TURIZMI KUSHTET PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Similar documents
The impact of tourism and rural tourism development in Kosovo

KUSHTET DHE MUNDËSITË PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT RURAL NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Ndikimi dhe Zhvillimi i Turizmit ne Ekonominë Shqiptare

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

PROGRAMI I KOSOVËS PËR REFORMA EKONOMIKE (PRE)

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

Strategjia e Zhvillimit të Turizmit:

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

Raport Analitik i Tregtisë në Shërbime Sektori i TIK

SHQIPTARE. Udhëhoqi:Prof.

Trajtimi i Tregtisë në Shërbime sipas Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kosovë-Turqi

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

Revistë kërkimore-shkencore. Dega Ferizaj

MENAXHMENTI TURISTIK NË KOSOVË, ZHVILLIMI I BURIMEVE NJERËZORE

International Scientific Conference, Tirana, Albania 2011

Analizë e Sistemit të Tregut. Sektori i Turizmit në Shqipëri dhe pengesat e biznesit për rritje. Raport nga: DMO: Destination Management Organisation

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION

Qyteti i Durrësit, drejt një turizmi të qëndrueshëm?

Lënda. Ligjërata Ushtrime 15 Orët mësimore mësimore. 2 0 Metoda e mësimit

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP

Profesionalizmi Në Shërbimin Turistik, Gur Themeli Për Zhvillimin e Turizmit në Shqipëri

PROFILI I SEKTORIT TIK

Çështjet që do të trajtohen

Profili i sektorit: Inxhinieri mekanike

POTENCIALET EKONOMIKE NË RAJONIN QENDËR

D I S E R T A C I O N

I. Ekonomia informale dhe tranzicioni drejt ekonomisë së tregut

Reformat tatimore në shtetet ballkanike rasti i Kosovës

1. Hyrje. 1 Qeveria e Kosovës, Vendimi nr. 01/61, qasur më: ,

Raporti i Gjelbër i Kosovës Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Prishtinë 2017

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

NDIKIMI I INFLACIONIT DHE RRITJES EKONOMIKE NË PAPUNËSI. RASTI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

REZULTATET E VLERËSIMIT BAZË TË TURIZMIT TË KOSOVËS PERËNDIMORE

Fidan Begolli - Shoqëria Konsumuese - Rast: Kosova SHOQËRIA KONSUMUESE - RAST: KOSOVA

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

Informuesi Tremujor Ekonomik për Kosovën Janar-Mars, Infrastruktura e Rrugëve në Kosovë

Analiza për industrinë e lëngjeve të frutave

ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT

Përmbajtja RAPORTI VJETOR 2017

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Raporti i Gjelbër i Kosovës Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Prishtinë 2016

REVISTA SHQIPTARE SOCIAL EKONOMIKE ALBANIAN SOCIO ECONOMIC REVIEW Revistë Social Ekonomike tremujore

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi: 2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV

Korniza Afatmesme e Shpenzimeve

Shqipëria: Një Vlerësim i Tregut të Punës

8. Niveli arsimor: Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Ekonomik, Prishtinë Data e diplomimit Doktor i Shkencave Ekonomike

KOSOVO MANAGEMENT INSTITUTE

SHE-ERA Shoqata Afariste e Gruas ANALIZË E POZITËS SË GRUAS NË PROCESIN E PRIVATIZIMIT TË NDËRMARRJEVE SHOQËRORE NË KOSOVË

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

KREU V PROBLEMATIKAT E STOME DHE E ARDHMJA E ZHVILLIMIT TURISTIK NË SHQIPËRI DHE MAL TË ZI

NGA POPULLI AMERIKAN OD AMERIČKOG NARODA

1. Kushtet e përgjithshme për regjistrimin e nxënësve të rregullt

Ndikimi i Termocentralit Kosova e Re në Tarifat e Energjisë Elektrike * INSTITUTI GAP

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

Sektori i Rinisë. Politikat rinore të Komunës së Prizrenit

Rezultate nga Hulumtimi për jetën kulturore në KOMUNËN E PRIZRENIT

NDËRMARRËSIA E GRAVE ANALIZË E TË BËRIT BIZNES NË KOSOVË

BANKA QENDRORE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS CENTRALNA BANKA REPUBLIKE KOSOVA CENTRAL BANK OF THE REPUBLIC OF KOSOVO

