BURIMET DHE KLASIFIKIMI I MBETJEVE NGA PLASTIKA

Similar documents
UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

AKTET ISSN AHMET HAXHIAJ Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë, UP, Mitrovicë, KOSOVË AKTET V, 2: , 2012

PËRCAKTIMI I AFLATOKSINËS M1 NË QUMËSHT TË PAPËRPUNUAR NË REGJION TË KOSOVËS

Speci Shqipëri

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

Trajtimi i mbeturinave - zvogëlim i rrezikut për shëndetin dhe mjedisin

Analiza për industrinë e lëngjeve të frutave

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

Profili i sektorit: Inxhinieri mekanike

THE GLOBAL LANGUAGE OF BUSINESS. Industria e ushqimeve të freskëta

PROJEKT-VENDIM MBI GRUMBULLIMIN E DIFERENCUAR TË MBETJEVE NË BURIM. Draft 1. Version Tetor 2012

PROJETKTIMI I PROCESEVE TEKNOLOGJIKE

Kostoja e ciklit të jetës

PROFILI I SEKTORIT TIK

PËR PRODUKTET E NDËRTIMIT

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING DISERTACION. Në kërkim të gradës shkencore Doktor i Shkencës

RAPORT STUDIMOR PËR NËN-SEKTORËT KRYESORË TË AGROBIZNESIT NË KOSOVË

Eficienca e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme në Kosovë: Analiza e komponentit kryesor

NDIKIMI I INFLACIONIT DHE RRITJES EKONOMIKE NË PAPUNËSI. RASTI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Raport i Auditimit të Performancës. Prokurimet me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë

VLERËSIMI I BURIMEVE TË RIPËRTËRITSHME DHE PRODHIMI I ENERGJISË NGA REZIDUAT E BIOMASËS DRUNORE PËR ZHVILLIM TË QËNDRUESHËM NË KOSOVË

VLERËSIMI I ARGJILËS ALFA-7 DHE GURIT RANOR NDIKIMI NË PERFORMANCËN MJEDISORE

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

Tarifat nxitëse dhe rëndësia e tyre për investime në Kosovë. Janar 2014

UNMIK PËR BUJQËSINË ORGANIKE

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAM FILLOR

Ndikimi i Termocentralit Kosova e Re në Tarifat e Energjisë Elektrike * INSTITUTI GAP

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DISERTACION

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi: 2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV

Analiza Financiare. Dep.: Kontabilitet dhe Financa. MSc. Valdrin Misiri

SIGURIA NË INTERNET. Rezultatet kryesore nga opinionet e fëmijëve

instituti kosovar për kërkime dhe zhvillime të politikave Seria e kërkimeve politike STUDIMI # 7

ABSTRACT AUTORI ORIGJINAL: TODARO PERKTHIMI NGA STUDENTET: *PJESE TE PERKTHYERA NE GJUHEN SHQIPE EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT

BULETINI MUJOR KLIMATIK

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

AKTET ISSN AKTET V, 3: , 2012

Katalogu i Ankandit të Datës 28 Janar 2017

A.U.K Training and Development Institute. OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop

FUNKSIONI I PRODHIMIT

Për Produktet Medicinale dhe Pajisjet Medicinale. Ligji për Produktet Medicinale dhe Pajisjet Medicinale

THE POLLUTING EMISSIONS FROM THE OIL PROCESSING INDUSTRY IN ALBANIA SHKARKIMET NDOTËSE NGA INDUSTRIA E PËRPUNIMIT TË NAFTËS NË SHQIPËRI

SIGMA Mbështetje për përmirësimin e Qeverisjes dhe të Menaxhimit Një iniciativë e përbashkët e OECD dhe Bashkimit Europian, financuar kryesisht nga BE

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

SHKAQET DHE PASOJAT E PËRFSHIRJËS SË FËMIJËVE NË TREGUN E PUNËS - RASTI I KOSOVËS

PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE

Plani Zhvillimor Komunal i Komunës së Rahovecit Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) (draft)

