të arsimit profesional që ofrojnë profilin TIK. Performanca e Shkollës së sapohapur TIK Hermann Gmeiner nuk mund të vlerësohej. Performanca e shkollave të AP në TIK është vlerësuar për shkollat 30

e tjera (16 në total). Vetëm një nga shkollat AP që ofrojnë profilin e TIK-ut është me rezultate shumë të mira, 43.75% e tyre me rezultate mesatare, 37.5% e tyre janë të nivelit të ulët dhe 12.5% janë me rezultate tepër të dobëta. Mësuesit që japin TIK nuk kanë arsimin përkatës të lëndës (ka raste të mësuesve TIK të diplomuar në gjuhën angleze apo në arsim fillor). Një problem tjetër me të cilat përballen SHAP që ofrojnë TIK lidhet me mjediset e praktikës dhe laboratorët. Ka laboratorë në të gjitha shkollat e TIK-ut, por në disa raste janë të vjetëruar dhe nuk janë në gjendje për të mbështetur softuerë për klasat e programimit TIK. Në më shumë se 50% të shkollave, lëndët teknike të elektronikës janë të vështira për t u organizuar për shkak të ambienteve të praktikës që mungojnë në shkolla e arsimit profesional. (Dibra, 2015) Disa module praktike të cilat janë pjesë e kurrikulës janë të destinuara për sektorë të veçantë të industrisë me teknologji të veçantë të sofistikuara, produkte, linja prodhimi, etj., të cilat nuk ekzistojnë në qarkun e ofruesve të AFP dhe janë kështu të pamundur për të ofruar trajnimin praktik. Ky është edhe rasti me kurrikulat TIK. Afërsisht një në tre nxënës është duke u trajnuar në TIK me qëllimin kryesor për të ndjekur universitetin dhe jo për të hyrë në tregun e punës. Një faktor tjetër për uljen e efektivitetit të jashtëm është përqindja e ulët e punësimit të studentëve të TKI pas diplomimit. Pothuajse 1 në 3 studentë me kohë të plotë i diplomuar për TIK nga shkollat e arsimit profesional është në Profilet i papunësueshëm. Studimet e ndryshme nga Departamenti i Shkencave Kompjuterike (Informatikës) të Fakultetit të Shkencave të Natyrës (FSHN) nxjerrin në pah se niveli i njohurive të fituara nga studentët në kursin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit të shkollë të mesme (profesionale ose jo) kanë qenë dukshëm më të ulëta në krahasim me programin e këtij kursi. Studime të ndryshme të kryera për të evidentuar arsyet përkatëse konstatojnë se mësuesit e informatikës të shkollave të mesme që japin mësim këtë lëndë nuk kanë diplomë në shkenca kompjuterike. Për të trajtuar këtë situatë, sugjerohet që këta mësues të marrin një diplomë master në TIK. Aktualisht, në bashkëpunim me Qendrën e Ekselencës së FSHN, Departamenti i Shkencave Kompjuterike po punon për të krijuar një platformë që ofron trajnime të vazhdueshme për mësuesit e shkollave të mesme. 31

Ofrimi i programeve AFP të nxitur nga oferta nuk i përgatit nxënësit për tregun e sotëm shqiptar dhe evropian të punës. Për të trajtuar një gjë të tillë, sektori privat duhet të afrohet më shumë me planifikimin dhe organizimin e programit AFP, si pjesë e procesit që bën që AFP të nxitet nga kërkesa dhe të jetë më i përgjegjshëm ndaj ndryshimit dhe progresit. Deri më sot, përfshirja e punëdhënësve dhe industrisë në AFP është e kufizuar dhe ndikimi i tyre në formimin e të rinjve shqiptarë është, rrjedhimisht, modest. Në lidhje me gatishmërinë për punë dhe punësueshmërinë e të diplomuarve, rezultatet nga vlerësimi tregojnë qartë se sistemi aktual i AFP nuk i pajis të diplomuarit e AFP-së me aftësitë e nevojshme për të hyrë në tregun e punës. Afërsisht një në tre nxënës merr pjesë në programe të AFP për të cilat nuk ka asnjë aktivitet të përshtatshëm profesionale (TIK është një prej tyre) që kërkohet në tregun shqiptar të punës. Përveç kësaj, theksimi i tepërt në AFP me synim Maturën akademike nuk ka rritur punësueshmërinë dhe gatishmërinë për punë të të diplomuarve të AFP-së. Ajo më shumë hap rrugën për arsimin e lartë. AFP punon si një rrugë drejt hyrjes në arsimin e lartë për të paktën 50% të të diplomuarve të AFP-së dhe perceptohet si e tillë nga shoqëria. Numri i studentëve të regjistruar në profilin e TIK është afërsisht 12% e studentëve të AFP. Profili TIK po bëhet një nga profilet më tërheqës të arsimit profesional. Vetëm 6.3% e nxënësve janë të regjistruar në shkollën e mesme me rezultate të larta, 55.1% e tyre janë të regjistruar në shkolla të mesme me rezultate mesatare, 35.3% e tyre janë të regjistruar në ato të nivelit të ulët dhe 3.3% e tyre janë të regjistruar në shkolla të arsimit profesional me rezultate tepër të dobëta. Regjistrimi aktual i vajzave / grave në VE është i kufizuar. Numri i vajzave në profilin e TIK është pothuajse 17% e të gjithë nxënësve në TIK VE, një përqindje të lartë në krahasim me përqindjen e vajzave në tjetrin VE profilet. Situata në QFP-ve në lidhje me paragjykimet gjinore duket pak më të mirë. Atje, pjesëmarrja e të trajnuarve meshkuj është 61%, ndërsa pjesëmarrja e pjesëmarrësve femra është 39%. 32