A.U.K Training and Development Institute. OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop

Raporti i Performancës së Komunave

ABSTRACT AUTORI ORIGJINAL: TODARO PERKTHIMI NGA STUDENTET: *PJESE TE PERKTHYERA NE GJUHEN SHQIPE EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK

VLERËSIM BAZË I RAJONIT EKONOMIK JUG

POLITIKA TREGTARE DHE PROMOVIMI I EKSPORTIT NË KOSOVË

this project is funded by the european Union

PASQYRA E TREGUT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Punonjësit në hije, Ekonomia e Fshehur dhe Puna e Padeklaruar në Maqedoni Shqipëri dhe Kosovë

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

Dragash Udhërrëfyesi Komunal i Dragashit për Bashkëpunim Ndërkombëtar

KUVENDI KOMUNAL I SKENDERAJT STRATEGJIA E ZHVILLIMIT EKONOMIK LOKAL

KOMUNAT DHE ROLI I TYRE NË PUNËSIMIN E TË RINJVE

Raporti i Gjelbër i Kosovës Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Financiar. Raporti i Stabilitetit. Financiar. Numër 1 BANKA QENDRORE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS CENTRALNA BANKA REPUBLIKE KOSOVA

Analizë e politikave 03/2017

UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU DURRËS FAKULTETI I SHKENCAVE POLITIKO - JURIDIKE DEPARTAMENTI I ADMINISTRIMIT PUBLIK

Imazhi i vendit, aktorët e komunikimit dhe shkëmbimet arsimore

Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike. Nr. 24, Tremujori III/2018

Strategjia e zhvillimit rajonal

Shkaqet dhe pasojat e shkurorëzimeve në Komunën e Ferizajt

Varfëria në konsum në Republikën e Kosovës në vitin 2009

ANALIZA E SITUATËS PËR ZHVILLIMIN E FUQISË PUNËTORE NË PEJË

Fjalë hyrëse. Kapllan Halimi. Sekretar i Përgjithshëm

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË DISERTACION

Nga copëzimi te bashkëpunimi Arsimi i lartë, puna kërkimore dhe zhvillimi në Evropën Juglindore

Planifikimi i menaxhimit të siteve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Udhëzime për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve të menaxhimit

SKEMAT SOCIALE DHE PËRSHTATSHMËRIA E TYRE ME REALITETIN KOSOVAR

Republika e Kosovës - Republika Kosova - Republic of Kosovo

VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS

SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR

Reforma e administratës publike në Kosovë

Strategjia dhe Plani Zhvillimor për Kosovën

PROGRAMI PËR MBËSHTETJE TË PLANIFIKIMIT HAPËSINOR KOMUNAL NË KOSOVË

Transcription:

Bekë Kuqi - Turizmi kushtet për zhvillimin e turizmit në Republikën e Kosovës TURIZMI KUSHTET PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS Fakulteti Biznesit MSc Bekë Kuqi Abstrakt Turizmi është aktivitet ekonomik i cili është i orientuar ne shfrytëzimin e potencialeve turistike. Me veshtërsitë qe kishte ka kaluar ne faza të ndryshme në Republikën e Kosovës zhvillimi i kësaj veprimtarie ka arritur krahas zhvillimitekonomik te vendit. Edhe pse Republika e Kosovës ka potenciale turistike te mjaftueshme, ende ketë veprimtari nuk e trajton ne vendin e duhur për zhvillimin ekonomik te vendit. Zhvillimi i tijdo te ndikoj ne ngritjen e brutoproduktit te vendit. Ne ketë mënyrë do te radhitet në vendin e merituar ne strategjinëekonomike zhvillimore te vendit. Turizmi në vendin tonë nuk është më i zhvilluari por është më pak i identifikuar dhe më pak i zhvilluar dhe ka nevoj të madhe për të ofruar një marketing nacional, shtetror, dhe të jetë i organizuar nga një komision shtetror në mënyrë që të zhvillohet dhe te identifikohet si turizem ideal për të vizituar dhe për të tërhequr vizitor të vendor dhe të huaj. Fjalë çelës: Turizmi, Republikae Kosovës, Zhvillimi ekonomik, Strategjia e turizmit,qarkullimi turistik, Brutoprodukti vendor. Hyrje Kosova u paraqit vonë në tregun turistik, kuptohet për shkak të pozitës koloniale që ka pasur Kosova brenda Serbisë dhe të izolimit të plotë për mungesë të rrjetit tëkomunikacionit. Vetëm pas ndërtimit të magjistrales së Adriatikut dhe asaj të Ibrit, më 1971, Kosova filloi të afirmohet si treg potencial turistik. Në periudhën deri në vitin 1970, nga aspekti turistik Kosova ka qenë mjaft e pa zhvilluar. Koncepti themelor atëherë ka qenë zhvillimi i turizmit lokal. Prapambetja e gjithëmbarshme e bazës së turizmit ka ndikuar në kahet e zgjidhjes së atyre problemeve që kanë qenë më akute e që shpesh edhe nuk kanë shkuar drejtpërdrejt në dobi të qarkullimit të vërtetë turistik. Këtu, në radhë të parë, kemi parasysh sigurimin e qyteteve me kapacitete për vendosje, që janë ndërtuar për nevojat e ekonomisë (udhëtime afariste), por edhe për nevojat e përhershme të popullatës vendëse, si kapacitete hoteliere dhe restorante 1. Vlerësimi i përgjithshëm është se zhvillimi i turizmit në Kosovë ka ngecur shumë në krahasim me dinamikën ezhvillimit të turizmit në ish- Jugosllavi. Kjo ka qenë pasojë ekonceptit themelor negativ përekonominë e Kosovës si vend që 1 MTI-Depertamenti turizmit-prishtinë 233

duhej të krijonte dhe prodhonte vetëm lëndë të parë dhe gjysmë të përpunuar për nevojat e industrisë sëish- Jugosllavi. Pas vitit 1970, për ta përmisuar strukturën ekonomike, Kosova filloi hulumtimin e mundësive për zhvillimin e turizmit, ndërtimin dhe modernizimin e rrjetit rrugor dhe ndërtimin e bazës materiale të turizmit. Në periudhën 1970-1989, kriteri themelor i interesit ekonomik të Kosovës për zhvillimin e turizmit, si edhe për zhvillimin e veprimtarive të tjera, ka qenë ndikimi që ka pasur dhe që do të kishte turizmi në rritjen e shkallës së punësisë dhe të ardhurave, sepse, këto dy kategori ekonomike, kanë qenë dhe janë esenca e problematikës shoqërore-ekonomike të Kosovës. Kosova, me sakrifica të shumta, krijoi potencial të konsiderueshëm të ekonomisë turistike, që përbëntebazë mbështetëse për zhvillimin e ardhshëm. Pas suspendimit me dhunë tëautonomisë së Kosovës, në mars të vitit1989, pushteti okupues u përqendrua edhe në shkatërrimin e substancës ekonomike të turizmit. Kjo mund të shihet nga këto fakte: u vendosën masat administrative të dhunshme në të gjitha ndërmarrjet hoteliere dhe agjencitëturistike dhe udhëheqësit shqiptarë u zëvendësuan me serbë; u përjashtuan me dhunë nga puna rreth 70% të punëtorëve shqiptarë që punonin në lëmin e turizmit dhe 100% të kuadrove shqiptare, drejtueset turizmit; përmes ligjeve koloniale mbi transformimin e pronës shoqërore, mbi koncesionet, mbi investimet e përbashkëta, nëpërmjet transaksioneve fiktive, i bënë ndërmarrjet e Serbisë pronar të pjesës më të madhe të kapitalit të ekonomisë turistike të Kosovës, (objektet hoteliere në Brezovicë, Prizren, Deçan, Prishtinë etj) ; u ndërprenë investimet e filluara në turizëm dhe mirëmbajtja e objekteve turistike, madje edhee vijave të instaluara teknologjike. Me këto masa, dhemasat tjera që pësuan më vonë, në esencë ushkatërrua subjektiviteti juridik i ndërmarrjeve turistike të Kosovës. Të gjitha këto veprime patën pasoja të rënda dhe ndikuannë: rënien drastike të qarkullimit turistik, rënien drastike të kapaciteteve të vendosjes, rënien e njësive afariste në sektorin shoqëror të hotelerisë, rënien drastike të numrit të të punësuarve në hoteleri dhe në agjenci turistike, rënien e aktiviteteve afariste, dëmet në të gjitha ndërmarrjet hoteliere etj 2. Në vitin 1998, në krahasim me vitin 1989, kemi këtë rënie të qarkullimit turistik: 2 Depertamenti turizmit-prishtinë 234

