Arbitrazhi Nëntor, 2014

Similar documents
UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Lënda. Ligjërata Ushtrime 15 Orët mësimore mësimore. 2 0 Metoda e mësimit

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS

kundër. E paditura XX, NSH, XX, Përfaqësuar nga Agjencia e Privatizimit e Kosovës, rr.ilir Konushevci, No. 8, Prishtinë

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

DORACAKU I GJYQTARËVE PËR PROCEDURËN KONTESTIMORE

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Rr. Ilir Konushevci 8, Prishtinë Përfaqësuar nga avokat Muhamet Shala, Prishtinë E paditura

Analizë politikash 05/2016

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

APLIKACIONI. Projekti: Trajnimi Rajonal për Zhvillimin e Aftësive për Punësim (RED-T)

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

AVOKATURA. VITI:VI, nr. 9 / 2010 Buletin i Odës së Avokatëve të Kosovës

Korniza Ligjore për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë. Studim mbi pajtueshmërinë e legjislacionit në fuqi me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve

Privatizimi i Distribucionit dhe Furnizimit të Energjisë Elektrike të Kosovës

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

A.U.K Training and Development Institute. OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop

BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE (MENDIMET MOSPAJTUESE) BILTEN SUDSKE PRAKSE (MIŠLJENJA NESLAGANJA) BULLETIN OF CASE LAW (DISSENTING OPINIONS)

Analizë e Ligjit të Prokurimit Publik

JUSTICIA Revistë shkencore juridike e kandidatëve të Programit Fillestar për Arsimim Ligjor 2011/2012 në Institutin Gjyqësor të Kosovës

Vlerësimi i performancës

Course SYLLABUS Form. The basic data course. Number of hours per week: 2+1 Credits ECTS: 5. Lecturer of the course: Prof. Dr.

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

Faksi:

PUNËTORËT QË [S ]KANË TË DREJTA

PËRGJEGJËSIA JURIDIKE-CIVILE E SIGURUESIT NË MBULIMIN E DISA RREZIQEVE PËRKITAZI ME JETËN DHE AKSIDENTET PERSONALE

Procesi i Berlinit Rruga për në BE, apo rruga për askund?

Dy fjalë në shenjë falënderimi

CURRICULUM VITAE. Dr. sc. Nerxhivane DAUTI, Profesor i rregullt. Data e lindjes: 08 dhjetor, 1960, Drenas.

Shqyrtim i zbatimit të kodit të ri të procedurës penale në Kosovë

DREJT DREJTËSISË. Analizë e procesit civil në gjykatat e rretheve gjyqësore

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës RASTI NR. KO130/15

Formular për SYLLABUS të Lëndës

NJOFTIM PËR KONTRATË

Kursi bazë 1: Rëndësia e BE

PARIMI I MOS-DISKRIMINIMIT SI PJESË E UNIONIT EVROPIAN ПРИНЦИПОТ НА НЕ-ДИСКРИМИНАЦИЈА КАКО ДЕЛ ОД ЕВРОПСКАТА УНИЈА

PLANI MËSIMOR (SYLLABUSI) PËR LËNDËN E DREJTA E DETYRIMEVE

UDHËZUES MBI PJESËMARRJEN PUBLIKE NË PLANIFIKIMIN HAPËSINOR

UNMIK PISG QEVERIA E KOSOVËS VLADA KOSOVA GOVERNMENT OF KOSOVA MINISTRIA E SHËRBIMEVE PUBLIKE MINISTARSTVO JAVNIH SLUZBI MINISTRY OF PUBLIC SERVICES

RAPORT REAGIMI: PËRGJIGJET NDAJ RASTEVE TË DHUNËS NË FAMILJE DUKE MARRË PARASYSH VDEKJEN E ZNJ. ZEJNEPE BYTYÇI-BERISHA

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

Raporti Final Korrik, QEAP Heimerer në Prishtinë

VENDIM Nr.443, datë

INSTITUCIONI I AVOKATIT TË POPULLIT

Raport i Auditimit të Performancës. Prokurimet me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Mbajtja e fëmijëve sigurtë

COURSE FOR BUSINESS SUPPORT ORGANIZATIONS ALBANIAN LANGUAGE AGRO-START PROJECT

Autori është pedagog në Universiteti Hasan Prishtina në Prishtinë në lëndët nga e Drejta Biznesore dhe E drejta Biznesore Ndërkombëtare 2

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

PROGRAMI MËSIMOR SYLLABUS Niveli i studimeve Bachelor Programi Viti akademik 2016 LËNDA

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

INTEGRIMI I PROKURIMIT NË LIGJIN E BE-SË DHE MBROJTJE

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese Gjykatëse An Pauër-Ford, kryetare Gjykatës Vidar Stensland Gjykatës Roland Dekers

Blerja Qira financiare (lizing) Qira Blerje me këste Një kombinim i këtyre

PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL

Kostoja e ciklit të jetës

ANALIZA E PROCEDIMEVE TË ÇËSHTJEVE PENALE NË APEL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Formular për SYLLABUS të Lëndës. Të dhëna bazike të lëndës

PËR PRODUKTET E NDËRTIMIT

QEVERISJA KORPORATIVE NË BIZNESET FAMILJARE NË KOSOVË INSTITUTI RIINVEST PËR KËRKIME ZHVILLIMORE QENDRA PËR NDËRMARRJE NDËRKOMBËTARE PRIVATE

AGJENCIA E KOSOVËS PËR AKREDITIM (AKA) Raporti i Vetëvlerësimit 2018 Aprovuar nga Bordi i AKA-së me

NDIHMA JURIDIKE FALAS NË ÇËSHTJET PENALE DHE ZBATIMI I STANDARDEVE TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT NGA GJYKATAT E KOSOVËS

qershor 2017 BORDI I DREJTORËVE PËRFAQËSIMI I GRAVE në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura

Raport Analitik i Tregtisë në Shërbime Sektori i TIK

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

Departamenti për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete. Sektori për Monitorimin e Sistemit Ligjor

AIR PASSENGER RIGHTS (TE DREJTAT AJRORE TE PASAGJEREVE) EU COMPLAINT FORM (FORMULAR I ANKIMIMIT)

Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani Fakulteti i Edukimit Program Fillor PUNIM DIPLOME

KRIM I RËNDË, VETËM NË LETËR

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

Veglat/Mjetet në INXHINIERINË SOFTUERIKE

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

Trajtimi i Tregtisë në Shërbime sipas Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kosovë-Turqi

Raporti mbi kontratat e nënshkruara publike gjatë vitit Përshkrimi i Institucionit (Organizmi institucional)

PROCEDURA PENALE NË RASTET E KRYERËSVE ME ÇRREGULLIME MENDORE NË KOSOVË КРИВИЧНАТА ПОСТАПКА ВО СЛУЧАИ НА СТОРИТЕЛИ СО МЕНТАЛНИ НАРУШУВАЊА ВО КОСОВО

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

PËRAFRIMIN E LEGJISLACIONIT

2012/01. Gjendja e Mediave në Kosovë

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

KODI I PUNËS RISITË E LIGJIT 136/2015. Av. Sabina Lalaj Senior Legal Manager Tax & Legal Department 18 Maj 2016

Roli i të Rinjve. Subjektet Politike. në Kosovë

PËR TRANSPORTIN E MALLRAVE TË RREZIKSHME

PËR VEPRIMTARINË PRIVATE NË SHËNDETËSI

Kontabilisti në biznes Accountant in business

Manual për Vëzhgimin e Teknologjive të Reja të Votimit

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

SIGMA Mbështetje për përmirësimin e Qeverisjes dhe të Menaxhimit Një iniciativë e përbashkët e OECD dhe Bashkimit Europian, financuar kryesisht nga BE

Speci Shqipëri

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi: 2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosova Kuvendi-Skupština-Assembly. Doracak FUNKSIONI MBIKËQYRËS I KOMISIONEVE PARLAMENTARE

Planifikimi i projektit/programit

SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR

Raport Konsultativ. Periudha e Dytë Rregullative ( )

Bachelor (studime themelore)

Transcription:

Arbitrazhi Nëntor, 2014 1

Manual trajnimi: Arbitrazhi HEQJE E PËRGJEGJËSISË Përmbajtja e këtij manuali është vetëm përgjëgjësi e Checchi and Company Consulting, Inc., ndërsa pikëpamjet e autorit nuk pasqyrojnë medoemos pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar apo të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara. Ky publikim mund të riprodhohet, shumëzohet ose të transmetohet në mënyrë elektronike, mekanike, të fotokopjohet apo të inçizohet vetëm me kusht që atributi ndaj USAID-it dhe Programit të USAID-it për përmbarim dhe legjislacion komercial (CLE) ceket shumë qartë në çdo kopje të bërë apo të shpërndarë.

