KOSOVA. Energjia, Minierat, Telekomunikacioni dhe Teknologjia Informative

Similar documents
STRATEGJIA E ENERGJISË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

Tarifat nxitëse dhe rëndësia e tyre për investime në Kosovë. Janar 2014

ROLI I KPMM-SË NË ZHVILLIMIN E INDUSTRISË SË MINIERAVE NË KOSOVË

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

Efiçienca e energjisë në Kosovë

Ndikimi i Termocentralit Kosova e Re në Tarifat e Energjisë Elektrike * INSTITUTI GAP

Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ligjore për themelimin e Fondit zhvillimore për Efiçiencë të Energjisë (FEE)

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

PROGRAMI I KOSOVËS PËR REFORMA EKONOMIKE (PRE)

LIGJI PËR PLANIFIKIMIN HAPËSINOR

DEPARTAMENTI I KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE (DKE)

PYETJET MË TË SHPESHTA PAVARËSI ENERGJETIKE PËR KOSOVËN

POLITIKAT E SEKTORIT TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE AXHENDA DIXHITALE PËR KOSOVËN

Raport Analitik i Tregtisë në Shërbime Sektori i TIK

TË GJITHA KUTITË E ANKESAVE Rregullimi i tregut të komunikimeve elektronike dhe mbrojtja e konsumatorëve

Trajtimi i Tregtisë në Shërbime sipas Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kosovë-Turqi

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

Analiza për industrinë e lëngjeve të frutave

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2018

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

Strategjia Shtetërore për Sigurinë Kibernetike dhe Plani i Veprimit

Reforma e administratës publike në Kosovë

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi: 2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV

Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike. Nr. 24, Tremujori III/2018

Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike. Nr. 23, Tremujori II/2018

PASQYRA E TREGUT TË SEKTORIT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Çështjet që do të trajtohen

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS STRATEGJIA KOMBËTARE E ENERGJISË

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Termocentrali i Propozuar Kosova e Re: Barrë e panevojshme me një çmim të paarsyeshëm

Analizë: SFIDAT E PLANIFIKIMIT DHE MENAXHIMIT HAPËSINOR NË KOMUNA ROLI I SHOQËRISË CIVILE NË ADRESIMIN E TYRE

Analizë e politikave 02/2017

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS

Korniza Afatmesme e Shpenzimeve

Republika e Kosovës Republika Kosova Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DREJTORIA E PËRGJITHSHME E POLITIKAVE

Në pajtim me nenin 25, paragrafi 4, të Ligjit për Energji Nr. 2004/8;

Plani Zhvillimor Komunal i Komunës së Rahovecit Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) (draft)

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

Situata aktuale e eficiencës së energjisë në Shqipëri

TRYEZA TEMATIKE PËR TREGTI, INDUSTRI, DOGANA DHE TATIME, TREGUN E BRENDSHËM, KONKURRENCË MBROJTJE TË KONSUMATORIT DHE ATË SHËNDETËSORE KOSOVA 2020

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

Konrad Adenauer S ung NDIKIMI I MEKANIZMAVE PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË NË NXITJEN E ZHVILLIMIT NË NIVEL LOKAL

PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE

1. Hyrje. 1 Qeveria e Kosovës, Vendimi nr. 01/61, qasur më: ,

PROGRAMI I KIESA PËR ZHVILLIMIN E NDËRMARRJEVE Udhëzime për aplikuesit

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

Shkurt - Mars Shkurt - Mars 2011

Rishikimi funksional i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve

PASQYRA E TREGUT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Plani Zhvillimor Komunal i Prizrenit 2025 Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) (draft)

VLERËSIMI I BURIMEVE TË RIPËRTËRITSHME DHE PRODHIMI I ENERGJISË NGA REZIDUAT E BIOMASËS DRUNORE PËR ZHVILLIM TË QËNDRUESHËM NË KOSOVË

Analizë e politikave 03/2017

Energjia. Energji e qëndrueshme, e sigurt dhe e përballueshme për evropianët BASHKIMI EVROPIAN I SQARUAR

Implementing a National Spatial Data Infrastructure for a Modern Kosovo

PRIVATIZIMI NË SEKTORIN E ENERGJISË

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

StrategjiA për Ndryshimet Klimatike (SNK)

POLITIKAT E PUNËSIMIT DHE MIRËQENIES SOCIALE NË KOSOVË

Raporti Vjetor i Punës së Qeverisë për vitin 2016

TREPÇA RISTRUKTURIMI, SFIDAT DHE PERSPEKTIVA

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

Raport. Vizita studimore në Austri, Itali dhe Slloveni Tetor 2017

Faksi:

PËRMBLEDHJE LEGJISLACIONI PËR FUSHËVEPRIMIN DHE STRUKTURËN ORGANIZATIVE ZYRËS SË KRYEMINISTRIT 1 / 496

Sa të pavarura janë autoritetet rregullatore në Kosovë?

PËR VEPRIMTARITË HIDROMETEOROLOGJIKE

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО

PERCEPTIMET E INVESTITORËVE PËR MJEDISIN E BIZNESIT NË KOSOVË

Tregjet potenciale për eksport

K apitu lli 5. A ktiv itete të tjera të Bankës së Shqipërisë

C. KUADRI RREGULLATIV DHE PROCESI I LICENCIMIT

A.U.K Training and Development Institute. OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop

Planifikimi i menaxhimit të siteve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Udhëzime për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve të menaxhimit

KOMUNAT DHE ROLI I TYRE NË PUNËSIMIN E TË RINJVE

Komuna e Prizrenit Opština Prizren Prizren Belediyesi. Strategjia Komunale për Bujqësi /20

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

RAPORTI PËR PAPUNËSINË E TË RINJVE NË KOSOVË LEAD APPLICANT CO-APPLICANTS

Material Diskutues: Bujqësia dhe Zhvillimi Rural 1

PLANI I ZBATIMIT PLAN IMPLEMENTACIJE IMPLEMENTATION PLAN

Raporti i Performancës së Komunave

NJË VËSHTRIM I JASHTËM I TRAJNIMEVE TË REALIZUARA ME PERSONELIN E VETËQEVERISJES LOKALE Përgatitur nga Brenda Lee Pearson.

