UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE DOKTORATË FJALËSI I VEPRAVE TË DRITËRO AGOLLIT

Size: px
Start display at page:

Download "UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE DOKTORATË FJALËSI I VEPRAVE TË DRITËRO AGOLLIT"

Transcription

1 UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE DOKTORATË FJALËSI I VEPRAVE TË DRITËRO AGOLLIT Specialiteti: Gjuhësi Disertanti: Esmeralda Patoshi Udhëheqës shkencor: Prof.dr.Mimoza Priku Tiranë,

2 UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE Disertacion i paraqitur nga ESMERALDA PATOSHI Për marrjen e gradës shkencore DOKTOR FJALËSI I VEPRAVE TË DRITËRO AGOLLIT Specialiteti: Gjuhësi Disertanti: Esmeralda Patoshi Udhëheqës shkencor: Prof.dr.Mimoza Priku Mbrohet më, dt /../ Kryetar 2. Anëtar 3. Anëtar 4.. Anëtar 5... Anëtar Tiranë,

3 Struktura e punimit: Fjalë mirënjohjeje...6 ABSTRACT....7 PARATHËNIE HYRJE Metodologjia e studimit, objekti dhe metoda e studimit KREU I. Jeta dhe vepra në prozë e Dritëro Agollit Jetëshkrimi Dritëro Agollit Njohuri të përgjithshme rreth prozës së D.Agollit Fjala shqipe dhe gjuha në prozën e Dritëro Agollit Prurje dhe risi...21 KREU II Fjalësi i prozës së Dritëro Agollit Disa zhvillime të leksikografisë shqipe Parime të përgjithshme të hartimit të fjalësit Udhëzime të domosdoshme për përdorimin e fjalorit Shkurtime Treguesi alfabetik Fjalësi A-Zh KREU III Fjalëformimi në prozën e Agollit Formimi i fjalëve me prejardhje. Formimi parashtesore Formimi i fjalëve me parashtesën a Formimi i fjalëve me parashtesën mos Formimi i fjalëve me parashtesën nën Formimi i fjalëve me parashtesën super

4 3.1.6 Formimi i fjalëve me parashtesën -pan-, pseudo Formimi i fjalëve me parashtesën stër Formimi i fjalëve me parashtesën pa Formimi i fjalëve me parashtesën për Formimi i fjalëve me prejardhje prapashtesore Formimi i fjalëve me prapashtesën kë Formimi i fjalëve me prapashtesën eshë Formimi i fjalëve me prapashtesën or;(a) tore/e) Formimi i fjalëve me prapashtesën ëz Formimi i fjalëve me prapashtesën xhi Formimi i fjalëve me prapashtesën o Formimi i fjalëve të përbëra Formimi i fjalëve të përbëra nga tema emër+emër Formimi i fjalëve të përbëra nga tema emër +element fil(fill) Formimi i fjalëve të përbëra nga tema emër+emër Formimi i fjalëve të përbëra nga tema emër + mbiemër Formimi i fjalëve të përbëra nga tema emër + mbiemër prejpjesor ose pjesore Formimi i fjalëve të përbëra mbiemërore sipas kategorive semantike Grafik dhe skema të fjalëve me prejardhje dhe kompozim KREU IV. Pasuria leksiko-semantike në fjalësin e prozës së Dritëro Agollit Krijimin e fjalëve dhe kuptimeve të reja në prozën e Agollit Prirja për përdorimin e leksikut dialektor. Historizmat dhe arkaizmat Shtresa leksikore me burim të huaj Turqizmat Greqizmat Sllavizmat Fjalët me burim neolatin Lëvizjet kuptimore dhe figuracioni KREU V Frazeologjia në krijimtarinë në prozë të D. Agollit Frazeologjizma të formuar me përsëritjen e një fjale të vetme Frazeologjizma të formuar nga dy fjalë që kanë lidhje kuptimi Ndërtime frazeologjike me elementë krahasues

5 Ndërtime frazeologjike që nisin me një parafjalë Frazeologjizma,aforizma Urime, Mallkime Lidhjet e njësive frazeologjike me kontekstin.259 KREU VI VLERAT ETNOLINGUISTIKE Toponimia Toponimia e Devollit sipas ndërtimit dhe kuptimit Antroponimia Rreth disa nocioneve të leksikut në prozën e Agollit, mënyra dëshirore KREU VII KREU VII PËRFUNDIME BIBLIOGRAFIA

6 Fjalë mirënjohjeje Dua të shpreh mirënjohjen për udhëheqësen time shkencore prof. dr. Mimoza Priku, e cila ndihmoi në mënyrë të pakursyer me profesionalizmin e saj të lartë akademik. Falënderoj departamentin e Gjuhës Shqipe të Fakultetit të Historisë e Filologjisë në Tiranë, për miratimin e kësaj teme doktorale, për ndihmën e pakursyer dhe dashamirësinë ndaj kërkesave tona. Falenderim dhe mirënjohje e pakufishme dhe për familjen time, e cila më nxiti dhe më inkurajoi vazhdimisht, duke më krijuar gjithë hapësirat e duhura, për t ja dalë mbanë kësaj detyre të vështirë. Për të gjithë faleminderit! 6

7 Abstract One of the challenges of Albanian lexicology today is exactly the composition of the dictionaries of famous writers of the Albanian literature. What is a dictionary? What is the importance of their composition? Why are these dictionaries needed? What is the individuality of a writer? These are just some of the questions that need answers, answers that give the innovative value of our semantics. The dictionary in its entirety is an accumulating result of the various linguistic biographies, which in turn are walled in the historical-linguistic process. If we want to see the development of the language we must certainly stop on the literary works, because there is the place where the language flows generally from all varieties of languages and from the lexical registers alternated in their main combinations. The literary language of writers is multilateral not only in the changeability that belongs to the subject and form, but also in their individual historical profile. Thus, in order to give the essence of literary revolutions in different periods, new linguistic perspectives must be considered. Every writer has his own individuality, and this semantic individuality refers to the emotional and topical loads of certain words, and thus they gain a specific value. This includes the creation of the meaning of innovative semantics. Today, in order to see the chain of the linguistic string of the Albanian language, dictionaries of author such as Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Gjergj Fishta, Martin Camaj, Lasgush Poradeci, etc are needed. There are dictionaries or prose dictionaries from these great writers of our literature. The first to start the composition of dictionaries for a writer is Kolë Ashta with The Dictionary of Ndre Mjeda and also Mina Gero who has lately published The Rhyme Dictionary of Dritëro Agolli. This way previously travelled by these scholars of our language, I am also stepping on, working on the composition of The Dictionary in the prose of Dritëro Agolli. Thus, the study on this writer s language will come out fuller, drawing conclusions on his linguistic individuality. As for Dritëro Agolli, I ëould say he is a great artist of the Albanian language and inexhaustible in it. His art is immortal. The lexicon in Agolli s work includes well-known and lesser-known units that can be seen from various sides. The author is distinguished for the deep knowledge of Albanian semantics, and he not only uses Albanian words masterfully, but also regenerates the great riches the Albanian language possesses. He is distinguished for a deep knowledge of the great possibilities and capabilities of the Albanian language for the creation of new units, and hundreds of units are created. In Agolli s work, the word, both in its meaning and its sound composition, contains in itself a little piece of the history of the speakers who use it. For this reason, the writer carefully searches for the form that best fits his topic and idea, as well as the place and time intended. Key words: Lexicology, historical-linguistic, lexical registers, semantics, the dictionary. 7

8 PARATHËNIE Çdo epokë historike ka fytyrën e vet shoqërore, kulturore e gjuhësore. Çdo gjuhë ka leksikun karakteristik për një kohë të caktuar, ndaj është e vështirë të lexohen e të kuptohen tekstet e shkrimtarëve të mëdhenj të letërsisë sonë si: Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Gjergj Fishta, Martin Camaj, Lasgush Poradeci etj., në qoftë se nuk hartohen fjalor që pasqyrojnë leksikun e tyre. Një nga sfidat e leksikologjisë shqiptare sot është pikërisht hartimi i një fjalori thesarus, ku të përfshihen të gjitha fjalët. Fjalori në tërësinë e tij është një rezultat akumulues i biografive të ndryshme gjuhësore, të cilat në radhë murosen në procesin historik-gjuhësor. Nëse duam të shohim zhvillimin e gjuhës duhet patjetër të ndalemi në veprat letrare, pasi aty gjuha rrjedh në përgjithësi nga të gjitha varietet e gjuhës dhe nga regjistrat leksikor të alternuar në kombinimet kryesore të tyre. Gjuha letrare e shkrimtarëve është e shumanshme jo vetëm në ndryshueshmërinë që i përket subjektit dhe formës, por gjithashtu në profilin historik individual të tyre. Pra për të dhënë thelbin e revolucioneve letrare në periudha të ndryshme duhen parë pikëpamjet e reja gjuhësore. Ashtu si shprehet dhe Heidegger Gjuha është tepër e rëndësishme për t ua lënë vetëm gjuhëtarëve ose Eqerem Çabej thotë: Gjuha është pasqyra më e qartë e një kombi dhe e kulturës së tij. Secili shkrimtar ka individualitetin e vet, ky individualitet semantik i referohet ngarkesave emocionale dhe tematike të fjalëve të caktuara, në këtë mënyrë ato fitojnë vlerë specifike. Kjo ka qenë shtysa e parë që na çoi te mendimi për të bërë objekt studimi leksikun në prozën e Agollit. Gjithashtu, për ndërmarrjen e këtij studimi kemi pasur parasysh rëndësinë e veçantë që ky autor i kushton formës, përpjekjes për të kaluar nga gjuha e përditshmërisë drejt një gjuhe me vlerë të lartë semantike dhe estetike, si dhe vlerësimet e larta të studiuesve të ndryshëm për përdorimin e gjuhës shqipe nga ana e shkrimtarit. Gjuhëtari E. Lafe shkruan se Pena e Dritëroit ka dhuntinë magjike që ta ndjellë lehtë dhe pa mundim, kuptimisht dhe stilistikisht dhe të mos kënaqet me të përafërtën. Kjo është fjala që gdhend gurin (siç e ka quajtur vetë në një përmbledhje të tij poetike), fjala që gdhend në kujtesën tonë shkrimtarësinë e Dritëroit. 1 Përpara se të mendonim praktikisht për ta shkruar këtë studim, nisëm të grumbullonim materialet e nevojshme, të cilat do të ndihmonin në realizimin cilësor të tij. Kështu, puna filloi me mbledhjen e materialeve studimore të gjuhëtarëve të ndryshëm, të cilat kishin të bënin me studimin e gjuhës të veprave letrare të autorëve të ndryshëm, si: E. Çabej Meshari i Gjon Buzukut (Botime kritike, Tiranë, ); E. Hysa Buzuku dhe gjuha e tij (Akademia e shkencave, Tiranë, 2005) për studimin e gjuhës së Buzukut; Sh. Rrokajn për gjuhën e Kadaresë (Gjurmime në veprën Shkaba të Ismail Kadaresë; Fjalësi me shëm në veprën e Kadresë, Albatros, 2007), Sh.Islamaj për gjuhën e shkrimtrit Jakov Xoxës ( Gjuha e Jakov Xoxës, Prishtinë, 2000) etj. Kanë qenë të shumta materialet e shfletuara, por në qendër të vëmendjes 1- E.Lafe, Ditëro Agolli, mjeshtër i fjalës shqipe, Telegraf, 13 tetor

9 patëm dhe studimet për veprën e Agollit, të cilat nuk kanë qenë të pakta. U fokusuam më tepër në studime që kishin të bënin me gjuhën e këtij shkrimtari. Gjatë studimit të secilit autor morëm nxitje idesh dhe mendimesh në lidhje me realizimin e punimit tonë. Mbi të gjitha, bërthama mbi të cilën e bazuam studimin ka qenë vetë vepra letrare e Agollit, konkretisht e gjithë proza e tij. Në punimin tonë kemi bërë objekt studimi leksikun e kësaj vepre, veçoritë semantike e strukturore të tij etj. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar pasurisë frazeologjike të veprës. Në këtë mënyrë punimi ynë ka si qëllim të nxjerrë në pah pasurinë e leksikut agollian, duke parë aftësinë e tij për të përzgjedhur mjetet gjuhësore, aftësitë fjalëkrijuese, të cilat, jo vetëm i japin vulë origjinale krijimtarisë së tij, por e bëjnë autorin një ndër ndihmësit kryesorë në pasurimin e gjuhës letrare shqipe. Pasi shfletuam të gjithë literaturën e nevojshme përcaktuam çështjet që do të trajtonim, e filluam punën me rileximin e veprës dhe skedimin e leksikut, leksikut të figurshëm dhe të frazeologjizmave. Materialet e mbledhura i skeduam, duke i klasifikuar dhe me to krijuam dosjet përkatëse. Skanimi i leksikut nëpërmjet skedimit ka qenë sipërmarrje e vështirë për vetë gjerësinë e veprës. Këto dosje na ndihmuan gjithashtu në hetimin e disa dukurive gjuhësore karakteristike për Agollin dhe në mbërritjen e disa përfundimeve të rëndësishme. Vjelja e veprës na çoi dhe në hartimin e fjalësit. 9

10 HYRJE Duke u mbështetur në mendimin që, një nga sfidat e leksikologjisë shqiptare sot është pikërisht hartimi i një fjalori normativ, ku të përfshihen të gjitha fjalët mendojmë që me më shumë interes do të ishin studimet gjuhësore në lidhje me përdorimin vetjak të gjuhës, me modelet e të shprehurit nga ana e secilit shkrimtar, me prurjet e tyre gjuhësore dhe me stilet individuale të secilit. Për të parë vargun e gjerdanit gjuhësor të shqipes na nevojiten fjalor të autorëve të ndryshëm; qofshin këta fjalor rimor apo fjalor të prozës së këtyre shkrimtarëve të mëdhenj të letërsisë sonë. I pari që ka nisur hartimin e fjalorëve për një shkrimtar është Kolë Ashta Fjalori i veprave të Ndre Mjedës 2, gjithashtu Mina Gero ka botuar Fjalori rimor i Dritëro Agollit 3, i cili është konsideruar si një risi në studimet e sotme të shqipes.në literaturën tonë shkencore janë më të shumta dhe më të plota studimet e veprave të shkrimtarëve në rrafshin letrar dhe më të pakta ato në rrafshin gjuhësor. Gjatë punimit u përpoqëm të hulumtojmë studimet gjuhësore për autorë të ndryshëm në mënyrë që të japim një panoramë të këtyre studimeve në rrafshin gjuhësor. Nuk mund të lëmë pa përmendur që një rëndësi të veçantë në lidhje me këto studime kanë botimet e Aleksandër Xhuvanit Naimi si poet dhe prozator në Literatura jonë (3/4, 1945); Enver Hysa, Buzuku dhe gjuha e tij (Akademia e shkencave, Tiranë, 2005); Eqrem Çabej, Meshari i Gjon Buzukut (Botime kritike, Tiranë, ); Gjon Buzuku dhe gjuha e tij (Prishtinë, Rilindja, 1977). 2- Kolë Ashta, Fjalori i veprave të Ndre Mjedës (Monografi,dorëshkrim), Shkodër, Mina Gero, Fjalori rimor i Dritëro Agollit,Toena,Tiranë, Artan Haxhi, Proza e Fishtës në pamje gjuhësore: sistemi foljor, Camaj-Pipa, Emil Lafe, Lidhëzat te E mbsuame e Krështerë e Lekë Matrangës dhe disa tipare të sistemit lidhëzor të shqipes së shek. XVI, Studime filologjike 44/3, 1990; Për neologjizmat e Faik Konicës, Studime filologjike, 49/1-4, Fatmir Agalliu, Gjuha e Nolit në veprat origjinale të tij (Monografi), Tiranë, Jup Kastrati, Faik Konica, (jeta dhe veprat),new York, 1995; Kontribute për studimin e Ndre Mjedës, Shkodër, 1958; Ndre Mjeda, çështje gjuhësore, Tiranë, 1967; Ndre - Mjeda, Vepra II, Prishtinë, 1982; Studime për De Radën (Monografi), Prishtinë Gjovalin Shkurtaj, Studime dhe vlerësime rreth gjuhës së Naim Frashërit; Tri studime për gjuhën e Fishtës: Antroponime dhe leksema të tjera të Malësisë së madhe në veprën e - Fishtës Lahuta e Malsisë ; Fryma e Pajtimit dhe mirëkuptimit në poemën Lahuta e Malsisë ; Urtia dhe emrat e Malësisë në Lahutën e Fishtës; Disa tipare të ligjërimit poetik të Dritëro Agollit; Jehonë madhështore e gjuhës shqipe dhe e kombit shqiptar (Disa mendime dhe vlerësime rreth gjuhës së veprave të Ismail Kadaresë); Shqyrtime rreth prurjeve leksikore në veprat e Ismail Kadaresë; Nëpër labirintet e stilemave lasgushiane: fjalëformimi si vetjakësi e gjuhës së hijshme; Vështrim rreth ligjërimit poetik të Visar Zhitit; Shënime për gjuhën e romanit Vdekja më vjen prej syve të tillë të Rexhep Qoses; Disa vlera gjuhësore të prozës së Bilal Xhaferrit; Vlera dhe prurje gjuhësore në ligjërimin e Anton Pashkut; Rreth gjuhës dhe ligjërimit artistik të librave të Viron Konës; Fjala e bukur dhe prurjet e freskëta të një poeti (Rreth vëllimit të Sokol Zekës Poeti e rren emocionin ; Malësia e Madhe dhe pasuria ligjërimore në veprat e Nikolla Spatharit; Vlerësime për prurjet leksikore dhe ligjërimin e Nokë Sinishtajt;Shënime për ligjërimin e vjershave të Ndoc Gjetjes; Nëpër labirintet e stilemave lasgushiane: fjalëformimi si vetjakësi e gjuhës së hijshme, Tiranë,

11 Pa dashur të lëmë jashtë vëmendjes sonë studiues të tjerë Ajo çka mund të nxjerrim nga ky hulumtim është se janë më të shumta studimet e pjesshme se sa studimet e plota, siç janë monografitë dhe gjithashtu, janë më të shumta studimet që kanë për objekt gjuhën dhe më të pakta studimet që kanë për objekt stilin e shkrimtarëve, veçoritë vetjake të përdorimit të gjuhës nga ana e tyre. Nisur nga kjo menduam të japim ndihmesën tonë me një studim të kësaj natyre për veprën letrare të Dritëro Agollit. Tema e zgjedhur, e cila ka lidhje me fjalësin e Agollit, mendojmë se ka interes për gjuhësinë dhe letërsinë shqipe dhe mund të shërbejë si bazë për studime të mëtejshme. Studimi ynë ka përfshirë serinë e plotë të veprës letrare në prozë të Dritëro Agollit : Agolli, D.(1973). Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo.Tiranë. Agolli, D.(1975). Njeriu me top.tiranë. Agolli, D.(1980). Trëndafili në got.tiranë. Agolli, D.(1991). Dështaku.Tiranë. Agolli, D.(1997). Arka e djallit.tiranë. Agolli. D.(2001). Njerëz të krisur,tiranë. Gjithashtu për hartimin e këtij fjalësi jemi mbështetur në veprat : Sotiri, N. (2007). Fjalor i gjuhës së Ismail Kadaresë.Tiranë. Tase. P. (2006). Fjalor dialektor. Botimet Çabej. Gazulli. N. (2005). Fjalori i Gazullit. Botimet Çabej. Fjalori i Bashkimit (1908). Prishtinë, (1978). Gjithashtu si bazë na kanë shërbyer edhe fjalorët normativë të shqipes (1980, 1984, 2002) Idriz Metani, Vështrim mbi gjuhën e figurshme të Xhevair Spahiut, Studime filologjike, 3-4, Simon Pepa, Veçori gjuhësore në veprën poetike të At Gjergj Fishtës, Rilindja demokratike, Nr.926, 8 prill, Tefë M. Topalli, Rreth veçorive të alfabetit të Pjetër Bogdanit, Studime filologjike 44/1, Tomor Osmani, Tefë M. Topalli, Fjalë e shprehje me interes leksikor nga epika e Fishtës, Buletin Shkencor: Nr.56, David Luka, Magjia e fjalës te vepra Lahuta e Malcís e Atë Gjergj Fishtës, Studime gjuhësore XIV, Shkodër, David Luka, Fjalorth i fjalëve të rralla në veprën poetike të Bernardin Palajt, në Studime gjuhësore VIII, Shkodër, 2003, f David Luka, Fjalorth i fjalëve të rralla në veprën Pasqyra e Narçizit të Ernest Koliqit, në Studime gjuhësore VIII, Shkodër, 2003, f

12 Metodologjia e studimit Për realizimin e këtij punimi janë përdorur disa metoda: Së pari, ka qenë e domosdoshme të përdoret metoda e hulumtimit dhe e skedimit të leksikut. Krijuam dosjet kompjuterike me fjalët e vjela. Me anë të saj kemi siguruar material të bollshëm, i cili ka shërbyer si bazë e sigurtë për ecuri të mëtejshme në trajtimin e çështjeve të ndryshme, si dhe në ndërtimin e fjalësit. Së dyti, na u desh të përdornim metoda komjuterike si: metoda kompjuterike e skedimit me qeliza në Excel 2007, PAET (Programi Analitik Elektronik i Tekstit). Teknika e parë na ndihmoi për të përkufizuar secilën fjalë me qeliza të veçanta. Ndërsa me programin e dytë bëmë statistika për numrin e fjalëve të përdorura dhe na ndihmoi që të mos përsërisnim të njëjtën fjalë më shumë se njëherë. Nga kjo analizë nxorëm sa fjalë janë të mëvetësishme dhe sa përdoren më shumë se një herë. Analizë Statistikore e Tekstit: Paragrafë: 2522 Fjali: 1542 Fjalë: 3079 Karaktere: Karaktere numrash: 0 Numra: 0 CI fjalë unike: 2392 Analizë Statistikore e Tekstit CI fjalë unike: 2392 Frekuenca Vendos 1 Tekstin 1 Ketu 1 shterpësi~a.f 1 abazhur~i.m.sh.~ë.~ët 1 abon/oj 1 abrash-i.mb 1 absten/oj~kal.~ova 1 admirim~i.m 2 afarist~i.m.sh.~ë.~ët 1 afendiko~i.m.sh.~nj.~njtë 1 aferim~pasth 2 aforiz/ëm~mi.f.sh.~ 1 aforiz/ëm~mi.m.sh.~ma.~mat 1 afresk~u.m.sh.~e.~et 1 afsh~i.m.sh.~e.~et 1 agjent~i.m.sh.~ë.~ 1 agjitacion~i.m 1 agjitativ~e.mb 1 agresiv~e.mb 3 agroteknik~e.mb 2 12

13 CI fjalë unike: 2392 Frekuenca ah~pasth 1 ah~u.m.sh.~e.~et 1 ahen/g~gu.m.sh.~gj 1 ahen/g~gu.m.sh.~gje.~gjet 1 Ky është thjesht një shembull i analizës, pasi i gjithë materiali ka kaluar në këtë analizë. Së treti, për studimin e plotë të veprës së Agollit na është dashur të kombinojmë metodën e hulumtimit me atë të analizës, të përshkrimit dhe të vlerësimit. Megjithatë, metoda kryesore që përshkon punimin tonë është metoda analitike, e cila na ka ndihmuar që të paraqesim hap pas hapi tiparet gjuhësore, tiparet e tipave leksiko-gramatikorë, veçoritë strukturore-semantike të paradigmës të leksikut të figurshëm, të fjalëkrijimeve, të frazeologjisë etj. Sipas skedave të hartuara në kompjuter është bërë fjalësi, janë shpjeguar fjalët si nga ana gramatikore, ashtu edhe nga ajo leksikore. Është bërë renditja e çdo fjale, për secilën fjalë jepen shënimet gramatikore më të domosdoshme, si ato për pjesën e ligjëratës së cilës i përket fjala, për gjininë dhe diatezënformën e foljes. Vendoset trajta e shumësit, që në shumicën e rasteve dalin edhe në shembujt e përdorur nga shkrimtari. Shoqërohet më shembullin nga vepra ku është shkëputur fjala, nga ana grafike fjala shënohet më një ngjyrë dalluese. Punimi ka marrë trajtën përfundimtare dhe po punohet për t i dhënë dorën e fundit gjërave, të cilat duhen përmirësuar, qofshin këto në formë, apo në përmbajtje. 13

14 Synimet konkrete dhe objektivat e studimit: Në punimin tonë, boshti qendror është: Fjalësi i prozës së Agollit. Qëllimi i këtij fjalësi është që t i shpjegojë lexuesit të veprës së Dritëro Agollit fjalë dhe kuptime fjalësh të gjykuara të nevojshme për ta kuptuar më mirë atë, që t i afrojë përdoruesit e tij një bazë leksikore për studime të ndryshme. Duke qenë se ky Fjalës nuk përfshin leksikun e plotë të veprës së shkrimtarit, puna për përcaktimin e fjalëve të tij nuk ka qenë e lehtë. Jemi përpjekur të përfshijmë në të atë vëllim të përzgjedhur leksikor, që është gjykuar se pasqyron drejtpërsëdrejti ose tërthorazi pasurinë dhe veçoritë kryesore të gjuhës së shkrimtarit në veçanti si dhe aftësitë shprehëse të gjuhës shqipe në përgjithësi, që është menduar se nxjerr në pah mënyrën se si punon me fjalën shkrimtari, burimet që ai shfrytëzon dhe të rejat që sjell. Me këtë synim është ndjekur dhe është vjelë e gjithë vepra e shkrimtarit, duke ndihmuar kështu në pasqyrimin e zhvillimit të gjuhës shqipe gjatë gjithë veprimtarisë në prozë të Dritëro Agollit. Veprimtaria e Agollit në prozë është mjaft e pasur, duke veçuar e hulumtuar në to arrin të shohësh prurjet e tij, sidomos në romanet më tërheqëse Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo (1973) dhe Arka e djallit (1997). Pasuria dhe larmia e leksikut është një tregues i drejtpërdrejtë i pasurisë dhe i zhvillimit të gjuhës. Gjuha pa leksikun as që mund të mendohet, ndaj është e rëndësishme që për shkrimtarë të ndryshëm të hartohen fjalësit e veprave të tyre. Në punim do të shohim përkufizimet e kuptimet e çdo fjale që është marrë së bashku me shembullin e frazën për ilustrimin e fjalës. Qëllimi ynë është të paraqesim fjalësin e prozës së Agollit, ndaj hulumtimi është përqëndruar në shpjegimin e fjalëve në prozën e tij duke i shoqëruar me shembujt përkatës nga vepra; në këtë mënyrë i vijmë në ndihmë, jo vetëm studiuesve të gjuhës sonë, por masave sa më të gjera të lexuesve-arsimtarëve, studentëve, nxënësve të shkollave të mesme dhe për gjithkënd që dëshiron të kuptojë e të shijojë thellësisht librin artistik dhe të zgjerojë kulturën e vet gjuhësore. Nisur si një ide e hershme dhe si një nevojë e leksikologjisë shqiptare sot, gjithmonë nën drejtimin dhe bashkëpunimin e frytshëm me prof.dr. Mimoza Priku, ky studim vjen në trajtën e një teme doktorati, për të finalizuar një rrugëtim studimor më shumë se dhjetëvjeçar dhe një pasion të hershëm mbi leksikologjinë shqiptare. Pa pasur kurrsesi pretendimin se kemi thënë gjithçka, madje shumëçka ka mbetur pa thënë ndërkaq, shpresojmë që me këtë që po paraqesim, të mund të sjellim një punim të vlefshëm, që ta meritojë edhe titullin, edhe vëmendjen tonë të mëtejshme të fiksuar se duhet vijuar. 14

15 Struktura e punimit Punimi përbëhet nga gjashtë kapituj dhe përfundimet. Kreu I trajton si temë qendrore fjalën shqipe dhe gjuhën në prozën e Dritëro Agollit. Zakonisht shkrimtarët ribotojnë veprat e tyre; ajo çka ndryshon nuk është përmbajtja, por ndryshimet vijnë në përpunimin e gjuhës ku ndodhin zëvendësime të fjalëve. Të gjitha këto janë dhënë sipas kësaj radhe: Jetëshkrimi i Dritëro Agollit. Njohuri të përgjithshme rreth prozës së D.Agollit. Disa të dhëna të përgjithshme mbi leksikologjinë shqiptare dhe për një fjalor normativ. Dritëro Agolli në veprën e tij ka përdorur me mjeshtëri njësi frazeologjike të së folmes së Devollit, sepse frazeologjia gjuhësore, sidomos ajo popullore, është pjesë e pandarë e formës së shprehjes artistike, njësoj siç është leksiku dhe sintaksa. Kreu II është ai që ka punën më të madhe, pasi i gjithë materiali i vjelë gjendet aty i shpjeguar dhe shoqëruar bashkë me shembujt përkatës. Fjalësi i prozës së Dritëro Agollit ka 2563 fjalë të përzgjedhura sipas një kriteri të përcaktuar që në fillim të punës sonë, fjalë të cilat janë gjykuar të tilla që duhet të ishin në këtë fjalës. Nga Analizë Statistikore e Tekstit doli që kemi : 1-Paragrafë: Fjali: Fjalë: Karaktere: Karaktere numrash: 0 6-Numra: 0 7-CI fjalë unike: 2392 Kreu III trajton njësitë leksikore, fjalëformimi si një prej veçorive fjalëkrijuese të Agollit, kompozitat e prozës agolliane. Në këto vepra kemi një leksik shumë të gjerë, gjatë vjeljes së materialit të bie në sy një numër i konsiderueshëm njësish leksikore, krijime të autorit, ndër të cilat vendin më të rëndësishëm e zënë fjalët e përbëra, kompozitat nënrenditëse dhe bashkërenditëse. Në krijimin e tyre autori ka përdorur mjete fjalëformuese të gjuhës shqipe, por edhe të huaja të cilat njihen si të tilla nga sistemi fjalëformues i gjuhës shqipe. Kreu IV është kreu ku del në pah pasuria leksiko-semantike në fjalësin e prozës së Dritëro Agollit. Gjatë këtij kreu do të shohim 1- krijimin e fjalëve dhe kuptimeve të reja në prozën e Agollit. 2-Prirjen për përdorimin e leksikut dialektor, denduria e përdorimit: historizmave dhe arkaizmave. 3-Shtresën leksikore me burim të huaj, denduria e përdorimit të: turqizmave, greqizmave, sllavizmave dhe fjalët me burim neolatin, lëvizjet kuptimore dhe figuracioni. Kreu V, Frazeologjia, si njësi gjuhësore me shprehësi të lartë, që spikat sidomos në gjuhën popullore. Frazeologjia e krahinës së Devollit është e veçantë nga pikëpamja e gjymtyrëve përbërëse, e shprehjes fonetike, e motivimit dhe historisë së krijimit të saj etj. Frazeologjizma, aforizma,urime, mallkime dhe lidhjet e njësive frazeologjike me kontekstin. Saussure asgjë nuk hyn në gjuhë për pa u provuar më parë në të folurin kolektiv. Ai thotë edhe se Fjalët janë si monedhat, vlera e tyre rritet vetëm nëse qarkullojnë. Mungesa e qarkullimit të vlerave dhe pasurive gjuhësore po i zhvlerëson ato në rrjedhë të kohëve. 15

16 Kreu VI, shqyrton temën bosht, 1-toponimia, vlerat etnolinguistike, 2- antroponimia; patronimet, 3-rreth disa nocioneve të leksikut në prozën e Agollit, mënyra dëshirore. Te përfundimet kemi përmbledhur të dhëna në lidhje me veçoritë e leksikut të Dritëro Agollit, në lidhje me shumëllojshmërinë e leksikut popullor, në lidhje me pasurinë dhe begatinë e leksikut të figurshëm, si dhe në lidhje me ndihmën e tij të çmuar në rigjallërimin dhe pasurimin e gjuhës letrare shqipe. Gjithashtu, janë dhënë disa nga karakteristikat më kryesore të cilat shfaqen në përdorimin e frazeologjisë popullore në veprën e këtij autori. 16

