UNMIK RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS

Similar documents
PËR INSPEKTORATIN E PRODUKTEVE TË NDËRTIMIT

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

UNMIK PISG QEVERIA E KOSOVËS VLADA KOSOVA GOVERNMENT OF KOSOVA MINISTRIA E SHËRBIMEVE PUBLIKE MINISTARSTVO JAVNIH SLUZBI MINISTRY OF PUBLIC SERVICES

PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

PËR PAJISJET NËN PRESION

PËR PRODUKTET E NDËRTIMIT

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT PËR INSPEKTORATIN SANITAR TË KOSOVËS

PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT. Në bazë të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës,

UNMIK PËR BUJQËSINË ORGANIKE

PËRMBLEDHJE LEGJISLACIONI PËR FUSHËVEPRIMIN DHE STRUKTURËN ORGANIZATIVE ZYRËS SË KRYEMINISTRIT 1 / 496

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/20 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI MATERIALIN ARKIVOR DHE ARKIVIN

UNMIK RREGULLORE NR. 2003/41

PËR VEPRIMTARINË PRIVATE NË SHËNDETËSI

Në pajtim me nenin 25, paragrafi 4, të Ligjit për Energji Nr. 2004/8;

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

PËR DIZAJNIN INDUSTRIAL

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

REGULATION ON THE CO-ORDINATION BETWEEN STATE CONTROL AUTHORITIES AND SUBJECTS OPERATING IN THE PORT VLORA 1 ARTICLE 1 SCOPE OF APPLICATION

Agjencia Kosovare e Privatizimit

Faksi:

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

dhjetor 2017 Indeksi i transparencës buxhetore të Komunave

PËR TRANSPORTIN E MALLRAVE TË RREZIKSHME

Analizë e Ligjit të Prokurimit Publik

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

PËRMBLEDHJE LEGJISLACIONI PËR PROCESIN E HARTIMIT TË POLITIKAVE DHE LEGJISLACIONIT

INSTITUCIONI I AVOKATIT TË POPULLIT

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2017

PUNËTORËT QË [S ]KANË TË DREJTA

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

GAP INDEKSI I TRANSPARENCËS

LIGJI PËR PLANIFIKIMIN HAPËSINOR

PLANI I PUNËS I KËSHILLIT TË KOSOVËS PËR TRASHËGIMI KULTURORE PËR VITIN 2018

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria Vlada-Government

AVOKATURA. VITI:VI, nr. 9 / 2010 Buletin i Odës së Avokatëve të Kosovës

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

PËR TELEKOMUNIKACIONIN

kundër. E paditura XX, NSH, XX, Përfaqësuar nga Agjencia e Privatizimit e Kosovës, rr.ilir Konushevci, No. 8, Prishtinë

Privatizimi i Distribucionit dhe Furnizimit të Energjisë Elektrike të Kosovës

PËR VEPRIMTARITË HIDROMETEOROLOGJIKE

DORACAK UDHËZUES DREJT KOMPETENCAVE PËR KRYETARËT E SAPOZGJEDHUR TË KOMUNAVE DHE ANËTARËT E KËSHILLAVE TË KOMUNAVE

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosova Kuvendi-Skupština-Assembly. Doracak FUNKSIONI MBIKËQYRËS I KOMISIONEVE PARLAMENTARE

Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada - Government

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

NJOFTIM PËR KONTRATË

Ligji Nr. 2004/1 PËR TRANSPORTIN RRUGOR

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës RASTI NR. KO130/15

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis/ Vlerësimi Strategjik Mjedisor që integrojnë ndryshimet klimatike dhe Biodiversitetin, projekti SLED (2014-IC-108)

Ligji nr. 03/L-154 Ligji për të drejtat Pronësore dhe të drejtat tjera sendore: Më tej LDP 3

RREGULLORE E PUNËS SË KUVENDIT TË KOSOVËS

PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIR ATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS PËR FARËRAT NË KOSOVË

SUPREME COURT OF KOSOVO GJYKATA SUPREME E KOSOVËS VRHOVNI SUD KOSOVA

PARIMI I MOS-DISKRIMINIMIT SI PJESË E UNIONIT EVROPIAN ПРИНЦИПОТ НА НЕ-ДИСКРИМИНАЦИЈА КАКО ДЕЛ ОД ЕВРОПСКАТА УНИЈА

Për Produktet Medicinale dhe Pajisjet Medicinale. Ligji për Produktet Medicinale dhe Pajisjet Medicinale