KOSOVO MANAGEMENT INSTITUTE

Republika e Kosovës. Republika Kosova-Republic of Kosovo

PËR INSPEKTORATIN E PRODUKTEVE TË NDËRTIMIT

Republika e Kosovës Republika Kosova Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

PLANI STRATEGJIK PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE NGA RREZIQET NË INTERNET

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government

NJOFTIM PËR KONTRATË

Legjislacioni sekondar i gjashtëmujorit të parë të vitit 2016 për sektorin bankar në Republikën e Kosovës PERIODIKU BANKAR

TURIZMI KUSHTET PËR ZHVILLIMIN E TURIZMIT NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Rishikimi funksional i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

FLETORJA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Transcription:

KOSOVA Energjia, Minierat, Telekomunikacioni dhe Teknologjia Informative 1

Fadil Ismajli Ministër i Zhvillimit Ekonomik Përmbyllja e një procesi skajshmërisht të vështirë politik që kulmoj me pavarësinë e Kosovës, e vendos në maje të agjendës së qeverisjes se vendit një kaptinë tjetër, po aq të rëndësishme sa edhe e para, zhvillimin dhe progresin ekonomik të vendit tonë. Kjo, para së gjithash është detyrë dhe obligim imi qytetar, e përtej kësaj, si ministër i Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, në mandatin dhe kompetencën e vet mban resorë që kanë rëndësi strategjike, zhvillimi i të cilave reflekton në mënyrë direkte edhe në zhvillimin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës. Kësisoj, Energjetika, Minierat, Telekomunikacioni dhe Teknologjia Informative padyshim që janë pistat kryesore që mund ta shpijnë vendin tonë përpara. Vendi ynë, padyshim që prin me specifikat e veta që krijojnë favore dhe avantazhe të theksuara për investitorët potencial. Kësisoj, resurset natyrore dhe humane, fuqia e kualifikuar punëtore, dominimi i moshës së re, tradita mikpritëse, procedurat e shkurtuara dhe jo burokratike të të bërit biznes janë vetëm disa nga përparësitë që punën e investitorit e bëjnë më të lehtë dhe njëkohësisht më profitabile. Mbi bazën e këtyre argumenteve dhe në harmoni të plotë me kornizën ligjore dhe institucionale, do bëjmë më të mirën të mundshme, që të krijojmë mundësi dhe shtigje të sigurta të mbarëvajtjes së zhvillimit ekonomik. Mbështetja e projekteve investive, të jashtme dhe të brendshme, si dhe rritja e cilësisë së jetës dhe standardit të qytetarëve tanë do të jetë prioritet i punës sime. E kjo, nuk bëhet dot pa angazhim të përbashkët, mbështetje parimore e të gjithmbarshme institucionale dhe qytetare. Andaj, në këtë drejtim, pres mbështetjen Tuaj. 2 3

Indikatorët - 2012 Numri i popullsisë 1,739,825 (2011 census) Territori 10.908 km2 Kryeqyteti Prishtina Gjuhët Shqip, Serbisht, Anglisht Valuta Euro BPV për kokë banori 2,701 Euro (BQK) Rritja ekonomike, reale 3.75 % (BQK) Inflacioni (ICK) 2.5 % Investimet e huaja direkte 228.7 milionë Euro Eksporti i mallrave 287 milionë Euro Importi i mallrave 2.36 miliardë Euro Papunësia 35.1 % 4 5

Përmbajtja Rritja ekonomike...8 Politika makroekonomike...8 Sistemi Tatimor...8 Legjislacioni bazë për Investimet e Huaja Direkte...9 Legjislacioni Tatimor...9 Legjislacioni për pronësinë intelektuale...9 Partneriteti Publiko-Privat...9 Garancitë e Investimeve...9 Politika tregtare...10 Sektorët potencialë për zhvillim ekonomik...10 Projektet kryesore...10 SEKTORI I ENERGJISË Korniza ligjore...12 Strategjia...12 Korniza institucionale...13 Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE);...13 Agjencia e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë...13 Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për BRE...14 Ndërmarrjet në sektorin e energjisë...14 Kapacitetet termike të njësive prodhuese në Kosovë...15 Kapacitetet hidrike të njësive prodhuese nga HC-të e Kosovës..15 Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë...16 Resurset...16 Potenciali i energjisë së ujit (Hidrocentralet e vogla)...17 Potenciali i energjisë së erës...17 Potenciali i energjisë diellore...17 Energjia nga biomasa dhe energjia gjeotermale...20 Biomasa;...20 Biomasa nga bagëtitë...21 Biomasa bujqësore...21 Energjia gjeotermike...21 Sektorët në fushën e konsumit, përkatësisht të kursimit të Energjisë (EE)...21 Politika stimuluese për BRE...22 Blerja e obligueshme:...22 Efiçienca e Energjisë...22 Resurset...22 Korniza strategjike dhe ligjore:...23 Korniza institucionale:...23 SEKTORI MINERAR Korniza ligjore...25 Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE)...25 Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM)...25 Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP)...26 Instituti Gjeologjik i Kosovës (IGJK)...26 Resurset minerale...28 Mineralet Metalore...30 Mineralet Energjetike...31 Mineralet jo-metalore...33 Zonat me interes të veçantë...39 Prezantimi i të dhënave themelore për licencat/lejet...40 Muzeu Shtetëror i Kristaleve dhe Mineraleve (MSHKM)...41 TEKNOLOGJIA INFORMATIVE DHE TELEKOMUNIKACIONI Legjislacioni...43 Rregulloret...43 Dokumentet Strategjike:...43 Korniza Institucionale...44 Ministria e Zhvillimit Ekonomik...44 Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit...44 6 7

Rritja ekonomike Pavarësisht periudhës së vështirë të rindërtimit dhe luhatjeve financiare dhe ekonomike, Kosova vazhdon të ketë rritje ekonomike. Në vitin 2012 rritja ekonomike shënoi normën 2.4%, kurse në vitin paraprak shënoi normën 4.5%. Projeksionet e Qeverisë të Republikës së Kosovës për rritjen ekonomike në vitin 2013 janë 3.7%; shtytës kryesorë i kësaj rritjeje pritet të jete rritja e konsumit të përgjithshëm. Për më tepër, zhvillimet ekonomike të fundit dhe reformat strukturore janë duke dhënë indikacione për një rritje relativisht të lartë ekonomike përgjatë periudhës afatmesme, 2014-2016, me rreth 5% Politika makroekonomike Stabiliteti makroekonomik është në qendër të politikave ekonomike të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Përdorimi i Euros si valutë zyrtare ka mundësuar që niveli i inflacionit të jetë i ulët dhe të ketë rrezik minimal nga ekspozimet e jashtme Sistemi Tatimor Sistemi tatimor në Kosovë është i thjeshtë, efiçientë dhe me norma të ulëta. Janë tri lloj tatimesh në nivel qendror: Tatimi mbi të ardhurat e korporatave (10%) TVSH (16%) Tatimi mbi të ardhurat personale (0-10%) Tatimi në pronë aplikohet dhe mblidhet nga komunat Norma varion nga 0.05% -1% e vlerës së tregut të pasurisë së patundshme. Legjislacioni bazë për Investimet e Huaja Direkte Ligji për shoqëritë tregtare nr. 02/L-123 Sipas ligjit të lartpërmendur, shoqëritë tregtare ndahen në a) ndërmarrje individuale; b) shoqëri kolektive; c) shoqëri komandite; d) shoqëri me përgjegjësi të kufizuar; e) shoqëri aksionare Ligji për investimet e huaja nr. 02/L-33 Sipas ligjit të lartpërmendur, investitorët e huaj kanë të njëjtin trajtim si investitorët vendas. Legjislacioni Tatimor Ligji për tatimin në të ardhurat e korporatave nr. 03/L-162 Ligji për tatimin në të ardhurat personale nr. 03/ L-115 Ligji mbi TVSH-në nr. 03/L- 146 Legjislacioni për pronësinë intelektuale Legjislacioni për pronësinë intelektuale në Kosovë përbëhet nga: Ligji për Patentim nr. 2004/56 Ligji për Markat Tregtare nr. 02/L-54 Ligji për Dizajnimin Industrial nr. 02/L-45 Ligji për të Drejtën e Autorit nr.2004/45 Partneriteti Publiko-Privat Ligji nr.03/l-090 mbi Partneritetet Publiko-Private dhe Koncesionet Garancitë e Investimeve MIGA (Multilateral Investment guarantee Agency) garanton investimet në Kosove deri në vlerën 20 milionë Euro. US OPIC për investitorët e huaj, ofron siguri ndaj rrezikut politik. Kosova, gjithashtu, ka të nënshkruara Marrëveshje ndërkombëtare për Promovimin dhe mbrojtjen e investimeve dhe për Eliminimin e tatimit të dyfishtë dhe mënjanimin e evazionit fiskal. (Për më shumë informacione, ju lutem vizitoni http://www.mfa-ks.net/?page=1,72) 8 9

