Vizita studimore në Kroaci

Similar documents
Raport. Vizita studimore në Austri, Itali dhe Slloveni Tetor 2017

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

S T U D I M PËRFSHIRJA E TRASHËGIMISË KULTURORE NË PLANIFIKIM HAPËSINOR

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2018

Planifikimi i menaxhimit të siteve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Udhëzime për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve të menaxhimit

Rishikimi funksional i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

Seri e analizave "Çka shkoi ters?" GABIM PAS GABIMI. Analizë mbi gabimet e panumërta dhe të vazhdueshme në trashëgimi kulturore

Analizë: SFIDAT E PLANIFIKIMIT DHE MENAXHIMIT HAPËSINOR NË KOMUNA ROLI I SHOQËRISË CIVILE NË ADRESIMIN E TYRE

CURRICULUM VITAE. Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Juridik Data: Niveli: Doktor i Shkencave Juridike Dr.sc.

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

A.U.K Training and Development Institute. OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

Raporti Final Korrik, QEAP Heimerer në Prishtinë

ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS

LIGJI PËR PLANIFIKIMIN HAPËSINOR

Raport vjetor mbi instrumentet e pagesave Kosova në krahasim me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

PËRCAKTIMI I AFLATOKSINËS M1 NË QUMËSHT TË PAPËRPUNUAR NË REGJION TË KOSOVËS

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë

STRATEGJIA KOMBËTARE PËR TRASHËGIMINË KULTURORE

PROGRAMI PËR MBËSHTETJE TË PLANIFIKIMIT HAPËSINOR KOMUNAL NË KOSOVË

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

PLANI RAJONAL I TRASHËGIMISË QENDËR

Titulli projektit: Përmirësimi i cilësisë së arsimit në përgjithësi në komunat e synuara.

Raport Analitik i Tregtisë në Shërbime Sektori i TIK

Rishikimi funksional i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP

Raport Vlerësimi. Planifikimi, monitorimi, raportimi dhe menaxhimi financiar & kontrolli. Nëntor 2014

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosova Kuvendi-Skupština-Assembly. Doracak FUNKSIONI MBIKËQYRËS I KOMISIONEVE PARLAMENTARE

Plani Zhvillimor Komunal i Prizrenit 2025 Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) (draft)

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

MBROJTJA E MJEDISIT NË 16 KOMUNA MUNDËSITË PËR BASHKËPUNIM NDËR-KOMUNAL

Rezultate nga Hulumtimi për jetën kulturore në KOMUNËN E PRIZRENIT

SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR

INTEGRIMI GJINOR NË PLANIFIKIMIN HAPËSINOR: NJË QASJE HAP PAS HAPI PËR KOMUNAT SWEDISH DEVELOPMENT COOPERATION. Financuar nga:

SHOQËRIA CIVILE DHE ZHVILLIMI

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

STRATEGJIA PËR ZHVILLIMIN E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE

Rishikimi funksional i Zyrës së Kryeministrit

APLIKACIONI. Projekti: Trajnimi Rajonal për Zhvillimin e Aftësive për Punësim (RED-T)

Raporti i Performancës së Komunave

PLANI RAJONAL I TRASHËGIMISË VERI

Punim udhëzues. Hyrje. Transparenca Buxhetore dhe Buxheti i Qytetarëve. Janar, 2016

Speci Shqipëri

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

PROJEKT-VENDIM MBI GRUMBULLIMIN E DIFERENCUAR TË MBETJEVE NË BURIM. Draft 1. Version Tetor 2012

RAHOVEC. Strategjia e veprimit për komunitetin serb në komunën e Rahovecit

Gjendja e Emergjencave dhe Mbrojtjes Civile në Republikën e Kosovës

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

AGJENCIA E KOSOVËS PËR AKREDITIM (AKA) Raporti i Vetëvlerësimit 2018 Aprovuar nga Bordi i AKA-së me

