Security Policy Research Center SPRC - Qendra Kërkimore për Politika të

Similar documents
RUSSIAN INFLUENCE IN THE

Politika e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës

ÇËSHTJE TË SIGURISË. Security Issues. Revistë e përtremuajshme mbi sigurinë. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim. Nr.

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

NDIKIMI I SHQIPËRISË NË RAJON NË HAPËSIRËN SHQIPFOLËSE. Autorë: Dorian Jano Enri Hide Klodjan Rama Ben Andoni

Procesi i Berlinit Rruga për në BE, apo rruga për askund?

Anëtarësimi dhe përfaqësimi i Kosovës

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Pengmarrja e lajmit (newsjacking) - teori konspirative apo taktikë për konsumin e mediave ndërkombëtare, Krimeja dhe Kosova

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

Zhvillimet politike në Kosovë

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

Ky numër reviste botohet me mbështetjen financiare të Divizionit të Diplomacisë Publike të NATO-s.

SISTEMI ZGJEDHOR DHE PARTIAK NË KOSOVË PERSPEKTIVA E ZHVILLIMIT TË DEMOKRACISË BRENDAPARTIAKE

Çështje Europiane dhe të sigurisë - 23

1. Debat për procesin politik lidhur me vazhdimin e zgjidhjes së statusit të Kosovës

Progresi në Evropianizimin e Sektorit të Sigurisë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni

Analizë politikash 05/2016

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

Analizë Kritike e Diskursit (De-) Konstruktimi i Diskursit të EULEX-it. Violeta FERATI

PËRGJEGJËSIA NDËRKOMBËTARE NË LIDHJE ME MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT

Kosova në kontekstin e sigurisë dhe të mbrojtjes të Ballkanit Perëndimor

SITUATA E SIGURISË NË PJESËN VERIORE TË KOSOVËS БЕЗБЕДНОСНАТА СИТУАЦИЈА ВО СЕВЕРНИОТ ДЕЛ НА КОСОВО THE SECURITY SITUATION IN THE NORTH PART OF KOSOVO

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

Projekti Lista e Bardhë e Shengenit

2012/01. Gjendja e Mediave në Kosovë

Kursi bazë 1: Rëndësia e BE

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

Reforma e administratës publike në Kosovë

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

NGA POPULLI AMERIKAN OD AMERIČKOG NARODA

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2018

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

Gjendja e Emergjencave dhe Mbrojtjes Civile në Republikën e Kosovës

BASHKËPUNIMI NË FUSHËN E MBROJTJES MIDIS SHQIPËRISË DHE KOSOVËS

Mediat lokale në Kosovë, gjendja dhe sfidat

ASI newsletter. Korrik 2004, Nr. 12. osce. Mission in Kosovo

Raport MBI VLERËN EKONOMIKE TË SEKTORIT JOFITIMPRURËS NË BALLKANIN PERËNDIMOR & TURQI

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49

Kosova në vitet dhe qëndrimi i Shqipërisë

Seri e analizave "Çka shkoi ters?" GABIM PAS GABIMI. Analizë mbi gabimet e panumërta dhe të vazhdueshme në trashëgimi kulturore

DËBIMI I SHQIPTARËVE

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës

VLERËSIMI I PËRPJEKJEVE TË MAQEDONISË NË KUNDËRVËNIEN NDAJ EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM, PIKËPAMJE NGA SHOQËRIA CIVILE

MISIONI I KOMBEVE TË BASHKUARA NË KOSOVË DHE PRIVATIZIMI I PRONËS SHOQËRORE Përshkrim kritik i procesit aktual të privatizimit në Kosovë

Policy Paper. Selanik 2014: Në kërkim të riafirmimit të besueshmërisë së procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian. Janar 2011

PIKËPAMJET E QYTETARËVE PËR ÇËSHTJET KRYESORE TË PAQES DHE SIGURISË NË KOSOVË

KOSOVË RAPORTI I PROGRESIT DHE INDEKSI PËR MROJTJEN E FËMIJËS THEKSON MANGËSITË KRYESORE NË SISTEMIN E MBROJTJES SË FËMIJËS

BIG DEAL. Mbikqyrja Qytetare e Implementimit të Marrëveshjes Kosovë - Serbi. Monotoni e Qytetëruar?

MODELI I POLICIMIT NË BASHKËSI NË SHKUP NGA IDEJA NË REALITET

KOMUNIKIMI NË DIPLOMACINË PUBLIKE

LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT: ANALIZË KRAHASUESE MES KOSOVËS

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

Pjesëmarrja e Kosovës në Organizatat dhe Nismat Rajonale

SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR

Gjendja aktuale dhe sfidat kryesore të Kosovës në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian

Plani i Veprimit në zbatim të Rezolutës 1325, Gratë, Paqja dhe Siguria

3 / ACTA SCIENTIARUM

SHOQËRIA CIVILE DHE ZHVILLIMI

Implementing a National Spatial Data Infrastructure for a Modern Kosovo

Speci Shqipëri

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

Vlerësimi i Mbikëqyrjes Demokratike dhe Mekanizmave të Qeverisjes së Këshillave Komunale për Siguri në Bashkësi

Planifikimi i projektit/programit

INTEGRIMI I POLICISË NË KOSOVËN VERIORE: PROGRESI DHE SFIDAT E MBETURA NË ZBATIMIN E MARRËVESHJES SË BRUKSELIT

Mbikqyrja Qytetare e Implementimit të Marrëveshjes Kosovë - Serbi. Monotoni e Qytetëruar?

