SFIDAT E NDERKOMBËTARIZIMIT DHE ROLI I NATO-s NË ÇLIRIMIN E KOSOVËS

Similar documents
PËRGJEGJËSIA NDËRKOMBËTARE NË LIDHJE ME MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT

Politika e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës

Zhvillimet politike në Kosovë

Kosova në vitet dhe qëndrimi i Shqipërisë

Zhvillimet politiko-diplomatike në ish-jugosllavi me theks të veçantë Kosova dhe Maqedonia

ÇËSHTJE TË SIGURISË. Security Issues. Revistë e përtremuajshme mbi sigurinë. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim. Nr.

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

Security Policy Research Center SPRC - Qendra Kërkimore për Politika të

SISTEMI ZGJEDHOR DHE PARTIAK NË KOSOVË PERSPEKTIVA E ZHVILLIMIT TË DEMOKRACISË BRENDAPARTIAKE

FITORJA E KOSOVËS NË RAMBUJE

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2018

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË

Procesi i Berlinit Rruga për në BE, apo rruga për askund?

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

SITUATA E SIGURISË NË PJESËN VERIORE TË KOSOVËS БЕЗБЕДНОСНАТА СИТУАЦИЈА ВО СЕВЕРНИОТ ДЕЛ НА КОСОВО THE SECURITY SITUATION IN THE NORTH PART OF KOSOVO

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

NDIKIMI I SHQIPËRISË NË RAJON NË HAPËSIRËN SHQIPFOLËSE. Autorë: Dorian Jano Enri Hide Klodjan Rama Ben Andoni

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

BASHKËPUNIMI NË FUSHËN E MBROJTJES MIDIS SHQIPËRISË DHE KOSOVËS

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

RESUME OF EDUCATION FAIR 2016

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

Kosova në kontekstin e sigurisë dhe të mbrojtjes të Ballkanit Perëndimor

Anëtarësimi dhe përfaqësimi i Kosovës

SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR

Dy fjalë në shenjë falënderimi

1. Debat për procesin politik lidhur me vazhdimin e zgjidhjes së statusit të Kosovës

DËBIMI I SHQIPTARËVE

REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT TË SHKENCAVE SOCIALE

SIGURI NËPËRMJET PARTNERITETIT

Deshtimi ne Mbrojtje Dhuna kunder pakicave ne Kosove, Mars 2004

BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË

Projekti Lista e Bardhë e Shengenit

GUIDË M BI TË DREJTËN E AZILIT

VLERËSIMI I PËRPJEKJEVE TË MAQEDONISË NË KUNDËRVËNIEN NDAJ EKSTREMIZMIT TË DHUNSHËM, PIKËPAMJE NGA SHOQËRIA CIVILE

Falas! intervenimi i nato-s. Identiteti shqiptar. Fatmir Rrahmanaj. Osman D. Gashi. Donik Sallova

Kursi bazë 1: Rëndësia e BE

Speci Shqipëri

Marrëveshje Stabilizimi dhe Asocimi BE-Shqipëri.

INSTITUTI KOSOVAR PËR KËRKIME DHE ZHVILLIM TË POLITIKAVE ANALIZË E SHKURTË 2011/07. Krahasim i sistemeve zgjedhore në rajon

Ky numër reviste botohet me mbështetjen financiare të Divizionit të Diplomacisë Publike të NATO-s.

QENDRA KOSOVARE PËR STUDIME TË SIGURISË VLERËSIMI I SEKTORIT TË SIGURISË NË REPUBLIKËN E KOSOVËS. Perspektiva e Shoqërisë Civile

Askund të mirëpritur NdaloNI kthimin me forcë të RomëvE Në kosovë. Askund të mirëpritur ndaloni kthimin me forcë të romëve në kosovë

Progresi në Evropianizimin e Sektorit të Sigurisë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni

ABC ja e të Drejtës të Bashkimit Evropian. Profesor Klaus-Diter Borçard

Nxitja e bashkëpunimi rajonale dhe zhvillimi i balancuar territorial i vendeve të Ballkanit Perëndimor në procesin drejt integrimit në BE

qershor 2017 BORDI I DREJTORËVE PËRFAQËSIMI I GRAVE në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura

ASI newsletter. Korrik 2004, Nr. 12. osce. Mission in Kosovo

VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS

Kuvendi t i thotë jo ndryshimit të kufijve

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

Të drejtat e njeriut në Kosovë

KUVENDI I KOSOVËS SKUP{TINA KOSOVA ASSEMBLY OF KOSOVO BULETINI. Nëntor, 2006 Nr. 14

Gjendja e demokracisë shqiptare në prag të zgjedhjeve parlamentare Perceptime 2013

10 VJET PANDËSHKUESHMËRI PËR ZHDUKJET DHE RRËMBIMET ME FORCË NË KOSOVË

Çështje të sigurisë - 4

Pengmarrja e lajmit (newsjacking) - teori konspirative apo taktikë për konsumin e mediave ndërkombëtare, Krimeja dhe Kosova

3 / ACTA SCIENTIARUM

P ë r m b a j t j a C o n t e n t

DHOMAT E SPECIALIZUARA TË KOSOVËS: NGA INVESTIGIMET TEK AKTAKUZAT

Republika e Kosovës. Republika Kosova-Republic of Kosovo. Qeveria Vlada-Government

Liderët e Kosovës takohen me negociatorë nga disa vende Krijimi i shërbimeve më të mira mjekësore Koalicioni Kthimi në udhëkryq. osce.

Plani i Veprimit në zbatim të Rezolutës 1325, Gratë, Paqja dhe Siguria

NORMALIZATION OF RELATIONS BETWEEN KOSOVO AND SERBIA

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës

Gjendja e Emergjencave dhe Mbrojtjes Civile në Republikën e Kosovës

Komunikimi medial në shoqërinë postkonfliktuale

Rr. Rrustem Statovci PN, Prishtinë, Kosovë

BIG DEAL. Mbikqyrja Qytetare e Implementimit të Marrëveshjes Kosovë - Serbi. Monotoni e Qytetëruar?

ÇËSHTJA E KOSOVËS DHE MEDIA SHQIPTARE ( )

Raport vjetor mbi instrumentet e pagesave Kosova në krahasim me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore

Pjesëmarrja e Kosovës në Organizatat dhe Nismat Rajonale

Çështje Europiane dhe të sigurisë - 23

QENDRA NDËRKOMBËTARE PËR DREJTËSINË TRANZICIONALE SERIA E STUDIMEVE TË RASTEVE TË NDJEKJEVE PENALE

Mbikqyrja Qytetare e Implementimit të Marrëveshjes Kosovë - Serbi. Monotoni e Qytetëruar?

RAPORT REAGIMI: PËRGJIGJET NDAJ RASTEVE TË DHUNËS NË FAMILJE DUKE MARRË PARASYSH VDEKJEN E ZNJ. ZEJNEPE BYTYÇI-BERISHA

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

ADMINISTRIMI DHE QEVERISJA NË KOSOVË Mësimet e mësuara dhe ato që mbeten për tu mësuar

Prof. Dr. Arsim BAJRAMI, MA. Sc. Florent MUÇAJ *, Përparim GRUDA * Konstitucionalizimi dhe kontrolli kushtetues i partive politike - rasti i Kosovës

RAHOVEC. Strategjia e veprimit për komunitetin serb në komunën e Rahovecit

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës

PARIMI I MOS-DISKRIMINIMIT SI PJESË E UNIONIT EVROPIAN ПРИНЦИПОТ НА НЕ-ДИСКРИМИНАЦИЈА КАКО ДЕЛ ОД ЕВРОПСКАТА УНИЈА

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI. STUDIM (draft)

BULETINI MUJOR KLIMATIK

INTEGRIMI I POLICISË NË KOSOVËN VERIORE: PROGRESI DHE SFIDAT E MBETURA NË ZBATIMIN E MARRËVESHJES SË BRUKSELIT

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

AGJENCIA E KOSOVËS PËR AKREDITIM (AKA) Raporti i Vetëvlerësimit 2018 Aprovuar nga Bordi i AKA-së me

Kosovë. Askund në agjendë Dështimi i vazhdueshëm për të kërkuar përgjegjësi në Kosovë pas marsit 2004 RIGHTS

KOSOVA në tekstet mësimore të historisë të Kosovës, Shqipërisë dhe Serbisë

Ky libër u mundësua nga Programi i Angazhimit për Barazi (E4E), i financuar nga Agjencia e Shteteve të \ Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar USAID

BESFORT TAHIR RRECAJ

RAPORT PERIODIK Nr maj. 27 maj 2011

ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

2012/01. Gjendja e Mediave në Kosovë

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Kuvendi - Skupština - Assembly

Çfarë ndodhi me shqiptarët e Kosovës:

Transcription:

SFIDAT E NDERKOMBËTARIZIMIT DHE... K.D.U. 0611(419..496.51) :355 327(496.51:419) Prof. asoc. dr. Frashër DEMAJ SFIDAT E NDERKOMBËTARIZIMIT DHE ROLI I NATO-s NË ÇLIRIMIN E KOSOVËS Përmbledhje Çështja e sensibilizimit dhe ndërkombëtarizimit të problemit të Kosovës si një nga temat më të ndjeshme dhe më problematike në procesin e shpërbërjes së Jugosllavisë ishte bërë temë e ditës në qarqet politike e shtetërore të RS të Serbisë dhe RSF të Jugosllavisë në fund të viteve të 80- ta të shekullit të kaluar. Kryesia e Jugosllavisë, e dominuar nga autoritarizmi serb e frustruar dhe e habitur nga qëndresa e shqiptarëve dhe nga fillimi i ndërkombëtarizimit të kësaj çështjeje, vendosi të zbatonte edhe njëherë në Kosovë administrimin e dhunshëm. Në këto rrethana, më 28 mars 1989 Kuvendi i Serbisë në Beograd miratoi amendamentet kushtetuese që i dhanë mundësi të shpallte krijimin e Serbisë unike, pra me këtë rast suspendohej autonomia e Kosovës e garantuar me Kushtetutën e vitit 1974. Kështu u vendos gjendja e jashtëzakonshme, u arrestuan dhe burgosën shumë qytetar shqiptar dhe u organizua një aksion masiv policor gjatë të cilit brenda një nate u izoluan 254 intelektual dhe kuadro udhëheqëse shqiptare. Të gjithë ata që përjetuan masën e izolimit u torturuan në mënyra të ndryshme. Si kundërpërgjigje delegatët shqiptar të Kuvendit të KSA të Kosovës e shpallën Kosovën Republikë më 2 korrik 1990. Më 7 shtator të po atij viti u miratua Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Republika nuk u njoh nga faktori ndërkombëtar por çështja e Kosovës si një problem që donë zgjidhje u bë e qartë. Ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës ishte mjaft sfidues, por lëvizja kombëtare në Kosovë promovoi politikë paqësore pa hequr dorë nga realizimi i pretendimeve të popullit. Politika paqësore u pa me simpati nga qarqet ndërkombëtare. Nga viti 1997 55

56 Prof. asoc. dr. Frashër DEMAJ si rezultat i shtimit të masave represive të Serbisë u radikalizua situata dhe doli në skenë UÇK. Duke e vlerësuar situatën si shumë serioze dhe me mundësi të përfshirjes në luftë edhe të vendeve tjera ballkanike, SHBA dhe Aleanca Veri- atlantike ishin vënë në lëvizje për ta mbajtur situatën nën kontroll dhe për ta zgjidhur atë. Roli i NATO-s ishte vendimtar në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Aleanca me 24 mars 1999 filloi bombardimin e caqeve ushtarake serbe e jugosllave. Bashkëpunimi i NATO me faktorin e brendshëm ushtarak-uçk-në e bëri më rezultativ përpjekjen e aleancës për ti dhënë fund një politike e cila konsiderohej si shkaktare kryesore e katër luftërave në Ballkan. Kërkesat e shqiptarëve për Republikën e Kosovës në kuadër të Jugosllavisë të shprehura posaçërisht në demonstratat e vitit 1981 ishin margjinalizuar nga ana e institucioneve të shtetit. Përpjekjet e pushtetit ishin të orientuara kryesisht në dy aspekte të rëndësishme të cilat do të pengonin depërtimin e informacionit dhe sensibilizimin e kërkesave të popullsisë shqiptare të Kosovës brenda Jugosllavisë dhe të pengohej ndërkombëtarizimi i çështjes kosovare që po merrte përmasa gjithnjë e më shumë. E para: akterët e ngjarjeve të demonstratave dhe intelektualët që shtronin kërkesa politike u akuzuan, u burgosen dhe u dënuan me burgim të rëndë. Me këto veprime pretendohej të ndëshkoheshin bartësit e këtyre ngjarjeve dhe të frikoheshin ata të cilët pretendonin të trasonin këtë rrugë. E dyta: Republika Socialiste e Serbisë dhe RSF e Jugosllavisë duke shfrytëzuar autoritetin e shtetit të krijuar në kohën e udhëheqësit komunist Josip Broz Tito propagandonin në dëm të integritetit dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve në Kosovë dhe Jugosllavi duke i akuzuar pa të drejtë ata si popull i pa emancipuar e primitiv që kanë pretendime të denigronin Jugosllavinë dhe që kishin prirje me pretendime destruktive e separatiste. Vitet e 80-ta të shekullit XX shënojnë fillimin e fundit të një shteti që ishte krijuar me propagandën për shtet federativ ku popujt do të gëzonin të drejta të barabarta. Jugosllavia po dezintegrohej pikërisht për shkak të mosrespektimit të drejtave të popujve, më saktësisht për arsye se sistematikisht po privoheshin shqiptarët si populli i tretë për nga numri (pas serbëve dhe kroatëve) në Jugosllavi. Problemi i shqiptarëve dhe Kosovës iu dha shkas edhe republikave tjera përveç Serbisë që të shqyrtonin seriozisht statusin e tyre në Jugosllavi. Kjo situatë e paqartë shtroi heshtazi në tryezën politike të republikave jugosllave tri opsione politike për RSFJ-në. 1. Ridefinimi i marrëdhënieve në federatë; 2. Kalimi nga sistemi federativ në konfederatë, dhe

SFIDAT E NDERKOMBËTARIZIMIT DHE... 3. Opsioni i fundit do të ishte shpërbërja e federatës dhe krijimi i shteteve të pavarura. Në këto rrethana njësitë federale jo vetëm që nuk reaguan ndaj veprimeve ç njerëzore të Serbisë e cila dërgoi forcat speciale ushtarake e policore për të shuar protestat paqësore të shqiptarëve 1988-1989, por iu bashkuan asaj duke marrë pjesë në trupat federale që u instaluan në Kosovë. Dhuna dhe represioni serb në Kosovë shënoi shkallë të lartë të zhvillimit që nga akti antikushtetues i Kuvendit të Republikës së Serbisë i vitit 1989, me të cilin ishte suspenduar autonomia e KSA të Kosovës që ishte e garantuar me Kushtetutën e vitit 1974. Këto ndryshime antikushtetuese i dhanë mundësi Serbisë të shpallte krijimin e Serbisë unike. Në këto rrethana, përderisa në Beograd festohej, në Kosovë shqiptarët po manifestonin indinjatën dhe kundërshtimin e tyre përmes protestave dhe demonstratave. Gjatë protestave të marsit e prillit 1989 u vranë 30, u plagosën qindra të tjerë, u rrahën dhe arrestuan mijëra shqiptarë. Shqiptarët e burgosur trajtoheshin nga sigurimi shtetëror serb dhe instanca tjera të ndjekjes në mënyrat më ç njerëzore. Qëllimi ishte që të arrestuarit dhe të burgosurit të pranonin se iu takonin grupeve të ndryshme ilegale separatiste e terroriste që luftonin kundër shtetit ligjor të Serbisë dhe Jugosllavisë. Torturat ishin nga më të ndryshmet duke filluar që nga maltretimet psikike, rrahja në pjesë të ndjeshme të trupit (veshka, kurriz, testise për të mos u shtuar shqiptarët etj.), heqja e thonjve nga mishi, futja e gjilpërave nëpër trup, varja me kokë teposhtë dhe metoda tjera të torturës. Një formë tjetër e dhunës dhe represionit serb ndaj shqiptarëve ishte edhe helmimi masiv i nxënësve dhe studentëve shqiptarë me helme të luftës në periudhën mars-maj 1990 1. Si kundër përgjigje e suspendimit të autonomisë së Krahinës Socialiste Autonome të Kosovës (KSAK), delegatët legjitim të Kuvendit të Kosovës u mblodhën më 2 korrik 1990 për të mbajtur seancë parlamentare. Parlamenti i Kosovës ishte i rrethuar me pjesëtarë të sigurimit shtetëror e policë në gjendje gatishmërie. Delegatët shqiptarë nuk u lejuan të futeshin në ndërtesë. Kështu ata në hyrje të Parlamentit të Kosovës miratuan Deklaratën Kushtetuese sipas së cilës Kosova shpallej Republikë në kuadër të federatës apo konfederatës së Jugosllavisë, varësisht për cilën nga këto variante do të vendosnin subjektet kushtetuese të Jugosllavisë (Sllovenia, Kroacia, Bosnjë Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Kosova, Vojvodina dhe Maqedonia) 2. 1 Dr. Frashër Demaj, Afrim Gjuraj, Jeta dhe Vepra, Prishtinë, 2009, f. 62. 2 Arkivi i Institutit të Historisë-Prishtinë, më tej AIHP, Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut 1990. 57

