VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKË Udhëzues për organizatat e shoqërisë civile

Similar documents
Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

Programi i Grantit për Ngritjen e Kapaciteteve të Shoqërisë Civile dhe Advokimin

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

Projekti për Kuadrin Menaxherial Mjedisor dhe Social të Zhvillimit të Integruar Ekonomik Urban

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2018

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

PARIMI I MOS-DISKRIMINIMIT SI PJESË E UNIONIT EVROPIAN ПРИНЦИПОТ НА НЕ-ДИСКРИМИНАЦИЈА КАКО ДЕЛ ОД ЕВРОПСКАТА УНИЈА

ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT

Qershor 2018 PADIA KOLEKTIVE MUNGESA E SË CILËS ZHBËN TË DREJTAT MJEDISORE DHE ATO TË KONSUMATORËVE

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

UDHËZUES MBI PJESËMARRJEN PUBLIKE NË PLANIFIKIMIN HAPËSINOR

Planifikimi i projektit/programit

Analizë politikash 05/2016

Korniza Ligjore për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë. Studim mbi pajtueshmërinë e legjislacionit në fuqi me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

Mbrojtja e mjedisit nëpërmjet të drejtës penale: vështrim krahasues mbi legjislacionin penal mjedisor në Shqipëri dhe Kosovë

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

REPUBLIKA E SHQIPЁRISЁ UNIVERSITETI I TIRANЁS FAKULTETI I HISTORIS Ё DHE I FILOLOGJISЁ DEPARTAMENTI I HISTORIS Ё

KOSOVË RAPORTI I PROGRESIT DHE INDEKSI PËR MROJTJEN E FËMIJËS THEKSON MANGËSITË KRYESORE NË SISTEMIN E MBROJTJES SË FËMIJËS

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI. STUDIM (draft)

ZGJËNDRRA E LUMTURISË RASTE STUDIMORE PËR MARTESËN NË MOSHË TË MITUR NË KORÇË DHE VLORË SË MARTESËS SË HERSHME: KY STUDIM, PUNA KËRKIMORE DHE

Studimi i VNM. Inxhiniere Mjedisi: Denisa Kola. Ekspert Mjedisi: Elgerti Bixha. Administrator: Elon Ciko

Speci Shqipëri

SHOQËRIA CIVILE DHE ZHVILLIMI

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

Raport Alternativ i Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve ( ) Të drejtat e fëmijëve janë të drejta njerëzore

Reforma e administratës publike në Kosovë

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS

VLERSIMI STRATEGJIK MJEDISOR I PLANIT ZHVILLIMOR URBAN TE PRISHTINES

PIKËPAMJET E QYTETARËVE PËR ÇËSHTJET KRYESORE TË PAQES DHE SIGURISË NË KOSOVË

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

Planifikimi i menaxhimit të siteve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Udhëzime për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve të menaxhimit

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS

MARTESAT E HERSHME NË SHQIPËRI Një vështrim Specifik i Komunitetit Rom

Sektori i Rinisë. Politikat rinore të Komunës së Prizrenit

Plani Zhvillimor Komunal i Komunës së Rahovecit Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) (draft)

RAPORTI VJETOR INFRAKOS - Raporti vjetor Janar 2016 Fushë Kosovë

Kursi bazë 1: Rëndësia e BE

integrimi europian dëshirë utopike apo realitet (futurist)? Botim i përmuajshëm i Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) - Shqipëri

LËVIZJA E LIRË E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË EVROPËN JUGLINDORE: E Drejtë e Paaksesueshme?

ANALIZË SHOQËRIA CIVILE DHE SHËRBIMET PUBLIKE

STANDARDET E PUNËS NË SHQIPËRI. Raport studimor

SIGMA Mbështetje për përmirësimin e Qeverisjes dhe të Menaxhimit Një iniciativë e përbashkët e OECD dhe Bashkimit Europian, financuar kryesisht nga BE

Raport MBI VLERËN EKONOMIKE TË SEKTORIT JOFITIMPRURËS NË BALLKANIN PERËNDIMOR & TURQI

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

Raport Analitik i Tregtisë në Shërbime Sektori i TIK

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë

PËR VEPRIMTARITË HIDROMETEOROLOGJIKE

C. KUADRI RREGULLATIV DHE PROCESI I LICENCIMIT

INSTITUCIONI I AVOKATIT TË POPULLIT

RAPORT REAGIMI: PËRGJIGJET NDAJ RASTEVE TË DHUNËS NË FAMILJE DUKE MARRË PARASYSH VDEKJEN E ZNJ. ZEJNEPE BYTYÇI-BERISHA

Përgatitur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (FKSHC) ANALIZA E SHOQËRISË CIVILE NË KOSOVË

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

PËRMBLEDHJA E RAPORTIT

Raporti i Performancës së Komunave

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

Forumi për Iniciativa Qytetare Raporti Vjetor 2008

Raport. Vizita studimore në Austri, Itali dhe Slloveni Tetor 2017

Vlerësimi i performancës

this project is funded by the european Union

Nxitja e bashkëpunimi rajonale dhe zhvillimi i balancuar territorial i vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin drejt integrimit në BE

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

STRATEGJIA PËR ZHVILLIMIN E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

PËR PRODUKTET E NDËRTIMIT

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

Përtej retorikës politike

Punim udhëzues. Hyrje. Transparenca Buxhetore dhe Buxheti i Qytetarëve. Janar, 2016

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО

A.U.K Training and Development Institute. OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop

informimit dhe transparencës, ISHSP është fokusuar në këtë projekt për të ndërgjegjësuar, promovuar dhe monitoruar komunikimin e këtyre

PASQYRA E TREGUT TË SEKTORIT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

TË ECËSH DREJT BALANCËS GJINORE UDHËZUES PËR BALANCIMIN E MARRJES SË VENDIMEVE

Revistë kërkimore-shkencore. Dega Ferizaj

AGJENCIA E KOSOVËS PËR AKREDITIM (AKA) Raporti i Vetëvlerësimit 2018 Aprovuar nga Bordi i AKA-së me

Analizë përfundimtare të fondeve dhe shpenzimeve publike për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!

KOMISIONI EVROPIAN. Bruksel, SWD (2016) 363 Final DOKUMENT PUNE I STAFIT TË KOMISIONIT. Raporti i vitit 2016 për Kosovën*

KRYETARI I KOMUNËS PËRFAQËSUES APO DOMINUES?

Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis/ Vlerësimi Strategjik Mjedisor që integrojnë ndryshimet klimatike dhe Biodiversitetin, projekti SLED (2014-IC-108)

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi: 2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV

PUNËTORËT QË [S ]KANË TË DREJTA

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО

TË GJITHA KUTITË E ANKESAVE Rregullimi i tregut të komunikimeve elektronike dhe mbrojtja e konsumatorëve

NGA POPULLI AMERIKAN OD AMERIČKOG NARODA

Analizë: SFIDAT E PLANIFIKIMIT DHE MENAXHIMIT HAPËSINOR NË KOMUNA ROLI I SHOQËRISË CIVILE NË ADRESIMIN E TYRE

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës RASTI NR. KO130/15

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI STUDIM KOMBËTAR

PLANI STRATEGJIK PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE NGA RREZIQET NË INTERNET

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

Transcription:

VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKË Udhëzues për organizatat e shoqërisë civile

VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKË Udhëzues për organizatat e shoqërisë civile Ky botim u mundësua nga një grant i dhënë nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Shqipëri përmes programit SENiOR-A. Ky publikim paraqet pikëpamjet e autorit/ autorëve mbi këtë temë. Këto pikëpamje nuk janë adoptuar apo aprovuar nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) dhe nuk duhet të shihen si qëndrime të REC apo të Ambasadës Suedeze në Shqipëri. REC Shqipëri nuk garanton saktësinë e të dhënave të këtij publikimi e nuk mban përgjegjësi për përdorimin e këtij publikimi. Shoqata për mbrojtje të jetës dhe ekosistemit përreth fabrikës së cimentos Titan - Burizan

