RAPORT PERIODIK Nr maj. 27 maj 2011

Similar documents
MONITORIMI I ZGJEDHJEVE LOKALE, 21 QERSHOR 2015, NË SHQIPËRI RAPORT PËFUNDIMTAR

Raport i zgjedhjeve komunale 2009

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2005 DHE TE DREJTAT E NJERIUT NE SHQIPERI

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

NDARJA E PUSHTETIT DHE ZBATIMI I MARRËVESHJES KORNIZË TË OHRIT

2012/01. Gjendja e Mediave në Kosovë

RAPORTI I PROGRESIT Made in Kosova

TRANSPAROMETRI KOMUNAL

MODELI I POLICIMIT NË BASHKËSI NË SHKUP NGA IDEJA NË REALITET

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

PUNËTORËT QË [S ]KANË TË DREJTA

RAPORT REAGIMI: PËRGJIGJET NDAJ RASTEVE TË DHUNËS NË FAMILJE DUKE MARRË PARASYSH VDEKJEN E ZNJ. ZEJNEPE BYTYÇI-BERISHA

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

Pjesëmarrja e të Rinjve. në Zgjedhje. në Kosovë

Projekti është mbështetur nga Bashkimi Evropian A I PLOTËSOJNË STANDARDET PËR QEVERISJE TË MIRË NJËSITË E VETËQEVERISJES LOKALE?

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS

INSTITUTI KOSOVAR PËR KËRKIME DHE ZHVILLIM TË POLITIKAVE ANALIZË E SHKURTË 2011/07. Krahasim i sistemeve zgjedhore në rajon

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Mediat lokale në Kosovë, gjendja dhe sfidat

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP

ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

Manual për Vëzhgimin e Zgjedhjeve. Botimi i pestë ODIHR

SISTEMI ZGJEDHOR DHE PARTIAK NË KOSOVË PERSPEKTIVA E ZHVILLIMIT TË DEMOKRACISË BRENDAPARTIAKE

kundër. E paditura XX, NSH, XX, Përfaqësuar nga Agjencia e Privatizimit e Kosovës, rr.ilir Konushevci, No. 8, Prishtinë

KRYETARI I KOMUNËS PËRFAQËSUES APO DOMINUES?

Roli i të Rinjve. Subjektet Politike. në Kosovë

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

Prof. Dr. Arsim BAJRAMI, MA. Sc. Florent MUÇAJ *, Përparim GRUDA * Konstitucionalizimi dhe kontrolli kushtetues i partive politike - rasti i Kosovës

INSTITUCIONI I AVOKATIT TË POPULLIT

SIGMA Mbështetje për përmirësimin e Qeverisjes dhe të Menaxhimit Një iniciativë e përbashkët e OECD dhe Bashkimit Europian, financuar kryesisht nga BE

IKD Rr. Rrustem Statovci Prishtinë E: Tetor 2018 Prishtinë, Republika e Kosovës

RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES. Integriteti në Policinë e Kosovës. Autor: Plator Avdiu

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI. STUDIM (draft)

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

Gjendja e demokracisë shqiptare në prag të zgjedhjeve parlamentare Perceptime 2013

Tabela e Përmbajtjes

KOMITETI I HELSINKIT PËR TË DREJTAT E NJERIUT I REPUBLIKËS SË MAQEDONISE RAPORTI VJETOR 2008

NJË VËSHTRIM I JASHTËM I TRAJNIMEVE TË REALIZUARA ME PERSONELIN E VETËQEVERISJES LOKALE Përgatitur nga Brenda Lee Pearson.

QASJA NË DREJTËSI DHE TË DREJTAT E NJERIUT

Manual për Vëzhgimin e Teknologjive të Reja të Votimit

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosova Kuvendi-Skupština-Assembly. Doracak FUNKSIONI MBIKËQYRËS I KOMISIONEVE PARLAMENTARE

NJË ANËTAR, NJË VOTË: NJË PËRMBLEDHJE SHKRIMESH POLITIKE

Përtej retorikës politike

KOMISIONI EVROPIAN. Bruksel, SWD (2016) 363 Final DOKUMENT PUNE I STAFIT TË KOMISIONIT. Raporti i vitit 2016 për Kosovën*

