INSTITUTI KOSOVAR PËR KËRKIME DHE ZHVILLIM TË POLITIKAVE ANALIZË E SHKURTË 2011/07. Krahasim i sistemeve zgjedhore në rajon

Similar documents
UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

qershor 2017 BORDI I DREJTORËVE PËRFAQËSIMI I GRAVE në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura

Raport vjetor mbi instrumentet e pagesave Kosova në krahasim me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore

Procesi i Berlinit Rruga për në BE, apo rruga për askund?

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

NJË ANËTAR, NJË VOTË: NJË PËRMBLEDHJE SHKRIMESH POLITIKE

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

ZGJEDHJET PARLAMENTARE 2005 DHE TE DREJTAT E NJERIUT NE SHQIPERI

SISTEMI ZGJEDHOR DHE PARTIAK NË KOSOVË PERSPEKTIVA E ZHVILLIMIT TË DEMOKRACISË BRENDAPARTIAKE

NDARJA E PUSHTETIT DHE ZBATIMI I MARRËVESHJES KORNIZË TË OHRIT

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI. STUDIM (draft)

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

MES STABILITETIT DHE DEMOKRATIZIMIT

Gjendja e demokracisë shqiptare në prag të zgjedhjeve parlamentare Perceptime 2013

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP

MES STABILITETIT DHE DEMOKRATIZIMIT

ASI newsletter. Korrik 2004, Nr. 12. osce. Mission in Kosovo

MONITORIMI I ZGJEDHJEVE LOKALE, 21 QERSHOR 2015, NË SHQIPËRI RAPORT PËFUNDIMTAR

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

Politika e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës

Analizë politikash 05/2016

REPUBLIKAE SHQIPERISE UNIVERSITETI I TIRANES INSTITUTI I STUDIMEVE EUROPIANE

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI STUDIM KOMBËTAR

Në ndryshim nga numrat e

SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR

Nga copëzimi te bashkëpunimi Arsimi i lartë, puna kërkimore dhe zhvillimi në Evropën Juglindore

Pjesëmarrja e të Rinjve. në Zgjedhje. në Kosovë

ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT

Manual për Vëzhgimin e Teknologjive të Reja të Votimit

oto FEMRAT & QEVERISJA

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

Kursi bazë 1: Rëndësia e BE

Anëtarësimi dhe përfaqësimi i Kosovës

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

Reforma e administratës publike në Kosovë

Raport Analitik i Tregtisë në Shërbime Sektori i TIK

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

2012/01. Gjendja e Mediave në Kosovë

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

REPUBLIKA E SHQIPЁRISЁ UNIVERSITETI I TIRANЁS FAKULTETI I HISTORIS Ё DHE I FILOLOGJISЁ DEPARTAMENTI I HISTORIS Ё

Revistë Shkencore e Fakultetit të shkencave sociale

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK

PARIMI I MOS-DISKRIMINIMIT SI PJESË E UNIONIT EVROPIAN ПРИНЦИПОТ НА НЕ-ДИСКРИМИНАЦИЈА КАКО ДЕЛ ОД ЕВРОПСКАТА УНИЈА

Progresi në Evropianizimin e Sektorit të Sigurisë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni

instituti kosovar për kërkime dhe zhvillime të politikave Seria e kërkimeve politike STUDIMI # 7

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

Raport i zgjedhjeve komunale 2009

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

SHOQËRIA CIVILE DHE ZHVILLIMI

Arsimi inkluziv në kuadër të Shkollës mike të fëmijës. Rezultatet dhe rekomandimet për Maqedoninë

Speci Shqipëri

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

Shkrirja e gardës së vjetër në PD, strategji e Bashës për t'i shpëtuar largimit nga drejtimi i partisë, ja skenarët që do përdorë pas zgjedhjeve

1. Hyrje. 1 Qeveria e Kosovës, Vendimi nr. 01/61, qasur më: ,

Raport MBI VLERËN EKONOMIKE TË SEKTORIT JOFITIMPRURËS NË BALLKANIN PERËNDIMOR & TURQI

TË ECËSH DREJT BALANCËS GJINORE UDHËZUES PËR BALANCIMIN E MARRJES SË VENDIMEVE

Projekti është mbështetur nga Bashkimi Evropian A I PLOTËSOJNË STANDARDET PËR QEVERISJE TË MIRË NJËSITË E VETËQEVERISJES LOKALE?

