Raporti Final Korrik, QEAP Heimerer në Prishtinë

Similar documents
RAPORTI I VLERËSIMIT AKREDITIMI INSTITUCIONAL DHE PROGRAMOR PËR BPRAL KOLEGJIN. Raporti 23 Qershor, 2012

Raport Final i Vlerësimit

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës

Raporti Final 23 qershor RVV i dorëzuar në tetor Vizita në terren 9 maj 2014.

Raport Vlerësimi në lidhje me aplikimin për akreditim të Kolegjit për Biznes dhe Teknologji (Tani e tutje UBT) Prishtinë,

K O N K U R S për pranimin e studentëve në studimet e doktoratës për vitin akademik 2017/18

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

AGJENCIA E KOSOVËS PËR AKREDITIM (AKA) Raporti i Vetëvlerësimit 2018 Aprovuar nga Bordi i AKA-së me

Raporti i Ekipit të Akreditimit

E PROGRAMIT TE STUDIMIT Master Profesional në Menaxhim Biznesi me drejtim

STUDIMET DOKTORALE NË FAKULTETIN EKONOMIK DHE ATË JURIDIK TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS

SHPALLJE. Bursat e hyrjes për studentët nga Kosova në Universitetin e Sheffield-it, fakultetin ndërkombëtar CITY College,

Raporti i referencimit të KKK-së së Kosovës me KEK-në mbi Arsimin e Përgjithshëm, AAP-në dhe Arsimin e lartë

Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani Fakulteti i Edukimit Program Fillor PUNIM DIPLOME

UNIVERSITETI KADRI ZEKA UNIVERSITY INFORMATOR. Zija Shemsiu pn., 60000, Gjilan, Republika e Kosovës. Tel:

Tel: 044/

Universiteti me Administratë. dhe efikase

APLIKACIONI. Projekti: Trajnimi Rajonal për Zhvillimin e Aftësive për Punësim (RED-T)

Raporti i Vetë-vlerësimit

Tema Revista shkencore Impact factor/issn

Shkalla ose diploma e fituar: Gjuha Leximi Të folurit Shkrimi Shqipe 1 Gjuhë amtare 1 Angleze Serbo-kroate 3 3 3

E INSTITUCIONIT TE ARSIMIT TË LARTË, PRIVAT, "SHKOLLA E LARTË NËNA MBRETËRESHË, GERALDINË" DHE

CURRICULUM VITAE. Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Juridik Data: Niveli: Doktor i Shkencave Juridike Dr.sc.

RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM. Për Programin e studimit BSc. në. "Inxhinieri Softuerike" SHLUP INSTITUTI KANADEZ I TEKNOLOGJISË

Curriculum Vitae - CV

KËRKIM M P EDAGOGJI J K I E P r ë mb m led e hje e pu p ni n me m s e h P i r shti t në, ë 2014

Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master

DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË. Kënaqshmëria me shërbimet shëndetësore dhe përceptimet mbi praninë e korrupsionit

Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti i Edukimit Viti i diplomimit: Niveli : BA në Edukimin parashkollor.

Tel:

Rishikimi funksional i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

UNIVERSITETI I MITROVICËS ISA BOLETINI RAPORT I KOMISIONIT VLERËSUES PËR ZGJEDHJEN E STAFIT AKADEMIK

Curriculum Vitae - CV

RAPORT I VLERËSIMIT TË BRENDSHËM Për Programin e studimit BSc. në Informatikë Ekonomike. Fakulteti i Shkencave Sociale dhe Edukimit Fakulteti Juridik

CV Prof.Ass.Dr. Shqipe Bajçinca Brestovci

Biografia: 1. Mbiemri Beka 2. Emri Arlinda 3. Shtetësia: Kosovare 4. Gjinia: Femër 5. Kontakti:

LETËRSIA NË MËSIMIN E GJUHËS SË HUAJ

A.U.K Training and Development Institute. OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop

RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM. Për Programin e studimit. Bsc. në Administrim Biznesi SHLUP INSTITUTI KANADEZ I TEKNOLOGJISË

Programi Kombëtar i Shkencës i Republikës së Kosovës

STANDARDET PËR SHKOLLAT MIKE PËR FËMIJË

Universiteti i Prizrenit Ukshin Hoti Raporti i vetëvlerësimit

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë

Kërkime pedagogjike 6. Kërkime pedagogjike. (Përmbledhje punimesh) Prishtinë, 2015

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

Arsimi cilësor është ARSIMI CILËSOR PËR NJË TË ARDHME MË TË NDRITUR

RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM. Për Programin e Studimit BSc në Menaxhim Biznesi Universiteti Europian i Tiranës

Veglat/Mjetet në INXHINIERINË SOFTUERIKE

Stimujt për reformë: Rritja e mundësive për nxënësit/et dhe të diplomuarit/at e AAP-së në tregun e punës

RAPORTI PERFUNDIMTAR PËR VLERËSIMIN E JASHTËM TË PROGRAMIT TË STUDIMIT. MASTER PROFESIONAL në MENAXHIM BIZNESI, ME PROFIL MENAXHIM ARSIMI

instituti kosovar për kërkime dhe zhvillime të politikave Seria e kërkimeve politike STUDIMI # 7

Menaxheri i institucioneve arsimore në Kosovë për shekullin XXI

ubt news Busek porosit nga UBT: Kosovarët të japin shembuj për integrim në BE

Speci Shqipëri

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

(Fakulteti i Shkencave Matematike Natyrore) Data e zgjedhjes: Maj Revistat Shkencore Titulli i punimit Emri i revistës Viti / Vëllimi / faqet

Të dhëna bazike të kursit Njësia akademike: Fakulteti Ekonomik

PROCESI I AKREDITIMIT

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

RAPORTI PERFUNDIMTAR I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM PËR PROGRAMIN E STUDIMIT. MASTER I SHKENCAVE në MENAXHIM MJEDISOR URBAN TË UNIVERSITETI POLIS

Data e diplomimit: Diploma/ Doktorata : Departamenti i Matematikës Teza : Zgjidhja e problemeve matematikore dhe vlerësimi i tyre

Lënda. Ligjërata Ushtrime 15 Orët mësimore mësimore. 2 0 Metoda e mësimit

MENAXHMENTI TURISTIK NË KOSOVË, ZHVILLIMI I BURIMEVE NJERËZORE

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

CURRICULUM VITAE Mimoza Ibrani

INTEGRITETI AKADEMIK I PROFESORËVE NË UNIVERSITETIN E PRISHTINËS

Siguria e fëmijëve në internet

Botues Instituti Pedagogjik i Kosovës. Kryeredaktor Nezir Çoçaj. Përgatitja elektronike Luljeta Bajrami Shala

PROGRAMI I KIESA PËR ZHVILLIMIN E NDËRMARRJEVE Udhëzime për aplikuesit

RAPORT ZHVILLIMI PROFESIONAL DHE VLERËSIMI I MËSUESVE NË SHQIPËRI

Ambasadori Vodopija: Me eksod masiv nuk ka perspektivë liberalizimi i vizave

8. Niveli arsimor: Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Ekonomik, Prishtinë Data e diplomimit Doktor i Shkencave Ekonomike

2012/01. Gjendja e Mediave në Kosovë

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

INDEKSI PËR GJITHËPËRFSHIRJE - FAKTE DHE OPINIONE. Dr. Naser Zabeli & Ma. Lulavere Behluli

Vlerësimi sipas kurrikulës së bazuar në kompetenca

RAPORT VJETOR I AUTORITETIT KOMBËTAR TË KUALIFIKIMEVE.