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

PLANI STRATEGJIK PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE NGA RREZIQET NË INTERNET

Rishikimi funksional i Ministrisë së Transportit dhe Postë- Telekomunikacionit

Plani Zhvillimor Komunal i Komunës së Rahovecit Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) (draft)

Reforma e administratës publike në Kosovë

2012/01. Gjendja e Mediave në Kosovë

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

Politika e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës

Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani Fakulteti i Edukimit Program Fillor PUNIM DIPLOME

Tel: 044/

Universiteti me Administratë. dhe efikase

Kosova: Shënim mbi politikat e menaxhimit të investimeve publike

BULETIN Programi i Mbështetjes së Planifikimit Hapësinor Komunal (MuSPP)

MENAXHMENTI TURISTIK NË KOSOVË, ZHVILLIMI I BURIMEVE NJERËZORE

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

Analizë e shkurtër Urbanizmi si lexim i qytetit Janar 2014, Prizren. Autore Enesa Xheladini, arkitekte, kand. MSc. LUD. I. Hyrje...

Implementing a National Spatial Data Infrastructure for a Modern Kosovo

EUROPEAN ROAD SAFETY CAMPAIGNS CONFERENCE

Redaktimi teknik dhe dizajni: Iniciativa Kosovare për Stabilitet IKS

POLITIKAT E SEKTORIT TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE AXHENDA DIXHITALE PËR KOSOVËN

ubt news Gazetë e studentëve të UBT-së mars 2015 Politics ECONOMY Business Technology Education science culture

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

Agjencia Kosovare e Privatizimit

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49

Dokedlir2015. Historia e restaurimit të monumenteve të kulturës në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

Sektori i Rinisë. Politikat rinore të Komunës së Prizrenit

RAPORTI VJETOR INFRAKOS - Raporti vjetor Janar 2016 Fushë Kosovë

Analiza për industrinë e lëngjeve të frutave

Lënda arkivore private në Kosovë

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

Skema e propozuar e sigurimeve shëndetësore. Çka nënkupton për qytetarët?! Përgatitur nga: Solidar Suisse - Projekti KoSana

SKEMAT SOCIALE DHE PËRSHTATSHMËRIA E TYRE ME REALITETIN KOSOVAR

Procesi i Berlinit Rruga për në BE, apo rruga për askund?

Urban Research Institute RAPORT

DOKUMENT VEPRIMI MBI SHËNDETËSINË NË KOSOVË. Kënaqshmëria me shërbimet shëndetësore dhe përceptimet mbi praninë e korrupsionit

RAPORTI I VLERËSIMIT TË ZBATIMIT

ubt news Busek porosit nga UBT: Kosovarët të japin shembuj për integrim në BE

RAPORTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS EFEKTIVITETI I PROGRAMEVE TË VEÇANTA PËR BANIM

Transcription:

Raport nga pjesëmarrja në vizitën studimore në Kroaci Vizita studimore në Kroaci 29-01 Qershor 2011 Luan Nushi Instituti për Planifikim Hapësinor Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Vendi: Republika e Kroacisë Data: 29 Maj 01 Qershor 2011 Organizatori: Pjesëmarrës: Këshilli i Evropës Projekti Promovimi i Diversitetit Kulturor në Kosovë 1. Nijazi Kryeziu Chairman of Municipal Assembly of Prizren Cel.: + 377 (0) 44 502 566 2. Luan Nushi Institute for Spatial planning Ministry of Environment and Spatial Planning; Cel.: +377 (0) 44 177 623 3. Xhemajl Pllana Department of Tourism - Ministry of Trade and Industry Cel.:+377 (0) 44 313 104 4. Vjollca Aliu Department of Cultural heritage Ministry of Culture, Youth and Sports Cel.: +377 (0) 44 525 000 5. Milot Berisha. National Archaeological Institute Prishtina; Cel.: +377 (0) 44 189 909 6. Kreshnik BajraktarI Kosovo Council for Cultural Heritage; Cel.: +377 (0) 44 135 199 7. Bujar Demjaha Faculty of Architecture /University of Prishtina; Cel.: +377 (0) 44 505 202 8. Hakan Shearer Demir Leader of EU/CoE joint Project PCDK; Cel.: +386 (0) 49 876 325 9. Julija Trichkovska Senior Specialist on Cultural heritage - EU/CoE joint Project PCDK Cel.: +386 (0) 49 660 929 10. Avni Manaj Project Assistant - EU/CoE joint Project PCDK; Cel.: +386 (0) 49 659 852 Foto 1. (Në këmbë nga e majta: Luani, Julia, Xhemajli, Bujari, Vjollca, Miloti dhe ulur nga e majta: Kreshniku, Avniu dhe Nijaziu) Takimet kryesore: Ministria e Kulturës e Kroacisë - Zagreb Departamenti i konservimit Split Trashëgimia Kulturore në Ujdhesën e Hvarit Vërejtje: Raporti është rezultat i shënimeve të marra nga diskutimet e rastit, të cilat në formën se si janë marrë mund të jenë edhe me dozë të pa saktësisë. Ndërsa fotot e prezantuara në raport, janë origjinale dhe të realizuara gjatë vizitës në terren.

Të dhëna të përgjithshme për Kroacinë Kryeqyteti - Zagrebi (banorë: 800,000) Sipërfaqja - 56,542 km2 Banorë - 4.5 milion (2009) Gjuha - Religjioni - Kroatishtja 85% janë katolik, 5% ortodoks dhe 1.3 % mysliman dhe të tjerë; Jetëgjatësia - Totali: 78.65 vjet (gjinia m: 75.66 vjet; gjinia f: 81.81 vjet (2005)) Organizimi shtetëror - Demokraci parlamentare Valuta - Partitë politike: Kryetar i shtetit - Kryeminister - Kuna Croatian Democratic Union (HDZ), Social Democratic Party of Croatia (SDP), Croatian People's Party Liberal Democrats (HNS), dhe Croatian Peasant Party (HSS) - Croatian Liberal Party (HSLS) coalition Ivo Josipovic Jadranka Kosor Anëtar i organizatave ndërkombëtare - United Nations, Organisation for Security and Co-operation in Europe, Council of Europe, Regional Cooperation Council, International Monetary Fund, World Bank, World Trade Organisation, European Bank for Reconstruction and Development, Partnership for Peace, NATO. Çka u prezantua dhe çka u diskutua? Vizita studimore u organizua nga Këshilli i Evropës përkatësisht Projekti Promovimi i Diversitetit Kulturor në Kosovë, i cili për qëllim kryesor kishte ngritjen e kapaciteteve në fushën e trashëgimisë kulturore në Kosovë. Përmes takimeve dhe bisedave që u zhvilluan, u ofrua mundësia që për së afërmi të njoftohemi me situatën në sektorin e trashëgimisë kulturore në Kroaci, në mënyrë që këshillat dhe përvojat e fituara të na shërbejnë për konsolidimin e situatës së trashëgimisë kulturore në Kosovë. Dita e parë Takimi në Ministrinë e Kulturës Sipas agjendës takimi u mbajt në lokalet e Ministrisë së Kulturës së Kroacisë në të cilin ishin prezent Sekretari Shtetëror i Ministrisë (z. Shikiq) dhe Drejtoresha e Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore (znj. Blanda Matica) me stafin e saj. Pas pjesës formale dhe shkëmbimit të informatave bazike, nga znj. Matica u prezantua në detaje sektori i trashëgimisë kulturore me të gjitha njësitë përbërëse. Sipas Sekretarit dhe drejtoreshës problemi më i madh janë financat dhe sigurimi i tyre. Buxheti aktual i Ministrisë është 125 mil., që në fakt paraqet 1% të buxhetit total të Qeverisë së Kroacisë. Nga kjo shumë vetëm 12.5 mil. janë të dedikuara për drejtorinë e mbrojtjes së TKsë nga të cilat më së shumti përfitojnë objektet sakrale dhe një shumë simbolike (1.2mil. ) i dedikohet trashëgimisë shpirtërore. Duke marrë parasysh se Ministria është investitori kryesor dhe fakti se mbrojtja e TK-së ka kosto të lartë, është e qartë se ky buxhet nuk është i mjaftueshëm. Prandaj, fokusi i aktiviteteve është orientuar në promovimin e TK dhe mundësitë e shumta ekonomike që ofron një trajtim i duhur i trashëgimisë kulturore. Ky në fakt duhet të jetë çelësi me të cilin me më pak mjete të arrijmë rezultate të mëdha. Vetëdija e popullatës është më e lartë dhe interesimi i pronarëve është më i madh sepse një objekt i trajtuar mirë është një mundësi për përfitim më të madh ekonomik. Në këtë drejtim për çdo vit organizohen konkurse të hapura për të gjithë të interesuarit që kanë ide dhe projekte për trajtimin e duhur të trashëgimisë kulturore në përgjithësi.

