ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT

Similar documents
qershor 2017 BORDI I DREJTORËVE PËRFAQËSIMI I GRAVE në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura

MË PAK PENGESA E MË SHUMË MUNDËSI PËR NËNAT VETUSHQYESE! MË PAK PENGESA E MË SHUMË MUNDËSI PËR NËNAT VETUSHQYESE!

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria - Vlada Government

PARIMI I MOS-DISKRIMINIMIT SI PJESË E UNIONIT EVROPIAN ПРИНЦИПОТ НА НЕ-ДИСКРИМИНАЦИЈА КАКО ДЕЛ ОД ЕВРОПСКАТА УНИЈА

KOMUNAT DHE ROLI I TYRE NË PUNËSIMIN E TË RINJVE

RAPORTI PËR PAPUNËSINË E TË RINJVE NË KOSOVË LEAD APPLICANT CO-APPLICANTS

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI. STUDIM (draft)

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

Profili i sektorit: Inxhinieri mekanike

Plani i Veprimit në zbatim të Rezolutës 1325, Gratë, Paqja dhe Siguria

gap tetor 2017 analizë

BSPK. Raport vjetor. Përgatitur nga: Dafina Mehaj & Shukrije Rexhepi

SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi: 2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV

SHOQËRIA CIVILE DHE ZHVILLIMI

DISKRIMINIMI NË TREGUN E PUNËS

RAPORT MONITORUES PËR ZBATIMIN E ÇËSHTJES GJINORE NË STRATEGJINË DHE PLANIN E VEPRIMIT PËR INTEGRIMIN E KOMUNITETEVE ROMË, ASHKALI DHE EGJIPTASË NË

Udhëheqja dhe pjesëmarrja e grave në politikë. Përgatitur nga:

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

POTENCIALET EKONOMIKE NË VERI TË KOSOVËS

2012/01. Gjendja e Mediave në Kosovë

PRO WO+MAN. Raporti Hulumtues

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Mediat lokale në Kosovë, gjendja dhe sfidat

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

DREJT FUQIZIMIT FAKTORËT QË NDIKOJNË NË VENDIMET EKONOMIKE TË GRAVE NË KOSOVË DREJT FUQIZIMIT 1

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS

SIGURIA NË INTERNET. Rezultatet kryesore nga opinionet e fëmijëve

Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!

SHE-ERA Shoqata Afariste e Gruas ANALIZË E POZITËS SË GRUAS NË PROCESIN E PRIVATIZIMIT TË NDËRMARRJEVE SHOQËRORE NË KOSOVË

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО

Raport Analitik i Tregtisë në Shërbime Sektori i TIK

TREGU I PUNËS NË FUNKSION TË GRAVE DHE TË RINJVE

Të drejtat e njeriut në Kosovë

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

Vlerësimi i Mbikëqyrjes Demokratike dhe Mekanizmave të Qeverisjes së Këshillave Komunale për Siguri në Bashkësi

SKEMAT SOCIALE DHE PËRSHTATSHMËRIA E TYRE ME REALITETIN KOSOVAR

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

KODI I PUNËS RISITË E LIGJIT 136/2015. Av. Sabina Lalaj Senior Legal Manager Tax & Legal Department 18 Maj 2016

I. Ekonomia informale dhe tranzicioni drejt ekonomisë së tregut

PUNËTORËT QË [S ]KANË TË DREJTA

INSTITUCIONI I AVOKATIT TË POPULLIT

this project is funded by the european Union

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

PËRGJEGJËSIA JURIDIKE-CIVILE E SIGURUESIT NË MBULIMIN E DISA RREZIQEVE PËRKITAZI ME JETËN DHE AKSIDENTET PERSONALE

Korniza Ligjore për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë. Studim mbi pajtueshmërinë e legjislacionit në fuqi me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve

Të drejtat e autorit 2017.

