Analiza për industrinë e lëngjeve të frutave

Similar documents
që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi: 2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV

Ndikimi i Termocentralit Kosova e Re në Tarifat e Energjisë Elektrike * INSTITUTI GAP

Raport Analitik i Tregtisë në Shërbime Sektori i TIK

RAPORT STUDIMOR PËR NËN-SEKTORËT KRYESORË TË AGROBIZNESIT NË KOSOVË

Speci Shqipëri

PROFILI I SEKTORIT TIK

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

POTENCIALET EKONOMIKE NË RAJONIN QENDËR

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО

POLITIKA TREGTARE DHE PROMOVIMI I EKSPORTIT NË KOSOVË

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49

KOSOVO MANAGEMENT INSTITUTE

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

Tarifat nxitëse dhe rëndësia e tyre për investime në Kosovë. Janar 2014

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Tregjet potenciale për eksport

TRYEZA TEMATIKE PËR TREGTI, INDUSTRI, DOGANA DHE TATIME, TREGUN E BRENDSHËM, KONKURRENCË MBROJTJE TË KONSUMATORIT DHE ATË SHËNDETËSORE KOSOVA 2020

VLERËSIMI I POLITIKËS PAS ZBATIMIT NDIKIMI I REGJIMIT TË TAKSAVE NË KATËR SEKTORË PRODHUES

Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike. Nr. 24, Tremujori III/2018

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

Termocentrali i Propozuar Kosova e Re: Barrë e panevojshme me një çmim të paarsyeshëm

Revistë kërkimore-shkencore. Dega Ferizaj

Profili i sektorit: Inxhinieri mekanike

1. Hyrje. 1 Qeveria e Kosovës, Vendimi nr. 01/61, qasur më: ,

Raport vjetor mbi instrumentet e pagesave Kosova në krahasim me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore

Fidan Begolli - Shoqëria Konsumuese - Rast: Kosova SHOQËRIA KONSUMUESE - RAST: KOSOVA

VLERËSIM BAZË I RAJONIT EKONOMIK JUG

PRIVATIZIMI NË SEKTORIN E ENERGJISË

PROGRAMI I KOSOVËS PËR REFORMA EKONOMIKE (PRE)

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

Raporti i Gjelbër i Kosovës Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Prishtinë 2016

BANKA QENDRORE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS CENTRALNA BANKA REPUBLIKE KOSOVA CENTRAL BANK OF THE REPUBLIC OF KOSOVO

Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike. Nr. 23, Tremujori II/2018

Trajtimi i Tregtisë në Shërbime sipas Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kosovë-Turqi

Raporti i Gjelbër i Kosovës Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Prishtinë 2017

qershor 2017 BORDI I DREJTORËVE PËRFAQËSIMI I GRAVE në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura

Raport Konsultativ. Periudha e Dytë Rregullative ( )

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë

POTENCIALET EKONOMIKE NË VERI TË KOSOVËS

ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT

Fjalë hyrëse. Kapllan Halimi. Sekretar i Përgjithshëm

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

ANALIZA E SITUATËS PËR ZHVILLIMIN E FUQISË PUNËTORE NË PEJË

NDËRMARRËSIA E GRAVE ANALIZË E TË BËRIT BIZNES NË KOSOVË

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DREJTORIA E PËRGJITHSHME E POLITIKAVE

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

Migrimi dhe Zhvillimi Ekonomik në Kosovë

Ndikimi dhe Zhvillimi i Turizmit ne Ekonominë Shqiptare

ABSTRACT AUTORI ORIGJINAL: TODARO PERKTHIMI NGA STUDENTET: *PJESE TE PERKTHYERA NE GJUHEN SHQIPE EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS STRATEGJIA KOMBËTARE E ENERGJISË

PERCEPTIMET E INVESTITORËVE PËR MJEDISIN E BIZNESIT NË KOSOVË

Mediat lokale në Kosovë, gjendja dhe sfidat

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING DISERTACION. Në kërkim të gradës shkencore Doktor i Shkencës

STRATEGJIA E ENERGJISË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

PLANI I ADEKUACISË SË GJENERIMIT DT-PA-002. ver. 0.3 faqe 1 nga Tetor, 2018 Prishtinё

Efiçienca e energjisë në Kosovë

PASQYRA E TREGUT TË SEKTORIT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

DEPARTAMENTI I KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE (DKE)