Foto 2. Takimi në Ministrinë e Kulturës së Kroacisë Gjatë diskutimit u kuptua se Ligji për Trashëgimi kulturore është i aprovuar dhe momentalisht sektori i TK-së është në proces të përfundimit të Strategjisë për Trashëgimi Kulturore. Aktualisht, një aktivitetet me rëndësi është plotësimi i listës së UNESCO-s me përmbajtje të reja që në mënyrë direkte do të mundësojë përfitimin e fondeve shumë të nevojshme. Sipas informatave në sektorin e TK-së momentalisht janë të punësuar afërsisht 500 veta nga të cilët gjysma janë punëtorë të terrenit të shpërndarë në tre institute (Split, Trogir dhe Imotski) dhe disa njësi për konservim të shpërndara në të gjitha qendrat e mëdha, që kryesisht merren me ruajtjen dhe shfrytëzimin e TK-së. Në vitin 1999 trashëgimia shpirtërore është fut si kategori e rëndësishme e trashëgimisë kulturore në përgjithësi, e cila edhe sot paraqet sfidë për përgjegjësit. Kriteret për identifikim dhe trajtim nuk janë ende të përcaktuara si duhet, sipas raportueses (znj. Bianka Kavur përgjegjëse e njësisë për trashëgimi të luajtshme dhe shpirtërore) disa nga kriteret edhe në UNESCO nuk janë të qarta. Prandaj, përgatitja e listave është shumë e vështirë dhe kërkon durim dhe profesionalizëm të lartë. Në vitin 2009 nga përgjegjësit e fushës është përgatitur një listë prej 16 nga e cila vetëm 7 nominime janë pranuar. Në bazë të rregullave, çdo shtet ka mundësi të bëjë vetëm 2 nominime në vit. Edukimi - si njëra ndër çështjet me të rëndësishme në fushën e trashëgimisë kulturore ka qenë dhe është akoma sfidë në Kroaci. Nuk ka ofertë të mjaftueshme punësimi, e cila në mënyrë direkte po ndikon në interesimin për tu marrë me këtë profesion. Sipas raportuesve forma më e qëndrueshme e edukimit është treguar dhe po vazhdon të tregohet forma e ashtuquajtur mësim duke punuar (ngritja e kapaciteteve gjatë punës). Trashëgimia kulturore dhe planifikim hapësinor/urban në Kroaci dukuria e mos bashkëpunimit ndërsektorial duke përfshirë edhe formën vertikale dhe horizontale të bashkëpunimit është ende prezente. Në shumë raste mos koordinimi paraqitet pengesa kryesore e zhvillimit të qëndrueshëm të projekteve të ndryshme. Një mos koordinim i tillë ka ekzistuar edhe në mes fushës së trashëgimisë kulturore dhe planifikimit hapësinor/urban. Sot kjo situatë në mes këtyre sektorëve është më e favorshme, ekziston një përpjekje e dyanshme për aktivitete dhe veprime më të koordinuara që po ndikojnë pozitivisht trajtimin e duhur të trashëgimisë kulturore. Për këtë qëllim Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Ndërtimit e Kroacisë e ka ndryshuar Ligjin e vet në favor të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore. Cila është procedura elementare? - Është e domosdoshme që para fillimit të planifikimit hapësinor/urban të një zone të sigurohet plani i konservimit për zonën në fjalë. Një plan i tillë ofron listën e kushteve dhe masave për ndërtim, që në mënyrë direkte do të ndikojë në