UBT NEWS Editorial: Historia e UBT-së në 680 faqe libri

Nga copëzimi te bashkëpunimi Arsimi i lartë, puna kërkimore dhe zhvillimi në Evropën Juglindore

Përtej retorikës politike

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

Lëvizja e Lirë e Njerëzve dhe e Mallrave Ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Kontekstin e Bashkëpunimit Regjional Studim shkencor - hulumtues

SIGMA Mbështetje për përmirësimin e Qeverisjes dhe të Menaxhimit Një iniciativë e përbashkët e OECD dhe Bashkimit Europian, financuar kryesisht nga BE

AGJENCIA E KOSOVËS PËR AKREDITIM (AKA) Raporti i Vetëvlerësimit 2018 Aprovuar nga Bordi i AKA-së me

POLICY REPORT. Analiza e politikave dhe praktikave kombëtare që kanë të bëjnë me migracionin e paligjshëm dhe kërkuesit e azilit

SIGURIA NË INTERNET. Rezultatet kryesore nga opinionet e fëmijëve

Punim udhëzues. Hyrje. Transparenca Buxhetore dhe Buxheti i Qytetarëve. Janar, 2016

Falas! intervenimi i nato-s. Identiteti shqiptar. Fatmir Rrahmanaj. Osman D. Gashi. Donik Sallova

Hulumtim i politikave qeverisëse në kulturë në Kosovë. Rrjet i organizatave të pavarura të kulturës të Kosovës

ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT

Rishikimi funksional i Zyrës së Kryeministrit

FLET PËR "EPOKËN E RE", ZAFIR BERISHA

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

RAPORT REAGIMI: PËRGJIGJET NDAJ RASTEVE TË DHUNËS NË FAMILJE DUKE MARRË PARASYSH VDEKJEN E ZNJ. ZEJNEPE BYTYÇI-BERISHA

BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË

Raporti Final Korrik, QEAP Heimerer në Prishtinë

FEMIJEVE NE SHQIPERI

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK

SIGURI NËPËRMJET PARTNERITETIT

Kuvendi t i thotë jo ndryshimit të kufijve

Dy fjalë në shenjë falënderimi

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

A.U.K Training and Development Institute. OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop

Transcription:

POLICY BRIEF SECURITY POLICY RESEARCH CENTER SPRC 07/2017 Security Policy Research Center SPRC - Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë - Centar za istraživanje bezbednosnih politika - Security Policy Research Center SPRC - Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë - Centar za istraživanje bezbednosnih politika - Security Policy Research Center SPRC - Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë - Centar za istraživanje bezbednosnih politika - Security Policy Research Center SPRC - Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë - Centar za istraživanje bezbednosnih politika - Security Policy Research Center SPRC - Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë - Centar za istraživanje 1 bezbednosnih politika - Security Policy Research Center SPRC - Security Policy Research Center SPRC - Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë - Centar za istraživanje NDIKIMI bezbednosnih RUS politika NË - Security BALLKAN Policy Research Center SPRC - Qendra Kërkimore një shqetësim për Politika në të Sigurisë rritje për - Centar Kosovën za istraživanje bezbednosnih politika - Security Policy Research Center SPRC - Qendra (Policy Brief) Kërkimore për Politika të Sigurisë - Centar za istraživanje bezbednosnih politika - Security Policy Research Center SPRC - www.sprc-ks.org Qendra Kërkimore për Politika të Korrik 2017 Sigurisë - Centar za istraživanje bezbednosnih politika - Security Policy Research Prishtinë Center SPRC - Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë - Centar za istraživanje bezbednosnih politika - Security Policy Research Center SPRC - Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë - Centar za istraživanje bezbednosnih politika - Security Policy Research Center SPRC - Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë - Centar za istraživanje bezbednosnih politika - Security Policy Research Center SPRC - Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë - Centar za istraživanje bezbednosnih politika - Security Policy Research Center SPRC - Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë - Centar za istraživanje bezbednosnih politika - Security Policy Research Center SPRC -

Security Policy Research Center Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë Centar za istraživanje bezbednosnih politika www.sprc-ks.org, info@sprc-ks.org, Ulpiana, D9, H-6, No:6, 10000 Prishtina Ndikimi rus në Ballkan: një shqetësim në rritje për Kosovën (Policy Brief) Publikuar nga: Security Policy Research Center - SPRC (Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë) 2 Autor: Burim Ramadani Kontribues: Eris Hana Prishtinë, Korrik 2017 Raporti origjinal është shkruar në gjuhën shqipe Të gjitha të drejtat e rezervuara nga Security Policy Research Center. Të drejtat e pronës intelektuale janë të mbrojtura me Ligjin Nr. 04.L-065 për të drejtat e autorit dh të drejtat e përafërta dhe Ligjin Nr. 05/L-047 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 04/L-065 mbi të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta. Asnjë pjesë e këtij publikimi nuk mund të riprodhohet ose të transmetohet në çdo formë ose me çdo mjet, elektorik, mekanik apo ndryshe, pa lejen paraprake të botuesit.

