Poetika e refuzimit estetik në poezinë tonë (Zef Zorba dhe Frederik Rreshpja)

Similar documents
UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I LETËRSISË

Tezë doktorature STUDIM MONOGRAFIK MBI VEPRËN E MIGJENIT

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: GJUHË SHQIPE

AKTET ISSN AKTET VI, 4: , 2013

VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS

Institucioni: Qendra e Studimeve Albanologjikë- Tiranë Data e diplomimit: Diploma/ Doktorata : Doktor në shkenca letrare

DUKURI TË ZHVILLIMIT TË LETËRSISË SHQIPTARE PAS VITEVE 90-TË. A.Tufës, Z.Çelës, R.Dibrës, etj.)

Speci Shqipëri

LIDHSHMËRI MOTIVUESE NDËRMJET TREGIMEVE DHE NOVELAVE TË KADARESË МОТИВНА ПОЗВРЗАНОСТ МЕЃУ РАСКАЗИТЕ И РОМАНИТЕ НА ИСМАИЛ КАДАРЕ

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

Kursi bazë 1: Rëndësia e BE

Zhvillimet politike në Kosovë

DËBIMI I SHQIPTARËVE

SHKOLLA PËR GJUHËN DHE KULTURËN E ATDHEUT DHE IDENTITETI KOMBËTAR (5)

268 F. ENGELS. Po aq i cekët na duket Fojerbahu në krahasim me Hegelin edhe kur flet për kundërtinë midis së mirës dhe së keqes.

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

CURRICULUM VITAE. Emër Mbiemër ILIR SHYTA. Fakulteti i Edukimit dhe i Filologjisë. Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI SHQIPE PUNIM DIPLOME

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

FJALORI I LËVIZJES SË JUSUF GËRVALLËS

R E V I S T Ë SHKENCORE E FAKULTETIT TË S H K E N C A V E S O C I A L E

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës

LETËRSIA NË MËSIMIN E GJUHËS SË HUAJ

NDIKIMI I ANGLISHTES NË SHTYPIN SHQIPTAR PASKOMUNIST

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I LETËRSISË

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE TEZË DOKTORATURE

Louise Hay. Pa stres. Afirmime pozitive. të miratuara dhe të rekomanduara. nga Daut Demaku. përkthyer nga Ridvan Bunjaku :( :)

3 / ACTA SCIENTIARUM

STRUKTURAT LIGJËRIMORE. NË PROZËN BASHKËKOHORE (Ismail KADARE DHE Fatos KONGOLI)

ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

Feja, laiciteti dhe hapësira publike. Shtypi shqiptar për raportet mes fesë, laicitetit dhe hapësirës publike

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI I FILOLOGJISË. dhe UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË

UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA FAKULTETI I FILOLOGJISË. dhe UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI HISTORI-FILOLOGJI

Tel:

Revistë Shkencore e Fakultetit të shkencave sociale

Mishevska. Autore: Gordana. Ilustrimet: Aleksandar. Sotirovski

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I LETËRSISË Tel ,Fax ADRESA:Rruga e Elbasanit,Tiranë.

Criteria on Evaluation of the Archiving Material in Kosovo

NJË ANËTAR, NJË VOTË: NJË PËRMBLEDHJE SHKRIMESH POLITIKE

SHKAQET DHE PASOJAT E PËRFSHIRJËS SË FËMIJËVE NË TREGUN E PUNËS - RASTI I KOSOVËS

Analizë politikash 05/2016

Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina. Master i shkencave filologjike. Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë

Revistë Shkencore e Fakultetit të shkencave sociale

PËRGJEGJËSIA JURIDIKE-CIVILE E SIGURUESIT NË MBULIMIN E DISA RREZIQEVE PËRKITAZI ME JETËN DHE AKSIDENTET PERSONALE

Koncepti i Republikës Islamike të Iranit

PASTRIMI I PARAVE TË PISTA DHE FALSIFIKIMI I PARAVE ПЕРЕЊЕ НА ВАЛКАНИТЕ ПАРИ И ФАЛСИФИКУВАЊЕ НА ПАРИ

Mbrojtja e mjedisit nëpërmjet të drejtës penale: vështrim krahasues mbi legjislacionin penal mjedisor në Shqipëri dhe Kosovë

EDIcIoNI NJË MUNDËSI MË TEPËR PëRMBLEDHJE E PUNIMEVE Më Të MIRA. NGA KONKURSI ME ESE PëR NXëNëSIT E SHKOLLAVE Të MESME

PARAQITJE TË SHQIPËRISË NË MEDIAT PERËNDIMORE Rasti i revistës TIME

Raport Final i Vlerësimit

REVISTA SHQIPTARE E STUDIMEVE ARSIMORE

ÇËSHTJA E KOSOVËS DHE MEDIA SHQIPTARE ( )

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE DOKTORATË FJALËSI I VEPRAVE TË DRITËRO AGOLLIT

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË PROGRAMI I DOKTORATËS TEMA

NJË MËNYRË. e RE JETESE

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK

instituti kosovar për kërkime dhe zhvillime të politikave Seria e kërkimeve politike STUDIMI # 7

Biblio. Arsim CANOLLI * HYRJE REVISTË E BIBLIOTEKËS KOMBËTARE DHE UNIVERSITARE TË KOSOVËS VITI 8 NUMRI

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS KRISTO FLOQI, KOHA DHE VEPRA E TIJ LETRARE

BULETINI MUJOR KLIMATIK

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

FILOZOFIA, SHKOLLA E LIRISË QË MUNDËSON SISTEMI ARSIMOR SHQIPTAR DHE MASH

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI. STUDIM (draft)

ALTERNATIVAT E DËNIMIT NË SHQIPËRI VËSHTRIM KRAHASUES ME REPUBLIKËN E MAQEDONISË DHE REPUBLIKËN E KOSOVËS

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE PROGRAMI I DOKTORATËS NË STUDIME EVROPIANE DHE INTEGRIM EVROPIAN

Curiculum Vitae Dr.sc.Rexhep Gashi, profesor i rregullt Fakulteti Juridik Universitetit i Prishtinës Hasan Prishtina

ORGAN I LIDHJES: GALAKTIKA POETIKE ATUNIS

Veglat/Mjetet në INXHINIERINË SOFTUERIKE

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI. Fakulteti i edukimit ( Programi Fillor)

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2013

SISTEMI ZGJEDHOR DHE PARTIAK NË KOSOVË PERSPEKTIVA E ZHVILLIMIT TË DEMOKRACISË BRENDAPARTIAKE

Published by GoodSeed International

SARAS. gusht 2016 Çmimi 300 lekë. Jetë përtej...

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

2012/01. Gjendja e Mediave në Kosovë

TRENDING: #SUKSES #ICT #START UP #PERFORMANCE #CEO YOUTUBE #TOP RATED INFO

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË

Dy fjalë në shenjë falënderimi

REPUBLIKA E SHQIPЁRISЁ UNIVERSITETI I TIRANЁS FAKULTETI I HISTORIS Ё DHE I FILOLOGJISЁ DEPARTAMENTI I HISTORIS Ё

KOMUNIKIMI NË DIPLOMACINË PUBLIKE

Përcaktuesit makroekonomikë të remitencave në Kosovë: Analizë me të dhëna panel Working Papers

LEKSION I HAPUR I KRYETARIT TË PREZENCËS SË OSBE-SË NË SHQIPËRI NË UNIVERSITETIN ALEXANDER XHUVANI Elbasan, 17 prill 2012

SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR

Edukata Islame Revistë shkencore, kulturore islame tremujore Viti XXXV nr. 80 / 2006

REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT TË SHKENCAVE SOCIALE

Albanian: Introducing Bible Basics HYRJE PËR BAZAT E BIBLËS

Gjendja e demokracisë shqiptare në prag të zgjedhjeve parlamentare Perceptime 2013

Arben Idrizi PËR POEZINË, NË KOHË BARBARËSH. Millosh Zhivanoviq ARBENI KËNDON PAS LUFTËS

Raporti Final Korrik, QEAP Heimerer në Prishtinë

ESHTRA TË THARA. Nga Toni Alamo

Transcription:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I LETËRSISË Tel/Fax: +355 4 369 987 www.fhf.edu.al Disertacion për mbrojtjen e gradës Doktor shkencash Poetika e refuzimit estetik në poezinë tonë (Zef Zorba dhe Frederik Rreshpja) Udhëheqës shkencor: Prof. Dr. Ymer Çiraku Përgatiti: Riza Braholli Tiranë, 2017 0

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I LETËRSISË Disertacion për mbrojtjen e gradës Doktor shkencash Tema: Poetika e refuzimit estetik në poezinë tonë (Zef Zorba dhe Frederik Rreshpja) Specialiteti: Studime letrare Udhëheqës shkencor: Prof. Dr. Ymer ÇIRAKU Punoi: Riza Braholli Tiranë, 2017 1