17 KREU I JETA DHE VEPRA NË PROZË E DRITËRO AGOLLIT Jetëshkrimi i Dritëro Agollit 17

18 Dritëro Agolli 16 lindi më 13 tetor 1931 në Menkulas të Rrethit të Devollit afër Korçës dhe u nda nga jeta më 3 shkurt 2017 në Tiranë. Pasi mori mësimet e para në vendlindje, vazhdoi gjìmnazin e Gjirokastrës, një shkollë me mjaft traditë. Ai vazhdoi studimet e tij në Falkutetin e Arteve në Shën Petersburg. Ka punuar shumë kohë gazetar në gazetën e përditshme "Zëri i popullit", dhe për shumë vjet ka qenë Kryetar i Lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë. Për tridhjetë vjet me radhë Dritëro Agolli u zgjodh deputet. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme: poezi, poema, tregime, novela, romane, drama, skenarë filmash etj. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera. Disa prej veprave më të rëndësishme të tij janë përkthyer në Perëndim e në Lindje. Dritëro Agolli hyri që në fillim në letërsinë shqiptare (vitet'60) si një protagonist i saj, duke i ndryshuar përmasën e së ardhmes. Në veprën e Agollit e pa veten si protagonist bujku dhe bariu, fshatari dhe studenti, malësori dhe fusharaku. Agolli u bë poeti i tokës dhe i dashurisë për të, shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore. Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare. Ajo na bën të ndihemi me dinjitet përballë botës së madhe. Shkrimtar i madh i një "gjuhe të vogël", ai është po aq i dashur prej lexuesve bashkëkombas, sa dhe në metropolet e kulturës botërore. Dritëro Agolli dhe brezi i tij letrar (vitet '60) nuk u paraqitën me ndonjë poetikë të re, sido që u diskutua mjaft edhe për rimën dhe ritmin, për vargun e lirë dhe vargun e rregullt, për "rreptësinë" e poezisë. Më shumë përvoja e tij krijuese, se traktatet teorike, bëri që të ndryshohej rrënjësisht tradita e vjershërimit shqip. Dritëro Agolli u shfaq në letërsi si një autor me kërkesa të larta për poezinë. Ai synoi një poezi më të përveçme, me më shumë individualitet. Agolli krijoi poezinë e "un-it", përkundër poezisë së "ne-ve", që shkruhej "për të bashkuar masat". Agolli krijoi një model të ri vjershërimi në problematikë dhe në mjeshtërinë letrare, gërshetoi natyrshëm vlerat tradicionale të poezisë me mënyra të reja të shprehjes poetike. Thjeshtësia e komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmërisë janë shtyllat e forta ku mbështetet poezia e tij. Në prozën e tij Agolli solli risi vetëm në strukturën narrative, por dhe në galerinë e personazheve të veta. Ata janë sa të çuditshëm aq dhe të zakonshëm, sa tragjikë aq edhe komikë, sa të thjeshtë aq edhe madhështorë. Frazeologjia e pasur popullore dhe filozofia jetësore e bëjnë përgjithësisht tërë veprën letrare të Agollit sot për sot ndër më të lexuarën. Në moshën 85 vjeçare ndahet nga jeta me një sëmundje kronike në mushkëri, por ai do të mbetet një nga figurat më të shquara të penës shqiptare. 16 Shih: Bashkim Kuçuku, SF 1991/1, f ; Klara Kodra, Bota poetike e Dritëro Agollit, SF 2012/1-2, f

19 1.1.2 Njohuri të përgjithshme rreth prozës së D.Agollit Për nga gjinitë, krijimtaria e Dritëro Agollit është e larmishme. Poezia e Agollit krijoi një model të ri vjershërimi në problematikë, në shqetësime personale dhe në mjeshtërinë letrare. Këto tipare dalin në pah që në vëllimin e parë që botoi në vitin1985 dhe deri në ditët e fundit të jetës së tij. Në vjershat dhe poemat e Dritëro Agollit gjejnë shprehje mendimet dhe ndjenjat e njeriut të ri, patriotizmi dhe besnikëria ndaj idealeve revolucionare, cilësitë e tij morale në jetë dhe në vepra të tilla si: Në rrugë dolla, Hapat e mia në asfalt, Shtigje malesh dhe trotuare, Devoll- Devoll, Mesditë, Fjala gdhend gurin, Udhëtoj i menduar, Pelegrini i vonuar, Lypësi i kohës, Fletorkat e mesnatës. Vepra e tij poetike më e shquar është Nënë Shqipëri (1975), ku krijohet figura e Atdheut me traditat heroike, me vështirësitë e shumta që ndeshi në rrugën e vet dhe me vendosmërinë për të përballuar çdo pengesë e armik. Dritëro Agolli është nga zërat më të veçantë të brezit të viteve 60. Me poezinë e tij ai u bë poet i tokës e i dashurisë, ndërsa me prozën shkrimtari i filozofisë dhe dhimbjes njerëzore. Në poemën Baballarët theksohet rëndësia e veçantë e vijimësisë së traditave revolucionare në jetën e shoqërisë. Në një sërë vjershash dhe poemash Dritëro Agolli pasqyron frymën heroike të periudhës së Luftës ANÇ (Poema e udhës, Poemë për babanë dhe për vete etj. Në prozë bëri emër sidomos romani Komisari Memo (1969). Nga ngjarjet e kësaj periudhe e merr subjektin edhe romani Njeriu me top (1975), që flet për ndikimin e luftës çlirimtare në mentalitetin e njerëzve. Dritëro Agolli ka botuar edhe mjaft tregime e novela nga jeta e sotme. Ndër krijimet satirike romani Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo (1973) vë në lojë konformizmin, servilizmin dhe vanitetin si shfaqje të huaja për njeriun e ri. Në tërë prozën e tij ( novela e tregime) me temën e jetës dhe marrëdhënieve njerëzore në diktaturë, dënohen vese tipike si paaftësia, arrivizmi, gënjeshtra, servilizmi, hipokrizia, opinioni fals etj., duke denoncuar artistikisht deformimin tragjik të relacioneve mes individit dhe mekanizmave të djallëzuara zyrtare e shtetërore. Në vitin 2011 Dritëro Agolli, është nderuar me titullin doktor Honoris Causa nga Universiteti Europian i Tiranës. Në një ceremoni të veçantë, iu dha ky titull shkrimtarit të shquar Për kontributin e madh dhe të rëndësishëm në krijimtarinë e tij letrare për më shumë se 60 vjet, si poet, prozator, dramaturg përkthyes e eseist. Dritëro Agolli është personalitet i shquar i shoqërisë shqiptare dhe i letrave shqipe. Ai është pa diskutim zëri më përfaqësues i viteve 60, ai është poet, prozator, publicist, eseist, kritik, shqipërues, dramaturg. E gjithë veprimtaria e tij artistike krijuese është pasqyrim artistik i asaj periudhe historike që nis në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar e që D. Agolli e ka jetuar në mënyrë aktive. Dritëro Agolli hyri në letërsinë shqiptare si një protagonist i saj, duke ndryshuar përmasën e së ardhmes. Letërsia e viteve 60 do të ishte e mangët pa veprën e Dritëro Agollit. Protagonist i veprës Agolliane u bë bujku, fshatari, bariu, studenti, malësori dhe fusharaku. Ndaj jo më kot ai është quajtur poet i tokës dhe i dashurisë. Agollin e shohim si shkrimtarin e madh të një gjuhe të vogël, ai me veprën e tij u bë i dashur për lexuesin bashkëkombas dhe në qendrat e kulturës botërore. Agolli ishte shkrimtari i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore, gërshetoi shumë bukur natyrshëm vlerat tradicionale me mënyra të reja të shprehjes artistike. Thjeshtësia e komunikimit, mesazhet universale dhe shprehja e hapur e ndjeshmërisë janë shtyllat e forta ku mbështetet krijimtaria agolliane. Në prozën e tij Dritëroi solli risi jo vetëm në strukturën narrative, por edhe në galerinë e personazheve të veta. 19

20 Personazhet e Agollit janë sa të çuditshëm aq dhe të zakonshëm, sa tragjikë aq edhe komikë, sa të thjeshtë aq edhe madhështorë Fjala shqipe dhe gjuha në prozën e Dritëro Agollit Dritëroi dallon si njohës i thellë i traditës letrare shqipe të kultivuar dhe i letërsisë gojore të popullit, me kulturë të gjerë poetike, njohës dhe gjurmues i palodhur i fjalës shqipe. Ai ka ngritur në një nivel më të lartë aftësitë krijuese të fjalës, Me gjuhën shkrimtari i vërtetë bën mrekullira. Ajo është minierë e pafundme, minierë që nuk shteron kurrë, edhe sikur të mblidhen bashkë e të kërkojnë gjithë brezat njëherësh ( Gjuha jonë, 1, 1986, f. 6). Ai vetë shprehet dhe ka bindjen se: lëngu vjen nga gjuha e popullit. Ka qenë një periudhë ngjarjesh dramatike, e mbushur edhe me probleme, pengesa e vështirësi të natyrave nga më të ndryshmet. Ai ka kapërcyer çdo gjë me mençuri, guxim e vullnet të rrallë, falë, mbi të gjitha, talentit të madh artistik. Idealist i madh e i palëkundur në bindjet e tij të thella në të mirë të kombit dhe të progresit shoqëror, D. Agolli ka dhënë shembullin e një intelektuali të papërsëritshëm, të një njeriu të papërkulur edhe në rrethanat më të vështira. Si artist i madh i fjalës, ai i ka dhënë letërsisë shqipe dhe kulturës shqiptare një pasuri të paçmuar vlerash për brezat e sotëm dhe të ardhshëm: një varg librash me tregime e romane, poezi e poema, studime e ese, përmbledhje publicistike, shqipërime dhe mjaft shkrime me vlerë, që tashmë njihen nga publiku i gjerë. Vepra e Agollit është përkthyer në disa gjuhë të botës. Fenomeni Dritëro Agolli dëshmon edhe njëherë se arti i vërtetë del fitimtar mbi çdo lloj politike. Arti i madh është i pavdekshëm. Në punimin tonë, boshti qendror është: Fjalësi i prozës së Agollit. Gjatë punimit shohim se fjala, si për nga kuptimi ashtu edhe nga përbërja e saj tingullore, përmban në vetvete një copëz historie të folësve që e përdorin atë. Për këtë arsye, shkrimtari kërkon me kujdes atë trajtë që i përshtatet më shumë temës dhe idesë së tij, vendit e kohës për të cilën bëhet fjalë. Leksiku në veprën e Agollit përfshin njësi të njohura, pak të njohura a të panjohura dhe mund të vështrohet nga disa anë. Autori shquhet për njohjen e thellë leksikore e semantike të shqipes dhe ai jo vetëm i përdor fjalët shqipe zotësisht, por edhe ripërtërin pasurinë e madhe që ka gjuha shqipe. Ai shquhet për njohje të thellë të mundësive dhe aftësive të mëdha të shqipes për krijimin e njësive të reja dhe vetë krijon me qindra e qindra. Shkrimtari kërkon me kujdes atë trajtë që i përshtatet më shumë temës dhe idesë së tij, vendit e kohës për të cilën bëhet fjalë. Ai herë e nxjerr atë nga harresa duke e risjellë në jetë ashtu siç është ose duke i dhënë një ngjyrim të ri kuptimor a stilistikor, dhe herë nga dialektet për ta futur në gjuhën e letërsisë artistike. Gjuha, si një sistem shenjash që përdoret për komunikim midis njerëzve, është në zhvillim të pandërprerë në të gjitha nënsistemet e saj. Brenda këtij sistemi, sistemi leksikor është pjesa më e ndjeshme dhe më shpejt e ndryshueshme. Rrugët e pasurimit dhe të zhvillimit të tij janë : a-lindja dhe formimi i fjalëve të reja në gjuhë; b- rikuptimësimi i fjalëve dhe i shprehjeve që janë në gjuhë; c- hyrja në leksikun e gjuhës letrare të fjalëve dhe shprehjeve që rrojnë në ligjërimin popullor H.Shehu, Vlerat potenciale të leksikut popullor për gjuhën e sotme letrare shqipe, SF, 1987, 2, fq,

21 1.1.4 Prurje dhe risi Kështu, një nga fushat ku mbështetet gjuha shqipe jo vetëm për të interpretuar formën e shprehjes, por edhe për të ndihmuar pasurimin dhe përpunimin e saj të mëtejshëm është letërsia artistike. Gjuha me pasuritë e saj, siç janë burimet dialektore, leksikore, frazeologjike e zgjeron pasurinë gjuhësore të krijuesit letrar, një pasuri e fituar pak nga pak gjatë gjithë jetës së tij dhe e ushqyer pandërprerë nga ligjërime të tjera popullore. Çdo gjuhë ka mundësi të papërdorura për të formuar fjalë të reja, mundësi që njihen në trajtë mënyrash, rrugësh, mjetesh, gjedhesh. Fjalët e reja ndërtohen me lëndën e gjuhës amtare sipas këtyre gjedheve fjalëformuese tashmë të njohura. Në një fjalë të re kemi njësim të së vjetrës me të renë: të vjetrat janë mjete fjalëformuese që e përbëjnë atë, kurse e re është vetë fjala, kuptimi i saj. E veçanta e çdo shkrimtari qëndron në aftësitë e tij për të shfrytëzuar këto mundësi që i jep gjuha, ndaj krijimtaria e tyre dallohet nga mënyra se si i kanë zgjedhur mjetet e ndryshme gjuhësore. Ndër këta shkrimtarë, një vend të veçantë zë poeti dhe prozatori Dritëro Agolli. Në leksikun e prozës së tij, sidomos në romanin Arka e djallit dhe Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo kemi një leksik shumë të gjerë. Në të gjejmë fjalë me ngjyrim emocionues-shprehës, fjalë të zgjedhura, fjalë që tipizojnë si duhet figurat artistike, mjediset shoqërore, historizma, arkaizma dhe fjalë të krijuara nga vetë shkrimtari. Në të dy romanet të bie në sy një numër i konsiderueshëm njësish leksikore, krijime të autorit, ndër të cilat vendin më të rëndësishëm e zënë fjalët e përbëra, kompozitat nënrenditëse dhe bashkërenditëse dhe fjalët e prejardhura me prapashtesim dhe më pak me parashtesim. Në krijimin e tyre autori ka përdorur mjete fjalëformuese të gjuhës shqipe, por edhe të huaja të cilat njihen si të tilla nga sistemi fjalëformues i gjuhës shqipe. Një nga burimet shprehëse në letërsinë artistike është krijimi i fjalëve dhe kuptimeve të reja, kjo dukuri haset edhe në veprën e Dritëro Agollit. Me anë të fjalëkrijimit ai emërton nocione të reja ose nocione të njohura, por në mënyrë të re. Kështu p.sh.shkrimtari përdor fjalë me prapashtesat kë, ka, (ë)z, jo vetëm me kuptim zvogëlues ose përkëdhelës, por edhe me nënkuptim tallës ose nënvleftësues. Mund të përmendim fjalë të tilla si: amazonka, konkë, vulkën, guvernandka etj. Gjithashtu shkrimtari i përdor fjalët me kuptim keqësues si: mynafikllëk,akraballëk, matrapazllëk etj, me prapashtesën turke-llëk, këto shprehin një qëndrim të shkrimtarit a të personazheve të tij, janë një mënyrë mjaft e njohur dhe karakteristike për ligjërimin bisedor të shqipes, të cilën Agolli e fut me mjeshtëri në ligjërimin e tij artistik. 21

22 KREU II Fjalësi i prozës së Dritëro Agollit 2.1 Disa zhvillime të leksikografisë shqipe Leksikografia, si një nga fushat e gjuhësisë, ka si objekt të vet hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm. Ajo ndër vite ka njohur rritje jo vetëm sasiore por edhe cilësore, falë botimeve të shumta dhe me nivel shkencor. Jani Thomai në lidhje me zhvillimin e kësaj dege të gjuhësisë shpreht: Leksikografia shqipe është fusha më e hershme dhe më e pasur në gjuhësinë tonë dhe mund të themi madje, që vetë historia e gjuhësisë shqipe nis me një vepër leksikografike, me një fjalor, Fjalori latinisht-shqip (Dictionarium latino-epiroticum, 1635) i Frang Bardhit, vepër leksikografike e mirëfilltë, pavarësisht nga numri i fjalëve shqipe (rreth 2500 fjalë shqipe përkrah 5000 fjalëve latine) 18. Zhvillimet në fushën e leksikografisë kanë qenë të shumta. Studiuesit kanë hartuar fjalor të veçantë e specialë, si fjalor frazeologjikë, sinonimikë, tradita shqiptare e hartimit të fjalorëve të shkrimtarëve të veçantë etj. Mbështetur në materialet e konferencave të zhvilluara të departamentit të leksikologjisë dhe të terminologjisë: Leksikografia shqipe trashëgimi dhe perspektivë (Konferencë shkencore, Tiranë 3 dhjetor 2004) dhe Gjendja dhe zhvillimi i terminologjisë shqipe (2009). Studime mbi leksikun e formimin e fjalëve në gjuhën shqipe (I, II, III) shohim se puna me leksikografinë shqipe ka një jetë mjaft të gjatë. Studiuesit janë munduar të shkojnë drejt një leksikografie njëgjuhëshe. Ai që hapi etapën e fjalorëve shpjegues kombëtarë e normativë e në të cilin bëhen përpjekjet e para për të zgjidhur edhe çështje të stilistikës në leksikografinë shqipe është Fjalori i gjuhës shqipe (1954), 19. Ai është pa dyshim fjalor shpjegues i mirëfilltë i shqipes. Nga gjithë materialet e hulumtuara, por edhe nga vetë fjalori shohim se në shumë drejtime ai ka edhe prirje normative ose i ndihmoi mjaft ngulitjes së normës gjuhësore, si në zgjedhjen e fjalëve e të frazeologjisë, në zbërthimin kuptimor, në shpjegimet, në disa vlerësime stilistike dhe, në një shkallë më të madhe, në trajtat gramatikore e në theksin e fjalëve. Po të shohim këtë fjalor vëmë rë se ka përdorime të fjalëve dialektore dhe fjalëve krahinore, të cilat kanë pasur përdorim më të gjerë, si edhe ato që ishin të vlefshme për leksikun e përgjithshëm. Gjuha e shpjegimeve është e thjeshtë dhe e qartë. Të gjitha cilësitë shkencore të fjalorit bëjnë që ai të jetë një ndihmës i mirë për ata që e përdorin, të informojë për kuptimin e përdorimin e shumë fjalëve e të shprehjeve të njohura e të panjohura. Ashtu siç shprehet edhe kritika shkencore e kohës, ky fjalor kishte ende për të plotësuar, pasi kishte mungesën e studimeve teorike në fushën e leksikografisë. Po ashtu, vetë leksiku i shqipes s ishte mbledhur tërësisht e kishte nevojë për një përmirësim tjetër. Në këtë mënyrë në vitin 1980 u botua Fjalor i gjuhës së sotme shqipe 20 (me rreth fjalë, rreth njësi frazeologjike 18- Thomai, J., Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, 2006, f Fjalori i gjuhës shqipe (1954), hartuar nga Kostaq Cipo (kryetar), Eqrem Çabej, Mahir Domi, Anton Krajni, Osman Myderizi ( ka rreth fjalë), botim i Institutit të Shkencave Shoqërore Fjalor i gjuhës së sotme shqipe 1980, Androkli Kostallari, Jani Thomai, Xhevat Lloshi, Miço Samara, Josif Kole, Palok Daka, Pavli Haxhillazi, Hajri Shehu, Ferdinand Leka, Emil Lafe, Kornelja Sima, Thanas Feka, Beatriçe Keta e Agim Hidi, Institutit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë. 22

23 dhe me mbi kuptime). Ai pasqyron shkallën e zhvillimit të gjuhës standarde kombëtare, jep normën leksiko-semantike, madje ndihmon për përsosjen e ngulitjen e saj të mëtejshme. Ky fjalor përbën pa dyshim një nga arritjet më madhore të gjuhësisë shqiptare; nga lënda leksikore, frazeologjike e kuptimore që përmban më gjerë se gjithë fjalorët e mëparshëm të marrë së bashku, nga karakteri sistemor e normativ dhe nga niveli shkencor i zgjidhjeve leksikografike në hullinë e gjuhësisë bashkëkohore, ai shënon një hap të madh cilësor në zhvillimin e leksikografisë sonë të re. Shohim që fjalori u dha vendin e merituar fjalëve e shprehjeve të bukura popullore, hodhi në qarkullim mjaft fjalë e shprehje të panjohura ose pak të njohura, dha në gjerësi strukturat kuptimore të fjalëve, duke u hapur rrugë leksikut e frazeologjisë vetjake të shqipes. Pa dyshim që Fjalori krijoi një mbështetje të shëndoshë e hapi një rrugë më të gjerë për hartimin e fjalorëve të tjerë të tipave të ndryshëm njëgjuhësh ose dygjuhësh. Mbështetur në këtë fjalor u botua Fjalor i shqipes së sotme , me rreth fjalë. Ky fjalor përmban një trajtim leksikografik më sintetik e më përgjithësues. Fjalori ndërkaq u ripunua dhe u ribotua më 2002 ( Fjalor i shqipes së sotme ), duke iu përgjigjur kështu zhvillimit të gjuhës sonë në vitet e fundit. Katër vite më pas, në 2006 botohet Fjalori i gjuhës shqipe 22 me rreth fjalë. Ky fjalor i ri i gjuhës shqipe ruan e pasuron vlerat e gjithë fjalorëve të mëparshëm, ai ka një numër më të madh fjalësh se fjalorët e mëparshëm. Departamentet e leksikologjisë dhe të terminologjisë kanë punuar edhe në drejtimin e hartimit të fjalorëve të veçantë e specialë, si fjalorë frazeologjikë, sinonimikë, tradita shqiptare e hartimit të fjalorëve të shkrimtarëve të veçantë etj. Duke u ndalur te qëllimi i leksikologjisë sot, në një fjalor gjithëpërfshirës objekt i këtij studimi është fjalësi i prozë së D. Agollit, fjalori në tërësinë e tij është një rezultat akumulues i biografive të ndryshme gjuhësore, të cilat në radhë murosen në procesin historik-gjuhësor. Sa për Dritëro Agollin do të thosha që është artist i madh i fjalës shqipe dhe i pashtershëm i saj, arti i tij është i pavdekshëm. Leksiku në veprën e Agollit përfshin njësi të njohura, pak të njohura a të panjohura dhe mund të vështrohet nga disa anë. Autori shquhet për njohjen e thellë leksikore e semantike të shqipes dhe ai jo vetëm i përdor fjalët shqipe zotësisht, por edhe ripërtërin pasurinë e madhe që ka gjuha shqipe. Autori shquhet për njohjen e thellë leksikore e semantike të shqipes dhe ai jo vetëm i përdor fjalët shqipe me mjeshtëri, por edhe ripërtërin pasurinë e madhe që ka gjuha shqipe. Ai shquhet për njohje të thellë të mundësive dhe aftësive të mëdha të shqipes për krijimin e njësive të reja dhe vetë krijon me qindra e qindra. Prof. Gjovalin Shkurtaj shprehet: Dritëro Agolli fjalëkrijimin e ka si një mjeshtëri së cilës i prijnë qëmtimi e mbledhja e fjalës së bukur shqipe që ka populli dhe tradita e mëparshme letrare Fjalor i shqipes së sotme 1984, Androkli Kostallari, Jani Thomai, Miço Samara, Josif Kole, Palok Daka, Pavli Haxhillazi, Hajri Shehu, Kornelja Sima, Thanas Feka, Beatriçe Keta, Agim Hidi Fjalori i gjuhës shqipe 2006, i hartuar nga Jani Thomai, Miço Samara, Pavli Haxhillazi, Hajri Shehu, Thanas Feka, Valter Memisha, Artan Goga Gjovalin Shkurtaj, Disa tipare të ligjërimit poetik të D. Agollit. Gazeta Drita, 19 prill, 1987, fq12. 23

24 Disa shkrimtarë, mes tyre edhe Agolli filluan të shkruajnë gjuhën e shtresës së thjeshtë, por kjo gjuhë është plotë larmi dhe përbën një tabllo të plotë e të harmonishme për kohën e caktuar historike; në këtë mënyrë ata përdorën në veprat e tyre pa masë turqizmat, pasi kështu fliste populli. Kështu prej gjuhës së folur ato u futën në gjuhën e shkruar, ndaj sado që diskutohet për mos përfshirjen e turqizmave ato janë pjesë e studimeve pasi gjenden në vepra letrare. Ndaj sot detyrohemi që t i strehojmë në studime të tilla në mënyrë që lexuesi të ketë shpjegimin e duhur. Agolli duke ua vënë veshin këngëtarëve dhe bejtethurësve popullorë, mori prej tyre edhe gjedhen e mbarë të krijimit, po edhe zellin për të mos u ndalur vetëm në aq sa mori prej tyre, ai iu vu krijimtarisë letrare me synimet për pasurimin e gjuhës, ai shprehet se me gjuhën shkrimtari bën vërtetë mrekullira 24. Devolli është një krahinë me një folklor të pasur; leksiku, frazeologjia dhe fjalët e urta përbëjnë vlerat e kulturës popullore dhe të gjuhës shqipe, me të cilat Dritëroi jo vetëm u ushqye, por edhe mbeti përjetësisht i lidhur e nuk reshti asnjëherë së qëmtuari e së përzgjedhuri. Parimi i tij krijues për fjalën ka qenë të mos e thajë gjuhën, por ta mbajë atë. Ai mbështetet në bindjen e patundur se lëngu vjen nga gjuha e popullit, ai lumturohet që sa vjen dhe më afër gjuhës së popullit po shkon gjuha e shkruar letrare (Shih: Gjuha jonë, 1, 1986, f.10). 25 Dritëroi ka veçantinë dhe origjinalitetin e vet: si krijues që e di sa shumë i peshon fjala. Po të hyjmë në procesin e tij krijues do të shohim se si ai luan me fjalën, përafron e përqas të njohurën me të panjohurën, të afërtën me të largëtën, konkreten me abstrakten, të zakonshmen me të papriturën më të çuditshme, të përveçmen me të përgjithshmen. Gjuha është një minierë e pashtershme thesaresh, vetë autori shprehet: Me gjuhën shkrimtari i vërtetë bën mrekullira. Ajo është minierë e pafundme, minierë që nuk shteron kurrë, edhe sikur të mblidhen bashkë e të kërkojnë gjithë brezat njëherësh 26. Dritëro Agolli në veprën e tij ka përdorur me mjeshtëri shumë njësi frazeologjike të të folmes së Devollit, sepse frazeologjia gjuhësore, sidomos ajo popullore, është pjesë e pandarë e formës së shprehjes artistike, njësoj siç është leksiku dhe sintaksa D.Agolli, Jeta në letërsi, Tiranë, 1987,f Agolli, D. Gjuha dhe shkrimtari, Gjuha jonë, 1, 1986, f D.Agolli, Jeta në letërsi, Tiranë, 1987,f

25 2.1 Parime të përgjithshme të hartimit të fjalësit Ky syth përbën punën më të madhe, pasi i gjithë materiali i vjelë gjendet aty i shpjeguar dhe shoqëruar bashkë me shembujt përkatës. Në këtë fazë është bërë fjalësi, janë shpjeguar fjalët si nga ana gramatikore, ashtu edhe nga ajo leksikore. Është bërë renditja e çdo fjale, për secilën fjalë jepen shënimet gramatikore më të domosdoshme, si ato për pjesën e ligjëratës së cilës i përket fjala, për gjininë dhe diatezën. Vendoset trajta e shumësit, që në shumicën e rasteve dalin edhe në shembujt e përdorur nga shkrimtari. Shoqërohet më shembullin nga vepra ku është shkëputur fjala, nga ana grafike fjala shënohet me një ngjyrë dalluese. Fjalësi i prozës së Dritëro Agollit ka 2563 fjalë të vjela sipas një kriteri të përcaktuar që në fillim të punës sonë, fjalë të cilat janë gjykuar të tilla që duhet të ishin në këtë fjalës. Fjalët jepen në krye të rreshtit dhe sipas renditjes alfabetike. Ato me përbërje të njëjtë tingullore radhiten sipas rendit të gjymtyrëve të ligjëratës: në fillim emri, pastaj mbiemri, folja, ndajfolja e kështu me radhë. Renditen alfabetikisht, si fjalë të mëvetësishme, edhe disa njësi të tjera e trajta fjalësh: -Foljet pësore, foljet kalimtare dhe jokalimtare. Këto dallohen si lema më vete, sepse shpesh kanë kuptime të ndryshme psh. Piqem dhe pjek - Trajtat e emrave, të përemrave e të foljeve me tema krejtësisht të ndryshme nga ajo e trajtës përfaqësuese. - Variantet fonetike të së njëjtës fjalë të përdorur nga shkrimtari, si: anekdotë dhe anektodë; injeksion dhe inxheksion. - Homonimet - Variantet fonetiko-morfologjike dhe fonetiko-gramatikore të së njëjtës fjalë shterg dhe shtërg. - Për çdo fjalë jepen shënimet gramatikore më të domosdoshme, si ato për pjesën e ligjëratës së cilës i përket fjala, për gjininë dhe diatezën. - Vendoset trajta e shumësit te emrat. - Për emrat, përveç trajtës përfaqësuese të pashquar njëjës, vendoset edhe trajta e shquar. - Për mbiemrat, veç trajtës përfaqësuese të gjinisë mashkullore, vihet edhe femërorja. - Sinonimet janë përdorur edhe si mjete të drejtpërdrejta, edhe si mjete plotësuese të shpjegimit të fjalëve. Si mjete të drejtpërdrejta, ato janë përdorur për fjalët e huaja të zëvendësuara me fjalë shqipe, ose në vend të shpjegimit për fjalë të vjetëruara, krahinore si dhe për ato që nuk kanë denduri të madhe përdorimi, pra që janë pak të njohura. - Shënimet stilistike, si vjet., ark., krah., fig. jepen për të shpjeguar më saktë fjalën. Për të demostruar këtë kemi përzgjedhur disa fjalë nga ky fjalës si: 1.abazhur~i.m.sh.~ë.~ët.~ Mjet ndriçimi me një mbështetëse për llambën elektrike e me mbulesë qelqi,metali etj.,që e mbledh dritën në një drejtim;mbulesa e këtij mjeti:,ky nipi juaj Forja vështroi tre turq me mustaqe më të gjata sesa ai bastuni që mbani në dorë,aq të gjatë sa mund t'u shkonin kokat mbi këtë abazhur të kristaltë.(arka e Djallit f.415). 2.abon/oj~kal.~ova~uar.~ Bëj pajtim për në një organ shtypi,për në një linjë udhëtimi etj.:madje,edhe nëse ambasadave u shpëton ndonjë gjë,vjen në ndihmë ATSH-ja,që është abonuar jo vetëm në gazetat dhe revistat më të mëdha botërore (Arka e Djallit f.166 ). 3.abrash-i.m.sh.~a.~at.~ Njerëz me tipare tërësisht të bardha:a të vjen në mend kur të thërrisnim me llagapin abrash.(njerëz të krisur.f.315). 25