INTEGRIMI GJINOR NË PLANIFIKIMIN HAPËSINOR: NJË QASJE HAP PAS HAPI PËR KOMUNAT SWEDISH DEVELOPMENT COOPERATION. Financuar nga:

SHKAQET DHE PASOJAT E PËRFSHIRJËS SË FËMIJËVE NË TREGUN E PUNËS - RASTI I KOSOVËS

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

STANDARDET E PUNËS NË SHQIPËRI. Raport studimor

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë

ANALIZË E SHKURTËR E POLITIKËS KUNDËR KONSUMIT TË DUHANIT NË KOSOVË, IMPLEMENTIMIN E LIGJIT KUNDËR DUHANIT DHE REKOMANDIMET

Shkaqet dhe pasojat e shkurorëzimeve në Komunën e Ferizajt

Anëtarësimi dhe përfaqësimi i Kosovës

Pushimi i lehonisë, Ligji i ri i punës dhe punësimi i femrave në tregun e punës

Roli i të Rinjve. Subjektet Politike. në Kosovë

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës

Përgatitur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (FKSHC) ANALIZA E SHOQËRISË CIVILE NË KOSOVË

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

Rishikimi funksional i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës RASTI NR. KO130/15

Monitorimi dhe vlerësimi i qeverisjes së mirë në sektorin e sigurisë në Kosovë

Raport MBI VLERËN EKONOMIKE TË SEKTORIT JOFITIMPRURËS NË BALLKANIN PERËNDIMOR & TURQI

kundër. E paditura XX, NSH, XX, Përfaqësuar nga Agjencia e Privatizimit e Kosovës, rr.ilir Konushevci, No. 8, Prishtinë

E drejta e Trashëgimisë Pronësore të Grave në Kosovë

Migrimi dhe Zhvillimi Ekonomik në Kosovë

MARTESAT E HERSHME NË SHQIPËRI Një vështrim Specifik i Komunitetit Rom

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

NDËRMARRËSIA E GRAVE ANALIZË E TË BËRIT BIZNES NË KOSOVË

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО

TRANSPARENCË QEVERISJE E MIRË PARTICIPIM BESIM NDERSHMËRI VULLNET POLITIK MONITORIM

Analizë: SFIDAT E PLANIFIKIMIT DHE MENAXHIMIT HAPËSINOR NË KOMUNA ROLI I SHOQËRISË CIVILE NË ADRESIMIN E TYRE

SIGMA Mbështetje për përmirësimin e Qeverisjes dhe të Menaxhimit Një iniciativë e përbashkët e OECD dhe Bashkimit Europian, financuar kryesisht nga BE

POLITIKAT E PUNËSIMIT DHE MIRËQENIES SOCIALE NË KOSOVË

MODELI I POLICIMIT NË BASHKËSI NË SHKUP NGA IDEJA NË REALITET

Punonjësit në hije, Ekonomia e Fshehur dhe Puna e Padeklaruar në Maqedoni Shqipëri dhe Kosovë

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

QEVERISJA PËR TË DREJTAT E FËMIJËVE RASTET STUDIMORE PËR PRAKTIKAT MË TË MIRA - GRUPI ROR DHE ASAMBLETË KOMUNALE TË FËMIJËVE

Analizë përfundimtare të fondeve dhe shpenzimeve publike për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve

CILAT JANË IMPLIKIMET NGA MJETET PIROTEKNIKE NË KOSOVË?

ROLI I KPMM-SË NË ZHVILLIMIN E INDUSTRISË SË MINIERAVE NË KOSOVË

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

oto FEMRAT & QEVERISJA

Reforma e administratës publike në Kosovë

VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS

Rishikimi funksional i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale

EU- Beautiful Kosovo Programme Renovation of Arberia Park in Prishtinë/Priština

Mbrojtja e të Dhënave Personale në Kosovë

Transcription:

ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT Pjesëmarrja e grave në sindikata dhe respektimi i të drejtave të tyre në tregun e punës në Kosovë Autore: Nida Krasniqi Përmbledhje Ekzekutive Kjo analizë e shkurtër e politikave vë fokusin mbi sindikatat në vend, në veçanti pjesëmarrjen e grave në sindikata dhe pozitën e tyre në tregun e punës. Fillimisht, në këtë dokument janë paraqitur informata mbi gjendjen e përgjithshme në organizimin sindikal në vend, duke kaluar pastaj tek komponenti i pozitës së grave. Për sa i përket sfidave, ato janë të shumta, si në kontekst të tregut të punës ashtu edhe nëpër sindikata, duke filluar nga mosfunksionimi i mirë i rrjeteve të gruas, mungesa e organizimit të mirëfilltë sindikal, dhe diskriminimi i grave gjatë proceseve rekrutuese si dhe në vend të punës. Në fund janë ofruar rekomandime për përmirësim të situatës. Organizimi Sindikal në Kosovë E drejta e organizimit sindikal në Kosovë garantohet me Nenin 44.2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i cili thotë se Liria për të themeluar sindikata dhe për t u organizuar, me qëllim që të mbrohen interesat është e garantuar.. 1. Më tutje, kjo e drejtë përforcohet në Ligjin Nr. 04/ L 011 për Organizimin Sindikal në Kosovë, i cili ka për qëllim: të rregullojë dhe të përcaktojë të drejtat dhe liritë e të punësuarëve për themelimin dhe organizimin e lirë dhe vullnetar në organizata sindikale në sektorin publik dhe privat, me qëllim të përfaqësimit dhe mbrojtjes së interesave ekonomike, sociale dhe profesionale të punëtorëve nga puna dhe marrëdhënia e punës 2. Sipas këtij Ligji, anëtarësimi në sindikata nuk është obligativ dhe si i tillë mbetet në vullnetin e lirë të të punësuarve 3. Me qëllim qartësimin e mëtutjeshëm të dispozitave për 1 Kushtetuta e Republikës së Kosovës 2 Ligji Nr. 04/L-011 për Organizimin Sindikal në Kosovë 3 Ibid 1

regjistrim sindikal, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale - MPMS ka nxjerrë edhe Udhëzimin Administrativ Nr. 03/2012 për Rregullimin dhe Përcaktimin e Kritereve dhe Procedurave për Regjistrimin e Organizatave Sindikale. Edhe pse Ligji në fjalë është aprovuar në vitin 2011, kjo nuk do të thotë se organizimi sindikal në vend nuk ka ekzistuar edhe më herët, edhe pse nëpërmjet mekanizmave joformal. Numri i sindikatave është rritur në periudhën e pasluftës. Kjo ka ndodhur veçanërisht me krijimin e më shumë mundësive për bashkim sindikal të segmentuar në sektorë të ndryshëm. Në vitin 2017, në Kosovë janë të regjistruara 208 shoqata sindikale dhe 28 sindikata të pavarura 4. Përderisa, momentalisht ekziston vetëm një konfederatë sindikale Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës- BSPK 5. Pjesa në vijim e këtij dokumenti do të fokusohet në pozitën e grave në tregun e punës dhe në sindikatat në vend. Pozita e Grave në Tregun e Punës në Kosovë Gratë në Kosovë historikisht kanë qenë në një pozitë më të disfavorshme në tregun e punës, krahasuar me burrat. Gratë kanë mungesë të sigurisë ekonomike, në veçanti në zonat rurale, për shkak të pozitës më inferiore që e kanë dhe mentalitetit patriarkal 6. Si rrjedhojë, pjesëmarrja e grave në tregun e punës në Kosovë është në nivelin më të ulët në Evropë ku një në pesë gra është aktive në tregun e punës 7. Si pasojë e pamundësisë për të punuar, gratë që jetojnë nga të hyrat personale janë vetëm 13%, krahasuar me 41% të burrave 8. Kështu, gratë nuk kanë mundësi të jenë pronare të patundshmërisë andaj edhe paraqesin vetëm 2% të totalit të kredive të dhëna në Kosovë. Ekzistojnë disa faktorë që tregojnë arsyet prapa mosaktivizimit të grave në tregun e punës. Ndër to është edhe statusi martesor (gratë beqare/të shkurorëzuara janë më aktive në treg të punës), si dhe banimi (gratë në zonat urbane kanë 2 herë më shumë gjasa për të qenë aktive sesa ato të zonave rurale) 9. 2 4 Intervistë me znj. Fatime Avdyli, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Prishtinë, 2017 5 6 Qendra Kosovare për Studime Gjinore, Ndikimi i Ligjit të Punës tek Gratë në Kosovë 2011 Prishtinë 7 Anketa e Fuqisë Punëtore 2016, Agjencia e Statistikave të Kosovës, Maj 2017. 8 9 Gashi, Ardiana dhe Artane Rizvanolli, Sa Kushton Patriarkati? Instituti Demokraci për Zhvillim, Prishtinë, 2015.

