Planprogrami për lëndën: E drejta e procedurës penale-pjesa e posaçme

Similar documents
Formular për SYLLABUS të Lëndës. Të dhëna bazike të lëndës

Planprogrami nga lënda: E drejta e procedurës penale

Formular për SYLLABUS të Lëndës. Të dhëna bazike të lëndës

PROGRAMI MESIMOR I LENDES. Lenda eshte: modifikuar x e re Shpjegoni lidhjen ndermjet oreve te mesimdhenjes dhe krediteve te ECTS:

Syllabusi për lëndën: Ekzekutimi i dënimeve alternative

Prof. Dr. Asoc. Visar Morina Prof. Dr. As. Murat Jashari

Formular për SYLLABUS të Lëndës. Të dhëna bazike të lëndës

Syllabusi për lëndën: Krimi i jakës së bardhë

Planprogrami mësimor për lëndën: Trafikimi me Njerëz

Bachelor (studime themelore)

E DREJTA ROMAKE. Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Fakulteti Juridik Titulli i lëndës: E Drejta Romake Niveli: Bachelor Statusi lëndës:

Syllabus. E marte (9-12), A2. Dr.sc. Bajram Ukaj, Prof.asoc. Dr.sc. Avni Puka

Fakulteti Filozofik - Departamenti i Historisë Titulli i lëndës: Metodologji dhe metodikë e mësimit të historisë Niveli:

PROGRAMI MËSIMOR SYLLABUS Niveli i studimeve Bachelor Programi Viti akademik 2016 LËNDA

Formular për SYLLABUS të Lëndës

Syllabus. Fakulteti Juridik E Drejta Penale Ndërkombëtare Studime themelore Moduli Penal Obligative Viti IV, semestri VIII (semestri veror)

Viti i studimeve: Numri i orëve në javë: 2+1 Vlera në kredi - ECTS: 5 Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës

UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA FAKULTETI JURIDIK STUDIMET E DOKTORATËS PLANPROGRAMI I LËNDËS E DREJTA ADMINISTRATIVE E AVANCUAR

Planprogrami mësimor për lëndën: E drejta penale

8.6. Programi i studimit-profili: EKONOMIA E BUJQËSISË DHE USHQIMIT Niveli Master (Msc) MA (Master) 2 vite

Koha/Lokacioni: E hënë, 8:11-11:00, Salla 523

Syllabusi për lëndën: Viktimologjia

Lënda. Ligjërata Ushtrime 15 Orët mësimore mësimore. 2 0 Metoda e mësimit

PROCEDURA PENALE NË RASTET E KRYERËSVE ME ÇRREGULLIME MENDORE NË KOSOVË КРИВИЧНАТА ПОСТАПКА ВО СЛУЧАИ НА СТОРИТЕЛИ СО МЕНТАЛНИ НАРУШУВАЊА ВО КОСОВО

SYLLABUS. Kundërvajtjet në lëmin penal Bachelor Zgjedhore Viti II, semestri IV

S Y L L A B U S i lëndës

SILLABUS Të dhëna bazike të lëndës

Të dhëna bazike të kursit Njësia akademike: Fakulteti Ekonomik

UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA FAKULTETI JURIDIK STUDIMET BACHELOR PLANPROGRAMI I LËNDËS E DREJTA ADMINISTRATIVE

UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA PRISHTINË FAKULTETI JURIDIK E DREJTA ROMAKE (IUS ROMANORUM) PLANPROGRAMI MËSIMOR (SYLLABUS)

SILLABUS Të dhëna bazike të lëndës

Formular për SYLLABUS të Lëndës

Syllabusi për lëndën: Krimi i organizuar

Course SYLLABUS Form. The basic data course. Number of hours per week: 2+1 Credits ECTS: 5. Lecturer of the course: Prof. Dr.