26 4.brum/ë~i.m~ fig.përmbajtje,formim mendor,shpirtëror a moral;lëndë,përbërje:"qënia njerëzore u krijua nga brumi i dheut,në qoftë se njeriu nuk është aspak modest si dheu,atëherë nuk është aspak bir i Adamit", (Arka e Djallit f.230).i cili duhej të fliste i pari dhe ç'fjalë të zgjidhnin për ta vënë me shpatulla për muri këtë njeri që po gatuante një brumë të keq në njollosjen e tyre.(arka e Djallit f.273). 5.brumos~kal.~a.~ur.~ fig.e formoj dikë nga karakteri dhe nga botëkuptimi, e përgatit dhe e edukoj si njeri me kujdes e me këmbëngulje, e kalit, vë themelet e diçkaje: Cute Babulja,si kryetar i delegacionit,nuk e miratoi gjykimin e Mitro Karapataqit,se ju duk si një fyerje ndaj Fores,këtij shoferi,të cilin kaq vjet e kishte brumosur me ndjenjën e besnikërisë ndaj Atdheut.(Arka e Djallit f.150). 6.brutalitet~i.m~.Ashpërsi,egërsi,vrazhdësi,njeri që ka karakteristikë brutalitetin:dhe në rastin tonë,brutaliteti i Fores dhe fjalori i tij i pamoralshëm,na krijoi një situatë tepër të ndërlikuar!(arka e Djallit f.167).:e mërzitur dhe e pikëlluar,kleopatra u ngrit,i hodhi një vështrim përbuzës të shoqit,i ra me pëllëmbë këllqeve dhe pulpave të bukura për të shkundur rërën dhe u largua me një krenari që kapërcente brutalitetin.(shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.205). 7.brutal~e~mb~ I ashpër,i vrazhdë,i panjerëzishëm,i egër:sjelljet brutale dhe vulgare të një njeriu përfundojnë në pasoja të këqia dhe implikojnë edhe personalitete të ndershme.(arka e Djallit f.167).folklori ndonjëherë nuk është i lehtë për t'u kuptuar,-tha Araniti me ton brutal.(shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.67). 8.sabah~u.m~ turq.bised. Mëngjes: Nga akshami në sabah!(arka e Djallit f.57).sabah", "Aksham haber".(arka e Djallit f.223). 9. sabotim~i.m.sh~e.~et.~ Pengim në arritjen e një qëllimi ose në kryerjen e një veprimtarie; duke punuar fshehurazi për ta dëmtuar nga brenda : Feti Kalaja ka bërë sabotime (Dështaku f.106). 10. saç~i.m.sh.~e.~et.~ Fletë hekuri e rrumbullakët, e ngritur si gungë dhe me dorezë sipër, që pasi nxehet mirë mbi zjarr, mbulohet me shpuzë e me prush dhe i vihet përsipër lakrorit, bukës, kulaçit etj. për ta pjekur; këtu përdoret me kuptimin shumë i nxehtë: Ishte ngrohtë, se dielli tërë ditën kishte përvëluar si saç.(njerëz të krisur f.331). 11. sadist~i.m.sh.~ë.~ët.~ Ai që ndien kënaqësi kur u shkakton mundime dhe vuajtje të mëdha të tjerëve; njeri mizor: Ai nuk ishte sadist dhe nuk e kishte ndjenjën e torturimit shpirtëror të njerëzve, (Arka e Djallit f.304). 12. sahan~i.m.sh.~ë.~ët.~ Enë gjelle prej bakri si pjatë e thellë, çanak, misur ; sasia e gjellës që nxë kjo enë: Kamberi kishte sjellë një sahan me pak gjizë e qepë dhe një shishe të vogël me raki.(njerëz të krisur f.70). Nga punimi i secilës fjalë del qartë se ka: 1. Fjalë ose kuptime fjalësh që nuk pasqyrohen në FGJSSH, Tiranë, 1980 dhe Fjalë të reja, dmth që mendohet se janë krijime të shkrimtarit. 3. Fjalë që tingëllojnë si të reja, por që në të vërtetë nuk janë të tilla. 4. Fjalë të vjetëruara: historizma dhe arkaizma. 5. Fjalë të ligjërimit bisedor të të gjitha shtresimeve shoqërore që shërbejnë për karakterizimin e stileve gjuhësore. 6. Fjalë të huaja, që Agolli i përdor me ngjyrime stilistikore. 7. Frazeologji e shprehje që shprehin urim, mallkim, përkëdhelje, tallje etj. 8. Aforizma 26

27 2.3 Udhëzime të domosdoshme për përdorimin e fjalorit 1.Fjalët në këtë Fjalor jepen në trajtën e tyre përfaqësuese në krye të rreshtit. 2.Pas tyre vijnë shënimet gramatikore. 3.Pas shënimeve gramatikore vijnë shenjat: (+) tregon praninë e fjalës në FGjSSh (1980 ose 2002). (-) tregon mungesën e fjalës në FGjSSh (1980 ose 2002). (+ -) tregon se ky kuptim nuk është në FGjSSh (1980 ose 2002). (+*) tregon se del si pjesë tjetër e ligjëratës. 4.Pas shpjegimit kuptimor, gjithmonë në kryerresht, vijnë një ose më shumë shembuj të nxjerrë nga vepra e shkrimtarit. 5.Fjalët në një kapitull të veçantë janë të klasifikuara sipas ngjyrimit stilistikor: *Epitete *Metafora *Krahasime 6.Fjalët janë dhënë së bashku me shembullin nga vepra, duke i renditur si: *Urime *Mallkime *Fjalë fyese *Fjalë përkëdhelëse 7. Fjalët janë dhënë së bashku me shembullin nga vepra, duke i renditur si: *Frazeologjizma *Proverba *Aforizma 27

28 2.4 SHKURTIME anat. term në anatomi muz. term në muzikë as. emër i gjinisë asnjanëse ndajf. ndajfolje bised. fjalë a shprehje e ligjërimit nj. numri njëjës bisedor bot. term i botanikës, emërtim për pakuf. përemër i pakufishëm bimë em. Emër parafj. parafjalë euf. Eufemizëm pasth. pasthirrmë f. emër i gjinisë femërore pavet. folje pavetore fet. fjalë ose shprehje fetare përb. fjalë ose shprehje me ngjyrim përbuzës fig. kuptim i figurshëm përçm. fjalë ose shprehje me ngjyrim përçmues filoz. term në filozofi përem. përemër fjalëform. element fjalëformues përk fjalë a shprehje përkëdhelëse fol. Folje përmb. përmbledhës gjuh. term i gjuhësisë pj. pjesëz hist. term në histori, historizëm poet. fjalë a shprehje poetike iron. me ironi, me shpoti prov. proverb jokal. folje jokalimtare spec. term special ose term që përdoret në disa fusha kal. folje kalimtare sh. numri shumës keq. me kuptim keqësues shak. fjalë a shprehje që përdoret me shaka krahin. fjalë ose shprehje krahinore, shar. fjalë a shprehje sharëse krahinorizëm lart. fjalë a shprehje e stilit të lartë tall. fjalë a shprehje tallëse let. term në letërsi tek. term në teknikë libr. fjalë ose shprehje e ligjërimit thjeshtligj. fjalë ose shprehje e libror thjeshtligjërimit lidh. Lidhëz ur. urim m. emër i gjinisë mashkullore vet. vetëm mallk. Mallkim vetv. folje e diatezës vetore mb. Mbiemër vjet. fjalë a shprehje e vjetruar mit. fjalë a shprehje nga mitologjia zakon. zakonisht mjek. term në mjekësi zool. term i zoologjisë; emërtim për kafshë mospërf. fjalë ose shprehje me ngjyrim zvog. me kuptim zvogëlues mospërfillës zyrt. fjalë ose shprehje e punëve zyrtare 28

29 TREGUESI ALFABETIK A B C Ç D DH..64 E Ë...69 F G GJ H I J..96 K L LL M N NJ 143 O P Q R RR S SH T TH U V X..215 XH Y..218 Z ZH

30 abazhur abazhur~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Mjet ndriçimi me një mbështetëse për llambën elektrike e me mbulesë qelqi, metali etj., që e mbledh dritën në një drejtim; mbulesa e këtij mjeti:, ky nipi juaj Forja vështroi tre turq me mustaqe më të gjata sesa ai bastuni që mbani në dorë, aq të gjatë sa mund t'u shkonin kokat mbi këtë abazhur të kristaltë.(arka e Djallit f.415). abon/oj~kal.~ova~uar.(-). Bëj pajtim për në një organ shtypi, për në një linjë udhëtimi etj.: Madje, edhe nëse ambasadave u shpëton ndonjë gjë, vjen në ndihmë ATSH-ja, që është abonuar jo vetëm në gazetat dhe revistat më të mëdha botërore (Arka e Djallit f.166 ). abrash-i.m.sh.~a.~at.(+). Njerëz me tipare tërësisht të bardha: A të vjen në mend kur të thërrisnim me llagapin abrash. (Njerëz të krisur.f.315). absten/oj~kal.~ova.~uar.(+). Nuk marr pjesë në votim, nuk shprehem as "po"as "jo" për një vendim që merret me votim;nuk marr pjesë në një punë, shmangem: Tani për tani, unë vetëm abstenoj, -i thashë- por zogu ka filluar të çukitë me sqep guackën e vezës.(njerëz të krisur f.99). admirim~i.m.(+). Ndjenja e këndshme që na lind kur admirojmë diçka; vlerësim i lartë e mirëdashës i diçkaje: Ah!- bëri përsëri Xhibilet Xhibiletovi dhe e vështroi me admirim Cuten.(Arka e Djallit f.201). afarist~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Sipërmarrës i madh privat, që nxjerr fitime me tregti, me investime etj.:., me gjeneralë buzëqeshës më vrasës, me afaristë më dorështrënguar, me varfanjakë më llamburitës,.(arka e Djallit f.195). agresiv afendiko~i.m.sh.~nj.~njtë.(+). bised.vjet. Zotëri ; pasanik (zakonisht si titull për të pasurit ortodoks): Po sa jep afendikoji?-bëri Pazar greku. (Arka e Djallit f.420). aferim~pasth.(+). thjeshtligj. Të lumtë: "Çok gjyzel mustake, aferim, çok gjyzel!" (Arka e Djallit f.176). aforiz/ëm~mi.m.sh.~ma.~mat.(+). libr. Thënie e shkurtër, e goditur e me fuqi shprehëse, që përmban një mendim të përgjithësuar a një mësim të nxjerrë nga jeta: Duartrokitjet shpërthenin veçanërisht në sentencat koncize dhe në aforizmat e Cute Babules.(Arka e Djallit f.229). afresk~u.m.sh.~e.~et.(+). art. Pikturë me bojëra uji mbi suva të njomë: Atëherë dëgjo: bazilika e Shën Demetrës me mozaika dhe afreska, Shën Sofia, Theotoks dhe mbi të gjitha rotonda e Shën Jorgjit,e ndërtuar që në shekullin e IV-t të erës sonë. (Arka e Djallit f.413). afsh~i.m.sh.~e.~et.(+). Frymë e ngrohtë që del nga goja; avull: Nga rakia në limonadë!- dhe më përqafoi, duke më afruar atë qafën e trashë e të kuqe, nga e cila dukej sikur vinte një afsh i nxehtë dhe i shëndëtshëm, një afsh që fshihte në vetvete gjakun e demave dhe të mushtjerave.(njerëz të krisur f.280). agresiv~e.mb (-+). fig.sulmues, goditës, armiqësor (ton) për edhe si em.: Është tip i rëndë! Agresiv?-u interesua ai. (Arka e Djallit f.146). Megjithatë edhe këtu titujt dhe nëntitujt ishin tepër të paturpshëm dhe agresivë.(arka e Djallit f.347). Që ka të bëjë me me agresionin, që i shërben agresionit, që ka si qëllim agresionin, që ka tiparet e agresionit: Që pa shkuar në Follornë, Cute Babulen e vuri poshtë një trishtim agresiv dhe ia hodhi thonjtë në grykë një ankth i huaj.(arka e Djallit f.426) 30

31 agroteknik agroteknik~e.mb(+). Që ka të bëjë me agroteknikën, që i përket agroteknikës, i agroteknikës :.., u kishin ardhur të vonuara, u ishin dëmtuar nga kushtet e këqija agroteknike e ku ta di unë. (Njerëz të krisur f.226)., sa hoxhallarë dhe priftërinj ka pasur dikur, si është gjëndja e vatrave dhe e shtëpive të kulturës, si shfrytëzohen këndet agroteknike, a ka raste që vatrat e kulturës kthehen në depo bereqeti,...(shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.41). agjent~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Bashkëpunëtor i fshehtë i organeve të zbulimit të një shteti të huaj ose i organeve policore të një regjimi; spiun; ai që vihet në shërbim të synimeve e të veprimtarisë politike, ideologjike, ushtarake etj. të dikujt:, Sigurimi i shtetit do të mendojë se më ka rekrutuar si agjent shërbimi i huaj.(arka e Djallit f.354). agjitacion~i.m(+). bised. Përpjekje për t'i mbushur mendjen dikujt me fjalë: Popullarizimi i Bamkës dhe Cute Babules, shprehja e simpatisë ndaj tyre, numërohet agjitacion e propagandë (Arka e Djallit f ). agjitativ~e.mb (+). Që ka të bëjë me agjitacionin, që shërben për të përhapur e për të ngulitur idetë e parullat politike në masat e gjera: Ato ishin mjaft agjitative për partinë e qeverinë.(njerëz të krisur f.160). ah~pasth.(+). Përdoret kur shprehim dhembje, dëshpërim, zemërim, frikë, habi, kundërshtim, mospranim, kënaqësi, gëzim etj. Ose kur shprehim diçka që na kujtohet papritur a që na vjen në mend aty për aty: Ah, mashkull qenke, qerrata! (Arka e Djallit f.88). akacie ah~u.m.sh.~e.~et.(+). bot. Dru i lartë i pyjeve malore, me lëvore të lëmuar a të bardhme dhe me lëndë të fortë: Vetëm kur hymë në pyllin me ahe në këmbë të maleve të Viçit, Cute Babulja, që rrinte në vend të parë pranë Fores, pyeti me ëmbëlsi dhe, do thosha, me servilizëm: (Arka e Djallit f.151). ahen/g~gu.m.sh.~gje.~gjet.(+). keq. Dëfrim i shthurur me të pira të tepruara e me rrëmujë: Nga sinjalizimet e mia për ta shpëtuar, Bamkën e kanë paralajmëruar që të hiqte dorë nga ahengjet e shthurura, nga veprimet e rrezikshme gati kryengritëse dhe nga bisedat plot ekuivoke politike të Cute Babules. (Arka e Djallit f.236).bised. Argëtim me saze dhe me këngë e valle popullore, zakonisht në raste gëzimi në familje; përmb. sazet popullore: Azem, tamburxhi ahengu! Azem! (Njerëz të krisur f.30). ahur-i.m(+). Vend ku rrinë bagëtitë ose kafshët, kotec : Kur të ikë nga ahuri ajo që pëlliti, kur të shkoj në tufëzim, ti do të egërsohesh, se s'do të ketë folklor, (Arka e djallit. f. 76). ajk/ë~a.f (+). fig. Pjesa më e mirë, pjesa më e zgjedhur, balli: Ne, që kthehemi nga Turqia, ku morëm pjesë në një konferencë të madhe ndërkombëtare me ajkën e shkencëtarëve botëror,..(arka e Djallit f.414). akaci/e~a.f.sh.~e.~et.(+). bot. Dru bishtajor i vendeve të ngrohta, me gjemba, me gjethe vezake të renditura në të dy anët e një bishti të gjatë dhe me lule të bardha, të grumbulluara në vile e me rë të mirë; drizë e butë: Kaluam mes një oborri me akacje të rritura e me frone në hijen e tyre dhe hymë në një ndërtesë njëkatëshe me verandë të gjerë.(shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.79). 31

32 akëcili akëcil/i~a.pakuf.sh.~ët.~at.(+). Përdoret për të treguar në mënyrë të papërcaktuar e të përgjithësuar një njeri a një send, kur është i panjohur a kur nuk është nevoja t'i zihet emri në gojë; aksh: Ata thonë se kur kanë qënë në filan vend, e kanë dërmuar akcilin që nuk i kuptuar mirë problemet...(shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.131). akraballë/k~ku.m.sh~qe.~qet.(+). keq. Përkrahje që ju jepet miqve e farefisit në dëm të interesave të përgjithshëm,miqësi e sëmurë:., janë thumbuar nga Bamka nëpër fejtone dhe skica humoristike për akraballëqet, hatëret, ryshfete e shpifjet.(arka e Djallit f.263). akrobat~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Gjimnast që bën akrobaci: - thirri Fatimja me sy të ngritur në qoshet e tavanit nga zgjateshin fijet dhe zbrisnin e ngjiteshin merimangat si akrobatët e cirkut.(arka e Djallit f.293). akropol~i.m(-). hist. Ndërtim, vepër antike me vlera historike që vizitohet nga turistët:.., urat dhe mejhanet e Stambollit, pagodat dhe rosat pekineze të Pekinit, akropolet dhe kukurectoret e Athinës, kaukazkat dhe vodkat e Moskës, keçtoret dhe orizoret e Tokios, hamburgetoret dhe uiskëtoret e Nju-Yorkut, birraritë dhe buterbrodët e Berlinit e me rradhë.(arka e Djallit f.160). aksham~i.m (+). turq.vjet. Mbrëmje, koha që kur perëndon dielli e derisa erret e bëhet natë: Nga akshami në sabah! (Arka e Djallit f.57)... "Sabah", "Aksham haber".(arka e Djallit f.223). akuarel-i.m (+). Pikturë me bojëra uji: Ai në një kohë që pikturonte portretin e Afërditës, merrej edhe me akuarele, (Njerëz të krisur.f.274). algjebrik akullt-(i,e)mb (+). I ftohtë si akulli, akull i ftohtë:. madje edhe ty, moj plakë e akullt, plakë e bërë prej akujve të mbetur të Gramozit, (Arka e djallit.f.97).fig. Plot mëri dhe shpërfillje: Kjo galë duket sikur ka fluturuar gjithmonë mbi dëborë dhe ka marrë ftohtësinë e dëborës, mendoi ai, me vështrim të akullt e të ngrysur, (Arka e djallit,f.82.). Atëherë Zyber Shtufa i hodhi një vështrim të akullt fshatarit dhe një bisht syri Sherif Abecesë dhe u ul pa bërë zë.(arka e djallit.f.306).fig. Shumë i ftohtë; pa jetë, pa ndjenja: Atëherë Zyber Shtufa i hodhi një vështrim të akullt fshatarit dhe një bisht syri Sherif Abecesë dhe u ul pa bërë zë.(arka e Djallit f.306). akut~e.mb. (+). mjek. Që shfaqet dhe zhvillohet në mënyrë të menjëhershme e të rëndë (për sëmundjet); i acaruar: Në qëndrimet e tyre dukej një preokupim i madh qytetar, i cili dëshmonte për gatishmërinë për t'u hedhur në veprim dhe për t'i zgjidhur këto probleme akute.(shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.16). alarmuar(i.e)~mb (-+). Që është i shqetësuar shumë, që i është prishur gjaku me lajme të këqija: Në këto e sipër në oborr hyri Anthulla me një pamje të tronditur dhe të alarmuar.(arka e Djallit f.373). aleksandrin~e.mb (-). Lloj vargu, vargu katërmbëdhjetë rrokësh, sepse këtë varg të parët e kanë përdorur poetët e qytetit të Egjiptit, Aleksandria: Vargjet e gjata aleksandrine pa pauzë në mes (se kur ka pauzë, merr një çikë frymë) e lodhnin dhe e linte fletoren mbi trapezën me njolla të kaltërta e të zeza boje. (Njerëz të krisur f.160 ). algjebrik~e.mb (+). Që ka të bëjë me algjebrën, i algjebrës, që është spas rregullave të algjebrës: Mos e merr si një ekuacion të thatë algjebrik.(arka e Djallit f.102). 32

33 aludim aludim~i.m (+). libr. E hedh fjalën për dikë a për diçka, flas me nënkuptime, bëj aluzion: Ma jep këtu gazetën të lexoj përsëri një frazë ku hedh vickëla me aludim kundër meje (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.166). aluzion~i.m.sh.~e.~et.( +). libr. Fjalë ose shprehje me kuptim të mbuluar, që lë të nënkuptosh dikë a diçka: Shoku Zylo bënte aluzion për Aranitin, duke ja shtrëmbëruar mendimin.(shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.71), filloi të mbaj qëndrim shumë negativ dhe të japë lloj-lloj interpretimesh, duke bërë shumë insinuata dhe aluzione politikoideologjike ndaj Cute Babules.(Arka e Djallit f.225). allabeb-e.mb(-). I shkurter, modelin e prerjes së flokëve, si duken ato: thashë pa i ndarë sytë nga korniza, ku shikonin dy sy të një vajze me flokë allabebe (Njerëz të krisur.f.272). aman~pasth.(+). thjeshtligj. Të lutem: Për këtë ai i afrohej Cute Babules,ia zgjaste fytyrën dhe bënte disa shenja që flisnin hapur: "aman, më nduk pak mustaqet!".(arka e Djallit f.311). amator~e.mb. (+). Që merret me art, me sport a me një punë tjetër pa e pasur profesion; që ka të bëjë me amatorët, që bëhet prej amatorëve, i amatorëver: Kur punonte Xhevdeti në Ministri, unë bëja pjesë në grupin amator të Pallatit të Kulturës - tha ajo pa e dëgjuar burrin.(njerëz të krisur f.283). ambalazh~i.m.sh.~e.~et. (+). Mbështjellja e mallrave (letër, karton, pëlhurë, arkë etj.):, një qytet-plazh i papastër, me letra e ambalazhe të hedhura në trotuare e sheshe, me xhami me minare të gjata e të holla dhe me burra të rinj mustaqellinj,..(arka e Djallit f.175). anadollian ambientohem~vetv.(+). Mësohem në një mjedis, i përshtatem një mjedisi: Nuk kishte rëndësi për Alush Karkanaqen nëse ky shkrimtar do të ishte i ambientuar me nivelin mesatar apo..(arka e Djallit f.291).: Doemos, duke qëndruar pranë tezes së Hyskës, edhe Gjok Çoku u ambientua me modën dhe (Arka e Djallit f.38). amoral~e.mb (+). libr. Që i mohon normat e moralit, që i mungojnë parimet morale; i pamoralshëm: Të gjitha zënkat kanë një bërthamë amorale, por kjo që ndodhi mes Sherif Abecesë dhe tre mustaqellinjve nuk kishte vetëm bërthamën të pamoralshme, ajo kishte edhe lëvozhgën të tillë.(arka e Djallit f.360). amvis/ë~a.f.sh.a.~at.(+). Gruaja që qeveris shtëpinë e vet, që di ta mbarështojë mirë atë: Fatimja i hodhi një vështrim prej një amvise truallit, kolltukëve dhe mureve.(arka e Djallit f.292). anadollak~e.mb.(+). keq. Që u përmbahet zakoneve të vjetëruara e prapanike, i prapambetur; që ka mendime e sjellje të trasha, i pagdhendur, i vrazhdë; që është njëkohësisht shtypës e prapanik: Nuk është etike të më përmendni në letër në mënyrë banale as bostanet e mulla Elmazit, atij njeriu anadollak që i përket së kaluarës, dhe as të shpifni në mënyrë djallëzore,...(njerëz të krisur f.316). anadollian~e.mb (-). Që ka të bëjë me Anadollin, që është pjesë e tij: Por kur të dy veturat qëndruan pranë një liqeni me emrin Tuz Gjoli dhe ne dolëm për të parë peisazhin anadollian, të zhveshur dhe me një tokë të verdhë e më të kuqërremtë,. (Arka e Djallit f.187). 33

34 anakronik anakronik~e.mb.(+). 1.Që i vendos ngjarjet e një kohe në një kohë tjetër. 2. Që nuk u përshtatet kërkesave e kushteve të kohës së sotme; i vjetruar: Forma e dramës nuk ka origjinalitet dhe është anakronike.(shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.160). anarkist~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Ai që është kundër rregullit,disiplinës dhe organizimit, ai që shkel me mospërfillje ligjet dhe rregullat shoqërore: Po të mos kishte komunistë, do të preferoja më mirë të bëhesha anarkist, sesa dervish! (Njerëz të krisur f.221). anatomi-a.f.(+). Shkenca që studion ndërtimin e formën e organizmave të gjallë, si edhe zhvillimin e tyre,ndërtimi i organizmit të gjallë ose i organeve të tij:., mjete këto që do të përdoreshin për vendosjen e sigurtë të patokut, pasi të ishte ndarë në pjesë, duke u bazuar në anatominë, shkencën aq të saktë dhe aq tërheqëse të Cute Babules.(Arka e Djallit f.53). andart-i.m.sh~ë~ët. (+). his. Pjesëmarrës në çetat e komitëve grekë, që ishin në shërbim të qeverisë shoviniste greke. Psh. Çdo grek ajo e quante andart, (Njerëz të krisur f.76). andrall/ë-a.f.sh.~a~at. (+). bised. Telash, kokëçarje, fjalë, gjëra, probleme të tjera: Unë deri tani kisha vetëm preokupimin tim, vetëm punën e ikjes nga instituti, kurse nga kjo ditë filluan andralla të tjera akoma më të komplikuara,(njerëz të krisur.f.207). anektod/ë~a.f.sh~a.~at.(+). Tregim i shkurtër zbavitës për një ngjarje të vërtetë a të trilluar nga jeta e njerëzve të njohur ose që vë në lojë të metat e dobësitë e njerëzve a shpreh një mendim edukues: Ah, ç'mëkat u bë që humbëm hanet, ku tregoheshin ngjarjet më të mahnitshme, ku lindnin anektodat dhe fjalët e urta më të papritura dhe më ngacmuese, antidodë ku hidheshin çingitë më lozonjare, ku bëheshin rrahjet dhe hundëthyerjet më gjakderdhëse,... (Arka e Djallit f.194). Sulmon me ushtrinë e anekdotave të vjetra.(arka e Djallit f.331). angulli/n~jokal.~u.~rë.(+). Kuit kur i bien ose kur ka të keq (për qenin, ujkun); ulërin me zë të përvajshëm: Një qen i zi na u derdh, po pasi hëngri një gur të mirë nga unë,u fut prapa një qosheje, duke angullirë me të madhe.(njerëz të krisur f.22). anonim~e.mb (+). Që nuk e ka emrin e atij që e ka bërë; pa emër; që nuk shënon emrin e vet: Na kujtohej edhe gazeta "Vorioepirotis" me shënimin e saj qëllimlig" Skandal shqiptarçe", ku përgojohej Cute Babulja dhe unë, që kinse kishim grabitur Foren, e quajtur grek nga ai gazetari anonim.(arka e Djallit f.426). anormal~e.mb (+). 1-Që nuk përputhet me normat e me rregullat e përgjithshme, që kryhet ose zhvillohet jo sipas normës së zakonshme, jonormal. 2-bised. Që nuk e ka mendjen në rregull, që nuk është më të e që nuk mund të përgjigjet për veprimet e veta; që i është prishur mendj: Pas kësaj gjendjeje erdhi e qeshura ime pak anormale. (Njerëz të krisur f.219). Si rezultat koherenca e tonalitetit të stilit tkurret nga inkoherenca dhe intensiteti anormal. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.161). antidodë~a.f (-). E kundërta e diçkaje, kundërveprim për diçka, masë e kundërt për diçka: Qumështi, siç thotë i famshmi Sherif A beceja, është një nga antidodët më të fuqishëm natyrorë. (Arka e Djallit f.76). 34

35 antik antik~e.mb (+). I lashtë, shumë i vjetër: Nëpër vitrinat e rafteve dukeshin vazo të vogla antike, figurina dhe statuetka, lugë të lashta të argjendta dhe pjata të vizatuara përbrenda. (Arka e Djallit f.414). antipati~a.f.sh.~.~të. (+). Ndjenjë mospëlqimi e mosdashjeje ndaj dikujt ose ndaj diçkaje: Sherif Abeceja e vështronte me bisht të syrit, gjithmonë me atë ndjenjën e antipatisë ndaj tij. (Arka e Djallit f.284). antishqiptar~e~mb (+). Që është kundër Shqipërisë, shqiptarëve, si komb, që është në dëm të Shqipërisë dhe të shqiptarëve:.., por edhe në ato organe shtypi të vogla, që kanë tendencë antishqiptare. (Arka e Djallit f.166). Madje shkruan edhe një pseudoaforizëm për mua haptazi antishqiptare:.. (Arka e Djallit f.333). antologji~a.f.sh.~.~të.(+). Përmbledhje pjesësh të zgjedhura në prozë ose në poezi nga autorë të ndryshëm; përmbledhje pjesësh muzikore të zgjedhura: Ky tregim është futur edhe në antologjitë. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.10). anuar~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Libër që botohet një herë në vit, ku jepen të dhëna e ngjarje të një viti; botim i përvitshëm: Unë do të shtoja një shifër në anuarët statistikorë dhe asgjë më tepër. (Njerëz të krisur f.195). Regjistër statistikash : Unë do të shtoja një shifër në anuarët statistikorë dhe asgjë më tepër, (Njerëz të krisur.f.195). aparat~i.m.sh.~e.~et. (+). Tërësia e institucioneve ose e degëve kryesore në organizimin shtetëror dhe politik të një vendi; punonjësit e tyre: Ja, e këtyre është toka, e një aparati të tërë të rëndë, e një mekanizmi me dhjetra ingranazhe, që vërtit pa mbarim kuzhinetat e rrotat,... (Arka e Djallit f.272). araba apartament~i.m.sh.~e.~et.(+). Pjesë e një ndërtese banimi që ka hyrje më vete, hyrje: Pata me të hyrë në apartamentin bëri kua-kua dhe tezja u tremb dhe e largoi faqen e saj nga faqja e Cutes. (Arka e Djallit f.285). apel~i.m.sh.~e.~et.(+). Thirrje emër për emër për të parë kush mungon: Jashar Guna!-vazhdoi apelin Cute Babulja. (Arka e Djallit f.398). apollonas-i ( -). Mbret, njeri me rendësi, tregon origjinën e dikujt: Kushedi ç'grua apo bijë e ndonjë apollonasi të pasur ke qenë!-iu drejtua asaj dhe i fshiu një copë dheu në faqen e ftohtë prej mermeri.(njerëz të krisur f.246). apostafat~ndajf.(+). bised. Enkas, nergut: Ajo pregatiste valixhen e blerë apostafat për shërbimet e shokut Zylo. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.76). Apostafat kundër djegies, - tha ajo. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.207). apostrof/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). let. Figurë që ndërtohet duke iu drejtuar me thirrje një njeriu ose një sendi të personifikuar: Kini shumë apostrofa dhe fjalë të rralla lokale; psh ç'do të thotë "pagrat", "pakare", "kunjas", "hulumtim", ryzoj", "tërhuzun", zuç", "zym nej", zyqani", "djegqerres", "pofte" - tha mësuesja. (Njerëz të krisur f.159). araba~ja.m.sh.~.~të (+). vjet. Karrocë e hapur, zakonisht me katër rrota, e tërhequr prej kuajsh: U bëre ti ta quash qerre të thyer, ti që je një araba pa rrota, që çudit njerëzit duke hyrë në lumë natën si lugati (Arka e Djallit f.100). Në vend që ta pyesë kologun e vet për shëndëtin, shqetësohet për "arabanë", megjithëse kjo "araba" është jona, se është kurnac për ato pak të nëmura para që do të paguajë për ta meretuar. (Arka e Djallit f.318). 35

