Legjislacioni sekondar i gjashtëmujorit të parë të vitit 2016 për sektorin bankar në Republikën e Kosovës PERIODIKU BANKAR

Similar documents
BANKA QENDRORE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS CENTRALNA BANKA REPUBLIKE KOSOVA CENTRAL BANK OF THE REPUBLIC OF KOSOVO

Financiar. Raporti i Stabilitetit. Financiar. Numër 1 BANKA QENDRORE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS CENTRALNA BANKA REPUBLIKE KOSOVA

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

Raporti Vjetor. Raporti Vjetor 2012 P R I S H T I N Ë, Q E R S H O R B A N K A Q E N D R O R E E R E P U B L I K Ë S S Ë K O S O V Ë S

Përmbajtja RAPORTI VJETOR 2017

Njoftim mbi Zhvillimet në Sistemin Kombëtar të Pagesave të Kosovës

Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike. Nr. 23, Tremujori II/2018

Raporti Vjetor. Raporti Vjetor 2017 P R I S H T I N Ë, Q E R S H O R B A N K A Q E N D R O R E E R E P U B L I K Ë S S Ë K O S O V Ë S

Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike. Nr. 24, Tremujori III/2018

Kosova. Raporti Vjetor 2014

RAPORT PËR RREZIQET E SISTEMIT BANKAR NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË PËR VITIN 2015

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

UDHËZIM PËR RAPORTIM TË BANKAVE, INSTITUCIONEVE MIKROFINANCIARE DHE INSTITUCIONEVE FINANCIARE JOBANKARE (KREDIDHËNËSE)

2. 3. Bordi Menaxhues Këshilli Drejtues Struktura organizative e Bankës Ekonomike Vizioni dhe Misioni Vështrim i përgjithshëm i ekonomisë kosovare

Raporti Vjetor. Raporti Vjetor 2016 P R I S H T I N Ë, Q E R S H O R B A N K A Q E N D R O R E E R E P U B L I K Ë S S Ë K O S O V Ë S

Fondi Slloveno Kosovar i Pensioneve. Fondi 2 PASQYRAT FINANCIARE PËR VITIN E PËRFUNDUAR MË 31 DHJETOR 2014 BASHKË ME RAPORTIN E AUDITORIT TË PAVARUR

Raport vjetor mbi instrumentet e pagesave Kosova në krahasim me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore

Të nderuar zonja dhe zotërinj anëtarë të Komisionit për Ekonominë dhe Financat,

RAPORT VJETOR AQBK. Prishtinë Qershor 2007

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

Raport Analitik i Tregtisë në Shërbime Sektori i TIK

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi: 2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV

Raiffeisen Bank Albania

K apitu lli 5. A ktiv itete të tjera të Bankës së Shqipërisë

Importet e naftës në mënyrë të konsiderueshme ndikojnë në të ardhurat tatimore

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

B a n k a e S h q i p ë r i s ë RAPORTI I STABILITETIT FINANCIAR PËR GJASHTËMUJORIN E PARË TË VITIT 2014

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО

Punim seminari. Programi master: Departamenti: Banka, financa dhe kontabilitet Lënda: Analizë Financiare

Temë Disertacioni MBIKQYRJA BANKARE NË STADIN AKTUAL TË ZHVILLIMIT NË SISTEMIN BANKAR

Raport 1 mbi ecurinë e treguesve që do të monitorojë Banka e Shqipërisë, në kuadër të procesit të deeuroizimit

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

BULETINI I BANKËS SË SHQIPËRISË

Kosovo RAPORTI VJETOR 2017

TREGUESIT FINANCIARË TRE-MUJORI I DYTË 2018

C. KUADRI RREGULLATIV DHE PROCESI I LICENCIMIT

B a n k a e S h q i p ë r i s ë RAPORTI I STABILITETIT FINANCIAR PËR GJASHTËMUJORIN E PARË TË VITIT 2015

Raporti i Stabilitetit Financiar

BPK RAPORT VJETOR 2005 Prishtinë, maj 2006

Temë Diplome. STUDIMI I ZHVILLIMIT Të SME-VE Në SHQIPëRI. NDJEKËS DIPLOME Prof. As. Dr. Mit'hat MEMA UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU DURRËS

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

Raiffeisen Bank Sh.a., Tirana (AL) [RBAL]

Raporti i Stabilitetit Financiar

PASQYRA E TREGUT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

MUNDËSITË E SHQIPËRISË PËR FINANCIMIN E SEKTORIT

Termocentrali i Propozuar Kosova e Re: Barrë e panevojshme me një çmim të paarsyeshëm

RAPORTI I STABILITETIT FINANCIAR NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË NË VITIN 2015

Faqe 16 BKT është përmendur shpesh nga revista dhe organizata prestigjioze të industrisë bankare si banka më e mirë në Shqipëri.

Reformat tatimore në shtetet ballkanike rasti i Kosovës

BANKA A E SHQIPËRISË OMBËTARE KONFERENC ANZICIONIT 5-6 DHJETOR,,

TEB Sh. A Kosovë 2015 Raporti vjetor Raporti vjetor. TEB SH. A, Kosovë. Faqet

BULETINI MUJOR KLIMATIK

BANKA E SHQIPËRISË REVISTA EKONOMIKE

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

RIMËKËMBJE E BRISHTË

NDIKIMI I INFLACIONIT DHE RRITJES EKONOMIKE NË PAPUNËSI. RASTI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Ndikimi i Termocentralit Kosova e Re në Tarifat e Energjisë Elektrike * INSTITUTI GAP

Kapitulli 5. Oferta dhe Kërkesa Agregate Item Item Item Etc. HYRJE. AS dhe AD 4/1/2013. Adriatik Hoxha, PhD 1

TREGJET DHE INSTITUCIONET FINANCIARE

FKGK Politika e Provizionimit. Version 1.0

AMVISIMI I RREZIKUT TË KREDISË NË BANKAT TREGTARE NË KUADËR TË IMPLEMENTIMIT TË BAZEL I/II

DEPARTAMENTI I KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE (DKE)

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

Çmimorja për Klientë të Biznesit

Trajtimi i Tregtisë në Shërbime sipas Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kosovë-Turqi

PASQYRA E TREGUT TË SEKTORIT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

BANKA E SHQIPËRISË REVISTA EKONOMIKE

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government. Inputi për Raportin e Progresit. Prill 2012 PRISHTINË

Artikuj të botuar në buletinin ekonomik të Bankës së Shqipërisë gjatë një dekade

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

E U R O P A J U G L I N D O R E

Tel:

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49

Pasqyrat financiare dhe raporti i auditorit të pavarur. Oda Ekonomike e Kosovës. 31 dhjetor 2016

Modeli MakroEkonometrik i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës

PAMJE E PËRGJITHSHME E RREGULLIMEVE TË KURSIT TË KËMBIMIT DHE POLITIKA MONETARE NË EVROPËN JUGLINDORE DHE NË TURQI

Identifikimi i Bankave me Rëndësi Sistemike dhe Kapitalit Shtesë në Kosovë Working Papers

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës

Nxitësit e euroizimit dhe reagimi i efektshëm i politikës. rastin e Shqipërisë. Guido della Valle Vasilika Kota Romain Veyrune Ezequiel Cabezon

BANKA E SHQIPËRISË PASQYRAT FINANCIARE MË DHE PËR VITIN E MBYLLUR MË 31 DHJETOR 2015 (SË BASHKU ME RAPORTIN E AUDITUESVE TË PAVARUR)

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

NJË VIT PËRPARA TIRANA BANK RAPORTI VJETOR 2013 NJË VIT PËRPARA RAPORTI VJETOR / TIRANA BANK 2013

Projekti është mbështetur nga Bashkimi Evropian A I PLOTËSOJNË STANDARDET PËR QEVERISJE TË MIRË NJËSITË E VETËQEVERISJES LOKALE?