KOSOVO MANAGEMENT INSTITUTE

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION

PERCEPTIMET E INVESTITORËVE PËR MJEDISIN E BIZNESIT NË KOSOVË

MENAXHIMI I MBETURINAVE NË 16 KOMUNA MUNDËSITË PËR BASHKËPUNIM NDËR-KOMUNAL

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49

Raport Analitik i Tregtisë në Shërbime Sektori i TIK

INSTRUMENTET PËR MBLEDHJE TË TË DHËNAVE

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

PRODHIM I BRIKETAVE DHE PELETAVE. D-r Sllave ARMENSKI D-r Done TASHEVSKI D-r Ljubica KARAKASHEVA

Raporti i Performancës së Komunave

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP

Migrimi dhe Zhvillimi Ekonomik në Kosovë

Përcaktuesit makroekonomikë të remitencave në Kosovë: Analizë me të dhëna panel Working Papers

TRANSPORTATION OF GOODS WITH CONTAINER AND ITS PERSPECTIVES IN ALBANIAN PORTS TRANSPORTI I MALLRAVE ME KONTEJNER DHE PERSPEKTIVAT NË PORTET SHQIPTARE

MENAXHIMI I RISKUT NË RASTE KATASTROFASH SIGURIMI I PRONAVE NË KOSOVË. Myhybije ZALLQI- ZHARA 1 Ibish MAZREKU 2

ADMINISTRIM BIZNESI DOKUMENT PUNUES PËR REZULTAT E MËSIMIT

POTENCIALET EKONOMIKE NË RAJONIN QENDËR

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

PROJEKTI MBËSHTETJE PËR MINIMIZIMIN E MBETJEVE DHE PROMOVIMIN E 3R-VE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Katalogu i Ankandit të Datës 28 Janar 2017

Lidhja zjarrfikëse e Maqedonisë

NGA POPULLI AMERIKAN OD AMERIČKOG NARODA

Përparësitë konkuruese të Shqipërisë drejt BE-së

Universiteti Politeknik i Tiranës Fakulteti i Inxhinierisë Matematike dhe Inxhinierisë Fizike Departamenti i Inxhinierisë Fizike DISERTACION

PERFORMANCA E NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME NË SHQIPËRI (FOKUSI QYTETI I TIRANËS)

Studim me Ndjeshmëri Gjinore për Sektorin e TIK në Shqipëri

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

Revistë kërkimore-shkencore. Dega Ferizaj

Metoda alternative të matjes së produktit potencial në Shqipëri

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 11-12

Siguria e fëmijëve në internet

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

DËBIMI I SHQIPTARËVE

STRATEGJITË E MARKETINGUT NË QENDRAT TREGTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Veglat/Mjetet në INXHINIERINË SOFTUERIKE

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK

Strategjia e zhvillimit rajonal

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT DISERTACION

Termocentrali i Propozuar Kosova e Re: Barrë e panevojshme me një çmim të paarsyeshëm

Fidan Begolli - Shoqëria Konsumuese - Rast: Kosova SHOQËRIA KONSUMUESE - RAST: KOSOVA

Transcription:

BURIMET DHE KLASIFIKIMI I MBETJEVE NGA PLASTIKA (SOURCES AND CLASSIFICATION OF PLASTIC WASTES) Arsim ELSHANI a, Musa RIZAJ b a Birra Peja, Pejë, Kosovë b Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë,Universiteti i Prishtinës, Kosovë E-mail: earsim@hotmail.com PËRMBLEDHJE Materialet plastike luajnë rol të rëndësishëm në të gjitha fushat e jetës. Ato janë duke u përdorur për të prodhuar produkte të përditshme dhe kanë zëven dësuar shumë materiale të tjera. Përparësitë janë të shumta: aftësitë e modifikimeve teknike, pesha, rezi stenca ndaj veprimeve kimike, izolator i mirë, material jo i shtrenjtë, etj. Situata e tanishme e menaxhimit me mbetjet nga plastika për Kosovën është shumë e pa përshtatshme sepse këto mbetje në masën më të madhe depozitohen në rrugë, në vende jo të duhura për mbledhje dhe ndarje dhe një sasi e vogël në depo. Në këtë punim është paraqitur procesi i menaxhimit i mbetjeve nga plastika duke filluar nga burimi, klasifikimi dhe identifikimi i tyre. Qëllimi primar i këtij punimi është të njihen fazat kryesore të riqarkulli mit dhe të shqyrtohen mundësitë e shfrytëzimit të mbetjeve nga plastika edhe në vendin tonë. Fjalët kyçe: plastika, mbetja, ndarja, procesi, mjedisi. ABSTRACT Plastic materials are of a great importance on every field of life. We are using them to produce different products and they have replaced most of other materials. Advantages of plastic materials are numerous, for example: capacity of technical modification, low density, chemical resistance, high-quality insulator, economical material, etc. The current management system for plastic wastes in Kosova is unfavorable for the reason that the biggest part of plastic waste are deposited on streets, on inappropriate places for collection and sorting, and only a small amount of waste on landfill. On this project is represented process of managing with plastic waste starting from source, classification and identification of waste, and all of these actions are of a huge influence on human health and environment. Primary goal of this project is to identify main stages of recirculation and to explore for possibilities to recycle plastic waste in our country as well. Key words: plastic, waste, sorting, process, environment. HYRJE Materialet plastike dita-ditës po zenë vend të rëndësishëm si materiale për ambalazhim edhe pse paraqesin probleme në lidhje me mjedisin. Arsyet për përdorim kaq të madh janë të shumta. Kryesorja është çmimi i ulët i lëndës së parë, masa e vogël dhe mundësitë e ndryshme të punimit. Aktet e Takimit Vjetor, Vëll. II, Nr. 2 83