Përmbajtja Hyrje 1 I. Rreth këtij trajnimi 1 II. Objektivat mësimore 1 III. Metodologjia e të mësuarit 2 IV. Kushtet e pjesëmarrjes 2 MODULI 1: 3 HYRJE NË ARBITRAZH 3 1.1. Hyrje 4 1.2. Objektivat mësimore 4 1.3. Historiku i arbitrazhit 4 1.4. Qasjet për zgjidhjen e kontesteve ekonomike 5 1.5. Arbitrazhi në spektrin e MAZK-ut 6 1.6. Arbitrazhi krahas procedurave gjyqësore 7 1.7. Përzgjedhja e llojit të duhur të arbitrazhit 9 1.7.1. Arbitrazhet institucionale dhe ato Ad Hoc 9 1.7.2 Arbitrazhi i përshpejtuar 11 1.8. Ushtrimi: arbitrazhi krahas procedurës gjyqësore 11 1.9. Zgjidhja e kontesteve me shumë nivele 13 1.10. Përmbledhje 14 MODULI 2: 15 LIGJI PËR ARBITRAZHIN 15 2.1. Hyrje 16 2.2. Objektivat mësimore 16 2.3. Historik i shkurtë mbi zbatimin e arbitrazhit në Kosovë 16 2.4. Fushëveprimi i Ligjit për Arbitrazhin 17 2.5. Zbatimi i Ligjit për kontestet vendore 18 2.6. Zbatimi i Ligjit për kontestet ndërkombëtare 20 2.7. Nevoja për arbitrazh në Kosovë 21 2.8. Ushtrim 23 2.9. Përmbledhje 24 MODULI 3: 25 KOMPETENCAT E GJYKATAVE 25 3.1. Hyrje 26 3.2. Objektivat mësimor 26 3.3. Vendosja e ekuilibrit mes të drejtës për të paditur dhe detyrimit për arbitrim 26

3.4. Kufizimet në kompetencat gjyqësore kur palët kanë zgjedhur arbitrazhin si mekanizëm për zgjidhjen e kontesteve 27 3.5. Kompetencat e gjykatave për lëshimin e masave të përkohshme dhe për ekzekutimin e masave të përkohshme të lëshuara nga tribunalet e arbitrazhit 28 3.6. Kompetencat e gjykatës për shqyrtimin e vendimit të tribunalit të arbitrazhit mbi kompetencat e tij mbi kontestin 29 3.7. Kompetencat e gjykatës për të ndihmuar në mbledhjen e provave 30 3.8. Kompetencat e gjykatës për të vendosur mbi vlefshmërinë dhe/ose eksiztencën e një marrëveshje të arbitrazhit 30 3.8.1 Sistemi i SHBA-ve 31 3.8.2 Sistemi francez 31 3.8.3. Ligji i Kosovës për arbitrazhin 31 3.9. Kompetencat e gjykatës për shqyrtimin e vendimeve të arbitrazhit 32 3.10. Ushtrim: arbitrazhi ose gjykata 34 3.11. Përmbledhje 35 MODULI 4: 36 MARRËVESHJA E ARBITRAZHIT 36 4.1. Hyrje 37 4.2. Objektivat mësimore 37 4.3. Klauzolat Zgjedhja e Ligjit dhe Zgjedhja e Forumit në kontratë 37 4.3.1. Klauzola për zgjedhjen e Ligjit 37 4.3.2. Klauzola për zgjedhjen e forumit 38 4.3.3. Arbitrazhi në klauzolën për zgjedhjen e forumit 40 4.4.Thelbi i një marrëveshjeje arbitrazhi 41 4.5 Çështje që duhet marrë parasysh gjatë hartimit të klauzolës së arbitrazhit 41 4.5.1. Çështje të përgjithshme 42 4.4.2. Elementet kryesore 42 4.5.3. Elemente të tjera ndihmëse 43 4.6. Vendi i arbitrazhit (Forumi) 46 4.7. Gjuha e arbitrazhit 48 4.8. Institucionet e arbitrazhit dhe rregullat e aplikueshme të arbitrazhit 48 4.9. Sekreti në marrëveshjen e arbitrazhit 49 4.10. Ushtrim 51 4.11. Përmbledhje 51 MODULI 5: 52 VLEFSHMËRIA E MARRËVESHJES PER ARBITRAZH 52 5.1. Hyrje 53

5.2. Objektivat Mësimor 53 5.3. Konceptet kyçe lidhur me vlefshmërinë dhe ekzistimin e një marrëveshje për arbitrazhin 53 5.3.1. Vlefshmëria e një klauzole për arbitrazh 54 5.3.2. Ekzistimi i Klauzolës për arbitrazh 54 5.3.3. Mungesa e qëllimit për të arbitruar, si bazë e pavlefshmërisë dhe/ose e mosekzistimit të klauzolës për arbitrazh 55 5.4. Marrëveshjet e pavlefshme dhe inekzistente ab initio për Arbitrazh 56 5.5. Parimet e ndashmërisë 57 5.6. Kushti i Shkrimit 58 5.7. Koncepti i Arbitrueshmërisë (Arbitrabilitetit) 58 5.8. Përcaktimi i Gabueshëm i Institucionit ose i Rregullave për Arbitrazh 59 5.9. Parimet e së Drejtës së detyrimeve të cilat përdoren në interpretimin e klauzolave për Arbitrazh 60 5.9.1. Parimi in favorem validatis 60 5.9.2. Parimi contra preferentum 60 5.9.3. Doktrina effet utile 60 5.10. Mjetet preventive që mund të shfrytëzohen për t iu shmangur shkeljeve të klauzolës për Arbitrazh 60 5.11. Pasojat të cilat mund të rrjedhin si rezultat i shkeljes së marrëveshjes për arbitrazh 61 5.12. Ushtrim 62 5.14. Përmbledhje 64 MODULI 6: 65 PËRBËRJA E TRIBUNALIT TË ARBITRAZHIT 65 6.1. Hyrje 66 6.2. Objektivat mësimor 66 6.3. Emërimi i arbitrëve dhe autoritetet emëruese 66 6.4. Panelet me tre arbitra kundrejt atyre me një arbitër të vetëm 68 6.5. Atributet kryesore të një arbitri efektiv 69 6.6. Standardet ligjore dhe etike të cilat e rregullojnë etikën e arbitrave 70 6.7. Bazat për kundërshtimin e një arbitëri 70 6.8. Procedurat për kundërshtimin e një arbitëri 72 6.9. Dështimi për të vepruar 73 6.10. Procedurat për shkarkimin dhe zëvendësimin e një arbitri 73 6.11. Ushtrim: Përzgjedhja e Arbitrit 74 6.12. Përmbledhje 74 MODULI 7: 75 PROCEDURA E ARBITRAZHIT 75

7.1. Hyrje 76 7.2. Objektivat mësimore 76 7.3. Hapat për fillimin e procedurës së arbitrazhit 76 7.4. Shmangia e vonesave në procedurën e Arbitrazhit 77 7.5. Bazat për kontestimin e juridiksionit të Tribunalit të Arbitrazhit 78 7.6. Procedura për lëshimin e masave të përkohshme 79 7.7. Parashtresat e shkruara të paditësit dhe të paditurit 80 7.8. Ndryshimi dhe plotësimi i parashtresave të shkruara dhe kundër-padive 81 7.9. Ushtrim 82 7.10. Përmbledhje 82 MODULI 8: 83 SEANCA E DËGJIMIT 83 8.1. Hyrje 84 8.2. Objektivat mësimore 84 8.3. Roli i Arbitrave gjatë seancës së dëgjimit 84 8.3.1. Mbajtja e dëgjimit nën kontroll 84 8.3.2. Të vepruarit me autoritet dhe profesionalizëm 85 8.3.3 Menaxhimi efektiv i rastit 85 8.3.4. Mbajtja e përqendrimit 85 8.3.5. Teknikat tjera relevante 85 8.4. Çështjet kyçe në të cilat përqendrohet avokati i aftë gjatë seancës së dëgjimit 85 8.5. Radhitja (Sekuenca) e paraqitjeve 87 8.6. Çështjet e provave, dëshmitarëve dhe mendimi i ekspertit gjatë seancës së dëgjimit 88 8.7. Mosveprimi i palës dhe heqja dorë nga e Drejta për të kundërshtuar 89 8.8. Ushtrim: 90 8.9. Përmbledhje 93 MODULI 9: 94 VENDIMI I ARBITRAZHIT 94 9.1. Hyrje 95 9.2. Objektivat mësimore 95 9.3. Procedura e marrjes së vendimit të arbitrazhit 95 9.4. Forma dhe efekti i vendimit 97 9.5. Natyra Përfundimtare dhe Shqyrtimi i një vendimi të arbitrazhit 98 9.6. Ndërhyrjet pas shkrimit të vendimit: Korrigjimi dhe interpretimi i vendimit 99 9.7. Vendimet e pjesshme dhe efekti i tyre 100 9.8. Vendimi i Tribunalit rreth shpenzimeve të arbitrazhit 101 9.9. Deponimi, vërtetimi dhe çertifikimi i vendimit të arbitrazhit 102