zgjidhjen përfundimtare të planit përkatës. Më tutje një plan i tillë i nënshtrohet procesit të shqyrtimit publik gjatë të cilit, të gjithë pjesëmarrësit do të njoftohen në mënyrë të detajuar për kushtet dhe kriteret e ndërtimit. Nëse ka mospajtime dhe vërejtje ato do të shqyrtohen nga ekspertët të cilët do të bëjnë aprovimin ose me argumente shtesë do të vendosin për kundërshtimin e tyre. Dhe në fund, një plan i tillë është i gatshëm për aprovim dhe varësisht nga niveli i planit - aprovimin përfundimtar do të bëjë institucioni përkatës. Pas këtij takimi të suksesshëm është bërë një vizitë në njësinë e konservimit në Zagreb në të cilën në mënyrë praktike janë demonstruar format e konservimit të trashëgimisë së luajtshme (momentalisht po bëhej restaurimi i disa pikturave dhe objekteve kishtare). Foto 3. Mënyra e restaurimit të një pikture kishtare Dita e dytë Vizita në Pallatin e Dioklecijanit Pallati është ndërtuar në shekullin e IV-të nga Mbreti Romak Gaj Aurelije Valerij Dioklecijan dhe sot paraqet njërën nga dëshmitë më të bukura të kohës romake në këtë pjesë të Dalmacisë. Pallati dhe ndërtimet e zhvilluara gjatë kohës së mesjetës paraqesin kompleksin shumë të vlefshëm arkeologjik i cili në vitin 1976 nga UNESCO është përfshirë në listën e trashëgimisë kulturore botërore. Foto 4. Pallati i Dioklecijanit

Në kuadër të këtij kompleksi është me rëndësi të vizitohet edhe muzeu etnologjik i cili në kudër të përmbajtjeve ka edhe ekzemplarë të trashëgimisë së luajtshme me prejardhje nga Kosova dhe Maqedonia (momentalisht të regjistruara si ekzemplarë me prejardhje nga Serbia Jugore). Nga përgjegjësit e këtij institucioni u potencua nevoja e bashkëpunimit me përgjegjës dhe ekspert nga Kosova në mënyrë që të bëhet identifikimi dhe përcaktimi i qartë i ekzemplarëve të shumtë në koleksionin e këtij muzeu. Foto 5. Pamje nga Muzeu etnografik Split (në të majtë ekzemplarët e armëve të dekoruara në stilin që është përdorur vetëm në Kosovë) Dita e tretë Vizitë në Manastirin e Konventës Benediktiane Ujdhesa Hvar - Arsyeja për vizitën është puna e motrave të nderit të cilat duke shfrytëzuar fijet e bimës Agava (Aloe) kanë punuar endje të cilat janë të njohura në të gjithë botën. Për herë të parë një aktivitet i tillë është shënuar në shekullin e XVII, dhe brez pas brezi është bartur deri në gjeneratat e sotme. Ky është njëri nga atraksionet turistike që e bëjnë Ujdhesën e Hvarit të njohur dhe të vetmen në botë sa i përket kësaj trashëgimie. Foto 6. Bima Agava dhe një ekzemplar i endjeve Vizita në Teatrin qytetit që sipas përfaqësuesit të Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve, pas Teatrit të Padovës dhe Gjenovës, Teatri i Hvarit është teatri më i vjetër në Botë. Në fillim (shek. XIV) objekti ka shërbyer për nevoja të anije ndërtimtarisë, të cilit më vonë (shek. XVII) i është shtuar një kat për nevoja të organizimit të manifestimeve të para të formës së karnavaleve. Momentalisht është në fazën e rekonstruimit (projekti i rekonstruimit është bërë nga profesor të njohur të Fakultetit të Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Zagreb) dhe shumë shpejtë do të jetë qendër e rëndësishme e organizimit të manifestimeve teatrore edhe ndërkombëtare.