Prof. asoc. dr. Frashër DEMAJ Tri ditë pas shpalljes së Republikës së Kosovës, Kuvendi i Serbisë suprimoi Kuvendin e Kosovës, Qeverinë e Kosovës, organet administrative e gjyqësore, mbylli Radiotelevizionin e Prishtinës (i vetmi medium ne gjuhën shqipe në Kosovë), ndaloi gazetën Rilindja, të vetmen në gjuhën shqipe, goditi rëndë sistemin arsimor, kulturor, ekonomik, shëndetësor, bankar etj. Përfaqësuesit e popullit të Kosovës vazhduan ta qojnë deri në fund vullnetin e sovranit. Më 7 shtator në Kaçanik delegatët e Kuvendit të Kosovës miratuan Kushtetutën e Republikës së Kosovës siç njihet ndryshe Kushtetuta e Kaçanikut 3. Bazuar në këtë Kushtetutë më 26-30 shtator të vitit 1991 u organizua Referendumi për Kosovën Shtet i Pavarur dhe Sovran. Më 24 maj 1992 u mbajtën zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Kosovë. Në këto zgjedhje morën pjesë parti shqiptare, boshnjake dhe turke. U konstituua Parlamenti i Kosovës me 115 deputet, u zgjodh qeveria e Kosovës e drejtuar nga Dr. Bujar Bukoshi, kurse President i Republikës së Kosovës u zgjodh Dr. Ibrahim Rugova 4. Këto institucione për popullsinë e Kosovës (hiq serbët) ishin legjitime, por nuk u njohën nga bashkësia ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe shpalljen e Republikës së Kosovës. Sidoqoftë dr. Ibrahim Rugova u njoh dhe u trajtua si lider i shqiptarëve të Kosovës dhe kjo i dha mundësi që të bënte sensibilizimin e çështjes së Kosovës në skenën politike e publike ndërkombëtare. Sfidat e sensibilizimit dhe ndërkombëtarizimit të çështjes së Kosovës dhe sigurimi i përkrahjes për pavarësinë e Kosovës ishin të mëdha. Vështirësitë më të shumta vinin nga paradigma e krijuar nga tri momente definuese: e para, sepse bashkësia ndërkombëtare fillimisht ishte kundër zhbërjes së ish-jugosllavisë dhe përpiqej me çdo kusht ta ruante atë; e dyta, çështja e Kosovës shihej e reduktuar në çështjen e të drejtave të njeriut; dhe e treta, sepse në perceptimet e hershme ndërkombëtare Kosova shihej si çështje e brendshme e Serbisë 5. Pavarësisht rrethanave, me filozofinë e sensibilizimit, pretendohej krijimi i aleancës me SHBA-të, si superfuqi e vetme dhe po ashtu si shtet që i pari tregoi mirëkuptim dhe përkrahje për çështjen e Kosovës, vënia e lidhjeve me kryeqendrat e Evropës, me vendet më të zhvilluara në botë, si dhe kontaktet dhe lobizimet me të gjitha institucionet relevante botërore, si 3 AIHP, Kushtetuta e Republikës së Kosovës e miratuar më 7 shtator në Kaçanik. 4 AIHP, Shih, Referendumi për Kosovën Shtet i Pavarur dhe Sovran 26-30 shtator të vitit 1991. 5 Edita Tahiri, Diplomacia e Kosovës në periudhën e okupimit, Kumtesë e lexuar në Simpoziumin shkencor Çlirimi i Kosovës, mbajtur më 12 qershor 2009 në Prishtinë, f. 7. 58

SFIDAT E NDERKOMBËTARIZIMIT DHE... Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), Bashkimi Evropian (BE), NATO, OSBE, Këshilli i Evropës (KE), Parlamenti Evropian (PE), etj 6. Sensibilizimi i çështjes së Kosovës pavarësisht pengesave që i bënte në vazhdimësi diplomacia serbe i dha rezultatet e veta sepse çështja e Kosovës dhe e shqiptarëve në Jugosllavi, nga një problem i margjinalizuar dhe i pa përfillur po shndërrohej gradualisht në një çështje të pazgjidhur ndërkombëtare dhe me kalimin e kohës nëse nuk do të zgjidhej drejtë do të bëhej si një bombë e kurdisur për rajonin e Ballkanit. Pasojat e moszgjidhjes së çështjes së Kosovës dhe shqiptarëve në Jugosllavi u vërejtën sidomos në kohën e dezintegrimit të këtij shteti që pikërisht në Kosovë e filloi fundin e ekzistencës së tij. Lëvizja për pavarësi e viteve të 1990-ta, e udhëhequr nga dr. Rugova dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ishte një projekt madhor kombëtar që rezultoi nga fuqia mendore e elitës intelektuale e politike shqiptare si kundërpërgjigje ndaj okupimit të Kosovës nga Serbia. Intelektualë e akademikë të mobilizuar rreth interesit kombëtarë si kurrë më parë, pa frikë e pa rezervë, përballë represionit shtetëror serb ishin të bindur se ishte momenti i duhur për të realizuar të drejtat e tyre kombëtare. Kjo dëshmoi se okupimi jo vetëm që nuk arriti ti gjunjëzojë shqiptarët, por përkundrazi ripërtëriu fuqinë dhe potencialet e tyre për organizimin e lëvizjes për liri, pavarësi dhe demokraci 7. LDK kishte hartuar edhe projektin rezervë përveç dy opsioneve të më hershme politike (federatë apo konfederatë), ku përfshihej opsioni i bashkimit kombëtar si një zgjidhje e natyrshme që mund të bëhej e mundur në rast të hapjes së çështjes e kufijve në Ballkan. 8 Për sa i takon zgjidhjes me negociata të çështjes së Kosovës, platforma kosovare përmbante dy parime kryesore: që negociatat të jenë të ndërmjetësuara nga një palë ndërkombëtare me fuqi garantuese, duke kërkuar rolin udhëheqës të SHBA-ve në bashkëpunim me BE-në; dhe që negociatat të zhvillohen mbi parimin e mos prejudikimit të statusit final. Përkrahje u kërkua po ashtu për implementimin e diplomacisë preventive, përkatësisht për vendosjen e forcave parandaluese të NATO-s, si kontribut për ndaljen e spastrimeve etnike dhe shmangien e luftës, që rrezikonte të përhapej në gjithë rajonin si dhe për një protektorat ndërkombëtar mbi Kosovën, si zgjidhje 6 Po aty 7 Po aty 8 AIHP, QIK (Qendra Informative e Kosovës), Shih Deklarata politike e Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në Jugosllavi e miratuar me 12 tetor 1991, Albanian Democratic Movement in Former Yugosllavia, Documents: 1990-1993, Kosova Information Center, Prishtina 1993, 21-23. 59

Prof. asoc. dr. Frashër DEMAJ kalimtare. Arsye pse kosovarët kërkonin forcat e NATO-s dhe jo të OKBsë, lidhej me faktin se OKB kishte dështuar në Bosnje, ndërkohë që besueshmëria në NATO kishte mbetur shpresa e vetme 9 për popullsinë shumicë të Kosovës. Gjithashtu shqiptarët e shihnin te SHBA-të partnerin e fuqishëm i cili historikisht i kishte ndihmuar popujt e shtetet në nevojë. Këtë e simbolizonte edhe shembulli i presidentit Wudrou Wilson në përkrahje të shqiptarëve pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, në Konferencën e Paqes së Versajës (1919). Vulën e ndërkombëtarizimit dhe të trajtimit të çështjes së Kosovës si një problem ndërkombëtar e bëri politika amerikane dhe Presidenti George H. W. Bush duke dal me qëndrimin e vijës së kuqe për Kosovën në fund të vitit 1992. Politika e vijës së kuqe e njohur edhe si Kërcënim i Krishtlindjeve ia bëri të qartë Serbisë dhe Jugosllavisë se në rast të përshkallëzimit të dhunës në Kosovë, Serbia do të ballafaqohet me përgjigjen e vendosur amerikane. Një mbështetje e tillë e fuqishme amerikane hapi perspektiva të mëdha ndërkombëtare për Kosovën ndërkohë që Serbia u ballafaqua me realitetin e ri për Kosovën, e cila tashmë po fitonte besimin e aleatit të madh amerikan 10 dhe të shteteve të fuqishme evropiane të cilat për një kohë të gjatë kishin shfaqur rezerva ndaj kërkesave dhe çështjes së shqiptarëve në Jugosllavi. Mirëpo pavarësisht paralajmërimeve amerikane, Slobodan Milosheviqi nuk pushoi së ushtruari dhunë të pashembullt ndaj shqiptarëve. Madje forcat serbe intensifikuan edhe më shumë reprezaljet pothuajse në çdo cep të Kosovës duke akuzuar, arrestuar, bastisur, plaçkitur madje në raste edhe duke vrarë shqiptarët të cilët pastaj i akuzonte si terrorist.. Deklarimet e presidentit amerikan Bush ndikuan në avancimin e pozicionit ndërkombëtar të Kosovës që mund vërtetohej me avancimin e nivelit të takimeve të delegacioneve të Kosovës me personalitetet kyçe të politikës ndërkombëtare, me pjesëmarrje në konferenca e forume të ndryshme ndërkombëtare dhe në të njëjtën kohë me negociatat për çështjet e veçanta në kuadër të Konferencës së Gjenevës. Në veçanti vlejnë të veçohen takimet e delegacionit të Kosovës të udhëhequr nga Presidenti Rugova në SHBA, me sekretarët e shtetit, Warren Christopher dhe Madeleine Albright; në Gjermani me Ministrin e Jashtëm Klaus Kinkel; në Britaninë e Madhe me Ministrat e Jashtëm Douglas Hurd dhe Malcom Rifkind; në Francë me Ministrin e Jashtëm Hubert Vedrine; në Belgjikë me 9 Edita Tahiri, punim i cit., f. 5. 10 Po aty 60