36 arabaxhi arabaxhi~u.m.sh.~nj.~njtë.(+). vjet. Ai që punonte me araba, qerrexhi: Shoku Cute, do t'ia mbyllësh gojëne çapluar këtij arabaxhiut tënd, apo!...- u nxeh Mitro Karapataqi. (Arka e Djallit f.321). argas~kal~a.~ur.(+). fig. Regj, kalit, çelikos: Të është argasur lëkura (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.110). aritmetik/ë~a.f(+). Pjesë e matematikës, që studion vetitë e thjeshta të numrave dhe veprimet me ta; lëndë mësimore që jep njohuritë e kësaj shkence në shkollë:.veçse fletorja e dytë duhej t'i ketë fletët me kuti, si ato që përdoren për aritmetikë në shkolla.(arka e Djallit f.401). arkaik~e.mb.(+). Që i përket një kohe shumë të vjetër, i lashtë; që ka dalë nga përdorimi, i vjetëruar: E dimë ne se ata ju nxjerrin pengesa dhe thonë se gjoja vjershat tuaja janë të shkruara me stil arkaik,me varg tetërokësh e ku ta di unë. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.68). armat/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). usht. 1-Njësi e madhe ushtarake, e përbërë nga disa divizione të llojeve të ndryshme të armëve. 2-fig. Masë e madhe njerëzish që punojnë për një qëllim, ushtri: Qi s'e trembin tre taborre, tre taborre, tri armata (Arka e Djallit f.85). armiqësor~e.mb(+). Që bëhet nga një armik; që është karakteristik për armikun, prej armiku, që shpreh armiqësi:., pse t'i jepnim kënaqësi e ngushëllim gruas së një njeriu me pikëpamje armiqësore! (Arka e Djallit f.186). arn/oj~kal.~ova.~uar.(+). I vë arna një petku, një këpuce etj.; zë një vrimë a një plasë me diçka: Më dukej se kishin kaluar dhjetëra vjet që kur nuk e kisha ndier erën e shtëpisë, që kur nëna nuk më kishte arnuar mëngët e setrës. (Njerëz të krisur f.22). artificialitet arnautxhihir~i.m (-). Që ka të bëj me arnautët, diçka që ju përket atyre, e huaj shqiptare (edhe si mb.) : Në Takirdag do të porositim për drekë gjellën arnautxhihiri. Por trupshkurti, në mos thënça mendjeshkurtëri Mitro Karapataqi, as gjellën arnautxhihiri nuk e di! (Arka e Djallit f.174). arnuar~mb (+*). Që i ka me arna rrobat; që i ka aq të vjetra sa ka qepur një copë të vogël e ia ka vënë sipër: Kur Zyber Shtufa mungonte, trokiti dera dhe hyri një burrë i thyer me një xhaketë të arnuar në të dy bërrylat. (Arka e Djallit f.305). arsyetim~i.m.sh.~e.~et.(+). Shpjegimi:.., të cilave do t'ju jepte interpretime dhe arsyetime sipas qejfit të vet dhe sipas kokës së tij mendimshkurtër. (Arka e Djallit f.159). artë (i.e)~mb (+). fig. Që ka vlera të mëdha, veti e aftësi shumë të çmueshme: Ky qenka gomar i artë. (Arka e Djallit f.399). artificialisht~ndajf.(+). Në mënyrë artificiale, kot sa për të thënë: Veçanërisht Cute Babulja në këto zijafete merr nëpër gojë nuset e kryeqytetit që gjoja nuk i duan vjehrrat dhe me këto mundohet të përçajë gratë e qytetit me të fshatit dhe të thellojë artificialisht ndryshimet dhe dallimet mes tyre. (Arka e Djallit f.109). Agranomi buzëqeshi atificialisht. (Arka e Djallit f.284). artificialitet~i.m. (+*). Jo natyrshmëri, sipas ngjashmërisë me një send natyror, por jo nga natyra: Këto e të tjera duken më qartë në paaftësinë e intensitetit për të zbuluar me vërtetësi figurën artistike në dy aspekte kryesore:në kristalizimin jo të qartë të luftës dialektike në figurën e në artificialitetin e kthesave të tyre dhe në të sjellurit e një manire interpretimi i vjetër, 36

37 artificialitet e formuar nga një dramaturgji e kaluar, që futet kallëp në interpretimin e tipit të ri bashkëkohor të një dramaturgjie tjetër; ajo ngatërron shpesh kryesoren me jo kryesoren, fizionominë e përgjithshme të njeriut tonë me pjesë të veçanta të saj. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.161). artileri~a.f(+). përmb. usht. Tërësia e armëve të rënda të zjarrit (si topa, mortajat etj.), që kanë kalibër më të madh se pushka e mitralozi; lloj trupash ushtarake, të pajisura me këto armë të rënda: Ka pleq që kur i zë gjumi i thellë, nuk i zgjon jo topi i ramazanit, por as topi i artilerisë bregdetare! (Arka e Djallit f.211). arvanitas~i.m (-). Shqiptarë, arbëreshët që shtegtuan në Greqi në shek.xv u quajtën arvanitas. Ti pota, more arvanitas? - pyesnin ata. (Arka e Djallit f.150). arr~e.mb(+*). Që ka ngjyrë si arrë, kafe e hapur :.., - mendoi ai,- gjithë këtë shtëpi paska, me tri palë shkallë, me abazhurë të kristaltë, me parket ngjyrë arre të pastër sa s'ke ndot ta lëpish me gjuhë, me kopësht sa një park, me garazhe veturash (Arka e Djallit f.378). arroganc/ë~a.f(+). Sjellje e vrazhdë; qëndrim mospërfillës e fyes ndaj të tjerëve, e pakulturuar; qëndrim përbuzës e mospërfillës kundrejt të tjerëve, trajtimi i të tjerëve me mendjemadhësi e në mënyrë fyese.: Eurudicion dervishësh,- e ndërpreu Mitro Karapataqi me arrogancë. (Arka e Djallit f.225).: Mos më detyroni ta filloj detyrën e re me arrogancë (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.24). asfalt~i.m (+). Përzierje bitumi me çakëll të imët, me të cilin shtrohen rrugët etj.; rrugë a shesh, që është shtruar me këtë përzierje: Kishte më shumë gropa, o Bamkë, ashiqare pasi nuk kishte dalë ende asfalti, por ti shfaq injorancën tënde historike, kur thua se Egnatia kalonte nga Follorina.(Arka e Djallit f.417). asimetri~a.f.(+). Mungesë e simetrisë: Asimetria ishte e huaj për të. (Njerëz të krisur f.334). asist/oj~kal.~ova.~uar(-). Që do të marr pjesë, do jem pjesë e asaj që pritet të bëhët, prezent diku: Thuaji Bakirit të më gjejë dymbëdhjetë strofa nga më të mirat nga krijimtaria e dymbëdhjetë rapsodëve që do të asistojnë në pritje. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.64). asociacion~i.m.sh.~e.~et.(+) spec. Shoqërim: Asociacionet e krijuara me anën e tingujve, impulset e frazës muzikore, janë tepër të vështira. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.199). asortiment~i.m.sh.~e.~et.(+). Përbërës, një element që kombinohet për të dhënë diçka tjetër; Lloj i një prodhimi ose i një malli sipas madhësisë, formës, cilësisë, përdorimit etj.: Po, po farmak i një asortimenti të shkëlqyer, (Njerëz të krisur.f.198). ashik~u.m.sh.~ë.~ët.(+). keq. Njeri i dhënë shumë pas qejfeve: Sebepçiu i gjyrylldisë, ashiku Maksut Babulja, me llagapin Cutja, nxitësi marksisti mynafik Dhimitër Karapataqis me llagapin Mitro, një kardash me xhins nga Junanistani (Greqia) dhe karasëzi me xhins turk Bajram Dynjaoglli me llagapin Bamkë Dynjaja i arnautizuar.(arka e Djallit f.347). ashiqare~ndajf.(+). thjeshtligj. Haptas, sheshit:." Maksut Babulja, i ashtuquajturi Cute, kujtoi se ishte në ndonjë harem dhe gati sa nuk bëri seks ashiqare në podiumin e Gallatës.(Arka e Djallit f.347). 37

38 ashtuquajtur ashtuquajtur~(i,e)mb.(+). keq. Që nuk është i tillë siç quhet, që është quajtur ashtu (para emrit të dikujt): Ti, këtë të ashtuquajturin dëm blegtoral, e kthen në pasuri të madhe kombëtare, e kthen në këngë, në valle, në proverba, që edukojnë me qindra e mijëra njerëz- i thashë, duke bërë një monolog të gjatë patetik prej folklorologu.(arka e Djallit f.46). atbot~ndajf.(+). Atëherë, në atë kohë kur ka ndodhur ose do të ndodhë diçka, jo tashti; në atë çast: E nj'at shtiz' mizore parzme ia nguli, ra palmuç e atbot. (Njerëz të krisur f.156). ateist~e.mb(+). Që është kundër çdo besimi fetar, që e mohon qenien e çfarëdo perëndie: "Shqiponjat e pamposhtura ateiste u detyruan të ulen (Arka e Djallit f.197). atentat~i.m.sh.~e.~et.(+). 1-Përpjekje për të vrarë një njeri; përpjekje për të asgjësuar me armë një njeri që cilësohet si armik; veprim kundër sigurisë së shtetit. 2-fig. Përpjekje për të goditur dhe për të dëmtuar diçka: Ai sapo shihte një ëndërr absurde, siç janë të gjitha ëndrrat, sikur e ndiqte Maxhuni për t'i bërë atentat.(arka e Djallit f.206). atentator~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Ai që bën një atentat:., të kujtojnë sikur je ndonjë atentator kurd i plagosur dhe të të futë brenda policia! (Arka e Djallit f.323). atlet~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Sportist që merret me atletikë; (edhe si mb.), që e ka trupin e lidhur e të zhdërvjellët: Kurse studiuesi i superfuqisë tjetër, amerikani Xheims whisky, një qimeverdhë me trup atleti, e kishte ulur kokën..(arka e Djallit f.224). atmosferik~e~mb(+). Që ka të bëj me atmosferën, i atmosferës: Pas larjes nuk do ta ndjesh as të ftohtin, që është vetëm një fenomen atmosefrik dhe as patokun (Arka e Djallit f.73). autokritikë atribut~i.m.sh.~e.~et.(+). Veti karakteristike, tipar i përhershëm; kryes.sh.zyrt. Të drejtat e cilësitë për të kryer një detyrë ose funksion shtetëror : Por këto lloj atributesh kur dalin në fshat janë mjaft të rrezikshme, pasi kthehen në nofka. (Arka e Djallit f.363). atribut~i.m.sh.~e.~et.(+). libr.kryes.sh.zyrt. Të drejtat e cilësitë për të kryer një detyrë ose funksionin shtetëror: Nuk jam mësuar me këtë atribut të ri. (Njerëz të krisur f.236). Këto ishin atribute të referatit të shokut Zylo, atribute të thëna nga Zaim Avazi dhe Mitro Karapataqi. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.16). auditor~i.m.sh.~ë.~ët.(+). fig.vend ku mësohet për të zgjeruar e për të thelluar njohuritë shkencore etj.: Gjithë vështrimet e shkencëtarëve në auditor ishin drejtuar vetëm tek ai dhe e merrnin për fat të madh që presidenti i seancës të ishte njeriu më sensacional i konferencës,. (Arka e Djallit f.226). Sallë e posaçme për të mbajtur leksione, referate etj., zakonisht në ndërtesën e një shkolle të lartë: Atëherë duke parë murin e auditorit, e ndjeva peshën e rëndë të vuajtjes sime shpirtërore, të mundimit të kotë.(njerëz të krisur f.195). autokolon/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Varg automobilash në rrugë, kolonë automjetesh: Ajo çeta tjetër pardje dogji gjysmë autokolone, çarmatosi dhe përzuri nga miniera shtatëdhjetë ushtarë bashkë me majorin, duke zënë mitraloza e mortaja.(njerëz të krisur f.11). autokritik/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Zbulimi, pranimi i vetëdijshëm dhe dënimi i gabimeve të veta për t'i ndrequr; qëndrimi kritik kundrejt të metave të veta në punë, në sjellje etj., si metodë revolucionare e zhvillimit të shoqërisë socialiste; vetëkritikë: Për këtë, tha ai, unë duhej të bëja një autokritikë me një fletërrufe, ku të thëm se e njoha gabimin dhe se do të heq dorë nga kjo jetë e papëlqyer dhe se do të largohem nga ty... (Njerëz të krisur f.207). 38

39 automatikisht automatikisht~ndajf(+). Vetvetiu, pa qenë nevoja për ndonjë veprim plotësues: Ti i shkon automatikisht gjyqit po të hysh thellë në uraganin e çështjes.(arka e Djallit f.123). automatiz/ëm~mi.m(+). fig.keq. Kryerja e një veprimi a e një pune në mënyrë mekanike, si pa vetëdije ose sipas dëshirave a udhëzimeve të një tjetri:...; pra, të largohesh nga kjo tryezë do të thotë të të jetë tharë shpirti nga mekanizmi i botës së konsimizmit, i jetës së automatizimit robotesk, i veshjes dhe i mbylljes së zemrës në mes të çelikut, plastmasës dhe materialit sintetik,... (Arka e Djallit f.156). automobilistik~e.mb(+). Që ka të bëjë me automobilat, i automobilave, që bëhet me anë të automobilave:.., kur prisjatë më thërrisnin në Tiranë për t'u nisur me avion,në rrugën automobilistike që kalon. (Arka e Djallit f.142). autorësi~a.f (+). Të qenët autor i një vepre letrare artistike, shkencore, etj: Por me siguri deri në klubin e fshatit kanë vazhduar të grinden për autorësinë e letrave.(arka e Djallit f.149). autoritar~e.mb.(+) Që ushtron me rreptësi autoritetin e vet, që kërkon bindje pa fjalë; që shpreh urdhër të prerë, që nuk lejon kundërshtim: Kur e paske marrë këtë vendim të pamatur?- pyeti ai me zërin e tij autoritar. (Njerëz të krisur f.184). autoritet~i.m.sh.~e.~et.(+). Përfaqësuesit kryesorë të pushtetit të një vendi; organet e pushtetit: Apo Cute Babulja këtë gjest fisnik e bëri për hir të forcimit të miqësisë tradicionale shqiptaro-turke pa pyetur autoritet shqiptare? (Arka e Djallit f.222). autoriz/oj~kal.~ova.~uar.(+). Ngarkoj dikë zyrtarisht të kryejë një veprim, duke i dhënë atij fuqi të plotë, i lëshoj dikujt një autorizim, azerbajxhanas, i jap të drejtën dikujt të bëjë një punë: Edhe Sherif Abeceja ka ardhur në Qershizë i autorizuar nga Hyska (Arka e Djallit f.123). autorizim~i.m.sh.~e.~et.(+). Shkresë ose dokument zyrtar, që i jep të drejtën dikujt të kryejë një punë a një veprim,në emër të atij që e ka lëshuar: Shkrimtari ka autorizimin me vete!-tha Sherif Abeceja pa u rrëmbyer.(arka e Djallit f.307). autostrad/ë~a.f(-). Rruga interurbane ose urbane që plotëson karakteristikat:është me karrexhata të pavarura, ka të paktën dy korsi për lëvizje, ka bankinë të shtruar të mundshme me asfalt në krahun e majtë dhe korsi emergjence, nuk ka kryqëzime etj:- Po pusho, more çorbaxhi! Kur s'theve kokën në autostradat e Anadollit dhe të na lije të qetë! (Arka e Djallit f.322). avaz~i.m.sh.~e.~et.(+). fig. Diçka që është bërë zakon; diçka e mërzitshme, ngaqë përsëritet gjithnjë (edhe në një varg njësish frazeologjike): -"Furtuna" mposhti avazin tënd të mëparshëm, Zaim Avazi!- tha shoku Zylo. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.168). aventurier~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Ai që bën aventura, njeri i dhënë pas aventurave, ai që kryen veprime të pamenduara, të rrezikshme e të pandershme, ai që priret drejt aventurizmit: është për të ardhur keq që rreth Cute Babules, këtij aventurieri dhe zijafetxhiu të papërmbajtur herë pas here. (Arka e Djallit f.115). azerbajxhanas~e.mb(+). Që ka lidhje me Azerbajxhanin, që është nga aty, njeri i atij shteti:.. dhe formuar me dijenitë e materializmit dialektik dhe me librat e studiuesit azerbajxhanas Xhibilet- Xhibiletov. (Arka e Djallit f.195). 39

40 badjava badjava~ndajf.(+). bised.falas, shumë lirë, gati falas: Turqia i ka badjava ato të shkreta! (Arka e Djallit f.148). bagazh~i.m.sh.~e.~et.(+). fig.libr. Tërësia e njohurive, e pikëpamjeve etj. që ka një njeri:., prezenca e Mitro Karapataqit ishte një qendër doganore që kontrollonte bagazhin e fjalëve dhe veprimeve tona, duke i seleksionuar ato që pranoheshin dhe ato që nuk lejoheshin (Arka e Djallit f.160). bajloz~i.m.sh.~ë.~ët.(+). 1-vjet. Ambasador 2- mit. Figurë në legjendat e rapsoditë popullore shqiptare, që përfytyrohej si vigan, i cili vinte nga deti e bënte të këqija: Prite, o bajloz Zyber Shtufa, këtë topuz të bardhë nga ai trim mbi trima Cute Gjergj Elezi!... (Arka e Djallit f.249). Por njëri nga turqit, ai që i ngjante një bajlozi më të tmerrshëm se Kejkubati, (Arka e Djallit f.415). bajonet/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Armë e bardhë si thikë, që mbërthehet te gryka e tytës së pushkës a të automatikut ose që e mban ushtari në brez: Ishte e pamundur të ndalej gjithë kjo mori njerëzish me bajoneta.(njerëz të krisur f.30). bakëre~t.f.vet.sh.(+). Enë ose sende të tjera prej bakri: Ndrit odaja, ndrit shtëpia, ndritin bakëret e mija!... (Arka e Djallit f.74). baletmaest/ër~ri.m.sh.~ra.~rat.(+). Mjeshtër baleti: E këndonte dhebënte not në formë valleje, si në baletin e ujit që shfaqin me aq mjeshtëri baletmaestrit austriakë: (Arka e Djallit f.69). balsam-i.m.sh.-e,-et.(+). 1-Lëng i trashë me erë të mirë, që kullon nga disa drurë dhe që përdoret në teknikë e në mjekësi. bangë 2-fig. mjet që zbut a që qetëson dhembjen,ngushëllim: E kanë parë t'i vërtitet edhe doktoreshë Anthullës, asaj bishtpërdredhurës qafëgjatë, që të vret në vend me harqet e vetullave dhe të shëron me balsamin e buzëve.(arka e Djallit f.39). ballsamosur(i.e)~mb.(+). Që është lyer me balsam a me ndonjë lëndë tjetër për të mos u prishur (për trupin e një të vdekuri, të një kafshe a të një shpendi): Mbi raftin e librave, në mur, ishte mbërthyer një kokë dreri e ballsamosur. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.46). banal~e.~mb.(+). keq. I pahijshëm, i ndyrë, i turpsshëm, që përdor fjalë të ndyra e ka shije të ulët, që nuk ka ideale të larta:., ku Forja u grind me Cute Babulen për një gjë tepër banale, që më vjen ligsht ta përmend në këto shënime, (Arka e Djallit f.150). bandill~i.m.sh.~ë.~ët.(+). bised. Djalë i ri e i pashëm; djalë i këndshëm e i afrueshëm: Po këtu nuk kishte as sheshe të lulëzuar dhe as bandilla me këngë e valle.(arka e Djallit f.298). bandit~i.m.sh~ë.~ët.(+). keq. Pjesëtar i një bande kriminelësh, vrasës e plaçkitës i pamëshirshëm, keqbërës:.., ku dergjeshin udhëtarët varfanjakë më të rraskapitur, ku fshiheshin grabitësit më të zhdërvjelltë, ku nuhatnin banditët më faqezinj, ku lëviznin gishtërinjtë kumarxhinjtë më hipnotizues, (Arka e Djallit f.194). bang/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Tryezë për nxënësit në shkollë: Vetëm ky zoti mësues Selmani me atë hijen e rëndë, sikur qëndronte në klasë para bangove të nxënësve të papërgatitur, me atë fytyrën e tij të mbështjellë me mjegull mërzie,. (Arka e Djallit f.218). 40

41 banket banket~i.m.sh.~e.~et.(+). Gosti për nder të dikujt ose me rastin e një ngjarjeje të shënuar: Greku tjetër, Kristos, i kërkoi falje mustaqelliut dhe i tha se kjo tryezë e shtruar është një banket për miqësinë e dy popujve miq. (Arka e Djallit f.158). Donim ta thërrisnim edhe Kristoforin, por nuk erdhi, pasi kishte një banket në "Dajti" me ca tregëtarë të huaj, -tha Bakiri. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.46). barak/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Ndërtesë e thjeshtë njëkatëshe, zakonisht e bërë me dërrasa ose me lëndë të tjera të lehta, që shërben si fjetore, si dyqan, si depo, për zyra etj.: Unë shikoja flokët e zez dhe fytyrën e verdhë të vëllait dhe shiun që binte jashtë barakës. (Njerëz të krisur f.305). barbar~e~mb.(+). hist. Që ka të bëjë me popujt, të cilët grekët e romakët e vjetër i quanin "barbarë" :, kemi themeluar, përpunuar dhe zhvilluar këto zakone, duke i kthyer në ligje dhe kode morale për të betonuar qëndresën dhe ekzistencën tonë ndaj dyndjeve barbare dhe më vonë të invazioneve të makinës dhe makanizmës kolosale të shteteve moderne.(arka e Djallit f.155). bardhosh/e~ja.f.sh.~e.~et.(+). Që e kanë lëkurën a fytyrën shumë të bardhë, vajzat me këtë lëkurë: Jo faqen tënde, moj, por faqen e kësaj bardhoshes! (Arka e Djallit f.285). barikad/ë~a.f.sh.~a.~at.(+-). fig. Pengesë e fortë për të ndaluar kalimin a futjen e diçkaje: Kleopatra e njihte forcën e saj, megjithëse nuk e nënvleftësonte edhe barikadën e parimeve të larta të shokut Zylo. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.194). baritj/e~a.f.sh.~e.~et.(+). bised. Eci, lëviz nga vend në një tjetër, shëtit; endem poshtë e përpjetë, bredh: Edhe mua më ra në sy ecja e këtij djali, që i shëmbëllente baritjes së lebërve të mësuar me guna nëpër stane. (Arka e Djallit f.365). bashkarisht bariton~i.m.sh.~ë.~ët.(+). muz. Zëri i burrit ndërmjet tenorit dhe basit; këngëtari që ka këtë zë; vegël muzikore me frymë që i përgjigjet këtij zëri: Q ë nga jashtë u dëgjua zëri i tij prej baritoni. (Njerëz të krisur f.261). Të dy priftërinjtë i ndiqnin me zërat e tyre prej baritoni. (Dështaku f.314). bastis~kal.a.~ur.(+). Kontrolloj befas e me dhunë për të gjetur diçka të fshehur a të ndaluar: Vijnë, bastisën dhe e marrin. (Arka e Djallit f.264). Agush, -tha ajo- partizanët e tu po bastisin nëpër fshat. (Njerëz të krisur f.69). bastun~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Shkop i gjatë me dorezë të kthyer që mbajnë zakonisht pleqtë për t'u mbështetur kur ecin: Tezja u ngrit nga kanapeja e mbështetur në një bastun të gdhendur dhe të lëmuar. (Arka e Djallit f.414). bash~i.m.sh.~e.~et.(+). Qoshe pranë vatrës; kreu i dhomës: Ai pastaj u ul në bash të vendit dhe unë pas tij. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.90). Vend i shtruar në krye të dhomës, zakonisht afër zjarrit, kryet e vendit, qoshe: Por kapedan Kadri Gurra e zuri për dore dhe u ul në bashin tjetër pranë oxhakut. (Njerëz të krisur f.114). bash~i.m.sh~e.~et.(+). bised. Pjesa më e zgjedhur e diçkaje, balli, ajka, lulja: Kjo shoqëri e nderuar hapte çadrat e saj në bashin e rërës së plazhit dhe ndërmerrte diskutime të zjarrta në lëmin e artit, të letërsisë e të kulturës kombëtare dhe ndërkombëtare. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.177). bashkarisht~ndajf.(+). Të gjithë bashkë, përnjëherësh: Khe-khe!- thanë bashkarisht dhe u kollitën bashkarisht të tre mustaqellinjtë. (Arka e Djallit f.295). 41

42 batak batak~u.m.sh.ë.ët(+). Vend me ujë të ndenjur e me baltë, lerë, llucë: Karapataq do të thotë "baltë e zezë", "batak i zi", "Kara" turqisht "i zi" (Arka e Djallit f.168). fig. Gjendje e keqe dhe e vështirë, e cila lidhet me amullinë, me diçka të ulët e të ndyrë: Ka ca nga ne që nuk i duan partizanët dhe i mbajnë ison jezitit zaptues, po do ta pësojnë dhe do të bien me hundë në batak. (Njerëz të krisur f.39). batakçi~u.m.sh.~nj,~njtë.(+). bised. Ai që përpiqet t'ia hedhë tjetrit dhe të përfitojë me rrugë të pandershme, mashtrues: Ku futet, more batakçiu! (Arka e Djallit f 43). batalion~i.m.sh.~e.~et.(+). Njësi ushtarake që ka disa kompani dhe është pjesë e një regjimenti; njësi e forcave vullnetare në vitet e para pas Çlirimit, që organizohej në punën për ndërtimin e vendit, këtu përdoret në mënyrë fig.: Atë që s'është e zonja ta bëjë kooperativa me një batalion veterinerësh, e bëjnë tre pleq. (Arka e Djallit f.278). batare~ja.f.sh.~.~të.(+). E shtënë me disa armë zjarri njëherësh: Atëherë u ndezën edhe bataretë e italianëve dhe xhandarëve të shoqëruara me bombadore që përplaseshin nëpër mure dhe atje pëlcisnin. (Njerëz të krisur f.136)., këtu në mënyrë fig.breshëri: Pas kësaj batareje fjalësh tryeza heshti disa çaste.(dështaku f.213). batërdi~a.f.sh.~.~të.(+). bised. Shkatërrim i madh, prishje e rrënim, kërdi: Nga na erdhi kjo batërdi, more Sherif!-. (Arka e Djallit f.211). baull/e~ja.f.sh.~e.~et.(+). bised. Arkë e vogël, me kapakë të përkulur, që shërben për të mbajtur plaçka në shtëpi ose gjatë udhëtimit: Ky hyzmetçiu ynë, Mehmet bej, që e kemi marrë në Turqi për të mbajtur baullet,- dhe Cute Babulja bëri me kokë nga Mitro Karapataqi,. (Arka e Djallit f.187). bejte baxhë-a f(+). Dritare e vogël në çati; vrimë në çati për të dalë tymi; kapak në tavanë për t'u futur nën çati: Në mes të çatisë ai vuri re një baxhë të madhe sa një verandë, që mbulohej me tjegulla. Baxha, madje, kishte një derë të vogël, që të nxirrte në çati. (Arka e Djalli.f12). bazilik/ë~a.f(-). Kishë, vend i shenjtë: Atëhere dëgjo: bazilika e Shën Demetrës me mozaika dhe afreska, Shën Sofia, Theotoks dhe mbi të gjitha rotonda e Shën Jorgjit, e ndërtuar që në shekullin e IV-t të erës sonë.(arka e Djallit f.413). begatë(i.e)~mb(+). I begatshëm, që ka të mira me shumicë; i pasur; pjellor, shumë i frytshëm:.., këto ishin të pafuqishme ndaj gjumit të saj të begatë. (Arka e Djallit f.350). begati~a.f.sh.~.~të.(+). Gjendje kur i kemi me shumicë të gjitha të mirat, bollëk:.- tha Fatimja, ndërsa Sherif Abeceja përkëdhelte me sy begatinë e shtatit të Anthullës,.. (Arka e Djallit f.216). bejkë~a.f.(+). Këtu përdoret si emër; por edhe Bardhok si mbiemër (për dhentë): Ç'ka që qan bejkë belaja, (Arka e Djallit f.58). bejllëk~u.m(+). 1-hist.T ë qenët bej; vendi që zinte beu dhe titulli i tij. 2- përmb.bised. Tërësia e bejlerëve, bejlerët:, Pasho Velçani, megjithëse ishte farefis me bejlerët dhe kishte pasur plëng e pasuri, mbajti anën e Kadri Gurrës dhe doli bashkë me të partizan,.. (Njerëz të krisur f.103). bejt/e~ja.f.kryes.sh.~e.~et.(+). Këtu me kuptim keq. Vargje pa vlerë, vjershë e keqe: Edhe dëgjo! Griseni atë fletën, nga ajp fletore e mallkuar dhe paçavër e Bamkës, ku merret edhe emri im nëpër gojë me fjalët më të paturpshme, të rradhitura në bejte. (Arka e Djallit f.66). 42

43 bejtexhi bejtexhi~u.m.sh.~nj.~njtë.(+). Bejtar, ai që bën bejte:.., ku duhej të mbaja kumtesën "Ndikimi i folklorit në bejtexhinjtë dhe marrëdhëniet e tyre me kulturën popullore turke" (Arka e Djallit f.138). bela~ja.f.sh.~.~të.(+). bised. Punë që sjell të këqija e ngatërresa; kokëçarje: Bile ndonjëherë në lojë e sipër këndonte këngën e Bejkë belasë, gjë që e tërbonte Tahir Kapedanin. (Arka e Djallit f.395). belbëz/oj~kal~ova.~uar.dhe jokal.(+). keq. Llomotit:., të shpinte dhe të sillte lajme postjeri me kapelë ushtarake Zenel Ymërliu dhe të bëllbëzonin portat e deriçkat e oborreve nga plakushkat dhe femrat llafazane!... (Arka e Djallit f.218). bereqet~i.m.sh.~e.et.(+). bised. Drithë, të lashtat e mbjella dhe prodhimi i tyre: Përmbi male shkrep agimi, mbush hambarët bereqeti (Arka e Djallit f.250). Shtëpi më shtëpi kontrollojnë për të gjetur bereqet të fshehur (Njerëz të krisur f.129). beret/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Kapelë e rrumbullakët dhe e sheshtë prej stofi të butë, pa strehë dhe pa rreth anash: Nëpër sallon venin e vinin burra të mbajtur mirë, me borselina, me bereta, kokëjashtë, me mjekra të begata,.. (Arka e Djallit f.189). bersalier~i.m.sh.~ë.~ët.(+). hist. Ushtar i trupave speciale të këmbësorisë italiane, të përgatitura për veprime të shpejta, që erdhën edhe në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore si trupa pushtuese: Trimat e Ahmet Sinës ia prenë rrugën një motoçiklete dhe plagosën një bersalier. (Njerëz të krisur f.12). besëlidhj/e~a.f.sh.~e.~et.(+). Marrëveshje për një qëllim të përbashkët, që mbështetet në zotimin solemn të pjesëmarrësve, lidhje për veprime të përbashkëta; aleancë: Ky nuk është dorëzim, po besëlidhje! (Njerëz të krisur f.15). bëmë besëtytni~a.f.sh.~.~të.(+). Paragjykim i gabuar, sipas të cilit disa ngjarje a dukuri parathonë të ardhmen, sjellin mbarësi ose fatkeqësi; besim i verbër në forcat e mbinatyrshme, besim i kotë:.., se mezi e prisnin nja dhjetë shkencëtarë arabë, iranianë dhe afrikanë të besimit islamik për t'u folur për filozofinë e mevlevinjve dhe për gjendjen e dervishëve në Gadishullin ballkanik, që është një xhungël e vërtetë bestytnish. (Arka e Djallit f.225). beter~ndajf.(+). bised.vjet. Shumë, sa s'ka ku të vejë më; shumë keq: I gjeti për beter, kushërirën lakuriq, babanë pa shallvare e pa brekë, me nder bythpërjashtë. (Dështaku f.198). beton/oj~kal~ova.~uar.(+). fig. E bëj të qëndrueshëm, e forcoj:, kemi themeluar, përpunuar dhe zhvilluar këto zakone, duke i kthyer në ligje dhe kode morale për të betonuar qëndresën dhe ekzistencën tonë ndaj dyndjeve barbare dhe më vonë të invazioneve të makinës dhe makanizmës kolosale të shteteve moderne. (Arka e Djallit f.155). bez/e~ja.f.sh.~e.~et.(+). fig. Pëlhurë pambuku pak e ashpër, e bardhë ose me ngjyra, që përdoret për çarçafë, për ndërresa etj.: Pas këtij kërcënimi në tavolinën tonë u shtrua bezja e një heshtjeje me gjemba, pasi fjalëkëmbimi u zgjat deri në figurat kombëtare. (Arka e Djallit f.334). bezdi~a.f.sh.~.~të.(+). bised. Mërzi a shqetësim nga diçka e pakëndshme dhe e padëshirueshme: Maxhuni e duronte këtë vështrim dhe mundohej të mos jepte asnjë shenjë bezdie, madje të tregohej indiferent ndaj tij,. (Arka e Djallit f.234). bëm/ë~a.f.kryes.sh.~a.~at.(+). Vepër trimërie e dikujt, veprim i shquar e i përmendur :.., por që e ndjente tërë freski e shëndet jo më pak se i palodhuri Cute Babule, udhëheqësi ynë organizativ e shpirtëror, bëmat e të cilit kanë të pafundme si në mëmëdhe, ashtu... (Arka e Djallit f.159). 43