Realizuar nga: Rrjeti i vigjilencës mjedisore Një sy për mjedisin Mbështetur nga: Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) në kuadër të programit SENiOR-A Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri. Ky program është financuar nga Qeveria Suedeze Përgatitur për botim: Qendra EDEN Adresa: Rr. Bogdani, Nd.7 H.13 Ap.8 Njësia Bashkiake Nr.10, Kodi Postar 1025 Tirana, Albania Tel: 00355 42 227 615 e-mail: eden@eden-al.org www.eden-al.org Punoi me shkrimin e materialit: MSc. Ermelinda Mahmutaj, MSc. Lira Hakani Kontribuan në shkrimin e materialit: Ing. Ahmet Mehmeti MSc. Alminda Mema Genc Laci MSc. Gentiana Decolli MSc. Madlina Puka MPA. Merita Mansaku Falenderime: Nuk është e lehtë të falenderosh me fjalë punën e pamatshme të të gjithë aktorëve të përfshirë në ngjarjet e këtij publikimi. Përmbledhtazi një përulje për këmbënguljen e organizatave mjedisore në Shqipëritë cilat vigjilojnë për mjedisin, interesat e publikut të gjerë dhe mirëqeverisjen. Respekti ynë shkon për përpjekjet (edhe pse deri më sot të pakta) të institucioneve qeveritare që shikojnë me prioritet shërbimin ndaj publikut kryesisht në cështjet e informimit dhe përfshirjes së tij në vendimarrje. Me mirënjohje të thellë i drejtohemi donatorëve që mbështesin nisma konkrete në mbrojtje të cështjeve mjedisore. Shkurt, 2014 4

PËRMBAJTJA Hyrje Vigjilenca dhe arsyet e saj Baza ligjore Historiku i Vigjilencës Mjedisore në Shqipëri Rastet e para të Vigjilencës Mjedisore Rrjetëzimi tematik Vigjilenca Mjedisore në praktikë Zgjedhim tematikën/ Çështjen që duam të vigjilojmë Analizojmë tematikën Përcaktimi i standardeve të cilësisë Kërkimi i të dhënave Vendosim së çfarë do të bëjmë me informacionin që kemi Vazhdojmë vigjilimin për një kohë të gjatë Literatura Shtojca Faqe 7 9 11 14 14 17 22 23 25 30 31 36 42 44 44 5

SHKURTIME ACC AKU ARM BE CRCD Komiteti i Ankimimit për Aarhus (Aarhus Compliance Comitee) Autoriteti Kombëtar i Ushqimit Agjensia Rajonale e Mjedisit Bashkimi Evropian Qendra për Kërkim,Bashkëpunim dhe Zhvillim DRShP Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik EDEN IFI IShP KB KfW MM QKR REC TEC VNM Qendra Mjedisore per Zhvillim Edukim dhe Rrjetëzim Institucionet Nderkombëtare të Financimit (International Financial Institutions) Instituti i Shëndetit Publik Kopshti Botanik Instituti Bankar për Rikonstrukison (Kreditanstalt für Wiederaufbau) Ministria e Mjedisit Qendra Kombëtare e Regjistrimit Qendra Rajonale e Mjedisit Termocentral Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis 6

HYRJE Vigjilenca Mjedisore në praktikë botohet për ti ardhur në ndihmë të gjitha organizatave që duan të rrisin efikasitetin e punës në terma të mbrojtjes së mjedisit,të përfaqësisë së qytetarëve e mbrojtjes së të drejtave dhe interesave të tyre. Qëllimi kryesor i këtij botimi është të rrisë njohuritë e organizatave në lidhje me hapat e realizimit të vigjilencës mjedisorenë praktikë dhe të nxisë rrjetëzimin jo formal (bashkëpunimin). Ideja për këtë udhëzues është konceptuar dhe realizuar nga rrjeti Një sy për mjedisin i ngritur në kuadër të projektit Së bashku një sy për mjedisin. Projekti mbështetet financiarisht nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) në kuadër të programit SENiOR-A Mbështetje për Organizatat Mjedisore të Shoqërisë Civile në Shqipëri i financuar nga Qeveria Suedeze. Rrjeti përfaqësohet nga 5 organizata partnere të cilat punojnë në qytete të ndryshme të vendit, sikundër janë Kulbi Ekologjik Elbasan, Mbrojtja e Mjedisit Natyror Berat, Qendra e Informacionit Aarhus Shkodër, Qendra per Kërkim Bashkëpunim dhe Zhvillim (CRCD) Vlorë, Shoqata në Mbrojtje të Jetës dhe Ekosistemit përreth fabrikës Titan Burizanë, dhe udhëhiqet nga Qendra Mjedisore per Zhvillim Edukim dhe Rrjetëzim (EDEN) që ka tashmë 7 vite që punon në fushën e vigjilencës mjedisore. Të gjitha organizatat partnere të rrjetit edhe pse të forta në mbrojtje të çështjeve mjedisore dhe vigjiluese (në kuptimin e gjerë të termit ) nuk ishin të njohura me proçedurat formale dhe aq strikte (në ruajtjen e profesionalizmit) të procesit të vigjilencës së vërtetë mjedisore. Përgjatë vitit të parë të bashkëpunimit këto organizata arritën të përvetësonin metodikën dhe të krijonin një identitet më të fortë për veprimtarinë e tyre. Duke menduar se shumë organizata të tjera në Shqipëri punojnë me pasion për mjedisin, por nuk kanë mundësi mbështetje për t`u rritur më tej në vigjilencën mjedisore, ne menduam të ndajmë eksperiencën tonë duke shoqëruar çdo hap të procesit me sukseset apo dështimet tona në praktikë. Çdo fitore e vogël apo e madhe, çdo pengesë apo dhe braktisje e procesit është një mësim i nxënë i cili ndahet me ju në formën e këshillave praktike në këtë udhëzues. Me anë të tyre ne shpresojmë të nxisim egon tuaj për të punuar në fushën e vigjilencës mjedisore dhe tentojmë ta tregojmë procesin sa më afër realitetit. Edhe pse fokusi kryesor i këtij botimi është të paraqesë vigjilencën mjedisore si një mjet i cili mund të përdoret nga organizatat e shoqërisë civile mjedisore për të rritur efikasitetin e punës së tyre, ne e këshillojmë atë edhe për vetë publikun e gjerë. Nëpërmjet këtij udhëzuesi publiku do të njohë më mirë se si punojnë organizatat nga të cilat ai përfaqësohet dhe do të mësojë rrugët se si vetë qytetarët mund të tërheqin informacionin, të jenë aktivë në vendimarrje apo dhe të organizohen për të lobuar për një cështje të caktuar. Gjithashtu besojmë se udhëzuesi do të ndihmojë të rrisë besimin e publikut kundrejt organizatave të shoqërisë civile. 7

Me interes dhe i vlefshëm mendojmë se ky udhëzues është edhe për punonjësit e adminstratës shtetërore, në nivel qendror dhe vendor, të cilët në vendin tonë kanë nevojë të njihen më mirë me të drejtat e publikut dhe detyrimet ndaj tij, por edhe me seriozitetin me të cilin organizatat punojnë në linjë me legjislacionin vendas; sa shumë punë ato bëjnë me pak burime, si financiare ashtu dhe njerëzore, dhe sa shumë i nevojshëm është bashkëpunimi midis institucioneve qeveritare, shoqërisë civile dhe publikut të gjerë që vendi ynë të shkojë drejt zhvillimit demokratik dhe të qendrueshëm. Bizneset, motor i rendësishëm i zhvillimit, i ftojmë të lexojnë këtë udhëzues. Shembujt konkretë në të, jemi të bindur se do ti ndihmojnë ata të mësojnë nga praktikat e mira dhe gabimet e kolegëve të tyre pre e vigjilencës së organizatave të rrjetit tonë. Progres raporti i Bashkimit Evropian për vitin 2013, në faqen 64 të tij, Kapitulli 27: Mjedisi dhe ndryshimet klimatike, ndër të tjera vlerëson:...përafrimi me acquis ka avancuar, por nevojiten urgjentisht përpjekje të mëtejshme për të garantuar zbatim dhe imponim të ligjit. Burimet ngelen të kufizuara dhe nevojiten investime të mëdha.duhet të forcohet konsultimi publik për investimet publike si edhe pjesëmarrja publike në nismat normative Përgatitjet në fushën e mjedisit dhe ndryshimeve klimatike janë në fazë të hershme. Kemi ende shumë punë për të bërë dhe me keqardhje konstatojmë se ky përfundim për mjedisin është shumë pak i përmirësuar prej nga fillimi i historikut të shkrimit të raporteve progresive,në vitin 2005. Nëpërmjet këtij udhëzuesi ne tregojmë se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi dhe përfshirja qytetare në vendimarrje. Ne tregojmë se shoqëria civile luan rol të rëndësishëm në këtë proces dhe edhe pse shpesh herë ajo pozicionohet si sektori që punon me elitën nuk duhet të harrojë se përfaqëson interesat e publikut të gjerë, ndryshe humbet identitetin e saj. Kjo është një nga arsyet se pse e këshillojmë këtë udhëzues me shëmbuj mjedisorë edhe për çdo sektor tjetër në të cilin punojnë organizatat e shoqërisë civile në vend. 1 Këtu nënkuptojmë punën e tyre të përditshme investiguese në mbrojtjen e mjedisit 8

