Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

Similar documents
1. Debat për procesin politik lidhur me vazhdimin e zgjidhjes së statusit të Kosovës

NORMALIZATION OF RELATIONS BETWEEN KOSOVO AND SERBIA

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosova Kuvendi - Skupština Assembly

1 QERSHORI. 1 Qershori Dita e fëmijëve. Prishtinë. Ese. Poezi. Kuriozitete. Aktivitete SH.F.M.U PJETËR BOGDANI. Rr. Antigona Fazliu

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

ÇËSHTJE TË SIGURISË. Security Issues. Revistë e përtremuajshme mbi sigurinë. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim. Nr.

SISTEMI ZGJEDHOR DHE PARTIAK NË KOSOVË PERSPEKTIVA E ZHVILLIMIT TË DEMOKRACISË BRENDAPARTIAKE

Speci Shqipëri

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

DËBIMI I SHQIPTARËVE

PLATFORMË PËR BASHKIM, ZHVILLIM DHE INTEGRIM BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

NDIKIMI I SHQIPËRISË NË RAJON NË HAPËSIRËN SHQIPFOLËSE. Autorë: Dorian Jano Enri Hide Klodjan Rama Ben Andoni

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

Progresi në Evropianizimin e Sektorit të Sigurisë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni

Security Policy Research Center SPRC - Qendra Kërkimore për Politika të

3 / ACTA SCIENTIARUM

The UK Linguistics Olympiad 2018

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

Politika e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО

Kuvendi t i thotë jo ndryshimit të kufijve

ASI newsletter. Korrik 2004, Nr. 12. osce. Mission in Kosovo

SITUATA E SIGURISË NË PJESËN VERIORE TË KOSOVËS БЕЗБЕДНОСНАТА СИТУАЦИЈА ВО СЕВЕРНИОТ ДЕЛ НА КОСОВО THE SECURITY SITUATION IN THE NORTH PART OF KOSOVO

268 F. ENGELS. Po aq i cekët na duket Fojerbahu në krahasim me Hegelin edhe kur flet për kundërtinë midis së mirës dhe së keqes.

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

INSTITUTI KOSOVAR PËR KËRKIME DHE ZHVILLIM TË POLITIKAVE ANALIZË E SHKURTË 2011/07. Krahasim i sistemeve zgjedhore në rajon

Kursi bazë 1: Rëndësia e BE

PËRGJEGJËSIA NDËRKOMBËTARE NË LIDHJE ME MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT

Zhvillimet politike në Kosovë

Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës Botime të Veçanta: JAVA E BIBLIOTEKËS NË KOSOVË 3 LIBRARY WEEK IN KOSOVA PRILL - APRIL 2005

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

Çështje Europiane dhe të sigurisë - 23

REPUBLIKA E SHQIPЁRISЁ UNIVERSITETI I TIRANЁS FAKULTETI I HISTORIS Ё DHE I FILOLOGJISЁ DEPARTAMENTI I HISTORIS Ё

FLET PËR "EPOKËN E RE", ZAFIR BERISHA

BANKA A E SHQIPËRISË OMBËTARE KONFERENC ANZICIONIT 5-6 DHJETOR,,

Edi Rama paralajmëron gjyqtarët dhe zyrtarët e lartë: Do të luftojmë korrupsionin dhe pastrojmë drejtësinë me administratën, vetingu s ndaletfaqe 3

Projekti Lista e Bardhë e Shengenit

Revista DIELLI DEMOKRISTIAN nr. 32: Vjenë, mars 2018

LEKSION I HAPUR I KRYETARIT TË PREZENCËS SË OSBE-SË NË SHQIPËRI NË UNIVERSITETIN ALEXANDER XHUVANI Elbasan, 17 prill 2012

VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS

EUROPEAN ROAD SAFETY CAMPAIGNS CONFERENCE

KUVENDI I KOSOVËS SKUP{TINA KOSOVA ASSEMBLY OF KOSOVO BULETINI. Nëntor, 2006 Nr. 14

Anëtarësimi dhe përfaqësimi i Kosovës

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2018

Procesi i Berlinit Rruga për në BE, apo rruga për askund?