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I LETËRSISË Tema: Poetika e refuzimit estetik në poezinë tonë (Zef Zorba dhe Frederik Rreshpja) Udhëheqës shkencor: Prof. Dr. Ymer ÇIRAKU Mbrohet me datën Komisioni i vlerësimit: 1. kryetar 2. anëtar 3. anëtar 4. anëtar 5. anëtar TRYEZA E LËNDËS 2

Parathënie...f. 6 Hyrje...f. 10 Falenderime...f. 16 KREU I I. 1 Refuzimi estetik si këndvështrim teorik...f. 17 a. Pak histori...f. 18 b. Letërsia, karakteri i saj dhe individi...f. 18 c. Arti dhe politika...f. 19 I. 2 Metodologjia...f. 21 KREU II II.1 Konteksti historiko-letrar në periudhën komuniste...f. 26 1.1 Teza dhe mendime...f. 26 1.2 Poezia shqipe pas vitit 45...f. 30 1.3 Z. Zorba dhe F. Rreshpja përballë dogmës së realizmit socialist...f. 42 II.2 Prirje tematike...f. 44 II.3 Poezia e Z. Zorbës dhe F. Rreshpjes. Probleme të receptimit...f. 54 KREU III III.1 Refuzimi estetik në poezinë e Zef Zorbës...f. 65 III.2 Prirje të hermetizmit dhe përkime letrare...f. 66 III.3 Dualitet mes poetit dhe njeriut...f. 76 III.4 Liria si thelb dhe element i së vërtetës...f. 81 III.5 Drita si metaforë e sendërtim i qenies...f.108 3

III.6 Tingulli si metaforë e sendërtim i qenies...f.129 KREU IV IV.1 Refuzimi estetik në poezinë e Frederik Rreshpjes...f.142 4.1 Poezia e periudhës së parë...f.142 a. Identifikimi me realitetin...f.143 b. Modelimi poetik në rrjedhat e antagonizmit socio-politik...f.146 c. Atdheu dhe social romantizmi...f.149 d. Peizazhet si shprehje të entuziazmit...f.152 4.2 Lirizmi subjektiv...f.154 a. Dy fjalë për termin subjektiv...f.154 b. Vetmia si refuzim estetik (Shpjegime terminologjike kuptimore)...f.156 c. Vetmia si metaforë e qenies poetike (para e pas viteve 90,)...f.164 4.3 Jehonë tingullore e brendësisë së dukurive...f.168 a. Shpjegime terminologjike...f.168 b. Elemente të poezisë objektive në poezitë e periudhës së parë...f.169 c. Vetmia si ankth ekzistencial...f.171 d. Vetmia si rrugë e mundimshme drejt njohjes...f.175 e. Elemente mitiko-legjendare...f.186 f. Koncepti mbi fatin...f.193 Përfundime...f.197 Bibliografia...f.212 DEDIKIM 4

KËTË PUMIM UA DEDIKOJ FEMIJËVE TË MI TË KUPTOJNË SE SHKENCA, JETA DHE VETJA REALIZOHET ME PUNË E SAKRIFICA Parathënie 5

Poezia, epike apo lirike qoftë, përherë do të jetë një dukuri midis qenies reale dhe asaj ireale, sa materiale aq edhe metafizike, sa e prekshme aq dhe e paprekshme, sa e lëndët aq dhe e palëndë, sa e shpjegueshme aq dhe e pashpjegueshme. Nga kjo lind edhe dëshira jonë për t u marrë me të e për të hyrë në të fshehtat e saj; për ta lexuar e për ta bërë pjesë të qenies, edhe pse ajo është gjithmonë e paqëndrueshme, si shpina e detit, ku më shumë se sipërfaqja, të grish thellësia me të fshehtat e saj. Në të fshihet njeriu, qenia me tërë misterin e saj; fshihet historia, ideologjia, psikologjia, materia dhe vetë uniciteti makro e mikrokozmik. Çdo poet është një univers më vete, por i pashkëputur nga tërësia, nga ndikimet dhe marrëdhëniet me sistemet e tjera. Objekt kryesor të këtij punimi doktorature kemi përcaktuar Poetika e refuzimit estetik në poezinë shqipe respektivisht të dy poetëve: Zef Zorba dhe Frederik Rreshpja që, më së shumti, për arsye krejt të jashtme, ideologjike dhe politike, u lakuan si vlera poetike vetëm në vitet 90, e më pas. Ajo që ne kemi zbuluar si të përbashkët në poetikën e të dyve dhe që e kemi bërë objekt të studimit tonë, në këtë punim doktorature, është pikërisht refuzimi estetik. Refuzim ndaj dogmës së realizmit socialist, nëpërmjet jetës, veprës e shprehjes së tyre poetike. Por koncepti refuzues, në një formë a në një tjetër, ku më shumë e ku më pak, është i shtrirë në të gjithë letërsinë tonë; dhe, duke qenë se poezia bashkëkohore shqipe është e gjerë, e larmishme dhe me thyerje të shumta konceptuale e ideore, e kushtëzuar dhe nga mjedise krijuese plot dritëhije, siç janë ato kombëtare (ndarja e kombit në disa shtete), sociale, politike e ideologjike (brenda shtetit amë fitues e të mundur), është e vështirë që vështrimi e hulumtimi ynë të shtrihet në shumë autorë. Njëherësh, mungesa e distancës kohore mbi objektin studimor, si dhe mangësia e studimeve të përthelluara monografike, analatike e interpretuese e vështirëson mjaft punën tonë. Shqyrtimi vështirësohet edhe në përzgjedhjen konkrete brenda konceptit të bashkëkohësisë, sepse poezia shqipe në kushte socio-politike, etapa dhe hapësira gjeografike të caktuara ka edhe specifikat përkatëse, të diktuara më së shumti nga rrethana letrare, por dhe jashtëletrare. Refuzimi i tyre estetik, në raport me kohën dhe principet ideologjike të diktaturës, do të konsistojë në dy forma. Zorba deri në refuzim të plotë, edhe politik, edhe estetik, deri në mohim të dogmës, duke e mbyllur e kthyer në një letërsi të heshtur apo të nëndheshme sirtaresh dhe Rreshpja duke bashkëjetuar, por dhe duke e refuzuar atë me mjetet shprehëse, duke iu dorëzuar mjeteve e ligjësisë artistike. Vështrimi i këtij fenomeni arrihet edhe nëpërmjet studimit e analizës së thellë të teksteve të veprës poetike të secilit; dhe, në vijim të këtyre, edhe shqyrtimi e përcaktimi i individualitetit të secilit. Përse Zef Zorba dhe Frederik Rreshpja? Vinim re se këta dy poetë njiheshin pak, për të mos thënë aspak; ose dhe nëse, në mënyrë të përciptë. Prirja për t u ndalur vetëm tek emra, autorë të përmendur, na është dukur gjithmonë si një drojë a mungesë guximi e kuraje, për të ecur në udhë të pashkelura dhe për të evidentuar autorë e vepra të panjohura, por që mund të jenë vlera estetiko-poetike të shtuara të letërsisë sonë e më tej. I pari, me të cilin kemi rënë në kontakt, ka qenë vepra e poetit F. Rreshpja. Megjithëse ardhja e tij në dyert e poezisë shqipe u përshëndet si e një talenti premtues, në ato pak recensa dhe impresione të kohës së monizmit, edhe kur shkruhet për poezinë e tij, si edhe për veprat e poetëve të tjerë të asaj periudhe, do t i vlerësoheshin ato krijime, shprehja artistike e të cilave ishte e lidhur ngushtë, në mënyrë të qartë me kohezionin ideopolitik të kohës, si dhe me dukuri e ngjarje konkrete të zhvillimit të saj. Kjo, edhe 6