9.10. Procedura për të kërkuar shqyrtim Gjyqësorë dhe arsyet për ta anuluar një vendim 102 9.11. Ushtrim: 104 9.12. Përmbledhje 105 MODULI 10: 106 NJOHJA DHE PËRMBARIMI I 106 VENDIMEVE TË ARBITRAZHIT 106 10.1. Hyrje 107 10.2. Objektivat mësimore 107 10.3. Përmbarimi dhe njohja e vendimeve të arbitrazhit vendor dhe atij të huaj 107 10.4. Bazat për refuzimin e përmbarimit dhe të njohjes së vendimit 108 10.5. Procedura për të kërkuar njohjen dhe përmbarimin e vendimit 109 10.6. Zbatimi i Konventës së Nju Jorkut dhe kushtet e saj mbi njohjen dhe përmbarimin e vendimeve të huaja të arbitrazhit 110 10.7. Ushtrim: 112 10.8. Përmbledhje 113 Shtojca 1 114 Shtojca II 135

Hyrje I. Rreth këtij trajnimi Ky trajnim i shkurtër është dizajnuar me qëllim të ofrimit të një kornize për kuptimin më të mirë të koncepteve kryesore lidhur me arbitrazhin si një ndër metodat më të përshtatshme dhe të zbatueshme në zgjidhjen e kontesteve ekonomike. Përfshinë krahasimin e arbitrazhit me metodën e zgjidhjes alternative të rasteve (ADR) dhe mundëson analizimin e përparësive si dhe mangësive të mundshme të arbitrazhit gjatë zgjidhjes së kontesteve. Gjatë këtij trajnimi intensiv dhe praktik, pjesëmarrësit do të kenë mundësin që të angazhohen në simulimin e rasteve të arbitrazhit, shqyrtimin dhe analizimin e parimeve të zbatueshme me rastin e hartimit të marrëveshjes së arbitrazhit, zbatimin dhe interpretimin e rregullave lidhur me çështjet siç janë dëshmitarët dhe provat, dhe praktikumin e shkathtësitë e tyre praktike gjatë prezantimit para panelit të arbitrazhit. Ky kurs trajnues është dizajnuar për profesionistët ligjor me qëllim të sqarimit të parimeve kryesore lidhur me zgjidhjen e kontesteve përmes procedurës së arbitrazhit dhe për të ndihmuar ata në interpretimin e instrumenteve të zbatueshme ligjore. Në veçanti është zhvilluar për gjyqtarët dhe avokatet të cilët merren me zgjidhjen e kontesteve ekonomike që rrjedhin si pasoj e kontratave dhe për ata të cilët ndihmojnë klientët dhe palët gjatë kontesteve të arbitrazhit. Përfundimisht, ky trajnim gjithashtu ofron bazat e nevojshme për zhvillimin e aftësive në hartimin e vendimeve të arbitrazhit dhe zbatimin e rregullave lidhur me njohjen dhe ekzekutimin e këtyre vendimeve. Gjatë këtij trajnimi, do të keni mundësi ta përdorni këtë libër si udhëzues burimor. I njëjti përmban definicione lidhur me termet, konceptet, ushtrimet praktike, udhëzime lidhur me detyrat e caktuara, diskutime, pyetje dhe shembuj. II. Objektivat mësimore Pas përfundimit të këtij kursi trajnues, pjesëmarrësit do të mund të: Shpjegojnë dhe zbatojnë konceptet kryesore dhe parimet e Arbitrazhit; Interpretojnë dhe shqyrtojnë qëllimin e fushëveprimit të Ligjit të Kosovës për Arbitrazhin; Përcaktojnë kufijtë e juridiksionit të gjykatës, ku palët zgjedhin formën e arbitrazhit për zgjidhjen e kontekstit; Hartojnë marrëveshjen e arbitrazhit/ose vendimin; Krahasojnë dhe bëjnë dallimin në mes të marrëveshjes së vlefshme dhe të pavlefshme/ose vendimit; Përcaktimin e hapave të nevojshëm për themelimin e një gjykate të arbitrazhit; Sqarimin e rrjedhës së procedurës së arbitrazhit dhe përmbushjen e kushteve lidhur me procedurën paraprake; Përmbushjen e detyrave të caktuara lidhur me shqyrtimin gojor; Marrjen e vendimit të arbitrazhit; Zbatimin e rregullave mbi njohjen dhe ekzekutimin e vendimit të arbitrazhit. Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 1

III. Metodologjia e të mësuarit Roli i instruktorit tuaj gjatë trajnimit është ndihmës i procesit mësimor. Metodologjia e trajnimit përfshinë prezantimin e instruktorit-ndihmësit, që është e zhvilluar bazuar në qasjen e rasteve, duke përdorur raste hipotetike si dhe shembuj të ndryshëm. Zhvillimin dhe zbatimin e ushtrimeve praktike, diskutimeve, simulimin e rasteve të arbitrazhit dhe aktiviteteve të dizajnuara për aplikimin e koncepteve të arbitrazhit në rrethana praktike. Materialet e trajnimit janë të përbëra prej prezantimeve themelore, parimeve kryesore dhe rregullave të arbitrazhit, si dhe ushtrimeve praktike me qëllim të ilustrimit të zbatueshmerisë së këtyre rregullave. IV. Kushtet e pjesëmarrjes Pjesëmarrësit e trajnimit janë nga radha profesionistëve me përvojë të vlefshme. Prandaj, kontributi juaj gjatë diskutimeve grupore do të jetë i dobishëm për pjesëmarrësit tjerë. Gjithashtu, përvoja e pjesëmarrësve të tjerë do të shërbej si burim shumë i vlefshëm për ju. Kështu që, gjatë trajnimit do të kërkoheni të merrni pjesë në disa mënyra: diskutime grupore, përmbushjen e detyrave individuale dhe punës në grupe me pjesëmarrës të tjerë me qëllim të analizimit të problemeve dhe formulimin e rekomandimeve. Ju lutem shfrytëzojeni këtë mundësi që të shkëmbeni njohuritë dhe përvojën e juaj me të tjerët, të parashtroni pyetje dhe sfidoni konceptet përkatëse. Informatat që janë dhënë në këtë parathënie duhet të sigurojnë që pjesa tjetër e kursit të trajnimit të jetë kuptimplotë për ju. Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 2

MODULI 1: HYRJE NË ARBITRAZH Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 3

1.1. Hyrje Ky modul u siguron një paraqitje hyrëse në arbitrazh si formë për zgjidhjen e kontesteve. Moduli përshkruan zhvillimin e arbitrazhit me kalimin e kohës si dhe përparësitë dhe mangësitë e tij në krahasim me format tjera për zgjidhjen e kontesteve. 1.2. Objektivat mësimore Pasi të përfundoni këtë modul, ju do të jeni në gatshëm të: Të shpjegoni historikun e arbitrazhit si metodë e përdorur gjerësisht për zgjidhjen e kontesteve Të kuptoni dhe t i aplikoni mënyrat e ndryshme për zgjidhjen e kontesteve ekonomike Të identifikoni dallimet ndërmjet arbitrazhit dhe procedurës gjyqësore Të krahasoni arbitrazhin me Metodat tjera Alternative për Zgjidhjen e Kontesteve (MAZK) Të përshkruani përparësitë dhe mangësitë e arbitrazhit në krahasim me procedurën gjyqësore dhe metodat tjera për zgjidhjen e kontesteve Të përshkruani se si arbitrazhi mund t iu përshtatet rrethanave dhe nevojave specifike Të identifikoni elementet të cilat duhet të merren parasysh kur të zgjedhet mes arbitrazhit institucional dhe atij ad-hoc. 1.3. Historiku i arbitrazhit Gjatë ballafaqimit me një kontest që rrjedh nga një kontratë ose marrëdhënie tjetër ekonomike, gjykata është metoda e parë e cila na bien në mend për zgjidhjen e këtij kontesti. Megjithëse gjykatat mbesin mekanizmi më i popullarizuar për zgjidhjen e kontesteve, arbitrazhi dhe metoda të tjera alternative për zgjidhjen e kontesteve janë evoluar dhe zhvilluar gjatë shekujve paralel me zhvillimin e ekonomisë dhe tregtisë. Shënimet antike në fakt tregojnë se arbitrazhi është përdorur me herët se gjykatat, si metodë për zgjidhjen e kontesteve tregtare. Një analizë historike e zgjidhjes së kontesteve zbulon se rrënjët e të gjitha mekanizmave për zgjidhjen e kontesteve janë negocimi, ndërmjetësimi, dhe arbitrazhi, të cilat në terminologjinë juridike të sotme quhen Metoda Alternative për Zgjidhjen e Kontesteve (MAZK). Para se të themeloheshin institucione të llojit të gjykatave, njerëzit i zgjidhnin kontestet ndërmjet tyre duke biseduar me njëri tjetrin rreth problemit dhe arritjes së një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët. Në qoftë se një gjë e tillë nuk ishte e mundshme, atëherë ata i drejtoheshin kryeplakut të fisit ose ndonjë udhëheqësi të grupit, fshatit, ose shoqërisë, dhe vendimi i atij personi ishte i detyrueshëm për palët në kontest. Një qasje e ngjashme është përdorur edhe nga një sistem i mëvonshëm ku këshilli i pleqve i fshatit vendoste lidhur me një problem mes dy palëve, dhe ndaj vendimit të këshillit nuk mund të ankohej por duhej të zbatohej menjëherë. Meqenëse pothuajse të gjitha marrëdhëniet kontraktuese përbënin një kontest potencial, vendosja e çështjes duhet të bëhej përmes një subjekti asnjanës dhe një marrëveshje ndërmjet palëve për t iu përmbajtur vendimit të marrë nga ky subjekt asnjanës. Megjithëse nuk dihet me saktësi se kur filloi të shfrytëzohej zyrtarisht arbitrazhi, ekzistojnë shënime të cilat dëshmojnë se ai në fakt shfrytëzohej në masë të madhe në Egjiptin e lashtë, si dhe nga romakët, grekët, papët, dhe mbretërit evropian. Sigurisht që procedurat në atë kohë bazoheshin në forma të Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 4