VIGJILENCA DHE ARSYET E SAJ Vigjilenca (wachdogging) mund të konsiderohet si një evoluim i termit qen roje (watchdog) i cili sipas fjalorit botëror të gjuhës angleze përkufizohet si një qen që mbahet për të ruajtur pronën. Më vonë ky term ka marrë edhe kuptime të tjera sikundër është ai i një person ose grup personash që vepron si një mbrojtës apo kujdestar kundër praktikave jo efikase, të paligjshme, etj apo si folje të zhbirilosh me kujdes, aq sa të identifikosh sjellje jo të ligjshme ose jo etike. Fjalorë të tjerë mund ta përkufizojnë një person vigjilues si dikush që ruan kundër humbjes, vjedhjes, apo praktikave të padëshiruara. Specialistët e kompjuterit e përdorin termin për një zbulues të anomalive të programeve, i cili ruan kompjuterat nga keqfunksionimi i programeve. Të gjithë këto përkufizime kanë një gjë të përbashkët: mbrojtjen e pronës apo të drejtave të njeriut nga ata që mund t i marrin ato ose që nuk kryejnë një detyrë siç duhet. Vigjilenca bëhet e rëndësishme në kontekstin shoqëror kryesisht në rastet kur ka një mungesë të dukshme vullneti nga qeveritë për të zbatuar një grup ligjesh apo legjislacion ekzistues në çdo nivel apo në rastet e mos zbatimit të standardeve të veprimtarisë së një subjekti të caktuar, të cilat ndikojnë drejtë për së drejti në cilësinë e jetës së komuniteteve. Prandaj, vigjilenca, me fjalë të thjeshta është arsyeja e ekzistencës së sektorit të tretë të shoqërisë. Ajo ka dy elementë të rendësishëm në procesin e saj sikundër është 1) praktika e zhbirilimit dhe 2) kërkesa e llogarisë që qytetarët i drejtojnë qeverisë dhe industrisë,të cilët (këta të fundit) me veprimtarinë e tyre kanë ndikim mbi jetën shoqërore dhe politike. Këto dy elemente i japin veprimtarisë vigjiluese një natyrë formale që zakonisht ndërmerret nga organizatat e shoqërisë civile të cilat në këtë rast quhen organizata vigjiluese. Organizatat vigjiluese zakonisht janë grupe jo fitimprurëse të cilët e shikojnë rolin e tyre si monitorues kritik të aktiviteteve të qeverisë, industrisë ose të organizatave të tjera dhe nxisin publikun kur identifikojnë veprimtari që shkojnë ndesh me interesat e tij. Aktorë të tjerë që mund të luajnë rol vigjilues janë organizatat think-tank, mediat alternative, blogger qytetarët, organizatatat e konsumatorëve, avokatët e popullit etj. Vigjiluesit mund të shqetësohen nga çdo gjë duke filluar nga veprimtaria e një individi deri tek politikat e disa qeverive kombëtare. Ata vigjilojnë një çështje ose disa; shqetësimet e tyre mund të jenë lokale, globale ose të dyja bashkë. Nëse flasim për vigjilencë mjedisore dhe vigjilues mjedisorë nuk nënkuptojmë një proces të ndryshëm me përkufizime dhe parime të tjera. Përcaktori mjedisor vetëm specifikon fushën e veprimtarisë vigjiluese. Në kët rast vigjiluesit ndjekin politikat dhe legjislacionin mjedisor, ndikimin në mjedis dhe komunitet të veprimtarive të subjekteve të ndryshme etj. 9

Arsyet dhe momentet për të nisur një proces vigjilues janë të ndryshme dhe të ndërthurura nga shumë faktorë që ndikojnë në interesat e komuniteteve. Motivimet më të shpeshta janë përmbledhur në tabelën në vijim. Tabela 1: Arsyet dhe momentet për të nisur një proces vigjilues PSE KUR Për të mbajtur qytetarët në dijeni për atë që ndodh përqark I jep publikut informacionin që ai ka nevojë për të kuptuar situatën dhe të fillojë ta rregullojë atë Për të mbajtur fuqinë në nivelin e komuniteteve Praktikojmë demokracinë Për të parandaluar pasoja negative Adreson çështjet që duhen rregulluar Për të nxitur drejtësi dhe ndryshim social Çdokush duhet trajtuar në mënyrë të drejtë Kur kërkojmë të përmirësojmë ose të ndryshojmë ligjet apo rregullore të ndryshme Kur një projekt i ri ka filluar apo do të fillojë, dhe kemi dyshime rreth pasojave/impaktit të tij Kur besojmë se interesi i publikut kërcënohet Kur një entitet,individ, qeveri, korporatë, industri, bankë zhvillimi etj. ka dhënë prova në të shkuarën që nuk është e besueshme Kur ne marrim një informacion rreth veprimeve apo praktikave aktuale të planifikuara të dëmshme apo të dyshimta Kur demokracia aktualisht ose potencialisht kërcënohet Kur drejtësia e kërkon atë! Nëse e krahasojmë vigjilencën me lobimin dhe pjesmarrjen në proçeset vendimarrëse, ajo mund të konsiderohet një mjet më pasiv dhe objektiv për të nxitur ndryshimin. Lobimi dhe pjesmarrja në proceset e vendimmarjes janë më kundërvënës dhe emocionalë dhe shpesh mund të jenë mjete të cilat përdoren edhe gjatë procesit vigjilues. Vigjilenca mund të ngjasohet me një proces ankimimi ligjor por ndryshon pasi ky i fundit vë në dukje parregullsitë, mospërputhjet apo mangësitë ligjore dhe bën presion për përgjegjshmëri dhe ndryshime në politikat publike apo performancën e bizneseve, pa kërkuar drejtësi, përgjegjësi ligjore, apo kompensim. 10

BAZA LIGJORE Me nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (18 shkurt 2006) vendi ynë ka ndërmarrë shumë reforma administrative dhe ligjore të rëndësishme, të cilat synojnë të krijojnë mardhënie më të afërta me vendet anëtare të Bashkimit Evropian (BE). Paketa ligjore mjedisore përgjatë këtij procesi, prill 2009 dhjetor 2012, ka pasur zhvillime pozitive duke miratuar 24 ligje dhe 48 vendime të rendësishme për mjedisin, në të cilat vlen të përmendet, se të drejtës së publikut për të marrë informacion, për të marrë pjesë në proceset vendimarrëse dhe për t`iu drejtuar gjykatës i është kushtuar rëndësi e veçantë. Arsyet se pse këto të drejta janë të rendësishme për procesin vigjilues, detajohen në kapitujt në vijim të këtij botimi. Këtu po listojmë vetëm bazën ligjore në të cilën një qytetar shqiptar/organizatë mbështetet për të marrë informacion dhe për të hetuar mbi një cështje të caktuar mjedisore. Nenet 23, 48 dhe 56 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë Në këto nene pasqyrohen liritë dhe të drejtat vetjake ku e drejta e informimit është e garantuar ; liritë dhe të drejtat politike; liritë dhe të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore ku kushdo ka të drejtë të informohet për gjendjen e mjedisit dhe për mbrojtjen e tij. Nenet 51-55 te Kodit të Procedurave Administrative (FZ 19/1999) Sipas këtyre neneve çdo person ka të drejtë të informohet nga administrata për çështje interesi si dhe administrata zbaton parimin e transparencës së informimit 2 Marrëveshja ka hyrë në fuqi në 1 prill 2009 3 Sipas faqes së Ministrisë së Mjedisit http://www.mjedisi.gov.al/al/programi/akte-ligjore/viti-2012 11

Ligji nr.8672, datë 26.10.2000 Për të drejtën e publikut për të pasur informacion, për të marrë pjesë në vendimarrje dhe për t iu drejtuar gjykatës për çeshtjet e mjedisit (Konventa e Aarhus-it). Ky ligj ka për qëllim të kontribuojë në mbrojtjen e së drejtës të cdo individi, për të jetuar në një mjedis të përshtatshëm, ku çdo palë i garanton publikut të drejtën për të pasur informacion, për të marrë pjesë në marrjen e vendimeve mjedisore si dhe për tju drejtuar gjykatës. Konventa e Aarhusit është ratifikuar 26.10.2000 Ligji nr.10431, datë 09.6.2011 Për mbrojtjen e mjedisit Ligji ka për qëllim mbrojtjen e Mjedisit, parandalimi dhe pakësimin e rreziqeve që i kanosen jetës.ligji përcakton parimet, kërkesat, përgjegjësitë si dhe rregullat për të garantuar mbrojtjen. Neni 13 i këtij ligji përcakton parimin e së drejtës për informim dhe pjesëmarrje të publikut. Ligji nr. 8503, 30.06.1999 Për të drejtën e informimit për dokumentat zyrtare Ky ligj i jep të drejtën publikut për informimin ndaj dokumentave zyrtare. Në kreun II shtjellohet e drejta e informimit dhe detyrimet e autoritetit publik. Ligji për ratifikimin e Konventës së Espoo dhe ligji Nr. 9700 (FZ 42/2007) Mbi mbrojtjen e mjedisit nga ndikimet ndërkufitare i jep publikut mundësi në vendimarrje ndërkombëtare Ky ligj synon mbrojtjen e mjedisit dhe të shëndetit, duke parandaluar ndikime të ndjeshme negative, të cilat mund të shkaktohen nga projekte ose veprimtari, që kërkojnë të zhvillohen në territoret ndërkufitare të shteteve fqinje. Organet lokale kanë të drejtën e informimit ndaj palës ndërkufitare. 12