Edhe pse gratë në vend vazhdojnë të përballen me këto dhe sfida të tjera të shumta për depërtimin dhe suksesin në tregun e punës, numri i grave të suksesshme po rritet nga dita në ditë. Mirëpo, edhe ato që janë në tregun e punës nuk hasin në trajtimin e barabartë me burrat. Një nga arsyet kryesore rrjedh nga Ligji i Punës, i cili ka rezultuar të jetë mjaft diskriminues ndaj grave. Në këtë aspekt, problem kryesor vazhdon të jetë pushimi i lehonisë, i cili u pat aprovuar nga Qeveria dhe Parlamenti i Kosovës me qëllim të lehtësimit të barrës së nënave të reja dhe ruajtjes së vendit të tyre të punës. Megjithatë, në praktikë kjo dispozitë e Ligjit të Punës ka dalë të jetë diskriminuese ndaj grave. Sipas një studimi të kryer nga Oda Amerikane, meqenëse bizneset e asociojnë punësimin e një gruaje me pushim të mundshëm të lehonisë në të ardhmen, kosto të trajnimit, dhe ato të zëvendësimit të punëtorit, bizneset preferojnë që mos të marrin përsipër rrezikun e këtyre humbjeve 10. Andaj, gjatë punësimit të grave, faktor kyç në vendimmarrje bëhen edhe planet e kandidates për punë që të lind fëmijë në të ardhmen e afërt. Me këtë rast, gratë të cilat kanë potencialin më të ulët për shtatzëni në të ardhmen e afërt (nuk kanë plane për të krijuar familje, kanë moshë më të shtyer, etj.) kanë potencialin më të lartë për punësim, dhe nëse mundësitë për shtatëzënësi rriten, ato për punësim ulen 11. Mundësitë për punësim janë thuajse zero për gratë të cilat veç se janë shtatzëna 12. Ky është vetëm një shembull i asaj se si legjislacioni ndikon në pozitën e grave në tregun e punës. Dhe si legjislacion që kalon edhe nëpër konsultimet e Këshillit Ekonomiko-Social ku ka përfaqësues të sindikatave, mund të vërehet se këto të fundit nuk kanë pasur ndikimin e duhur në këtë aspekt. Këtë problem mund t ia adresojmë edhe mungesës së grave në pozicionet udhëheqëse të sindikatave të cilat janë pjesë e Këshillit Ekonomiko-Social. Neni 49 - Pushimi i lehonisë 1. Femra e punësuar gëzon të drejtën prej dymbëdhjetë (12) muajve, të pushimit të lehonisë. 3. Gjashtë (6) muajt e parë të pushimit të lehonisë pagesa bëhet nga punëdhënësi me kompensim 70% të pagës bazë. 4. Tre (3) muajt në vijim, pushimi i lehonisë paguhet nga Qeveria e Kosovës me kompensim 50% të pagës mesatare në Kosovë. Tabela 1 Neni 49 i Ligjit të Punës, Pushimi i Lehonisë 5. Femra e punësuar ka të drejtë me këtë ligj që ta zgjasë pushimin e saj të lehonisë edhe për tre (3) muaj të tjera pa pagesë. 7. Babai i fëmijës mund të marrë të drejtat e nënës, nëse nëna vdes ose e braktis fëmijën para se të përfundojë pushimi i lehonisë. 8. Të drejtat nga paragrafi 4. dhe 5. i këtij neni mund të barten te babai i fëmijës në marrëveshje me nënën. 10 Zeka, A., & Hapciu, V. (2012, May). Position Paper on the Maternity Leave Provision of Law on Labor: Problems and Possible Solutions. American Chamber of Commerce in Kosovo. 11 Krasniqi, Nida, "Provisions of Maternity Leave in the Republic of Kosovo: Impact on Private Sector and Employment" (2016). Thesis. Rochester Institute of Technology 12 3

