UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I LETËRSISË

Similar documents
UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

CURRICULUM VITAE. Emër Mbiemër ILIR SHYTA. Fakulteti i Edukimit dhe i Filologjisë. Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë

DUKURI TË ZHVILLIMIT TË LETËRSISË SHQIPTARE PAS VITEVE 90-TË. A.Tufës, Z.Çelës, R.Dibrës, etj.)

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës

LIDHSHMËRI MOTIVUESE NDËRMJET TREGIMEVE DHE NOVELAVE TË KADARESË МОТИВНА ПОЗВРЗАНОСТ МЕЃУ РАСКАЗИТЕ И РОМАНИТЕ НА ИСМАИЛ КАДАРЕ

Poetika e refuzimit estetik në poezinë tonë (Zef Zorba dhe Frederik Rreshpja)

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

Tezë doktorature STUDIM MONOGRAFIK MBI VEPRËN E MIGJENIT

AKTET ISSN AKTET VI, 4: , 2013

Narratori dhe narracioni në prozën e Ismail Kadaresë

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION

BULETINI MUJOR KLIMATIK

Speci Shqipëri

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

Zhvillimet politike në Kosovë

NDIKIMI I ANGLISHTES NË SHTYPIN SHQIPTAR PASKOMUNIST

LETËRSIA NË MËSIMIN E GJUHËS SË HUAJ

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

Kursi bazë 1: Rëndësia e BE

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I LETËRSISË

CURRICULUM VITAE. Institucioni: Qendra për studime albanologjike Data e diplomimit: Diploma/ Doktorata : Doktor në gjuhësi

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

STRUKTURAT LIGJËRIMORE. NË PROZËN BASHKËKOHORE (Ismail KADARE DHE Fatos KONGOLI)

268 F. ENGELS. Po aq i cekët na duket Fojerbahu në krahasim me Hegelin edhe kur flet për kundërtinë midis së mirës dhe së keqes.

Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master

ÇËSHTJA E KOSOVËS DHE MEDIA SHQIPTARE ( )

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE TEZË DOKTORATURE

VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS

Revistë Shkencore e Fakultetit të shkencave sociale

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI I FILOLOGJISË. dhe UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË

Tema Revista shkencore Impact factor/issn

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

PARAQITJE TË SHQIPËRISË NË MEDIAT PERËNDIMORE Rasti i revistës TIME

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI SHQIPE PUNIM DIPLOME

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

R E V I S T Ë SHKENCORE E FAKULTETIT TË S H K E N C A V E S O C I A L E

ECONOMICUS NR 7/2011 REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT EKONOMIK

Begzad BALIU. Ç A B E J 1 (Bibliografi e studimit të veprës së Çabejt në Kosovë)

Biblio. Arsim CANOLLI * HYRJE REVISTË E BIBLIOTEKËS KOMBËTARE DHE UNIVERSITARE TË KOSOVËS VITI 8 NUMRI

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE DOKTORATË FJALËSI I VEPRAVE TË DRITËRO AGOLLIT

KOMUNIKIMI NË DIPLOMACINË PUBLIKE

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE PROGRAMI I DOKTORATËS NË STUDIME EVROPIANE DHE INTEGRIM EVROPIAN

Feja, laiciteti dhe hapësira publike. Shtypi shqiptar për raportet mes fesë, laicitetit dhe hapësirës publike

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО

UNIVERSITETI I MITROVICËS ISA BOLETINI RAPORT I KOMISIONIT VLERËSUES PËR ZGJEDHJEN E STAFIT AKADEMIK

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT DISERTACION

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DISERTACION

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

8. Niveli Arsimor: Universiteti I Londres, Instituti I Edukimit Data e diplomimit: Doktor ne Edukim ( Nderkombetar)

Botues Instituti Pedagogjik i Kosovës. Kryeredaktor Nezir Çoçaj. Përgatitja elektronike Luljeta Bajrami Shala

Tregu i përbashkët mediatik albanofon mes realitetit dhe utopisë

3 / ACTA SCIENTIARUM

NDIKIMI I FINANCIMIT NË MUNDËSITË PËR RRITJE TË BIZNESIT FENOMENI I VETËPËRJASHTIMIT VULLNETAR NGA KREDITIMI DHE ALTERNATIVA E FINANCIMIT ISLAMIK

ÇËSHTJE TË SIGURISË. Security Issues. Revistë e përtremuajshme mbi sigurinë. Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim. Nr.

Mbrojtja e mjedisit nëpërmjet të drejtës penale: vështrim krahasues mbi legjislacionin penal mjedisor në Shqipëri dhe Kosovë

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

REPUBLIKA E SHQIPЁRISЁ UNIVERSITETI I TIRANЁS FAKULTETI I HISTORIS Ё DHE I FILOLOGJISЁ DEPARTAMENTI I HISTORIS Ё

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I LETËRSISË Tel ,Fax ADRESA:Rruga e Elbasanit,Tiranë.

Institucioni: Qendra e Studimeve Albanologjikë- Tiranë Data e diplomimit: Diploma/ Doktorata : Doktor në shkenca letrare

Planifikimi i menaxhimit të siteve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Udhëzime për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve të menaxhimit

ZHVILLIMI I KOLEKSIONEVE PËR BIBLIOTEKËN DIGJITALE KOMBËTARE TË KOSOVËS: PRITSHMËRITË E PËRDORUESVE

Imazhi i vendit, aktorët e komunikimit dhe shkëmbimet arsimore

CURRICULUM VITAE. 1. Family Name: Gashi 2. First Name: Muharrem 3. Nationality: Kosovo 4. Date of Birth Gender: M. 6.

NDIKIMI I INFLACIONIT DHE RRITJES EKONOMIKE NË PAPUNËSI. RASTI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Raport Final i Vlerësimit

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI. STUDIM (draft)

Përcaktuesit makroekonomikë të remitencave në Kosovë: Analizë me të dhëna panel Working Papers

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

Përparësitë konkuruese të Shqipërisë drejt BE-së

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО

ZGJËNDRRA E LUMTURISË RASTE STUDIMORE PËR MARTESËN NË MOSHË TË MITUR NË KORÇË DHE VLORË SË MARTESËS SË HERSHME: KY STUDIM, PUNA KËRKIMORE DHE

UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA FAKULTETI I FILOLOGJISË. dhe UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI HISTORI-FILOLOGJI

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: GJUHË SHQIPE

Ndikimi dhe Zhvillimi i Turizmit ne Ekonominë Shqiptare

Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani Fakulteti i Edukimit Program Fillor PUNIM DIPLOME

SIGURIA NË INTERNET. Rezultatet kryesore nga opinionet e fëmijëve

CURRICULUM VITAE. Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Juridik Data: Niveli: Doktor i Shkencave Juridike Dr.sc.

Programi Kombëtar i Shkencës i Republikës së Kosovës

SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR

Sfidat e arsimimit të të rriturve në Kosovë

PËRCAKTIMI I AFLATOKSINËS M1 NË QUMËSHT TË PAPËRPUNUAR NË REGJION TË KOSOVËS

Rishikimi funksional i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

PRAKTIKA MJEDISORE me NISMA VENDORE

Drejtore e Institutit të Studimeve Evropiane

REVISTË SHKENCORE E FAKULTETIT TË SHKENCAVE SOCIALE

Tel: 044/

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJUHËSISË PUNIM DOKTORATURE

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI STUDIM KOMBËTAR

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJEOGRAFISË DISERTACION

ALTERNATIVAT E DËNIMIT NË SHQIPËRI VËSHTRIM KRAHASUES ME REPUBLIKËN E MAQEDONISË DHE REPUBLIKËN E KOSOVËS

Raporti Final Korrik, QEAP Heimerer në Prishtinë

Security Policy Research Center SPRC - Qendra Kërkimore për Politika të

SISTEMI ZGJEDHOR DHE PARTIAK NË KOSOVË PERSPEKTIVA E ZHVILLIMIT TË DEMOKRACISË BRENDAPARTIAKE

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË

PRO WO+MAN. Raporti Hulumtues

Begzad BALIU Onomastikë dhe identitet

Prania e dhunës në marrëdhëniet e adoleshentëve

Transcription:

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I LETËRSISË FILLIMET E MODERNITETIT NË PROZËN ROMANORE SHQIPE Përgatiti: Ermir Nika Pranoi: Prof. Dr. Ali Xhiku 1

TRYEZA E LËNDËS Abstrakti 4 Abstract 5 KAPITULLI I Hyrje Shtrimi i çështjes 6 Një vështrim i shkurtër mbi rezultatet e deritanishme të studimit të kësaj çështjeje 19 KAPITULLI II MODERNIZMI SI FENOMEN HISTORIK, KULTUROR DHE LETRAR 30 KAPITULLI III NJË VËSHTRIM HISTORIK MBI ROMANIN SHQIPTAR 37 KAPITULLI IV PRURJE TË MODERITETIT NË ROMANIN SHQIPTAR TË LËVRUAR PËRTEJ KUFIJVE 65 2

KAPITULLI V BURIMET LETRARE TË MODERNITETIT NË PROZËN ROMANORE TË SHQIPËRISË SË VITEVE 50 60 TË SHEKULLIT XX 72 KAPITULLI VI PAMJET E PARA TË MODERNITETIT NË PROZËN ROMANORE TË SHQIPËRISË Pikëtakime jetësore dhe letrare të Petro Markos dhe Ismail Kadaresë me letërsinë moderne 94 Tiparet kryesore të modernizmit në prozën romanore shqipe 108 KAPITULLI VII PAMJE TË STILIT 152 KAPITULLI VIII PËRFUNDIME f. 180 BIBLIOGRAFIA 189 3

ABSTRAKT Në Historinë e Letërisë Shqipe, proza romanore, zë padyshim një vend tejet të rëndësishëm në krejt shtratin e artit të shkruar dhe kjo për vetë kushtet historiko-kulturore në të cilat u lëvrua kjo letërsi, dhe në veçanti gjinia e romanit. Në përpjekje për të evokuar të kaluarën e romanit botëror dhe në mënyrë të veçantë shfaqjen e modernitetit në këtë gjini, kemi prekur dhe mundëm të depërtonim në brendësi të zhvillimeve të romanit, ku u njohëm me disa prej përvojave botërore në këtë drejtim si në Gjermani ashtu edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Më tej, krejt natyrshëm këto procese jo vetëm do të interferonin por edhe do të ripërtëriheshin kohë pas kohe edhe në rrjedhën e letërsisë evropiane në përgjithësi dhe atë shqiptare në veçanti. Kësisoj, falë literaturës dhe materialeve jo të pakta që i referohen këtyre periudhave, kemi mundur të zotërojmë një tabllo të qartë të panoramës kulturore në rrafsh ndërkombëtar dhe kombëtar lidhur me disa nga momentet më kyçe, të cilat falë protagonistëve kryesorë të tyre, bënë të mundur që romani shqiptar, i pasluftës jo vetëm të mos mbetej në suazën e krjimeve skematike, por të përafrohej me modelet më të përparuara letrare të kohës, të përvijonte origjinalitetin e tij artistik e kombëtar e të bëhej pjesë e procesit të evolucionit estetik e letrare në nivel mbikombëtar. Qëllimi kryesor në realizimin e këtij punimi ishte hulumtimi në drejtimet që mori letërsia shqipe pas Luftës së dytë botërore, si edhe përcaktimi e vlerësimi i pikave të përbashkëtave dhe veçantive që u spikatën në procesin e evoluimit të letërsisë sonë kombëtare, si pjesë integrale e kulturës dhe letërsisë mbikombëtare. Një ndër veçoritë kryesore që vihet re në këtë periudhë është shkëputja jo e natyrshme e letërsisë nga tradita e saj dhe ndikimi i fuqishëm, po ashtu jo i natyrshëm, që ushtroi mbi të përvoja krijuese e metodës së realizmit socialist. Mirëpo e gjithë kjo lëvizje nuk ndodhte e shkëputur nga zhvillimet që transformimet që pësonte procesi letrar edhe në Evropë e më gjerë. Ishin pikërisht, modelet dhe klima që mbizotëronte në botën e letrave në evropiane dhe botërore, faktori kryesor që po shfaqte efektet dhe ndikimet e saj edhe në rrjedhën që përshkonte letërsinë shqipe. Duke mbetur brenda kontekstit letrar, në fund të këtij punimi mund të pohojmë me bindje se proza romanore shqipe së bashku me dukuritë dhe faktorët e përbërës që karakterizojnë këtë etapë, shpalosin qartazi ndikimin e drejtpwrdrejtw për zhvillimet e mëvonshme letrare, si edhe krijimin e një modeli autentik letrar, që ndikoi në njohjen në nivel ndërkombëtar të letërsisë shqipe. 4

ABSTRACT In the History of Albanian Literature, the novel is considered extremely important in the art of writing, and this is due to the cultural and historic conditions in which this literary genre developed. In the efforts of invoking the part of world novels, and especially in the appearance of modernism in this genre, we have managed to penetrate in the depeloping of the novel, where we got to know some of the worldly experiences in this direction, be it in Germany, as well as in the United States of America. Further on, these processes would not only interfere naturally, but they would also renovate time after time, even in the course of European literature in general, and specifically in Albanian literature. Thus, due to literature and the number of materials referring to these periods, we have been able to master a clear picture of the cultural panorama, nationally and internationally, regarding some of the key moments, which thanks to their main protagonists, made it possibe for the Albanian novel of postwar, to not fit only in the inset of semantic creations, but to also come closer to the most advanced models of writings of the time, and to follow its artistic and national originality, as well as to become part of the process of aesthetic and literary evolution in international level. The main aim in fulfilling this work is the research in the directions that Albanian literature of postwar took, as well as the definition and the assessment of mutual points that stood out in the process of evolution of our national literature, as an integral part of supranational culture and literature. One of the main features that can be noticed in this period is the unnatural detachment of literature from its tradition and powerful impact, which is also unnatural, and what also practised on it, the creative experience of the method of socialist realism. However, this whole movement did not happen while detached from the developments and transformations that the literary process incurred in Europe and beyond. It was exactly the models and the climate dominating in the world of European and worldly literature, the main factor that manifested its effects and impact in the course of Albanian literature. Remaning in the literary context, at the end of this work, we can confirm that the Albanian novel, together with its occurrences and component factors that characterise this phase, clearly unfold the direct impact for the latter literary developments, as well as the creation of an authentic literary model, which affected in the recognition of Albanian literature in an international level. 5

KAPITULLI I HYRJE Shtrimi i çështjes Në shekullin e XX në letërsinë shqipe zhvillohen të gjitha gjinitë e format letrare, që dëshmojnë pasurimin e një letërsie, që nga format e pastra fiksionale deri të format e përziera, te format referenciale, që përbënin një tendencë të dukshme në zhvillimet letrare në botë. Historia e temave dhe e formave, mjeteve artistike dhe e zhanreve, është, pa dyshim, një histori ndërkombëtare. Ndërsa pjesa më e madhe e zhanreve vijnë nga letërsia e Greqisë dhe e Romës së lashtë, ato pësuan ndryshime të konsiderueshme dhe fituan karakteristika të reja gjatë Mesjetës. Madje edhe historia e metrikës, ndonëse e lidhur ngushtë me sistemet e veçanta gjuhësore të çdo kombi, është ndërkombëtare. Lëvizjet e shquara artistike dhe stilet kryesore në Evropën e kohëve të reja (Rilindja, Baroku, Neo-Klasicizmi, Romantizmi, Simbolizmi) i kapërcejnë mjaft kufijtë e një kombi, edhe pse ka dallime kombëtare të ndjeshme midis veprave të letërsive kombëtare të krijuara sipas të njëjtit koncept stili 1. Përpos kësaj, nëpërmjet një vështrimi retrospektiv mbi periudhat e lartpërmendura, vërejmë se edhe shtrirja e tyre gjeografike ndryshon. Për ta ilustruar më konkretisht këtë ide marrim si shembull, Rilindjen e cila depërtoi në Poloni, por jo në Rusi ose në Bohemi. Po ashtu stili i Barokut vërshoi në mbarë Evropën Lindore, duke përfshirë edhe Ukrainën, por nuk mundi të ushtrojë ndikimin e tij mbi artin rus. Gati në të njëjtën trajtë mund të vërejmë edhe dallime të mëdha kronologjike si: në kulturat fshatare të Evropës Lindore ku stili i Barokut mbijetoi dhe u ruajt deri në fund të shekullit të tetëmbëdhjetë, në një kohë kur në Perëndim lulëzonte Iluminizmi, e kështu me radhë. Përgjatë këtij procesi, drejtimi që merr letërsia kushtëzohet së pari nga rrethanat e jashtme dhe mentaliteti i një grupimi të caktuar shoqëror. Për rrjedhojë çdo ndryshim i 1 Rene Wellek dhe Austin Warren: Teoria e Letërsisë, Sh. B. Onufri, Tiranë 2007, f. 51-274. 6

konvencionit letrar, së pari, vjen nga lindja e një gjenerate të re ose, së paku, i një rrethi të ri shoqëror i cili në dallueshmëri nga brezat paraardhës aspiron të krijojë artin e tij. Në të vërtetë, pikërisht origjinaliteti kombëtar i letërsive dhe ndihmesat e veçanta të secilës prej tyre në procesin e përgjithshëm letrar, në ditët e sotme, nga shumë shkencëtarë janë vlerësuar si problemi qendror i studimeve letrare. Gjatë katër dhjetëvjetëshave të parë të shekullit XX e sidomos gjatë viteve njëzetë e tridhjetë, letërsia shqiptare pati një zhvillim të hovshëm dhe të gjithanshëm. U rrit si numri i krijuesve, ashtu dhe numri i veprave letrare të botuara, të cilat u ngritën në një nivel më cilësor ideoartistik, duke krijuar premisat për një komunikim më të afërt me përvojat e përgjithshme letrare në Evropë. Përmes shkrimtarëve të talentuar, të shkolluar nëpër qendra të ndryshme të Evropës, në letërsinë shqiptare filloi të depërtojë fryma e drejtimeve dhe e ndjeshmërive të reja krijese letrare të kohës. Siç dihet, në klimën letrare të viteve tridhjetë, përveç ndikimeve formaliste, prirjeve e modeleve që përvijonin rrymat e futurizmit, ekspresionizmit dhe surealizmit, është e kuptueshme që në këtë rrjedhë zhvillimesh përkthehej e kultivohej edhe letërsia socialiste 2. Në këtë etapë që tashmë kish përfshirë krejt procesin letrar të atyre viteve, në mënyrë të veçantë, një faktor të rëndësishëm përbën vepra letrare e Maksim Gorkit, e cila mundi të ushtroi ndikim të thellë në krejt ecurinë e krijimtarisë letrare të kësaj periudhe. Gjatë këtij harku kohor shpalosën vlerat e tyre autentike shkrimtarë të mëdhenj të letërsisë shqiptare, si: Gjergj Fishta, Faik Konica, Theofan Stilian Noli, Lasgush Poradeci, Ernest Koliqi, Migjeni, Mitrush Kuteli, vepra letrare e të cilëve shënoi disa nga kulmet më të larta të letërsisë shqiptare, në llojet dhe zhanret e gjinive të ndryshme. Në këtë kontekst letrar llojet e gjinisë lirike do të jenë ato që përparojnë, por një hov të dukshëm do të marrin edhe llojet epike, drama, kritika dhe teoritë letrare. Vlen të përmendet fakti, që mbi tiparet moderniste që karakterizonin veprat letrare të Ernest Koliqit, Mitrush Kutelit apo Faik Konicës, për vet kufizimet ideologjike që mbizotëronin në vendin tonë pas Luftës së Dytë Botërore, kritika letrare mundi të realizonte një trajtim të mirëfilltë shkencor vetëm pas viteve 90, kohë që përkon edhe me përmbysjen e regjimit komunist në Shqipëri. 2 Ali Aliu. Katër romane të Petro Markos ; Kërkime: Studime, kritika, ese. Shtëpia Botuese Naim Frashëri, 1990, f. 161. 7

Pra, ashtu siç e përmendëm edhe më lart, do të ishte pikërisht periudha letrare e viteve tridhjetë të shekullit XX, koha në të cilën intelektualët shqiptarë ktheheshin nga qendrat e ndryshme të Evropës duke sjellë me vete përvojat e atjeshme letrare. Nga kjo njohje dhe komunikim i drejtpërdrejtë me vendet dhe kulturat e huaja, spikatën edhe krijues që zotëronin një erudicion intelektual dhe mentalitet të përparuar për kohën, duke u identifikuar jo vetëm si përthithës, por edhe si transmetues të dijes dhe kulturës së atyre vendeve ku ata kishin kryer formimin akademik. Por megjithatë, edhe pse ky kontingjent që mundi të asimilojë tërësisht dhe plotësisht atë përvojë të fituar në vendet e huaja, të cilën arriti ta shprehë edhe gjatë krijimtarisë letrare artistike, duke trazuar sensibilitetin e kohës, të ambientit dhe të truallit autokton, mbeti numerikisht i paktë. Një formë tjetër që ushqente vazhdimisht ndikimet e pikëpamjeve ideoartistike të huaja ishte sidomos shtypi i viteve tridhjetë, ku nëpërmjet revistave letrare, editoria periodike u shndërrua në njëfarë poligoni ku rriheshin mendime për çështjet më të rëndësishme letrare-filozofike të shkollave dhe të metodave të ndryshme, duke filluar që nga filozofia e lashtësisë greke dhe gjer tek psikanaliza e Frojdit dhe e Jungut 3. Ky fluks i pasur krijuesish të talentuar të moshave të ndryshme, të nxitur dhe të mbështetur nga shtypi periodik letrar i drejtimeve dhe i shkollave të ndryshme, do të vazhdojë, thuajse po me këtë ritëm dhe gjatë pjesës së parë të viteve dyzetë. Po në këto vite të fundit, kur Shqipëria ishte e pushtuar, nisi të lëvrohet natyrshëm letërsia ashtuquajtur e rezistencës dhe e kushtrimit. Pasqyrimi me vërtetësi i jetës dhe i botëkuptimit të ri të individit ishte një ndër detyrat parësore që i vihej përpara kësaj letërsie. Në trajtimin e lëvizjeve që u vunë re brenda letërsisë kombëtare në këtë periudhë, e kemi përqendruar objektin e këtij studimi në analizën e veçorive individuale, në tiparet dhe cilësitë karakteristike që e dallojnë këtë proces nga dukuritë e tjera të ngjashme. Gjithashtu përcaktimi i vendit të saktë të çdo vepre, brenda një tradite të caktuar letrare, është një ndër pikat kryesore ku e vë theksin ky punim. 3 Ali Aliu. Katër romane të Petro Markos ; Kërkime: Studime, kritika, ese. Shtëpia Botuese Naim Frashëri, 1990, f.162. 8

Sistemi letrar shqiptar dhe zhvillimet e ndryshme brenda tij, nuk e sendërtoi profilin e tij në mënyrë spontane në një rreth vicioz, jashtë procesit të përgjithshëm evolutiv të letërsisë së gjithëmbarshme. Letërsia shqipe, pavarësisht kushteve më të cilat u përball pas Luftës së dytë botërore, nuk duhet të vlerësohet si një hallkë e shkëputur nga zhvillimet e letërsisë evropiane dhe anasjelltas, letërsia në Evropë, në historinë dhe në traditën e saj, nuk do të ishte e plotë pa lëvizjet që u vunë re në letërsinë shqipe. Prirjet që u shfaqën në letërsinë evropiane dhe atë botërore, veçanërisht në gjininë e romanit, ku spikati stili lakonik i Ernest Heminguejit i shkrirë në dialogë të drejtpërdrejtë dhe pa ngarkesa autoriale, me anë të së cilave zbulohej gjendja e brendshme e personazheve si edhe me përshkrimet autentike të peizazhit, dha një ndikim të thellë në zhvillimet e mëvonshme të letërsisë që lëvrohej në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu, edhe romanet e shkrimtarit të shquar gjerman Erih Maria Remark, të cilat bënë një jehonë të ndjeshme në shtypin gjerman të kohës, duke u shtrirë e duke fituar gjithmonë e më shumë terren edhe ne kontinentin amerikan, në Shqipëri nuk gjetën mishërim thjesht për faktin se në këtë rast kishim të bënim me dy shkrimtarë antifashistë, çka lë shkas të mendohet se një gjë e tillë i shkonte për shtat politikës që ndiqte shteti shqiptar pas ardhjes në fuqi të regjimit komunist. Përkundrazi kjo dukuri letrare, përfshiu krijimtarinë e disa prej shkrimtarëve më në zë të asaj periudhe në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e më gjerë. Padyshim që në këtë proces edhe Shqipëria, përpos kushteve dhe klimës në krijuar në letërsi dhe në art, nuk mund të bënte përjashtim. Në përpjekje për të përvijuar një panoramë të plotë të situatave që mbizotëronin pikërisht në këtë fazë që po përjetonte kultura dhe në veçanti letërsia shqipe, mendojmë se është e udhës të vendosim theksin mbi një tregues shumë sinjifikativ, i cili prek në vija të përgjithshme tiparet kryesore të ardhjes së modernitetit në romanin evropian, si dhe, në mënyrë më specifike nxjerr në pah tiparet më përfaqësuese të kësaj dukurie në prozën romanore shqipe. E prirur për të sendërtuar një model letrar krejt të ndryshëm si në art ashtu edhe në letërsi, kjo frymë e re krijuese që në lindje të saj do të përballej me muret e sistemeve diktatoriale dhe do të arrinte të ruante ekzistencën e saj nën presionin shtypës të klikave sunduese të kohës, si në Evropë, po ashtu edhe në Shqipëri. Autorët tek të cilët u vu re në mënyrë më të drejtpërdrejtë ky ndikim dhe që përçuan frymën moderniste në prozën romanore shqiptare qenë pikërisht Petro Marko dhe Ismail Kadare, të cilët më 9

talentin dhe me konceptet që zotëronin për artin e shkruar, me mënyrat dhe mjetet shprehëse si në rrafshin stilistikor ashtu edhe në atë gjuhësor, përvijuar pamjen moderne të romanit shqiptar. Ndër të gjithë prozën romanore të shkruar para luftës, vetëm romani Pse i Sterjo Spases është parë ndonjëherë si prurje moderniste. Shkruar nga një autor shumë i ri, nën ndikimin e gjithëfarë leximesh, ajo vepër mbeti si një eksperiment i veçuar prej të cilit shkrimtari hoqi dorë në një roman tjetër pasardhës Afërdita të botuar para mbarimit të Luftës së Dytë Botërore. Në atmosferën e përgjithshme që mbizotëronte jo vetëm në botën e letrave por edhe në krejt jetën intelektual dhe kulturore në Shqipërinë e gjysmës së dytë të shekullit XX, botimi i romaneve të Petro Markos Hasta la vista dhe në veçanti Qyteti i fundit patën një jehonë të ndjeshme në valën e botimeve të asaj kohe, duke u shndërruar në objekt diskutimesh në qarqe të gjera të lexuesve dhe në mënyrë të veçantë në sferat letrare. Po në këtë mënyrë, do të priteshin edhe romanet e para të Kadaresë, ku shtresat e ndryshme të shoqërisë, në mënyrë të veçantë ato intelektuale, do të tregonin një interesim gjithnjë në rritje për këtë dukuri letrare që po përvijohej haptazi në diskordancë të plotë me frymën dhe modelet e gatshme mbi të cilat sendërtohej arti dhe kryesisht letërsia e atyre viteve. Me daljen në dritë të romaneve të Petro Markos, në letërsinë shqipe po përvijohej një fizionomi të re, duke krijuar gradualisht distancë nga letërsia e klisheve dhe e shablloneve me të cilat ishte konturuar krijimtaria letrare e pas çlirimit. Ndërsa do të ishte pikërisht Ismail Kadare ai autor, falë formës së re letrare, stilit dhe frymës së re që përçonte në prozën shqipe, që do të përmbyste krejt raportet që kishte romani shqiptar me të shkuarën. Vepra romanore e Kadaresë që në fillesat e saj, ndihej si një vepër e ndikuar nga letërsia perëndimore, dhe kryesisht nga modelet letrare të Heminguejit dhe të Remarkut, një proces ky që u zhvillua gati nën të njëjtat simptoma dhe përngjashmëri ashtu si në mjaft vende të botës, si në Gjermani, Angli, Shtetet e Bashkuara të Amerikës etj, ku ndikimi i veprës së këtyre dy autorëve në procesin krijues, veçanërisht në gjininë e prozës ishte mjaft evident. Me kalimin e kohës, proza romanore shqipe e lëvruar nga Marko e Kadare, krijoi një profil dhe identitet të vetin në letërsinë evropiane, çka e vuri në dukje veçanërisht kritika e huaj. Në këtë aspekt, pavarësisht rrethanave ku gjendej e ngërthyer krijimtaria letrare në vend, falë formimit dhe koncepteve të këtyre dy shkrimtarëve ndaj letërsisë, romani shqiptar, si proces letrar, me 10

botimin e veprave romanore të Petro Markos dhe Ismail Kadaresë, po orientohej dhe filloi të ecte në koherencë të plotë me zhvillimet dhe rrymat që mbizotëronin në prozën romanore në Evropë dhe në botë. Modelet e letërsisë së huaj dhe fryma që mbizotëronte në perëndim, po e jepte ndikimin e saj edhe në letërsinë shqipe, por me kalimin e kohës procedetë e letrare të perëndimit bashkëjetuan në mënyrë të njëkohshme me risitë dhe dukuritë letrare në terrenin shqiptar, duke shkrirë disa nga elementët narrativë dhe strukturorë në disa prej pikëtakimeve të përbashkëta e njëkohësisht, me prirjen për të krijuar marrëdhënie komunikimi të ndërsjella. Cilado qoftë marrëdhënia e letërsisë me sferat e tjera me vlerë për të, librat ndikohen prej librave; librat imitojnë librat e tjerë, i parodizojnë, i transformojnë - dhe jo thjesht në mënyrë kronologjike. Në letërsinë e sotme origjinaliteti i zhanrit është më i dukshëm në ato raste kur nisemi nga veprat dhe autorët më me ndikim, me forcë centrifugale: ndikimi letrar, për shembull, i Eliotit dhe Odenit, i Prustit dhe Kafkës në rrjedhat e ndryshme të letërsisë bashkëkohore 4. Me anë krahasimit, marrë jo si teori e veçantë po thjesht si metodë dhe njëherazi si sprovë hipotezash, do të qëmtojmë për të depërtuar në mënyrë më të sigurt në shqyrtimin e teksteve. Në pikënisje kjo metodë i përmbahet këtij parimi që e bën të dallueshëm nga disiplinave të tjera të krahasuara : çfarë ndodh kur një ndërgjegje njerëzore, e përfshirë në një kulturë (në kulturën e saj) përballet me një vepër, që është shprehje dhe pjesë e një kulture tjetër? Thënë ndryshe, takimi (i rastësishëm ose jo) me të huajën, me atë që nuk flet të njëjtën gjuhë, që nuk ka të njëjtën kulturë, që është një barbarus, gjuha e të cilit mbetet e pakapshme, njësoj si fonemat që s kanë kuptim, takimi me tjetrin pra, është pikërisht në qendrën e qasjeve krahasuese 5. Lidhjet e ndërsjella midis veprave të artit janë objekt krahasimi kritik të dy sistemeve tërësore, dy konfiguracioneve që vetëm në fazat paraprake të studimit mund të copëtohen në elemente përbërëse. Kur krahasimi të jetë përqendruar vërtet në dy tërësi, atëherë bëhet e mundur të arrijmë në përfundim për një problem themelor të historisë së letërsisë për problemin e origjinalitetit. Në kohën tonë origjinalitetin zakonisht e ngatërrojnë thjesht me shkeljen e traditës ose e kërkojnë aty ku në të vërtetë nuk ekziston, përgjithësisht në materialin e veprës së artit ose në skeletin e saj subjekti tradicional, konstrukti tradicional. Gjatë 4 Rene Wellek dhe Austin Warren: Teoria e Letërsisë, Sh. B. Onufri, Tiranë 2007, f. 243. 5 Yves Chevrel: Letërsia e Krahasar, Sh. B. Albin, Tiranë 2002, f. 10 11. 11

analizës së teksteve letrare jemi munduar të dallojmë veçantinë që vihet re në një individualitet krijues nga unikaliteti i plotë. Si çdo qenie njerëzore, çdo vepër letrare ka karakteristikat e veta individuale; por, njëkohësisht, atë e bashkojnë me veprat e tjera cilësitë e përbashkëta, ashtu si çdo njeri ka tipare të përbashkëta për të gjithë racën njerëzore, për seksin, kombin, klasën, profesionin e tij etj. Përgjithësisht kritika letrare dhe historia e letërsisë synojnë të karakterizojnë atë që është individuale në një vepër, në një autor, në një periudhë, ose në një letërsi kombëtare. Po në punimin tonë, metodën krahasimtare nuk e kemi vlerësuar thjesht si një bashkësi tekstesh në një përqasje letrare, aq më pak si praktikë e paralelesh. Në thelb është fjala për një përpjekje intelektuale, që synon të studiojë çdo objekt të quajtur (ose që mund të quhet) letrar, duke e vënë në marrëdhënie me elementët e tjerë përbërës të një kulture. Duke u bazuar kryesisht në kriterin letrar, jemi munduar të përcaktojmë caqet e një dukurie letrare, që, duke e kundruar si një hark kohor ku mbisundon një sistem i caktuar normash, modelesh dhe konvencionesh letrare, solli prurje të panjohura më parë. Historia e një periudhe qëndron pikërisht në hetimin e ndryshimeve nga një sistem normash në tjetrin. Duke qenë një hark kohor, të cilin ne e konceptojmë si një tërësi unike, është e qartë se uniteti i këtij harku kohor, pra, i periudhës, mund të jetë vetëm relativ. Kjo do të thotë se gjatë kësaj periudhe ka skema normash që nuk gjejnë realizim të plotë. Në qoftë se uniteti i periudhës do të ishte madhësi absolute, atëherë periudhat do të viheshin njëra mbi tjetrën si blloqet e gurit, pa vazhdimësi dhe traditë zhvillimi. Për këtë arsye, në çdo periudhë gjejmë medoemos edhe mbeturinat e skemave paraardhëse të normave, edhe embrionet e skemave pasardhëse. Një tipar dallues në rrjedhat e letërsisë shqipe, i krijuar përgjatë procesit evolutiv prej pesë shekujsh, lidhet me faktin se kjo letërsi ka mundur të krijojë identitetin e saj artistik, duke ruajtur së pari vlerat e traditës së krijuar si edhe të përballojë transformimet e ndryshme në brendinë e saj. Në vijimësi të kohës, dhe etapave ligjërimore karakteristikat e saj strukturore kanë ndryshuar, qoftë si zhvillime të brendshme letrare, qoftë nga marrëdhëniet e saj me kontekstet jo letrare. 6 Në fillim të shekullit XX, letërsia shqiptare kaloi në një fazë të re, me tematikë më të zgjeruar politike-shoqërore, me karakter më të thelluar popullor e demokratik, me theks 6 Sabri Hamiti: Tematologjia, Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Prishtinë 2005, f. 33. 12

më të dukshëm realist e me elemente të fuqishme kritike. Në këto zhvillime intensive në procesin evolutiv të saj, fizionomia e letërsisë shqipe nga fillimi i shekullit të XX e deri në vitet e Luftës së Dytë Botërore e në vazhdim, shfaqet me një përbërje mjaft të ngjeshur e të larmishme, në kuptimin që brenda një periudhe të shkurtër kohe në brendinë e saj kanë bashkëjetuar shumë dukuri rrymash letrare, herë të qëndrueshme e herë kalimtare, herë të natyrshme e të pritura, herë të panatyrshme e deri diku të papritura. Prej kohësh është ndier se historia e letërsisë së një kombi, e ndërtuar si renditje kohore e jetës dhe e veprimtarisë së shkrimtarëve më të shquar të saj, është megjithatë e pamjaftueshme për ta kuptuar dhe përthithur atë letërsi si një proces ndryshimesh të paprera, që përmes krijimit të vazhdueshëm lë mënjanë pjesë të tëra të vetvetes për të lindur e rritur të tjera pjesë, të cilat përsëri do t i zëvendësojë me vepra, prirje e dukuri të tjera 7. Në përpjekje për të analizuar dhe krahasuar dukuritë dhe risitë, kahet dhe sprovat që po spikatnin në letërsinë e huaj si edhe prirjeve që u shfaqën në letërsinë shqipe në përqasje me zhvillimet në procesin letrar evropian pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe përfshirjes së procesit krijues të lëvrimit të modelit të realizmit socialist, do të rrekemi që prozën romanore të Petro Markos dhe Ismail Kadaresë ta analizojmë nëpërmjet dy metodave: historiko kulturore dhe metodës krahasuese, nëpërmjet të cilave këtë dukuri letrare që karakterizon veprat e këtyre dy autorëve të rëndësishëm të letrave shqipe, ta trajtojmë në kompleksitetin e vet së pari si alternativë letrare. Për t iu avitur këtij qëllimi nevojitet të hedhim një vështrim mbi historikun e romanit shqiptar që nga fillesat e tij, e duke vijuar më tej me situatën dhe rrethanat e krijuara pas Luftës së Dytë Botërore dhe konkretisht përgjatë viteve 50 60 të shekullit XX, kohë në të cilën romani nisi të lëvrohej dhe të botohej gjerësisht në Shqipëri. Para historisë së letërsisë qëndron një problem i njëjtë: të hetojë historinë e letërsisë si art, veçuar relativisht nga historia e shoqërisë, nga biografitë e shkrimtarëve ose nga vlerësimi për këtë apo atë vepër 8. Për rrjedhojë në mënyrë krejt të natyrshme, nuk mundet kurrësesi të mohojmë se ka një dallim të prerë midis historisë politike dhe historisë së artit. Ka dallim midis asaj çka është historike dhe e kaluar, dhe asaj çka është historike por edhe pjesë, gjithsesi e së 7 Ali Xhiku: Letërsia Shqipe si polifoni, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Letërsisë dhe i Gjuhësisë, Tiranë, Sh. B. Dituria 2004, f. 7. 8 Rene Wellek dhe Austin Warren: Teoria e Letërsisë, Sh. B. Onufri, Tiranë 2007, f. 262 263 13

tashmes. Duhet pranuar se pjesa më e madhe e historive të letërsisë janë ose histori të jetës shoqërore, ose histori të mendimit shoqëror të ilustruar më vepra letrare, ose përmbledhje përshtypjesh e gjykimesh për vepra të veçanta të renditura pak a shumë në rend kronologjik. Në gjykimin e Tomas Uërtënit, historianit të parë të poezisë angleze, është pikërisht historia mekanizmi që regjistron me përpikmëri tiparet e kohës së vet, duke bartur peizazhet më të gjalla dhe shprehëse të zakoneve, si arrin të transmetojë në brezat e ardhshëm një pasqyrë të vërtetë të jetës. Një tjetër historian i njohur i letërsisë angleze Henri Morni e mendonte letërsinë si biografi të kombit, si histori të shpirtit kombëtar. Për studiuesin Lesli Stefënin letërsia ishte një lloj funksioni i veçantë i organizimit të shoqërisë në tërësi, produkti anësor i ndryshimeve shoqërore. Ndërsa U. Xh. Kort houp, autor i së vetmes histori të poezisë angleze të bazuar në një koncept të njësuar zhvillimi, e përcaktonte studimin e poezisë angleze si studim, në thelb, të rritjes së pandërprerë të instituteve kombëtare që gjejnë pasqyrim në letërsi, kurse unitetin e objektit ai e kërkonte pikërisht aty ku e kërkon historiani i jetës politike, domethënë, në jetën e kombit në tërësi. Por në këndvështrimin tonë letërsia nuk mbetet në vetëm në kufijtë e pasqyrimit të proceseve shoqërore, por në thelb ajo është rikrijimi dhe përmbledhja e gjithë historisë së mendimit njerëzor, pasi letërsia nuk mund të konceptohet si një radhë veprash të mbyllura në vetvete, pa asgjë të përbashkët me njëra tjetrën, as një radhë veprash që lidhen sipas cikleve kohore; letërsia klasiciste, letërsia romantike, letërsia realiste etj. Duke e parë në këtë këndvështrim, përdorimi i metodës krahasuese mbetet një mjet i domosdoshëm për të analizuar përngjasimet stilistikore dhe përmbajtjesore të drejtimeve të ndryshme letrare, si edhe përpjekjet e sprovat e ndërmarra nga autorë të ndryshëm për të thyer konturet e skemave të gatshme, për të mbërritur së fundi në krijimin e modeleve të pavarura, të cilat shënjuan stadin e shkëputjes së romanit shqiptar nga klima e përgjithshme e solidaritetit të shkrimit unik. Në këtë mënyrë do të saktësohen disa nga faktorët më thelbësorë të ndërtimit të subjektit të veprave letrare që përfaqësojnë këtë periudhë, duke pasur parasysh kushtet dhe rrethanat në të cilat romani shqiptar mundi të konsolidojë fizionominë e tij letrare. Letërsia e krahasuar është një disiplinë që priret nga e tejpërtejmja (transversalja). Krahas disiplinave që synojnë të hulumtojnë tërësisht një fushë të përcaktuar mirë, letërsia e krahasuar vepron së pari nëpërmjet këtyre prerjeve: hapësira të ndryshme 14

gjuhësore, letërsia dhe artet, letërsia dhe historia etj. Letërsia e krahasuar jepet më shumë pas zhvendosjes: analizë/sintezë/analizë. Qëllimi kryesor i kërkimeve është të parashtrojë një përgjithësim të përkohshëm, duke u nisur nga një tërësi të dhënash që, si fillim, kanë të bëjnë të paktën me dy seri të ndryshme. Po veprimi i kthimit tek njëri prej objekteve të studiuar duhet të jetë gjithnjë i menduar, ashtu si ç duhet të jetë vazhdimisht i pranishëm vullneti për të kërkuar praninë e mundshme të objekteve ose serive të tjera. Ndërtimi i një tërësie mbetet gjithmonë problematik. Letërsia e krahasuar shtron çështjen e sistemit të referencave. Si përçapje intelektuale, komparatizmi mbështetet tek aftësia për të vënë në dukje sistemet e referencave të mundshme për të kuptuar këtë apo atë vepër në vartësi prej pikave të pamjes së studimit 9. Prej dy shekujsh metoda krahasuese jo vetëm që ka spikatur në morinë e shumë metodave të tjera të studimit, por edhe ka dhënë rezultate të ndjeshme si në letërsi ashtu edhe në shumë fusha të shkencës, në mënyrë të veçantë në shkencën e gjuhësisë, historisë, sociologjisë, psikologjisë, drejtësisë etj. Për këtë arsye në trajtimin e kësaj metode do të përpiqemi që nëpërmjet krahasimit të elementëve të përbashkët dhe tipareve dalluese tekstuale dhe konceptuare që vihen re si në formë ashtu edhe në përmbajtje, të nxjerrim në pah karakteristikat kryesore që përfaqësojnë këtë prirje letrare, e cila rrekej ta konceptonte botën dhe individin në të, veshur me tisin e modernitetit. Letërsia e krahasuar është arti metodik, që, nëpërmjet kërkimit të lidhjeve të analogjisë, të afrisë dhe të ndikimit, përqas letërsinë ndaj fushave të tjera të shprehjes ose të njohjes, përqas të dhënat dhe tekstet letrare, të largëta ose jo në kohë dhe në hapësirë, mjaft që t u përkasin shumë gjuhëve ose shumë kulturave e të jenë pjesë e së njëjtës traditë, për t i përshkruar më mirë, për t i kuptuar dhe vlerësuar 10. Letërsia e krahasuar, ndikon në krijimin e të gjitha mundësive për të njohur më mirë pasurinë kulturore, që gjithsecili trashëgon prej rrënjëve të veta. Të njohësh tjetrin nuk do të thotë të shkëputesh prej rrënjëve të tua; përkundrazi do të thotë t i kuptosh më mirë ato. Kjo mbetet një ndër parimet bazë të letërsisë së krahasuar. Por në të njëjtën kohë, gjithmonë për arsye letrare do të analizojmë edhe ato situata që u konkretizuan me zhvillimin e përshkallëzuar të atyre lëvizjeve sensibilizuese të cilat do të arrinin të nxitnin faktorë të ndryshëm letrarë 9 Yves Chevrel: Letërsia e Krahasar, Sh. B. Albin, Tiranë 2002, f. 151 152. 10 Cl. Pichois, A.M. Rousseau: La litterature comparee 1967, A. Colin, f. 174. 15

dhe jashtë letrarë për simulimin e veprimeve dhe nismave intelektuale që krijuan një tjetër klimë kulturore dhe sociale në këtë hark kohor në vend. Gjithashtu, objekt studimi do të jenë të gjithë aktorët kryesorë të cilët ndonëse do të vepronin pro ose kundër vullnetit të tyre, doemos do të përfshiheshin në këtë proces evolutiv, i cili nuk mbeti vetëm brenda kontekstit letrar, por depërtoi edhe në aspektin historik, psikologjik dhe atë pedagogjik, si edhe përcolli një efekt të drejtpërdrejtë edhe në organizimin e jetës politike dhe shoqërore të vendit, si pjesë e infrastrukturës mentale të kohës. Krahasimi midis letërsive, nëse nuk merr parasysh zhvillimin tërësor të letërsive kombëtare, ka prirjen të mjaftohet me anët e jashtme, pra, me studimin e burimeve dhe të ndikimeve, të emrit dhe të lavdisë. Mënyra të tilla studimi nuk na lejojnë të analizojmë e të gjykojmë vepra të veçanta artistike, apo edhe të shqyrtojmë, në tërësinë dhe kompleksitetin e vet, problemin e gjenezës së saj. Argumenti kryesor në të mirë të metodologjisë krahasuese apo të gjithëmbarshme apo të vështrimit thjesht si letërsi, si dukuri tërësore, është karakteri i dukshëm i rremë i vështrimit mbi letërsitë kombëtare si të mbyllura në vetvete 11. Në plotësim të kësaj ideje nuk mund të vëmë në dyshim vazhdimësinë midis letërsisë greke dhe romake, botës mesjetare perëndimore dhe letërsisë kryesore bashkëkohëse; dhe, pa zvogëluar rëndësinë e ndikimeve orientale, sidomos atë të Biblës, duhet të pranojmë se në një unitet të ngushtë përfshihet gjithë Evropa, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe letërsitë latino amerikane. Shqyrtimi i hollësishëm i këtyre veçorive dalluese dhe veçmas nxjerrja në pah e protagonistëve kryesorë që u evidentuan në këto situata, stilet që ata formuan dhe konsoliduan përgjatë gjithë krijimtarisë së tyre, të përbashkëtat dhe veçanësitë e tyre, si edhe niveli artistik që u arrit në gjininë e romanit, i cili tashmë po orientohej qartë drejt formatit të realizmit socialist, do të mund të risjellë edhe njëherë atmosferën në të cilën u formësua ky model letrar dhe fazat nëpër të cilat depërtoi dhe evoluoi romani shqiptar, si shenjë e pirjeve moderniste dhe e përafrimit me modelet e romanit evropian. Objekt i këtij studimi nuk do të përfshijë krejt historikun dhe shtrirjen në kohë të fenomenit të modernitetit në romanin shqiptar, në përqasje me zhvillimet në letërsinë evropiane dhe botërore, por në mënyrë të veçantë do të përqendrohet në fillimet e kësaj dukurie që zënë fill me botimin e romaneve të Petro Markos, që përkojnë me fundin e 11 Rene Wellek dhe Austin Warren: Teoria e Letërsisë, Sh. B. Onufri, Tiranë 2007, f. 48 50. 16

viteve 50 dhe në vigjilje të viteve 60, si edhe me fazën e parë të botimit të romaneve të Ismail Kadaresë siç ishin: Gjenerali i ushtrisë së vdekur, varianti i parë i botimit të romanit Përbindëshi, romani Kështjella, duke e zgjeruar objektivin e trajtimit të kësaj periudhe deri në vitin 1971, kur me daljen në dritë të romanit Kronikë në gur, shënohet një hap shumë përfaqësues sa i përket ngritjes në një tjetër nivel evolutiv për letërsinë shqipe në të cilën kjo dukuri u konsolidua dhe me kalimin e kohës përvijoi një model autentik letrar në prozën romanore shqipe. Realizimi i kësaj analize, me anë të së cilës do të preken anët e dukshme dhe të padukshme për kohën kur u formua ky sistem vlerash, do të ndihmojë para së gjithash në krijimin e një pike mbështetëse për një qasje krahasuese mbi nivelin e deriatëhershëm të romanit shqiptar dhe prirjet që u shfaqën në letërsinë shqipe me botimin e romaneve të Petro Markos dhe Ismail Kadaresë. Më tej do të analizojmë me hollësi risitë dhe tiparet dalluese që u vunë re në veprat e Markos dhe Kadaresë, jo vetëm si shenjë e konsolidimit të realizmit në letrat shqipe, por edhe si prurje moderniste në prozën romanore shqiptare, parë kjo në kontekstin e zhvillimeve të romanit evropian dhe atij botëror. Vlen të theksohet se në këtë punim do t i kushtohet një vëmendje e veçantë, pikëtakimeve që vihen re në krijimtarinë e Petro Markos dhe Ismail Kadaresë me romancierët e njohur evropianë dhe botërore, siç janë Ernest Hemingueji dhe Erih Maria Remark, dhe kjo e parë në këndvështrimin e aspekteve të njohjeve dhe ndikimeve të drejtpërdrejta ndërmjet tyre si gjatë përvojës jetësore ashtu edhe nëpërmjet proceseve të leximeve dhe rileximeve, të cilat përveç veçorive dalluese, reflektuan edhe tiparet e përbashkëta në letërsinë bashkëkohore kombëtare, evropiane e më gjerë. Teksa rrekemi të risjellim jo thjesht si renditje kohore, por të marrim në analizë dhe të hedhim dritë mbi këtë periudhë të letërsisë shqipe, nuk mund të lemë pa përmendur një çështje e cila përbën objekt debati dhe diskutimi, duke rrahur mendime të gjithëçfarëllojshëm ndër shumë tryeza dhe tubime të ndryshme intelektuale, në lidhje me veprimtarinë krijuese si edhe fatin politik që përndoqi ndonjë shkrimtar të asaj periudhe kohore, siç është rasti i Kasëm Trebeshinës. Sa i përket këtij momenti, jemi të mendimit se është e udhës të qartësojmë një situatë të krijuar për shkak të këtyre rrethanave, të cilat shkaktohen si rrjedhojë e persekucionit të gjatë politik, që përndoqi fatin e këtij shkrimtari deri në burgimin e tij, çka bëri të mundur jo vetëm izolimin fizik të Trebeshinës, por edhe të veprës së tij letrare, vepër e cila në ato vite nuk arriti të botohej, 17

duke mos mundur në këtë mënyrë të bëhej faktor në jetën letrare të kohës dhe si pasojë, nuk luajti ndonjë rol të caktuar, apo edhe të mund të ushtronte ndikim në zhvillimet letrare të atyre viteve. Sidoqoftë kjo mbetet një çështje e hapur që meriton të trajtohet në studimet e mëvonshme, të cilave doemos u del si detyrë parësore që t i përmbahen parimeve variantistike të lëndës që do të marrim në shqyrtim, me qëllim për të qenë sa më konseguent në trajtimin dhe gjykimin që do të mund t i bëhet këtij harku kohor të historisë së letërsisë shqipe, kërkime këto që mund të shpihen në rezultate edhe më të thelluara e për rrjedhojë, në konkluzione të tjera edhe më të gjera e gjithmonë e më objektive. Gjatë analizës së elementëve përbërës të strukturës formale të romanit që u lëvrua në Shqipëri përgjatë viteve 50 60 të shekullit XX-të, vërejmë se teksa ndryshojnë temat, personazhet, ndryshojnë edhe strukturat e brendshme të veprës, sa i përket risive stilistikore, tematikës, elementëve kohore dhe atyre vendorë në të cilin shtjellohet krejt subjekti i romanit si lloj dhe tipologji shprehëse. Një ndërlidhje e personazheve me situatat e krijuara, origjinalitetin e mënyrës narrative, strukturimin e tekstit në varësi të metamorfozës që pëson personazhi, përbën në vetvete një faktor që jep ndikimin e vet edhe në ndryshimin e rrëfimit dhe veprimit, në kohë dhe në hapësirë. Më tej do të shtjellohen përngjasimet që hasen gati në disa nga kapitujt e romaneve të shkruara në atë periudhë, në të cilat gjallon jeta dhe karakteri i personazheve si në konceptimin e kapitujve, në nivel forme po ashtu edhe në nivel idesh. Në këtë kontekst, jo vetëm ndërtimi i dialogëve dhe monologëve të brendshme të veprës, shprehitë e drejtpërdrejta, por edhe qasja ndaj problemeve, mënyra e analizës dhe tema e trajtuar, zbulojnë në mënyrë graduale tipin e personazhit parë në këndvështrimin e plotë të veprës romanore. Ky tip shkrimi njëkohësisht përjashtonte unitetin e rrëfimit të romanin klasik dhe pranonte prirjet moderniste që viheshin re në letërsinë e huaj. Në vijimësinë e këtij procesi riformatimi që po pësonte romani shqiptar falë koncepteve dhe formave që kultivonin shkrimtarë të tillë si Petro Marko dhe Ismail Kadare, vërehen ndryshime të ndjeshme si në dinamikën e të rrëfyerit përgjithësisht, e veçanërisht të rrëfimtarëve, si dhe të ndërtimit të frazës ashtu edhe të përsosjes së nivelit artistik, i cili arrihej nëpërmjet shprishjes së normave standarde të shkrimit që ngërthenin artin e të rrëfyerit. Kështu do të shohim se me ndërrimin e kapitujve, romani do të pësojë jo vetëm ndërrim të psikikës 18

dhe karakterit të përgjithshëm të personazhit, por edhe shndërrim dhe përmbysje të ngjarjeve, situatave, formës narrative, pozicionit hapësinor e kulturor kundrejt botës. Pikërisht një kahje e tillë na shfaqet herë si dukuri e përgjithësimit të fenomeneve jetësore dhe në të njëjtën mënyrë të rikonceptimit të realitetit objektiv dhe herë si i shformësim të tipareve dalluese të përkatësisë së ambientit në të cilin u farkëtua stili dhe struktura romanore në letërsisë shqipe. Me anë të elementeve të narracionit dhe përkatësive në ndasitë mes elementeve të rrëfimit, të cilët në mënyrë gravitacionale tërheqin njëri tjetrin, evidentohet kompaktësia ndërmjet elementëve tekstualë si edhe aftësitë ndërlidhëse të njësive të tekstit letrar mes tyre. Në qoftë se komparatizmi, ka një synim, ai është përpjekja për të ndikuar në formimin modern të njerëzimit, i cili vlerëson çdo shprehje të shpirtit human. Sot humanizmi nënkupton që secili të pranojë të zbulojë vlerat e çdo kulture, tek të cilat mund të shpjerë vetëm letërsia 12. Një vështrim i shkurtër mbi rezultatet e deritanishme të studimit të kësaj çështjeje Fryma e re që po përshkonte atmosferën letrare në Shqipëri, dhe efektet që ajo po përçonte në kahjet e jetës kulturore dhe shoqërore, nuk u reflektuan vetëm në optikën e kritikës dhe studimeve shqiptare, përkundrazi prania e kësaj dukurie në botën e letrave cënoi edhe vëmendjen e kritikës së huaj dhe u trajtua seriozisht nga kjo e fundit. Për të pasqyruar këtë konstatim të hasur gjatë punës për hartimin e këtij punimi, është e udhës të hedhim një vështrim dhe të ndalemi tek disa momente dhe vepra kryesore që kanë për objekt studimi pikërisht këtë periudhë të letërsisë shqipe. Në korpusin e hulumtimit dhe analizës shkencore që i është bërë romanit shqiptar të kësaj periudhe, bie në sy kontributi i studiuesit të mirënjohur të letërsisë shqipe Jorgo Bulo me veprën e tij studimore të viti 1982 Romani shqiptar i realizmit socialist për Luftën Nacionalçlirimtare. Në këtë studim autori e ka shtrirë punën dhe spektrin e tij të kërkimit dhe interpretimit shkencor të fenomeneve letrare që u evidentuan përgjatë kësaj periudhe në katër drejtime kryesore: Pasqyrimi i Luftës Nacionalçlirimtare dhe formimi i romanit 12 Yves Chevrel: Letërsia e Krahasar, Studim, Sh. B. Albin, Tiranë 2002, f. 154. 19

shqiptar të realizmit socialist, Epoka e luftës në romanin epope, Aktualiteti i trashëgimit historik të luftës dhe evolucioni i romanit dhe probleme të pasqyrimit të luftës në romanin e viteve të fundit. Në këtë vepër janë shqyrtuar tendencat e vijat kryesore të zhvillimit të romanit me temën e luftës, duke ndjekur evolucionin dhe pasurimin gradual ideor dhe artistik të krijimtarisë në këtë fushë, e cila sa vinte dhe konsolidohej si art dhe mjet shprehës për një periudhë të caktuar historike të shoqërisë sonë, parë kjo përmes një analize të detajuar shkencore të veprave më përfaqësuese të kësaj periudhe. Duke u nisur nga këto rezultate, ky punim përbën një përpjekje për t i përgjithësuar treguesit e lartpërmendur e për ta shtruar trajtimin e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare në romanin shqiptar në vepra dhe autorë të ndryshëm në një kuadër më të gjerë, me qëllim për të dhënë një pamje sa më të plotë e sa më objektive temës së luftës dhe pasqyrimit të saj në prozën romanore shqipe. Në të njëjtën kohë, ky punim për vetë specifikën e tij dhe spektrin e gjerë që kap historia e zhvillimit të romanit për luftën, hap një shteg për diskutime dhe trajtime të tjera shkencore parë nga këndvështrime të ndryshme, të cilat ky punim i ka prekur, por që tashmë koha parashtron nevojën për hulumtime dhe interpretime të tjera kundruar si në kontekstin e kohës kur u krijuan këto vepra, por edhe si proces i vazhdimësisë së traditës letrare kombëtare, duke i trajtuar në krejt komplesitetin e tyre dhe të zhvillimeve që pësoi romani shqiptar në gjysmën e dytë të shekullit XX. Një kontribut jo të paktë në studimin e veprës së Ismail Kadaresë ka dhënë studiuesi Tefik Çaushi i cili i ka kushtuar një sërë veprash të shumta studimore shkrimtarit si edhe periudhës kur romani shqiptar po përvijonte profilin e tij. Në veprën Universi i Kadaresë, botim i vitit 2001, e cila përmban kritika, studime, ese e portrete për prozën e Kadaresë, analizohen hollësisht një varg trajtesash si; motivi i qëndresës, historia, bashkëkohësia dhe e ardhmja, problemi i mesazhit filozofik, arti i profilizimit, tradita folklorike dhe krijimi artistik, veçori të gjuhës e të stilit, arkitektura e veprës letrare, dialektika e unikalitetit dhe universalitetit, e të tjera, ravijëzojnë tiparet më thelbësore të letërsisë së Kadaresë. Ndërkohë spektri i gjurmimit të fenomeneve letrare shqiptare ka përbërë gjithashtu një obligim të kahershëm për studiuesin. Ajo që e bën edhe më interesante krejt korpusin studimor të Tefik Çaushit për krijimtarinë e Kadaresë është edhe objekti i studimit që trajtohet në veprën Eros dashuria dhe seksi tek Kadareja botim i viti 2004, 20

në të cilën merren në analizë të detajuar dashuria në kohët e kaluara, problemi i virgjërisë, në përballje më konceptin bashkëkohor për dashurinë, martesat për interesa ekonomike a politike, xhelozia, tradhtia bashkëshortore, seksi dhe seksualiteti, dhuna seksuale, homo seksualiteti, incesti, impotenca seksuale, e të tjera si këto, të cilat shënojnë një kapërcim të tabuve të margjinalizuara jo vetëm në romanin shqiptar, por në krejt letërsinë shqipe, duke zhbiruar në detaje qenien njerëzore më të gjitha vetitë, instinktet dhe tiparet që e karakterizonin atë përballë realitetit shoqëror dhe historik. Ndërsa libri Kadareja përmes pasqyrave, i botuar në vitin 2002, ka për objekt të tij analizën e disa veprave të shkrimtarit, duke zbuluar atë çka fshihet prapa tyre, apo duke kritikuar atë çka nuk është thënë si duhet. Në libër bëhen përpjekje për të hedhur dritë mbi disa aspektet më përfaqësuese të gjuhës dhe të stilit të Kadaresë, dhe radhitet një Fjalës me rreth dy mijë fjalë të rralla ose pak të përdorura, shqipërime, fjalë të reja, fjalëformime, si një pasuri e jashtëzakonshme e letërsisë së Kadaresë. Një botim me mjaft vlerë për të njohur rezonancën dhe peshën ndëkombëtare që përfaqëson vepra e Kadaresë në arenën ndërkombëtare është botimi Kadare në gjuhët e botës vepër e studiuesit Bashkim Kuçuku. Në këtë libër, ndryshe nga studimet e tjera, të cilat kanë për objekt të evidentojnë risitë që solli proza e Kadaresë në gjysmën e dytë të shekullit XX, studiuesi Kuçuku nëpërmjet një hulumtimi të gjerë dhe një përkujdesje shkencore e tejkalon këtë orbitë të prekur nga studimet shqiptare të deritanishme, me qëllim që të sjellë për lexuesit shqiptarë një analizë të modelit letrar që krijoi vepra e Ismail Kadaresë në letrat shqipe, ku nëpërmjet shkrimeve të shumta të studiuesve dhe kritikëve të njohur në Francë, Gjermani, Spanjë, Angli etj, ai dëshmon edhe për rolin e drejtpërdrejtë që ka luajtur vepra e Kadaresë në procesin letrar jo vetëm shqiptar por edhe atë evropian e botëror. Pjesa e parë e këtij libri me titull Rrezatim gjithësor (universal) përmban një studim të hollësishëm, i cili prek aspekte të ndryshme që gjenden në veprën e Kadaresë si: Në universin letrar, shumëkohësia /shumë kuptimshmëri, simbolika ose rrafshi i dyfishtë i rrëfimit, arketipi i brendashkruar etj. Pjesa e dytë Bibliografi e botimeve të veprës së Ismail Kadaresë në tridhjetë e pesë gjuhë, përmban të dhënat bibliografike të përhapjes së veprës së Ismail Kadaresë në tridhjetë e pesë gjuhë të ndryshme përfshi edhe atë shqipe. Ky kapitull hapet më një shkrim të autorit Në zotërim të hapësirave të vetave në të cilën shpjegohen arsyet dhe faktorët që ndikuan në 21

përhapjen e veprës së Kadaresë në një gjeografi kaq të dendur gjuhësh dhe kulturash të ndryshme. Në pjesën e tretë Kritika botërore për veprën e Ismail Kadaresë janë përfshirë artikuj të ndryshëm dhe shkrime kritike të botuar në shtypin e huaj, kritika franceze, kritika amerikane dhe angleze, kritika gjermane dhe nga kritika spanjolle. Në këtë kapitull që përbën edhe pjesën përmbyllëse të kësaj vepre, përveç një përzgjedhjeje mjaft cilësore të shkrimeve të shumta që janë shkruar për Kadarenë në shtypin e huaj, zë një vend mjaft të rëndësishëm edhe një trajtesë e studiuesit Përmasat e njëmendta zbulimi i të tjerëve, ku hidhet dritë mbi shumë momente me rëndësi për mënyrën se si po rezononte në kulturën evropiane vepra e Kadaresë dhe risitë që ajo sillte në procesin evolutiv të romanit evropian. Vepra në tërësi është e pajisur me një studim të hollësishëm dhe të tria pjesët shoqërohen me shënime dhe një aparat shkencor, që orientojnë lexuesin në lidhje me shumë detaje dhe fakte të rëndësishme që kanë të bëjnë me mënyrën se si është pritur në kulturën evropiane dhe atë botërore vepra letrare e Kadaresë. Një prurje dhe një kontribut i ndieshëm, i ndërtuar mbi baza hulumtimesh dhe interpretimesh mbi veprën e Kadaresë, parë në optikën e sotme, përmban edhe një pjesë e konsiderueshme e botimeve shkencore të studiuesit Shaban Sinani. Në fushën e kërkimit shkencor Sinani ka dhënë një kontribut të pasur si studiues i disa prej etapave më të rëndësishme nëpër të cilat ka depërtuar Historia e letërsisë shqipe. Falë këndvështrimit dhe interpretimit prej tij të disa prej dukurive më mbizotëruese në kulturën e shkruar shqipe, letërsia bashkëkohore vjen në përmasën e saj reale, me gjithë komponentët përbërës dhe protagonistët më përfaqësues të saj. Risjellja e së kaluarës së mendimit dhe traditës letrare të krijuar në letrat shqipe, në krejt fizionominë e saj me të dukshmen dhe të padukshmen e procesit krijues,veçanërisht atë të gjysmës së dytë të shekullit të XX-të ku edhe mekanizmat e çensurës ishin në akord të plotë me politikën izolacioniste të diktaturës komuniste në Shqipëri, mbetej një sfidë që i vihej përpara studimeve letrare të periudhës së pas rënies së regjimit totalitar dhe në veçanti ato që lidheshin drejtpërsëdrejti dhe merrnin në shqyrtim momentet më delikate të saj. Bëhet fjalë për të marrë në vëmendje dhe analizë shkencore kohët kur konturet letrare dhe estetike të socrealizmit po kapërceheshin dhe në horizont po përvijohej një model i ri letrar, i cili ecte në sinkronë me zhvillimet letrare në perëndim. Me botimin e disa veprave me rëndësi të Shaban Sinanit, ku trajtohen me hollësi disa nga dukuritë më të 22