NJOFTIM PËR KONTRATË FURNIZIM

Korniza Ligjore për të Drejtat e Fëmijëve në Kosovë. Studim mbi pajtueshmërinë e legjislacionit në fuqi me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve

RAPORT REAGIMI: PËRGJIGJET NDAJ RASTEVE TË DHUNËS NË FAMILJE DUKE MARRË PARASYSH VDEKJEN E ZNJ. ZEJNEPE BYTYÇI-BERISHA

KODI I PUNËS RISITË E LIGJIT 136/2015. Av. Sabina Lalaj Senior Legal Manager Tax & Legal Department 18 Maj 2016

Reforma në Menaxhim të Mbeturinave

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese Gjykatëse An Pauër-Ford, kryetare Gjykatës Vidar Stensland Gjykatës Roland Dekers

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

Pushtet pa përgjegjësi: Rregullimi i pushtetit ndërkombëtar në Kosovë dhe shtimi i përgjegjshmërisë

BULETINI I PRAKTIKËS GJYQËSORE (MENDIMET MOSPAJTUESE) BILTEN SUDSKE PRAKSE (MIŠLJENJA NESLAGANJA) BULLETIN OF CASE LAW (DISSENTING OPINIONS)

PËR FILARMONINË,OPERËN DHE BALETIN E KOSOVËS

PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

Analizë politikash 05/2016

Memli Krasniqi Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit

PRISHTINE PRISTINA.-.J

Republika e Kosovës Republika Kosovo - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government

Studim Para-Fizibiliteti për identifikimin e opsioneve ligjore për themelimin e Fondit zhvillimore për Efiçiencë të Energjisë (FEE)

Mjaft më me. arsyetim

Raporti mbi kontratat e nënshkruara publike gjatë vitit Përshkrimi i Institucionit (Organizmi institucional)

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

UNMIK PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT P R O C E S V E R B A L

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

VENDIM Nr.443, datë

që përfundon me 31 dhjetor 2015, Burimi: 2 Fondi Monetar Ndërkombëtar, Kosovo: Concluding Statement of the 2015 Article IV

JUSTICIA Revistë shkencore juridike e kandidatëve të Programit Fillestar për Arsimim Ligjor 2011/2012 në Institutin Gjyqësor të Kosovës

Kosovë. Askund në agjendë Dështimi i vazhdueshëm për të kërkuar përgjegjësi në Kosovë pas marsit 2004 RIGHTS

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria - Vlada - Government

REPUBLIKA E KOSOVËS Komuna e Prizrenit Kryetari i Komunës Nr. 01/ Më

DORACAK PËR HARTIMIN E LEGJISLACIONIT Një Udhëzues Praktik për Hartimin e Ligjeve në Kosovë

Republika e Kosovës Republika Kosova-Republic of Kosovo Qeveria-Vlada-Government

MISIONI I KOMBEVE TË BASHKUARA NË KOSOVË DHE PRIVATIZIMI I PRONËS SHOQËRORE Përshkrim kritik i procesit aktual të privatizimit në Kosovë

Republika e Kosovës. Republika Kosova-Republic of Kosovo

RAPORT VLERËSIMI. Sa është e hapur Qeveria e Kosovës? Rezultatet nga matësi i qeverisjes së hapur SCORECARD REPORT 21

TË GJITHA KUTITË E ANKESAVE Rregullimi i tregut të komunikimeve elektronike dhe mbrojtja e konsumatorëve

AVOKATURA VITI:VIII, nr. 14 / 2012 Buletin i Odës së Avokatëve të Kosovës

STANDARDET E PUNËS NË SHQIPËRI. Raport studimor

PËR MBROJTJEN E NATYRËS

PËRGJEGJSHMËRIA E INSTITUCIONEVE QEVERISËSE TË KOSOVËS NË DREJTIM TË RESPEKTIMIT TË TË DREJTAVE TË NJERIUT: AKTUALITETI DHE E ARDHMJA

NJOFTIM PËR KONTRATË

Transcription:

UNITED NATIONS United Nations Interim Administration Mission in Kosovo UNMIK NATIONS UNIES Mission d Administration Intérimaire des Nations Unies au Kosovo UNMIK/RREG/2003/4 21 shkurt 2003 RREGULLORE NR. 2003/4 PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËS MBI INSPEKTORATIN E PUNËS SË KOSOVËS Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm, Në pajtim me autorizimin që i është dhënë sipas Rezolutës 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të datës 10 qershor 1999, Në pajtim me nenet 9.1.44 dhe 9.1.45 të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme (Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2001/9), Duke marrë parasysh njoftimin zyrtar të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës të datës 10 shkurt 2003 lidhur me me Ligjin mbi inspektoratin e punës së Kosovës të miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 19 dhjetor 2002, Me anë të kësaj shpall Ligjin mbi inspektoratin e punës së Kosovës (Ligji nr. 2002/9) që i është bashkëngjitur kësaj Rregulloreje dhe hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit të saj. Nënshkruar sot, më 21 shkurt 2003. Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm Michael Steiner, 1

UNITED NATIONS United Nations Interim Administration Mission in Kosovo UNMIK NATIONS UNIES Mission d Administration Intérimaire des Nations Unies au Kosovo PROVISIONAL INSTITUTIONS OF SELF GOVERNMENT LIGJI Nr. 2002/9 PËR INSPEKTORATIN E PUNËS NË KOSOVË Kuvendi i Kosovës, Duke marrë parasysh Rregullorën Nr. 2001/9 të datës 25 Maj mbi Kornizën Kushtetuese për vetëqeverisje të përkohshme në Kosovë. Në mbështetje të Rregullorës së UNMIK-ut Nr.2001/27 mbi Ligjin Themelor të punës në Kosovë. Duke marrë parasysh nevojën e formimit të Inspektoratit të Punës si një mekanizëm i rëndësishëm që mbikqyrë zbatimin e Ligjit të Punës dhe rregullat e mbrojtjes në punë. miraton Ligjin për Inspektoratin e punës në Kosovë, si vijon: Neni 1 Fushëveprimi i Inspektoratit të punës 1.1 Autoriteti i Inspektoratit të punës do të zbatohet në mënyrë unike për të gjitha vendet e punës, pavarësisht se cilat dispozita ligjore janë në fuqi e që kanë të bëjnë me kushtet e punës, mbrojtjen në punë dhe ruajtjen e shëndetit të punëtorëve në përgjithësi. 1.2 Ky ligj nuk do të zbatohet në vendet e punës që janë në kuadër të UNMIK-ut, në zyrat apo në misionet ndërkombëtare dhe në organizatat tjera qeveritare dhe jo qeveritare që veprojnë në Kosovë. 2

Neni 2 Funksionet e Inspektoratit të punës 2. Inspektorati i punës: a) Do të mbikqyrë zbatimin e ligjit të punës, kushtet e punës dhe mbrojtjen në punë b) Do t iu siguroj informacion teknik dhe këshilla punëdhënësëve dhe punëtorëve për çështjet më të efektshme të zbatimit të dispozitave ligjore. c) Do të njoftoj ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale apo ndonjë organ tjetër kompetent për ndonjë mungesë apo ndonjë shpërdorim në ligjin e aplikueshëm. d) Do t iu siguroj informatat dhe këshillat punëdhënsve dhe punëmarrësve të cilat do të jenë në pajtim me ligjin dhe t i paralajmërojnë autoritetet kompetente për çfarëdo defektesh apo shpërdorimesh që nuk janë përfshirë me dispozita ligjore ekzistuese. e) Do t iu jep këshilla për çështje lidhur me ligjin e punës dhe mbrojtjen e punëtorëve me rastin e riorganizimit apo ristrukturimit të një ndërmarrjeje. Neni 3 Autoriteti i Inspektoratit të punës 3.1 Inspektorati i punës si autoritet ekzekutiv themelohet nga Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale dhe është përgjegjës para kësaj Ministrie në lidhje me koordinimin e veprimeve ekzekutive sa i përket Inspektorit të punës në Kosovë. 3.2 Autoriteti i Inspektoratit të punës përbëhet nga Kryeinspektori i punës dhe inspektorët e punës të cilët ushtrojnë funksionet e tyre në tërë Kosovën. 3.3 Me qëllim të zbatimit të ligjit nga fushveprimtaria e tij, autoriteti i Inspektoratit të punës koordinon veprimet dhe bashkëpunon me qeveritë komunale, inspeksionet tatimore, inspeksionet shëndetësore me autoritetet tjera relevante dhe me policinë e Kosovës. 3.4 Kryeinspektorin e punës e emron Qeveria me propozim të Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale. 3.5 Inspektorët komunal i zgjedhë Kuvendi i komunës. 3

