Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike. Nr. 23, Tremujori II/2018

Similar documents
Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike. Nr. 24, Tremujori III/2018

BANKA QENDRORE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS CENTRALNA BANKA REPUBLIKE KOSOVA CENTRAL BANK OF THE REPUBLIC OF KOSOVO

Financiar. Raporti i Stabilitetit. Financiar. Numër 1 BANKA QENDRORE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS CENTRALNA BANKA REPUBLIKE KOSOVA

BPK RAPORT VJETOR 2005 Prishtinë, maj 2006

Evropa Juglindore Raporti i Zhvillimeve Ekonomike Nr. 2

Raporti Vjetor. Raporti Vjetor 2017 P R I S H T I N Ë, Q E R S H O R B A N K A Q E N D R O R E E R E P U B L I K Ë S S Ë K O S O V Ë S

Legjislacioni sekondar i gjashtëmujorit të parë të vitit 2016 për sektorin bankar në Republikën e Kosovës PERIODIKU BANKAR

Të nderuar zonja dhe zotërinj anëtarë të Komisionit për Ekonominë dhe Financat,

Banka popullore e Republikës së Maqedonisë

RAPORT VJETOR AQBK. Prishtinë Qershor 2007

RIMËKËMBJE E BRISHTË

B a n k a e S h q i p ë r i s ë RAPORTI I STABILITETIT FINANCIAR PËR GJASHTËMUJORIN E PARË TË VITIT 2014

Raport Nr ECA. Evropa juglindore Raporti i rregullt ekonomik Nr.8 Rritja rimëkëmbet, rreziqet zmadhohen

Modeli MakroEkonometrik i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës

BULETINI I BANKËS SË SHQIPËRISË

BANKA POPULLORE E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË RAPORTI VJETOR 2014

Raporti Vjetor. Raporti Vjetor 2012 P R I S H T I N Ë, Q E R S H O R B A N K A Q E N D R O R E E R E P U B L I K Ë S S Ë K O S O V Ë S

Raport vjetor mbi instrumentet e pagesave Kosova në krahasim me vendet e Evropës Qendrore dhe Juglindore

E U R O P A J U G L I N D O R E

Raporti Vjetor. Raporti Vjetor 2016 P R I S H T I N Ë, Q E R S H O R B A N K A Q E N D R O R E E R E P U B L I K Ë S S Ë K O S O V Ë S

RAPORTI I STABILITETIT FINANCIAR NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË NË VITIN 2015

B a n k a e S h q i p ë r i s ë RAPORTI I STABILITETIT FINANCIAR PËR GJASHTËMUJORIN E PARË TË VITIT 2015

Raporti i Gjelbër i Kosovës Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Prishtinë 2017

VARFËRIA NË KONSUM NË REPUBLIKËN

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi: 2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV

Raport Analitik i Tregtisë në Shërbime Sektori i TIK

evropa juglindore Raporti i zhvillimeve Ekonomike Nr. 3

Raporti i Stabilitetit Financiar

Raporti i Gjelbër i Kosovës Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Prishtinë 2016

RAPORT PËR RREZIQET E SISTEMIT BANKAR NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË PËR VITIN 2015

Raport 1 mbi ecurinë e treguesve që do të monitorojë Banka e Shqipërisë, në kuadër të procesit të deeuroizimit

Përmbajtja RAPORTI VJETOR 2017

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -

Ndikimi i Termocentralit Kosova e Re në Tarifat e Energjisë Elektrike * INSTITUTI GAP

Fidan Begolli - Shoqëria Konsumuese - Rast: Kosova SHOQËRIA KONSUMUESE - RAST: KOSOVA

Raporti i Stabilitetit Financiar

Importet e naftës në mënyrë të konsiderueshme ndikojnë në të ardhurat tatimore

Fjalë hyrëse. Kapllan Halimi. Sekretar i Përgjithshëm

Raporti i Gjelbër i Kosovës Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

Korniza Afatmesme e Shpenzimeve

Artikuj të botuar në buletinin ekonomik të Bankës së Shqipërisë gjatë një dekade

Përcaktuesit makroekonomikë të remitencave në Kosovë: Analizë me të dhëna panel Working Papers

DIAGNOZA E VENDEVE TË PUNËS KOSOVË

TRYEZA TEMATIKE PËR TREGTI, INDUSTRI, DOGANA DHE TATIME, TREGUN E BRENDSHËM, KONKURRENCË MBROJTJE TË KONSUMATORIT DHE ATË SHËNDETËSORE KOSOVA 2020

K apitu lli 5. A ktiv itete të tjera të Bankës së Shqipërisë

KOSOVO MANAGEMENT INSTITUTE

BANKA E SHQIPËRISË REVISTA EKONOMIKE

Kapitulli 5. Oferta dhe Kërkesa Agregate Item Item Item Etc. HYRJE. AS dhe AD 4/1/2013. Adriatik Hoxha, PhD 1

Trajtimi i Tregtisë në Shërbime sipas Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë Kosovë-Turqi

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

PAMJE E PËRGJITHSHME E RREGULLIMEVE TË KURSIT TË KËMBIMIT DHE POLITIKA MONETARE NË EVROPËN JUGLINDORE DHE NË TURQI

VLERËSIMI I POLITIKËS PAS ZBATIMIT NDIKIMI I REGJIMIT TË TAKSAVE NË KATËR SEKTORË PRODHUES

Kosova. Raporti Vjetor 2014

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Sfidat e Kosovës për qëndrueshmëri ekonomike

Analiza për industrinë e lëngjeve të frutave

NDIKIMI I INFLACIONIT DHE RRITJES EKONOMIKE NË PAPUNËSI. RASTI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

REVISTA SHQIPTARE SOCIAL EKONOMIKE ALBANIAN SOCIO ECONOMIC REVIEW Revistë Social Ekonomike tremujore

KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË 49

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government. Inputi për Raportin e Progresit. Prill 2012 PRISHTINË

2. 3. Bordi Menaxhues Këshilli Drejtues Struktura organizative e Bankës Ekonomike Vizioni dhe Misioni Vështrim i përgjithshëm i ekonomisë kosovare

PASQYRA E TREGUT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

PROFILI I SEKTORIT TIK

BANKA E SHQIPËRISË REVISTA EKONOMIKE

INSTITUTE FOR SCIENTIVIC RESEARCH AND DEVELOPMENT

Nxitësit e euroizimit dhe reagimi i efektshëm i politikës. rastin e Shqipërisë. Guido della Valle Vasilika Kota Romain Veyrune Ezequiel Cabezon

FAKTORËTQË PENGOJNË ZHVILLIMIN E SEKTORIT PRIVAT NË KOSOVË ФАКТОРИТЕ КОИ ГО СПРЕЧУВААТ РАЗВОЈОТ НА ПРИВАТНИОТ СЕКТОР ВО КОСОВО

SHQIPTARE. Udhëhoqi:Prof.

Reformat tatimore në shtetet ballkanike rasti i Kosovës

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

PROGRAMI I KOSOVËS PËR REFORMA EKONOMIKE (PRE)

Raiffeisen Bank Albania

Seria 5: Statistikat Sociale Statistikat e Standardit Jetësor

Banka e Shqipërisë. Remitancat: Një mbështetje për zhvillim

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS DREJTORIA E PËRGJITHSHME E POLITIKAVE

Termocentrali i Propozuar Kosova e Re: Barrë e panevojshme me një çmim të paarsyeshëm

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

Metoda alternative të matjes së produktit potencial në Shqipëri

Punim seminari. Programi master: Departamenti: Banka, financa dhe kontabilitet Lënda: Analizë Financiare

POLITIKA TREGTARE DHE PROMOVIMI I EKSPORTIT NË KOSOVË

BULETINI MUJOR KLIMATIK

PERCEPTIMET E INVESTITORËVE PËR MJEDISIN E BIZNESIT NË KOSOVË

ANALIZA E NEVOJAVE PËR TRAJNIME TË NVM-ve

NDIKIMI I POLITIKAVE FISKALE TË QËNDRUESHME NË NGRITJEN E MIRËQENIES SOCIALE TË VENDIT

Komuna e KAMENICËS LOGOS. Prezentim i buxhetit komunal për vitin Swiss Kosovo Local Governance and Decentralization Support LOGOS

Universiteti i Tiranës FAKULTETI I EKONOMISË Departamenti i Ekonomiksit ÇMIMET E BANESAVE NË SHQIPËRI NËN KËNDVËSHTRIMIN E KËRKESËS

Profili i sektorit: Inxhinieri mekanike

ABSTRACT AUTORI ORIGJINAL: TODARO PERKTHIMI NGA STUDENTET: *PJESE TE PERKTHYERA NE GJUHEN SHQIPE EKONOMIKSI I ZHVILLIMIT

është përdorur shkurtimi IT (inflation targeting) ose shprehja regjimi inflacionit.

Kur mbaron Tranzicioni? Teoria kundrejt realitetit në Shqipëri

PASQYRA E TREGUT TË SEKTORIT TË SHËRBIMEVE POSTARE NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

ABSTRAKTI. Fjalët kyçe: mikrofinancë, bujqësi, kredi, kërkesa, oferta. - i -

Raport MBI VLERËN EKONOMIKE TË SEKTORIT JOFITIMPRURËS NË BALLKANIN PERËNDIMOR & TURQI

RAPORT STUDIMOR PËR NËN-SEKTORËT KRYESORË TË AGROBIZNESIT NË KOSOVË

Të reja shkencore në Bankën e Shqipërisë

BANKA A E SHQIPËRISË OMBËTARE KONFERENC ANZICIONIT 5-6 DHJETOR,,

this project is funded by the european Union

KREDITIMI NË VALUTË NË SHQIPËRI

NDËRMARRËSIA E GRAVE ANALIZË E TË BËRIT BIZNES NË KOSOVË

Ndikimi dhe Zhvillimi i Turizmit ne Ekonominë Shqiptare

Transcription:

Vlerësimi Tremujor i Zhvillimeve Makroekonomike 4 Nr. 23, Tremujori II/2018 12 10 8 6 2 0 1 2 3 4 5 6 7 8 9 Ekonomia e eurozonës, sipas të dhënave preliminare, në tremujorin e dyte (TM2) 2018 është karakterizuar me një rritje të ngadalësuar të aktivitetit ekonomik (rreth 2.1 përqind) përderisa inflacioni i është afruar objektivit të BQE-së (1.7 përqind). Përkundër ngadalësimit të rritjes së kërkesës në eurozonë aktiviteti ekonomik në vendet e Ballkanit Perëndimor është karakterizuar me rritje (3.2 përqind në TM1 2018). Gjatë TM2 2018, çmimet e mallrave bazë në tregjet ndërkombëtare janë rritur kundrejt tremujorit të parë dhe kundrejt tremujorit të njëjtë të vitit 2017, kryesisht si rezultat i tensioneve gjeopolitike të cilat kanë ndikuar në ndryshimin e dinamikave të ofertës dhe kërkesës në treg. Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), BPV-ja reale në TM1 2018 shënoi rritje vjetore prej 3.5 përqind, rritje e mbështetur kryesisht nga rritja e investimeve dhe konsumit. Meqenëse të dhënat zyrtare për TM2 2018 nuk janë publikuar ende nga ASK-ja, mbështetur në tregues tjerë me frekuencë më të lartë publikimi, rritja ekonomike në TM2 2018 pritet të jetë më e lartë, kryesisht si rezultat i rritjes së kreditimit, rritjes së remitencave dhe rritjes së shpenzimeve qeveritare. Gjatë TM2 2018, çmimet e mallrave bazë në tregjet ndërkombëtare kanë vazhduar ecurinë e tyre rritëse me të cilën janë karakterizuar edhe në tremujorët paraprak. Si rezultat, niveli i çmimeve të konsumit në ekonominë e vendit është rritur për 0.8 përqind në TM2 2018, pas ngadalësimit me të cilin u karakterizuan në TM1 2018. Në anën tjetër, inflacioni bazë (që përjashton ushqimin, energjinë, pijet alkoolike dhe duhanin), në TM2 2018 ishte për 0.3 pikë përqindje më i ulët krahasuar me inflacionin e përgjithshëm dhe qëndroi në 0.5 përqind, kryesisht si rezultat i rënies së çmimit të energjisë. Sektori fiskal u karakterizua me rritje të të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore prej 6.3 përkatësisht 10.3 përqind. Duke pasur parasysh rritjen më të lartë të shpenzimeve buxhetore krahasuar me të hyrat, buxheti i Kosovës deri në qershor 2018 regjistroi deficit primar buxhetor prej 27.1 milionë euro (2.8 milionë euro suficit në periudhën e njëjtë të vitit 2017). Borxhi publik në TM2 2018 ka arritur në 1.03 miliardë euro, që është për 9.2 përqind më i lartë krahasuar me TM2 2017. Rritja e borxhit publik në Kosovë i atribuohet rritjes së borxhit të brendshëm përderisa borxhi i jashtëm publik u karakterizua me rënie. Deri në maj 2018, sektori i jashtëm është karakterizuar me zvogëlim të deficitit të llogarisë rrjedhëse për 2.2 përqind. Ky përmirësim i deficitit të llogarisë rrjedhëse i atribuohet rritjes së bilanceve pozitive të shërbimeve, të ardhurave parësore dhe dytësore ndërsa deficiti mallrave shënoi rritje. Në kuadër të bilancit të pagesave, remitencat u karakterizuan me rritje prej 6.5 përqind përderisa Investimet e Huaja Direkte (IHD) shënuan rënie prej 34.0 përqind. BOTUES: Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, Departamenti i Analizave Ekonomike dhe Stabilitetit Financiar. Adresa: 33 Garibaldi, Prishtinë 10000, Tel: ++381 38 222 055, Fax: ++381 38 243 763 Adresa Elektronike: economic.analysis@bqk-kos.org Përdoruesit e të dhënave kërkohen të citojnë burimin. Çdo korrigjim i nevojshëm bëhet në versionin elektronik. Ky publikim përfshinë të dhënat në dispozicion deri më 30 qershor 2018.

BANKA QENDRORE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS CENTRALNA BANKA REPUBLIKE KOSOVA CENTRAL BANK OF THE REPUBLIC OF KOSOVO PËRMBAJTJA PËRMBLEDHJE ------------------------------------------------------------------------------------------------------- i Eurozona dhe Ballkani Perëndimor ------------------------------------------------------------------------- 03 Çmimet e mallrave bazë në tregjet ndërkombëtare ------------------------------------------------------------------------------ 05 Ekonomia e Kosovës -------------------------------------------------------------------------------------------- 06 Sektori Real--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- 06 Çmimet ---------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- 08 Regjistri i bizneseve ------------------------------------------------------------------------------------------------------------ 09 Sektori Fiskal ------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- 10 Sektori i Jashtëm -------------------------------------------------------------------------------------------------------------------- 11 FIGURAT DHE TABELAT Figura 1. Zhvillimet makroekonomike në eurozonë ------------------------------------------------------------------------- 03 Figura 2. Normat kryesore të interesit në eurozonë ------------------------------------------------------------------------- 04 Figura 3. Çmimi i naftës 'Brent' -------------------------------------------------------------------------------------------------- 05 Figura 4. Çmimet e metaleve ----------------------------------------------------------------------------------------------------- 06 Figura 5. Rritja reale e BPV-së dhe kontribuesit kryesorë ----------------------------------------------------------------- 06 Figura 6. Konsumi privat dhe burimet e financimit -------------------------------------------------------------------------- 07 Figura 7. Treguesit e tërthortë për investimet private ----------------------------------------------------------------------- 07 Figura 8. Inflacioni i përgjithshëm dhe inflacioni bazë ---------------------------------------------------------------------- 08 Figura 9. Lëvizja e çmimeve të komponentëve kryesorë ------------------------------------------------------------------ 08 Figura 10. Indekset e çmimeve të konsumit, prodhimit dhe importit ---------------------------------------------------- 08 Figura 11. Lëvizja e çmimeve të importit -------------------------------------------------------------------------------------- 09 Figura 12. Lëvizja e çmimeve të prodhimit ------------------------------------------------------------------------------------ 09 Figura 13. Regjistri i bizneseve -------------------------------------------------------------------------------------------------- 09 Figura 14. Struktura e ndërrmarrjeve të reja ---------------------------------------------------------------------------------- 10 Figura 15. Eksporti dhe importi i mallrave ------------------------------------------------------------------------------------- 11 Figura 16. Struktura e eksporteve sipas kategorive ------------------------------------------------------------------------- 12 Figura 17. Struktura e importeve sipas kategorive -------------------------------------------------------------------------- 12 Figura 18. Remitencat -------------------------------------------------------------------------------------------------------------- 13 Figura 19. Struktura e investimeve të huaja direkte sipas komponenteve -------------------------------------------- 13 Tabela 1. Rritja reale vjetore e BPV-së ---------------------------------------------------------------------------------------- 04 Tabela 2. Treguesit e zgjedhur makroekonomik ---------------------------------------------------------------------------- 15 1

SHKURTESAT: APR ASK BPV BQK EJL EUR FMN IÇK IHD IPI KMA KMK MF NRER TMK WEO Asetet e Peshuara ndaj Rrezikut Agjencia e Statistikave të Kosovës Bruto Produkti Vendor Banka Qendrore e Republikës së Kosovës Evropa Juglindore Valuta Euro Fondi Monetar Ndërkombëtar Indeksi i Çmimeve të Konsumit Investimet Huaja Direkte Indeksi i Çmimit të Importit Kthimi Mesatar në Asete Kthimi Mesatar në Kapital Ministria e Financave e Republikës së Kosovës Norma Reale Efektive e Këmbimit Treguesit e Mjaftueshmërisë së Kapitalit World Economic Outlook 2

Eurozona dhe Ballkani Perëndimor Sipas të dhënave preliminare të Agjencisë Statistikore të Bashkimit Evropian (Eurostat), në TM2 2018 ekonomia e eurozonës shënoi rritje vjetore prej 2.1 përqind, që është një normë e rritjes më e ngadalësuar krahasuar me tremujorin paraprak si dhe tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (2.5 përqind rritje në të dy tremujorët) (figura 1). Ky ngadalësim i aktivitetit ekonomik pjesërisht mund të shpjegohet nga disa faktorë të përkohshëm, duke përfshirë kushtet e këqija atmosferike, grevat në disa vende të eurozonës, por edhe si rezultat i ritmit shumë të fortë të rritjes në vitin 2017. Pritjet për ecurinë e aktivitetit ekonomik në eurozonë për tremujorët e tjerë të vitit 2018 janë optimiste, në përputhje me nivelet ende të larta të indekseve të besueshmërisë së bizneseve dhe të individëve. Sipas projeksioneve të Bankës Qendrore Evropiane (BQE), eurozona pritet të shënojë rritje ekonomike prej 2.1 përqind në vitin 2018, rritje e cila pritet të ngadalësohet gradualisht në tre vitet e ardhshme (1.7 përqind në 2020). Qëndrushmëria e rritjes ekonomikë në eurozonë mund potencialisht të rrezikohet në periudhat në vazhdim në rast të zbatimit të tarifave më të larta tregtare, mundësisë së masave më të gjëra proteksioniste dhe shtrëngimit të kushteve të financimit. Përderisa fillimi i vitit 2018 u karakterizua me presione të dobëta inflacioniste, zhvillimet e përgjithshme të çmimeve në eurozonë në muajt në vazhdim kanë shfaqë tendencë rritjeje, ku shkalla e inflacionit arriti objektivin e BQE-së prej 2 përqind në qershor 2018. Në TM2 2018, mesatarja e Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit në eurozonë ishte 1.7 përqind (figura 1) dhe kontributi më i lartë në normën vjetore të inflacionit erdhi nga shërbimet (+0.58 pikë përqindje), pasuar nga energjia (+0.53 pikë përqindje), dhe ushqimi, alkooli e duhani (+0.50 pikë përqindje). % Figura 1. Zhvillimet makroekonomike në Eurozonë 3.0 2.0 2.5 1.5 2.0 1.0 1.5 0.5 1.0 0.5 0.0 0.0-0.5 TM1 TM2 TM3 TM4 TM1 TM2 TM3 TM4 TM1 TM2 TM3 TM4 TM1 TM2 TM3 TM4 TM1 TM2 Norma e BPV reale Norma e inflacionit Burimi: Eurostat (2018) Në qershor të vitit 2018, Këshilli Mbikëqyrës i BQEsë ka konfirmuar se programi për blerjen e aseteve në vlerë prej 30 miliardë euro do të vazhdoj deri në fund të shtatorit 2018 dhe më pas, varësisht nga zhvillimet në nivelin e çmimeve, blerja e aseteve do të reduktohet në 15 miliardë euro deri në fund të dhjetorit 2018. Gjithashtu, Këshilli Mbikëqyrës vendosi t i mbajë të pandryshuar normën e interesit të operacioneve kryesore të rifinancimit (0.0 përqind), normën e interesit mbi lehtësirat kreditore (0.25 përqind) dhe depozitare (-0.40 përqind). BQE-ja pritet të vazhdojë të mbajë normën e interesit në operacionet kryesore të rifinancimit të pandryshuar edhe pas përfundimit të programit të lehtësimit sasior. Normat e kreditimit ndër-bankar Euribor 1 mujor dhe 12 mujor vazhdojnë të jenë në territor negativ (-0.37 përqind përkatësisht -0.18 përqind), ndërsa yield-i i obligacioneve qeveritare dhjetëvjeçare të eurozonës ka shënuar një rritje të lehtë gjatë TM2 2018, duke arritur në 1.29 përqind (figura 2). 3 %

Figura 2. Normat kryesore të interesit në eurozonë 3.5% 3.0% 2.5% 2.0% 1.5% 1.0% 0.5% 0.0% -0.5% -1.0% Mar Qer Shta Dhjet Mar Qer Shta Dhjet Mar Qer Shta Dhjet Mar Qer Shta Dhjet Mar Qer 1m 12m Obligacioni 10 vjeçar i qeverisë Burimi: BQE (2018) Aktiviteti kreditues në eurozonë ka shënuar përmirësim të lehtë në TM2 2018. Kjo rritje ka ardhur si rezultat i rritjes së kredive akorduar ekonomive familjare por edhe ndërmarrjeve. Kreditë ndaj ekonomive familjare shënuan rritje prej 2.9 përqind ndërsa kreditë ndaj ndërmarrjeve shënuan rritje prej 2.6 përqind. Ngjashëm me ecurinë e kreditimit, janë zhvilluar edhe dinamikat e depozitave në sistemin bankar. Në TM2 2018, depozitat e ndërmarrjeve shënuan rritje prej 5.4 përqind ndërsa depozitat e ekonomive familjare shënuan rritje prej 3.9 përqind. Aktiviteti ekonomik në vendet e Ballkanit Perëndimor gjatë TM1 2018 1 ka shënuar rritje prej mesatarisht 3.2 përqind (1.3 përqind në TM1 2017). Serbia, Mali i Zi dhe Shqipëria shënuan rritje më të lartë (rreth 4.5 përqind secila), pasuar nga Kosova dhe Bosnja e Hercegovina me 3.5 përqind përkatësisht 2.0 përqind. Përmirësimi i aktivitetit ekonomik në këto vende është udhëhequr kryesisht nga performanca e mirë e sektorit të ndërtimit, tregtisë dhe industrisë. Ndryshe nga ekonomitë e vendeve tjera të Ballkanit Perëndimorë, ekonomia e Maqedonisë nuk arriti që të shënoi përmirësim të aktivitetit ekonomik gjatë TM1 2018, mirëpo tejkalimi i ngërçit të tej zgjatur politik pritet të kontribuoj në reduktimin e pasigurive për të ardhmen dhe rrjedhimisht në rritjen e aktivitetit ekonomik gjatë vitit 2018. Tabela 1. Rritja reale vjetore e BPV-së Përshkrimi 2016 2017 2017 TM1 2017 TM2 2017 TM3 2017 TM4 2018 TM1 Bosnja dhe Hercegovina 3.0 1.2-2.7 1.0 6.1 0.5 2.0 Kosova 4.1 3.7 2.8 4.4 4.4 3.2 3.5 Mali i Zi 2.9 4.2 2.9 5.0 4.8 3.9 4.5 Maqedonia 2.9 0.0 0.0-1.3 0.2 1.2 0.1 Serbia 2.8 1.9 1.1 1.6 2.3 2.4 4.6 Shqipëria 3.4 3.8 3.9 4.3 3.5 3.6 4.5 Burimi: Zyrat Kombëtare Statistikore të vendeve përkatëse Në TM2 2018, inflacioni në vendet e Ballkanit Perëndimor ka shënuar normë mesatare prej 1.6 përqind (2.2 përqind në TM2 2017). Këto presione më të dobëta inflacioniste ishin kryesisht në Maqedoni (0.3 përqind), Kosovë (0.7 përqind), Bosnje e Hercegovinë (1.2 përqind) dhe Serbi (1.8 përqind), ndërsa në Mal të Zi dhe Shqipëri normat e inflacionit ishin më të larta krahasuar me vendet tjera por edhe krahasuar me TM2 2017. Në Mal të Zi norma mesatare e inflacionit ishte 3.7 përqind (2.5 përqind në TM2 2017), për shkak të rritjes së çmimeve të energjisë dhe të një sërë tatimesh në kuadër të rregullimit fiskal. Në Shqipëri, inflacioni mesatar në TM2 2018 shënoi vlerën prej 2.2 përqind (2.0 përqind në TM2 2017). Presionet e brendshme pozitive mbi inflacion, gjatë këtij tremujori, janë balancuar nga mbiçmimi i fortë i kursit të këmbimit. Sa i përket zhvillimeve në sektorin bankar, rritja e kredive dhe depozitave ishte e konsiderueshme dhe me diferenca të theksuara ndërmjet vendeve. Deri në qershor të vitit 2018 norma mesatare e rritjes së kredive ishte 6.7 përqind (4.9 përqind deri në qershor 1 Të dhënat për TM2 2018 nuk janë publikuar ende. 4

2017). Vendet të cilat shënuan rritje më të lartë kreditimit ishin Mali i Zi dhe Kosova (13.0 përqind përkatësisht 11.3 përqind) ndërsa Serbia dhe Maqedonia shënuan rritje më të ulët (3.9 përqind përkatësisht 5.3 përqind). Depozitat shënuan normë edhe më të lartë të rritjes krahasuar me kreditë. Deri në qershor 2018, norma mesatare e rritjes së depozitave ishte 10.9 përqind (7.2 përqind deri në qershor 2017). Edhe tek depozitat, norma më e lartë e rritjes është shënuar në Mal të Zi (15.2 përqind), pasuar nga Serbia me 11.0 përqind, Maqedonia me 9.8 përqind, etj. Gjatë TM2 2018, euro është vlerësuar ndaj lirës turke me 32.5 përqind, dollarit amerikan dhe frankës zvicerane me 8.4 përqind secila dhe sterlinës britaneze me 1.8 përqind, ndërsa ndaj lekut shqiptar dhe dinarit serb, monedha euro është zhvlerësuar me rreth 5.2 përqind dhe 3.9 përqind, respektivisht. Çmimet e mallrave bazë në tregjet ndërkombëtare Gjatë TM2 2018, çmimet e mallrave bazë në tregjet ndërkombëtare janë rritur krahasuar me tremujorin paraprak dhe me TM2 2017, si rezultat i tensioneve gjeopolitike të cilat kanë ndikuar në ndryshimin e dinamikave të ofertës dhe kërkesës në treg. Çmimi i naftës së papërpunuar shënoi rritje prej 10.7 përqind krahasuar me tremujorin paraprak, ndërsa krahasuar me TM2 2017 rritja ishte edhe më e lartë (47.5 përqind). Çmimi i naftës Brent shënoi vlerën mesatare prej 74.1 dollarë për fuçi në TM2 2018 (50.2 dollarë për fuçi në TM2 2017). Në këtë rritje të çmimit të naftës ndikuan një sërë faktorësh, të cilët kanë rrezikuar eksportin e tij: zvogëlimi i stoqeve si rezultat i rritjes së kërkesës botërore, marrëveshja e vendeve të OPEC-ut për të reduktuar ofertën e naftës, tensionet gjeopolitike në vendet e Lindjes së Mesme, etj. Gjatë vitit 2018, çmimet e naftës së papërpunuar pritet të luhaten mesatarisht rreth vlerës 65 dollarë për fuçi. Megjithatë, ecuria e çmimeve të naftës në të ardhmen varet në mënyrë të konsiderueshme nga balanca ndërmjet prodhimit të naftës në SHBA dhe vazhdimësisë në uljen e prodhimit të naftës nga OPEC-u (figura 3). Figura 3. Çmimi i naftës 'Brent' USD/fuçi 140 120 100 80 60 40 20 0 2012T1 2012T2 2012T3 2012T4 2013T1 2013T2 2013T3 2013T4 2014T1 2014T2 2014T3 2014T4 2015T1 2015T2 2015T3 2015T4 2016T1 2016T2 2016T3 2016T4 2017T1 2017T2 2017T3 2017T4 2018T1 2018T2 Burimi: Banka Botërore (2018) Çmimet e metaleve dhe mineraleve shënuan rritje prej 19.2 përqind krahasuar me TM2 2017, ndërsa krahasuar me tremujorin paraprak shënuan rënie prej 0.7 përqind. Kjo rënie e çmimeve është rezultat i reduktimit të kërkesës në sektorët e infrastrukturës, prodhimit dhe pasurisë së patundshme në ekonominë e Kinës. Edhe për pjesën tjetër të vitit, rritja e çmimeve të metalit pritet të ngadalësohet. Për shkak të ofertës së lartë, çmimi i metalit të hekurti pritet të shënoi rënie prej 11 përqind, i cili pritet të kompensohet nga rritja e çmimeve të metaleve tjera kryesore, veçanërisht e nikelit. Gjithashtu, në të ardhmen ekonomia e Kinës do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në tregjet globale të metaleve, duke qenë se përbën rreth 50% të konsumit të metaleve në 5

nivel global. Kina pritet të reformojë procesin e sektorit të minierave dhe të përpunimit dhe të orientohet drejt një ekonomie të bazuar në konsum, gjë e cila do të ndikojë në rritje më të ngadaltë të kërkesës për metale (figura 4). me një tendencë të lehtë rritëse si pasojë e shtrëngimit së ofertës së tyre. Ekonomia e Kosovës Sektori Real Figura 4. Çmimet e Metaleve USD/ ons Indeks 1,800 120 1,700 1,600 100 1,500 80 1,400 1,300 60 1,200 1,100 40 1,000 20 900 800 0 2012T1 2012T2 2012T3 2012T4 2013T1 2013T2 2013T3 2013T4 2014T1 2014T2 2014T3 2014T4 2015T1 2015T2 2015T3 2015T4 2016T1 2016T2 2016T3 2016T4 2017T1 2017T2 2017T3 2017T4 2018T1 2018T2 Ari Metalet dhe mineralet, boshti i djathtë Burimi: Banka Botërore (2018) Edhe çmimi i arit ka shënuar rritje vjetore prej rreth 4.9 përqind në TM2 2018, duke regjistruar vlerën 1,319.1 dollarë për ons. Kjo rritje i atribuohet kërkesës më të fortë për investim në kushtet e dobësimit të dollarit dhe rritjes së inflacionit. Edhe pse shtrëngimi i politikës monetare nga Rezerva Federale pritet të reduktojë kërkesën për investime për asetet që nuk kanë kthim (siç është rasti i arit), rritja e normës bazë së interesit nuk pati ndonjë ndikim në çmimin e arit. Gjatë vitit 2018, çmimi i arit pritet të rritet me rreth 3.3 përqind, si rezultat i rritjes së kërkesës për investim. Në TM2 2018, indeksi i çmimeve të ushqimit shënoi rritje prej 6.5 përqind krahasuar me TM2 2017, si rezultat i mbjelljeve të reduktuara të misrit dhe prodhimit të kufizuar në Amerikën Jugore për shkak të kushteve klimatike. Gjatë vitit 2018 dhe në vazhdim, çmimet e ushqimeve priten të stabilizohen, Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), BPV-ja reale në TM1 2018 shënoi rritje vjetore prej 3.5 përqind. Kontributi kryesor në këtë rritje ka ardhur nga investimet me 2.5 pikë përqindje, ndërsa konsumi ka kontribuar me 2.1 pikë përqindje. Në anë tjetër, eksportet neto, si rezultat i rritjes së theksuar të importit, kanë ndikuar negativisht në rritjen e BPV-së me 1.1 pikë përqindje (figura 5). Figura 5. Rritja reale e BPV-së dhe kontribuesit kryesorë 12.0 në % 10.0 8.0 6.0 4.0 2.0 0.0-2.0-4.0-6.0-8.0 0.3 3.0 1.7 4.9 4.6 Kontributi pozitiv i investimeve totale i atribuohet kryesisht investimeve publike, pasi që shpenzimet kapitale të qeverisë shënuan rritje prej 44.0 përqind në TM1 2018. Konsumi privat ka kontribuuar me 1.3 pikë përqindje (2.8 pikë përqindje në TM1 2017). Ky kontribut pozitiv mbështetet nga zhvillimet pozitive që janë regjistruar në burimet kryesore të financimit të konsumit privat. Kredia e re për konsum, kompensimi i punëtorëve dhe 3.8 2.8 4.4 3.2 3.5 TM1 TM2 TM3 TM4 TM1 TM2 TM3 TM4 TM1 TM2 TM3 TM4 TM1 TM2 TM3 TM4 TM1 Konsumi privat Konsumi i qeverisë Investimet Eksportet neto Rritja reale e BPV-së dhe llogaritjet e BQK -së remitencat kanë 6

përshpejtuar trendin e rritjes, duke shënuar rritje vjetore prej 52.0, 16.0 përkatësisht 4.2 përqind në TM1 2018. Ndërkohë vlera më e ulët e kontributit të konsumit privat në TM1 2018 krahasuar me TM1 2017 i atribuohet kryesisht rritjes më të ngadaltë të importit të mallrave të konsumit i cili shënoi rritje prej 1.7 përqind (5.7 përqind në TM1 2017) (figura 6). Përveç konsumit privat edhe konsumi publik, si rezultat i rritjes së shpenzimeve rrjedhëse prej 8.6 përqind, kontribuoi pozitivisht në rritjen e BPV-së reale (0.8 pikë përqindje). Figura 6. Konsumi privat dhe burimet e financimit v-m-v, % 100.0 80.0 60.0 40.0 20.0 0.0-20.0-40.0 TM1 TM2 TM3 TM4 TM1 TM2 TM3 TM4 TM1 TM2 TM3 TM4 TM1 TM2 TM3 TM4 TM1 Konsumi privat real, boshti i djathtë Remitencat Kompensimi i punëtorëve dhe llogaritje të BQK-së Sipas metodës së prodhimit, kontributin më të madh në rritjen e BPV-së reale në TM1 2018 e kishte tregtia dhe ndërtimtaria (0.6 pikë përqindje secila), aktivitetet financiare dhe industria përpunuese (0.4 pikë përqindje secila), etj. Ndërsa, industria nxjerrëse pati kontribut negativ (0.4 pikë përqindje) në rritjen e BPV-së reale. Kredia për konsum Importi i mallrave per konsum v-m-v, % Edhe pse të dhënat zyrtare nga ASK-ja për BPV-në reale në TM2 2018 nuk janë publikuar ende, mbështetur në tregues tjerë me frekuencë më të lartë publikimi, rritja ekonomike në këtë tremujor kundrejt tremujorit paraprak pritet të jetë më e lartë, kryesisht 13.0 9.0 5.0 1.0-3.0-7.0 si rezultat i përmirësimit të ecurisë së konsumit dhe investimeve. Për sa i përket ecurisë së konsumit, burimet kryesore të financimit japin sinjale pozitive (figura 6). Kredia e re për konsum dhe shpenzimet rrjedhëse janë rritur për 16.8 përqind përkatësisht për 7.2 përqind në TM2 2018. Gjithashtu, remitencat dhe kompensimi i punëtorëve janë rritur për 9.5 përqind përkatësisht 10.4 përqind në muajt prill-maj 2018. Sinjal tjetër i rritjes së konsumit është rritja e importit të mallrave të konsumit prej 5.8 përqind në TM2 2018. Edhe treguesit e tërthortë për investimet private ofrojnë sinjale pozitive në TM2 2018. Kreditë e reja për investime si dhe importi i mallrave kapitale kanë shënuar rritje prej 28.7 përqind përkatësisht 24.8 përqind. Gjithashtu, numri i bizneseve të reja, korrigjuar me numrin e bizneseve të mbyllura, ka regjistruar rritje prej 24.4 përqind në TM2 2018. Në anën tjetër, eksportet neto janë përkeqësuar në TM2 2018, duke zgjeruar bilancin e tyre negativ me rreth 12.2% përqind. Figura 7. Treguesit e tërthortë për investimet private v-m-v, % 200.0 150.0 100.0 50.0 0.0-50.0-100.0-150.0 TM1 TM2 TM3 TM4 TM1 TM2 TM3 TM4 TM1 TM2 TM3 TM4 TM1 TM2 TM3 TM4 TM1 Investimet (%) Importi i mallrave kapitale Bizneset e reja, neto dhe llogaritje të BQK-së FDI Kredi për investime -10.0-20.0 Sipas projeksioneve të BQK-së, aktiviteti ekonomik gjatë vitit 2018 do të shënojë një përmirësim të lehtë 30.0 20.0 10.0 0.0 7

krahasuar me të dhënat aktuale të vitit 2017, duke u luhatur në një interval prej 4.2 përqind në 4.4 përqind. Ky përmirësim i lehtë i atribuohet kryesisht stimulit të përforcuar fiskal, rritjes së kreditimit dhe remitencave gjatë vitit 2018, të cilat pritet të vazhdojnë të jenë burime të qëndrueshme për financimin e aktivitetit ekonomik. Çmimet Indeksi i çmimeve të konsumit, i cili gjatë TM1 2018 mbeti i pandryshuar, në TM2 2018 ka filluar të shënoi rritje. Norma mesatare inflacionit në TM2 2018 ishte 0.8 përqind (figura 8). Figura 8. Inflacioni i përgjithshëm dhe inflacioni bazë, ndryshimi vjetor në përqindje 3.0 2.5 2.0 1.5 1.0 0.5 0.0-0.5-1.0-1.5-2.0 Janar Mars Maj Korrik Shtator Nëntor Janar Mars Maj Korrik Sa i përket komponentëve të IÇK-së, gjatë TM2 2018, me rritje u karakterizuan çmimet e transportit (3.3 përqind), pasuar nga çmimet e pijeve alkoolike dhe duhanit (2.4 përqind), çmimet e restoranteve dhe hoteleve (1.4 përqind), çmimet e ushqimit dhe pijeve jo-alkoolike (0.5 përqind), etj. Në anën tjetër, rënie e çmimeve është shënuar tek çmimet rekreacionit dhe kulturës (1.5 përqind), çmimet e mjeteve të komunikimit (1.2 përqind), çmimet e veshmbathjes (0.6 përqind), çmimet e rrymës, gazit dhe lëndëve tjera djegëse (0.6 përqind), etj. (figura 9). Shtator Nëntor Janar Mars Maj Inflacioni i përgjithshëm Burimi: ASK dhe kalkulimet e BQK-së (2018) Korrik Shtator Nëntor Janar Mars Maj Korrik Shtator Nëntor Inflacioni bazë Janar Mars Maj Figura 9. Lëvizja e çmimeve të komponentëve kryesorë, ndryshimi vjetor në përqindje 15 10 5 0-5 -10 TM1 TM2 TM3 TM4 TM1 TM2 TM3 TM4 TM1 TM2 TM3 TM4 TM1 TM2 TM3 TM4 TM1 TM2 Meqenëse shporta e konsumatorit kosovarë karakterizohet me pjesëmarrje shumë të lartë të produkteve me lëvizje sezonale të çmimeve (ushqimi, energjia, pijet alkoolike dhe duhani), atëherë edhe inflacioni bazë, i cili përjashton këto komponente, është më stabil (figura 9). Një gjë e tillë është vërejtur edhe në TM2 2018 ku inflacioni bazë prej 0.5 përqind ishte për 0.3 pikë përqindje më i ulët se sa inflacioni i përgjithshëm. Pijet alkoolike dhe duhani Transporti Rekreacioni dhe kultura Veshmbathja Rryma, gazi dhe lëndët tjera djegëse Ushqimi dhe pijet joalkoolike Figura 10. Indekset e çmimeve të konsumit, prodhimit dhe importit 120 115 110 105 100 95 TM1 TM2 TM3 TM4 TM1 TM2 TM3 TM4 TM1 TM2 TM3 TM4 TM1 TM2 TM3 TM4 TM1 TM2 Çmimet e konsumit Çmimet e prodhimit Çmimet e importit Si pasojë e varësisë së lartë të ekonomisë së Kosovës nga importi, dinamika e lëvizjes së çmimeve në Kosovë ndikohet në masë të madhe edhe nga lëvizja e 8

çmimeve të importit. Indeksi i çmimeve të importit në TM1 2018 shënoi rritje prej 1.4 përqind (figura 10). Çmimet e metaleve bazë, tekstilit dhe produkteve bimore, të cilat janë kategoritë kryesore të indeksit të çmimeve të importit, shënuan rritjen më të lartë (12.3 përqind, 6.1 përqind, përkatësisht 4.8 përqind), ndërsa çmimet e lëkurës si dhe çmimet e letrës dhe artikujt e saj shënuan rënien më të lartë (10.5 përqind përkatësisht 6.2 përqind) (figura 11). Figura 11. Lëvizja e çmimeve të importit, ndryshimi vjetor në përqindje 35 30 25 20 15 10-10 -505-15 -20-25 -30 TM1 TM2 TM3 TM4 TM1 TM2 TM3 TM4 TM1 TM2 TM3 TM4 TM1 TM2 TM3 TM4 TM1 Produktet minerale Letrat dhe artikujt e saj Produktet bimore Tekstili Metalet bazë Druri Indeksi i çmimeve të prodhimit në TM1 2018 u karakterizua me rritje vjetore prej 0.2 përqind. Figura 12. Lëvizja e çmimeve të prodhimit, ndryshimi vjetor në përqindje 30 20 10 0-10 -20-30 TM1 TM2 TM3 TM4 TM1 TM2 TM3 TM4 TM1 TM2 TM3 TM4 TM1 TM2 TM3 TM4 TM1 Energjia elektrike Prodhimi i lëkurës Prodhimi i metaleve Xehja e metalit Prodhimi i drurit Prodhimi i mobileve Në këtë periudhë, me rritje të çmimeve u karakterizuan prodhimi i pajisjeve elektrike, prodhimi i drurit, prodhimi i metaleve (14.8 përqind, 4.7 përqind, përkatësisht 2.5 përqind), ndërsa me rënie të çmimeve u karakterizuan kryesisht nxjerrja e xehes së metalit, energjia elektrike, prodhimi i mobileve (2.8 përqind, 1.4 përqind, përkatësisht 0.5 përqind) (figura 12). Regjistri i Bizneseve Tregues i rëndësishëm i zhvillimeve në sektorin real është edhe numri i bizneseve të reja të regjistruara. Për dallim nga viti 2017 dhe TM1 2018 që ishin karakterizuar me numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara, në TM2 2018 është shënuar trend rritës. Figura 13. Regjistri i bizneseve, jo kumulative 3500 3000 2500 2000 1500 1000 500 0-500 -1000-1500 TM1 TM2 TM3 TM4 TM1 TM2 TM3 TM4 TM1 TM2 TM3 TM4 TM1 TM2 TM3 TM4 TM1 TM2 Biznese të reja Janë regjistruar rreth 2,636 ndërmarrje vetëm në TM2 2018 apo 399 ndërmarrje më shumë krahasuar me TM2 2017. Përveç kësaj, në TM2 2018 janë mbyllur 407 ndërmarrje apo 38 ndërmarrje më pak krahasuar me TM2 2017 (figura 13). Biznese të mbyllura Aktiviteti ekonomik më i preferuar vazhdon të jenë sektori i tregtisë ku u regjistruan 723 ndërmarrje të 9

reja apo 16.1 përqind më shumë krahasuar me TM2 2017, ndërsa është inkurajuese rritja e numrit të ndërmarrjeve tek sektori i bujqësisë dhe sektori i prodhimit. Në sektorin e bujqësisë u regjistruan 198 ndërmarrje të reja apo dyfish më shumë krahasuar me TM2 2017 ndërsa në sektorin e prodhimit u regjistruan 299 ndërmarrje të reja apo 27.8 përqind më shumë krahasuar me TM2 2017. Rritje e konsiderueshme e numrit të ndërmarrjeve të regjistruara është shënuar edhe në sektorin e ndërtimtarisë me 260 ndërmarrje apo 28.7 përqind më shumë krahasuar me TM2 2017, etj. (figura 14). Figura 14. Struktura e ndërrmarrjeve të reja 100% 90% 80% 70% 60% 50% 40% 30% 20% 10% 0% TM1 TM2 TM3 TM4 TM1 TM2 TM3 TM4 TM1 TM2 TM3 TM4 TM1 TM2 TM3 TM4 TM1 TM2 Bujqësi Prodhim Ndertimtari Tregti Hoteleri Transport Patundshmeri Sektori Fiskal Deri në qershor 2018, sektori fiskal u karakterizua me performancës të mirë të të hyrave buxhetore dhe rritje të shpenzimeve buxhetore. Rritja e shpenzimeve ishte më e lartë krahasuar me të hyrat dhe rrjedhimisht buxheti i Kosovës regjistroi deficit primar buxhetor i cili arriti në 27.1 milionë euro (2.8 milionë euro suficit në gjysmën e parë të vitit 2017). Të hyrat buxhetore 2 arritën vlerën prej 801.3 milionë euro apo 6.3 përqind më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Rritja e arkëtimit të të hyrave buxhetore erdhi si rezultat i rritjes së aktivitetit ekonomik por edhe reformave të ndërmarra nga agjencitë e të hyrave që kanë për synim ngushtimin e hendekut tatimor. Sa i përket llojit të tatimeve, vërehet rritje më e lartë e të hyrave tatimore direkte të cilat arkëtohen nga tatimet në të ardhura dhe pasuri. Këto të hyra shënuan rritje prej 20.8 përqind dhe arritën vlerën 143.8 milionë euro. Me rritje u karakterizuan edhe të hyrat tatimore indirekte të cilat janë të ndërlidhura me lëvizjen e importit i cili ka shënuar rritje të konsiderueshme. Të hyrat indirektet arritën vlerën prej 600.6 milionë euro (4.7 përqind rritje). Në anën tjetër, të hyrat jotatimore, që kryesisht janë të hyra nga organizatat buxhetore, shënuan rënie prej 5.4 përqind dhe arritën vlerën 86.0 milionë euro. Ndërkaq, sa i përket shpenzimeve buxhetore 3, ato arritën vlerën prej 828.4 milionë euro që paraqet një rritje vjetore prej 10.3 përqind. Gjatë kësaj periudhe të gjitha kategoritë e shpenzimeve buxhetore u karakterizuan me rritje. Rritja më e lartë është shënuar tek shpenzimet kapitale të cilat arritën vlerën prej 183.1 milionë euro apo 14.9 përqind më shumë krahasuar me gjysmën e parë të vitit 2017. Përveç kësaj, është vërejtur edhe një nivel më i lartë i realizimit të shpenzimeve kapitale i cili ka arritur në 33.5 përqind (32.0 përqind në gjysmën e partë të vitit 2017). Shpenzimet qeveritare për mallra dhe 2 Në kuadër të të hyrave buxhetore nuk përfshihen të hyrat nga huamarrjet, të hyrat nga privatizimi, pranimet nga grantet e përcaktuara të donatorëve dhe pranimet nga depozitat në mirëbesim. 3 Në kuadër të shpenzimeve buxhetore nuk përfshihen pagesat e borxhit, pagesat për 10 anëtarësim në IFN dhe kthimet nga fondet e depozitave.

shërbime (përfshihen edhe komunalitë) shënuan rritje për 10.0 përqind dhe arritën vlerën prej 104.4 milionë euro. Subvencionet dhe transferet shënuan rritje për 9.8 përqind dhe arritën vlerën prej 253.6 milionë euro. Kategoria e pagave që përbën kategorinë kryesore të shpenzimeve buxhetore (35.5 përqind e gjithsej shpenzimeve), shënoi rritje prej 7.2 përqind dhe arriti vlerën 293.8 milionë euro. Borxhi publik, në TM2 2018, ka arritur në 1.03 miliardë euro që është për 9.2 përqind më i lartë krahasuar me TM2 2017. Rritja e borxhit publik në Kosovë i atribuohet rritjes së borxhit të brendshëm publik prej 22.2 përqind (i cili ka arritur në 616.8 milionë euro), ndërsa borxhi i jashtëm publik ka shënuar rënie prej 5.6 përqind dhe ka arritur në 418.4 milionë euro. Pra, pjesa më e madhe e borxhit publik (59.6 përqind) është borxh i brendshëm, që kryesisht përbëhet nga borxhi i Qeverisë së Kosovës ndaj bankave komerciale (41 përqind), fondeve pensionale (25 përqind), etj. Pjesa tjetër e borxhit publik (40.4 përqind) është borxh i jashtëm, që kryesisht i përket Fondi Monetar Ndërkombëtar me 39 përqind, Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim me 37 përqind, Agjencisë Gjermane për Rindërtim me 12 përqind, etj. Si përqindje e BPV-së, borxhi publik ka arritur në 16.3 përqind nga 15.5 përqind sa ishte në TM2 2017. Përkundër rritjes, ky nivel i borxhit është ende larg pragut prej 40 përqind të paraparë me ligj. Për më tepër, ky nivel i borxhit publik e mbanë Kosovën në pozitën e vendit me shkallën më të ulët të borxhit publik krahasuar me vendet e rajonit, të cilat sipas FMN-së, kanë një mesatare të borxhit publik prej 59.1 përqind. Sektori i Jashtëm Deri në maj 2018, sektori i jashtëm është karakterizuar me zvogëlim të deficitit të llogarisë rrjedhëse për 2.2 përqind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ky përmirësim i deficitit të llogarisë rrjedhëse i atribuohet rritjes së bilanceve pozitive të shërbimeve, të ardhurave parësore dhe dytësore ndërsa deficiti i mallrave shënoi rritje. Deficiti në llogarinë e mallrave shënoi vlerën prej 791.2 milionë euro në TM2 2018, që paraqet një rritje vjetore prej 15.7 përqind. Përderisa në vitin 2017 ishte shënuar rritje e theksuar e eksportit të mallrave, viti 2018 ka filluar me trend negativ. Figura 15. Eksporti dhe importi i mallrave, në milionë euro 800 600 400 200 0-200 -400-600 -800 TM1 TM2 TM3 TM4 TM1 TM2 TM3 TM4 TM1 TM2 TM3 TM4 TM1 TM2 TM3 TM4 TM1 TM2 Eksportet Importet Bilanci Tregtar Në TM2 2018 eksportit i mallrave ka shënuar vlerën prej 95.5 milionë euro që është për 7.2 përqind më pak krahasuar me TM2 2017 (figura 15). 4 Kjo rënie e eksportit të mallrave ishte për shkak të ngadalësimit të rritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare por edhe për shkak të stabilizimit të kërkesës së jashtme. 4 Burimi i të dhënave për eksportin dhe importin e mallrave në Kosovë është Agjencia e Statistikave të Kosovës. 11

Rënia e eksportit të mallrave gjatë këtij tremujori ishte më e theksuar tek metalet bazë dhe produktet minerale. Në anën tjetër, rritje të lehtë shënoi eksporti i produkteve të plastikës dhe gomës, eksporti i makinerive dhe materialeve elektrike, eksporti i tekstilit dhe artikujve të tekstilit, etj. (figura 16). Si rezultat i rritjes së kërkesës së brendshme në vend, me rritje të konsiderueshme është karakterizuar importi i mallrave. Vlera e importit të mallrave në TM2 2018 ishte 886.7 milionë euro, që është për 12.7 përqind më shumë krahasuar me TM2 2017. Rritje e importit të mallrave u shënua pothuajse tek të gjitha kategoritë, mirëpo rritja më e lartë u shënua tek importi i makinerive dhe materialeve elektrike, metaleve bazë, produkteve minerale, etj. (figura 17). Si rezultat i rritjes shumë të lartë të importit të mallrave dhe rënies së eksportit, shkalla e mbulueshmërisë së importeve me eksporte ka rënë në 10.8 përqind në TM2 2018 nga 12.6 përqind sa ishte në TM2 2017. Bilanci në tregtinë e shërbimeve shënoi vlerën prej 127.7 milionë euro deri në maj 2018, një rritje prej 20.4 përqind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 12 Figura 16. Struktura e eksporteve sipas kategorive, në përqindje 2.1 32.9 3.0 TM2 2017 2.1 8.7 5.2 9.0 23.4 Perimet Ushqime të përgatitura, pijet dhe duhani Produktet minerale Produktet e plastikës dhe gomës Lëkura dhe artikujt e lëkurës Tekstili dhe artikujt e tekstilit Metalet bazë Makineritë dhe paisjet mekanike 2.8 27.8 3.4 TM2 2018 3.2 11.9 5.2 9.3 21.3 Perimet Ushqime të përgatitura, pijet dhe duhani Produktet minerale Produktet e plastikës dhe gomës Lëkura dhe artikujt e lëkurës Tekstili dhe artikujt e tekstilit Metalet bazë Makineritë dhe paisjet mekanike 2017. Vlera e gjithsej shërbimeve të eksportuara shënoi rritje vjetore prej 19.0 përqind, duke arritur në 334.8 milionë euro, ndërsa vlera e shërbimeve të importuara shënoi rritje prej 18.2 përqind dhe arriti në 207.1 milionë euro. Figura 17. Struktura e importeve sipas kategorive, në përqindje 4.2 10.3 11.9 0.3 TM2 2017 6.9 4.9 Në kuadër të eksportit të shërbimeve, shërbimet e udhëtimit, që përbëjnë kategorinë kryesore të eksportit (65.6 përqind), shënuan rritje prej 13.9 përqind. Sa i përket importit të shërbimeve, shërbimet e biznesit dhe shërbimet e udhëtimit shënuan rritjen më të lartë, ndërsa shërbimet kompjuterike, informative dhe të telekomunikacionit shënuan rënie. 12.9 13.6 Perimet Ushqime të përgatitura, pijet dhe duhani Produktet minerale Produktet e plastikës dhe gomës Lëkura dhe artikujt e lëkurës Tekstili dhe artikujt e tekstilit Metalet bazë Makineritë dhe paisjet mekanike Bilanci i llogarisë së të ardhurave parësore, deri në maj 2018, shënoi vlerën prej 53.4 milionë euro (22.7 milionë euro në periudhën e njëjtë të vitit 2017). Bilanci i të ardhurave nga kompenzimi i punonjësve 5 shënoi rritje për 10.4 përqind, ndërsa bilanci i të ardhurave nga investimet u zvogëlua për 35.6 përqind. Në të njëjtën periudhë, bilanci i të ardhurave dytësore shënoi rritje për 11.6 përqind, që i atribuohet 5 Kompensimi i punonjësve përfshinë pagat, mëditjet dhe beneficionet e tjera të pranuara nga punëtorët rezident jashtë vendit. Në këtë kontekst, përfshinë punëtorët sezonal apo punëtorët tjerë afatshkurtër (më pak se një vit) dhe punëtorët kufitar të cilët qendrën e interesit ekonomik e kanë në ekonominë e tyre. 11.4 15.0 4.4 0.3 TM2 2018 4.8 6.8 11.7 13.7 Perimet Ushqime të përgatitura, pijet dhe duhani Produktet minerale Produktet e plastikës dhe gomës Lëkura dhe artikujt e lëkurës Tekstili dhe artikujt e tekstilit Metalet bazë Makineritë dhe paisjet mekanike

nivelit më të lartë të remitencave. Remitencat e pranuara në Kosovë, që njëherësh paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore arritën vlerën prej 307.8 milionë euro dhe shënuan një rritje vjetore prej 6.5 përqind (figura 18). Figura 18. Remitencat, në milionë euro -30 Figura 19. Struktura e investimeve të huaja direkte sipas komponenteve, në milionë euro 2013 250 25.0 130 110 90 70 50 30 10-10 TM1TM2TM3TM4TM1TM2TM3TM4TM1TM2TM3TM4TM1TM2TM3TM4TM1TM2TM3TM4TM1 200 20.0 Kapitali dhe fondi i investimeve në aksione Instrumentet e borxhit 15.0 150 10.0 100 5.0 50 0.0 0-5.0 TM1TM2TM3TM4TM1TM2TM3TM4TM1TM2TM3TM4TM1TM2TM3TM4TM1TM2TM3TM4TM1 2013 Remitencat Ndryshimi vjetor (në përqindje, boshti i djathtë) Burimi: BQK (2018) Remitencat që pranohen në Kosovë kryesisht vijnë nga Gjermania dhe Zvicra, vende këto nga të cilat dërgohen 39.8 përkatësisht 21.5 përqind e gjithsej remitencave. Një pjesë e konsiderueshme e remitencave është pranuar edhe nga SHBA-të, gjegjësisht 6.4 përqind e gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë. Llogaria financiare deri në maj 2018 shënoi bilanc prej -138.9 milionë euro (-184.0 milionë euro në periudhën e njëjtë të vitit 2017). Detyrimet por edhe asetet shënuan nivel dukshëm më të ulët krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017. Detyrimet shënuan vlerën prej 111.5 milionë euro (266.5 milionë euro në periudhën e njëjtë të vitit 2017) ndërsa asetet shënuan vlerën prej -27.4 milionë euro (82.5 milionë euro në periudhën e njëjtë të vitit 2017). Burimi: BQK (2018) Në kuadër të detyrimeve, kategoria kryesore janë IHD-të, të cilat arritën vlerën prej 76.0 milionë euro dhe shënuan rënie vjetore prej 34.0 përqind. Në kuadër të strukturës së IHD-ve, me rënie u karakterizua kapitali dhe fondi i investimeve në aksione si dhe investimet në instrumente të borxhit (figura 19). Kapitali dhe fondi i investimeve në aksione arriti vlerën prej 94.8 milionë euro dhe shënoi rënie prej 3.8 përqind. IHD-të në formë të instrumenteve të borxhit shënuan vlerë negative prej 18.8 milionë euro (16.5 milionë euro në periudhën e njëjtë të vitit 2017). Rënia më lartë e IHD-ve u shënua në sektorin e ndërtimtarisë dhe të shërbimeve financiare (34.1 përkatësisht 12.4 milionë euro) përderisa në patundshmëri dhe në sektorin e tregtisë u shënua rritje e IHD-ve (12.2 përkatësisht 2.2 milionë euro më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar). Sa i përket origjinës së IHD-ve, Gjermania paraqet vendin prej nga kanë ardhur më së shumti IHD deri në maj 2018 (30.1 milionë euro), pasuar nga Zvicra me 26.4 milionë euro, Austria me 13.8 milionë euro, etj. 13

Citimi i sugjeruar i këtij publikimi: BQK (2018): Vlerësimi Ekonomik Tremujor Nr. 23 TM2 2018, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, Prishtinë Referencat: BQK (2018): a) Buletini Mujor Statistikor: http://bqk-kos.org/?id=97 b) Statistikat zyrtare të BQK-së, Seritë kohore: http://www.bqk-kos.org/?cid=1,124 c) Shpalljet dhe Rezultatet e ankandeve për letra me vlerë të qeverisë: http://bqk-kos.org/?id=107 ASK (2018): a) Indeksi i çmimeve të konsumit: http://esk.rks-gov.net/publikimet/cat_view/98-cmimet/15-indeksi-i-cmimeve-te-konsumitb) Indeksi i çmimeve të prodhimit: http://esk.rks-gov.net/publikimet/cat_view/98-cmimet/79-indeksi-i-cmimeve-te-prodhimitc) Indeksi i çmimeve të importit: http://esk.rks-gov.net/publikimet/cat_view/98-cmimet/80-indeksi-i-cmimeve-te-importitd) Reportori Statistikor mbi ndërmarrjet ekonomike: http://esk.rks-gov.net/regjistri-statistikor-i-bizneseve/publikimet e) Statistikat ë tregtisë së jashtme: http://esk.rks-gov.net/tregtia-e-jashtme/publikimet Bloomberg (2018): Metal Prices database. FAOUN (2018): World Food Prices, Food and Agriculture Organization of United Nations: http://www.fao.org/worldfoodsituation/foodpricesindex/en/ Euribor (2018): Euribor Historical Rates: http://www.euribor-ebf.eu/euribor-org/euribor-rates.html IMF (2018): World Economic Outlook: http://www.imf.org/external/pubs/ft/weo/2016/02/weodata/index.aspx

Treguesit e zgjedhur makroekonomik Përshkrimi TM2 2017 TM2 2018 Sektori real 1/ Bruto Produkti Vendor (BPV) (në milionë euro) 1,605.1 - Çmimet e konsumit (mesatarja vjetore) 1.9% 0.7% Çmimet e konsumit (fundi i periudhës) 1.9% 0.8% Sektori fiskal 2/ Të hyrat buxhetore (në milionë euro) 414.6 439.2 Shpenzimet buxhetore (në milionë euro) 417.7 427.7 Bilanci primar (në milionë euro) -3.1 11.5 Sektori financiar (në milionë euro) 3/ Asetet e korporatave financiare 5,566.3 6,002.6 prej të cilave: Bankat 3,671.2 3,891.5 Kredi 2,390.5 2,661.3 Depozita 2,887.8 3,085.9 Norma e interesit në kredi, fundi i periudhës 6.8% 6.5% Norma e interesit në depozita, fundi i periudhës 1.1% 1.2% Hendeku i normës së interesit 5.7% 5.3% Sektori i jashtëm*, (në milionë euro) 3/ Bilanci i pagesave Llogaria rrjedhëse dhe kapitale -198.2-205.1 prej të cilave: remitencat e pranuara 125.5 137.4 Llogaria financiare -80.9-107.8 Investimet e huaj direkte në Kosovë 50.0 45.5 Investimet portfolio, net 13.2 1.3 Investimet tjera, net -35.2-101.7 Pozicioni ndërkombëtar i investimeve (PNI), net -89.6-111.0 Asetet 4,650.0 4,776.0 Detyrimet 4,739.5 4,887.0 Borxhi i jashtëm, gjithsej 2,075.4 1,998.3 Borxhi i jashtëm privat 1,570.5 1,598.3 Borxhi i jashtëm publik 1,541.8 1,511.6 Burimi: 1/ ASK (2017). 2/ MF (2017). 3/ BQK (2017). *Të dhënat për bilancin e pagesave përfshijnë muajt prill dhe maj ndërsa për PNI dhe borxh të jashtëm TM1 Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, Departamenti i Analizave Ekonomike dhe Stabilitetit Financiar.