E Drejta Bankare dhe Tregjeve Financiare Niveli:

PLANI MËSIMOR (SYLLABUSI) I LËNDËS VIKTIMOLOGJIA

Formular për SYLLABUS të Lëndës

PLANPROGRAMI MËSIMOR - SYLLABUS Menaxhimi i politikave të sigurisë

Syllabusi i lëndës: Vështirësitë në të nxënë

Msc (Master) 2 vite. E rregullt

Dr. sc Rexhep Murati, profesor i rregullt 1 BIOGRAFIA DHE BIBLIOGRAFIA

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës

CURRICULUM VITAE. Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Juridik Data: Niveli: Doktor i Shkencave Juridike Dr.sc.

RAPORT REAGIMI: PËRGJIGJET NDAJ RASTEVE TË DHUNËS NË FAMILJE DUKE MARRË PARASYSH VDEKJEN E ZNJ. ZEJNEPE BYTYÇI-BERISHA

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

Institution: University of Pristina, Faculty of Law Degree Date: 2005 Degree/ Master : Master of Science in Civil Law (Mr.Sc)

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Curiculum Vitae Dr.sc.Rexhep Gashi, profesor i rregullt Fakulteti Juridik Universitetit i Prishtinës Hasan Prishtina

SYLABUSET E LËNDËVE Studimet Bachelor (Bsc)

SYLABUSET E LËNDËVE Studimet Master (Msc)

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

JUSTICIA. Revistë shkencore juridike e kandidatëve të Programit të Trajnimit Fillestar 2013/2015 në Institutin Gjyqësor të Kosovës.

Shqyrtim i zbatimit të kodit të ri të procedurës penale në Kosovë

JUSTICIA Revistë shkencore juridike e kandidatëve të Programit Fillestar për Arsimim Ligjor 2011/2012 në Institutin Gjyqësor të Kosovës

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

PLANI MËSIMOR (SYLLABUSI) PËR LËNDËN E DREJTA E DETYRIMEVE

AVOKATURA. VITI:VI, nr. 9 / 2010 Buletin i Odës së Avokatëve të Kosovës

DORACAKU I GJYQTARËVE PËR PROCEDURËN KONTESTIMORE

KODI PENAL I REPUBLIKËS SË KOSOVËS

UNIVERSAL DECLARATION OF HUMAN RIGHTS: THE CASE OF KOSOVA

Fakulteti Juridik (1989/ ) në Universitetin e Prishtinës, të përfunduar me notën mesatare 9,30.

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

UNMIK PISG QEVERIA E KOSOVËS VLADA KOSOVA GOVERNMENT OF KOSOVA MINISTRIA E SHËRBIMEVE PUBLIKE MINISTARSTVO JAVNIH SLUZBI MINISTRY OF PUBLIC SERVICES

P R O G R A M I. UNIVERSITETI I PRISHTINES Modeli i Programit mësimor të lëndës (Syllabusi)

ANALIZA E PROCEDIMEVE TË ÇËSHTJEVE PENALE NË APEL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

INSTITUCIONI I AVOKATIT TË POPULLIT

U N I V E R S I T E T I I T I R A N Ë S F A K U L T E T I I D R E J T Ë S I S Ë Departamenti i së Drejtës Publike

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

KRIM I RËNDË, VETËM NË LETËR

Departamenti për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete. Sektori për Monitorimin e Sistemit Ligjor

Formular për SYLLABUS të Lëndës: Metodologji e arteve figurative Parashkollor 2015 / 2016

Tel:

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

doracak PËR STUDENTËT e ciklit të parë

VENDIM Nr.443, datë

Mbrojtja e mjedisit nëpërmjet të drejtës penale: vështrim krahasues mbi legjislacionin penal mjedisor në Shqipëri dhe Kosovë

Korniza Ligjore për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë. Studim mbi pajtueshmërinë e legjislacionit në fuqi me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS

Raporti i FDH Kosovë 2013 DËSHMITARËT ENDE THEMBRA E AKILIT NË GJYKIMET E PROFILIT TË LARTË

LIBERALIZIMI I KORRUPTUAR

CURRICULUM VITAE. Dr. sc. Nerxhivane DAUTI, Profesor i rregullt. Data e lindjes: 08 dhjetor, 1960, Drenas.

