PROJEKT-VENDIM MBI GRUMBULLIMIN E DIFERENCUAR TË MBETJEVE NË BURIM. Draft 1. Version Tetor 2012

Similar documents
Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS

PROJEKTI MBËSHTETJE PËR MINIMIZIMIN E MBETJEVE DHE PROMOVIMIN E 3R-VE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

UNMIK PËR BUJQËSINË ORGANIKE

PLANI LOKAL I MENAXHIMIT TË MBETJEVE TË NGURTA BASHKIAKE TË QYTETIT TË FIERIT

PËRMBLEDHJE LEGJISLACIONI PËR PUSHTETIN VENDOR. Botim i Qendrës së Publikimeve Zyrtare

VENDIM Nr.443, datë

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

Zbatimi i Planit Kombëtar për Përafrimin e Legjislacionit Mjedisor në Shqipëri

VLERËSIMI I SITUATËS SË MENAXHIMIT TË MBETJEVE URBANE NË BASHKINË BERAT

Projekti për Kuadrin Menaxherial Mjedisor dhe Social të Zhvillimit të Integruar Ekonomik Urban

PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT. Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

Plani Zhvillimor Komunal i Komunës së Rahovecit Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) (draft)

PËR PRODUKTET E NDËRTIMIT

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

AGJENCIA E KOSOVËS PËR AKREDITIM (AKA) Raporti i Vetëvlerësimit 2018 Aprovuar nga Bordi i AKA-së me

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2018

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

MENAXHIMI I MBETURINAVE NË 16 KOMUNA MUNDËSITË PËR BASHKËPUNIM NDËR-KOMUNAL

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

LIGJI PËR PLANIFIKIMIN HAPËSINOR

1 of 17 4/24/2012 5:07 PM

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

Mbrojtja e mjedisit nëpërmjet të drejtës penale: vështrim krahasues mbi legjislacionin penal mjedisor në Shqipëri dhe Kosovë

PASQYRA E TREGUT TË SEKTORIT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

RAPORTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS EFEKTIVITETI I PROGRAMEVE TË VEÇANTA PËR BANIM

C. KUADRI RREGULLATIV DHE PROCESI I LICENCIMIT

Raport. Vizita studimore në Austri, Itali dhe Slloveni Tetor 2017

Kostoja e ciklit të jetës

PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE

FLETORJA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Raporti mbi kontratat e nënshkruara publike gjatë vitit Përshkrimi i Institucionit (Organizmi institucional)

REGULATION ON THE CO-ORDINATION BETWEEN STATE CONTROL AUTHORITIES AND SUBJECTS OPERATING IN THE PORT VLORA 1 ARTICLE 1 SCOPE OF APPLICATION

Raporti i Performancës së Komunave

Program Edukimi I Individualizuar

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

Reforma e administratës publike në Kosovë

SHQIPËRIA RAPORTI PËRFUNDIMTAR

PËRMBLEDHJA E RAPORTIT

Situata aktuale e eficiencës së energjisë në Shqipëri

Plani Zhvillimor Komunal i Prizrenit 2025 Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) (draft)

Analizë: SFIDAT E PLANIFIKIMIT DHE MENAXHIMIT HAPËSINOR NË KOMUNA ROLI I SHOQËRISË CIVILE NË ADRESIMIN E TYRE

Analizë përfundimtare të fondeve dhe shpenzimeve publike për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve

Planifikimi i menaxhimit të siteve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Udhëzime për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve të menaxhimit

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi: 2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV

KOSOVË RAPORTI I PROGRESIT DHE INDEKSI PËR MROJTJEN E FËMIJËS THEKSON MANGËSITË KRYESORE NË SISTEMIN E MBROJTJES SË FËMIJËS

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

PËRCAKTIMI I AFLATOKSINËS M1 NË QUMËSHT TË PAPËRPUNUAR NË REGJION TË KOSOVËS

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

Në pajtim me nenin 25, paragrafi 4, të Ligjit për Energji Nr. 2004/8;

Mirënjohje. Një falenderim special shkon për pedagogun udhëheqës Z.Hysni Ahmetaj për kontributin dhe bashkëpunimin e tij.