Pozita e Grave në Sindikata në Kosovë Ngjashëm me tregun e punës, edhe në sindikata pozita e grave nuk është shumë e favorshme. Edhe pse ndoshta këto të fundit janë aktive në aspekt të pjesëmarrjes në sindikata, ato rrallëherë gjenden në pozita udhëheqëse. Më saktësisht, vetëm tri shoqata sindikale dhe një sindikatë kanë lidere gra 13. Përkthyer në përqindje, i bie se rreth 0.01% të shoqatave sindikale dhe 0.03% të sindikatave udhëhiqen nga gratë. Sidoqoftë, një pikë inkurajuese mbetet funskionimi i rrjeteve të grave nëpër këto sindikata/ shoqata sindikale, duke mundësuar që perspektiva gjinore dhe zëri i gruas të dëgjohet në vendimmarrje. Një shembull i tillë është Rrjeti i Gruas i BSPK-së, i cili është themeluar në Kuvendin e Përgjithshëm të BSPK-së të vitit 2003 dhe përbëhet nga anëtarët e BSPK-së. Në përgjithësi, Rrjeti i Gruas trajton çështje të ndryshme të punës me fokus në çështjet gjinore 14. Sipas Statutit të BSPK-së, Kryetarja e Rrjetit të Gruas është anëtare me të drejtë të plotë vote në kryesinë Ekzekutive të BSPK. Sipas nenit 26 paragrafi 2, pika g, të Statutit të BSPK, federatat/sindikatat që kanë prej 10,000 15,000 anëtarë kanë edhe një anëtar/e në Kryesinë Ekzekutive. Ndërsa federatat/ sindikatat që kanë përmbi mbi 15000 anëtarë kanë edhe nga dy anëtarë/e në Kryesinë Ekzekutive, anëtarët e dytë dhe të tretë duhet të jenë gra 15. Në Këshillin Drejtues të BSPK, Rrjeti përfaqësohet me kryetaren e rrjetit si dhe dy përfaqësuese. Më tutje, sipas nenit 22 paragrafi 3, pika g, në çdo 1000 anëtarë, federatat/ sindikatat përfaqësohen edhe me nga një anëtar me ç rast çdo i treti përfaqësues i/e zgjedhur duhet të jetë grua 16. Sfidat Kryesore Një numër sfidash mund të identifikohen, si në funksionimin e vetë sindikatave, ashtu edhe ato lidhur me pozitën e grave në tregun e punës dhe në sindikata. Në vijim janë listuar disa nga sfidat e vazhdueshme në këtë drejtim: Organizimi jo i mirë kolektiv Sipas Departamentit të Shtetit Amerikan, edhe pse sindikatat në Kosovë janë të pa- 4 13 14 Intervistë me znj. Shukrije Rexhepi, Rrjeti i Gruas së BSPK-së, Prishtinë, 2017. 15 16