Tarifat nxitëse dhe rëndësia e tyre për investime në Kosovë. Janar 2014

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë

ÇËSHTJE TË SIGURISË. Security Issues. Revistë e përtremuajshme mbi sigurinë. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim. Nr.

PËRCAKTIMI I AFLATOKSINËS M1 NË QUMËSHT TË PAPËRPUNUAR NË REGJION TË KOSOVËS

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49

VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS

SIGMA Mbështetje për përmirësimin e Qeverisjes dhe të Menaxhimit Një iniciativë e përbashkët e OECD dhe Bashkimit Europian, financuar kryesisht nga BE

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

Planifikimi i menaxhimit të siteve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Udhëzime për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve të menaxhimit

this project is funded by the european Union

SITUATA E SIGURISË NË PJESËN VERIORE TË KOSOVËS БЕЗБЕДНОСНАТА СИТУАЦИЈА ВО СЕВЕРНИОТ ДЕЛ НА КОСОВО THE SECURITY SITUATION IN THE NORTH PART OF KOSOVO

B U L E T I N I. Edicioni 2014/2015-sezoni pranveror

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE PROGRAMI I DOKTORATËS NË STUDIME EVROPIANE DHE INTEGRIM EVROPIAN

Migrimi dhe Zhvillimi Ekonomik në Kosovë

NDIKIMI I SHQIPËRISË NË RAJON NË HAPËSIRËN SHQIPFOLËSE. Autorë: Dorian Jano Enri Hide Klodjan Rama Ben Andoni

DËBIMI I SHQIPTARËVE

Prof. Dr. Arsim BAJRAMI, MA. Sc. Florent MUÇAJ *, Përparim GRUDA * Konstitucionalizimi dhe kontrolli kushtetues i partive politike - rasti i Kosovës

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Analizë përfundimtare të fondeve dhe shpenzimeve publike për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës RASTI NR. KO130/15

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

IKD Rr. Rrustem Statovci Prishtinë E: Tetor 2018 Prishtinë, Republika e Kosovës

SHBA bën lëvizjen e fundit për të nxjerrë PD nga çadra, zyrtari. amerikan zbarkon në Tiranë për t'i bërë presion Bashës, Lu nis lobimet

Zhvillimet politike në Kosovë

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

Sa të pavarura janë autoritetet rregullatore në Kosovë?

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION

POLITIKAT E SEKTORIT TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE AXHENDA DIXHITALE PËR KOSOVËN

E Shtunë 14 Janar 2017

KUVENDI I KOSOVËS SKUP{TINA KOSOVA ASSEMBLY OF KOSOVO BULETINI. Nëntor, 2006 Nr. 14

Përtej retorikës politike

THIS PROJECT IS FUNDED BY THE EUROPEAN UNION The views expressed in this publication do not necessarily reflect the views of the European Commission

PASQYRA E TREGUT TË SEKTORIT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Ky program financohet nga Programi i Granteve te Vogla i Komisionit per Demokraci i Ambasades se SH.B.A.-se ne Tirane. Opinionet, gjetjet,

PISA. Raport për arritjet e nxënësve të Kosovës në PISA Izveštaj o rezultatima kosovskih učenika na PISA 2015

Transcription:

INSTITUTI KOSOVAR PËR KËRKIME DHE ZHVILLIM TË POLITIKAVE ANALIZË E SHKURTË 2011/07 Krahasim i sistemeve zgjedhore në rajon Prishtinë, korrik 2011

Ky publikim është përkrahur nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, përmes Ambasadës Britanike në Prishtinë. Përgatiti: Agon Maliqi me kontribut nga Dita Dobranja dhe Shkamb Qavdarbasha Redaktoi: Krenar Gashi Copyright 2011 KIPRED. Të gjitha të drejtat e riprodhimit janë të rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk lejohet të riprodhohet, të ruhet në sisteme ripërtrirëse ose të transmetohet në çfarëdo forme apo mjet elektronik, mekanik, fotokopjues, regjistrues, etj., pa lejen me shkrim të autorit. Luteni të kontaktoni: info@kipred.net apo +381 38 227 778. Botuar nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave Rruga Rexhep Mala, Nr 5A 10 000 Prishtinë, Kosovë Tel dhe Fax: +381 38 227 778 www.kipred.net 2

