DCAF. Çfarë është Ombudsmani ushtarak? Pse është i rëndësishëm ky institucion? Si duhet siguruar potenciali i plotë i këtij institucioni?

Similar documents
PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

Përtej retorikës politike

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

SIGMA Mbështetje për përmirësimin e Qeverisjes dhe të Menaxhimit Një iniciativë e përbashkët e OECD dhe Bashkimit Europian, financuar kryesisht nga BE

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosova Kuvendi-Skupština-Assembly. Doracak FUNKSIONI MBIKËQYRËS I KOMISIONEVE PARLAMENTARE

PËR VEPRIMTARINË PRIVATE NË SHËNDETËSI

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT

RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES. Integriteti në Policinë e Kosovës. Autor: Plator Avdiu

TË ECËSH DREJT BALANCËS GJINORE UDHËZUES PËR BALANCIMIN E MARRJES SË VENDIMEVE

Monitorimi dhe vlerësimi i qeverisjes së mirë në sektorin e sigurisë në Kosovë

Kursi bazë 1: Rëndësia e BE

PARIMI I MOS-DISKRIMINIMIT SI PJESË E UNIONIT EVROPIAN ПРИНЦИПОТ НА НЕ-ДИСКРИМИНАЦИЈА КАКО ДЕЛ ОД ЕВРОПСКАТА УНИЈА

RAPORT REAGIMI: PËRGJIGJET NDAJ RASTEVE TË DHUNËS NË FAMILJE DUKE MARRË PARASYSH VDEKJEN E ZNJ. ZEJNEPE BYTYÇI-BERISHA

TRANSPARENCË QEVERISJE E MIRË PARTICIPIM BESIM NDERSHMËRI VULLNET POLITIK MONITORIM

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

PA DËSHKUESHMËRIA. në procedimet disiplinore të gjyqtarëve

Progresi në Evropianizimin e Sektorit të Sigurisë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

INSTITUTI KOSOVAR PËR KËRKIME DHE ZHVILLIM TË POLITIKAVE ANALIZË E SHKURTË 2011/07. Krahasim i sistemeve zgjedhore në rajon

ÇËSHTJE TË SIGURISË. Security Issues. Revistë e përtremuajshme mbi sigurinë. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim. Nr.

INSTITUCIONI I AVOKATIT TË POPULLIT

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

Pushtet pa përgjegjësi: Rregullimi i pushtetit ndërkombëtar në Kosovë dhe shtimi i përgjegjshmërisë

Rishikimi funksional i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Çështje të sigurisë - 4

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK

Vlerësimi i Mbikëqyrjes Demokratike dhe Mekanizmave të Qeverisjes së Këshillave Komunale për Siguri në Bashkësi

KRYETARI I KOMUNËS PËRFAQËSUES APO DOMINUES?

Program Edukimi I Individualizuar

qershor 2017 BORDI I DREJTORËVE PËRFAQËSIMI I GRAVE në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura

Sa të pavarura janë autoritetet rregullatore në Kosovë?

Manual për Vëzhgimin e Teknologjive të Reja të Votimit

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë MISIONI NË KOSOVË. Bashkëpunimi i Kuvendit të Kosovës me shoqërinë civile

Procesi i Berlinit Rruga për në BE, apo rruga për askund?

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

TË GJITHA KUTITË E ANKESAVE Rregullimi i tregut të komunikimeve elektronike dhe mbrojtja e konsumatorëve

Kostoja e ciklit të jetës

Manuali për provim pranues

QEVERISJA KORPORATIVE NË BIZNESET FAMILJARE NË KOSOVË INSTITUTI RIINVEST PËR KËRKIME ZHVILLIMORE QENDRA PËR NDËRMARRJE NDËRKOMBËTARE PRIVATE

PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE

Gjendja e demokracisë shqiptare në prag të zgjedhjeve parlamentare Perceptime 2013

PËR PRODUKTET E NDËRTIMIT

VENDIM Nr.443, datë

Analizë politikash 05/2016

AGJENCIA E KOSOVËS PËR AKREDITIM (AKA) Raporti i Vetëvlerësimit 2018 Aprovuar nga Bordi i AKA-së me

