Raport Konsultativ. Periudha e Dytë Rregullative ( )

Similar documents
Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

PASQYRA E TREGUT TË SEKTORIT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

PASQYRA E TREGUT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Ndikimi i Termocentralit Kosova e Re në Tarifat e Energjisë Elektrike * INSTITUTI GAP

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

Kostoja e ciklit të jetës

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

Raport vjetor mbi instrumentet e pagesave Kosova në krahasim me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

Humbjet në Transmisionit Përmbledhje Ekzekutive

Kapitulli 5. Oferta dhe Kërkesa Agregate Item Item Item Etc. HYRJE. AS dhe AD 4/1/2013. Adriatik Hoxha, PhD 1

RAPORT MONITORUES PËR KOSTT

Metoda alternative të matjes së produktit potencial në Shqipëri

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Termocentrali i Propozuar Kosova e Re: Barrë e panevojshme me një çmim të paarsyeshëm

Mesatarja e Ponderuar e Kostos së Kapitalit Dokument për shprehjen e qëndrimit Përgjigje nga KEK-u

NGA POPULLI AMERIKAN OD AMERIČKOG NARODA

Raport i Auditimit të Performancës. Prokurimet me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë

BULETINI MUJOR KLIMATIK

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49

BANKA QENDRORE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS CENTRALNA BANKA REPUBLIKE KOSOVA CENTRAL BANK OF THE REPUBLIC OF KOSOVO

Raport Konsultativ. Shqyrtimi i shtatë i tarifave të energjisë elektrike SHTE7 ( )

Menaxhimi i Performancës

BANKA E SHQIPËRISË REVISTA EKONOMIKE

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi: 2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV

Speci Shqipëri

Republika e Kosovës. Republika Kosova-Republic of Kosovo

Vlerësimi i varfërisë në Kosovë. Vëllimi II. Vlerësimi i trendeve nga të dhënat që nuk mund të krahasohen. 3 tetor 2007

Vlerësimi i varfërisë në Kosovë

Shqipëria: Një Vlerësim i Tregut të Punës

Veglat/Mjetet në INXHINIERINË SOFTUERIKE

Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike. Nr. 23, Tremujori II/2018

Informuesi Tremujor Ekonomik për Kosovën Janar-Mars, Infrastruktura e Rrugëve në Kosovë

STRATEGJIA E ENERGJISË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Trajtimi i Tregtisë në Shërbime sipas Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kosovë-Turqi

RIMËKËMBJE E BRISHTË

Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike. Nr. 24, Tremujori III/2018

Punonjësit në hije, Ekonomia e Fshehur dhe Puna e Padeklaruar në Maqedoni Shqipëri dhe Kosovë

Projekti është mbështetur nga Bashkimi Evropian A I PLOTËSOJNË STANDARDET PËR QEVERISJE TË MIRË NJËSITË E VETËQEVERISJES LOKALE?

REPUBLIKA E KOSOVËS ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM

ABSTRACT AUTORI ORIGJINAL: TODARO PERKTHIMI NGA STUDENTET: *PJESE TE PERKTHYERA NE GJUHEN SHQIPE EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT

Financiar. Raporti i Stabilitetit. Financiar. Numër 1 BANKA QENDRORE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS CENTRALNA BANKA REPUBLIKE KOSOVA

PLANI I ADEKUACISË SË GJENERIMIT DT-PA-002. ver. 0.3 faqe 1 nga Tetor, 2018 Prishtinё

Burimet e Financimit Afatmesem LEASING

Gjendja e termoizolimit të ndërtesave në Europë dhe një propozim për rregulloren energjitike të ndërtesave në Shqipëri

Analiza për industrinë e lëngjeve të frutave

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

NDIKIMI I INFLACIONIT DHE RRITJES EKONOMIKE NË PAPUNËSI. RASTI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

Energjia. Energji e qëndrueshme, e sigurt dhe e përballueshme për evropianët BASHKIMI EVROPIAN I SQARUAR

Raport Nr ECA. Evropa juglindore Raporti i rregullt ekonomik Nr.8 Rritja rimëkëmbet, rreziqet zmadhohen

P11. Menaxhmenti Strategjik Zgjidhjet. Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar dhe Auditorëve të Kosovës

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (mandati, organizimi & struktura)