POLICY BRIEF Ndikimi rus në Ballkan: një shqetësim në rritje për Kosovën Përmbajtja: 1. Hyrje... 4 2. Fuqia e butë pjesë integrale e ndikimit të Rusisë në Ballkan... 5 3. Qendra Humanitare në Serbi qasja në satelitët e Rusisë... 8 4. Propaganda e Rusisë: Kosova enklavë kriminale... 11 5. Përfundimi dhe rekomandime... 14 3 6. Shënime... 15

1. Hyrje Ndikimi i Federatës Ruse në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, është manifestuar ose në aspektin e përpjekjeve për të prishur stabilitetin e disa prej vendeve të Ballkanit Perëndimor, ose në rrugën e tyre Euro-Atlantike apo të BE-së. 1 Ky argument është edhe më i besueshëm, duke pasur parasysh konceptin e politikës së jashtme ruse, pika C, që thekson se aktivitetet e politikës së jashtme të Rusisë do të synojnë përmbushjen e objektivave kryesore në vijim: Për të konsoliduar pozicionin e Federatës Ruse si një qendër e ndikimit në botën e sotme. 2 Megjithatë, ndikimi i Rusisë në rajon dhe sidomos në Kosovë nuk është hulumtuar dhe analizuar siç duhet. Prandaj, kjo analizë (policy brief) synon të kontribuojë në ngritjen e vetëdijësimit institucional dhe shoqëror për domosdoshmërinë e kuptimit më të mirë, identifikimit, analizimit të mjeteve, metodave, mekanizmave dhe nivelit të ndikimit të Federatës Ruse në Kosovë. Përkundër faktit se shumica e popullsisë së Kosovës, si dhe institucionet e Kosovës janë të orientuara qartësisht kah Perëndimi, institucionet dhe aktivistët e shoqërisë në Kosovë duhet të masin dhe të përcaktojnë ndikimin e Federatës Ruse në përgjithësi në Kosovë, me fokus të veçantë në komunitetet, shoqërinë civile, mediat dhe ekonominë/biznesin. Një qasje e tillë është e domosdoshme për të ndihmuar institucionet e Kosovës në procesin e vendimmarrjes dhe në përpjekjet e saj për të qëndruar të paluhatshëm dhe të sigurt në rrugën e saj drejt integrimeve euro-atlantike. 4 Analiza bazohet në hulumtime mbi objektivat e Rusisë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor, gjithashtu edhe në hulumtime analizën lidhur me nivelin e luftës informative dhe propagandës së Rusisë në raport me Kosovën, duke përfshirë këtu reagimet edhe zyrtare të autoriteteve të Moskës në raport me zhvillimet në Kosovë e që mund të kenë ndikim në ekonominë/biznesin, shoqërinë civile, mediat dhe aktorët jo shtetërorë në Kosovë. 1 http://www.ecfr.eu/page/-/ecfr_163_return_to_instability.pdf, p.6 2 http://www.mid.ru/en/foreign_policy/official_documents/-/asset_publisher/cptickb6bz29/content/id/2542248

2. Fuqia e butë pjesë integrale e ndikimit të Rusisë në Ballkan Metodat e ndryshme, duke përfshirë ato moderne të teknologjisë janë mjetet që përdoren nga autoritetet ruse për të arritur objektivat e saj. Në Konceptin e Politikës së Jashtme të Federatës Ruse - të miratuar nga Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin më 30 nëntor 2016 - thuhet shprehimisht se mekanizmat e fuqisë së butë tregojnë përpjekjet dhe metodat e reja për arritjen e objektivave ruse. Krahas fuqisë ushtarake, faktorë të tjerë të rëndësishëm që i lejojnë shtetet të ndikojnë në politikën ndërkombëtare janë duke u orientuar në qendër, duke përfshirë fuqinë ekonomike, ligjore, teknologjike dhe të Teknologjisë Informative... 3. Përveç metodave tradicionale të diplomacisë, fuqia e butë është bërë pjesë integrale e përpjekjeve për të arritur objektivat e politikës së jashtme. Kjo përfshin kryesisht mjetet e ofruara nga shoqëria civile, si dhe metodat dhe teknologjitë e ndryshme - nga informimi dhe komunikimi, në forma humanitare dhe të tjera. 4 5 Autoritetet e Federatës Ruse përmes interpretimeve propagandistike rreth zhvillimeve në Kosovë duket se kanë për qëllim të qartë rritjen e konfuzionit rreth qëndrueshmërisë së shtetit të Kosovës. Jo rrallë herë verëhet se autoritetet ruse paraqesin shtetësinë e Kosovës si diçka krejtësisht të përkohshme dhe që statusi i Kosovës do të jetë çështje e re në raportet në Ballkan dhe më gjerë. Për më shumë, autoritetet ruse në dy vitet e fundit vërehet se kanë rritur në mënyrë intensive komentimin e zhvillimeve në Ballkan në përgjithësi dhe në Kosovë në veçanti. Fushatat informative nuk janë asgjë e re për Rusinë, e cila po i drejton ato në Ballkan të paktën për tetë vitet e fundit, pasi që Kosova shpalli pavarësinë e saj nga Serbia. Strategjia e saj është të 3 Shih Konceptin e Politikës së Jashtme të Federatës Ruse, 2016, Kapitulli II: Bota Moderne dhe Politika e Jashtme e Federatës Ruse, pika 8, http://www.mid.ru/en/foreign_policy/official_documents/- /asset_publisher/cptickb6bz29/content/id/2542248 4 Shih Konceptin e Politikës së Jashtme të Federatës Ruse, 2016, Kapitulli II: Bota Moderne dhe Politika e Jashtme e Federatës Ruse, pika 9, http://www.mid.ru/en/foreign_policy/official_documents/- /asset_publisher/cptickb6bz29/content/id/2542248