44 bërthamë bërtham/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). fig. Pjesa kryesore dhe më e rëndësishme e diçkaje ose fillestare e saj: Këtu në këto fletë është bërthama e saj. (Arka e Djallit f.239). bërthamor~e.mb(+). Që ka të bëjë me bërthamën e atomit ose që shfrytëzon energjinë e çliruar nga zbërthimi i saj; që ka të bëjë me armët, të cilat shfrytëzojnë këtë energji: Gazetat e huaja që kishin shkuar në Tiranë para nesh, bashkë me thashethemet e ambasadave dhe konsulloreve, përcillnin atomet e molekulat deri në makinën tonë, si në një radioaktivitet bërthamor. (Arka e Djallit f.428). bësh/ëm(i)~me(e)~mb.(+). I shëndoshë e i plotë nga trupi (për njerëzit):., folën për dëborën, ndenjën pak dhe ikën, përveç plakës së bëshme dhe të gjatë sa një rrap i Ujit të Ftohtë të Tepelenës. (Arka e Djallit f.391). biçim~i.m.sh.~ë.~ët.(+). thjeshtligj. Një farë, një gjë e papërcaktuar mirë ose që i ngjan diçkaje: Unë kam katranosur një biçim diskutimi, - dhe shoku Q mori nga tavolina ca tabakë letrash e filloi t'i vërtitë në duar. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.141). biçimsëz-i.m(-). Fytyrë, pamje, njeri që shquan për keq nga të tjerët, njeri i një lloji të veçantë: Ta them hapur se letrën anonime e ka shkruar Maxhuni, kunati im,vëllai i Lulushes, ky pizeveng dhe biçimsëz. (Arka e Djallit f.35). bilanc~i.m.~e.~et.(+). ek. Shprehje me shifra e marrëdhënie ndërmjet anëve të një veprimtarie: Greku u turbullua aq shumë, jo nga rakia, po nga fjalimi i Cute Babules, sa harroi sportelin megjithë bilancin e llogarisë,. (Arka e Djallit f.156). bistak bile~pj.(+). bised. Madje:, ndaj mjeku i pyet pacientët për sëmundjet që kanë kaluar gjyshërit e stërgjyshërit bile edhe farefisi. (Arka e Djallit f.100). bilmez~i.m.(-). fig.keq. Lloj brumi, i tillë, njeri pa mend: Po ky bilmez pse na e ka fshehur këtë aksident? (Arka e Djallit f.314). bimbash~i.m.sh.~ë.~ët.(+). hist. Oficer epror në ushtrinë e Perandorinë Osmane, i cili kishte një gradë që i npërgjigjet asaj të majorit: Ai vrau një bimbash, kurse ti asnjë kapter s'ke vrarë! (Njerëz të krisur f.12). binar~i.m.sh.~ë.~ët.(+). vet.sh.fig. Drejtimi, në të cilin zhvillohet një veprimtari, një dukuri etj. ose rruga, në të cilën ecën e vepron një njeri, një organizatë, një shoqëri a një shtet; rrugë; mënyrë; vijë a rrugë e drejtë: Shoku Cute, ti këtu në Turqi erdhe si një tren dhe dole nga binarët. (Arka e Djallit f.322); Ka dalë nga rruga e drejtë; është shthurur, s'është më në rregull; b) ka luajtur mendsh, është çmendur: Fëmijët e mij i sjell në binarë vetë. (Shkëlqimi dhe rënia Zylo f.172). birrari~a.f (+). Vend ku shërbehet birrë, lokal ku pihet birrë:.., urat dhe mejhanet e Stambollit, pagodat dhe rosat pekineze të Pekinit, akropolet dhe kukurectoret e Athinës, kaukazkat dhe vodkat e Moskës, keçtoret dhe orizoret e Tokios, hamburgetoret dhe uiskëtoret e Nju-Yorkut, birraritë dhe buterbrodët e Berlinit e me rradhë. (Arka e Djallit f.160). bistak~u.m.sh.~ë.~ët.(+). Vesh rrushi: Përmbi këta bishtra me fletë të mëdha hardhie dhe me bistakë rrushi të porsazënë kishin rënë që nga çatia tjegulla e copëra xhami, bluashka e kashtë, kleçka e mbeturina të sjella prej erës se nga ç'skutë! (Arka e Djallit f.212). 44

45 bishtpërdredhurë bishtpërdredhurë/a.f(+). keq. Që s'ka qëndrim të mirë moral, e lëvizshme, e përdalë (për femrat) (edhe përd.mb.): E kanë parë t'i vërtitet edhe doktoreshë Anthullës, asaj bishtpërdredhurës qafëgjatë, që të vret në vend me harqet e vetullave dhe të shëron me balsamin e buzëve. (Arka e Djallit f.39). bishtprerë(i.e)~mb(+). Që e ka bishtin të prerë (për kafshët): E kujt t'i mburret me këngë, këtyre tri bishtprerave? (Arka e Djallit f.383). blasfemi~a.f.sh~.~të.(+). libr. Sharje kundër zotit ose kundër fesë: Gjithë inati i dërvishëve, o Bamkë, gjithë nëmet, gjithë mallkimet e blasfemitë e tyre janë drejtuar ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve,. (Arka e Djallit f.196). blic~i.m.sh.~e.~et.(+). foto. Llambë me ndriçim të fortë e të menjëhershëm, që përdoret gjatë fotografimit: Disa herë shkrepëtinë blicet e aparateve fotografikë. (Arka e Djallit f.204). bloz/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Pluhur i zi që mbetet nga tymi në oxhak, kur digjet diçka etj.: Tani ata ishin të mpitë dhe mund të qëndronin kështu më këmbë para mureve me blozë deri në mengjes, (Arka e Djallit f.443). bluashk/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Ashkël e madhe që del nga zdrukthi, nga sëpata etj.: Përmbi këta bishtra me fletë të mëdha hardhie dhe me bistakë rrushi të porsazënë kishin rënë që nga çatia tjegulla e copëra xhami, bluashka e kashtë, kleçka e mbeturina të sjella prej erës se nga ç'skutë! (Arka e Djallit f.212). Në studio krisi sëpata dhe në truallin prej çimentoje ranë bluashkat e arrës. (Njerëz të krisur f.98). bocet/e~ja(+). Lloj ene prej balte, skulpturë ne formë të rrumbullakët (zakonisht me dy vesha dhe ngjyrë kafe). Një copë metali përzjeu dhe trazoi gjithë studion: trungun, skulpturat, modelet, bocetat, ne të dy me skulptorin. (Njerëz të krisurf.101 ). borgjezo-revizionist bodrum~i.m.sh.~e.~et.(+). Qilar për ushqimet, për dru etj.; vend i mbyllur, i errët e me lagështirë:., ne me plakën sënduqkën e Bamkës do ta fshehim në një vend sekret që kemi në bodrum. (Arka e Djallit f.264). bohç/e~ja.f.sh.~e.~et.(+). Copë pëlhure katërkëndëshe, zakonisht e punuar në vegjë dhe me zbukurime, me të cilën mbështjellim plaçka për t'i marrë me vete kur udhëtojmë ose për t'i ruajtur : Gjyshja dhe babai ia mblodhën plaçkat Pavlit në një bohçë, i vunë bukë e djathë dhe i futën në hejbetë e kalit. (Njerëz të krisur f.96). bohem/ë~a.f.(+). libr.keq. Turmë njerëzish (zakonisht artistësh endacakë) në vendet kapitaliste që bëjnë jetë të çrregullt e të dhënë pas qejfeve; mënyra e jetesës së këtyre njerëzve: Njerëzit-bohemë kështu jetojnë, prandaj s'ka ndonjë gjë për t'u çuditur. (Njerëz të krisur f.256). borgjezi~a.f(+). Tërësia e borgjezëve, shtresa e borgjezëve: E dëgjuat se çfarë tha ky kërcelli i borgjezisë? (Arka e Djallit f.114). borgjezim-i m(+). Ka të bëj me shtresën, tregon sa pasuri, është veprim sipas borgjezoj, borgjezohem: Pulat e gjelat e tepërt janë burim pasurimi e borgjezimi. (Arka e Djallit f.19). borgjezo-revizionist-mb(-). Pjesëtarët e shtresës më të pasur të popullsisë së një vendi me sistem ekonomik kapitalist të cilët mbajnë qëndrim politik ndaj një ryme ideologjike, që shpreh idetë e revizionizmit ose që është veçori dalluese e tij: Më e keqja është se sjelljet e tezes nuk i vështron me sy kritik as rapsodi ynë i njohur Gjok Çoku, që dikur e ka dënuar modën e degjenerimit borgjezo-revizionist dhe ka ngritur... (Arka e Djallit f.37). 45

46 borigë borig/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). bot. Pishë e zezë, çetinë: Tani jam nënkomandanti i kësaj çete, - më tha - kur kishim mbetur vetëm dhe po pinim duhan ulur mbi një trung borige. (Njerëz të krisur f.19)., dhe një ditë, përpara se të nisesha në një udhëtim të gjatë për të ngarkuar trarë borige, bleva nja dy-tri kile qershi dhe u drejtova për në spital. (Njerëz të krisur f.297). Në borigat dhe në ahet dridheshin të bijat e legjendave, shtojzovallet. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.211). borselin/ë~a.f.(+). Kapele, zakonisht e rrumbullakët, që mbajnë burrat në moshë : Në hajat qëndronte palltoja e tij e varur në gozhdë dhe borselina mbi jakën e saj. (Arka e Djallit f.84). botanik/ë~a.f(+). Lënda mësimore që jep njohuritë e kësaj shkence në shkollë; bised. teksti që përmban këto njohuri: është djali im tetëvjeçar, fëmijë i dhënë shumë pas zoologjisë dhe botanikës. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.39). botanist~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Specialist në fushën e botanikës: Jakovit i pëlqenin fletët e verdha e të mëdha: ai ulej dhe merrte ndonjërën, e shikonte si botanist dhe e lëshonte prapë përdhe me kujdes. (Njerëz të krisur f.274). bre/h~pasth.(+). bised. Përdoret për të përforcuar shprehjen e një habie, të një kënaqësie etj.: Breh! Oj, oj! Hyri në rrojtore! (Arka e Djallit f.295).; Breh!- Habitej Selmani. (Arka e Djallit.f.7); Bile u thashë: "Pse, bre, më privoni nga e drejta e qarkullimit?". (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.91). brejtj/e~a.f.sh.~e.~et.(+). fig. Më mundon diçka përbrenda vazhdimisht,më grin përbrenda pak nga pak, s'më lë të qetë: është një brejtje ndërgjegjeje në pamjen e heshtjes dhe të mërzisë. (Arka e Djallit f.315). brucë breng/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Gjendje shpirtërore e shqetësuar dhe e rëndë, trishtim i tellë nga malli për dikë, nga vuajtjet etj., vuajtje e rëndë shpirtërore, hidhërim:.., prandaj menduam të dilnim shëtitje në bregdet, që të harronim sadopak brengën dhe mërzinë që na kishte pushtuar për fajin e Fores. (Arka e Djallit f.369). brerëse~mb(-). Që e gërryen, e bren nga brenda: Selmani qëndroi në këmbë një çerek ore i mërzitur, duke mbajtur me vete ndjenjën brerëse të turpit. (Arka e Djallit f.66). bretk~u.m(+). vet.anat. Kryqet; u sëmur nga kryqet, më ranë kryqet nga një peshë e rëndë, u lodh shumë, u këput nga një punë e rëndë dhe e gjatë: Na ra bretku duke bredhur nga një mal në tjetrin. (Njerëz të krisur f.14). bri~parafj.(+) Përbri, pranë, në anë, përgjatë, përkrahë:, duke mprehur briskun në një rrip të gjatë të varur në mur bri pasqyrës së vjetëruar njollanjolla. (Arka e Djallit f.292). broshurk/ë~a.f (+). Libër i vogël e i thjeshtë, me pak fletë të qepura me tel a me pe; pjesë e një libri të madh që botohet në këtë mënyrë; në fjalor haset broshurë: Kur lexon këtë fletore, të duket sikur të përgjon dikush për të të kallzuar përse paske mbajtur në shtëpi një broshurkë të rrezikshme... (Arka e Djallit f.325). bruc/ë~a.f(-+). Xhaketë, pallto e gjatë që mbahet zakonisht në dimër për tu mbrojtur nga i ftohti. Kapedan Kadri Gurra, që tani ishte plot shtatëdhjetë e pesë vjet, mbathi çizmet angleze ngjyrë kafeje të papjekur, vuri koburen e madhe në brez, veshi brucën e zezë dhe hipi në kalin e murrmë që në oborrin e gjerë të shtëpisë së shtruar me dëborë. (Njerëz të krisur f.104). I thirri të zotit të shtëpisë, duke hapur portën e oborrit mes të lehurave të qenit, dhe u nis drejt shtëpisë me brucën krahëve. (Njerëz të krisur f.113). 46

47 brumë brum/ë~i.m(+). fig. Përmbajtje, formim mendor, shpirtëror a moral; lëndë, përbërje: "Qënia njerëzore u krijua nga brumi i dheut, në qoftë se njeriu nuk është aspak modest si dheu, atëherë nuk është aspak bir i Adamit", (Arka e Djallit f.230), e cili duhej të fliste i pari dhe ç'fjalë të zgjidhnin për ta vënë me shpatulla për muri këtë njeri që po gatuante një brumë të keq në njollosjen e tyre. (Arka e Djallit f.273). brumos~kal.~a.~ur.(+). fig. E formoj dikë nga karakteri dhe nga botëkuptimi, e përgatit dhe e edukoj si njeri me kujdes e me këmbëngulje, e kalit, vë themelet e diçkaje: Cute Babulja, si kryetar i delegacionit, nuk e miratoi gjykimin e Mitro Karapataqit, se ju duk si një fyerje ndaj Fores, këtij shoferi, të cilin kaq vjet e kishte brumosur me ndjenjën e besnikërisë ndaj Atdheut. (Arka e Djallit f.150). brutal~e~mb(+). I ashpër, i vrazhdë, i panjerëzishëm, i egër: Sjelljet brutale dhe vulgare të një njeriu përfundojnë në pasoja të këqia dhe implikojnë edhe personalitete të ndershme. (Arka e Djallit f.167). Folklori ndonjëherë nuk është i lehtë për t'u kuptuar, - tha Araniti me ton brutal. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.67). brutalitet~i.m(-). Ashpërsi, egërsi, vrazhdësi, njeri që ka karakteristikë brutalitetin: Dhe në rastin tonë, brutaliteti i Fores dhe fjalori i tij i pamoralshëm, na krijoi një situatë tepër të ndërlikuar! (Arka e Djallit f.167).: E mërzitur dhe e pikëlluar, Kleopatra u ngrit, i hodhi një vështrim përbuzës të shoqit, i ra me pëllëmbë këllqeve dhe pulpave të bukura për të shkundur rërën dhe u largua me një krenari që kapërcente brutalitetin. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.205). bubulak~e.mb(+). Që brambullin, i madh (përdoret për zjarrin):.., e te tjera, pra, në këto hotele në vend të oxhakut me zjarr bubulak ka kaloriferë e aparate me ajër të buj kondicionuar, në vend të hashefeve ku silleshin dema e deshë të therur, ka kuzhina (Arka e Djallit f.195). bucel/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Fuçi e vogël druri për të mbajtur ujë të pijshëm, këtu përdoret në mënyrë fig. që ka shumë, e bollshme: Kur lindi gruaja djalin e parë, i kishte gjinjtë si bucela plot qumësht. (Arka e Djallit f.242). buçko~ja.f.(+). përk. Buçkan, i mbushur e i plotë në fytyrë: Tani, - tha- do ta kap këtë buçkon dhe do ta fut në varkë. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.210). buhavit (buhavis)~kal~a.~ur.(+). bised. Ënjt, fryj (edhe fig.): Jo vetëm që i ishte djegur, por edhe i ishte enjtur e buhavitur. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.203). buj/ë-a.f(+). Jehonë e madhe që ka një ngjarje a lajm në popull, famë, keq, zhurmë e madhe dhe e fryrë që bëhet rreth dikujt a diçkaje për t'ia rritur vlerën, zhurmë për tu dukur: Ka njerëz që nuk jetojnë dot pa bujë, si ata që nuk jetojnë dot pa vjedhje. Edhe buja është si vjedhja, pasi edhe ajo vidhet, megjithëse duket sikur krijohet nga vetja. (Arka e Djallit f.23). buj/ë~a.f.(+). keq. Zhurmë e madhe dhe e fryrë që bëhet rreth dikujt a diçkaje për t'ia rritur vlerën, zhurmë për tu dukur:., ose nuk donin të bëhej bujë për këta dy vagabondë ideologjikë të fshehur nën pelerinën e shakasë dhe të humorit. (Arka e Djallit f.115). buj~jokal~ta.~tur.(+). Kaloj natën ose rri disa ditë diku si musafirë; fle, banoj:, ku thureshin vjershat dhe këndoheshin këngët më shpirtkëputura dhe njëkohësisht më gazmore, ku qëndronin si qirinj më këmbë hanxhitë më të sajdisur, ku bujtonin dervishët më çudibërës,...( Arka e Djallit f.194). 47

48 bujrum bujrum~pasth.(+). bised. Urdhëroni, kur ftojmë dikë të hyjë në shtëpi, të ulet për të ngrënë etj: Bujrum!- thanë turqit dhe na shtrënguan duart. (Arka e Djallit f.180). bukëshkelës~i.m.sh~a.~at(+). Bukëshkalë, që nuk ia di të mirën tjetrit, mosmirënjohës. këtu është emër (përd.edhe si mb.~/e.):., që përkulet nga fryn era në këtë fshat të mbushur me bukëshkelës, erdhën para disa kohësh,.. (Arka e Djallit f.235). bul/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Pikë, (uji, loti etj.), flluskë e vogël: Mbi ballin e tij në çast i dolën bula djerse. (Arka e Djallit f.308). bulkth~i.m.sh.~a.~at.(+). zool. Kandërr si karkalec i vogël, që rron në mure të vjetra etj. dhe natën nxjerr një zë si të gjinkallës: Pale pastaj kërkëritjet e karkalecave dhe të bulkthave. (Arka e Djallit f.438). Kur vjen mbrëmja, mbi shtëpi del hëna, në lumë këndojnë bretkocat, në vatër kërkërin bulkthi! (Njerëz të krisur f.280). burgj~i.m.sh.~.~të. (-). Që nuk është në rregull nga trutë, që nuk i ka në vend trutë: Ti nuk i ke në vend burgjitë e trurit! (Arka e Djallit f.335). burgjez~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Pjesëtar i klasës borgjeze; pronar kapitalist që shfrytëzon punëtorët e punonjësit e tjerë: E kishte takuar, e kishte sharë dhe e kishte quajtur "burgjez" dhe "oficerkë zogist". (Njerëz të krisur f.64). burm/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Vidhë e vogël: Dhe kur ka akoma më shumë avull, atëherë presioni shpërthen burmën e siguresës që ndodhet në kapak, atje pranë bishtit të tenxheres. (Njerëz të krisur f.241). burokrat~e.mb.(+). Që sillet e vepron si burokrat: Mos u stepni nga pengesat që mund t'u nxjerrin botuesit burokratë. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.68). buzëvarur burokratik~e~mb.(+). Që ka të bëjë me burokracinë e me burokratizmin: Çehovi asgjë nuk ka parë nga mekanizma burokratike e Rusisë, mekanizëm që e përbënin çinovnikët.(arka e Djallit f.90). burokratiz/ëm~mi.m.(+). Mënyrë të menduari e të vepruari që është karakteristike për burokracinë ose për burokratin; veprimi sipas metodave tipike për burokracinë si sistem qeverisjeje e drejtimi; qëndrim a veprim prej burokrati, të qenët burokrat: Mpirja e këmbëve është shenjë burokratizmi,- tha ai duke qeshur.(shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.92). burokraziz/oj~kal~ova.~uar.(+). E bëj dikë burokrat: Ja, kjo"na duhesh" na merr në qafë, na burokratizon. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.91). burrëror~e.mb(+). Që i përket burrit, prej burri, që është karakteristik për burrat, burrash:., Cute Babulja hidhej dhe lëvizte këmbët si kërcimtarët e valles tropojane, se me këtë valle kaq burrërore, që na e ka.. (Arka e Djallit f.249). butë-butë~ndajf.(+). Në mënyrë të butë, me të butë: Pastaj më lini në sekretari një kopje, - tha ai me sjellje fisniku dhe u largua butë-butë mbi sixhade. (Arka e Djallit f.192). buzagaz~ndajf.(+). Trego mënyrën se si rri dikush ndaj një personi, rrinte i qeshur, i buzëqeshur ndaj dikujt: Lulushja rrinte buzagaz dhe fytyra e saj nuk ndriste nga llampa elektrike, por nga drita e fisnikërisë. (Arka e Djallit f.74). buzëvarur-(i,e)mb (+). Mërzitur për diçka, që i ka ngelur qejfi nga një veprim ose fjalë, i pakënaqur e i zemëruar: Shkoj dhe e gjej vjehrrën buzëvarur dhe të mërzitur. Arka e Djallit f 38). 48

49 buzëvarur byro buzëvarur~ndajf.(+). Me buzë të varura, me të keq, pa dëshirë: Ajo tani nuk rrinte buzëvarur si më parë, por ishte e gëzuar dhe bile këndonte. (Njerëz të krisur f.86). byrazer~i.m.sh.~ë.~ët.(+). bised. Vëlla: Si është me shëndet byrazeri? (Arka e Djallit f.274). byro~ja.f.sh.~.~të.(+). Grup njerëzish të zgjedhur në krye të një komiteti ose të një organizate politike e shoqërore, që udhëheqin veprimtarinë për një periudhë të caktuar:., si" na ishte seç na ishte një anëtar i Byros Politike",.. (Arka e Djallit f.228). 49

50 cak ca/k~ku.m.sh.~qe.~qet.(+). Vija që kufizon diçka; shkalla më e fundit ose më e lartë e diçkaje:., nëpër qendrat turistike të Efesit dhe Izmirit dhe në caqet më të bukura të Stambollit, si. (Arka e Djallit f.311). celofan~i.m (+). Lëndë e tejtukshme, që bëhet nga celuloza; fletë e hollë prej kësaj lënde: Unë nxora nga çanta ime e madhe sofrabezin e palosur dhe të mbështjellë me letër celofani dhe të lidhur me fjongo të kuqe, u ngrita dhe ia vura në prehër tezës. (Arka e Djallit f.416). cenzor~i.m (-). Redaktor, personi që kontrollon gabimet gramatikore para se një libër të dalë në botim. Librat me shkrim dore ishin plotësisht të vërteta, se nuk kishte redaktorë, korrektorë, cenzorë e rradhitës. (Arka e Djallit f.130). ceremoni~a.f.sh.~.~të.(+). kryes.sh.~ra.~rat.bised. Mënyrë e stërholluar e sjelljes, që shoqërohet me etikë të tepruar: Duke filluar tre të katërtën me ty!...- e ndërpreu Sherif Abeceja pa ceremoni. (Arka e Djallit f.297). Tërësi veprimesh kremtuese a përkujtimore që kryhen me rastin e një ngjarjeje të shënuar shoqërore; festim, kremtim: Nuk foli as me njërin, as me tjetrin dhe s'i erdhi mirë që ata e shikonin dhe e presnin si dasmorët dhëndërin në ceremoninë e dikurshme të qethjes. (Arka e Djallit f.297). ceremonial~e.mb(+). Që ka të bëjë me ceremoninë, i ceremonisë, që bëhet me ceremoni ose sa për etiketë:.., pamë se të gjithë shkencëtarët, të veshur me kostume ceremoniale, shumica të zinj,. (Arka e Djallit f.199). cëmbith~kal~a.~ur(-). bised. Këput, prek, me kuptimin e merr për ta ngrënë:.., theu një kafshore fare të vogël buke, e futi në mes të buzkave, cëmbithi me piru një copkëz veze,..(arka e Djallit f.217). cinike cën/oj~kal~ova.~uar.(+). fig. Dëmtoj, prish: Është mekat të cënohet një kopsht i tillë. (Arka e Djallit f.234). cënim~i.m.sh.~e.~et.(+). fig. Dëmtoj pak, e prish pak, prek: Kur cënimi i njëbukurie si kjo, -. (Arka e Djallit f.235). cërcër/et~jokal~iti.~itur.(+). Bën "cër-cër, kur nxehet shumë a digjet në tigan:.., se mendjet tona fluturonin në hapësirë tok me përfytyrimet që na ngjallte era e mirë e të brendëshmeve të patokut, që cërcëronin në tigan.(arka e Djallit f.52). cfilit/ë~je.f (-). Që është sfilitur, i lodhur pa masë, i këputur:.. dhe e ndjente veten të zonjën të bënte për atë edhe gjëra që do të kërkonin lodhjen më të madhe dhe më cfilitëse.(arka e Djallit f.399). cimbith~kal.~a.~ur.(+). Pickoj me dorë: Nga kjo shkundje supesh Mehmet beu kënaqej dhe ia cëmbithte përsëri tulin e veshit, tek avioni fluturonte në qiellin e Anadollit.(Arka e Djallit f.316). cimbithj/e~a.f.sh.~e.~et.(+). Shpim, sëmbim, pickim: Cute Babulja, sa herë ndjente cimbithjen me dy gishta në tulin e veshit, shkundte supet dhe dridhej pa i thënë gjë Mehmet beut.(arka e Djallit f.316). cingun~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Koprrac, dorështrënguar, njeri që nuk e fut dorën në xhep, që nuk shpenzon: Ti je një cingun, ose më shqip, një koprrac, ose turqisht, një neqez i pandreqshëm, që nuk e prish paren në pijetore. (Arka e Djallit f.153). cinik~e.mb (+). Që është mospërfillës, tallës, që vepron me cinizëm: Ky nihilst po e tepronte me talljen e tij cinike. (Arka e Djallit f.271). 50

51 cinik cinik~u.m.sh.~ë.~ët.(+). Ai që sillet e vepron me cinizëm, mospërfillës, tallës: Dhe me këtë u binda se Maxhuni është cinik dhe i pafytyrë.(arka e Djallit f.98). ciniz/ëm~mi.m.(+). Qëndrim mospërfillës, përbuzës e tallës kundrejt normave të moralit e zakoneve të shoqërisë dhe kundrejt çdo gjëje që është pranuar e që nderohet nga shoqëria,qëndrim i vrazhdë e i pacipë: Kjo s'mund të ndodhte, se përndryshe kishim të bënim me një paturpësi dhe me një cinizëm të patreguar. (Arka e Djallit f.107)..., zë që shprehte një cinizëm të lakuriqtë dhe haptazi të paturpshëm. (Arka e Djallit f.287). Madje edhe tezja e Hyskës - përfundoi Agron Sahtçiu me cinizëm të ftohtë. (Arka e Djallit f.450). Kurse ti më akuzon për cinizëm. (Njerëz të krisur f.264). cip/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). fig.bised. Tërësia e vetive morale të një njeriu të ndershëm, turpi e sedra që e mbajnë njeriun të mos bëj veprime të palejueshme: Këtë radhë Sherif Abeceja nuk e fshehu dot nën cipën e qetësisë lëvizjen e ndotit dhe të përçmimit, të shfaqur në vështrimin e tij. (Arka e Djallit f.308). cub cmira provinciale e gadishullit tonë.(arka e Djallit f.224). cof~jokal~a.~ur.(+). Ngordh: Edhe ai besimtar i zellshëm që kam pat, dashka me ba qi unë të cof nga të ftohti. (Njerëz të krisur f.154). copa-copa~ndajf.(+). Përd. edhe si mb. Copëtuar, i grisur, i thyer, në shumë pjesë të ndara, në shumë copa:.., kur të shihnin të rrëzuar tendën e gjelbër të hardhive, degët e thyera të mollëve dhe xhamet e dritareve copa-copa. (Arka e Djallit f.211). copk/ë~a.f (-). Copë e vogël: Ai herë pas here zgjaste dorën dhe ia zinte Cute Babules fundin e veshit, atë copkën e tulit,ku mbahet vëthi. (Arka e Djallit f.316). cub~i.m.sh.~a.~at.(+). fig. Trim kokëkrisur: Ne na quajnë cuba! (Njerëz të krisur f.11). cironk/ë-a.f.sh~a,~at(+). zool. Peshk i ujërave të ëmbla, me trup të vogël, të mbuluar me luspa të ndritshme, peshk i vogël, i parritur:, që i bien erë cironkë. (Arka e Djallit f.41). Në darkë nuk do t'ia gjejmë shoputkën e cironkës grekut tënd!-tha gjyshja. (Njerëz të krisur f.82). Atë të pacipën, atë çingenenë, atë të bijën e asaj që është tharë si koçankë misri, që është bërë si pastërma dhe i vjen erë cironke të tymosur dhe era përhapet nëpër fshat, që e marrtë mortja, që e hëngërshin krimbat e verdhë dhe bubuzhelët e zinj!- thërriste plaka Nafije, duke lëvizur mjekrën, duart dhe këmbët megjithë zjarrin që i kishte mbetur në gjoksin e ngushtë. (Dështaku f.24). cmir/ë~a.f (+). Ndjenjë e lakmisë dhe e keqdashjes, që ngjallet kur shohim dikë më mirë se veten:., nxiheshin si zift nga marazi dhe nga 51

52 çajnik çajnik~u.m.sh.~ë.~ët.(+). Filxhan i madh ose gotë për çaj:, e quante një shkrimtar që përshkruante disa dama nga sallonet ruse, që bënin fjalë për një çajnik dhe për pesë filxhanë për të pirë një çaj në pesë orë të tëra.(arka e Djallit f.90). çak/ëll~lli.m(+). përmb. Gurë të thyer në copa të vogla, që përdoren zakonisht për të shtruar rrugët: Në atë pyll piu dhjetra kilogram duhan, pastaj shkoi si gurthyes në një gurore të largët, që përgatiste gurë për çakëllet e rrugëve. (Njerëz të krisur f.172). çakërdisur(i,e)~mb(+). Që janë të shpërndara andej-këtej, pa rregull, rrëmuj: Lulushja më habiste me mendimet e saj mjaft të çakërdisura. (Arka e Djallit f.139). çakarrit(çakërris)-kal.-a.-ur.(+). bised. Zgurdulloj sytë, i hap shumë sa më shkojnë anash sytë: Vjehrra çakarriti sytë. (Arka e Djallit f.39). çakord/oj~kal~ova.~uar.(+). fig. Prish akordin, këtu të ndjenjave, prish harmoninë:., nga ai trung i fuqishëm, si të themi, ia çakordon ndjenjat dhe ia prish harmoninë njerëzve. (Arka e Djallit f.177). çalë-çalë~ndajf.(+). Duke çaluar e ngadalë, duke hequr këmbët zvarrë: I tha konkës të pushonte dhe eci në oborr çalë-çalë duke trokitur me shkopin e trashë. (Arka e Djallit f.105). U bëra pak i mërzitshëm!- tha ai duke zbritur shkallët e verandës çalë-çalë. (Arka e Djallit f.239). çallm/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Rrip i gjatë pëlhure me ngjyrë të bardhë, të zezë ose të gjelbër, që mbështillet disa herë rreth festes a qeleshes dhe që e mbajnë në kokë klerikët myslimanë dhe burrat në disa vende: Dhe atëherë,në prag të ahurit të dhenve, me kobure në dorë, çapitem me çallmë dhe me xhybe, doli një dervish i shkurtër, mjekërzi dhe me ca sy të vegjël. (Njerëz të krisur f.36). çanak~u.m.sh.ë.~ët.(+). Tas i madh, zakonisht prej balte, ku shtien gjellën, sahan, misur: Se nuk jam çanak me dhallë, (Arka e Djallit f.73). çapaçul~i.m(+). bised.keq. I çrregullt, i pavlerë, që nuk e përfillin (edhe përd.mb.): Kurse unë marr rrugët dhe bëj gostira me çapaçulë, që të më spiunojnë! (Arka e Djallit f.46). Edhe kur krihte mustaqet e shante, duke e quajtur pis dhe çapaçul. (Dështaku f.154). çapaçul~e.mb(+). bised.,keq. I çrregullt e i pazoti, i pavlerë, që nuk e përfillin: Nuk e kisha ditur që këndezi im çapaçul të ishte bërë kaq i njohur. (Arka e Djallit f.392). çapël/oj~kal~ova.~uar(+). E shqyej duke e hapur e duke e tërhequr fort në të dy anët ; hap fort gati sa të shqyhet, shqyej: Nexhmedini e çapëloi pulën dhe gjoksin e saj ia vuri përpara Xhelos. (Dështaku f.277). çapit(çapis)~jokal.~a.~ur.(+). bised. Eci me ngadalë ose rëndë, hedh hapat, hedh këmbët; shkoj ngadalë ose me vështirësi, çapitem: Unë çapitesha dhe më dukej sikur të gjitha ato që ndodhën i takonin jo asaj dite, po viteve të shkuara. (Njerëz të krisur f.36). çapitem~vetv.(+). bised. Hedh hapat e parë, nis të eci ngadalë dhe i pasigurt, eci me ngadalë ose mezi hedh këmbët:, nuk i kontrolloj këmbët kur i hedh, as i llogarit distancat, por çapitem si një njeri normal. (Arka e Djallit f.100). 52