Raporti i auditorit të pavarur dhe pasqyrat financiare. Oda Ekonomike e Kosovës. Më dhe për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2015

PËRCAKTUESIT E LIKUIDITETIT TË BANKAVE DHE IMPAKTI I TYRE NË PERFORMANCËN FINANCIARE: ANALIZË E BANKAVE TREGTARE TË SHQIPËRISË

RESUME OF EDUCATION FAIR 2016

PROGRAMI I KOSOVËS PËR REFORMA EKONOMIKE (PRE)

Raporti Vjetor i Punës së Qeverisë për vitin 2016

Metoda alternative të matjes së produktit potencial në Shqipëri

është përdorur shkurtimi IT (inflation targeting) ose shprehja regjimi inflacionit.

Evropa Juglindore Raporti i Zhvillimeve Ekonomike Nr. 2

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/41

Raport Nr ECA. Evropa juglindore Raporti i rregullt ekonomik Nr.8 Rritja rimëkëmbet, rreziqet zmadhohen

Raport Vjetor 2015 Parathënie nga Kryetari. I dashur lexues,

BANKA POPULLORE E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË RAPORTI VJETOR 2014

Punim udhëzues. Hyrje. Transparenca Buxhetore dhe Buxheti i Qytetarëve. Janar, 2016

TURIZMI KUSHTET PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Reforma e administratës publike në Kosovë

BANKA PËR BIZNES SH.A.

Transcription:

PERIODIKU BANKAR VËSHTRIM MBI SEKTORIN FINANCIAR TË KOSOVËS Legjislacioni sekondar i gjashtëmujorit të parë të vitit 2016 për sektorin bankar në Republikën e Kosovës QERSHOR 2016 Numër 30 Publikim i Shoqatës së Bankave të Kosovës

PERIODIKU BANKAR PËRGATITUR NGA: DR. SC. Petrit Balija, Kryeredaktor Kreshnik Kosumi, Redaktor MIRANDA RUGOVAJ Koordinatore MITHAT SEJDIU Dizajn Shoqata e Bankave të Kosovës DatA E PUBLIKIMIT, Gusht 2016 Deklarata e autorësisë: Materiali në këtë publikim ka të drejta autoriale. Kopjimi apo përdorimi i një pjese apo i tërë publikimit pa leje apo pa shënuar burimin e informacionit mund të konsiderohet shkelje e ligjeve në fuqi. Shoqata e Bankave të Kosovës; Lidhja e Pejes, Zona Industriale, Prishtinë; 10000, Republika e Kosoves; +381 38 246 171; www.bankassoc-kos.com; contact@bankassoc-kos.com;

QERSHOR 2016 Numër 30 Publikim i Shoqatës së Bankave të Kosovës Legjislacioni sekondar i gjashtëmujorit të parë të vitit 2016 për sektorin bankar në Republikën e Kosovës PËRMBAJTJA Pjesa I Rregulloret e amandamentuara dhe ato të reja të gjashtëmujorit të parë të vitit 2016 për sektorin bankar 1-3 Pjesa II Indikatorët kryesorë të industrisë bankare të paraqitura në numra dhe figura 4 Struktura e aseteve 4-5 Struktura e detyrimeve 5-7 Të hyrat dhe shpenzimet 7-10 Norma efektive e interesit në kredi dhe depozita 10-11 Kreditë jo-performuese 11-12 Pjesa III Lajme nga industria bankare dhe ekonomia 14-18

Periodiku Bankar Qershor 2016 1 I. Rregulloret e amandamentuara dhe ato të reja të gjashtëmujorit të parë të vitit 2016 për sektorin bankar Industria bankare në Kosovë gjatë vitit të fundit ka shënuar rritje, me ç rast në muajin prill të vitit 2016 ka arritur vlerën e aseteve në 3,381.7 miliardë euro. Industria bankare shënoj rritje si në vlerën e gjithsej aseteve, po ashtu shënoj rritje në vlerën e depozitave, kredive, transaksioneve, si dhe në diferencën ndërmjet të hyrave dhe shpenzimeve, duke ofruar kështu siguri, stabilitet dhe qëndrueshmëri, faktorë të cilët janë shumë të rëndësishëm në ngritjen e besueshmërisë të klientëve/qytetarëve të Republikës së Kosovës ndaj industrisë bankare. Përveç rritjes në vlerë të aseteve, bankat vazhdojnë të mbesin profitabile Kjo tregon se industria bankare është e shëndoshë dhe stabile. Normat e interesit në kredi, me gjithë rritjen e vlerës së aseteve si dhe fitimit neto, normat e interesit në kredi kanë rënë vazhdimisht, me ç rast në fund të prillit 2016 vlera mesatare e saj shënoj 7.6%. Kjo nënkupton se kostoja e qytetarëve të Republikës së Kosovës për të marrë kredi është më e vogël dhe se kreditimi mund të rritet si rezultat i zvogëlimit të normave të interesit, duke kontribuar kështu në rritjen ekonomike të vendit. Parimet dhe rregullat që Banka Qendrore e Republikës së Kosovës i ka vendosur për mbikëqyrjen e industrisë bankare, gjithashtu i atribuohen këtij suksesi të vazhdueshëm të industrisë bankare. Banka Qendrore në këtë kuptim synon që t i përmbahet dhe të përshtatë parimet e tregut dhe ekonomisë së hapur, duke implementuar prakitkat më të mira ndërkombëtare. Në fakt përshtatja e praktikave më të mira ndërkombëtare me tregun, mjedisin dhe kulturën e qytetarëve të Kosovës, në thelb paraqet një nga sfidat më të mëdha për BQK-në. Me qëllim të rritjes së cilësisë në mbikëqyrje, por edhe me qëllim të përmirësimit të mëtutjeshëm të ambientit të të bërit biznes për industrinë bankare, Banka Qendrore e Kosovës ka vazhduar që disa prej rregulloreve ekzistuese t i ndryshoj me qëllim të përshtatjes me nevojat e reja dhe zhvillimet e fundit në treg, përderisa për çështje të caktuara ka hartuar edhe rregullore të reja, duke i trajtuar më në detaje fushat specifike. Rregulloret të cilat janë amandamentuar nga Banka Qendrore gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2016 janë: Rregullorja për adekuatshmërinë e kapitalit; Qëllimi i kësaj rregullore është të siguroj që bankat mbajnë kapital të mjaftueshëm për të mbuluar rreziqet nga afarizmi i tyre, të mirëmbajnë nivelin minimal të kapitalit dhe një raport të mjaftueshmerisë së kapitalit që reflekton ekspozimet ndaj rrezikut të bankës, brenda dhe jashtë bilancit të gjendjes.