KOSOVË RAPORTI I PROGRESIT DHE INDEKSI PËR MROJTJEN E FËMIJËS THEKSON MANGËSITË KRYESORE NË SISTEMIN E MBROJTJES SË FËMIJËS

PROGRAMI I KOSOVËS PËR REFORMA EKONOMIKE (PRE)

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

Kur mbaron Tranzicioni? Teoria kundrejt realitetit në Shqipëri

Analiza Financiare. Dep.: Kontabilitet dhe Financa. MSc. Valdrin Misiri

PISA. Raport për arritjet e nxënësve të Kosovës në PISA Izveštaj o rezultatima kosovskih učenika na PISA 2015

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

Në pajtim me nenin 25, paragrafi 4, të Ligjit për Energji Nr. 2004/8;

Raport MBI VLERËN EKONOMIKE TË SEKTORIT JOFITIMPRURËS NË BALLKANIN PERËNDIMOR & TURQI

Tarifat nxitëse dhe rëndësia e tyre për investime në Kosovë. Janar 2014

PERCEPTIMET E INVESTITORËVE PËR MJEDISIN E BIZNESIT NË KOSOVË

Sa të pavarura janë autoritetet rregullatore në Kosovë?

Raporti i Performancës së Komunave

PËRGJEGJËSIA JURIDIKE-CIVILE E SIGURUESIT NË MBULIMIN E DISA RREZIQEVE PËRKITAZI ME JETËN DHE AKSIDENTET PERSONALE

Konferencë dhe Ekspozitë e Përbashkët Ballkanike 2015 Uji dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm

Eficienca e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme në Kosovë: Analiza e komponentit kryesor

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

Shqipëri. dhe Mundësitë për. Zhvillimin e Aftësive në. Cilësia e Arsimit. Analizë e rezultateve të PVNN-së

Aftësi, jo thjesht Diploma. Menaxhimi i arsimit për rezultate në Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore BANKA BOTERORE

Kontabilisti në biznes Accountant in business

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP

BANKA E SHQIPËRISË REVISTA EKONOMIKE

TË GJITHA KUTITË E ANKESAVE Rregullimi i tregut të komunikimeve elektronike dhe mbrojtja e konsumatorëve

Reforma e administratës publike në Kosovë

RAPORT VJETOR AQBK. Prishtinë Qershor 2007

Supply Chain Management (Menaxhimi i furnizimit zinxhir) dhe E-prokurimi

Republika e Shqipërisë Universiteti i Tiranës Fakulteti i Ekonomisë. Disertacion

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK

evropa juglindore Raporti i zhvillimeve Ekonomike Nr. 3

Planifikimi i menaxhimit të siteve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Udhëzime për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve të menaxhimit

Reformat tatimore në shtetet ballkanike rasti i Kosovës

PROGRAMI I KIESA PËR ZHVILLIMIN E NDËRMARRJEVE Udhëzime për aplikuesit

Raport Analitik i Tregtisë në Shërbime Sektori i TIK

RAPORT PËR RREZIQET E SISTEMIT BANKAR NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË PËR VITIN 2015

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

NDIKIMI I CILËSISË SË MËSIMDHËNËSVE DHE BURIMEVE SHKOLLORE NË REZULTATET E NXËNËSVE KOSOVARË

Punim udhëzues. Hyrje. Transparenca Buxhetore dhe Buxheti i Qytetarëve. Janar, 2016

this project is funded by the european Union

2012/01. Gjendja e Mediave në Kosovë

Menaxhment Financiar (zgjidhjet)

Identifikimi i Bankave me Rëndësi Sistemike dhe Kapitalit Shtesë në Kosovë Working Papers

Transcription:

Raport Konsultativ Faktori i Efikasitetit Periudha e Dytë Rregullative (2018-2022) DEKLARATË Ky Raport është përgatitur nga ZRRE-së me qëllim të informimit të palëve të interesit të sektorit të energjisë. Raporti nuk paraqet ndonjë vendim të ZRRE-së dhe nuk duhet të interpretohet si tillë. 24 gusht 2018 Adresa: Rr. Dervish Rozhaja Nr. 12, 10000 Prishtinë, Kosovë Tel: 038 247 615 lok. 101, Fax: 038 247 620, E-mail: info@ero-ks.org, web: www.ero-ks.org