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

RAPORT MBI MODELET E PRAKTIKAVE MË TË MIRA

Syllabusi për lëndën: Ekzekutimi i dënimeve alternative

UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA RAPORTI I VETËVLERËSIMIT FAKULTETI EKONOMIK (2015) Prishtinë

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

AUK College. Nr. Code Study Program Albanian Study Program English Campus Level ECTS Accredited Until

Rishikimi funksional i Zyrës së Kryeministrit

1. CURRICULUM VITAE. Institucioni: Universiteti i Prishtinës/ Fakulteti Ekonomik Data: Grada/ Magjister : Magjister i Shkencave Ekonomike

Analizë politikash 05/2016

RAPORTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS EFEKTIVITETI I PROGRAMEVE TË VEÇANTA PËR BANIM

ubt news Gazetë e studentëve të UBT-së mars 2015 Politics ECONOMY Business Technology Education science culture

ANALIZA E SITUATËS PËR ZHVILLIMIN E FUQISË PUNËTORE NË PEJË

Nga copëzimi te bashkëpunimi Arsimi i lartë, puna kërkimore dhe zhvillimi në Evropën Juglindore

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2013

AKTET Journal of Institute Alb-Shkenca Revistë Shkencore e Institutit Alb-Shkenca. Vol. IV, 2011

RAPORT I AUDITIMIT EFIKASITETI DHE EFEKTIVITETI NË IMPLEMENTIMIN E SISTEMIT INFORMATIV UNIK TË INTEGRUAR SHËNDETËSOR. Auditim i performancës

9. Titulli akademik: Ligjëruese Institucioni: Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani -Fakulteti i Edukimit Data e zgjedhjes:

SIGURIA NË INTERNET. Rezultatet kryesore nga opinionet e fëmijëve

Raporti i Performancës së Komunave

Transcription:

Raporti Final Korrik, 2014 QEAP Heimerer në Prishtinë Aplikimi për akreditimin e programit Master në Menaxhimi në Shërbimet Shëndetësore dhe Institucionet Shëndetësore (MSc) Vizita: 11 Shkurt 2014 Në lokacionet e Shkollës së Lartë Profesionale QEAP Heimerer

Hyrje Ky raport është produkt i një pune të përbashkët të ekipit të ekspertëve nga Gjermania të cilët janë zgjedhur nga Agjencia e Kosovës për Akreditim, për të vlerësuar programin e studimit MSc në Menaxhimi në Shërbimet Shëndetësore dhe Institucionet Shëndetësore. Vizita në SHLP QEAP Heimerer Ekipi i Ekspertëve (EE): * Prof. Dr. Johann Behrens/ Fakulteti i Mjekësisë i Universitetit Halle-Ëittenberg, Instituti i Shkencave Shëndetësore dhe të Infermierisë (DE) * Prof. Dr. Michael Schulz/ Universiteti i Shkencave të Aplikuara Teknike të Diakonie (DE) Koordinatorët e AKA-së: * Ms. FurtunaMehmeti Eksperte për Vlerësim dhe Akreditim/ AKA Koordinatorët e QEAP Heimerer 1. MSc. PhD Cand. Petrit Beqiri Drejtor i QEAP Heimerer 2. Prof. Dr. NatyraKarahodaGjurgjeala Përgjegjëse për programin studimor 3. Prof. Marcellus Bonato Drejtues të projektit INSTAP TEMPUS 4. Msc. PhD Cand. Monika Rode- Menaxher i Projektit Project INSTEAP TEMPUS Project 5. Msc. PhD Cand. Naime Brajshori Zëvendës Drejtoreshë e QEAP Heimerer 6. Msc. PhD Cand. IdrizSopjani Koordinator për Procesin Mësimdhënës në QEAP Heimerer