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese Gjykatëse An Pauër-Ford, kryetare Gjykatës Vidar Stensland Gjykatës Roland Dekers

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

Trafikimi me njerëz në Kosovë dhe mbrojtja e viktimave të trafikimit

NDIHMA JURIDIKE FALAS NË ÇËSHTJET PENALE DHE ZBATIMI I STANDARDEVE TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT NGA GJYKATAT E KOSOVËS

KosovË 2016 RAPORT MONITORIMI GJASHTË MUJOR MBI EKZEKUTIMIN E MASAVE DHE DËNIMEVE PËR TË MITURIT NË QENDRËN KORREKTUESE NË LIPJAN

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

PËR INSPEKTORATIN E PRODUKTEVE TË NDËRTIMIT

Tel: 044/

Instituti i Kosovës për Drejtësi Mars 2017

QASJA NË DREJTËSI DHE TË DREJTAT E NJERIUT

CV Prof.Ass.Dr. Shqipe Bajçinca Brestovci

9. Titulli akademik: Ligjëruese Institucioni: Universiteti i Gjakovës Fehmi Agani -Fakulteti i Edukimit Data e zgjedhjes:

I LIGJIT PËR PROCEDURËN ADMINISTRATIVE

RAPORT MONITORIMI MBI DREJTËSINË ZGJEDHORE

UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA RAPORTI I VETËVLERËSIMIT FAKULTETI EKONOMIK (2015) Prishtinë

CURRICULUM VITAE. Bulevardi i Pavarësisë, P+13/34, Gjilan Nr. i telefonit: -


PËR PRODUKTET E NDËRTIMIT

Transcription:

Planprogrami për lëndën: E drejta e procedurës penale-pjesa e posaçme 2017-2018 Të dhëna bazike të lëndës Njësia akademike: Fakulteti Juridik Titulli i lëndës: E drejta e procedurës penale-pjesa e posaçme Niveli: Themelor Statusi lëndës: E detyrueshme Viti i studimeve: Viti IV Numri i orëve në javë: 3+2 Vlera në kredi ECTS: 8 ECTS Koha / lokacioni: E hënë, 11.30-14.30 Mësimdhënësi i lëndës: Dr. sc.rexhep Murati, profesor i rregullt Detajet kontaktuese: Email: rexhepmurati@gmail.com Përshkrimi i lëndës Qëllimet e lëndës: Rezultatet e pritura të nxënies: E drejta e procedurës penale-pjesa e posaçme ofron njohuri themelore për rrjedhën e procedurës penale, përkatësisht themelimi, zhvillimin dhe përfundimin e raportit penalo procedural. E drejta e procedurës penale ka për objekt rrjedhën e procedurës penale e cila ndahet në stade, faza dhe etapa përkatëse. Përveç, kësaj E drejta e procedurës penale-pjesa e posaçme, tregon për dallimet që ekzistojnë ndërmjet formave të ndryshme të procedurës penale (procedurës së rregullt, procedurës për të mitur dhe procedurave e alternative etj.). Objekt i studimit të procedurës penale-pjesa e posaçme janë edhe disa procedura me karakter jo penal të cilat janë kusht për zhvillimin e procedurës penale ose janë pasojë e zhvillimit të procedurës penale. Ky program mësimor mundëson përvetësimin dhe thellimin e njohurive nga E drejta e procedurës penalepjesa e posaçme. Njohuritë e fituara nga E drejta e procedurës penale e përgjithshme bashkë me njohuritë nga E drejta e procedurës penale-pjesa e posaçme mundësojnë që procedura penale në tërësi të kuptohet drejtë dhe në mënyrë të plotë. Pas përfundimit të këtij programi studentet duhet: - të fitojnë njohuri të thelluara për rrjedhën e procedurës penale nga fillimi e deri në përfundimin e saj. 1

- të kuptojnë se cilat janë të drejtat dhe detyrimet e subjekteve procedural si edhe të bëjnë dallimin ndërmjet veprimeve të subjekteve procedural gjatë rrjedhës së procedurës penale ; - të njihet me llojet e provave të cilat vinë në shprehje në procedurën penale, e në veçanti me domosdonë e përjashtimit të provave të pa pranueshme, në të cilat nuk mund të mbështet vendimi gjyqësor; - të mësohen të analizojë me kujdes çështjet juridike dhe çështjet faktike; - të fitojë aftësi analitike të domosdoshme dhe të kultivojnë qasje kritike ndaj zgjidhjeve procedurale aktuale - duke fituar njohuri themelore nga E drejta e procedurës penale-pjesa e posaçme, ata do jenë në gjendje që këto njohuri t i zgjerojnë dhe thellojnë në procesin e mëtejmë të përsosje së tyre profesionale. - pas përfundimit me sukses të këtij kursi dhe kursit vijues në programin master-në drejtimin penal, që për objekt të studimit ka aspekte të ndryshme nga E drejta e procedurës penale pjesa-e posaçme, studenti sa i përket kësaj fushe do të jetë në gjendje që në të ardhmen në praktikë të interpretoj drejtë dhe të zbatojë me sukses dispozitat e legjislacionit penal. Kontributi nё ngarkesёn e studentit ( gjё qё duhet tё korrespondoj me rezultatet e tё nxёnit tё studentit) Aktiviteti Orë Ditë/javë Gjithësej Ligjërata 2 15 30 Ushtrime teorike/laboratorike 1 15 15 Punë praktike - - - Kontaktet me 20 min. 15 5 mësimdhënësin/konsultimet Ushtrime në teren - - - Kollokfiume,seminare 2 10 20 Detyra të shtëpisë - - - Koha e studimit vetanak të studentit 4 15 60 (në bibliotekë ose në shtëpi) Përgatitja përfundimtare për provim 3 15 45 Koha e kaluar në vlerësim (teste,kuiz,provim final) 1 5 5 2

Projektet,prezentimet,etj 1 20 20 Totali 200 Metodologjia e mësimëdhënies: Mësimi në klasë do të realizohet përmes ligjëratave interaktive në të cilat do të shpjegohen dhe analizohen rrjedha e procedurës penale nga fillimi deri në përfundimin e saj. Duke qenë se ligjëratat do të kenë karakter interaktiv, studentët do të motivohen që të shtrojnë pyetje, të bëjnë komente si edhe të ngrisin çështje për diskutim lidhur me temën e cila trajtohet. Për të realizuar mësimin sipas kësaj metode të mësimit, nga studentet do të kërkohet që paraprakisht të lexojnë literaturën e detyruar dhe literaturën shtesë të përcaktuar në planprogram. Metodat e vlerësimit: Vlerësimi i studentëve do të bëhet përmes pranisë së studentëve, seminareve, prezantimeve, kolokviumeve e të tjerë dhe provimit me shkrim. Me fjalë të tjera, vlerësimi i studentëve do të bëhet përmes metodave si vijon: - vijimi i rregullt në ligjërata dhe seminare dhe pjesëmarrja aktive...10% ; - prezantimet individualisht ose në grup dhe punimet seminarike...20%; - kolokviumi i parë 35%; - Kolokviumi i dytë 35%; - Totali: 100% Literatura Literatura bazë: Sahiti, Ejup, Murati, Rexhep E drejta e procedurës penale, Prishtinë, 2016, Murati, Rexhep, Rishikimi i procedurës penale për shkak të fakteve dhe provave të reja, Prishtinë, 2006. Bayer, Vladimir, Kazneno procesno pravoodabrana poglavlja. Knjiga II, Povijesni razvoj kaznenog procesnog prava, përgatiti: Davor Krapac, Zagreb, 1995. 3

Pavišić, Berislav, Komentar Zakona o kaznenom postupku, Šmrka, 2015. Pavišić, Berislav (ed.), Transition of Criminal Procedure Systems, Rijekë, 2004. Pavišić, Berislav, Karakteristikat themelore të trazicionit të procedurave penale, E drejta, Prishtinë, 2004., nr. 4. Sijerčić-Čolić Hajrija, Krivično procesno pravo, knjiga II, Tok redovnog krivičnog postupka i posebni postupci, Sarajevo, 2005. Sahiti, Ejup, Murati, Rexhep, Elshani, Xhevdet, Komentar i Kodit të procedurës penale, Prishtinë, 2014. Murati, Rexhep, Protection of Human Rights Under Kosovo s Criminal Code and Criminal Procedure Code, Chicago-Kent Law Review, Volume 80, Number 1, 2005. Sahiti, Ejup, Dëshmia e dëshmitarit si prove në procedurën penale, Prishtinë, 1993. Sahiti, Ejup, Argumentimi në procedurën penale, Prishtinë, 2006. Sahiti Ejup, Murati Rexhep, Kunštek Eduard, Criminal Procedure System of Kosovo, ed. Berislav Pavišić,: Transition of Criminal Procedure Systems, Rijeka, 2004., fq. 125-145 Literatura shtesë: Bayer, Vladimir, Kazneno procesno pravoodabrana poglavlja. Knjiga I. Uvod u teoriju krivičnog procesnog prava, përgaditi, Davor Krapac Zagreb, 1995. Bavcon, Ljubo, Šelih A et al.: Međunarodno kazensko pravo. Ljubljana, 1997. Cook, Joseph G., Marcus, Paul, Criminal Procedure, Third Edition, New York, Oakland (CA), 1992. Damaška, Mirjan, Okrivljenikov iskaz kao dokaz u suvremenom krivičnom procesu, Zagreb, 1962. Damaška, Mirjan, O miješanju inkvizitornih i akuzatornih procesnih formi, Hrvatski ljetopis za kazneno pravo i praksu (HLJKPP), Zagreb, 1997., vol. 4, nr. 2 fq. 381-394. Damaška, Mirjan, Izazovi slobodnoj ocjeni dokaza. HLJKPP, Zagreb, 1995, vol. 2 nr.1, fq. 41-55 Delmas-Marty, Mireille (ed.), Procedure penali d`europa, Padovë, 2001 Dressler, Joshua, Understanding Criminal 4

Procedure, New York (USA) and Oakland (CA), 1991. Gates, John, Johnson, Charles, Gjykatat amerikane: Analizë kritike, Tiranë, 1997. Grubač, Momčilo, Krivično procesno pravo, botim i katërtë i ndryshuar dhe i plotësuar, Beograd, 2006. Grubiša, Mladen, Činjenično stanje u krivičnom postupku, botimi i dytë, Zagreb, 1980. Jekić, Zagorka, Krivično procesno pravo, botimi i shtatë, Beograd, 2001. Kamisar, Yale, Lafave, Wayne R., Israel, Jerold H., King, Nancy, Modern Criminal Procedure: Cases, Comments, Questions, Ninth Edition, St. Paul, Minn, 1999. Krapac, Davor, Kazneno procesno pravo, libri i parë: institucije, botim i dytë i ndryshuar dhe i plotësuar, Zagreb, 2003. Krapac, Davor, Engleski kazneni postupak, Zagreb, 1995. Krapac, Davor, Europska konvencija o zaštiti ljudskih prava i temeljnih sloboda i hrvatski kazneni postupak, HLJKPP, Zagreb, 1995., vol. 2, nr. 1. Pavišić, Berislav, Komentar Zakona o kaznenom postupku, botimi i pestë, Rijeka, 2005. Pavišić, Berislav, Komentar Zakona o kaznenom postupku, Rijeka, 2013. Pavišić, Berislav, Bertaccini Davide (eds.), Le altre procedure penali: Transizioni dei sistemi processuali penali, Torino, 2002. Sahiti, Ejup, Murati, Rexhep E drejta e procedurës penale, Prishtinë, 2013 Sijerčić-Čolić, Hajrija, Vuleta, Draško, Hadžiomeragić, Malik, Komentar Zakona o krivičnom postupku, Sarajevo, 1999. Sijerčić-Čolić Hajrija, Krivično procesno pravo, knjiga I, Krivičnoprocesni subjekti i krivičnoprocesne radnje, Sarajevo, 2005. Sijerčić-Čolić Hajrija, Krivično procesno pravo, knjiga II, Tok redovnog krivičnog postupka i posebni postupci, Sarajevo, 2005. Sijerčić-Čolić Hajrija, Hadžiomeragić Malik, Jurčević Marinko, Kaurinović Damjan i Simović Miodrag, Komentari zakona o krivičnom /kaznenom postuku u Bosni i Hercegovini, Sarajevo, 2005. 5

Tomašević, Goran, Kazneno procesno pravo: temeljni pojmovi i osnove praktične primjene, Split, 1998. godine. Tomašević, Goran, Osnove atenskoga krivičnoga postupka klasičnog doba, Zbornik Pravnog Fakulteta, Split, XXVII, 1990. Vasiljević Tihomir, Sistem krivičnog procesnog prava SFRJ, botim i tretë, Savremena administracija, Beograd, 1981. Vasiljević, Tihomir, Sistem krivičnog procesnog prava SFRJ, botim i dytë, Beograd, 1971. Zupančić, Boštjan et al., Ustavno kazensko procesno pravo, Ljubljana, 1996 Studentet duhet t`i studiojnë edhe dispozitat përkatëse me të cilat rregullohet procedura penale në Kosovë dhe konventat e OKB-së për të drejtat dhe liritë e njeriut, Konventën evropiane për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore dhe dokumentet të tjera ndërkombëtare për të drejtat e njeriut me sa vijon: Kodi penal i Kosovës, Kodi nr. 04/L-082, G. Z. Nr. 19/ 2012, dhe Nr.30/2012. Kodi i procedurës penale i Kosovës, Kodi nr. 04/L- 123,G.Z., Nr. 37/ 2012. Kodi i Drejtësisë për të mitur, Kodi nr. 03/L-193,G.Z. Nr.78/2010. Ligji për ekzekutimin e sanksioneve penale, Nr.03/L-191, G.Z. nr.79/2010. Ligji për gjykatat, Ligji nr. O3/L-199, G.Z. 79/2010 dhe Nr. 03/L-171, G.Z. nr. 28/2012. Ligji për Gjykatën Kushtetuese, Ligji nr. 03/L- 121,G.Z. nr. 46/2009. Ligji për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, Nr. 03/L- 223, G.Z. 84/2010. Ligji për prokurorin e shtetit, Ligji nr. 03/L-225, G.Z. 83/2010. Ligji për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, Ligji nr.03/l-052, G.Z. 27/2008. Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës, Ligji nr. 03/L-224, G.Z. 83/2010. Ligji për Avokatinë, Nr. 03/L-117. 6

Deklarata e Përgjithshme e të Drejtave të Njeriut e vitit 1948 Universal Declaration on Human Rights, G.A.res. 217 A(III), U.N. Doc. A/810 at 71 Pakti Ndërkombëtar i të Drejtave Civile dhe Politike me protokollet e vitit 1966 International Covenant on Civil and Political Rights, G.A. res. 2200A (XXI), 21 U.N. GAOR Supp. (No.16) at 52, U.N. Doc. A/6316 (1966), 999 U.N.T.S. 171, entered into force Mar. 23, 1976. Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturor i vitit 1966 International Covenant on Economic, Social and Cultural Rights G.A. res. 2200A (XXI), 21U. N. GAOR Supp (No.16) at 49, U.N. Doc. A/6316 (1966), 993 U.N.T.S. 3, entered into force Janeni 3, 1976. Konventa Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut të vitit l950, me protokollet shtesë European Convention for the Protection of Human Rights and Fundamental Freedoms, (ETS No. 5), 213 U.N.S. 222, entered into force Sept. 3,1953, as amended by Protocols No 3, 5, 8, i 11 which enterd into force on 21 September 1970, 20 December 1971, 1 January 1990, and 1 November 1998 respectively. Plani i dizejnuar i mësimit: Java Java e parë: Ligjerata që do të zhvillohet E DREJTA E PROCEDURËS E VEÇANTË RRJEDHA E PROCEDURËS PENALE Nocioni dhe objekti i të drejtës së procedurës penale të veçantë. Rrjedha e procedurës penale stadet e procedurës penale. Procedura parapenale. Nocioni i procedurës parapenale. Autorizimet e policisë në procedurën parapenale. Kallëzimi penal. Vendimet e prokurorit të shtetit përkitazi me kallëzimin penal. Forma procedurale e veprimeve të kryera nga policia. 7

Java e dytë: PROCEDURA PARAPRAKE HETIMET. Kuptimi i procedurës paraprake. Funksioni, natyra juridike e procedurës paraprake dhe bartësit e saj. Hetimi, kuptimi dhe qëllimi i hetimeve. Fillimi, rrjedha dhe përfundimi i hetimeve. Shqyrtimi i detyrueshëm i lëndës së hetimit, pezullimi dhe pushimi i hetimeve. Kohëzgjatja e hetimeve. PROCEDURAT ALTERNATIVE. AKUZIMI. Ngritja e akuzës dhe llojet e akteve paditëse. Aktakuza dhe përmbajtja e aktakuzës. Procedura për ngritjen e aktakuzës. Shkresat që e plotësojnë aktakuzën. Materialet të cilat i jepen të pandehurit me ngritjen e aktakuzës. Kontrollimi i akuzës përkatësisht i aktakuzës. Shqyrtimi fillestar. Shqyrtimi i dytë. Java e tretë: PROCEDURA PENALE KRYESORE. Përgatitja e shqyrtimit gjyqësor. Shqyrtime të përgjithshme lidhur me shqyrtimin gjyqësor. Publiciteti i shqyrtimit gjyqësor. Zbatimi i shqyrtimit gjyqësor. Parakushtet (supozimet) për mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor. Shtyrja dhe ndërprerja e shqyrtimit gjyqësor. Procesverbali i shqyrtimit gjyqësor. Shqyrtimi gjyqësor dhe rrjedha e tij. Hapja e seancës gjyqësore Fillimi shqyrtimit gjyqësor dhe deklarimi i të akuzuarit lidhur me akuzën. Procedura provuese (prezantimi i provave). Java e katërt: Java e pestë: AKTGJYKIMI. Marrja, shpallja dhe përpilimi me shkrim i aktgjykimit. Llojet e aktgjykimit. Aktgjykimi refuzues, dënues (kondemnator) dhe lirues (liberator). Shpallja dhe përpilimi me shkrim i aktgjykimit. MJETET JURIDIKE Në përgjithësi për mjetet juridike. Kuptimi, arsyetimi dhe qëllimi i mjeteve juridike. Llojet e mjeteve juridike. Rregullat e përgjithshme të procedurës ankimore. MJETET JURIDIKE TË REGULLTA. Ankesa kundër aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë. Personat e autorizuar për paraqitjen e ankesës. Përmbajtja e ankesës. Bazat për ushtrimin e ankesës kundër aktgjykimit. Shkeljet esenciale (qenësore) të dispozitave të procedurës penale, shkeljet e ligjit penal, vërtetimi i gabuar ose jo i plotë i gjendjes faktike dhe atakimi i aktgjykimit të shkallës së parë për shkak të vendimit mbi sanksionin penal. 8

Java e gjashtë: PROCEDURA LIDHUR ME ANKESË KUNDËR AKTGJYKIMIT TË SHKALLËS SË PARË Procedura lidhur me ankesë në gjykatën e shkallës së parë dhe në gjykatën e shkallës së dytë. Seanca e kolegjit të apelit. Shqyrtimi në Gjykatën e Apelit. Kufijtë e shqyrtimit të aktgjykimit të shkallës së parë të atakuar me ankesë. Vendimet e Gjykatës së Apelit lidhur me ankesë. Rigjykimi. Beneficium cohaesionis dhe reformatio in peius ANKESA KUNDËR AKTGJYKIMIT TË GJYKATËS SË APELIT ANKESA NË AKVENDIM Java e shtatë: Java e shtatë MJETET E JASHTËZAKONSHME JURIDIKE RISHIKIMI I PROCEDURËS PENALE. Vazhdimi i procedurës penale. Rishikimi jo i drejtë i procedurës penale. Rishikimi i drejtë i procedurës penale KËRKESA PËR ZBUTJEN E JASHTËZAKONSHME TË DËNIMIT KËRKESA PËR MBROJTJEN E LIGJSHMËRISË Java e tetë: Java e nëntë: PROCEDURA NDAJ TË MITURËVE Në përgjithësi për procedurën ndaj të mitarëve. Karakteristikat themelore të procedurës ndaj të miturve. RRJEDHA E PROCEDURËS PËR TË MITUR Procedura paraprake. Fillimi dhe zbatimi i procedurës përgatitore. Arresti i përkohshëm, ndalimi policor dhe paraburgimi i të miturit Akuzimi në procedurën ndaj të miturve. Procedura dhe kompetencat e trupit gjykues për të mitur dhe shqyrtimi gjyqësor. Mjetet juridike. Ekzekutimi i masave edukative institucionale. Pushimi i ekzekutimit dhe ndryshimi i vendimit mbi masat edukuese. Java e dhjetë: Java e dhjetë PROCEDURAT E VEÇANTA URDHRI NDËSHKIMOR- Nocioni u urdhrit ndëshkimor. Procedura për dhënien urdhrit ndëshkimor. Zhvillimi i 9

shqyrtimit gjyqësore në bazë të kundërshtimit kundër urdhrit ndëshkimor. SHQIPTIMI I VËREJTJES GJYQËSORE. Nocioni i vërejtjes gjyqësore. Procedura lidhur me shqiptimin e vërejtjes gjyqësore. Java e njëmbedhjetë: MASAT E TRAJTIMIT TË DETYRUESHËM PPROCEDURAT PËR ZBATIMIN E TYRE. Procedura penale ku përfshihen kryerës me çrregullime mendore. Në përgjithësi për masat për trajtim të detyrueshëm psikiatrik. Procedura për të vlerësuar aftësinë e të pandehurit për t`iu nënshtruar gjykimit. Procedura për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në rast të paaftësisë mendore në kohën e kryerjes së veprës penale. Procedura për shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në rast të aftësisë së zvogëluar mendore në kohën e kryerjes së veprës penale. Java e dymbëdhjetë: PROCEDURA PËR SHQIPTIMIN E MASËS SË TRAJTIMIT TË DETYRUESHËM PËR REHABILITIM NDAJ PERSONAVE TË, CILËT KANË KRYER VEPËR PENALE NËN NDIKIMIN E ALKOHOLIT OSE E DROGËS. PROCEDURA PËR REVOKIMIN E DËNIMEVE ALTERNATIVE Java e trembëdhjetë: PROCEDURA PËR MARRJEN E VENDIMIT MBI SHLYERJEN E DËNIMIT NGA EVIDENCA Java e katërmbëdhjetë: Java e pesëmbëdhjetë: PROCEDURA PËR KOMPENSIM DËMI, REHABILITIM DHE PËR REALIZIMIN E TË DREJTAVE TË TJERA TË PERSONAVE TË DËNUAR OSE TË ARRESTUAR PA BAZË Kuptimi i së drejtës në kompensim dëmi, rehabilitim etj si e drejtë themelore e njeriut. Kushtet që duhet të përmbushën për kompensim dëmi të personave të dënuar dhe të arrestuar pa bazë. Rehabilitimi i personave të dënuar apo të arrestuar pa bazë. Procedura për realizimin e të drejtave të tjera. PROCEDURA PËR DHËNIEN E LETËRRESHTIMIT DHE SHPALLJES PUBLIKE 10

Politikat akademike dhe rregullat e mirësjelljes: Gjatë mbajtjes së mësimit, kolokviumeve dhe provimeve studentet duhet të sillen në përputhje me standardet e mirësjelljes akademiken dhe në pajtim Statutin e Universitetit të Prishtinës, rregulloret përkatëse të Fakultetit dhe Kodin etik të studentëve. Shkurt, 2018 Prishtinë Dr. sc. Rexhep Murati, profesor i rregullt 11