SFIDAT E NDERKOMBËTARIZIMIT DHE... Ministrinë e Jashtëm Erik Derycke, në Austri me Ministrin e Jashtëm Wolfgang Schüssel, në Itali me Ministrin e Jashtëm Lamberto Dini; në Holandë me Ministrin e Jashtëm Hans van Mierlo; në Luksemburg me Ministrin e Jashtëm Jacques Poos, në Danimarkë me Ministrin e Jashtëm Niels Petersen; në Suedi me Ministren e Jashtme Lena Hjelm-Wallén; në Finlandë me Kryeministren Tarja Halonen; në Spanjë me Ministrin e Jashtëm Javier Solana; Në Zvicër me Ministrin e Jashtëm Flavio Cotti etj 11. Po ashtu takime u zhvilluan me të gjithë kryesuesit e radhës së BE-së, Komisarin politik Hans van den Broek, Kryetarin e komisionit evropian Jacques Santer, me Kryesuesin e radhës së OSBE-së F. Cotti, e takime tjera të larta. Një moment i rëndësishëm për tu veçuar, ishte takimi me ministrin e jashtëm spanjoll Javier Solana, që do të vendos një bazë për bashkëpunimet e ardhshme me NATO, kur Solana mori detyrën e Sekretarit Gjeneral në vitet vijuese 12. Pati edhe takime të nivelit më të ulët politik, me personalitete të njohura nga fusha e publicistikës, gazetarisë, shkencës, personalitete publike e fetare siç ishte takimi mjaft i rëndësishëm me Papa Gjon Palin II dhe takime tjera të cilat mund të vlerësohen mjaft pozitive dhe reflektuese sepse përmes këtyre personaliteteve sensibilizohej edhe opinioni publik e qytetar i vendeve të gjithë botës. Në vazhdim të përkrahjes amerikane për Kosovën, në janar 1997 presidenti Bill Clinton shpalli Kosovën si prioritetin kryesor të politikës së jashtme amerikane, ngjarje kjo që paralajmëroi zhvillime përcaktuese për fatin e Kosovës. Reagimi i Serbisë ishte i menjëhershëm duke përshkallëzuar dhunën dhe provokimet e hapura për luftë të armatosur 13 dhe nga ana tjetër shteti serb bënte përpjekje të pareshtura diplomatike përmes partnerëve dhe aleatëve të vet që të bllokonte proceset sensibilizuese të Kosovës dhe takimet e liderëve kosovarë në nivelet më të larta të politikë bërjes ndërkombëtare. Pavarësisht këtyre përpjekjeve, në dhjetor 1997 ministrat e jashtëm të NATO-s deklaruan se interesi i Aleancës për stabilitetin e Ballkanit nuk qëndronte vetëm në Bosnjë e Hercegovinë por në gjithë rajonin përfshirë këtu edhe Kosovën. Gjatë gjysmës së dytë vitit 1997 dhe vitit 1998 luftimet midis forcave ushtarake e policore serbe dhe UÇK-së morën përmasa të mëdha. Rezistenca e fuqishme e UÇK-së dhe demet e 11 Po aty 12 Po aty f. 17 13 Bill Clinton, Jeta ime, Tiranë, 2005; "Biography of William J. Clinton"; Between Hope and History: Bill Clinton, Meeting America's Challenges for the 21st Century, Published by Random House in September 1996; Bill Clinton, Giving: How Each of Us Can Change the World, Published by Knopf in September 2007. 61

62 Prof. asoc. dr. Frashër DEMAJ herëpashershme që i shkaktonin trupave serbe si në njerëz ashtu edhe në teknikë, ndikuan që kjo e fundit të hakmerrej në popullsinë civile. Gjatë vitit 1998 dhe fillim vitet 1999, u vranë rreth 2000 shqiptarë dhe 400.000 prej tyre civil të pafajshëm u detyruan që të linin shtypit e tyre dhe të ç vendoseshin në zonat me të sigurta brenda Kosovës (kryesisht në male) dhe një numër i konsiderueshëm u larguan nga Kosova për tu vendosur përkohësisht në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në vendet e tjera të Evropës e me gjerë. Kjo valë e shpërnguljes mori përmasa sidomos pas fillimit të bombardimeve të NATO-s kur numri i refugjatëve shqiptarë kapte shifrën rreth 800.000 veta. Qëllimi i Milosheviqit ishte që nëpërmes valës së refugjatëve të provokonte kaos në Maqedoni dhe Shqipëri, për ta destabilizuar kështu para se gjithash Maqedoninë, për të rrezikuar zonën vendimtare për marshim dhe furnizim të NATO-s 14 dhe për ta shpërqendruar vëmendjen nga Kosova me hapjen e ndonjë vatre të dytë krize. Në këto rrethana komuniteti ndërkombëtar shfaqi shqetësimin e vet për masat drastike që ndërmerrte Serbia ndaj popullsisë civile, prandaj ato intensifikuan përpjekjet diplomatike dhe ushtarake me qëllim që të ndalojnë kasapin e Ballkanit i cili tashmë kishte dhënë prova të pakontestueshme për brutalitetin dhe qenien e një politikani që nxitë e shkakton luftëra shkatërruese pavarësisht çmimit dhe pasojave për popullin e tij dhe për popujt tjerë. Si kundërpërgjigje ndaj acarimit të situatës Këshilli i NATO-s me 28 maj 1998 në Samitin e mbajtur në Madrid bëri të ditur se po hartoheshin plane për vendosjen paraprake të ushtarëve të Aleancës në kufirin Shqipëri-Kosovë ku do të bëheshin stërvitje ushtarake bashkë me ushtrinë shqiptare 15. Gjithashtu në shtator 1998 u bë e ditur se do të zhvillohej edhe një manovër ushtarake në Maqedoni në kuadër të marrëveshjes së Partneritetit për Paqe. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Havier Solana bëri të ditur se pas lajmeve të fundit shqetësuese nuk përjashtohej asnjë mundësi dhe se NATO po përgatitej për opsione të mëtejshme ushtarake. Në qëndrimin e Solanës bëhej e qartë se NATO nën drejtimin e SHBA-ve do te vepronte me vendosmëri për ta parandaluar përsëritjen e Bosnjës 16. Këshilli i Aleancës Veri-atlantike përmes ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të NATO-së e shtroi problemin në dy rrafshe: e Para, 14 Joschka Fischer, Vitet kuq-gjelbër, politika e jashtme gjermane nga Kosova deri më 11 shtator, Prishtinë 2007, f. 169. 15 Wolfgang Petritch, Robert Pichler, Rruga e gjatë në luftë, Kosova dhe bashkësia Ndërkombëtare 1989-1999, Prishtinë 2002, f. 106. 16 Po aty

SFIDAT E NDERKOMBËTARIZIMIT DHE... duhej afruar të gjitha palët për të gjetur një zgjidhje paqësore të krizës dhe e dyta angazhimi për të ndërmarrë hapa në drejtim të stabilitetit e të sigurisë me vendet fqinje posaçërisht në Shqipëri dhe Maqedoni 17. Me 12 qershor 1998, ministrat e mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-s vendosën që Aleanca në vazhdimësi të bej vlerësimin dhe masat që duhet ndërmarrë në rast të përshkallëzimit të situatës në Kosovë 18. Ata e konsideronin Kosovën shumë herë më të rrezikshme se Bosnjën për shkak të implikimit të mundshëm të shteteve ballkanike si: Shqipëria, Mali i Zi, Turqia, Greqia. Ishte shumë me rrezik edhe shtrirja e konfliktit dhe luftës në Maqedoni vend ky në të cilin jetonin një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve etnik në trojet e veta (rreth 30% e popullsisë) të cilët ishin të diskriminuar nga qeveria e ish-republikës Jugosllave të Maqedonisë. Me 18 tetor 1998, zyrtarët me të lart të NATO-së, përfshirë këtu sekretarin e përgjithshme Havier Solana, kryetarin e komitetit ushtarak gjeneral Claus Nauman dhe komandantin suprem të forcave aleate për Evropë gjeneralin Wesli Clark, vizituan Beogradin më qëllim që ti jepnin mesazhin Milosheviqit së nëse ai nuk do të zbatonte kërkesat dhe marrëveshjet me bashkësinë ndërkombëtare NATO ishte gati që të ndërhynte ushtarakisht. Pra mesazhi dhe vendosmëria e strukturave më të larta përfaqësuese politike dhe ushtarake të NATO-s ishte shumë i qartë pavarësisht se i drejtoheshin një njeriu që ishte dëshmuar si nacionalist radikal dhe si njeri që nuk respektonte marrëveshjet bilaterale. Krahas këtyre aktivitetet Grupi i Kontaktit dërgoi në Beograd diplomatin amerikan Richard Hollbruk për të gjetur një zgjidhje diplomatike dhe për ti dhenë fund krizës. Presidenti Milosheviq, pranoi që ti tërheq forcat ushtarake dhe policore nga Kosova dhe të lejoj hyrjen e 2000 vëzhguesve të pa armatosur të OSBE-së, mision të cilit do ti printe ambasadori William Walker. Misioni do ta bënte monitorimin dhe tërheqjen e forcave të Milosheviqit dhe do të mbikëqyrte situatën në përgjithësi. Nga ana tjetër Milosheviq përmes vartësve të tij, gjeneralëve të ushtrisë dhe policisë vazhdoi sulmet dhe intensifikoi luftën kundër shqiptarëve. Në emër të ndjekjes së terroristëve shqiptarë forcat serbe terrorizonin popullsinë civile kryesisht nëpër fshatra. Këto masa dhune dhe terrori më 15 janar të vitit 1999, rezultuan me një masakër të pazakontë në fshatin Reçak të Shtimes, ku nga forcat ushtarake e policore serbe u 17 Dr. Gëzim Mustafaj, Si u hap rruga e NATO-s për të intervenuar në Kosovë, Fejton nr. 2, Epoka e Re, e premte 4 shkurt 2011. 18 Po aty 63