Qarkullimi turistik (1989-99) BURIMI: EntiStatistikor i Kosovës, Prishtinë Kapacitetet e vendosjes (1989-99) BURIMI:EntiStatistikor i Kosovës, Prishtinë Nga kjo skem figurative dhe tabelare shihet se : numri i turistëve të vendit nga 167. 209, sa u realizua më 1989, ka rënë në 38. 075 në vitin 1998, numri i turistëve të huaj nga 17. 064 në 4. 974, numri i bujtjeve të turistëve të vendit nga 731. 508 në 179. 269, numri i bujtjeve të turistëve të huaj nga 28. 570 në 19. 005, numri i dhomave nga 3. 526 në 2. 614, 235

numri i shtretërve nga 8006 në 5880, numri i njësive afariste nga 1624 në 254, numri i karrigeve nga 71. 115 në 29. 938, numri i ekonomive shtëpiake për vendosje nga 104 në 0,etj 3. Karakteristikë e viteve90-96ishte edhe hapja e një numri. të madh tëagjencive turistike të cilat nuk i plotësonin as kushtet minimale teknike për ushtrimin e veprimtarisë së tyre. Pjesa dërmuese e këtyre agjencive janë marrë vetëm me shitjen e biletave të aeroplanit dhe punët transportuese të udhëtarëve, me qëllim të shpërnguljes sa më të madhe të shqiptarëve, në rend të parë të të rinjve shqiptarë. Periudha 98-99 është periudha kur Kosova përjetoi shkatërrim masiv te potencialeve turistike, të kapaciteteve turistike, të cilat edhe ashtu ishin në një numër të vogël. Kjo periudhë kohore si periudhë e shkatërrimit masiv të gjithë asaj pasurie që u ndërtua me vite bëri që Kosova e pasluftës të jetë një vend me një ekonomi te rrënuar. Ekonomia e rrenuar nuk mund te zhvillohet vetëm nga turizmi mirëpo turizmi është njëra ndër prioritetet kryesore të zhvillimit ekonomi, sepse përmes turizmit mund te thithim më shumë investime të huaja, dhe mund të joshën më tepër investitoret e huaj, si mund të jetë kjo joshje atherë kur turistet gjatë vizitave të ndryshme shofin pasurit dhe bukurit natyrore, fuqin e lire puntore po ashtu edhe sigurin ligjore dhe atë menaxheriali, si dhe një arsimim të mirëfillt ekonomik në Republikën e Kosovës. Në periudhen e pas luftës në Kosovë, turizmi zë vend të rëndësishëm në aktivizimin ekonomik të vendit. Pjesëmarrja e ekonomisë turistike në bruto produktinvendës (BPV) aktualisht vlerësohet se është 6-7%, ndërsa në periudhën 1970-1999 ka qenë nga 1. 9 deri në 2,3%. Rritja e pjesëmarrjes së ekonomisë turistike në BPV është rezultatet i rënies drastike të aktivitetit ekonomik të sektorit shoqëror dhe publik të ekonomisë, për arsye tashmë të njohura dhe për arsye të ndryshimit të ambientit makroekonomik dhe vitalitetit të madh të sektorit privat të turizmit. Turizmi nuk duhet të jetë i përkrahur vetem nga institucionet publike por edhe nga ato private, sepse ata përmes krijimit të marrveshjeve ekonomike duhet të i informojnë bizneset e huaja për të mirat e vendit dhe për përaprsitë e turizmit të vendit, dhe përmes bashkimit të mjeteve të ndikojnë në zhvillimin e turizmit vendor, duke u mundësuar vendit thithje të suvencioneve ndërkombetare. Numri i bizneseve dhe numri i të punësuarve në turizëm zë vendin e katërt në numrin e përgjithshëm të punësuarve në Kosovë, sipas mendimeve të disa eksperteve vendor dhe ndërkombetarë. Vetëm gjatë periudhës 2001-2002, numri i bizneseve private të sektorit të turizmit është rritur për 862 subjekte ose 55%. Edhe punësimi i përgjithshëm në 3 Enti Statistikor i Kosovës,Prishtinë 236