2 Periodiku Bankar Qershor 2016 Rregullorja për raportimin e bankave; Qëllimi i kësaj rregulloreje është të përcaktojë afatet, rregullat, format dhe mënyrën e raportimit të bankave në BQK. Rregullorja për shpërndarjen e mjeteve të kredisë për bankat; Kjo rregullore ka për qëllim rregullimin e praktikës së shpërndarjes së mjeteve të kredisë tek huamarrësit. Rregullorja për regjistrin e llogarive bankare; Qëllimi i kësaj rregulloreje është përcaktimi i funksioneve të regjistrit të llogarive bankare në Bankën Qendrore, mënyrën e raportimit dhe shfrytëzimit të të dhënave të llogarive bankare, si dhe qasjen dhe shfrytëzimin e këtij Regjistri nga pjesëmarrësit. Rregullorja për sistemin e numrave standard të llogarive bankare; Qëllimi i kësaj rregulloreje është përcaktimi i strukturës së numrave të llogarive bankare, i marrëdhënieve ndërmjet bankës dhe klientit në lidhje me krijimin, komunikimin dhe përdorimin e numrave të llogarive bankare, si dhe i procedurave për kontrollet e vlefshmërisë së numrave të llogarive bankare. Rregullorja për operacionet me para të gatshme; Qëllimi i kësaj rregulloreje është përcaktimi i standardeve rregullative për realizimin profesional të detyrave të institucioneve financiare në lëmin e operacioneve me para të gatshme. Përmes kësaj rregullore përcaktohen rregullat dhe procedurat e trajtimit dhe tërheqjes nga qarkullimi të kartëmonedhave dhe monedhave euro dhe të valutave të tjera të dyshuara si të falsifikuara, kriteret për këmbimin e kartëmonedhave dhe monedhave euro të dëmtuara, standardet minimale për kontrollin e përshtatshmërisë dhe riqarkullimin e kartëmonedhave dhe monedhave euro dhe standardet për paketimin e kartëmonedhave dhe monedhave euro për depozitim në Bankën Qendrore të Kosovës. Rregulloret të cilat janë hartuar si të reja nga Banka Qendrore dhe që kanë hyrë në fuqi gjatë vitit 2016 janë: Rregullorja për kreditë hipotekare rezidenciale; Qëllimi i kësaj rregulloreje është vendosja e kërkesave dhe standardeve për kreditë ndaj personave fizikë, të siguruara me anë të pronës së paluajtshme rezidenciale për qëllime banimi. Përmes kësaj rregulloreje përcaktohen kushtet për ofrimin e kredive rezidenciale më të favorshme për personat fizikë, të cilat përmbushin kriteret sipas kësaj rregulloreje. Kjo rregullore nuk adreson dhe nuk ka për qëllim rregullimin e kredive hipotekare për qëllime investive. Këtu përfshihet procesi i aplikimit, kreditimit, financimit dhe servisimit të kredive hipotekare rezidenciale. Rregullorja për përdorimin e vlerësimeve të jashtme kreditore për qëllim të llogaritjes së kapitalit rregullativ; Qëllimi i kësaj rregulloreje është të përcaktojë rregullat dhe kriteret për përdorimin e vlerësimeve nga institucionet për vlerësime të jashtme kreditore, për përcaktimin e peshave me rrezik ndaj mjeteve, gjatë llogaritjes së kërkesave për kapital minimal rregullativ për rrezikun kreditor sipas qasjes së standardizuar të Shtyllës I të Standardeve të Basel-it për Kapital.

Periodiku Bankar Qershor 2016 3 Rregullorja për menaxhimin e rrezikut të normës së interesit në librin e bankës; Qëllimi i kësaj rregullore është të përcaktoj procedurat dhe parimet për menaxhimin e rrezikut të normës së interesit në librin e bankës, metodën e llogaritjes së ndryshimeve në vlerën ekonomike të një banke që ndërlidhet me ndryshimin e pozicioneve në librin e bankës si rezultat i përdorimit të një stresimi standard të normës së interesit dhe kërkesat për raportim në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës. Rregullorja për instrumentet dhe marrëveshjet e garantimit në mes institucioneve të licencuara financiare dhe Fondit Kosovar për Garanci Kreditore; Kjo rregullore zbatohet për të gjitha instrumentet dhe marrëveshjet e garancisë që arrihen mes FKGKsë dhe bankave, degëve të bankave të huaja, institucioneve mikrofinanciare, dhe institucioneve financiare jo-bankare që janë të licencuara dhe regjistruara nga BQK-ja për të operuar në Republikën e Kosovës. Fondi Kosovar për Garanci Kreditore është themeluar në përputhje me Ligjin nr. 05/L-057 për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore për të lehtësuar rritjen e qasjes në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në Kosovë, me qëllim të krijimit të vendeve të punës, rritjes së prodhimit vendor dhe shërbimeve me vlerë të shtuar si dhe për të përmirësuar bilancin tregtar dhe për të rritur mundësitë e financimit të NMVM-ve më pak të shërbyera. Rregullorja për sistemin e pagesave ndërbankare; Qëllimi i kësaj Rregulloreje është përcaktimi i rregullave dhe procedurave për funksionimin e Sistemit të Pagesave NdërBankare të Kosovës. Shoqata e Bankave të Kosovës gjatë gjithë kësaj kohe të ndryshimit të rregulloreve ekzistuese, si dhe gjatë hartimit të rregulloreve të reja, ka pas bashkëpunim të ngushtë me Bankën Qendrore të Kosovës. Në këtë rast, Shoqata e Bankave të Kosovës përmes ekspertizës së saj që e ka nga industria bankare ka dhënë kontributin e saj përmes komenteve, sugjerimeve dhe diskutimeve që ka pas me përfaqësues nga Banka Qendrore, pothuajse në të gjitha rregulloret e lartëshënuara. Ky bashkëpunim është bërë me qëllim të gërshetimit të përvojave, posaqërisht të industrisë bankare të cilët kanë sjelle përvojen e tyre të drejtpërdrejt nga terreni, pra nga perspektiva e zbatimit praktik të tyre. E gjithë ky bashkëpunim është bërë me qëllim që të kemi rregullativë sa më të mirë të mbikqyrjes dhe të implementueshme në praktikë.