7. Msc. PhD Cand. FitimUka Koordinator për Sigurimin e Cilësisë në QEAP Heimerer 8. MSc. Ecc. AdelinaAvdija Administratore në QEAP Heimerer 9. MSc. AdemSpahiu Sekretar i Përgjithshëm i QEAP Heimerer Detyra: Qëllimi i vizitës në QEAP Heimerer ishte vlerësimi i parakushteve për akreditimin e programit: Master në Menaxhimi në Shërbimet Shëndetësore dhe Institucionet Shëndetësore (MSc) Procedura: QAEP Heimerer ka aplikuar për akreditim të programit të studimit Menaxhment në Shërbimet Shëndetësore dhe Institucionet Shëndetësore. Vizita e akreditimit është mbajtur me datë 11 Shkurt 2014 në lokacionet e institucionit dhe është organizuar si në vijim: Takimi me menaxhmentin e QEAP Heimerer Takimi me personat përgjegjës për programin e studimit (kurrikula, mësimdhënia, hulumtimi) Vizita në ndërtesë dhe infrastrukturë Konsultimi i Ekipit të Ekspertëve (EE) Takimi përmbyllës me menaxhmentin Dokumentet shtesë kanë përfshirë: 1. Raporti i Vet Vlerësimit 2. Planet për Punësim të institucionit për secilin program

Dokumente shtesë janë kërkuar edhe pas vizitës së Ekipit të Ekspertëve: Plani për Zhvillimin e Stafit Akademik Lista e stafit me detaje për orët e dedikuara hulumtimit Lista e stafit me orët e kontaktit Plani i hulumtimit Ky raport përmban gjithashtu dokumentin nga Heimerer si përgjigje ndaj Rekomandimeve të dhëna nga EE. Vërejtje të përgjithshme: Përgjithësisht, Ekipi i Ekspertëve pranon përpjekjet e bëra nga institucioni për të hartuar këtë program në bashkëpunim me partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtarë. Puna shtesë dhe ndryshimet e bëra nga Heimerer kanë qenë shumë të dobishme për EE. 1. Programi akademik dhe menaxhimi i studentëve A korrespondon programi akademik me deklaratën e misionit të institucionit dhe parimet e veprimtarisë së institucionit? Rekomandimet e dhëna në këtë raport janë bazuar në titullin e ri të programit Master i cili është: Menaxhimi në Shërbimet e Kujdesit Shëndetësor dhe Institucionet e Kujdesit Shëndetësor Raporti gjithashtu përfshinë komentet dhe përshtypjet e dhëna nga Heimerer në Korrik 2014. EE ndjek argumentet e dhëna nga Heimerer në Korrik ku janë shprehur se: Programi i ri përshtatet me sfidat e reja në Kosovë sa i përket kërkesave për programe edukative dhe për reformën në fushën e arsimit. Programi merr parasysh reformën e re në arsim dhe se i përshtate asaj. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë mbështetë këtë projekt. Dyja programet marrin parasysh qasjen kombëtare dhe zhvillimin e profesioneve të nevojshme për vendin. Kjo është marrë parasysh gjatë hartimin të programeve të studimit dhe se kjo paraqet një pjesë të procesit të profesionalizimit në Kosovë.