STUDIM I SHKATHTËSIVE TË NEVOJSHME NË SEKTORIN E PËRPUNIMIT TË DRURIT NË KOSOVË

TURIZMI KUSHTET PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Raport Nr ECA. Evropa juglindore Raporti i rregullt ekonomik Nr.8 Rritja rimëkëmbet, rreziqet zmadhohen

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

Raporti i Gjelbër i Kosovës Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

ANALIZË E SHKURTËR E POLITIKËS KUNDËR KONSUMIT TË DUHANIT NË KOSOVË, IMPLEMENTIMIN E LIGJIT KUNDËR DUHANIT DHE REKOMANDIMET

ROLI I KPMM-SË NË ZHVILLIMIN E INDUSTRISË SË MINIERAVE NË KOSOVË

Korniza Afatmesme e Shpenzimeve

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

PUNËTORËT QË [S ]KANË TË DREJTA

Eficienca e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme në Kosovë: Analiza e komponentit kryesor

SHE-ERA Shoqata Afariste e Gruas ANALIZË E POZITËS SË GRUAS NË PROCESIN E PRIVATIZIMIT TË NDËRMARRJEVE SHOQËRORE NË KOSOVË

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

evropa juglindore Raporti i zhvillimeve Ekonomike Nr. 3

KOMUNAT DHE ROLI I TYRE NË PUNËSIMIN E TË RINJVE

MENAXHIMI I RISKUT NË RASTE KATASTROFASH SIGURIMI I PRONAVE NË KOSOVË. Myhybije ZALLQI- ZHARA 1 Ibish MAZREKU 2

KAPITULLI I PARË ZHVILLIMI I SEKTORIT TË AGROBIZNESIT NË SHQIPËRI DHE NË RAJONIN E KORÇËS NË VEÇANTI

RIMËKËMBJE E BRISHTË

Raport i Auditimit të Performancës. Prokurimet me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë

NDIKIMI I INFLACIONIT DHE RRITJES EKONOMIKE NË PAPUNËSI. RASTI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

SIGURIA NË INTERNET. Rezultatet kryesore nga opinionet e fëmijëve

Energjia. Energji e qëndrueshme, e sigurt dhe e përballueshme për evropianët BASHKIMI EVROPIAN I SQARUAR

NGA POPULLI AMERIKAN OD AMERIČKOG NARODA

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

Analizë e Sistemit të Tregut. Sektori i Turizmit në Shqipëri dhe pengesat e biznesit për rritje. Raport nga: DMO: Destination Management Organisation

Rishikimi funksional i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

Nga copëzimi te bashkëpunimi Arsimi i lartë, puna kërkimore dhe zhvillimi në Evropën Juglindore

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

DREJT FUQIZIMIT FAKTORËT QË NDIKOJNË NË VENDIMET EKONOMIKE TË GRAVE NË KOSOVË DREJT FUQIZIMIT 1

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës

QEVERISJA KORPORATIVE NË BIZNESET FAMILJARE NË KOSOVË INSTITUTI RIINVEST PËR KËRKIME ZHVILLIMORE QENDRA PËR NDËRMARRJE NDËRKOMBËTARE PRIVATE

Politika e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës

UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU DURRËS FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKO - JURIDIKE DEPARTAMENTI I ADMINISTRIMIT PUBLIK

Transcription:

Analiza për industrinë e lëngjeve të frutave MAJ 2016

2 1. Hyrje Sektori i pemëve të imta (mjedër, manaferrë dhe dredhëz) dhe sektori i pemëve frutore (mollë, kumbull, vishnje, dardhë) janë ndër sektorët me kapacitetin më të lartë të prodhimit në vend. Mirëpo, kompanitë kosovare, përveç prodhimit primar të frutave, nuk po arrijnë që mjaftueshëm të investojnë në makinerinë e përpunimit të tyre si lëngje, koncentrat të frutave apo produkte të tjera, në mënyrë që të rrisin vlerën e këtyre prodhimeve bujqësore në treg. Në Kosovë është vetëm një kompani e cila bën përpunimin e frutave për prodhim të lëngjeve, kurse kompanitë tjera bëjnë prodhimin e lëngjeve përmes ëmbëltuesve shtesë, si koncentrati apo baza e frutave, e të cilat nuk prodhohen në Kosovë. Vetëm në vitin 2015, u importuan mbi 1.8 milion euro lëngje me përmbajtje 100% frutash, dhe mbi 1.7 milion euro pije frutash me ëmbëltues shtesë 1. Pra, përkundër kapaciteteve të mëdha që ka Kosova për të prodhuar dhe eksportuar lëngje, ajo ende nuk po arrin t i plotësojë as nevojat e veta për këtë produkt. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për vitin 2016 planifikon t i ndajë 46 milionë euro grante dhe subvencione 2. Nga kjo shumë, një pjesë e madhe i dedikohet mbjelljes së frutave, ndërsa shumë pak përpunimit të tyre. Kjo mënyrë e ndarjes së granteve dhe subvencioneve mund ta rrisë prodhimin vendor të frutave, mirëpo jo edhe vlerën e tyre në nivel të kënaqshëm, e cila vjen nga përpunimi. Ndërmarrjet private deklarojnë se makineria e përpunimit të frutave për të prodhuar lëngje apo koncentrat, ka një kosto shumë të lartë. Sipas tyre, me një ndihmesë qeveritare përmes granteve do të mund të investonin në përpunimin e frutave, gjë që do të siguronte blerjen e frutave vendore. E kjo do ta rriste vlerën e tyre në treg dhe do ta zvogëlonte deficitin tregtar. Por, përderisa ky sektor nuk ndihmohet me grante për përpunimin e këtyre produkteve bujqësore, prodhimi i lëngjeve do të vazhdojë të bëhet nga koncentrati apo baza e frutave të importuara. 1 Burimi: Dogana e Kosovës (2015), të dhënat e kërkuara për kodin e mallërave 2009 lëngje 100 % frutash për peridhën 2010-2015. 2 Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Ministria e Bujqësisë hap periudhën e aplikimit për subvencione me fond prej 23 milionë euro. Burimi: http://bit.ly/1ruvu3k (qasur më 20.03.2016).

3 Përmes kësaj analize, Instituti GAP synon të paraqes gjendjen e prodhueseve dhe përpunuesve të lëngjeve të frutave si dhe të ofrojë rekomandime që kanë për qëllim përmirësimin e situatës aktuale. Për të mësuar mbi gjendjen e prodhueseve vendorë, kemi zhvilluar një sërë intervistash me kompanitë kryesore të kësaj industrie, kurse mbi situatën në treg jemi mbështetur nga të dhënat e Doganës së Kosovës dhe Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK). 2. Sektori i lëngjeve të frutave Në Kosovë janë rreth shtatë kompani për prodhimin ose përpunimin e lëngjeve të frutave. Ky sektor ndahet në dy kategori: prodhimi i lëngjeve me përmbajtje 100% prej frutave, dhe pijet tjera të frutave që kanë përmbajtje ëmbëltuese shtesë të koncentratit apo bazës. Me mbylljen e fabrikës së përpunimit të frutave dhe prodhimit të lëngjeve Ereniku në vitet e 90-ta, e cila në atë kohë punësonte 138 punëtorë 3, për shumë vite Kosova mbeti pa një industri të tillë. Pas mbylljes së saj, kompanitë vendore kryesisht prodhonin sasi të vogël të lëngjeve me ëmbëltues shtesë ndërsa pjesa tjetër e tregut dominohej nga produktet e importuara. Nga viti 2010, në Kosovë filloi punimet për herë të parë kompania private MOEA LLC e cila bën përpunimin e frutave për të prodhuar lëngje. Kjo kompani ka të mbjella rreth 100 mijë trungje dhe fidanë të frutave të ndryshme si: kumbulla, mollë, dardhë, dredhëz, ftua, kajsi e të tjera 4. Mirëpo, sipas kësaj kompanie, mbjellja vetanake nuk është e mjaftueshme dhe si rezultat kjo kompani furnizohet me fruta edhe nga disa pika grumbulluese në Kosovë. Përveç kësaj, në Kosovë janë aktive edhe gjashtë kompani të tjera të cilat bëjnë prodhimin e lëngjeve të frutave përmes bazës ose koncentratit të frutave. Këto kompani importojnë lëndën e parë nga vende të ndryshme ngase Kosova nuk ka makineri për prodhimin e 3 Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), qasur më 20.03.2016, http://bit.ly/1lo9swc. 4 Kompania MOEA LLC, intervistë me Alban Ibrahimin, intervistuar më 21.03.2016.