VKM Nr.994, datë 02.07.2008 Vendimi i Këshillit të Ministrave Për tërheqjen e mendimit të publikut në vendimarrje për mjedisin Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe në zbatim të pikës 1, të nenit 3 të Konventës së Aarhusit, ratifikuar me ligjin nr. 8672, datë 26.10 2000 Për ratifikim e Konventës së Aarhusit Për të drejtën e publikut për të pasur informacion, për të marrë pjesë në vendimmarrje dhe për t iu drejtuar gjykatës për çështjet e mjedisit Legjislacionin mjedisor mund ta ndiqni më të plotë dhe në detaje duke hyrë në faqen e Ministrisë së Mjedisit në këtë link http://www.mjedisi.gov.al/al/programi/legjislacioni/akte-ligjore Kujdes! Këto të drejta ligjore mund ti përdorni vetëm për të marrë informacion nga administrata publike. Operatori privat nuk është i detyruar nga legjislacioni i mësipërm të ndajë me ju informacionin në lidhje me veprimtarinë e tij, edhe në bazë kërkese. Nëse ju arrini ta siguroni atë, kjo është vetëm falë punës suaj. 13

HISTORIKU I VIGJILENCËS MJEDISORE NË SHQIPËRI Eksperiencat e para Në ditët e sotme janë rreth 70 organizata mjedisore të cilat ushtrojnë veprimtarinë në të gjithë vendin tonë dhe fatkeqësisht shumë pak prej tyre luajnë rol të mirëfilltë vigjilues, edhe pse në përgjithësi janë organizata aktive. Sektori i shoqërisë civile mjedisore është aktivizuar në fillim të viteve `90 i nxitur nga problematikat mjedisore të shumta të një vendi tashmë të quajtur në zhvillim, por edhe nga interesi dhe mbështetja e institucioneve dhe shoqatave jo qeveritare të huaja, donatorëve të ndryshëm etj. Shumë organizata në vend filluan të konsolidohen dhe të jenë të pranishme dhe aktive në problematikat mjedisore të vendit me mekanzima transparent dhe të paanshëm, por sërish, kjo nuk ka ndryshuar dukshëm Mjedisin shqiptar. Janë të shumtë faktorët që ndikojnë në përkeqësimin e situatës mjedisore në vendin tonë, analiza e të cilëve do të kërkontë një botim të dedikuar, megjithatë vlen të përmendet se mungesa e organizimit të qendrueshëm të organizatave mjedisore në aktivitete vigjiluese luan rolin e saj të pa tjetërsueshëm. Rrjetet e formalizuar, e konisderuar si një formë organizimi i qendrueshëm, nuk janë praktikë e punës së organizatave mjedisore në vend. I themeluar në janar të vitit 2004 Grupimi Ekolëvizja vazhdon të jetë ende sot i vetmi rrjet mjedisor në Shqipëri dhe ka në përbërje të tij 43 organizata. Megjithatë, ky fakt nuk i ka penguar mjedisorët të mblidhen së bashku në aleanca apo rrjetëzime jo formale për nisma Ad Hoch kundër projekteve me ndikim negativ në mjedis apo vendimeve jo të drejta mjedisore të qeverisë. Në tabelën e mëposhtme janë listuar disa nga eksperiencat e para dhe më të njohura të vigjilencës mjedisore në Shqipëri, të cilat kanë bashkuar qytetarë dhe organizata në mbrojtje të mjedisit. Sukseset e tyre janë në dukje të vogla, por arritjet e vërteta lidhen me forcimin e zërit qytetar dhe nxitjen e institucioneve qeverisëse për zbatueshmërinë e ligjit. Në shumicën e rasteve ato kanë thyer tabunë e autoritetit shtetëror para të cilit qytetari shqiptar shfaqet kokëulur edhe pas 25 vite demokraci. 4 5 6 7 Informacioni është marrë nga baza e të dhënave të Qendrës Rajonale të Mjedisit (REC) Shqipëri Nga latinishtja do të thotë për këtë gjë dhe nënkupton organizimime të rastësishme për një cështje apo shqetësim të caktuar që shfaqet papritur Detajimet për secilin rast mund ti gjeni në faqen e qendrës EDEN www.eden-al.org Shembujt janë marrë ndër rastet në të cilët EDEN ka qenë e përfshirë duke udhëhequr cështjen ose duke mbështetur organizata të tjera nismëtare. Kjo me qëllimin që shembujt e marrë të njihen në detaje nga ne për ta bërë interpretimin e tyre më të qartë dhe të plotë për lexuesin. 14

Tabela 2: Nga eksperiencat e para të vigjilencës mjedisore në vend Rasti Koha Sa organizata Rezultati TEC Vlorë 2003-2007 1 Aleancë 1 org. studentore dhe Komuniteti lokal Letër drejtuar AÇ Protesta TEC u ndërtua por nuk është në punë :( TEC Porto - Romano 2007-2008 2 organizata Jo komunitet lokal U realizuan konsultat me publikun TEC nuk u ndërtua :) Linja e transmisionit 400 kë Shqipëri Kosovë Tetor- Nëntor 2010 1 organizatë Komuniteti lokal Ekspertë të pavarur U realizuan konsultat me publikun KfW u tërhoq nga financimi :) Unaza e Madhe e Tiranës Shkurt 2011 33 organizata U ndërprenë punimet U realizuan konsultat U zvogëlua dëmi ndaj KB Segmenti i Unazës u ndërtua :( Rruga e Arbrit Gusht 2011 2 organizata në periudha të ndryshme dhe jo në bashkërendim me njera - tjetrën U shkel ligji U ndërtua segmenti U prishën Kanionet e Brarit :( Rruga e Elbasanit Qershor 2012 5 organizata u bashkuan Pak përfaqësues të komuniteteve lokale U ftuan organizatat në Këshillin Bashkiak Segmenti u ndërtua :( Fillimet e para të vigjilencës së mirfilltë mjedisore në Shqipëri kanë ndodhur me rastin e TEC Vlorë rreth viteve 2006 2007. Në këtë kohë ende nuk ishte ngritur legjislacioni mjedisor i të drejtave të publikut për informim dhe pjesmarrje në vendimarrje por vendi tashmë kishte ratifikuar Konventën e Aarhus-it e cila u përdor nga protestuesit. Në rastet pasuese legjislacioni mjedisor tashmë qe ndërtuar (vit pas viti plotësohet më shumë) dhe presioni kryesor i shoqërisë civile i drejtohet qeveritarëve për zbatueshmërinë e ligjit në terma të përfshirjes së publikut në vendimarrje. Duhet të kuptojmë që pozicionimi i mjedisorëve ka qenë kundër ndërtimit të të gjitha projekteve të mësipërme (ose të paktën në formën që ato janë prezantuar nga investuesit) dhe nëpërmjet vigjilencës mjedisore kanë ndërtuar strategjitë dhe kanë nxitur që procesi të zbatohej në bazë legjislacioni duke shpresuar që në këtë mënyrë zëri i publikut do të fitonte. Në rastin e TEC Porto Romano dhe Unazës së Madhe të Tiranës, shoqatat mjedisore kanë arritur të bllokojnë ecurinë e 15

