TREGUES PERFORMANCE PËR NIVELIN LOKAL QEVERISËS PËR VITIN 2017

Similar documents
Publisher: Kosovo Agency of Statistics (KAS) Date of publication: March 2013 : Kosovo Agency of Statistics Reproduction is authorised, if the source

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

REPUBLIKA E KOSOVËS ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government

Population Census Data and their Impact on Public Policies

Strategic priorities for professional sports infrastructure in Kosova / [presentation given May 16, 2011]

INDEKSI I KONKURRUESHMËRISË SË KOMUNAVE

Pjesëmarrja e të Rinjve. në Zgjedhje. në Kosovë

RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË ADMINISTRATËS TATIMORE TË KOSOVËS PËR VITIN E PËRFUNDUAR MË 31 DHJETOR 2017

RAPORTI I AUDITIMIT PËR RAPORTIN FINANCIAR VJETOR TË MINISTRISË SË ZHVILLIMIT EKONOMIK PËR VITIN E PËRFUNDUAR MË 31 DHJETOR 2016

Raporti i Performancës së Komunave

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

REPUBLIKA E KOSOVËS ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM

Nr. i Dokumentit: RAPORTI I AUDITIMIT PËR PASQYRAT FINANCIARE VJETORE TË DOGANËS SË KOSOVËS PËR VITIN E PËRFUNDUAR MË 31 DHJETOR 2017

RAPORTI VJETOR I PROGRESIT TË ZBATIMIT TË STRATEGJISË SË REFORMËS SË MENAXHIMIT TË FINANCAVE PUBLIKE

TRANSPAROMETRI KOMUNAL

TRANSPAROMETRI KOMUNAL

RAPORTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS EFEKTIVITETI I PROGRAMEVE TË VEÇANTA PËR BANIM

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government

Series 2: Agriculture and Environment Statistics Kosovo Water Statistics (2015)

Faksi:

Chapter 1: Kosovo and its Population

Raporti i Kosovës për Indeksin e Konkurencës në Komuna 2014

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/41

Raporti mbi kontratat e nënshkruara publike gjatë vitit Përshkrimi i Institucionit (Organizmi institucional)

Shkurtesat AKP ANP APP APQ AQF ATK BDh BKK BPSh BPV COFOG DAB DMPGB FMN GFS IPA KASh KBFP KEK KRPP LlVTh LPP LPPL MDA MPSH MTI MZHE NjAB NjABF NjMB

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government

Analizë: SFIDAT E PLANIFIKIMIT DHE MENAXHIMIT HAPËSINOR NË KOMUNA ROLI I SHOQËRISË CIVILE NË ADRESIMIN E TYRE

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

NJOFTIM PËR KONTRATË

MENAXHIMI I MBETURINAVE NË 16 KOMUNA MUNDËSITË PËR BASHKËPUNIM NDËR-KOMUNAL

Raport Vlerësimi. Planifikimi, monitorimi, raportimi dhe menaxhimi financiar & kontrolli. Nëntor 2014

NJOFTIM PËR KONTRATË FURNIZIM

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

RAPORTI VJETOR INFRAKOS - Raporti vjetor Janar 2016 Fushë Kosovë

Punim udhëzues. Hyrje. Transparenca Buxhetore dhe Buxheti i Qytetarëve. Janar, 2016

Kosova: Shënim mbi politikat e menaxhimit të investimeve publike

Projekti është mbështetur nga Bashkimi Evropian A I PLOTËSOJNË STANDARDET PËR QEVERISJE TË MIRË NJËSITË E VETËQEVERISJES LOKALE?

THE OMBUDSPERSON INSTITUTION BULLETIN

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2018

Tenderometri Komunal. Komuna e Lipjanit. Organizata POLIS 18 shkurt, 2016 Raporti Vjetor Nr. 1

NGA POPULLI AMERIKAN OD AMERIČKOG NARODA

RAPORT I AUDITIMIT EFIKASITETI DHE EFEKTIVITETI NË IMPLEMENTIMIN E SISTEMIT INFORMATIV UNIK TË INTEGRUAR SHËNDETËSOR. Auditim i performancës

Analizë e Ligjit të Prokurimit Publik

RESUME OF EDUCATION FAIR 2016

Rishikimi funksional i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

MBROJTJA E MJEDISIT NË 16 KOMUNA MUNDËSITË PËR BASHKËPUNIM NDËR-KOMUNAL

Komuna e KAMENICËS LOGOS. Prezentim i buxhetit komunal për vitin Swiss Kosovo Local Governance and Decentralization Support LOGOS

Raport i Auditimit të Performancës. Prokurimet me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë

Conservation of Biodiversity and sustainable land use management in Municipality of Dragash

PASQYRA E TREGUT TË SEKTORIT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

RAPORTI I AUDITIMIT MBI IMPLEMENTIMIN E KONTRATËS PËR SISTEMIN E PROKURIMIT ELEKTRONIK

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

RAPORT I MONITORIMIT KOMUNA E FERIZAJT JANAR QERSHOR 2013

KOSOVË RAPORTI I PROGRESIT DHE INDEKSI PËR MROJTJEN E FËMIJËS THEKSON MANGËSITË KRYESORE NË SISTEMIN E MBROJTJES SË FËMIJËS

KOMISIONI EVROPIAN. Bruksel, SWD (2016) 363 Final DOKUMENT PUNE I STAFIT TË KOMISIONIT. Raporti i vitit 2016 për Kosovën*

Analizë politikash 05/2016

NJOFTIM PËR KONTRATË

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi: 2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosova Kuvendi-Skupština-Assembly. Doracak FUNKSIONI MBIKËQYRËS I KOMISIONEVE PARLAMENTARE

Vlerësimi i performancës

INDEKSI I KONKURENCËS NË KOMUNAT E KOSOVËS RAPORTI 2013

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës

Rishikimi funksional i Agjencisë Kadastrale të Kosovës

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

RAPORTI I AUDITIMIT MBI PASQYRAT FINANCIARE TË ZYRËS SË KRYEMINISTRIS PËR VITIN E PËRFUNDUAR MË 31 DHJETORË 2006

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

Reforma e administratës publike në Kosovë

Efiçienca e energjisë në Kosovë

Gjendja e Emergjencave dhe Mbrojtjes Civile në Republikën e Kosovës

Auditim zgjidhjet. Shoqata e kontabilistëve të çertifikuar dhe auditorëve të Kosovës Society of Certified Accountants and Auditors of Kosovo

Sa të pavarura janë autoritetet rregullatore në Kosovë?

ANALIZË E SITUATËS. Konteksti ligjor dhe fiskal si dhe kapacitetet e ofruesve të shërbimeve sociale në Kosovë. Bashkëfinancuar nga: Implementuar nga:

REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT

ROLI I KPMM-SË NË ZHVILLIMIN E INDUSTRISË SË MINIERAVE NË KOSOVË

Rishikimi funksional i Ministrisë së Transportit dhe Postë- Telekomunikacionit

Fondi Slloveno Kosovar i Pensioneve. Fondi 2 PASQYRAT FINANCIARE PËR VITIN E PËRFUNDUAR MË 31 DHJETOR 2014 BASHKË ME RAPORTIN E AUDITORIT TË PAVARUR

Plani Zhvillimor Komunal i Komunës së Rahovecit Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor (VSM) (draft)

Tabela e Përmbajtjes

LIGJI PËR PLANIFIKIMIN HAPËSINOR

Konrad Adenauer S ung NDIKIMI I MEKANIZMAVE PËR EFIÇIENCËN E ENERGJISË NË NXITJEN E ZHVILLIMIT NË NIVEL LOKAL

Blerja Qira financiare (lizing) Qira Blerje me këste Një kombinim i këtyre

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

PROGRAMI PËR MBËSHTETJE TË PLANIFIKIMIT HAPËSINOR KOMUNAL NË KOSOVË

Republika e Kosovës Republika Kosova Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

Informuesi Tremujor Ekonomik për Kosovën Janar-Mars, Infrastruktura e Rrugëve në Kosovë

Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis/ Vlerësimi Strategjik Mjedisor që integrojnë ndryshimet klimatike dhe Biodiversitetin, projekti SLED (2014-IC-108)

Shkurt - Mars Shkurt - Mars 2011

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

INSTITUCIONI I AVOKATIT TË POPULLIT

Transcription:

Nr. i Dokumentit: 22x.9-2017-08 TREGUES PERFORMANCE PËR NIVELIN LOKAL QEVERISËS PËR VITIN 2017 Dokument diskutimi Prishtinë, korrik 2018

Zyra Kombëtare e Auditimit e Republikës së Kosovës është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar, i cili me Kushtetutën dhe ligjet e vendit gëzon pavarësi funksionale, financiare dhe operative. Zyra e Kombëtare e Auditimit kryen auditime të rregullsisë dhe të performancës dhe për punën e vet i jep llogari Kuvendit të Kosovës. Misioni ynë është që përmes auditimeve cilësore të fuqizojmë llogaridhënien në administratën publike për përdorimin efektiv, efikas dhe ekonomik të burimeve kombëtare. Ne kryejmë auditime në përputhje me standardet e njohura ndërkombëtare të auditimit në sektorin publik si dhe me praktikat e mira evropiane. Raportet e Zyrës Kombëtare të Auditimit promovojnë drejtpërsëdrejti llogaridhënien e institucioneve publike pasi që ato ofrojnë bazë të qëndrueshme për të kërkuar llogari nga menaxherët e çdo organizate buxhetore. Në këtë mënyrë ne rrisim besimin në shpenzimin e fondeve publike dhe luajmë një rol aktiv në sigurimin e interesit të taksapaguesve dhe të palëve tjera të interesit në rritjen e përgjegjësisë publike. Përveç auditimeve mandatore, Zyra ka qenë e angazhuar edhe në hartimin e raporteve apo dokument diskutimeve lidhur me performancën financiare dhe jo financiare në fusha të caktuara të qeverisjes lokale, dhe jo vetëm. Viteve të fundit vëmendje i është dhënë matjes dhe krahasueshmërisë së disa treguesve cilësor dhe sasior, pikërisht aty ku mund të kenë interes qytetarët, si përdorues kryesor të atyre shërbimeve. Raporti është rezultat i auditimit të kryer nga Ardita Salihu nën mbikëqyrjen e Ndihmës Auditorit të Përgjithshëm, Valbon Bytyqi. ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT Adresa: Musine Kokalari, Nr. 87, Prishtinë 10000, Kosovë Tel: +383(0) 38 60 60 04/1011 http://zka-rks.org 2

TABELA E PËRMBAJTJES 1 Hyrje... 4 2 Fushëveprimi dhe auditimi i të dhënave... 6 Kriteri 1. Opinioni i auditimit për vitin 2017... 8 Kriteri 2. Investimet Kapitale... 8 Treguesi 1. Diskutimet në Kuvendet Komunale për Raportet e Auditimit... 9 Treguesi 2. Marrëveshjet për shërbime të veçanta... 10 Treguesi 3. Disiplina financiare në pagesa... 11 Treguesi 4. Zbatimi i planit të prokurimit... 12 Treguesi 5. Verifikimi i pronave të paluajtshme... 13 Treguesi 6. Inkasimi i tatimit në pronë... 14 Treguesi 7. Adresimi i rekomandimeve... 15 Treguesi 8. Emërimi i menaxherëve të projekteve... 16 Treguesi 9. Menaxhimi i kontratave... 17 Shtojca 1. Opinioni i auditimit dhe realizimi i IK... 18 Shtojca 2. Diskutimi në Kuvend i raporteve të auditimit... 19 Shtojca 3. Marrëveshjet për shërbime të veçanta... 20 Shtojca 4. Disiplina financiare në pagesa dhe zbatimi i planit të prokurimit... 21 Shtojca 5. Përditësimi i regjistrit dhe arkëtimi i TP... 22 Shtojca 6. Adresimi i rekomandimeve... 23 Shtojca 7. Menaxherët e projekteve dhe menaxhimi i kontratave... 24 3

1 Hyrje Pavarësisht zhvillimit të sistemit të kontabilizimit të transaksioneve financiare dhe mirëmbajtjes së të dhënave jo financiare, matja e performancës dhe saktësia e informatave, mbetet sfidë për çdo vend apo institucion që merret me raportime të tilla. Që nga viti 2013, Zyra Kombëtare e Auditimit ka prodhuar dokumente diskutimi mbi performancën financiare dhe jo-financiare në fusha të caktuara të qeverisjes lokale. Rezultatet e dala nga këto analiza thirren të shërbejnë si një matës dhe instrument vetë-kritik për përdorimin sa më racional të fondeve publike. Përmbajtja e treguesve që janë krahasuar dhe matur, ka ndryshuar vit pas viti. Kjo, me qëllim të përmirësimit të mëtejmë si dhe përshtatjes së nevojave për raportim dhe krahasim midis komunave, në mënyrë që të bëhet një progres në llogaridhënien mbi menaxhimin e parasë publike karshi shërbimeve të ofruara apo shpenzimeve të ndodhura. Në vazhdën e iniciativave në përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies ndaj tatimpaguesve dhe palëve të interesit, kjo analizë provon të shtoj edhe një kulturë të shtuar përgjegjësie mbi qeverisjen apo edhe të matjes ndër-departamentale të organizatës buxhetore, mbi efektivitetin, efiçiencën dhe ekonomizimin e transaksioneve. Ky dokument paraqet një analizë krahasuese të dy kritereve themelore si dhe nëntë treguesve tjerë. Kriteret kanë të bëjnë me opinionin e auditimit, dhënë në raportet individuale financiare për vitin që përfundon më 31 dhjetor 2017, si dhe realizimin e buxhetit të kategorisë së Investimeve Kapitale. Treguesit tjerë me disa nën tregues përcjellës, renditen si vijon: Diskutimi i raporteve të auditmit në Kuvendin Komunal; Të angazhuarit sipas marrëveshjeve për shërbime të veçanta; Disiplina financiare në pagesa; Zbatimi i planit të prokurimit; Verifikimi i tatimpaguesve të pronës dhe shkalla e inkasimit; Adresimi i rekomandimeve të dhëna të auditimit për vitin 2016; Emërimi i menaxherëve të projekteve; si dhe Menaxhimi i kontratave. Analiza ka për qëllim të nxis debat rreth asaj se si mund të përdoren në Kosovë këta tregues kyç të performancës për ta zhvilluar përmirësimin e performancës në përgjithësi duke mos u kufizuar edhe në interesin e donatorëve për të konkluduar mbi përgjegjshmërinë e organizatave në disa dimensione. Aktualisht, matja e performancës së shërbimeve komunale bëhet edhe nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, përkatësisht Divizioni për Performancë Komunale. Ajo zhvillon sondazhe për kënaqshmërinë e qytetarëve, për të vlerësuar opinionet e tyre rreth elementeve të ndryshme të ofrimit të shërbimeve dhe të performancës komunale. Dëshirojmë të sqarojmë se përkundër që një numër informatash sigurohen nga Libri i Përgjithshëm i Thesarit dhe Pasqyrat Vjetore Financiare të komunave, mbledhja e të dhënave jo financiare bëhet pothuajse në mënyrë manuale dhe si i tillë i nënshtrohet rrezikut të saktësisë. Prandaj, përkundër verifikimit të të dhënave nga ana e auditorëve, kërkojmë nga lexuesit të kenë parasysh sigurinë e kufizuar për informatat e prodhuara jashtë sistemit qeveritar të kontabilitetit (SIMFK). 4

Të gjeturat kryesore Nga analiza e bërë në shqyrtimin e raporteve të nivelit lokal, ne kemi identifikuar të gjeturat, si: Vetëm 61% e komunave kanë diskutuar për raportet e auditimit të jashtëm në Kuvendet Komunale, nga të cilat vetëm gjysma e tyre kishin diskutuar edhe për planet e veprimit; Shumica e komunave kanë një tendencë të shfrytëzimit të kontratave për marrëveshje të veçanta jo në përputhje me qëllimin e tyre. Madje, disa komuna të vogla angazhojnë numër të konsiderueshëm të këtyre punonjësve; Nën arsyetimin e mungesës së kapaciteteve, shumica e komunave nuk kryejnë verifikimin e pronave të tatimpaguesve të pronës. Kjo ndikon në faturim jo sipas gjendjes reale në teren; Planet e prokurimit nuk janë mjaftueshëm të detajuara prandaj performanca në zbatimin e tyre shpesh nuk paraqitet drejtë; dhe Ekzaminimet në teren për pagesat ndaj punëve të kryera, në disa raste kanë treguar që raportet e komisionit të pranimit apo organit mbikqyrës nuk kanë reflektuar gjendjen reale dhe si pasojë janë çertifikuar disa pagesa përkundër që puna nuk ishte përfunduar. Rekomandimet kryesore Rekomandimet kryesore janë si në vijim: Kuvendet Komunale duhet të mbajnë përgjegjës menaxhmentin e komunës që të raportojë për gjetjet e auditorit si dhe për arsyet e përsëritjes së rekomandimeve, përkatësisht nivelit të ulët të zbatimit të tyre. Veprime specifike duhet të merren për të monitoruar në vazhdimësi planet e veprimit, mbi atë se deri ku është shënuar progres; Komunat të vlerësojnë saktë nevojat për të angazhuar punonjës sipas marrëveshjeve për shërbime të veçanta. Aty ku vërtet shprehet nevoja për ekspertë të jashtëm, të zbatohen procedura të thjeshtuara rekrutimi si dhe të respektohet afati i kohëzgjatjes së tyre; Komunat, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave të shqyrtojnë mundësitë për ri-sistemim të burimeve njerëzore tek departamentet komunale të tatimit në pronë në mënyrë që të arrihen efektet maksimale nga kjo e hyrë; Drejtoritë komunale të bashkëpunojnë me zyrën e prokurimit me qëllim të përmirësimit të planifikimit të aktiviteteve që do të prokurohen; dhe Kuvendet Komunale si dhe menaxhmenti i komunave duhet kërkuar llogaridhënie dhe përgjegjësi për pagesat ndaj punëve të (pa) kryera në mënyrë që rastet e tilla të mos jenë më pjesë e këtyre statistikave. 5

2 Fushëveprimi dhe auditimi i të dhënave Ky raport mbulon dy kritere dhe nëntë fusha nga aktivitetet e qeverisjes lokale. Si i tillë, i përgjigjet pyetjeve siç përshkruhen në tabelën e mëposhtme: Kriteret Çështjet e analizuara lidhur me kriterin 1. Opinioni i auditimit Opinioni i auditimit, për vitin që përfundon më 31 dhjetor 2017 të jetë të paktën i Pamodifikuar me Theksim të Çështjes. 2. Investimet Kapitale Komuna duhet ta ketë shpenzuar së paku 75% të buxhetit final të aprovuar për investime kapitale në vitin 2017. Treguesit 1. Diskutimi i raportit të auditimit në Kuvendin Komunal 2. Marrëveshjet për shërbime të veçanta përdoren në përputhje me legjislacionin 3. Disiplina financiare në pagesa 4. Zbatimi i planit të prokurimit 5. Përditësimi i regjistrit të tatimit në pronë 6. Niveli i arkëtimit të tatimit në pronë kundrejt faturimit 7. Adresimi i rekomandimeve 8. Menaxherët e projektit të emëruar për monitorimin e zbatimit të kontratës Çështjet e analizuara lidhur me treguesin Në njërën nga mbledhjet e rregullta, Kuvendi Komunal ka diskutuar raportin e auditorit të jashtëm për vitin 2016; dhe Kuvendi Komunal ka diskutuar planin e veprimit për adresimin e rekomandimeve të dhëna nga auditori i jashtëm për vitin 2016. Janë zhvilluar procedura të thjeshtësuara të rekrutimit; Marrëveshjet janë përdorur në përputhje me qëllimin e tyre, për punë specifike; dhe Kohëzgjatja e tyre ishte në përputhje me ligjin. % e pagesave të kryera brenda afatit ligjor prej 30 ditësh. % e aktiviteteve të parapara me plan të prokurimit për të cilat është nënshkruar kontratë. Deri në fund të vitit është bërë ri-anketimi i ndërtesave për tatim në pronë në përputhje me ligjin. % e inkasimit të tatimit në pronë për vitin aktual kundrejt faturimit (pa kamata dhe dënime). % e zbatimit të plotë të rekomandimeve dhënë në raportin e auditimit për vitin 2016. Kontratat publike për të cilat emërohet në mënyrë të rregullt menaxheri i projektit. 9. Menaxhimi i kontratave Organizata pranon punën e kryer para çdo pagese të certifikuar. Kjo listë nuk ka për qëllim të jetë gjithëpërfshirëse por ofron tema për diskutim ku komunat mund të bëjnë shqyrtimin e performancës së tyre kundrejt të tjerave. Për ta mbështetur këtë krahasim, shtojcat e detajuara janë të bashkangjitura në fund të këtij raporti. 6

Informatat e prezantuara në këtë analizë janë nxjerrë nga raportet e publikuara të auditimit, pasqyrat vjetore financiare, nga shënimet e sistemit të tatimit në pronë 1 marrë nga Departamenti i Tatimit në Pronë në kuadër të Ministrisë së Financave si dhe nga evidencat që posedojnë drejtoritë respektive të komunave. Nga ana e ekipeve të auditimit janë bërë verifikime të të dhënave me qëllim që të reduktohet pasaktësia eventuale. Sidoqoftë, përderisa një pjesë e rezultateve ka rrjedhur bazuar në mostrimin e bërë gjatë auditimit të rregullt, palët e interesit duhet të kenë parasysh shkallën e kufizuar të sigurisë sa i përket saktësisë së rezultateve të performancës për treguesit e lartshënuar. 1 Në prill 2018, ZKA ka publikuar një raport mbi efektivitetin e sistemit të tatimit në pronë. Ndër të tjerash, është raportuar për dështim të procesimit të pagesave në sistemin aktual, gjë që rrezikon edhe saktësinë e raportimit të llogarive të arkëtueshme. 7

Kriteri 1. Opinioni i auditimit për vitin 2017 Deri më 30 qershor, Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) publikon raportet e auditimit të rregullsisë për vitin fiskal për të gjitha Organizatat Buxhetore (OB) të Republikës së Kosovës. Të dhënat për opinionet e nivelit lokal, janë si më poshtë: Tabela 1. Opinionet e dhëna nga ZKA Opinioni i pamodifikuar (29 komuna) Opinion i pamodifikuar Pejë Lipjan Viti Ranillug Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes Prishtinë Mitrovicë Istog Shtime Novobërdë Prizren Vushtrri Kamenicë M. Veriore Junik Gjilan Gllogoc Deçan Obiliq Partesh Gjakovë Skenderaj Kaçanik Shtërpcë Zubin Potok Podujevë Fushë Kosovë Graçanicë Hani i Elezit Zveçan Opinioni i modifikuar (9 komuna) Opinion i kualifikuar me theksim të çështjes Ferizaj Malishevë Klinë Mamushë Leposaviq Suharekë Rahovec Dragash Kllokot Kriteri 2. Investimet Kapitale Destinimi i parave publike në investime kapitale nënkupton shërbime më të mira për qytetarin dhe ndikon pozitivisht në mirëqenien e tyre. Komunat duhet të bëjnë përpjekjet maksimale që të përmbushin projektet e dala në çdo vit sipas programit të investimeve kapitale. Në tabelën në vijim në kemi prezantuar komunat të cilat kanë realizuar një performancë me të mirë buxhetore, duke realizuar 75% të buxhetit final të destinuar për projekte kapitale. 8

Grafiku 1. Realizimi i investimeve kapitale në raport me buxhetin final të aprovuar (mbi 75%) 98% 91% 90% 90% 89% 88% 87% 87% 87% 86% 85% 84% 83% 83% 81% 79% 79% 78% 78% 77% 76% 75% 75% 75% 75% Treguesi 1. Diskutimet në Kuvendet Komunale për Raportet e Auditimit Ligji për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë (me ndryshime 2 ) si dhe Ligji për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit, obligojnë menaxhmentin e komunës të raportoj mbi veprimet e ndërmarra dhe veprimet e propozuara në lidhje me gjetjet dhe rekomandimet e Auditorit të Përgjithshëm në Raportin Vjetor të Auditimit të pasqyrave financiare të organizatës. Janë gjithsej 23 komuna të cilat kanë diskutuar raportin e auditimit në Kuvendin Komunal. Por, jo të gjitha kishin diskutuar edhe planet e veprimit. Vetëm 13 nga to kishin diskutuar edhe për planet e veprimit dhe masat e ndërmarra për adresimin e rekomandimeve. Tabela 2. Diskutimi në Kuvend i raportit të auditimit të jashtëm si dhe plani i veprimit Diskutimi në Kuvend i Raportit të Jashtëm të Auditimit Komunat të cilat kanë diskutuar raportet e auditimit në Kuvendet Komunale (* kanë diskutuar dhe planin e veprimit) Prishtinë Suharekë Istog* Graçanicë* Mamushë * Prizren* Lipjan Klinë* Shtime Ranillug Pejë* Malishevë* Kamenicë M. Veriore Partesh Gjakovë* Rahovec* Dragash* Hani i Elezit* Mitrovicë F. Kosovë Kaçanik* Junik* Komunat të cilat nuk kanë diskutuar raportin e auditimit në Kuvendin komunal (Mos) diskutimi i raportit të auditimit të jashtëm Ferizaj Vushtrri Viti Shtërpcë Zubin Potok Gjilan Gllogoc Deçan Novobërdë Zveçan Podujevë Skenderaj Obiliq Kllokot Leposaviq Po ashtu, Rahoveci, para asamblistëve ka paraqitur edhe raportin e auditimit të brendshëm dhe është diskutuar për gjetjet e tyre. 2 Ligji Nr. 03/L-221 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/l-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, neni 16 dhe 18 i cili plotëson nenin 44 dhe 46 të ligjit 03/L-048. 9

,000 ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE Treguesi 2. Marrëveshjet për shërbime të veçanta Legjislacioni kosovar për shpenzimet në kategorinë e pagave dhe mëditjeve përmban rregulla dhe kufizime strikte për administratën publike. Në përputhje me planet strategjike qeveritare për kategorizimin dhe kufijtë e shpenzimeve operative, përcaktohen edhe kufijtë e të punësuarve në administratë komunale. Njëkohësisht, me ligjin për shërbimin civil 3, lejohet që aty ku komuna ka nevojë për angazhim të ekspertëve për një periudhë të kufizuar, të zhvillojë procedura të thjeshtësuara të rekrutimit dhe se kontratat e tilla për shërbime të veçanta duhet të jenë deri në gjashtë muaj. Shënimet e mëposhtme nuk tregojnë arsyet apo të gjitha (pa) rregullsitë gjatë kontraktimit 4. Kjo analizë paraqet numrin e të angazhuarve krahas madhësisë së organizatës. Grafiku në vijim tregon renditjen e komunave të cilat kishin angazhuar më së shumti punonjës në raport me buxhetin e tyre. Grafiku 2. Komunat me numrin më të lartë të të angazhuarve përmes marrëveshjeve për shërbime të veçanta 180 160 140 120 100 80 60 40 20 0 18 90 10 7 49 9 52 31 53 23 46 24 76 71 22 6 70 161 49 78 5 32-100 200 300 400 500 600 Grafiku 3 tregon Komunat të cilat kishin shpenzuar dhe kontraktuar më së paku apo fare në këtë kod shpenzimesh. Vlen të përmendet se janë pesë komuna që nuk kanë angazhuar fare punonjës dhe atë komunat Klinë, Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Ranillug. 3 Neni 12, pika 4 e Ligjit 03/L-149 përkufizon që emërimet me afat të caktuar për një periudhë më të shkurtër se gjashtë muaj do të bëhen në bazë të kontratave të quajtura Marrëveshje për shërbime të veçanta të cilat i nënshtrohen Ligjit për detyrimet dhe për të cilat zbatohet një procedure e thjeshtësuar e rekrutimit. 4 Për të parë detajet lidhur me kontratat në vepër të një komune në veçanti, referoju raporteve individuale të auditimit. 10

,000 ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE Grafiku 3. Komunat me numrin më të ulët të të angazhuarve krahasuar me madhësinë buxhetore 25 20 15 10 5 0 6 12 21 23 9 18 6 8 4 6 6 0 0 0 0 0-500 1,000 1,500 2,000 2,500 3,000 Ne kemi mbledhur informata edhe nga aspekti i zbatimit të ligjit që rregullon këtë fushë: nëse janë zbatuar procedura të thjeshtuara rekrutimi, nëse kohëzgjatja e kontraktimeve ishte ligjore (jo më shumë se gjashtë muaj) si dhe nëse të angazhuarit thirren për ndonjë punë të veçantë apo ekspertizë e jo për punë të zakonshme të cilën mund të kryejnë edhe zyrtarët e rregullt komunal. Nga ky kënd, shumica e komunave nuk kanë respektuar kërkesat e mësipërme. Është vetëm Hani i Elezit që ka përmbushur të tre kërkesat kur ka angazhuar pesë punonjës si dhe Ferizaj dhe Dragash, që kryesisht kishin përmbushur kriteret gjatë kontraktimit. Për me tepër referoju shtojcës nr.3. Treguesi 3. Disiplina financiare në pagesa Ligji për menaxhimin e financave publike, bën përgjegjës çdo zyrtar kryesor financiar që të siguroj se çdo faturë e vlefshme dhe kërkesë për pagesë për mallra dhe shërbimet e furnizuara dhe/ose punët e realizuara për OB-të të paguhen brenda 30 ditëve kalendarike pas pranimit të faturës ose kërkesës për pagesë nga organizata përkatëse buxhetore. Në rast të mos kryerjes së obligimeve nga ana e OB-ve, lëshuesi i faturës mundet ta dorëzojë një kopje të faturës ose kërkesës për pagesë në Thesar. Ligji përmban edhe një nen tjetër i cili obligon Thesarin të kryejë pagesat sipas vendimeve të prera gjyqësore nëse OB-të nuk kanë përmbushur obligimet e tyre. Shtojca 4, paraqet shkallën e pagesave për të cilat faturat janë paguar në kohë brenda 30 ditësh. Megjithatë duhet të merret parasysh edhe një fenomen tjetër negativ për të cilën ZKA ka raportuar vazhdimisht, dhe që në njëfarë mënyre mund të ndikojë gjendjen e këtyre rezultateve për disiplinën financiare. Urdhërblerja (porosia e mallit) e cila gjenerohet nga sistemi aktual i kontabilitetit, shpesh nuk bëhet me kohë apo në rastin e porositjes së mallit (apo nënshkrimit të kontratës tek projektet kapitale), por vetëm pasi që OB e pranon faturën apo punën. Sidoqoftë, shtojca tregon një mesatare prej 86% të përmbushjes së këtij obligimi nga Komunat, duke shpalosur kështu gjithsej 14 komuna të cilat janë nën këtë mesatare. 11

Tabela 3. Disiplina financiare në pagesa Komunat me shkallë të ulët të kryerjes së obligimit ndaj faturave brenda afatit ligjor Pagesat e kryera brenda afatit ligjor Hani i Elezit 85% Lipjan 81% Kaçanik 76% Pejë 71% Ferizaj 57% Zveçan 82% Gjakovë 78% Mitrovicë 73% Junik 63% Leposaviq 32% Prizren 82% Suharekë 77% Deçan 73% Shtërpcë 59% Të qenit mos përgjegjës ndaj shlyerjes së faturave, mund të shkaktoj që komunat të jenë subjekt i kamatave dhe ndëshkimeve të cilat burojnë qoftë nga klauzolat kontraktuale ashtu edhe ligji për të drejtat dhe detyrimet. Treguesi 4. Zbatimi i planit të prokurimit Për çdo vit, komunat duhet të planifikojnë aktivitetet që do të prokurohen për 12 muaj të vitit. Ndër të tjerash, planifikimi duhet të eliminoj nevojën për prokurime emergjente si dhe ndarjen e tenderëve. Të gjitha furnizimet, shërbimet, punët si dhe konkurset e projektimit duhet të përfshihen detajisht në parashikim dhe të dorëzohen në Autoritetin Qendror të Prokurimit. Për të planifikuar sa më mirë, zyrtari i prokurimit duhet të bashkëpunoj me të gjitha drejtoritë dhe në veçanti me Drejtorinë e Buxhetit dhe Financave. Ne kemi inicuar një analizë e cila do të tregonte shkallën mbi atë se sa kontrata janë nënshkruar në krahasim me planin. Gjatë verifikimit në teren ky tregues del të jetë jo tërësisht i krahasueshëm dhe i saktë meqë planet e dorëzuara kanë përfshirë aktivitete të grupuara të prokurimit. Si rezultat, shkalla e realizimit në disa komuna ishte mbi 100% 5. Janë 16 komuna të cilat kanë realizuar mbi 90% të planit të prokurimit. Përderisa, komunat në grafikun e mëposhtëm kanë pasur një performancë më të dobët në këtë drejtim. 5 Komunat Pejë, Podujevë, Obiliq, Vushtrri, Istog, Viti dhe Dragash kanë realizuar mbi 100% të planit si rezultat i një planifikimi jo adekuat. Në anën tjetër Komuna Partesh nuk ka përgatitur plan të prokurimit si dhe nuk ka raport të kontratave të nënshkruara. 12

35% 35% 32% 31% 28% 24% 24% 20% 17% 14% 13% 13% 11% 11% ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE Grafiku 4. Komunat të cilat kanë realizuar më pak se 90% të planit të prokurimit 88% 85% 85% 83% 82% 82% 81% 81% 81% 80% 77% 76% 76% 72% 67% 64% 60% 55% 50% 36% 0% Treguesi 5. Verifikimi i pronave të paluajtshme Komunat janë përgjegjëse për regjistrim të pronave të paluajtshme dhe sigurim të informacionit të nevojshëm në lidhje me to, për qëllim të administrimit të tatimit në pronë. Ndryshimi i vazhdueshëm i tipareve të pronave si dhe ndërtimet e vazhdueshme që ndodhin, duhet të jenë pikë vrojtimi i anketuesve në teren, sepse nga gjendja dhe madhësia e pronës varet edhe faturimi ndaj një tatimpaguesi. Neni 13 i UA për Mbledhjen dhe Regjistrimin e Informatave mbi Pronën dhe Tatimpaguesin obligon Komunën që çdo vit të bëjë verifikimin ne teren të 1/3 -ës së pronave të regjistruara. Procesi i verifikimit është krejtësisht i ngjashëm me atë të regjistrimit përveç se nuk rezulton me regjistrimin e një prone të re mirëpo me përmirësimin e shënimeve ekzistuese. Sërish është aktuale përsëritja e rekomandimeve mbi këtë, meqë komunat ende shënojnë një mesatare të ulët të verifikimit të pronave në teren. Madje, vetëm tri komuna janë në pajtueshmëri me këtë nen, duke verifikuar mbi 33% apo afro 1/3 të pronave të regjistruara. Grafiku 5. Komunat të cilat kanë verifikuar mbi 10%të pronave të regjistruara 100% 13

Grafiku 6. Komunat të cilat kanë verifikuar 0% apo më pak se 10% të pronave të regjistruara 6 9% 9% 8% 8% 5% 4% 4% 3% 3% 1% 1% 0% 0% 0% 0% 0% 0% 0% 0% 0% 0% Arsyetimi nga Departamentet e Tatimit në Pronë për mos verifikim të tillë, kryesisht është mungesa e kapaciteteve të mjaftueshme njerëzore për anketim në teren. Treguesi 6. Inkasimi i tatimit në pronë Tatimi në pronë është kategoria më domethënëse e të hyrave komunale, jo vetëm për nga vlera inkasuese por edhe për qëllimin se pse mblidhet kjo e hyrë. Në veçanti, për këtë të hyrë, komuna duhet të shpërblej qytetarët në të mira publike apo investime, kryesisht në infrastrukturë. Që nga fillimi dhe deri më sot, tatimi në pronë është tatimi i vetëm që është decentralizuar në nivel komunal. Sistemi i Tatimit në Pronë në Kosovë, ka filluar aplikimin në mbarë Kosovën në vitin 2003 kur është bërë regjistrimi i parë gjithëpërfshirës i pronave. Sistemi menaxhohet nga Departamenti i Tatimit në Pronë (DTP) në Ministrinë e Financave. Ka qenë gjithmonë e theksuar që niveli lokal duhet të marrë masat e nevojshme në mënyrë që inkasimi të jetë sa më i lartë. Sa më i lartë inkasimi aq më i lartë numri i projekteve potenciale që mund të mbulohen nga të hyrat komunale. Me rastin e planifikimit të buxhetit, komunat nuk buxhetojnë vlerë inkasimi aq sa faturojnë! Kjo për arsye se një numër projektesh do të mbeteshin të parealizuara nëse nuk do të inkasohej paraprakisht ajo shumë. Rrjedhimisht, komunat planifikojnë të mbledhin bazuar në trendin paraprak të të hyrave nga kjo kategori. Por, edhe në këtë drejtim ZKA ka raportuar për një planifikim jo adekuat të tyre. Në disa raste, pa arsye planifikohet të inkasohet më pak se vitet paraprake. Planifikimet e tilla jo ambicioze kanë ndikim në tërë mbarëvajtjen buxhetore. Shënimet e mëposhtme tregojnë se sa kanë mundur komunat të inkasojnë vetëm kryegjënë e faturuar për tatim në vitin 2017 pa përfshirë dënimet dhe kamatat 7. Nga gjithsej 34 komuna që inkasojnë tatim në pronë, mesatarja e përgjithshme e inkasimit të faturimit për vitin 2017 ishte 43%. Mbi ketë mesatare janë 16 komuna të cilat janë prezantuar në grafikun në vijim. 6 Suhareka dhe Kllokoti nuk kanë verifikuar 1/3 e pronave por edhe nuk kemi arritur të marrim informata se deri në ç shkallë është bërë verifikimi (nëse është verifikuar ndonjë pronë), andaj në shtojcën nr.5 janë prezantuar me 0%. 7 Shënimet janë marrë nga Departamenti i Tatimit në Pronë, pranë Ministrisë së Financave. 14

40% 40% 39% 39% 38% 38% 37% 37% 37% 36% 35% 33% 31% 30% ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE Grafiku 7. Komunat me shkallën më të lartë të inkasimit të tatimit të faturuar për vitin 2017 68% 56% 51% 48% 48% 47% 46% 45% 45% 45% 44% 44% 43% 42% 42% 42% Grafiku 8. Komunat me shkallën më të ulët të inkasimit të tatimit të faturuar për vitin 2017 27% 25% 24% 20% 0% 0% 0% 0% Shënim: Faturimi total për vitin 2017 duke përfshirë vetëm kryegjënë, pa kamata dhe dënime ishte 26,968,073 derisa inkasimi ishte 11,714,734 apo 43%. Treguesi 7. Adresimi i rekomandimeve Rëndësia e raporteve të auditimit qëndron në dhënien e rekomandimeve praktike të cilat do të përmirësonin apo ndryshonin qasjen apo veprimet e gabuara të një organizate. Një qasje serioze nga menaxhmenti i çdo komune për zbatim të rekomandimeve, është thelbësore që të arrihen përfitimet maksimale nga raporti i auditimit. Por, në nivel të përgjithshëm, Zyra Kombëtare e Auditimit, ka raportuar 8 për një nivel jo të kënaqshëm të zbatimit të rekomandimeve. Dukuria e përsëritjes së rekomandimeve qëndron edhe në vitin aktual. Për vitin 2017, në nivel lokal, mesatarja e përgjithshme e zbatimit të rekomandimeve është 25.38%. 8 Shih Raportet Vjetore të Auditimit sipas viteve, http://www.zka-rks.org/publications/ 15

18% 17% 17% 15% 15% 12% ZYRA KOMBËTARE E AUDITIMIT - NACIONALNA KANCELARIJA REVIZIJE - NATIONAL AUDIT OFFICE Grafiku 9. Komunat me % më të lartë të zbatimit të rekomandimeve apo mbi mesataren e përgjithshme (25.38%) 54% 47% 47% 40% 38% 38% 38% 37% 36% 36% 35% 35% 33% 33% 32% 32% 29% 27% 27% 27% 26% Grafiku 10. Komunat me % më të ultë të zbatimit të rekomandimeve apo nën mesataren e përgjithshme (25.38%) 25% 22% 9% 8% 8% 8% 7% 7% 5% 0% 0% Treguesi 8. Emërimi i menaxherëve të projekteve Korniza ligjore mbi prokurimin publik në Kosovë vazhdimisht është amandementuar nga ligjvënësit dhe është mjaft specifike. Kjo, për të mundësuar blerjen sa më të favorshme të shërbimeve dhe projekteve kapitale. Sipas udhëzimit për prokurim publik, ndër të tjerash, pas nënshkrimit të kontratës nga operatori fitues dhe autoriteti kontraktues, zyrtari kryesor administrativ emëron një Menaxher të Projektit i cili mbahet përgjegjës për menaxhimin apo mbikëqyrjen e kontratës dhe për ta mbajtur të informuar Zyrtarin e Prokurimit. Pra, menaxhimi i kontratës, përveç kompetencës për të ndryshuar apo ndërprerë, në këtë moment kalon nga Departamenti i Prokurimit tek Menaxheri i Projektit. Menaxheri i projektit duhet të përgatis një plan për menaxhimin e kontratës si kusht për 16

zbatimin e kontratës, duke përdorur formularin standard të miratuar nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik 9. Ne kemi vlerësuar nëse për kontratat e mostruara, emërimi i menaxherit të projektit është bërë në mënyrë të rregullt. Në përgjithësi rezultatet janë të kënaqshme sa i përket emërimit të tyre. Por, në raportet individuale të auditimit, shpesh është përmendur si fenomen që planet e menaxhimit të kontratës nuk azhurnohen gjithmonë me rastin e krijimit të kushteve të reja në teren. Nga Shtojca 7, vërehet se në disa raste të izoluara ky emërim nuk është bërë si duhet dhe atë në Komunën e Kllokotit dhe Graçanicës. Treguesi 9. Menaxhimi i kontratave Rregullorja për shpenzimin e parave publike përcakton elementet thelbësore të kontrolleve të brendshme dhe linjave të llogaridhënies, në bazë të të cilave duhet vepruar organizatat. Të gjitha hapat e cekur në rregullore duhet t i paraprijnë çertifikimit të dokumentacionit për pagesë. Zyrtari çertifikues është përgjegjës për mos çertifikim të asnjë pagese nëse mungon ndonjë nga dokumentet. Zyra Kombëtare e Auditimit, për vitin 2017 ka raportuar për katër komuna për të cilat nga mostrimi është vërejtur se pagesa është kryer edhe pse puna/malli nuk është pranuar. Tabela 3. Pagesa të ekzekutuara pa pranim të punës/mallit Pagesa të ekzekutuara pa pranim të punës/mallit Komuna Nr. i rasteve të evidentuara Çështja e raportuar në raportet individuale të auditimit Podujevë 1 rast Çështja 12 - Realizimi i pagesave pa pranim të mallrave Gllogoc 1 rast Çështja 10.3 - Mangësi në planet për menaxhimin e kontratave Shtërpcë 1 rast Çështja 11.4 - Menaxhimi i dobët i kontratave Leposaviq 2 raste Baza për opinion të kualifikuar Asnjë detyrim që është rezultat i një dokumenti, marrëveshje apo aranzhimi nuk duhet zbatuar nëse dokumenti nuk i përmbushë kushtet e përcaktuara në LMFPP dhe rregulloret përcjellëse. 9 Plani i menaxhimit të kontratës do të përgatitet për të gjitha kontratat përveç për kontratat me vlerë minimale. 17

Shtojca 1. Opinioni i auditimit dhe realizimi i IK Nr. Komuna Kriteri 1. Opinioni i pamodifikuar i auditimit Kriteri 2. Realizimi i investimeve kapitale Opinioni i auditimit Buxheti final IK Realizimi Shkalla e realizimit 1 Prishtinë Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes 31,486,064 17,803,525 56.54% 2 Prizren Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes 16,263,659 13,984,206 85.98% 3 Ferizaj Opinion i kualifikuar me theksim të çështjes 9,686,186 8,620,886 89.00% 4 Pejë Opinion i pamodifikuar 7,474,530 6,485,738 86.77% 5 Gjilan Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes 5,129,362 3,863,208 75.32% 6 Gjakovë Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes 7,465,982 5,476,889 73.36% 7 Podujevë Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes 6,238,768 4,899,844 78.54% 8 Mitrovicë Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes 3,745,279 3,130,176 83.58% 9 Vushtrri Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes 4,880,060 3,668,704 75.18% 10 Suharekë Opinion i kualifikuar me theksim të çështjes 4,908,385 4,167,361 84.90% 11 Lipjan Opinion i pamodifikuar 4,495,597 3,741,768 83.23% 12 Gllogoc Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes 4,322,801 3,377,939 78.14% 13 Malishevë Opinion i kualifikuar me theksim të çështjes 4,150,411 3,590,954 86.52% 14 Rahovec Opinion i kualifikuar me theksim të çështjes 4,003,150 3,536,486 88.34% 15 Skenderaj Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes 3,437,086 3,369,827 98.04% 16 Viti Opinion i pamodifikuar 1,812,308 1,473,069 81.28% 17 Fushë Kosovë Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes 5,689,428 2,935,774 51.60% 18 Istog Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes 2,710,803 2,070,342 76.37% 19 Klinë Opinion i kualifikuar me theksim të çështjes 2,624,099 2,178,292 83.01% 20 Kamenicë Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes 381,624 241,427 63.26% 21 Deçan Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes 2,254,705 1,486,128 65.91% 22 Dragash Opinion i kualifikuar me theksim të çështjes 3,004,391 1,766,606 58.80% 23 Kaçanik Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes 1,494,610 1,178,859 78.87% 24 Graçanicë Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes 3,912,422 2,894,316 73.98% 25 Shtime Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes 1,764,553 1,583,023 89.71% 26 M. Veriore Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes 3,975,169 3,116,763 78.41% 27 Obiliq Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes 2,028,030 1,521,227 75.01% 28 Shtërpcë Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes 1,262,621 951,581 75.37% 29 Hani i Elezit Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes 993,295 767,590 77.28% 30 Novobërdë Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes 419,644 364,888 86.95% 31 Junik Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes 532,013 479,604 90.15% 32 Mamushë Opinion i kualifikuar me theksim të çështjes 781,576 553,847 70.86% 33 Ranillug Opinion i pamodifikuar 614,303 366,872 59.72% 34 Partesh Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes 78,570 50,558 64.35% 35 Kllokot Opinion i kualifikuar me theksim të çështjes 352,793 65,007 18.43% 36 Zubin Potok Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes 2,247,497 1,130,096 50.28% 37 Zveçan Opinion i pamodifikuar me theksim të çështjes 2,779,052 1,862,913 67.03% 38 Leposaviq Opinion i kualifikuar me theksim të çështjes 2,630,284 2,385,933 90.71% Gjithsej 162,031,110 121,142,226 74.76% 18

Shtojca 2. Diskutimi në Kuvend i raporteve të auditimit Nr Komuna Raporti i auditimit të jashtëm Plani i veprimit 1 Prishtinë Po Jo 2 Prizren Po Po 3 Ferizaj Jo Jo 4 Pejë Po Po 5 Gjilan Jo Jo 6 Gjakovë Po Po 7 Podujevë Jo Jo 8 Mitrovicë Po Jo 9 Vushtrri Jo Jo 10 Suharekë Po Jo 11 Lipjan Po Jo 12 Gllogoc Jo Jo 13 Malishevë Po Po 14 Rahovec Po Po 15 Skenderaj Jo Jo 16 Viti Jo Jo 17 Fushë Kosovë Po Jo 18 Istog Po Po 19 Klinë Po Po 20 Kamenicë Po Jo 21 Deçan Jo Jo 22 Dragash Po Po 23 Kaçanik Po Po 24 Graçanicë Po Po 25 Shtime Po Jo 26 Mitrovicë Veriore Po Jo 27 Obiliq Jo Jo 28 Shtërpcë Jo Jo 29 Hani i Elezit Po Po 30 Novobërdë Jo Jo 31 Junik Po Po 32 Mamushë Po Po 33 Ranillug Po Jo 34 Partesh Po Jo 35 Kllokot Jo Jo 36 Zubin Potok Jo Jo 37 Zveçan Jo Jo 38 Leposaviq Jo Jo % Po 61% 34% 19

Shtojca 3. Marrëveshjet për shërbime të veçanta Nr. Komuna Janë zbatuar procedura të thjeshtuara? Janë angazhuar për punë specifike? Kohëzgjatja ishte ligjore? Nr. i të angazhuarve Nr. i mostrave Përmbushja e kërkesave ligjore 1 Prishtinë 11% 0% 0% 161 9 0% 2 Prizren 100% 0% 100% 78 8 0% 3 Ferizaj 100% 33% 100% 70 6 33% 4 Pejë 43% 0% 51% 49 49 0% 5 Gjilan 100% 0% 100% 76 6 0% 6 Gjakovë 0% 0% 100% 71 1 0% 7 Podujevë 100% 0% 0% 23 10 0% 8 Mitrovicë 0% 33% 100% 32 3 0% 9 Vushtrri 100% 0% 100% 18 3 0% 10 Suharekë 0% 0% 100% 53 2 0% 11 Lipjan 100% 0% 100% 6 2 0% 12 Gllogoc 17% 0% 0% 21 6 0% 13 Malishevë 100% 0% 0% 46 2 0% 14 Rahovec 0% 0% 100% 6 6 0% 15 Skenderaj 25% 0% 50% 8 4 0% 16 Viti 33% 67% 33% 90 6 33% 17 Fushë Kosovë 100% 0% 100% 52 2 0% 18 Istog 100% 0% 100% 49 5 0% 19 Klinë 100% 100% 100% 0 0 100% 20 Kamenicë 0% 17% 50% 22 6 0% 21 Deçan 0% 0% 100% 31 2 0% 22 Dragash 100% 56% 100% 9 9 56% 23 Kaçanik 20% 0% 100% 24 5 0% 24 Graçanicë 0% 0% 0% 12 4 0% 25 Shtime 100% 0% 100% 4 1 0% 26 M. Veriore 100% 0% 80% 6 5 0% 27 Obiliq 0% 0% 0% 23 5 0% 28 Shtërpcë 0% 0% 50% 6 6 0% 29 Hani i Elezit 100% 100% 100% 5 3 100% 30 Novobërdë 0% 33% 100% 6 3 0% 31 Junik 0% 0% 100% 9 1 0% 32 Mamushë 100% 0% 100% 18 6 0% 33 Ranillug 100% 100% 100% 0 0 100% 34 Partesh 0% 0% 100% 7 6 0% 35 Kllokot 0% 0% 0% 10 10 0% 36 Zubin Potok 100% 100% 100% 0 0 100% 37 Zveçan 100% 100% 100% 0 0 100% 38 Leposaviq 100% 100% 100% 0 0 100% Gjithsej 1,101 202 Mesatarja 29 5 20

Shtojca 4. Disiplina financiare në pagesa dhe zbatimi i planit të prokurimit Nr. Komuna Numri i mostrave (MSH dhe IK) Mostrat ku pagesa është kryer brenda 30d % e pagesave të kryera brenda 30d % e kontratave të nënshkruara/plani 1 Prishtinë 193 193 100% 82% 2 Prizren 177 145 82% 80% 3 Ferizaj 182 103 57% 64% 4 Pejë 66 47 71% 325% 5 Gjilan 87 79 91% 83% 6 Gjakovë 36 28 78% 50% 7 Podujevë 94 91 97% 194% 8 Mitrovicë 79 58 73% 55% 9 Vushtrri 98 97 99% 126% 10 Suharekë 65 50 77% 88% 11 Lipjan 62 50 81% 91% 12 Gllogoc 101 99 98% 101% 13 Malishevë 105 104 99% 76% 14 Rahovec 105 91 87% 76% 15 Skenderaj 100 94 94% 81% 16 Viti 72 66 92% 115% 17 Fushë Kosovë 79 74 94% 72% 18 Istog 62 55 89% 125% 19 Klinë 65 58 89% 67% 20 Kamenicë 24 23 96% 81% 21 Deçan 22 16 73% 36% 22 Dragash 68 68 100% 110% 23 Kaçanik 71 54 76% 82% 24 Graçanicë 91 90 99% 60% 25 Shtime 33 32 97% 100% 26 M. Veriore 72 72 100% 100% 27 Obiliq 65 63 97% 135% 28 Shtërpcë 41 24 59% 81% 29 Hani i Elezit 85 72 85% 85% 30 Novobërdë 38 33 87% 90% 31 Junik 16 10 63% 90% 32 Mamushë 45 45 100% 77% 33 Ranillug 44 44 100% 98% 34 Partesh 28 26 93% N/A 35 Kllokot 31 31 100% 0% 36 Zubin Potok 46 41 89% 100% 37 Zveçan 68 56 82% 85% 38 Leposaviq 75 24 32% 100% Mesatarja 2,791 2,406 86% 94% 21

Shtojca 5. Përditësimi i regjistrit dhe arkëtimi i TP Nr. Komuna Verifikimi i 1/3 së pronave % e verifikimit Tatimi i vlerësuar Viti 2017 Tatimi i inkasuar Viti 2017 % e inkasimit krahas faturimit 1 Prishtinë Jo 24% 8,078,266 3,802,866 47% 2 Prizren Jo 9% 2,264,112 981,399 43% 3 Ferizaj Jo 31% 1,908,089 833,183 44% 4 Pejë Jo 1% 2,004,143 756,167 38% 5 Gjilan Jo 14% 1,608,856 678,829 42% 6 Gjakovë Jo 24% 1,557,667 694,877 45% 7 Podujevë Jo 9% 512,837 159,741 31% 8 Mitrovicë Jo 0% 845,703 250,404 30% 9 Vushtrri Jo 8% 651,697 316,013 48% 10 Suharekë Jo 0% 741,472 329,058 44% 11 Lipjan Jo 8% 874,305 446,474 51% 12 Gllogoc Jo 5% 423,663 157,191 37% 13 Malishevë Jo 20% 287,739 69,851 24% 14 Rahovec Jo 3% 375,355 145,420 39% 15 Skenderaj Jo 13% 220,107 81,209 37% 16 Viti Jo 28% 371,424 139,725 38% 17 Fushë Kosovë Jo 0% 700,095 312,099 45% 18 Istog Jo 4% 348,431 168,724 48% 19 Klinë Jo 32% 332,509 131,813 40% 20 Kamenicë Jo 4% 298,119 124,253 42% 21 Deçan Jo 0% 258,989 85,433 33% 22 Dragash Jo 13% 217,450 75,648 35% 23 Kaçanik Jo 17% 272,468 107,636 40% 24 Graçanicë Po 100% 604,568 338,273 56% 25 Shtime Po 35% 149,677 63,382 42% 26 M. Veriore Jo 0% - - 0% 27 Obiliq Jo 11% 390,196 263,567 68% 28 Shtërpcë Jo 11% 274,707 54,069 20% 29 Hani i Elezit Jo 0% 98,787 44,089 45% 30 Novobërdë Jo 1% 92,320 33,742 37% 31 Junik Po 35% 51,662 23,769 46% 32 Mamushë Jo 3% 31,282 7,681 25% 33 Ranillug Jo 0% 36,015 13,989 39% 34 Partesh Jo 0% 12,458 4,432 36% 35 Kllokot Jo 0% 72,906 19,727 27% 36 Zubin Potok Jo 0% - - 0% 37 Zveçan Jo 0% - - 0% 38 Leposaviq Jo 0% - - 0% Gjithsej Po 3 (7.89%) 0% Gjithsej Jo 35 (92.10%) 0% Mesatarja e verifikimit/ Gjithsej 7.89% 26,968,073 11,714,734 43% 22

Shtojca 6. Adresimi i rekomandimeve Nr. Komuna Rekomandimet e dhëna në vitin 2016 Rekomandimet e zbatuara plotësisht Shkalla e zbatimit 1 Prishtinë 26 7 26.92% 2 Prizren 16 0 0.00% 3 Ferizaj 29 5 17.24% 4 Pejë 19 9 47.37% 5 Gjilan 18 6 33.33% 6 Gjakovë 22 7 31.82% 7 Podujevë 17 3 17.65% 8 Mitrovicë 22 7 31.82% 9 Vushtrri 20 7 35.00% 10 Suharekë 11 1 9.09% 11 Lipjan 16 6 37.50% 12 Gllogoc 18 4 22.22% 13 Malishevë 13 2 15.38% 14 Rahovec 13 2 15.38% 15 Skenderaj 20 7 35.00% 16 Viti 18 3 16.67% 17 Fushë Kosovë 19 5 26.32% 18 Istog 16 4 25.00% 19 Klinë 17 8 47.06% 20 Kamenicë 13 1 7.69% 21 Deçan 20 8 40.00% 22 Dragash 15 1 6.67% 23 Kaçanik 24 9 37.50% 24 Graçanicë 21 7 33.33% 25 Shtime 11 4 36.36% 26 Mitrovicë Veriore 17 2 11.76% 27 Obiliq 19 7 36.84% 28 Shtërpcë 15 4 26.67% 29 Hani i Elezit 15 4 26.67% 30 Novobërdë 14 5 35.71% 31 Junik 14 4 28.57% 32 Mamushë 13 1 7.69% 33 Ranillug 13 7 53.85% 34 Partesh 13 5 38.46% 35 Kllokot 20 1 5.00% 36 Zubin Potok 13 1 7.69% 37 Zveçan 14 1 7.14% 38 Leposaviq 16 0 0.00% Gjithsej rekomandime dhe mesatarja e zbatimit 650 165 25.38% 23

Shtojca 7. Menaxherët e projekteve dhe menaxhimi i kontratave Nr. Komuna % e kontratave publike ku MP emërohet në mënyrë të rregullt % e kontratave për të cilat Komuna pranon punën para kryerjes së pagesës 1 Prishtinë 100% 100% 2 Prizren 100% 100% 3 Ferizaj 100% 100% 4 Pejë 100% 100% 5 Gjilan 100% 100% 6 Gjakovë 100% 100% 7 Podujevë 100% 98% 8 Mitrovicë 100% 100% 9 Vushtrri 100% 100% 10 Suharekë 100% 100% 11 Lipjan 100% 100% 12 Gllogoc 100% 99% 13 Malishevë 100% 100% 14 Rahovec 100% 100% 15 Skenderaj 100% 100% 16 Viti 100% 100% 17 Fushë Kosovë 100% 100% 18 Istog 100% 100% 19 Klinë 100% 100% 20 Kamenicë 100% 100% 21 Deçan 100% 100% 22 Dragash 100% 100% 23 Kaçanik 100% 100% 24 Graçanicë 96% 100% 25 Shtime 100% 100% 26 Mitrovicë Veriore 100% 100% 27 Obiliq 100% 100% 28 Shtërpcë 100% 96% 29 Hani i Elezit 100% 100% 30 Novobërdë 100% 100% 31 Junik 100% 100% 32 Mamushë 100% 100% 33 Ranillug 100% 100% 34 Partesh 100% 100% 35 Kllokot 80% 100% 36 Zubin Potok 100% 100% 37 Zveçan 100% 100% 38 Leposaviq 100% 97% 24