4 koncentratit apo bazës së frutave. Prandaj ky prodhim nuk kërkon mbjellje apo përpunim të frutave për arsye se teknologjia e përpunimit të frutave ka një kosto mjaft të lartë për këto biznese. Sipas prodhueseve vendor, zhvillimi i këtyre ndërmarrjeve çdo vit bëhet më i vështirë ngase produktet e lëngjeve të importuara kanë mbështetje të lartë nga shteti prej nga vijnë dhe kjo i bën produktet vendore jokonkurrente në tregun vendor dhe atë të jashtëm. Pra, edhe pas investimeve të mëdha që janë bërë viteve të fundit në këtë sektor, Kosova ende nuk po arrin t i përmbushë nevojat e veta, dhe si rezultat ka një numër të madh të prodhimeve nga jashtë që dominojnë tregun vendor. 3. Importi kundrejt prodhimit vendor Në vitin 2015, vetëm në kategorinë e lëngjeve me përmbajtje 100% prej frutave, Kosova importoi mbi 1.8 milion euro ose 5% më shumë se në vitin 2014. Importi i këtyre lëngjeve erdhi kryesisht nga vendet si Austria 23%, Maqedonia 18%, Sllovenia 17% dhe Serbia 15%. Në Figurën 1 shihet trendi negativ i bilancit tregtar, i cili që nga viti 2013 u përkeqësua. Figura 1. Bilanci tregtar në prodhimin e lëngjeve me përmbajtje 100% të frutave Burimi: Dogana e Kosovës (2015).

5 Me deficit tregtar përballet edhe kategoria e lëngjeve me përmbajtje të ëmbëltuesve shtesë. Në vitin 2015, u importuan rreth 2.1 milionë euro ndërsa u eksportuan vetëm rreth 584 mijë euro. Figura 2 paraqet vlerën e importit dhe eksportit të kësaj kategorie të lëngjeve ndër vite. Figura 2. Bilanci tregtar në prodhimin e lëngjeve me përmbajtje 100% të frutave Burimi: Dogana e Kosovës (2015). Për dallim me lëngjet që kanë përmbajtje 100% frutash, kategoria e lëngjeve me ëmbëltues shtesë shënoi përmirësim të deficitit tregtar. Nga viti 2013 e deri në vitin 2015, deficiti tregtar u zvogëlua. Kjo për arsye se importi i lëndës së parë për lëngjet me ëmbëltues shtesë u rrit në vitin 2015 për 34% nga viti paraprak 5. Importi i lartë tek të dy kategoritë e lëngjeve të frutave në total kap vlerën e 4 milionë eurove dhe vazhdon të thellohet përkundër faktit që kompanitë vendore kanë një kapacitet mjaft të lartë të prodhimit të pashfrytëzuar. Kompania e vetme që bën përpunimin e frutave për të prodhuar lëngje shfrytëzon vetëm 23% të kapacitetit, ndërsa kompanitë e tjera që prodhojnë lëngje të frutave me përmbajtje ëmbëltuese shtesë shfrytëzojnë mesatarisht 37% të kapacitetit 5 Burimi: Dogana e Kosovës (2015), të dhënat e kërkuara për kodin e mallërave 2202 - pije frutash për peridhën 2010-2015.

6 prodhues. Tabela më poshtë paraqet disa karakteristika të prodhuesve më të mëdhenj të lëngjeve të frutave në Kosovë. Tabela 1. Prodhimi i lëngjeve të frutave, kapacitetet për prodhim dhe shfrytëzimi i këtij kapaciteti në shtatë prodhuesit më të mëdhenj vendor Kompania Nr. i Punëtoreve Gra Burra Mesatarja e prodhimi Ditor/litra Kapacitetet në Ditë 6 /litra Shfrytëzimi i kapacitetit Frutomania 20 20 3,500 15,000/ 23% Frutex 16 86 117,000 234,000 50% Fluidi 129 total 178,800 284,800 63% Laberion 16 57 76,712 240,000 32% Devolli 37 155 29,661 432,000 7% Vjosa / / / / Burimi: Instituti GAP (2015). Po të shfrytëzohej i tërë kapacitetit që kanë këto ndërmarrje vendore, ato jo vetëm që do të përmbushnin kërkesën e brendshme me lëngje, por edhe do të shndërroheshin në një industri eksportuese. Mirëpo, për vite me radhë gjendja në këtë sektor u përkeqësua. 4. Vështirësitë e prodhuesve vendor Duke u bazuar në intervistat e zhvilluara me ndërmarrjet prodhuese dhe përpunuese të lëngjeve të frutave, në vijim kemi paraqitur problemet kryesore të kësaj industrie. Bazuar në trendet e rritjes së importit, shohim se politikat ekonomike deri më tani nuk kanë qenë favorizuese, madje ato kanë dekurajuar prodhimin vendor. Sipas kompanive më të mëdha në këtë sektor, problemet kryesore që pengojnë zhvillimin e mëtutjeshëm të prodhimeve të lëngjeve të frutave janë akciza e lartë, barrierat jo-tarifore me vendet rajonale, mungesa e energjisë elektrike, efikasiteti i ulët dhe mungesa e punëtorëve të kualifikuar. 6 Kapaciteti në ditë është kalkuluar për 12 orë, pra shfrytëzimi i dy ndërrimeve.