bizneset turistikevetëm për nëntë muaj ka shënuar rritje për 1548 punëtorë, ose për 7. 7%. 4 Shpërndarja hapësinore e bizneseve turistike ka qenë përafërsisht në përputhshmëri me aktivitetin ekonomik që ështërealizuarnëpër komuna të Kosovës 5. Në numrin e përgjithshëm të bizneseve turistike tëvendit, Prishtina merr pjesë me 32. 11% (1373 biznese turistike), Prizreni me 12. 39% (530), Peja me 3.,85% (165), Ferizaj me 2. 38% (102), Gjilani me 5. 59% (239), Mitrovica me 6. 73% (288) dhe Gjakova me 4. 58% (196 biznese turistike). Raporte përafërsisht të ngjashme janë edhe për të punësuarit në këtë sektornë këto qytete. Prishtina prinë me 3078 të punësuar në turizëm ose 28. 16%. Gjatë periudhës kohore qershor 1999-2002, në krahasim me periudhën e paraluftës, janë bërë ndryshime shumë të mëdha sa i përket strukturës së kapaciteteve të vendosjes dhe shfrytëzimit të tyre. Raporti i kapaciteteve themelore të vendosjes dhe i atyre komplementare është i pavolitshëm. Numri i objekteve themelore për vendosje në numrin e përgjithshëm të objekteve për vendosje, merr pjesë me 48. 5%, ndërsa kapacitetet komplementare me 51. 5% 6. Turizmikushtet për zhvillimin e turizmit Fjala turizëm në shumicën e qytetarëve të shteteve të ndryshme nënkupton shetitje dhe vizit për tu relaksuar dhe për të shijuara të mira, të bukura natyrore dhe ato të mira artificiale që janë ndërtuar nga dora dhe makineria e sofistikuar e menaxhuar nga njeriu. Turizmi është një nga veprimtaritë më komplekse të shoqërisë së sotme moderne. Në vendet e zhvilluara ka marrë formën e një industrie të plotë, me të cilën ndërveprojnë dhe janë të lidhura ekonomia, politika, kultura dhe të gjitha veprimtaritë tjera. Zhvillimi i turizmit në ekonominë e një vendi mund të ketë ndikime direkte dheindirekte. Në ndikimetdirekte të turizmit në ekonomi, ndër më të rëndësishmet janë: ndikimi në produktin shoqëror, në shtimin e të ardhurave nacionale, në zhvillimin e veprimtarive ekonomike qëpërbëjnë ekonominë turistike (hoteleria, transporti, tregtia, institucionet kulturore etj. ), në rritjen e punësisë, ngritjen e nivelit tëstandardit jetësor, në rritjen e investimeve, në përmirësimin e bilancit të pagesave, në zhvillimin e viseve të pazhvilluara etj. Efektetindirekte të turizmit janë në ato veprimtari ekonomike, të cilat nuk marrin pjesë në shërbimet direkte të vizitorëve, por furnizojnë ekonominë turistike. Këto ndikime shfaqen, para se gjithash, në veprimtaritë ekonomike, siç janë: bujqësia, ndërtimtaria, industria, artizanatetetj. Tabela në vijim pasqyronvlerat e dobive të industrisë turistike. 4 Enti statistikave të Kosovës, Konsultuar ëeb faqen në vitin 2012, si dhe shih, ne Ministrin e Tregitisë dhe Industrisë, në sektorin për regjistrimin e bizneseev, e posaqerisht bizneset që kontribojnë në zhvillimin e turizmit. 5 Enti Statistikor i Kosovës, Prishtinë 6 Po aty 237