Politika tregtare Doganat e Kosovës operojnë në bazë të kodit doganor dhe akcizave (nr. 03/ L 109). Ky kod është në pajtueshmëri të plotë me legjislacionin e BE-së. Tarifa doganore është 0% (shtetet anëtare të CEFTA-s, disa materiale të lëndës së parë dhe makineri), dhe 10 % (të tjera). Republika e Kosovës ka një regjim liberal të tregtisë. Kosova është pjesë e Marrëveshjes për Tregti të Lirë të Evropës Qendrore dhe përfiton nga Preferencat Tregtare me BE-në, Norvegjinë dhe ShBA-në. Sektorët potencialë për zhvillim ekonomik SEKTORI I ENERGJISË Energjia Minierat Teknologjia Informative Bujqësia dhe Blegtoria Përpunimi i metalit Përpunimi i drurit Tekstili Turizmi Projektet kryesore Termocentrali Kosova e Re Projektet e energjisë se ripërtëritshme Qendra e skijimit Brezovica Privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore (për më shumë informata, ju lutem vizitoni: www.pak-ks.org) Rruga 6: Prishtinë-Shkup SEKTORI I ENERGJISË Sektori i energjisë paraqet një faktor të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik të Republikës së Kosovës. Zhvillimi i këtij sektori bazohet në resurset energjetike të vendit, ku ligniti përbën resursin kryesor për prodhimin e energjisë dhe plotësimin e nevojave të konsumit energjetik. Komponentë të rëndësishme të sektorit të energjisë janë edhe Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë (BRE) dhe Efiçienca e Energjisë (EE). 10 11

Korniza ligjore Ligji Nr. 03/L-184 për Energjinë; Ligji Nr. 03/L-185 për Rregullatorin e Energjisë; Ligji Nr. 03/L-201 për Energjinë Elektrike; Ligji Nr.04/L-016 për Efiçiencën e Energjisë; Ligji Nr. 03-L-133 për Gazin Natyror; Ligji Nr. 03/L-116 për Ngrohje Qendrore; Ligji Nr. 02/L-103 për Pajisjet nën Presion; Strategjia Strategjia e Energjisë (2009 2018), Kapitujt 3.5; 11.6; Programi për Zbatimin e Strategjisë së Energjisë të Kosovës (2009-2011), Kapitulli 2; Plani i Kosovës për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë (PKBRE) (2011-2020); Plani i Veprimit i Kosovës i Efiçiencës së Energjisë (PVKEE) 2010-2018, ku caku përmban 9%, ose 92 ktoe; PVKEE afatmesëm (2010-2012) përmban cakun prej 3%, ose 31 ktoe. Përpilimi dhe aprovimi i këtij Plani ka përfunduar në vitin 2011, në pajtim me Strategjinë e Energjisë. Korniza institucionale Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE); Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE); Agjencia e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (AKEE); Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM). Organet tjera të Qeverisë, siç janë MMPH, MPMS, MTI, MF, si dhe Komisioni Kosovar i Konkurrencës, kanë rol të rëndësishëm në mbikëqyrjen e përgjegjësive sociale, ekonomike dhe mjedisore të sektorit të energjisë. Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) Hartimi i politikës zhvillimore të BRE; Hartimi i planit të veprimit për BRE; Mbikëqyrja e zbatimit të politikave për BRE; Përcaktimi i caqeve të BRE. Agjencia e Kosovës për Efiçiencë të Energjisë Hartimi i Planit të Dytë Kombëtar të Veprimit për EE (2013-2015); Hartimi i raporteve për zbatimin e planeve të veprimit për EE; Mbikëqyrja e zbatimit të projekteve të EE; Asistimi në hartimin e planeve komunale për EE. SEKTORI I ENERGJISË 12 13

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) për BRE Zbatimi i kornizës rregullative; Përcaktimi i feed-in tarifave; Lëshimi, modifikimi, pezullimi apo tërheqja e licencave/autorizimit; Përgatitja e metodologjisë tarifore; Hartimi i procedurave të autorizimit për ndërtimin e kapaciteteve të reja prodhuese të energjisë; Lëshimi i certifikatës së origjinës; Sigurimi që tarifat e transmisionit dhe shpërndarjes për kyçje dhe shfrytëzim të sistemeve të transmisionit dhe të shpërndarjes, të mos diskriminojnë energjinë elektrike me prejardhje nga BRE. Ndërmarrjet në sektorin e energjisë Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.); Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT sh.a.); Kompania Kosovare e Distribucionit dhe e Furnizimit me Energji Elektrike (KKDFE); Ngrohtoret Qendrore (Termokos sh.a, Ngrohtorja Gjakovë sh.a, Ngrohtorja Mitrovicë sh.a); Hidrocentralet (HC): Ujmani, Lumëbardhi, Radavci, Dikanci dhe Burimi 14 Kapacitetet termike të njësive prodhuese në Kosovë Energjia elektrike kryesisht prodhohet nga termocentralet Kosova A dhe Kosova B, dhe në një sasi prodhohet nga hidrocentralet (Ujmani, Lumëbardhi, Radaci, Dikanci dhe Burimi). Blloku i termocentralit Kapaciteti i bllokut të termocentralit (MW) Viti i fillimit të punës Instaluar Neto Dispozicion (vjetërsia) TC Kosova A Blloku A1 65 Nuk operon 0 1962 (51) Blloku A2 125 Nuk operon 0 1964 (49) Blloku A3 200 182 100-130 1970 (43) Blloku A4 200 182 100-130 1971 (42) Blloku A5 210 187 100-135 1975 (38) TC Kosova B Blloku B1 339 310 180-260 1983 (30) Blloku B2 339 310 180-260 1984 (29) Totali (TC A+ TCB) 1478 1171 Tabela 1. Kapacitetet termike të njësive prodhuese në Kosovë Kapacitetet hidrike të njësive prodhuese nga HC-të e Kosovës Njësitë prodhuese Kapaciteti i njësive (MW) Futja në operim/(rindërtimi) Instaluar Neto HC Ujmani 35.00 1983 HC Lumëbardhi 8.08 8.00 1957 (2006) HC Dikanci 1.00 0.94 1957 (2010) HC Radaci 0.90 0.84 1934 (2010) HC Burimi 0.86 0.80 1948 (2011) Total HC 45.84 42.58 Tabela 2.Kapacitetet hidrike të njësive prodhuese të energjisë elektrike nga HC-të e Kosovës 15

Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë Resurset Llojet e BRE-ve: energjia e ujit; energjia e erës; energjia diellore; energjia gjeotermale; biomasa dhe biogazi. Potenciali i energjisë së ujit (Hidrocentralet e vogla) Në bazë të studimeve të parafizibilitetit për burimet ujore për hidrocentrale të vogla, në Kosovë janë identifikuar 77 lokacione, me kapacitet prej 128.197 MW, dhe me prodhim vjetor prej 621.816 GWh. Aktualisht është në zbatim projekti për ndërtimin e kapaciteteve të reja energjetike nga HCV, me kapacitet të instaluar prej 23.1 MW. Hidrocentralet po ndërtohen në Lumëbardhin e Deçanit nga kompania KELKOS. Disa kompani të tjera kanë aplikuar për leje para autorizimit në ZRRE. Caqet e energjisë nga BRE bazuar në ligjin Nr. 03/L-184 për Energji, neni 13, si dhe në vendimin e Këshillit Ministror të datës 18/10/2012 është hartuar UA për Caqet e Energjisë për BRE deri në vitin 2020. Caku obligativ është 25% e pjesëmarrjes në Bruto konsumin final të energjisë, kurse caku promovues është 29.47%. Potenciali i energjisë së erës Studimet e deritashme vlerësuese të potencialit të energjisë së erës në disa zona të Kosovës kanë identifikuar potencialin prej rreth 250 MW kapacitet i instaluar. Po ashtu, deri tash është zbatuar një projekt demonstrues me kapacitet të instaluar prej 1.35 MW. Potenciali i energjisë diellore Bazuar në pozitën gjeografike dhe kushtet klimatike të Kosovës, energjia diellore mund të shfrytëzohet në masë të konsiderueshme për ngrohjen e ujit sanitar dhe për prodhim të energjisë fotovoltaike. Rrezatimi diellor në Kosovë vlerësohet të jetë ndërmjet 1500 dhe 1650 kwh/m2 në vit. 16 17

Procedurat e autorizimit Kushtet e marrjes së licencave dhe lejeve për energji nga BRE-të: Hapi 1 Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (www.arbk.org) Regjistrimi i biznesit. Hapi 2 Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (http://mmph.rks-gov.net) Leja për mbrojtjen e mjedisit; Leja për shfrytëzimin e ujërave, (nëse flitet për hidroenergji); Leja e ndërtimit, (për kapacitete të instaluara mbi 20MW). Hapi 3 Lejet, varësisht nga lokacioni i ndërtimit Agjencia e Pyjeve e Kosovës, (nëse preket ndonjë pyll); Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, (nëse preket ndonjë zonë e interesit të veçantë/zonë arkeologjike). Procedurat e autorizimit Hapi 5 Komuna Leja e ndërtimit (për kapacitete të instaluara nën 20MW); Kontrata për shfrytëzim të tokës. Hapi 6 KEK (www.kek-energy.com) Autorizimi për kyçje në sistemin e shpërndarjes së energjisë; Kontrata për blerjen e energjisë nga furnizuesit. Në rast të tarifave stimuluese, nga furnizuesi publik. Hapi 7 Zyra e Rregullatorit të Energjisë Autorizimi për gjenerim të energjisë; si dhe Në rastet kur kemi ndërtim të gjeneratorëve të rinj në lokacione të veçanta, siç janë vendet ku janë të vendosura monumentet historike, mund të kërkohen leje dhe pëlqime nga institucionet të tjera. Procedurat e autorizimit Hapi 4 Ministria e Infrastrukturës Leja për kyçje në infrastrukturën ekzistuese rrugore. 18 19

Energjia nga biomasa dhe energjia gjeotermale Biomasa; Druri. Potenciali për prerje vjetore të drunjtëve në Kosovë vlerësohet të jetë 0.9 mil m3 dru solid, përderisa zona pyjore është gjithsejtë rreth 515 km2, ku potenciali mesatar për prerjen e drunjtëve është 300 m3/km2. Sipas Inventarit të pyjeve 2002-2003 dhe burimeve tjera të të dhënave rritja vjetore e vëllimit të tokës pyjore është rreth 1,350,000 m3, ekuivalent me rreth 15,685 GWh/vit. Megjithatë, nuk ekziston qasje në të gjitha pyjet për arsye të ndryshme (fushat e minuara; pjerrësitë e thekëta etj.), kështu që prerjet praktikisht të arritshme vlerësohen të jenë 900,000 m3/vit, ekuivalent me rreth 2,800 GWh/vit. Biomasa nga bagëtitë Biomasa nga bagëtitë në Kosovë prodhohen kryesisht nga gjedhet, dhentë dhe bricjapët. Sasia e plehrave të prodhuara nga gjedhet është 1980 kg/vit dhe 160 kg/vit për dhentë/bricjapët. Përmbajtja teorike e energjisë në biogaz është 12 kwh/m3. Përmbajtja totale teorike e energjisë në biogazin e mundshëm është 1,363 GWh/vit Biomasa bujqësore Toka totale për prodhimin e grurit është 77,600 ha. Mesatarja prodhimi të kashtës është 4 tonë/ha. Mirëpo, prodhimi total i drithërave (gruri, thekra, elbi dhe tërshëra) është 300.000 tonë për vit. Përmbajtja energjetike specifike e kashtës me një përmbajtje të lagështisë prej 15% është 13.65 MWW/ton, apo 4 kwh/kg. Bazuar në këtë shifër burimi total i energjisë nga drithërat është 1,200 GWh/vit. Energjia gjeotermike SEKTORI I ENERGJISË Edhe pse ka disa te dhëna, duhet të potencohet se për energjinë termale do të duhet të behet një vlerësim më i detajuar i potencialeve me të cilat posedon Kosova. Sektorët në fushën e konsumit, përkatësisht të kursimit të Energjisë (EE) 20 Shtëpiak; Shërbimit; Industrial; Transport. 21