4 Periodiku Bankar Qershor 2016 II. Indikatorët kryesorë të industrisë bankare Struktura e aseteve Struktura e aseteve të industrisë bankare (2010-2016) (milion euro) Përshkrimi 2010 2011 2012 2013 2014 2015 Prill-16 Paraja e gatshme dhe bilanci me BQK 307.0 331.5 425.7 463.3 447.1 491.0 435.9 Bilanci me bankat komerciale 439.1 329.5 287.9 339.9 390.7 316.0 312.2 Letrat me vlerë 173.4 202.0 256.6 354.5 383.8 473.3 445.9 Kreditë dhe lizingu 1,458.7 1,698.1 1,763.4 1,805.8 1,882.4 2,019.5 2,102.5 Asetet fikse 44.0 47.4 57.7 55.5 53.7 57.0 56.7 Asetet tjera 32.9 41.3 38.1 40.3 27.9 28.5 28.5 Gjithsej Asete 2,455.1 2,649.7 2,829.3 3,059.3 3,185.6 3,385.3 3,381.7 Tab. 1 Burimi: BQK Bilanci i gjendjes së korporatave të tjera depozituese Përbërja e struktures së aseteve të industrisë bankare (2010-2016) (milion euro) Përshkrimi 2010 2011 2012 2013 2014 2015 Prill-16 Paraja e gatshme dhe bilanci me BQK 12.5% 12.5% 15.0% 15.1% 14.0% 14.5% 12.9% Bilanci me bankat komerciale 17.9% 12.4% 10.2% 11.1% 12.3% 9.3% 9.2% Letrat me vlerë 7.1% 7.6% 9.1% 11.6% 12.0% 14.0% 13.2% Kreditë dhe lizingu 59.4% 64.1% 62.3% 59.0% 59.1% 59.7% 62.2% Asetet fikse 1.8% 1.8% 2.0% 1.8% 1.7% 1.7% 1.7% Asetet tjera 1.3% 1.6% 1.3% 1.3% 0.9% 0.8% 0.8% Gjithsej 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% Tab. 2 Burimi: BQK Bilanci i gjendjes së korporatave të tjera depozituese Gjithsej asetet në raport me kreditë (2010-2016) 4,000.0 3,500.0 3,000.0 2,500.0 2,000.0 1,500.0 2,455.1 1,458.7 3,059.3 2,829.3 2,649.7 1,698.1 1,763.4 1,805.8 3,185.6 1,882.4 3,387.3 3,381.7 2,019.4 2,102.5 1,000.0 500.0 0.0 2010 2011 2012 2013 2014 2015 16-Apr Kreditë dhe lizingu Gjithsej Asete Fig. 1 Burimi: BQK Bilanci i gjendjes së korporatave të tjera depozituese

Periodiku Bankar Qershor 2016 5 Kreditë sipas aktivitetit ekonomik (2010-2016) (milion euro) Përshkrimi Bujqësia Minierat Prodhimi Energjetika Ndërtimtaria Tregtia Hotelet & Restaurantet Tregti tjetër Shërbime financiare Shërbime tjera Gjithsej 2010 38.2 14.6 127.6 18.0 109.1 521.2 39.5 18.9 22.0 113.6 1,022.8 2011 40.5 17.2 136.7 14.5 116.3 606.2 39.9 23.4 55.0 99.9 1,149.5 2012 43.6 16.2 133.1 15.9 125.2 635.3 38.8 22.7 54.5 108.8 1,194.2 2013 45.8 20.1 131.7 20.8 118.7 640.6 49.2 19.1 68.8 102.6 1,217.4 2014 49.8 19.7 153.0 20.3 107.0 674.5 51.4 18.1 60.6 102.0 1,256.4 2015 59.9 19.2 164.1 17.8 99.5 683.0 50.7 21.3 94.0 123.8 1,333.4 Prill - 16 53.4 19.9 174.9 18.7 100.2 712.9 47.9 21.3 95.9 125.6 1,370.7 Tab. 3 Burimi: BQK Kreditë e korporatave të tjera depozituese sipas aktivitetit ekonomik Pjesëmarrja e kredive sipas aktivitetit ekonomik (2010-2016) Përshkrimi Bujqësia Minierat Prodhimi Energjetika Ndërtimtaria Tregtia Hotelet & Restaurantet Tregti tjetër Shërbime financiare Shërbime tjera Gjithsej 2010 3.7% 1.4% 12.5% 1.8% 10.7% 51.0% 3.9% 1.9% 2.2% 11.1% 100.0% 2011 3.5% 1.5% 11.9% 1.3% 10.1% 52.7% 3.5% 2.0% 4.8% 8.7% 100.0% 2012 3.7% 1.4% 11.1% 1.3% 10.5% 53.2% 3.2% 1.9% 4.6% 9.1% 100.0% 2013 3.8% 1.7% 10.8% 1.7% 9.8% 52.6% 4.0% 1.6% 5.6% 8.4% 100.0% 2014 4.0% 1.6% 12.2% 1.6% 8.5% 53.7% 4.1% 1.4% 4.8% 8.1% 100.0% 2015 4.5% 1.4% 12.3% 1.3% 7.5% 51.2% 3.8% 1.6% 7.1% 9.3% 100.0% Prill - 16 3.9% 1.5% 12.8% 1.4% 7.3% 52.0% 3.5% 1.6% 7.0% 9.2% 100.0% Tab. 4 Burimi: BQK Kreditë e korporatave të tjera depozituese sipas aktivitetit ekonomik Struktura e detyrimeve Struktura e detyrimeve të industrisë bankare (2010-2016) (milion euro) Përshkrimi 2010 2011 2012 2013 2014 2015 Prill-16 Bilanci nga bankat tjera 70.7 40.0 6.0 16.5 31.6 43.4 70.9 Depozitat 1,936.8 2,104.0 2,279.1 2,449.0 2,537.5 2,702.9 2,651.7 Huatë tjera 23.4 30.4 18.9 13.4 14.1 17.6 17.7 Provizionet e shlyera 0.1 0.2 1.7 2.0 2.9 2.7 2.8 Detyrimet tjera 160.1 191.3 221.4 244.1 229.2 189.1 194.2 Borxhi i ndërvarur 33.5 31.0 31.0 56.3 47.3 36.9 37.9 Obligimet nga pranimet e bankës - - 0.5 0.1 - - - Mjetet vetanake 230.4 252.8 270.7 277.8 323.0 392.7 405.3 Gjithsej Detyrime 2,455.1 2,649.7 2,829.3 3,059.3 3,185.6 3,385.3 3,380.4 Tab. 5 Burimi: BQK Bilanci i gjendjes së korporatave të tjera depozituese

6 Periodiku Bankar Qershor 2016 Struktura e detyrimeve të industrisë bankare (2010-2016) Përshkrimi 2010 2011 2012 2013 2014 2015 Prill-16 Bilanci nga bankat tjera 2.9% 1.5% 0.2% 0.5% 1.0% 1.3% 2.1% Depozitat 78.9% 79.4% 80.6% 80.1% 79.7% 79.8% 78.4% Huatë tjera 1.0% 1.1% 0.7% 0.4% 0.4% 0.5% 0.5% Provizionet e shlyera 0.0% 0.0% 0.1% 0.1% 0.1% 0.1% 0.1% Detyrimet tjera 6.5% 7.2% 7.8% 8.0% 7.2% 5.6% 5.7% Borxhi i ndërvarur 1.4% 1.2% 1.1% 1.8% 1.5% 1.1% 1.1% Obligimet nga pranimet e bankës - - 0.0% 0.0% - - - Mjetet vetanake 9.4% 9.5% 9.6% 9.1% 10.1% 11.6% 12.0% Gjithsej Detyrime 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% 100.0% Tab. 6 Burimi: BQK Bilanci i gjendjes së korporatave të tjera depozituese Gjithsej detyrimet në raport me depozitat (2010-2016) 4,000.0 3,500.0 3,000.0 2,500.0 2,000.0 1,500.0 2,455.1 1,936.8 2,649.7 2,104.0 2,829.3 2,279.1 3,059.3 3,185.6 2,449.0 2,537.5 3,385.3 3,380.4 2,702.9 2,651.7 1,000.0 500.0 0.0 2010 2011 2012 2013 2014 2015 16-Apr Depozitat Gjithsej detyrimet Fig. 2 Burimi: BQK Bilanci i gjendjes së korporatave të tjera depozituese