Grafiku 17: Nxënësit e regjistruar në profilin TIK të AFP sipas vitit akademik dhe gjinisë 2000 1800 1600 1400 1200 1000 800 600 400 200 0 611 922 1182 1669 1562 142 120 169 234 263 294 322 Male Female Për sa i përket qasjes së personave me aftësi të kufizuar, 50% e QFP-ve raportojnë se kanë procedura të veçanta për pranimin e tyre. Në të kaluarën, kjo përfshinte edhe përjashtimin nga pagesa e tarifave të shkollimit. QFP e përzgjedhura deklaruan se bashkëpunojnë me shoqatat dhe/ose hartojnë programeve të veçanta për këtë target grup. Në të kundërt, SHAP duket se janë më pak të hapura për nxënësit me aftësi të kufizuara (10% e këtyre shkollave me procedura të veçanta për personat me aftësi të kufizuara). Aftësitë e kufizuar dhe varfëria janë të ndërlidhura ngushtë, ku aftësitë e kufizuara theksojnë varfërinë dhe varfëria rritur gjasat e aftësive të kufizuar. Aktualisht, duhet bërë më shumë për të thyer këtë cikël me anë të integrimit të personave me aftësi të kufizuara në rrjedhën e AFP-së, duke hapur rrugën për punësim të denjë dhe rritjen e cilësisë së jetës. Më kryesorja është se duhet të sensibilizohen mësuesit/instruktorët e AFP. Mësimi, trajnimi dhe materialet mësimore duhet të bazohen në barazinë gjinore dhe duhet trajtuar praktikisht dhe vazhdimit aspekti kulturor që lidhet me stereotipet gjinore. (GIZ / ETF, 2014) Duhet realizuar një ndryshim themelor për t u larguar nga pozicioni stereotip i vajzave në AFP, në mënyrë të veçantë. Për këtë qëllim duhet të hartohet një strategji e integruar komunikimi që të synojë prindërit dhe nxënësit (e ardhshëm). Një komunikim i tillë do t i informonte nxënëset femra në lidhje me mundësinë e programeve të shkurtra dhe të rëndësishme të AFP dhe për t i 33

bindur ato të zgjedhin arsimin profesional. Duke qenë se zgjedhja e karrierës ndikohet shumë nga prindërit, duhet të realizohen fushata ndërgjegjësimi të veçanta për prindërit/kujdestarët. Ofruesit e AFP-së do të duhet të shqyrtojnë ofertën e tyre për sa i përket gjinisë dhe të promovojnë në mënyrë aktive AFP për vajzat dhe gratë. Për më tepër, ofruesit e AFP duhet të sigurojnë konvikte të përshtatshme me mjedise sanitare për vajzat dhe gratë. Pothuajse të gjitha kompanitë e TIK që plotësuan pyetësorin kanë raportuar se nuk kanë të diplomuar nga AFP në kompanitë e tyre dhe nuk kanë në plan të punësojnë nga sistemit të AFP kur hapen vende të lira pune në kompanitë e tyre. 34

5. MUNDËSITË E NDËRHYRJES Në dritën e kërkesës globale për IT shërbime, maturimit të kërkesës së tregut vendas, dhe ofertës së madhe me fuqi punëtore në nivel vendor, shërbimet IT kanë një potencial zhvillimi afatgjatë. Shërbimet e nënsektorit IT kanë potencial rritjeje si në tregun vendas ashtu edhe të huaj dhe ofrojnë potencial punësimi afatgjatë për të diplomuarit e rinj. Megjithatë, kompanitë e IT duhet të gjejnë specializimin e tyre në tregjet globale dhe krijojnë ofertën e tyre për të qenë në gjendje të konkurrojnë jo vetëm me çmim. Në lidhje me sektorin bankar, TIK nuk shihet si sektor me rrezik të lartë dhe por me interes, si sektor që mbart një larmi firmash dhe potencial për rritje. Ekspertët e zhvillimit ekonomik e perceptojnë TIK si një sektor që ka ende nevojë të strukturohet dhe nënvizojnë nevojën për studime dhe kërkime të mëtejshme për të identifikuar strategjitë më të mira të rritjes së tij. Ekziston një mungesë e qartë e studimeve dhe analizave sektoriale ekonomike specifike për TIK. Megjithatë, ka të ngjarë që ndërhyrjet në këtë sektor do të krijojnë vende pune që janë jo vetëm të mira, por edhe tërheqëse për të rinjtë. Shumë ekspertë duket se janë dakord se TIK është me të vërtetë qëllim afatmesëm-afatgjatë për Shqipërinë. Rritja e sektorëve të TIK varet nga zhvillimi i lidhjeve me klientë të rinj ndërkombëtarë, nga kapaciteti i firmave për të krijuar produkte të reja, dhe disponueshmërinë e një fuqi punëtore të kualifikuar e të aftësuar. Në disa raste të diplomuarve u duhen 6 deri në 12 muaj për t u aftësuar të ndërmarrin detyra konkrete në firmë. Ndoshta, kjo është për shkak të specializimit të caktuara TIK që kanë këto firma. Një stazh i gjatë (një vit për shembull) gjatë studimeve TIK ndoshta do të ulte kohën që i duhet të diplomuarit për të qenë gati për punë. Gjatë praktikës, ata do të fitojnë aftësitë në teknologji të veçanta TIK ku janë të specializuar firmat TIK dhe si rezultat do të duhet më pak kohë për të qenë të gatshëm të punojnë, pasi të diplomohen. Një nga opsionet e ndërhyrjes është të sigurohet disponueshmëria e një fuqie punëtore të kualifikuar. Ndërhyrja mund të bëhet në disa drejtime: 35