për faktin se ky autor hyn te poetët e anatemuar e që u burgosën, por që, gjithsesi, e panë dritën e botimit që në vitet e diktaturës. Poeti tjetër na erdhi në vesh e në sy nga një emision poetik; nga një emision te TVA, në të cilin lexoheshin poezi të përzgjedhura nga aktorë të ndryshëm. Një aktore lexoi një poezi të një autori, për ne krejt i panjohur, por që, pas atij çasti e më tej, do ta mësonim se ishte poezia Një gozhdë e poetit Zef Zorba, një poet me një poezi të spikatur, por e mbetur sëndukëve apo sirtarëve dhe që, vetëm tashti, (bëhet fjalë për në fillimet e viteve 90) po e shihte dritën e botimit dhe po shijonte kontaktet e para me lexuesin e gjerë. Poezia na bëri përshtypje, jo vetëm për simbolikën dhe thellësinë, por edhe për prurjen e një shprehësie e forme të re poetike, ndryshe nga ajo që kishte rrahur veshin e syrin tonë. Sugjestioni që të shkakton e reja dhe e ndryshmja, në këtë rast, kishte edhe vlerën poetike: thellësi, muzikalitet, gjuhë e thukët e plot mendim, ndjesi e dritë. Kjo poezi u bë pjesë e vetëdijes sonë artistike dhe do të na bënte që, të vetmen vepër të tij poetike, ta kërkonim me një interes të veçantë, për një lexim më të thelluar të saj. Me ndryshimet socio-politike që ndodhën pas vitit 90, Zef Zorba dhe Frederik Rreshpja, të dy pasardhës të një mjedisi kulturor, letrar, gjeografik etnografik, folklorik, por pak a shumë edhe social, me veçantitë e tyre shprehëse, paraqesin dy individualitete të spikatura. Ata u rishfaqën në skenën letrare dhe emrat e tyre zinin vend gjithnjë e më shumë në tryezat e diskutimeve për prurjet dhe spikatjet, jo vetëm të vlerave të reja poetiko-estetike, por edhe të atyre vlerave të krijuara në hershmëri, qysh pas çlirimit e të mbetura në hije dhe që, tashti, po vinin e shfaqeshin sikur të ngjiteshin nga mbretëria e Hadit. F. Rreshpja, ndryshe nga Z. Zorba, vinte nga një përvojë botimi e kohës së realizmit socialist. Më 1967 i botohet vepra e parë, përmbledhja me poezi Rapsodia Shqiptare ; më 1969 i botohet përmbledhja me tregime Eranda ; më 1972 i botohet romani Zëri i largët i kasolles dhe më 1973 i botohet vëllimi i dytë me poezi Në këtë qytet. Për të ishin shkruar recensa e artikuj kritikë edhe para burgosjes dhe, ndonëse modestisht, kishte arritur të futej edhe në tekstet e letërsisë së shkollave të mesme dhe emri i tij nuk e pati të vështirë ta gjente lexuesin e dikurshëm, por edhe lexuesin e ri. Në emrat e parë që spikasnin e lakoheshin në shtypin e kohës ishte edhe emri i tij, F. Rreshpja. Megjithatë, edhe në vitet 90, vepra e tij poetike mbetet jashtë vëmendjes të kritikës dhe studiuesve me peshë dhe mendojmë se me pak përjashtime të vogla: disa artikuj, tema dhe recensione e impresione letrare nga: Y. Çiraku, B. Kuçuku, M. Zeqo, Xh. Abazi, Sh. Kelmendi, N. Plaku; dhe tani më pas edhe studime e analiza të gjera nga: R, Zisi, G. Krasniqi, P. Shllaku, etj., ende nuk e ka gjetur vendin e vlerësimin e duhur në studimet tona letrare. Ai, së bashku me Z. Zorbën, qenë nga të paktët që u ringjallën e hynë denjësisht në realitetin e ri poetik në vitet e pasdiktaturës. Nëse Z. Zorba erdhi thuajse i panjohur dhe në fundin e vet të krijimit, në vitin 1994, ia arriti të botojë veprën e tij të vetme poetike, Rreshpja ishte në kërkim të vlerave të reja në krijimtarinë e tij. Ai, në këtë kohë, i dha poezisë së tij, një frymë, thellësi dhe hapësirë të re edhe poezive të krijuara më herët, duke i rimarrë e ripunuar në një mënyrë e këndvështrim të ri, të pakushtëzuar më nga pushteti dhe ideologjia. Refuzimi i djeshëm estetik do të sillte pohime të reja estetike, që do ta ngjitnin atë dhe poezinë e tij, por edhe poezinë shqipe, në nivele të reja. Kështu, dimensioni i lirisë gjeti te Rreshpja shprehjen e saj më të mirë, jo vetëm si përjetim dhe lëndë objektive për vargjet e tij, por edhe si 7

mundësi krijuese me hapësirat e saj të gjera, pa humbur në turbullirën letrare që vinte si inerci e metodës socio-realiste të diktaturës. Me ndryshimin e këndvështrimit të letërsisë dhe artit, ndër të paktët, të cilët kishin ardhur si një ajër i freskët poetik e estetik, ndryshe nga ajo që lexuesi ishte mësuar të gjente në librat e kohës së realizmit socialist, ishin F. Rreshpja dhe Z. Zorba. Lirizmi spontan i F. Rreshpjes, befasitë e tij poetike, por dhe vargu disi i errët, por i thellë e i thukur i Z. Zorbës, tashmë, nëpërmjet kodesh imazhesh, strukturash të sofistikuara, por edhe paksa të çuditshme për kohën, sollën hapësira e shprehi të reja e moderne në poezinë tonë. Dimensioni i lirisë te F. Rreshpja ishte subjekt dhe objekt i poezisë së tij, por, më tepër do të thoshim se ishte dimensioni i qenies me thellësitë e saj të panjohura. Ndërsa te Zorba, që ishte në fund të jetës së vet, po sillte në sytë e vëmendjen e lexuesit forma e risi poetike të pamenduara: shprehinë e thukët dhe mesazhe të fshehura; sa pas fjalës, aq edhe prej mungesës së saj. Më në fund edhe ai e kishte një mundësi që të shihte, prekte e ndiente mundësitë që të jep liria dhe, në këtë mënyrë, t i ripërtërihej shpresa e botimit, që do t i realizohej vetëm pas vdekjes, në vitin 1994, me Buzë të ngrime në gaz, botuar nën kujdesin e dramaturgut Stefan Çapaliku. Kështu që ritheksojmë, se poezia e Z. Zorbës, e botuar në mbrëmje të jetës së tij, si dhe ajo e F. Rreshpjes, e shkruar në të dyja periudhat, para e pas nëntëdhjetës, përveçse kanë një rezonancë të lartë artistike, estetike, gjuhësore e shoqërore, me tipare e risi moderne, janë pjesë qenësore e sistemit poetik shqiptar, dy ndër individualitetet që e kanë pasuruar këtë areal poetik të gjuhës shqipe; dhe i ka ardhur koha të vihen në qendër të vëmendjes si kontribut i mirëfilltë i modernitetit dhe postmodernitetit artistik në letrat shqipe. Për të bërë një studim të plotë të veprës poetike të secilit, patjetër që na kanë qenë të nevojshme veprat e plota të Zef Zorbës dhe F. Rreshpjes: të dy botimet e veprës poetike Buzë të ngrime në gaz dhe Buzë të ngrira në gaz ; vëllimet me poezi e proza të Rreshpjes (romani Zëri i largët i kasolles dhe vëllimi me tregime Eranda ). Gjithashtu, duke insistuar edhe për ato poezi apo atë mendim estetik të tyre, të lënë në dorëshkrime apo të shfaqur nëpër gazetat dhe revistat letrare të kohës. Një tjetër rëndësi të veçantë, si paratekst, kanë edhe fakte apo dëshmi biografike, si dhe mendimi kritik i të dy periudhave kohore për veprën e tyre. Gjithashtu, mendojmë se, përveç paratekstit, i rëndësishëm është edhe zhvillimi kontekstual i letërsisë dhe i poezisë në veçanti, si klimë në të cilën u rritën dhe u zhvilluan edhe veprat e autorëve tanë: a. Në vitet e fillimit, kur, në letërsinë shqipe, ligjësia që atë duhet ta kishte udhëhequr, u zëvendësua me ligjësi të jashtme ideologjike dhe politike, por aspak poetike, në atë pjesë të letërsisë e publikuar brenda kufijve shtetërorë, solli një goditje e tkurrje apo frenim, por jo një ndërprerje. b. Zhvillimet e letërsisë dhe poezisë shqiptare, në raport me traditën. c. Ndikimi i poezisë bashkëkohore botërore në poezinë e Zef Zorbës dhe Frederik Rreshpjes. Punimi është strukturuar në tre kapituj me sythet përkatëse. Në kapitullin e parë do të bëhet një vështrim i përgjithshëm i poezisë shqipe bashkëkohore 1 pas Luftës së Dytë 1 Shën. im: do të bëjmë marrëveshjen e fjalës që, kur flasim për poezinë shqipe bashkëkohore, të vështruar diakronikisht, ashtu siç dhe rëndom është trajtuar deri më tash, do të kemi parasysh atë poezi, e cila u lëvrua e u botua në periudhën e pasluftës së dytë botërore e deri më sot. 8