krijojë një perceptim të Rusisë si një fuqi e madhe dhe aleate e fuqishme, me pak substancë prapa tij, në investime apo donacione për vendet e rajonit. 5 Përmes agjencisë së lajmeve, Sputnik 6, që prodhon përmbajtje multimedia në më shumë se 30 gjuhë të botës dhe që ka filluar punën në nëntor të vitit 2014, lufta informative ruse ka marrë dimension të posaçëm edhe në raport me Ballkanin dhe Kosovën. Në një numër të madh të artikujve, duke përfshirë këtu edhe opinione dhe shkrime në blog, Kosova portretizohet si një territor i pushtuar nga SHBA dhe NATO. Titulli dhe foto illustrative e artikullit të cituar, ku në pjesën e sfondit vërehet qartë lufta propagandistike në raport me të vërtetën në Kosovë. 6 Në një artikull me titullin Kosova e dytë?..., Sputnik në pjesë të komenteve si sfond për artikullin, synon të karahasojë situatën e Kosovës me atë të Sirisë, duke propaganduar për ndezje artificiale të tensioneve etnike në Ballkan. Në rastin e Kosovës, strategët ushtarakë amerikanë u deshën të legjitimojnë prezencën e tyre ushtarake në rajon. Së pari, SHBA-ja ndezi tensionet dhe përplasjet etnike dhe pastaj NATO invadoi Kosovën, duke deklaruar qëllimin për stabilizimin e 5 Për më tepër, shih: https://www.washingtonpost.com/news/monkey-cage/wp/2016/09/19/heres-how-russias-tryingto-sway-opinion-in-serbia-and-the-balkans/?utm_term=.38294c29c5ca 6 Për të dhëna më të hollësishme, shih: https://sputniknews.com/docs/about/index.html

situatës. Përfundimisht, rajoni u shpall shtet sovran, me strukturat ushtarake të NATO-s dhe SHBA-s të vendosura aty 7. Në të njëjtën kohë, Rusia vazhdimisht ka nxitur qëndrimet dhe agjendat kundërshtuese ndaj NATO-s dhe BE-s në vende të ndryshme në Ballkan. Rusia po forcon lidhjet e saj me nacionalistët në Serbi, i ka inkurajuar serbët boshnjakë në luftën e tyre për më shumë pavarësi - ose tërësisht - në Bosnjë dhe ka inkurajuar serbët e Kosovës të insistojnë në të njëjtin rezultat përballë Kosovës. Gjithashtu, nëpërmjet mbështetjes së saj për opozitën në Mal të Zi, e ka mbajtur atë vend nën tension. 8 Fushata propagandistike ruse është shumë e orientuar dhe synon në përgjithësi komunitetet sllave të gjuhës serbe në Ballkan. Mjetet kryesore të politikës së informacionit të Rusisë janë rrjeti televiziv dhe portali i internetit RT dhe shërbimi i lajmeve dhe transmetimit në internet Sputnik Srbija. Që nga fillimi i vitit 2015, të dyja kanë pasur, dhe kanë kombinuar, një staf relativisht të vogël prej rreth 30 personash. 9 Politika e Rusisë ndaj Ballkanit Perëndimor, në rrethanat e tanishme të konfrontimit dhe vendosmërisë ndaj Perëndimit, përbën një sfidë të menjëhershme ndaj objektivave të transformimit të BE-së. Me sa duket, Rusia është kthyer, edhe pse prania e saj ndryshon në vende të ndryshme dhe në një mënyrë të paparashikueshme. 10 Krijimi i balancës së forcave në Ballkanin Perëndimor është pjesë përmbajtjesore e politikave të jashtme ruse. Kemi lidhje të ngushta në sferën e bashkëpunimit ushtarak dhe teknik. Ne jemi të gatshëm të konsiderojmë në mënyrë konstruktive çdo kërkesë që miqtë tanë serbë mund të formulojnë për të siguruar aftësinë e besueshme të mbrojtjes së vendit të tyre dhe sigurisht në kontekstin e balancës së përgjithshme të forcave në rajon. 11 7 7 Për më tepër, shih: https://sputniknews.com/politics/201706181054739824-us-plan-syria/, publikuar më 18 qershor 2017 8 Për më tepër, shih: http://www.balkaninsight.com/en/article/russia-never-went-away-from-the-balkans-01-18-2017 9 Për më tepër, shih: https://www.washingtonpost.com/news/monkey-cage/wp/2016/09/19/heres-how-russias-tryingto-sway-opinion-in-serbia-and-the-balkans/?utm_term=.38294c29c5ca 10 Për më tepër, shih: http://www.ecfr.eu/page/-/ecfr_163_return_to_instability.pdf, p. 4 11 Ministri i Jashtëm Rus, Sergey Lavrov, duke folur dhe u përgjigjur pyetjeve të mediave në konferencën e përbashkët pas takimit me Zëvendës Kryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic, Beograd, 12 dhjetor 2016, http://www.mid.ru/en/web/guest/meropriyatiya_s_uchastiem_ministra/- /asset_publisher/xk1bhb2bujd3/content/id/2559907