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT DISERTACION

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP

UNMIK PISG QEVERIA E KOSOVËS VLADA KOSOVA GOVERNMENT OF KOSOVA MINISTRIA E SHËRBIMEVE PUBLIKE MINISTARSTVO JAVNIH SLUZBI MINISTRY OF PUBLIC SERVICES

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada - Government

Punim udhëzues. Hyrje. Transparenca Buxhetore dhe Buxheti i Qytetarëve. Janar, 2016

PARIMI I MOS-DISKRIMINIMIT SI PJESË E UNIONIT EVROPIAN ПРИНЦИПОТ НА НЕ-ДИСКРИМИНАЦИЈА КАКО ДЕЛ ОД ЕВРОПСКАТА УНИЈА

SIGMA Mbështetje për përmirësimin e Qeverisjes dhe të Menaxhimit Një iniciativë e përbashkët e OECD dhe Bashkimit Europian, financuar kryesisht nga BE

Rishikimi funksional i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Implementing a National Spatial Data Infrastructure for a Modern Kosovo

Raporti i referencimit të KKK-së së Kosovës me KEK-në mbi Arsimin e Përgjithshëm, AAP-në dhe Arsimin e lartë

Republika e Kosovës. Republika Kosova-Republic of Kosovo

PËRGJEGJËSIA JURIDIKE-CIVILE E SIGURUESIT NË MBULIMIN E DISA RREZIQEVE PËRKITAZI ME JETËN DHE AKSIDENTET PERSONALE

PËR INSPEKTORATIN E PRODUKTEVE TË NDËRTIMIT

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

Skema e propozuar e sigurimeve shëndetësore. Çka nënkupton për qytetarët?! Përgatitur nga: Solidar Suisse - Projekti KoSana

PROGRAMI I KIESA PËR ZHVILLIMIN E NDËRMARRJEVE Udhëzime për aplikuesit

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT PËR INSPEKTORATIN SANITAR TË KOSOVËS

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

PËR VEPRIMTARINË PRIVATE NË SHËNDETËSI

PASQYRA E TREGUT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL

VLERSIMI STRATEGJIK MJEDISOR I PLANIT ZHVILLIMOR URBAN TE PRISHTINES

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveri-Vlada-Government

Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis/ Vlerësimi Strategjik Mjedisor që integrojnë ndryshimet klimatike dhe Biodiversitetin, projekti SLED (2014-IC-108)

Planifikimi i projektit/programit

K O N K U R S për pranimin e studentëve në studimet e doktoratës për vitin akademik 2017/18

Strehimi Social në Shqipëri

Programi i Grantit për Ngritjen e Kapaciteteve të Shoqërisë Civile dhe Advokimin

Ligji nr. 03/L-154 Ligji për të drejtat Pronësore dhe të drejtat tjera sendore: Më tej LDP 3

ROLI I AKTORËVE LOKALË TË NJË DESTINACIONI NË ZHVILLIMIN E TURIZMIT TË QËNDRUESHËM

Raport Konsultativ. Periudha e Dytë Rregullative ( )

this project is funded by the european Union

Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ligjore për themelimin e Fondit zhvillimore për Efiçiencë të Energjisë (FEE)

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION

TË GJITHA KUTITË E ANKESAVE Rregullimi i tregut të komunikimeve elektronike dhe mbrojtja e konsumatorëve

RAPORTI I AUDITIMIT MBI IMPLEMENTIMIN E KONTRATËS PËR SISTEMIN E PROKURIMIT ELEKTRONIK

REPUBLIKA E KOSOVËS / REPUBLIKA KOSOVA / REPUBLIC OF KOSOVA QEVERIA E KOSOVËS / VLADA KOSOVA / GOVERNMENT OF KOSOVA

A.U.K Training and Development Institute. OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop

UDHËZIM PËR RAPORTIM TË BANKAVE, INSTITUCIONEVE MIKROFINANCIARE DHE INSTITUCIONEVE FINANCIARE JOBANKARE (KREDIDHËNËSE)

RAPORT ZHVILLIMI PROFESIONAL DHE VLERËSIMI I MËSUESVE NË SHQIPËRI

RAPORT I AUDITIMIT EFIKASITETI DHE EFEKTIVITETI NË IMPLEMENTIMIN E SISTEMIT INFORMATIV UNIK TË INTEGRUAR SHËNDETËSOR. Auditim i performancës