zbatimit të projektit dhe ta kthejnë atë mbrapsh në fazën e realizimit të konsultave, të cilat në atë kohë u konsideruan arritje shumë të mëdha. Në raste të tjera, sikundër në rastin e projektit mbi ndërtimin e linjës së transmisionit të lartë Kosovë-Shqipëri, procesi ka shkuar më së miri dhe në raste si Kanionet e Brarit apo Rruga e Elbasanit, legjislacioni dhe mendimi i publikut është shkelur me të dy këmbët edhe pse reagimet nuk kanë munguar. Duket sikundër procesi ka pësuar një regres dhe kjo është një farë e vërtete. Rezultatet e mjedisorëve në rastet e fundit janë shumë më të vogla sesa në fillimet e punës së tyre edhe pse profesionalizmi me të cilin është ndjekur cështja është më e madhe. Qeveritarët kanë shtuar në masë fiktivitetin në zbatimin e ligjit dhe shpesh nëpërmjet akteve nënligjore kanë autorizuar veprimtari jo mjedisore dhe jo në përputhje me legjislacionin mjedisor. Në këto kushte duhet të mendohen forma më të organizuara reagimi. Mbështetje të fortë çështja e parë vigjiluese (TEC Vlorë) si dhe gjithë të tjerat pasuese, kanë patur nga rrjeti vigjilues rajonal për Evropën Qendrore dhe Lindore CEE Bankwtach (www.bankwatch.org). CEE Bankwatch e fokuson kryesisht punën e tij në projekte të financuara nga Institucionet Ndërkombëtare të Finacimit 8 (IFI). Kjo është edhe një prej arsyeve kryesore se pse vigjilimet e para mjedisore në Shqipëri janë të lidhura me projekte të mbështetura financiarisht nga IFI. Këto raste bashkëpunimi kanë krijuar modelet pilot duke nxitur në organizatat e përfshira praktikën e të nxënit duke vepruar ose sikundër thotë populli ta mësojnë notin në det. Puna e tyre është shtrirë edhe në projekte të mbështetura dhe të nisura nga financues të ndryshëm sikundër është Kfw apo dhe vetë shteti shqiptar duke krijuar kështu një bërthamë të mirë kapacitetesh në vend në fushën e vigjilencës mjedisore, e cila ka nevojë për organizime të mëtejshme për të rritur efektivitetin. Kolona e tretë e tabelës 2 (Sa organizata) na informon dukshëm se organizimet në mbrojtje të cështjeve të mësipërme mjedisore kanë qenë rastësore dhe të shkurtra në kohë. Përfaqësia e komuniteteve të prekura thuajse gjithmonë është e ulët dhe kjo automatikisht ul vlerën dhe rendësinë e mbrojtjes së ngritur sado e fortë dhe e mirë të jetë ajo. E rendësishme! Kjo analizë e përmbledhur, na nxjerr në dy përfundime të rendësishme për suksesin e një nisme vigjiluese në mbrojtje të Mjedisit 1) organizatat duhet të përfaqësojnë zërin e komunitetit të organizuara në mënyrë të qendrueshme në kohë dhe 2) komuniteti i prekur duhet të jetë dukshëm i pranishëm dhe i përfshirë në aktivitetet vigjiluese. 8 IFI janë institucione financiare që janë krijuar nga më shumë se një vend, dhe në këtë mënyrë janë subjekte të ligjive ndërkombëtare. Pronarët ose aksionarët e tyre janë në përgjithësi qeveritë kombëtare. 16

Nëse flasim në referencë me sektorin e mjedisit në rajon, edhe pse ka bërë hapa përpara në forcimin e kapaciteteve dhe ngritjen e një kulture pune vigjiluese, sektori mjedisor shqiptar është ende i brishtë dhe jo një zë i fortë dhe i rendësishëm në vendimarrje dhe kërkesë llogarie. Në rajon organizatat vigjiluese janë të mirëstabilizuara dhe kanë arritur të punojnë dhe specifikohen edhe në bazë tematikash brenda sektorit të mjedisit si psh. vigjilues në çështjet e energjitikës, vigjilues në projektet e financuara nga IFI, vigjilues në zbatueshmërinë e legjislacionit mjedisor etj. çka tregon pjekurinë e sektorit. Organziatat e rajonit janë të forta të ngrejnë çështjet e tyre kombëtare në nivelet e larta të politikbërjes ndërkombëtare. Ato organizohen së bashku dhe koordinohen me ndihmën e rrjeteve rajonale për t`ia arritur këtij qëllimi. Shoqatat shqiptare mjedisore së fundmi janë gjithashtu antarë aktivë të këtyre organizimeve duke dhënë kontributin e tyre për mbrojtjen e mjedisit në rajon. Në nivel kombëtar, të gjithë mjedisorët rajonalë, pavarësisht kufijve administrativë midis shteteve, përballen me të njëjtat problematika sikundër janë korrupsioni, investime të pista, biznesi mjedisor, Ministria e Mjedisit shumë e dobët, kapacitete të ulëta në sektorin e mjedisit, komunitete jo shumë aktive etj. Megjithatë organizimi i tyre në nivel kombëtar është më i fortë dhe arritjet e tyre janë më të mëdha duke u përfaqësuar edhe në komisione vlerësimi në proceset e vendimarrjes mjedisore. Rrjetëzimet tematike Rrjeti i parë vigjilues, në vend është rrjeti Një sy për mjedisin i krijuar nga 6 organizata partnere që punojnë bashkë për projektin Së bashku një sy për mjedisin!. Projekti mbështetet financiarisht nga REC nëpërmjet programit SENIOR-A i cili në vetvete përfaqëson edhe nismën e parë të organzimit tematik të organizatave mjedisore. Organizatat partnere në rrjetin vigjilues, përfaqësojnë organizata mjedisore të cilat veprojnë në nivel lokal dhe ndikojnë me politikat dhe aktivitetet e tyre në nivel kombëtar. Të ndjeshme mbi cështjet e të drejtave mjedisore dhe njohës të mirë të situatës së mjedisit në zonat etyre, ato asnjëherë nuk kishin punuar si vigjilues të mirëfilltë. U desh pak kohë dhe hasëm vështirësi, por për ne është një eksperiencë e vyer dhe ndjejmë se kjo ka rritur profesionalizmin e punës sonë. Shpresojmë të mos jetë psikologjike por, ne ndjejmë se qytetarët tanë kanë më shumë besim në punën tonë! - shprehet Znj. Gentiana Decolli, Kryetare e Shoqatës Mbrojtja e Mjedist Natyror Berat! 17

Kulbi Ekologjik Elbasan Adresa: Lagjia A. Pasha P 494/1 H2 Nr 15 Elbasan Tel: 054 258 698 Cel: 069 22 95 889 e-mail: mahmet2005@yahoo.com Fcb: Ahmet Mehmeti Klubi Ekologjik Elbasan u themelua në vitin 1995 si organizatë mjedisore që interesohet për ruajtjen e burimëve natyrore si pyjet e kullotat, si një trashëgimi e çmuar dhe e pazëvendësueshme, mjedisit urban dhe industrial nga ndotja si dhe për një zhvillim të qendrueshëm. Ka një antarësi ekspertësh të ndryshëm si inxhinierë, mjekë, agronomë, gazetarë, arsimtarë, etj., numri i të cilëve shkon deri 30 vetë, si dhe vullnetarë midis të cilëve nxënës të shkollave të mesme, studentë dhe aktivistë që janë të apasionuar pas mjedisit, gjithsej rreth 100 pjesmarrës. Ndër çeshtjet prioritare të organizatës janë edukimi mjedisor, çeshtjet e mbetjeve, mbrojtja e natyrës, ekoturizmi, biodiversiteti, hartimi i politikave mjedisore, pyjet, uji, cilësia e ajrit, mbrojtja e kafshëve të egra, ndryshimet klimatike, energjia, mbrojtja e konsumatorit, etj. Për këto tematika ka zbatuar rreth 16 projekte deri tani. Mbrojtja e Mjedisit Natyror Berat Adresa: L Mangalem Berat, tek I. Deçolli Tel: 068 40 94 694 e- mail: natyraberat@yahoo.com Fcb: Mbrojta. Mjedisit. Natyror-Berat Mbrojtja e Mjedisit Natyror Berat është krijuar në Maj të vitit 2000 si një organizatë jofitimprurëse, mjedisore e së fundmi edhe me karakter social (me përmirësimet e reja në status). Puna e saj ka konsistuar në ndërgjegjesimin e të rinjve e të rejave karshi mjedisit, në edukimin mjedisor, në përmirësimin e hapësirave të gjelbra e të kulturuara për popullatën, në sensibilizimin e popullatës karshi vlerave natyrore, kulturore e qytetare të qytetarisë beratase e më gjerë. Së fundmi, duke dashur të jemi promotor të vlerave pozitive e raporteve të mira midis biznesit e natyrës, morrëm përsipër një projekt vigjilues jo më vetëm si shoqatë por të përfshië në një rrjet vigjiluesish. 18