EDIcIoNI NJË MUNDËSI MË TEPËR PëRMBLEDHJE E PUNIMEVE Më Të MIRA. NGA KONKURSI ME ESE PëR NXëNëSIT E SHKOLLAVE Të MESME

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë

UBT NEWS Editorial: Historia e UBT-së në 680 faqe libri

Të drejtat e njeriut në Kosovë

KONSULTIMET FALAS PROJEKTE NGA SHPRESA PROGRAMME PO NDALET ORA. 7-8 Marsi si festë dhe inkurajim TEL: LONDON 25 SHKURT

PASTRIMI I PARAVE TË PISTA DHE FALSIFIKIMI I PARAVE ПЕРЕЊЕ НА ВАЛКАНИТЕ ПАРИ И ФАЛСИФИКУВАЊЕ НА ПАРИ

REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT TË SHKENCAVE SOCIALE

ubt news Busek porosit nga UBT: Kosovarët të japin shembuj për integrim në BE

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE PROGRAMI I DOKTORATËS NË STUDIME EVROPIANE DHE INTEGRIM EVROPIAN

RESUME OF EDUCATION FAIR 2016

Falas! intervenimi i nato-s. Identiteti shqiptar. Fatmir Rrahmanaj. Osman D. Gashi. Donik Sallova

Në ndryshim nga numrat e

ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

Republika e Kosovës Republika Kosovo Republic of Kosovo Kuvendi Skupština Assembly

2012/01. Gjendja e Mediave në Kosovë

Gjendja e demokracisë shqiptare në prag të zgjedhjeve parlamentare Perceptime 2013

Universiteti i Shkencave Organizative P J E T Ë R B U D I Instituti për Studime - Prishtinë LOGOS

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

E Enjte 19 Tetor 2017

ESHTRA TË THARA. Nga Toni Alamo

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

Ky numër reviste botohet me mbështetjen financiare të Divizionit të Diplomacisë Publike të NATO-s.

NJË ANËTAR, NJË VOTË: NJË PËRMBLEDHJE SHKRIMESH POLITIKE

SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË

Kosova në kontekstin e sigurisë dhe të mbrojtjes të Ballkanit Perëndimor

Liderët e Kosovës takohen me negociatorë nga disa vende Krijimi i shërbimeve më të mira mjekësore Koalicioni Kthimi në udhëkryq. osce.

PLATFORM OF THE GOVERNMENT OF THE REPUBLIC OF KOSOVO ON AN INTER-STATE TECHNICAL DIALOGUE BETWEEN THE REPUBLIC OF KOSOVO AND REPUBLIC OF SERBIA

Tregu i përbashkët mediatik albanofon mes realitetit dhe utopisë

MUSINE KOKALARI. dhe Social Demokracia në Shqipëri. Tiranë, 2016 Alina Wagner

SHKAQET DHE PASOJAT E PËRFSHIRJËS SË FËMIJËVE NË TREGUN E PUNËS - RASTI I KOSOVËS

Raporti Final Korrik, QEAP Heimerer në Prishtinë

Revistë Shkencore e Fakultetit të shkencave sociale

BASHKËPUNIMI NË FUSHËN E MBROJTJES MIDIS SHQIPËRISË DHE KOSOVËS

Policy Paper. Selanik 2014: Në kërkim të riafirmimit të besueshmërisë së procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian. Janar 2011

P R O C E S V E R B A L nga mbledhja e Komisionit për Çështje Gjyqësore, Legjislacion, Kornizë Kushtetuese...

Kosova në vitet dhe qëndrimi i Shqipërisë

DHOMAT E SPECIALIZUARA TË KOSOVËS: NGA INVESTIGIMET TEK AKTAKUZAT

Feja, laiciteti dhe hapësira publike. Shtypi shqiptar për raportet mes fesë, laicitetit dhe hapësirës publike

JUSTICIA Revistë shkencore juridike e kandidatëve të Programit Fillestar për Arsimim Ligjor 2011/2012 në Institutin Gjyqësor të Kosovës

Lëkunden pozitat e Lulzim Bashës, më 23 korrik i mbaron mandati, ja kulisat brenda PD për ta larguar nga drejtimi i partisëfaqe 2-4

Arsimi cilësor është ARSIMI CILËSOR PËR NJË TË ARDHME MË TË NDRITUR

Louise Hay. Pa stres. Afirmime pozitive. të miratuara dhe të rekomanduara. nga Daut Demaku. përkthyer nga Ridvan Bunjaku :( :)

AIR PASSENGER RIGHTS (TE DREJTAT AJRORE TE PASAGJEREVE) EU COMPLAINT FORM (FORMULAR I ANKIMIMIT)