Foto 7. Pamje të brendshme të godinës së Teatrit të Hvarit. Në përfundim të vizitës u organizua takim i grupit pjesëmarrës në të cilin u shprehën përshtypjet e para të secilit pjesëmarrës dhe përvoja që do të shfrytëzohet në përmirësimin e situatës në fushën e trashëgimisë kulturore në Kosovë. Cilat ishin disa nga përfundimet dhe rekomandimet: - Të gjithë njëzëri konstatuam se trashëgimia kulturore nuk është monopol i vetëm një institucioni apo individi, por është përgjegjësi e të gjitha institucioneve që në një formë apo tjetër ballafaqohen me këtë fushë të rëndësishme të shoqërisë kosovare. Natyrisht se barra më e madhe i bije Ministrisë së Kulturës dhe njësive të veta, e cila me ngulm duhet të përcaktojë hapat e nevojshëm të aktiviteteve dhe përgjegjësit e duhur sipas hierarkisë; - U konstatua se planet e konservimit janë baza prej të cilës fillojnë planet hapësinore/urbane. Momentalisht mungesa e tyre paraqet njërën nga mangësitë kryesore të planeve rregulluese urbane aktuale. Në asnjë plan deri më tash nuk janë dhënë kushtet dhe kriteret për mbrojtje të ndonjë objekti me vlera të trashëgimisë kulturore (në rastet më të mira po bëhet vetëm identifikimi i objekteve). - Është e domosdoshme që në një afat të shkurtër të punojmë në ofrimin e udhëzimeve për hartimin e planeve të konservimit; - U propozua themelimi i një grupi të përzier që do të mund të ofronin rekomandime nga përvoja e fituar në këtë vizitë; - E preferuar do të ishte që në nivelin ndërministror të funksionojë një grup, i cili do të merret me integrimin e trashëgimisë kulturore duke përfshirë edhe planifikimin hapësinor; - Një grup i tillë duhet të jetë përgjegjës për ofrimin e informatave lidhur me gjendjen momentale dhe kërkesat sa i përket kapaciteteve humane në fushën e trashëgimisë kulturore; - Instrumentet e inventarizimit që po përdorën në Kroaci të përvetësohen si të gatshme në Kosovë; - Të iniciojmë tek përgjegjësit relevant në Kosovë një takim me përfaqësuesit e Muzeut Etnologjik të Splitit me qëllim të ofrimit të informatave profesionale për një pjesë të koleksionit që ende qëndron i paidentifikuar dhe që mendohet se i përket rajonit të Kosovës. - Në disa raste të vizitës u dëshmua nevoja për ngritjen e nivelit të promovimit të trashëgimisë kulturore në favor të zhvillimit të turizmit;

- Duhet të insistojmë në ngritjen e vazhdueshme të vetëdijes për ruajtjen e TK në të gjitha nivelet; - U konstatua se sistemi i mbrojtjes së trashëgimisë kulturore në Kroaci është shumë i ngjashëm me sistemin në Kosovë. Ky fakt duhet të shfrytëzohet maksimalisht në aspektin e aplikimit të metodave të provuara dhe të mos humbet kohë në zbulimin e panevojshëm të tyre; - Të gjithë u dakorduam se përvojën e fituar do ta bartim te kolegët; Luan Nushi, drejtor Instituti për Planifikim Hapësinor Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Prishtinë, 13.06.2011