Transcription:

Technical Assistance for Strengthening the Capacity of the Ministry of Environment, Forests and Water Administration in Albania for Law Drafting and Enforcement of National Environmental Legislation A project for Albania funded by the European Union PROJEKT-VENDIM MBI GRUMBULLIMIN E DIFERENCUAR TË MBETJEVE NË BURIM Draft 1 Version 3 24 Tetor 2012 1

DRAFT 1 VERSION 3 REPUBLIKA E SHQIPËRISË KËSHILLI I MINISTRAVE PROJEKT VENDIM Nr., datë MBI GRUMBULLIMIN E DIFERENCUAR TË MBETJEVE NË BURIM Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 18 të ligjit nr.10463, datë 22.9.2011, Për menaxhimin e integruar të mbetjeve, me propozim të Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Këshilli i Ministrave, I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME VENDOSI: 1. Qëllimi i këtij vendimi është përcaktimi i afateve dhe objektivave për grumbullimin e diferencuar të rrymave të mbetjeve për të reduktuar sasinë e mbetjeve që do të depozitohen përmes: a) Optimizimit të grumbullimit të mbetjeve; b) Sigurimit të grumbullimit të diferencuar të mbetjeve në burim; c) Promovimit të ripërdorimit të produkteve; d) Përgatitjes së veprimtarive të ripërdorimit; e) Lehtësimit dhe/ose përmirësimit të cilësisë së riciklimit të mbetjeve. II. OBJEKTI 2. Ky vendim do të zbatohet për këto rryma mbetjesh: 2

a) Letër/Karton; b) Metal; c) Plastikë; d) Qelq; e) Tekstile. III. PËRKUFIZIME 3. Termat e përkufizuar në nenin 3, të Ligjit nr.10463 datë 22.9.2011 Për menaxhimin e integruar të mbetjeve kanë të njëjtin kuptim edhe në këtë vendim, ndërsa termat e mëposhtëm nënkuptojnë: a) Mbetje të riciklueshme të thata është një grup mbetjesh që përfshin rrymat e mbetjeve të letrës/kartonit, disa lloje plastikash, qelq, konteinerët e lëngjeve dhe kanaçet e aluminimit që mund të përpunohen dhe riprodhohen si produkte të reja dhe materiale të tjera; b) Mbetje të pariciklueshme është një grup mbetjesh që përfshin rrymat e mbetjeve të letrës/kartonit të ndotur, qese plastike të holla, pelena, mbetje spitalore, qese me vakum ose materiale të tjera që nuk janë praktikisht të riciklueshme brenda njësive përkatëse të qeverisjes vendore; c) Mbetje të riciklueshme të njoma është një grup mbetjesh që përfshin rrymat e mbetjeve nga shtëpitë përfshirë ato të frutave dhe perimeve të pagatuara, lule të prera, letër dhe karton të lagura. Në të përfshihen edhe mbetjet e biodegradueshme që përbëhen nga mbetjet e kopshteve, si bar ose kërcej lulesh, bimë dhe degë pemësh, mbetje nga krasitjet, etj; d) Njësi e Qeverisjes Vendore ka të njëjtin kuptim si në ligjin nr. 8652, datë 31.07.2000 Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore ; e) Ministër është Ministri përgjegjes për mbrojtjen e mjedisit; f) Ministria është Ministria përgjegjëse për mbrojtjen e mjedisit; g) Agjensia Kombëtare e Mjedisit (AKM) ka të njëjtin kuptim si në ligjin nr.10431, datë 9.6.2011 Për mbrojtjen e mjedisit. IV. AFATET DHE OBJEKTIVAT E PËRGJITHSHËM PËR GRUMBULLIMIN E DIFERENCUAR TË RRYMAVE TË MBETJEVE 4. Bashkitë e kategorisë së parë, sipas përcaktimit në nenin 3, të ligjit nr.10258, datë 25.3.2010 Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.10119, datë 23.4.2009 Për planifikimin e territorit (Tirana, Shkodra, Durrësi, Elbasani, Fieri, Vlora, Saranda, Gjirokastra, Berati, Pogradeci, Korça, Lezha, Lushnja, Kukësi, Peshkopia, Laçi, Kamza dhe Kavaja) përcaktojnë masat e përshtatshme për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve brenda 30 Qershor 2016, të paktën për rrymat e mbetjeve të mëposhtme: 3