ARSIM ELSHANI, MUSA RIZAJ Përveç kësaj kemi edhe shpenzim të vogël specifik të energjisë (harxhim i energjisë për njësi të prodhimit të paketuar) gjatë prodhimit të materialit plastik i cili përdoret për ambalazhim në ra port me ambalazhimin prej qelqi apo alumini. Zgjidhja e problemit të mbetjeve të plastikës më së shpeshti kryhet me depozitim të mirëfilltë por fatkeqësisht nga moskujdesi i banorëve ato gjinden edhe jashtë depove. Magazinat e qyteteve të mëdha dhe vendeve në zhvillim janë praktikisht të mbushu ra ndërsa të rejat nuk po ndërtohen për shkak të çmimit të lartë dhe nuk po munden të përcjellin shpej tësinë e duhur të ndërtimit. Kjo mënyrë e largimit të mbetjeve është e padëshirueshme e sidomos për ambalazhin e plastikës për shumë arsye (zenë hapësirë të madhe, janë të pa zbërthyeshme, kanë ndikim negativ në mjedis etj). Në vendin tonë nuk ekzistojnë kushtet për grumbullim, ndarje dhe përpunim efikas të përpunimit të mbetjeve nga plastika. Në këtë punim janë paraqitur burimet dhe llojet e mbetjeve nga plastika si dhe mundësitë për klasifikimin dhe identifikimin e tyre. 1. BURIMET E MBETJEVE TË PLASTIKËS Pasi të pastrohen mbetjet e plastikës, ato mund të përdoren për shumë qëllime e prodhime të ndryshme nga ato burimore [3]. Buri met kryesore të mbetjeve të plastikës që mund të përdoren për riprodhim mund të klasifikohen si në vijim: industriale, tregëtare, shtëpiake, nga bujqësia dhe mbetjet komunale [5]. Një paraqitje skematike e grumbullimit të mbetjeve plastike nga burimet e ndotjes do të mund të dukej si në figurën 1. industriale komunale bujqësia shtëpiake 1.1 MBETJET INDUSTRIALE Mbetjet industriale dhe materialet e papërshtatshme të ashtuquajtura mbetje primare mund të krijohen gjatë procesimit të madh të plastikës, industrisë së ambalazhimeve dhe fabrikimeve të ndryshme [4]. Shumica e këtij materiali plastik hedhurinë është në gjendje të mirë fizike: ka pastërti të mjaftueshme sepse nuk është përzier me materiale të tjera. Materiali ka qenë i ekspozuar në temperatura të larta gjatë proceseve të përpunimeve më anë të të cilave ka ndryshuar karakteristikat e tij, por nuk ka qenë i përdorur në asnjë produkt. Ripërdorimi i këtyre llojeve të plastikës është i ngja shëm me material të ri. Si rrjedhim sasitë e mbetjeve do të jenë më të pakta. Proceset e industrisë së plastikës ndonjëherë riqarkullojnë mbetje plastike të vetëkrijuara dhe ato hyjnë në grupin e lëndëve të para dytësore. Ende ka sasi të mjaftueshme të mbetjeve të pa mbledhura si ato industriale ashtu edhe ato komunale. Mbledhësit e mbetjeve industriale janë të gatshëm të bashkëpunojnë me mbledhës privatë apo me njësi riprodhuese siç është rasti me Sh.A. Birra Peja. Në këtë ndërmarrje mbetjet ambalazh (shishet e bi rrës të prodhuara nga materiali plastik PET, plastika për mbështjellës të shisheve etj,) menaxhohen dhe koordinohen me mbledhësit privatë. 1.2 MBETJET TREGËTARE Dyqanet punuese, zejtarët, lokalet, supermerkatot dhe shitësit me shumicë mund të jenë burime të ndotjeve me plastikë në masë të ma dhe. Puna më e madhe lidhur me këto mbetje është që të mbli dhet ky material i prodhuar nga PE-ja, si ai i pastër ashtu edhe plastika e ndotur. Një punë të tillë mjaftë efikase, mund të shohim p.sh. te kompania ETC në Pejë, që mbledh, paketon dhe pastaj e shet mbetjet e plastikës duke përfituar të mira materiale dhe duke mbrojtur rrethinat nga ndotjet e plastikës [5]. Burimet e mbetjeve Figura 1. Burimet e mbetjeve të plastikës. 1.3 MBETJET NGA BUJQËSIA Fermat dhe fidanishtet të vendosura larg qendrave urbane mund të prodhojnë ndotje: - në forma të paketimeve si p.sh. shtresave të ndryshme të plastikës, kutive - në formë të materialeve të ndërtimit si p.sh. 84 www.alb-shkenca.org

