Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

Similar documents
SHOQËRIA CIVILE DHE ZHVILLIMI

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

Redaktimi teknik dhe dizajni: Iniciativa Kosovare për Stabilitet IKS

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

ANALIZË SHOQËRIA CIVILE DHE SHËRBIMET PUBLIKE

2012/01. Gjendja e Mediave në Kosovë

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО

Raport MBI VLERËN EKONOMIKE TË SEKTORIT JOFITIMPRURËS NË BALLKANIN PERËNDIMOR & TURQI

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

KOSOVË RAPORTI I PROGRESIT DHE INDEKSI PËR MROJTJEN E FËMIJËS THEKSON MANGËSITË KRYESORE NË SISTEMIN E MBROJTJES SË FËMIJËS

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP

VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS

Raporti i Performancës së Komunave

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

Përgatitur nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (FKSHC) ANALIZA E SHOQËRISË CIVILE NË KOSOVË

Sondazhi i opinionit publik. Besimi në qeveri. Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

Gjendja e demokracisë shqiptare në prag të zgjedhjeve parlamentare Perceptime 2013

Le të ngritet shoqëria civile e vërtetë!

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

Analizë: SFIDAT E PLANIFIKIMIT DHE MENAXHIMIT HAPËSINOR NË KOMUNA ROLI I SHOQËRISË CIVILE NË ADRESIMIN E TYRE

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

REPUBLIKA E SHQIPЁRISЁ UNIVERSITETI I TIRANЁS FAKULTETI I HISTORIS Ё DHE I FILOLOGJISЁ DEPARTAMENTI I HISTORIS Ё

Reforma e administratës publike në Kosovë

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI. STUDIM (draft)

Letër nga Drejtori Ekzekutiv...2. Misioni...3. Rreth ATRC s...3. Historiku i ATRC së...4. Përkrahësit Partnerët Lidhur me këtë raport...

PIKËPAMJET E QYTETARËVE PËR ÇËSHTJET KRYESORE TË PAQES DHE SIGURISË NË KOSOVË

Rishikimi funksional i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

The EU Operation through the family right and the Free Movement

Vlerësimi i Mbikëqyrjes Demokratike dhe Mekanizmave të Qeverisjes së Këshillave Komunale për Siguri në Bashkësi

Të drejtat e njeriut në Kosovë

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

RAPORT MONITORUES PËR ZBATIMIN E ÇËSHTJES GJINORE NË STRATEGJINË DHE PLANIN E VEPRIMIT PËR INTEGRIMIN E KOMUNITETEVE ROMË, ASHKALI DHE EGJIPTASË NË

LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT: ANALIZË KRAHASUESE MES KOSOVËS

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK

PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE

Gjendja e Emergjencave dhe Mbrojtjes Civile në Republikën e Kosovës

qershor 2017 BORDI I DREJTORËVE PËRFAQËSIMI I GRAVE në bordet e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të pavarura

KOMISIONI EVROPIAN. Bruksel, SWD (2016) 363 Final DOKUMENT PUNE I STAFIT TË KOMISIONIT. Raporti i vitit 2016 për Kosovën*

QEVERISJA KORPORATIVE NË BIZNESET FAMILJARE NË KOSOVË INSTITUTI RIINVEST PËR KËRKIME ZHVILLIMORE QENDRA PËR NDËRMARRJE NDËRKOMBËTARE PRIVATE

Kosovë 2016 INDEKSI I MBROJTJES SË FËMIJËS. Vlerësimi i përpjekjeve të Qeverisë për mbrojtjen e vajzave dhe djemve.

Përtej retorikës politike

Raporti Final Korrik, QEAP Heimerer në Prishtinë

Roli i të Rinjve. Subjektet Politike. në Kosovë

Implementimi i Procesit të Decentralizimit në Kosovë

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

Sa të pavarura janë autoritetet rregullatore në Kosovë?

SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR

BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË

Politika e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës

Çështje të sigurisë - 4

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

Speci Shqipëri

SITUATA E SIGURISË NË PJESËN VERIORE TË KOSOVËS БЕЗБЕДНОСНАТА СИТУАЦИЈА ВО СЕВЕРНИОТ ДЕЛ НА КОСОВО THE SECURITY SITUATION IN THE NORTH PART OF KOSOVO

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

RAPORTI I PROGRESIT Made in Kosova

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

Raport Vlerësimi. Planifikimi, monitorimi, raportimi dhe menaxhimi financiar & kontrolli. Nëntor 2014

Rishikimi funksional i Zyrës së Kryeministrit

KRYETARI I KOMUNËS PËRFAQËSUES APO DOMINUES?

PRO WO+MAN. Raporti Hulumtues

Raport Analitik i Tregtisë në Shërbime Sektori i TIK

Të rinjtë e të sotmes janë liderët e së nesërmes. Rrjeti Rinor i Kosovës

Procesi i Berlinit Rruga për në BE, apo rruga për askund?

TRYEZA TEMATIKE PËR KOSOVA 2020

Punim udhëzues. Hyrje. Transparenca Buxhetore dhe Buxheti i Qytetarëve. Janar, 2016

Sektori i Rinisë. Politikat rinore të Komunës së Prizrenit

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

ASI newsletter. Korrik 2004, Nr. 12. osce. Mission in Kosovo

THIS PROJECT IS FUNDED BY THE EUROPEAN UNION The views expressed in this publication do not necessarily reflect the views of the European Commission

NGA POPULLI AMERIKAN OD AMERIČKOG NARODA

Ndikimi dhe Zhvillimi i Turizmit ne Ekonominë Shqiptare

SISTEMI ZGJEDHOR DHE PARTIAK NË KOSOVË PERSPEKTIVA E ZHVILLIMIT TË DEMOKRACISË BRENDAPARTIAKE

Kursi bazë 1: Rëndësia e BE

Anëtarësimi dhe përfaqësimi i Kosovës

Punonjësit në hije, Ekonomia e Fshehur dhe Puna e Padeklaruar në Maqedoni Shqipëri dhe Kosovë

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë MISIONI NË KOSOVË. Bashkëpunimi i Kuvendit të Kosovës me shoqërinë civile

BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË

QYTETARËT DHE GAZETARËT PËR PROFESIONALIZMIN MË MEDIA

KOMUNIKIMI NË DIPLOMACINË PUBLIKE

Security Policy Research Center SPRC - Qendra Kërkimore për Politika të

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО

Forumi për Iniciativa Qytetare Raporti Vjetor 2008

UDHËZIME PËR MËSIMDHËNËSIT PËR GJITHËPËRFSHIRJEN SOCIALE TË ROMËVE, ASHKALIVE DHE EGJIPTIANËVE NË SHKOLLA

Pushtet pa përgjegjësi: Rregullimi i pushtetit ndërkombëtar në Kosovë dhe shtimi i përgjegjshmërisë

instituti kosovar për kërkime dhe zhvillime të politikave Seria e kërkimeve politike STUDIMI # 7

Seri e analizave "Çka shkoi ters?" GABIM PAS GABIMI. Analizë mbi gabimet e panumërta dhe të vazhdueshme në trashëgimi kulturore

MË PAK PENGESA E MË SHUMË MUNDËSI PËR NËNAT VETUSHQYESE! MË PAK PENGESA E MË SHUMË MUNDËSI PËR NËNAT VETUSHQYESE!

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

Rishikimi funksional i Agjencisë Kadastrale të Kosovës

POLITIKAT E SEKTORIT TË KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE AXHENDA DIXHITALE PËR KOSOVËN

Migrimi dhe Zhvillimi Ekonomik në Kosovë

Qershor 2018 PADIA KOLEKTIVE MUNGESA E SË CILËS ZHBËN TË DREJTAT MJEDISORE DHE ATO TË KONSUMATORËVE

BULETINI MUJOR KLIMATIK

Transcription:

Pajtim Zeqiri 12. 08.2013 Qendra për Arsim, KIPRED Kursi: Hulumtim dhe shkathtësi në të shkruar Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri 1. Hyrje Shoqëria civile sot konsiderohet një ndër faktorët kryesor të forcimit demokratik të një vendi. Ata që preken nga një vendim politik, duhet të shprehin mendimin e tyre dhe ky është një parim demokratik. Kosova dhe Shqipëria janë dy shtete të Ballkanit Perëndimor, që pretendojnë t i mbrojnë vlerat demokratike, dhe roli i shoqërisë në këto dy shtete është i një rëndësie jetike. Ky hulumtim është një analizë krahasuese e gjendjes aktuale të shoqërisë civile në Kosovë dhe në Shqipëri. Analiza është bazuar mbi tri raporte; raporti vjetor i USAID mbi zhvillimin e shoqërive civile, raporti i Komisionit Evropian dhe raporti analitik i indeksit të shoqërisë civile- CIVICUS. Përmes këtyre raporteve do të vihet në pah roli aktual i shoqërisë civile në Kosovë dhe Shqipëri, duke marrë parasysh faktin sa kanë ndikim ato në proceset politike të vendeve të tyre, se sa janë ato zëshme e sa të pavarura dhe cilat janë vështirësitë më të mëdha qe ato hasin në zbatimin e detyrave të tyre. Por, para se të vijmë deri tek analiza krahasuese, do duhej të definohej fillimisht koncepti shoqëri civile dhe rolin të cilin duhet ta ketë në demokraci. Ernest Gellner, shoqërinë civile e përkufizon si një grumbull i institucioneve të ndryshme joqeveritare i cili është mjaft i fuqishëm që ta balancojë shtetin. 1 Shoqëria civile, pra thjesht konsiderohet aktiviteti shoqëror i njerëzve jashtë familjes, shoqërisë, dhe vendeve të tyre të punës, dhe që nuk ka qëllime profitabile apo synime për pushtet. Ajo thjesht nënkupton vullnetin e përbashkët të njerëzve që t i ndjekin interesat apo dëshirat e tyre. 2 Roli i tyre është shkëmbimi i informacionit, arritja e qëllimeve kolektive, formulimi i kërkesave të tyre drejtuar shtetit, përmirësimi dhe funksionimi i shtetit si dhe mbajtja e zyrtarëve përgjegjës ndaj obligimeve të tyre shtetërore. Shoqëria civile është një fenomen ndërmjetës, që qëndron mes sferës private dhe shtetit. 3 1 Gellner, Ernest. (2002) Konditat e Lirisë: shoqëria civile dhe rivalet e saj. Pejë: Dukagjini. Faqe, 37. 2 Clark, John D. (2003) Worlds Apart: Civil Society and the Battle for Ethical Globalization. USA: Kumarian Press. Page: 92. 3 Diamond, Larry. (1997) Civil Society and the Development of Democracy. Estudio/Working Paper. Page: 7.

2. USAID Indeksi i qëndrueshmërisë së Organizatave të Shoqërisë civile 4 Raporti 2012 për Shqipërinë - Në raport thuhet se shoqëria civile shqiptare ka filluar të merr një pozicion më aktiv në çështjet kyçe të shqetësimeve publike. Kampanja ACT NOW e iniciuar nga ambasada amerikane për forcimin e parimeve të demokracisë- inkurajon avokim qytetar dhe angazhime në terren nga Organizatat e Shoqërive Civile Shqiptare. Sipas këtij raporti, vendimmarrësit kanë injoruar tërësisht propozimet e OSHC-ve, 5 për ta përmirësuar mjedisin ligjor për shoqërinë civile, ndërsa kapaciteti organizativ i OSHC-ve është përmirësuar paksa. 6 Megjithëse, realizueshmëria financiare mbetet ende shqetësimi më serioz i shoqërisë civile sepse mungon një partneritet i koordinimit mes autoriteteve shtetërore, OSHC-ve, dhe komunitet të donatorëve në këtë çështje. Shumica e OSHC-ve përmbushin vetëm 10 deri 20% kërkesat e programeve të BE-së. 7 Raporti vazhdon të identifikojë ngecjet tjera të shoqërisë civile shqiptare. Aty thuhet se konsultimi i shoqërisë në nivelin e qeverisë dhe parlamentit është sporadik dhe në masë të madhe i paefektshëm. Qeveria ka mungesa të procedurave standarde dhe të rregullave detyruese për t u angazhuar në dialog me shoqërinë civile dhe akterët e tjerë jo-shtetëror. Vetëm pas presionit ndërkombëtar, qeveria bie dakord të konsultohet me shoqërinë civile. Kurse sa i përket dimensionit të imazhit, publiku shqiptar duket të jetë ende skeptik rreth shoqërisë civile, pjesërisht për shkak të mungesës së informacionit mbi rolin e Shoqërive Civile. 8 Raporti 2012 për Kosovën- Pas zhvillimeve të larta të çështjeve politike në vitin 2012, kishte pak hapësirë për organizatat e shoqërisë civile që t i avancojnë agjendat e tyre. 9 Në raport përmendet incidenti me organizatën Kosovo 2.0, e cila kishte planifikuar të nisë revistën e saj të titulluar Seksi dhe fokusi në çështjet e lezbikeve, homoseksualeve, biseksualeve dhe transgjinore., por që u shkatërrua nga huliganet. Raporti e sheh si shqetësim dështimin e autoriteteve shtetërore për 4 Indeksi i OShC-ve për Europën qendrore e lindore & Euroazinë është një instrument vlerësues në lidhje me sektorin civile. 5 OSHC shkurtës për Organizata të Shoqërisë Civile. 6 Indeksi i qëndrueshmërisë 2012 së OSHC në Shqiperi, faqe 2. Shih: http://www.usaid.gov/sites/default/files/documents/1863/alb.pdf 7 Indeksi i i qëndrueshmërisë 2012 së OSHC në Shqiperi, faqe 3. 8 Indeksi i i qëndrueshmërisë 2012 së OSHC në Shqiperi, faqe 4-6. 9 Indeksi i qëndrueshmërisë 2012 së OSHC për Kosovën, faqe 2. Shih: http://www.usaid.gov/sites/default/files/documents/1863/cs-km.pdf

të reaguar në mbrojtje të tyre. Policia ka reaguar shumë ngadalë dhe institucionet qeveritare dhe elitat politike në masë të madhe dështuan po ashtu të reagojnë. 10 Një problem tjetër që del nga ky raport janë prioritet e shoqërisë civile të cilat shpesh nuk pasqyrojnë prioritetet e publikut, ato në masë të madhe janë të izoluara nga publiku. Shqetësim tjetër me radhë është edhe aspekti financiar, vetëm 20% e fondeve të OSHC vijnë nga burimet lokale, dhe shumica e këtyre fondeve janë të dedikuar për aktivitete humanitare apo sponsorizimin e evenimenteve publike siç janë festivalet apo koncertet. 11 Po ashtu dhe në fushën e avokimit, shoqëria civile ka hasur në vështirësi të mëdha. Ndërsa sa i përket mundësisë së pjesëmarrjes në proceset e politikave, shumica e OSHC aktive kanë linja direkte me përfaqësues të institucioneve publike. Kjo kur kihet parasysh madhësinë e vendit, përfaqësues të këtyre organizatave kanë shpesh lidhje familjare me zyrtarët e lartë. Progresi në këtë raport gjendet në dimensionin e imazhit, ku mbështetja mediatike për OSHC në nivelin kombëtar dhe lokal është goxha pozitive dhe e bollshme. Përfaqësues të OSHC-ve janë të ftuar të emisione për të diskutuar, ato po ashtu shpesh i ftojnë ata edhe për dhënien e opinionit për tema të çështjeve të ndryshme. 12 3. Raporti i Komisionit Evropian 2011 për Kosovën dhe Shqipërinë Raporti i progresit i KE për Shqipërinë vë në pah se shoqëria civile shqiptare vuan nga mungesa e kooperimit dhe e kapaciteteve; shumica e organizatave mbeten të varura nga donatorët, duke çuar kësisoj në konkurrencën e tepruar për fonde në këtë sektor. Shoqëria civile ka qenë konsultuar për disa iniciativa legjislative, veçanërisht në fushën e të drejtave të njeriut. Megjithatë sipas këtij raporti nuk ka dialog sistematik dhe konsultimi me OJQ-të në procesin legjislativ mbetet i pamjaftueshëm. 13 Kurse sipas raportit të progresit të Komisionit Evropian për Kosovën, zhvillimi i organizatave të shoqërisë civile ka përparuar shumë pak. Të kuptuarit publik i rolit të shoqërisë civile mbetet i 10 Indeksi i qëndrueshmërisë 2012 së OSHC për Kosovën, faqe 3. 11 Indeksi i qëndrueshmërisë 2012 së OSHC për Kosovën, faqe 4. 12 Indeksi i qëndrueshmërisë 2012 së OSHC për Kosovën, faqe 5-6. 13 Raporti i progresit i KE për Shqipërinë 2011, faqe 17. Shih: http://www.shqiptariiitalise.com/images/al_rapport_2011_en.pdf

ulët, ndërsa është po ashtu brengosese që shoqëria civile i nënshtrohet presioneve politike të mëdha dhe kërcënimeve nëse aktivitetet e saj nuk përputhen me qëndrimet e autoriteteve. Mjedisi në të cilin OJQ-të veprojnë duhet përmirësuar. Qeveria, Kuvendi dhe komunat duhet të bashkëpunojnë në mënyrë më efektive me shoqërinë civile, thuhet në raport. 14 4. Krahasimi i raporteve analitike të indeksit të shoqërisë civile të CIVICUS Raporti CIVICUS është i ndërtuar mbi pesë dimensione; Angazhimi qytetar, niveli i organizimit, praktikimi i vlerave, perceptimi i ndikimit dhe mjedisi i jashtëm. Angazhimi qytetar është dimensioni i parë i matur nga Indeksi i Shoqërisë Civile, dhe synon hulumtimin e shkallës së angazhimit të individëve në iniciativat shoqërore dhe politike. Rezultati i përgjithshëm i angazhimit qytetar në Kosovë qe del nga ky raport është 44%, 15 kurse në Shqipëri është pak më e madhe 47.6 %. 16 Bazuar në të dhënat, vihen në përfundim se angazhimi qytetar është realisht një dimension i dobët si i shoqërisë civile kosovare ashtu edhe i shoqërisë civile shqiptare. Dimensioni i nivelit të organizimit, përfshin ekzistimin e kushteve organizative që mundojnë zhvillimin funksional të një shoqërie civile. Ky dimension është më i larti i shoqërisë civile në Kosovë me 70.7% duke treguar se shoqëria civile kosovare karakterizohet me një shkallë solide të institucionalizimit. 17 Në Shqipëri niveli i organizimit është më i ulët 57.9% megjithëse është një rezultat i kënaqshëm. 18 Dimensioni i praktikimit të vlerave nënkupton shkallën në të cilën shoqëria civile praktikon disa vlera bazë. Në Kosovë praktikimi i vlerave ka rezultuar me rezultatin e dytë me të lartë prej 59.4 %. 19 Kurse në Shqipëri arrin nivelin e 62.4%, duke përfaqësuar kështu vlerën më të lartë të të pesë dimensioneve të Indeksit të Shoqërisë Civile. 20 14 Raporti i progresit i KE për Kosovën 2011, faqe 17. Shih: http://www.eeas.europa.eu/delegations/kosovo/documents/eu_kosovo/20111018_progress_report_sq.pdf 15 Raporti Analitik i Kosovës i Indeksit të Shoqërisë Civile të Civicus. (2011), faqe 23. Shih: http://www.kcsfoundation.org/repository/docs/kcsf_civicus_ishc_raporti_analitik_per_kosove.pdf 16 Raporti Analitik Kombëtar i Indeksit të Shoqërisë Civile Civicus për Shqipërinë. (2010), faqe 12. Shih: http://idmalbania.org/sites/default/files/publications/csi_albania_acr_alb.pdf 17 Raporti Analitik i Kosovës i Indeksit të Shoqërisë Civile të Civicus. (2011), faqe 27. 18 Raporti Analitik Kombëtar i Indeksit të Shoqërisë Civile Civicus për Shqipërinë. (2010), faqe 15. 19 Raporti Analitik i Kosovës i Indeksit të Shoqërisë Civile të Civicus. (2011), faqe 32. 20 Raporti Analitik Kombëtar i Indeksit të Shoqërisë Civile Civicus për Shqipërinë. (2010), faqe 19.

Ndikimi i perceptuar, përfshin shkallën në të cilën shoqëria civilë është në gjendje të ndikojë në arenën sociale dhe të politikave. Në Kosovë ky nivel është më i ulët prej gjitha dimensioneve tjera, me vetëm 31.8% 21, ndërsa në Shqipëri është dukshëm më i lartë, rezultati 50.2%. 22 Mjedisi i jashtëm është dimensioni i fundit, dhe realisht mat mjedisin në të cilin shoqëria civile ekziston dhe zhvillohet. Rezultati i përgjithshëm i mjedisit të jashtëm në Kosovë është me një përqindje prej 51.3, 23 kurse në Shqipëri 59.8%, një nga rezultatet më të larta në krahasim me dimensionet tjera. 24 5. Konkluzionet Duke u bazuar në te tria raportet profesionale, shoqëritë civile në Kosovë dhe Shqipëri, pothuajse ballafaqohen me të njëjtat sfida. Për këtë arsye mund të vijmë dhe në ca përfundime të njëjta. Shoqëritë civile kosovare dhe shqiptare, duket se janë larg detyrës së tyre si kundër balancues i shtetit. Një pjesë e konsiderueshme e fajit, u takon vetë autoriteteve shtetërore të të dyja vendeve, të cilat në njërën anë po e anashkalojnë sektorin e shoqërisë civile, e në anën tjetër thirren si administratorë të demokracisë. Si rrjedhojë e kësaj ndikimi i tyre në proceset politike është i paefektshëm. Mirëpo, ndikimi i shoqërisë civile në proceset sociale dhe politike ka rezultuar të jetë më i ulët në Kosovë në raport me Shqipërinë. Megjithatë, pjesa më e fuqishme e organizatave të shoqërisë civile të të dyja shteteve mbetet kapaciteti i tyre organizativ, i cili sidomos në Kosovë është tejet solid. Po ashtu, mungesa e njohurive të qytetarëve për rolin të cilin e ka një shoqëri civile në demokraci, bënë që angazhimi qytetar si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë të jetë në nivel të ulët. Prandaj, organizatat e shoqërisë civile nuk duhet vetëm të thirren ne emër të qytetarëve, por duhet të jenë dhe më afër tyre, duke i përfaqësuar denjësisht interesat e tyre qytetare. Në fund të fundit, një shoqëri civile mund të forcohet vetëm nëse ka mjaft individë guximtarë, të cilët e kuptojnë se çka është ajo të cilën e dëshirojnë dhe kanë shkathtësi dhe këmbëngulësi politike të përpiqen për ta realizuar atë. 21 Raporti Analitik i Kosovës i Indeksit të Shoqërisë Civile të Civicus. (2011), faqe 36. 22 Raporti Analitik Kombëtar i Indeksit të Shoqërisë Civile Civicus për Shqipërinë. (2010), faqe 22. 23 Raporti Analitik i Kosovës i Indeksit të Shoqërisë Civile të Civicus. (2011), faqe 41. 24 Raporti Analitik Kombëtar i Indeksit të Shoqërisë Civile Civicus për Shqipërinë. (2010), faqe 25.

Bibliografia: Gellner, Ernest. (2002) Konditat e Lirisë: shoqëria civile dhe rivalet e saj. Pejë: Dukagjini. Clark, John D. (2003) Worlds Apart: Civil Society and the Battle for Ethical Globalization. USA: Kumarian Press. Diamond, Larry. (1997) Civil Society and the Development of Democracy. Estudio/Working Paper. Indeksi i qëndrueshmërisë 2012 së OSHC në Shqipëri, shih: :http://www.usaid.gov/sites/default/files/documents/1863/alb.pdf Indeksi i qëndrueshmërisë 2012 së OSHC për Kosovën, shih: http://www.usaid.gov/sites/default/files/documents/1863/cs-km.pdf Raporti i progresit i Komisionit Evropian për Shqipërinë 2011, shih: http://www.shqiptariiitalise.com/images/al_rapport_2011_en.pdf Raporti i progresit i Komisionit Evropian për Kosovën 2011, shih: http://www.eeas.europa.eu/delegations/kosovo/documents/eu_kosovo/20111018_progress_report _sq.pdf Raporti Analitik i Kosovës (2011) i Indeksit të Shoqërisë Civile të Civicus, shih: http://www.kcsfoundation.org/repository/docs/kcsf_civicus_ishc_raporti_analitik_per_k osove.pdf Raporti Analitik Kombëtar (2010) i Indeksit të Shoqërisë Civile të Civicus për Shqipërinë, shih: http://idmalbania.org/sites/default/files/publications/csi_albania_acr_alb.pdf