PËRMBAJTJA 1. HYRJE... 4 2. PRAKTIKAT NGA SHTETET E TJERA... 7 3. PËRKTHIMI I VOTËS NË MANDATE... 10 4. KROACIA... 11 5. MAQEDONIA... 12 6. SHQIPËRIA... 12 7. SLLOVENIA... 13 3

1. HYRJE Shtete të ndryshme demokratike aplikojnë sisteme të ndryshme për zgjedhjen e institucioneve përfaqësuese siç është parlamenti. Mënyra se si një shtet e përkthen votën e qytetarëve në mandate parlamentare përcaktohet nga faktorë të ndryshëm të cilët ndërlidhen me specifikat e vendit: natyra e shtetit, traditat, përbërja demografike, ndarjet rajonale, etj. Gjithsesi, faktor vendimtar në përzgjedhjen e sistemit zgjedhor të një vendi shpeshherë nuk janë konsideratat mbi interesin e përgjithshëm publik apo vlerësimi se një sistem i caktuar u përshtatet më së miri nevojave të një shteti. Ashtu siç potencon edhe doracaku i Institutit Ndërkombëtar për Demokraci dhe Ndihmë Elektrorale (Interntional Institute for Demoracy and Election Assistance - IDEA) për dizajnimin e sistemeve zgjedhore, jo rrallë faktor vendimtar në përzgjedhjen e një sistemi të caktuar është fakti se ky sistem favorizon partitë që kanë ndikim në përzgjedhjen e tij 1, duke dëmtuar kështu në mënyra të ndryshme alternativat sfiduese dhe duke ngushtuar hapësirën demokratike në vend. Dobësitë e theksuara të procesit zgjedhor në Kosovë, ashtu siç u demonstrua me 12 dhjetor 2010, erdhën më tepër si rezultat i administrimit të dobët të zgjedhjeve dhe ndërhyrjeve politike në institucionet e shtetit, sesa prej vet natyrës së sistemit zgjedhor. Por meqë Kuvendi i Kosovës ka ndërmarrë një nismë për të bërë një rivlerësim gjithëpërfshirës të sistemit zgjedhor, Instituti KIPRED, ashtu siç pati bërë edhe në vitin 2004, angazhohet që të studiojë në detaj alternativat e ndryshme të sistemeve zgjedhore, duke mbledhur të dhëna nga praktikat e shteteve të tjera dhe duke marrë parasysh idetë e të gjitha palëve me interes në këtë proces. Synimi i KIPRED është që procesi i reformës zgjedhore të përfundojë me përzgjedhjen e një sistemi i cili do të ishte më i përshtatshmi për nevojat e vendit dhe do të balanconte në mënyrën më optimale objektiva të rëndësishme demokratike të cilat shpeshherë janë në kundërshtim me njëra tjetrën. Për shembull, një prej sfidave të sistemeve zgjedhore është balancimi i nevojës për të prodhuar institucione më efikase dhe funksionale me nevojën për të krijuar institucione të cilat janë më përfaqësuese dhe llogaridhënëse ndaj qytetarit. Zgjedhja e drejtpërdrejtë e deputetit nga elektorati i një zone të caktuar zgjedhore pa dyshim e bën deputetin më llogaridhënës ndaj zgjedhësve (meqë këta të fundit e kanë një adresë të saktë të përgjegjësie), 1 Interntional Institute for Demoracy and Election Assistance, në portalin zyrtar të organizatës http://www.idea.int/resources/databases.cfm, qasur me 7 korrik 2011 4