Neni 4 Kryeinspektori i punës 4.1 Kryeinspektori i punës udhëheq autoritetin e Inspektoratit të punës dhe është përgjegjës për zbatimin e detyrave që përmban funksioni i tij. 4.2 Kryeinspektori i punës mbikqyrë ekzekutimin e vendimeve që kanë të bëjnë me cenimin e ligjit të punës, rregullave të mbrojtjes në punë si dhe sanksionet e ndërmarra, duke u mbështetur në nenin 25 të Rregullorës së UNMIK-ut, nr. 2001/27 për Ligjin themelor të Punës. 4.3. Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale është e obliguar të nxjerrë akt normativ i cili përmban udhëzimet e hollësishme se në cilat raste mund: a) T i bëjë vërejtje me shkrim punëdhënësit për parregullësitë e konstatuara gjatë inspektimit; b) Të marrë vendim për gjobën e përcaktuar në nenin 25.2 dhe 25.3, të Rregullorës së UNMIK-ut 2001/27; c) Të saktësoj me përpikëri të arsyeshme secilën gjobë të veçantë që jepet në rast të shkeljes së Rregullorës 2001/27 të UNMIK-ut; d) Të saktësoj se cila nga gjobat është e arsyeshme dhe proporcionale për shkeljen e bërë. Inspektorët e punës nuk mund të shqiptojnë gjobë të përcaktuar me nenin 25.2 dhe 25.3, derisa të nxirret akti normativ në bazë të nenit 4.2 të këtij ligji. 4.4 Kryeinspektori i punës në veprimet e tij do të jetë i mbështetur nga zëvendësit me përgjegjësi për çështjet juridike, mbrojtje në punë dhe për çështje shëndetësore. 4.5 Kryeinspektori i punës lidhur me punën e autoritetit të Inspektoratit të punës ia paraqet raportin vjetor të punës Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. 4.6 Me kërkesë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, kryeinspektori i punës në lidhje me punën e autoritetit të Inspektoratit të punës, është i detyruar t i paraqet raport periodik. 4

Neni 5 Inspektorët e punës 5.1 Inspektorët e punës do t i kryejnë punët e Inspektoratit të punës të përcaktuara me nenin 2. 5.2 Inspektorët e punës të cilët kanë dokumentin identifikues përkatës kanë autorizime sipas ligjit: a) Të hyjë lirisht në çdo vend pune dhe në seli të punëdhënësit në kuadër të kompetencave të inspektimit të tyre pa paralajmërim; b) Të bëjë ekzaminimet, inspektimet dhe hulumtimet të cilat konsiderohen të domosdoshme për t u siguruar se dispozitat e ligjit do të zbatohen dhe pyet vetëm ose në praninë e dëshmitarëve, punëdhënësin apo stafin, rreth ndonjë çështjeje në lidhje me zbatimin e ligjit. c) Të bëjë kontrollimin e të gjitha librave dhe dokumenteve të cilat duhet t i mbajë punëdhënësi siç është përcaktuar me ligjin e punës; d) T i marrrë ekstraktet nga regjistrat dhe dokumentet; e) Të kërkojë nga punëdhënësi dërgimin e shënimeve apo dokumenteve të cilat janë kërkuar; f) Të marrë mostrën e materialeve apo substancave të përdorura me qëllim të analizave dhe për këtë e bënë me dije punëdhënësin apo përfaqësuesin e tij. 5.3 Gjatë çdo inspektimi, inspektori i punës duhet t i informoj punëdhënësin apo përfaqësuesin e punëdhënësit për praninë e tij, përveç nëse inspektori i punës mendon se inspektimi nuk do të jetë efikas. 5.4 Një apo më shumë punëtorë që janë të punësuar në ndërmarrjen përkatëse mund të shoqërojnë inspektorin e punës gjatë inspektimit. 5.5 Inspektorët e punës në kuadër të kompetencave të tyre: a) Bëjnë inspektimin ndaj punëdhënësit apo përfaqësuesit të tij dhe ndaj punëtorëve; b) Japin vërejtje me shkrim për parregullsitë e konstatuara dhe caktojnë afatin brenda të cilit duhet të eliminohen këto parregullësi; c) Shënojnë me anë të raportit zyrtar mos respektimin apo shkeljen e dispozitave ligjore; 5