Programi Master në Menaxhimi në Shërbimet e Kujdesit Shëndetësor dhe Institucionet e Kujdesit Shëndetësor konsiderojnë kërkesat e standardeve evropiane në programet e arsimit të lartë, zhvillojnë kuadro me njohuri profesionale në hapësira të kujdesit shëndetësor dhe se zbatojnë punë strategji kërkimore me bazë sociale dhe ekonomike. Programi i ri master Menaxhimi në Shërbimet e Kujdesit Shëndetësor dhe Institucionet e Kujdesit Shëndetësor është në përputhje me tregun e punës në Kosovë. Ekipi i Ekspertëve është impresionuar nga kontaktet e bashkëpunimit që institucioni ka me institucionet e tjera regjionale shëndetësore. Kompetencat e menaxhimit duhet të jenë aftësia e ndërhyrjes efektive në shëndetësinë komunitare në Kosovë. Për më tepër, stafi duhet të punojë më shumë në punën kërkimore dhe të kenë publikime në revista ndërkombëtare. Grada akademike duhet të jetë MSc. Prandaj aktiviteti ndërkombëtarë i hulumtimit është i obligueshëm. Vetëm nëse hulumtimet e stafit akademik dhe studentëve master do të publikohen në revista ndërkombëtare, atëherë cilësia dhe qëllimet akademike të programit do të ishin të përshtatshme me gradën akademike. Sipas Heimerer kjo pritje e EE nuk është më e mundur. Ata thonë se për shkak të burimeve të kufizuara të kohës, stafi nuk është në gjendje të punojë në revista shkencore. EE rekomandon që të zhvillohet një kulturë e të publikuarit me studentët p.sh. të fokusohen në tema të masterit. Një nga kompetencat që ky program duhet ti zhvillojë është edhe kompetenca e publikimi. Programi është i bazuar në një koncept të gjerë didaktik. Gjatë vizitës në institucion koncepti didaktik u prezantua nga partnerët e projektit Tempus. Nuk ka qenë e qartë për EE-në nëse stafi mësimdhënës i Heimerer ka qenë i familjarizuar me këtë koncept. Pas Shpjegimeve të bëra në Korrik 2014, Heimerer ka treguar se stafi i tij është prezantuar me konceptin didaktik. Këto informacione janë dhënë si në vijim: Koncepti didaktik është shpjeguar si pjesë e trajnimit të stafit në Munster nga data 17.02.2014 21.02.2014. Agjenda e trajnimit të stafit përfshinte: Reformimi i strukturës interdiciplinare dhe arsimi i lartë inovativ për profesorët e rinj (INSTEAP) i financuar nga Komisioni Evropian Agjenda e trajnimit të stafit 17.02.2014 21.02.2014 Adresa: Johann-Krane-Weg 21, 21-209, D-48149 Muenster, Gjermani EE mendon se kjo është një mënyrë e mirë për të filluar me implementimin e konceptit didaktik. Në procesin e ardhshëm të ri-akreditimit ky element duhet të vlerësohet. A korrespondon grada akademike me standardet ndërkombëtare?

Standardi ndërkombëtarë në Menaxhimin e Profesioneve Shëndetësore është ofrimi i aktiviteteve shkencore me bazë në menaxhment dhe sigurimi se kuadrot ofrojnë intervenime të bazuara në shoqëri. Modulet dhe lëndët e listuara në kurrikulë si dhe literatura është në përputhje me kurrikulat e vendeve të tjera në këtë fushë. Shkëmbimi ndërkombëtarë me ndihmën e programit Erasmus dhe DAAD është i zhvilluar mirë. Institucioni veçse ka realizuar disa kontakte të bashkëpunimit. Vitin tjetër ky shkëmbim do të vazhdoj edhe pasi projekti i Tempusit do të përfundojë. Përpos kësaj, standardi ndërkombëtarë kërkon që studentët me MSc të jenë në gjendje të fillojnë edhe programin në PhD. Institucionet të cilat ofrojnë programe të nivelit Master duhet të zhvillojnë mundësitë që ata studentë të mund të vazhdojnë studimet edhe në programet e PhD. EE rekomandon që institucioni të hartojë një plan i cili parasheh se si institucioni do të realizojë programet e nivelit PhD. EE pranon përpjekjet e bëra nga institucioni për Kandidatët PhD. Duhet të mundësohet që këto mundësi të i tregohen edhe pjesëmarrësve. Struktura e programit ofron mundësi të mjaftueshme për studime të pavarura, reflektim dhe analizë. Pritet që shumica e studentëve do të punojnë krahas studimeve të tyre andaj Ekipi i Ekspertëve rekomandon që koncepti didaktik i të mësuarit të përzier (blended learning) të zhvillohet tutje. Përndryshe programi i studimit do të jetë vështirë i menaxhueshëm nga ana e studentëve. EE rekomandon organizimin e programit edhe në formën e projektit part time. EE është shumë i kënaqur të sheh se institucioni është duke bërë progres në zhvillimin e konceptit të të mësuarit të përzier (blended learning) për programin Master. EE ende mendon se një punë kërkimore më e saktë do të ishte e dobishme mirëpo merr parasysh argumentet e Heimerer. Në dokumentet e dorëzuara në Korrik kjo punë numërohet 55 ECTS për hulumtim. Në periudhën e pas akreditimit, duhet të vërtetohet nëse studentët janë në gjendje që të demonstrojnë kompetenca të hulumtimit të një niveli master në punimet e tyre të magjistraturës. Në versionin tonë të parë të raportit ne kemi shkruar se: Pasi që punimet e masterit do të shkruhen në gjuhën shqipe, vlerësuesi apo mentori duhet patjetër të flasë dhe shkruaj në gjuhën shqipe. EE tani është i kënaqur me idenë e Heimerer që të pranohen punimet e masterit vetëm në gjuhën angleze. Ata thonë se: Një standard ndërkombëtarë është edhe aftësia për të shkruar në gjuhën angleze punimin final të masterit. Kërkesat ndërkombëtare për një program të studimit janë edhe ofrimi i ligjëratave në gjuhën angleze. Prandaj kolegët do të ligjërojnë lëndët e tyre në gjuhën Angleze dhe në këtë mënyrë do të përmbushin kërkesat ndërkombëtare. Gjithashtu një program studimi ndërkombëtarë duhet të ofrohet në gjuhën angleze.