Turizmi përfshinë aktivitetet e personave që udhëtojnë dhe vendosen në një vend jashtë nga vendbanimii përhershëm, për qëllime pushimi, biznesi, dhe qëllime tjera jo më gjatë se një vit. Brenda kufijve të kornizës së definicionit të turizmit, arsyet e udhëtimit mund tëidentifikohen: Udhëtime afariste, konferenca, ekspozita, takime të ndryshme etj. Pushime relaksuese në vende me diell dhe në det, pushime në male, qytete, shëtitje, lundrime në lumenj etj. Ngjarje turistike me përmbajtje kulturore si: festivale artistike, festivale folklorike, klasike, pop- koncerte, ngjarje sportive, përvjetore tradicionale etj. Turizmin shëndetësor në bregdet dhe në vende ku ka burime të ujërave termale. Vizitamiqëve dhe të afërmve Pelegrinazhe etj. Qëllimet e udhëtimit janë segment tregtar i domosdoshëm. Secili segment ka kërkesa të ndryshme tregtare si dhe rregulla specifike. Aktualisht, segmenti më i shpeshtë turistik në Kosovë është vizita miqve dhe të afërmve si dhe udhëtimet afariste. Mirëpo kjo mund të themi qe ka qenë në periudhen e para luftës ndërsa tani turizmi është një qëllim që ndërtohet jo për vizit por për turizëm të shijës dhe përjetimit të një të mire të caktuar. Përse duhet të forcojmë sektorin e turizmit? Në shumë vende tëbotës sektori i turizmit është sektor me rëndësi për zhvillim ekonomik. Zhvillimi i industrisë së turizmit ka ndikim pozitiv shumë të rëndësishëm në ekonominëdheshoqërinë e një vendi. Turizmi jo vetëm që ka ndikim në zhvillimin e vendit por edhe në identifikimin e vendit më kultura dhe me bukuri natyrore, ku përmes këtij identifikimi shtohet turizmi shtohen ballafaqimet e kulturave të ndryshme me ato vendore, ndikonë në shkemibimin e arsimimit dhe krijimit të bizneseve vendore me ato të huaja. Produktituristik konkurrent nuk ka të bëjë vetëm me shtrirjen hapësinore dhe pritjen evizitorëve, por ndikon edhe në rritjen e të hyrave dhe zvogëlimin e papunësisë në mjedisin e caktuar turistik, e cilarezulton edhe në përmirësimin e kualitetit të jetesës. Përveç përfitimeve që kapopullatavendëse, edheshteti është përfitues nga zhvillimi i industrisë së turizmit. Përfituesi tjetërnga turizmi i zhvilluar është edhe vetë komuniteti i biznesit turistik. Me zhvillimin e turizmit mund të realizohen këto lloje të udhëtimeve: -Pushimet - Pelegrinazhet Udhëtimet (më shumë se 5 ditë) Shëtitjet nëpër qytete Ngjarjet e ndryshme kulturore sportive, shëndetësore, etj. 238

- Vizitat miqve dhe të afërmeve- Udhëtimet afariste: Individuale Konferencat, panairet sesionet, tribunat Përfitimet nga sektori i turizmit Përfitimet nga turizmireflektojnë në tri dimensione kryesore: popullata - shteti komuniteti i biznesit. Këto përfitime rezultojnë në përmirësim të kualitetit të përgjithshëm të jetesës. Përfituesit nga turizmi 7 Mbikqyrja shtetrore e turizmit Shteti, si më ligj po ashtu edhe më kushtetut e ka obligim ta përkrah sektorin e turizmit gjithashtu edhe ta mbikqyr punen e ti, në mënyrë që të ushtroj veprimtarin e tyre ne përputhshmeri më ligjet në fuqi, dhe më qëllimin e themelimit të biznesit, ti paguaj obligimet shtetrore, supas ligjit në fuqi. Stabilizimi i turizmit viehet në shpreheje vetëm ateherë kur ka mbikqyrje të mos levizjes së qmimit ashtu siq dëshiron pronari por të bëhet në përuthshmeri më qarkullimin real të konkurrences lojale në vendin ku e ushtron veprimtarin e vetë apo brenda territorit të shetit ku e ushtron veprimatarin. Shteti gjatë zhvillimit të turizmit duhet të ndërtoj mekanizma mbrojtës për turizmin dhe ato ti zbatojë në përpikëri duke vënë standarte të shteteve të 7 MTI-depertamenti I Turizmit prishtinë 239