Politika stimuluese për BRE Feed-in tarifat: energjia e ujit: 63.3 Euro/MW; energjia e erës: 85 Euro/MW; energjia nga biomasa dhe biogazi: 71.3 Euro/MW. Ndërkohë, ZRRE brenda këtij viti pritet t i rishikojë dhe të caktojë feed-in tarifat e reja për BRE, duke përfshirë edhe energjinë fotovoltaike. Blerja e obligueshme: Operatori i Sistemit të Shpërndarjes është i obliguar ta blejë tërë sasinë e energjisë së prodhuar nga BRE. Efiçienca e Energjisë Plani i Veprimit i Kosovës i Efiçiencës së Energjisë (PVKEE) 2010-2018, ku caku përmban 9%, ose 92ktoe. PVKEE afatmesëm (2010-2012) përmban cakun prej 3% ose 31ktoe. Përpilimi dhe aprovimi i këtij Plani ka përfunduar në vitin 2009 në pajtim me Strategjinë e Energjisë. Zbatimi i masave nxitëse qeveritare përmes politikës fiskale. Nxitja për aktivizimin e sektorit publik dhe privat në zbatimin e masave të Efiçiencës së Energjisë. Resurset llojet; lokacioni. Korniza strategjike dhe ligjore: Strategjia Minerare; Plani për Zbatimin e Strategjisë Minerare; Plani i Menaxhimit të Resurseve Minerale; Ligji për Minierat dhe Mineralet; Rregullorja për Sigurinë Minerare; Rregullorja për Administrimin e Mbeturinave Minerare; Rregullorja për Përmbajtjen e Programit të Hulumtimeve Gjeologjike dhe Elaboratit të Rezultateve të Hulumtimeve Gjeologjike; Rregullorja për Trajtimin e Komunitetit në Sektorin Minerar; Udhëzim Administrativ për Rregullat dhe Procedurat e Mbledhjes së Rentës Minerare. Korniza institucionale: Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) Instituti Gjeologjik i Kosovës (IGJK) Muzeu Shtetëror i Kristaleve dhe Mineraleve (MSHKM) SEKTORI I ENERGJISË 23

Korniza institucionale: Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) Agjencia Gjeologjike e Kosovës (AGJK) Muzeu Shtetëror i Kristaleve dhe Mineraleve (MSHKM) Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) Harton politikat, strategjinë dhe kornizën legjislative për zhvillimin e sektorit minerar në Kosovë, në mënyrë që të sigurohet hulumtimi, shfrytëzimi, pasurimi, administrimi dhe mbrojtja e vlerave ekonomike të mineraleve të dobishme në shërbim të zhvillimit të vendit, duke respektuar kërkesat për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e komuniteteve të ndikuara nga aktivitetet minerare. SEKTORI MINERAR Veprimtaria minerare është një nga veprimtaritë ekonomike më të vjetra, e cila merret me hulumtim, shfrytëzim dhe pasurim të resurseve minerale. Ministria është autoriteti përgjegjës për hartimin e politikave, strategjisë, si dhe legjislacionit në sektorin minerar. Zhvillimi i sektorit minerar mbetet një ndër objektivat më të rëndësishme të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE). Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) lëshimin, transferimin, vazhdimin, pezullimin dhe revokimin e licencave dhe lejeve; themelimin dhe mirëmbajtjen e kadastrës së minierave. KPMM i ofron asistencë teknike Qeverisë në të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me minierat dhe mineralet në Kosovë. 24 25

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) Është themeluar si organ i pavarur publik, i cili i ushtron funksionet dhe përgjegjësitë në mënyrë plotësisht të pavarur, në bazë të Ligjit mbi AKP-në. Agjencia është e autorizuar për administrimin, duke përfshirë autorizimin për shitjen, transferimin dhe/ose likuidimin e ndërmarrjeve dhe aseteve të përkufizuara në ligjin për AKP-në. Agjencia Gjeologjike e Kosovës (AGJK) Është themeluar në kuadër të MZHE-së me qëllim të ofrimit te informacioneve gjeo-shkencore. Agjencia Gjeologjike do të ofrojë këshilla gjeo-shkencore, informata për partnerë të shumtë ku përfshihen Qeveria, opinioni publik dhe industria minerare. Muzeu Shtetëror i Kristaleve dhe Mineraleve Trepça. Muzeu Shtetëror i Kristaleve dhe Mineraleve Trepça - është themeluar si muze shtetëror në kuadër të MZHE-së, me qëllim të përgatitjes dhe ekspozimit të kristaleve dhe mineraleve të zbuluara nga nëntoka e Kosovës. Muzeu i kristaleve dhe Mineraleve është themeluar ne funksion te njohjes se resurseve minerale nga delegacion te ndryshme, shkolla, institucioneve si dhe të individëve. Instituti Gjeologjik i Kosovës (IGJK) Është themeluar si Agjenci në Kuadër të MZHE-së, me qëllim të ofrimit të informacioneve gjeo-shkencore. Instituti Gjeologjik do të ofrojë këshilla gjeo-shkencore, informata për partnerë të shumtë, ku përfshihen Qeveria, opinioni publik dhe industria minerare. Korniza ligjore Ligji Nr.04/L-258 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.03/L-163 për Minierat dhe Mineralet Aktet nënligjore Rregulloren për Sigurinë Minerare; Rregullore për Administrimin e Mbeturinave minerare; Rregullore për Përmbajtjen e Programit të Hulumtimeve Gjeologjike dhe Elaboratit të Rezultateve të Hulumti meve Gjeologjike; Rregullorja për Trajtimin e Komunitetit në Sektorin Minerar; Udhëzim Administrativ për Rregullat dhe Procedurat e Mbledhjes së Rentës Minerare; Strategjia Strategjinë Minerare; Plani për zbatimin e Strategjisë Minerare dhe Planin e Menaxhimit të resurseve minerale SEKTORI MINERAR 26 27

SEKTORI MINERAR Resurset minerale Territori i Kosovës karakterizohet me një numër të madh të vendburimeve dhe paraqitjeve minerale, ku ndër më të rëndësishmet janë: thëngjilli, plumbi (Pb) dhe zinku (Zn) (me përmbajtje të lartë të Au, Ag dhe mineraleve të rralla), nikeli silikat (Ni-Co), hekur-nikeli (Fe-Ni), magnezitet, mineralet industriale, ndërtimore etj. Padyshim, faktorët më të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik të Kosovës janë vendburimet e Pb-Zn, thëngjillit dhe shumë vendburime të mineraleve industriale (bentonitet, kuarciti, kaolini, talkut etj.). Harta 2. Resurset minerale të Kosovës 28 29