Botërore, kjo për shkak dhe të specifikave historike, e ndarë në dy periudha kohore; para e pas viteve 90, secila me tiparet e saj. Një trajtim të veçantë në punim i kemi kushtuar ardhjes së dy poetëve në letërsinë shqipe; kontekstit në të cilin jetuan dhe krijuan: të Zorbës në fillimet e letërsisë shqipe të viteve pesëdhjetë dhe të F. Rreshpjes në vitet gjashtëdhjetë. Në veçanti jemi ndalur në zhvillimet letrare të viteve 60, për vetë faktin që ato përcaktuan vijimësinë normale të letërsisë e në veçanti të poezisë, e cila po e humbiste identitetin e saj artistik, si vazhdim i zhvillimeve të poezisë së madhe të gjysmës së parë të shek. XX. Gjithashtu edhe në poezinë e viteve 70, kur F. Rreshpja krijon e boton, por edhe humbet lirinë dhe largohet nga skena letrare. Ky vështrim paraprakisht do të na ndihmojë të kuptojmë dhe të qartësojmë kushtet në të cilat lindi dhe u zhvillua poezia rreshpjane, gjedhet e saj tematike dhe artistike, por edhe ajo e Zorbës, ndonëse ai nuk publikon nga ato që shkruan. Në një farë mënyre edhe ai ushqehej me letërsinë e kohës që botohej, pavarësisht pozicionit dhe distancimit të tij nga kjo lloj letërsie me ligjësi të diktuar. Në fund të fundit, edhe në këtë kohë do të vinte një çast që ligjësia artistike do të triumfonte në letërsinë shqipe dhe në shumë raste kjo kishte ndodhur. Në këtë rast marrëdhënia është vetëm pritëse apo dhe marrëse? Pozicioni dhe investimi socio-politik i F. Rreshpjes, si përcaktues i një sërë elementesh, dhanë ndikimin e tyre në plazmimin e veprës së tij të hershme, gjithashtu, në derivimin e talentit të tij, si dhe në receptimin dhe vlerësimin e poezisë dhe talentit të tij, që, sipas mendimit tonë, pati një vlerësim e vëmendje të veçantë, por, e parë nën këndvështrimin e dogmës soc-realiste, kjo vëmendje dhe këto vlera, te Rreshpja janë spikatur në ato krijime, ku shprehësia artistike dhe mjetet e saj poetike, ishin qartësisht të kushtëzuara nga dukuri e ngjarje konkrete të kohës së ndërtimit të socializmit dhe, siç trumbetohej me të madhe, të krijimit të njeriut të ri. Një arsye tjetër është se, nga rrëfimet e miqve tanë, që kanë qenë edhe miqtë e autorëve, por dhe të veprës së tyre, do të hasësh, ndoshta, me të vetmin poet bohem dhe asketik shqiptar, siç ishte F. Rreshpja, por dhe me Z. Zorbën, ndoshta, poetin më vetmitar, që dritën e tingullin i ka të mbështjellë me velin e territ dhe nuk të duhet aq shumë për të zbuluar gurët e çmuar nëpër fjalët e hapësirat e krijuara mes tyre, duke ikur të dy në një arratisje imagjinare nëpër botë, duke i ikur realitetit vulgar e duke krijuar realitete të reja artistike. Është e vërtetë - thotë studiuesi A. N. Berisha se vepra letrare dhe realiteti afrohen dhe ndërlidhen në mënyrë të ndërsjellë. Mirëpo, realiteti në veprën letrare, jo vetëm është tjetër, po është më i pasur se realiteti në jetë. Pra, vepra letrare, aq sa niset nga baza e realitetit, po aq krijon realitetin e vet dhe në këtë mënyrë bëhet edhe vetë pjesë e atij realiteti, e përvojës për realitetin. 2 HYRJE Letërsia dhe në veçanti ajo që ne e emërtojmë tashmë si poezia bashkëkohore shqipe, në periudhën e regjimit komunist, jetoi dhe u zhvillua nën trysninë e një imponimi diktatorial, me modelet poetike, si dhe me mënyrën e perceptimit konceptimit 2 Anton Nik Berisha: Çështje teorike të letërsisë, sht.bot., Faik Konica, Prishtinë, 2005, f. 118; 9

dhe krijimit të jetës dhe artit sipas ligjësive jashtëletrare. Megjithatë, kjo jetë letrare, e vendosur nën lupën ideologjike e politike të kohës, solli dhe një kundërreagim të forcave krijuese, një refuzim të tyre. Me ndërgjegje apo si rezultat i vetë ligjësisë që mbart sistemi i artit, poezia në një farë mënyre e gjeti rrugën e mjetet jo vetëm për të mbijetuar, por edhe për t u zhvilluar në vlera të konsiderueshme poetike. Edhe poetët që ne kemi marrë në shqyrtim, të dy bashkëkohës dhe nga e njëjta hapësirë, secili i mëvetësishëm në shprehjen e tij poetike, arrijnë të kundërreagojnë e të refuzojnë estetikisht. Kështu, këtë refuzim imponimi, e kemi bërë objekt të studimit tonë, sipas dhe këtij termi refuzim estetik, Pra, në këtë studim, pjesë e qenësishme e poetikës sonë, do të rrekemi për të zbuluar sadopak të fshehtat e poezisë së dy prej poetëve më përfaqësues të këtij refuzimi: Zef Zorbës dhe Frederik Rreshpjes. Refuzimi estetik është një term që e kemi hasur në formulimet teorike e praktike të të artikuluar nga shumë autorë dhe, sidomos, nga studiuesi Ibrahim Rugova në veprën e tij me të njëjtin titull. Pra, interesi ynë, për të hulumtuar ecurinë artistike të këtyre individualiteteve poetike, në të dyja kohët me rende të ndryshme, si dhe tipologjinë e veprave të tyre poetike, me një rrugë të përcaktuar drejt gjinisë si një lirikë e mirëfilltë, u orientua pikërisht nga ky refuzim estetik. Është momenti të theksojmë e të japim një sqarim më të saktë se në ç prizëm e shohim këtë ndërmarrje studimore, kur refuzimi estetik nuk dimë të jetë trajtuar në një nivel më të gjerë teorik. Sqarojmë se refuzimi estetik për ne është një refuzim i modeleve, refuzim i antipoetikës, i koncepteve të përkufizuara e kornizuara nga dogma e realizmit socialist dhe është një dukuri që i ka dhënë letërsisë tipare e karakteristika të veçanta, përpos atyre individuale, ndaj duhet parë më në imtësi, thellësi dhe gjerësi si derivat karakteristik kundërshtimi i asaj kohe. Pra, për të dy autorët te secili sipas mënyrës së vet lirika ishte një lloj ikje nga optimizmi i shterpët i dogmës. Nëpërmjet veprës dhe jetës së tyre ne mund të shohim qartë sesi ligjësia artistike e çon një poet të talentuar në një lloj refuzimi estetik të imponimit të ideologjisë dhe politikës së kohës. Figura e secilit prej tyre, pikërisht, në marrëdhëniet e raportet me lirinë e pushtetin, me jetën, me njerëzit, na çojnë në përfundime të tilla, se rrugëtimi i tyre poetik ishte një lloj refuzimi: a. I plotë dhe distancues nga Zef Zorba me ideologjinë, politikën dhe realitetin, deri në vetëburgosje të vetes e veprës. I fshehur pas talentit gjenuin dhe elementeve estetike të papranuara nga dogma e kohës, ai i shkëput krejtësisht fijet e artit: formale, përmbajtësore dhe estetike me realizmin socialist. b. Frederik Rreshpja si: vetmia, nostalgjia, trishtimi, malli, pritja, ndarja, dhimbja për njeriun, mbyllja në vetvete, në një kohë kur gjithçka i nënshtrohej kolektivitetit, politizimit dhe ideologjitetit, si dhe, këndvështrimi dhe vëzhgimi estetik i jetës, kërkesat estetike për të bukurën e formën në krijimin e veprës, të cilat, në një farë mënyre, tradhëtojnë parimet e realizmit socialist. Spontaniteti i vargut me imazhe e akuarele shpirtërore, që objektivohen në elemente e detaje të natyrës, një frymë shpirtërore e metafizike te F. Rreshpja, që të kujton poetët e traditës dhe asaj folklorike, por edhe të poetëve simbolistë e atyre më të vonë si: Lorka, Ricos-i, Paund-i, etj.; risemantizimet, vertikalja artistike me vështrimin modern të historisë, të subjektivitetit të tij shpirtëror, me prirje drejt një poezie objektive, me elemente të dekonstruktivizmit, me një tejqyrje lirike, sa unike aq edhe universale dhe me një teknikë strukturimi të poezive gati tridimensionale, nuk lënë vend për asnjë 10