7 4.1 Akciza e lartë Një ndër barrierat kryesore në tregun e lëngjeve të frutave që përmbajnë ëmbëltues shtesë është akciza e lartë. Në muajin prill të vitit 2012, Dogana e Kosovës përmes njoftoi prodhuesit e lëngjeve të frutave se produktet e tyre tashmë i nënshtrohen pagesës së akcizës. Pagesa për një litër lëng të prodhuar është 4.5 cent (0.045 /L) ku përjashtohen lëngjet të cilat kanë përmbajtje 100% të frutave 7. Kjo akcizë fillimisht kishte hyrë në fuqi në vitin 2009, ndërkaq ndërmarrjet janë detyruar ta paguajnë atë nga prilli i vitit 2012. Mirëpo, përveç dëmeve që solli zbatimi i kësaj pagese në sektorin e prodhimit të lëngjeve të frutave, një tjetër problem u paraqit kur Dogana e Kosovës njoftoi se pagesa e akcizës duhet bërë edhe për tri vitet e kaluara, që kur ky vendim kishte hyrë në fuqi 8. Akciza në prodhim të lëngjeve të frutave me përmbajtje ëmbëltues shtesë, si dhe obligimi që të paguhet edhe për tri vite në mënyrë retroaktive, ka rënduar gjendjen e këtij sektori. Në anketën e zhvilluar me kompanitë vendore, të gjitha kompanitë e intervistuara deklarojnë se akciza e lartë prej 4.5 cent për litër, po u shkakton atyre pengesa të mëdha financiare dhe afariste. Një nga prodhuesit më të mëdhenj të lëngjeve të frutave, Devolli Group, është ngarkuar retroaktivisht me pagesë për akcizë prej 1.4 milion euro 9. Ngarkesa e lartë me akcizë tashmë është ngritur si çështje disa herë nga prodhuesit vendor të lëngjeve të frutave. Sipas tyre, pagesa e lartë e akcizës ndikon direkt në çmimin e produktit final, dhe kjo i bën produktet vendore jo-konkurrente në krahasim me ato të importuara. 4.2 Barrierat jo-tarifore Barrierat tjera që kufizojnë zhvillimin e sektorit të prodhimit të lëngjeve të frutave janë barrierat jo-tarifore me vendet rajonale që janë pjesë e organizatës CEFTA si: Serbia, Maqedonia, Shqipëria, Mali 7 Ligji nr. 04/L-163 për mallrat e liruara nga tatimi doganor dhe mallrat me tarifë zero të tatimit doganor, http://bit.ly/1vrq0ne, (qasur më 30.05.2016). 8 Deklarimi në një konferencë për media, 04.08.2015, http://bit.ly/1udugat, (qasur më 30.05.2016). 9 Interviste me Xhelal Radoniqin, kompania Devolli Group, intervistuar më 22.12.2015.