Përmbajtja 1 Hyrje... 1 2 Përcaktimi i opex bazë të lejuar dhe roli i faktorëve të efikasitetit... 1 3 Vlerësimi i përfitimeve të efikasitetit... 3 4 Përfitimet nga efikasiteti... 5 4.1 Krahasimi mes vendeve të rajonit... 5 4.2 Vendimet e Rregullatorëve... 6 5 Konkluzionet dhe propozimet për PRR2... 7 Faqe i nga 7

1 Hyrje Ky raport përshkruan qasjen e ZRRE-së për përcaktimin e shpenzimeve operative bazë ( opex bazë ) për Periudhën e Dytë Rregullative (PRR2), rolin e faktorit të efikasitetit dhe mënyrën se si janë nxjerrë këta faktorë të efikasitetit. Ky raport shoqëron raportet konsultative të lëshuara nga ZRRE-ja për të Hyrat e Lejuara Maksimale (MAR) që do të aplikohen për të licencuarit e operatori të sistemit të transmetimit dhe të tregut (KOSTT sh.a.) dhe operatorin e sistemit të shpërndarjes (KEDS sh.a.) gjatë PRR2. Ky opex bazë, i llogaritur duke përdorur faktorët e efikasitetit ashtu siç përshkruhet këtu, është pjesë përbërese e MAR. ZRRE-ja përdorë termin opex bazë për të përfshirë kostot personelit, kostot e mirëmbajtjes dhe shpenzimet tjera të përgjithshme operative. Përjashton kostot e blerjes së energjisë për të mbuluar humbjet e energjisë elektrike në rrjet, kostot e zhvlerësimit, kostot e blerjes së shërbimeve ndihmëse dhe të blerjes së shërbimeve tjera të jashtme siç janë asetet e marra me qira të cilat janë pronë e palëve të treta. Komentet për këtë Raport Konsultativ mund të dorëzohen në kuadër të komenteve ndaj Raporteve Konsultative për të Hyrat e Lejaura Maksimale. Komentet mund të dërgohen në formë elektronike përmes e-mailit në ero.pricing-tariffs@ero-ks.org ose të dorëzohet në formë të shtypur në adresën e mëposhtme: Zyra e Rregullatorit për Energji Departamenti për Tarifa dhe Çmime Rr. Dervish Rozhaja Nr. 12 Prishtinë, 10000, Kosovë Data e fundit për komente është 7 shtator 2018. 2 Përcaktimi i opex bazë të lejuar dhe roli i faktorëve të efikasitetit Qasja e ZRRE-së për përcaktimin e opex bazë të lejuar për PRR2 është si në vijim: Vlera e hapjes së opex-it për PRR2 (në vitin 2018) është caktuar e barabartë me vlerën në mbyllje për PRR1 të lejuar (në vitin 2017 ), duke përfshirë edhe ndonjë komponentë eventual të kostove shtesë që janë jashtë kontrollit të të licencuarve. Kjo mbron konsumatorët dhe të licencuarit ndaj ndryshimeve të theksuara të çmimeve. Kjo gjithashtu i lejon të licencuarit që të mbajnë kursimet ose të bartin humbjet e opex-it të realizuar që ndryshon nga nivelet e lejuara në pajtim me Rregullat e të Hyrave. ZRRE-ja ka zbërthyer opex-in bazë në kategori kryesore dhe jo në detaje në mënyrë që të ruajë fleksibilitetin për të licencuarit për të përcaktuar mënyrën më të mirë të ndarjes së shpenzimeve të lejuara duke siguruar nivelin e kërkuar të cilësisë së shërbimit. Kjo vlerë e hapjes pastaj përshtatet për çdo ndryshim në opex-in e pritur që rezulton nga vendosja e përgjegjësive të reja për të licencuarit ose largimin e përgjegjësive ekzistuese. Këto mund të përfshijnë, për shembull, obligimet që lindin nga zbatimi i tregut të përbashkët të energjisë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë dhe ndonjë kosto tjetër që është jashtë kontrollit të të licencuarve. Faqe 1 nga 7

