"AVOKATURA" VITI :IV, nr. 7 / Buletin i Odës së Avokatëve të Kosovës

Similar documents
UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

Sigurimi i Cilësisë Mjet për Ngritjen e Besueshmërisë së Pasqyrave Financiare

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

PROCEDURA PENALE NË RASTET E KRYERËSVE ME ÇRREGULLIME MENDORE NË KOSOVË КРИВИЧНАТА ПОСТАПКА ВО СЛУЧАИ НА СТОРИТЕЛИ СО МЕНТАЛНИ НАРУШУВАЊА ВО КОСОВО

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

RAPORT REAGIMI: PËRGJIGJET NDAJ RASTEVE TË DHUNËS NË FAMILJE DUKE MARRË PARASYSH VDEKJEN E ZNJ. ZEJNEPE BYTYÇI-BERISHA

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

MSA-ja për të gjithë. Çfarë duhet të dini për marrëveshjen për stabilizim dhe asociim ndërmjet BE-së dhe Kosovës

Shqyrtim i zbatimit të kodit të ri të procedurës penale në Kosovë

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

NDIHMA JURIDIKE FALAS NË ÇËSHTJET PENALE DHE ZBATIMI I STANDARDEVE TË GJYKATËS EVROPIANE PËR TË DREJTAT E NJERIUT NGA GJYKATAT E KOSOVËS

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

AVOKATURA. VITI:VI, nr. 9 / 2010 Buletin i Odës së Avokatëve të Kosovës

INSTITUCIONI I AVOKATIT TË POPULLIT

KRIM I RËNDË, VETËM NË LETËR

Faksi:

Korniza Ligjore për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë. Studim mbi pajtueshmërinë e legjislacionit në fuqi me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

PËR VEPRIMTARINË PRIVATE NË SHËNDETËSI

PA DËSHKUESHMËRIA. në procedimet disiplinore të gjyqtarëve

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE (MENDIMET MOSPAJTUESE) BILTEN SUDSKE PRAKSE (MIŠLJENJA NESLAGANJA) BULLETIN OF CASE LAW (DISSENTING OPINIONS)

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО

VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS

kundër. E paditura XX, NSH, XX, Përfaqësuar nga Agjencia e Privatizimit e Kosovës, rr.ilir Konushevci, No. 8, Prishtinë

PARIMI I MOS-DISKRIMINIMIT SI PJESË E UNIONIT EVROPIAN ПРИНЦИПОТ НА НЕ-ДИСКРИМИНАЦИЈА КАКО ДЕЛ ОД ЕВРОПСКАТА УНИЈА

JUSTICIA Revistë shkencore juridike e kandidatëve të Programit Fillestar për Arsimim Ligjor 2011/2012 në Institutin Gjyqësor të Kosovës

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

CURRICULUM VITAE. Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Juridik Data: Niveli: Doktor i Shkencave Juridike Dr.sc.

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

RREGULLAT EVROPIANE TË BURGJEVE

PROGRAMI MESIMOR I LENDES. Lenda eshte: modifikuar x e re Shpjegoni lidhjen ndermjet oreve te mesimdhenjes dhe krediteve te ECTS:

PËRGJEGJËSIA JURIDIKE-CIVILE E SIGURUESIT NË MBULIMIN E DISA RREZIQEVE PËRKITAZI ME JETËN DHE AKSIDENTET PERSONALE

NJOFTIM PËR KONTRATË

Lënda. Ligjërata Ushtrime 15 Orët mësimore mësimore. 2 0 Metoda e mësimit

Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Rr. Ilir Konushevci 8, Prishtinë Përfaqësuar nga avokat Muhamet Shala, Prishtinë E paditura

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/20 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI MATERIALIN ARKIVOR DHE ARKIVIN

Trafikimi me njerëz në Kosovë dhe mbrojtja e viktimave të trafikimit

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

GUIDË M BI TË DREJTËN E AZILIT

UNMIK PISG QEVERIA E KOSOVËS VLADA KOSOVA GOVERNMENT OF KOSOVA MINISTRIA E SHËRBIMEVE PUBLIKE MINISTARSTVO JAVNIH SLUZBI MINISTRY OF PUBLIC SERVICES

Memli Krasniqi Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

ANALIZË E KORNIZËS LIGJORE PËR ÇËSHTJET FISKALE TË OJQ-VE NË KOSOVË

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

Fakulteti Juridik (1989/ ) në Universitetin e Prishtinës, të përfunduar me notën mesatare 9,30.

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese Gjykatëse An Pauër-Ford, kryetare Gjykatës Vidar Stensland Gjykatës Roland Dekers

Promovimi i të drejtave të Privatësisë në Kosovë

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2018

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës

VENDIM Nr.443, datë

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

ANALIZA E PROCEDIMEVE TË ÇËSHTJEVE PENALE NË APEL NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Curiculum Vitae Dr.sc.Rexhep Gashi, profesor i rregullt Fakulteti Juridik Universitetit i Prishtinës Hasan Prishtina

UNMIK PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT P R O C E S V E R B A L

JUSTICIA. Revistë shkencore juridike e kandidatëve të Programit të Trajnimit Fillestar 2013/2015 në Institutin Gjyqësor të Kosovës.

Analizë e Ligjit të Prokurimit Publik

DEPARTAMENTI I KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE (DKE)

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës RASTI NR. KO130/15

Të drejtat e njeriut në Kosovë

KOSOVË RAPORTI I PROGRESIT DHE INDEKSI PËR MROJTJEN E FËMIJËS THEKSON MANGËSITË KRYESORE NË SISTEMIN E MBROJTJES SË FËMIJËS

NJOFTIMI PËR ANULIMIN E AKTIVITETIT TË PROKURIMIT Sipas Nenit 62 të Ligjit No. 04/L-042 të Prokurimit Publik në Kosovë

QASJA NË DREJTËSI DHE TË DREJTAT E NJERIUT

KOMISIONI EVROPIAN. Bruksel, SWD (2016) 363 Final DOKUMENT PUNE I STAFIT TË KOMISIONIT. Raporti i vitit 2016 për Kosovën*

Analizë politikash 05/2016

A.U.K Training and Development Institute. OFERTË Menaxhimi i Marketingut Workshop

SIGURIMI SHËNDETËSOR NË KOSOVË: NJË E DREJTË E VONUAR

DHOMAT E SPECIALIZUARA TË KOSOVËS: NGA INVESTIGIMET TEK AKTAKUZAT

2012/01. Gjendja e Mediave në Kosovë

ANALIZË E SHKURTËR MBI SINDIKATAT

AGJENCIA E KOSOVËS PËR AKREDITIM (AKA) Raporti i Vetëvlerësimit 2018 Aprovuar nga Bordi i AKA-së me

Raporti Final Korrik, QEAP Heimerer në Prishtinë

Kosovë. Askund në agjendë Dështimi i vazhdueshëm për të kërkuar përgjegjësi në Kosovë pas marsit 2004 RIGHTS

DORACAK MBI MENAXHIMIN E GJYKATËS DHE PROCEDURAT E VEPRIMIT

PËR PRODUKTET E NDËRTIMIT

ALTERNATIVAT E DËNIMIT NË SHQIPËRI VËSHTRIM KRAHASUES ME REPUBLIKËN E MAQEDONISË DHE REPUBLIKËN E KOSOVËS

KODI I PUNËS RISITË E LIGJIT 136/2015. Av. Sabina Lalaj Senior Legal Manager Tax & Legal Department 18 Maj 2016

Ngacmimi seksual në Kosovë

Politika e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ndaj Kosovës

Reforma e administratës publike në Kosovë

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

Agjencia Kosovare e Privatizimit

Departamenti për të Drejtat e Njeriut dhe Komunitete. Sektori për Monitorimin e Sistemit Ligjor

QYTETARËT DHE GAZETARËT PËR PROFESIONALIZMIN MË MEDIA

DORACAK UDHËZUES DREJT KOMPETENCAVE PËR KRYETARËT E SAPOZGJEDHUR TË KOMUNAVE DHE ANËTARËT E KËSHILLAVE TË KOMUNAVE

Veglat/Mjetet në INXHINIERINË SOFTUERIKE

DEPERAMENTI PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE KOORDINIM TË POLITIKAVE - DIEKP

PËRMBLEDHJE LEGJISLACIONI PËR FUSHËVEPRIMIN DHE STRUKTURËN ORGANIZATIVE ZYRËS SË KRYEMINISTRIT 1 / 496

PËRAFRIMIN E LEGJISLACIONIT

Roli i të Rinjve. Subjektet Politike. në Kosovë

RAPORTI I PROGRESIT TË KOMPAKTIT

LUFTA KUNDËR KORRUPSIONIT: ANALIZË KRAHASUESE MES KOSOVËS

IEKA KUJTESË 3. INSTITUTI I EKSPERTEVE KONTABEL TE AUTORIZUAR Institute of Authorized Chartered Auditors of Albania

PUNËTORËT QË [S ]KANË TË DREJTA

Transcription:

" Buletin i Odës së Avokatëve të Kosovës

AVOKATURA Buletin i Odës së Avokatëve të Kosovës Bilten Advokatske Komore Kosova VITI: IV - nr. 7 / 2008 Botohet çdo gjashte muaj/published every six months/izdaje se svakih sest meseci Redaksia/Radakcija/Editorial Staff Bajram Maraj,Musa Dragusha, Rexhep Kacaniku,Arianit Koci, Refki Tac,Arianit Nikci, Shemsedin Pirraj, Mustafe Maloku, Naser Peci Kryeredaktor Adem Vokshi Redaktor Qemajl Juniku Sekretar i redaksisë/sekretar/secretary Yll Zekaj Oda e Avokatëve të Kosovës /Chamber Of Attorneys of Kosova/Advokatska Komora Kosova Prishtinë/a,rr.Qamil Hoxha,10/3,Tel.+381-38-244-586 E-mail: buletini_avokatura@oak-ks.org

PËRMBAJTJA/SADRZAJ/CONTENT: Publikim i vecante Michael S. Greco,ish Kryetar, Shoqata e Avokatëve Amerikanë Fjalimi me rastin e fillimit te Tryezave Bench Bar......5 Artikuj/Radovi/Articles Musa Xh Dragusha, avokat KODI I HAMURABIT...11 Ibrahim Dobruna, avokat PARANDALIMI I PASTRIMI I PARAVE...14 Beke Lajci, avokat KORRUPSIONI NE ORGANET E JUDIKATURES NE KOSOVE...19 Osman Havolli,gjyqtar NDJEKJA PENALE...30 Ekrem Agushi,gjyqtar FITIMI I SE DREJTES SE PRONESIS DHE SERVITUTIT MBI BAZEN E POSEDIMIT...38 Teki Bokshi, avokat PËR PROCEDIMIN E KOSOVARËVE PËR KRIME LUFTE KINSE TË KRYERA NË KOSOVË, KOMPETENTE EKSLUZIVE JANË ORGANET E JURISPRUDENCËS SË KOSOVËS...42 Selim Nikci, gjyqtar PROCEDURA GJYQSORE NE KONTESTET E PUNES...46 Mr.sc Qemail Juniku,avokat LIRIA POLITIKE DHE TE DREJTAT CIVILE TË NJERIUT PARABAZË E DEMOKRACISË NË VEPRIM...51 Dr.Thomas Westphal, zv.kryetar i Odes se Avokteve Cele-Gjermani USHTRIMI I DETYRES SE AVOKATITJASHTA KUFIJVE TE SHTETIT...53 Kontribute/Doprinosi/Contributs Musa Xh Dragusha,avokatë T.Markus Funk, Departamenti i Drejtësisë i SHBA, Këshilltar ligjor ne Kosove "Doracak mbi shkathtësitë gjyqësore ne Kosove" Prishtine,2006...61 Adem Vokshi,avokatë PROJEKTI PËR PRAKTIKANT I ODËS SË AVOKATËVE TË KOSOVËS...65 Yll Zekaj,jur i dipl ARSIMIMI I VAZHDUESHEM LIGJOR PER AVOKATET NE KOSOVE...73

E vecante Posebno special Michael S. Greco Kryetar, Shoqata e Avokatëve Amerikan Ky është teksti integral i prezantimit të Kryetarit të Shoqatës së Avokatëve Amerikan (American Bar Association,ABA) Z. Michael Greco me rastin e organizimit të tryezës së rrumbullakët për Avokatët e Kosovës me datën 14.12.2005 në temën e Kodit të Etikës. Faleminderit Martha McEntee për prezantimin tuaj të sinqertë dhe punën tuaj të mrekullueshme si Drejtoreshë e programit të ABA/CEELI-t në Kosovë. Dua të falënderojë Odën e Avokatëve të Kosovës (OAK), të udhëhequr nga Kryetari Adem Vokshi, i cili iu bashkua ABA/CEELI-t për mbështetjen e kësaj tryeze të rrumbullakët me rendësi për të diskutuar çështjet lidhur me etiken. Po ashtu dua të falënderojë USAID-in për përkrahjen e punës së CEELI-t që po bënë në Kosovë, duke përfshirë partneritetin tonë me Odën e Avokatëve të Kosovës. Është kënaqësi e madhe të kthehem në Kosovë, pas gati një viti nga vizita ime e fundit. Jam shumë i lumtur të shohë se mardhëniet në mes të ABA/CEELI-t dhe OAKsë po vazhdojnë të rriten edhe më tepër.fryma e partneritetit në mes të dy organizatave tona po ndihmon që të ndërtohet një komunitet ligjor dhe gjyqësor më efektiv dhe i pavarur.përfitimet e këtij partneriteti janë të dukshme në bazë të rezultateve tashmë të arritura në promovimin e qasjes më të madhe në drejtësi dhe përkrahjen e zhvillimit ekonomik dhe investimeve. E përgëzojë OAK-në për suksesin e saj në sigurimin e fondeve të jashtme për programet e trajnimit të Praktikantëve dhe për shfrytëzimin e fondeve vetanake për mbajtjen dhe zgjerimin e programit.pregaditja e gjeneratës së ardhshme të avokatëve përmes trajnimit strikt në të drejtën materiale, etiken dhe profesionalizmin, është ndër detyrat kryesore të cilën mund ta bëjë profesioni ligjor në çfarëdo vendi. Po ashtu urojë Odën e Avokatëve për formimin e komitetit për arsimimin e vazhdueshëm ligjor (AVL), në pregaditjen e kërkesave të AVL sipas ligjit të ri të Avokaturës i cili është në pritje.shoqata e Avokatëve Amerikan ka zgjeruar shumë programet e saja të AVL-së në vitet e fundit, duke dyfishuar numrin e avokatëve të cilëve u janë ofruar këto programe përmes kombinimeve të programeve të drejtpërdrejta, telekonferencave, programeve elektronike interaktive apo publikimeve.ne kemi vlerësuar se është njëri ndër shërbimet më të 05

çmueshme që mund t'u ofrojmë anëtarëve tonë, shumica e të cilëve ushtrojnë profesionin në shtetet në të cilat kanë si detyrim arsimimin e vazhdueshëm ligjor të obligueshëm.për momentin, 40 shtete në SHBA kanë AVL-në e detyrueshme për të gjithë avokatët dhe shumicës së tyre u kërkohet një numër minimal i orëve të instruksioneve në etikë dhe profesionalizëm.së këndejmi, më tepër se tri të katërtat (75%) e të gjithë avokatëve amerikan janë të obliguar që të vijojnë AVL-në, në mënyrë që të mbajnë licencën e tyre të rregullt dhe shtetet tjera siç është Illinoja - ku edhe është selia e ABA-së janë duke shqyrtuar mundësin e futjes së AVL-së së detyrueshme.si shoqatë kombëtare, vullnetare, ABA luan një rol pak më ndryshe se që ka OAK kur kemi të bëjmë me AVL-në.ABA është ofrues i AVL-së dhe materialeve, por ne nuk e rregullojmë apo përcjellim çështjen e përmbushjes se AVL-së së detyrueshme, ky funksion është i ushtruar nga shoqatat e avokatëve apo organet regulative në çdo shtet.mora vesh se sipas ligjit mbi avokatin i cili është në pritje për miratim, OAK do të jetë përgjegjëse për mbikëqyrjen e respektimit të rregullave të AVLsë së detyrueshme.kjo paraqet një sfidë pasi që organizata juaj do të jetë si ofruese e përmbajtjes së AVL-së, ashtu edhe zbatues i rregullave të reja.por është një sfidë e cila mund të përmbushet, siç është treguar edhe në shumë organizata shtetërore të avokatëve në SHBA të cilat ushtrojnë të dy funksionet. Në fushat e etikës dhe profesionalizmit, ABA po ashtu luan një rol udhëheqës në SHBA.Siç është rasti me AVL, ABA nxjerrë standarde për etikën dhe profesionalizmin dhe ofron instruksione dhe programe arsimore por nuk luan rolin e regulatorit apo funksionin zbatues.gjykata më e lart në secilin shtet dhe territor të SHBA ka përgjegjësin përfundimtare për mbikëqyrjen e rregullave të etikës dhe masave kundër avokatëve.tridhjetë e dy (32) nga pesëdhjetë (50) shtete kanë siç janë të njohura shoqata të unifikuara të avokatëve, në të cilat anëtarësia është e detyrueshme për të gjithë avokatët e licencuar.në këto shtete, shoqatat e unifikuara të avokatëve ushtrojnë funksionet regulative dhe disiplinore nën mbikëqyrjen e gjykatës më të lartë.në 18 shtetet tjera të cilat kanë shoqatat në të cilat anëtarësimi është vullnetar, gjykata më e lartë mbikëqyrë zbatimin e rregullave të etikës dhe masat disiplinore nga ana e agjensioneve të pavarura shtetërore. Po përmendi një vistër qasjesh në SHBA për të theksuar esencën se, lloje të ndryshme të shoqatave të avokatëve mund të kenë role dhe përgjegjësi të ndryshme në lidhje me etikën dhe profesionalizmin, por të gjithë e ndajnë një të përbashkët: përkushtimin në promovimin e standardeve më të larta të punës së avokatëve.njëri prej dokumenteve më të lexuar dhe më me ndikim të cilin ABA e publikon është Kodi i Përgjegjësisë Profesionale, i cili shërben si model për rregullat e etikës në të gjitha 50 shtetet.aba po ashtu ofron modele për rregullat disiplinore dhe procedurat për shkeljen e kodeve të etikës.njëri nga entitetet më të rëndësishëm brenda ABA-së është, qendra jone botërore për Përgjegjësi Profesionale, e cila studion dhe rekomandon rregullat e reja apo të azhurnuara të etikës dhe rregullat disiplinore dhe ofron këshilla dhe udhëzime avokatëve nëpër tërë SHBA përmes një "linje të etikës" 06