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

DORACAK UDHËZUES DREJT KOMPETENCAVE PËR KRYETARËT E SAPOZGJEDHUR TË KOMUNAVE DHE ANËTARËT E KËSHILLAVE TË KOMUNAVE

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

KOSOVË RAPORTI I PROGRESIT DHE INDEKSI PËR MROJTJEN E FËMIJËS THEKSON MANGËSITË KRYESORE NË SISTEMIN E MBROJTJES SË FËMIJËS

BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government

Vlerësimi i Mbikëqyrjes Demokratike dhe Mekanizmave të Qeverisjes së Këshillave Komunale për Siguri në Bashkësi

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

Në ndryshim nga numrat e

E Shtunë 14 Janar 2017

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI STUDIM KOMBËTAR

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

Instituti i Kosovës për Drejtësi Mars 2017

Revistë Shkencore e Fakultetit të shkencave sociale

Katër kandidatë në garë për drejtimin e SPAK dhe Byrosë, në listë dy femra, SHBA-BE takime në ambasada me personat që do luftojnë korrupsioninfaqe 2-3

RAPORT I MONITORIMIT KOMUNA E FERIZAJT JANAR QERSHOR 2013

THIS PROJECT IS FUNDED BY THE EUROPEAN UNION The views expressed in this publication do not necessarily reflect the views of the European Commission

Sektori i Rinisë. Politikat rinore të Komunës së Prizrenit

UNMIK PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT P R O C E S V E R B A L

Aneksi Përmbledhje e rezultateve kryesore të hulumtimit kuantitativ të kryer për nevoja të këtij raporti nga Index Kosova - Partner of BBSS

ASI newsletter. Korrik 2004, Nr. 12. osce. Mission in Kosovo

PARIMI I MOS-DISKRIMINIMIT SI PJESË E UNIONIT EVROPIAN ПРИНЦИПОТ НА НЕ-ДИСКРИМИНАЦИЈА КАКО ДЕЛ ОД ЕВРОПСКАТА УНИЈА

POLICY REPORT Politizimi në administratën publike të Maqedonisë

Komisioni i Pavarur për Media. Raporti Vjetor 2008

Raporti i Performancës së Komunave

Analizë politikash 05/2016

Monitoruesi i Korrupsionit 2010

QYTETARËT DHE GAZETARËT PËR PROFESIONALIZMIN MË MEDIA

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

qershor 2017 BORDI I DREJTORËVE PËRFAQËSIMI I GRAVE në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura

ANALIZA E PROCEDIMEVE TË ÇËSHTJEVE PENALE NË APEL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

A s s e m b l y S u p p o r t I n i t i a t i v e Newsletter Maj 2003, No 06

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë

BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE (MENDIMET MOSPAJTUESE) BILTEN SUDSKE PRAKSE (MIŠLJENJA NESLAGANJA) BULLETIN OF CASE LAW (DISSENTING OPINIONS)

Transporti humanitar me autobus në Kosovë, pas bartjes së përgjegjësive te Institucionet e Kosovës Gjetjet e Monitorimit. Raporti nr. 5.

Implementimi i Procesit të Decentralizimit në Kosovë

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës RASTI NR. KO130/15

Shqyrtim i zbatimit të kodit të ri të procedurës penale në Kosovë

POLICY REPORT. Analiza e politikave dhe praktikave kombëtare që kanë të bëjnë me migracionin e paligjshëm dhe kërkuesit e azilit

Shërbimi inteligjent amerikan, gjatë. Bashkimi Evropian i ka vendosur Shqipërisë disa kushte, të

RAPORT MONITORIMI MBI DREJTËSINË ZGJEDHORE

Shkrirja e gardës së vjetër në PD, strategji e Bashës për t'i shpëtuar largimit nga drejtimi i partisë, ja skenarët që do përdorë pas zgjedhjeve

SKENIMI I INTEGRITETIT

Analizë e Ligjit të Prokurimit Publik

KODI I PUNËS RISITË E LIGJIT 136/2015. Av. Sabina Lalaj Senior Legal Manager Tax & Legal Department 18 Maj 2016

Përgatitur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (FKSHC) ANALIZA E SHOQËRISË CIVILE NË KOSOVË

PIKËPAMJET E QYTETARËVE PËR ÇËSHTJET KRYESORE TË PAQES DHE SIGURISË NË KOSOVË

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria - Vlada Government

LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT: ANALIZË KRAHASUESE MES KOSOVËS

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/41

Transcription:

OSCE Office for Democratic Institutions and Human Rights Election Observation Mission 2011 Early Parliamentary Elections The former Yugoslav Republic of Macedonia RAPORT PERIODIK Nr. 2 16 23 maj 27 maj 2011 I. PËRMBLEDHJE Përpos disa vonesave nga ana e Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), përgatitjet për fushatën në përgjithësi janë të përpikta. KSHZ-ja ka funksionuar në mënyrë transparente, por duhet ende bërë që të arrijë një stil konsenzual gjatë trajtimit të disa çështjeve kundërshtuese. Komisionet komunale zgjedhore (KKZ) në përgjithësi janë të pëgatitura për zgjedhjet. Megjithatë, të gjithë janë ankuar se KSHZ-ja nuk ua ka transferuar fondet, gjë e cila ka rezultuar në atë që disa kryesues të KKZ-ve ti përdorin fondet e tyre vetanake për ta përkrahur funksionimin e KKZ-ës. Në vijim është trajnimi i komisioneve të rangjeve më të ulta. Edhe pse KSHZ-ja ka botuar manuale të cilat japin udhëzime për KKZ-ët dhe KZ-ët, ende mungon rregullacioni ligjor lidhur me këtë. Fushata zyrtarisht filloi më 16 maj dhe deri tani është zhvilluar me një intenzitet të ulët, në veçanti jashtë Shkupit. Retorika e vrazhdë e vërejtur gjatë periudhës përpara fillimit zyrtarë të fushatës përsëri është prezente. Fushata parimisht zhvillohet përmes mitingjeve të organizuara nëpër gjithë vendin. Vetëm një numër i vogël i partive përdorin billborde dhe postera, përderisa garuesit e tjerë përdorin aktivitete më të vogla dhe zbatojnë fushatën "prej dere në derë". Kjo parcialisht është kështu për shkak të mungesës së resurseve financiare. Edhe pse mediat deri tani ju kanë mundësuar votuesve transmetim të gjërë të fushatës, raportet preliminare të vëzhgimit të mediave të MVZ nga OSBE/ODIHR tregojnë se shumica e radiodifuzerëve ndjekin politika editoriale partiake. Deri tani vetëm një ankesë formale është dorëzuar në KSHZ edhe atë lidhur me fushatën e hershme. Shumica e garuesve kanë përcjellë ankesa verbale, në vend të dorëzimit të ankesave të shkruara formale. MVZ i OSBE/ODIHR vazhdon që ti ndjekë pohimet e më hershme lidhur me presionin mbi nëpunësit shtetëror për ti përkrahur partitë në pushtet gjatë zgjedhjeve.