varura sipas ligjit, ky nuk është rasti edhe në praktikë. Sipas këtij raporti, sindikatat janë të ndara, dhe nuk mund të mbijetojnë pa mbështetje politike të qeverisë 17. Duke marrë parasysh mungesën e koordinimit të negocimit kolektiv, punëtorët e sektorit publik në të kaluarën shumë shpesh kanë mbajtur greva në formë sporadike, për të kërkuar ngritje pagash 18. Në këtë mënyrë edhe zëri i sindikatave zbehet. Vështirësitë për integrim në tregun e punës Shkalla e ulët e pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore në Kosovë deri diku e pasqyron situatën e përgjithshme të tregut të punës, mund të vërehet qartazi se kjo për gratë është më e rëndë se për burrat 19. Patjetër se gjendja civile, luan rol, me ç rast gratë beqare dhe/apo të shkurorëzuara kanë më shumë mundësi të jenë pjesë e tregut të punës. Në këtë aspekt edhe mungesa e shërbimeve për përkujdes të fëmijëve shihet si pengesë për pjesëmarrjen e nënave në tregun e punës 20. Më tutje, duket se veçanërisht në sektorin privat ka hezitim që të punësohen gratë si pasojë e kërkesave që ato mund të kenë për pushim të lehonisë dhe mungesës së fleksibilitetit që ato mund ta kenë 21. Mungesa e perspektivës gjinore Perspektiva gjinore në përgjithësi mungonnë sindikatat në vend. Siç edhe u cek më lartë, pjesa dërrmuese e shoqatave sindikale dhe sindikatave kanë liderë burra. E njëjta vlen edhe për federatat sindikale në vend. Kjo vjen kryesisht si rezultat i mungesës së politikave të cilat inkurajojnë barazi gjinore dhe përfshijnë perspektivën gjinore në strukturat e sindikatave. Përkundër ekzistimit të disa dispozitave në Statutin e BSPK-së të cilat kërkojnë përfaqësim gjinor, një gjë e tillë nuk shihet të aprovohet në aq shumë në praktikë. Në përgjithësi, gratë, përkundër faktit që janë më aktive në organizim sindikal, ato nuk kanë qasje të lehtë në pozitat drejtuese të tyre 22. 17 www.export.gov 18 19 Gashi, Ardiana dhe Artane Rizvanolli, Sa Kushton Patriarkati? Instituti Demokraci për Zhvillim, Prishtinë, 2015. 20 21 Ibid 22 Andibo, Ambetsa Emisiko, "Obstacles Women Face in Participating Effectively in Trade Union Membership and Leadership", Journal of Emerging Trends in Educational Research and Policy Studies, Nairobi, Kenya 2012. 5

Mosfunksionimi i mirë i rrjeteve të gruas Momentalisht është aktiv vetëm një Rrjet i Gruas në BSPK edhe pse në letër çdo gjë është në rregull, problemet hasen gjatë implementimit dhe punës së përditshme. Ndër sfidat kryesore mbeten përfshirja më e madhe e grave në Sindikatë, vetëdijesimi i tyre për anëtarësim në Rrjetin e Gruas, si dhe mungesa e një fondi për zhvillim të aktiviteteve sindikale të rrjetit 23. Përkundër BSPK-së, e cila ka një rrjet të gruas, Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë, dhe Kulturë (SBAShK) ka shuar rrjetin e gruas i cili funksiononte në kuadër të kësaj sindikate. Megjithatë, sipas një infografike të publikuar nga PEN, shihet se udhëheqësit e Sindikatave Lokale të SBASHK janë 93% burra, trend i cili përcillet edhe nga nivelet qendrore me 86% 24. Ngjashëm, Këshilli Drejtues përbëhet nga 89% burra dhe Kryesia e SBASHK ja 88%. Rekomandimet Edhe pse në përgjithësi sfidat që kanë të bëjnë me sindikatat dhe pozitën e grave në tregun e punës janë të shumta, për qëllime të këtij publikimi janë përzgjedhur disa më kryesore. Për të adresuar këto sfida, rekomandohet që Të forcohet organizimi kolektiv në vend. Në veçanti, duhet që veprimet e sindikatave të koordinohen dhe të kenë synim kryesor përmirësimin e kushteve të burrave dhe grave në tregun e punës. Sindikatat mund të jenë partere sociale me qeverinë dhe akterë tjerë relevant, mirëpo assesi nuk duhet të jenë të politizuara. Të ndërmerren politika aktive të tregut të punës për të përmirësuar pozitën e grave në tregun e punës. Ndër to janë edhe zhvillimi i kampanjave vetëdijësuese dhe trajnimeve profesionale, ofrimi i shërbimeve për përkujdesin e fëmijëve, si dhe amandamentimi i Ligjit të Punës dhe pushimit të lehonisë duke mundësuar pushimin prindëror (dhe jo vetëm të nënave). Të përfshihet perspektiva gjinore në politikat e sindikatave. Përpos dispozitave ekzistuese që garantojnë pjesëmarrjen e grave në pozita udhëheqëse, duhet të përfshihen edhe kuota për përfaqësim gjinor të barabartë. 6 23 Ibid 24 Peer Educators Network, Përfaqësimi gjinor në Sindikatën e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Prishtinë.