lashta, mjaft të ndryshme nga procedurat bashkëkohore të arbitrazhit. Rregullat e para të arbitrazhit u miratuan diku rreth shekullit XV dhe XVI në Angli, gjegjësisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Megjithatë, zhvillimi i arbitrazhit dhe promovimi i tij ndodhën kryesisht në fillim të shekullit XX, kur shumë shtete (kryesisht në Evropën Perëndimore dhe SHBA) miratuan ligje të cilat e përcaktuan arbitrazhin si alternativë për gjykatat. Në të kaluarën, arbitrazhi ishte gjithmonë proces ad hoc, por zhvillimi i arbitrazhit u shoqërua nga zhvillimi i arbitrazhit institucional apo i sponzoruar nga ku organizatat private janë themeluar për të administruar procedurën e arbitrazhit. Me zhvillimin e tregtisë ndërkombëtare arbitrazhi ka vazhduar të zhvillohet dhe shumica e vendeve në botë tani kanë ligje për arbitrazh dhe institucione të arbitrazhit. Sot, arbitrazhi përdoret për zgjidhjen e një game të kontesteve të ndryshme. Është proces shumë i popullarizuar për zgjidhjen e kontesteve ekonomike, sidomos atyre me karakter ndërkombëtar. Në këtë drejtim, Komisioni i Kombeve të Bashkuara për Tregtinë Ndërkombëtare (UNCITRAL) miratoi një Ligj Model për Arbitrazhin Tregtar Ndërkombëtar në vitin 1985 dhe Rregullat model për Arbitrazhin Ndërkombëtar Tregtar në vitin 2006. Ligji dhe Rregullat e kanë krijuar standardet ndërkombëtare që janë relevante për te dy arbitrazhet atë ndërkombëtar dhe vendor. 1.4. Qasjet për zgjidhjen e kontesteve ekonomike Në botën bashkëkohore të afarizmit dhe teknologjisë, bizneset, më shumë se kurdoherë janë të prira për t i zgjidhur kontestet jashtë procedurës klasike gjyqësore. Një vëmendje e posaçme është përqendruar në marrëveshjet paraprake, me ç rast palët pajtohen lidhur me llojin e mekanizmit për zgjidhjen e kontestit i cili do të shfrytëzohet në rast të paraqitjes së ndonjë kontesti mes tyre. Këto marrëveshje paraprake, në shumicën e rasteve, shprehimisht e përjashtojnë juridiksionin e gjykatave. Megjithatë, ekzistojnë prapë shumë raste ku bizneset, në kontratat e tyre, nuk i përfshijnë klauzolat të cilat e përcaktojnë forumin si dhe ligjin e aplikueshëm për zgjidhjen e kontestit dhe, si rezultat i kësaj, kontestet eventuale përfundojnë në gjykata, si formë automatike për zgjidhjen e kontesteve. Kur është fjala për zgjidhjen e kontestit, opsionet të cilat janë në dispozicion të palëve, përveç gjykatave si forma tradicionale, përfshijnë negocimin, ndërmjetësimin, dhe arbitrazhin. Bizneset po vetëdijesohen mbi rëndësinë e zgjidhjes së kontesteve të tyre në mënyrë joformale, dhe ndërmarrin të gjithë hapat e nevojshëm për t iu shmangur procedurave gjyqësore. Ata e kuptojnë se zgjidhja e kontesteve jashtë gjykatës është më e lirë, më e shpejt, më konfidenciale dhe private, ka më pak formalitete, dhe është shumë më e parashikueshme. Si rezultat i kësaj, bizneset kanë filluar t i analizojnë dhe t i identifikojnë opsionet më të përshtatshme për zgjidhjen e kontesteve në marrëdhëniet ekonomike. (Shih Pjesën 2.8 për një analizë shembull.) Shumica prej tyre e kuptojnë se parashikimi i kontesteve eventuale gjatë fazës së planifikimit dhe negocimit të kontratës, rezulton ne kursimin e kohës dhe parave në rast të shfaqjes së kontestit. Meqenëse nevojat dhe synimet e biznesit ndryshojnë varësisht nga lloji i transaksionit, është me rëndësi të vlerësohet se cila mënyrë e zgjidhjes së kontestit i përgjigjet më mirë transaksionit në fjalë. Kjo e imponon nevojën për përfshirjen e klauzolave të ndryshme të Zgjidhjes Alternative të Kontesteve (ZAK) në kontratat shabllon të kompanive. Në shumicën e rasteve, kompanitë zgjedhin një lloj të ZAK dhe në kontratë përfshijnë klauzola të cilat rregullojnë të gjitha kontestet eventuale ndërmjet palëve. Megjithatë, Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 5

ka raste, siç janë kontratat komplekse me shuma të mëdha parash, kur aplikohet një proces me shumë nivele për zgjidhjen e kontestit. Për shembull, klauzola për zgjidhjen e kontestit mund ta përcaktojë përdorimin edhe të ndërmjetësimit edhe të arbitrazhit, ose mund të fillojë duke përcaktuar se zgjidhja e kontestit do të bëhet me anë të negociatave me mirëbesim mes palëve, dhe më pas të vazhdojë me ndërmjetësimin si zgjedhje e dytë, dhe të përfundojë me arbitrazhin si zgjedhja e fundit. 1.5. Arbitrazhi në spektrin e MAZK-ut Në këtë manual, termi Zgjidhja Alternative e Kontesteve (ZAK) i referohet të gjitha metodave për zgjidhjen e kontesteve jashtë gjyqësore, duke përfshirë negocimin, ndërmjetësimin dhe arbitrazhin. Megjithatë, disa shkirme te autorëve mbi këtë çështje nuk e konsiderojnë arbitrazhin të jetë një formë e ZAK sepse arbitrazhi, sikurse procedura gjyqësore, është një proces i të gjykuarit, ku një palë e tretë do të dëgjojë dhe vendosë mbi kontestin. Kjo tërheq dallimin midis mekanizmave të të gjykuarit (arbitrazhi dhe procedura gjyqësore) dhe mekanizmave të të jogjykuarit (negocimit apo ndërmjetësimit). Megjithatë, karakteristikat thelbësore të çdo njëres nga format e ZAK-ut, janë paraqitur në tabelën më poshtë: Cilat janë shpenzimet e procesit? (jo)formaliteti Kush e kontrollon zgjidhjen përfundimtare të kontesteve? Ku/Cili është përqendrimi? Negociatat Pa shpenzime. Palët vendosin për nivelin e formalitetit. Vet palët. Interesat e palëve dhe marrëdhënia e tyre në të ardhmen. Ndërmjetësimi Shpenzimet e ndërmjetësuesve. Palët, së bashku me ndërmjetësuesin, vendosin për nivelin e formalitetit. Ndërmjetësuesi thjesht i lehtëson negociatat mes palëve. Në fund, varet nga palët nëse e pranojnë marrëveshjen e propozuar. Interesat e palëve dhe marrëdhënia e tyre në të ardhmen. Arbitrazhi Shpenzimet e arbitërit (që zakonisht janë më të vogla se të një procesi gjyqësor). Joformale (edhe pse kjo vendoset me rregullat e arbitrazhit). Kolegji i arbitërave ose arbitëri i vetëm. Ngjarjet dhe rrethanat nga e kaluara që përdoren për përcaktimin e çështjeve faktike ose të ligjit. Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 6