8 i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Moldavia. Në tregti ndërkombëtare, barrierat jo-tarifore janë të gjitha barrierat që nuk kanë të bëjnë me tarifa doganore, mirëpo pengojnë tregtinë e lirë në forma të tjera si: procedura të stërngarkuara dhe burokratike doganore, kërkesa shtesë për certifikata Sanitare dhe Fito-Sanitare (SPS), licenca të ndryshme, praktika korruptive, e të tjera. Bizneset kosovare janë përballur me probleme të shumta doganore që nga hyrja e Kosovës në CEFTA më 2007. Pengesat tregtare janë të formës asimetrike. Prodhuesit e vendeve fqinje nuk kanë problem me Doganat e Kosovës, ndërsa prodhuesit kosovar vazhdimisht hasin në probleme me doganat e vendeve fqinje gjatë eksportit të produkteve të tyre. Sipas këtyre prodhuesve, barrierat jo-tarifore janë më të theksuarat në raport me Serbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë. Serbia pengon eksportin e prodhimeve kosovare fillimisht duke mos e njohur Kosovën si shtet, e pastaj edhe institucionet e tjera të nevojshme për certifikim të eksportit si Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Instituti Bujqësor i Kosovës e të tjera. Kompanitë Frutex dhe Fluidi kanë qenë mjaft të zëshme karshi pengesave të paraqitura nga Dogana e Serbisë. Ato vazhdimisht ankohen se doganat serbe detyrojnë kompanitë që t i bëjnë përsëri analizat sanitare dhe fito-sanitare në Serbi, me ç rast shkaktojnë pritje të mallit në doganë për 7 deri 14 ditë 10. Këto vonesa përveç që kanë një kosto shtesë të qëndrimit në doganë, ato mund edhe të dëmtojnë produktin gjatë qëndrimit të gjatë. Kërkesat nga Dogana e Serbisë janë në kundërshtim me marrëveshjen CEFTA, më saktësisht me Artikullin 12 të masave SPS 11. Një nga barrierat kryesore në raport me Shqipërinë është kërkesa e certifikatës origjinale të Institutit Bujqësor të Kosovës. Kjo kërkesë është në kundërshtim me marrëveshjen CEFTA, dhe paraqet problem në hyrjen e prodhimeve kosovare në tregun shqiptar 12. 10 Intervistë me kompanitë Frutex dhe Fluidi, intervistuar më 23.12.2015 dhe 24.12.2015. 11 Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, NTBs in the CEFTA context: The Case of Serbia against Kosovo, May 2015, (qasur më 29.03.2016), http://bit.ly/1t3qcr7. 12 Ibid., faqe 10.

9 Barriera tjera teknike paraqiten edhe gjatë eksportit me Maqedoninë. Kompania Devolli Group ka treguar se gjatë tentimit për t i plasuar produktet në tregun e Maqedonisë, i është kërkuar që të ndërrojë përshkrimin e produkteve nga shkronjat latine në çirilica. Kjo barrierë është e ndaluar me marrëveshjen e CEFTA-së 13. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), gjegjësisht Departamenti i Tregtisë, i cili është përgjegjës për adresimin e barrierave tregtare, është njoftuar për këto parregullsi doganore dhe ka raportuar shumë barriera jo-tarifore në data-bazën e CEFTA-së. Sipas zyrtareve të këtij departamenti, barrierat tregtare janë shqyrtuar edhe gjatë takimeve bilaterale me vendet fqinje, mirëpo barrierat prapë përsëriten 14. 4.3 Mungesa e energjisë elektrike Ndër problemet kryesore janë edhe ndërprerjet e paparalajmëruara të energjisë elektrike për kompanitë që janë pjesë e kategorisë A+, si dhe tarifat e larta sezonale. Vite më parë, KEK, KEDS dhe me vonë KESCO kanë formuar kategorinë A+ dhe kategori të tjera, të cilat favorizojnë disa ndërmarrje prodhuese, duke ju ofruar furnizim më të rregullt dhe të paralajmëruar me energji elektrike. Kjo iniciativë ka filluar për t i evituar humbjet e mëdha që shkaktohen në fabrika gjatë ndërprerjes së energjisë elektrike. Ky lajm, edhe pse i mirëpritur nga ndërmarrjet kosovare, fillimisht ka shkaktuar disa shqetësime ngase për t u bërë pjesë e kategorisë A+, është dashur që një muaj më parë të parapaguhet energjia elektrike për 25%. Kjo tarifë më vonë është reduktuar në 15%, mirëpo prapë konsiderohet shpenzim i lartë për shumë ndërmarrje prodhuese. Megjithatë, përkundër vështirësive në parapagim, ndërmarrjet e intervistuara që janë pjesë e kategorisë A+, ankohen se tashmë KESCO ka filluar të bëjë ndërprerjen e energjisë elektrike pa paralajmërim. Kjo sipas tyre po shkakton humbje të mëdha gjatë 13 Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, NTBs in the CEFTA context: The Case of Serbia against Kosovo, May 2015, (qasur më 29.03.2016), http://bit.ly/1t3qcr7. 14 Interviste me Sytrime Dervishollin, drejtoreshë në Departamentin e Tregtisë në MTI, intervistuar më 20.01.2016.