por ndjenja e përgjegjësisë ekskluzive ndaj një grupi elektoral gjeografik në shtete të caktuara mund të bëjë që deputeti gjatë punës së tij t'u jap prioritet interesave të ngushta rajonale në kurriz të interesave të përgjithshme dhe efektivitetit qeverisë të cilën ai e voton. Në anën tjetër, sistemet zgjedhore shpeshherë duhet të balancojnë nevojën e një shoqërie për masat e diskriminimit pozitiv ndaj kategorive të ndryshme shoqërore me të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre ashtu siç ata kanë dëshirë. Lista e kundërthënieve të tilla mes objektivave legjitime demokratike është e gjatë, ndërkohë që për zgjidhjen e tyre nuk ekziston ndonjë formulë universale. Rëndësia dhe pesha relative e një objektivi në raport me objektivat e tjera të sistemeve zgjedhore përcaktohet nga konteksti dhe prioritetet politike të një shteti. Në rrethanat e Kosovës, për shembull, rol të rëndësishëm gjithsesi luajnë obligimet të cilat Kosova i ka marrë përsipër si pjesë e Propozimit Gjithëpërfshirës për Statusin apo Pakos së Ahtisarit. Përveç kësaj, zgjidhjet që mund të ofrohen për arritjen e një objektivi nuk funksionojnë njësoj në çdo shtet. Shpeshherë, duke neglizhuar specifikat e kontekstit vendor, proceset e reformave udhëzohen në mënyrë të verbër nga përvojat e vendeve të tjera dhe kështu krijojnë efekte të paparashikueshme negative. Mundësia që iu dha votuesve në Kosovë për të përgjedhur pesë kandidatë nga listat e partive mund të jetë nxitur nga synimi i mirë për të forcuar përfaqësimin politik. 2 Por, zgjedhjet e 12 dhjetorit 2010 treguan se ky element i sistemit, në rrethanat kur Kosova ballafaqohet me brishtësi të shumta institucionale, i forcon dukshëm tendencat për manipulim të vullnetit të qytetarëve. 3 Sfida kryesore gjatë debateve për reformën zgjedhore në Kosovë do të jetë gjetja e një formule optimale e cila do të arrinte njëkohësisht sa më shumë objektiva të rëndësishme dhe do të forconte demokracinë në vend. Përzgjedhja e një sistemi të tillë mund të bëhet vetëm nëse procesi i reformës shoqërohet me një debat të gjerë shoqëror në të cilin do të diskutoheshin në thellësi specifikat e alternativave të ndryshme si dhe efektet që ato mund të prodhojnë për nivelin e demokracisë dhe stabilitetit politik. KIPRED dëshiron që të nxisë debatin publik rreth sistemeve të ndryshme alternative, detajeve të ndryshme të tyre si dhe efekteve potenciale. Këtë gjë KIPRED po e bën së pari duke prezantuar një përmbledhje fare të shkurtër të sistemeve zgjedhore të disa shteteve të 2 Zgjedhjet Parlamentare në Kosovë 2010 Vështrim i pwrgjithshwm dhe trendet e votimit KIPRED, Prishtinë, prill 2011 3 Ibid 5

cilat janë përzgjedhur si modele krahasuese qoftë për shkak të afërsisë gjeografike apo ngjashmërive kontekstuale me realitetin politik të Kosovës. Shtetet e përzgjedhura janë: Maqedonia, Shqipëria, Kroacia dhe Sllovenia. Për përpilimin e këtij publikimi është përdorur metoda krahasuese e informatave të nxjerra nga kushtetutat, ligjet dhe gazetat zyrtare të shteteve të cekura, të cilave iu kemi qasur kryesisht në forme elektronike përmes faqeve zyrtare të internetit. Ky publikim do të prezantohet nga instituti KIPRED në grupin punues të Komisionit Parlamentar për Amandamentimin e Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme në Republikën e Kosovës. Në këtë fazë të reformës zgjedhore, KIPRED ka qëllim që të ofrojë një analizë të sistemeve zgjedhore të vendeve të rajonit, pa nxirrur përfundime dhe rekomandime për komisionin, të cilat do të nxirren në një fazë të mëvonshme bazuar në punët e vazhdueshme kërkimore. 6