Vlera e hapjes e përshtatur pastaj kalohet në vitet e mëvonshme në periudhën PRR2 duke e shumëzuar vlerën e çdo viti paraprak me (1 X) ku X përfaqëson një faktor efikasiteti të përcaktuar nga ZRRE-ja 1. Kjo qasje është ilustruar më poshtë. Figura 1: Qasja e ZRRE-së për përcaktimin e opex bazë të propozuar Sipas kësaj metodologjie, faktori X mund të konsiderohet si përmbledhje e tre shtytësve të ndryshëm: Përmirësimet e pritshme të efikasitetit gjatë periudhës PRR2, që qojnë në reduktimin e kostove të njësisë 2 së të licencuarit dhe, si rrjedhojë, rënie të opex bazës në terma real gjatë periudhës PRR2. Efektet reale të çmimit (ERÇ), ku çmimi i inputeve pritet të rritet ose bjerë më shpejt se inflacioni i përgjithshëm i çmimeve të konsumit (ndaj të cilave indeksohen lejimet e opex bazë). Kjo çon në një rritje ose rënie në opex bazë në terma real gjatë periudhës PRR2. Efektet e vëllimit, kur rritja e madhësisë së rrjetit çon në rritje të kërkesave të inputeve dhe, si rrjedhojë, opex bazë më i lartë në terma real, gjatë periudhës PRR2. 1 Opex bazë, njëjtë si me komponentët tjerë të MAR, fillimisht përcaktohet në terma real. Lejimi do të azhurnohet çdo vit brenda periudhës PRR2 për inflacionin e çmimit të konsumit dhe faktorin e efikasitetit konform rregullave. 2 Këto reduktime mund të vijnë nga rezultati i realizimit të çmimeve më të ulta për njësi por pa dëmtuar kualitetin e shërbimit të pritshëm. Faqe 2 nga 7

Pozita e parazgjedhur e ZRRE-së është se ERÇ është e barabartë me zero. Duhet të jetë e qartë që kjo nuk do të thotë se të gjitha kostot janë konstante të supozuara në terma real por, ngarkesat neto në kostot reale janë zero. Kjo është në përputhje ose me pagat reale konstante (p.sh., pagat mesatare rriten në përputhje me inflacionin) ose rritja e pagave reale duke u kompensuar nga rënia e kostove reale për komponentët tjera të opex-it bazë 3. Efektet e vëllimit gjithashtu supozohen nga ZRRE-ja të jenë zero ose afër zeros. Ekzistojnë ekonomizime të shkallës në ofrimin e shërbimeve në rrjetin e energjisë elektrike dhe, si rrjedhojë, duke pasur parasysh raportin e shpenzimeve operative dhe rrjetit ekzistues, ka pak arsye për të supozuar se kostot e opex bazë-it do të rriten për shkak të rritjes së rrjetit. Prandaj, në vlerësimin e faktorëve të efikasitetit, ZRRE-ja është përqendruar në të parin nga këta shtytës - atë të përmirësimeve të pritshme të efikasitetit. X-faktorët e propozuar për përdorim në llogaritjen e opex-it bazë janë vendosur të barabartë me vlerësimet e ZRRE-së për përfitimet e mundshme të efikasitetit në kostot për njësi. 3 Vlerësimi i përfitimeve të efikasitetit Përfitimet potenciale të efikasitetit mund të zbërthehen në dy pjesë: Efikasiteti catch-up - paraqet kohën e pritur për të cilën ndërmarrja do të arrij efikasitetin e ndërmarrjeve me performancën më të mirë (ose frontier ). Efikasiteti frontier - paraqet shpejtësinë me të cilën kompanitë frontier po bëhen më efikase me kalimin e kohës, në veçanti si rrjedhojë e përmirësimit teknologjik. Ky koncept është ilustruar më poshtë. 3 Ndikimi i ndryshimeve të tilla në kosto reale varet nga shtesa relative e artikujve të ndryshëm të kostos në kostot totale të të licencuarve dhe në Indeksin e Çmimeve të Konsumatorit (CPI) në tërë ekonominë. Për shembull, nëse kostot e bakrit krijojnë 1% të CPI por 10% të kostove të KOSTT-it, atëherë një rënie prej 10% në çmimin e bakrit do të zvogëlonte CPI-në për 0.1% por do të zvogëlonte kostot e KOSTT-it për 1%. Efekti real i çmimit në këtë rast do të ishte -0.9%. Faqe 3 nga 7