OSCE/ODIHR Election Observation Mission Page: 2 II. ADMINISTRATA ZGJEDHORE Përpos vonesave për ti plotësuar disa afate zgjedhore, përgatitjet për zgjedhjet në përgjithësi janë të përpikta. 1 KSHZ vazhdon që të funksionojë në mënyrë transparente. Kolegialiteti dhe konsenzusi varen nga çështjet të cilat diskutohen dhe nga ajo se nëse mediat janë prezente. Votimi për çështjet senzitive politike ka qenë rreptësisht sipas linjave partiake. 2 KSHZ ka miratuar dhe ka botuar dy manuale për trajnim, një për KKZ-ët dhe një tjetër për KZët. KSHZ e informoi MVZ të OSBE/ODIHR se ato kanë për qëllim që ti miratojnë të gjitha ushëzimet procedurale të zgjedhjeve prezidencial dhe lokale të vitit 2009, të cilat do të vlejnë për këto zgjedhje. Megjithatë, deri më sot kjo nuk është realizuar dhe manualet shërbejnë si zëvendësim për udhëzimin e punës së KKZ-ve dhe KZ-ve. Në vijim është trajnimi i detyrueshëm për KZ-ët. KSHZ duhet të sjellë vendim për dizenjin e letrës votuese dhe numrin e fletave votuese të cilat duhet të shtypen dhe t ju dorëzohen KKZ-ve. Vëzhguesit e MVZ të OSBE/ODIHR raportojnë se KKZ-ët në përgjithësi janë të përgatitura për zgjedhjet. Megjithatë të gjitha KKZ-ët janë ankuar se nga ana e KSHZ-ës nuk u janë transferuar kurrëfar fonde. 3 Kjo ka rezultuar që disa kryesues të KKZ-ve ti përdorin fondet e tyre vetanake për ta përkrahur punën e KKZ-ës. KSHZ deri më 24 maj planifikon që të inicojë një fushatë për edukimin e votuesve, e cila do të përfshijë tre video spote të cilat do të fokusohen në tre fusha kryesore: procedurat votuese, parregullësi gjatë ditës zgjedhore, si dhe apel për të votuar. III. ATMOSFERA E FUSHATËS ZGJEDHORE Fushata zyrtarisht filloi më 16 maj në qetësi, mirëpo e përndjekur nga një nivel i lartë i mosbesimit mes partive kryesore të dy koalicioneve, të udhëhequra nga Organizata e Brenshme Revolucionare Maqedone Partia Demokratike e Bashkimit Kombëtar Maqedonas (VMRO- DPMNE) dhe Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM). Fushata deri tani është bërë përmes mitingjeve në vende të ndryshme në shtet, 4 por në përgjithësi ka qenë me intenzitet më të ulët, posaçërisht jashtë Shkupit. Në shumicë, vetëm VMRO-DPMNE përdor billborde dhe postera. Garuesit e tjerë kanë thënë se nuk do të përdorin billborde dhe postera dhe do të mbështeten në aktivitete të vogla dhe në fushatën "prej dere në derë", kryesisht për shkak të mungesës së resurseve financiare. 5 Edhe pse partitë në përgjithësi kanë pasur liri për të organizuar mitingje, ka pasur disa raste të izoluara ku nuk ju është dhënë leje për shfrytëzimin e vendeve publike. Në disa komuna partitë kanë aplikuar për leje për të organizuar takime publike në zyrën e kryetarit të komunës edhe përpos të asaj që Kodi zgjedhor parasheh vetëm njoftimin e njësisë lokale të Ministrisë për punë 1 2 3 4 5 Sa u takon afateve në kalendarin e KSHZ-ës, kanë ndodhur vonesat e ardhshme: trajnimi i obligueshëm për KKZ-ët filloi më 4 maj dhe jo 22 prill; vendim për krijimin e komisioneve zgjedhore jashtë vendit u soll më 15 maj dhe jo 3 maj; zëvendësimet në KKZ dhe KZ ende vazhdojnë edhe pse afati për ndryshime ishte 6 maj. Për shembull, më 16 maj, KSHZ votoi sipas interesave partiake dhe solli vendim që mos ta hetojë frikësimin e pohuar të votuesve i cili u publikuar nga televizioni A1. Nga 78 KKZ të kontaktuara nga Vëzhguesit afatgjatë (VAGJ) të OSBE/ODIHR, 77 nuk kanë marrë kurrëfar fonde nga KSHZ-ja. MVZ i OSBE/ODIHR në periudhën raportuese ka vëzhguar 23 mitingje dhe atë në Veles, Tetovë, Gostivar, Ohër, Kumanovë dhe komunat e Shkupit. Për shembull, LSDM-ja shpalli se ka marrë kredi mbi pronën e saj me qëllim që ta financojë fushatën e saj.

