RAPORT REAGIMI: PËRGJIGJET NDAJ RASTEVE TË DHUNËS NË FAMILJE DUKE MARRË PARASYSH VDEKJEN E ZNJ. ZEJNEPE BYTYÇI-BERISHA

Similar documents
Departamenti për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete. Sektori për Monitorimin e Sistemit Ligjor

Shqyrtim i zbatimit të kodit të ri të procedurës penale në Kosovë

PROCEDURA PENALE NË RASTET E KRYERËSVE ME ÇRREGULLIME MENDORE NË KOSOVË КРИВИЧНАТА ПОСТАПКА ВО СЛУЧАИ НА СТОРИТЕЛИ СО МЕНТАЛНИ НАРУШУВАЊА ВО КОСОВО

NDIHMA JURIDIKE FALAS NË ÇËSHTJET PENALE DHE ZBATIMI I STANDARDEVE TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT NGA GJYKATAT E KOSOVËS

KRIM I RËNDË, VETËM NË LETËR

Trafikimi me njerëz në Kosovë dhe mbrojtja e viktimave të trafikimit

JUSTICIA. Revistë shkencore juridike e kandidatëve të Programit të Trajnimit Fillestar 2013/2015 në Institutin Gjyqësor të Kosovës.

Mjaft më me. arsyetim

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

ANALIZA E PROCEDIMEVE TË ÇËSHTJEVE PENALE NË APEL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

PROGRAMI MESIMOR I LENDES. Lenda eshte: modifikuar x e re Shpjegoni lidhjen ndermjet oreve te mesimdhenjes dhe krediteve te ECTS:

Korniza Ligjore për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë. Studim mbi pajtueshmërinë e legjislacionit në fuqi me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve

kundër. E paditura XX, NSH, XX, Përfaqësuar nga Agjencia e Privatizimit e Kosovës, rr.ilir Konushevci, No. 8, Prishtinë

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

Nga Fjalët në Vepra? Rrjeti i Grave të Kosovës. Monitorimi i reagimit institucional ndaj dhunës me bazë gjinore në Kosovë

Ngacmimi seksual në Kosovë

QASJA NË DREJTËSI DHE TË DREJTAT E NJERIUT

Instituti i Kosovës për Drejtësi Mars 2017

INSTITUCIONI I AVOKATIT TË POPULLIT

ISSN X (print) ISSN (online)

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese Gjykatëse An Pauër-Ford, kryetare Gjykatës Vidar Stensland Gjykatës Roland Dekers

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës RASTI NR. KO130/15

JUSTICIA Revistë shkencore juridike e kandidatëve të Programit Fillestar për Arsimim Ligjor 2011/2012 në Institutin Gjyqësor të Kosovës

PA DËSHKUESHMËRIA. në procedimet disiplinore të gjyqtarëve

Kosovë. Askund në agjendë Dështimi i vazhdueshëm për të kërkuar përgjegjësi në Kosovë pas marsit 2004 RIGHTS

10 VJET PANDËSHKUESHMËRI PËR ZHDUKJET DHE RRËMBIMET ME FORCË NË KOSOVË

BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE (MENDIMET MOSPAJTUESE) BILTEN SUDSKE PRAKSE (MIŠLJENJA NESLAGANJA) BULLETIN OF CASE LAW (DISSENTING OPINIONS)

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS

Programi i Kosovës Kundër Dhunës në Familje dhe Plani i veprimit

Institution: University of Pristina, Faculty of Law Degree Date: 2005 Degree/ Master : Master of Science in Civil Law (Mr.Sc)

PËRGJEGJËSIA JURIDIKE-CIVILE E SIGURUESIT NË MBULIMIN E DISA RREZIQEVE PËRKITAZI ME JETËN DHE AKSIDENTET PERSONALE

AVOKATURA. VITI:VI, nr. 9 / 2010 Buletin i Odës së Avokatëve të Kosovës

KOSOVË RAPORTI I PROGRESIT DHE INDEKSI PËR MROJTJEN E FËMIJËS THEKSON MANGËSITË KRYESORE NË SISTEMIN E MBROJTJES SË FËMIJËS

Mbrojtja e mjedisit nëpërmjet të drejtës penale: vështrim krahasues mbi legjislacionin penal mjedisor në Shqipëri dhe Kosovë

Raporti i Monitorimit të Gjykatave

RAPORT VLERËSUES DHE MONITORUES. Integriteti në Policinë e Kosovës. Autor: Plator Avdiu

PARIMI I MOS-DISKRIMINIMIT SI PJESË E UNIONIT EVROPIAN ПРИНЦИПОТ НА НЕ-ДИСКРИМИНАЦИЈА КАКО ДЕЛ ОД ЕВРОПСКАТА УНИЈА

DREJT DREJTËSISË. Analizë e procesit civil në gjykatat e rretheve gjyqësore

FORCIMI I SUNDIMIT TË LIGJIT NË KOSOVË: LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

PUNËTORËT QË [S ]KANË TË DREJTA

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT: ANALIZË KRAHASUESE MES KOSOVËS

UNMIK PISG QEVERIA E KOSOVËS VLADA KOSOVA GOVERNMENT OF KOSOVA MINISTRIA E SHËRBIMEVE PUBLIKE MINISTARSTVO JAVNIH SLUZBI MINISTRY OF PUBLIC SERVICES

DHOMAT E SPECIALIZUARA TË KOSOVËS: NGA INVESTIGIMET TEK AKTAKUZAT

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

GUIDË M BI TË DREJTËN E AZILIT

Memli Krasniqi Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT

PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL

Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Rr. Ilir Konushevci 8, Prishtinë Përfaqësuar nga avokat Muhamet Shala, Prishtinë E paditura

Në gjykatat administrative të shkallës së parë dhe Gjykatën e Apelit Administrativ. Monitorimi i gjykimeve administrative

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

Nëntor SUNDIMI I LIGJIT kapacitetet dhe funksionimi i institucioneve

Qershor 2018 PADIA KOLEKTIVE MUNGESA E SË CILËS ZHBËN TË DREJTAT MJEDISORE DHE ATO TË KONSUMATORËVE

CILAT JANË IMPLIKIMET NGA MJETET PIROTEKNIKE NË KOSOVË?

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

SITUATA E SIGURISË NË PJESËN VERIORE TË KOSOVËS БЕЗБЕДНОСНАТА СИТУАЦИЈА ВО СЕВЕРНИОТ ДЕЛ НА КОСОВО THE SECURITY SITUATION IN THE NORTH PART OF KOSOVO

VLLASTIMIR GJORGJEVIQIT

MARTESAT E HERSHME NË SHQIPËRI Një vështrim Specifik i Komunitetit Rom

PËR TRANSPORTIN E MALLRAVE TË RREZIKSHME

BASHKËPUNIMI I PERSONAVE NË KRYERJEN E VEPRËS PENALE

KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

Tabela e Përmbajtjes

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

Manual për Ligjin Evropian të Mbrojtjes nga Diskriminimi

AVOKATURA VITI:VIII, nr. 14 / 2012 Buletin i Odës së Avokatëve të Kosovës

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

Kosovë 2016 INDEKSI I MBROJTJES SË FËMIJËS. Vlerësimi i përpjekjeve të Qeverisë për mbrojtjen e vajzave dhe djemve.

Promovimi i të drejtave të Privatësisë në Kosovë

2012/01. Gjendja e Mediave në Kosovë

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR

PËR PRODUKTET E NDËRTIMIT

Planprogrami për lëndën: E drejta e procedurës penale-pjesa e posaçme

Prof. Dr. Arsim BAJRAMI, MA. Sc. Florent MUÇAJ *, Përparim GRUDA * Konstitucionalizimi dhe kontrolli kushtetues i partive politike - rasti i Kosovës

PLANI MËSIMOR (SYLLABUSI) I LËNDËS VIKTIMOLOGJIA

KONTROLLI I ARMËVE TË VOGLA DHE TË LEHTA NË KOSOVË: PROGRESI dhe SFIDAT

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

Analizë e Ligjit të Prokurimit Publik

BAROMETRI KOSOVAR I SIGURISË

Monitoruesi i Korrupsionit

Syllabusi për lëndën: Viktimologjia

Raporti i FDH Kosovë 2013 DËSHMITARËT ENDE THEMBRA E AKILIT NË GJYKIMET E PROFILIT TË LARTË

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2018

RAPORTI I VLERËSIMIT

Analizë politikash 05/2016

Të drejtat e njeriut në Kosovë

MË PAK PENGESA E MË SHUMË MUNDËSI PËR NËNAT VETUSHQYESE! MË PAK PENGESA E MË SHUMË MUNDËSI PËR NËNAT VETUSHQYESE!

REPUBLIKA E KOSOVËS ZYRA E AUDITORIT TË PËRGJITHSHËM

LIBERALIZIMI I KORRUPTUAR

PËRGJEGJËSIA NDËRKOMBËTARE NË LIDHJE ME MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT

Strategjia Shtetërore për Sigurinë Kibernetike dhe Plani i Veprimit

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi: 2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV

Shkaqet dhe pasojat e shkurorëzimeve në Komunën e Ferizajt

Transcription:

Organization for Security and Co-operation in Europe Mission in Kosovo RAPORT REAGIMI: PËRGJIGJET NDAJ RASTEVE TË DHUNËS NË FAMILJE DUKE MARRË PARASYSH VDEKJEN E ZNJ. ZEJNEPE BYTYÇI-BERISHA

Hyrje Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Misioni në Kosovë (OSBE) është e shqetësuar për rastin e vrasjes së Znj. Zejnepe Bytyçi-Berisha dhe ka përpiluar këtë raport për të nënvizuar nevojën urgjente për zbatimin e plotë të kornizës ligjore për mbrojtjen e viktimave të dhunës në familje në Kosovë. OSBE-ja ka shfaqur edhe më herët shqetësimet lidhur me implementimin e Ligjit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje (LMDhF). 1 Ky raport nënvizon prapavijën e rastit të Znj. Bytyçi- Berisha. Më pas raporti përcjellet me shqyrtimin e obligimeve të Kosovës sipas praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe detyrat e obligimet të Policisë së Kosovës dhe prokurorisë lidhur me dhunën në familje. Raporti përfundon me një numër rekomandimesh për të adresuar çështjen e dhunës në familje në Kosovë. Prapavija e rastit Një grua - Znj. Zejnepe Bytyçi-Berisha është therrur për vdekje me 23 tetor 2015 me gjasë nga bashkëshorti vet, pas disa viteve të të qenit e nënshtruar ndaj ushtrimit të dhunës në familje. Bashkëshorti i Znj. Bytyçi-Berisha ka histori të sjelljes kriminale dhe të ushtrimit të dhunës në familje. Në vitin 2002, bashkëshorti i Znj. Bytyçi-Berisha ishte shpallur fajtorë për vepër të dhunshme të kryer ndaj saj, dhe i ishte shqiptuar dënim me burg me kusht për 6 muaj. 2 Në vitin 2008, në një incident të ndarë jo lidhur me dhunën në familje bashkëshorti i Znj. Bytyçi-Berisha ishte dënuar me gjobë prej 300 për veprën penale posedim i paautorizuar i armëve. Në vitin 2012, Znj. Bytyçi-Berisha tentoi të kryente vetëvrasje. Policia hapi hetimet lidhur me tentim-vetëvrasjen për të vlerësuar se a ka pasur, apo jo, sjellje kriminale. Në deklarimet e saj të asaj kohe, Znj. Bytyçi-Berisha kishte thënë se i ka raportuar në polici incidentet e dhunës në familje, në shtatë apo tetë raste të ndara, të kryera nga bashkëshorti i saj kundër saj dhe vajzës së tyre 11 vjeçare. Asgjë nuk ishte ndërmarrë nga policia për këtë, kishte theksuar ajo. Më tej, ajo kishte deklaruar se përgjatë viteve, ajo vazhdimisht i është nënshtruar dhunës fizike të kryer nga bashkëshorti saj, dhe një ditë para tentim-vetëvrasjes, ai kishte ushtruar dhumë fizike ndaj vajzës së tyre. Në shkresat e lëndës të hetimeve për këtë rast, ka fotografi që e bëjnë të qartë se vajza e saj kishte pësuar lëndime fizike. Siç kishte sqaruar Znj. Bytyçi- Berisha në deklarimet e saj, tentimi i saj për të kryer vetëvrasje ishte bërë pjesërisht nga besimi i saj se nuk ka pasur nga t ia mbajë. Tentim-vetëvrasja duket të ketë qenë përpjekja e saj e fundit për të kërkuar ndihmën e autoriteteve. Pasi që arriti në përfundim se Znj. Bytyçi-Berisha me të vërtetë kishte tentuar të kryejë vetëvrasje, dhe për këtë edhe lëndimet ishin shkaktuar nga vet ajo, policia vendosi se rasti duhet të mbyllet. Shkresat e lëndës ishin dërguar tek prokurori, i cili nuk ndërmorri asnjë veprim. Përkundër tentimit të saj për të kryer vetëvrasje, historisë së bashkëshortit të saj të ushtrimit të dhunës në familje dhe sjelljeve tjera kriminale, si dhe dëshmive fotografike dhe të raportuara të dhunës në familje në shtëpinë e Znj. Bytyçi-Berisha, duket se në asnjërën nga këto pika as policia e as prokuroria nuk ndërmorrën asnjë hap të mëtutjeshëm relevant. Veprimet e tilla është dashur të përfshijnë: hapjen e hetimeve lidhur me dhunën në familje në 1 2 OSBE, Raport Reagimi: Urdhërat për Mbrojtje Emergjente në Rastet e Dhunës në Familje (qershor); shih po ashtu Raportin e OSBE-së, Gjykimi i kërkesave për urdhra për mbrojtje në rastet e dhunës në familje në Kosovë (mars 2012), fq. 22. Në vitin 2003, Znj. Bytyçi-Berisha dha deklaratë pranë Qendrës për Punë Sociale e cila i ofronte asistencë sociale familjes së saj duke thënë se nuk kishte më sfida në ambientin e shtëpisë e saj dhe se gjendja me bashkëshortin e saj ishte normalizuar.

shtëpinë e Znj. Bytyçi-Berisha; udhëzimin e Znj. Bytyçi-Berisha se ajo mund të kërkojë lëshimin e urdhërit mbrojtës nga gjykata, të paraparë me Nenet 13 dh 14 të LMDhF; dhe referimin e menjëhershëm të rastit tek Njësia për Mbrojtjen e Viktimave 3 që vepron në kuadër të prokurorisë dhe është e autorizuar të parashtrojë kërkesë për lëshimin e urdhërit mbrojtës për viktimat e dhunës në familje, me pëlqimin e viktimës, apo ta referojë tek Qendrat për Punë Sociale (QPS), që lejohen të kërkojë urdhërin mbrojtës për të miturit. 4 QPS-ja në Suharekë/Suva Reka i kishte pranuar nga policia shkresat e lëndës lidhur me tentim-vetëvrasjen e Znj.Bytyçi-Berisha; por tek pas tre javëve. QPS-ja e kishte të njohur viktimën dhe familjen e saj për disa vjetë pasi që ajo dhe bashkëshorti i saj ishin përfitues të asistencës sociale, dhe në vitin 2000 ishin njoftuar se bashkëshorti i viktimës kishte ushtruar dhunë kundër saj. Në një intervistë të zhvilluar në nëntor 2015, OSBE është njoftuar se QPSja i ka ofruar ndihmë vajzës së viktimës pas incidentit të vitit 2012. Megjithatë, kjo ndihnë nuk ishte dokumentuar dhe OSBE nuk ka mundur të gjejë asnjë dëshmi që do të tregonte se është parashtruar kërkesë për lëshimin e urdhërit mbrojtës për vajzën e saj. Obligimet sipas Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (GjEDNj) Ka praktikë të bollshme nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut që thekson obligimin pozitiv të autoriteteve për t i mbrojtur individët nga dhuna në familje, bazuar në Nenin 2 (e drejta për jetë), Nenin 3 (ndalimi i torturës dhe trajtimit ç njerëzor e degradues) dhe Nenit 8 (respekti për jetën private dhe të familjes). 5 Shetet kanë detyrë primare për të mbrojtur të drejtën për jetë, duke i vendosur dispozitat efektive të ligjit penal për të dekurajuar kryerjen e veprave kundër personit, të cilat fuqizohen me makineri të zbatuesve të ligjit për parandalimin, luftimin dhe dënimin për shkelje të dispozitave të tilla. 6 Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut është drejtëpërdrejtë e zbatueshme në Kosovë, andaj obligimet e njejta pozitive bien mbi institucionet e Kosovës. 7 Sipas praktikës gjyqësore të GjEDNj-së, për t u ngritur çështja e obligimit pozitiv, duhet të vendoset që institucionet, kanë ditur apo është dashur të dijnë në kohën e ekzistimit të rrezikut të vërtetetë dhe të mënjehershëm të jetës së një individi të identifikuar, nga veprat kriminale të palës së tretë, megjithatë dështuan të ndërmarrin masat nga fushëveprimi i kompetencave të tyre, të cilat po që se gjykohen me arsyeshmëri mund të jenë pritur nga ta në mënyrë që të shmanget rreziku. 8 Bazuar në informacionin me të cilin disponon OSBE, në vitin 2012 Policia dhe Prokuroria e Kosovës kanë dështura të marrin masa arsyeshme ndaj asaj që me gjasë ka qenë kërcënim i vëertetë dhe i mënjehershëm për jetën e Znj. Bytyçi-Berisha. Përgjegjësitë e Policisë dhe Prokurorisë së Kosovës Në Kosovë, kur një incident i dhunës në familje raportohet në polici, policia ka obligime të veçanta sipas LMDhF-së për ta mbrojtur viktimën dhe për ta parandaluar dhunën e mëtutjeshme. Sipas LMDhF-së, Policia e Kosovës do t i përgjigjet çfarëdo raportimi për 3 4 5 6 7 8 Ligji Nr.03/L-182 për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, 10 gusht 2010 Shih Nenin 13 të Ligjit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, fusnota e sipërme 3. Shih Nenin 2 (1) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Fundamentale KEDNj. Fjalia e parë e Nenit 2(1) i Konventës e detyron Shtetin jo vetëm të mos merr jetë me qëllim, dhë në mënyrë të paligjshme por edhe të merr hapa të nevojshëm për të mbrojtur jetët e atyre brenda juridiksionit të vet (shih GjEDNj, L.C.B kundër Mbretërisë së Bashkuar, Aktgjykimi i GjEDNj-së i datës 9 qershor 1998, paragrafi 36). GjEDNj, Kontrova kundër Sllovakisë (7510/04), Aktgjykimi i GjEDNj-së i datës 31 maj 2007, paragrafi 49. Neni 22 i kushtetutës, 15 qershor 2008. Shih po ashtu Nenin 53 të kushtetutës që i jep mbizotërim standardeve të vendosura nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut. GjEDNj, Osman kundër Mbretërisë së Bashkuar, Aktgjykimi i GjEDNj-së i datës 28 tetor 1998, paragrafi 116, dhe Kontrova kundër Sllovakisë, fusnota e sipërme 6, paragrafi 49.

dhunë në familje, apo kërcënimeve të kryerjes së veprave të tilla. 9 Sipas Procedurave Standarde të Veprimit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje në Kosovë (PSV për Dhunën në Familje) të publikuara në vitin 2013: Policia e Kosovës, si reaguesit e parë të zakonshëm kanë një detyrim për të dhënë informacion viktimave, t i udhëzojnë viktimat gjatë procesit dhe të njoftojnë akterët tjerë. Si reaguese e parë, nga policia kërkohet jo vetëm të hetojë sjelljen e mundshme penale, por edhe të përdorë mjete të arsyeshme për ta mbrojtur viktimën siç janë: ta njoftojë viktimën për të drejtat e tij/saj përfshirë të drejtën për të kërkuar urdhër për mbrojtje emergjente në bazë të Nenit 13 të LMDhF-së që e obligon gjykatën të vendos lidhur me të brenda afatit prej 24 orëve; ta njoftojë viktimën për shërbimet në dispozicion që ofrojnë ndihmë ligjore, psikologjike dhe të tjera; dhe t i njoftojë menjëherë akterët tjerë relevant, përfshirë Njësinë për Mbrojtjen e Viktimave dhe QPS-në, veçanërisht nëse ka fëmijë të përfshirë. 10 Policia po ashtu duhet të përpilojë raportin e incidentit, pavarësisht është kryer apo jo vepra penale, dhe t ja jap viktimës një kopje të saj. 11 Përpos sigurimit të mbrojtjes së viktimës, policia është e obliguar sipas Kodit të Procedurës Penale (KPP) 12 të ndërmerr një numër veprimesh për t i sjellur kryesit e dhunës në familje para drejtësisë. Pasi të ketë pranuar informacionin për dyshimin e kryerjes së veprës penale, policia është e obliguar që të kryejë hetimet për të vendsour nëse ka bazë për ndjekje penale dhe të ndërmerr të gjithë hapat e domosdoshëm për të mbledhur informacionin relevant që mund të jetë i dobishëm gjatë procedurës penale. Bazuar në informacionin dhe dëshmitë e mbledhura, nëse ka dyshim të arsyeshëm që është kryer një vepër penale, policia duhet të përpilojë kallëzimin penal dhe ta dorëzojë atë në prokurori. Nëse policia ka gjetur se nuk ka pasur kryerje të veprës penale, ajo ka për obligim që ta dërgojë një raport të veçantë te prokurori, që sqaron se nuk ka bazë për kallëzim penal. 13 Gjatë këtyre hapave fillestar të hetimit, policia dhe prokuroria punojnë së bashku, mirëpo policia ka më shumë autonomi sipas KPP-së, ndërsa sipas Kodit të mëparshëm të Përkohshëm të Procedurës Penale KPPP 14, hapat fillestar të hetimit ishin përgjegjësi e prokurorit. 15 Me pranimin e kallëzimit penal, prokurori ka disa mundësi në dispozicion: mund ta hedh poshtë kallëzimin penal; të kërkojë nga policia informata shtesë nëse ato që janë ofruar janë të pamjaftueshme; inicoj hetimin mbi bazën e kallëzimit penal; apo menjëherë të ngrit aktakuzë. 16 Nëse prokurorit i bëhet me dije ekzistimi i provave lidhur me kryerjen e një vepre tjetër penale gjatë hetimeve, ai ose ajo mund të inicoj një hetim të veprës tjetër penale apo të zgjerojë hetimet aktuale. 17 Dhuna në Familje nuk është vepër e veçantë penale sipas Kodit Penal. 18 Rastet e dhunës në familje zakonisht cilësohen si Lëndim i Lehtë Trupor të kryera ndaj viktimës së ndjeshme sipas Nenit 188(3) të Kodit Penal. Vlenë të theksohet se prokurorët kanë për detyrë të hetojnë dhe të ndjekin disa vepra penale ex officio. 19 9 Shih Nenin 24(1) të Ligjit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje, fusnota e sipërme 3. 10 Shih Nenin 24(3) dhe (4), ibid. 11 Shih Neni 24(4), ibid. 12 Kodi N3. 04.L-123 për Procedurën Penale, 1 janar 2013. 13 Shih Nenet 69(1), 70(2), 81(1) dhe (4), ibid. 14 Kodi i Përkohshëm i Procedurës Penale i Kosovës, Rregullorja e UNMIK-ut 2003/26, 6 korrik 2003. 15 Shih Nenin 70(2) KPP dhe Nenin 200(2) dhe (3) KPPP. Shih gjithashtu Udhëzuesin e KPP-së, fq. 45. 16 Shih Nenin 83 dhe 101(2) KPP. Prokurorët kanë pasur të njëjtat detyra me KPPP (shih nenet 208-209 KPPP). 17 Shih Neni 103(4) KPP (shih neni 222(2) KPPP). 18 Kodi Nr. 04/L-082 Penal i Kosovës, 1 janar 2013. 19 Shih Nenin 49 KPP (shih Nenin 6 KPPP). Disa raste të dhunë në familje nuk ndërlidhen me dhunë fizike por me kërcënim për kryrje të saj. Hetimi i kërcënimit si vepër penale sipas Nenit 185 të Kodit Penal inicohet me propozimin e palës së dëmtuar.

Përfundim Në kundërshtim me kornizën ligjore të zbatueshme në Kosovë duke përfshirë edhe standardet ndërkombëtare të ngërthyera në të asnjë nga hapat që parashihen me KPP apo LMDhF nuk duket se janë ndërmarrë nga policia apo prokuroria në rastin e Znj. Bytyçi- Berisha. Si Znj. Bytyçi- Berisha ashtu edhe vajza e saj duket se janë lënë pa asnjërën mbrojtje që parashihet me ligjin për viktimat e dhunës në familje edhe pse policia dhe QPS kishin njohuri për të kaluarën e dhunshme të bashkëshortit të Znj. Bytyçi-Berisha. Sipas provave në shkresat e lëndës për hetimet e rastit të vetëvrasjes në tentativë të Znj. Bytyçi-Berisha,policia gjithashtu kishte bazë për ekzistimin e dyshimit të arsyeshëm që dhuna në familje ishte duke ndodhur. Nuk duket të jetë ndërmarrë ndonjë hap adekuat nga policia apo prokuroria për të hetuar veprimet potenciale kriminale të bashkëshortit të Znj. Bytyçi-Berisha. Pas dënimit të vitit 2002 asnjë kallëzim penal për dhunë në familje nuk është ngritur ndaj bashkëshortit të Znj.Bytyçi-Berisha. Duket se institucionet relevante kanë marrë rol dhe përgjegjësi të kufizuar, duke u fokusuar më tepër në hetimin me fjalë tjera, në përcaktimin e asaj se nëse vetëvrasja në tentativë ka qenë e vet shkaktuar në vend se t i përgjigjen në mënyrë të tërësishme çështjes më të gjerë të dhunës në familje, dhe të përcjellin me hetim të veçantë gjasat e dhunës në familje. OSBE konsideron se ky rast nuk është i vetmi ku institucionet kanë dështuar që të përgjigjen në mënyrë të përshtatshme ndaj incidenteve të dhunës në familje. OSBE rregullisht i monitoron rastet në të cilat viktimat kërkojnë urdhra mbrojtës, mbi bazën se i janë nënshtruar dhunës në familje apo kërcënimeve, fizike apo psikologjike; me fjalë tjera, mbi bazën e cila tregon për veprime kriminale nga ana e të pandehurit. Në këto raste, OSBE rrallë ka vërejtur se në mënyrë paralele është inicuar edhe procedura penale ndaj kryesit, edhe në rastet ku urdhri për mbrojtje është lëshuar dhe rrjedhimisht ka ekzistuar dyshimi i bazuar për veprime kriminale. 20 Kjo mund të tregojë për një dështim në koordinim adekuat dhe në qasje të tërësishme të insitutcuioneve relevante të përfshiera në reagimin ndaj rasteve të dhunës në familje, duke siguruar mbrojtjen për viktimën dhe dënimin për kryesin. Si shembull, OSBE ka vërejtur se urdhrat për mbrojtje nuk përcillen në mënyrë adekuate (për shembull, nga policia apo Njësia për Mbrojtje të Viktimave) në mënyrë që të sigurohet se procedura penale ngritet sapo të përcaktohet dyshimi i arsyeshëm. 21 Ngjashëm, diskutimet me stafin e QPS në vitin 2015 tregojnë se QPS ka qenë fillimisht e informuar nga gjykata e jo nga Policia e Kosovës,për rastet e dhunës në familje. Si rezultat, nuk duket se policia është duke e kryer në mënyrë konsistente rolin e reaguesit të parë siç është paraparë me PSV-të e Dhunës në Familje, për të udhëzuar viktimat për procedurën dhe informimin e akterëve tjerë [Sic]. Përfundimisht, OSBE ka vërejtur se vazhdojnë vonesat në caktimin e seancave sipas kërkesave për urdhra për mbrojtje emergjente në rastet e dhunës në familje. Në vetëm 7 nga 20 21 OSBE ka monitoruar 94 raste civile mes vitit 2013 dhe 2015 (13 nga të cilat ishin kërkesa për urdhëra mbrojtës emergjent) në të cilat viktima ka kërkuar urdhërmbrojtje nga gjykata mbi bazën se i janë nënshtruar dhunës apo kërcënimeve për dhunë në familje. Në vetëm 28 raste janë ngritur kallzime penale nga policia ndaj të pandehurve lidhur me dyshimin për kryerjen e veprave të dhunës në familje. Shih gjithashtu Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, Reagimi i Policisë dhe Prokurorisë ndaj Rasteve të Dhunës në Familje në Kosovë (2015), faqe 51-53 (ku prezentohet një rast studimi, rasti X, ku paraqitet një seri e veprimeve abuzive që kanë ndodhur në kontekstin e një raporti familjar. Në gusht 2014, i pandehuri me gjasë e ka sulmuar viktimën në vend publik. Policia e Kosovës nuk kanë ngritur kallzim penal për këtë incident dhe prokuroria nuk ka ngritur aktakuzë në lidhje me këtë incident. Tutje, gjyqtari i lëmisë civile i cili është intervistuar ka deklaruar se nuk informohet nëse procedura civile dhe penale lidhur me viktimën e njejtë dhe kryesin e dyshuar zhvillohen në të njejtën kohë ) shih: http://www.eulex-kosovo.eu/eul/repository/docs/libri_final.pdf.

13 raste të monitoruara mes 2013 dhe 2015, urdhërmbrojtjet emergjente ishin lëshuar brenda afatit të detyrueshëm prej 24 orëve. Rekomandime Në pajtim me obligimet e saj sipas kornizës ligjore të Kosovës, Policia duhet t i hetojë ankesat lidhur me dhunën në familje dhe të parashtrojë kallëzimin penal në prokurori nëse ekziston dyshimi i arsyeshëm se është kryer vepër penale; Prokurorët duhet të shqyrtojnë edhe më tej dhe të marrin parasysh me kujdes rastet e dhunës në familje, në rastet ku policia nuk e ka konsideruar se procedura penale duhet të inicohet; Policia e Kosovës, prokurorët, Mbrojtësit e Viktimave, QPS-të dhe gjykatat duhet të përmirësojnë bashkëpunimin në mënyrë që të sigurohen se viktimat e dhunës në familje marrin mbrojtjen e nevojshme, dhe se të pandehurit ballafaqohen me procedurën penale; Policia e Kosovës duhet menjëherë të informojë QPS-në për rastet e dhunës në familje, në veçanti kur ka të përfshirë fëmijë, dhe gjithashtu duhet të informojë Njësinë për Mbrojtësit e Viktimave; Të shqyrtohet zbatimi i Procedurave Standarde të Veprimit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje në Kosovë, për të siguruar se ekzistojnë mekanizma efektiv të koordinimit për t i ndihmuar viktimat e dhunës në familje Gjykatat duhet t i përmbahen afatit 24-orësh lidhur me vendosjen për urdhëra për mbrojtje emergjente.