Nga copëzimi te bashkëpunimi Arsimi i lartë, puna kërkimore dhe zhvillimi në Evropën Juglindore

AKADEMIA DIPLOMATIKE SHQIPTARE

Pjesëmarrja e Kosovës në Organizatat dhe Nismat Rajonale

Transcription:

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly T R A N S K R I P T I MBLEDHJES SOLEMNE TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, E MBAJTUR MË 18 SHKURT 2018 SA SVEĆANE SEDNICE SKUPŠTINE REPUBLIKE KOSOVA, ODRŽANE 18. FEBRUARA 2018. GODINE SHKURT - FEBRUAR 2018

Rendi i ditës 1. Shënimi i 10-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës Dnevni red 1. Obeležavanje 10-godišnjice proglašenja nezavisnosti Kosova 2

Mbledhjen e drejtoi kryetari i Kuvendit, z. Kadri Veseli. KRYETARI: Të nderuar kolegë deputetë, I nderuar president i Republikës së Kosovës, zoti Hashim Thaçi, I nderuar kryeministër i Republikës së Kosovës, zoti Ramush Haradinaj, I nderuar president i Republikës së Shqipërisë, zoti Ilir Meta, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, zoti Edi Rama, Ish-president, ish-kryeministër i Republikës së Shqipërisë, zoti Sali Berisha, Ish-president i Republikës së Kosovës, zoti Fatmir Sejdiu, Ish-president i Republikës së Shqipërisë, zoti Rexhep Mejdani, Ish-president i Republikës së Kroacisë, zoti Stipe Mesiq, I nderuar kongresmen Eliot Engël, mik i shqiptarëve, I nderuar ndihmëssekretar i Shtetit, sekretar i Mbrojtjes së Shtetit, zoti Robert Karim, E përshëndes zëvendësdrejtorin e një agjencie të shtetit amerikan, USAID-it, i cili e ka përkrahur shtetin e Kosovës për 19 vjet me rreth 1 miliard dollarë. Faleminderit! Mirë se keni ardhur, zëvendësdrejtor! E përshëndes ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryetarin, kryeparlamentarin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, zotin Gramoz Ruçi, kryeparlamentarin e Republikës së Maqedonisë, zotin Talat Xhaferi. E përshëndesim në mënyrë të veçantë, kolegët po më thonë të mos e harrojmë, unë s do ta harroj ish-përfaqësuesin e parë special të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, njeriun i cili edhe para se të vinte në Kosovë ka bërë shumë për Kosovën, zotin Bernard Kushner. E përshëndesim në mënyrë të veçantë ish-kryeministrin e shtetit turk, një ndër vendet e para që e ka njohur Republikën e Kosovës, zotin Ahmet Davutoglu. E përshëndesim në mënyrë të veçantë një njeri që i ka dhënë shumë Kosovës, e ka vënë në dritë të vërtetën e Kosovës me guxim dhe me humanizëm, ambasadorin tonë të madh, qytetarin e shumë qyteteve tona, Qytetarin e Nderit, ambasadorin Wiliam Volker. Mirë se keni ardhur! Faleminderit! E përshëndes zotin Hazbi Lika, koleg yni nga Republika e Maqedonisë, deputet. Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, zotin Lulzim, mirë se ke ardhur! Faleminderit! Në qoftë se harroj, kolegët deputetë janë këtu, por në të njëjtën kohë, në mënyrë të veçantë, përveç bashkëshortes sime, Violetës, faleminderit, e përshëndes përfaqësuesen e Bashkimit Evropian, e cila është duke e bërë një punë të jashtëzakonshme. Ne e falënderojmë për përkrahjen, pavarësisht se nga pak, si duket, 3