10 prodhimit. Pronari i kompanisë Laberion tregon se për çdo ndërprerje të energjisë elektrike, kompania e tij humb deri në 1,600 euro. Kjo për shkak që materiali i mbetur në proces të prodhimit duhet liruar dhe pastruar nga fillimi 15. Sipas KESCO, kompania ka filluar të bëjë lajmërimin e ndërmarrjeve në kategorinë A+ për ndërprerje të energjisë elektrike me postë elektronike. Mirëpo, mënyra e informimit me postë elektronike paraqet probleme në komunikim ngase shumë ndërmarrje afariste nuk po arrijnë të marrin këtë informatë me kohë me ç rast po shkaktohen humbje të mëdha gjatë prodhimit. Një tjetër shqetësim është rritja e dyfishtë e çmimit të energjisë elektrike gjatë vitit 2014 16, si dhe tarifat më të larta deri në 50% gjatë sezonit të dimrit. Këta dy faktorë po ndikojnë që energjia elektrike të jetë kontribuuesi kryesor në ngritjen e çmimit final të produktit. Kjo, përveç që i bën kompanitë vendore jo-konkurrente në çmime, po ashtu rëndon edhe gjendjen financiare dhe afariste të prodhuesve dhe përpunuesve vendor. 4.4 Efikasiteti i ulët Një tjetër faktor që pengon zhvillimin e industrisë së lëngjeve të frutave është efikasiteti i ulët në prodhim dhe përpunim. Në kategorinë e lëngjeve me përmbajtje të ëmbëltuesve shtesë, mungesa e prodhimit të koncentratit në vendin tonë po shkakton kosto të lartë të prodhimit. Nga anketa me bizneset vendore në këtë sektor, pesë nga gjashtë bizneset e intervistuara ankohen se çmimi i lëndës së parë është shumë i lartë. Ky çmim ka ndikim edhe më të lartë në koston finale të produkteve kur llogariten edhe vonesat në dogana gjatë importit të koncentratit apo bazës së frutave. Si rezultat, çmimet e prodhuesve vendor nuk po mund të jenë shumë më të ulëta se ato të importuarat të cilat paguajnë më shumë transport dhe shpenzime të tjera gjatë importit. Figura 3 paraqet mesataren e çmimeve të lëngjeve të importuara dhe atyre vendore të cilat nuk kanë një dallim të theksuar. 15 Intervistë me Bashkim Osmanin, kompania Laberion- Podujevë, intervistuar më 25.12.2015. 16 Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRRE), Raporti Vjetor 2014, (qasur më 30.03.2016), http://bit.ly/1cugica.

11 Figura 3. Çmimet mesatare të lëngjeve vendore dhe të importuara Burimi: Instituti GAP Në anën tjetër, kategoria e lëngjeve me përmbajtje 100% frutash po përballet me mungesë të lëndës së parë apo prodhimit primar të frutave. Në Figurën 4 shihet se prodhimi i frutave vendore shënon pikën më të ulët që nga viti 2008. Figura 4. Prodhimi i frutave vendore ndër vite Burimi: MBPZhR, Raporti i Gjelbër (2015) Në të dy kategoritë e prodhimit të lëngjeve të frutave, posedimi i lëndës së parë paraqet probleme të mëdha. Si rezultat, kompanitë

12 vendore hasin në vështirësi sa i përket planifikimit afatgjatë të prodhimit, gjë që ndikon në efikasitet më të ulët dhe çmime më të larta në treg. Sigurimi i lëndës së parë do të ndikonte në planifikim afatgjatë të prodhimit dhe efikasitet më të lartë me ç rast do të rritej konkurrueshmëria e produkteve vendore në tregun kosovar. 4.5 Kualifikimi i punëtorëve Një tjetër barrierë në zhvillimin e ndërmarrjeve të prodhimit të lëngjeve të frutave është kualifikimi i punëtorëve. Të gjitha ndërmarrjet e intervistuara kanë deklaruar se mungon kualifikimi i profesionistëve të nevojshëm për prodhim. Ndër profesionet më të kërkuara dhe me mungesë janë teknologët, elektricistët, mekanikët, e të tjerë. Mungesa e profesionistëve po shkakton një kosto të lartë në prodhim. Kompanitë kosovare, në të shumtën e rasteve kontraktojnë punëtorë nga shtete të ndryshme të cilët vijnë në Kosovë për të mirëmbajtur makineritë e prodhimit. Kjo sipas prodhuesve po shkakton pasiguri në funksionimin e ndërmarrjes kryesisht gjatë rasteve kur është i nevojshëm intervenimi i shpejtë në prodhim. Për zgjidhjen e këtij problemi, kompania Laberion ka angazhuar një numër të madh të studenteve si praktikantë për një periudhë kohore për t u njoftuar me funksionimin e pajisjeve të prodhimit.