zhvilluara dhe në përputhshmeri me ato standarte të zbatoj edhe ligjet nacionale vendore të cilat janë në fuqi e që rregullojnë dhe mbrojnë turizmin në përgjithësi. Turizmit duhet ti krijohet mundësi e lëvizjes së biznesit të tyre si brenda territorit ku kanë veprimtarin po ashtu edhe jashtë saj, ku direkt sheti duhet të jetë ndërmjetësues i lëvizjes, mbrojtjes së ati turizmi. Turizmi zhvillohet jo vetëm nga e mira natyrore që është kriju si turizem por edhe nga përkrahja biznesore shtetrore, në mënyrë që të jetë joshës për një kategori të personave si brenda dhe jashtë shtetit, shteti duhet të krijoj siguri të turizmit në mënyrë që personat që e preferojnë dhe e adhurojnë atë turizem të jenë të lirë dhe të vullnetshëm për të lobuardh dhe për të bërë marketing edhe të tjerët që të vizitojnë turizmin në Republikën e Kosovës, dhe të orjentojnë vizitorët për vendet më të mira të turizmit në vendin tonë. Ne, fatmirësisht kemi një hapsirë gjeografike me të mira dhe shumë të pasura natyrore, vetëm se na duhet përkrahja dhe mbikqyrja nga ana shtetrore që ti joshim më teper investitorët dhe personat që e adhurojnë dhe e dëshirojnë turizmin. Është cekur edhe më lartë po e pohoj edhe tani se turizmi në vend ndikonë drejtëpërsedrejti në rritjen ekonomike dhe në vëtëdijësimin qytetar, për një kultur më të lartë shtetrore. Institucionet tona kompetente të mbikqyrjes dhe zhvillimit të turizmit përpos pregaditjes së infrastrukturës ligjore të turizmit dhe joshjes së investitorëve vendor dhe të huaj për turizem, duhet të angazhoj profesionalist të marketingut dhe ekspert të artëve për të prezentuar dhe informuar të huajtë për turizmin vendor, si p. sh, përmes pikturës e paraqet një të mirë të turizmit, përmes aktrimit një prezentim dhe historik të turizmit, përmes këngës një spot të një suksesi të turizmit në vend, dhe përmes formave tjera, ku shtetet e një zhvillimi të suksesshëm të turizmit shumë më herët i kanë kaluar këto, por tek në kjo është një ndër format më të mira të prezentimit dhe bërjes së nja marketingu pozitiv shtetror. Përfundimi Turizmi në të gjitha shtetet qoftë të zhvilluar apo të pazhvilluara është prioritet shtetror, dhe po ashtu e përkrahur edhe nga bizneset vendore, mirëpo kur të ndalemi nga aspekti krahasimor, hulumrus, analizues, vërejmë shumë laramani dhe dallime në mes shteteve sa i përket mbeshtetjes së zhvillimit të turizmit vendor, këtë e themi se për të funksionuar përkrahja jo vetëm në teori por edhe në praktikë duhet të ndahet një buzhet i veqantë për të hartuar ligje të standartizuara dhe të harmonizuara me vendet anëtare të UE-së, si dhe të ndahet një buzhet për të zhvilluar biznesin të krjohen marrëveshjhe bashkpunimi në mes bizneseve vendore dhe ato të huaja, dhe pastaj të krjohen lëhtësira shtetrore për të lëvizur mallinë e lirë në vijat kufitare në të mirë të vendit. 240