dyzim, por të grishin t u qasesh këtyre vlerave dhe risive të kësaj vepre, brenda e jashtë saj. Pra, është një vepër që, pa na imponuar aspak, duke refuzuar antipoetikën, na propozon vlera poetike origjinale. Poezia e Zorbës dhe e Rreshpjes, si i tërë arti shqiptar nën totalitarizmin e dogmës në fillimet e saj, u rrit e u zhvillua në kushte të njëjta specifike. Te F. Rreshpja, edhe si nevojë evidentimi fillestar, mendojmë se ishte e kushtëzuar nga temat e mëdha, sipas koncepteve klishe të pasqyrimit të realitetit me vërtetësi në zhvillimin e tij revolucionar. Përpos kësaj, siç e thamë dhe më sipër, karakteri i vërtetë, real e historik i kësaj paraqitjeje artistike të realitetit, duhet të lidhet me detyrën e transformimit ideologjik e të edukimit të masave sipas moralit komunist. Edhe kufizimi tematik, përpos elementeve te tjera thelbësore, si një realitet poetik artistikisht i cunguar, sjell deformime në tërë sistemin shenjues, duke dhënë modele të ndryshme tipologjike edhe brenda poezisë së një poeti të vetëm, dhe kjo është bërë një kushtëzim i vlerës artistike e estetike të poezisë rreshpjane. Por kjo nuk bëri që ai të mos trajtonte temat të ashtuquajtura të asaj kohe: tema intime apo të lehta. Ai, edhe kështu, u përveçua nga të tjerët dhe u dallua e spikati me talentin e tij. Kjo (pasqyrimi i realitetit me vërtetësi në zhvillimin e tij revolucionar), nuk mund të ndodhte me Z. Zorbën, i cili ishte tërhequr plotësisht, duke u distancuar nga ideologjia e politikat e pushtetit të të ashtuquajturës letërsi e realizmit socialist. Duke e ushqyer poezinë e tij me forma e përvijime të reja që vinin nga Europa e në veçanti nga Italia apo nga simbolistët francezë, duke qenë në të njëjtin hap, në të njëjtat ritme, ngjyra e shprehi të reja që vlonin në letërsinë e madhe bashkëkohore, ai ishte në një tjetër ritëm e në një tjetër hap. Përveçse vazhdues konseguent i traditës sonë poetike më të mirë moderne, ai plazmoi në veprën e tij edhe forma të reja të shprehjes, që për autorët e tjerë në letërsinë e botuar do të ishin mollë e ndaluar. E ndërsa Rreshpja boton dhe vlerësohet, i ndjekur nga recensa e artikuj kritikë në shtypin e kohës, Zorba lëmonte në heshtje vargjet, ritmet e imazhet e tij të fshehura, por të lindura nga e njëjta lëndë, nga i njëjti mjedis, e njëjta shoqëri, që, edhe pse ndryshonte dhe kishte fituar cilësi të reja, në thelb, qenia njerëzore, njeriu shqiptar, nuk ishte njeriu i ri që trumbetohej, por e njëjta qenie me thelbin e vet ekzistencial, me temperamentin, me ndjenjat e aspiratat e saj për dashurinë, lirinë, jetë-vdekjen e gjithçka që trazonte shpirtin e tij. Pak pas viteve 90 Zorba e mbylli rrugëtimin artistik e poetik duke e kurorëzuar me botimin e veprës së tij. Ndërsa për Rreshpjen, poezia e pas viteve 90, si për të gjithë letërsinë shqiptare, do të sjellë një frymëmarrje të re. Ndryshimet socio-politike dhe të rendeve kushtetuese, viteve të fundit, sollën raporte të reja edhe në marrëdhëniet subjektobjekt; dhe këto nuk mund të mos kishin rezonancën e tyre, si në planin e shprehjes edhe në atë të përmbajtjes, duke sjellë një rritje të vlerave të veprës së tij. Këto vite për Zorbën, me përjashtim të atyre pak viteve pas nëntëdhjetës, do të shërbenin e do të merrnin një rëndësi të veçantë për botimin e veprës së tij, e cila, më në fund, do të shkonte te lexuesit. Ndërsa për F. Rreshpjen, kjo kohë shërben që të jetësojë dhe përsosë gjithnjë e më tepër sistemin e tij poetik, teknikat, format moderne të shkrimit, duke tejkaluar dhe thelluar edhe ndonjë kufizim apo pasiguri poetike të mëparshme. Përtej kësaj, "Dikotomia mes gjuhës e realitetit, mes dëshirës dhe mundësisë, mes përpjekjes dhe realizimit përbën jovetëm disonancën tingullore e semantike, por edhe 11

disonancën ontologjike." 3 Kështu, qenia e tij i dorëzohet lirisë së të jetuarit, të shkrimit, të përjetimit lirik, duke sjellë një hop cilësor si një qenie poetike e universalizuar brenda këtij sistemi të tij poetik. Një vështrim të posaçëm e kemi përqendruar mbi marrëdhëniet, korelacionet e komunikimet simultane që ka poezia jonë me tërësinë poetike bashkëkohore botërore sipas etapave të saj zhvillimore. Në këtë mënyrë do të jemi në gjendje të spikatim të veçantat e të përbashkëtat që çojnë drejt modelimit e përgjithësimit të brendshëm tipologjik të poezisë bashkëkohore shqipe. Ky raport, mendojmë, do të na mundësojë të hedhim dritë dhe të kuptojmë rrugën e zhvillimit dhe konstituimit tipologjik të poezisë së dy poetëve: në udhëtimin paralel, por me një kahje ngjitjeje vertikale artistike të Zorbës dhe një ndërthurjeje, afrimi e largimi, por gjithnjë me prirje distancimi të Rreshpjes. Pra, ky paratekst, hulumtim i tërësisë poetike bashkëkohore, do të na ndihmojë që poezitë (të Z. Zorbës e të F. Rreshpjes), t i vendosim në kontekstin e duhur diakronik dhe duke i gërshetuar me prerjet sinkronike, duke parë të veçantat dhe të përbashkëtat brenda veprës së tyre poetike, do të arrijmë t i spikatim më mirë vlerat artistike, individualitetet e tyre poetike, si dhe do të na i bëjë më të lehtë modelimet tipologjike të poezisë së tyre, si një refuzim i pastër estetik, që është edhe qëllimi ynë i fundmë në këtë studim. Në kapitullin e dytë jemi përpjekur që, përmes analizës tekstore, të shqyrtojmë e të ç kodifikojmë shtresimin formal drejt kuptimësisë së poezive në fjalë, gjë që, më vonë, do të na mundësojë spikatjen e të veçantave dhe analogjive të poezive brenda tërësisë së veprës së tyre, të cilat, nëpërmjet komenteve dhe analizave që, në dukje të parë, duken si të largëta, na çojnë drejt qëllimit tonë, evidentimit të asaj dukurie që ne e kemi projektuar si refuzim estetik. E kemi nisur nga komenti i lëndës dhe subjektit, për t u thelluar në analiza e interpretime: Kritika (shkruante ai, (Valter Benjamin (shën. im R.B.)) merret me vërtetësinë e një vepre artistike, komenti me lëndën e subjektit të saj. Raporti ndërmjet tyre përcaktohet nga ai ligj themelor i letërsisë, sipas të cilit, sa më e fshehtë dhe e ngushtë të jetë lidhja me lëndën e subjektit, aq më domethënëse është vërtetësia e një vepre. 4 Një analizë e tillë për poezinë e F. Rreshpjes, me pak përjashtime, është e paktë; thuajse një vakum i plotë. Edhe për Zorbën nuk se ka ndonjë përkushtim më të gjerë e më të veçantë. Duke qenë se ai u shfaq si shkrimtar e poet në kapërcyell të jetës së vet, me botimin e veprës një vit pas vdekjes, lexuesi i tij ishte i vonshëm, pak i turbullt, i paorientuar e gati i çakorduar dhe luhatej midis verifikimit të shijeve të vjetra në sensin limonadë dhe atyre të reja, që ishin disi të ashpra për veshin e të hidhura për buzët e mësuara me një poezi, ngecur në format tradicionale të shprehjes, ku parësisht shihej e shijohej ideja, motivi, mesazhi, të prirura nga përmbajtja, sesa nga format e reja të shprehjes moderne, por dhe të konceptimit të botës dhe të artit si zhbirime të thella metafizike brenda qenies njerëzore. Por sipas Branko Milkovic: "Lirika e vërtetë është e çliruar nga barra e 3 Hugo Friedrih: The structure of modern poetry (From the Mid-Nineteenth to the Mid-Twentieth Century), Northwestern University Press, Evanston, USA (Translation is based on the revised German edition of 1967), 1974, f. 98. 4 Hannah Arendt: Valter Benjamin, shtëpia e librit, Korbi, 1999, Tiranë, faq. 88; 12