Mineralet Metalore Në Republikën e Kosovës dallojmë një numër të caktuar të minierave të zhvilluara (minierat kyçe), si dhe një numër i vendburimeve më parë të vlerësuara, por të pazhvilluara. Miniera të zhvilluara (kyçe) janë: miniera Trepça në Stantërg, Hajvalia, Badofci, Kizhnica, Artana, Bellobërda dhe Cërnaci. Resurset/Rezervat gjeologjike të Plumb-Zinkut (Argjendit) Kualiteti (%) Ag (g/t) Metali (t) (kg) Nr. Miniera Lokalit Sasia e x. (t) Pb Zn Pb Zn Ag 1. Stantërgu 35,081,000 3.85 3.85 65.0 1,349,579 1,080,504 2,280,224 2. Kompl. Artana/ÇBatll. 16,037,227 4.67 6.52 89.91 749,354 1,045,444 1,441,879 3. Cërnac/BB/Gom. 7,544,227 6.85 5.07 96.13 516,645 382,373 725,256 4. Total 58,662,569 4.46 4.28 75.81 2,615,578 2,508,321 4,447,359 Rezervat gjeologjike për vendburimin e Nikelit Xehe (t) Ni (%) Co (%) Ni (t) Co (t) 6. Gllavicë 6,240,072 1.35 0.06 84,241 3,744 7. Çikatovë 6,978,972 1.25 0.06 87,237 4,187 8. Total 13,219,044 1.31 0.06 171,478 7,931 9. Baks-Kralicë 564,000 0.65 0.04 Resurset/Rezervat gjeologjike të Hekurit Xehe (t) Fe (%) Ni (%) Cr (%) Fe (t) Ni (t) Cr (t) 10. Shtime 1,110,000 36.00 400,000 11. Tërstenik 3,000,000 40.00 1.00 3.50 1,200,000 30,000 105,000 12. Sedllar 750,680 39,8 298,770 13. Shatoricë 1,000,000 40.00 400,000 Resurset/Rezervat gjeologjike të Boksiteve Xehe (t) Al 2 O 3 (%) SiO 2 (%) Fe 2 O 3 (%) TiO 2 (%) 14. Gremnik 2,700,000 45,0-52,0 1,24-5,84 30,55-38,28 1,83-3,00 Resurset/Rezervat gjeologjike të Manganit Xehe (t) Mn (%) Fe (%) SiO2(%) Zn (%) 15. Artanë 1,347,186 22.21 13.3 20.33 3.15 16. Stantërg në përgjithësi 3,789,131 8-12 15-21 1.5-2 Tabela 1: Vendburimet kryesore të mineraleve metalore Mineralet Energjetike Qymyri (Linjiti) është resursi më i rëndësishëm energjetik i Kosovës më afërsisht 12.4 miliardë tonë linjit, i cili furnizon rreth 97% të prodhimit total të energjisë elektrike. Basenet më të rëndësishme qymyrmbajtëse janë: Baseni i Kosovës; Baseni i Dukagjinit; Baseni i Drenicës Harta 3. Basenet qymyrmbajtëse të Kosovës SEKTORI MINERAR 30 31

Basenet qymyrmbajtëse REZERVAT (t) Mineralet jo-metalore Gjeologjike Bilance fuqia kalorike e qymyrit është mbi 5.450 kj/kg Jobilance fuqia kalorike e qymyrit është nën 5.450 kj/kg Kosovës 10,091,000,000 8,772,000,000 1,319,000,000 Dukagjinit 2,244,830,000 2,047,700,000 197,130,000 Drenicës (f. Skenderaj) 106,631,000 73,188,000 33,443,000 Gjithsejtë 12,442,461,000 10,892,888,000 1,549,573,000 Tabela.2 Rezervat e qymyrit në Republikën e Kosovës Rezervat gjeologjike të qymyrit/t Krahas mineraleve energjetike dhe metalore, për ekonominë e tregut janë të rëndësishme edhe shumë minerale jo-metalore. Resurset/Rezervat gjeologjike të Magnezitit Nr.r Miniera -Lokaliteti Xehe (t) MgO (%) SiO 2 (%) CaO (%) 1. Magurë-Golesh 2,400,000 46.22 2.76 0.89 2. Strezovc 1,700,000 41.29 5.35 5.62 3. Dubovc 964,949 42.85-45.86 1.29-6.7 1.26-2.78 Resurset/Rezervat gjeologjike të rërës kuarcore Xehe (t) SiO 2 (%) Fe 2 O 3 (%) Al 2 O 3 (%) 4. Mirosale 3.760.000 87.85-97.84 0.12-2.86 0.95-7.39 5. Sllovi 7,500,000 88.0 Resurset/Rezervat gjeologjike të Kaolinit Xehe (t) Fosfate (%) SiO 2 (%) 6. Karaqçë 3,200,000 41.8 35.4 Resurset/Rezervat gjeologjike të Bentoniteve Xehe (t) SiO 2 (%) Al 2 O 3 (%) MgO (%) 7. Gushicë-Viti 23.600.000 43.25 15.95 6.15 8. Sadovinë e Jerlive 6,150,000 9. Kartaçevë 1,200,000 60.3 17.7 Resurset/Rezervat gjeologjike të Halluazitit Xehe (t) SiO 2 (%) Al 2 O 3 (%) MgO (%) 10. Artanë 2.000.000 39.8-43.2% 39.6-42.1% 0.20-0.35%. Resurset/Rezervat gjeologjike të Azbestit Xehe (t) Fije (mm) Azbest (%) 11. Picel 9,000,000 +0.42 1.2 12. Pastasellë 10,000,000 +0.42-+0.21 1.5-3.15 13. Ruishtë 500,000 1-12 cm SEKTORI MINERAR 32 33

Resurset/Rezervat gjeologjike të Tallkut Xehe (t) SiO 2 (%) Al 2 O 3 (%) Fe 2 O 3 (%) MgO (%) 13. Strellc 94.000 49.5 6.37 7.26 21.71 Resurset/Rezervat gjeologjike të Leucitit Xehe (t) SiO 2 (%) Al 2 O 3 (%) Fe 2 O 3 (%) K 2 O (%) 14. Visoqë-Viti 7,300,000 47.52 11.74 11.74 8.50 Resurset/Rezervat gjeologjike të Mergelëve për çimento Xehe (t) SiO 2 (%) CaO (%) MgO (%) Fe 2 O 3 (%) 15. Hanit të Elezit 5,000,000 13.90 41.15 1.90 2.68 16. Mullirit të Palit 26,000,000 17. Dren 30,000,000 44,49 MATERIALET GJEOLOGJIKE NDËRTIMORE Rezervat gjeologjike të Duniteve Rezerv. (t) MgO (%) Al 2 O 3 (%) CaO (%) 18. Golesh 92.000.000 43.06 0.82 1.14 Rezervat gjeologjike të Andeziteve Rezerv. (t) 19. Krilevë 1.654.203 Rezervat gjeologjike të Diabazit Rezerv. (t) 20. Shurllan dhe Pidiqi 15,000,000 21. Radivojc-Gjilan 10,000,000 Rezervat gjeologjike të Shkëmbinjve Karbonatik Rezerv.(Mm 3 ) 22. 276 fusha gëlqerore 7,690 23. 120 fusha të mermerëve 2,186 Procedurat e investimeve Procedura për pajisje me licencë dhe llojet e licencave Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) lëshon këto licenca/leje pas përmbushjes së kushteve në bazë të Ligjit për Miniera dhe Minerale: Licenca për hulumtim; Licenca për mbajtjen e të drejtave; Licenca për shfrytëzim; Leja për ushtrimin e aktiviteteve të veçanta; Licenca për shfrytëzim zejtar; Licenca/leja në interes të publikut. Procedurat e investimeve Tabela 3: Vendburimet kryesore të mineraleve jo-metalore 34 35