gypa për ujitje dhe gypa të ujit të pijshëm. 1.4 MBETJET KOMUNALE Mbetjet e plastikës mund të mblidhen në mënyra të ndryshme në kuadrin komunal: shtëpi (amvisëri apo mbetje shtëpiake të organizuara), rrugë, parqe, depo etj. Në vendin tonë grumbullimi i mbetjeve shtëpiake bëhet me anë të mbledhjes dhe depozitimit të të gjithë mbeturinave ashtu të përziera. Kështu kemi mbetje të plastikës së përzier dhe të ndotur gjë që vështirëson procesin e riqarkullimit të plastikës. BURIMI DHE KLASIFIKIMI I MBETJEVE NGA PLASTIKA 2. KLASIFIKIMI I MBETJEVE TË PLASTIKËS Lloji i materialit të plastikës ka rëndësi kryesore në mënyrën e riqarkullimit sa më i njëtrajtshëm të jetë [3]. Ky lloj i njëjtë i materialit mund të arrihet me një ndarje paraprake të kushtueshme. Që të fitohet masë plastike me cilësi të lartë do të ishte dashur të punohet vetëm me një lloj mase. Ndarja e materialit plastik do të mund të lehtësohej me anë të njohjes dhe klasifikimit paraprak [5]. Gjatë përgatitjes për riqarkullim të mbetjeve të plastikës është e domosdoshme që ato të ndahen nga mbetjet e tjera. Procesi kalon nëpër disa faza: - identifikimi dhe të ndarja sipas llojit, - grimcimi, - pastrimi, - tharja, - granulimi Procesi përmbyllet më ripërpunim të tij në ambalazh apo në produkte të tjera. Për zbatim të këtyre operacioneve janë të nevojshme pajisjet specifike dhe për këtë arsye edhe çmimi i prodhimit të fituar nga riqarkullimi i plastikës është i lartë. 3. LLOJET E PLASTIKËS Në shtetet e industrializuara ka me qindra lloje të materialeve plastike të përshtatshme për qëllime të ndryshme tregëtare. Edhe në vendet më pak të zhvi lluara, shumë lloje të plastikës kanë një tendencë në rritje të përdorimit sikurse në vendet e zhvilluara. Të dyja, si vendet e zhvi lluara edhe ato në zhvillim, kanë katër lloje të plastikës të cilat më së shumti i përdorin: polietileni (PE), polipropileni (PP), polistireni (PS) dhe polivinili kloridi (PVC). Secila nga këto plastika mund të ndahet duke ju referuar densitetit, llojit të procesit të përdoruar në Figura 2. Fuqi të ndryshme për ruajtjen e materialeve nga plastika. Figura 3. Materiale të ndryshme plastike nga tregu përpuni min e tyre dhe shtimit të aditivëve. Në vazhdim do të përshkruajmë me pak fjalë karakteristikat e këtyre katër llojeve të plastikës të cilat janë më së shumti në riqarkullim: figurat 2 dhe 3. 3.1 POLIETILENI (PE) Llojet kryesore të polietilenit janë polietileni me dendësi të ulët (LDPE) dhe polietileni me dendësi të lart (HDPE). LDPE-ja është i butë, elastik dhe i lehtë për prerje, me një aromë si parafina e qirinjve. Pamjen strukturale dhe molekulare të PE-së mund ta shohim në figu rën 4. Kur hollohet është më transparente, ndërsa kur trashet është sikur qumështi i bardhë n.q.s. nuk i shtohen pigmente. LDPE-ja përdoret për prodhimin e qeseve, çorapeve dhe çarçafëve, shisheve me fryrje, kuti ushqimi, gypa fleksibil dhe tuba gome, artikuj shtëpiakë si kova, lojnat për fëmijë, kabllo tele fonike dhe elektrike, etj. Aktet e Takimit Vjetor, Vëll. II, Nr. 2 85