Qendra e Informacionit Aarhus Shkodër Adresa: Rr. 13 Dhjetori, Bashkia Shkodër, Kati II Cel: 067 32 17 522 e-mail: aicshkodra@gmail.com Web: www.aic.org.al Fcb: Qendra Aarhus Shkoder dhe Të kontribuojme sëbashku për Shkodrën Qendra e Informacionit Aarhus Shkodër u krijua në vitin 2006 si strukturë mbështetëse e Ministrisë së Mjedisit për ti ofruar mbështetje pushtetit vendor dhe lokal në zonën veriore të Shqipërisë për zbatimin e Konventës së Aarhusit dhe të legjislacionit mjedisor shqiptar. Misioni ynë ka qënë, gjithnjë, të veprojmë si një ndërlidhës neutral drejt dialogut ndërmjet komunitetit, NJQV, bizneseve, shoqërisë civile për çështje të mjedisit duke mundësuar informimin, pjesëmarrjen dhe ankimimin e publikut për çështje të mjedisit; duke mbështetur institucionet përgjegjëse për mjedisin dhe veprimtaritë e OJF-ve të tjera mjedisore; duke sensibilizuar dhe edukuar komunitetin në mbrojtje të mjedisit; duke rritur kapacitetet e aktorëve të ndryshëm institucionalë, privatë dhe civilë dhe duke vigjiluar situata mjedisore shqetësuese me qëllim përmirësimin e tyre. Qendra Mjedisore për Zhvillim Edukim dhe Rrjetëzim (EDEN) Tiranë Adresa: Rr. Bogdani, Nd.7 H.13 Ap.8 Tiranë - Shqipëri Tel: 00355 42 22 76 15 e-mail: eden@eden-al.org Web: www.eden-al.org Fcb: Qendra EDEN Qendra EDEN është një organizatë jo qeveritare, jo politike dhe jofitimprurëse e cila ka për qëllim të kontribuojë në një zhvillim të qendrueshëm dhe mjedis të shëndetshëm nëpërmjet ofrimit të shërbimeve në partneritet me aktorët e interesuar. Qendra është themeluar në muajin Mars të vitit 2004, dhe për të përmbushur misionin e saj strategjik dhe objektivat, ajo e fokuson punën e saj në 4 drejtime kryesore: 1) Ngritje Kapacitetesh 2) Edukimi Mjedisor 3) Praktika të Menaxhimit Mjedisor dhe 4) Informimi dhe Pjesmarrja Publike. Informimi dhe pjesmarrja publike është sektori më i ri i punës në EDEN i hapur në vitin 2007. E filluam punën si një organizatë vigjiluese për monitorimin e projekteve të zhvillimit në Shqipëri të financuara nga Institucionet Financiare Ndërkombëtare. 19

Puna filloi në partneritet me rrjetin CEE Bankwatch duke u bërë kështu organizata e vetme vigjiluese në vend. Zgjerimi i shërbimeve tona në këtë sektor në vitin 2010 ka kaluar në të qënit pjesë e Bordit të Konventës së Aarhusit në Shqipëri dhe monitorimin e zbatimit t ë Konventës së Aahrusit. Qendra për Kërkim Bashkëpunim dhe Zhvillim (CRCD) Vlorë Adresa: Lgj. Pavaresia, Rr.Pelivan Leskaj, Kulla Xhaxho, Kati I, Vlore-Albania Tel: 033 40 87 08 e-mail: info@crcd.org.al Web: www.crcd.org.al Skype: CRCD VLORE Ne kemi vendosur t`i dedikohemi një shoqërie të zhvilluar dhe të qendrueshme ku barazia dhe drejtësia janë baza e harmonisë dinamike mes njerëzve, duke respektuar dhe i shërbyer njëri-tjetrit dhe mjedisit ku jetojmë. Drejt një shoqërie të qëndrueshme Qendra për Kërkim Bashkëpunim dhe Zhvillim (CRCD) është një organizatë jo-qeveritare e themeluar në qershor 2008. Sipas vizionit të saj, CRCD synon të veprojë si burim konsultativ e ndërtues kapacitetesh për praktikat e zhvillimit të qëndrueshëm dhe promovues imirëqeverisjes, pjesëmarrjes e aktivizimit qytetar dhe bashkëpunimit mes autoriteteve lokale dhe shoqërisë civile. Ne punojmë për të krijuar një shoqëri të qëndrueshme. Kjo do të thotë se qëndrueshmëria është në qendër të punës sonë: qëndrueshmëri mjedisore për shkak se së fundmi janë ekosistemet natyrore që ruajnë kapacitetin e botës ku jetojmë për të mbështetur shoqërinë njerëzore; qëndrueshmëri sociale dhe institucionale, sepse kjo sjell komunitete të qëndrueshme dhe elastike, ku përfshirja është rregull dhe jo përjashtim ; qëndrueshmëri ekonomike dhe financiare për shkak të sigurisë afatgjatë që kjo përmban për ofrimin e shërbimeve, punësimit dhe mirëqenies sociale. Shoqata në Mbrojtje të Jetës dhe Ekosistemit përreth fabrikës Titan Burizanë (Fushë Krujë) Shoqata për mbrojtje të jetës dhe ekosistemit përreth fabrikës së cimentos Titan - Burizan Adresa: Burizane Kruje Abania Tel.Fax 00 355 68 21 57 554 E-mail: l.genc@yahoo.com 20

Organizata Shoqata në mbrojtje të jetës dhe ekosistemit Titan -Burizanë është formuar me qëllim kryesor dhe ka objektiva të veprimtarisë së saj aplikimin e politikave dhe metodave nëpërmjet veprimeve konkrete për mbrojtjen nga dëmtimet ambientale, sociale, ekonomike, infrastrukturore, shëndetësore të banorëve dhe ekosistemit të zonave përreth fabrikës së cimenton Titan në Burizanë të rrethit Krujë. Disa nga veprimtaritë kryesore të kësaj shoqate me qëllim specifik janë si vijon: Të ushtrojë aktivitet për të studiuar dëmin ekonomik, shëndetësor, social, që ju shkaktohet banorëve të këtyre zonave si pasojë e veprimtarisë prodhuesë të fabrikës së cimentos; Të kërkojë aplikimin e konventave ndërkombëtare të ratifikuara nga shteti shqiptar për të drejtat e njeriut, për mbrojtjen e mjedisit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit, për mbrojtjen e ekosistemit, si dhe të kërkojë dhe bashkëpunojë në plotësimin e legjislacionit shqiptar me dispozita që parashikojnë situata të tilla si dhe detyrimin e palëve të dëmshpërblejnë dëmin e shkaktuar; Të bashkëpunojë me organizma shtetërore kombëtare dhe ndërkombëtarë me qëllim marrjen e masave të duhura për shmangien e dëmtimeve që vijnë nga ndërtimi dhe prodhimi i Fabrikës së cimentos; Të negociojë për dëmshpërblimin mjekësor, ekonomik, social dhe infrastrukturor të banorëve të prekur. 21

VIGJILENCA MJEDISORE NË PRAKTIKË Efekti domino është një reaksion zinxhir që ndodh kur një ndryshim i vogël shkakton një ndryshim të ngjashëm pranë, i cili pastaj shkakton një ndryshim të ngjashëm, dhe kështu me radhë në sekuencë lineare. Ai zakonisht i referohet një sekuencë ngjarjesh të lidhura me njera tjetrën, ku koha në mes të ngjarjeve të njëpasnjëshme është relativisht e vogël. Ajo nënkuptohet në mënyrë të drejtë për drejtë si një seri përplasjesh aktuale ose në mënyrë metaforike, lidhjet shkakore brenda sistemeve të të tilla si financat globale apo politika. Aftësia më e rëndësishme për të nisur një proces të vigjilencës mjedisore është ndjeshmëria qytetare ndaj çështjeve të mjedisit dhe interesit komunitar. Për të shkuar më tej, pra në mbrojtje të këtyre çështjeve, duhet të udhëhiqet një proces i mirëfilltë zhbirilues (hetues) i cili kërkon këmbëngulje, mbështetje ligjore dhe profesionalizëm në mënyrë që besueshmëria juaj të mos jetë e diskutueshme. Në këtë kapitull ne do të shpjegojmë 6 hapa në të cilët ecën procesi vigjilues, duke e bazuar këtë metodologji në eksperiencën tonë. Pra, kjo përqasje që ne ofrojmë, është një model i cili ka treguar se është i suksesshëm në shumë raste. Megjithatë, përpara se të shkojmë në shpjegimin e detajuar të hapave do të donim të theksonin dy momente: 1) edhe pse e suksesshme kjo metodë, nuk do të thotë që ju duhet ti ndiqni të gjithë këta hapa si një recetë strikte. Ky manual është më efektiv në rast se ju e përdorni atë si një mjet për të rritur aftësitë tuaja në procesin vigjilues, dhe në rastin e ndërmarrjes së një procesi vigjilues në zonën ku ju punoni, ta përshtasni atë sipas specifikës së çështjes suaj konkrete 2) gjashtë hapat shpjegohen në këtë kapitull në rend kronologjik, por kjo nuk do të thotë që ata domosdoshmërisht të ndiqen në këtë rend në çdo ndërmarrje të një procesi vigjilues. Në varësi të specifikës së çështjes së ndjekur ndonjëherë është më e dobishme që këto hapa të ndiqen në tjetër rend. Momentet bazë të vigjilencës mjedisore janë : 1. Zgjedhim tematikën/çcështjen që duam të vigjilojmë 2. Analizojmë tematikën 3. Kërkimi i të dhënave 4. Vendosim se çfarë do të bëjmë me informacionin që kemi 5. Vazhdojmë vigjilimin për një kohë të gjatë 22