Periodiku Bankar Qershor 2016 7 Të hyrat dhe shpenzimet Të hyrat e industrisë bankare (2010-2016) (milion euro) Periudha Të hyrat nga interesi Të hyrat nga jo-interesi Kreditë Plasmanet me banka Letrat me vlerë Të tjera Tarifat dhe komisionet Të ardhura tjera operative Të hyrat nga rivlerësimet 2010 169.6 2.7 3.1 0.4 37.5 3.9 0.0 217.2 2011 186.3 4.1 4.2 0.5 41.7 3.3 0.0 240.1 2012 194.9 2.0 3.0 0.6 44.2 2.4 0.0 247.0 2013 192.5 1.4 2.3 2.0 45.6 3.9 1.2 249.0 2014 190.7 1.1 2.9 2.5 44.6 3.1 0.5 245.3 2015 180.4 0.5 4.4 0.7 47.1 4.0 1.1 238.2 Totali Tab. 7 Burimi: BQK Pasqyra e të ardhurave e korporatave të tjera depozituese Të hyrat nga Gjithsej interesi, të jointeresi hyrat (2010-2015) dhe nga rivlerësimi (2010-2015) 80.9% 81.3% 81.2% 79.6% 80.4% 78.1% 19.1% 18.7% 18.8% 19.9% 19.4% 21.5% 0.0% 0.0% 0.0% 0.5% 0.2% 0.5% 2010 2011 2012 2013 2014 2015 Të hyrat nga interesi Të hyrat nga jo-interesi Të hyrat nga rivlerësimi Fig. 3 Burimi: BQK Pasqyra e të ardhurave e korporatave të tjera depozituese

8 Periodiku Bankar Qershor 2016 Shpenzimet e industrisë bankare (milion euro) Periudha Shpenzimet e interesit Shpenzimet e jo-interesit Shp.të përgjithshme dhe admin. Provizioni për taksat Totali Depozita Huamarrje Të tjera Tarifat dhe Komisionet Provizionet për humbjet e kredive Shp.personelit Shp.të përgjithshme Shp.tjera nga jo-interesi 2010 49.4 4.8 1.1 7.7 28.3 37.8 37.6 12.6 5.5 184.8 2011 51.3 5.6 1.5 8.5 34.8 40.7 33.5 22.9 5.3 204.1 2012 57.6 3.2 2.3 8.7 50.3 42.3 35.5 24.5 4.0 228.6 2013 58.0 2.6 3.2 9.4 46.1 42.3 35.6 22.5 3.2 223.0 2014 36.4 3.3 4.5 11.1 20.5 42.7 35.1 24.4 6.8 184.8 2015 16.7 3.8 2.1 12.0-8.4 44.0 35.7 27.8 9.7 143.5 Tab. 8 Burimi: BQK Pasqyra e të ardhurave e korporatave të tjera depozituese Shpenzimet Gjithsej e industrisë shpenzimet bankare (2010-2015) (2010-2015) 74.9% 55.3% 47.6% 47.6% 44.8% 45.1% 29.9% 28.6% 19.5% 21.2% 27.6% 28.6% 25.8% 24.9% 23.9% 17.1% 15.8% 3.0% 2.6% 1.8% 1.5% 3.7% 2.5% 6.8% 2010 2011 2012 2013 2014 2015 Shpenzimet e interesit Shpenzimet e jo-interesit Shp.të përgjithshme dhe admin. Provizioni për taksat Fig. 4 Burimi: BQK Pasqyra e të ardhurave e korporatave të tjera depozituese 300.0 Fitimi neto (2010-2015) Të ardhurat neto operative të industrisë bankare 250.0 217.2 240.1 247.0 249.0 245.3 238.2 200.0 150.0 184.8 204.1 228.6 223.0 184.8 143.5 100.0 50.0 0.0 94.7 60.5 36.0 26.0 18.5 0 2010 2011 2012 2013 2014 2015 Të hyrat Shpenzimet Milion Profiti neto euro Fig. 5 Burimi: BQK Pasqyra e të ardhurave e korporatave të tjera depozituese

Periodiku Bankar Qershor 2016 9 Të hyrat e industrisë bankare (milion euro) Periudha Të hyrat nga interesi Të hyrat nga jo-interesi Kreditë Plasmanet me banka Letrat me vlerë Të tjera Tarifat dhe komisionet Të hyrat nga rivlerësimet Mar-15 45.8 0.2 1.0 0.3 11.0 1.0 0.5 59.7 Mar-16 42.8 0.1 1.0-0.1 11.5 1.2 1.0 57.6 Tab. 9 Burimi: BQK Pasqyra e të ardhurave e korporatave të tjera depozituese Totali Shpenzimet e industrisë bankare (milion euro) Periudha Shpenzimet e interesit Shpenzimet e jo-interesit Shp.të përgjithshme dhe admin. Provizioni për taksat Totali Depozita Huamarrje Të tjera Tarifat dhe Komisionet Të ardhura tjera operative Provizionet për humbjet e kredive Shp.personelit Shp.të përgjithshme Shp.tjera nga jo-interesi Mar-15 4.9 0.9 0.7 2.6 4.2 10.5 8.1 5.8 2.0 39.7 Mar-16 3.4 0.9 0.5 4.5 4.3 10.4 8.4 6.6 1.9 40.8 Tab. 10 Burimi: BQK Pasqyra e të ardhurave e korporatave të tjera depozituese Të ardhurat Fitimi neto neto operative (Q1 2015, të Q1 industrisë 2016) bankare 59.7 57.6 39.7 40.8 19.9 16.8 Mars 2015 Mars 2016 Të hyrat Shpenzimet Fitimi neto Fig. 6 Burimi: BQK Pasqyra e të ardhurave e korporatave të tjera depozituese