ARSIM ELSHANI, MUSA RIZAJ Figura 4. Pamja strukturale dhe molekulare e PE-së HDPE-ja është më i fortë dhe më i ngurtë se LDPE-ja dhe ka ngjyrë të bardhë si qumështi. Këto veti i ka edhe kur është shumë i holluar. Kryesisht përdoret për valixhe dhe si material mbështjellës industrial, për shishe të pijeve të pa gazuara, shishe të detergjenteve dhe preparateve kozmetike, lojnave, kutive, koshat e pleh rave dhe artikuj të tjerë shtëpiakë. 3.2 POLIPROPILENI (PP) Polipropileni është më i ashpër se sa PE-ja dhe nuk mund të lakohet pa u thyer [2]. Përdoret për tavolina, karrige, mbajtëse të ndryshme shtëpiake, për pjesë automjetesh, valixhe, mbajtëse të verës, kutia, gypa, litarë, thurje rrjetash, si instrumente kirur gjikale, shishe medicinale, enë ushqimesh etj. 3.3 POLISTIRENI (PS) Në gjendjen e papërpunuar polistireni është i thyeshëm dhe transparent. Materiali është shpesh i përzier (kopolimer) me materia le të tjera për të fituar karakteristikat e duhura. Polistireni me efekt të lartë (HIPS) është i pro dhuar nga shtimi i gomës. Shkuma e polistirenit është shpesh e prodhuar nga inkorpori mi i reagentëve fryrës gjatë procesit polimerik. PS-ja përdoret për enë transparente të kuzhinës, shishe, lojna, enë ushqimore etj. 3.4 Polivinil kloridi (PVC) Polivinil kloridi është i fortë, i ngurtë, në qoftë se nuk shtohen lëndë të tjera plastike [2]. Si përdorim i përgjithshëm i PVC-së janë shishet, materiale paketues transparentë, gypa e ujit të pijshëm dhe të ujitjes, për ullukë të ndryshëm, mbajtëset e qelqit, prodhimi i dritareve, paneleve në ndërtimtari, etj. N.q.s. PVC-së i shtohen mjete plasticide atëherë produkti është i njohur si polivinil kloridi me plasticide (PPVC), i cili është i butë, elastik, dhe përdoret për produkte të ndryshme si: topat e sportit, gypa të ujit dhe mbështjellës të kabllove, këpucë, për mbulime të dyshemesë, fshesa dore, perde të dushit, pajisje të brendshme të automjeteve, shishe, etj. [4]. Llojet e tjera të plastikës janë polikarbonati (PC), polietilen tereftalati (PET), poliuretani (PU) dhe naj loni apo poliamidi (PA). 4. IDENTIFIKIMI I LLOJEVE TË PLASTIKËS Kur riqarkullohet materiali plastik është me rendësi identifikimi i tij në mënyrë të drejtë [2]. N.q.s. kjo fazë nuk njihet sa duhet, atëherë do të ketë pasoja të shumta gjatë procesit të riqarkullimit dhe si produkt final do të kemi një material me pamje të jashtme të zbehtë. Ky material i përfituar nuk i për mbush kërkesat e tregut dhe nuk ka vetitë mekanike të cilat kërkohen nga materialet plastike. Njohja dhe identifikimi i plotë i materialit plastik dhe karakterizimi i tij është një punë jo e lehtë, e cila kërkon procedura analitike të ndërlikuara dhe pajisje moderne. Në figurën 5 paraqitet mënyra e identifikimit të llojeve të plastikës dhe simbolet e riqarkulli mit të ambalazhit të plastikës. Megjithatë, në disa raste është i mjaftueshëm vetëm përcaktimi apo vërtetimi i llojeve të plastikës së hulumtuar. Për këto qëllime janë zhvilluar dhe aprovuar disa metoda të thjeshta dhe të shpejta për identifikimin. Ky identifikim mund të fillojë në bazë të vetive fizike (dendësia, përçueshmëria elektrike, lidhshmëria etj), testit me tel dhe thua, testit me flotacion, testit me ndezje etj. [4]. Për një ilustrim të identifikimit të mundshëm është përpiluar tabela 1. Testi me: PE PP PS PVC ujë rri në sipërfaqe rri në fundoset fundoset sipërfaqe djegie i kaltër me shkrirje dhe pikim ngjyrë e verdhë me bazë të kaltër e verdhë, flakë e nxirë, me pikim era pas ndezjes si parafina e qirinjve pak më e lehtë e ëmbël se parafina grithje Po Jo Jo Jo e verdhë, nxihet, bën tym dhe nuk vazhdon djegien Tabela: 1. Identifikimi i disa llojeve të plastikës 86 www.alb-shkenca.org