64 Prof. asoc. dr. Frashër DEMAJ masakruan me shumë së 45 shqiptarë 19. Midis tyre ishin tri gra, një fëmijë dhe shumë pleq. Prej të ekzekutuarve, 11 kufoma u gjetën nëpër shtëpi, 23 afër dhe në një hendek në fshat kurse të tjerat në pika të ndryshme të fshatit. Shumë trupa të pajetë dyshohej se ishin vrarë nga afër, pra ishin ekzekutuar meqë ata kishin plagë plumbi në kokë dhe në zverk 20. Kjo masakër fal ambasadori Walker sensibilizoi gjithë botën. Më 16 janar 1999 Wiliam Walker kishte deklaruar: Pasi mbërrita në Reçak, banorët e tij më çuan në vendin ku me tmerr të madh pashë kufomat e 20 njerëzve, të cilat me sa duket kishin mbetur atje ku ishin ekzekutuar. Megjithëse unë pashë vetëm 20 kufoma, kryesisht pleq të vrarë nga afër me të shtëna në ballë dhe në kokë, vëzhgues të tjerë kanë gjetur kufoma të tjera. Edhe pse nuk jam jurist, ajo që pashë më bën të përcaktoj pa ngurrim këtë rast si masakër, si krim kundër njerëzimit 21. Këto akte të dhunës dhe masakrave ndaj civilëve shqiptarë kishin për qëllim që të fusnin frikën dhe për pasojë të bënin spastrimin etnik të Kosovës. Këto nuk ishin reagime spontane të serbëve, por një aksion që ishte planifikuar prej kohësh dhe me shumë kujdes 22. Si pasoj e kësaj situate pati propozime sidomos nga diplomat amerikan që të radikalizohen masat në kuptimin diplomatik por mos të përjashtohet mundësia për ndërhyrje të menjëhershme ushtarake për ta ndalur Milosheviqin. Kurse propaganda serbe nga ana e saj përmes mjeteve të informimit që kontrolloheshin nga pushteti serb e vlerësoi këtë akt si një fitore të forcave serbe kundër terroristëve shqiptar. Sipas gjeneralit Wesli Clark në NATO shtroheshin pyetje dhe dilema si: A duhet ndërhyrë ushtarakisht? A do të funksionojë? Çfarë do të ndodhë nëse jo? Sa forca? Kur? Sa logjistikë nevojitet? etj. Clarku ishte i bindur qe të gjitha këtyre pyetjeve do t iu jepte përgjigjen e duhur. Në fillim të qershorit (1998) gjenerali Clark kishte arritur në Washington për një takim tjetër dhe si zakonisht për punën e tij kishte raportuar dhe kishte diskutuar me Hugh Shelton dhe sekretarin amerikan të Mbrojtjes Wiliam Cohen. Në këto dy takime radhazi Clarku i kishte njoftuar funksionarët amerikan me situatën politike dhe të sigurisë në rajonin e Ballkanit dhe me strategjinë e tij ushtarake për të cilën mendonte se do të jepte rezultat. Clark thoshte se në të njëjtën kohë duhet bërë presion diplomatik dhe përgatitjet e duhura për ndërhyrje ushtarake sepse Milosheviqi do të shtiret se do të negociojë por ai nuk do ta bëjë këtë përderisa nuk i 19 Wolfgang Petritch, Robert Pichler, vep e cit, f. 154-155. 20 Po aty 21 Po aty 22 Joschka Fischer, Vitet kuq-gjelbër, politika e jashtme gjermane nga Kosova deri më 11 shtator, Prishtinë 2007, f. 168.

SFIDAT E NDERKOMBËTARIZIMIT DHE... nënshtrohet trysnisë 23. Sekretari i Mbrojtjes Cohen duke e konsideruar situatën si mjaftë të rrezikshme dhe me besimin e plotë tek gjenerali Clark i kishte thënë këtij të fundit Fillo me manovrat, bëje këtë menjëherë. Urdhrin e Cohenit, Clarku e zbatoi menjëherë. Më 16 qershor filloi operacioni manovrues Skifteri i Vendosur ku morën pjesë 100 aeroplanë të NATO-s të cilët fluturuan mbi hapësirën ajrore të Shqipërisë e pastaj edhe të Maqedonisë deri në kufijtë e shtetit serb 24 (kufij serb konsideroheshin edhe kufijtë ne mes Kosovës dhe Shqipërisë meqë Serbia ende kishte sovranitet ndërkombëtar mbi Kosovën F.D). Këto manovra, përveç aspekteve ushtarake dhe gatishmërisë së NATO-s, dërgonin sinjal të qartë edhe në Beograd. Tani qeveria serbe e kishte më të qartë se kurrë ndonjëherë me parë se kërcënimet e NATO-s ishin ultimatum për Milosheviqin. Në këto kushte Grupi i Kontaktit (Francë, Gjermani, Itali, Britani e Madhe, Rusi dhe SHBA), kërkoi nga Milosheviqi dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës të ndërprisnin luftimet dhe të takoheshin në Rambuje të Francës për të gjetur një zgjidhje dhe për të arritur një marrëveshje. Takimi u organizua në dy faza. Faza e parë, u organizua prej 6 deri me 23 shkurt 1999 në Rambuje, kurse faza e dytë e bisedimeve u mbajt me 15 deri me 18 mars 1999 në Paris. Në këto bisedime shqiptarëve ju ofrua Autonomi e gjerë nën garancinë e NATO-së por jo edhe pavarësi e plotë, kurse serbeve ju propozua që të pranonin këtë Autonomi të Kosovës por jo edhe sovranitetin e saj. Në këtë kuptim statusi përfundimtar i Kosovës mbetej i hapur. Në fazën e dytë të bisedimeve delegacioni kosovar i pranoi propozimet e Grupit të Kontaktit, kurse delegacioni serb i refuzoi ato. Sekretarja e shtetit zonja Albright e bëri të qartë qëndrimin se nëse nuk do të ketë marrëveshje do të ketë pasoja për të dyja palët nëse Serbia nuk e pranon marrëveshjen do të bombardohet nga NATO, ndërsa, nëse Kosova nuk e pranon, do të humb aleatët dhe do të izolohet ndërkombëtarisht 25. Në këtë mënyrë bisedimet e Rambujes dhe të Parisit përfundua pa sukses për shkak të refuzimit të palës serbe. Mos nënshkrimi i marrëveshjes për zgjidhje paqësore dhe orientimi pro luftës i regjimit serb 23 Wesley K. Clark, Të bësh luftë moderne, Prishtinë 2003, f. 150. 24 Po aty, f. 153. 25 Më gjerësisht shih, Albright, Madeleine Madam Secretary: A Memoir, 2003; "Biography at The Washington Post". Washingtonpost.com. 1999-12-15. http://www.washingtonpost.com/ wp-srv/politics/govt/admin/albright.htm. Retrieved 2009-06-22; Official biography at State Department site; Portrait of Madeleine Albright; Madeleine Albright, Zonja sekretare Autobiografi, Shtëpia botuese Dudaj, Tiranë, 2004. 65