Figura 2: Komponentët e përfitimeve të efikasitetit Vlerësimi i përfitimeve të efikasitetit, veçanërisht niveli i atyre ekzistuese në raport me jo-efikasitetin dhe, rrjedhimisht, potenciali për ti arritur ato përfitime, është sfidues. Përderisa ekzistojnë shumë metodologji, të gjitha varen nga përdorimi i grupeve të të dhënave kualitative dhe konsistente për një numër të madh të ndërmarrjeve të ngjashme gjatë shumë viteve. Të dhënat e tilla është vështirë të gjinden në industrinë e energjisë elektrike në shumicën e rasteve, mirëpo kjo mund të realizohet me anë të krahahimeve mes vendeve dhe operatorëve me karakteristika të ngjashme. Domosdoshmërisht, kjo i shtyn vlerësimet e përfitimeve të efikasitetit për Kosovë të mbështeten më shumë në krahasimet ndërkombëtare. Krahasimet e tilla janë sfiduese, duke pasur parasysh dallimet në nivelet e çmimeve lokale, dallimet në alokim dhe raportim të kostos, dallime në detyrat dhe përgjegjësitë, dallimet në kushtet operative dhe mjedisore, lëvizjet e kursit të këmbimit dhe kështu me radhë. Përshtatjet mund të bëhen për shumë prej këtyre dallimeve, por përshtatjet e tilla në mënyrë të pashmangshme sjellin një subjektivitet të konsiderueshëm në analizë. Ndodh shpesh që ndryshimet në supozimet e bëra mund të çojnë në ndryshime të mëdha në rezultate. Duke pasur parasysh kufizimet e imponuara nga mungesa e grupit të të dhënave të përshtatshme për Kosovën dhe implikimet kohore dhe në kosto për kërkimin e mbledhjes dhe analizimit të një grupi të përshtatshëm të krahasuesve ndërkombëtarë, ZRRE-ja në vend të saj ka zgjedhur që të nxjerr prova për përfitimet potenciale të efikasitetit nga një gamë e burimeve për të propozuar faktorët e efikasitetit. Kjo rezulton që ZRRE në vlerësimin e saj të bazohet në burime të ndryshme të të dhënave si prova. Për të miratuar këtë qasje, ZRRE-ja nuk ka kërkuar që të bëjë dallimin në mes të komponentëve catch-up dhe fronties të përfitimeve të efikasitetit dhe, rrjedhimisht, nuk ka krijuar një pikëpamje eksplicite për nivelin e tanishëm të efikasitetit të KOSTT-it dhe KEDS-it krahasuar me atë të krahasuesve me performancën më të mirë. Faqe 4 nga 7

Burimet e shqyrtuara janë: Normat e ndryshimit në kostot për njësi të arritura nga OST/OT-të dhe OSSH-të tjera në rajonin e Evropës Juglindore. Këto ofrojnë një indikator se çfarë kanë qenë në gjendje të arrijnë ndërmarrjet krahasuese në rajon. Ky shqyrtim nuk ka për qëllim që të jetë gjithëpërfshirës, është i kufizuar në vlerësimin e ndryshimit në një përzgjedhje të treguesëve të kostos për njësi për ato ndërmarrje për të cilat të dhënat përkatëse janë të qasshme për publikun. Vendimet nga rregullatorët tjerë për normat e përmirësimit të efikasitetit për t u përfshirë në kontrollin e çmimit për të licencuarit e transmetimit dhe shpërndarjes. Këto ofrojnë një tregues se çfarë konsiderojnë si të arritshëm rregullatorët për të licencuarit që operojnë në një ambient të ngjashëm në aspektin e përfitimeve të efikasitetit nga rrjetet e rregulluara të energjisë. 4 Përfitimet nga efikasiteti 4.1 Krahasimi mes vendeve të rajonit ZRRE-ja ka krahasuar performancën e KOSTT-it në lidhje me përmirësimin e opex-it bazë 4 (efikasitetit) me OST-të tjera në Bullgari, Maqedoni, Mali i Zi dhe Rumani. Krahasimi tregon se: Opex bazë i KOSTT-it ka qenë në rritje, ndërsa tre nga katër krahasuesit rajonalë kanë arritur të ulin kostot. Kjo tregon që efikasiteti operativ i KOSTT-it është përkeqësuar me kalimin e kohës 5. Në mesin e krahasuesve, ndryshimet në opex bazë kanë shkuar nga 3.0% në -3.5% me një mesatare të thjeshtë prej -0.9%. Ndryshimet në opex për njësi kanë shkuar nga 2.6% në - 3.8% me një mesatare të thjeshtë prej -0.1%. Këto krahasime janë paraqitur më poshtë. Për konsistencë në përdorimin e këtyre të dhënave për përcaktimin e faktorëve të efikasitetit, rëniet në opex bazë janë të treguara si përmirësime të efikasitet (p.sh., një ulje në opex për njësi prej -3.8%, këtu është paraqitur si një rritje e nënkuptuar në efikasitetin opex prej 3.8% në vit). 4 Opex bazë në këtë krahasim është shuma e shpenzimeve të punonjësve, materialeve, riparimeve, mirëmbajtjes dhe opex-it tjetër. Përjashton zhvlerësimin dhe blerjen e energjisë balancuese, energjisë për të mbuluar humbjet dhe shërbimet ndihmëse. 5 KOSTT-i ka sqaruar se kufizimet në para të gatshme nënkuptojnë se, historikisht, ka shpenzuar më pak në raport me nivelet efikase të opex-it dhe vetëm tani është duke arritur ato nivele. Faqe 5 nga 7