Të fuqizohen gratë në federatat sindikale. Më saktësisht, të rritet numri i aktiviteteve avokuese të Rrjetit të Gruas të BSPK-së dhe të gjenden mekanizma adekuat për rritjen e barazisë gjinore në strukturat vendimmarrëse dhe programete SBASHK. Sindikatat mund të gjejnë modalitete të ndryshme në integrimin e perspektivës gjinore, qoftë ajo me krijimin e rrjeteve të grave, me krijimin e kuotave, apo me politika të përgjegjshme gjinore (statute, politika të brendshme) të cilat sigurojnë pjesëmarrjen e barabartë të burrave dhe grave në të gjitha nivelet e sindikatës. Konkluzionet Në përfundim mund të shohim se sfidat në lidhje me çështjet e trajtuara janë të shumta. Edhe pse pozita e gruas në tregun e punës në vend ka pasur përmirësime, ajo mbetet ende në nivele të pakënaqshme. Në veçanti, pjesëmarrja në udhëheqjen e sindikatave mbetet tejet e ulët, gjë që tregon ngecje të sindikatave në respektimin e barazisë gjinore si e drejtë themelore e njeriut dhe zhvillim të shoqërisë demokratike.. Për të adresuar këto probleme, ky dokument jep disa rekomandime, siç janë forcimi i organizimit kolektiv, reformimi i politikave të tregut të punës, përfshirja e perspektivës gjinore në sindikata, si dhe fuqizimi i rrjeteve të gruas nëpër federata sindikale. Referencat Andibo, Ambetsa Emisiko, "Obstacles Women Face in Participating Effectively in Trade Union Membership and Leadership", Journal of Emerging Trends in Educational Research and Policy Studies, Nairobi, Kenya 2012. Anketa e Fuqisë Punëtore 2016, Agjencia e Statistikave të Kosovës, Maj 2017. Export Help Guide (www.export.gov). Gashi, Ardiana dhe Artane Rizvanolli, Sa Kushton Patriarkati? Instituti Demokraci për Zhvillim, Prishtinë, 2015. Intervistë me znj. Fatime Avdyli, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Prishtinë, 2017 Intervistë me znj. Shukrije Rexhepi, Rrjeti i Gruas së BSPK-së, Prishtinë, 2017. 7

Kosovar Center for Gender Studies, Impact of Labor Law on Women in Kosovo 2011 Prishtina Krasniqi, Nida, "Provisions of Maternity Leave in the Republic of Kosovo: Impact on Private Sector and Employment" (2016). Thesis. Rochester Institute of Technology Kushtetuta e Republikës së Kosovës Ligji Nr. 04/L-011 për Organizimin Sindikal në Kosovë Peer Educators Network, Përfaqësimi gjinor në Sindikatën e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Prishtinë Zeka, A., & Hapciu, V. (2012, May). Position Paper on the Maternity Leave Provision of Law on Labor: Problems and Possible Solutions. American Chamber of Commerce in Kosovo.