edhe ne, edhe ajo, po has në pengesa për liberalizim të vizave, të ngremë vendin tonë, zonjën Apostolova. Faleminderit! I përshëndes të gjithë përfaqësuesit e Korit Diplomatik. Faleminderit që keni ardhur, të gjithë mysafirë të nderuar, organizata joqeveritare, përfaqësues të lartë, ish-udhëheqës të shtetit tonë, ushtarakë, në të njëjtën kohë bashkëluftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, intelektualë, botë jona, të cilët janë këtu sot me ne. Në të njëjtën kohë, në mënyrë të veçantë i falënderoj edhe mediet që po e bëjnë të mundur të kemi një transmetim të këtillë objektiv të kësaj ngjarjeje historike, përvjetorit të 10-të të Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Të nderuar të pranishëm, Zonja dhe zotërinj, Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës, Mirë se keni ardhur në seancën solemne të Kuvendit të Republikës së Kosovës, me rastin e kremtimit të 10-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë! Tani do të kemi intonimin e himnit shtetëror të Kosovës. (Intonimi i himnit shtetëror të Kosovës.) Të nderuar të pranishëm, Më lejoni që me rastin e kremtimit të dhjetëvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës t ju drejtohem si kryetar i Kuvendit me një fjalë rasti. I nderuar president Thaçi, I nderuar kryeministër i Republikës së Kosovës, zoti Ramush Haradinaj, Të nderuar liderë shtetërorë, institucionalë, të vendeve mike, që sot jeni këtu së bashku me ne, Të dashur familjarë, familje të dëshmorëve, Të nderuar kolegë deputetë, Mysafirë të pranishëm, Zonja dhe zotërinj, Qytetarë të Republikës së Kosovës, Njëzet vjet më parë ishin të paktë ata që besonin se ne mund ta arrinim lirinë. Dhjetë vjet më parë ishin të paktë ata që besonin se mund ta bënim shtetin. Por, ne ia dolëm. Ia dolëm, sepse e dinim çfarë donim, ishim të vendosur dhe krijuam miq të mirë në rrugën tonë të lirisë. Ushtria Çlirimtare e Kosovës me Adem Jasharin e mijëra luftëtarë të saj dhe 4

Lëvizja paqësore me Ibrahim Rugovën janë sinonim të kësaj lirie. Të rënët për liri mbeten shenjat më sublime të përgjegjësisë sonë për shtetin. Kosova është obligimi ynë. Zonja dhe zotërinj, Qytetarë të Republikës së Kosovës, Shumë ngjarje kanë mbushur harkun kohor të këtyre dy dekadave. Duket sikur shekujt janë mbledhur brenda tyre. Për vrojtuesit e historisë të arriturat janë shumë të mëdha, dikush do të mund të thoshte të paimagjinueshme. Kemi ndërtuar një shtet demokratik, funksional dhe efektiv. Kosova sot është shtëpi e sigurt për të gjithë qytetarët e saj, pavarësisht dallimeve që ata kanë. Ekonomia jonë është në rritje, kemi stabilitet dhe vetëqëndrueshmëri financiare e makroekonomike. Jemi nga të paktat vende që me investime vetjake kemi modernizuar infrastrukturën rrugore, shkollore dhe shëndetësore. Punëtori në sektorin publik është i trajtuar në mënyrë shumë më dinjitoze dhe është shumë më i mbrojtur se në të gjitha vendet e regjionit. Kemi deficitin buxhetor më të ulët në rajon. Sektori privat është duke u fuqizuar. Sektori i IT-së duke u ngritur furishëm. Të rinjtë tanë janë gati për t u përballur me sfidat e epokës digjitale. Kemi ndërtuar raporte të shkëlqyeshme me fqinjët, me Shqipërinë, Maqedoninë e Malin e Zi. Jemi partnerë dhe përkrahës të njëri-tjetrit. Po përmbyllim çdo çështje të hapur në mes nesh, po punojmë që frymën e bashkëpunimit ta ndërtojmë edhe në raportet me fqinjin verior, Republikën e Serbisë. Në mes të konfliktit dhe dialogut me Serbinë, kemi zgjedhur këtë të fundit si rrugë pajtimi dhe respektimi të ndërsjellë, si dy shtete të pavarura dhe sovrane. Të nderuar të pranishëm, Zonja dhe zotërinj, Orientimi politik i shtetit tonë është autokton, perëndimor, integrim në NATO dhe Bashkimin Evropian, raporte të ngushta e të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleanca me shtetet e botës së lirë është qenësore për ne. Ne duam dhe jemi të gatshëm për të marrë përgjegjësinë që na takon në sfidat globale, në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe rreziqeve të tjera kundër paqes dhe sigurisë në botë. Të nderuar të pranishëm, Jemi të vetëdijshëm se na mbetet edhe shumë për të bërë. Sistemi edukativ kërkon përmirësim dhe përshtatje me nevojat e tregut të punës. Sistemi shëndetësor ende është joadekuat me nevojat e qytetarëve. Sistemi juridik do efikasitet, reforma dhe fuqizim të sundimit të ligjit. I dimë këto sfida, i njohim dhe do t i zgjidhim. Potencialet tona janë të mëdha. Në dekadën e dytë të pavarësisë, na duhet shumë më tepër punë e përgjegjësi. Qytetarë të Republikës së Kosovës, Çdo gjë që kemi arritur si komb, si Kosovë, ka një çmim të dhënë nga ne, një emër të fëmijës, një nëne, vëllai, motre e prindi tonë. Më 1999, Arb Manaj nga Klina ishte 5