OSCE/ODIHR Election Observation Mission Page: 3 të brenshme (MPB). 6 Më 19 maj, kryetari i Komunës së Qendrës në Shkup e rrefuzoi organizimin e mitingut të cilin LSDM-ja e planifikonte për ta mbajtur në qendër të qytetit duke u arsyetuar se parku publik mund të dëmtohet. Më tej, kryetari e ka informuar me shkrim partinë se të vetmet mitingje të cilat do të autorizohen, do të jenë ato të cilat do të organizohen përpara zyrave të partive politike. Rregullat e Kodit zgjedhor të cilat parashohin që komunat të përcaktojnë vende falas për vendosjen e materialeve të fushatës, janë zbatuar pa konsistencë. Përderisa disa komuna i kanë përcaktuar këto vende, të tjerat nuk e kanë bërë këtë. 7 Në disa komuna vendi falas është shpërndarë sipas marrëveshjes paraprake mes partive politike. 8 Edhe pse shumica e liderëve të partive politike kanë shpallur se kanë për qëllim që të bëjnë fushatë pozitive, retorika e ashpër e cila u vërejt në periudhën përpara fushatës përsëri është prezente, parimisht mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-ës. MVZ i OSBE/ODIHR gjithashtu ka vërejtur se folësit e Bashkimit Demokratik Shqiptar (BDSH) në Tetovë dhe lideri i Partisë Demokratike Shqiptare, Z. Menduh Thaci në Debreshtë, në komunën e Dollnenit, kanë përdorur fjalor nxitës për ta sulmuar qeverinë aktuale. Disa parti e kanë ngritur çështjen e roleve të turbullta mes aktiviteteve qeveritare dhe ato të partive politike. MVZ i OSBE/ODIHR vazhdon që ti ndjekë pohimet e më hershme për presionin mbi nëpunësit shtetëror për ti përkrahur partitë në pushtet gjatë zgjedhjeve. 9 Më 19 maj, kryeministri Nikolla Gruevski ka dërguar letër të hapur duke reaguar ndaj pohimeve gjërësisht të shpërndara për presion mbi të punësuarit në administratën shtetërore. Në letër ai kërkon nga të gjithë punonjësit publik ta garantojnë lirinë e zgjedhjeve dhe ka thënë se të gjithë ato të cilët do të përpiqen që të bëjnë presion mbi të punësuarit e tyre do të sankcionohen, pavarësisht nga përkatësia e tyre politike. IV. MEDIA Përderisa mediat deri tani ju kanë mundësuar votuesve një transmetim të gjërë të fushatës, shumica e transmetuesve të vëzhguar nga MVZ i OSBE/ODIHR përdorin politika editoriale partiake. Mandej ka munguar analiza dhe vlerësimi kritik, si dhe mbështetja e komenteve me fakte. Në periudhën përpara fillimit zyrtar të fushatës dhe që prej atëherë, TV kanalet publike MTV-1 dhe MTV-2, si dhe kanalet private Sitel dhe në një masë më të vogël Kanal 5, i kanë prezantuar kandidatët të cilët mbajnë poste si zyrtarë shtetëror në raste kur kanë bërë fushatë, duke dështuar që të bëjnë dallim mes roleve të tyre si kandidatë dhe zyrtarë shtetërorë. 10 Transmetuesi publik i ka respektuar detyrat ligjore për të alokuar kohë të lirë për transmetim për partitë politike dhe deri tani trembëdhjetë parti e kanë shfrytëzuar këtë mundësi. Në plotësim, MTV-1 i ka plotësuar kërkesat e udhëzimeve nga Këshilli i radiodifuzionit që "të transmetohen 6 7 8 9 10 Neni 81 nga Kodi zgjedhor. Kjo praktikë është raportuar nga komunat e Shkupit, pastaj Shtip, Ohër dhe Tetovë. Mbikqyrur në komunën e Gostivarit dhe Tetovës. Mbikqyrur në komunat e Krivogashtanit, Dollnenit dhe Drugovës. Neni 5.4 i OSBE dokumentit të Kopenhagës kërkon një dallim të qartë mes shtetit dhe partive politike; ka pasur disa raste ku ka qenë e vështirë që të dallohet se nëse ministrat të cilët janë kandidatë po veprojnë në rolin e tyre si zyrtarë ose si kandidatë. Shih Nenin të 75 (5) të Kodit zgjedhor; Ligji për aktivitet transmetues (LAT), Neni 80; dhe Rregullorja për qasje të barabartë në media gjatë fushatës zgjedhore (Rregullore për media), Neni 15.