a) Letër/karton; b) Metal; c) Plastikë; d) Qelq; e) Tekstile. 5. Njësitë e Qeverisjes Vendore, të tjera nga ato të kategorisë së parë, duhet të marrin masa të përshtatshme për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve brenda 31 Dhjetorit 2018, të paktën për rrymat e mbetjeve të përcaktuara në paragrafin 4. 6. Masat e referuara në paragrafin 4 dhe 5 duhet të përmbushin kërkesat minimale të përcaktuara në Aneksin I. 7. Objektivi për t u arritur nga njësitë e qeverisjes vendore brenda 31 Dhjetorit 2023 për përgatitjen, për ripërdorimin dhe riciklimin e materialeve të mbetjeve (mbetjeve shtëpiake), të paktën për letrën, metalin, plastikën dhe qelqin nga shtëpitë dhe mundësisht prej origjine tjetër, - për aq sa këto rryma mbetje janë të ngjashme me mbetjet shtëpiake duhet të arrijnë minimumi në 50% të peshës së përgjithshme mbështetur në gjenerimin e mbetjeve në 2010 dhe prodhimin në nivel kombëtar. 8. Njësitë e qeverisjes vendore duhet të marrin masat për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve në burim dhe t i sigurojnë qytetarëve minimalisht një sistem mbetjesh prej tre grupesh për mbetjet shtëpiake: a) Mbetje të riciklueshme të thata; b) Mbetje të riciklueshme të njoma; c) Mbetje të pariciklueshme. Në disa raste, kur justifikohet nga kufizimet ekonomike, njësitë e qeverisjes vendore mund të fillojnë grumbullimin e diferencuar të mbetjeve duke përdorur sistemin e mbetjeve prej dy grupesh me një progres të planifikuar në drejtim të sistemit të mbetjeve prej tre grupesh. Ministri, rast pas rasti do të vlerësojë planin e menaxhimit të mbetjeve të njësisë së qeverisjes vendore dhe do të vendosë, në qoftë se kalimi nga dy grupe në tre grupe sistemi mbetjesh është i pranueshëm ose jo. V. OBJEKTIVAT PËR RIPËRDORIMIN DHE RICIKLIMIN E RRYMAVE TË MBETJEVE 9. Objektivat specifik për ripërdorimin dhe riciklimin sipas peshës, duhet të jetë si më poshtë: a) letër/karton (60%); b) metal (50%); c) plastikë (22.5%); d) qelq (60%); e) tekstile (15%). 4