10 Periodiku Bankar Qershor 2016 Normat efektive të interesit në kredi NORMAT EFEKTIVE TË INTERESIT NË KREDI (2010-2016) Përshkrimi 2010 2011 2012 2013 2014 2015 Prill-16 Normat efektive në kredi të reja 13.97% 13.30% 12.24% 10.90% 9.29% 7.69% 7.66% Normat efektive për korp. jofinanc. 14.11% 13.04% 12.34% 10.75% 9.56% 7.39% 7.27% Normat efektive për ek.familjare 13.77% 13.85% 12.00% 11.33% 8.88% 8.39% 7.95% Tab. 11 Burimi: BQK Normat e interesit në kredi për sektorin bankar Normat efektive të interesit në kredi (2010-2016) 15.00% 14.00% 13.00% 12.00% 11.00% 10.00% 9.00% 8.00% 7.00% 6.00% 14.11% 13.85% 13.30% 13.77% 12.34% 13.97% 13.04% 12.24% 11.33% 12.00% 10.90% 10.75% 9.56% 9.29% 8.39% 8.88% 7.95% 7.69% 7.66% 7.39% 7.27% 2010 2011 2012 2013 2014 2015 16-Apr Normat efektive në kredi të reja Normat efektive për korp. Jofinanc. Normat efektive për ek.familjare Fig. 7 Burimi: BQK Normat e interesit në kredi për sektorin bankar Normat efektive të interesit në depozita Diferenca ndërmjet normave të interesit në kredi dhe depozita (2010-2016) Përshkrimi 2010 2011 2012 2013 2014 2015 Prill-16 Norma efektive për gjithsej kreditë e reja 13.97% 13.30% 12.24% 10.90% 9.29% 7.69% 7.66% Normat efektive për gjithsej depozitat e reja 3.38% 3.62% 3.72% 2.40% 1.11% 1.15% 0.85% Diferenca 10.59% 9.68% 8.52% 8.50% 8.18% 6.54% 6.81% Tab. 12 Burimi: BQK Normat e interesit në kredi për sektorin bankar

Periodiku Bankar Qershor 2016 11 Diferenca Normat e normës efektive efektive e interesit të interesit (2010-2016) (2010-2016) 16.00% 14.00% 12.00% 13.97% 13.30% 12.24% 10.90% 10.00% 8.00% 6.00% 4.00% 2.00% 10.59% 3.38% 9.68% 3.62% 8.52% 3.72% 8.50% 2.40% 9.29% 7.69% 7.66% 8.18% 6.54% 6.81% 1.11% 1.15% 0.85% 0.00% 2010 2011 2012 2013 2014 2015 Prill-16 Effective rates on total new loans Effective rates on total new deposits Difference Fig. 8 Burimi: BQK Normat e interesit në kredi për sektorin bankar Kreditë jo-performuese Kreditë jo-performuese (2010-2016) Përshkrimi 2010 2011 2012 2013 2014 2015 Prill-16 Vlera e kredive jo-performuese 86.1 96.8 132.3 157.1 154.4 125.2 121.9 Provizionet për humbje nga kreditë 115.0% 116.7% 112.7% 110.5% 114.4% 115.1% 117.5% Tab. 13 Burimi: BQK Raporti vjetor 2013, 2014 dhe raporti i informatave mujore Kreditë jo-performuese (2010-2016) Përshkrimi 2010 2011 2012 2013 2014 2015 Prill-16 Kreditë jo-performuese (%) 5.9% 5.8% 7.5% 8.7% 8.3% 6.2% 5.8% NPL rritja/zvogëlimi (%) 51.7% 12.5% 36.6% 18.8% -1.7% -18.9% -2.6% Përqindja e rritjes kreditore 13.2% 16.4% 3.8% 2.4% 4.2% 7.3% 4.1% Tab. 14 Burimi: BQK Raporti vjetor 2013, 2014 dhe raporti i informatave mujore

12 Periodiku Bankar Qershor 2016 Non-performing Kreditë loans jo-performuese in relation to (2010-2016) total loans (2010-2016) 60.0% 50.0% 51.7% 40.0% 30.0% 20.0% 10.0% 0.0% -10.0% 16.4% 13.2% 12.5% 5.9% 5.8% 36.6% 7.5% 8.7% 18.8% 8.3% 6.2% 4.2% 3.8% 2.4% -1.7% 7.3% 5.8% 4.1% -2.6% -20.0% -18.9% -30.0% 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 Kreditë jo-performuese (%) NPL rritja/zvogëlimi (%) Përqindja e rritjes kreditore Fig. 9 Burimi: BQK Raporti vjetor 2013, 2014 dhe raporti i informatave mujore Referencat Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, Bilanci i gjendjes i korporatave tjera depozituese sipas maturitetit, qershor 2016, http://bqk-kos.org/?id=55; Banka e Republikës së Kosovës, Korniza Ligjore, Rregulloret, korrik 2016, http://bqk-kos.org/?id=131; Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, Normat efektive të interesit në kredi të reja, qershor 2016, http:// bqk-kos.org/?id=55; Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, Normat efektive të interesit në depozita të reja, qershor 2016, http://bqk-kos.org/?id=55; Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, Pasqyra e të ardhurave e korporatave të tjera depozituese, qershor 2016, http://bqk-kos.org/?id=55; Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, Raporti vjetor 2013 dhe 2014, http://bqk-kos.org/?id=102; Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, Raporti i informatave mujore të sistemit financiar, maj 2015, http://bqk-kos.org/?id=98;

PJESA III LAJME NGA INDUSTRIA BANKARE dhe EKONOMIA QË SHËNUAN MUAJIN QERSHOR

14 Periodiku Bankar Lajme nga Industria Bankare dhe Ekonomia Sistemi bankar në Kosovë, stabil Sistemi bankar në Kosovë është stabil, i qëndrueshëm dhe pa ndonjë paralajmërim shqetësues. Madje, normat e rritjes janë më të larta se treguesit makroekonomik në vend. Bankat komerciale të vendin kanë dëshmuar edhe ndikim mjaft të madh në rritjen e përgjithshme ekonomike, e cila vjet i është afër 3.6 për qind. Këto ishin disa nga konstatimet që u thanë gjatë punëtorisë tradicionale dyditore me gazetarëtraportues për ekonominë në njëzet mediume të e raporteve ndërmjet mediave dhe institucioneve të sistemit bankar, me qëllim të pasqyrimit të pasqyrës reale. Guvernatori i BQK-së, Bedri Hamza prezantoj situatën aktuale në sistemin bankar, duke përfshirë të arriturat dhe sfidat e tij. Sistemi bankar në Kosovë ka një rritje të vazhdueshme, likuiditet të lartë dhe stabilitet. Kreditë janë gati 2.1 miliardë euro, depozitat janë mbi 2.6 miliardë euro, ndërsa norma interesit në kredi është shkruara dhe elektronike, nën moton Të bëjmë lajm nga numrat, të mbajtur të premten dhe të shtunën në Prevallë, nën organizimin e Qendrës për Hulumtime Strategjike e Sociale STRAS, i përkrahur edhe nga Shoqata e Bankave të Kosovës dhe Fondi Evropian për Evropën Juglindore EFSE nga Gjermania. Gjatë dy ditëve gazetarët kishin mundësi të dëgjojnë paraqitjet dhe të zhvillojnë debat me përfaqësues dhe ekspertë të Bankës Qendrore të Kosovës, Shoqatës së Bankave të Kosovës, të Qeverisë së Kosovës, bankave komerciale dhe të bizneseve. Ndërkaq, qëllimi parësor ishte ofrimi i të dhënave për rrjedhat në sistemin bankar, reflektimi i reformave qeveritare në qëndrueshmërinë e këtij sistemi, përkrahja e bizneseve jo vetëm për financimin e zhvillimit, pro edhe me shërbime të avancuara, si edhe avancimin në rënie. Në fund të prillit ka qenë 7.9 për qind. Më askush nuk mund të thotë se Kosova është vendi me norma më të larta në rajon. Jemi rreth mesatares së tij, ka thënë Hamza. Më tutje, Ilir Aliu, kryetar i Bordit të SHBK-së bëri një vështrim për tregun bankar dhe zhvillimin konkurrencës brenda tij. Janë dhjetë banka, të cilat ofrojnë konkurreshmëri të mirë në treg. Pa dyshim s kjo është arritur edhe me futjen e bankave të reja, me të cilat klientët kanë mundësi më të mëdha për përzgjedhjen e bankës së vet, ka thënë Aliu. Në vazhdim ai ka elaboruar edhe ndikimin bankave në biznese. Sipas tij, kreditë janë në rritje, normat e interesit janë në rënie, njësoj sikurse edhe të hyrat e bankave. Kjo ka mundësuar që bizneseve t iu mbetet