OSCE/ODIHR Election Observation Mission Page: 4 aktivitetet e të gjitha pjesëmarrësve në procesin zgjedhor" duke krijuar program të posaçëm "Kronika e zgjedhjeve", i cili ka përfshirë transmetim të detajuar të aktiviteteve zgjedhore të garuesve. 11 Megjithatë, edhe koha e lirë për reklamim, edhe "Kronika e zgjedhjeve" janë transmetuar jashtë orarit të shikueshmërisë më të madhe, duke e kufizuar në shumicë publikun e tyre potencial. 12 MTV-1 në fillim shpalli se do të transmetojë 14 debate prej 90 minutash në mes garuesve në zgjedhje. Megjithatë, ato informuan se për shkak të problemeve teknike, do ta anulojnë fillimin e debateve. Gjatë periudhës raportuese asnjëra prej katër debateve të parapara nuk është organizuar. Disa kanale televizive private gjithashtu kanë organizuar debate mes partive të ndryshme politike. VMRO ka thënë se nuk do të marrë pjesë në asnjërën prej debateve. Të dhënat e hershme të vëzhgimit të fushatës mediale nga ana e MVZ të OSBE/ODIHR tregojnë se në kohën kur ka shikueshmëri më të madhe, MTV-1 e ka favorizuar koalicionin qeverisës të VMRO-DPMNE-së, me lajme politike apo zgjedhore të cilat kanë qenë më së shumti pozitive ose në një ton neutral. Nga ana tjetër, koalicioni i udhëhequr nga opozita e LSDM-ës ka qenë më pak i transmetuar dhe kryesisht në një ton negativ. Lajmet e transmetuara nga MTV-1 në kohën kur ka shikueshmëri më të madhe, kryesisht në ton pozitiv kanë qenë për aktivitetet e zyrtarëve qeveritarë, përfshirë ato të cilët janë kandidatë. Kjo nuk është në pajtim me detyrat ligjore të MTV1 si radiodifuzioner publik. 13 TV kanalet private Sitel dhe Kanal 5 kanë marrë një qasje të ngjajshme me atë të MTV-1. Për dallim të tyre, Televizioni A1, i cili në fillim të fushatës deklaroi se gjatë zgjedhjeve do ti përkrahë partitë e opozitës, në shumicën e lajmeve i ka kritikuar zyrtarët qeveritar dhe koalicionin të udhëhequr nga VMRO-DPMNE. Telma ka përdorur një qasje më të balansuar, edhe pse në përgjithësi është kritike ndaj koalicionit të udhëhequr nga VMRO-DPMNE. MTV-2 në gjuhën shqipe dhe televizioni privat Alsat-M u kanë përkushtuar më shumë kohë partive etnike shqiptare, mirëpo gjithashtu i kanë transmetuar edhe aktivitetet e koalicioneve kryesore. Rapotimi nga MTV-2 në përgjithësi ka qenë me një ton më pozitiv drejtë qeverisë. Raportimi i Alsat-M për garuesit kryesor politik ka qenë kryesisht neutral. Deri tani, vetëm një numër i vogël i partive gjerësisht e kanë përdorur reklamimin e paguar politik. VMRO-DPMNE është partia e vetme politike e cila reklamohet në Kanal 5 dhe Sitel. Reklamat e LSDM-ës dhe Organizatës së Brenshme Revolucionare Maqedonase Partia Popullore (VMRO-PP) janë paraqitur në Televizioni A1, ndërsa reklama nga fushata e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) dhe Demokracisë së re janë transmetuar në Alsat-M, dhe ato të koaliconeve të VMRO-DPMNE dhe LSDM-ës në TV Telma. Përderisa të gjitha mediat deri tani e kanë respektuar afatin prej 10 minutave në orë për reklamim të një partie, në një numër të rasteve, një reklamë politike ka zgjatur 20 minuta, duke e përdorur kohën e lejuar për orët pasuese. V. ANKESA DHE PARASHTESA Kurrëfar ankesa zyrtare nuk janë dorëzuar në gjyqe, edhe pse një numër i garuesve politik u janë ankuar VAGJ të MVZ të OSBE/ODIHR lidhur me frikësime, presion mbi nëpunësit shtetëror dhe 11 12 13 Neni 15 nga Rregullorja për media. Kohë e lirë zakonisht jepet rreth orës 16:00 dhe "Kronika e zgjedhjeve" zakonisht transmetohet pas orës 24:00. Neni 75 (5) nga Kodi zgjedhor, Neni 80 nga LAT dhe Neni 15 nga Rregullorja për media.