Ndryshimi i efikasitetit të opexit për njësisë, pikë % (kundërt e ndryshimit në kostot e opexit të njësisë) ZYRA E RREGULLATORIT PËR ENERGJI Figura 3: Përmirësimet e opex të produktivitetit në mesin e krahasuesve rajonal të OST-ve 4.0% 3.8% 3.0% 2.0% 1.0% - 0.4% -1.0% -2.0% -1.1% -3.0% -2.6% -2.6% -4.0% Bullgaria - ESO (2007-2016) Maqedonia - MEPSO (2007-2016) Mali i Zi - CGES (2012-2016) Rumania - Transelectrica (2011-2016) Kosova - KOSTT (2007-2016) Burimet: Hartuar nga ZRRE-ja nga pasqyrat financiare të publikuara. Të gjitha kostot janë konvertuar në çmimet e 2016 duke përdorur vlerat mesatare të CPI të publikuara nga FMN-ja. Kostot për njësi janë llogaritur duke i ndarë sipas konsumit të energjisë elektrike ashtu siç janë raportuar nga Eurostat, për çështje konsistence. Krahasimet në mes të KEDS-it dhe OSSH-ve rajonale janë më të vështira. Ndarja e aktiviteteve të furnizimit dhe ristrukturimi pasues i KEDS-it dhe OSSH-ve rajonale nënkupton që krahasimet e vazhdueshme të kostove me kalimin e kohës nuk janë të mundshme nga të dhënat që janë në dispozicion të publikut, në shumicën e rasteve. Prandaj, ZRRE-ja nuk ka paraqitur një krahasim të tillë në këtë raport. 4.2 Vendimet e Rregullatorëve Burimi i dytë i të dhënave të cilave i është referuar ZRRE-ja janë faktorët e efikasitetit (fatorët X) të aplikuar nga një numër i rregullatorëve Evropian në vendimet e fundit për të hyrat e lejuara për operatorët e rrjeteve të energjisë elektrike. Jo të gjithë rregullatorët vendosin një faktor eksplicit të efikasitetit dhe si pasojë grupi i të dhënave që janë në dispozicion është pashmangshëm i kufizuar. Megjithatë, kjo mund të ofrojë një udhëzues se çfarë konsiderojnë rregullatorët tjerë si të arritur në lidhje me përmirësimet e efikasitetit për shërbimet e rregulluara të cilët, në përgjithësi, kanë operuar nën regjimet e bazuara në stimuj për kohë më të gjatë se Kosova dhe të cilët kanë filluar nga një pikë më e afërt me efikasitetin frontier se sa që mund të pritet për KOSTT dhe KEDS. Prandaj, këto mund të shihen si përfaqësuese të vlerave drejt fundit të asaj që duhet të arrihet nga KOSTT-i dhe KEDS-i. Faqe 6 nga 7