3. Qendra Humanitare në Serbi qasja në satelitët e Rusisë Synimet dhe përpjekjet e Rusisë për të ndikuar dhe për të luajtur një rol në Ballkanin Perëndimor janë të dukshme. Zyrtarët e profilit të lartë qeveritar të Federatës Ruse kanë përmendur publikisht interesin kombëtar dhe objektivat specifike të Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Këtu, domosdoshmërisht, përfshihen dy ngjarje jashtëzakonisht të rëndësishme, njëra prej të cilave vazhdon të jetë tregues sherri në Ballkan dhe tjetra që u parandalua. Më saktësisht, Qendra Humanitare Ruso-Serbe në Nish të Serbisë që u themelua në vitin 2012, e cila vazhdimisht është parë në dimension të një qendre spiunazhi rus dhe tentim-grushtshteti në Mal të Zi, në vitin 2016. Në rastin e Malit të Zi, reagimi me zemërim i Federatës Ruse për sa i përket rrugës së ndjekur për anëtarësim të Malit të Zi në NATO është komentuar të ketë pasuar me veprime që synuan grusht-shtet. Siç është botuar në gazetën The Economist: Kur NATO ftoi Malin e Zi që të bëhet anëtari i 29- të i aleancës ushtarake më 2 dhjetor 2016, Rusia reagoi me zemërim. Ishte një lëvizje e hapur kundërshtuese, tha ministria e jashtme në një deklaratë, dhe Rusia do të përgjigjet në përputhje me rrethanat. Rusia është ende duke bërë praninë e saj më të ndjeshme në Ballkan. Agjencia Sputnik e financuar nga qeveria transmeton lajme në radio dhe televizion në gjuhën serbe, në konkurrencë me vendet perëndimore. 12 Sipas proceseve gjyqësore zyrtare në Malin e Zi, më 16 tetor 2016, u organizua një komplot, i cili nuk arriti të arrinte objektivin e vet. Autoritetet malazeze kanë akuzuar Federatën Ruse për planifikimin e hyrjes në parlament dhe për të sjellë pushtetin pro-rus. Prokurori i posaçëm i Malit të Zi, Milivoje Katnic tha se nacionalistët nga Rusia ishin pas një përpjekje për të vrarë kryeministrin dhe për të bërë një grusht shtet. 13 8 12 Për më tepër, shih: http://www.economist.com/news/europe/21683967-montenegros-accession-fills-one-fewremaining-gaps-western-alliance 13 Për më tepër, shih: http://www.bbc.com/news/world-europe-37890683

Ndërkohë, sikurse edhe paraprakisht, Rusia ka përqëndruar vëmendje të konsiderueshme në Beograd për një periudhë të konsiderueshme kohore. Gjithashtu, tradicionalisht Beogradi kishte konfirmuar lidhjet me Moskën. Gjatë vitit 2016, presidenti i Serbisë Tomisllav Nikoliq ka flirtuar me Putinin ndërsa në të njëjtën kohë u përpiqej ta sjellë Serbinë më pranë BE-së. Në vitin 2013, gjatë një vizite në rezidencën verore të Putinit në Sochi, Nikoliq nënshkroi një deklaratë mbi partneritetin strategjik midis Beogradit dhe Moskës. Më vonë atë vit, Serbia nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi ushtarak me Rusinë. Në tetor të vitit 2014, zemërim i madh i Berlinit, Serbia solli qilimin e kuq për Putinin, ku Nikoliq i dha atij urdhrin më të lartë të vendit... Moska po fokusohet gjithnjë e më shumë në Ballkanin Perëndimor, sepse nuk dëshiron që rajoni të bëhet pjesë e Perëndimit. 14 Rusia dhe Serbia kanë themeluar në mënyrë të përbashkët Qendrën Humanitare Ruso-Serbe më qytetin e Nishit në Serbi. Më 25 prill 2012, marrëveshjen për themelimin e kësaj Qendre e kishin nënshkruar Ministri rus i Situatave Emergjente, Vladimir Puchkov, dhe Ministri serb i Punëve të Brendshme, Ivica Dacic. Objektivi zyrtar i kësaj Marrëveshjeje nuk përfshin vetëm Serbinë. Qendra Humanitare Ruso-Serbe është themeluar me qëllim të ofrimit të reagimin emergjent humanitar në Serbi dhe shtetet tjera në Ballkan 15. 9 Pavarësisht se kjo Qendër i është dedikuar zyrtarisht situatave të emergjencave dhe reagimit humanitar, nuk është shmangur përfshirja e saj në jetën shoqërore në Serbi. Kjo, sigurisht, ndërlidhet edhe me qëllime të fuqisë së butë të përcaktuar në Konceptin e Politikës së Jashtme ruse. Në përmbushje të misionit të saj si organizatë humanitare, Qendra është pjesëmarrëse aktive në jetën shoqërore në Serbi. Ajo bashkëpunon me organizatat jo-qeveritare, fetare,ato të veteranëve, shkollat dhe mediat 16. Për më tepër, sipas marrëveshjes fillestare, Serbia është zotuar t i njeh statusin diplomatik të punësuarve në këtë Qendër, e cila ka dy bashkë-drejtorë 17 : Bojan Glamoclija nga pala e Serbisë dhe Viacheslav Vlasenko, u.d nga pala ruse. 14 Për më tepër, shih: http://carnegieeurope.eu/strategiceurope/57301 15 Për më tepër, shih: http://en.ihc.rs/about 16 Për më tepër, shih: http://en.ihc.rs/about 17 Për më tepër, shih: http://en.ihc.rs/org