përmbajtjes; ajo e zëvendëson të përcaktuarën me të papërcaktuarën, ekzistuesen me të mundshmen, konkreten me simbolin". 5 Një lloj hermetizmi, ekspresionizmi, ekzistencializmi e surrealizmi, ndonëse të vonuar, që u shfaqën në disa poetë të rinj të këtyre viteve, ishin në hapat e para dhe, për veprën e tyre, pati një lloj skepticizmi të përgjithshëm nga lexuesi që ishte mësuar me atë poezi të qartë e të drejtpërdrejtë, më e shumta, pozitiviste. Zorba dhe Rreshpja, që erdhën në këtë kohë, ishin më të familjarizuar me format moderne të letërsisë, i kishin futur në trupin e gjakun e tyre dhe, pas një procesi të gjatë përthithieje, asimilimi e riprodhimi, metodat e reja filluan të flisnin poetikisht edhe me shqipen e tyre të kultivuar artistike. Nuk duhet të harrojmë, format nuk janë prona apo veti të etnive apo kombeve që i ngjizin e i formulojnë ato për herë të parë, por pjesë e veti të qenies, kontribut i përbashkët në supet e historisë poetike të secilit komb, si dhe e zhvillimeve sociale, politike e natyrore të botës në tërësi. Ardhja e rifutja e Rreshpjes në vëmendjen e lexuesit të kualifikuar ndodhi menjëherë. Ai kishte bonuse të fituara nga librat e botuar në vitet 70, si dhe nga një farë emri që kishte fituar edhe me statusin si i burgosur politik. Me Zorbën ishte ndryshe, ai vinte nga një refuzim total i letërsisë së lëvruar në vitet e socializmit dhe, sidomos, me institucionin e botimit. Kishte luftuar me veten e tij dhe e kishte mposhtur atë, duke mos iu dorëzuar joshjes së botimit, gjë që do të kërkonte kufizimin e lirisë së vërtetë, por edhe kompromise politike dhe artistike prej tij. Nëse nuk zëmë si lexues njerëzit e familjes së tij, mbase si lexuesi i parë i poezisë së tij duhet marrë dramaturgu Stefan Çapaliku. Primo Shllaku në punimin e tij studimor mbi Zorbën thotë: Stefan Çapalikut, mik personal dhe fqinj i familjes Zorba, fill mbas 1990 i ranë në dorë me gjasë prej vetë autorit poezitë e tij dhe ai u entuziazmue pa masë. Mori përsipër botimin, i kuroi dhe i pajisi edhe me ndonji shenim, me parathanie e të dhana biografike rreth autorit, i cili shkoi i plasun (them unë, ai thotë ndryshe) pa e pa librin e vet të parë dhe të vetëm. 6 Lexues të tjerë do t i afroheshin më pas dhe libri i tij pati jehonë të gjerë. Shumë autorë të njohur e të panjohur do të shkruanin artikuj, recensa e vlerësime për veprën e tij. Mund të rreshtojmë një numër të madh emrash, por më të spikaturit do të ishin Sabri Hamiti, Stefan Çapaliku, Kolec Traboini, Hans-Joachim Lanksch, Adrian Ndreca, Anton Çefa, Primo Shllaku, Viola Isufaj, etj. Analizat e recensionet e mëparshme janë marrë në mënyrë të përciptë, si me anën kuptimore edhe me atë formale, duke mos hyrë në thelbin e gjërave. Ishte detyra jonë të përqendroheshim në strukturimin shtresor e semantik të poezive, që nga tingulli, fjala, sintagma dhe njësitë kuptimore, të cilat na çojnë drejt njësive kuptimore e deri te pikat e paqarta apo aspektet e skematizuara, që përbëjnë botën e tekstit, ku, ndër planet, një rëndësi të veçantë ka dhe ai metafizik shpirtëror, në të cilin realizohet qëllimi i veprës. Dhe për këtë na ndihmoi mjaft teoria fenomenologjike e R. Ingardenit, si dhe teoria strukturore e semiologjike e R. Barthes-it, kryesisht ajo mbi destruktivitetin e shenjës dhe resemantizimeve metaforike. Ne kemi vërejtur se poezia e Rreshpjes, në fillimet e veta, edhe pse realizohet në bazë të mjeteve të mirëfillta poetike, (gjë që rrallë ndodh në poezinë e atyre viteve) 5 Branko Milkovic: "Poezija i oblik", cituar sipas Agim Vinca: Struktura e zhvillimit të poezisë shqipe (1945-1980), Rilindja, Prishtinë, 1985, faq. 386; 6 Primo Shllaku: Nji letërsi tjetër, ( tezë doktorale ), dorëshkrim; 13

mbështetet kryesisht në bazën e kontrasteve sociale të realitetit: të përmbysurit dhe fituesit. Një pjesë e kësaj poezie është poezi e entuziazmit. Por ama edhe këtu Rreshpja, në haraçin që është i detyruar të paguajë, në mënyrë sa të ndërgjegjshme, aq edhe intuitive, arrin ta demokratizojë shprehjen e tij artistike me elemente të përjetimit lirik. Mendojmë se nëpërmjet këtij kalimi, drejt një poezie të përjetimit, të mbyllur në guackën e qenies vetjake, duke tentuar drejt një forme e shprehje moderne e bashkëkohore, jashtë optimizmit social e politik që kërkonte dogma, kemi një reagim estetik refuzues, i cili, në mënyrë të vetëdijshme apo të pavetëdijshme, ishte një lloj opozicioni artistik i heshtur. Në këto vite do të vërejmë se pena e tij luhatet midis ndikimit të poezisë më të mirë vendore dhe asaj moderne botërore. Duke u endur midis dy tipeve të poezisë, midis asaj të entuziazmit dhe asaj të përjetimit lirik, ai reket drejt formalizimit të mëvetësisë në një origjinalitet artistik të tijin, që priret për nga përjetimi. Pikërisht, kjo është ajo çka dhe është vënë në dukje nga kritika soc-realiste e asaj kohe. Përpjekja jonë konsiston në një analizë të detajuar të procedimit e organizimit të lëndës artistike; të koncepsionit të tij poetik, si dhe të teknikave e mjeteve shprehëse të përdoruara, ku çmohet imazhi e lirizmi spontan në ndërtimin e figurave, vargjeve e strofave me përthyerje imazhesh, reflektim e rireflektim si në një lojë pasqyrash me deformime surealiste të realitetit në marrëdhëniet subjekt-objekt dhe anasjelltas. Për arsyet e dogmës dhe totalitarizmit, por edhe pse Rreshpja nuk ka një aktivitet të dendur eseistik, kritik dhe estetik, është e vështirë të ngresh një sistem tërësor konceptual të tijin për letërsinë e artin në përgjithësi. Megjithatë, midis rreshtave të poezive dhe të pak artikujve të shkruar në shtypin letrar dhe atë të përditshëm, si dhe nga kujtimet e shokëve dhe miqve që kanë qenë afër tij, ne kemi qëmtuar ide e koncepte artistike e estetike të tij, mbi raportet e poezisë me filozofinë, mbi kompozicionin modern, mbi stadin e letërsisë shqipe të asaj periudhe, mbi stilin dhe sistemin figurativ me prirje të pohimit të elementeve modernë. Vëmë re se ai paraqet një koncept të qartë për artin; për atë se çfarë e dallon artin dhe kujdesin për formën. Jemi përpjekur gjithashtu të qëmtojmë edhe konceptet që ka ky poet mbi letërsinë e asaj periudhe dhe përmes rreshtave të mundim të lexojmë edhe relatat dhe arsyet që dihen, si edhe kundërshtitë e fshehura që ka me dogmën socrealiste, veçanësisht në fazën e parë të krijimtarisë së tij. Në kapitullin e tretë interesi ynë drejtohet për nga evoluimi i mjeteve shprehëse në poezinë e F. Rreshpjes, kryesisht të lirikës së tij; si gjallon e si pasurohet ajo me tipare të reja në vijueshmëri të kësaj vertikaleje diakronike në rrethana dhe realitete sociopolitike, skajërisht të ndryshme, por në përmjet një prerjeje sinkronike të veprës së tij poetike. Në këtë kapitull interes të madh ka spikatja e elementeve të veprës objektive si: ironia, mendimi poetik, risemantizimi, mitikja dhe legjendarja apo dhe raportet midis subjekives dhe asaj kulturologjike. Gjithashtu, si realizohet objektivimi i subjektit poetik në një qenie poetike në këtë vepër, si dhe marrëdhëniet dhe eksplorimin e qenies në të gjitha rregjistrat e saj të koshiencës e subkoshiencës, si vetmi ekzistenciale, si rrugë e mundimshme drejt njohjes (së vetes prej vetes). Si rrjedhojë e poezisë bashkëkohore shqipe, me ndarjen e saj mes vetes dhe në kontakte të kufizuara me poezinë bashkëkohëse moderne botërore, poezia e Rreshpjes ka pësuar transformime të thella në botëperceptimin, në mendimin e koncepsionin e poezisë, në teknikat e strukturimit të saj si një e tërë, në qëndrimin krijues në lidhje me realitetin. 14