HAPI 1: Zgjedhim tematikën/çështjen që duam të vigjilojmë Ky hap i parë duket një hap shumë i logjikshëm, por shpesh mosarritja e qëllimit apo rezultatit të duhur në vigjilencë vjen pikërisht sepse zgjedhja e tematikës nuk është aq e lehtë sa duket. Për një organizatë mjedisore është e kuptueshme që në termin e gjerë, tematika e vigjilimit do të jetë mjedisi por kjo nuk është e mjaftueshme nese krahasojmë larmishmërinë e sektorëve mjedisorë dhe organizatën tonë. Nëse i dedikojmë pak më shumë kohë edhe kësaj pjese dhe i organizojmë mendimet tona, atëherë ecuria e mëtejshme e procesit do të jetë më e lehtë. Disa nga pyetjet që ju ndihmojnë për të zgjedhur një tematikë të mirë janë si më poshtë: Nëse vigjiloj këtë çështje a do të kontribuojë ajo në misionin e organizatës sime? A ka kjo çështje të njëjtat përmasa me organizatën time? (Një organziatë lokale do ta ketë shumë të vështirë të vigjilojë një cështje me ndikim në nivel kombëtar po ashtu edhe e anasjellta është e vërtetë) A është kjo çështje tashmë në vëmendje të komunitetit dhe aktorëve të tjerë të interesit apo duhet t`ia nisim nga zeroja? Sa burime njerëzore, financiare dhe materiale do të na duhen për të mbuluar procesin? Cilat do të jenë sukseset apo dështimet qe do të arrihen nëpërmjet kësaj vigjilence? Në fund të kësaj analize do të kemi një panoramë më të qartë dhe më të menduar të cështjes dhe burimeve që ajo kërkon duke përfshirë edhe rreziqet në lidhje me suksesin apo dështimin e saj. Rast studimor Fabrika e lëkurave VIGA ShPK. në Berat Në qytetin muze dhe të vogël të Beratit, në lagjen Uznovë prej vitit 1995 ushtron aktivitetin e saj një fabrikë përpunimi lëkurash. Fabrika ndodhet brenda lagjes së banuar dhe është në afërsi të shkollës 9-vjecare Xhemal Cekini. Mbetjet e lëngëta të fabrikës derdhen në lumin Osum i cili kalon përmes qytetit të Beratit dhe ka qenë mundësi peshkimi për shumë kohë për qytetarët. Shkarkimet në ajër të fabrikës nuk kalojnë asnjë sistem filtrimi dhe një erë e keqe squfuri mbyt lagjen shpesh deri brenda në qytet. Shoqata Mbrojtja e Mjedisit Natyror Berat zgjodhi të vigjilonte këtë situatë. Identifikoni një problematikë mjedisore në vendin tuaj dhe gjykoni duke ndjekur linjën e mësipërme nëse kjo cështje i përshtatet profilit të organizatës suaj ose jo. 23

Këshillë! Fakti që këshillohet që çështja për vigjilencë duhet të jetë e përmësave të organizatës nuk do të thotë domosdoshmërisht që organizata nuk mund të përfshihet apo të ndërrmarrë një cështje me ndikim kombëtar apo ndërkombëtar. Këtë mund ta bëjë duke ndjekur një strategji rrejtëzimi dhe bashkëpunimi. Çcështjen që ne kemi identifikuar e ndajmë me organizata të tjera më të mëdha dhe me eksperienca të mëparshme të rasteve të ngjashme. Në rastet kur objekt i vigjilencës mjedisore janë industritë e mëdha të cilat në rast të një performance jo të mirë të veprimtarisë së tyre janë ndotësit më të mëdhenj. Edhe pse vendodhja e tyre në lokalitete rurale i krijon mundësi më të mëdha organizatave të vogla që punojnë në nivel lokal shpesh herë përmasat e rastit i tejkalojnë edhe përmasat e organizatave që punojnë në nivel ndërkombëtar. Rast studimor Bankers Petrolium - Patios Marinzë, Fier Që prej vitit 2004, sipas VKM Nr. 477 date 16/07/2004, Për miratimin e marrëveshjes së zhvillimit dhe prodhimit të Hidrokarbureve në burimet e Patos-Marinzës, pjesërisht në këtë zonë operon Kompania Kanadeze Bankers Petrolium Ltd e cila ka një shtrirje të gjerë në pothuajse 30 fshatra. CRCD ka qenë edhe me parë në këtë zone e thirrur për të bërë propozime si dhe kryer shërbime për komunitetin nga Kompania Bankers Petroleum Ldt. dhe gjatë kësaj kohe ka vënë re një shqetësim permanent të banorëve në këtë zonë. Shqetësimet janë të natyrave të ndryshme që sipas tyre janë pasojë e mënyrës dhe metodave që aplikohen nga ana e kompanisë private për të nxjerrë naftë/gaz nga nëntoka e Patos- Marinzës. CRCD, pasi prish kontratën me Bankers fillon vigjilimin e kësaj kompanie në kuadër të punës me rrjetin Një sy për mjedisin!. Grumbullimi I informacionit nuk ishte apsak i lehtë dhe shumë pak u mund të grumbullohej, rasti ishte hermetik. Kuadri dhe sektori i punës së kompanisë, një kompani e fuqishme ndërkombëtare e cila ndërkohë merret si model nga qeveria përpërgjegjshmërinë sociale, i tejkalon mundësitë dhe kapacitetet e rrjetit. CRCD Vlorë edhe pse shumë të motivuar dhe të bashkuar në një rrjet vigjilues kombëtar nuk mund ta merrnin përsipër vigjilencën e Bankers Petrolium. Në këto kushte dhe duke konsideruar që Bankers financohet nga BERZh, qendra EDEN kërkoi ndihmë nga rrjeti rajonal CEE Bankwatch dhe ata u përfshinë në vigjilimin e rastit. Puna e të gjithëve nisi me organizimin e një vizite për grumbullim faktesh (Fact Finding Mission) në zonë. 24

HAPI 2: Analizojmë tematikën Analiza e tematikës është hapi më i rëndësishëm i të gjithë procesit vigjilues. Në këtë moment ne mësojmë gjithçka që na nevojitet në mënyrë që të shpjegojmë apo diskutojmë në tryeza të ndryshme në lidhje me sfondin dhe historikun e çështjes sonë, të situatës apo kompanisë për të cilën ne jemi të interesuar. Për të realizuar këtë hap na vjen në ndihmë metoda Analiza e pemës së problemit e cila na ndihmon të gjejmë zgjidhjet tona duke hartëzuar anatominë e problemit. Problemi me këtë metodë zbërthehet në pjesë më të menaxhueshme dhe na mundëson që të prioritizojmë më qartë se cilat probleme (nën probleme) janë më të rëndësishëm dhe të arritshëm. Kjo ndihmon që më pas të fokusohemi qartë tek objektivat çka bën më efektive vigjilencën dhe përpjekjet tona për të ndikuar çështjen. Problemi kryesor vendoset në trungun e pemës. Rrënjët e pemës janë shkaqet e problemit tonë kryesor ndërsa në degët e saj vendosen pasojat që sjell problemi. Problemi kryesor jo domosdoshmërisht përfaqëson çcështjen që ne do ndjekim në vigjilencë. Sikundër kemi përmendur e rëndësishme është që çështja që ne ndjekim të jetë e përmasave që organizata jonë mund ta përballojë dhe të përputhet me misionin dhe parimet e punës së organizatës. Në rast se ne zgjedhim një problem tjetër për shqyrtim (të vendosur në rrënjët apo degët e pemës) atëherë analiza do të shkojë në detaje më të imta. Fig. 1: Lidhja e strukturës së pemës me metodën Analiza e pemës së problemit PASOJAT Problemi Shkaku 25