66 Prof. asoc. dr. Frashër DEMAJ ishte një paralajmërim i qartë që lufta do të përshkallëzohej dhe do të merrte përmasa. Pas dështimit të Konferencës së Rambujesë e cila konsiderohet si përpjekje e fundit në vargun e gjatë të tentativave të pasuksesshme diplomatike për Kosovën, vendimi i NATO-s për ta përdorur forcën si mjet për zgjidhjen e krizës në Kosovë mbeti opsion i vetëm 26. Tani të gjithë ishin të bindur se e vetmja mënyrë për ti dhënë fund dëbimeve, vrasjeve e masakrimeve, pra gjenocidit që po bënte Milosheviqi ndaj shqiptarëve ishte ndërhyrja ushtarake e NATO-s. Duke parë qartë këtë situatë, ministrat e mbrojtjes së vendeve anëtare të NATO-së i dhanë pëlqimin dhe fuqinë sekretarit të përgjithshëm të Aleancës Havier Solana, duke autorizuar të ndërmerrte vendimin për sulme eventuale ushtarake kundër Serbisë. Ky akt e bëri edhe me të besueshme mundësinë e ndërhyrjes së trupave të NATO-së, me që autoriteti i vendimmarrjes nga një institucion prej 19 anëtarësh kaloi tek një person i vetëm. Nga ana tjetër edhe Havier Solana e dinte se Milosheviqi është tip politikani diktator e gënjeshtar të cilit nuk i besohet sepse nuk i mban premtimet dhe fjalët e dhëna, madje as kur ato janë marrëveshje të firmosura të cilat obligojnë palët nënshkruese. Këtë e kishte vërtetuar Solana në takimet e shumta kur bëheshin përpjekje diplomatike për zgjidhjen e krizës. Madje kur Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Solana i kishte thënë Milosheviqit gënjeshtar, ky i fundit iu kishte përgjigjur Po, keni të drejtë unë gënjej, por kjo është normale, këtë e bën secili 27. Me 21 mars 1999, tri ditë para fillimit të operacionit ambasadori Hollbruk shkoi në Beograd që të paralajmëronte Milosheviqin për herë të fundit. Një ditë me vonë, Sllobodan Milosheviqi në vend së të pranonte vërejtjet ndërkombëtare me dashamirësi, ai ju bëri sfidë të hapur përpjekjeve diplomatike të SHBA-ve dhe faktorit ndërkombëtar në përgjithësi. Kjo përpjekje e marrë e tij shënonte fillimin e fundit të epokës milosheviqiane, epokë e cila kishte shkaktuar luftëra e konflikte në një shtet ku dikur kishin jetuar bashkë popuj të ndryshëm të cilët për gati një dekadë po luftonin në mes vete. Me 23 mars 1999, ambasadori Richard Hollbruk 28 u largua nga Beogradi, i dëshpëruar sepse nuk kishte mundur të arrijë asnjë marrëveshje 26 Edita Tahiri, Konferenca e Rambujesë, Pejë 2001, f. 79. 27 Wesley K. Clark, vep e cit, f. 142. 28 Richard Charles Albert Holbrooke (24 prill 1941-13 dhjetor 2010) ishte një diplomat amerikan, redaktor reviste, profesor dhe bankier investimesh. Ai ishte i vetmi person që ka mbajtur pozitën e Ndihmës Sekretari i Shtetit për dy rajone të ndryshme të botës (Azia 1977-

SFIDAT E NDERKOMBËTARIZIMIT DHE... konkrete për zgjidhjen e krizës dhe e kishte të qartë së kokëfortësia e Milosheviqit do të sillte pasoja për vet Serbinë dhe rajonin. Milosheviqi mendonte së NATO, nuk do ta sulmonte Serbinë me që amerikanët dhe aleatët e tjerë nuk do të rrezikonin të prishnin marrëdhëniet me Rusinë për shkak të Kosovës. Kjo dhe idetë e tjera të Milosheviqit dhe diplomacisë serbe dolën të mos jetë të sakta sepse sekretari i përgjithshëm i NATO-së, Havier Sollana, e urdhëroi gjeneralin amerikan Wesli Clark të fillonte operacionin ushtarak bombardues të koduar me emrin Forca Aleate mbi ish Jugosllavinë. Wesli Clark mendonte se serbët nuk kanë kurrfarë gjasash kundër forcave ajrore të NATO-s 29. Përveç sulmeve ajrore Aleanca ishte e përgatitur edhe për operacion tokësor, pavarësisht se kjo ishte një çështje delikate, të paktën për dy arsye. Së pari kishte zëra në NATO që mendonin se është shumë herët të merret vendimi për operacion tokësor luftarak dhe së dyti anëtarët e NATO-s ishte rrezik të mos mund të binin dakord për një operacion luftarak tokësor 30. Nga ana tjetër nevojitej pajtimi i të gjithë anëtarëve për një PO e cila do të mundësonte sulmin ndaj trupave serbe e jugosllave të stacionuara në zona të ndryshme. Gjithashtu shtete si Greqia dhe ndonjë tjetër aleate e Serbisë mund të hezitonte që të dërgonte ushtarë për të luftuar kundër trupave serbe 31. Ndërhyrja tokësore barte me vete edhe rrezikun e vrasjes së ushtarëve të NATO-s për të cilën edhe humbja e një ushtari të vetëm ishte domethënëse dhe me konotacione negative. Sidoqoftë Aleanca Veri-atlantike ishte e gatshme dhe planifikonte edhe hyrjen e trupave tokësore ne rast se sulmet ajrore nuk do jepnin rezultatet e pritura. Goditjet e para kundër caqeve serbe u shënuan në orën 20, të datës 24 mars 1999. Objektivat kryesore të NATO-së gjatë këtij operacioni ishin: ti sulmonin caqet dhe forcat ushtarake e të sigurisë së Serbisë dhe Jugosllavisë, ti shkatërronte element e tyre mbështetës, ti paaftësonte kapacitete ushtarake me të cilat dhunohej popullsia civile, të mbështes misionin e trupave ushtarake, të siguronte mbështetje për organizatat civile 1981 dhe Evropë 1994-1996). Nga viti 1993 deri më 1994, ai ishte Ambasadori i SHBA në Gjermani. Hollbruk së bashku me ish-kryeministri suedez Karl Bildt, ndërmjetësuan marrëveshjen e paqes mes palëve ndërluftuese në Bosnje që çoi në nënshkrimin e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit, në vitin 1995. Hollbruk ishte një pretendenti kryesor për të pasuar Warren Christopher si Sekretar i Shtetit por në vend të tij u zgjodh Madeleine Albright. Nga viti 1999 deri 2001, Hollbruk shërbeu si ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara. 29 Wesley K. Clark, vep e cit, f. 149. 30 Paskal Milo, Kosova nga Rambuje në Pavarësi, Tiranë 2009, 133. 31 Po aty 67

Prof. asoc. dr. Frashër DEMAJ humanitare ndërkombëtare të cilat do të ndihmonin popullsinë në nevojë e cila ishte ekspozuar dhunës dhe terrorit policor e ushtarak etj. Aleanca Veri-atlantike ishte e vendosur që të mos ti ndërpriste sulmet ajrore nëse Milosheviqi nuk do ti plotësonte kushtet e shtruara nga NATO. Ndër kushtet me të rëndësishme të NATO-së drejtuar Serbisë dhe Jugosllavisë ishin: ndërprerja në Kosovë të gjitha veprimeve ushtarake, vrasjeve, dhunës dhe shtypjes, tërheqja nga Kosova e forcave ushtarake, policore dhe paramilitare, të pranohej që në Kosovë të vendoset një prani ushtarake ndërkombëtare ku roli i NATO-së do të ishte prijatar, të pranonte kthimin e refugjatëve të shpërngulur nga shtëpitë dhe pronat e veta, të jepte siguri së do të punonte për të realizuar Marrëveshjen e Rambujes 32. Gjatë operacioneve ushtarake NATO, kishte siguruar të dhëna të hollësishme për objektet ushtarak serbe, sasinë, vendndodhjen e njësive e reparteve, aeroporteve, sistemeve të mbrojtjes kundër ajrore, karburanteve, sistemit të telekomunikimit, propagandës. Për marrjen e këtyre informacioneve dhe për lëvizjen e trupave ushtarake e policore serbe, NATO përveç burimeve të veta, informohej edhe nga UÇK-ja e cila përcillte me vëmendje çdo lëvizje të ushtrisë serbe në territorin e Kosovës. Pra UÇK konsiderohej si aleate e NATO-s në tokë dhe si një partner shumë i rëndësishëm për realizimin e qëllimeve humane e fisnike të aleancës veri atlantike në përpjekje për të shpëtuar një popull të tërë që po i kanosej shfarosja. Komanda ushtarake e NATO-së kishte planifikuar që operacioni të fillonte me goditjen e këtyre objektivave tashme të njohura për NATO-n duke pasuar me një rritje graduale të goditjeve me raketa dhe me aviacion. Për të shkatërruar mbrojtje kundërajrore të serbëve NATO kishte përdorur aeroplan të pajisur me raketa inteligjente të cilat qëllonin drejtpërsëdrejti radarët dhe pikat e tjera të rëndësishme qofshin ato vrojtuese, mbrojtëse, sulmuese apo pika tjera strategjike. Operacioni i NATO-s i koduar me emrin Forca Aleate, ishte planifikuar që të realizohej në tri faza të veprimit. Faza e parë filloi me 24 deri me 27 mars. Gjatë këtyre ditëve, bombardimet e NATO-s kishin për qëllim ta detyronin Milosheviqin që të reflektonte. Mirë po ai përkundrazi, e intensifikoi edhe me tepër fushatën e tij ushtarake me qëllim spastrimin etnik të Kosovës. Bile u mundua që dhunën, terrorin dhe dëbimin e shqiptarëve nga shtëpitë dhe pronat e tyre ta propagandonte si pasojë të sulmeve ajrore të NATO-s. Makineria propagandistike serbe përmes 32 Dr. Gëzim Mustafaj, Intervenimi i NATO-s, Sfidat dhe rezultatet, Fejton nr. 3, Epoka e Re, e 68 shtunë 5 shkurt 2011.