gjashtëmuajsh, kur ia vranë në luftë babanë e tij 25 vjeç. Arbin e vizitova para dy ditësh në shtëpinë e tij. Ai tash po rritet si një futbollist i suksesshëm, me kujtimin për babanë e rënë dhe kujdesin shembullor të nënës së tij. Rrëfimi i familjes së tij është vetë rrëfimi për fatin e Kosovës, për bijtë dhe bijat e saj që dhanë gjithçka nga vetja për lirinë e pavarësinë. Kujtimi për sakrificat e tyre të panumërta është pjesë e pandashme e jetës dhe punës sonë në shërbim të shtetit të Kosovës, është obligimi ynë për brezat e së ardhmes, për fëmijët e Kosovës, që do ta trashëgojnë këtë vend të bekuar për të mos lejuar më kurrë të ndodhë ajo që i ka ndodhur Arbit. Të nderuar të pranishëm, Zonja dhe zotërinj, Në dekadën e dytë të Pavarësisë na duhet më shumë punë e përgjegjësi. Sfida e transformimit ekonomik të vendit është më e lehtë se çlirimi dhe ndërtimi i shtetit. Duhet të veprojmë për të krijuar kushtet e një ritmi tjetër, shumë më të shpejtë e përmbajtjesor të zhvillimit ekonomik. Dekada e dytë e pavarësisë duhet të jetë dekada e mirëqenies ekonomike të qytetarëve të Kosovës. Dashuria dhe krenaria për vendin nuk burojnë vetëm nga përvoja e së kaluarës, por mbi të gjitha nga besimi se ky vend krijon kushte për jetë dinjitoze të qytetarëve të tij. Që të arrihet kjo, në rend të parë duhet një kthesë e madhe në qasjen dhe sjelljen tonë politike. Duhet të çlirohemi nga barra e agjendave negative, debateve shterpe, nga gara e patriotizmit folklorik, nga barra e politikës që në vend të alternativave zhvilluese, prodhon vetëm etiketa negative kundër njëri-tjetrit. Politika duhet t u kthehet qytetarëve, si besim dhe mekanizëm në shërbim të tyre. Politika u përket qytetarëve, përditshmërisë së tyre jetësore dhe të ardhmes së tyre. Ky është ligji themelor i demokracisë së vërtetë. Nëse do t'ia dalim ta bëjmë këtë kthesë morale në politikën tonë, përballja me sfidat e dekadës së dytë të Pavarësisë do të jetë më e lehtë, ecja përpara në të gjitha proceset shumë më e shpejtë, transformimi ekonomik - realitet, jeta e qytetarit tonë do të jetë më e mirë, shanset për rininë - më të mëdha, rehatia e moshës së tretë - e siguruar, do të kemi shëndetësi shumë më të mirë për qytetarët tanë, edukim me standarde bashkëkohore për të rinjtë e Kosovës, ushtri të Kosovës, e gatshme për të qenë anëtare e denjë e NATO-s, subjektivitet më të fuqishëm ndërkombëtar të vendit tonë. Ne mund ta bëjmë këtë dhe duhet ta bëjmë këtë. Së bashku e kemi arritur lirinë më 1999. Së bashku e kemi bërë shtetin më 2008. Së bashku do ta bëjmë Kosovën vend krenar. Gëzuar Dita e Pavarësisë! Urime! 6