Kur mbaron Tranzicioni? Teoria kundrejt realitetit në Shqipëri

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

PËRGJEGJËSIA NDËRKOMBËTARE NË LIDHJE ME MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT

Nga copëzimi te bashkëpunimi Arsimi i lartë, puna kërkimore dhe zhvillimi në Evropën Juglindore

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

Korniza Ligjore për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë. Studim mbi pajtueshmërinë e legjislacionit në fuqi me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve

REPUBLIKA E SHQIPЁRISЁ UNIVERSITETI I TIRANЁS FAKULTETI I HISTORIS Ё DHE I FILOLOGJISЁ DEPARTAMENTI I HISTORIS Ё

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë

Speci Shqipëri

COURSE FOR BUSINESS SUPPORT ORGANIZATIONS ALBANIAN LANGUAGE AGRO-START PROJECT

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО

PUNËTORËT QË [S ]KANË TË DREJTA

2012/01. Gjendja e Mediave në Kosovë

Raporti i Performancës së Komunave

ANALIZA E PROCEDIMEVE TË ÇËSHTJEVE PENALE NË APEL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Rishikimi funksional i Agjencisë Kadastrale të Kosovës

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

Veglat/Mjetet në INXHINIERINË SOFTUERIKE

KOMISIONI EVROPIAN. Bruksel, SWD (2016) 363 Final DOKUMENT PUNE I STAFIT TË KOMISIONIT. Raporti i vitit 2016 për Kosovën*

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI. STUDIM (draft)

Analizë e Ligjit të Prokurimit Publik

BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE (MENDIMET MOSPAJTUESE) BILTEN SUDSKE PRAKSE (MIŠLJENJA NESLAGANJA) BULLETIN OF CASE LAW (DISSENTING OPINIONS)

Përgatitur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (FKSHC) ANALIZA E SHOQËRISË CIVILE NË KOSOVË

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

Rishikimi funksional i Ministrisë së Punëve të Brendshme

MARTESAT E HERSHME NË SHQIPËRI Një vështrim Specifik i Komunitetit Rom

Agjencia Kosovare e Privatizimit

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

KOSOVË RAPORTI I PROGRESIT DHE INDEKSI PËR MROJTJEN E FËMIJËS THEKSON MANGËSITË KRYESORE NË SISTEMIN E MBROJTJES SË FËMIJËS

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

PROJEKT-VENDIM MBI GRUMBULLIMIN E DIFERENCUAR TË MBETJEVE NË BURIM. Draft 1. Version Tetor 2012

Raporti mbi kontratat e nënshkruara publike gjatë vitit Përshkrimi i Institucionit (Organizmi institucional)

ZGJËNDRRA E LUMTURISË RASTE STUDIMORE PËR MARTESËN NË MOSHË TË MITUR NË KORÇË DHE VLORË SË MARTESËS SË HERSHME: KY STUDIM, PUNA KËRKIMORE DHE

Reforma e administratës publike në Kosovë

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës RASTI NR. KO130/15

Trajtimi i Tregtisë në Shërbime sipas Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kosovë-Turqi

REGULATION ON THE CO-ORDINATION BETWEEN STATE CONTROL AUTHORITIES AND SUBJECTS OPERATING IN THE PORT VLORA 1 ARTICLE 1 SCOPE OF APPLICATION

Promovimi i të drejtave të Privatësisë në Kosovë

A s s e m b l y S u p p o r t I n i t i a t i v e Newsletter Maj 2003, No 06

PIKËPAMJET E QYTETARËVE PËR ÇËSHTJET KRYESORE TË PAQES DHE SIGURISË NË KOSOVË

Rishikimi funksional i Zyrës së Kryeministrit

SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR

SHOQËRIA CIVILE DHE ZHVILLIMI

Anëtarësimi dhe përfaqësimi i Kosovës

Sondazhi i opinionit publik. Besimi në qeveri. Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian

Transcription:

Çfarë është Ombudsmani ushtarak? Pse është i rëndësishëm ky institucion? Si duhet siguruar potenciali i plotë i këtij institucioni? Si funksionojnë mekanizmat e mbikëqyrjes në Gjermani dhe në Kanada? Cilat janë qasjet e tjera? Pyetje? Çështje që lidhen me Ombudsmanin Informata shtesë Ombudsmenët ushtarakë në internet Çfarë është Ombudsmani ushtarak? Për qëllime të këtij artikulli, me Ombudsman ushtarak kuptohet një mekanizëm i pavarur i strukturës komanduese ushtarake që bën mbikëqyrjen e sektorit të mbrojtjes dhe kontribuon në respektimin e parimeve dhe të praktikave të qeverisjes së mirë. Ombudsmani ushtarak merret me ankesat në lidhje me sjelljen e papërshtatshme dhe shpërdoruese në radhët e ushtarakëve, me mangësitë e procedurave ushtarake si dhe harton rekomandime për masa përmirësuese. Ombudsmani ushtarak nuk bën politika të mbrojtjes dhe nuk merr vendime për çështje operative. Përderisa qëllimi i drejtëpërdrejtë i Ombudsmanit ushtarak është që të vendosë për ankesat dhe të inkurajojë sjelljen e duhur brenda sektorit të mbrojtjes, roli më i gjerë i tij është rritja e efektshmërisë dhe efikasitetit të sektorit të mbrojtjes, duke e bërë atë llogaridhënës dhe përgjegjës para zgjedhësve. Pse është i rështë i rëndësishëm ky institucion? Ombudsmani ushtarak kontribuon për të: ushtruar kontroll demokratik mbi sektorin e mbrojtjes DCAF garantuar respektimin e sundimit të ligjit brenda forcave të armatosura nxitur transparencën dhe kontrollueshmërinë në strukturat e mbrojtjes përqendruar vëmendjen tek problemet e praktikës ushtarake që kërkojnë veprim korrigjues rritur efektshmërinë dhe efikasitetin e sektorit të mbrojtjes Seria e Backgrounder -it të DCAF-it u ofron profesionistëve prezentime të thukta për një shumëllojshmëri çështjesh në fushën e qeverisjes dhe reformës të sektorit të sigurisë. forcuar besimin e publikut dhe të personelit të sektorit të mbrojtjes tek forcat e armatosura.