2. PRAKTIKAT NGA SHTETET E TJERA Në teori, llojet e sistemeve zgjedhore variojnë prej atyre të pastra proporcionale kombëtare, ku përqindja e votës kombëtare për një parti përkthehet me përqindje të njëjtë mandatesh në parlament, nëpër ato mazhoritare, ku gara zhvillohet drejtpërdrejt mes kandidatëve në zona të caktuara gjeografike dhe ku fiton kandidati me më shumë vota, e deri te sistemet mikse që kombinojnë elemente të mazhoritarit dhe proporcionalit me specifika të veçanta (si psh. ndarja në zona zgjedhore). Sipas IDEA, trendi botëror po shkon gjithnjë e më shumë drejt sistemeve proporcionale ose drejt forcimit të elementeve proporcionale nëpër sistemet mikse. 4 Në mesin e demokracive më të zhvilluara, vetëm SHBA-të dhe Britania e Madhe kanë sisteme të pastra mazhoritare, ndërsa shtetet e tjera kanë sisteme proporcionale ose të kombinuara. Llojet e ndryshme të sistemeve kanë specifika të veçanta që synojnë arritjen e objektivave të ndryshme. Sistemet proporcionale mund të organizohen në atë formë që deputetët të zgjedhën përmes listave rajonale nëpër zona zgjedhore në mënyrë që përgjegjësia e deputetit të lidhet me një komunitet të caktuar. Listat e hapura, ndërkohë, u mundësojnë qytetarëve përzgjedhjen e kandidatëve të preferuar brenda listës së partisë. Sistemet proporcionale mund të dallojnë edhe për nga format e numërimit të votave dhe ndarjes së mandateve. 5 Në sistemet mazhoritare mund të kenë raunde të dyta ndërkohë që në sisteme proporcionale mund të ketë elemente që synojnë favorizimin e grupeve të caktuara shoqërore. 6 4 Interntional Institute for Demoracy and Election Assistance, në portalin zyrtar të organizatës http://www.idea.int/resources/databases.cfm, qasur me 7 korrik 2011 5 Sipas formulave D'hondt, Saint League apo Droop quota. 6 Këtu mund të hyjnë pakicat etnike, balanci gjinor, pragu zgjedhor që synon parandalimin e fragmentimit të thellë politik, etj. 7

Shetet që kemi përzgjedhur për këtë prezantim të shkurtër krahasues nuk ofrojnë detyrimisht praktikat më të mira, meqë, siç u tha edhe më lart, vendimet për zbatimin e sistemeve të tilla zgjedhore në këto shtete mund të mos kenë qenë Nuk ekziston një mënyrë e detyrimisht të motivuara nga konsiderimet për duhur e krijimit të sistemit përshtatshmërinë e tyre, por të kenë qenë të elektoral. Shtetet motiviuara nga agjenda të caktuara politike. Në mundohen që sistemin ta Shqipëri, për shembull, reforma e sistemit zgjedhor e hartojnë në mënyrë që të jetë sa më funksional për cila u bë në vitin 2008, pas një kompromisi mes shoqëritë e tyrë. Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, kishte për synim, mes tjerash, dobësimin e partive të vogla dhe forcimin e figurave udhëheqëse të partive të mëdha, përmes kalimit në lista të mbyllura. Këto modele ofrohen si pjesë e këtij punimi thjeshtë sa për të ilustruar format se si shtete të ndryshme i rregullojnë disa prej çështjeve zgjedhore dhe për të nxitur diskutimin mbi problemet eventuale që mund të lindin nga zbatimi i tyre. E përbashkëta e të gjitha shteteve të hulumtuara është se të gjitha përdorin sisteme proporcionale me zona zgjedhore, ku çdo zonë dërgon në Parlament një numër të caktuar deputetësh. Përveç Shqipërisë, e cila zonat zgjedhore i ka të vendosura në bazë të 12 qarqeve të saja administrative dhe ku secila zonë ka numër të ndryshëm banorësh dhe mandatesh parlamentare, të gjitha shtetet e tjera i kanë formuar kufijtë e zonave elektorale në mënyrë arbitrare mbi bazën e ligjit për zgjedhjet, duke krijuar zona me numër të përafërt ose të barabartë votuesish të cilat dërgojnë numër të njëjtë deputetësh në Parlament. Përkthimi i përqindjeve të fituara nga partitë nëpër zona në mandate parlamentare bëhet përmes formulave të ndryshme. Kroacia, Shqipëria dhe Maqedonia përdorin formulën D'hondt ndërsa Sllovenia atë Droop Quota. Në shumicën e rasteve në Kroaci, Shqipëri dhe Maqedoni kandidatët futen në parlament përmes listave të mbyllura të paracaktuara më herët nga partitë politike. Vetëm në Slloveni aplikohet sistemi me listë të hapur ku votuesit mund të zgjedhin një kandidat të preferuar nga lista e partisë dhe kandidatët me më së shumti vota arrijnë të futen në parlament. Të gjitha shtetet, përveç Maqedonisë, kanë prag zgjedhor të cilat partitë dhe koalicionet duhet ta kalojnë në çdo zonë zgjedhore për të fituar mandate Kroacia 5%, Sllovenia 4%, Shqipëria 3% për partitë dhe 5% për koalicionet. Ndërkohë, të gjitha shtetet, përveç Kroacisë, 8