53 çapitja çapitj/e~a.f.sh.~e.~et.(+). bised. Hap i ngadaltë ose i rëndë :., që i ngjante një kutize floriri, dhe nisi të përtypej lehtë-lehtë, jo si disa që mbllaçiten dhe kjo mbllaçitje dëgjohet si çapitja e një pate mes baltës. (Arka e Djallit f.217). çapkën/e~ia.f.sh.~e.~et (+). Djalë i hedhur, i dhënë pas lodrave e dëfrimeve; djalë i lëvizshëm, gazmor e pak i prapë: Bishtin e urës, ma kanë zënë nja dy djem, nja dy çapkënë. (Njerëz të krisur f.105). çapl/oj~kal~ova.~uar.(+). Shqyej duke e hapur a duke e tërhequr fort në të dy anët: Atëherë gjiri i ngrihej dhe mua, padashur, më mbeteshin sytë atje, po pastaj menjëherë i hiqja se druhesha nga veterineri që çaplonte me dorë ndonjë krah zogu dhe ngrinte gotën, duke thënë:- Paske harruar të pish! (Njerëz të krisur f.282). çapluar(i.e)~mb.(+). Që është hapur fort gati sa të shqyhet (për pjesët e trupit): Shoku Cute, do t'ia mbyllësh gojën e çapluar këtij arabaxhiut tënd, apo!...- u nxeh Mitro Karapataqi. (Arka e Djallit f.321). çardhak~u.m.sh.~ë.~ët. (+). Pjesë e hapët, e rrethuar zakonisht me parmakë dhe e shtruar me dërrasa, në katin e dytë të shtëpive të vjetra, që shërbente për të pritur miq ose për të ndenjur në verë: Nën këtë zhurmë Agush Tomorrica rrinte i menduar në çardhakun me dritare të mëdha të hapura, që vështronin nga koria e dendur me lisa dhe dëllinja. (Njerëz të krisur f.62). çel~kal~a.~ur.(+). fig. E bëj t'i qesh fytyra, e gëzoj: Pleqtë u çelën në fytyrë. (Arka e Djallit f.290). çeliktë(i.e)~mb (+). fig. Shumë i fortë e i qëndrueshëm; i pathyeshëm: Ata e panë dhe sakaq bashkuan kokat në një unitet të çeliktë. (Arka e Djallit f.357). çikërrima çember-i m. (+). Shami koke, lloj i veçant për të mbuluar koken që përdoret nga gratë e Korçës: Fatimen, të thatë, të mbështjellë gjithmonë me një çember të zi deri mbi vetulla. (Arka e Djallit.f.7). çerdh/e~ja.f.sh.~e.~et.(+). keq.vend, zakonisht i fshehur e i mbrojtur, ku një grup njerëzish përgatitet për një veprimtari:., dhe krijon një fantazi të tërë, duke e quajtur banesën e mësuesit të vjetër si çerdhe të propagandës armiqësore. (Arka e Djallit f.235). çibuk~u.m.sh.~ë.~ët.(+). Llullë, zakonisht prej druri, me kokë e me bisht të gjatë për të pirë duhan; cigarishte me bisht të gjatë: Ai mbushte e zbraste çibukun, po nuk fliste. (Njerëz të krisur f.15). Mbrëmjeve rrinte pranë zjarrit duke mbushur dhe zbrazur çibukun, duke menduar e kujtuar diçka të largët. (Njerëz të krisur f.170). çifli/g~gu.m.sh.~gje.~gjet.(+). 1-Shtëpia e një çifligari në fshat, së bashku me ndërtesat e tjera dhe me tokat përreth. 2-hist. Pronë toke e trashëgueshme e feudalëve ose e çifligarëve, që punohej nga bujqit: Stërgjyshërit e mi, që kanë mbetur andej, edhe mund të kenë lënë ndonjë çiflik, por ec e ia gjej fillin për ta zbuluar! (Arka e Djallit f.140). çikërrim/ë~a.f.kryes.sh.~a.~at.(+). Sende të vogla të përdorimit të përditshëm: - dhe vetë mbushi kovën në çezme dhe e hodhi ujin në flakët, duke e ditur se me çikërrima të tilla ky zjarr nuk do t'ia dijë. (Arka e Djallit f.441). fig. Punë e vogël dhe e parëndësishme, diçka pa vlerë e pa rëndësi, vogëlsirë: Nejse, ai nuk ishte poet i mirë, se në Tiranë ka poetë të shquar dhe nuk merren me çikërrima boshe. (Njerëz të krisur f.211). 53

54 çilimi çilimi~u.m.sh.~nj.~njtë.(+). bised. Djalë ose vajzë në moshë të vogël, fëmijë i vogël, kalama (edhe fig.): Prap do zësh të tregosh se si të pengova të zhvilloje talentin, se si të hoqa nga ai grup çiliminjsh- tha i shoqi këtë herë me seriozitet dhe bile i nxehur.(njerëz të krisur f.283). Mos u bëni çilimi, Adem! (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.224). çiltërsi~a.f(+). Të qenët i çiltër, qëndrim a veprim i çiltër, i pastër, pa hile, pa interes: Fjala e të marrit-pjellë e çiltërsisë, fjala e të mençurit- miell i diturisë! (Arka e Djallit f.102). çing~i.m.sh.~.~të(-). fig.llojet e ndryshme të argëtimeve që bëheshin në hane, vallet që kërceheshin nga gratë e që të kënaqin syrin etj.: Ah, ç'mëkat u bë që humbëm hanet, ku tregoheshin ngjarjet më të mahnitshme, ku lindnin anektodat dhe fjalët e urta më të papritura dhe ngacmuese, ku hidheshin çingitë më lozonjare, ku bëheshin rrahjet dhe hundëthyerjet më gjakderdhëse, (Arka e Djallit f.194). çingenen/ë~a.f (-). Ajo që është e pandershme, e pamoralshme, e pacipë: Atë të pacipën, atë çingenenë, atë të bijën e asaj që është tharë si koçankë misri, që është bërë si pastërma dhe i vjen erë cironke të tymosur dhe era përhapet nëpër fshat, që e marrtë mortja, që e hëngërshin krimbat e verdhë dhe bubuzhelët e zinj!- thërriste plaka Nafije, duke lëvizur mjekrën, duart dhe këmbët megjithë zjarrin që i kishte mbetur në gjoksin e ngushtë. (Dështaku f.24). ;..., skandalet e tyre me shoferin Fore në Follorinë, pajtimi me ideologjinë fetare të dërvishëve në Konia, përqafimi me sovjetikët në konferencë, puthjet me çingjitë lakuriqe turke në Kullën e Gallatës... (Arka e Djallit f.236). çoroditje çjerr-kal,çora,çjerrë (+). Këtu me kuptimin fig.i shkaktoj një dhembje therëse, shkul diçka duke krijuar dhimbje: Lulushja në prag të portës çirrte flokët e lebetitej: Kumë le o Bamkë". (Arka e Djallit f.32) çm/oj~kal~va.~uar.(+). Peshoj rëndësinë, vlerën, karakterin etj, të diçkaje a të dikujt për të dhënë një gjykim mbi të, e shqyrtoj dhe jap vlerësimin, e ngre a e vlerësoj lart dikë a diçka: Po të përbëhej Zoti nga e vërteta dhe jo nga hija e së vërtetës, unë do ta çmoja edhe Zotin. (Arka e Djallit f.76). çobank/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Çobaneshë, ajo që ruan, që kullot dhe që mbarështon bagëtinë: Ç'lidhje vallë mund të kishte "Sonata e tetë" me çobankën, gruaja e tij të shkretë? (Njerëz të krisur f.299). çoç~pakuf.(+). bised. Diçka; ndonjë gjë: Ai çoç di për ty! (Dështaku f.188). Unë çoç dëgjova,po kujtoja se shihja ëndërr dervishët!- tha plaka. (Arka e Djallit f.212). çomang/e~ia.f.sh.~e.~et.(+). Shkop i trashë e i qëruar me një xhungë të rrumbullakët në njërën anë; xhore: Qerim Shagu, i kuq në fytyrë, me një hundë në fund si çomangë dhe me vetulla me qime të gjata.. (Njerëz të krisur f.46). çorbaxhi~u.m(-). tall.mospërf.fig. Ai që bën çorbën, këtu që ngatërron gjërat, i përzien: Po pusho, more çorbaxhi! (Arka e Djallit f.322). çoroditj/e~a.f.sh.~e.~et.(+). Prishje, shthurje, humbja e vetive të mira e thelbësore, zvetënim: Dikur, kur në male ishim vetëm ne, nuk kishim vënë re asnjëherë tek ai një mërzi të tillë, që i ngjante më tepër një çoroditjeje. (Njerëz të krisur f.24). çinovnik/ë~u.m.sh.~.~ët.(-). Nënpunës: Çehovi asgjë nuk ka parë nga mekanizma burokratike e Rusisë, mekanizëm që e përbënin çinovnikët. (Arka e Djallit f.90). 54

55 çoroditur çoroditur(i.e)~mb(+). I zvetënuar, i prishur, i prishur :., atij që thërriste "Allegria, ragazzi", por i trembur dhe i çoroditur, ai u thoshte se nuk ishte shqiptari që kërkonin,.. (Arka e Djallit f.223). çudi~a.f.sh.~.~të.(+). Dukuri a ngjarje e jashtëzakonshme, e papritur ose e mahnitshme, diçka që të lë me gojë hapur; mrekulli; sh.~ra.~rat. punë a vepër e jashtëzakonshme, këtu tall.: Ky derëzi Bamkë, more Sherif, paska bërë çudira nëpër Greqi dhe Turqi! (Arka e Djallit f.218). çukit(çukis)~kal.~a.~ur.(+). E përpjekë një send me diçka tjetër, çokas: Ja, t'i çukitëm pak këto të shkreta gota! (Njerëz të krisur f.70). çunak~u.m.sh.~ë.~ët.(+). bised. Djalë i vogël, i parritur, çilimi, kalama (edhe fig.mospërf.): Na urdhëro nga shtëpia për një kafe!- i tha në këtë kohë një grua me nallëne, që ecte duke tundur vithet dhe që mbante një çunak për dore. (Njerëz të krisur f.98). dhe një mërzi e madhe për këtë çunak megalloman. (Arka e Djallit f.287). çyryk çur/g.~ndajf.(+). Duke rrjedhur shumë e me forcë; curril (përdoret edhe si em.): Përqafo vajzën e gër lotët, puth vajzën e çurkë lotët. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.251). çurk/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Çurg, fill uji ose e një lëngu tjetër që rrjedh (përdoret edhe si ndajf.): Ç'na gjeti, o Bamkë!- tha Forja dhe çurkë lotët nëpër mustaqet e zeza. (Arka e Djallit f.385). çyryk~u.m(+). bised. I gjymtuar, i metë, i prishur, që nuk bën: Karafillaku i Junanit Dhimitros, i quajtur Mitro, hafije dhe çyryk kalemxhi, zgjat surratin prapa derës. (Arka e Djallit f.347).bised. Që ka një cen ose që është gjymtuar nga diçka, gjymtim: Po, ja, si t'jua shpjegoj, shoku Cute, gjyrylldia, siç e quajnë turqit, bën çyryk çok araba! (Arka e Djallit f.318). 55

56 daktilografoj daktilograf/oj~kal~ova.~uar.(+). Shtyp diçka me makinë shkrimi: Unë nuk e kam daktilografuar kumtesën!- i thashë. (Arka e Djallit f.192). daktilografist~e~ja.sh.~e.~et.(+). Ai që ka për mjeshtëri daktilografinë, mjeshtërinë e të shtypurit me makinë shkrimi: Ai futi duart në xhepat e pantallonave dhe filloi të vijë nëpër dyshemenë e dhomës, sikur t'i diktonte ndonjë shkrim daktilografistes. (Arka e Djallit f.129). Penda e tij nuk gërvishte më në zyrën në fund të korridorit dhe daktilografistja nuk vinte më të merrte formularët për t'i daktilografuar me makinën e saj me gërma gjysëm të thyera. (Njerëz të krisur f.151). daktilografuar(i.e)~mb.(+). Që është shkruar me makinë shkrimi, që është daktilografuar: Pastaj ai na tregoi prograamin e pasdrekës, duke nxjerrë nga çanta një letër të daktilografuar. (Arka e Djallit f.320). I futi duart në letrat e shkresat dhe nga andej nxori një tufë fijesh të daktilografuara. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.25). dam/ë~a.f.sh.~a.~at(+). Grua a vajzë, që vallëzon me një kavalier:, e quante një shkrimtar që përshkruante disa dama nga sallonet ruse, që bënin fjalë për një çajnik dhe për pesë filxhanë për të pirë një çaj në pesë orë të tëra. (Arka e Djallit f.90). dashamirës~e.mb. (+). Mirëdashës: Adila i përcolli me një vështrim dashamirës. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.15). dashamirës~i.m.sh.~.~it.(+). Ai që ia do të mirën dikujt a diçkaje dhe e përkrah atë, mik, mirëdashës: Ndërkohë u hodh Jashar Guna, dashamirësi i figurave historike: (Arka e Djallit f.359). dekolte deformuar~mb.(+*). fig.keq. Që është shtrembëruar, që është shformuar: Por ky ishte një përfytyrim i deformuar, meqë vinte nga gjendja shpirtërore e tij, pasi në të vërtetë ai ishte një burrë i moshuar tepër i këndshëm, me një zbehtësi aristokratike në fytyrë, me tipare të rregulllta, me një gropkëz fare të vogël në mjekër,... (Arka e Djallit f.287). defter-i m. (+). Fletore e vjetër që mund të ketë një gjë me vlerë: Defterë kaq të medhenj me kapakë të trashë! Histori të tëra ç'ka mbajtur Devolli. (Arka e Djallit f16.). degdis~kal.~a.~ur.(+). bised. E çoj dikë a diçka në një vend të largët: Meqë kërkohet të shkojë në Turqi edhe një njeri nga baza, unë mendova për ty, se ku ka më bazë se Qershiza, ky fshat i bukur, por i degdisur në fund të botës. (Arka e Djallit f.62). degjenrim-i.m.sh,-e,-et (+). Veprimi dhe gjëndja që ndryshon karakterin, zvetohet, qëllimi e pikësynimi i mirë që kishte sjell të kundërtën e asaj që pritej: Më e keqja është se sjelljet e tezes nuk i vështron me sy kritik as rapsodi ynë i njohur Gjok Çoku, që dikur e ka dënuar modën e degjenerimit borgjezo-revizionist dhe ka ngritur... (Arka e Djallit f.37). dekanat~i.m.sh.~e.~et.(+). Organi a trupi drejtues i një fakulteti në një shkollë të lartë, i cili përbëhet prej dekanit dhe zëvendësve a ndihmësve të tij; zyrtarët e këtij organi: Nesër do të shkoj në dekanat dhe t'i them dekanit se do të largohem nga instituti. (Njerëz të krisur f.185). dekolte~ja.f.sh.~.~të.(+). Pjesa e sipërme e një fustani a e një bluze me jakë shumë të hapur, që i lë zbuluar qafën, shpatullat dhe një pjesë të gjoksit, fustan a bluzë që është prerë në këtë mënyrë: Edhe unë e humba ekuilibrin dhe ia vura dorën në shpatullën lakuriqe, pasi dekolteja ishte mjaft e hapur. (Njerëz të krisur f.288). 56

57 delegacion delegacion~i.m.sh.~e.~et.(+). Grup njerëzish që dërgohet nga një qeveri, nga një organizatë, etj. Për ta përfaqësuar atë diku:, ajo mund të shkonte me ndonjë delegacion dhe kinezët t'i bënin nderime të mëdha. (Arka e Djallit f.97). delikat~e.mb(+). fig. Që është i rëndësishëm e i ndërlikuar dhe kërkon shumë kujdes: Unë doja ta mbroja Cuten në këtë çast delikat: (Arka e Djallit f.229). delikates/ë~a.f(+). libr. Të qenët delikat, sjellje a veprim me kujdes të veçntë: Mehmet beu na u afrua me delikatesë, duke ecur si zonjë, gati me majat e këmbëve. (Arka e Djallit f.187). dell~i.m.sh.dej,dejtë(+). spec.bised. edhe fig. Damar, kapilar gjaku: Nuk ka të urtë pa një dell të marri! (Arka e Djallit f.89).., pastaj ngjiteshin përsëri lart dhe shkisnin nëpër faqet me dej të manushaqtë, si dy copëra të mëdha të një mishi të rrahur. (Arka e Djallit f.234). dell~.m.sh.~dej,dejtë.(+). anat. Bashkim indesh fijore të forta, në trajtë tejze të zgjatur e të epshme, që lidh muskujt me eshtrat: Nofullat e tij u shtrënguan dhe nga të dy anët e tyre kërcyen dy muskuj të tendosur si dej. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.237). demaskues~e.mb.(+-). Që zbulon e nxjerr hapur para të gjithëve fytyrën e vërtetë të dkujt, qëllimet, planet a veprimet e fshehta, pikëpamjet e gabuara a armiqësore etj., që nxjerr në shesh anët e dobëta të dikujt a të diçkaje, që ia zbulon fytyrën e vërtetë: Ka ardhur një letër demaskuese për ty! (Njerëz të krisur f.290). demek~pj.(+). bised.1-përdoret për të shprehur habi, dyshim, qëndrim ironik a mospërfillës, duke përforcuar atë që thuhet, gjoja. 2-si fj.ndërm. Domethënë: Del, demek e drejta e sënduqkës, se s'dihet ç'ndodh deriçkë. (Arka e Djallit f.122).; bised. Posi, posi, -ia bëri kapedani, - demek edhe ti dëshiron të vish. (Njerëz të krisur f.14). demonstrat/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Manifestim i masave popullore nëpër rrugë e sheshe për të shprehur haptas një kërkesë politike, ekonomike a shoqërore, për të kundërshtuar diçka etj.: Të pesë gratë e Qershizës në një dimër bënë një demonstratë. (Arka e Djallit f.236). denj/oj~kal.~ova.~uar.(+). libr. Pranoj të merrem me dikë a të bëj diçka, begenis (edhe iron.):., një shkrimtar tepër i gjatë, që u vërtit nja dy-tri herë rreth rrojtores, nuk denjoi të qethej apo të rruhej! (Arka e Djallit f.292). derëbardh/ë~a.f (+). Ai që është i lumtur e i gëzuar së bashku me tërë njerëzit e shtëpisë: Kot, a derëbardhë-tha ai. (Njerëz të krisur f.291). derëzi~u.m.(+). Ai që ka pasur shumë fatkeqësi të mëdha, që i ka rënë zia në shtëpi; i mjerë, i shkretë: Ç'ke bërë, o derëzi, ç'ke bërë!- tha me vete dhe filloi të qajë me dënesë sikur ta kishte zënë lemza, të qajë me një vajtim valë-valë, të pikëlluar dhe të hidhur. (Njerëz të krisur f.337). Ky derëzi Bamkë, more Sherif, paska bërë çudira nëpër Greqi dhe Turqi! (Arka e Djallit f.218). dergj/em~vetv~a(u).~ur.(+). fig. Rri ose jam për një kohë të gjatë në gjendje të keqe dhe asnjeri nuk kujdeset për mua; mbetem në mëshirën e fatit: Dhe sa të dergjem burgjeve, më mirë në mërgim, duke mbajtur me vete dashurinë për atdheun ddhe për ju. (Arka e Djallit f.354). deriçk/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Derë e vogël:., të shpinte dhe të sillte lajme postjeri me kapelë ushtarake Zenel Ymërliu dhe të bëllbëzonin portat e deriçkat e oborreve nga plakushkat dhe femrat llafazane!... (Arka e Djallit f.218). 57

58 dert dert~i.m.sh.~e.~et.(+). bised. Brebgë, shqetësim, hall; gajle, merak: Bile kjo kish rënë në sy edhe të disa grave që kanë qëjf të shoshitën kokë për kokë dertet e dashurisë. (Njerëz të krisur f.324). detektiv~e.mb(+*). Që do të zbulojë, sqaroj diçka : Shkrimit ia kishte gjetur edhe titullin "Arka e Djallit ", një titull me sens detektiv. (Arka e Djallit f.136). devijator~i.m (+). Sipas devijoj, shmang, ata që largohen nga drejtimi i përgjithshëm: Por ata, si t'ju them u bënë devijatorë të ideve tona.(arka e Djallit f.108). dezert/oj~jokal.~ova.~uar.(+). usht. Iki pa leje dhe fshehurazi nga ushtria, nga vendi i shërbimit luftarak ose nga fusha e betejës me synimin që të mos kthehem më;i shmangem shërbimit ushtarak kur më thërrasin nën armë; tradhtoj e hidhem në anën e armikut: Komandanti i çetës nguli këmbë që ai të dënohej me pushkatim, jo vetëm si imoral, por edhe si një frikacak që la pozicionet dhe për pak dezertoi, po të mos e kishte kthyer kapedani. (Njerëz të krisur f.33). dezertor~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Ai që dezerton : Shoku Ahmet, -iu drejtua komandanti kapedanit tim, -për dezertorët dhe disfatistët imoralë nuk ka mëshirë. (Njerëz të krisur f.34). deziluzion/oj~kal~ova.~uar.(-). Zhgënjyer, që mbetet i zhgënjyer nga diçka a dikush, që nuk e priste: Në Stamboll ka mustaqe më të mira!- tha Cute Babulja i deziluzionuar nga mustaqet e Takirdagut. (Arka e Djallit f.176). Unë u deziluzionova nga ai. (Njerëz të krisur f.221). dëbor~e.mb (+*). Këtu me kuptimin e ftohtë, që është e ftohtë, e akullt : Por edhe tek Anthulla ai kishte filluar të ndjente një erë dëbore. (Arka e Djallit f.455). dialektikë dëfter~i.m.sh~ë.~ët.(+). vjet. Fletore: Nga pluhuri i dëfterit të Bamkës, moj! (Arka e Djallit f.49). dënes/ë~a.f.sh~a.~at.(+). Gulçim a rënkim i thellë e i mbytur që shoqëron të qarët, të qarët me ngashërim a me gulçima: Forja ngashërente dhe qante me dënesë. (Arka e Djallit f.167). dërdëllit (dërdëllis)~jokal dhe kal.~a.~ur.(+). bised. Flas kot e pa pushim; flas gjepura, flas pa përgjegjësi, llomotit: Po të kishe kaq frikë nga fletorja e Bamkës, nuk dërdëllisje tek Alush Karkanaqja se paske lexuar!... (Arka e Djallit f.325). Atëherë unë hidhem dhe them: "hop, të zura, ti je shqiptar, megjithëse ke një orë që dërdëllit greqisht". (Arka e Djallit f.355). dërmues~e.mb (+). fig. Që përbën numrin më të madh, që mbizotëron, më të shumtën: Ja, për këtë shpëtim të pjesës dërmuese të familjes dhe rrethit të afërt, unë sakrifikova vetëm një, Bamkën. (Arka e Djallit f.237). dërvish~i.m.sh.~ë.~ët.(+). fet. Murg i sektit baktashian, që jeton e kryen shërbime në teqe: Konferenca, o Bamkë mbahet në Koniaqë është zemra e Anadollit dhe vatra e dervishëve mevlevinj, të cilët i njeh tërë bota për vallen e tyre të mahnitshme. (Arka e Djallit f.102). dialektik/ë~a.f(+). 1-filoz.Shkenca që studion ligjet më të përgjithshme të lëvizjes e të zhvillimit të natyrës, të shoqërisë dhe të mendimit; metodë shkencore e njohjes që i sheh sendet dhe dukuritë në lidhje e varësi reciproke, në lëvizje, në ndryshim e në zhvillim të pandërprerë, që pranon kontradiktat, unitetin e luftën e të kundërtave dhe i sheh këto si burimin e brendshëm të lëvizjes e të zhvillimit në natyrë, në shoqëri e në mendimin njerëzor. 2-Procesi i lëvizjes a i zhvillimit të diçkaje: Dialektika këtë e thotë qartë, po ne ndonjëherë e mësojmë përmendsh dhe nuk e lidhim me realitetin konkret. (Njerëz të krisur f.225). 58

59 dialektik dialektik~u.m (-). Ai që ruan dialektin e tij, që është fanatik i dialektit të tij, që përdor dialektin: Edhe mund të mos ndodhte-tha dialektiku Mitro Karapataqi. (Arka e Djallit f.348). dialiktiz/ëm~mi.m.sh.~ma.~mat.(+). gjuh. Fjalë a kuptim i një fjale, shprehje, elemen fonetik a gramatikor, që është veçori dalluese për një dialekt dhe që nuk përputhet me normën e gjuhës letrare kombëtare; krahinorizëm: Në këngët që kërkoni të kenë sa më shumë dialektizma. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.66). diapazon~i.m.sh~e.~et.(+). fig. Gjerësia e shtrirjes së diçkaje; vëllim: Aktiviteti shoqëror i shokut Zylo, mendimi i tij krijues kishte diapazon të madh (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.87). didaktik~e~mb.(+). Që ka të bëjë me didaktikën, i didaktikës, që i shërben mësimit, mësimor: Por stepesha të kuvendoja me Cute Babulen për këto mendime që kishin lindur, pasi kisha frikë se mos i merrte si këshillime didaktike dhe mos më quante dogmatik dhe si njeri me filozofi të kufizuar dhe të thatë,... (Arka e Djallit f.160). diet/ë~a.f.sh.~a.~at(+). fin. Shumë e caktuar parash që i jepet një punonjësi për të ngrënë e për të fjetur kur shkon diku me shërbim: Të bësh edhe byrek, që ta marrim me vete, se s'na leverdis t'i prishim nëpr restorante ato pak dollarë që do të na japin si dieta (Arka e Djallit f.103). dig/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Pendë e ngritur për të krijuar një ujëmbledhës ose për të penguar ujërat që vërshojnë, këtu në mënyrë fig. mbledhëse e ideve, ndjenjave: Ndjenjat dhe pasionet pa prita dhe diga të Cute Babules do të bënin që ata të mos e nderonin personalitetin e gjerë dhe të madh të tij,... (Arka e Djallit f.160). diletant dij/e~a.f.sh~e.~et(+). Tërësia e njohurive që ka përvetësuar dikush në një fushë të caktuar, njohuri, dituri, shkencë:., ndërhyri Jashar Guna, që dallohej në mes të mustaqellinj vepër dijenitë e tij. (Arka e Djallit f.148). dijetar~i.m.sh~ë.~ët.(+). Ai që ka njohuri të thella për një fushë a për disa fusha të shkencës, njeri i ditur: Kam propozuar që të vish edhe ti me mua o Bamkë, se dijetarët turq kanë kërkuar që në delegacion të jetë edhe një mbledhës folklori dhe njohës i Mevlana Xheladin Rumiut. (Arka e Djallit f.102). dikaster~i.m.sh.~e.~et.(+). Institucion qendror i administratës shtetërore; ministri: Këtu ndërhyri Bakiri, si kryetar i bashkimeve profesionale të dikasterit. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.36). dikt/oj~kal.~ova.~uar.(+). Lexoj a them diçka qartë, ngadalë, shkoqur e me zë të lartë, në mënyrë që dëgjuesi të arrijë ta shkruajë ose ta mësojë mirë: Këto pika të përgjithshme që po më diktonte shoku Zylo i quante teza! (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.41). Ai futi duart në xhepat e pantallonave dhe filloi të vijë nëpër dyshemenë e dhomës, sikur t'i diktonte ndonjë shkrim daktilografistes. (Arka e Djallit f.129). diletant~e.mb.(+*). Amatore: Dervishi duhej pranuar në grupet diletante. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.113). diletant~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Amator: Tek-tuk grupi ynë diletant organizon ndonjë shfaqje në dimër,-tha kryetari më qetë. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.84). 59

60 dimension dimension-i.m.sh.-e-et(+). Shtrirja e diçkaje në gjatësi e në gjërësi ose dhe në lartësi, madhësia në shkallën më të lartë të zhvillimit (shoqëror, kulturor etj) : sa të të bjerë në qafë ty dhe tezes tënde, të nderuarës Shefkije, që ka një kulturë me dimensione aq të mëdha, sa do t'ia kishin zili edhe rilindasit tanë famëpërhapur.(arka e Djallit f.36). Përmasë, shtrirje, hapësirë~ ka: Gjatësia jonë në këtë situatë do të rritë dimesionin e saj, pasi vepron ligji i kontrastit, ose më saktë i relativitetit!(arka e Djallit f.143). dinamiz/ëm~mi.m(+). Të qenët dinamik; forcë e veçantë, vrull e gjallëri që karakterizon dikë a diçka:, duke rënë në një gjendje vajtimi, por ishte e domosdo shme të veprohej me dinamizëm. (Arka e Djallit f.355). dinjitet~i.m(+). Tërësia e vlerave morale të njeriut a të një grupi njerëzish, vetëdija a njeriut për këto vlera e për të drejtat e veta në shoqëri dhe nderimi për vetveten: Ehu!- bër me dorë unë nga mërzia dhe e ktheva vëmendjen te presidiumi, ku rrinte plot dinjitet e madhështi Cute Babulja ynë. (Arka e Djallit f.229). dinsëz/ë~a.f.sh.~a.~at(-). keq. Ajo që ka një karakter të lëkundur, e pamoralshme, e paturpshme, e pafytyrë, vajzë e pamoralshme: Titulli i "Mexhilisit" bërtiste: "Arnautët zullumqarë të femrave, dinsëzë, të pasajdisur dhe sojsëzë". (Arka e Djallit f.347). diplomaci~a.f(+). Veprimtaria që zhvillon një qeveri nëpërmjet organeve të caktuara për të vënë në jetë politikën e jashtme të shtetit të vet, përmb. organet dhe nëpunësit që merren me këtë veprimtari: Prandaj diplomacia jonë këshillon kujdes të madh, të jemi korrektë, të matur dhe thellësisht skrupulozë,... (Arka e Djallit f.166). djaloshar disfatist~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Ai që nuk ka besim në përfundimin me sukses të një lufte a të një pune të rëndësishme, që trembet nga vështirësitë dhe ngjall frikë e mosbesim edhe tek të tjerët:- Disfatist! Ne i dëgjojmë dhe kemi për t'i dëgjuar gjithnjë.. (Njerëz të krisur f.29). diskreditim~i.m.sh.~e.~et.(+). libr. Veprimi që të dallon nga të tjerët, që keqtrajtohet, që nuk është i barabartë me të tjerët, mohim i të drejtave që i takon dikujt, të humbasësh emrin që të takon, të humbasësh nderimin e besimin e të tjerëve: Ky është një diskreditim i plotë dhe tallje ndaj nesh. (Arka e Djallit f.225). diskutant~i.m.sh.~ë.~ët.(-). Ai që merr pjesë në një diskutim mbi një temë të caktuar, ai që diskuton rreth saj: Ti më mirë do të jesh me Zylon se sa me shokun Shemshedin, - tha Adila tek dëgjonim diskutantët. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.18). ditëzezë~mb(+). Fatzi, i palumtur(përd.edhe si em.) Ç'tha kjo ditëzezë! (Arka e Djallit f.66). diversant~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Agjent i posaçëm që dërgohet nga një shtet armik në një vend tjetër për qëllime sabotimi, spiunazhi etj.; ai që dërgohet diku për diversion: Ai mban diversantët me bukë. (Njerëz të krisur f.170). divizion~i.m.sh.~e.~et.(+). usht. Njësi ushtarake gjitharmëshe që përbëhet nga disa regjimente ose brigada: Edhe sikur ai të ndodhej në një divizion ushtarësh gërhitës,. (Arka e Djallit f.160). djaloshar~e.mb.(+). Që ka të bëjë me djaloshin, që është karakteristik për të riun; si prej djaloshi: Prandaj në fjalët e Agron Sahatçiut ai vuri re edhe një vrull naiv të një intelektuali djaloshar, që do të zbrazë të gjitha çka përnjëherësh. (Arka e Djallit f.272). 60