Ata thonë gjithashtu se do të ketë edhe Infermierë Shkencorë në të ardhmen: Deri më tani, në Kosovë ka pasur mungesë të kompetencave sa i përket infermierisë shkencore. Një profesor në fushën e Menaxhimit në profesionet Shëndetësore duhet të jetë ekspert në lidhje me qëllimin e programit të studimit dhe jo gjithsesi në shkencën e infermierisë. Prandaj eksperti për Tezën e Masterit duhet të përcaktohet për fushën e posaçme profesionale. Për lëndën e parë një profesor në Metodologji dhe një Dr. Në Infermieri Shkencore/ Mami apo ekuivalent do të jetë ai që lexon temën e masterit, sepse deri në këtë kohë kandidatët e PhD-së do të përfundojnë studimet e tyre të doktoratës. Edhe në planin për zhvillimin e stafit akademik është përshkruar se një kryesues për profesor në Infermieri Shkencore dhe/ apo Shkenca Shëndetësore do të përcaktohet. Gjithashtu duhet të merret parasysh se literatura shkencore për programin master duhet të jetë kryesisht në gjuhën angleze. EE është shumë i kënaqur që Literatura tani më është ndryshuar në gjuhën angleze. Për më tepër njohuria statistikore tani më është e obligueshme. Prandaj EE rekomandon fuqishëm që procedura e pranimit të studentëve të përfshijë edhe testimin e njohurive në fushën e statistikës dhe të gjuhës angleze. Niveli minimal i gjuhës angleze duhet të jetë B2 (Sipas Kornizës së Përbashkët Evropiane të Referencimit të Gjuhëve). EE është i kënaqur të lexojë se janë bërë përpjekje në këtë drejtim: Rekomandim: Literatura është ndryshuar në gjuhën angleze. Një program studimi ndërkombëtarë kërkon edhe aftësitë e studentëve në gjuhën angleze. Stafi akademik në bashkëpunim të ngushtë me Zyrën për Menaxhimin e Cilësisë ka zhvilluar provimin për pranimin e studentëve të rinj. Provimi fokusohet në vlerësimin e njohurive specifike të cilat lidhen afër me programin: Gjuhë Angleze dhe Statistikë. Të dyja, njohuritë për gjuhën angleze dhe për statistikën, janë të obligueshme për pranim në programin Master. EE ende rekomandon që të përdoren Korniza e Përbashkët Evropiane për Referencimin e Gjuhëve, ashtu siç është cekur më herët. 2. Stafi EE është i impresionuar me kompetencat që Heimerer ka në fushën e infermierisë. Ndoshta asnjë vend tjetër në Kosovë nuk ka më shumë ekspertë të kësaj fushe. Në anën tjetër institucioni duhet të ketë staf me gradën PhD në mënyrë që të ofrohet një program në nivelin Master. Kosova për momentin ka vetëm specialistë të infermierisë me statusin PhD kandidatë dhe shumica e tyre janë pjesë e stafit të Heimerer. (Grada