kanë edhe kuota për përfaqësimin e femrave në listat zgjedhore Sllovenia 25%, Maqedonia 30% dhe Shqipëria 30%. Sistemet zgjedhore të Shqipërisë dhe Maqedonisë nuk kanë masa të diskriminimit pozitiv ndaj pakicave etnike. Ndërkohë, Kroacia këtë çështje e rregullon duke krijuar një zonë të veçantë zgjedhore jo-gjeografike ku partitë e pakicave shtyhen për 8 ulëse të garantuara në Kuvend. Votuesit e pakicave duhet të zgjedhin nëse duan të votojnë në garën brenda zonës së tyre gjeografike apo në zonën speciale të pakicave. Në anën tjetër, Sllovenia e ka të rezervuar nga një mandat parlamentar për pakicat hungareze dhe italiane. Këta deputetë zgjedhën përmes një procesi special zgjedhor ku votojnë vetëm pjesëtarët e këtyre pakicave. Shqipëria dhe Sllovenia nuk kanë ndonjë sistem për përfshirjen e diasporës në zgjedhjet parlamentare. Kroacia, në anën tjetër, e ka një zonë të veçantë jo-gjeografike për diasporën prej ku mund të dalin deri në 12 mandate parlamentare, varësisht nga dalja e diasporës në zgjedhje. Maqedonia i rezervon tre vende për deputetë të diasporës, nga një për çdo kontinent/rajon gjeografik ku ky shtet ka diasporë. 9

3. PËRKTHIMI I VOTËS NË MANDATE METODA D'hondt PËRKSHRIMI Formula: Sipas kësaj formule, mandatet e një zone zgjedhore nuk ndahen thjeshtë sipas përqindjes së fituar të një partie - pra kjo formulë nuk e bën një përkthim proporcional të votës, por llogaritë mesataret më të mëdha të partive. Nëse një zonë zgjedhore ka 10 mandate, çdo partie i pjesëtohet numri total i votave me të gjithë numrat nga 1 deri në 10. Mandate në kuvend fitojnë partitë të cilave nga ky proces i pjesëtimit u rezultojnë dhjetë numrat më të mëdhenj. Pasojat e zakonshme: Formula D'Hondt favorizon partitë ose koalicionet e mëdha (që mund të jenë dy ose tre, varësisht nga shteti) dhe dëmton partitë më të vogla. Megjithatë, efekti i keq ndaj partive të vogla zvogëlohet në rast se zonat janë më të mëdha dhe ofrojnë më shumë mandate, gjë që u jep më shumë rast partive të vogla të fitojnë mandate nëpër zona. Sainte-Laguë Formula: Sipas kësaj formule ndarja e mandateve bëhet në mënyrë proporcionale me anë të koeficientit. Numri total i votave të partisë pjesëtohet numrin e vendeve të cilat partia i ka të ndara, që fillimisht është 0 për të gjitha partitë. Partia me koeficientin më të lartë merr vendin e radhës dhe pastaj i rikalkulohet koeficienti i ri deri sa të alokohen të gjitha mandatet. Pasojat e zakonshme: Sikurse edhe formula D Hondt me anë të kësaj metode favorizohen partitë e mëdha. Droop quota Formula: Droop Quota është metodë e disejnuar në mënyrë që të pamundësojë që kandidatët të arrijnë kuotën pasi numri i mandateve është plotësuar. Pasojat e zakonshme: E meta më e madhe e përdorimit të kësaj formule është transferi i votave nga një kandidat në kandidatin pasardhës, duke lejuar që mandatet të fitohen edhe nëse kuota nuk është arritur nga vet kandidati. 10