Pas viteve 90-të, në kushtet e një realiteti të ri, ku në marrëdhënie simultane me poezinë më të mirë bashkëkohore shqipe, brenda e jashtë kufijve, si dhe me atë të huaj botërore, poezia e tij paraqet një rrafsh të ri cilësor të shprehjes poetike. Ajo ruan thelbin e saj, por tashmë, me një tipikë rizomatike, e tejkalon shprehjen artistike të vetvetes, sidomos në planin tematik dhe në raportet dhe ekuilibrat e elementeve subjektivë e intimë me gjërat-objekte. Elementet e imazhet lirikë surealë priren drejt një motivacioni të ri; drejt shprehjes së sinqertë të lirisë individuale e universale ontologjike. Procedimi poetik bëhet më i kthjellët dhe njëkohësisht i prirur nga lirizmi i thellë, por dhe nga thellësia dhe errësimi i shprehjes artistike. Niveli stilistik është shprehje e reales së tij; të thelbit të qenësisë. Duam të vërtetojmë se kemi një koncetrim te pak motive, por që janë shprehje të kësaj qenësie si liria, vetmia, dashuria, ashti kombëtar, nëna, por dhe të një angazhimi shoqëror e politik në zhvillimet demokratike. Këto motive, për këtë tip poezie, kanë në thelb përjetimin personal, të kaluarën e heroit lirik, kryesisht vetëm momentet e saj, ku koha ekziston si çast përjetimi të atypëratyshëm apo të jetuar në të shkuarën. Duhet të theksojmë se ai është i prirur dhe i spikatur si formalist, po një ngrehinë poetike që ngrihet mbi qenien poetike, as vetëm si përmbajtje e as vetëm si formë, por si krijim. Poezia e tij bëhet tipike poezi e përjetimit me një thellim të planit metafizik, që edhe më tutje do t i japin elemente të reja drejt një poezie objektive e postmoderne, proces poetik ky që në estetikë njihet si objektivim. Në vijim të këtij pohimi na vijnë gjithë analizat strukturore e semantike të poezisë së kësaj periudhe, por edhe parateksti dokumentar, që hedh dritë mbi disa aspekte të jetës dhe veprimtarisë së tij krijuese. Falenderime Ky studim nuk mund të realizohej pa ndihmën dhe mbështetjen e profesorëve dhe miqve të mi, brenda dhe jashtë Universitetit. 15

Së pari, mirënjohja ime është për Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, Departamentin e Letërsisë në Universitetin e Tiranës, që më krijoi mundësinë për realizimin e këtij studimi. U shpreh mirënjohjen time profesorëve të nderuar të këtij departamenti për ndihmën dhe gatishmërinë e tyre për mbështetjen në fillesën dhe në përfundimin e këtij punimi. Një falenderim i veçantë i takon udhëheqësit tim shkencor prof. dr. Ymer Çiraku për gatishmërinë e treguar në pranimin e udhëheqjes, si dhe për besimin që ka treguar gjatë gjithë përgatitjes së këtij punimi, duke më ndjekur hap pas hapi në realizimin me sukses të tij, në përzgjedhjen e literaturës, në këndvështrimin e argumenteve të shqyrtuara, dhe në nxjerrjen e përfundimeve. Falenderoj gjithashtu të gjithë miqtë, të cilët, me dashamirësi më afruan ndihmë e literaturë specifike. Dhe në fund, një falenderim të veçantë për familjarët e mi, për mbështetjen e tyre, inkurajimin e vazhdueshëm, duke më dhënë forcë e besim, deri në përfundimin e këtij punimi. KREU I 1.2 Refuzimi estetik si këndvështrim teorik 16

Ç do të thotë refuzim? Po refuzim estetik? Le të përqendrohemi te kuptimësia e të dyja fjalëve dhe le t i shkoqisim më imtësisht. Refuzim. Përgjigjja e parë që pas kësaj të vjen në majë të gjuhës është të kundërshtosh një gjë e cila nuk të pëlqen apo me të cilën nuk je dakord: fjalë, ide, thirrje, dhuratë, veprim, ftesë, etj. Më thjeshtësisht, kjo gjendet e shkruar te eseja refuzimi estetik i I. Rugovës, në tekstin me të njëjtin titull, është: Refuzim do të thotë të mos pranosh atë që të imponohet 7 gjithashtu thuhet se refuzimi realizohet në aporinë e pazgjidhshme të raportit trikotomik imponimi pranimi refuzimi. 8 Megjithëse njeriu gjatë gjithë jetës së tij nuk refuzon vetëm për hir të kundërshtimit të imponimit, ai gjithmonë do të gjendet para alternativës: të pranojë apo të refuzojë një veprim, një ide, të imponuar, ose jo personalisht apo edhe kolektivisht. Nëse dalim pak nga nocionet e fjalorit dhe e zgjerojmë dhe e thellojmë në këndvështrimin terminologjik të konceptit të refuzimit: refuzimi ngrihet kundër imponimit, kur ai është represiv, kur insiston domosdo, pa bindje në pranimin e një diçkaje. R. Jakobsoni për shembull konstaton: Si në planin individual e më shumë në atë kolektiv, imponimi është një akt represiv, apo opresiv, sepse del nga një rend, sistem gjërash. 9 Pra, në këto raste, refuzimi fillon e merr një vlerë me më shumë përmbajtje. Njeriu në një farë mënyre është i detyruar të thotë po, ose të refuzojë, duke u çliruar prej saj apo dhe të bëhet viktimë e rob i tij. Gjithmonë sipas I. Rugovës: zakonisht njeriut i ofrohen zgjidhje e gjëra të ndryshme në planin individual dhe kolektiv: i imponohen nga individë, grupe individësh apo pushteti dhe nga sisteme të botës moderne dhe këto janë imponimet më të rënda, sepse bëhen në emër të popullit, në emër të një gjithçkaje të përgjithshme që shpesh përfaqëson idealen, kështu që njeriu në jetën e tij shoqërore, kolektive gjendet gjithmonë para përfaqësueses dhe ekzistueses, duke e ndërlikuar imponimin. Dhe ja, nuk mund t i ikim dot ngasjes për t i gjetur shembujt te vetja, te ajo që kemi jetuar në Shqipërinë tonë, kur në emër të popullit, të së përgjithshmes, të merrnin lirinë, të merrnin pasurinë, jetën. Le të vazhdojmë të hyjmë më në thelb të marrëdhënies midis këtij trinomi pranim imponim refuzim. Në raportin midis përfaqësueses dhe ekzistueses ndodhet raporti midis së vërtetës dhe së vërtetës së përfaqësuar, prej së cilës varen e rrjedhin edhe pushtetet individuale dhe kolektive, prej nga ku lind dhe demokracia. Sipas Rugovës Demokracia më e mirë është ajo kur nuk e imponon përfaqësuesen (pushtetin shën. im R.B.), por e afron përfaqësuesen me ekzistuesen. Prej kësaj varësohet dhe problemi i zgjidhjes së lirë të lidhjes pranim imponim refuzim. Në një shoqëri demokratike zgjedhja është e lirë dhe ka mundësinë të zgjedhë midis imponimit dhe refuzimit, nëpërmjet formave që na paraqiten siç janë referendumet apo peblishitet. Kjo arrihet në dy rrafshe: individual dhe kolektiv. Në planin individual zhvillohet te vetë individi, kurse në atë kolektiv gjërat ndërlikohen dhe plebishiti na shfaqet në një formë më të ndërlikuar, sepse marrin pjesë shumë aktorë e grupe interesash politike, etnike, sociale, ideologjike të cilat ndërhyjnë që individi të zgjedhë formën e imponuar dhe në këto raste zgjidhja del thuajse e imponuar. a. Pak histori 7 Ibrahim Rugova: Refuzimi Estetik, sht. bot. F. Konica, Prishtinë, 2005, faq. 11; 8 Po aty, faq. 11; 9 Po aty, faq. 14; 17