Qendra HumantirateRuso- Serbe (RSHC) synon që të ketë qasje në Satelitët Hapësinorë të Rusisë. Së këndejmi, Rusia insiston për status special për Qendrën dhe imunitet e mbrojtje diplomatike për të punësuarit. Reagimi amerikan rreth kësaj Qendre ka përfshirë shqetësimin e Uashingtonit jo aq shumë për atë çka është tash, por çka mund të bëhet nëse ajo (Qendra) merr atë që Rusia po kërkon nga Serbia, që është një lloj statusi special, një status apo imunitet të mbrojtjes diplomatike 18. Nëse ajo (Serbia) i lejon Rusisë të krijojë njëlloj qendre speciale për spiunazhë apo aktivitet tjera të liga, ajo e humb kontrollin mbi pjesë të territorit të vet, citohet të ketë thënë Yee 19. 10 Megjithëse, udhëheqësit e kësaj qendre kanë tentuar të shpjegojnë aktivitetet e tyre si të ndërlidhura me çështje të emergjenca civile, asnjëherë nuk është fshehur synimi për të pasur qasje edhe në satelitët rus. Serbia synon që përmes kësaj qendre të ketë qasje në Satelitët Hapësinorë të Rusisë, duke synuar që të marrim informacione nga Qendra Nacionale për Menaxhimin e Emergjencave në Rusi rreth rreziqeve që kërcënojnë shtetin tonë 20. 18 Shih deklaratat në Senat që ka bërë zëvendës-ndihmësit amerikan të shtetit, Hoyt Brian Yee, më 15 qershor 2017, https://www.voanews.com/a/united-states-sees-russia-humanitarian-center-serbia-spy-outpost/3902402.html 19 Po aty. 20 Shih intervsitën e Glamoclija-s, më 28 qershor 2017, http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2017&mm=06&dd=28&nav_id=101665

4. Propaganda e Rusisë: Kosova enklavë kriminale Një rast ilustrativ për interpretimet propagandistike të Fedearatës Ruse ndaj Kosovës është edhe komentimi përmes komunikimit zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse të rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit në Kosovë, duke i paraqitur këto rezultate si një radikalizim politik i autoriteteve në Prishtinë, si pasojë e një marrëveshjeje të heshtur midis SHBA-s dhe BE-së. 21 Në përgjithësi, sa i përket Kosovës, Federata Ruse po kundërshton të njohë shtetësinë e Kosovës, ndërsa Presidenti Putin në disa raste ka theksuar kontradiktat e tij ndaj vendeve perëndimore. Ne vazhdojmë të dëgjojmë nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa Perëndimore se Kosova është një rast i veçantë. Çfarë e bën atë kaq të veçantë në sytë e kolegëve tanë? Rezulton se është fakti se konflikti në Kosovë ka rezultuar me shumë viktima njerëzore. A është ky një argument ligjor? Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare nuk thotë asgjë për këtë. Kjo nuk është as standard i dyfishtë; Kjo është e mahnitshme, primitive, cinizëm i hapur. Askush nuk duhet të përpiqet aq vrazhdësisht për të bërë çdo gjë që i përshtatet interesave të tyre, duke e quajtur të njëjtën gjë të bardhë sot dhe nesër të zezë. Sipas kësaj logjike, ne duhet të sigurohemi që çdo konflikt të çojë në humbje njerëzore. 22 11 Për më tepër, Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov përmend Rezolutën 1244 të KS të OKB-së si baza e vetme ligjore për Kosovën. Ne mbështesim të gjitha veprimet që janë duke u ndërmarrë për të zgjidhur problemin e Kosovës në përputhje të plotë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ne qëndrojmë në solidaritet me miqtë tanë serbë dhe do t'i rezistojmë përpjekjeve për të rishkruar në mënyrë të njëanshme këtë rezolutë. Çdo zgjidhje mund të jetë subjekt i një konsensusi të përgjithshëm midis Beogradit dhe Prishtinës. 23 21 Për më tepër, shih Komunikatën e veçantë për Media nga Ministria e Punëve të Jashme të Federatës Ruse për rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit 2017, publikuar më 14 qershor 2017: http://www.mid.ru/ru/foreign_policy/news/- /asset_publisher/cknonkje02bw/content/id/2783567?p_p_id=101_instance_cknonkje02bw&_101_instan CE_cKNonkJE02Bw_languageId=en_GB 22 Vladimir Putin, presidenti i Rusisë, në adresimin para deputetëve të Dumës shtetërore, anëtarëve të Këshillit Federal, udhëheqësve të rajoneve ruse dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, në Kremlin, 18 mars 2014, http://en.kremlin.ru/events/president/news/20603 23 Ministri i Jashtëm Rus, Sergey Lavro, duke folur dhe u përgjigjur pyetjeve të mediave në konferencën e përbashkët pas takimit me Zëvendës Kryeministrin e Parë dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic,