10. Objektivat e ndërmjetëm duhet të parashikohen nga njësitë e qeverisjes vendore në planet e tyre të menaxhimit në përputhje me nevojat lokale dhe mundësitë aktuale. Objektivat e përcaktuar në paragrafin 9 të këtij seksioni janë të detyrueshme për t u arritur nga njësitë e qeverisjes vendore të çdo niveli. 11. Planet bashkiake të menaxhimit të mbetjeve të përgatitura nga njësitë e qeverisjes vendore duhet të parashikojnë masa dhe metoda për arritjen e objektivave brenda afateve të vendosura dhe duhet të hartohen në përputhje me Udhëzuesin Për Planifikimin e Menaxhimit Lokal të Mbetjeve të miratuar nga Ministri. VI. BASHKËPUNIMI MIDIS AUTORITETEVE 12. Me qëllim arritjen e objektivave të parashikuar në paragrafin 1, njësitë e qeverisjes vendore duhet të bashkëpunojnë në kuadër të rrjetit të integruar, të instalimeve, në përputhje me nenin 22, të ligjit nr.10463, datë 22.9.2011 Për menaxhimin e integruar të mbetjeve. Ky bashkëpunim duhet të bëj të mundur grumbullimin maksimal të mbetjeve, ripërdorimin dhe riciklimin ose depozitimin në një prej instalimeve më të afërt, të përshtatshme, me metodat dhe teknologjitë më të përshtatshme, me qëllim sigurimin e një niveli të lartë mjedisor dhe mbrojtje të shëndetit publik. VII. TARIFA E MBETJEVE 13. Tarifat e mbetjeve që duhen paguar nga prodhuesit e mbetjeve përcaktohen nga njësitë e qeverisjes vendore. Tarifa duhet të mbulojë kostot e menaxhimit të mbetjeve nga grumbullimi në pikën e fundit të depozitimit të paguar nga njësitë e qeverisjes vendore. Sistemi tarifor duhet të jetë i tillë që ndërsa vendos nxitësa ekonomikë që inkurajojnë ndarjen e mbetjeve në burim, të mos nxisë shkarkimin e paligjshëm të tyre. VIII. RAPORTIMI MBI ZBATIMIN E KËTIJ VENDIMI 14. Çdo njësi e qeverisjes vendore duhet të raportojë të dhënat mbi grumbullimin e rrymave të mbetjeve dhe objektivat në Agjensinë Kombëtare të Mjedisit brenda datës 31 Janar të çdo viti. 15. Agjensia Kombëtare e Mjedisit përpunon të dhënat në nivel kombëtar mbi sasinë totale të mbetjeve të grumbulluara në mënyrë të diferencuar dhe objektivat e arritura, i rregjistron ato në rregjistrin e krijuar për këtë qëllim dhe ja transmeton Ministrisë brenda 28 Shkurtit të çdo viti. 16. Agjensia Kombëtare e Mjedisit duhet të përfshijë rezultatet e gjendjes së grumbullimit të rrymave të mbetjeve në raportet mjedisore. 17. Ministria mbështetur në të dhënat e Agjensisë Kombëtare të Mjedisit harton raportin mbi zbatimin e këtij Vendimi, si pjesë integrale të raportit mbi zbatimin e ligjit nr.10463, datë 5

22.09.2011 Për menaxhimin e integruar të mbetjeve të parashikuar në nenin 66, paragrafi 1, brenda 30 Tetorit 20XX dhe më pas çdo tre vjet. 18. Formati që do të përdoret për përcaktimin e kërkesave për llogaritjen e objektivave dhe hartimin e raportit, të parashikuar në paragrafin 17, së bashku me informacionin që duhet përfshirë në të përcaktohet me Urdhër Ministri. Raporti referuar në paragrafin 17, duhet të plotësojë kërkesat minimale të përcaktuara në Aneksin II. 19. Agjensia Kombëtare e Mjedisit, njësitë e qeverisjes vendore dhe institucionet e tjera përkatëse duhet t i sigurojnë Ministrisë çdo informacion tjetër përkatës për përgatitjen e raportit të parashikuar në paragrafin 17. IX. INFORMACION TJETËR 20. Raporti referuar në paragrafin 17 publikohet në faqen elektronike zyrtare të Ministrisë dhe bëhet i disponueshëm për publikun. X. AUTORITETET KOMPETENTE PËR ZBATIMIN E KËTIJ VENDIMI 21. Njësitë e qeverisjes vendore janë përgjegjëse për arritjen e objektivave dhe afateve të përcaktuar në këtë vendim. 22. Agjensia Kombëtare e Mjedisit është përgjegjëse për grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave të parashikuara në këtë vendim. 23. Ministria është përgjegjës për mbikqyrjen e zbatimit të këtij vendimi. XI. SANKSIONET 24. Shkeljet e dispozitave të këtij vendimi kur nuk përbëjnë vepër penale përbëjnë kundërvajtje administrative dhe ndëshkohen sipas nenit 62, të Ligjit nr.10463, datë 22.9.2011 Për menaxhimin e integruar të mbetjeve. XII. ANEKSET 25. Anekset bashkëlidhur këtij vendimi janë pjesë përbërëse e tij. XIII. HYRJA NË FUQI Ky vendim hyn në fuqi pas publikimit në Fletoren Zyrtare. KRYEMINISTRI SALI BERISHA 6