Si duhet siguruar potenciali i plotë i institucionit? Që zyra e Ombudsmanit ushtarak ta realizojë potencialin të plotë, ekzistojnë tri kërkesa: pavarësia operacionale, autoriteti politik dhe infrastruktura e përshtatshme materiale/intelektuale. Idealisht, funksioni i Ombudsmanit ushtarak duhet: të jetë i përcaktuar ligjërisht në kushtetutë ose në një akt ligjor të ketë kompetencën e vet hetimore dhe të jetë i autorizuar të ndërmarrë lirisht hetime për çështje që prekin individë ose, sipas rastit, të një natyre të përgjithshme të ketë mundësi të përdorë informacionin e nevojshëm për të kryer çdo hetim të mund të veprojë në mirëbesimin më të plotë të mund të botojë raporte në vëmendje të Parlamentit dhe të publikut të gjerë të ketë mandatin të formulojë rekomandime për t u marrë në shqyrtim nga drejtuesit civilë dhe ushtarakë, që kërkojnë përgjigje zyrtare dhe publike të jetë i vendosur në godinën e vet, veçmas nga Shtabi i Përgjithshëm Me rëndësi vendimtare është stafi i zyrës së Ombudsmanit ushtarak. Do të ishte ideale që kjo të përbëhet nga civilë ekspertiza e të cilëve t i lejojë zyrës së Ombudsmanit ushtarak të kryejë kërkime, të formulojë opinione ligjore dhe të hartojë një politikë në lidhje me median, veçmas nga dikasteret e tjera të qeverisë. Për të shmangur problemet përsa i përket mundësisë së përdorimit të informacionit të rezervuar, stafi gjithashtu duhet të verifikohet në lidhje me nivelin më të lartë të sigurisë. Si funksionojnë mekanizmat e mbikëqyrjes në Gjermani dhe Kanada? Ombudsmani gjerman, i njohur si Wehrbeauftragter des Bundestages (WB) ose Komisioneri Parlamentar i Forcave të Armatosura, dhe Ombudsmani Ushtarak kanadez janë ndër mekanizmat më të profilizuar për mbikëqyrjen ushtarake. Ata janë marrë shpeshherë si model nga vende të tjera, për shembull, nga Ombudsmani Ushtarak irlandez dhe Ombudsmani i Forcave të Armatosura të Republikës?eke. Zyra e Wehrbeauftragter-it u krijua në vitin 1959, pas vendimit që u mor për të krijuar forcat e armatosura gjermane. Zyra mbështetet tek model i Militieombudsman suedez, struktura e parë e këtij lloji, që u krijua në vitin 1915. Zyra e Ombudsmanit Ushtarak kanadez u krijua në vitin 1998, pas hetimit në çështjen e Somalisë. Të dyja zyrat kanë një staf prej afro pesëdhjetë anëtarësh. Në vitin 2004 Wehrbeauftragter-i gjerman mori 6.154 ankesa gjithsej, nga gjithsej 260.000 anëtarë të Bundeswehr-it (Forcat e Armatosura gjermane). Gjatë të njëjtës periudhë, Ombudsmani Ushtarak kanadez mori 2.274 ankesa gjithsej, nga 60.000 anëtarë të Forcave kanadeze (CF) dhe 20.000 civilë të punësuar nga Departamenti kanadez i Mbrojtjes Kombëtare (DND). Në vitin 2004 buxheti vjetor i Wehrbeauftragter-it gjerman ishte rreth 3.370.000 euro. Ai i Ombudsmanit Ushtarak kanadez për vitin financiar ishte afërsisht i njëjtë me 5 milion dollarë kanadezë. Tabela 1 vë në dukje tiparet kryesore të dy organizimeve. 2