61 djallëzi djallëzi~a.f.sh.~.~të.(+). (përd.edhe si ndajf.) 1- Veprim i pabesë e tinëzak për të mashtruar a ngatërruar të tjerët, prapësi, dredhi. 2-Të qenët i djallëzuar, prirje për të mashtruar e për të bërë prapësi: Ne, që njëkohëshisht kemi pasur aq grindje, aq hile, aq djallëzi, aq hipokrizi, aq mynafikllëk, dhe aq mërira me njeri-tjetrin. (Arka e Djallit f.155). Gruaja që shiste, buzëqeshi me djallëzi, i mori paret dhe ia paketoi Cute Babules gjërat e turpshme. (Arka e Djallit f.405). Atëherë, hallall të qoftë çupa-tha ai dhe më shikoi me djallëzi nën ballë me sytë e tij të vegjël si dy kokrra kullumbri. (Njerëz të krisur f.307). djallëzor~e.mb(+). Që bëhet tinëz e në mënyrë të pabesë për të ngatërruar a për të mashtruar të tjerët, për t'ia arritur një qëllimi në rrugë jo të ndershme e të hapët; që ka synime të këqija e të errëta; që është karakteristik për një njeri të djallëzuar; që shpreh djallëzi; shumë i keq e i rrezikshëm: Ai vjen këtu dhe në mënyrë djallëzore mashtron gratë e botës. (Njerëz të krisur f.290). Atje do të ndjek nga afër veprimet djallëzore të Zef Ucit. (Njerëz të krisur f.152). Që është djallëzuar, që ka qëllime e synime të këqija dhe përpiqet t'i arrijë ato me djallëzi, dijekeq (përdoret edhe si em.): Ai ka vetëm kulturën e djallëzimit, që ti e quan me termin "edukim djallëzor". (Arka e Djallit f.38). djegqerres~i.m.sh.~.~it(+). vjet. Janar: Kini shumë apostrofa dhe fjalë të rralla lokale; sh ç'do të thotë "pagrat", "pakare", " kunjas", "hulumtim", ryzoj", "tërhuzun", zuç", "zymnej", zyqani", "djegqerres", "pofte"- tha mësuesja. (Njerëz të krisur f.159). dollapi dobiprurës~e~mb(+). Që sjell dobi, i dobishëm: Shëtitja natën dhe dushi i ftohtë, ose larja në lumë a në det, janë medikamenti më dobiprurës për nervat. (Arka e Djallit f.99). doemos~ndaj.(+). Këtu përdoret si : fj.ndërm. Natyrisht, pa dyshim, vetkuptohet: Doemos, nuk fjetëm menjëherë, pasi duhej të lanim hesapin me gjysmën e këndezit,.. (Arka e Djallit f.155). dogmatik~e.mb(+). Që trajtohet si dogmë, që shndërrohet në dogmë; që mbështetet në një dogmë të caktuar dhe që nuk zgjidhet në mënyrë krijuese; që i sheh gjërat si dogma, që bie në dogmatizëm:., sovjetikun azerbajxhanas e kapa për mjekre edhe për të plotësuar dëshirën time prej maniaku edhe për t'u justifikuar përpara këtij spiuni dogmatik,. (Arka e Djallit f.201). dogmatik~u.m.sh.~ë.~ët.(+). Ai që mendon e vepron sipas dogmave të caktuara, ai që bie në dogmatizëm: Por stepesha të kuvendoja me Cute Babulen për këto mendime që kishin lindur, pasi kisha frikë se mos i merrte si këshillime didaktike dhe mos më quante dogmatik dhe si njeri me filozofi të kufizuar dhe të thatë,... (Arka e Djallit f.160). Lëre këtë dogmatik të grijë! (Arka e Djallit f.318). dollap-i.m.sh.-ë,-ët(+). Orendi në formën e një arke të vendosur më këmbë, zakonisht me dy kanata, që shërben për të vënë brenda rroba, enë, ushqime etj: Farmak, jo kafe!- shfreu vjehrra dhe u ngrit, hapi dollapin dhe nxorri një letër. (Arka e Djallit f.39). djerr~i.m.sh.~e.~et.(+). Tokë e papunuar; arë që lihet pa u punuar për disa vjet (edhe si mb.): Do ta lënë djerrë! (Arka e Djallit f.257). 61

62 dolloma dolloma~ja.f.sh.~.~të.(+). Veshje e sipërme grash a burrash, zakonisht e gjatë deri nën gju ose pothuaj deri te kyçi i këmbëve dhe e hapur: Mua më vanë mendtë tek Aliu ynë i dashur dhe fillova ta përfytyroja të veshur me dollomanë e dervishit. (Njerëz të krisur f.36). Ajo nuk e harronte një ngjarje, kur Asllan beu, i veshur me një dolloma të gjatë që e quante pizhame, kishte hipur në kumbull... (Njerëz të krisur f.123). dorëshkrim~i.m.sh.~e.~et.(+). 1-Tekst i shkruar me dorë ose i daktilografuar. 2-Vepër e shkruar me dorë në kohë të hershme, përpara se të përdorej shtypshkronja: Nxjerr edhe një arkë hekuri të ndonjë kronikani që ka fshehur një dorëshkrim, a një libër të rrallë. (Arka e Djallit f.278). dorështrënguar~mb(+). Që kursen shumë, që s'të jep asgjë falas; koprrac, dorëngushtë :., me gjeneralë buzëqeshës më vrasës, me afaristë më dorështrënguar, me varfanjakë më llamburitës,. (Arka e Djallit f.195). dori~u.m.sh.~nj.~njtë.(+). Kalë me qime të kuqërreme: Asnjeri nuk donte të shkonte krushk në Përmet për të marrë nusen dhe Qenam bej Ormani e hipi dorinë, mori edhe një kalë tjetër me vete dhe u nis filli vetëm. (Njerëz të krisur f.106). dovlet~i.m.sh.~e.~et.(+). vjet. Shteti (në kohën e sundimit osman): Sonte hyn si bej, se paguan dovleti dhe hyqymeti turk! (Arka e Djallit f.180). Ah, o Bamkë, ne atëhere ishim të ngopur, se na mbante me të ngrëna e tè pira dovleti i Turqisë! (Arka e Djallit f.365). drask/ë~a.f (-+). fig. Këtu përdoret me kuptimin tru, mend: Jo, jo! Ai nuk ka një draskë në kokë!- tha Fatimja. (Arka e Djallit f.352). drojë varura si në kopshtet e Semiramidës, (Arka e Djallit f.312). dremit~jokal.~a.~ur.(+). Më vjen gjumë e fle pak duke ndenjur, kotem, marr një sy gjumë.fig. plogështohem, rri si i përgjumur: Por, kur po dremisja, Lulushja më tha që të ngjiteshim përsëri lart (Arka e Djallit f.84). dreqos-kal,a-ur(+). Na e djallose, na e prishe: Pusho moj, se na dreqose muhabetin! (Arka e Djallit f.17). dreqosur(i.e)~mb(+). Që është djallosur, është shkatërruar fare: Ah, o dervishë, çna bëtë e ç'na punuat!- thërriste ajo nëpër oborrin dhe kopishtin e dreqosur. (Arka e Djallit f.212). dridhm/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). kryes.sh.fig. Tronditje, shqetësim, frikë e madhe, tmerr: Me këta katër kapedanë, Turqinë, pas të shumëbujshmes betejë të Ak Hisarit, domethënë të Krujës, do ta zënë përsëri dridhmat! (Arka e Djallit f.143). dritëshkurtër~mb.(+). fig. Që e gjykon a e shikon cekët një çështje etj.; që nuk është i aftë të parashikojë zhvillimin e ngjarjeve a psojat e diçkaje: Vërtet u tregua dritëshkurtër. (Arka e Djallit f.457). drog/ë~a.f.sh.~a.~at(+). farm.lëndë kimike ose me prejardhje bimore etj. që përdoret për përgatitjen e barnave qetësues, gjumëdhënës, dehës etj: Ndërsa Forja kishte çakërritur sytë dhe kishte marrë pamjen e një njeriu me mendje të humbur nga ndonjë drogë apo morfinë. (Arka e Djallit f.165). droj/ë~a.f.(+). Druajtje, frikë: Hyni, i ardhur!- tha ajo pa pikë drojtjeje dhe pa lëvizur asnjë muskul të fytyrës. (Arka e Djallit f.81). dredhëz~a.f.sh.~a.~at.(+). bot. Dredhkë: Si zakonisht në sallonin e "Hiltonit" rreth e rreth me lule dredhëza të 62

63 dromcë dromc/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Copë e vogël a grimcë e diçkaje që thërrmohet; thërrime: Fjalë të rralla të tilla si hulumtime, dromca, palmuç, parzime, atbote duhen përdorur në poezi. (Njerëz të krisur f.161). dropullit~e.mb(+). Që lidhet me Dropullin ose me dropullitët, që është karakteristik për Dropullin ose për dropullitët, i Dropullit ose i dropullitëve; që është krijuar nga dropullitët: Këto valle janë nga pakicat kombëtare kaukaziane, siç janë vallet tona dropullite nga minoriteti grek-shpjegoi Cute Babulja. (Arka e Djallit f.340). druvar~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Ai që pret dru në pyll dhe i çan a i shkurton ato për zjarr: Ai i donte qentë, si çoban, megjithëse pat qenë druvar në fëmijëri. (Njerëz të krisur f.22). dua~ja.f. edhe duva(+). fet. Lutje, falje me fjalë të posaçme: Me lëvizjet dhe duvatë e tyre dervishët mund të na bënin magji dhe (Arka e Djallit f.196). duartrokitj/e~a.f.sh.~e.~et.(+). Përplasje e duarve për të shprehur miratim, për të përshëndetur dikë etj.: Duartrokitjet shpërthenin veçanërisht në sentencat koncize dhe në aforizmat e Cute Babules.(Arka e Djallit f.229). dyndje dublim~i.m.sh~e.~et.(+). libr. Ai që bën të njëjtën gjë për herë të dytë; kryen krahas me dikë një punë të njëjtë ose të ngjashme: Gjer kur do të vazhdonte dublimi ynë Zylo-Demkë? (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.176). dushman~i.m.sh.~ë.~ët(+). bised. Armik; pushtues: Ja sa ta mundim këtë dushman gjerman. (Njerëz të krisur f.92). duvak~u.m.sh.~ë.~ët.(+). etnogr. Vel i hollë që përdorej për të mbuluar fytyrën e nuses ditën e martesës: Ballkizi nusëronte në sofat me duvak të bardhë, e bukur nga më të bukurat. (Njerëz të krisur f.107). dyndj/e~a.f.sh.~e.~et.(+). hist. Shpërnguljet e fiseve gjermane, vandale, hune, sllave etj. në shekujt III-VII, që vërshuan në zotërimet e Perandorisë Romake:, kemi themeluar, përpunuar dhe zhvilluar këto zakone, duke i kthyer në ligje dhe kode morale për të betonuar qëndresën dhe ekzistencën tonë ndaj dyndjeve barbare dhe më vonë të invazioneve të makinës dhe makanizmës kolosale të shteteve moderne. (Arka e Djallit f.155). 63

64 dhelparak dhelparak~e.mb(+). Që bëhet me dredhi, që është plot dinakëri; që është karakteristik për një njeri dinak; dinak: Të kërkon një grua!- tha ai me një buzëqeshje dhelparake. (Njerëz të krisur f.291). Vështrimet e disave prej tyre më dukeshin dhelparake dhe sikur thoshin (Njerëz të krisur f.16). dhjam/ë~i.m.sh.~ëra.~ërat dhe dhjamë~t.as(+). Lëndë organike e butë, e lyrshme, e patretshme në ujë, që ndodhet në trupin e njeriut dhe të kafshëve:.., mbaji mend tri: epara, gjumi i mirë, e dyta, dhjamërat e pakta në gjak dhe e treta, tensioni normal i gjakut. (Arka e Djallit f.97). dhrahmi dhog/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). krahin.dërrasë: Ç'ishte ai djep? Një copë dhogë. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.211). dhrahmi~a.f.sh.~.~të (+). hist. Njësia monetare bazë e Greqisë (para vendosjes së euros) monedhë që ka këtë vlerë :.., tezja çëk-çëk shkoi hapi sëndukun apo, si i thonë, kasafortën dhe nga andej nxori pesëqind mijë dhrahmi. (Arka e Djallit f.378). 64

65 efendi efendi~u.m.sh.~lerë.~lerët.(+). hist. Titull nderi që i jepej një njeriu me shkollë në kohën e pushtimit osman, me kuptimin "zotëri": Fore efendi!-tha Cute Babulja. Me Fore efendinë! (Arka e Djallit f.182). eh~pasth.(+). Përdoret kur shprehim keqardhje, pendim, zemërim, kërcënim, habi, frikë etj.: Eh, ky i shuar Cute!... (Arka e Djallit f.79). eksploziv~e.mb(+). Që shpërthen, shumë e fuqishme, që plas, të bën thërrime, e fortë: Ndërsa Cute Babulja, që ishte një enciklopdi e vërtetë informacioni, veçnërisht në lëmin e njohurive intime, rrinte kokëmbështetur dhe ndrydhte zemërimin për të mos e lënë të pëlciste si granatë, pasi forca eksplozive e kësaj granate... (Arka e Djallit f.173). ekspoz/oj~kal~ova.~uar.(+). Vendos në ekspozitë vepra të arteve figurative, botime të ndryshme, gjedhe prodhimesh industriale, bujqësore etj. për t'i parë njerëzit: Por portretin e vajzës nuk do ta ekspozojmë. (Njerëz të krisur f.277). ekspozicion~i.m(-). Vendosje, vend: Ka vetëm një ekspozicion emfatik të shkapërderdhur, -tha. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.157). ekspozit/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Tërësia e veprave të arteve figurative, e botimeve të ndryshme, e gjedheve të prodhimeve industriale, bujqësore etj. të vendosura në një ndërtesë të veçantë ose në një vend të dukshëm, në mënyrë që të shihen nga njerëzit ; vendi (ndërtesa etj.) ku vendosen këto objekte: Jakovi i paraqiti jurisë së punimeve të ekspozitës bashkë me peizazhet dhe tablonë mbi Luftën e Mashkullorës, edhe portretin e Afërditës. (Njerëz të krisur f.277). ekstaz/ë~a.f(+). libr.gjendje shpirtërore shumë e gëzueshme e një njeriu që është shkëputur nga bota që e rrethon, dehje shpirtërore: U, sa na kishte marë malli, o Cute!-tha Lulushja në ekstazë. (Arka e Djallit f.143). ekzistencë ekstazës(i.e)~mb(+*). Që ka të bëjë më ekstazën, që është i dehur shpirtërisht: Semazeni kujtoi se Cute Babulja, duke hyrë në vallen e ekstazës, rriste mallin për Allahun. (Arka e Djallit f.204). ekstravagant~e.mb(-). Që ka të bëj me ekstravagancën, që është ndryshe nga normalja e diçkaje, që i thyen rregullat e përgjithshme të shoqërisë: Më erdhi në mendje një mendim ekstravagant: të takoja Balin dhe ta pyesja për atë (Njerëz të krisur f.212). ekuivok~e.mb(-). Që ka të bëjë me ngatërresën, e koklavitur: Nga sinjalizimet e mia për ta shpëtuar, Bamkën e kanë thirrur dhe e kanë paralajmëruar që të hiqte dorë nga ahengjet e shthurrura, nga veprimet e rrezikshme gati kryengritëse dhe nga bisedat plot ekuivoke politike të Cute Babules.(Arka e Djallit f.236). ekzaltim~i.m (-). Gëzim i shfrenuar, i pa masë, zakonisht shoqërohet me të bërtitura dhe të qeshura të forta, kënaqësi e madhe: Shkencëtarët përreth nesh qeshën me këtë ekzaltim të thënë në frengjisht nga Cute Babulja!(Arka e Djallit f.317). ekzemplar~i.m.sh~ë~ët (+). Secili nga sendet e njëllojta, që prodhohen zakonisht në sasi të madhe; kopje (kryesisht pë botimet). Mostër. Ai nuk donte ta takonte as këtë ekzemplar.(njerëz të krisur f.253). ekzistenc/ë~a.f(+) libr.qenia e dikujt a diçkaje:, kemi themeluar, përpunuar dhe zhvilluar këto zakone, duke i kthyer në ligje dhe kode morale për të betonuar qëndresën dhe ekzistencën tonë ndaj dyndjeve barbare dhe më vonë të invazioneve të makinës dhe makanizmës kolosale të shteteve moderne. (Arka e Djallit f.155). 65

66 ekzistencializëm ekzistencializ/ëm~mi.m(+). filoz.rrymë filozofike që e paraqit jetën si diçka të kotë e shterpe, që e merr njeriun të veçuar në një botë mënjanëse ose armike, i cili përgjigjet vetë për veprimet dhe për të ardhmen e vet, që e këput njeriun nga realiteti, nga shoqëria dhe e mbyll atë në vetvete, që ushqen pesimizmin dhe frikën e përjetshme para vdekjes etj.; let.art. drejtim në letërsi e në arte që mbështetet në këtë rrymë filozofike: Në shekullin e njëzetë ka lulëzuar surrealizmi, futurizmi, impresionizmi, ekzistencializmi, strukturalizmi. (Arka e Djallit f.279). elit/ë~a.f(+). përmb.libr.pjesa më e mirë e një klase, e një shtrese shoqërore etj.; pjesa më e zgjedhur e diçkaje: O Fore, më trego koordinatat se në ç'vend të qytetit bie pallati i tezes tënde, se do të shkojmë t'i bëjmë një vizitë kortizie, që ta kuptojë se me çfarë elite intelektuale ka të bëjë nipi i saj... (Arka e Djallit f.412). emancipim~i.m.(+). Çlirim nga varësia e dikujt a e diçkaje, e drejtë që i përket, zhvillim në të menduar, vepruar duke hedhur poshtë paragjykimet e duke u bërë pjesëtar i një shoqërie të përparuar: Emancipimi të ruhet, motra! (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.93). emancipuar(i.e)~mb(+). Që është emancipuar, që është zhvilluar, që ka ecur me kohën:, që ti do të më lejosh mua t'i udhëheq këto zonja fisnike dhe të emancipuara, (Arka e Djallit f.253). emfatik~e.mb.(-). fig.e përbashkët, të bashkosh situata, ndjenja, motive etj: Ka vetëm një ekspozicion emfatik të shkapërderdhur, -tha. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.157). epikurian enciklopedi~a.f.sh~.~të.(+). Vepër e madhe shkencore që përfshin njohuri për të gjitha fushat e jetës e të veprimtarisë ose për një fushë të veçantë, të sistemuara e të renditura në trajtën e një fjalori: Ndërsa Cute Babulja, që ishte një enciklopdi e vërtetë informacioni, veçanërisht në lëmin e njohurive intime, rrinte kokëmbështetur dhe ndrydhte zemërimin për të mos e lënë të pëlciste si granatë, pasi forca eksplozive e kësaj granate... (Arka e Djallit f.173). enigmatik~e.~mb.(+). Që ka enigëm, diçka e errët, që është shumë e vështirë për ta kuptuar a për ta shpjeguar, e errët :., kushedi me cilin flet ndonjë fjalë të pakontrolluar!- tha ai në mënyrë enigmatike. (Arka e Djallit f.150)...-foli Selman Thana në mënyrë enigmatike.(arka e Djallit f.433). entusiast~e.mb.(+). Që punon a vepron me shumë gëzim, dëshirë e kënaqësi, që e do me gjithë shpirt atë që bën, që është pushtuar nga entuziazmi; që karakterizohet nga entuziazmi; që shpreh entuziazëm, i zjarrtë: Adilës i vinte mirë të dëgjonte për të shoqin mendime entusiaste nga një grua aq simpatike dhe me kulturë. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.15). epigraf~i.m.sh.~e.~et.(+). let. Citat i shkurtër a një fjalë e urtë popullore, që një autor e vë në krye të veprës ose të një kapitulli, për të treguar idenë themelore: Për epigraf kam zgjedhur këto dy vargje:. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.67). epikurian~e.mb.(-). Që lidhet me filozofin e vjetër Epikur, që i përket Epikurit: Mos biem në filozofinë epikuriane? (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.42). 66

67 epikurianizëm epikurianiz/ëm~mi.m. Rrymë filozofike, e cila e ka marrë emrin nga filozofi Epikur. Sipas Epikurit filozofia ka në vend të parë funksionin terapeutik. Të mendosh si Epikuri: Të gëzosh jetën në konditat socialiste nuk është epikurianizëm. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.42). epilepsi~a.f(+). mjek. Sëmundje e rëndë nervore që shfaqet me kriza të papritura, gjatë të cilave njeriu humbet vetëdijen, përpëlitet e nxjerr shkumë nga goja; sëmundja e tokës, punëhera: Edhe unë s'e besoj, por lugati në fakt është sjellës i epilepsisë, o Fore! (Arka e Djallit f.429). epileptik~u.m.sh.~ë.~ët.(+). mjek. Ai që vuan nga epilepsia: Unë nuk e di që të jetë epileptik!- tha Forja me keqardhje. (Arka e Djallit f.429). epistolare~mb(-). libr.fig.madhështor, i denjë për një epope: Ai letrat i ka si gjini letrare epistolare, si thoni ju shkrimtarët, kur klasifikoni llojet e arteve, o Hyskë i dashur. (Arka e Djallit f.69). epror~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Ushtarak ose nëpunës që ka gradë,detyrë a përgjegjësi më të lartë se të tjerët dhe që ka të drejtë t'u japë urdhra atyre që punojnë nën drejtimin e tij: Unë, si përgjegjëse e shpërndarjes së librit, e njoh nirë, pasi e kam epror. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.18). erudicion~i.m(+). libr.dije të gjera e të thella në një fushë ose në disa fusha të shkencës, të kulturës e të jetës: Shqipëria po merr nam me kuadrot plot erudicion - tha Cute Babulja. (Arka e Djallit f.225). ese~ja.f.sh.~.~të.(+) let. Shkrim, zakonisht jo i gjatë, që trajton në mënyrë të përgjithshme e të lirë dhe jo të gjithanshme e shteruese çështje shoqërore, shkencore, letrare, kulturore etj.; sprovë:.., për veprat e të cilit japin provim nxënësit dhe studentët, për romanet dhe esetë e tij gjëmojnë gazetat, megafonët e radiove,... (Arka e Djallit f.218). estradë esenc/ë~a.f(+). fig.thelbi, qenësia: Ti e di, se nga gjithë fjalët që thuhen poshtë e përpjetë, në një moment të caktuar, merret një esencë, vihet baza teorike dhe pastaj. (Arka e Djallit f.259)... unë shoh në fytyrën tuaj të shkruara në një koncentrim prej esence të gjitha ato veti përmenda, unë shoh tek ju vetitë e Eskilit gjenial, (Arka e Djallit f.156). esëll~ndajf.(+). bised.edhe iron. Pa qenë i dehur ose pasi i ka dalë pija: Gjendeshin edhe të atilla femra që ia heqin narkozën e famës së purpurt gjeniut Sherif Abece dhe e bëjnë esëll!... (Arka e Djallit f.452). esfel~i.m(-). Lloj veshjeje, rroba: Po të mos të pëlqejnë rregullat tona, në esfel të vesh!"- kështu mund të mendonte komisari, po këtë mendim ai nuk mund ta shprehte kurrë. (Njerëz të krisur f.27). eskiz/e~ja.f.~e.~et.(-). Lloj shkrimi, afërsisht si ese : Do të lexoj disa nga ese-të, aforizmat dhe eskizet e mia të reja, Demkë. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.119). estetik~e.mb.(+). Që lidhet me ndjenjën e së bukurës; që i përket së bukurës; që lind a që ngjallet nga e bukura në art e në jetë; plot me shije, artistik, i bukur: Kurse Zylua merret me probleme të mëdha të edukimit estetik nëpërmjet artit dhe s'ndërhyn në vogëlsira. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.18). estrad/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Gjini e vogël e artit skenik me skeçe, parodi, këngë etj., shfaqje argëtuese e edukuese me këto pjesë,trupa që merret me këtë lloj arti: Thonë se berberi është personazhi komik më i përhapur në letërsi, në estradë, në teatër dhe madje edhe në opera si "Berberi i Seviljes" e ku ta di unë. (Arka e Djallit f.292). 67

68 eshkë eshk/ë~a.f.(+). E tharë e rrudhur : si çdo intelektual në çaste të ndera të lëvizjes politike, mori një pamje të përvuajtshme dhe do të thosha të pikëlluar, i vështroi gratë me keqardhje dhe i ndali gjatë sytë në fytyrën prej eshke të Zyber Shtufës, si një lypës në kulmin e mjerimit,...( Arka e Djallit f.252). Qymyr druri, zakonisht prej shqope, që e përdorin farkëtarët: U ngritën ca nga ata, vanë në orman dhe kërkuan gjithë zgërbonjat, gjersa gjetën eshkë për të mbushur dy thasë. (Dështaku f.95). esht/ër.~ra.f.sh.~ra.~rat.(+). vet.sh. Mbeturinat e skeletit të një njeriu të varrosur prej kohësh, kockat: Frashërllinjëve iu mbetën eshtrat në Turqi të djegura nga patriotizmi, kurse Cute Babules të mufatura nga e qeshura. (Arka e Djallit f.333). etyd/e~ja(-). muz.vepër muzikore, lloj kënge, me nota përkushtimi, që thur lavde ndaj diçkaje a dikujt: Mijëra e mijëra këngë, simfoni, sonata, etyde, opera, opereta, kantata oshëtijnë në pesë kontinentet. (Njerëz të krisur f.185). ethsh/ëm(i)~me(e)~mb.(+). fig.që të fut ethet, që ka dëshirë të zjarrtë për diçka; që synon në mënyrë të papërmbajtur për të bërë a për të arritur diçka; që ka etje për diçka: Më hyri edhe një frikë e ethshme për veten time,. (Arka e Djallit f.322). eufori~a.f.(+). mjek. Gjendje shpirtërore e sëmurë, kur njeriu pushtohet nga ndjenja të forta gëzimi, kënaqësie e lumturie, e cila shkaktohet nga ndonjë sëmundje nervore, nga veprimi i narkotikëve, i pijeve alkoolike etj: Me këtë veprimju më shtuat dyshimin për t'ju quatur të sëmurë nga euforia, nga dëshira për të dalë nga vetvetja,... (Arka e Djallit f.101). eukalipt~i.m.sh.~e.~et.(+). bot.dru gjithnjë i gjelbër, me trung të lartë e me gjethe të holla e të merme, nga të cilat nxirret një lloj vaji që përdoret në mjekësi e në industri:, ezaurimenti me një fytyrë të hollë e të verdhë, që kishte marrë me vete edhe çantën e madhe ngjyrë kafeje, të rrjepur si lëkurët e trungjeve të eukalipteve. (Arka e Djallit f.98). eunuk~u.m.sh~ë.~ët.(+). vjet. Burrë i tredhur që ruante gratë e haremit: Fore, do të pushosh, apo e thirra Mehmet beun dhe Zekir beun të të futin në një thes dhe të hedhin në Bosfor, siç hidhte sulltani ata eunukë që tradhtonin haremin. (Arka e Djallit f.322). euridit~i.m(-). Të udhëheqësh një fushë të caktuar, të jesh i pari, prijësi i dijeve në një fushe të caktuar,: Mungesa mendore e tij, se fizikisht ai ishte midis nesh, më la pa o parë rrethinat e Ibrik Tepesë, ku pati kaluar fëmijërinë eruditi F S.Noli, poeti dhe publicisti më i dashur imi. (Arka e Djalit f.172). evazive~e.mb(-). fig.që është evazive, që i përkët, të ç'rregullt e rrëmujshme, që i shmanget rregullave : Unë jam njeri i thjeshtë, papërgjegjësira nuk kam, por më duket se nuk venë punët mirë-tha ai në mënyrë evazive. (Njerëz të krisur f.176). Çdo njeri ka të drejtë të mendojë,- thashë unë në mënyrë evazive. (Njerëz të krisur f.203). evol/uon~jokal.~uoi.~uar.(+). libr.ndryshon e zhvillohet ngadalë e shkallë-shkallë, pëson evolucion: Por pikëpamjet e njeriut evoluojnë. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.168). ezaur/oj~kal~ova~uar(-). Me kuptimin i mbaruar, i mbyllur: Patoku që hëngrëm për mua quhet i ezauruar, i mbaruar, i shuar. (Arka e Djallit f.73). ezauriment~i.m(-) Mbarimi, fundi i diçkaje, lodhje e pa masë (zakonisht thuhet për nervat e dikujt ): Atëherë nevrologu i qytetit arriti në përfundimin se Servet Bleta kishte një ezauriment të theksuar nervor dhe e këshilloi të çlodhej, të mos shkonte disa ditë në punë, të shëtiste dhe mundësisht të shkonte për peshk.(njerëz të krisur f.339). 68

69 ëndë ënd/ë~a.f(+). Ëndje, kënaqësi: Vetë menyra se si m'u lut të rrija, vetë afrimi i saj me mua, më bënë të mendoja se asaj ia kish ënda të vonohej i shoqi. (Njerëz të krisur f.286). 69