4. KROACIA Kroacia është një Republikë parlamentare me një popullsi prej rreth 4,6 milion banorësh. Arsyeja e përzgjedhjes së Kroacisë si shtet model, përveç afërsisë gjeografike me Kosovën, është edhe fakti se Kroacia ka një numër të konsiderueshëm pakicash (gjithsejtë 22 sosh), pjesa më e madhe e të cilëve janë serb (rreth 4.5% të popullsisë), për të cilët sistemi zgjedhor ofron një formë të diskriminimit pozitiv. Dy partitë e mëdha dhe kryesore politike të Kroacisë (Bashkimi Demokratik Kroat dhe Partia Social Demokrate), bashkë me 10 parti të tjera më të vogla, garojnë për 148 deri në 160 ulëse në Kuvendin e Kroacisë. Fakti se Kroacia nuk e ka një numër të paracaktuar fiks të deputetëve e bën sistemin kroat të veçantë dhe të dallueshëm. Deputetët kroat zgjedhën përmes 12 zonave zgjedhore. Dhjetë prej këtyre zonave janë zona gjeografike (distrikte) që dërgojnë në Kuvend nga 14 deputetë (140 gjithsejtë) përmes një sistemi proporcional me lista të mbyllura, me prag zgjedhor prej 5% dhe formulë kalkulimi D'hondt. Kufinjtë e një zone zgjedhore nuk janë të përcaktuar në bazë të ndonjë njësie administrative shtetërore por në formë arbitrare, si zona relativisht të barabarta me numër të votuesve, prej 250,000 deri në 300,000, gjë që shpjegohet edhe nga numri i barabartë i mandateve që prodhon çdo zonë. Zona 11 e sistemit zgjedhor Kroat është zona jo-gjeografike e dedikuar për diasporën kroate dhe ajo prodhon deri në 12 mandate parlamentare. Nurmi i saktë i deputetëve që shkojnë në Kuvend nga zona e diasporës varet nga numri i votuesve të diasporës që votojnë në ditën e zgjedhjeve, gjë që e shpjegon edhe arsyen pse Kuvendi i Kroacisë mund t'i ketë prej 148 deri në 160 deputetë. Zona 12 e sistemit zgjedhor të Kroacisë është gjithashtu jo-gjeografike, e rezervuar për partitë e pakicave, dhe dëgon në Kuvend 8 deputetë (5 vende janë të rezervuara për pakicën serbe dhe 3 për pakicat e tjera). Pjesëtarët e pakicave kombëtare kanë të drejtë, pa marrë parasysh vendin ku votojnë, që votën e tyre ta hedhin ose për partitë që garojnë në zonën zgjedhore gjeografike, ku partitë e pakicave garojnë bashkë me partitë e tjera kroate dhe mund të fitojnë mandate shtesë, ose për zonën speciale të pakicave ku partitë e pakicave garojnë mes vete për vendet e rezervuara. Kroacia nuk ka përqindje të rezervuar për kandidatet femra. Përkundër këtij fakti, në Kuvendin e sotëm të Kroacisë 25% e deputetëve janë të gjinisë femërore. 11

5. MAQEDONIA Maqedonia është një Republikë parlamentare me rreth 2,1 milionë banorë. Arsyeja e përzgjedhjës së Maqedonisë në këtë prezantim krahasues është fakti se ajo është një shtet fqinj i Kosovës, me numër të përafërt të popullësisë dhe me specifika të ngjashme sociopolitike dhe demografike. Maqedonia megjithatë ka një numër më të madh pakicash se Kosova në strukturën e vet të popullësië. Përveç pakicës shqiptare e cila zyrtarisht vlerësohet në 24%, pjesëmarrje të konsiderueshme në popullësi kanë edhe pakicat rome dhe turke (me rreth 4% secila). Dy partitë e mëdha të Maqedonisë, VMRO-DMPNE dhe Partia Social Demokratike, si dhe dy partitë e mëdha shqiptare në Maqedoni, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Partia Demokratike Shqiptare, garojnë bashkë me një numër partish tjera të vogla për 123 mandate parlamentare. Gjithsejt 120 deputetë të parlamentit zgjedhen përmes garave proporcionale në gjashtë zona elektorale. Zonat elektorale janë të përcaktuara arbitrarisht në bazë të ligjit zgjedhor në mënyrë që të kenë numër të përafërt apo të barabartë votuesish. Çdo zonë zgjedhore dërgon numër të njejtë prej 20 deputetësh në Parlament. Listat e partive janë të mbyllura, ndërsa nuk aplikohet ndonjë prag zgjedhor. Përkthimi i votave në mandate zgjedhore bëhet përmes formulës D'hondt. Tre deputetë të parlamentit zgjedhen nga diaspora nga një për secilën prej tre zonave të veçanta të diaporës (të ndara sipas rajoneve gjeografike). Ndërkohë, ligji zgjedhor i Maqedonisë obligon partitë që 30% të listave të tyre në zonat zgjedhore të jenë femra. Në anën tjetër, ligji zgjedhor i Maqedonisë nuk ka provizione të diskriminimit pozitiv për pakicat etnike. Partitë shqiptare, për shkak të numrit të madh të votuesve shqiptarë, rregullisht arrijnë të marrin numër të konsiderueshëm mandatesh parlamentare. 6. SHQIPËRIA Shqipëria është Republikë parlamentare me rreth 3 milionë banorë. Përzgjedhja e saj është bërë për shkak se ajo është shet fqinj me lidhje të forta historike me Kosovën dhe ballafaqohet me sfida të ngjashme politike në procesin e demokratizimit dhe përafrimit me standardet e BE-së. 12