Procedura për pajisje me licencë për hulumtim Hapi 1 Regjistrimi i biznesit pranë Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (www.abrk.org ); Hapi 2 Parashtrimi i kërkesës për licencë për hulumtim pranë Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale; Hapi 3 A Licenca për hulumtim të mineraleve ndërtimore - ka afat dyvjeçar, me vetëm një mundësi zgjatjeje për një afat dyvjeçar shtesë. - E vlefshme për sipërfaqe jo më të mëdha se 50 hektarë; Hapi 3 B Licenca për hulumtim për të gjitha mineralet tjera - ka afat trevjeçar, me dy mundësi zgjatjeje për afate dyvjeçare shtesë (për çdo zgjatje të afatit, sipërfaqja zvogëlohet për 50%). Një licencë për hulumtim mund të përfshijë një zonë me aq hapësirës është e mjaftueshme për ushtrimin e aktivitetit të hulumtimit. - E vlefshme për sipërfaqe jo më të mëdha se 100 km 2. Procedurat për pajisje me licencë për shfrytëzim Hapi 1 Parashtrimi i kërkesës për licencë për shfrytëzim pranë Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale; Hapi 2 Pëlqimi mjedisor, lëshohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH); Hapi 3 Pëlqimi komunal; Hapi 4 Pëlqimi nga Agjencia e Pyjeve e Kosovës (nëse prona në fjalë administrohet nga APK); Hapi 5 Marrëveshja me pronarin për shfrytëzimin e pronës; Vërejtje: - Licenca për shfrytëzim për të gjitha mineralet, me përjashtim të mineraleve energjetike, mund të ketë afat maksimal prej 25 vitesh, me një mundësi zgjatjeje për 25 vite shtesë. - Licenca për shfrytëzim të metaleve energjetike mund të ketë afat maksimal prej 30 vitesh, me një mundësi zgjatjeje për 15 vite shtesë. Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) lëshon licencat për hulumtim apo shfrytëzim brenda 3 muajsh nga kompletimi i dokumentacionit. Procedurat për pajisje me licencë për shfrytëzim 36 37

Zonat me interes të veçantë Zona me interes të veçantë paraqet një zonë fizike/gjeografike, e cila është përcaktuar si e tillë në përputhje me nenin 18 të Ligjit për Minierat dhe Mineralet. Zonat me interes të veçantë shpallen nga Qeveria me propozim të Ministrit të Ministrisë përkatëse, dhe janë përcaktuar si zona, të cilat në të ardhmen do të trajtohen si zona në të cilat e drejta për hulumtim apo shfrytëzim do të jepet përmes procedurave konkurruese. Gjithsejtë janë shpallur 11 zona hulumtuese gjeologjike me interes, dhe ato janë: 1. (Pb-Zn) lokacioni - Vllahi Zjaqë; 2. (Pb-Zn) lokacioni - Gumnishtë ; 3. (Pb-Zn) lokacioni - Karaqë; 4. (Ni-Co) lokacioni Baks; 5. (Fe-Ni) - lokacioni Tërstenik; 6. (Mg, Ni) - lokacioni Magure Golesh; 7. (Pb-Zn) lokacioni - Zhegovc; 8. (Pb-Zn) Bresalcë; 9. (Pb-Zn) - lokacioni - Bushincë-Bolec; 10. (minerale të rralla, kuarcite) lokacioni - Debëlldeh; 11. (Cr dhe Pt) - lokacioni - Deva. SEKTORI MINERAR Harta 4. Zonat me interes 38 39

Prezantimi i të dhënave themelore për licencat/lejet Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) lëshon këto licenca/leje pas përmbushjes së kushteve në bazë të Ligjit për Miniera dhe Minerale. Nr. 1. 2. 40 Llojet e licencave/lejeve Licenca për hulumtim Licenca për shfrytëzim 3. Licenca për shfrytëzim zejtar 4. Licenca/leja në interes të publikut 5. Licenca për mbajtje te të drejtave 6. Leja për ushtrimin e aktiviteteve të veçanta Lënda minerale Minerale ndërtimore Të gjitha mineralet tjera Mineralet energjetike Të gjitha mineralet tjera Minerale ndërtimore Minerale ndërtimore Të gjitha mineralet tjera Kohëzgjatja dhe vazhdimi i licencave/lejeve 2 vite, mund të vazhdohet vetëm 1 herë edhe për 2 vite 2 vite, mund të vazhdohet 3 herë nga 2 vite 30 vite, mund të vazhdohet 1 herë deri 15 vite 25 vite, mund të vazhdohet 1 herë deri 25 vite Njëjtë si licenca për shfrytëzim të mineraleve ndërtimore 2 vite me mundësi vazhdimi edhe për 2 vite 1 vit pas skadimit të licencës për hulumtim. Nuk mund të vazhdohet 5 vite pas skadimit të licencës për hulumtim. Nuk mund të vazhdohet Caktohet nga KPMM (varësisht nga punët) Sipërfaqja 50 ha 100km 2 Zona që nevojitet për shfrytëzim Zona që nevojitet për shfrytëzim Sipërfaqja e licencës e lejuar Sipërfaqja e licencës e lejuar Vërejtje Për çdo vazhdim zona e hulumtimit reduktohet për 50%. KPMM brenda 3 muajve nga data e pranimit të kërkesës së plotë lëshon Licencën. KPMM brenda 3 muajve nga data e pranimit të kërkesës së plotë lëshon Licencën. I lëshohet vetëm Komunës Asnjë licencë nuk mund të autorizojë shfrytëzimin e më shumë se 12,000 m 3 /vit I lëshohet vetëm ndërmarrjeve publike ose ndërmarrjeve me pronësi shoqërore me vendim të Qeverisë KPMM brenda 3 muajve nga data e pranimit të kërkesës së plotë lëshon Licencën. KPMM brenda 3 muajve nga data e pranimit të kërkesës së plotë lëshon Lejen. Muzeu Shtetëror i Kristaleve dhe Mineraleve (MSHKM) Minierat e plumb zinkut e në veçanti miniera e Trepçës në Stantërg është një ndër vendburimet më atraktive dhe më të njohura në regjion dhe më gjerë, për nga shumëllojshmëria, madhësia dhe bukuria e kristaleve të zbuluara gjerë tani në këtë vendburim. Muzeu i Kristaleve të Trepçës është themeluar në vitin 1964. Në fillim numri i ekzemplarëve të tubuar nga minatorët dhe inxhinierët e Trepçës ka qenë simbolik, por me kalimin e kohës ky muze bëhet i njohur në qarqet botërore. Numri i kristaleve të zbuluara dhe të nxjerra nga ky vendburim është i madh dhe vështirë të dihet numri i saktë i tyre. Muzeu i kristaleve dhe mineraleve Trepça posedon mbi 1500 ekzemplarë shumë të bukur të kristaleve. Muzeu i kristaleve ka një rëndësi të madhe nacionale për Kosovën. Kristalet, të cilat gjenden në këtë muze kanë vlerë dhe paraqesin interes regjional. Shumica e ekzemplarëve kanë madhësi dhe bukuri të rrallë. Sipas vlerës së kristaleve muzeu mund të renditet shumë lart në krahasim me muzetë e ngjashëm në botë. 41 SEKTORI MINERAR