A janë zgjidhjet e kufizuara? Kush i emëron autoritetet dhe cili është funksioni i tyre? Cila është marrëdhënia në mes të autoriteteve të emëruara dhe palëve? Kush e luan rolin kyç në proces? Negociatat Llojllojshmëria dhe numri i zgjidhjeve varet prej vullnetit të palëve. Nuk ka autoritete të emëruara pasi që palët e negociojnë vet kontestin drejtpërsëdrejti. Nuk ka autoritete të emëruara. Palët. Ndërmjetësimi Llojllojshmëria dhe numri i zgjidhjeve varet prej vullnetit të palëve. Ndërmjetësuesi emërohet me pajtimin e të dyja palëve për të lehtësuar negociatat mbi çështjen. Ndërmjetësuesi punon drejtpërdrejt me palët për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët. Palët luajnë rol kyç përmes pjesëmarrjes aktive në proces. Arbitrazhi Zgjidhjet kufizohen me marrëveshjen fillestare të palëve dhe zakonisht kufizohen me shpenzime monetare, urdhërndalesë, ose urdhërveprimi. Në një kolegj prej tre personash, secila palë emëron një arbitër dhe dy arbitërat e emërojnë arbitërin kryesues. Ata të gjithë emërohen për të gjykuar konteste. Arbitërat i shqyrtojnë informatat e mbledhura prej palëve në formë të shkruar ose gjatë dëgjimit, por duhet t u shmangen diskutimeve ex parte. Prezantimi i pozicioneve bëhet përmes akovatëve. Vet palët kanë rol dytësor. 1.6. Arbitrazhi krahas procedurave gjyqësore Ka përparësi të shumta të arbitrazhit si një mekanizëm për zgjidhjen e kontesteve. Nga ana tjetër, poashtu ka edhe një numër të shqetësimeve të perceptuara në lidhje me përdorimin e arbitrazhit nga ana e bizneseve. Efikasiteti në kosto dhe kohën, ruajtja e konfidencialitetit, të neutralitetit dhe vendimi i formës përfundimtar dhe i detyrueshëm janë disa nga avantazhet e perceptuara të arbitrazhit. Një numër i madh i bizneseve, megjithatë, e konsiderojnë fleksibilitetin si një mundësi për të hartuar procedurën e arbitrazhit sipas nevojave të veçanta dhe rrethanave si një avantazh më i rëndësishme të arbitrazhit. Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 7

Përfitimet e mundshme dhe shqetësimet e arbitrazhit varësisht ndryshojnë nga kompania në kompani, nga transaksioni dhe nga mosmarrëveshje. Për më tepër, për derisa disa faktorë mund të shihet si përparësi nga disa biznese (p.sh. vendimi përfundimtar dhe i detyrueshëm pa mundëdi ankese), të tjerët e konsiderojnë ato si të meta. Faktorët specifik të cilët pala duhet t'i ketë parasysh në përcaktimin në mes arbitrazhit ose gjykatës, janë, por nuk kufizohen, si vijon: Juridiksioni: Përderisa një klauzolë për zgjedhjen e forumit në kontratë, e cila i jep kompetencë gjykatës kompetente, shihet si zgjidhje e të gjitha sfidave juridiksionale, një gjë e tillë megjithatë mund të sfidohet në bazë të mos-përshtatshmërisë së forumit. Përveç kësaj, çështjet e imunitetit të sovranit mund të ngritën nëse si forum zgjidhet gjykata. Natyrisht, është e mundshme që palët të pajtohen për një forum në një shtet të tretë, por një gjë e tillë nuk lejohet nga ligjet e të gjitha shteteve. Për këtë arsye, lënda gjithmonë sillet para gjykatës së atij vendi ku njëra prej palëve e ka biznesin e vet. Tek arbitrazhi, në anën tjetër, të gjitha (ose pothuajse të gjitha) problemet lidhur me juridiksionin do të shmangeshin. Edhe nëse arbitrazhi do të zhvillohej në vendin e njërës prej palëve, marrëveshja për të arbitruar shihet si një marrëveshje për të pasur një forum neutral i cili nuk është i ndërlidhur me strukturën juridike ose politike të cilësdo palë. Për më tepër, një marrëveshje për të arbitruar konteste eventuale me një organ shtetëror i mënjanon problemet e imunitetit të sovranit, pasi që pothuajse të gjitha shtetet e kanë pranuar marrëveshjen e arbitrazhit si një diskualifikues i së drejtës për t u thirrur në imunitetin e sovranit. Zbatimi i gjykimeve/vendimeve: Është mjaft e qartë që thjeshtë duke e marrë një letër prej një gjykate ose prej një tribunali të arbitrazhit, e cila përmban një vendim në favor të njërës palë, nuk i kthen në gjep para palës fituese. Një gjë e tillë mund të ndodhë vetëm kur vendimi zbatohet. Megjithatë, deri me tani (të paktën deri në momentin kur Konventa e Hagës për Zbatimin e Gjykimeve të Huaja hyn në fuqi), problemet më të mëdha paraqiten në lidhje me zbatimin e vendimeve të gjykatave. Sidoqoftë, tek arbitrazhi, çështja e zbatimit dhe njohjes së vendimeve të arbitrazhit është zgjidhur me Konventën e Nju Jorkut të vitit 1958 për Ekzekutimin dhe Njohjen e Vendimeve të Arbitrazhit të Huaj (Konventa e Nju Jorkut). Sipas kësaj Konvente, vendimet e arbitrazhit të sjella në shtetet e Konventës janë të zbatueshme në të gjitha vendet tjera të Konventës në të njëjtën mënyrë sikurse vendimet vendore. Shpenzimet dhe efikasiteti kohor: Një prej arsyeve kryesore pse kompanitë e zgjedhin arbitrazhin në vend të procedurave gjyqësore janë kursimi i shpenzimeve dhe i kohës. Megjithëse shpenzimet e arbitrazhit në shikim të parë mund të duken të mëdha, po t i krahasonim ato me shpenzimet të cilat mund të krijoheshin nga një lëndë gjyqësore e cila i nënshtrohet të drejtës së ankesës dhe mund të ngritët nga njëra shkallë në tjetrën, atëherë del se shpenzimet e arbitrazhit janë shumë më të ulëta se ato të procedurave gjyqësore. Përveç kësaj, procedurat e arbitrazhit janë shumë më të shpejta se ato gjyqësore. Shumica e tribunaleve të arbitrazhit e dëgjojnë dhe vendosin mbi lëndën brenda ditës, përderisa procedurat gjyqësore, për të njëjtën lëndë (sidomos për shkak të numrit të madh të lëndëve) mund të zgjasin me ditë të tëra. Fshehtësia (konfidentcialiteti) dhe privatësia: Shumë kompani e zgjedhin arbitrazhin sipër kontratat vendore ashtu edhe për ato ndërkombëtare për arsye se procesi i arbitrazhit është konfidencial. Niveli i fshehtësisë, në parim, rregullohet përmes rregullave të arbitrazhit të përzgjedhura Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 8