OSCE/ODIHR Election Observation Mission Page: 5 pengim të aktiviteteve të fushatës. Bashkbiseduesit e MVZ të OSBE/ODIHR e arsyetojnë këtë me mungesën e besimit të cilin e kanë tek organet përgjegjëse. Më 16 maj, KSHZ i shqyrtoi informatat e marra nga Partia e Drejta Demokratike lidhur me frikësimet e mundshme. 14 KSHZ vendosi se ky rast është jashtë kompetencave të tij dhe të njejtin e referuan tek Prokurori Publik, si autoritet kompetent. Gjithashtu edhe Avokati i popullit e ka inkurajuar Prokurorin publik ta përshpejtojë hetimin e kësaj çështje. Zyra e Prokurorit publik e informoi MVZ të OSBE/ODIHR se hetimi ende është në proces. Në një tjetër rast, më 19 maj Prokurori lokal në Manastirë e rrefuzoi rastin kundër VMRO-DPMNE-së për frikësime të pohuara mbi nëpunësit shtetëror. Megjithatë duke e pasur parasyshë atë se vetëm dy të punësuar janë marrë në pyetje përpara mbylljes së hetimit, efikasiteti i hetimit mbetet në pyetje. Më 19 maj, MVZ i OSBE/ODIHR u informua nga LSDM-ja se ato kanë dorëzuar ankesë zyrtare në KSHZ për atë se VMRO-DPMNE ka filluar me fushatë të parakohshme. 15 Në kohën e përgatitjes së këtij raporti, KSHZ-ja ende nuk ka sjellë vendim për këtë ankesë. Ministria e punëve të brenshme ka raportuar 13 raste të dëmtimit të shtabeve zgjedhore. 16 Janë inicuar hetime, mirëpo asnjëri prej aktorëve ende nuk është identifikuar. Më 20 maj, zyra e Avokatit të popullit ka hapur linjë falas për raportimin e rasteve të shkeljes së të drejtave të tyre votuese. Gjithashtu do të inicojë fushatë publike për rritjen e vetëdijes e cila do ti inkurajojë qytetarët që të raportojnë raste të presionit ose frikësimit. Gjashtë avokatë në Zyrën e Avokatit të popullit do ti shqyrtojnë rastet dhe do ti përcejllin të njejtat deri tek institucionet relevante për ti ndërmarrë masat e përshtatshme. VI. VËZHGUES VENDOR DHE NDËRKOMBËTARË Kodi zgjedhor lejon që edhe vëzhgues vendor edhe ndërkombëtarë ta vëzhgojnë të gjithë procesin zgjedhor. Të drejtat dhe detyrat e të gjithë vëzhguesve janë dhënë në Kodin për vëzhgim, të miratuar nga KSHZ. 17 Organizata qytetare MOST planifikon që të pozicionojë 3600 vëzhgues në ditën zgjedhore për të mbuluar rreth 70 përqind të vendvotimeve, me rreth 1200 vëzhgues të cilët do të bëjnë numrim paralel të votave në 10 përqind të vendvotimeve. Të dy koalicionet kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të pozicionuar përfaqësues të autorizuar për të vëzhguar vendvotimet në ditën zgjedhore. VII. AKTIVITETET E MVZ TË OSBE/ODIHR Gjatë periudhës raportuese, MVZ i OSBE/ODIHR vazhdoi me aktivitetet e rregullta, takime me Kryetarin e shtetit, ministra, zyrtarë shtetërorë, përfaqësues partiak dhe kandidatë, administratën zgjedhore, gjyqtarë, përfaqësues të mediva dhe shoqërisë civile, si dhe misione diplomatike. Kryesuesi i MVZ të OSBE/ODIHR, Z. Julian Peel Yates, gjithashtu u takua me Kryesuesin e 14 15 16 17 Televizioni A1 raportoi se VMRO-DPMNE u ka dhënë urdhër kryesuesve të sektorëve në institucionet shtetërore të dorëzojnë lista me 15 persona të cilët do ta japin përkrahjen e tyre për këtë parti dhe si shpërblim të fitojnë punësim ose beneficione tjera. Ato pohojnë se është bërë shkelje e nenit 69-a dhe neni 179-b(1) nga Kodi zgjedhor, të cilat parashohin denim prej 3,000 5,000 euro për fillim të fushatës përpara fillimit zyrtarë më 16 maj. Dritaret e shtabeve zgjedhore të BDI-së, VMRO-DPMNE-së, LSDM-ës dhe të Bashkuar për Maqedoninë janë thyer disaherë në Manastirë, Kavadar, Kërçovë, Kumanovë, Prilep, Shkup dhe Tetovë. Miratuar më 20 prill, 2011

OSCE/ODIHR Election Observation Mission Page: 6 Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe Koordinues i Vëzhguesve afatshkurtër të OSBE-së, Z. Robert Battelli dhe me Z. Jean-Charles Gardetto, Kryesues i Delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, me rastin e vizitës së tyre parazgjedhore në Shkup. Informimi i dytë për bashkësinë diplomatike do të mbahet më 30 maj. VAGJ vazhdojnë që të ndjekin përgatitjet zgjedhore dhe fushatën në regjion, si dhe përgatiten për pozicionimin e vëzhguesve afat-shkurtër.