d) Urdhërojnë ndërmarrjen e masave të mënjëhershme duke përfshirë edhe ndalimin e prodhimit aty ku ka fakte të pamohueshme dhe të verifikuara se kushtet në vendin e punës shfaqin rrezik të drejtpërdrejtë dhe serioz për shëndetin apo sigurinë e punëtorëve; e) Neni 5.5 pika d) mund të zbatohet pas miratimit nga Ministria të aktit plotësues normativ, i cili ipërcakton standarde konkrete nga lëmi i shëndetësisë dhe sigurisë në punë. f) Me rastin e inspektimit, pa marrë parasysh nëse inspektori e ka zbuluar ose jo shkeljen e ligjit ai ia dorëzon punëdhënësit raportin zyrtar për inspektimin e kryer, ku qartë qëndron vendi i kryerjes së inspektimit, emri i firmës ku është kryer inspektimi, kohëzgjatja e inspektimit, rrjedha e inspektimit dhe emri e mbiemri i inspektorit për punë, duke i cekur emrat e përsonave të pranishëm. 5.6 Inspektori i punës do të kryej inspektimin në vendin ku është shkaktuar vdekja apo lëndimi i rëndë i një apo më shumë punëtorëve ose ka ndodhur ndryshimi në procesin e punës, i cili ka rrezikuar jetën e punëtorëve, menjëherë pas pranimit të informatës së tillë nga punëdhënësi, punëtorët, policia apo mjeku i cili ia ka dhënë ndihmën e parë punëtorit. 5.7 Inspektorët e punës nuk mund ta kenë ndonjë interes personal në ndërmarrje në kuadër të kompetencave të inspektimit të tyre dhe janë të obliguar të ruajnë sekretin zyrtar të punëdhënësit. 5.8 Inspektorët e punës janë të detyruar që të ruajnë në konfidencë të plotë burimin e ndonjë ankese që atyre u është paraqitur në lidhje me ndonjë veprim që ka të bëjë me shkeljen e ligjit. 5.9 Inspektori i punës me rastin e inspektimit duhet të ketë me vete këtë ligj, dhe Rregulloren e UNMIK-ut, 2001/27, në gjuhën shqipe, në gjuhën serbe dhe në gjuhën angleze si dhe të gjitha aktet plotësuese normative që janë nxjerrë si pasuese të këtij ligji apo rregullorës së UNMIK-ut, 2001/27. Çdo inspektor i punës do t i siguroj çdo punëdhënësi të vizituar apo inspektuar nga inspektori përkatës, kopje të të gjitha akteve të tilla normative dhe plotësuese në gjuhët e kërkuara nga punëdhënësi. Neni 6 Procedura sipas ankesës 6.1 Kundër vendimit të inspektorit të punës mund t i bëhet ankesë në afat prej 8 ditësh nga dita e marrjes së vendimit, autoritetit të Inspektoratit të Punës. 6.2. Autoriteti i Inspektoratit të punës është i obliguar që në afat prej 60 ditësh të vendos sipas ankesës të ushtruar në vendimin e inspektorit të punës. 6

6.3 Kundër vendimit të Inspektoratit të punës mund të ngritet kontesti administrativ në gjykatën kompetente në afat prej 30 ditësh. 6.4 Ankesa e ushtruar në vendimin e Inspektorit të punës nuk e shtyn ekzekutimin e vendimit. Neni 7 Z b a t i m i Me qëllim të zbatimit të këtij ligji Ministria e Punës dhe Mirëqenies sociale lëshon akte udhëzuese dhe akte tjera nga fusha e përgjegjësive të saj. Neni 8 Ligji i zbatueshëm Ky ligj zëvendëson çdo dispozitë në ligjin e zbatueshëm që është në kundërshtim me te. Neni 9 Hyrja në fuqi Ky ligj hynë në fuqi ditën e shpalljes. Ligji nr. 2002/8 Kryetari i Kuvendit të Kosovës 19 dhjetor 2002 Akademik Nexhat Daci 7