akademike që kandidatët synojnë është Dr. rer. medic and not Dr. rer. Cur) Dr. Rode dhe Prof. Dr. Bonato nuk mund të japin mësim në gjuhën shqipe. Duhet të zhvillohet një koncept didaktik i cili do të zgjidhë këtë problem. EE rekomandon fuqishëm që institucioni të punësojë staf i cili ka statusin e PhD kandidatit. Ka informacione të reja se institucioni ka bërë përpjekje në këtë drejtim dhe se EE vlerëson përpjekjet e bëra në këtë pikë. 3. Hulumtimi dhe Bashkëpunimi Ndërkombëtarë Hulumtimi dhe Bashkëpunimi Ndërkombëtarë është i obligueshëm për ofrimin me sukses të këtij programi. Kandidatët e PhD-së janë të përfshirë në projekte hulumtuese e cila punë ndikon në përmbajtjen e lëndëve dhe në mësimdhënie. Ekipi i Ekspertëve është njohur me aktivitetet hulumtuese të institucionit. EE rekomandon ristrukturimin e aktiviteteve të hulumtimit në Heimerer. Stafi duhet urgjentisht të ketë marrëveshje me kontratë për punën kërkimore. Kjo duhet të arrihet me qëllim të përmbushjes së mungesës së publikimeve në revistat ndërkombëtare. Studentët duhet të përfshihen në punën kërkimore dhe në projektet e bashkëpunimit. Kjo duhet të përdoret për të përmbushur mungesën e publikimeve në revistat ndërkombëtare. Studentët duhet të përfshihen në projekte të hulumtimit dhe në projekte. Ekipit të Ekspertëve i është dhënë një listë e cila përmban një pasqyrë të kohës së punës kërkimore të stafit. Lista thotë se rreth 30% e kohës është e dedikuar për hulumtim.

Lista e stafit akademik me orët e dedikuara për punë kërkimore Lista e stafit akademik e dhënë nga QEAP Heimerer sipas llojit të angazhimit, ngarkesës në programin studimor MSc dhe në raport me programet e tjera të studimit *Stafi me kontratë jo të rregullt në Heimerer ka kontratë me 600 orë për një vit akademik dhe në përgjithësi 1800 orë për tre vite *Stafi me kontratë të rregullt në Heimerer ka kontratë me 1200 orë për një vit akademik dhe në total 3600 orë për tre vite. Kalkulimi është bërë bazuar në shumën e orëve që secili profesor i shpenzon në punë kërkimore dhe përqindja është kalkuluar duke ndarë shumën e orëve që secili prej tyre shpenzon në punë kërkimore me shumën e përgjithshme të orëve të angazhimit dhe duke e shumëzuar atë me 100. Tabela është krijuar pasi është bërë një kalkulim i saktë i orëve të cilat kanë mbetur nga orët e kontaktit të drejtpërdrejtë që secili profesor ka me studentët. Nga kjo shumë e orëve, bazuar në përgjegjësitë që ligjëruesit kanë, ½, 1/3 apo ¼ të shumës totale të orëve i është dedikuar punës kërkimore. Për shembull, Idriz Sopjani, është staf i rregullt me kontratë e cila parasheh 1200 prë për një vit me institucionin tonë. Nga ajo shumë 270 orë i dedikohen kontakteve të drejtpërdrejta me studentë. 930 orë të tjera janë ndarë në mënyrë proporcionale në tri përgjegjësi të tjera të cilat janë: 310 orë si koordinatorë në procesin e mësimdhënies, 310 janë të dedikuara si orë mentoriale dhe 310 janë të dedikuara për hulumtim. Prandaj në përqindje kjo është interpretuar si 25.8% të angazhimit të tij të përgjithshëm në Heimerer.