Të nderuar kolegë deputetë, Tani e ftoj ta marrë fjalën mikun e Kosovës, kontribuuesin e Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës, e ftoj kongresmenin Eliot Engël për një fjalë rasti. KONGRESMENI ELIOT ENGEL: Thank you! Just took my line away from me, I was going to say this is the best birthday present I could ever have, ten years of independence for Kosovo. Thank you. I would not have missed this historic moment for anything. This is a time of reflection, a time of change, and a time to look into the future. Nearly thirty years ago, a good friend of mine form New York was born here in Kosova, came to my office to tell me about the tragedy that was going on in Kosova. I first learned about it and I ve had a love affair with Kosova ever since, so I want to thank my good friend, who is here today, for telling me at the very beginning about Kosova, and together we have been here many, many times. Thank you Hajri Bajraktari. Now I know where you ve been and where you ve came, I know the tragedy of the 99 the human rights abuses, the repression, and finally the ethnic cleansing. I know the triumph of your people with the mighty hand of the United States ending the Milosevic s war against your country, I know the last decade of stagnation and waiting for independence, and I know success when after so many years of suffering and waiting you achieved your independence. Now ten years later we know there are still some things to be done, but I think rather than reflect on what needs to be done, we should reflect on where we are and how we got here. There were times that people said Kosova would never be an independent country, it just won t happen. I kept saying yes it will, people here are the ones who did all the work, it was easy for me, in Washington, to support you, but if you look at where this country has been, and where it s going, and how much we ve achieved I say happy birthday Kosova, you ve earned a wonderful birthday. So ten years later we now there are still things to be done, some things right now, and some in the months, years and even decades ahead. Again, although it seems, can sometime seem like there s no progress and the country isn t moving as forward as we like, as a visitor who comes here every year or so I can see the progress, and I tell you, I have been all around the world, with the Foreign Affair Committee, there were no people anywhere in the world that are friendly to the United States than the people right here in Kosova, and for that I want to say thank you. Last night we had the concert, and I saw all the young people out in droves. They are the future of Kosova, they are the people that we hope to create jobs for, so they stay in Kosova, and help the country. I saw a really good feeling last night. You know it s really improved, a really great deal from those terrible days before Kosovo received its 7

independence, so I feel very hopeful, I feel that these children, these young people, will live a good life here in Kosovo, and will be a part of building an even better, free nation of Kosova. There are important things right now that the country is working on. I d like to extend my congratulation to the Presidents of Kosova and Montenegro for reaching agreement on the border demarcation. It s my hope that all the Members of this Assembly will support it, so that Kosova can no longer be the only country in the Balkans, whose citizens can t travel visa free into the EU. Somebody s decisions are very difficult, and they are hard, and sometimes they even seem unfair, but it s important for Kosova to take these decisions, because it s important to keep Kosova moving forward. As I see, look ahead, I see a nation with a great future, and as I mentioned before, the road hasn t been easy, and it s still going to be hard, in so many ways you ve had it harder than all of your neighbors, and by overcoming these challenges you are proving to yourselves and to the world that you were deserving of the rich rewards that will come. To as I look forward to the next ten years I want to see Kosova recognized by every nation on the earth, I want to see Kosova in the EU, I want to see Kosova in NATO, and I want to see Kosova in the UN, and this time let s not wait ten years. It is important that people understand that this is the right thing to do. I had the Foreign Minister of Barbados in my office in Washington, last week, and she told me that Barbados was going to 117 th country to recognize Kosova, that s wonderful, and there should be more and more and there will be more and more. I d like to see this country tackle corruption, and take it seriously at all levels, this will make Kosova a place where businesses will want to come, and where jobs will be available for all the people. I d like to see a country with good energy resources, and clean air, and I d like to see this country establish multi-ethnic army, this country should have an army, and whose personnel will stand shoulder to shoulder with American young men and women to help built peace around the world. This is my vision for your future, a future of prosperity, a future of democracy, and a future with peace. I love the people of Kosova, it changed my life and maid my life even more enriched, so again it s a true honor to be with you on the ten year anniversary of your independence, and I look forward to standing with you for at least the next ten years, working together, we are going to see this great country of Kosova become even greater, and it s a great partnership between the people of US and the people of Kosova, and the wonderful Albanian Diaspora we have in the US, help bring our countries closer together as it does bring Albania as well closer together with US. So thank you! Faleminderit! KRYETARI: Faleminderit, kongresmen Engel! Tani e ftoj kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, zotin Edi Rama, për një fjalë rasti. 8