Kështu nuk ndodhi vetëm në antikitet. Mesjeta me ideocentrizmin e vet religjioz e kufizoi e burgosi dhe e dërgoi në turrën e druve mendimin e lirë dhe i dha hapësirë vetëm letërsisë kalorsiake, gjë që solli refuzimin estetik të saj, duke prurë erën e mbarë e të begatë të Rilindjes dhe Luterit me ndarjen e kishës. Kështu kish ndodhur historikisht me krijuesit tanë, që nga Budi, që u vra pabesisht nga vetë kisha, që nga Nezimi i Beratit që zhduket nga porta se shkroi shqip, që nga Sami Frashëri, që u burgos me arest shtëpie se shkroi Shqipëria ç ka qenë, çështë e çdo të jetë. Konflikti me pushtetin e huaj, tashti me pavarësimin e vendit, do të vazhdonte edhe me Monarkinë shqiptare të Zogut. Raste të shumta të krijuesve dhe intelektualëve shqiptarë të kohës tregojnë për një përndjekje dhe lënie në harresë të shumë prej tyre. Viktima e parë u regjistrua më 1937 ku, nga vetë pushteti i kombit të vet, u pushkatua intelektuali i ri Ismet Toto, për shkak të pjesëmarrjes në Kryngritjen e Delvinës, u ndaluan Vargjet e lira të Migjenit, etj. Por ndjekjen, survejimin, linçimin, burgosjen, vrasjen dhe dhunimin gjer në gjenocid klasor të intelektualëve, poetëve dhe artistëve do ta ndërmerrte pushteti i ri klasor socialist. Ky realitet patjetër që pastaj do të sillte edhe këto marrëdhënie refuzimi me poetët, duke i ndarë në disa kategori: një pjesë që e përqafuan me dëshirë imponimin; të tjerë që pranuan të bënin lëshime dhe kompromise edhe për hir të artit, duke botuar e duke i paguar pushtetit haraç edhe prej artit të tyre si Frederik Rreshpja; të tjerë duke e refuzuar edhe fizikisht edhe letrarisht, duke u larguar nga atdheu si Camaj apo Pipa; dhe të tjerë si Zef Zorba, që nuk pranuan të bënin kompromis, por shkruanin në heshtje e në vetmi, duke bërë një letërsi klandestine, pa botuar asnjë rresht dhe që e humbën rastin të komunikonin me kohën e vet e të jetonin letrarisht me bashkëkohësinë. Kështu pra, rilindi reagimi, ai që kishte reflektuar në tërë jetën e njerëzimit rezistencën e së vërtetës ndaj së vërtetës së përfaqësuar, refuzimi estetik, si forma më e mundshme e përballjes edhe me pushtetin edhe me veten brenda qenies së tyre. b. Letërsia, karakteri i saj dhe individi Por ne nuk do të zgjatemi me këtë formë që I. Rugova e shtjellon gjerësisht në esenë e tij. Interesi ynë na çon te ajo që: Karakteri i letërsisë kupton realizimin e njeriut në gjendjen e tij burimore, po këtë e bën me mjetet e veta. Çdo gjë e realizon me matjen e artit të vet siç janë paraqitja, formësimi i jetës me gjuhë të njeriut në nivel artistik, pa farë imponimi të çfarëdo lloji. 10 Po çështja e letërsisë duhet parë dhe në raportin e saj me politikën dhe shoqërinë. Dhe ja, Kështu refuzimi del si një nga aktet e mundshme të letërsisë. Ajo jo vetëm që i kundërvihet imponimit, po edhe e refuzon atë, nuk e pranon atë. Kështu kemi refuzimin me heshtje dhe refuzimin aktiv në planin jetësor. Letërsia i ka këto dy forma, po refuzimi më i madh i saj është refuzimi me qenien, me karakterin e saj, të cilën ne e quajtëm refuzim estetik. 11 Po si realizohet refuzimi estetik? Natyrisht me mjetet e letërsisë: Refuzimi estetik realizohet në formë të drejtpërdrejtë me mjete letrare që njihen prej kohësh, siç janë satira, sarkazma, grotesku apo ironia e angazhimi në kohën moderne, e në formë tjetër fundamentale realizohet, kur letërsia me vetë praninë e realitetit në vete dhe të realitetit të vet realizon imponimin. Në një farë dore ky mund të merret si refuzim filozofik apo ontologjik, sepse me vetë qenien e saj krijon kontemplime 10 Ibrahim Rugova: Refuzimi Estetik, sht. bot. F. Konica, Prishtinë, 2005, faq. 14; 11 Po aty, faq. 15; 18

dhe konotime të shumta, që përgatisin vetëdijen, shpirtin dhe mendjen njerëzore në jetë për çështje të ndryshme. Përmes refuzimit estetik, pa deklamim të theksuar dhe pa mjete të shoqërisë, politikës, letërsia refuzon duke ignoruar dhe forcuar dignitetin, si kategori të përgjithshme. 12 Nëse refuzimi, sipas Schellingut, hyn në kategorinë e estetikës negative, përmes pohimit të vetes ai bën shkëputjen e kategorive të tjera të imponuara në mënyrë të hapur ose jo, duke e shpallur apo duke e fshehur mes rreshtash e mjetesh poetike. Ne mendojmë se fillesa e refuzimit estetik i ka rrënjët te liria e qenies, te ajo që Haideggeri e nënkupton si (Daisen), si një proces i të qenit vetvetja. Proces që në qendër të tij ka thelbin e të vërtetës sipas asaj që M. Haidegger-i i thotë se thelbi i së vërtetës është liria. 13 Kështu, në rastin e Zorbës, por dhe të Rreshpjes, gjithçka fillon te të qenit i lirë. Për Zorbën, diktuar nga kushte specifike, kjo bëhet më preokupuese. Ai vinte i formuar intelektualisht, vinte nga familje relativisht të pasura të Shkodrës, që kishin pasur mundësi të shkolloheshin jashtë shtetit. Sipas pushtetit në fuqi, ai përbënte rrezik për shoqërinë dhe për këtë mbase bëri dhe burg që në fillimet e jetës së tij si punëmarrës pas luftës. Liria e tij, mundësia për të qenë vetvetja, nëse ai do të botonte, do të ishte më e rrezikuar dhe më e pamundur, ndaj rruga që ndoqi ai, refuzimi total deri dhe me botimin e veprës, ishte një zgjedhje e detyruar dhe e kushtëzuar më tepër se sa mund të mendohet. Ai duhet të bënte pazar me shpirtin dhe vetveten. Për Rreshpjen, ishte disi më e lehtë, por jo krejt e lehtë dhe kaq e thjeshtë. Imponimi, në rastin e raportit trikotomik imponim pranim refuzim, vepron edhe te kategoria e këtyre shkrimtarëve e poetëve të vendit si Rreshpja, pavarësisht se paksa i kamufluar. Mundësia për të qenë vetvetja e për të shprehur ato që ai i quan të vërteta, kalon nga drama me veten, por që, përgjithësisht, ai e ka fituar, duke u ndihmuar në mënyrë të pavetëdijshme nga talenti i tij dhe ligjësia estetiko poetike që, shpesh, shumicën e shkrimtarëve të talentuar të asaj kohe e ka nxjerrë në brigjet e vërteta të artit; dhe për Zorbën ka qenë edhe më shumë: ka qenë varka për të lundruar në ujërat e lirisë dhe të së vërtetës, duke gjetur paqen me veten, ndaj dhe refuzimi i tij ka karakter estetik dhe kalon nëpërmjet elementeve të veçantë, si vetmia, mihja e qenies apo fshehjes së domethënieve me mjete të sofistikuara retorike, duke iu dhënë shpesh hermetizmit e shpesh errësirës, sendërtimit të objekteve në objekte estetike, si kusht parësor për të krijuar një vepër identike me një qenie poetike. c. Arti dhe politika Këto dy terma na e çojnë menjëherë vëmendjen te antikiteti i largët, te vepra Politeja e Platonit. Historia e raporteve apo konflikteve të politikës: Shtetit, Qytetit apo ndryshe të Republikës me artin është e shumëtrajtuar në veprën e Platonit, i cili e trajtonte artin si shkallën më të ulët të botës së ideve, duke e lidhur me konceptin e mimesisit. Për Platonin, Homeri nuk ishte njeri i mendjes, por i shpirtit e i ndjenjave, gjë që e lidhte me recitimet e tij, artin e tij oral. Në të vërtetë ai e gjykonte artin nga sjellja e manifestimi i veprimeve të autorit. Por le ta lidhim pak me realitetin tonë të pasluftës së dytë botërore. Organizimi i ri shoqëror dhe politik i shtetit solli dhe një pikëpamje e këndvështrim ndryshe, duke mohuar traditën e mëparshme edhe në raportet e tij me artin dhe letërsinë, por: Çdo shoqëri kërkon idenë e vet, madje dhe artin e vet, po çdo shoqëri nuk mund të 12 Ibrahim Rugova: Refuzimi Estetik, sht. bot. F. Konica, Prishtinë, 2005, faq. 14-15; 13 Martin Heidegger: Leksione dhe konferenca, sht. bot. Plejad, 2003, Tiranë, faq. 212; 19