nga palët. Megjithatë, në shumicën e rasteve, niveli i fshehtësisë caktohet nga palët dhe rregullohet me marrëveshjen për arbitrazh. Për dallim nga seancat gjyqësore, të cilat janë të hapura për publikun, seancat e arbitrazhit janë private dhe konfidenciale. Arbitërit dhe stafit administrativ nuk i lejohet të diskutojë apo të botojë çfarëdo çështje që ka të bëjë me lëndën, jashtë dëgjimit arbitrues. Parashikueshmëria: Çështja e parashikueshmërisë është çështje shumë e rëndësishme, sidomos kur lënda ka karakter ndërkombëtarë. Me arbitrazh, lënda zgjidhet në një vend dhe menjëherë (pa mundësi ankimi), e jo përmes një gare gjykimesh nëpër gjykata të ndryshme të vendeve të ndryshme. Ekspertiza: Arbitërit kanë ekspertizë në fusha të ndryshme, në krahasim me gjyqtarët, ku të gjithë janë avokatë. Ky është një faktorë i rëndësishëm që e shtyn palën të zgjedhë arbitrazhin mbi gjykatën. Pasi që vet palët i zgjedhin arbitërit të cilët do ta dëgjojnë kontestin, ata nuk janë të kufizuar vetëm me një listë avokatësh. Nëse, për shembull, kontesti ka të bëjë me një kontratë për mallra specifik, atyre ju lejohet të zgjedhin arbitëra të cilët janë ekspert të asaj lëmie specifike. Fleksibiliteti: Në arbitrazh, në krahasim me gjykatën, procedura zakonisht formohet nga vet palët. Përveç rregullave procedurale të zgjedhura, palët mund t i shmangen ndonjë rregulli të caktuar dhe të pajtohen ndryshe. Arbitrazhi konsiderohet si formë për zgjidhjen e kontesteve i cili mund të përshtatet sipas rrethanave specifike të rastit përkatës. Në arbitrazh, procedurat përcaktohen nga arbitërat dhe nga palët, gjë kjo që ofron më shumë fleksibilitet, në krahasim me gjykatat kur regullat u imponohen palëve. Finalizimi: Vendimi i arbitrazhit është përfundimtar dhe i detyrueshëm. Nuk ka mundësi të ankimit, përveç në rast se palët kërkojnë shqyrtim gjyqësor të vendimit, gjë që mund të kërkohet vetëm në raste të caktuara. Në anën tjetër, vendimi i gjykatave i nënshtrohet të drejtës së ankesës dhe mund të përcillet në shkallë më të lartë gjyqësore. 1.7. Përzgjedhja e llojit të duhur të arbitrazhit Një nga përparësitë më të rëndësishme të arbitrazhit është se ai mund t iu përshtatet qëllimeve dhe nevojave specifike. Palët gëzojnë mjaft fleksibilitet lidhur me përcaktimin e procedurës dhe nivelit të formalitetit. Siç është diskutuar më parë, praktikë e mirë është për t í këto vendime para se kontesti të lind, dhe duhet të specifikohen ato në klauzolën e arbitrazhit ose marrëveshjes. 1.7.1. Arbitrazhet institucionale dhe ato Ad Hoc Pasi që palët të kenë zgjedhur arbitrazhin si formën e dëshiruar për zgjidhjen e kontesteve, ata duhet të vendosin nëse dëshirojnë të arbitërojnë në bazë të rregullave të një instituti të arbitrazhit ose nëse në bazë të procedurave ad-hoc. Përderisa arbitrazhi institucional administrohet nga një organizatë ose institucion në pajtim me rregullat e veta të procedurës, arbitrazhi ad-hoc nënkupton që nuk ka administrim formal nga një organizatë e caktuar, por vet palët i krijojnë procedurat e tyre për një arbitrim të caktuar. Arbitrazhit institucional është i përhapur në shumë organizatat, ndërkombëtare, rajonale dhe kombëtare. Këto përfshijnë Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit në Odën Ndërkombëtare të Tregtisë, Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Kontesteve, Gjykata e Arbitrazhit në Londër Ndërkombëtare, Shoqata Amerikane, Qendra e Arbitrazhit Ndërkombëtar e Vjenës, Tribunali i përhershëm i Arbitrazhit në Odën Ekonomike te Kroacisë dhe shumë të tjerë. Në vitin 2011, Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 9

dy institucione të reja të arbitrazhit u krijuan në Kosovë-Tribunali i Përhershëm i Arbitrazhit pranë Odës Ekonomike të Kosovës dhe Qendra për Zgjidhjen Alternative të Kontesteve (ZAK) pranë Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë. Në mënyrë që të bëhet zgjedhje e duhur, duhet të merren parasysh përparësitë dhe mangësitë e të dy mundësive të cekura këtu. Arbitrazhi institucional: Ky lloj i arbitrimit ka një numër përparësish, prej të cilave veçojmë se institucioni do të ndihmojë në administrimin e procedurës së arbitrazhit nga fillimi në fund. Së dyti, institucionet e arbitrazhit kanë rregullat e tyre të procedurës, të cilat mund të përfshijnë në marrëveshjen e tyre të arbitrazhit. Për këtë arsye, në vend se të fillohen prej fillimit, duke i përcaktuar vetë rregullat dhe duke e rizbuluar rrotën, palët mund të mbështeten në rregullat e arbitrazhit të një institucioni të caktuar, të cilat janë formuluar nga profesionistët. Ky solucion ofron edhe parshikueshmëri sepse palëve ju ofrohet shans t i lexojnë dhe analizojnë rregullat, si dhe t i shkojnë komentet lidhur me këto rregulla për të parë se çfarë lloj zgjidhjesh ofrojnë ato për çështje të caktuara. Për më tepër, rregullat e shumicës së institucioneve u lejojnë palëve për të modifikuar rregullat sipas nevojave që u përshtaten atyre. Edhe një përparësi është klauzola shabllon e arbitrazhit e cila ofrohet nga institucioni arbitrues. Në shumë raste, palët e shikojnë klauzolën shabllon të siguruar nga institutet, dhe thjesht e përfshijnë në kontratë. Një gjë e tillë i shmangë konfliktet eventuale lidhur me vlefshmërinë e klauzolës, të cilat mund të shfaqen nëse klauzola nuk është hartuar saktë nga palët. Përzgjedhja e arbitërave është, padyshim, një prej përparësive më të rëndësishme që ofron arbitrazhi institucional. Në vend të ballafaqimit të mundshëm në mes të palëve lidhur me përzgjedhjen e arbitërave, është më lehtë që këtë shërbim ta ofrojë institucioni administrues. Institucionet e arbitrazhit janë shumë të avancuara në këtë aspekt dhe posedojnë lista me arbitër të cilët zakonisht janë më të mirët që mund të emërohen. Përveç kësaj, përmes arbitrazhit institucional, palët nuk kanë nevojë të negociojnë çmimin me arbitërat. Këtë ua lënë institucionit dhe e lirojnë veten nga kjo barrë. Përveç ndihmës në procesin e emërimit, institucionit i arbitrazhit do të trajtojë edhe çështjet administrative dhe logjistike, duke liruar kështu tribunalin e arbitrazhit dhe palët nga këto detyra, gjë që mund të rezultojë në përshpejtimin e procesit. Edhe një përparësi tjetër e këtij lloji të arbitrazhit është respekti gjyqësorë kundrejt integritetit të vendimeve të marra nga institucioni i arbitrazhit. Është më shumë e mundshme që një gjykatë ta lë anash vendimin e një arbitrazhi ad hoc sesa të një arbitrazhi institucional. Disa institucione të arbitrazhit, duke përfshirë ICC, vëzhgojnë përpilimin e vendimet të arbitrazhit për të siguruar që ato janë në formën e duhur dhe për të tërhequr vëmendjen e tribunalit të arbitrazhit për çështje që lidhen me meritën e rastit që mund të rezultojë në anulimin e vendimit.(shih rregullat e arbitrazhit të ICC, neni 33 dhe Rregullat e Arbitrazhit të Kosovës, neni 44). Arbitrazhi Ad Hoc: përparësia kryesore e ofruar nga kjo formë e arbitrazhit është fleksibiliteti. Palët kanë të gjithë hapësirën e nevojshme për të marrë vendime lidhur me procedurat dhe ta përshtatin procesin sipas dëshirave dhe nevojave të tyre. Përderisa kjo mund të jetë përfitim për palët me njohuri më të avancuar për arbitrazhin, njëkohësisht kjo mund të jetë disavantazh për palët me më pak përvojë. Megjithatë, palët mund të zgjedhin të ndjekin rregullat të mirë shkruara për arbitrazh ad hoc, të tilla si Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 10