4. Financat dhe Infrastruktura/ Hapësira dhe Pajisjet Gjatë vizitës EE ka marrë përshtypje të mirë për hapësirat. Institucioni ka ndërtesa adekuate dhe infrastrukturë të specializuar e cila përmbush kërkesat e programit. Edhe pse ka literaturë të mirë, literatura e përmendur në Raportin e Vet Vlerësimit ka ngritur disa probleme. Shumica e titujve janë në gjuhën gjermane. EE rekomandon që të rritet qasja në burimet shkencore. Bashkëpunimi me bibliotekën universitare mund të zgjerojë qasjen posaçërisht në burimet elektronike si dhe në revistat shkencore dhe librat online. Në dokumentet e dorëzuara në Korrik, Heimerer ka deklaruar: Që nga vizita e fundit e Grupit të Ekspertëve, ne kemi punuar në drejtim të rritjes të bibliotekës sonë me tituj në gjuhën angleze. Ne do të pajisim bibliotekën me të gjitha titujt e librave që janë të nevojshëm për programin master dhe të cilat janë të renditura në përshkrimin e lëndëve. Përmes projektit tempus, do të jetë e mundur që studentët tanë të kenë qasje në biblioteka të ndryshme elektronike dhe revista shkencore të cilat janë relevante për programin master. Për qasje të mëtejmë në bibliotekën angleze do të ishte një mundësi e mirë lidhja e një marrëveshje në mes të QEAP dhe UP-së për përdorimin dhe shfrytëzimin e përbashkët të bibliotekës së UP-së. Ne do të dëshmojmë arritjen e një marrëveshjeje të tillë. Duke pasur parasysh se literatura elektronike është duke u bërë më e rëndësishme çdo ditë do të duhet të jetë në interes të Heimerer që të realizojë qasjen në databaza më të mëdha. EE nuk ka kontrolluar pjesën financiare të programit. Kjo nuk ka qenë në fokus të vizitës sonë. 5. Menaxhimi i Cilësisë Institucioni praktikon pyetësorët me studentë. Pasi që programi është i ri në Kosovë sigurimi i cilësisë duhet ti përgjigjet pyetjes nëse profili i ri i kualifikimit përmbush nevojat e Kosovës në kujdesin infermierisë.

Përmbledhje e Rekomandimeve të Ekspertëve: EE konsideron si një nevojë urgjente ofrimin e një programi të nivelit MA në studimet e menaxhmentit në infermieri. PhD nga Shkenca e Infermierisë do të ishte e mirëseardhur pasi që studentët më vonë do të punojnë në këtë fushë. Kurrikula e versionit të ri në raportin e vet vlerësimit është përmirësuar mjaft shumë. Rekomandimet e dhëna nga EE janë përfshirë. Nga pikëpamja e EE tani më është e kuptueshme pse modulet e përbashkëta ende kanë 5 ECTS (për shkak të projektit TEMPUS). Të gjitha çështjet të cilat janë cekur më herët duhet të kontrollohen në periudhën e ardhshme të ri-akreditimit. Rekomandimi i Panelit të Ekspertëve Programi Master i QEAP Heimerer në Prishtinë Menaxhimi në Shërbimet e Kujdesit Shëndetësore dhe Institucionit e Kujdesit Shëndetësor (MSc) mund të rekomandohet për akreditim për dy vite.