Për më tepër duket se metodat e ndryshme - duke përfshirë luftën informative - po përdoreshin për të krijuar perceptimin për Kosovën si një enklavë kriminale. Ky territor është bërë një enklavë kriminale dhe një strehë për banditë dhe terroristë - le t'i quajmë gjërat me emrat e tyre të vërtetë - sesa një shtet i begatë, siç ishte premtuar nga bashkësia perëndimore. 24 Takimi mes Presidentit Rus, Vladimir Putin, dhe Kryeministrit të Serbisë (tashmë President), Aleksandar Vucic, më 27 mars 2017 në Moskë (fotol ueb faqja zyrtare e Kremlinit). 12 Së fundmi, gjatë takimit Putin - Vuçiç në Moskë (27 mars 2017), vetë Presidenti rus fliste për situatën e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor.... ne duam shumë që të diskutojmë me ju situatën në rajon sot, sepse shenjat e ndryshme jashtë saj sugjerojnë se një shkallë eskalimi po ndodh. 25 Përveç sigurisë, Putin po fliste edhe për projektet ekonomike në raport me marrëdhëniet bilaterale me Serbinë. Beograd, 12 dhjetor 2016, http://www.mid.ru/en/web/guest/meropriyatiya_s_uchastiem_ministra/- /asset_publisher/xk1bhb2bujd3/content/id/2559907 24 Konferencë për meda e zëdhënëses së Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, Moskë, 16 mars 2017, http://www.mid.ru/en/web/guest/foreign_policy/news/- /asset_publisher/cknonkje02bw/content/id/2687802 25 Presidenti i Federatës Ruse, Vladimir Putinm gjatë takimit me Kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vucic, në Moskë, 27 mars 2017, http://en.kremlin.ru/events/president/news/54109

Ne vitin e kaluar kemi parë një rritje të lehtë prej rreth 2 përqind në tregtinë bilaterale. Përpjekjet e qeverisë suaj nënkuptonin se kjo rritje ishte kryesisht falë eksporteve në rritje nga Serbia në Rusi. Disa sektorë ishin udhëheqës në këtë, bujqësia për shembull, me një rritje prej rreth 40 përqind. Ne kemi projekte të mira të përbashkëta që janë duke u zhvilluar në mënyrë aktive, veçanërisht në sektorin e energjisë. Unë jam i sigurt se do të diskutojmë të gjithë për këtë sot. 26 Për sigurinë në rajon dhe lidhjet ekonomike, Kryeministri i Serbisë u citua si më poshtë: Unë dua të them se ne duhet të ju falënderojmë personalisht dhe Federatën Ruse për mbështetetjen në integritetin territorial dhe sovranitetin e Republikës së Serbisë. Siç keni thënë, unë shpresoj dhe jam i sigurt se do të kemi shumë mundësi për të rritur lidhjet tona bilaterale tregtare dhe ekonomike... Është shumë e rëndësishme që, siç e dini, ne mbetemi të përkushtuar ndaj pavarësisë sonë kombëtare, lirisë dhe neutralitetit ushtarak. Ne do të diskutojmë së bashku për të gjitha dhe do të shqyrtojmë hapat që duhet të ndërmarrim për të ardhmen 27. 13 26 Po aty. 27 Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic, gjatë takimit me Presidentin e Federatës Ruse, Vladimir Putin, 27 mars 2017, Moskë, http://en.kremlin.ru/events/president/news/54109