ANEKSI I: Kërkesat minimale për grumbullimin e diferencuar të mbetjeve (Referuar paragrafit 6 të Seksionit IV të këtij Vendimi) 1. Përcaktimi i kufijve administrative të zonave të shërbimit të mbetjeve dhe të zonave përgjegjëse, duke përcaktuar qartë kush është përgjegjës për dispozitat e shërbimit të mbetjeve; 2. Përcaktimi i zonave kufi midis njësive lokale, kur lindin pasiguri dhe konflikte për shkak të disa Njësive të Qeverisjes Vendore, të cilat nuk ofrojnë ndonjë shërbim për mbetjet; 3. Informacion mbi prodhuesit e mbetjeve duke siguruar të dhëna të vlefshme se cila Njësi e Qeverisjes Vendore do t i shërbejë atyre; 4. Vlerësimi i volumit dhe specifikimit të llojit të mbetjeve që do të menaxhohen (informacioni përfshin të dhënat aktuale dhe të dhënat e mëparshme për një periudhë 5-8 vjet në lidhje me popullsinë brenda zonës së tyre të përgjegjësisë, karakteristikat e tyre, numrin dhe madhësinë mesatare të familjeve, llojin dhe madhësinë e njësive të biznesit; industritë dhe institucionet - numrin e ndërtesave të bashkisë, edukimin, ndërtesat sociale ose të kulturës; njësitë mjekësore ose shëndetësore brenda zonës së mbetjeve); 5. Informacioni shtesë mund të përfshijë zhvillimin e mëtejshëm të të dhënave mbi familjet dhe bizneset në qytet duke specifikuar llojin e qëndrimit (banorë të përhershëm ose banorë të përkohshëm), si dhe informacioni që mbulon banorët që jetojnë ilegalisht në zonat praën kufijve të qytetit; 6. Përcaktimi i skemës së grumbullimit të mbetjeve dhe transportit në lidhje me aktivitetet vendore në kuptim të grumbullimit dhe transportimit të mbetjeve; kjo shpesh mund të përfshijë ose të shoqërojë aktivitete të tjera të tilla si: ndarjen e mbetjeve, përpunimin, transferimin, etj. Analiza dhe vlerësimi i situatës aktuale dhe/ose vendimi për përmirësimin e skemës ekzistuese ose të planit për të filluar një shërbim të ri duhet të përfshijë: a) Pikat e grumbullimit të mbetjeve do të përmbajnë një ose më shumë kontenierë (zakonisht sistemin me tre kosha); b) Frekuencën e Grumbullimit të Mbetjeve; c) Kamionët dhe Kontenierët e Mbetjeve; d) Përmirësimi i rrugëve të kamionëve; Përzgjedhja e llojit të përshtatshëm të kontenierit në përputhje me sistemin e mbetjeve minimalisht prej tre koshash të përcaktuar në Paragrafin 8 të këtij vendimi. 7

ANEKSI II: Kërkesat minimale për raportimin (Referuar paragrafit 14 të Seksionit VIII të këtij Vendimi) Në nivel kombëtar: 1. Përshkrimi i metodave të grumbullimit të mbetjeve; 2. Përshkrimi i metodave të rregjistrimit të sasive të rrymave të mbetjeve; 3. Të dhënat e mbledhura dhe informacioni sic është pershkruar në pikën 5 deri në 10 të këtij Aneksi; 4. Vlerësimi i përgjithshëm mbi objektivat e arritur të rrymave të mbetjeve. Në nivelin e qeverisjes vendore: 5. Të dhënat për mbetjet e gjeneruara sipas çdo rryme në periudhën e raportimit; 6. Pesha e përgjithshme për çdo rrymë mbetje të grumbulluar në mënyrë të diferencuar; 7. Pesha e përgjithshme për çdo rrymë mbetje nga lloji i materialeve përbërëse; 8. Lloji i mbetjeve të grumbulluara; 9. Si janë grumbulluar mbetjet; 10. Kush i ka grumbulluar mbetjet; 11. Sa shpesh janë grumbulluar mbetjet; 12. Identifikimi i kontraktorëve të përfshirë në grumbullimin e mbetjeve; 13. Destinacioni i mbetjeve; 14. Sasia e mbetjeve të trajtuara/përpunuara dhe lidhja/marrëdhënia me sasinë e grumbulluar. 8