Unë inkurajojë OAK-në që të punojë me zyrën e ABA/CEEL-it në Kosovë që të përfitojë nga resurset e jashtëzakonshme dhe mbështetjen teknike në dispozicion nga Qendra jonë për Përgjegjësi Profesionale pasi që organizata juaj do të marrë përgjegjësin për zbatimin e Kodit të Ri të Etikës për avokatët.si Kryetar i ABA-së jam në pozitë të theksojë rendësin qendrore të etikes dhe profesionalizmit në profesionin ligjor.unë fuqimisht besoj, siç besojnë shumë udhëheqës dhe anëtar tjerë të ABA-së se profesioni ligjor në SHBA ka qenë në gjendje të mbajë pavarsin e vet përmes vet - rregullimit efektiv. Pasi që profesioni ligjor në SHBA ka qenë në gjendje të kontrollojë vetveten dhe të disiplinojë ata avokat dhe gjyqtarë të cilët shkelin rregullat e etikës, ne kemi qenë në gjendje, mbi të gjitha, të rezistojmë përpjekjeve nga qeveria federale që të marrin për sipër rregullimin e avokatëve.avokatët dhe gjyqtarët amerikan po ashtu gëzojnë, shumica, respektin dhe besimin e publikut i cili përherë ka ndihmuar që profesioni ligjor të mbajë autoritetin e vet për të krijuar dhe zbatuar vet standardet e veta. Por avokatët në tërë botën janë duke u ballafaquar me sfida të shtuara për pavarsin e profesionit ligjor.ne po shohim kërcënime për konfidencialitetin e komunikimeve në mes të avokatëve dhe klientëve. ABA është e përkushtuar në mbrojtjen e të drejtës avokat-klient, e cila siguron se njerëzit mund të ndajnë të gjitha informatat relevante me avokatët pa frikën se ajo informatë do të përdoret kundër tyre. Ne po ashtu po shohim detyrime të stërngarkuara raportimi për avokatët të parapara nga ligjet e reja qëllimmira për të luftuar shpëlarjen e të hollave, keqpërdorimet e korporatave dhe veprimeve tjera të palejueshme. Problemi më i dukshëm nga këto kërcënime të shumta për pavarsin dhe vet-rregullimin e profesionit ligjor është se, ato janë duplifikime të panevojshme të rregullave ekzistuese të etikës për avokatët.thjeshtë, nuk ka asnjë arsye që agjensionet shtetërore të uzurpojnë autoritetin e gjyqësorit dhe avokatisë, të cilat gjithmonë e kanë demonstruar aftësinë për të mbrojtur interesat e publikut duke pasur një profesion etik dhe të përgjegjshëm. Po i përmendi këto çështje sepse besojë se nuk janë unikate për SHBA dhe se shpresojë se avokatët dhe gjyqtarët në të gjitha vendet do të pranojnë kur interesat e përbashkëta janë në pyetje dhe do të veprojnë bashkërisht për të mbrojtur pavarsin dhe integritetin e profesionit ligjor.nuk besojë se duhet të veprojmë fillimisht, e madje as pjesërisht, nga interesat personale.sundimi i ligjit, i cili mund të garantohet nga një sistem ligjor i pavarur, efektiv, nuk ekziston për të mirën e avokatëve dhe gjyqtarëve. Ekziston dhe duhet përparuar e perfeksionuar në tërë globin, sepse është i vetmi mjet për sigurimin e dinjitetit dhe të drejtat themelore të njeriut dhe të drejtat qytetare të të gjithëve.dhe sundimi i ligjit është i mundur vetëm kur ata të cilët janë ngarkuar me zbatimin - gjyqtarët dhe avokatët - kryejnë punën në një mënyrë etike dhe profesionale të nivelit të lartë. Profesioni ligjor ka përgjegjësi solemne të sigurojë se standardet etike janë të mbikëqyrura dhe disiplina efektive është zbatuar kur ato standarde 07

janë shkelur.profesion ligjor, gjyqësia dhe në të vërtet i tërë sistemi gjyqësor dëmtohet, kur opinioni çmon se avokatë nuk po i përmbahen standardeve më të larta të sjelljes etike. Në mënyrë që të zhvillojmë kuptimin dhe respektimin për profesionin ligjor, avokatia dhe gjyqësori nuk duhet vetëm të zbatojnë rregullat e etikes por po ashtu të edukojnë publikun për ato rregulla dhe mënyrat e plotësimit të ankesës kur ata besojnë se avokati ka shkelur rregullat.në SHBA, ABA dhe shoqatat shtetërore dhe lokale punojnë shumë afër që t'i bëjnë qytetarët të vetëdijshëm për obligimet etike të avokatit dhe mekanizmat për paraqitjen e ankesës.shumica e ankesave kundër avokatëve ne SHBA përqendrohen në mosmarrëveshjet rreth çmimeve dhe qeshjet e komunikimit, të cilat është relativisht lehtë t'u shmangemi poqë se avokatët pranojnë rendësin e të qenunit të kjart me klientët rreth aranzhimeve te çmimeve dhe duke qenë komunikues ndaj nevojave te klientit. Klientët të cilët nuk i fitojnë rastet - pamarrë parasysh si mund të definohet "fitorja" - sigurisht se do të jenë të pakënaqur me përfundimin, por ka gjasa se ata do të jen të kënaqur me procesin, dhe me shërbimet ligjore qe ata kanë marrë, nëse mendojnë se avokatët e tyre kanë qenë komunikues ndaj tyre plotësisht të hapur dhe të sinqertë rreth aranzhimeve të çmimeve për shërbime. Një çështje tjetër e përditshme në SHBA dhe jam i sigurt edhe në vende tjera, është perceptimi se avokatët dhe gjyqtarët janë më pak qytetar në sjelljet e veta se sa ishin në të kaluarën.unë besojë se perceptimi i mungesës së qytetërimit ka një bazë por se edhe është pak i fryrë në një masë nga ekzistimi i një grupi të vogël avokatësh agresiv, sjelljet e të cilëve mund të dëmtojnë reputacionin e tërë profesionit. Sidoqoftë, është jashtëzakonisht me rendësi të ruajmë traditën e qytetërimit dhe trajtimit me respekt të të gjithëve para ligjit.shkollat juridike duhet të përfshijnë më shumë instruksione se si të trajtohen të tjerët në mënyra adekuate derisa janë duke punuar si avokat të zellshëm për klientët.kurset e arsimimit të vazhdueshëm ligjor mund të fokusohen po ashtu në çështjen se si mund të mos pajtohesh e të mos jesh i papajtueshëm. Është me rendësi të mbajmë qytetërimin në mënyrë që publiku t'i sheh avokatët si anëtar te një profesioni të dijshëm dhe fisnik. Është po ashtu me përfitim të fuqishëm që karrierën tonë ligjore ta bëjmë më të kënaqshme. Një mjet tjetër për shtimin e besimit të publikut në profesionin ligjor është të përfshijmë anëtar jo-avokat në organet që i zbatojnë rregullat e etikes. Shumë organe disiplinore në SHBA përfshijnë jo-avokat dhe përvojat kanë qenë shumë pozitive.kur njerëzit të shohin se masat disiplinore nuk janë të përcaktuara vetëm nga avokatët ata sipas të gjitha gjasave do të besojnë se interesat e tyre dhe interesat e publikut të gjerë janë të përfaqësuara në proces. Unë kuptova se Oda e Avokatëve preferon sistemin në të cilin jo avokatët do të kishin përfaqësimin në komitetet e etikës dhe besojë se kjo është një qasje e mençur e cila do të ju ndihmojë të mbani vet rregullimin e profesionit ligjor 08

duke siguruar se pikëpamjet e publikut laik janë të dëgjuara në procesin disiplinor. Gjatë katër muajve të parë të mandatit tim si Kryetar i ABA-së, kam pasur nderin dhe kënaqësi të madhe të bisedojë dhe takohem me udhëheqësit e gjyqtarëve dhe avokatëve nga një mori vendesh.jam thellësisht i impresionuar me përkushtimin e avokatëve dhe gjyqtarëve në tërë botën në avancimin dhe mbrojtjen e sundimit të ligjit dhe mbrojtjen e lirisë.unë besojë se shoqatat e avokatëve të botës duhet të komunikojnë në mes vete dhe të bashkëpunojnë ne mes vete në këto përpjekje.ne nuk duhet të harrojmë asnjëherë se ne jemi një profesion globalisht dhe se ju dhe unë duhet t'i ndihmojmë njëri tjetrit në përpjekjet tona që të ruajmë pavarsin e profesionit ligjor në tërë botën. Unë jam avokat amerikan por jam kolegu juaj dhe ju jeni kolegë të mi.profesioni ligjor nuk ekziston në izolim, ne të gjithë jemi të lidhur me përkushtimin e thellë për drejtësi të barabartë para ligjit. Ne jemi një profesion. Çdo sulm në pavarsin e profesionit ligjor në vendin tuaj është një sulm në pavarsin e profesionit ligjor në vendin tim. Çfarëdo sulmi në liritë në vendin tim është sulm kundër lirive në vendin tuaj. Çfarëdo cenimi i njerëzve të vendit tuaj si shkak i dështimit të sundimit të ligjit është dëm për popullin e vendit tim dhe i qenies njerëzore. Ne duhet të bëjmë krejt çka është në mundësit tona të ruajmë pavarsin e profesionit tonë dhe të sundimit të ligjit. ABA qëndron përkrahë avokatëve dhe gjyqtarëve të Kosovës në angazhimet tona të ndërsjella drejt këtyre synimeve fisnike. Faleminderit për mikpritjen tuaj të ngrohtë dhe vëmendjen tuaj të sinqertë. Përktheu, Av. Ahmet Hasolli Prishtinë, 2006 09

Artikuj Radovi Articles Av MUSA Xh DRAGUSHA KODI I HAMURABIT -një monument i traditës juridike te njerëzimit I HYRJE Monumentet dhe burimet e lashta juridike janë të rëndësisë se pakontestueshme te lashtësisë dhe traditës historike te institucioneve dhe kulturave juridike. Si te këtilla ato flasin edhe për rrethanat shoqërore dhe faktorët e shumte te cilat kane determinuar krijimin dhe kushtëzuar zhvillimin e tyre. Ato janë te rëndësisë se këtillë edhe për vet faktin se ne vetvete ngërthejnë te gjitha rrethanat dhe faktorët nga te cilat janë kushtëzuar, prandaj edhe japin elemente te mjaftueshme studimi mu për këto rrethana dhe faktorë, qe duke qene te një periudhe me te lashte historike janë edhe për me tepër te rëndësishme. Mundësia e njohjes se tyre do te thotë njëkohësisht edhe njohje te rrethanave shoqërore, ekonomike, politike dhe kulturore te një vendi e edhe ndoshta te vet një epoke te tere ne përgjithësi. I rëndësisë se këtillë padyshim është edhe Kodi i Hamurabit, një monument i vërtetë i historisë juridike dhe asaj shoqërore ne përgjithësi. I krijuar ne rrethanat e caktuara shoqërore dhe i kushtëzuar nga ato, ai është pasqyrim real i vet këtyre rrethanave. Me zbulimin e tij është zbuluar një histori e tere jo vetëm e rrethanave te përmendura por edhe e kulturës, religjionit, artit, filozofisë, rregullimit shtetëror dhe te drejtës. Nga ai mund te studiohen marrëdhëniet juridike dhe shtetërore. Dhe, përfundimisht ai, si i këtillë paraqet burim te rëndësishëm dhe te pakapërcyeshëm për studimin e një epoke te tere, një epoke mjaft te rëndësishme te historisë se njerëzimit. Prej këtu edhe interesimi ynë për këtë studim. II. PASQYRA HISTORIKE 1. Rrethanat e përgjithshme historike Ne luginat e lumenjve Nil, Tiger dhe Eufrat, e me larg ne lindje edhe Ind, Gang, Hoang-ho dhe Jance Kjang për shkak te tokës pjellore nen kushtet e volitshme për zhvillimin e blegtorisë dhe te bujqësisë shume shpejt, me zhvillimin e zejtarisë dhe te tregtisë u krijuan civilizimet e para e me këtë edhe forma mjaft te zhvilluara te organizimit shoqëror. Popujt e këtyre vendeve jetonin ne luginat 11

e lumenjve: egjiptianet jetonin ne luginën e lumit Nil, sumeret dhe babilonasit jetonin ne luginat e lumenjve Tiger dhe Eufrat ose ne Mesopotani, indianet jetonin ne luginat e lumenjve Ind dhe Gang,ndersa kinezet ne luginat e lumjeve Hoang-ho dhe Jance Kjang. Ne lashtësi Mesopotamia shtrihej pranë lumenjve Tiger dhe Eufrat. Ky vend ishte populluar nga sumeret, te cilët kishin ardhur nga viset malore te Iranit dhe nga India e sotme. Populli ishte i ndare ne njerëz te lire dhe skllevër. Ne mesin e njerëzve te lire ishin fisniket, tregtaret, njerëzit e pasur qe ne përgjithësi quheshin skllavopronar. Ne mesin e skllaveve bënin pjese edhe te varfrit qe për borxhet e tyre binin ne skllavëri. Ne mijëvjeçarin e XIX p.e.s. skllavopronaret qe kishin rritur pronat u detyruan te organizonin edhe reparte ushtaresh për te mbrojtur pasuritë e tyre.sa me shume qe shtohej numri i ushtareve,aq me shume forcohej autoriteti i prijësit, e i cili u be mbret. Duke qene se rrugët e shumta tregtare kalonin neper Mesopotami ky vend shpejt u be qendër tregtare e kulturore. Ne shek XIX para Krishtit ne mes te lumenjve Tiger dhe Eufrat u themelua qyteti Babilon, sipas te cilit e mori edhe emrin mbretëria e Babilonisë. Ne shek.xvii p.e.s. ne krye te shtetit erdhi mbreti i famshëm Hamurab, i cili bashkoi gjithë vendin ne një mbretëri te vetme. Gjate kohës se sundimit vendi përjetoi një zhvillim te madh si ne bujqësi, blegtori, ne zejtari, tregti por edhe ne kulture, art dhe ne besim. Ne fillim te atij shekulli-diku rreth vitit 1694 p.e.s. perandori Hamurab, sundimtar i Babilonisë beri kodifikimin e ligjeve me te cilin rregulloheshin normat shoqërore. 2. Për historinë e Kodit Shtylla prej gurit te bazalitit e gjate 2.25 m, me tekstin e Kodit te Hamurabit është zbuluar nga një ekip arkeologesh franceze ne vitin 1901/1902 ne gërmadhat e qytetit Suzi ne Jug-perëndim te Iranit te sotëm, kryeqytet i shtetit te dikurshëm Elam. 1 Atje nga Babilonia ne shek XII p.e.s.,e kishte bartur një sundimtar i Elamit i cili kishte pushtuar pjese te Babilonisë se dikurshme. Ne atë gurë është e gdhendur edhe figura e Hamurabit, i cili paraqitet solemnisht para hyjnisë se Diellit-Shamashit duke marre prej tij Kodin. 2 Shtylla ka qene e vendosur ne sheshin e qytetit dhe, siç duket ka qene e vendosur ne disa qytete te Babilonisë. 3 Kodi ishte shkruar ne gjuhen akade me alfabetin kuneiform. Kodi i Hamurabit ka karakter te hapet klasor duke qene se sanksionon pabarazinë formale juridike. Për personat qe u përkasin klasave dhe shtresave te ndryshme shoqërore për te njëjtin delikt,parasheh dënime te ndryshme, përkatësisht parasheh mbrojtje te ndryshme juridiko-penale. 12

Ne këtë kod paraqitet ne mënyrë relieve, shteti dhe shoqëria babilonase. Ky monument njëherësh ofron edhe te dhëna te shumta mbi shkallen e zhvillimit te marrëdhënieve shoqërore ne Babiloninë e atëhershme. Prandaj, kjo e bene këtë Kod monumentin me te rëndësishëm jo vetëm për historinë e se drejtës por njëkohësisht edhe burim shume te rëndësishëm për studimin e historisë se shoqërisë skllavopronare. III. PJESET E K0DIT TE HAMURABIT Kodi përbëhet nga tri pjese: prologut a hyrjes, tekstit normativ dhe pjesës përfundimtare apo epilogut. Këto tri pjese sikur mos te ishin te shkruara ne një tekst, do te krijonin përshtypjen se janë shkruar ne kohe te ndryshme. Prologu dhe epilogu janë te gërshetuar me plote misticizëm dhe sakramentalizem. 1. Hyrja/prologu: Ne këtë pjese Perandori thirret ne fuqitë hyjnore te cilat e kane zgjedhur qe te sundoje dhe atij i kane urdhëruar e këshilluar qe te nxjerre ligjin. 4 Madje, ai këtu ve ne pah meritat e veta te sundimtarit. 5 Veten e quan me prejardhje hyjnorete zgjedhur nga perënditë qe te sundoje. 6 Sipas tij Kodin e nxori"... kur ne këtë qytet perënditë e vendosen mbretërinë e përjetshme, themelet e se cilës janë te qëndrueshëm si qielli dhe Toka". 7 Ne epilog Hamurabi shpalle se nxjerrjen e Kodit e ka bere me qellim "...qe ta përmirësoje mirëqenien e njerëzve, te siguroje zbatimin e te drejtës, te mësojë mirëqenien e njerëzve, te siguroje zbatimin e se drejtës ne këtë vend, te çrrënjose te çoroditurën dhe te keqen, te pengoje te fortin qe te mos ta shtype te dobëtin, ta ndriçoje Token..."Hamurabi e konsideron veten te zgjedhur nga perënditë. 8 Ai konsideron se perëndia Marduk e kishte dërguar qe te sundoje dhe te shpalle te drejtën. Me nxjerrjen e Kodit 1. Ekipin e arkeologeve francez e udhëheqtë Zhan Zhak de Morgan/Jan Jacques de Morgan, Hilmi Ismajli dhe Fatmir Sejdiu, Historia e shtetit dhe se drejtës I, pjesa e përgjithshme,universiteti i Prishtinës,Prishtine,2002,fq.4 2. Jasic,Stojan,Zakoni starog srednjeg veka,beograd,1968 3. Shtylla e gurit me tekstin e Kodit te Hamurabit, sot ruhet ne Muzeun e Luvrit/Louvreu te Parisit dhe është mjaft e dëmtuar por ne baze te fragmenteve tjerë te gjetur ne vise te ndryshme te Babi1onise është bere rekonstruimi pothuajse i teresishem i tij, megjithëqë disa nene ende mungojne.markovic dr Ceda,Zakon Hamurabjev,Begrad,1925 4 "Pasardhës mbretëror te cilin e krijoi perëndia","...mbret i mençur...1uftetar...zoteri"...mbrojtës i Tokës... i qyteteve"..."vëlla i perëndisë Zamama"...,"mbret hyjnor i qyteteve ", Jasic,Stojan,Zakoni starog srednjeg veka,beograd,1968 5 "luftëtar pa riva1...i ci1i i zhduku te gjithë banditet...i cili shtetasit e vet i ushqeu ne kohen e urisë"..."i cili shpalli te drejtën,drejtoi ligjin"...pasardhësi mbretëror i perjetesise,die11i i Babi1onise,"mbreti te ci1it i nënshtrohen te katër anët e botes",po aty 6 "Pasardhës mbretëror te ci1in e krijoi perëndia", Po aty 7 "...Ne atë kohe...ea dhe Beli me thirren ne emrin tim mua-hamurabin,princin e madh..." Po aty 8 "...unë personalisht Hamurabi,bariu te ci1in e zgjodhi Beli..." Po aty 13

Hamurabi shpalle se ka vendosur drejtësinë dhe krijuar mirëqenien e shtetasve. 9 2. Teksti normativ: Është pjesa me e rëndësishme e Kodit dhe përbëhet prej 282 neneve. Ne krahasim me pjesën hyrëse dhe përfundimtare është me e laicizuar. Teksti normativ përmban dispozita nga degët e ndryshme te se drejtës. Pra, me këtë rregulloheshin marrëdhëniet pronësore, familjare, trashëgimore, penale e kishte edhe dispozita mbi rregullimin e gjyqësisë dhe procedurës gjyqësore. Sipas Kodit barra e provës binte mbi akuzuesin,10 kurse ne pamundësi te provimit te provimit te fajit pësonte dënimi.11 Ne anën tjetër mënyra e te provuarit ishin te përshtatshme për kohen, si psh. kërcimi ne lume-neni 2.12 Kodi sanksiononte dëshmimin e rrejshme duke përcaktuar për kete denime,sipas natures se akuzave. 13 Pallatit dhe tempujve, ne mënyrën e natyrshme për rrethanat, u ishte dhënë mbrojtja me e larte juridike. Kështu, nëse dikush vidhte sendet nga pallati apo tempulli dënohej me vdekje, sikurse ai i cili I kishte pranuar sendet e këtilla. 14 Respektivisht, nëse te këtilla ishin shtazët detyrimi ishte kompensimi i tridhjetëfishtë i gjësë se vjedhur. 15 Dënimi me vdekje parashihej edhe për grabitjen e fëmijës se mitur dhe te skllavit te tjetërkujt. 16 Kodi shpesh parashihte edhe dënime ne te holla e qe behej ne monedhat e vjetra prej argjendi-"shekela"2 dhe "mina". 17 Edhe kompensimet e ndryshme ishin te parapara ne këto monedha. Dispozitat e caktuara te Kodit ishin te dedikuara për ceshtjet qe lidheshin me pjesëmarrjen ne lufte. Kështu ishte e sanksionuar mospjesëmarrja ne lufte për mbretin, 18 pastaj shpërblimi për ata qe ne lufte ishin zënë robër nga armiku, 19 shpërblimi për pjesëmarrjen ne lufte, 20 dhe ceshtje te tjera ne lidhje me këtë. Kodi përcakton masa për punimin e tokës dhe me shume dispozita e rregullon këtë ceshtje, 21 sikurse pastaj për kopshtin, mbrojtjen e digës se ujit, 22 për kullotjen e bagëtisë, 23 etj. 3. Epilogu: Sikurse ne prologun edhe këtu Hamurabi lartëson meritat e veta te sundimtarit dhe personifikohet me hyjninë e drejtësisë. Konsideron se me këtë vendit ia siguron ligjin e drejte, njerëzve ua ka hapur rrugën dhe u ka siguruar dritën e mirëqenien. 24 9 "Kur Marduku me dërgoi qe te sundoj njerëzit,qe vendit ti shpa11 te drejtën,ne goje te njerëzve vura te drejtën dhe drejtësinë,krijova mirëqenien e shtetasve" Po aty 10.Hilmi Ismajli dhe Fatmir Sejdiu,Historia e shtetit dhe se drejtës I,pjesa e përgjithshme,universiteti i Prishtinës, Prishtine,2002,fq.4? 14

11. Nëse ndonjë njeri e fajëson njeriun tjetër dhe nuk e provon fajin,ai qe e fajëson tjetrin,te vritet,neni 1 i Kodit,Jasic Stojan,po aty. 12. Dënimet për mossuksesin ne provimin e fajësisë ishin te ndryshme:me vrasje-neni 1, me konfiskimin e shtëpisë nga ana e te akuzuarit-neni 2 i Kodit,Jjasic Stojan,Po aty. 13. Personi i akuzuar për magji ishte i detyruar qe te kërcejë ne lume dhe nëse arrinte qe te notoje atëherë konsiderohej i pafajshëm/me këtë rast akuzuesi vritej kurse i akuzuari e merrte shtëpinë e tij,neni 2 i Kodit,Jasic Stojan,Po aty. 14. Nëse dikush ne proces dëshmon ne dem te te pandehurit dhe atë qe e thotë nuk e provon,nëse procesi ka te bej me jetën,dëshmitari te vritet-neni 3,respektivisht dënohet me dënimin e atij procesi-neni 4,Jasic Stojan,Po aty. 15. Neni 6 i Kodit,Jasic Stojan,Po aty. 16. Neni 8 i Kodit,Jasic Stojan,Po aty. 17. Nëse dikush vjedh djalin e huaj te mitur,te vritet"-neni 14 I Kodit,Jasic Stojan,PO aty 18. Kishte vlerën e barabarte me 6 gr.argjend/shiko nenin 17 te Kodit,Jasic Stojan,Po aty. 19. Kishte vleren e barabarte me 324 gr.argjend/shiko nenin 24 te Kodit,Jasic Stojan,Po aty. 20. Neni 26 te Kodit,Jasic Stojan,Po aty. 21. Neni 28 te Kodit,Jasic Stojan,Po aty. 22. Neni 28 dhe 29 te Kodit,Jasic Stojan,Po aty. 23. Neni 43-48 te Kodit,Jasic Stojan,Po aty. 24.Dr.Hilmi Ismajli,Burime te zgjedhura juridiko historike,prishtine,2001 Kjo pjese është plot me misticizëm. Këtu ai urdhëron qe ligji i tij te zbatohet gjate jetës dhe pas vdekjes se tij. Dhe porosite qe:"ne te ardhmen, secili mbret i këtij vendi le ti ruaje përgjithmonë fjalët e drejtësisë, te cilat i gdhenda ne monumentin tim,t e mos e ndryshoje ligjin e vendit te cilin e dhashë, te mos e dëmtojë monumentin tim. Nëse ai princ është i mençur dhe nëse dëshiron qe ne vend te mbaje rend,le tu përmbahet fjalëve qe i gdhenda ne pllakën time, ai mbishkrim le ti a mësojë rrugën,rregullin,ligjin qe ia dhashë vendit.". 25 Hamurabi mallkon sundimtaret e ardhshëm-pasardhësit e tij, nëse nuk e zbatojnë ligjin ose bëjnë çfarëdo ndryshimi ne tekstin e ligjit,te cilin ai e quan mbishkrim ose monument te vetin. 26 Dhe ata qe nuk e respektojnë këtë ligj mallkohen me:" shpërthimin e kryengritjes te cilën nuk do te mund ta shuajnë, fyerjen e erërave te shkatërrimit, jetën e shkurtër, vitet e urisë, terri pa drite, shpërndarjen e shtetasve, ndërprerjen e sundimit, harrimin e emrit dhe te kujtimeve " 27 IV.PERFUNDIM: Padyshim se Kodi i Hamurabit është një monument i vërtetë i historisë juridike dhe ne përgjithësi njerëzore. Ai është pasqyre reale e rrethanave shoqërore nga te cilat edhe ka qene i kushtëzuar. Me zbulimin e tij është zbuluar një histori e tere e kulturës, religjionit, artit, filozofisë, rregullimit shoqëror dhe te drejtës. Rëndësia e tij e pakontestueshme vërehet edhe ne faktin se ky kod edhe pas shkatërrimit dhe rënies se perandorisë se Babilonisë, për një kohe te gjate vazhdoi qe te zbatohet ne pjesën me te madhe te Mesopotamisë. Përveç kësaj, ai ka shërbyer edhe si shembull për shume ligjvënës te ardhshëm dhe sipas modelit te tij janë nxjerre edhe shume 15

ligje te tjera,meqë shprehte marrëdhëniet ne një ekonomi mjaft te zhvilluar. Kodi i Hamurabit përligj ndasitë faktike dhe ishte një ligj për njerëzit e shtresës se larte siç ishin fisniket e tregtaret, pra për njerëzit e pasur qe ne përgjithësi ishin skllavopronar. Normat e shumta mbi gjyqet, mbi sendet, te drejtën reale, mbi martesën, familjen, pajën, trashëgimin, pjesëmarrjen ne lufte, mbrojtjen e dinjitetit etj.,e bëjnë atë përmbledhjen ligjore me te rëndësishme te kohës se lashte. 25.Dr.Hilmi Ismajli,po aty 26."Nëse një princ nuk kujdeset për fjalët e mia, te cilat i gdhenda ne piedestalin tim, mallkimin tim e përbuzë, nuk i frikohet mallkimit te perëndive, e abrogon ligjin qe e dhashë unë, fjalët e mia i ndryshon, emrin tim e fshin, emrin e tij aty e shkruan, ose nëse nga frika prej mallkimit urdhëron qe ta beje tjetërkush, ai njeri mbret, zotëri ose qytetar, qofte ai edhe perëndi i madh, baba i perëndive i cili ka përcaktuar sundimin tim, le ta marre shkëlqimin e mbretërisë, tia ktheje skepeptrin, ta mallkoje fatin e tij",dr.h.ismajli,po aty 27.Dr.H.Ismajli,po aty 16

Lirimi me kusht i personave te dënuar Nga Alain BLOCH 1 dhe Bedri DURAKU 2. Hyrje Bazat kryesore për lirimin me kusht i gjejmë ne Rregullat e Tokios te vitit 1990 3. Ne atë kohe Asambleja e përgjithshme e KB-së deklaroi dijeninë e tij mbi faktin se "kufizimi i lirisë është i justifikueshëm vetëm nga pikëpamja e sigurisë publike, parandalimit te krimit, vetëm ndëshkimit dhe mbajtjes dhe se i vetmi qellim i sistemit te drejtësisë penale është riintegrimi i kundërvajtësit ne shoqëri". Futja në përdorim e formave të ndryshme të lirimit me kusht ne fazën pas procesit gjyqësor, si masa pa kujdestari për të zëvendësuar jo-arrestuese për të zëvendësuar burgimin, ka për synim që në njërën anë të promovojë përfshirje më të madhe të komunitetit dhe në anën tjetër, të promovojë një ndjenjë të përgjegjësisë në mesin e kundërvajtësve (Aneksi, Nen. 1.2). Implementimi duhet të përvojë të sigurojë një baraspeshë të duhur në mes të të drejtave të kundërvajtësve individual, të drejtave të viktimave, si dhe të shqetësimeve të shoqërisë rreth sigurisë publike dhe parandalimit te krimit. Ne rekomandimet e tij Rec (2003)22 për lirimin me kusht, Komiteti i Ministrave i Këshillit te Evropës me shume kuptim shprehi thelbin e lirimit me kusht për personat e dënuar: "Të njihet që lirimi me kusht është njëra prej masave me efektive dhe me konstruktive për parandalimin, përmirësimin dhe promovimin e risistemimit, pajisjen e te burgosurit me plan, riintegrim të asistuar dhe te mbikëqyrur ne shoqëri; 'Të merret parasysh që duhet përdorur ne atë mënyrë e cila i përshtatet rrethanave individuale dhe konsiston ne rregullat e drejtësisë dhe paanësisë; 'Të merret parasysh që kostoja financiare e burgjeve vendosë një barre të rëndë mbi shoqëri dhe së këto hulumtime kane treguar se arrestimi shpesh ka efekt te kundërt dhe dështon ne rehabilitimin e kundërvajtësve 4 ; Lirimi me kusht i jep një imazh humaniteti shoqërisë. Por funksionimi i drejt i sistemit për lirim me kusht është gjithashtu i domosdoshëm për një sistem efikas te drejtësisë penale. Puna e mire e policisë nuk 1 Alain BLOCH është gjyqtar ndërkombëtar i UNMIK-ut dhe njeri prej Gjyqtareve Kryesues ne Panelin për Lirimin me Kusht. 2 Bedri DURAKU është shërbyes civil Kosovar dhe Koordinator I Panelit për Lirimin me Kusht. 3 Rezoluta 45/110 e modifikuar ne mbledhjen e 68 te Asamblesë se Përgjithshme te KB me 14 Dhjetor 1990 për Rregullat Standarde Minimale per Masat jo-izoluese. 4 Këshilli I Evropës, Komiteti i Ministrave, Rekomandimi Rec(2003)22 për lirimin e kusht, modifikuar nga Komiteti I Ministrave me 24 Shtator 2003 ne mbledhjen e 853 te Zëvendës Ministrave. 17

është asgjë pa pune te mire te prokurorisë. Një ndjekje penale e mire është asgjë pa një vendim te mire. Vendimi i mire nuk vlen asgjë pa një ekzekutim te mire. Kualiteti i ekzekutimit te aktgjykimeve është i një rëndësie esenciale për një sistem te besueshëm dhe kualitativ te drejtësisë penale. 2. Historik i shkurtër Sistemi i lirimit me kusht ka ekzistuar edhe ne legjislacionin e vjetër Jugosllav, i ngjashëm me sistemin e tanishëm. Ideja e lirimit me kusht nuk është diçka e huaj e sjellë nga një administratë ndërkombëtare. Në sistemin e vendosur ne Kosove që nga qershori i vitit 1977 5, personi i burgosur mund te lirohej me kusht pasi te këtë kaluar gjysmën e kohës se dënimit, nëse rehabilitimi është arritur dhe se mund te pritet qe personi i liruar do te "do te sillet ne mënyre te duhur nëse lirohet dhe gjithashtu nuk do te kryejë ndonjë vepër tjetër penale". Janë caktuar kriteret për te vendosur nëse ky qellim është arritur: sjellja e te burgosurit gjate vuajtjes se dënimit, zbatimi i obligimit të tij për pune duke marrë parasysh zotësinë e tij dhe rrethana tjera qe kanë treguar nëse qëllimi i dënimit është arritur. Ne rrethana te veçanta lirimi me kusht ka qene i mundur pas përfundimit te një të tretës se dënimit. Vendimi është marrur nga ana e Komisionit për Lirim me Kusht (KLK) ne përbërje prej 5 anëtareve te ardhur nga Sekretariati për Pune te Brendshme, administrata e burgjeve, komuna dhe gjithashtu edhe edukatoret. Ne pajtim me Rregulloren e UNMIK-ut 1999/24 mbi Ligjin e Aplikueshëm ne Kosove, sistemi u vendos kur ishte nen përgjegjësin e UNMIK-ut. Departamentit te Drejtësisë, (DOJ) i është dhëne autoritetit për themelimin e KLK-së, i cili me herët ka qene i themeluar nga ana e Sekretariatit Krahinor. Drejtori I DiD ka emëruar Kryetarin e KLK-së dhe 15 anëtarë (5 gjyqtar, ndërkombëtar dhe lokal, Komisionarin e Shërbimit Korrektues 6 apo te deleguarin e tij, udhëheqësin e zyrës ligjore te SHKK-së apo te deleguarin e tij, 3 punëtorë social, 2 mjekë, ndërkombëtar apo lokal dhe 3 drejtorë te burgjeve). Në mesin e këtyre Kryetari zgjodhi panelin shqyrtues ne përbërje prej 5 personave. Me këtë ai duhej të siguronte që gjyqtarët, Menagjementi i lart i SHKK-së si dhe staf ligjor, korrektues dhe mjekësor, ishin përfaqësuar. Asnjë drejtor i burgut nuk mund te jete pjese e panelit që shqyrton rastet nga burgu i tij apo i saj. Direktiva e Komisionit për funksionimin dhe punën e KLK-së ka hyre ne force me 1 Tetor 2002. 7 5 Neni 9 te Ligjit Penal te Krahinës Socialiste Autonome te Kosovës te datës 28 Qershor 1977 dhe Neni 166 dhe 172 te Ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale te datës 01 Korrik 1977. 6 Me tej KSHK Ne praktik profesorët e Fakultetit Juridik dhe Psikologet kanë qene gjithashtu për përfshirë. 7 Qarkorja juridike 2002/07 e titulluar "Politikat e Lirimit me Kusht adoptuar nga Divizioni për Menaxhimin e Burgjeve, me aneksim ne të "PMD/KSHK Direktiva e Komisionarit. Politikat e brendshme për lirimin me kusht te personave te burgosur". Kjo direktivë ka qenë e amandamentuar retroaktivisht me qarkoren ref. Justice/2002/09. 18

Vendimet e panelit te KLK-së ishin objekt i shqyrtimit nga ana e Kryetarit te KLKsë, për të siguruar qe vendimi nuk ka thyer ligjin e aplikueshëm, politikën e përkohshme apo rregullat e procedurës. Kryetari mund ta konfirmojë vendimin apo ta kthejë çështjen ne rishqyrtim. Pas rishqyrtimit, çështja i është referuar drejtorit te MD-së, nëse kryetari ende nuk pajtohej me vendimin e panelit. Sistemi i tanishëm ishte i parapare me Kodin e Përkohshëm te Procedurës Penale (KPPK) dhe ishte zbatuar me Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale (LESP) i cili ka hyre ne fuqi me 19 Shkurt 2005 8. Ndryshimi kryesor i tij ka qene një Panel te pavarur te gjyqtareve t'i besojë vendimin për lirimin me kusht. 3. Korniza ligjore. Bazuar ne nenin 8.1.j te Kornizës Ligjore për Vetëqeverisjen e Përkohshme 9, fuqitë dhe përgjegjësitë e Institucioneve te Përkohshme te Vetëqeverisjes nuk përfshijnë disa pushtete dhe përgjegjësi të rezervuara te cilat kanë qene ne duar te PSSPsë. Përgjegjësia mbi shërbimin korrektues është një fuqi e tillë e rezervuar. Qe nga 27 Prill 2006 pjesë nga kjo fuqi e rezervuar është transferuar ne Ministrinë e Drejtësisë, sikurse drejtimet e shërbimeve korrektuese (përveç Burgut te Dubraves) dhe Shërbimit Sprovues. 10 Përgjegjësit mbi sistemin për lirimin me kusht megjithatë nuk është transferuar dhe deri me këto dite është përgjegjësi e rezervuar e PSSP-së. Parimet me te cilat personat e dënuar mund te lirohen me kusht gjinden ne nenin 80 te KPPK. Vendimet merren nga ana e panelit, i themeluar nga ana e organeve kompetente publike ne lëmin e drejtësisë "ne pajtim me ligjin" Kjo normative ligjore gjendet në nenet 128 deri 132 te Ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale. 11 Bazuar ne nenin 129 LESP Paneli për Lirimin me kusht do te nxjerre direktiva për funksionimin e tij. Këto direktiva janë nxjerr me 3 qershor 2008 12. Versioni ne gjuhen angleze, shqipe dhe serbe janë dërguar ne Ministrinë e Drejtësisë, Drejtorit te DiD, Kryetarit te Odes se Avokateve te Kosovës dhe Kryetarit te Shoqatës se Gjyqtareve të Kosovës, me kërkesën për ta shpërndarë këtë dokument. Disa organe administrative kane pranuar kopje te tilla gjithashtu. Gjithashtu edhe Drejtorët e të gjitha institucioneve Korrektuese, me qellim te informimit te personave te burgosur. Një kopje elektronike e këtyre direktivave mund te sigurohet me kërkesë prej Koordinatorit te Panelit për Lirimin me Kusht (e-mail: Bedri.Duraku@ks-gov.net). 8 UNMIK/REG/2004/46 e datës 19 Nëntor 2004. 9 UNMIK/REG/2001/9 e datës 15 Maj 2001. 10 Aneks XV,pika (vii) UNMIK/REG/2006/26 e datës 27 Prill 2006 Amandamentim i Rregullores së UNMIKut nr. 2001/19 ne Sferën Ekzekutive të Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë. 11 Mëtej LESP. 12 Direktiva për udhëheqjen e punës se Panelit për Lirimin më Kusht, UNMIK/CRP/2008/01, e datës 3 Qershor 2008, metej e quajtur Direktiva. 19

4. Shqyrtimit nga ana e autoritetit te pavarur Vendimi për lirimin me kusht ne Kosove merret nga ana e një autoriteti te pavarur. Paneli për Lirimin me Kusht është themeluar nga ana e autoritetit kompetent publik ne sferën e drejtësisë,tani nga PSSP përfaqësuar nga ana e Drejtorit te Departamentit te Drejtësisë, deri sa të mos bartet fuqia dhe pergjegjesia e përmendur. Ajo përbëhet nga ana e një gjyqtari dhe dy gjyqtareve profanë "te cilët duhet te kenë njohuri dhe përvojë në psikologji, kriminologji, psikiatri, pedagogji, sociologji dhe shkenca tjera sociale te ndërlidhura me lirimin me kusht". 13 Gjyqtaret dhe gjyqtaret profanë emërohen për periudhën kohore njëvjeçare. Pasi janë gjyqtarë,ata janë te pavarur dhe te paanshëm ne kryerjen e funksionit te tyre. 14 Si parim operojnë tri panele paralele prej njëra tjetrës. Si rrjedhim i kësaj kemi tre Gjyqtarë kryesues dhe 7 gjyqtarë porotë. Për shkak te karakterit delikat te vendimit për lirimin me kusht te personave te dënuar dhe situatës aktuale ne Kosove, gjyqtarët kryesues gjere me tani kane qene gjyqtare ndërkombëtare. Ne perspektiven e mentorimit është për te ardhur keq pse gjyqtaret profesional lokal nuk janë paraqitur ne këtë sistem. Gjyqtaret profanë nuk janë gjyqtare profesional por qytetare Kosovare te cilët janë emëruar nga ana e autoritetit kompetent (gjere me tani PSSP) duke marrë parasysh rekomandimet e Këshillit Gjyqësore the Prokurorial 15 te Kosovës, në pajtim me Rregulloren e UNMIK-ut 2001/8, mbi Krijimin e KGjPK-së. Shumica e tyre janë te diplomuar ne shkenca juridike apo shoqërore. Qëndrimet e tyre ne panelin vendimmarrës nuk mund te nënvlerësohen, pasi ata vendosin theksin ne ndjeshmërinë vendore, për shembull rëndësia e pajtimit. Se fundi kemi pasur disa prononcime te ashpra nga ana e Ministrit te Drejtësisë dhe Kryetarit te Shoqatës se Gjyqtareve mbi mënyrën e konstituimit dhe funksionimit te Panelit 16. Shtrohet pyetja se ç'fare do te sjellë "rikonfigurimi"? 5. Procedura Kërkesat për lirimin me kusht trajtohen nga njëra prej dhomave të Panelit për Lirimin me Kusht 17. 13 Neni. 129.1 LESP 14 Neni. 9.4.6 e Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme ne Kosovë. Neni. 102.4 i Kushtetutës së Kosovës. 15 Mëtej KGJPK. 16 Visar Fetaj, Lirimi me kusht i personave te burgosur ne mëshirën e ndërkombëtarëve, Zëri, 1 Tetor 2007. 17 Mëtej PLK. 20

Pasi të jenë pranuar punët e pakryera të vitit 2005, kërkesat trajtohen sipas radhës kur janë pranuar. Ato rigrupohen ne 10-15 raste për sesion dhe i dërgohen dhomave ne baza rrotative. Janë tri përjashtime nga ky rregull: - në raste se gjyqtari kryesor nuk është i lire, çështja do ti dërgohet dhomës tjetër ne radhe - kërkesa e cila me pare është shqyrtuar nga dhoma do te vazhdojë te trajtohet nga ajo dhome - kërkesat prej disa bashke-të pandehurave ne çështjen e njëjtë penale, do te trajtohen nga dhoma e njëjte edhe nëse nuk janë paraqitur njëherësh Ne punën e saj KLK ndihmohet nga një i punësuar, i cili është i ngarkuar me koordinimin e punës dhe njëherit shërben si procesmbajtës i Panelit. Kërkesa e personave te dënuar trajtohet nga njëra dhome e PLK-së brenda periudhës kohore maksimale prej 3 muajsh. Numër i mjaftueshëm i sesioneve është organizuar për te garantuar respektimin e kësaj periudhe maksimale për trajtimin e kërkesave. Tri faza që duhet të shqyrtohen: procedura para shqyrtimit, e shqyrtimit dhe e pas shqyrtimit. 5.1 Procedura para shqyrtimit Ne çdo kohe pasi qe te mbërrijë ne burg, personi i burgosur mund te kërkojë prej zyrtareve te burgut informata rreth te drejtave, kushteve dhe procedurave lidhur me lirimin me kusht, si dhe datën ne te cilën ai apo ajo behet i përshtatshëm për lirim me kusht. 60 (gjashtëdhjetë) ditë para se ai te ketë te drejtë për te bere kërkesë për lirim me kusht, Drejtori i Burgut i dorëzon personit te dënuar një njoftim te shkruar me te cilën e këshillon atë për këtë date. Personi i burgosur apo mbrojtësi i tij i drejton kërkesën për lirim me kusht Panelit përmes shërbimit te burgut, ne te cilin ai apo ajo është duke vuajtur dënimin. Kërkesa mund te jete me shkrim apo gojore. Kërkesa menjëherë i transferohet Panelit nga ana e shërbimit te Burgut. Drejtori i shërbimit te Burgut mundet gjithashtu te paraqesë propozim për lirim me kusht. Personi i dënuar ka te drejt te beje deklaratë me shkrim ku shpjegon kërkesën e tij. 30 dite para se personi i burgosur te jete i përshtatshëm për lirim me kusht dhe me se largu menjëherë pas paraqitjes se kërkesës apo propozimit për lirim me 21

kusht, Drejtori i Burgut i dorëzon Panelit kopjen e dosjes personale te personit te dënuar dhe raportin e te njëjtit, te përgatitur nga ekipi multi-profesional 18,që përbëhet nga dokumentet e mëposhtme: a. vendimi gjyqësor te personit te dënuar me burgim, burgim afatgjatë, apo burg për te mitur; b. raporti i detajuar rreth burgimeve te mëparshme; c. një flete informacion lidhur me te dhëna te rëndësishme për personi e burgosur, që do të plotësohet nga ana e zyrtarit ligjor te burgut apo nga ana e zëvendës drejtorit të caktuar nga ana e Drejtorit te Burgut; d. raporti nga ana e punëtorëve social te burgut, përfshirë edhe rezultatin nga vizita ne shtëpi; e. raporti nga ana e stafit mjekësor f. raporti nga psikologu apo psikiatri i burgut; g. raporti prej oficerëve korrektues përfshirë edhe përmbledhjen apo dosjen rreth incidenteve që përfshijnë personin e burgosur; h. deklarata me shkrim dorëzuar nga ana e personit te burgosur, nëse ka, i. Opinioni i Drejtorit apo zëvendës drejtorit te burgut j. raporti për trajnimet edukative apo profesionale te ndjekura nga ana e personit te dënuar, nëse ka k. ndonjë dokument to dorëzuar nga ana e personit te dënuar, mbrojtësit te tij apo familjes ne veçanti qe kane te bëjnë me mundësit e punës jashtë burgut dhe planet tjera pas lirimit Nëse dokumentacioni vlerësohet si jo komplet nga ana e Panelit, ai mund çdo here te kërkoj informacione shtese. Nëse nuk janë dorëzuar te gjitha dokumentet, Paneli mundet megjithatë te vendosë nëse konstaton qe është mjaftueshëm i informuar. Personat e burgosur, çështjet e te cilëve janë shqyrtuar nga ana e Panelit, nuk kanë qasje ne asnjë raport apo dokument te shqyrtuar nga ai. 18 Neni. 128 paragrafi 4 dhe 5 LESP. 22

Drejtori i shërbimit korrektues ku personi i dënuar është duke vuajtur dënimin, mund te ftoje zyrtarin për lirim me kusht nga regjioni me i afërt, qe ta intervistojë personin e burgosur. Gjate intërvistimit personi i dënuar lypset te nënshkruajë zotimin qe ai apo ajo nuk do te kryejë ndonjë vepër tjetër penale, gjate periudhës se lirimit me kusht. Ne praktike, si duket kërkesat e papranueshme për lirimin me kusht i paraqiten njërit nga Gjyqtarët Kryesues, për të vendosur rreth pranueshmerisë së tyre. Ne rast të pranueshmërisë, pason procedura e shqyrtimit. Nëse kërkesa është gjykuar si e papranueshme personi i burgosur, apo mbrojtësi i tij, nëse ka, dhe Drejtori i Burgut informohen me shkrim. Gjyqtari kryesues gjithashtu vendos mbi kërkesat për shqyrtimin e vendimeve paraprake te Panelit, nëse ato janë paraqitur para skadimit të kohës për rishqyrtim. Nëse nuk ekziston ndonjë rrethanë e jashtëzakonshme, gjyqtari e këshillon te burgosurin qe te paraqesë kërkesën për rishqyrtim, pas datës se theksuar nga ana e Panelit ne vendimin e tij paraprak. Personi i burgosur, mbrojtësi i tij, nëse ka dhe Drejtori i Burgut, informohen me shkrim. 5.2. Procedura e shqyrtimit Pas pranimit te kërkesës the dokumentacionit te bashkangjitur, gjyqtari qe kryeson dhomën e Panelit përgatit raport për çështjen. Shqyrtimi bazohet dhe fillon me raportimin verbal te qeshtjes nga ana e gjyqtarit kryesues ne dhomën e Panelit. Nëse anëtaret e Panelit e shohin te nevojshme ata mund ta konsultojnë lirshem dokumentacionin. Pas raportimit te Kryetarit, anëtaret e Panelit i shprehin pikëpamjet e tyre dhe votojnë për qeshtjen. Gjyqtari kryesues i dhomës se Panelit shpreh pikëpamjet e tij dhe voton i fundit. Vendimi merret me shumicën e thjeshte. Votimi përsëritet derisa është arritur shumica. Mbahet procesverbal i cili pasqyron vendimin final dhe nënshkruhet nga te gjithë anëtaret e dhomës. Shqyrtimi behet ne sesion të mbyllur dhe mbetet konfidencial. Ekzistojnë tri vendime te mundshme: a. pranimi i kërkesës b. refuzimi i kërkesës c. shtyrja e vendimit Shtyrja. Vendimi do te shtyhet nëse nevojiten me shume informata për marrjen e vendimit. Afati i shtyrjes është 30 (tridhjete) dite. Kur vendimi shtyhet, çështja vazhdohet me trajtim nga anëtaret e njëjtë te Panelit, nëse kjo është e mundur. 23

Pranimi dhe refuzimi. Kërkesa do te pranohet apo refuzohet varësisht prej kushteve te plotësuara te cilat kërkohen me ligj. Vendimi formal ne përgjithësi.vendimi ne kërkesën për lirimin me kusht përbehet prej 3 (tri) pjesëve: hyrja, pjesa normative dhe paraqitja e shkurtër e rrethanave. Ne hyrje shënohet vendi dhe data e takimit te dhomës se Panelit,emri edhe mbiemri i gjyqtarit kryesues, emri dhe mbiemri i personit te burgosur, shënohet gjykata e cila ka shqiptuar dënimin personit te burgosur, data e burgimit, vepra apo veprat penale të kryera, dënimi i shqiptuar si dhe data e kërkesës për lirim me kusht. Ne vendim duhet te përmendet nëse vendimi është shtyre, kërkesa është aprovuar apo refuzuar. Ne paraqitjen e shkurtër te rrethanave jepet arsyetim i shkurtër për vendimin. Vendimi formal. Aprovimi. Vendoset pranimi dhe kërkesa për lirimin me kusht aprovohet, vendimi duhet te përmbajë përveç tjerash datën kur personi i burgosur duhet te lirohet prej vuajtjes se dënimit 19. Ne praktike kjo datë e lirimit caktohet një jave pas datës se vendimit. Me vendim gjithashtu informohet personi qe lirohet për obligimet e tij dhe sanksionet e mundshme. Vendimi formal. Refuzimi. Nëse kërkesa refuzohet dhe lirimi me kusht nuk aprovohet, vendimi duhet te përmbajë, përveç tjerash, datën kur Paneli mund te rishqyrtojë kërkesën e personit te burgosur për lirim me kusht. Ne praktikë rishqyrtimi nuk caktohet me herët se 3 (tre)muaj dhe jo me vone se 1(një) vit pas datës se shqyrtimit të mëparshëm. 20 Nëse dënimi disiplinor me burgosje në vetmi i është shqiptuar personit te dënuar ne mes te datës se lëshimit të vendimit për lirimin me kusht dhe datës së lirimit me kusht nga shërbimi i dënimit, paneli për lirimin me kusht duhet ta rishqyrtoj vendimin 21. Vendimet e Panelit janë finale dhe nuk i nënshtrohen ankesës. 5.3 Procedura pas shqyrtimit Brenda 3 ditëve prej nxjerrjes se vendimit për lirim me kusht, Koordinatori e pajis personin e burgosur dhe Drejtorin e Burgut me kopjen e vendimi. 19 Neni. 130.2 LESP. 20 Neni. 27 Direktivës. 21 Neni. 130.4 LESP. 24

Nëse vendimi ka aprovuar lirimin me kusht, Koordinatori gjithashtu pajis edhe Shërbimin e lirimit me kusht, me kopjen e dosjes dhe te vendimit. Drejtori i Burgut siguron qe hapat ne vazhdim janë marrur ne rastin e aprovimit te lirimit me kusht. a. Informimin e stacionit të Policisë se UNMIKU-t/SHPK-se ne zonën ne te cilën personi i burgosur gjatë periudhës se lirimit me kusht do te qëndroj, se paku shtatëdhjetë-e-dy (72) ore para se te fillojë lirimi me kusht. b. Njoftimin e gjykatës e cila ka dërguar te burgosurin ne vuajtje te dënimit, shtatëdhjetë-e-dy (72) ore para se te filloj lirimi me kusht. c. Informimin e zyrës me te afërt regjionale te Shërbimit te lirimit me kusht, për fillimin e lirimit me kusht. d. Shpjegimi i plote i kushteve për lirim te personit te dënuar (p.sh. përgjegjësitë e raportimit dhe pasojat e involvimit ne ndonjë krim tjetër). Kur vendimi aprovon lirimin me kusht dosja e çështjes ruhet nga ana e Koordinatorit/Procesmbajtësit te Panelit. Ne qofte se lirimi me kusht refuzohet, dosja e çështjes te personit te dënuar kthehet ne shërbimin korrektues. Kur data e rishqyrtimit e theksuar nga ana e Panelit ka arritur, Drejtori i Burgut automatikisht e kthen dosjen për rishqyrtim ne Panel. Se bashku me dosjen vijnë edhe plotësimet me raportet e cituara me lart. Pastaj procedura përcjellë rregullat e përshkruara. Nëse dalin probleme si rezultat i ndryshimit te rrethanave, Paneli adapton kushtet e vena, ne pajtim me ligjin, apo e liron Shërbimit e Lirimit me Kusht nga detyra e kontrollimit të çështjeve specifike apo te asistimit personit te liruar me kusht ne çështje te caktuara. Shembull tipik është personi i liruar i cili dëshiron ta lëshojë Kosovën për pune, për te ju bashkangjitur familjes apo për trajtim 22. Ekzistojnë dy vështrime për këtë teme. Vështrimi i pare thekson se personi i liruar me kusht nuk mund te lejohet te udhëtojë jashtë Kosovës, sepse ai ose ajo teknikisht është duke vuajtur dënimin e tij apo saj. Vështrimi tjetër thekson se ekzekutimi i sanksioneve penale përveç qëllimeve tjera ka edhe riintegrimin e personave të dënuar ne shoqëri dhe përgatitjen e tij apo saj qe te drejtojë jetën e vet në mënyrë të përgjegjshme shoqërore 23 dhe kjo me se miri mund te arrihet duke i lejuar bashkimin me familjen apo duke i dhëne mundësin qe te fitojë për te jetuar edhe nëse kjo është jashtë vendit. 22 Neni. 33.4 Direktivës. 23 Neni. 3 LESP 25