Efekti pozitiv i zhvillimit të industrisë së turizmit nuk është i kufizuar vetëm në sektorin e turizmit, por ai reflekton edhe në zhvillimin e sektorëve tjerë të ekonomisë së një vendi, siç janë paraqitur në figurën vijuese Sektorët që do të përfitojnë nga turizmi me vlerë të shitjes në mes të 50 dhe 25%, janë industria e mjeteve transportuese (avionët, veturat, autobusët, anijet), industria me shumicë dhe pakicë, industria e botimit, teknologjia informative dhe e komunikimit, bujqësia, peshkimi etj. Sektorët që përfitonin me vlerë të shitjes më pak se 25% janë: industria e kozmetikës, industria e tekstilit, arkitekturës, sistemi bankar, i ndërtimit etj. Si rrjedhojë, zhvillimi i sektorit të turizmit ka ndikim pozitiv, jo vetëm nësektorët e theksuar, por edhe në zhvillimin e industrive tjera të ngjashme si dhe në sektorin e shërbimeve,të punësisë, në gjendjen e përgjithshme ekonomike në rajon dhe të vetë shtetit. Vizitorët, të cilët vijnë nga jashtë, me konsumin e produkteve turistike dhe shfrytëzimine infrastrukturës, shërbimeve, mallrave, dhe resurseve njerëzore ndikojnë në rritjen e eksportit të një vendi. Kjo nënkupton se promovimidhe zhvillimi i turizmit çon kah shtimi i vlerave të eksportit dhe zvogëlimin e importin e vendit. Literatura 1. A. Pushka: Metodat kuantitative në Gjeografi, Prishtinë 1981. 2. B. Millaku Shqyrtime Teorike operative dhe analitike te turizmit funksionet ne segmentin balnear te banjave, banja e Pejes Kllokotit dhe ujërat termominerale te Kosovës-Prishtinë 2008. 3. F. Reçica&B. Millaku-Ekonomia eturizmitprishtinë 2011. 4. F. Reçica&B. Millaku- Marketingu i udhëtimeve turistikeprishtinë 2012. 5.. M. Gashi Vlerat turistike ne Kosovë Plani regjional hapësinor i KSAK Prishtinë 1969. 6. M. Gashi: Uslovi i mogćnosti za razvoj turizma SAP Kosovu, Prishtinë 1977. 7. M. Gashi: Turizmi si fenomen shoqëror bashkohes,časopis Përparimi,br. 5. Prishtinë 1963. god. 8. M. Gashi: Osnovni potencial turistiċkih vrednosti Kosova,ekspertiza izrađena za potrebe i rade regionalnog prostornog plana Kosova,Priština 1969. 9. Faulkner, B., & Russell, R. (2000). Turbulence, chaos and complexity in tourism systems: A research direction for the neë millennium. In B. Faulkner, G. Moscardo and E. Laës, (Eds. ), Tourism in the 21st century: Lessons from experience (pp. 328 349). L 241

10. Studimi Makroekonomik për sektorin e Bujqësisë: Taksimi, çmimet, mekanizmat tregtare dhe nxitëse në bujqësi dhe në sektorin e ushqimit në Kosovë, GFASTOAS 2002; 11. Studimet e Entit për Zhvillim dhe Planifikim të Kosovës (1988) ; 12. Kosovo Economic Memorandum, Ëorld Bank, May 2004, Prishtinë; 13. Strategjia për zhvillimin e qëndrueshëm bujqësor dhe rural në Kosovë, MBPZHR, maj 2003, Prishtinë; Sistemi i arsimit dhe zhvillimi ekonomik i Kosovës, Riinvest, 2004; Statistikat e punës dhe punësimit të vitit 2002 në Kosovë, MPMS, maj 2003: 14. E-International Scientific Research Journalondon: The socio Economic 15. Rindërtimi i Kosovës pas luftës Strategjia dhe politikat, Riinvest, 2001; 16.. World Tourism Organisation (UNËTO) Statistics Departament. 17. World Travel and Tourism Council (2004), Annual Report: Progress & Priorities 2004/05. 18. Tooman, L. A. (1997), Tourism and Development, Journal of Travel Research, Vol. 35, No. 4, 33-4 242