5. Përfundimi dhe rekomandime Duke marrë parasysh kontekstin e zhvillimeve të sipërpërmendura, veprimet konkrete të ndërlidhura sidomos me Qendrën Humanitare në Nish, tentim-grushtshtetin në Mal të Zi, luftën informative propagandistike ndaj Kosovës dhe të vërtetës së Kosovës, qartësisht mund të konkludohet se Federata Ruse synon të përhap konfuzion të plotë nëpër botë rreth Kosovës. Kjo mund të qartësohet edhe me analizimin e objektivave kryesore të Konceptit të Politikës së Jashtme të Rusisë, e cila precizon dimensionin e fuqisë së butë si një strategji për të arritur synimet edhe në Ballkanin Perëndimor dhe në këtë kontekst, edhe në raport me Kosovën. Elementet kryesore të kësaj lufte propaganduese të Federatës Ruse në raport me Kosovën duket se mund të përmblidhen në të paktën këto: - Shtrembërimi i të vërtetës së Kosovës nga jashtë dhe në raport me shtetet tjera, - Paraqitja e Kosovës si territor i pushtuar nga SHBA dhe NATO, - Forcimi i mekanizmave, përveç tjerash, edhe Satelitorë në fqinjësi (në Serbi), - Konfuzioni për qëndrueshmërinë e shtetit të Kosovës dhe për domosdoshmërinë e gjetjes së statusit tjetër juridik të Kosovës, - Synimi për të portretizuar Kosovën si enklavë kriminale, sikurse edhe - Akuzimi i vazhdueshëm dhe agresiv për marrëveshjen e fshehur SHBA-BE për radikalizimin politik të autoriteteve të Kosovës. 14 Prandaj, një qasje gjithëpërfshirëse institucionale dhe e shoqërisë kosovare me qëllim të përballjes me luftën propagandistike të Rusisë kundër Kosovës është e domosdoshme dhe kërkon qartësim strategjik. Po ashtu, është i rëndësishëm hulumtimi i plotë për të hedhur dritë mbi ndikimin rus në rajon dhe në Kosovë.

6. Shënime http://www.ecfr.eu/page/-/ecfr_163_return_to_instability.pdf, p.6 http://www.mid.ru/en/foreign_policy/official_documents/- /asset_publisher/cptickb6bz29/content/id/2542248 Konceptin e Politikës së Jashtme të Federatës Ruse, 2016, Kapitulli II: Bota Moderne dhe Politika e Jashtme e Federatës Ruse, http://www.mid.ru/en/foreign_policy/official_documents/- /asset_publisher/cptickb6bz29/content/id/2542248 https://sputniknews.com/docs/about/index.html https://sputniknews.com/politics/201706181054739824-us-plan-syria/, publikuar më 18 qershor 2017 http://www.balkaninsight.com/en/article/russia-never-went-away-from-the-balkans-01-18-2017 https://www.washingtonpost.com/news/monkey-cage/wp/2016/09/19/heres-how-russias-tryingto-sway-opinion-in-serbia-and-the-balkans/?utm_term=.38294c29c5ca http://www.ecfr.eu/page/-/ecfr_163_return_to_instability.pdf, p. 4 http://www.mid.ru/en/web/guest/meropriyatiya_s_uchastiem_ministra/- /asset_publisher/xk1bhb2bujd3/content/id/2559907 http://www.economist.com/news/europe/21683967-montenegros-accession-fills-one-fewremaining-gaps-western-alliance http://www.bbc.com/news/world-europe-37890683 http://carnegieeurope.eu/strategiceurope/57301 http://en.ihc.rs/about http://en.ihc.rs/about http://en.ihc.rs/org https://www.voanews.com/a/united-states-sees-russia-humanitarian-center-serbia-spyoutpost/3902402.html http://www.b92.net/eng/news/politics.php?yyyy=2017&mm=06&dd=28&nav_id=101665 http://www.mid.ru/ru/foreign_policy/news/- /asset_publisher/cknonkje02bw/content/id/2783567?p_p_id=101_instance_cknonkje02b w&_101_instance_cknonkje02bw_languageid=en_gb http://en.kremlin.ru/events/president/news/20603 http://www.mid.ru/en/web/guest/meropriyatiya_s_uchastiem_ministra/- /asset_publisher/xk1bhb2bujd3/content/id/2559907 http://www.mid.ru/en/web/guest/foreign_policy/news/- /asset_publisher/cknonkje02bw/content/id/2687802 http://en.kremlin.ru/events/president/news/54109 http://en.kremlin.ru/events/president/news/54109 http://en.kremlin.ru/events/president/news/54109 15

Katalogimi në botim (CIP) Biblioteka Kombëtare e Kosovës Pjetër Bogdani 327(47:497)(091) 327(47:(496.51)(091) 16 Ramadani, Burim Ndikimi rus në Ballkan: një shqetësim në rritje për Kosovën : (Policy Brief) / Burim Ramadani. Prishtinë : Security Policy Research Center, 2017. 15 f. ; 21 cm. ISBN 978-9951-8949-1-3

Security Policy Research Center SPRC - Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë - Centar za istraživanje bezbednosnih politika - Security Policy Research Center SPRC - Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë - Centar za istraživanje bezbednosnih politika - Security Policy Research Center SPRC - Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë - Centar za istraživanje bezbednosnih politika - Security Policy Research Center SPRC - Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë - Centar za istraživanje bezbednosnih politika - Security Policy Research Center SPRC - Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë - Centar za istraživanje bezbednosnih politika - Security Policy Research Center SPRC -Security Policy Research Center SPRC - Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë - Centar z SECURITY POLICY RESEARCH CENTER SPRC Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë Centar za istraživanje bezbednosnih politika 17 www.sprc-ks.org, info@sprc-ks.org Korrik 2017 Prishtinë