Periodiku Bankar Lajme nga Industria Bankare dhe Ekonomia 15 një sasi më e madhe e parave. Më tutje Gjylfidane Kadriaj, drejtoreshë e Departamentit të Sistemit të Pagesave në BQK foli për qarkullimin e parasë, për vëllimin e transaksioneve dhe të pagesave, si edhe për instrumentet e pagesave që aplikohen në Kosovë. Eriola Bibolli, zëvendësdrejtoreshë në ProCredit Bank bëri një analizë për digjitalizimin e sistemit bankar në vend, duke krahasuar me rajonin dhe me disa vende në BE. Në shumë shtete është gjithnjë e më i rrallë kontakti fizik ndërmjet bankës dhe klientit. Ai bëhet në mënyrë elektronike. Madje, ka banka, të cilat operojnë vetëm nga një zyrë, por kanë një shtrirje të gjerë, të cilën ia mundëson digjitalizimi i shërbimeve. Këtë rrugë është duke ndjekur edhe Kosova, tha Biboli. Në vazhdim, Debatik Hoxha nga kompania Gjirafa. com tregoj se duke shfrytëzuar teknologjinë nformative kjo kompani ka arritur një shtrirje të gjerë. Madje, ajo shumë shpesh do të ketë ofertë të re, si për blerje on-line, apo për informata që janë me interes për qytetarin, si nga lëmi i qarkullimit dhe transportit, po ashtu edhe nga hoteleria e turizmi. Petrit Balija, drejtor ekzekutive i SHBK-së, foli për rolin e Shoqatës së Bankave në ndërtimin e sistemit bankar në vend, si edhe për ndikimin saj në koordinimin raporteve ndërmjet bankave komerciale në vend. Sipas tij, përbrenda mekanizmave të kësaj shoqate është e ndaluar që të bisedohet për kostot e shërbimeve të bankave dhe në këtë mënyrë është siguruar që ajo të mos jetë vend i marrëveshjeve të tilla, por çmimet e shërbimeve të mbeten çështje e brendshme e bankave. Qemajl Marmullakaj, drejtor i Zyrë për Planifikim Strategjik në ZKM, elaboroj rëndësinë e Fondit për Garantimin e Kredive në forcimin e pozitës si bizneseve, por njëkohësisht ai i ofron siguri më të madhe edhe sistemit banar të vendit. Në strategjinë e zhvillimit parashihen edhe një varg reformash, posaçërisht në fushën e ligjeve, ashtu që ato të ofrojnë siguri edhe më të madhe për investitorët, tha Marmullakaj. Në fund i punëtorisë Hekuran Murati, nga Departamenti i Thesarit foli për përvojat e deritashme në tregun letrave me vlerë, ndikimin tyre në qëndrueshmërinë e buxhetit, por edhe mundësinë që iu ofrohet bankave për investime. Bankat në asnjë mënyrë nuk mund të jenë të rrezikuara nga letrat me vlerë, meqenëse ato nuk janë blerësit kryesor, ndërsa edhe ligji jep garanci të forta se këto instrumente nuk ka asnjë mundësi që t i mbesin në dorë blerësve, tha Murati. Qendra për Hulumtime Strategjike STRAS do të vazhdoj me organizimin e punëtorive të këtillë,ashtu që gazetarët të sigurojnë informacione të plota për zhvillimet aktuale në tregun bankar. (Epoka e Re, Kosovalive 360, Lajm.co, Kosova Info, 6 qershor 2016).

16 Periodiku Bankar Lajme nga Industria Bankare dhe Ekonomia Fitimi i bankave arrin në 24.5 milionë euro Bazuar në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) shihet se gjatë katër muajve të parë të këtij viti, fitimi i bankave ka arritur në 24.5 milionë euro, derisa në periudhën e njëjtë të vitit paraprak, të gjitha bankat komerciale në vend kishin arritur një profit prej 28.7 milionë euro, apo 4.2 milionë euro më pak se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Më tej në raportin e BQK-së shihet se të hyrat e bankave nga fillimi i vitit e deri në fund të muajit prill kanë arritur në 76.7 milionë euro, ku nga kjo shumë 58.9 milionë euro janë të hyra nga interesi. Ndërkaq, gjatë periudhës së njëjtë kohore shpenzimet e bankave kanë arritur në 52.2 milionë euro, ku 31.4 milionë euro janë shpenzime administrative. Gjithnjë bazuar në raportin e BQK-së shihet sa gjatë kësaj periudhe kohore në Kosovë ka pasur ngritje të interesit në kredi dhe rënie të normës së interesit në depozita. Gjatë muajit prill të këtij viti norma mesatare e interesit për kredi ka qenë 7,7 % derisa një muaj më herët ajo ka qenë 7,4 %. Ndërkaq norma mesatare e interesit në depozita gjatë prillit të këtij viti ka qenë 0,8 %, derisa një muaj më herët ajo ka qenë 0,9 %, thuhet në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Zëri, 7 qershor 2016). Rritet për 8.6 % kërkesa e qytetarëve për kredi Bankat komerciale në Kosovë kanë shënuar rekord në uljen e normave të interesit për kredi duke I bërë ato njëshifrore. Kjo ka ndikuar që të rritet kërkesa për marrjen e kredive nga qytetarët e Kosoves në bankat komerciale. Në tre vjetët e fundit kërkesa për marrje të kredive është rritur për 8.6 për qind. E tërë kjo rritje, sipas njohësve të çështjeve ekonomike, ka ardhur në saje të uljes së normave të interesit për kredi si dhe konkurrences në sektorin bankar. Drejtori i Shoqatës së Bankave të Kosovës (ShBK), Petrit Balija, ka thënë për gazetën Epoka e re se dhënia e kredive nga bankat komerciale në Kosovë ka shënuar ngritjen më të lartë karshi tre vjetëve të fundit dhe kjo, sipas tij, ka ndodhur në saje të uljes së normave të interesit në kredi, si dhe të konkurrencës në tregun bankar. Kreditë në Kosovë kanë shënuar rritje prej 8.6%, që është rritja më e lartë në krahasim me tre vjetët e fundit, kështu duke mundësuar qasje më të madhe në financim për ndërmarrjet dhe qytetarët e Kosoves. Kjo rritje vjen edhe falë uljes së normave të interesit për kredi dhe konkurrencës së madhe në sektorin bankar, ka deklaruar Balija. Ai ka thënë se rritja e kërkeses për kredi është lajm i mirë si për ekonominë e vendit edhe për sektorin bankar. Mendoj se është një lajm shumë I mirë për ekonominë e vendit dhe një e arritur e rëndësishme e sektorit bankar në Kosovë duke ditur që ky është një prej funksioneve më të rëndësishme të bankave, ka thënë Balija. Sipas tij, subvencionimi i pjesshem i kamatave për sektorë strategjik nga Qeveria e Kosoves do të ndikonte që kreditimi të jetë edhe më i lartë në Kosovë. Ndryshe, Kosova ka 10 banka që afarojnë dhe kjo është duke mbuluar mjaftueshem kërkesen aktuale në treg, por