13 5. Përfundime dhe rekomandime Në këtë raport është analizuar gjendja e prodhuesve dhe përpunuesve të lëngjeve të frutave. Si përfundim del se prodhuesit vendor shfrytëzojnë mesatarisht vetëm 35% të kapacitetit të tyre ndërsa importi i lëngjeve për çdo vit po rritet. Vetëm në vitin 2015 Kosova importoi rreth 4 milionë euro lëngje me përmbajte 100% frutash dhe me ëmbëltues shtesë, kurse prodhimi primar i frutave shënoi shkallën më të ulët që nga viti 2008. Industria e lëngjeve të frutave ka potencial të rritjes si në tregun vendor ashtu edhe në atë rajonal. Mirëpo për vite me radhë, ky kapacitet nuk po shfrytëzohet. Nga anketa e zhvilluar me biznese del se zhvillimi i ndërmarrjeve vendore në prodhimin e lëngjeve po pengohet nga barrierat e ndryshme si akciza e lartë, mungesa e energjisë elektrike, barrierat jo-tarifore me vendet fqinje, efikasiteti i ulët dhe mungesa e kuadrit profesional. Prandaj, duke parë kapacitetin e lartë zingjiror në prodhim, punësim, dhe përmirësim të deficitit tregtar që vjen nga zhvillimi i këtij sektori, Instituti GAP rekomandon: Për Ministrinë e Financave (MF): Të shfuqizojë vendimin për parapagimin e akcizës në mënyrë retroaktive për ato kompani qe nuk kanë filluar ta bëjnë pagesën dhe të rimbursohen kompanitë të cilat kanë filluar të paguajnë këtë akcize; Të shqyrtojë mundësinë e eliminimit ose zvogëlimit të akcizës së lëngjeve të frutave me ëmbëltues shtesë; Për Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë: Të raportojë në mbledhjet e CEFTA-së barrierat jo-tarifore të vendeve fqinje; Në qoftë se këto barriera përsëriten edhe pas adresimit të tyre në CEFTA si dhe takimeve bilaterale me vendet të cilat aplikojnë këto barriera, atëherë të përdoren masat e

14 reciprocitetit për sektorët të cilët pengohen të bëjnë biznes me këto vende; Për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: Të subvencionojë kompanitë në blerjen e makinerisë së përpunimit të frutave të cilat do të stimulojnë mbjelljen e frutave, do të rrisnin vlerën e kultivimit të frutave dhe do të ulnin koston e prodhimit të lëngjeve; Të fillojë subvencionimi më i lartë i frutave primare ngase mbjellja e frutave arrin shkallën më të ulët të prodhimit që nga viti 2008; Për Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë dhe Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale: Të bashkëpunojë me bizneset vendore në përcaktimin e mungesës se kuadrit profesional dhe rrjedhimisht të fillojë trajnime të ndryshme në ato fusha; Për Kompaninë e Furnizimit me Energji Elektrike (KESCO): Të reduktojë ndërprerjet e energjisë elektrike te ndërmarrjet që janë pjesë e kategorisë A+, dhe kur ndërprerja të jetë e pashmangshme, të bëhet lajmërimi më herët përmes telefonit dhe e-mail-it; Për Zyren e Rregullatorit për Energji: Gjatë shqyrtimit të dhjetë të tarifave të energjisë elektrike, të shqyrtohet mundësia e uljes së tarifave gjatë sezonit të dimrit për biznese.

Instituti GAP është një Think-Tank i themeluar në tetor të 2007 në Kosovë. Qëllimi kryesor i GAP-it është të tërheq profesionistë për të krijuar një ambient të zhvillimit dhe hulumtimit profesional, që haset në institucione të ngjashme në shtetet perëndimore. Kjo gjithashtu u ofron mundësi kosovarëve për hulumtimin, zhvillimin dhe implementim e projekteve me qëllim të avancimit të shoqërisë kosovare. Prioritet për këtë Institut është mobilizimi i profesionistëve në adresimin e sfidave ekonomike, politike dhe sociale të vendit. Qëllimet kryesore të GAP-it janë të mbush zbrazëtitë në mes të qeverisë dhe qytetarëve, si dhe të mbushë zbrazëtitë në mes të problemeve dhe zgjidhjeve. Instituti GAP mbështetet nga: Ky projekt është mbështetur nga: