PROCEDURA PENALE NË RASTET E KRYERËSVE ME ÇRREGULLIME MENDORE NË KOSOVË КРИВИЧНАТА ПОСТАПКА ВО СЛУЧАИ НА СТОРИТЕЛИ СО МЕНТАЛНИ НАРУШУВАЊА ВО КОСОВО

Similar documents
JUSTICIA. Revistë shkencore juridike e kandidatëve të Programit të Trajnimit Fillestar 2013/2015 në Institutin Gjyqësor të Kosovës.

RAPORT REAGIMI: PËRGJIGJET NDAJ RASTEVE TË DHUNËS NË FAMILJE DUKE MARRË PARASYSH VDEKJEN E ZNJ. ZEJNEPE BYTYÇI-BERISHA

PROGRAMI MESIMOR I LENDES. Lenda eshte: modifikuar x e re Shpjegoni lidhjen ndermjet oreve te mesimdhenjes dhe krediteve te ECTS:

Shqyrtim i zbatimit të kodit të ri të procedurës penale në Kosovë

Planprogrami për lëndën: E drejta e procedurës penale-pjesa e posaçme

Departamenti për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete. Sektori për Monitorimin e Sistemit Ligjor

NDIHMA JURIDIKE FALAS NË ÇËSHTJET PENALE DHE ZBATIMI I STANDARDEVE TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT NGA GJYKATAT E KOSOVËS

UNMIK PISG QEVERIA E KOSOVËS VLADA KOSOVA GOVERNMENT OF KOSOVA MINISTRIA E SHËRBIMEVE PUBLIKE MINISTARSTVO JAVNIH SLUZBI MINISTRY OF PUBLIC SERVICES

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

AVOKATURA. VITI:VI, nr. 9 / 2010 Buletin i Odës së Avokatëve të Kosovës

KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese Gjykatëse An Pauër-Ford, kryetare Gjykatës Vidar Stensland Gjykatës Roland Dekers

JUSTICIA Revistë shkencore juridike e kandidatëve të Programit Fillestar për Arsimim Ligjor 2011/2012 në Institutin Gjyqësor të Kosovës

kundër. E paditura XX, NSH, XX, Përfaqësuar nga Agjencia e Privatizimit e Kosovës, rr.ilir Konushevci, No. 8, Prishtinë

PËRGJEGJËSIA JURIDIKE-CIVILE E SIGURUESIT NË MBULIMIN E DISA RREZIQEVE PËRKITAZI ME JETËN DHE AKSIDENTET PERSONALE

Trafikimi me njerëz në Kosovë dhe mbrojtja e viktimave të trafikimit

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS

INSTITUCIONI I AVOKATIT TË POPULLIT

Korniza Ligjore për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë. Studim mbi pajtueshmërinë e legjislacionit në fuqi me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

Institution: University of Pristina, Faculty of Law Degree Date: 2005 Degree/ Master : Master of Science in Civil Law (Mr.Sc)

KODI I PUNËS RISITË E LIGJIT 136/2015. Av. Sabina Lalaj Senior Legal Manager Tax & Legal Department 18 Maj 2016

GUIDË M BI TË DREJTËN E AZILIT

SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR

VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS

Ngacmimi seksual në Kosovë

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Memli Krasniqi Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

Ligji nr. 03/L-154 Ligji për të drejtat Pronësore dhe të drejtat tjera sendore: Më tej LDP 3

RREGULLAT EVROPIANE TË BURGJEVE

ANALIZA E PROCEDIMEVE TË ÇËSHTJEVE PENALE NË APEL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

BASHKËPUNIMI I PERSONAVE NË KRYERJEN E VEPRËS PENALE

PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL

DORACAKU I GJYQTARËVE PËR PROCEDURËN KONTESTIMORE

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

ALTERNATIVAT E DËNIMIT NË SHQIPËRI VËSHTRIM KRAHASUES ME REPUBLIKËN E MAQEDONISË DHE REPUBLIKËN E KOSOVËS

Mbrojtja e mjedisit nëpërmjet të drejtës penale: vështrim krahasues mbi legjislacionin penal mjedisor në Shqipëri dhe Kosovë

PARIMI I MOS-DISKRIMINIMIT SI PJESË E UNIONIT EVROPIAN ПРИНЦИПОТ НА НЕ-ДИСКРИМИНАЦИЈА КАКО ДЕЛ ОД ЕВРОПСКАТА УНИЈА

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

KRIM I RËNDË, VETËM NË LETËR

BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE (MENDIMET MOSPAJTUESE) BILTEN SUDSKE PRAKSE (MIŠLJENJA NESLAGANJA) BULLETIN OF CASE LAW (DISSENTING OPINIONS)

PËR PRODUKTET E NDËRTIMIT

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

Formular për SYLLABUS të Lëndës. Të dhëna bazike të lëndës

PUNËTORËT QË [S ]KANË TË DREJTA

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

PËR TRANSPORTIN E MALLRAVE TË RREZIKSHME

E DREJTA E SIGURIMEVE NË AKSIDENTET AUTOMOBILISTIKE NË MAQEDONI (punim doktorature)

Planprogrami nga lënda: E drejta e procedurës penale

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

UNMIK PËR BUJQËSINË ORGANIKE

AVOKATURA VITI:VIII, nr. 14 / 2012 Buletin i Odës së Avokatëve të Kosovës

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

ISSN X (print) ISSN (online)

PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT. Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

PROGRAMI MËSIMOR SYLLABUS Niveli i studimeve Bachelor Programi Viti akademik 2016 LËNDA

Të drejtat e njeriut në Kosovë

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/20 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI MATERIALIN ARKIVOR DHE ARKIVIN

PËRMBLEDHJE LEGJISLACIONI PËR PROCESIN E HARTIMIT TË POLITIKAVE DHE LEGJISLACIONIT

PËR INSPEKTORATIN E PRODUKTEVE TË NDËRTIMIT

U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S F A K U L T E T I I D R E J T Ë S I S Ë Departamenti i së Drejtës Publike

Planprogrami mësimor për lëndën: E drejta penale

Në gjykatat administrative të shkallës së parë dhe Gjykatën e Apelit Administrativ. Monitorimi i gjykimeve administrative

QASJA NË DREJTËSI DHE TË DREJTAT E NJERIUT

UNIVERSAL DECLARATION OF HUMAN RIGHTS: THE CASE OF KOSOVA

Syllabus. E marte (9-12), A2. Dr.sc. Bajram Ukaj, Prof.asoc. Dr.sc. Avni Puka

Syllabusi për lëndën: Ekzekutimi i dënimeve alternative

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Rr. Ilir Konushevci 8, Prishtinë Përfaqësuar nga avokat Muhamet Shala, Prishtinë E paditura

RAPORT VJETOR Për veprimtarinë e Avokatit të Popullit 1 Janar 31 Dhjetor Viti 2015

Këndvështrimet e autorëve të këtij dokumenti jo domosdoshmërisht pasqyrojnë pikëpamjet e Save the Children.

Curiculum Vitae Dr.sc.Rexhep Gashi, profesor i rregullt Fakulteti Juridik Universitetit i Prishtinës Hasan Prishtina

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës RASTI NR. KO130/15

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

PRIZRENI. Qytet që nuk i ka mënjanuar barrierat për PAK

KosovË 2016 RAPORT MONITORIMI GJASHTË MUJOR MBI EKZEKUTIMIN E MASAVE DHE DËNIMEVE PËR TË MITURIT NË QENDRËN KORREKTUESE NË LIPJAN

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

Formular për SYLLABUS të Lëndës. Të dhëna bazike të lëndës

Prof. Dr. Arsim BAJRAMI, MA. Sc. Florent MUÇAJ *, Përparim GRUDA * Konstitucionalizimi dhe kontrolli kushtetues i partive politike - rasti i Kosovës

"AVOKATURA" VITI :IV, nr. 7 / Buletin i Odës së Avokatëve të Kosovës

PËR VEPRIMTARINË PRIVATE NË SHËNDETËSI

Faksi:

United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization. Komentar i Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut. përgatitur për...

Shkaqet dhe pasojat e shkurorëzimeve në Komunën e Ferizajt

IKD Rr. Rrustem Statovci Prishtinë E: Tetor 2018 Prishtinë, Republika e Kosovës

Raport Alternativ i Konventës së OKB-së për të Drejtat e Fëmijëve ( ) Të drejtat e fëmijëve janë të drejta njerëzore

SYLLABUS. Kundërvajtjet në lëmin penal Bachelor Zgjedhore Viti II, semestri IV

DHOMAT E SPECIALIZUARA TË KOSOVËS: NGA INVESTIGIMET TEK AKTAKUZAT

Monitoruesi i Korrupsionit

Instituti i Kosovës për Drejtësi Mars 2017

DISKRIMINIMI NË BAZË TË PËRKATËSISË ETNIKE

SITUATA E SIGURISË NË PJESËN VERIORE TË KOSOVËS БЕЗБЕДНОСНАТА СИТУАЦИЈА ВО СЕВЕРНИОТ ДЕЛ НА КОСОВО THE SECURITY SITUATION IN THE NORTH PART OF KOSOVO

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

P R O C E S V E R B A L nga mbledhja e Komisionit për Çështje Gjyqësore, Legjislacion, Kornizë Kushtetuese...

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

Manuali për provim pranues

DORACAK UDHËZUES DREJT KOMPETENCAVE PËR KRYETARËT E SAPOZGJEDHUR TË KOMUNAVE DHE ANËTARËT E KËSHILLAVE TË KOMUNAVE

Transcription:

Mujë Ukaj, PhD 1 UDC: 343.91-056.34(497.115) PROCEDURA PENALE NË RASTET E KRYERËSVE ME ÇRREGULLIME MENDORE NË KOSOVË КРИВИЧНАТА ПОСТАПКА ВО СЛУЧАИ НА СТОРИТЕЛИ СО МЕНТАЛНИ НАРУШУВАЊА ВО КОСОВО CRIMINAL PROCEEDINGS IN CASES OF OFFENDERS WITH MENTAL DISORDERS IN KOSOVO Abstract For the treatment of offenders with mental disorders, contemporary legislations contain provisions on special procedures because this category of persons identified as very specific. Special provisions also contain the criminal legislation of Kosovo. In this case it comes to judicial proceedings in Kosovo, in cases where the offenders of criminal acts, appearing persons with mental disorders; the role of psychiatric expertise, the role of the court, "conflict" between judicial practice and psychiatric abuse of psychiatry, the imposition and execution of the measures, the capacity of psychiatric treatment and protection of the human rights. Kosovo criminal legislation contains provisions regarding the procedure that; as the court may determine the criminal responsibility of offenders with mental disorders that; a offender has been able to understand mental disorders and work to control their behavior in tempore criminis. For confirmation of the mental state of offender, pivotal plays psychiatric expertise which has a duty to ascertain that, then the proposal of the state prosecutor, the court imposes the offender with one 1 Faculty of law - University of Peja - Kosovo. 203

of the measures of mandatory treatment, to proceed further with the imposed measures of the execution. Keywords: mental disorders, psychiatric expertise, irresponsibility, human rights. 1. Hyrje Kriminaliteti i personave me çrregullime mendore, paraqet një sfidë të madhe për shoqërinë, kur është në pyetje parandalimi dhe luftimi i kësaj dukurie. Ndaj kryerësve të veprave penale të personave me çrregullime mendore, gjegjësisht kryerësve të papërgjegjshëm, organet gjyqësore dhe organet tjera shtetërore, në vazhdimësi marrin masat e duhura për parandalimin dhe luftimin e tij 2. Në këtë drejtim, Kosova ka bazë të mirë ligjore, sa i përket trajtimit të personave të papërgjegjshëm, por ende nuk është nxjerr Ligji për shëndetin mendor. Gjithashtu, Qeveria e Kosovës edhe më tutje ndan pak mjete nga buxheti i saj për këtë qëllim. Kështu, në mungesë të mjeteve të nevojshme materiale, kryerësit e papërgjegjshëm edhe më tutje mbeten në margjina të kujdesit dhe trajtimit adekuat konform rregullave të pranuara për të drejtat elementare njerëzore. Deri sa ekziston kjo gjendje, në Kosovë edhe më tutje vazhdon të jetë e pranishme shkelja e të drejtave elementare njerëzore, jo vetëm ndaj tyre por edhe ndaj njerëzve tjerë, sepse kryerësit e papërgjegjshëm paraqesin rrezik jo vetëm për veten e tyre por edhe për të tjerët. Në këtë punim bëhet fjalë, në veçanti, për procedurat gjyqësore të cilat zhvillohen në praktikë, për rolin e ekspertimit psikiatrik i cili shërben si bazë për vlerësimin e papërgjegjshmërisë penale të kryerësve me çrregullime mendore, roli i gjykatës, roli i ekspertit, konflikti në mes të praktikës gjyqësore dhe psikiatrike, keqpërdorimi i psikiatrisë, dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut. 2. Rregullimi ligjor penal Kushtetuta e Republikës së Kosovës 3, si akt më i lartë juridik në Kosovë, ofron garanci dhe zgjidhje të avancuara të të drejtave elementare njerëzore, e sidomos në aspektin e barazisë dhe sigurisë së qytetarëve të saj para ligjit, duke aplikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë 2 M. Ukaj; Fenomenologjia e kriminalitetit psikopatologjik, Revista për çështje shkencore ekonomike dhe juridike BIZNESI, nr. 2-3, Kolegji Universitar Biznesi, Prishtinë, 2008, f. 93. 3 Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Prishtinë, 2008. 204

standardet më të avancuara juridike që dalin nga konventat dhe praktikat më të mira ndërkombëtare. Kushtetuta e Kosovës, garanton barazia e qytetarëve para ligjit, ku shprehimisht thuhet: Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike ose të tjera, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal (neni 24, par. 2.). Marrëveshjet ndërkombëtare zbatohen në mënyrë të drejtpërdrejtë, dhe kanë epërsi ndaj ligjeve të Republikës së Kosovës (neni 19). Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të pacenueshme dhe janë bazë e rendit juridik të Republikës së Kosovës (neni 21, par.1.). Kryerësit e papërgjegjshëm të veprave penale, gëzojnë status të posaçëm në të drejtën ndërkombëtare sidomos në fushën e të drejtave dhe lirive elementare të njeriut, të drejta të cilat janë inkorporuar edhe në të drejtat e brendshme të shteteve me legjislacion bashkëkohor. Kështu, në procedurën gjyqësore kundër këtyre kryerësve, duhet gjithsesi të respektohen standardet e parapara me nenin 3 të Konventës Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut, ku në mënyrë decidive thuhet se kjo kategori e personave nuk guxojnë të torturohen, as të trajtohen dhe ndëshkohen në mënyrë çnjerëzore 4. Secili person gëzon të drejtën e respektimit të integritetit fizik dhe psikik të tij/saj, që përfshin: të drejtën që të ketë kontroll mbi trupin e saj/tij në pajtim me ligjin; të drejtën që të mos i nënshtrohet trajtimit mjekësor kundër vullnetit në pajtim me ligjin; të drejtën që të mos marrë pjesë në eksperimente mjekësore ose shkencore, pa pëlqimin paraprak të tij (neni 26, par. 2,3,4.). Dispozita të rëndësishme për procedurë të drejtë dhe në kohë të arsyeshme si dhe favore tjera përmbajnë edhe nenet 5 dhe 6 të Konventës së lartpërmendur. Kodi Penal i Kosovës, ashtu sikurse edhe e drejta penale, kryerësin e veprës penale e konsiderojnë të përgjegjshëm kur ai posedon cilësi të caktuara psikike në raport me veprën e kryer, pra në kohën e kryerjes së veprës penale, kryerësi duhet të jetë penalisht i përgjegjshëm dhe i fajshëm. Kjo nënkupton se, përgjegjësia penale është element subjektiv ose psikik i veprës penale, d.m.th se një person konsiderohet 4 H. Sijerčić Čolić, H. Halilović, Krivično procesno pravo s posebnim osvrtom na krivični postupak Kosova, Prishtina, 2007, fq. 223. 205

206 C E N T R U M 8 penalisht i përgjegjshëm kur posedon aftësi intelektuale dhe volitive që atij i bëjnë të mundur të gjykojë, të vendosë dhe të kontrollojë sjelljet dhe veprimet e veta 5. Ndërkaq, sa i përket papërgjegjshmërisë penale, sipas Kodit Penal të Kosovës, si kryerës të papërgjegjshëm konsiderohet: Personi i cili ka kryer vepër penale konsiderohet i paaftë mendërisht nëse në kohën e kryerjes së veprës penale lëngonte nga një sëmundje mendore e përkohshme ose e përhershme, nëse kishte çrregullim mendor apo ngecje në zhvillimin mendor që e ka prekur funksionimin e tij mendor dhe si pasojë e kësaj, nuk ka qenë në gjendje të kuptojë natyrën dhe rëndësinë apo pasojën e veprimeve ose mosveprimeve të tij ose nuk ka qenë në gjendje t i kontrollojë veprimet ose mosveprimet e tij apo të kuptojë se kryen vepër penale (neni 18, par. 1.). Kodi Penal i Kosovës, ka paraparë tri masa të trajtimit të detyrueshëm (neni 88): 6 trajtimi i detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionin e kujdesit shëndetësor; trajtimi i detyrueshëm psikiatrik në liri; dhe trajtimi me anë të rehabilitimit të detyrueshëm të personave të varur nga droga ose alkooli. 3. Rregullimi ligjor procedural - penal Kodi i Procedurës Penale i Kosovës 7, i vitit 2013, për kryerësit e papërgjegjshëm parasheh mbrojtje të detyruar; nga marrja në pyetje për herë të parë kur i pandehuri është memec, i shurdhër, i verbër ose shpreh shenja të çrregullimeve apo paaftësisë mendore dhe kështu është i paaftë që të mbrohet vetë me sukses (neni 57, par. 1.). Për të përcaktuar përgjegjshmërinë apo papërgjegjshmërinë penale të kryerësit të veprës penale, në rastet kur dyshohet për gjendjen e çrregulluar mendore të kryerësit, caktohet ekzaminimi psikiatrik, nga se gjyqtari në cilësinë e juristit, nuk posedon aftësi profesionale nga fusha e psikiatrisë. Gjyqtari i procedurës paraprake mund të urdhërojë vlerësimin psikiatrik të të pandehurit vetëm nëse ka gjasa reale që i pandehuri ka kryer vepër penale, ka shkak të bazuar për të besuar se gjendja psikologjike e të pandehurit është paaftësuar ose ka qenë e paaftësuar në 5 I. Salihu, E drejta penale, pjesa e përgjithshme, Universiteti FAMA, Prishtinë, 2012, f. 276-279. 6 Kodi penal i Kosovës, Prishtinë, 2013 (neni 88). 7 Kodi i procedurës penale i Kosovës, Prishtinë, 2013.

kohën e kryerjes së veprës penale, dhe që paaftësimi i tillë psikik është i rëndësishëm për procedurën penale ose për të drejtën e të pandehurit për një gjykim të drejtë. Ekzaminimi psikiatrik bëhet nga psikologët ose mjekët profesionistë të trajnuar në psikologji apo psikiatri. Procedura penale ku përfshihen kryerës me çrregullime mendore, në Kodin e procedurës penale të Kosovës, është paraparë si procedurë e veçantë (Kapitulli XXXIII). Sipas përkufizimeve që ka definuar Kodi 8, termet në vijim nënkuptojnë: Çrregullim mendor do të thotë çdo paaftësi apo çrregullim i mendjes apo trurit qoftë i përhershëm apo i përkohshëm që rezulton me dëmtim apo çrregullim të funksionimit mendor; Paaftësi mendore ka kuptimin e paraparë në paragrafin 1. të nenit 18 të Kodit Penal; Aftësi e zvogëluar mendore ka kuptimin e paraparë në paragrafin 2. të nenit 18 të Kodit Penal; dhe Masë e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik do të thotë masë e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik dhe ndalim në institucionin e kujdesit shëndetësor ose masë e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri. Zbatimi i ekzaminimit psikiatrik (neni 508). Në çdo kohë gjatë procedurës, duke përfshirë kohën gjatë shqyrtimin gjyqësor, nëse ekziston dyshimi se i pandehuri ka qenë në gjendje të paaftësisë mendore ose në gjendje të aftësisë së zvogëluar mendore në kohën e kryerjes së veprës penale apo nëse ka ndonjë çrregullim mendor, gjykata sipas detyrës zyrtare ose me propozimin e prokurorit të shtetit apo të mbrojtësit, mund të caktojë ekspert për të kryer ekzaminimin psikiatrik të të pandehurit për të konstatuar nëse: në kohën e kryerjes së veprës penale i pandehuri ka qenë në gjendje të paaftësisë mendore ose aftësisë së zvogëluar mendore; ose i pandehuri është i paaftë për të përballuar gjykimin. Në urdhër shënohet koha kur duhet kryer ekzaminimin psikiatrik i cili duhet kryer brenda dy (2) javësh nga lëshimi i urdhrit. Nëse i 8 Shih: neni 506 i KPK-së 207

pandehuri nuk ka angazhuar mbrojtës, gjykata nxjerr një urdhër për emërimin e mbrojtësit me shpenzime të shtetit. Mbrojtësi mund të merr pjesë në ekzaminimin psikiatrik. Pas dëgjimit të prokurorit të shtetit dhe mbrojtësit, gjykata mund të marrë aktvendim për ndalimin e të pandehurit në institucionin e kujdesit shëndetësor deri në dy javë. Nëse observimi në institucionin e kujdesit shëndetësor në pajtim me paragrafin 4. të këtij neni shqiptohet ndaj personit i cili është në paraburgim, koha e kaluar në institucionin e kujdesit shëndetësor llogaritet në periudhën e paraburgimit. Eksperti në konstatimin e tij shënon elementet vijuese të çrregullimit mendor: natyrën, llojin, shkallën dhe kohëzgjatjen e sëmundjes mendore të të pandehurit; llojin e ndikimit që kjo gjendje mendore ka pasur dhe ende ka; aftësinë e tij për ta mbrojtur veten, aftësinë që të konsultohet me personat tjerë duke përfshirë mbrojtësin dhe në aftësinë për ta kuptuar akuzën. Gjykata mund të urdhërojë paraburgim ndaj personit me çrregullime mendore, (neni 509), nëse: ekziston dyshim i bazuar se personi i tillë ka kryer vepër penale; në bazë të ekzaminimit psikiatrik të urdhëruar, personi ka qenë në gjendje të paaftësisë mendore ose në gjendje të aftësisë së zvogëluar mendore në kohën e kryerjes së veprës penale; dhe personi aktualisht vuan nga çrregullimi mendor, dhe si rezultat i kësaj, ka arsye për të besuar se ai do të rrezikojë jetën apo shëndetin e ndonjë personi tjetër 9. Paraburgimi mund të urdhërohet vetëm nëse prokurori i shtetit ka paraqitur propozimin. Paraburgimi i tillë mbahet në institucionin e kujdesit shëndetësor dhe mund të zgjasë për aq kohë sa i pandehuri është i rrezikshëm. Institucioni i kujdesit shëndetësor vendos për masat për të siguruar sigurinë publike dhe sigurinë e të pandehurit pas konsultimeve me organin kompetent të paraburgimit, duke marrë parasysh nevojat për siguri dhe nevojat terapeutike. Pushimi apo ndërprerja e procedurës për shkak të aktvendimit mbi paaftësinë për t iu nënshtruar gjykimit neni. Nëse gjykata vendos 9 Shih: neni 508 i KPPK-së. 208

se i pandehuri është i paaftë për t iu nënshtruar gjykimit gjatë procedurës për shkak të sëmundjes së përhershme mendore, ajo merr vendim për pushimin e procedurës. 4. Shqiptimi i masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik Prokurori i shtetit, propozon shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik, para hapjes së shqyrtimit gjyqësor, ai propozon që gjykata të shqiptojë masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik (neni 512), nëse i pandehuri ka kryer vepër penale në gjendje të paaftësisë mendore dhe nëse ekzistojnë arsyet për shqiptimin e masës së tillë, siç parashihet në Kodin Penal. 10 Nëse provat e paraqitura në shqyrtimin gjyqësor dëshmojnë se i pandehuri ka kryer vepër penale në gjendje të paaftësisë mendore, prokurori i shtetit gjatë shqyrtimit gjyqësor e ndryshon aktakuzën dhe paraqet propozim që gjykata të shqiptojë masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik nëse ekzistojnë arsyet për shqiptimin e masës së tillë siç parashihet në nenet 88 dhe 89 të Kodit Penal. I pandehuri duhet të ketë mbrojtës pas dorëzimit të propozimit. Masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik shqiptohet pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor nga gjykata e cila është kompetente për gjykimin e çështjes në shkallë të parë (neni 513). Përveç personave të cilët duhet të thirren në shqyrtimin gjyqësor duhet të thirren edhe ekspertët dhe psikiatrët nga institucioni i kujdesit shëndetësor të cilëve iu është besuar kryerja e ekzaminimit psikiatrik mbi aftësinë mendore të të akuzuarit. Bashkëshorti/ja e të pandehurit dhe prindërit e tij ose prindërit adoptues njoftohen për shqyrtimin gjyqësor. Pas përfundimit të procedurës për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik, ekzekutimi i saj rregullohet me anë të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale 11. 5. Procedura për ekzekutimin e masave psikiatrike Ekzekutimi i masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik për kryerësit e papërgjegjshëm, është e rregulluar me Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale. Masat e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim. 10 Shih: nenet 88 dhe 89 të KPK-së. 11 Ligji për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, Prishtinë, 2013: nenet 181 deri 187. 209

210 C E N T R U M 8 Kjo masë ekzekutohet në institucionin e kujdesit shëndetësor ose në institucionin tjetër të posaçëm, që ndodhet në vendbanimin e përhershëm ose vendqëndrimin e të pandehurit, ose nëse institucioni i tillë nuk ndodhet në atë vend, në institucionin më të përafërt me vendin ku i pandehuri ka vendbanimin e përhershëm, ose vendqëndrimin ose në vendin ku është zbatuar procedura penale, për të cilin vendos Gjykata, e cila gjithnjë ka parasysh rrezikun që i pandehuri paraqet për mjedisin. Po sa Gjykata cakton këtë masë, ajo menjëherë ia dërgon vendimin Shërbimit provues kompetent dhe institucionit të kujdesit shëndetësor, institucionit korrektues ose institucionit përkatës për ekzekutimin e kësaj mase. Nëse masa është caktuar së bashku me dënimin me burgim, kryerësi i veprës penale së pari dërgohet në institucionin e kujdesit shëndetësor për trajtim 12. Nëse personi ndodhet në liri, gjykata urdhëron transferimin e tij në institucionin e kujdesit shëndetësor ose urdhëron lëshimin e letër rreshtimit, por nëse personi ndodhet në paraburgim, personeli i Shërbimit korrektues të Kosovës e përcjell në institucionin e kujdesit shëndetësor. Personi ndaj të cilit është caktuar kjo masë transferohet në institucionin e kujdesit shëndetësor, i shoqëruar nga punëtorët e kujdesit shëndetësor 13. Institucioni i kujdesit shëndetësor i dërgon gjykatës raport mbi gjendjen shëndetësore dhe suksesin e trajtimit të personit ndaj të cilit ekzekutohet masa, së paku një herë në gjashtë muaj dhe më shpesh me kërkesë të gjykatës. Kur institucioni i kujdesit shëndetësor ose mjeku përgjegjës për shërimin mendor konstaton se më nuk është e nevojshme ta trajtojë ose ta ndalojë kryerësin e veprës penale në institucionin e kujdesit shëndetësor, ai menjëherë e informon gjykatën. Sipas detyrës zyrtare ose me propozimin e të pandehurit, mbrojtësit të institucionit të kujdesit shëndetësor ose të organit të kujdestarisë, gjykata e cila ka caktuar masën nëse konstaton se më nuk është e nevojshme që kryerësi të trajtohet ose ndalohet në atë institucion. Kur pushon masën, gjykata mund ta caktojë masën e trajtimit të detyrueshëm në liri, nëse ekzistojnë arsyet për caktimin e masës së tillë 14. Pasi që personi të lirohet nga institucioni i kujdesit shëndetësor, organi kompetent i kujdestarisë është përgjegjës për personin ndaj të cilit është ekzekutuar masa në dhënien e ndihmës pas lirimit nga institucioni i kujdesit shëndetësor. Nëse gjykata vendos që personi i 12 Shih: neni 181 i LESP. 13 Shih: neni 182 i LESP. 14 Shih: neni 183 i LESP.

dënuar të mbajë pjesën e mbetur të dënimit me burgim, personeli i Shërbimit Korrektues të Kosovës e përcjellë atë në institucionin korrektues të dënimit 15. Masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri ekzekutohet në institucionin e kujdesit shëndetësor të caktuar nga gjykata që ka caktuar masën në shkallë të parë. Personi ndaj të cilit është caktuar masa detyrohet të paraqitet në institucionin e kujdesit shëndetësor për trajtim brenda kohës së caktuar nga gjykata 16. Rrjedha e procedurës së posaçme ndaj kryerësve të papërgjegjshëm është paraqitur edhe në mënyrë grafike, (Shiko diagramin). Kryerja e veprës penale Policia ngrit kallëzim penal Pason arrestimi dhe paraburgimi Gjykata sipas detyrës zyrtare ose me propozimin e prokurorit të shtetit apo të mbrojtësit, cakton ekspertimin psikiatrik Mbahet seanca e shqyrtimit kryesor Eksperti psikiatrik jap mendimin Me propozimin e prokurorit të shtetit, gjykata shpall kryerësin të papërgjegjshëm dhe i shqipton një nga masat e trajtimit të detyrueshëm Heqja e zotësisë së veprimit 15 Shih: neni 184 i LESP. 16 Shih: neni 185 i LESP. 211

Ekzekutimi i masës, mjekimi i detyrueshëm psikiatrik Në institucion psikiatrik Në liri Në diagramin nr. 1, është pasqyruar procedura ligjore e cila zhvillohet në praktikën gjyqësore të Kosovës ndaj kryerësve të papërgjegjshëm, prej momentit të kryerjes së veprës penale e deri te ekzekutimi i masave së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik. Institucioni i kujdesit shëndetësor i dërgon gjykatës raport mbi gjendjen shëndetësore dhe suksesin e trajtimit, së paku një herë në gjashtë muaj dhe më shpesh me kërkesë të gjykatës. Kur institucioni i kujdesit shëndetësor çmon se më nuk është e nevojshme ta trajtojë kryerësin e veprës penale menjëherë e informon gjykatën e cila ka caktuar masën në shkallë të parë. Gjykata, sipas detyrës zyrtare ose me propozimin e të pandehurit, mbrojtësit, institucionit të kujdesit shëndetësor ose organit kompetent të kujdestarisë, e pushon masën nëse konstaton se më nuk është e nevojshme ta trajtojë kryerësin e veprës penale. Gjykata, sipas detyrës zyrtare ose me propozimin e institucionit të kujdesit shëndetësor, në të cilin personi trajtohet ose duhet të trajtohet, mund të caktojë masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim nëse: kryerësi i veprës penale nuk i është nënshtruar trajtimit në liri, ka ndërprerë trajtimin arbitrarisht, ose kur trajtimi është konsideruar i pasuksesshëm nga institucioni i kujdesit shëndetësor, ekzistojnë arsyet për caktimin e masës së tillë. CONCLUSION When people with mental disorders appear as offenders of criminal offenses, in Kosovo they are treated with humanity while respecting his minimal human rights, because there is a lack of appropriate 212 Trajtimi mund të vazhdohet, varësisht nga suksesi i mjekimit dhe rrezikshmëria e kryerësit

treatment institutions, ante delictum and post delictum. For the offenders with mental disorders in Kosovo, special legal procedures are in place. According to the Kosovo Code of Criminal Procedure of 2013, since the offender with mental disorders has committed a criminal offense, the police raise criminal charges, followed by arrest and detention. In case of suspicion that the offender has committed a criminal offense in a state of mental disorder, the court ex officio or on the motion of the state prosecutor or the defense counsel assigns psychiatric expertise, then the session of the main trial is held where the psychiatrist expert presents the psychiatric examination report and according to that gives his self-communion. Once the evidence has been examined, with the proposal of the state prosecutor, the court declares the offender irresponsible and pronounces one of the mandatory treatment measures, compulsory psychiatric treatment in the psychiatric institution or in freedom. With the plenipotentiary decision made, follows the abolition of the ability to act and then begins the execution of the mandatory psychiatric treatment measure and the same can be continued, depending on the success of the treatment and from the offenders dangerousness. BIBLIOGRAFIA: E. Sahiti; R. Murati; E Drejta e procedurës penale, Prishtinë, 2016. I. Salihu, E drejta penale, pjesa e përgjithshme, Universiteti FAMA, Prishtinë, 2012. A. Hajdari: E Drejta e procedurës penale pjesa e përgjithshme, Prishtinë, 2013. A. Hajdari: E Drejta e procedurës penale pjesa e posaçme, Prishtinë, 2013. H. Sijerčić Čolić, H. Halilović, Krivično procesno pravo s posebnim osvrtom na krivični postupak Kosova, Prishtina, 2007. M. Ukaj; Fenomenologjia e kriminalitetit psikopatologjik, Revista për çështje shkencore ekonomike dhe juridike BIZNESI, nr. 2-3, Kolegji Universitar Biznesi, Prishtinë, 2008. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, Prishtinë, 2008. Kodi i Procedurës Penale i Kosovës, Prishtinë, 2004. Kodi i procedurës penale, i Kosovës, Prishtinë, 2013. Kodi Penal i Kosovës, Prishtinë, 2004 Kodi penal i Kosovës, Prishtinë, 2013. Ligji për ekzekutimin e sanksioneve penale, Prishtinë, 2013. 213