Legjislacioni Ligji Nr.04/L-109 për Komunikimet Elektronike; Ligji Nr.04/L-094 për Shërbimet e Shoqërisë Informatike; Ligji Nr.03/L-166 për Parandalimin dhe Luftimin e Krimit Kibernetik; Ligji Nr.03/L-173 për Shërbimet Postare. Rregulloret: Rregulloret për rregullimin e tregut të komunikimeve elektronike www.art-ks.org Dokumentet Strategjike: Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit Strategjia Nacionale për Shoqëri të Informacionit 2006-2012 Politikat e Sektorit të Komunikimeve Elektronike në fazën përfundimtare të draftimit. TEKNOLOGJIA INFORMATIVE DHE TELEKOMUNIKACIONI TEK-INFO-TELEKOM 42 43

Korniza Institucionale Ministria e Zhvillimit Ekonomik Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit. Ministria e Zhvillimit Ekonomik Harton dhe paraqet në Qeveri propozimet për politikat dhe strategjitë kombëtare për sektorin e komunikimeve elektronike, duke u mbështetur në objektivat e paraqitura në Ligjin për Komunikimet Elektronike. Harton akte ligjore dhe akte nënligjore të përcaktuara në Ligjin për Komunikimet Elektronike, për zhvillimin e sektorit të komunikimeve elektronike; Përfaqëson Republikën e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe institucionet në fushën e hartimit të politikave dhe strategjive për komunikime elektronike brenda fushës së saj të përgjegjësive; Harton dhe nënshkruan marrëveshje ndërkombëtare dypalëshe dhe shumëpalëshe në fushën e komunikimeve elektronike në emër të Republikës së Kosovës, brenda fushëveprimit të kompetencave të saj; etj. Penetrimi i telefonisë mobile [%] Autoriteti Rregullativ i Telekomunikacionit Në bashkëpunim me Ministrinë, përgatit Planin Kombëtar të Radio-Frekuencave dhe punon për harmonizimin e këtij plani me politikat ndërkombëtare mbi zhvillimin e spektrit të radio-frekuencave; Miraton legjislacion sekondar për fushën e komunikimeve elektronike dhe postare, që janë në kompetencë të tij; Miraton vendimet në lidhje me përcaktimin e tregjeve përkatëse, kryen analizat e tregut dhe imponimin, si dhe tërheqjen e obligimeve të rregullatorit tek operatorët me fuqi të ndjeshme tregu; Miraton vendimet lidhur me përcaktimin e ofruesve të shërbimeve universale dhe përcaktimin e obligimeve dhe të drejtave të tyre; Zgjidhë mosmarrëveshjet, duke përfshirë ato që lidhen me çështjet e përdorimit të përbashkët të faciliteteve dhe pasurive në mes të ndërmarrësve; Miraton Planin Kombëtar të numeracionit, Planin për përdorimin e Radio-Frekuencave (kanaleve) dhe planet e zhvillimit të radio komunikimit; Menaxhon resurset e fundme spektrin e radio-frekuencave dhe hapësirën e numeracionit në komunikimet elektronike; Lëshon autorizime dhe akte të tjera në pajtueshmëri me dispozitat e Ligjit për Komunikimet Elektronike, si dhe rregulloret e miratuara, duke u bazuar në këtë ligj. 44 45

Fakte Penetrimi i internetit [%] Nuk ka nevojë më për Licenca për ofrimin e shërbimeve dhe rrjeteve të komunikimeve elektronike Tani është vendosur Regjimi i Autorizimit të Përgjithshëm. Nivel në shkallë të gjerë të njohurive i të rinjve për Teknologjitë Informative dhe Komunikuese dhe gjuhën angleze. Mosha mesatare e popullatës shumë e re. Penetrimi në telefoninë mobile është 87.83% për popullsi dhe penetrimi i internetit broadband 48.45% për familje dhe 8.25% për popullsi. Penetrimi në telefoninë fikse shumë i ulët, 4.9%. Në tregun e telefonisë mobile operojnë dy operatorë të rrjetit mobil (MNO) dhe dy operatorë të tjerë të rrjetit virtual mobil (MVNO) Në tregun e shërbimeve të internetit operojnë 39 operatorë të licencuar (ISP) Në tregun e telefonisë fikse operojnë dy operatorë PTK dhe IPKO Penetrimi i telefonisë fikse [%] TEK-INFO-TELEKOM 46 46 47

Projektet e realizuara dhe që do të zbatohen për zbatimin e masave të EE-së Në periudhën e lartcekur nga Buxheti i Republikës së Kosovës (BRK), janë financuar projektet për zbatimin e masave të EE-së në vlerë prej 233.000,00 Euro; Derisa në të njëjtën periudhë janë realizuar projekte të financuara nga donatorët (GTZ, Komisioni Evropian, KfW), dhe në bashkëfinancim me BRK-në, në masat për zbatimin e EE-së në vlerë prej 5.472.988,00 Euro. Në vitin 2009, KfW në bashkëpunim me bankat ProCredit dhe Raiffeisen, kanë alokuar të ashtuquajturat Biokredi për zbatimin e masave të EE-së në amvisëri dhe NVM-të, në vlerë prej 20.000.000,00 Euro. Në shtator 2012, Komisioni Evropian ka nënshkruar kontratat me Operatorët Ekonomikë për zbatimin e masave të EE-së në 63 shkolla dhe 2 spitale, në vlerë prej 15.600.000,00 Euro. Afati për zbatimin e këtyre projekteve është 2 vjet. Projektet e realizuara në EE Komisioni Evropian nëpërmjet GIZ-it ka financuar projektin në vlerë prej 1.500.000,00 Euro për mbështetjen e MZHE/AKEE në promovimin e EE-së dhe BRE-ve. Ky projekt do të zbatohet në periudhën 2012-2014. Është aprovuar Projekti i WBIF-it mbështetur nga KfW (kredi e butë dhe grant) në vlerë prej 7.500.000,00 Euro, për zbatimin e masave të EE-së në ndërtesa publike në nivel Komunal (30 objekte të propozuara nga Kuvendet Komunale). Në proces të vendimmarrjes është projekti i WBIF-it mbështetur nga Banka Botërore (kredi e butë) në vlerë prej 22.500.000,00 US$ dhe 700.000,00 Euro grant nga EU (auditimet energjetike), për zbatimin e masave të EE-së në ndërtesa publike të menaxhuara nga niveli qendror. Projekti Kosovo Sustainable Energy Projekts Framework për ndërmarrjen e masave të EE do të financohet nga EBRD (BERZH) dhe kap vlerat e 12.000.000,00 milionë Euro (kredi e butë). Nga kjo shumë 3.000.000,00 milion Euro do të përdoren në sektorin rezidencial dhe 9.000.000,00 milionë Euro në sektorin Privat në Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (NVM). 48 49

50