rregullat model për Arbitrazhit të UNCITRAL-it, të cilat janë një seri të plotë të rregullave që çdo palë mund të përdor në qoftë se ata zgjedhin arbitrazhin ad hoc. Kjo do të thotë se ata nuk kanë nevojë për t i hartuar rregullat e tyre dhe nuk ka duhet paguar për përdorimin e rregullave të UNCITRAL-it. Ppërparësi tjetër e cituar shpesh për arbitrazhin ad hoc janë shpenzimet dhe shpejtësia. Arbitrazhi ad hoc zakonisht kushton më pak se arbitrazhi institucional, pasi që palët nuk kanë nevojë t i paguajnë shpenzimet institucionale, por thjeshtë të negociojnë çmimin e shërbimeve të arbitërave. Arbitrazhi ad hoc mund të jetë më i shpejtë se arbitrazhi institucional, sepse nuk ka nevojë t i kalojë të gjitha procedurat të cilat zakonisht marrin kohë. Megjithatë, nëse palët dhe arbitërat nuk janë të sofistikuar, këta përparësi të dukshme mund të humbin. Më tepër, në mënyrë që përparësitë e lartcekura të kenë kuptim, është e domosdoshme që të ketë bashkëpunim të plotë në mes palëve. Pa këtë akordim në mes të palëve dhe këshilltarëve të tyre, përparësitë e arbitrazhit ad hoc mund të shndërrohen në iluzion. 1.7.2 Arbitrazhi i përshpejtuar Arbitrazhi i përshpejtuar u prezantua për herë të parë nga Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit (ICCsë) në fillim të viteve 90 ta për shkak të kritikave që kohëzgjatja e procedurës së arbitrazhit në kontestet ndërkombëtare ishte shumë e gjatë. Edhe pse ICC-ja nuk ka procedura standarde të përshpejtuar, rregullat e arbitrazhit të ICC-së të sigurojnë fleksibilitet për të përshpejtuar procesin. Ekzistojnë vetëm një numër i vogël i institucioneve të cilat kanë përfshirë dispozitat e arbitrazhit të përshpejtuar në rregullat e tyre procedurale. Për shembull, Shoqata Amerikane Arbitrazhi ka rregulla të veçanta për procedurat e përshpejtimit. Rregullat e arbitrazhit të Kosovës të vitit 2011 sigurojnë gjithashtu procedurat e përshpejtimit. Në mënyrë tipike, procedura e përshpejtuara janë kryer nga një arbitër i vetëm dhe janë të bazuara në vetëm në dokumente ose një seancë dëgjimit të vetme. Është shumë e rëndësishme për palët, para se të vendosin për përdorimin procedurës së përshpejtuar të arbitrazhit, që të shiqojn nëse ligji në fuqi të vendit të arbitrazhit, ligji i kontratës dhe ligji i vendit ku vendimi i arbitrazhit është kërkuar që të përbarohet, a lejon përdorimin e procedurave të arbitrazhit të përshpejtuar. 1.8. Ushtrimi: arbitrazhi krahas procedurës gjyqësore Udhëzimet: Në vijim është dhënë një ushtrim grupor për diskutim në mes të pjesëmarrësve. Rast hipotetik Adnan Losha është kryeshef i një kompanie të shquar. Është paditur, së bashku me kompaninë e tij, nga një shitore për shkëputjen e kontratës. Dëmshpërblimi i kërkuar nga shitorja ishte EUR 5,700,00. Adnan Losha pohon se kompania e tij nuk e ka shkëputur kontratën dhe se është e gatshme të ofroj pa kufizim fondet e disponueshme për ta mbrojtur padinë deri në fund, pasi që pronari i shitores nuk ka mundësi t i paguaj shpenzimet lidhur me padinë. Pronari i shitores propozon ta zgjidhin këtë kontest përmes arbitrazhit nëse Adnan Losha pajtohet me këtë. Prandaj, si duhet të veproj Adnan Losha nën këto rrethana? Arbitrazhi /Gjykata pse? Arbitrazhi / Gjykata Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 11

Tribenex, Sh.P.K është një kompani e specializuar për nano-teknologji. Ndërkohë, Tribenex kishte vërejtur se një kompani tjetër, Android, Sh.A. është duke përdorur teknologjinë e prodhuar në Tribenex për të prodhuar robotë të vogël (aparaturë mjekësore) për diagnostifikimin e sëmundjeve të zemrës. Tribenex kishte dërguar letër kërcënuese Adnroidit, por Androidi kishte insistuar që teknologjia që është duke e përdorur është ndryshe nga ajo e zhvilluar në Tribenex. Tribenex dëshiron ta zgjidh këtë kontest por gjithashtu ta ruaj fshehtësinë teknologjike që mund të zbulohet gjatë këtij kontesti.. A duhet Tribenex të shkoj përmes procedurës së arbitrazhit apo asaj gjyqësore? Holeger International, LLC është në një marrëveshje me vlerë të $500,000,000.00 e cila do të skadojë brenda 60 ditëve. Para se të përfundoj marrëveshja, Holeger International duhet t i zgjidh dy konteste në mes të një kompanie tjetër, Jones Fond Privatë, SH.A. Marrëveshja do të prishet nëse Holeger International ka konteste të pazgjidhura para skadimit të afatit të caktuar. Cila është mundësia më e mirë për Holeger International? Hans Bold, Ltd. është e vendosur në Frankfurt dhe Drones, S.E. është në Bruksel. Hans Bold është në kontest me Drones lidhur me një kontratë biznesi të nënshkruar para disa viteve. Të dy kompanitë kanë llogari ta zgjidhin kontestin në kohë, por nuk mund pajtohen rreth vendit ku do ta zgjidhin, në Frankfurt ose Brussels. Pasi që këto dy kompani kanë një marrëdhënie të gjatë afariste, nuk dëshirojnë ta zvarrisin çështjen dhe krijojnë raporte armiqësore në mes vete. Shpenzimet e kontestit nuk janë brenga kryesore, por Rregullorja e re mbi e tatimit nuk i parasheh shpenzimet e procedurës gjyqësore nga lista për zbritje të tatimit. Çka duhet të veprojnë palët në këtë rast? Luma, Sh.A. ka një kontest biznesi me Ants, Sh.P.K. lidhur me sipërmarrjen e përbashkët në Kosovë. Arbitrazhi / Gjykata Arbitrazhi / Gjykata Arbitrazhi / Gjykata Arbitrazhi / Gjykata Luma është e regjistruar në Kosovë, dhe ka mjete të kufizuara, menaxhmenti dhe përfaqësuesi ligjor i kësaj kompanie nuk janë aq të sofistikuar. Ants është një komani e madhe ndërkombëtare. kontrata kontestuese nuk parasheh ndonjë dispozitë për zgjidhjen e kontestit, por parasheh që ligji Kosovar duhet të aplikohet. Ants kishte ofruar zgjidhjen e kontestit përmes Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Kontesteve ( ICDR ) në New York. A duhet Luma ta zgjidh kontestin në Kosovë ose shfrytëzoj mundësin përmes ICDR në New York? Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 12

1.9. Zgjidhja e kontesteve me shumë nivele Ka shumë raste në të cilat palët do të përfitonin duke përfshirë në kontratën e tyre një klauzolë me shumë nivele për zgjidhjen e kontesteve në kontratën e tyre nëse ata mund të jenë në gjendje të zgjidhin kontestin e tyre përmes një procesi më pak formal, procesi jogjyqësore, të tilla si ndërmjetësim. Shembull i klauzolës me shumë niveleve për zgjidhjen e kontestit: Palët do të zgjidhin çdo kontest, i cili rrjedh nga kontrata ose është në lidhje me kontratën, me mirëbesim përmes negociatave mes tyre. Nëse kontesti nuk është zgjidhur përmes negociatave brenda [30] ditëve, atëherë palët do të mundohen që kontestin ta zgjidhin me mirëbesim përmes ndërmjetësimit, sipas [Rregullave të Procedurës së Ndërmjetësimit] para se t'i drejtohen arbitrazhit. Nëse edhe ndërmjetësimi nuk është i suksesshëm, palët e dërgojnë kontestin e tyre para arbitrazhit të detyrueshëm, në pajtim me [Rregullat Procedurale të Arbitrazhit]. Vendi i arbitrimit do të jetë [ ] dhe gjuha e arbitrimit do të jetë në [ ]. Në praktikë, është vënë re në disa raste se palët që përfshinin një klauzolë ZAK me shume nivele në kontratat e tyre nuk u janë munduar fillimisht të arrijnë një zgjidhje miqësore të kontestit përmes negociatave dhe ndërmjetësimit, por në të kundërtën menjherë kanë kërcy në hapin e fundit dhe kanë parashtru kërkesën për arbitrazh. Kjo ka ngritur pyetje në lidhje me me atë nëse nëse hapat/nivelet e para janë kushte të detyrueshme dhe të zbatueshme për t'u kryer para se të fillojë arbitrazhi dhe kush ka kompetencë për të vendosur nëse kriteri për të parashtruar kërkesën para arbitrazhit është plotësuar.praktikat në vende të ndryshme tregojnë se në rastet kur ekziston një marrëveshje e vlefshme e arbitrazhit vlefshme, çështja në nëse para-arbitrazhit janë përmbushur kriteriet vendoset nga ana e arbitrit ose tribunalit të arbitrazhit në përputhje me parimin e kompetenz të kompetenze (shih Moduli 3). Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 13

1.10. Përmbledhje Në këtë modul keni shqyrtuar rolin e arbitrazhit në spektrin e zgjidhjes së kontesteve duke i analizuar përparësitë që i ofron si dhe shqetësimet e mundshme të cilat mund të shfaqen nëse shfrytëzohet si mekanizëm për zgjidhjen e kontesteve. Është bërë poashtu një krahasim i arbitrazhit me procedurën gjyqësore dhe me format tjera të MAZK, duke theksuar arsyet pse arbitrazhi mbetet një mekanizëm i preferuar për zgjidhjen e konfliktit që rrjedh nga kontratat komerciale. Në këtë modul, ju keni mësuar: Të shpjegoni historikun e arbitrazhit si një metodë e përdorur gjerësisht për zgjidhjen e kontesteve Të kuptoni dhe t i aplikoni mënyrat e ndryshme për zgjidhjen e kontesteve ekonomike Të identifikoni dallimet ndërmjet arbitrazhit dhe procedurës gjyqësore Të krahasoni arbitrazhin me metodat e tjera Alternative për Zgjidhjen e Kontesteve (MAZK) Të përshkruani përparësitë dhe mangësitë e arbitrazhit në krahasim me procedurën gjyqësore dhe metodat tjera për zgjidhjen e kontesteve Të përshkruani se si arbitrazhi mund t iu përshtatur rrethanave dhe nevojave specifike Të identifikoni elementet të cilat duhet të merren parasysh kur të zgjidhet mes arbitrazhit institucional dhe atij ad-hoc Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 14