OST OSSH OST OSSH OSSH OST+OSSH OST+OSSH OST+OSSH OST+OSSH ZYRA E RREGULLATORIT PËR ENERGJI Faktorët e efikasitetit X të parë variojnë nga 0.7% deri 3.0% në vit (ku një vlerë pozitive paraqet përmirësimin e pritshëm të produktivitetit) me një mesatare të thejshtë prej 1.9%. Kjo mund të interpretohet se rregullatorët mesatarisht parashohin një ulje në opex prej 1.9% në vit në terma real. Figura 4: Vendimet e rregullative të BE-së për faktorët e efikasitetit 3.5% 3.0% 3.0% 2.8% 2.5% 2.0% 1.5% 2.0% 2.1% 2.4% 1.5% 1.5% 1.0% 0.5% - 0.8% 0.7% Itali (2012-15) Holandë (2017-21) Çekia Finlanda Poloni Gjermani Slovakia (2010-14) (periudha (2012-16) 2) Burimet e përdoruara: 6 5 Konkluzionet dhe propozimet për PRR2 ZRRE-ja është në dijeni që përcaktimi i potencialit për të rritur efikasitetin dhe përshtatjet përkatëse për t u përfshirë në kontrollin e çmimeve është sfidues. Kjo është veçanërisht kështu në një vend si Kosova që ka vetëm një të licencuar për transmetim dhe një për shpërndarje. Në të njëjtën kohë, ZRRE-ja nuk e konsideron si të arsyeshëm të supozohet se nuk ka potencial për KOSTT-in dhe KEDS-in që të bëjnë përmirësime të efikasitetit gjatë rrjedhës së PRR2. Për të bërë këtë do të nënkuptonte që të dy kompanitë janë duke operuar në nivelin më të mirë të praktikës së efikasitetit dhe se kjo praktikë më e mirë do të mbetet e pandryshuar në vitet e ardhshme. Sipas mendimit të ZRRE-së, këto janë supozime jopraktike, bazuar në rrethanat aktuale. Duke pasur parasysh bazën e kufizuar të të dhënave ku mund të bazohet, ZRRE-ja propozon që të përcaktohen faktorët e efikasitetit për PRR2 duke përdorur gjykimin e ekspertëve, si dhe duke u mbështetur në krahasimin me performancën rajonale dhe vendimet e rregullatorëve tjerë. Këto krahasime janë paraqitur më lart dhe tregojnë shtrirjet e mundshme për përmirësime vjetore në 6 Burimet e përdorura janë në dispozicion në: https://www.acm.nl/sites/default/files/old_publication/publicaties/17231_incentive-regulation-of-the-gasand-elektricity-networks-in-the-netherlands-2017-05-17.pdf, http://www.medregregulators.org/portals/45/capacitybuilding/1st/1st_medreg_capacity_building-aeegsi-lanza.pdf, http://www.ey.com/publication/vwluassets/mapping_power_and_utilities_report_2013/$file/ey%20europ ean%20power%20regulatory%20report%20final%200513.pdf dhe https://www.ceer.eu/documents/104400/3731873/c16-irb-29-03_investment+conditions_24-jan- 2017.pdf/44a08bad-efe7-01da-8b37-a3dd7edccfd5. Faqe 7 nga 7

efikasitetin e shpenzimeve operative duke filluar nga -2.6% në 3.8% bazuar në krahasuesit rajonalë, dhe prej 0.7% deri 3.0% në vit bazuar në vendimet e rregullatorëve tjerë. Duke pasur parasysh këto shtrirje, ZRRE-ja propozon që të përcaktojë një faktor efikasiteti për opex prej 1.5% në vit për KOSTT-in dhe KEDS-in gjatë PRR2. Tabela 1: Faktorët e efikasitetit të propozuar nga ZRRE për PRR2 Faktorët e efikasitet të propozuar nga ZRRE 2018 2019 2020 2021 2022 OST/OT - 1.5% 1.5% 1.5% 1.5% OSSH - 1.5% 1.5% 1.5% 1.5% Duke pasur parasysh këto shtrirje, ZRRE-ja propozon që të përcaktojë një faktor efikasiteti për opex prej 1.5% në vit për KOSTT-in dhe KEDS-in gjatë PRR2. Kjo bie në përgjithësi në mes të shtrirjeve të aplikuara nga rregullatorët tjerë dhe rreth dy të tretat lartë shtrirjes së kostove të krahasuesve, që nënkupton se paraqet një cak, i cili është i arritshëm. Faktori ndarës i kursimeve për kursimet që tejkalojnë faktorin efikasitetit për shenzimet operative do të ndahen ndërmjet të licencuarit dhe konsumatorëve sipas faktorit 50/50. Në rastin e tejkalimeve të shpenzimeve mbi nivelin e lejuar, ato do të mbulohen nga të licencuarit në pajtim me Rregullat për të Hyrat. Faqe 8 nga 7