SFIDAT E NDERKOMBËTARIZIMIT DHE... medieve që i kontrollonte qeveria plasonte informata të rreme, kinse shqiptarët po iknin nga shtëpitë e tyre nga frika e bombardimeve e jo nga trupat serbe. Madje i detyronte dhunshëm të zhvendosurit shqiptarë që para kamerave të deklaronin se ata po iknin nga NATO e jo nga ushtria e policia serbe. Mirëpo kjo dhe tentativa tjera propagandistike nuk ishin fare të besueshme për faktorin ndërkombëtar, madje as për serbët të cilët ishin dehur nga ndjenjat nacional shoviniste antishqiptare dhe urrejtja për SHBA-në dhe bashkësinë ndërkombëtare. Milosheviqi gjithashtu i kishte varur shpresat në ndihmën që mund ti jepte aleati i vet tradicional Rusia e cila dukej se nuk do të ishte e zonja e as e gatshme të konfrontohej me NATO-n, posaçërisht me SHBA për aleatin e vogël ballkanik. Faza e dytë përfshinte periudhën prej 27 marsit e deri më 23 prill. Objektivat kryesore të kësaj faze ishin: izolimi dhe shkatërrimi i njësive ushtarake, policore dhe paramilitare, ndërprerja e furnizimit dhe përforcimet duke goditur vendkomandat, logjistiken, linjat e komunikimit, njësitet e ministrisë së punëve të brendshme si dhe njësive tjera ndihmëse 33. Në këtë fazë u përdorën mjete luftarake me precizitet të lartë, sistemet drejtuese me satelit, mjete dhe armë të reja me të cilat u goditën caqet serbe si rrugët, urat, ndërtesat, depot e municionit etj. Faza e tretë dhe e fundit e cila mund të konsiderohet si faza finale e bombardimeve të NATO-s dhe e gjunjëzimit përfundimtar të Milosheviqit filloi me 23 prill 1999 Në operacionin ushtarak të NATO-s Forca Aleate gjatë 78 ditëve sa zgjatën sulmet ajrore morën pjesë 13 shtete, me gjithsej 1090 aeroplan të cilët kryen rreth 37225 fluturime, prej të cilave shumica ishin sulme goditëse ajrore, kurse disa të tjera behshin me qëllim përcjellje e vrojtimi. Është me rendësi të thuhet së gjatë kësaj periudhe të bombardimeve Aleanca Veri-atlantike, nuk pati asnjë dem të madh as njerëzor as material 34. Gjatë 78 ditë të bombardimeve NATO hodhi rreth 22.000 bomba në drejtim të rreth 410 objekteve të fiksuara e të palëvizshme si dhe 520 objektiva taktike kundër logjistikës ushtarake serbe të cilat ishin herë pas here në lëvizje. Prej gjithë këtij arsenali sipas ekspertëve ushtarak konsiderohet së saktësia e sulmeve të NATO-së kundër caqeve serbe ishte rreth 99.6% 35. Nga gjithë këto sulme dhe bomba të hedhura vetëm 30 prej tyre shkaktuan dëme anësore që do të thotë së Aleanca Veriatlantike kishte për qëllim të gjunjëzonte makinerinë ushtarake e policore të Milosheviqit 33 Po aty 34 Po aty 35 Po aty 69

Prof. asoc. dr. Frashër DEMAJ dhe assesi nuk kishe ndonjë pretendim tjetër që do të cenonte popullsinë civile siç pretendonin kundërshtarët e NATO-s. Madje Aleanca tregoi kujdes të veçantë sidomos per ruajtjen e popullsisë civile që jetonte ose përkohësisht gjendej afër caqeve ushtarake e policore. Aleanca, përveç bazës ushtarake në Avianos në Itali, vuri në shërbim edhe ato të Turqisë dhe Hungarisë si dhe u shfrytëzua hapësira ajrore e Bullgarisë dhe Shqipërisë. NATO goditi dhe asgjësoi aeroplan serb të tipit Mig 29, të cilët i përdorte ushtria serbe, shkatërroi dy vend komandat kryesor të ushtrisë serbe si dhe një numër të konsiderueshëm të pikave të karburantit në Serbi. Gjithashtu u sulmuan dhe u shkatërruan objektivat që për regjimin e Milosheviqit kishin një rendësi të veçantë si : Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Televizioni Shtetëror që ishte në duart të Milosheviqit, selia e Partisë Socialiste etj. Pas gjithë këtyre sulmeve dhe shkatërrimeve Milosheviqi u detyrua të dorëzohej dhe të pranonte kushtet e NATO-së. Ndër kushtet me të rëndësishme që duhet të plotësonte ishte; ndalimi i menjëhershëm i të gjitha veprimeve ushtarake e policore dhe dhënia fund dhunës dhe represionit në Kosovë; tërheqja e forcave ushtarake policore e paramilitare nga Kosova; dakordimi për dislokimin e trupave ushtarake ndërkombëtare në Kosovë; kthimi pa asnjë kushte i refugjatëve dhe personave të zhvendosur; pajtimi për krijimin e një baze politike të mbështetur në bisedimet e Rambujës etj. Milosheviqi u detyrua që të pranonte këto kushte në heshtje. Kështu, me 9 qershor 1999 në Kumanovë (Maqedoni) u nënshkrua Marrëveshja Tekniko Ushtarake në mes të NATO-s dhe Qeverisë serbe e asaj jugosllave për tërheqjen e menjëhershme të trupave serbe nga Kosova dhe për dislokimin e një force ndërkombëtare të sigurisë nën komandën e NATO-s 36. Të nesërmen më 10 qershor Havier Solana udhëzoi gjeneralin Klark të ndërpriste operacionet ajrore të NATO-s 37. Marrëveshja hyri në fuqi menjëherë pas nënshkrimit. Sipas nenit 6, shtojca A, tërheqja e trupave serbe nga Kosova do të behët me faza. Për forcat e NATO-së marrëveshjen e nënshkroi gjenerallejtënant Mike Jackson komandant i KFOR-it, kurse për qeveritë e RFJ-së dhe të Republikës së Serbisë marrëveshjen e nënshkruan gjeneralkolonel Svetozar Marjanoviç Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë jugosllave dhe gjenerallejtënant Obrad Stefanoviç Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Serbisë. 38 36 Bill Clinton, Jeta ime, Tiranë, 2005, f. 721. 37 Po aty 38 Me gjerësisht shih: Marrëveshja Tekniko Ushtarake e Kumanovës 9.6.1999. 70

SFIDAT E NDERKOMBËTARIZIMIT DHE... Suksesi i plotë i NATO-së në luftë kundër regjimit serb shënoi misionin më të madh humanitar ndërkombëtar duke shpëtuar një popull qe i kanosej rreziku nga një ushtri, polici e formacione paramilitare që kishin pushtuar Kosovën. Kjo ishte ndërhyrja e parë ushtarake e NATO-s jashtë zonës së saj, në mbrojtje të vlerave të aleancës për të cilat edhe ishte themeluar 39. Ndër personalitetet botërore që ndikuan në marrjen e vendimeve të rëndësishme për vendosjen e paqes dhe sigurisë në këtë pjesë të Evropës ishin: Bill Clinton president i SHBA-ve, sekretarja e shtetit Medlin Ollbrajt, komandanti suprem i forcave të NATO-s për Evropë gjenerallejtënant Wesley Clark, ambasadori Wiliam Walker, kryeministri britanik Toni Bler, kancelari gjerman Gerhard Shreder, presidenti francez Zhak Shirak, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Havier Solana, kryeministri italian Massimo D Alema 40 ministrat e jashtëm Robin Kuk (Britani e Madhe), Joshka Fisher (Gjermani), Huber Vedrinë (Francë), në mënyrë të veçantë negociatorët Cristopher Hill dhe Wolfgang Petrich si dhe personalitete tjera, funksionarë shtetesh dhe ushtarak të NATO-s. NATO veproi me objektiva të qarta për ndaljen e luftën gjenocidale serbe kundër shqiptarëve, për krijimin e stabilitetin në rajon dhe marrjen në mbrojtje të popullit të Kosovës. Mbi të gjitha, NATO ishte e vendosur që ta fitoj këtë luftë sepse kështu do t iu dërgonte mesazh të qartë të gjithë diktatorëve dhe pretenduesve të prishjes së paqes dhe qetësisë botërore se i pret fati i njëjtë. NATO njohu mirë taktikat e Milosheviqit, i cili duke vonuar kapitullimin e Serbisë synonte që të krijoj përçarje në mesin e Aleancës Veriatlantike, andaj, nuk ia lejoi atij një mashtrim të ri. Një aftësi e tillë e NATO-s në menaxhimin e krizës së Kosovës konfirmoi kapacitetet e saja për tu përballur me sfidat e së ardhmes si dhe për të vepruar edhe në zonat jashtë NATO-s në rastet kur paqja dhe siguria ndërkombëtare vihet në pikëpyetje. Suksesi i NATO-s në Kosovë tregoi se miratimi i reformave të NATO-s në Samitin e Washingtonit në prill 1999, ishte një hap i drejtë dhe i domosdoshëm. NATO për herë të parë luftoi për mbrojtjen e vlerave morale dhe jo për mbrojtën e territoreve, duke hapur kështu një kaptinë të re për intervenimet humanitare dhe për ëndrrat e popujve të shtypur për liri. Ky akt ngriti edhe më shumë prestigjin e Aleancës posaçërisht tek populli i Kosovës dhe te shqiptarët në përgjithësi. Shqiptarët e konsideruan NATOn dhe SHBA-në si mikun më të madh te të gjitha kohërave. Në këtë 39 Edita Tahiri, vep e cit. f. 80. 40 Massimo D Alema, Kosovo Gli italiani e la Guerra, Milano, I edizione agosto, 1999. 71