Pasi kemi identifikuar problemin nëpërmjet pemës së problemve shumë thjesht kalojmë në përcaktimin e objektivave të fushatës sonë vigjiluese. Pema e problemeve kthehet në pemën e objektivave në të cilën rrënjët tashmë përfaqësojnë aktivitetet dhe degët përfaqësojnë rezultatet. Fig. 2: Skema e metodës Analiza e pemës së problemit pasojat RRITET NR. SEMUNDJEVE QE TRANSMETOHEN ME UJIN ULEN TE ARDHURAT NGA PESHKIMI Prishet ekosistemi lumor problemi kryesor Cilesia e ujit te lumit po perkeqesohet sasia e madhe e mbetjeve te ngurta ujrat e zeza nuk trajtohen sipas stanardeve banoret jo te ndergjegjesuar MUNGOJNE KANALIZIMET shkaqet nuk ka programe te EM Investim i dobet kapital Shoqata në mbrojtje të jetës dhe ekosistemit përreth fabikrës Titan Burizanë që punon në Fushë Krujë ka realizuar vigjilencën e saj mjedisore mbi veprimtarinë e fabrikës së cimentos TITAN Antea Sh. A. Më poshtë këtë rast po e shtjellojmë si shembull të këtij hapi: 26

Fig. 3: Skema se si mund të kalojmë nga pema e problemeve tek pema e objektivave ReZULtatet rënie e sëmundjeve që transmetohen nga uji rritje e të ardhurave nga peshkimi ekosistemi lumor është i qëndrueshëm OBJEKTIVI kryesor Cilësia e ujit te lumit është brenda normave të lejuara sasi minimale të mbetjeveve të ngurta trajtim i ujrave të zeza sipas stanardeve banorët janë të ndërgjegjësuar KANALIZIME të rregullta aktivitetet ka programe të EM Investim në kapital Rast studimor Fabrika e cimentos TITAN Antea Sh.A, Fushë -Krujë Fabrika TITAN Antea Sh. A ka filluar punën e saj në Shqipëri, Fushë Krujë në vitin 2010 dhe shumë pak nga fillimi i veprimtarisë, rasti është shoqëruar me ankesa të vazhdueshme të komunitetit për ndotje të ajrit dhe si rrjedhim dëmtim të kulturave bujqësore dhe blegtorale në fshatra. Kompania mohonte zërat dhe shpesh adresonte idenë se ankesat duhet të shoqërohen me fakte. Nën këto kushtem, komuniteti, i nxitur nga shoqata lokale, dhe nëpërmjet pushtetit vendor kërkon nga Instituti i Shëndetit Publik (IShP) të realizohen matjet e cilësisë së ajrit në fshatin Burizanë. Fshati ndodhet shumë pranë Fabrikës. Raporti i IShP-së nxjerr rezultatet e matjeve 1.5-2 herë më të larta se normat e lejuara për vendin dhe bënë përgjegjës për këtë situatë kompaninë e cimentos. www.eden-al.org/media/rezultatet%20e%20monitorimit%20nga%20ishp.pdf 27

Organizata lokale fillimisht e nisi ndjekjen e cështjes duke parë si problem ndotjen e ajrit dhe shëndetin e banorëve të zonës me dëshirën për të arritur mbylljen e fabrikës. Antarët e organizatës janë banorë të komunitetit dhe cështja ishte/është shumë sensitive për ta.gjykimi subjektiv filimisht ishte shumë dominant. Analiza e pemës së problemit e shtroi çështjen në një drejtim tjetër dhe nxori si problematikë kryesore për momentin Mos zbatueshmëria e standardeve të VNM. Më poshtë pema e analizës së problemeve për rastin TITAN Antea Sh.A : Fig. 4: Pema e analizës së problemit për rastin TITAN Antea Sh.A 9 Raportet e plota të organizatave partnere i gjeni si shtojca të këtij botimi 28

Mbi të gjitha në këtë fazë e rëndësishme është të jemi të qartë për rezultatin përfundimtar që organizata jonë dëshiron të arrijë nëpërmjet fushatës vigjiluese. Ai duhet të jetë në përputhje me misionin e organizatës tonë dhe e arritshme brenda një afati kohor të dhënë. Praktikisht këtë metodë mund ta realizojmë edhe duke përdorur një flip chart dhe letrat me ngjyra post-it na ndihmojnë për të grupuar shkaqet dhe pasojat sikundër paraqitet në figurën më poshtë. Fig. 5: Analiza e pemës së problemit në praktikë Këshillë! Kjo fazë në praktikë duket faza më pak interesante dhe nuk janë të pakta rastet që duket dhe e padobishme. Kjo vjen si rezultat i marrjes jo seriozisht të analizës dhe mos dedikimit të kohës së duhur në këtë fazë. Procesi kërkon kohë dhe përqendrim. Duhet të thellojmë mendimin përtej asaj që duket hapur apo ideve të para stuhi dhe të menjëhershme. Sa më e detajuar analiza aq më mirë për ecurinë dhe suksesin e fushatës sonë vigjiluese. Detajimi i pemës së problemit mund të shkojë deri në pafundësi ose mund të ndalojë diku dhe të shfaqet si në figurën më poshtë. 29

Fig. 6: Një pemë shumë e detajuar e analizës së problemit HAPI 3: Përcaktimi i standardeve të cilësisë Pasi të kemi qartësuar problemet dhe shkaqet, hapi jonë i rradhës është të përcaktojmë standardet e cilësisë përkundrejt të cilave duam të vigjilojmë grupin që synojmë. Ky proces është paksa i ndërlikuar por për ti ardhur në ndihmë zakonisht përdorim sa më shumë tregues sasiorë. Standardet e cilësisë mund të përfshijnë: objektivat e politikave të brendshme, kushtet e një lejeje mjedisore, një grup standartesh ligjore, objektivat ndërkombëtarë, ose kërkesat e një konvente ndërkombëtare. Këto mund të jenë të dobishme nëse objektivat e brendshme janë të dobët dhe/ose të zbatuar keq (sidomos nëse vendi juaj ka marrë angazhime ndërkombëtare përkatëse) Rasti i TEC Vlorë në tabelën nr. 2. Si shembull standardesh cilësorë mund të konsiderojmë standartet të cilat IFI kërkojnë që të zbatohen nga përfituesit e tyre, për shembull për publikimin e informacionit në lidhje me shpenzimet e grantit apo realizimin e konsultave me publikun për VNM etj. Pasi të jemi të qartë se cilat standarde cilësie do të masim për vigjilimin e cështjes sonë, organizata do të kemi nevojë të caktojmë shtrirjen e ndërhyrjes dhe/ose aksesin në të dhënat për këto standarde. Në parim, pjesa më e madhe e tyre duhet të jetë lehtësisht e aksesueshme por nëse nuk janë, ndoshta do na duhet të përgatisim vëzhgimin tonë për të grumbulluar këto të dhëna dhe të ndërrmarim ndonjë proces kërkimi të dhënash. 30

HAPI 4: Kërkimi i të dhënave Mekanizmat e kërkimit dhe mbledhjes së të dhënave janë të shumta megjithatë organizatat apo personat që punojnë në vigjilencë mjedisore duhet të marrin në konsideratë teknikat e mëposhtme për kërkimin dhe hetimin e tyre: Teknikat e Mbledhjes së të Dhënave Burimi i Informacionit Kryesisht kërkim në zyrë marrja e të dhënave zyrtare raportimi publik i të cilave kërkohet me ligj (p.sh. statistika mjedisore dhe të dhëna për shkarkimet e ndotësve), nëpërmjet Internetit, raportet e shtypura apo me letër kërkesë. Shteti Kryesisht kërkim në zyra marrja e të dhënave jo-zyrtare raportimi publik i të cilave kërkohet me ligj (p.sh. raporte vjetore), ose që nuk kërkohet me ligj që të publikohet por që zakonisht janë të disponueshme (p.sh. nëpërmjet internetit, broshurave të kompanive, pyetësorëve apo intervistave personale, dhe letër kërkesa). Zakonisht industria private, por mund të përfshijë dhe qeveritë ndërkombëtare/ sekretariatet e konventave/ institucionet ndërkombëtare dhe madje shtetërore Kërkim në terren kryerja vetë e monitorimit fizik në vendin e identifikuar si problematik (këto të dhëna mund të merren duke realizuar një anketim, intervista, fotografi etj.) Ju, komuniteti i prekur Kryesisht kërkim në zyra mbështetja në ankimim ligjor në rastet kur kërkesat për të dhëna apo informacion refuzohen. (Më mirë të shmangen në një fushatë vigjilence, pasi janë raste tëankimimit Ligjor /Advokacia Shteti Zakonisht teknikat më të përdorshme janë dy të parat, megjithatë çfarëdolloj mekanizmi do të përdorim për të mbledhur të dhënat, do të ishte mirë të konsideronim këshillat e mëposhtme, të propozuara nga një guru i famshëm i informacionit në një organizatë ndërkombëtare, në bazë të përvojës së tij në trajtimin e kërkesave për informacion: Ruajmë një ide të qartë të informacionit që kërkojmë. Përgjithësisht ja vlen koha e harxhuar për formulimin e qartë të cështjeve tona. Një fjalë e urtë thotë Çfarë do mbjellësh, do korrësh 31