KRYEMINISTRI I SHQIPËRISË, EDI RAMA: I nderuar President i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, I nderuar kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, I nderuar kryeministër i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, Të nderuar miq dhe kolegë nga Tirana, zoti President, zoti kryetar, zoti Berisha, Basha dhe miq e partnerë të shtrenjtë të Kosovës dhe të Shqipërisë. Të nderuar deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Sot e një dekadë më parë, pas një rrugëtimi shekullor të mbushur me histori, ngjarje, rrëfime të pabesueshme qëndrese dhe sakrificash, ëndrra dhe ideale të pamposhtura të njerëzve për lirinë e tyre, Kosova realizoi një aspiratë të madhe historike, duke u vendosur si shteti më i ri në hartën politike të globit. Ajo sot numëron më tepër se 115 njohje ndërkombëtare, dhe ka shënuar një progres të konsiderueshëm në konsolidimin e sovranitetit të saj, fuqizimin e institucioneve dhe shtetit demokratik. Nga qëndresa e brezave që kaluan nëpër Mbretërinë e parë Jugosllave, te shtypja e viteve të komunizmit e diskriminimi etnik, rezistenca paqësore civile e vitit 90, si dhe shfaqja vendimtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në muzgun e fundmë të shekullit XX, është një histori e re, pesha e së cilës i tejkalon mundësitë e gjuhës për ta pasqyruar atë në të gjithë përmasat e saj. Prandaj, edhe ju lutem të më falni shmangien e historisë në këtë fjalë përshëndetëse. Besoj se jeni të një mendjeje me mua që vetëm dy dekada më parë kremtimi i Pavarësisë së Kosovës ishte më shumë një utopi se sa një objektiv i arritshëm në harkun e gjallesës sonë. Lëre pastaj adresimi i Kryeministrit të Shqipërisë në Kuvendin e Kosovës për dhjetëvjetorin e kësaj Pavarësie, që më ha mendja s do të ishte i mundur as përmes fantazisë më pjellore letrare. Por, e gjitha kjo ka ndodhur kur komformizmi dhe rënia e idealeve politike dukeshin si fat i pashmangshëm, angazhimi i paepur i njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, heronjve të dalë nga gjiri i këtij populli e ka bërë të mundur më të pamundurën. Kosova dhe Shqipëria sot janë dy realitete formalisht të ndara administrative, por tanimë si pjesë e një rrëfimi të përbashkët historik, një ndjenje të unifikuar kombëtare dhe një interesi të pandashëm politik. Ato tashmë jetojnë në një fushë të njëjtë mediatike, me një ndërveprim të natyrshëm ekonomik dhe një bashkëveprim politik e institucional të vazhdueshëm në funksion përafrimit të pandalshëm të programit kombëtar të së ardhmes. Mbi pasqyrën e këtij realiteti të sotëm nuk është e pamundur të parafytyrohet rruga për të ardhur këtu në Prishtinë, 10 vjet nga sot në kremtimin e 20-vjetorit, të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, pa pikë kufitare në Morinë dhe me mijëra dhjetëvjeçarë të sotëm 9