MODULI 2: LIGJI PËR ARBITRAZHIN Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 15

2.1. Hyrje Ky modul përshkruan qëllimin dhe fushëveprimin e Ligjit për Arbitrazh të Kosovës. I shqyrton edhe çështjet lidhur me zbatueshmërinë e këtij ligji në kontestet vendore dhe ndërkombëtare dhe gjithashtu diskuton nevojën për arbitrazhin në Kosovë. 2.2. Objektivat mësimore Pas përfundimit të këtij moduli, ju do të keni mundësi: Të shqyrtoni qëllimin e Ligjit dhe të kuptoni rëndësinë e themelimit të rregullave të cilat e rregullojnë arbitrazhin Të interpretoni fushëveprimin e Ligjit të Kosovës për Arbitrazhin T i aplikoni rregullat që ndërlidhen me zbatimin e Ligjit për Arbitrazhin në kontestet vendore T i aplikoni rregullat që ndërlidhen me zbatimin e Ligjit për Arbitrazhin në kontestet ndërkombëtare Të diskutoni nevojën për arbitrazh në Kosovë 2.3. Historik i shkurtë mbi zbatimin e arbitrazhit në Kosovë Edhe pse arbitrazhi mund të duket si një koncept tërësisht i ri për juristët të cilët punojnë në sistemin aktual juridik në Kosovë, aplikimi i arbitazhit daton qysh në fillim të viteve të shtatëdhjeta. Në ish- Jugosllavi, arbitrazhi dhe procedurat e tij ishin një lëndë e rëndësishme që mësohej në fakultetet juridike të të gjitha njësive federative, ndërsa institucionet e arbitrazhit, megjithëse të pakta të numër, merrnin vendime që edhe sot përdoren si precedente nga shumë tribunale të arbitrazhit në mbarë botën. Periudha e pasluftës nuk solli edhe aq shumë interes në fushën e ligjeve ekonomike ose në arbitrazhin ekonomik në Kosovë. Për shkak të nevojave tjera imediate ligjore, këto fusha u lanë pas dore si çështje të cilat mund të zhvilloheshin vetëm pas një periudhe kohore. Si rezultat, nuk pati asnjë përpjekje që të themelohet një institucion arbitrazhi ose të hartohen dhe të zbatohen ligje të cilat mbulojnë format e zgjidhjes së kontesteve si alternativë ndaj gjykatave. Përkundër këtyre rrethanave dhe mungesës së interesit institucional për arbitrazhin, subjektet afariste punuan në drejtim të themelimit të Odës Ekonomike dhe të shoqatave të tjera, dhe në kuadër të Odës Ekonomike të Kosovës për zgjidhjen e kontesteve u themelua një mekanizëm. Ky mekanizëm, i njohur si Gjykata e Arbitrazhit, ishte më i përafërt me ndërmjetësimin. Në vitin 2007, Kuvendi i Kosovës miratoi Ligjin për Arbitrazhin (Nr. 02/L-75). Hartimi i këtij ligji u përkrah nga disa ekspert ndërkombëtar, dhe pas diskutimeve në komisionet parlamentare, Ligji u miratua në seancën parlamentare të 26 Janarit 2007, ndërsa u shpall nga PSSP e UNMIK-ut më 15 qërshor 2008. Ligji përcakton mundësinë e organizimit të arbitrazhit institucional dhe ad-hoc dhe Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane janë duke planifikuar ofrimin e arbitrazhit dhe ndërmjetësimit institucional në Kosovë. Me mbështetje nga USAID në Kosovë Sistemi për Përmbarimin e Marrëveshjeve dhe Vendimeve (SEAD), dy institucione në Kosovë, Oda Ekonomike të Kosovës (OEK) dhe Oda Ekonomike Amerikane Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 16

në Kosovë (AmCham), themeluan programet e ZAK-ut Tribunali i Përhershëm i Arbitrazhit (TPA) pranë OEK-së dhe Qendra pë Zgjidhjen Alternative të Kontesteve (ZAK) pranë AmCham. SEAD u ka ndihmuar Odave në përpilimin e rregullave model të procedurës së arbitrazhit Rregullat e arbitrazhit të Kosovës 2011, dhe trajnimin e arbitërave. Secili nga, Tribunali i Përhershëm i Arbitrazhit pranë OEK-së Qenrda ZAK pranë AmCham kanë miratuar versionin e vet të Rregullave të Arbitrazhit të Kosovës. Në këtë manual, Rregullat e Arbitrazhit të Kosovës janë të bashkangjitur si Shtojca 1. Rregullat e arbitrazhit të OEK / TPA-së dhe AmCham Qendra ZAK janë në dispozicion respektivisht në www.kosovo- arbitration.com dhe www.adr-ks.org. 2.4. Fushëveprimi i Ligjit për Arbitrazhin Fushëveprimi i Ligjit për Arbitrazhin është përkufizuar në Nenin 1 dhe përcakton rregullat që zbatohen për marrëveshjet e arbitrazhit, procedurat e arbitrazhit, si dhe përcakton njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të arbitrazhit të nxjerra brenda dhe jashtë Kosovës. Pra Neni 1 thjeshtë qartëson që Ligji përmban rregulla të cilat rregullojnë tri fushat kryesore të arbitrazhit, që janë: rregullat në bazë të të cilave përpilohet dhe zbatohet marrëveshja e arbitrazhit, inicimi dhe zhvillimi i procedurave të arbitrazhit deri në momentin e marrjes së vendimit nga tribunali i arbitrazhit, dhe në fund, rregullat për ekzekutimin dhe njohjen e këtij vendimi. Rregullat mbi marrëveshjet e arbitrazhit, kryesisht përcaktojnë parimet lidhur me kushtet formale të një marrëveshjeje të arbitrazhit.nenin 5 i Ligjit mbulon arbitërueshmërinë dhe parasheh që vetëm kontestet lidhur me kërkesat civile dhe ato ekonomike-juridike mund të zgjidhen përemes arbitrazhit dhe vetëm nëse palët kan lidhur marrëveshje me shkrim në të cilën është përcaktuar se palët pranojnë t i zgjidhin kontestet eventuale përmes arbitrazhit. Neni 6 i Ligjit parasheh kriteriet me shkrim. Rregullat mbi procedurat e arbitrazhit fillojnë me një kapitull në të cilin parashihet procesi i paradëgjimit, që nënkupton përbërjen dhe konstituimin e tribunalit të arbitrazhit, dhe vazhdon me rregullat që kanë të bëjnë me dëgjimin, ku përfshihen çështjet e juridiksionit të tribunalit të arbitrazhit, paraqitja e deklaratave të paditësit dhe të paditurit, dëshmitarët dhe dëshmitë, si dhe çështje të tjera përkatëse. Rregullat mbi njohjen dhe zbatimin e vendimeve të arbitrazhit shpjegojnë procedurën e vendimmarrjes për vendimet e arbitrazhit, formën dhe efektin e tyre, si dhe kërkesat për të shpallur një vendim si të zbatueshëm brenda dhe jashtë Kosovës. Këto rregulla, poashtu, përcaktojnë rastet shumë të rralla kur njëra palë mund të kërkojë zhvleftësimin e një vendim të arbitrazhit nga gjykata. Secila pre këtyre tri fushave do të shtjellohet hollësisht në modulet vijuese të këtij kursi. Megjithatë, si hap preliminar, është kritike të përcaktohet se kur do të fillojë të zbatohet Ligji i Kosovës për Arbitrazhin. Siç do të diskutohet në pjesët vijuese (2.5 dhe 2.6), Ligji mund të zbatohet për kontestet vendore dhe ato ndërkombëtare, varësisht prej elementeve të parapara në klauzolën e arbitrazhit të përpiluar nga palët në marrëveshje. Duhet gjithashtu të theksohet se në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe faktin se arbitrazhit është i bazuar në marrëveshjen e palëve, ne Ligjin për Arbitrazhin ka vetëm disa dispozita të detyrueshme. Ligji i jep palëve dhe tribunalit të arbitrazhit mundësinë për të formësuar procedurën e arbitrazhit që të përputhet me kontestin. Nëse palët zgjedhin të ndjekin një grup të veçantë të rregullave procedurale (p.sh. Rregullat model të UNCITRAL-it, Rregullat e ICC-së ose Rregullat e Arbitrazhit të Programi i USAID-it në Kosovë për përmbarim dhe legjislacion komercial 17