Periodiku Bankar Lajme nga Industria Bankare dhe Ekonomia 17 me rritjen e kërkeses në të ardhmen mendoj se do të ketë edhe banka tjera të interesuara për të hyrë në tregun e Kosoves, është shprehur ai. Ndërsa drejtori i STRAS-it, Ibrahim Rexhepi, ka deklaruar për gazetën Epoka e re se rritja e kërkesës për kredi ka ardhur si rrjedhojë e uljes së normave të interesit. (Epoka e Re, 13 qershor 2016). Hamza: Rritja ekonomike prej 3.8% deri në 4% Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza ka thënë se Kosova ballafaqohet me probleme ekonomike si: deficiti i lartë tregtar, papunësia e lartë dhe investimet e huaja jo të mjaftueshme. Ai këto i tha në punimet e samitit dyditor Stabiliteti financiar rajonal në rrethana të ndryshueshme globale, që është mbajtur në Beçiq të Malit të Zi. Duke marrë pjesë në panelin diskutues të guvernatorëve çelësi i sfidave të politikës monetare dhe të mbikëqyrjes bankare në vitin 2016, guvernatori Hamza është shprehur se në Kosovë kemi një rritje ekonomike ndër më të lartën në rajon, e cila sillet mesatarisht, prej 3.8-4 %, e cila si rritje duket e lartë, por për një ekonomi të vendit tonë, bazuar në zhvillimin ekonomik të saj, nuk mjafton. (Epoka e Re, 13 qershor 2016). Rritja e kredive, uli normat e interesit Rritja e numrit të kredive të lëshuar nga bankat komerciale në Kosovë ka bërë që të ulet edhe kamata për kreditë e lëshuara. Aktualisht norma e interesit për kredi është 7.4 për qind. Shoqata e Bankave të Kosovës ka organizuar forumin e hapur me temë: Sektori bankar dhe sistemi i zbatimit të kontratave në Kosovë, ku u tha se krahasuar me disa vite më herët numri i kredive është rritur gjë që ka ndikuar në uljen e normave të interesit. Zëvendësguvernatori i BQK-së, Fehmi Mehmeti, tha se normat e interesit nga dyshifrorë sa kanë qenë janë kthyer në një shifrore. Sipas tij, kreditë kanë shënuar rritje prej 9.7 për qind. Kurse, përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë, Ruud Vermeule, tha se FMN është shumë e interesuar në zbatimin e kontratave përmbaruese pasi kjo ndihmon në rritjen e zhvillimit ekonomik. E, kryetari i Shoqates së Bankave të Kosovës, Petrit Balija, ka deklaruar se sistemi i përmbarimit në Kosovë ka ndikuar pozitivisht në sektorin bankar. Sistemi i përmbarimit ka ndikuar mjaft pozitivisht në sektorin bankar që nga dhënia e këtij sistemi në funksion të zbatimit të kontratave. Numri i madh i lëndëve që presin të ekzekutohen, ekzekutimi i mangët i vendimeve, mangësitë në sistemin ligjor që e rregullon fushën e përmbarimeve, vonesat e vazhdueshme dhe ngecjet në gjykatat themelore sa i përket çështjeve profesionale dhe administrative teknike etj, tha Balija. (Zëri, Bota Sot, Kosova Press, Lajmi.net, Telegrafu, Indeksonlie, RTK live, Kallxo. com, Bota Press, Klan Kosova, RTV 21, 10 minuta, gazeta Fjala, Republika 24, Revista Ekonomia, Albania Magazine, Infokusi, Arbresh.info, 15 qershor 2016).

18 Periodiku Bankar Lajme nga Industria Bankare dhe Ekonomia Qeveria emeton 30 milionë euro Letra me Vlerë Qeveria e Kosovës ka mbajtur ankandin e emetimit të Letrave me Vlerë, me ç rast ka ofertuar Bono Thesari 12-mujore në vlerë prej 30 milionë eurosh.shuma prej 25 milionë eurosh do të shërbejë për rifinancimin e bonos të emetuar në qershor 2015, kurse pjesa tjetër prej pesë milionë eurosh do të jetë e hyrë buxhetore. Kështu është thënë në njoftimin e Ministrisë së Financave. Në këtë ankand tregu shfaqi kërkesë për blerje në vlerë 49.75 milionë euro, kurse ne pranuam vetëm shumën e shpallur paraprakisht e që është 30 milionë euro. Norma e interesit për këtë ankand ishte 0.37 për qind vjetore, gjë që paraqet një dallim prej -4 pikësh bazë krahasuar me normën e interesit të ankandit të kaluar të bonove 12-mujore, e cila ishte 0.41 për qind, është thënë në njoftimin e Ministrisë së Financave (MF). Kjo ministri ka njoftuar edhe për arsyet e rënies së normës së interesit që janë likuiditeti në sektorin bankar, por edhe siguria e lartë që ka ky investim marrë parasysh qëndrueshmërinë makrofiskale dhe nivelin e ulët të borxhit që aktualisht ka Republika e Kosovës. Blerësit sipas kategorive në ankandin e bonove të Thesarit, Ankandi KV010-16 i emetimit të Letrave me Vlerë të Qeverisë së Kosovës ishin bankat me 16.62 milionë euro si dhe fondet pensionale me 12.53 milionë euro, është thënë në njoftimin e MF-së. (Epoka e Re, Zëri, 16 qershor 2016).

Periodiku Bankar Lajme nga Industria Bankare dhe Ekonomia 19 Publikimet e Shoqatës së Bankave të Kosovës Periodiku Bankar është botim mujor i Shoqatës së Bankave të Kosovës duke filluar me publikimin e parë në muajin janar të vitit 2014. Publikimet mujore përmbajnë të dhëna dhe vlerësime të përgjithshme mbi sistemin financiar në Kosovë. Çdo publikim mujor trajton çështje të caktuara të sistemit financiar që për vëmendje kryesore ka sektorin bankar në Kosovë. www.bankassoc-kos.com.

Qendra për Trajnime Bankare trajnimet e planifikuara për vitin 2016: bazat e pajtueshmërisë Lidershipi dhe formimi i ekipeve menaxhimi i riskut operacional menaxhimi i porfolios së riskut kreditor ifrs nga Zyrtar i ti në auditor të ti mirësjellja në biznes Për më shumë informata rreth regjistrimit apo programit, kontaktoni Qendrën për Trajnime Bankare në Shoqatën e Bankave të Kosovës. 038 246 171 kbtraining@bankassoc-kos.com