të Shqipërisë e të Kosovës që në mbrëmjen e asaj dite do të bashkohen në Sheshin e Skënderbeut për të ndjekur një Rita Orë të re. Puna e nisur me një mbledhje qeveritare të përbashkët dhe vazhduar me këtë sistem mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe bashkëpunimi në të gjitha rrafshet, do të jetë kurorëzuar me një sistem jo vetëm të unifikuar arsimor, por të garantuar për standarde evropiane. Lëndimi i rëndë arsimor qoftë nga pasojat e rënda të komunizmit në Shqipërinë e tranzicionit, qoftë nga pasojat e rënda të izolimit në Kosovë, do të jetë një kujtim i të shkuarës, i cili do t ia ketë lënë vendin një gjenerate të re shqiptarësh, të miredukuar, me dije të barasvlefshme me bashkëmoshatarët e tyre në Evropë, ku suksesi shkollor i nxënësve dhe studentëve tanë nuk do të jetë një arritje thjesht individuale, por një ndërmarrje e organizuar kombëtare e shoqërore. Sistemi doganor do të jetë i unifikuar dhe hapësira e përbashkët tregtare dhe ekonomike do të ketë hyrë në fazën e një lulëzimit të pakthyeshëm, falë një integrimi të suksesshëm rajonal. Në këtë hapësirë të integruar, turizmi do të jetë kthyer në një industri të fuqishme të zhvillimit, falë shfrytëzimit të bukurive e pasurive natyrore, si dhe të larmisë së traditës shqiptare nga Bjeshkët e bardha të Maleve të Rugovës, në pllajat blu të Ksamilit, falë sigurisht edhe një infrastrukture moderne të lëvizjes nga cepi i epërm i Kosovës, tek cepi i mbramë i Shqipërisë. Dialogu i vështirë me Serbinë do të jetë edhe ai histori dhe shqiptarët dhe serbët do të bashkëjetojnë në funksion të së ardhmes si dy popuj me fqinjësi të mirë dhe pjesë e pandarë e Bashkimit Evropian. Kosova dhe Shqipëria do të kenë një politikë të jashtme, e jo vetëm ambasada dhe përfaqësi diplomatike të njëjta, po pse jo, një president simbol të unitetit kombëtar dhe një politikë kombëtare të sigurisë. Mbase ky parafytyrim sot mund të mos jetë i këshillueshëm në rrafshin e racionales, por historia për të cilën mora leje qysh në fillim për të mos folur sot, na këshillon se çka është e drejtë të ëndërrohet, nuk është e pamundur të realizohet. E ardhmja u takon atyre që i paraprijnë asaj dhe e shkuara e 20 vjetëve të fundit të këtij vendi, Kosovës, i ka paraprirë falë njerëzve po të këtij vendi, një të ardhme që në çdo rast është më e afërt se sa largësia që shohim sot. Teksa shpaloste peripecitë e panumërta të Shqipërisë pas pavarësisë te kujtimet e tij, Eqrem Bej Vlora mes të tjerash shkruante: Tri herë jam gjykuar për shkak të kësaj dashurie tekanjoze me emrin Shqipëri. Një herë prej turqve, sepse e dashuroja atë si shumë. Një herë prej rebelëve fanatikë, sepse nuk e urreja dhe tani prej bashkëqytetarëve të mi, sepse nuk e dashuroja sa duhet. Më vinte për të qeshur, tani kjo dashuri e marrë mori fund, i thashë vetes, por ishte e thënë të ndodhte ndryshe. Pothuajse një shekull më vonë qysh se ky përjetim pati frymëzuar një prej pendëve më të vyer shqiptare, betejat e brendshme, konflikti ndërpartiak i ditës dhe pezmi politik e 10

seancave kuvendore në Shqipëri dhe Kosovë ende rëndojnë këmbët tona në vrapimin drejt të ardhmes. Sidoqoftë, edhe sot sikurse atëherë, duket qartë se është e thënë të bëhet ndryshe. E nëse sot mundësitë institucionale të dy shteteve tona janë edhe objektivisht më të kufizuara se sa energjitë dhe talentet e popullit tonë këtej e andej bjeshkëve, Kosova dhe Shqipëria duhet të mendojnë jo vetëm për njëra-tjetrën, por edhe nëpërmjet njëra-tjetrës perspektivën e përbashkët dhe kësisoj, perspektiva e përbashkët do të bëhet e tyrja. Dekada e fundit e këtij vendi, ku sot kremtojnë jubileun e dhjetë të Pavarësisë nuk është rast për të romantizuar të shkuarën, por mundësi për të rimenduar të ardhmen. Përvjetorët e Kosovës, ashtu sikurse të shqiptarëve në tërësi, nuk do e lënë të shndërrohen në retrospektivë vetëkënaqësie, por duhet kthyer në perspektivë vetëpërsosje. Me dëshirën e madhe që në 20-vjetorin e Pavarësisë unë të jem përsëri këtu, por atëherë thjesht si baba i Zahos, me djalin adoleshent që do të vijë të shijojë koncertin e Rita Orës së re dhe realitetin e imagjinatës së sotme që sapo përshkrova për Shqipërinë dhe Kosovën dhe me vendosmërinë që si kryeministër i Shqipërisë të bëj gjithçka që mundem që ashtu të ndodhë. Ju falënderoj nga zemra për këtë nder të posaçëm që m u bë sot si folës nga kjo tribunë dhe ju uroj të gjithëve: Gëzuar festën! Faleminderit! KRYETARI: Faleminderit! Të nderuar të pranishëm, ju falënderoj për pjesëmarrje dhe me këtë i përmbyll punimet e seancës solemne për kremtimin e dhjetëvjetorit të Pavarësisë, vazhdojmë me aktivitetet e tjera, jeni të mirëpritur. Faleminderit! E përgatiti: Njësia për Transkriptim dhe Lekturë 11