Dy partitë kryesore, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, partia e tretë Lëvizja Socialiste për Integrim, si dhe një numër partish të vogla satelite, garojnë për 140 ulëse parlamentare. Të gjithë deputetët e Parlamentit zgjedhën përmes garave proporcionale në 12 zona zgjedhore të cilat janë njëkohësisht të definuara sipas 12 qarqeve administrative të Shqipërisë. Numri i mandateve të deputetëve që çdo qark dërgon në Parlament varet nga numri i votuesve në këtë qark. Para çdo gare zgjedhore parlamentare, KQZ-ja e Shqipërisë pjesëton numrin e përgjithshëm të votuesve me numrin e mandateve në Parlament për të fituar mesataren e votave për një mandat. Kjo mesatare më pas përdoret për të përcaktuar numrin e mandateve për një qark. Garat proporcionale në rajone bëhen përmes listave të mbyllura të partive dhe koaliconeve ndërsa numërimi bëhet sipas formulës D'hondt. Pragu zgjedhor për partitë në çdo zonë zgjedhore është 3% ndërsa për koalicionet është 5%. Partitë dhe koalicionet janë të obliguara që 30% e kandidatëve në listat e tyre zgjedhore, ose një nga tre kandidatët e parë në listë, të jenë femra. Republika e Shqipërisë nuk ka provizione favorizuese për pakicat kombëtare dhe nuk i jep të drejta speciale të votës diasporës. 7. SLLOVENIA Sllovenia është Republikë parlamentare me rreth 2 milionë banorë. Standardet e larta të demokracisë dhe zhvillimit institucional të Sllovenisë, shtet i Bashkimit Evropian, shpesh merren si shembull dhe model për shtetet fqinje në Ballkanin Jug-perëndimor. Përveç kësaj, Sllovenia me Kosovën është e ngjashme për nga numri i banorëve. Partitë më të mëdha në vend, Partia Social Demokrate dhe Partia Demokratike e Sllovenisë, garojnë për 88 ulëse në Parlamentin e Sllovenisë, ndërkohë që dy ulëse të tjera janë të rezervuara për pakicat (një për atë italiane, një për atë hungareze). Sistemi zgjedhor i Sllovenisë është i ndarë në tetë zona ku zhvillohen gara të ndara mes partive sipas sistemit proporcional dhe me lista të hapura ku qytetarët mund të votojnë për vetëm një kandidat. Zonat zgjedhore janë të formuara në bazë të ligjit mbi zgjedhjet parlametare në atë mënyrë që të kenë numër të barabartë ose të përafërt votuesish. Secila zonë dërgon nga 11 deputetë në Parlamentin e Sllovenisë. Në çdo zonë, partitë politike garuese duhet të kalojnë pragun zgjedhor prej 4% për të fituar mandate. Përkthimi i përqindjeve të fituara në mandate parlamentare përdoret duke përdorur 13

formulën "Droop quota" ndërsa në parlament futen kandidatët që kanë numrin më të madh të votave brenda listës së partisë. Ligji zgjedhor i Sllovenisë u modifikua në vitin 2006 për të futur kushtin që 25% e listave zgjedhore të partive duhet të jenë të përbëra nga femrat. Pakicat hungareze dhe italiane kanë të drejtë të votojnë dy herë; edhe në zgjedhjet e përgjithshme ku zgjedhën 88 deputetët, edhe në zgjedhjet speciale përmes të cilëve zgjedhën 2 deputetët që i përfaqësojnë ata si pakicë. 14