Polyethylene Terephthalate (PETE) Lloji me i përhapur i plastikes, sepse përdoret kryesisht për shishet e ujit, lëngjeve dhe produkte të tjera ushqimore dhe ambalazhime. High Density Polyethylene (HDPE) Përdoret për shishe qumështi, kosi, lëngjeve, ujit, detergjenteve dhe preparateve të ndryshme kimike, etj. Polyvinyl Chloride (PVC) Përdoret për shishe detergjenti, shampoje dhe preparate të tjera kimike, kabllo dhe materiale ndërtimore, etj. Low Density Polyethylene (LDPE) Përdoret për shishe elastike, qese për ushqime, etj. Polypropylene (PP) Përdoret për vazo kosi, shishe shurupesh, shisheve të barnave mjekësore, etj. Polystyrene (PS) Përdoret për ambalazhime të forta, pjata, gota, pako plastike për barna, etj. Të tjera Ambalazh plastike dhe prodhime të tjera jo të përmendura më lart. BURIMI DHE KLASIFIKIMI I MBETJEVE NGA PLASTIKA PËRFUNDIM Në punim janë analizuar rrugë të ndryshme të njohjes së burimeve të mbetjeve plastike siç janë: identifikimi dhe klasifikimi i tyre. Secila fazë e këtij procesi ka rëndësinë dhe specifikat e saj, pra edhe përparësitë dhe të metat e saj. Bazuar në faktin se mbetjet plastike shpesh nuk janë të ndara apo klasifikuara (sipas kërkesave dhe metodave të paraqitura), atëherë përpunimi i tyre vështirësohet. Rëndësia e llojeve të plastikës për menaxhi min e mbetjeve është analizuar nëpërmjet llojeve kryesore të plastikës të cilat kanë gjetur përdorim më të madh për qëllime tregëtare. Burimi, identifikimi dhe klasifikimi i mbe tjeve plastike kanë ndikim të drejtpërdrejtë në cilësinë e produktit të fituar. Këto faza të proce sit të riqarkulli mit kërkojnë respektim të procedurave analitike dhe pajisje të sofistikuara, në mënyrë që produktet në treg të mund të konku rrojnë me materialin e ri. Nuk janë të pa rëndësishme as metodat e thjeshta të cilat kanë gjetur aplikim të madh në riqarkullimin e mbetjeve nga plastika. Për këto arsye, këto faza të procesit të riqarkullimit të mbetjeve plastike të paraqitura në punim, shpesh janë me kosto të lartë, andaj prodhuesit nuk janë të gatshëm të shtojnë volumin e prodhimit në bazë të plastikës së riqarkulluar. Figura 5. Identifikimi i llojeve të plastikës dhe simbolet e riqarkullimit të ambalazhit plastik Njohja e ambalazhit polimer të përdorur do të ishte më e thjeshtë, n.q.s. në të do të ishin vendosur shenjat e materialit polimer nga i cili është punuar [3]. Shumë lloje të plastikës mund të duken si të njëjta apo një lloj plastike të zotërojë shumë karakteristika fizike dhe kimike të varura nga lloji i aditivëve të përdorur. Për identifikimin e polimereve, për testim të detajuar kimik, është e nevojshme të bëhën analizat me rreze infra te kuqe. BIBLIOGRAFIA 1. DODBIBA G., FUJITA T., Progress in separating plastic materials for recycling, September December 2004, Vol. 13, No. 3-4, pp. 165 182 2. DODBIBA G., SHIBAYAMA A., MIYAZAKI T. and FUJITA T. Separation performance of PVC and PP plastic mixture using air table, Physical Separation in Science and Engineering, 12 (2003), 71-86. 3. RIZAJ M. Proceset e riqarkullimit, ligjëratë e autorizuar, Mitrovice, 2006, 11-25. 4. KREITH F., Hanbbook of solid waste management, G. Tchobanoglous, 2003, 234-343. 5. ELSHANI A., RIZAJ M., DUSHI A. Riqarkulli mi i mbetjeve nga plastika me rëndësi ekonomike dhe mjedisore, Simpoziumi i VI-të Materialet dhe përdorimi i tyre, Tiranë, 2006. 6. ELSHANI A. Procesi i riqarkullimit të mbetjeve nga plastika me rëndësi ekonomike dhe mjedisore, Punim i Masterit, Mitrovicë, 2008. 7. AB & P. Product-market-technology combination of waste materials recycling in Accra, Ghana. WAREN project, WASTE Consultants, the Netherlands, 1992, 57-65. Aktet e Takimit Vjetor, Vëll. II, Nr. 2 87