Tabela 1 Një krahasim i sistemeve kanadeze dhe gjermane Ombudsmani ushtarak kanadez mandat i negociuar, por jo status ligjor nga Ministri i Mbrojtjes për një periudhë pesëvjeçare (të përsëritshme) anëtarët aktualë dhe ish anëtarë të Forcave Kanadeze dhe të Departamentit të Mbrojtjes Kombëtare dhe anëtarë të familjes Ministri i Mbrojtjes, zinxhiri ushtarak i komandës,një Anëtar i Parlamentit Ombudsmani ushtarak, me njoftim për Ministrin e Mbrojtjes çdo ankesë individuale brenda fushës së Forcave Kanadeze dhe Departamentit të Mbrojtjes Kombëtare çështje të përgjithshme ankuesi duhet të jetë përpjekur që ta zgjidhë ankesën e tij duke ia referuar atë zinxhirit të komandës ose sistemit ushtarak për zgjidhjen e grindjeve Ombudsmani ushtarak mund të mos e pranojë një ankesë në qoftë se ajo nuk është në kohë ose është e kotë ose në qoftë se ajo do të kërkonte përdorimin e padrejtë të burimeve. Ombudsmani ushtarak mund ta pranojë një ankesë drejtëpërsëdrejti në rrethana bindëse. Ministrit të Mbrojtjes Ombudsmani ushtarak bën rekomandime dhe mund t i ndjekë rekomandimet e tij me organizmat përkatës me qëllim që të monitorizojë zbatimin. Ombudsmani ushtarak boton një Raport Vjetor që paraqitet në Parlament nga Ministri i Mbrojtjes dhe diskutohet nga komisionet përkatëse parlamentare. Ombudsmani ushtarak gjithashtu boton Raporte të Veçanta për hetime të veçanta, kur ai gjykon se kjo është në interesin publik. Ombudsmani ushtarak mund t i përdorë të gjithë dokumentet që i nevojiten për të kryer detyrën e tij (nëdisa raste Ombudsmanit ushtarak mund t i mohohet ky përdorim për çështje sigurie ose për kërkesa operacionale). ÇËSHTJE Cili është statusi ligjor i kësaj Zyre? Nga cili emërohet Ombudsmani ushtarak? Kush mund të paraqesë një ankesë ose të kërkojë nisjen e një hetimi? Ç lloj çështjesh mund të trajtojë Ombudsmani ushtarak/ Wehrbeauftragter-i? Çfarë parakushtesh duhen plotësuar përpara se Ombudsmani ushtarak/ Wehrbeauftragter-i të mund ta pranojë një rast? Kujt i raporton Ombudsmani ushtarak/ Wehrbeauftragter-i? Çfarë natyre kanë vendimete Ombudsmanit ushtarak/ Wehrbeauftragter-it? Çfarë burimesh të tjera ndikimi ka kjo Zyrë? Si qëndron çështja e informacionit të rezervuar? Wehrbeauftragter-i gjerman Neni 45b i Kushtetutës Ligji për Wehrbeauftragter des Bundestages me shumicë votash të Bundestagut me votim të fshehtë për një mandat pesëvjeçar (të përsëritshëm) anëtarët e Bundeswehr-it (Forcat e Armatosura) dhe anëtarë të familjeve të tyre Bundestagu, Komisioni i tij i Mbrojtjes sipas gjykimit të Wehrbeauftragter-it çdo ankesë ose kërkesë individuale që bëhet nga personeli i Bundeswehr-it anëtarët e Bundeswehr-it kanë të drejtë të lidhen me Wehrbeauftragter-in drejtëpërsëdrejti, pa kaluar nëpër organizma të tjerë të sistemit ushtarak për zgjidhjen e grindjeve. Bundestagut Wehrbeauftragter-i bën rekomandime dhe mund t i ndjekë rekomandimet e tij me organizmat përkatës me qëllim që të monitorizojë zbatimin. Wehrbeauftragter-i boton një Raport Vjetor, që ia paraqet Presidentit të Bundestagut; Presidenti ia përcjellë raportin Komisionit të Mbrojtjes, që kërkon nga Ministri i Mbrojtjes të bëjë komente në lidhje me të. Wehrbeauftragter-i mund të kërkojë raporte për disiplinën në Bundeswehr dhe t i ndjekë procedimet penale ose disiplinore në gjykatë si vëzhgues. Wehrbeauftragter-i mund të kërkojë nga Ministri i Mbrojtjes mundësinë për të përdorur informacione dhe dokumente. 3

Cilat janë qasjet e tjera? Përveç mekanizmave të pavarur ushtarakë kanadezë dhe gjermanë të mbikëqyrjes, që përshkruhen më sipër, faktikisht ka edhe dy mënyra të tjera organizative: mekanizmat e integruar ushtarake të mbikëqyrjes ose mekanizmat që janë pjesë e hierarkisë ushtarake dhe mekanizmat civilë të mbikëqyrjes, të tilla si Ombudsmani parlamentar ose një Ombudsman për të drejtat e njeriut, në mandatet e të cilëve përfshihen çështje ushtarake dhe të mbrojtjes. Secili prej këtyre organizimeve ka pikat e tij të forta dhe të dobta. Udhëheqja ushtarake dhe ekzekutivi janë të prirur të favorizojnë mekanizmin e integruar ushtarak të mbikëqyrjes meqenëse ky duket se është më i përdorshëm për t i drejtuar dhe kontrolluar çështjet sipas nevojës për të mbrojtur efektshmërinë operacionale të ushtarakëve. Inspektori i Përgjithshëm, siç quhet shpeshherë ky mekanizëm, zakonisht është i përfshirë në çështje operacionale dhe ai në detyrë është gjithmonë një anëtar në shërbim i forcave të armatosura. E meta kryesore e këtij organizimi është se këtu ushtaraku e ushtron funksionin e mbikëqyrjes mbi veten. Kjo mund të krijojë mundësi për konflikt interesash dhe të minojë besimin tek rekomandimet e organit të mbikëqyrjes. Ky organ ka tendencë të bëhet normë si në vendet demokratike ashtu edhe në ato që po demokratizohen. Sistemet ku funksioni ushtarak i mbikëqyrjes është pjesë e mekanizimit civil të mbikëqyrjes kanë epërsinë për të siguruar të drejtat e ushtarëvelargely të mos diferencohen në mënyrë të pajustifikueshme nga ato të popullsisë në tërësi. Përqendrimi i funksionit të ombudsmanit në një zyrë mund të jetë gjithashtu më pak i kushtueshëm se sa të kesh disa zyra të specializuara. Në të njëjtën kohë, një mekanizmi civil të mbikëqyrjes mund t i mungojë ekspertiza e nevojshme për t u marrë me sektorin e mbrojtjes dhe mund të mos arrijë ta përqendrojë vëmendjen tek problemet e veçanta me të cilat përballet personeli ushtarak. Shembuj të këtij modeli janë Ukraina, Portugalia, Lituania dhe Suedia. Mekanizi i pavarur ushtarak i mbikëqyrjes ka epërsinë se arrin t i kushtojë vëmendje çështjeve ushtarake dhe të veprojë larg atyre që ka mandat t i mbikëqyrë. Aftësia e tij për të nxjerrë raporte publike forcon aftësinë mbikëqyrëse të Parlamentit dhe siguron transparencë dhe kontrollueshmëri më të madhe të forcave të armatosura. Ndërsa ai mund të krijojë rezerva tek hierarkia ushtarake dhe struktura civile e drejtimit të mbrojtjes, në qoftë se ai është vërtet i pavarur, i paanshëm, i drejtë dhe efikas në rekomandimet e tij, ky mekanizëm mund të arrijë të fitojë besim dhe mbështetje. Organizimet që përshkruhen më sipër nuk duhet të ngatërrohen me masën e ombudsmanëve që ndihmojnë që klient për të hartuar dhe, më pas, për të ndjekur zgjedhjet e veta për zgjidhjen e problemeve. Mekanizmat e këtij lloji janë përhapur vitet e fundit në sektorët e prodhimit dhe atë të arsimit, si dhe në organizatat shoqërore. Ky organizim nuk është tipik për sektorin e mbrojtjes. Si pikë e fundit në lidhje me organizimet e ndryshme që ekzistojnë mbikëqyrja ose kontrollueshmëria e pakët ndaj forcave ushtarake ose mungesa e tyre është karakteristike e shteteve autoritare dhe të dështuara. 4

Pyetje Një pyetje që lind në botën e sigurisë, ku është bërë gjithnjë e më e rëndësishme që gama e aktorëve të sektorit të sigurisë të mund të bashkëpunojnë, është nëse Ombudsmani ushtarak nuk duhet të bëhet një ombudsman që të mbikëqyrë të gjithë aktorët e sektorit të sigurisë. Sidoqoftë, ekziston një nevojë e pamohueshme për rritjen e mbikëqyrjes mbi aktorët e sektorit të sigurisë, përveç atyre ushtarakë. Këtu funksioni i mbikëqyrjes ka tendencë të jetë më pak i zhvilluar se në sektorin e mbrojtjes. Ushtarakët dhe aktorët e tjerë të sektorit të sigurisë po e gjejnë veten gjithnjë e më shumë të angazhuar në zona përtej kufijve kombëtarë të vendit të tyre dhe zonave tradicionale të dislokimit. Ky zhvillim ka ndërlikime të rëndësishme përsa i përket funksionit të mbikëqyrjes. Çështje që lidhen me Ombudsmanët të drejtat e njeriut dhe forcat e armatosura sindikatat dhe forcat e armatosura drejtësia ushtarake të drejtat e pakicave dhe forcat e armatosura marrëdhëniet mes komisioneve parlamentare dhe Ministrisë së Mbrojtjes forcat e armatosura dhe shoqëria mbikëqyrja civile në sektorin e sigurisë modelet organizative të marrëdhënieve mes Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm Numri i vendeve që kanë Ombudsman ushtarak është i vogël, por ai po vjen gjithnjë në rritje. Këto vende duhet të shqyrtojnë idenë e takimeve shumëpalëshe me qëllim që të ndajnë me njëri-tjetrin shqetësimet e ndërsjellta dhe që të nxisin interesin për këtë institucion. Në fushën e mbikëqyrjes kanë përgjegjësi të drejtëpërdrejta ose jo të drejtpërdrejta një sërë institucionesh të tjera rajonale dhe ndërkombëtare. Këto duhet të inkurajohen që të shqyrtojnë organizimet rajonale dhe të përgjithshme përsa i përket mbikëqyrjes, përshirë mundësinë e hartimit të një kodi të etikës për mbikëqyrjen. 5

Informata shtesë Born, H., Fluri, P., Johnsson, A. (eds.) Mbikëqyrja parlamentare në fushën e sigurisë: Parimet, mekanizmat dhe praktikat, Manual për Parliamentarët nr. 5. IPU/DCAF: Gjenevë, 2003, f.90-93. Gleumes, Karl. Komisioneri Parlamentar i Forcave të Armatosura. Roli i tij në ushtrimin e kontrollit parlamentar mbi Forcat e Armatosura Federale dhe përpunimin e kërkesave të personelit të shërbimit. Berlin, Bundestagu gjerman, 2001. Marin, Andre. Rruga në të ardhmen plan veprimi i zyrës së ombudsmanit. Raport për Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë. Otava, 1999. Ombudsmani Ushtarak në internet Australi: www.comb.gov.au Kanada: www.ombudsman.forces.gc.ca Gjermani: www.bundestag.de/htdocs_e/orga/3organs /06armforce.html Izrael: www.idf.il/english/organization/nakhal/ foreword.stm Hollandë: www.mindef.nl/ministerie/igk/english/ index.html Informacion tjetër International Ombudsman Institute (IOI) (Instituti Ndërkombëtar i Ombudsmanit): www.law.ualberta.ca/centres/ioi/ Association des Ombudsmans et Médiateurs de la Francophonie (AOMF) (Shoqata e Ombudsmanëve dhe Ndërmjetësuesve të Frankofonisë): http://democratie.francophonie.org/sijip/h tml/aomf/ The Ombudsman Association (TOA) (Shoqata e Ombudsmanëve): www.ombuds-toa.org/index 6

7

Seria e Backgrounder -it e DCAF-it është përgatitur nga Grupi i Punës i DCAF-it për Reformën në Sektorin e Sigurisë, në bashkëpunim me Anëtarë të DCAF-it dhe ekspertë të jashtëm. Numra të tjerë të Backgrounder -it janë të disponueshëm në adresën: www.dcaf.ch/publications/backgrounders Available Backgrounders Challenges for Intelligence Intelligence Services Military Ombudsmen Multiethnic Armed Forces National Security Policy Parliamentary Committees on Defence and Security Parliamentary Oversight of Intelligence Services Forthcoming Backgrounders Child Soldiers Military Justice Systems OSCE Code of Conduct Parliaments & Defence Budgeting Parliaments & Security Sector Procurement Sending Troops Abroad Understanding Security Sector Reform Vetting for the Security Sector Private Military Companies States of Emergency DCAF Qendra e Gjenevës për Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF) punon me qeveri dhe shoqërinë civile për të nxitur dhe forcuar kontrollin demokratik dhe civil të organizatave në fushën e sigurisë, siç janë policia, agjencitë e shërbimit të fshehtë, shërbimet e sigurisë kufitare, forcat paraushtarake dhe forcat e armatosura. Qendra bën kërkime për të përcaktuar sfidat kryesore në qeverisjen demokratike të sektorit të sigurisë dhe për të grumbulluar ato praktika që janë më së miri të përshtatshme për t u bërë ballë këtyre sfidave. DCAF u ofron programe këshillimore dhe ndihmesë në punë praktike të gjitha palëve të interesuara dhe kryesisht qeverive, Parlamenteve, autoriteteve ushtarake dhe organizatave ndërkombëtare. Na vizitoni në adresën: www.dcaf.ch