Prof. asoc. dr. Frashër DEMAJ vlerësim shqiptarët pavarësisht bindjeve politike pacifistë dhe luftëtarë dhe pavarësisht dallimeve tjera ishin të një mendje në vlerësimin se aleanca ushtarake e NATO-s e udhëhequr nga SHBA, të ndihmuara në terren edhe nga UÇK përcaktuan fatin dhe të ardhmen e popullit të Kosovës. Në sulmet ajrore duhet theksuar se rreth 80% e të gjitha kontributeve të përdorura ishin të SHBA-ve. Kontributet sipas shteteve janë : SHBA, gjithsej 700 avion nga këta avion të tipit B-52 me raketa të drejtuara; avion të tipit B-2 gjuajtës të fshehtë; avion të tipit F-15 gjuajtës bombardues; avion të tipit B-16 gjuajtës bombardues; avion të tipit F-1A- 18 gjuajtës bombardues; avion të tipit F-117 gjuajtës bombardues i pa kapshëm për radarë; Aeroplanmbajtësja Tedor Rusvel e dislokuar në detin Adriatik me 63 avion luftarak në bord; nëndetëse me predha të drejtuara, anije amfibe për transportues trupash, kryqëzorë, dragamina, anije sulmuese. U vendosën në territorin e Shqipërisë dhe ishin në gatishmëri 24 helikopter Apach të destinuar kryesisht për luftë kundër mjeteve tokësore. Të gjithë këta avion kryen 29000 fluturime 41. Anglia, gjithsej 49 avion nga këta, avion të tipit Tornado gjuajtës bombardues avion të tipit Harrje Gr-7 gjuajtës bombardues; avion të tipit E-3 për zbulim; avion në tipit Tristar L-1011 për furnizim me karburant në ajër; nëndetëse me predha të drejtuara. U kryen gjithsej 1950 fluturime. Gjermania, gjithsej 15 avion, nga këta, avion të tipit Tornado me pajisje speciale për luftë elektronike dhe asgjësim të mjeteve të tankiste; avion të tipit Tornado për zbulim objektivash; avion të tipit Tornado gjuajtës bombardues; avion të tipit C-160 për furnizim me karburant në ajër. U kryen gjithsej 237 fluturime. Franca, gjithsej 101 avion, nga këta, avion të tipit Mirage për zbulim objektivash; avion të tipit Jaguar gjuajtës bombardues; avion të tipit KC-135 për furnizim me karburant në ajër; aeroplanmbajtësja Fosh. U kryen gjithsej 2414 fluturime. Italia, gjithsej 43 avion, nga këta, avion të tipit Tornado gjuajtës bombardues; avion të tipit Boing-707 për furnizimi me karburant në ajër; avion të tipit KC-130 për furnizim me karburant në ajër. U kryen gjithsej 1081 fluturime. 41 Dr. Gëzim Mustafaj, Lufta përfekte e Aleancës, Fejton nr.4, Epoka e Re, e hënë 7 shkurt 72 2011.

SFIDAT E NDERKOMBËTARIZIMIT DHE... Turqia, gjithsej 11 avion, nga këta avion të tipit F-16 gjuajtës bombardues. U kryen gjithsej 354 fluturime. Holanda, gjithsej 43 avion, nga këta, avion të tipit F-16 gjuajtës bombardues; avion të tipit KDC-10 për transport. U kryen gjithsej 1252 fluturime. Po kështu në dispozicion në NATO-së kontributet të vogla dhanë edhe shtetet e tjera si :Danimarka, Belgjika, Kanadaja, vendet nordike etj 42. Pas marrëveshjes së Kumanovës dhe hyrjes së trupave të Aleancës Veri-atlantike, më 12 qershor 1999, forcat e NATO-së me emrin KFOR fillojnë operacionin mbrojtja e bashkuar. KFOR u vendos në gjithë territorin e Kosovës duke u bërë kështu përgjegjësi kryesor për paqen dhe sigurinë brenda Kosovës. Gjithashtu trupat e NATO-s në Kosovë me eksperiencën e tyre ndihmuan edhe në ndërtimin e urave, shkollave dhe objekteve të tjera të rëndësishme infrastrukturore. Pra roli i NATO-s në çlirimin dhe rindërtimin e Kosovës së shkatërruar ishte i pa zëvendësueshëm. Vetëm Aleanca Veri atlantike si forcë e organizuar ushtarake mundi ti jepte grushtin përfundimtar një regjimi i cili ishte shkaktar i katër luftërave që rezultuan me vrasje, masakra, shkatërrime e dëme të pa kompenzueshme humane e materiale. Gjithashtu duhet pasur në konsideratë edhe politikanët e diplomatët shqiptarë nga të gjitha territoret etnike që kontribuuan në sensibilizimin dhe ndërkombëtarizimin e çështjes, posaçërisht UÇK-në si aleate e përbetuar e NATO-s e cila me aq sa mundi dhe diti e bëri më kuptimplotë rolin dhe rëndësinë e NATO-s në misionin e saj fisnik për lirinë dhe çlirimin e Kosovës. Përfundim Dhuna dhe represioni serb në Kosovë shënoi shkallë të lartë të zhvillimit që nga akti antikushtetues i Kuvendit të Republikës së Serbisë i vitit 1989, me të cilin ishte suspenduar autonomia e KSA të Kosovës që ishte e garantuar me Kushtetutën e vitit 1974. Si kundër përgjigje delegatët legjitim të Kuvendit të Kosovës u mblodhën me 2 korrik 1990 dhe miratuan Deklaratën Kushtetuese sipas së cilës Kosova shpallej Republikë në kuadër të federatës apo konfederatës së Jugosllavisë. Më 7 shtator në Kaçanik delegatët e Kuvendit të Kosovës miratuan Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Më 26-30 shtator të vitit 1991 u organizua Referendumi për Kosovën Shtet i Pavarur dhe Sovran. Më 24 42 Po aty 73

Prof. asoc. dr. Frashër DEMAJ maj 1992 u mbajtën zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale në Kosovë. Këto akte dhe institucione për popullsinë Kosovës (hiq serbët) ishin legjitime, por nuk u njohën nga bashkësia ndërkombëtare. Sidoqoftë dr. Ibrahim Rugova u njoh dhe u trajtua si lider i shqiptarëve të Kosovës dhe kjo i dha mundësi që të bënte sensibilizimin e çështjes së Kosovës. Vulën e ndërkombëtarizimit dhe të trajtimit të çështjes së Kosovës si një problem ndërkombëtar e bëri politika amerikane dhe Presidenti George H. W. Bush me qëndrimin e vijës së kuqe për Kosovën në fund të vitit 1992. Në vazhdim të përkrahjes amerikane për Kosovën, në janar 1997 presidenti Bill Clinton shpalli Kosovën si prioritetin kryesor të politikës së jashtme amerikane. Gjatë gjysmës së dytë vitit 1997 dhe vitit 1998 luftimet midis forcave ushtarake e policore serbe dhe UÇK-së morën përmasa të mëdha. Në këto kushte Grupi i Kontaktit, kërkoi nga Milosheviqi dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës të ndërprisnin luftimet dhe të takoheshin në Rambuje të Francës për të gjetur një zgjidhje dhe për të arritur një marrëveshje. Marrëveshjen nuk e nënshkroi delegacioni serb. Goditjet e para kundër caqeve serbe u shënuan në orën 20, të datës 24 mars 1999. Ndër personalitetet botërore që ndikuan në marrjen e vendimeve të rëndësishme për vendosjen e paqes dhe sigurisë në këtë pjesë të Evropës ishin: Bill Clinton president i SHBA-ve, sekretarja e shtetit Medlin Ollbrajt, komandanti suprem i forcave të NATO-s për Evropë gjenerallejtënant Wesley Clark, ambasadori Wiliam Walker, kryeministri britanik Toni Bler, kancelari gjerman Gerhard Shreder, presidenti francez Zhak Shirak, sekretari i përgjithshëm i NATO-s Havier Solana, kryeministri italian Massimo D Alema ministrat e jashtëm Robin Kuk (Britani e Madhe), Joshka Fisher (Gjermani), Huber Vedrin (Francë), në mënyrë të veçantë negociatorët Cristopher Hill dhe Wolfgang Petrich si dhe personalitete tjera, funksionarë shtetesh dhe ushtarak të NATO-s. Suksesi i plotë i NATO-së në luftë kundër regjimit serb shënoi misionin më të madh humanitar ndërkombëtar. 74