70 fakiri fakir~i.m.sh.~ë.~ët.(+). bised. Njeri i varfër dhe i mjerë: A më njeh mua Cuten, moj fakire? (Arka e Djallit f.245). faltore~ja.f.sh.~e.~et.(+). fet. Ndërtesë e posaçme ku falen besimtarët: Këto monumente do t'i ktheja në faltore të shenjta,. (Arka e Djallit f.87). fam/ë~a.f(+). Emër që i del dikujt, të qenët shumë i njohur nga të gjithë: Po të hyje në këngë, edhe sikur të mos ishe shumë trim, apo shumë i zgjuar, fama rritej, pasi emri të kalonte gojë më gojë.. (Arka e Djallit f.221). famëmadh~e.mb(+). Që njihet për vetitë e mira që ka ose për veprat e mëdha që ka bërë, që ka famë të madhe: Ishte kritiku famëmadh, Mitro Karapataqi, më i shkurtri i gjithë kritikëve. (Arka e Djallit f.142). famëpërhapur-mb(-). Që njihen për vetitë e mira ose veprat e mëdha që kanë bërë, që janë të njohur kudo, që njihen për famën e madhe që kanë: sa të të bjerë në qafë ty dhe tezes tënde, të nderuarës Shefkije, që ka një kulturë me dimensione aq të mëdha, sa do t'ia kishin zili edhe rilindasit tanë famëpërhapur. (Arka e Djallit f.36). familjaritet~i.m.sh.~e.~et.(+). libr. Afri e madhe në marrëdhëniet me dikë, marrëdhënie të ngushta, miqësi e ngrohtë: Me femrat që pak të njohin, familjaritetet lëri mënjanë! (Njerëz të krisur f.263). familjariz/oj~kal~ova~uar~(+). libr.që është i afërt me dikë, që hyn në lidhje të ngushta me dikë, që miqësohën (përd.edhe si mb): Ishte Anthulla e veshur me fustanin ngjyrë portokalli, tani më e familjarizuar me Sherif Abecenë. (Arka e Djallit f.323). farmaceutikë fanatik~u.m.sh.~ë.~ët.(+). Ai që beson verbërisht në dogmën fetare dhe e mbron atë me këmbëngulje; ai që jeton e vepron sipas mendimeve e zakoneve prapanike dhe i mbron ato me ngulm: E sidomos i ati ishte një fanatik me patentë. (Njerëz të krisur f.306). fantashkenc/ë~a.(-). Zhanër letrar ku ndërthuret fantastikja me shkencën, e bukura me realen: Ajo nuk është letërsi, histori apo fantashkencë,- tha Maxhuni dhe nxori një letër tjetër përsëri të fotokopjuar, letër të gjatë dhe të hollësishme.(arka e Djallit f.109). fantazor~i.m.~ë~ësh(-). Njerëz që fantazojnë që, imagjinojnë gjëra të paqëna rreth dikujt apo diçkaje, njerëz të mbyllur (edhe si mb). Ndërsa kishte edhe grupe të vogla fantazorësh nga kategoria e pushtave që flisnin se Sherif Abeceja kishte zbritur në krahinën e tyre për shkakun e Anthullës, (Arka e Djallit.f.6). fap~onomat.(+). Zhurma që lëshon një send, aparat fotografik, televiziv, një stilolaps etj. kur shkrepet,shtypet:., rreth tij fap aparatet televizive, rreth tij gërr kalemët e stilolapsat e gazetarëve. (Arka e Djallit f.223). faqekuq~e.mb.(+). Që i ka faqet të kuqe nga shëndeti: Në stallë dy vajza faqekuqe, të veshura me përparëse (Arka e Djallit f.242). faqe/zi~zezë~mb.(+). Që bën të këqija e turpe, i pacipë, i poshtër:.., ku dergjeshin udhëtarët varfanjakë më të rraskapitur, ku fshiheshin grabitësit më të zhdërvjelltë, ku nuhatnin banditët më faqezinj, ku lëviznin gishtërinjtë kumarxhinjtë më hipnotizues, (Arka e Djallit f.194). farmaceutik/ë~a.f (-+) mjek.që ka të bëjë me farmacinë, që i përkasin farmacve, të farmacive (edhe si mb): Më të majtë, para daljes, ishin artikujt farmaceutikë. (Arka e Djallit f.404). 70

71 farmaku farmak-u.m.sh-qe-qet(+). bised.helm, e keqe, pa shije: Farmak, jo kafe!- shfreu vjehrra dhe u ngrit, hapi dollapin dhe nxorri një letër. (Arka e Djallit f.39). fashiku/ll~lli.m.sh.~j.~jt.(+). shtypshkr.pjesë libri a reviste që përbëhet nga disa fletë (katër, tetë, gjashtëmbëdhjetë) me palosje të përbashkët; secila nga pjesët e një vepre që botohet në disa libra të vegjël: Qënka një fashikull i tërë!-tha Sherif Abeceja, duke lexuar:.. (Arka e Djallit f.382). fatalsit~e.mb(+). Që mbështetet në fatalizëm; që përshkohet nga fryma e fatalizmit; që e lë veten krejtësisht në dorë të fatit: Kishte për të ndodhur dhe ndodhi!- thashë unë në mënyrë fataliste. (Arka e Djallit f.348). fatkeq~i.m(+). Ai që e ka fatin të keq, që ëshë për t'u mëshiruar: Jini të detyruar nga sjellja ime,por më falni, or vëllezër, dhe mos më merrni për tradhëtar, por merrmëni për fatkeq. (Arka e Djallit f.354). fatkeqësisht~ndajf.(+). Për fat të keq, mjerisht: Por, fatkeqësisht, në këtë botë nuk janë të rrallë rastet kur një njeri i papëlqyeshëm dhe i mërzitshëm të të dal shpesh para syve se sa një i shumëpritur dhe i shumëdëshiruar. (Arka e Djallit f.232). fejton~i.m.sh.~e.~et.(+). let.artikull që fshikullon me mjete artistike të metat e anët e dobëta në jetën e në veprimtarinë e njerëzve: Hyska merrej si një përkrahës i tyre dhe si një shkrimtar e gazetar, që e ka ndihmuar Bamkën të botojë fejtonet e tij me shpifje për fshatin dhe krahinën.( Arka e Djallit f.112). A nuk u botua fejtoni që tallte Zyber Shtufën? (Arka e Djallit f.255). fekond/oj~kal(+). mjek. Bashkimi i qelizës sekluale femërore me atë mashkullore, e cila krijon embrionin, qelizën e parë humane: Unë po fekondoj Anthullën!...(Arka e Djallit f.126). fërgoj feks~jokal.~a.~ur.(+). vet.veta III. Fillon të ndriçojë; shkëlqen, llapëtin, llamburit: Atë tani po e brente mërzia dhe si nëpër muzg po i fekste shkëndija e një dëshire për të shkuar për disa ditë në Tiranë. (Arka e Djallit f.375). Edhe qielli mezi fekste. (Njerëz të krisur f.334). feminist~e.mb(-). Që i përket feminizmit, që pëlqen, do dhe mbështet gratë: Marksisti Mitro Karapataqi braktis në shenjë proteste restorantin e Gallatës, ndërsa hrushoviani Bamkë Dynjaja solidarizohet me liberalin feminist Cute Babulja. (Arka e Djallit f.346). fenomen~i.m.sh~e.~et.(+). libr. Dukuri: Pas larjes nuk do ta ndjesh as të ftohtin, që është vetëm një fenomen atmosefrik dhe as patokun (Arka e Djallit f.73). fertele~ndajf.(+). Në shumë copa, copa-copa: Në veshët e mij fryente era e rreptisisë së shokut Zylo, ajo erë që i bënte fertele fletët e majme të familiaritetit. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.63). fest/e~ja.f.sh.~e~et.(+). Kësulë prej cohe të bardhë, që e mbajnë kryesisht burrat, takije:.., kundër meje Cute Babules, pasi Mitro Karapataqi e kishte, si i thonë fjalës, festën mbi sy.(arka e Djallit f.366)... -i tha një malësor me një festë të bardhë e me tirqe shumë të ngushtë. (Njerëz të krisur f.153). fërfërim/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Zhurmë e lehtë që dëgjohet kur diçka dridhet a valëvitet nga era, fëshfërimë: Për ata kjo nuk ishte një trokitje krahësh hardhish të shtyrë nga era, por fërfërimë fustanesh dhe trokitje hapash të dervishëve, (Arka e Djallit f.209). fërg/oj~kal~ova~uar.(+) Skuq, tiganis, vë mish, qepë, etj, në një tigan a në një tenxhereme yndyrë dhe e përziej derisa të skuqet, skuq: : Unë ta fërgova edhe ty vezën!...(arka e Djallit f.216).., gotat dhe pritëm sa të na fërgonte Lulushja të brendëshmet e patokut si për fillim të muhabetit. (Arka e Djallit f.51-52). 71

72 fërtele fërtele~ndaj(+). Copë-copë:., kur të rritesh mos i prano e mos i qas në oborr Maxhunin e Zyberin, por sa t'i shohës, t'i lëshohesh me brirë e t'i bësh fërtele siç i bëjnë fërtele demat Spanjës torerot e poshtër që zbaviten, duke u vënë thikën në zemër (Arka e Djallit f.88). Unë e bëra fërtele.(njerëz të krisur f.119). fërr~onomat.(-). U gris, zhurma që bën diçka po të griset: Gërr kalemi, fërr letra! (Arka e Djallit f.96). fidan~i.m.sh.~ë.~ët.(+). fig. Filiz, trup i ripërtërirë: Nga hark Cute Babulja u kthye në fidan përdredhës fare ngjitur me kërcimtaret, duke marrë erë me hundë në faqet dhe në gjokset e tyre të mermertë. (Arka e Djallit f.341). figir~a.f(-). Forma që formon tymi i cigares kur del nga goja, shllung tymi që shpërndahet në ajër, shenjat që lë pas: E shikoja tymin, që vërtitej duke formuar ca figira si shkronjat e alfabetit arab dhe rrija pa asnjë mendim në kokë. (Njerëz të krisur f.215). fiktiv~e.mb.(+). Jo e vërtetë, e shtirur, e pa merituar: Po ta filloj prapë dashurinë, ajo do të jetë fiktive. (Njerëz të krisur f.231). filan~i.m(+). pakuf. Përdoret në vend të dikujt a të diçkaje, që nuk duam t'ia themi emrin, me kuptimin "akëcili,akëcila, aksh" :., ndërsa Cute Babulja e zuri për menge dhe i tha të shkruante një deklaratë që u shit ky qëngj nga filani.(arka e Djallit f.420). filistin~e.mb.(+). Që ka horizont kulturor të ngushtë e botë shpirtërore të vogël dhe që sillet në mënyrë hipokrite, shpirtvogël e me dy faqe; mikroborgjez: Tërë jetën atëherë do të vuaja nga ndjenja e inferioritetit ose nga ndjenja e njeriut mesatar, e njeriut filistin.(njerëz të krisur f.195). finoke filiz~i.m.sh.~a.~at.(+). fig.trashëgimtar, që është i ri në moshë, i mitur, i njomë: Shpërblim të mirë morëm nga filizi që rritëm, grua! (Njerëz të krisur f.198).fig. I ri a re që ka të ardhmen përpara; diçka, së cilës i përket e ardhmja: Në këta shekuj herë lumi i kafshonte ormanit një copë tuli nga goja, duke lëshuar ushtrinë e tij prej mijëra filizash. (Dështaku f.94). filoshqiptar~i.m(-). Njeri, shtetas shqiptar që hiqet sikur është shtetas tjetër, grek: Kështu që një filoshqiptar gjen Cutja; një filoshqiptar zbulon Bamka,.. (Arka e Djallit f.355). fill~ndajf.(+). Menjëherë, pa u sjell andej e këtej, drejt: Fill pas tij iku dhe Kristos i përcjellë nga Cute Babulja.. (Arka e Djallit f.159). Fill pas largimit të tij Mitro Karapataqi psherëtiu: (Arka e Djallit f.225). fillikat-ndajf.(+). Pa familje, pa të afërm a farefis, pa njeri që ta ndihmojë, pa krahë pune,pa shokë,pa njeri aty pranë,në vetmi: Në fund të klubit, te dritarja e tretë, rrinte fillikat dhe i heshtur vetëm një njeri, përgjegjësi i muzeut (Arka e Djallit.f.10). Vetëm, pa asnjë njeri tjetër, fill: Anthulla këtë nuk e priste dhe për një çast mbeti e hutuar dhe fillikate në oborrin me kalldrën, se të dy pleqtë ishin futur brenda të mbledhur grusht nga turpi para zotit Sherif. (Arka e Djallit f.128). Po unë në Turqi nuk kam se çfarë të të bëj, se jam fillikat. (Arka e Djallit f.333). filloturk~u.m(-). Njeri, shtetas turk që hiqet sikur është shtetas tjetër, grek: Dihet që filloturk është Bamka. (Arka e Djallit f.334). finok/e-mb(+). I zgjuar, dinak (edhe si mb): kunatit tim, vëllait të Lulushes, njeriut më dinak e më finok që kamparë deri më sot. (Arka e Djallit f.38) 72

73 finok finok~u.m.sh.~ë.~ët.(+). bot.lloj maraqi i butë, me gjethet e poshtme të mbledhura si qepë, që hahen ose përdoren në mjekësi: Edhe me këtë finok të përbërë nga spinaqi do të zihem. (Arka e Djallit f.360). finok~u.m.sh~ë.~ët.(+). I zgjuar, dinak: Mesa dukej këtë kishte për t'i thënë Sherif Abeceja finokut Spiro Arhitrari.(Arka e Djallit f.361). fir/oj~jokal.~ova.~uar.(+). vet.veta III edhe fig.bised. Zhduket pa lënë gjurmë: Kjo do të thotë se Cutja paska firuar, duke ecur në majë të gishtave. (Arka e Djallit f.84). firar~i.m(-). Njeri i arratisur, që fshihet: dhe gati në të gjitha gjeja shënime dhe artikuj për ne të tre dhe herë-herë për Foren, të cilin e bënin të arratisur dhe e quanin "firar". (Arka e Djallit f.347). E trembur vjen e më thotë se miku na qenkësh bërë firar dhe paskësh ikur nga shtëpia. (Arka e Djallit f.84). fisnik~e.mb(+). Që ka veti të larta morale, bujar, që shpreh fisnikëri: Lulushja ime aq e dashur dhe fisnike, ia dha të qarit me kuje! (Arka e Djallit f.385). fisnikëri~a.f.(+). Të qenët fisënik, bujari, që ka vlera të larta morale: Ajo kishte besim në seriozitetin e tij dhe në fisnikërinë prej njeriu të madh. (Arka e Djallit f.220). fitimtar~e.mb(+). bised.fitues, që doli i fituar, që korri fitore pas përpjekjesh të mëdha në një punë të caktuar : Mirë, mirë! Ik tani!- e qetësoi Zyber Shtufa dhe Zihni Këpusha doli nga dera ashtu i imët dhe fitimtar. (Arka e Djallit f.309). fizionomi~a.f.(+). Tërësia e tipareve të fytyrës, shprehja e fytyrës; pamje, fytyrë: Por në kuzhinë gjaku hakmarrës i gjyshërve të mi më thirri që t'i jepja Kostës një grusht në fizionomi. (Njerëz të krisur f.269). flaktë fjalëshkëmbim~i.m.sh.~e.~et.(-). Dialog, bised midis dy a më shumë personash, fjalët që këmbenin me njeri-tjetrin: Shoku Zylo e ndoqi me vëmendje të madhe këtë fjalëshkëmbim. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.12). Unë kisha dëshirë të rrija në shoqërinë e tyre, të qeshja me ta, t'ua shijoja fjalëkëmbimet dhe të largohesha nga ajo detyrë. (Arka e Djallit f ).: Pas këtij fjalëkëmbimi pothuajse të heshtur, Sherif Abeceja u hodh përnjëherësh nga krevati si njeri i pushtuar nga paniku. (Arka e Djallit f.30). fjalëpërgjues-i.m (-). Që përgjon, mban vesh për të kuptuar nga biseda e tjetrit se çfarë janë duke thënë ata (edhe si mb): Këta janë përgjues fjalësh, ose më mirë fjalëpërgjues. (Arka e Djallit f.21). fjalos~jokal~a.~ur.(+). Fjalosem me dikë, edhe kal. flas, bisedoj: Sidoqoftë unë duhej të fjalosesha kokë më kokë me Cute Babulendhe t'i lutesha (Arka e Djallit f.160). flak~kal.~a.~ur.(+). Hedh tutje menjëherë e me forcë diçka, flakëroj: Ndërsa Cute Babules papritur iu ngritën qimet përpjetë dhe e flaku tej indiferenizmin që zakonisht vjen pas pjies. (Arka e Djallit f.97). Që të shpëtonte prej saj, ai e tundi dorën dhe e flaku. (Arka e Djallit f.115). flakëhedhës/e~ja.f.sh~.~et(+). usht. Që e asgjëson objektivin me flakë: Ndërkohë nga bodrumi, përmes dy dritareve të tij, shpërthyen dy gryka të zjarrta si dy armë të fuqishme flakëhedhëse. (Arka e Djallit f.440). flaktë (i.e)~mb(+). fig. Që është dhënë me mish e me shpirt pas diçkaje, shumë i vendosur e luftarak, që shpreh ndjenja të fuqishme, i zjarrtë: - tha Cute Babulja me një rrjedhshmëri të madhe mendimi dhe prandaj ateisti i flaktë Mitro Karapataqi u lëkund. (Arka e Djallit f.198). 73

74 flamë flam/ë~a.f(+). veter.1-sëmundje ngjitëse e bagëtive dhe e shpendëve, që shfaqet me njolla të zeza në turi ose në lafshë, me dobësi të theksuar 2- Emërtim për sëmundjet e rënda ose ngjitëse: Të hëngërt flama! (Arka e Djallit f.72). flamosur(i,e)-mb(+). Shumë i keq, i mallkuar; që e ka zënë flama; sëmundje e rëndë a diçka tjetër e keqe, e mallkuar: Si janë këto të flamosura, që s'na i thonë? (Arka e Djallit f.16). flamosur~a.f(+). Sëmundje e rëndë a diçka tjetër e keqe, e mallkuara: Edhe vapë s'është, por më jep siklet kjo e flamosur sëmundje!- (Arka e Djallit f.233). fletërrufe~ja.f.sh.~.~të.(+). Fletë e shkruar që vendoset në një vend të dukshëm, me anë të së cilës kritikohen hapur të metat e dobësitë në punë, goditen shfaqjet e huaja në jetën e përditshme ose vihen në dukje sukseset e arritura nga një kolektiv a nga një punonjës: Për këtë, tha ai, unë duhej të bëja një autokritikë me një fletërrufe, ku të thëm se e njoha gabimin dhe se do të heq dorë nga kjo jetë e papëlqyer dhe se do të largohem nga ty... (Njerëz të krisur f.207). fletork/ë~a.f(-). Fletore e vogël këtu edhe me kuptimin mospërf. Pa vlerë: Mund t'ju dërgojë ndonjë rrebesh si ky që shkuli pemët dhe të përlajë fletorkën, pas së cilës ju mbahi!...(arka e Djallit f.240). flit~i.m.sh.~e.~et.(+). Lloj ilaçi që shërben për zhdukjen, ngrodhjen e insekteve: Mos vallë e zhduku fliti, apo DDT-ja? (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.144). flokaç/e~ja.f.(-). Lloj mbulese që shërben për t'u mbuluar e bërë me fije të trasha e që shërben për të mbrojtur nga i ftohti, tip jorgani, por me fije të trasha: Vetëm Forja i shkretë u shtri i ftohur dhe i lodhur, follorinasi i mbështjellë me flokaçe dhe jorgan dhe ra në gjumë sa vuri kokën në jastëk. (Arka e Djallit f.74). flokëbojatisur~a.mb.(-). Që i kanë flokët e lyera, jo ngjyrën origjinale: Do të na shohin nesër këta mjekroshë dhe këto guguçe flokëbojatisura! (Arka e Djallit f.189). flori~ri.m(+). përd. mb. fig. I artë : Flori i paske fjalët!...(arka e Djallit f.250). fluturimthi~ndajf.(+). Shumë shpejt, menjëherë: Ky ishte një kujtim fluturimthi i Sherif Abecesë, duke e harruar për një çast Agron Sahatçinë. (Arka e Djallit f.287). fodull~e.mb(+). bised. Që mbahet më të madh, që krekoset e i shikon të tjerët me mospërfillje a me përçmim; mendjemadh (edhe si em.): Teufik Imamhyseni, ky budalla edhe në të njëjtën kohë fodull, nga që ishte i nipi Zyber Shtufës,.( Arka e Djallit f.267). Tahir Kapedani nuk i trembej, se ky ishte një mustaqelli fodull, që gjithë nuhatjen ia kishte tharë shkretëtira e mendjemadhësisë. (Arka e Djallit f.393). Por tezja e Hyskës është edhe fodulle, edhe ironike, edhe përçmuese e realitetit tonë. (Arka e Djallit f.37). folklorolog~u.m.(-). Specialist në fushën e folkloristikës. Që merret me folklorin, që di tërësinë e zakoneve, tërësinë e krijimeve artistike (gojore, muzikore etj): Ti, këtë të ashtuquajturin dëm blegtoral, e kthen në pasuri të madhe kombëtare, e kthen në këngë, në valle, në proverba, që edukojnë me qindra e mijëra njerëz-i thashë, duke bërë një monolog të gjatë patetik prej folklorologu. (Arka e Djallit f.46). follorinas~i.m(-) Përdoret për të identifikuar banorët e një zone, banorët e Follorinës quhen follorinas: Njeriu me mustaqe, që me sa dukej ishte me origjinë greke, i vështroi me përmallim follorinasit dhe hapi krahët,..(arka e Djallit f.165). 74

75 formaliteti formalitet~i.m.sh.~e.~et.(+). libr. Veprim i domosdoshëm sipas ligjeve e rregullave zyrtare, kur plotësojmë një dokument etj.; veprim zyrtar që duhet të ndiqet për të zgjidhur një çështje: Sa të bëheshin formalitetet në sportel, ku dhamë pasaportat,.(arka e Djallit f.181). formalisht~ndajf.(+). Nga ana formale; sa për formë, sa për sy e faqe: Megjithatë, ajo duhej ta bënte detyrën e saj, qoftë edhe formalisht. (Arka e Djallit f.407). fortes/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Kështjellë: Kjo është Ura e Gallatës, kurse ajo fortesa e lartë quhet Kulla e Gallatës, që e kanë ndërtuar gjenovezët në kohën kur Stambolli quhej Kostandinopolis. (Arka e Djallit f.179). fotoaparat~i.m.sh.~e.~et.(+). Aparat që shërben për të bërë fotografi: Rreth tij shkrap e shkrup blicat e fotoaparateve, rreth tij.. (Arka e Djallit f.223). fraksionist~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Ai që bën pjesë në një fraksion, ai që merret me veprimtari feaksioniste; përçarës: Njeriu është fraksionist i Partisë së Majmunëve. (Arka e Djallit f.329). frankofill~i.m(-). Ai që e njeh dhe e flet mirë frengjishten: Edhe Enver Hoxha që e di frëngjishten më mirë se ç'e di ti shqipen, qënkesh frankofill?...(arka e Djallit f.334). frashëlli~u.m.sh.~nj.~njtë.(-). Këtu përdoret për të thënë, për të specifikuar vëllezërit Frashëri: Frashërllinjëve iu mbetën eshtrat në Turqi të djegura nga patriotizmi, kurse Cute Babules të mufatura nga e qeshura. (Arka e Djallit f.333). futurizëm kanë kuptim tërësor, leksikë i veçantë : Dorëshkrimet dhe reliket e një të dënuari nuk janë objekte muzeumesh.- tha Sherif Abeceja me frazeologjinë zyrtare. (Arka e Djallit f.302). frazist~i.m.sh.~ë~ët.(-). Që janë të gojës, të llustrojnë me fjalë, thurin fjalë të bukura (edhe si mb):., me prostitucion më të lustruar, me perversion më elastik, me aventurizëm më të zhdërvjellët, me filozofë më frazistë,.( Arka e Djallit f.194). front~i.m.sh.~e.~et.(+). usht.brez i veprimeve luftarake të trupave dhe mjeteve, që qëndrojnë ballë për ballë me armikun, vija e përparuar ku janë vendosur këto forca në dallim nga prapavija: Ky ishte një vrapim i çuditshëm, vrapim me kurriz të përkulur si llogore përpara frontit armik. (Arka e Djallit f.253). furri/k~ku.m.sh.~qe.~qet.(+). Gropëz me kashtë ose me bar, ku shpendë shtëpiake bëjnë vezët dhe çelin të vegjlit: Kakarit në furrikun tim dhe vezën e bën në furrikun e shokut Q-tha ai po me atë ton të nderë dialogu. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.147). futuriz/ëm~mi.m(+). let.art..lëvizje kryesisht letrare e dhjetëvjeçarëve të parë të shekullit XX në disa vende të Evropës (Itali, Rusi etj.), e vetëshpallur si "arti i së ardhmes", e cila braktisi traditën shoqërore e kulturore, për të pasqyruar në vend të saj jetën moderne-botën e teknikës "si lëvizje, si dinamikë", duke synuar krijimin e një "stili të ri" përmes mjeteve të shprehjes; drejtim në letërsi e në arte që mbështetet në këtë rrymë filozofike: Në shekullin e njëzetë ka lulëzuar surrealizmi, futurizmi, impresionizmi, ekzistencializmi, strukturalizmi.(arka e Djallit f.279). frazeologji~a.f.sh.~.~të.(+). gjuh. Tërësia e togjeve a e shprehjeve të qëndrueshme të një gjuhe, të cilat janë të pandashme nga ana leksikore, 75

76 fyçkë fyçk/ë~a.f(+). keq. Bosh nga mendja, budallaqe: Fyçkë!-thirri Sherif Abeceja dhe Anthulla e kuptoi se padashur po zbulonte vetveten, duke treguar se kishte fjetur në dhomë me të. (Arka e Djallit f.443). fytyrëhequr~mb.(+). Që është i dobët në fytyrë, i hequr (edhe si em): Bile ai fytyrëhequri i hodhi një vështrim shumë të rreptë dhe nuk pranoi ta çukiste gotën me gruan e kryetarit, e cila u tregua aq trime me shokun Zylo. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.96). fytyrëmbuluar fytyrëkërmill~mb(-). keq.që e ka fytyrën si kërmill, që e ka fytyrën e vogël: Ç'e ke këtë Maxhun kaq fytyrëkërmill, moj Lulushe! (Arka e Djallit f.77). fytyrëmbuluar~mb (-). Me turp, me drojtje për diçka: Mehmet beu ktheu kryet nga Cute Babulja fytyrëmbuluar. (Arka e Djallit f.191). 76

77 gafil gafil~ndajf.(+). bised. Në gjendje të papërgatitur ose të shkujdesur, kur nuk e ka mendjen aty, në befasi: Unë e di se ç'shkruan, pasi njëherë e zura gafil, duke shënuar në letër dhe ai ma dha ta lexoja dhe m'u lut t'ja korrigjoja.(njerëz të krisur f.177). gajas~je.f.(+*). Lodhje e madhe, kapitje, mekje nga e qeshura ose nga të qarët: Kjo ishte më tepër një gajasje. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.144). gajas~kal,~a.`ur.(+). E bëj që të meket nga të qeshurit ose nga të qarët dikë: Plaka u gajas së qeshuri: (Arka e Djallit f.49). Për një mender, Të dhj një orë dore elektronike!-shfryu Forja, ndërsa ustai i tij, Cute Babulja, u gajas së qeshuri. (Arka e Djallit f.152). gajasj/e~a.f.(+*). bised.e qeshur e madhe për diçka a për dike : - tha Cute Babulja dhe auditori përfundoi në gajasje, kurse Xhibilet Xhibiletovi u hutua (Arka e Djallit f.228). gajd/e~ja.f.sh.~e.~et.(+). muz.vegël frymore popullore, e përbërë nga një kacek lëkure, qe mbushet me frymë dhe nga dy pipëza druri, prej të cilave e poshtmja ka disa vrima si fyelli: Ngadalë, mos u fry si gajde, se mund të pëlcasësh!(njerëz të krisur f.12). gal/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). zool.stërqokë, korb: Ti je me pizhame gjysmë të djegura si ata karabushët që vendosim në misër për të trembur galat. (Arka e Djallit f.444). gallof~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Mashkulli i galës: Aq sa në degët e lisave dhe pishave kanë mbetur akoma kockat e grekërve, se i morën galat dhe galloftë për t'i ngrënë nëpër drurët e pyllit (Njerëz të krisur f.80). 2.fig.shar. Njeri me trup të madh, jo të shkathët e të pahijshëm; guhak: Pse habiti si gallofë!-tha Havaja.(Dështaku f.240). gëlltit gavern/ë~a.f(-). fig.gjë e keqe, sëmundje, blozë, Atëherë gjoksi i këtyre kodrava, i këtyre nuseve do të bëhet tuberkuloz dhe do të mbushet me gaverna. (Dështaku f.215). gaz~i.m.sh.~e.~et.(+). Gëzim, gjendje e gëzueshme, të qeshura të forta që shprehin gëzimin,e qeshur: Pas kësaj kënge, nuk e di pse mua dhe Lulushes na hipi një e qeshur e madhe dhe bashkë me ne ia dha gazit edhe Cute Babulja, ky burrë i rrallë dhe mëmëdhetar nga të paktët. (Arka e Djallit f.77). gazmor~e.mb.(+). Që të gëzon, i gëzueshëm, i gëzuar: Këtij ambienti të zymtë i jepnin pak dritë, pak humor, pak gëzim, pak ndjenja gazmore. (Arka e Djallit f.237). gdhi/j~kal.~va.~rë(+). 1-Këtu përdoret me kuptimin të zgjohet pa rënë mirë drita 2-Kaloj natën pa gjumë derisa zbaedhet drita, 3-pavet. Gdhihet,pa rënë mirë drita: Ai tha se kishte një punë që herët në mëngjes dhe se duhej të gdhihej i freskët dhe i nginjur me gjumë. (Arka e Djallit f.59). gëk~onomat.(+). bised. Nuk foli fare, nuk e hapi fare gojën: Mito Karapataqi s'bëri gëk. (Arka e Djallit f.157). gëlltit (gëlltis)~kal~a.~ur.(+). Përcjell nga goja për në stomak (një ushqim a diçka tjetër):.., të të shohë e ta shohësh si e thyen bukën, si e përtyp, si e gëlltit!...(arka e Djallit f.217). 2. fig.bised. Duroj pa u ndier e pa kundërshtuar (një fyerje, një turp etj.); mbaj përbrenda dhe nuk e lë të shfaqet (një ndjenjë, një mendim); kapërdij: Ajo i dëgjonte këto komente, i gëlltiste bashkë me pështymën e qiellzës së poshtëme dhe shikonte nga deti i kaltër, andej nga lëkundej një vapor i bardhë. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.192). 77

78 gërhas gërh/as~jokal~ita.~itur.(+). Nxjerr nga gryka gjatë frymëmarrjes në gjumë një zhurmë të mbytur e dridhëse: Por Cute Babulja u shtri në minder, e vuri kokën mbi krah dhe aty për aty mbylli sytë dhe filloi të gërhasë. (Arka e Djallit f.146). gërhitje~a.f.sh.~e.~et.(+). Zhyrmë e mbytur e dridhëse që nxjerr njeriu e disa kafshë kur gërhasin, gërhimë: Gërhitja e Cute Babules krijonte në dhomë një gjendje të përgjumur. (Arka e Djallit f.146). gërmuq~ndajf.(+). Me trup të kërrusur, gërmuqas: Plaku shkonte përpara gërmuq, kockë e lëkurë. (Njerëz të krisur f.308). gërmuq~e.mb(+). bised. Që e ka trupin të kërrusur (nga pleqëria, nga puna e rëndë a nga ndonjë sëmundje), i përkulur; kurrizdalë, gungaç: Unë i ktheva kurrizin kishës, plakut gërmuq, priftit me zgavra të kalbura,. (Njerëz të krisur f.309). gërr~onomat.(+). Bëri zhurmë: Gërr kalemi, fërr letra! (Arka e Djallit f.96). gërxho~ja.m.sh.~.~t.(+). shar. Njeri i pagdhendur; matuf, plak: O pika gërxhos! (Njerëz të krisur f.104). gllënjk/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Sasi e lëngut që pihet me një të gëlltitur:.., duke e detyruar grekun të hante pjesë këndëzi dhe të pinte gllënjka rakie njëzet gradëshe. (Arka e Djallit f.156). gogësi/j~jokal~va.~rë.(+). Më hapet goja dhe marr frymë thellë pasi kam ngrën shumë, kur jam i lodhur etj.:.., ndërsa Cute Babulja gogësinte nga qumështi që kishte pirë. (Arka e Djallit f.243). gojëartë~mb(-). poet. Që flet shumë bukur e thotë gjëra me vlerë: Nuk mund të këndonte mëmëdhetari gojëartë kështu: (Arka e Djallit f.247). grackë gojëhapët~ndajf.(+). 1-fig. Në gjendje të tillë kur jemi të çuditur 2-Me gojë të hapur, pa fjalë: Të ngritur do ta bëj, po s'e di nësedo t'i lë gojëhapët!- iu përgjigja Lulushes. (Arka e Djallit f.139). gomaric/ë~a.f.sh.~a.~at.(-+). fig. thjeshtligj., shar. Grua a vajzë e trashë nga mendja, budallaqe, hajvane: Po kjo gomaricë! (Arka e Djallit f.298). goric/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). bot. Lloj dardhe e egër, që i ka degët me gjemba dhe që bën kokrra të vogla e të forta, kokrrat e kësaj peme: Spiro Arhitrari erdhi dhe u zvogëlua sa një goricë. (Arka e Djallit f.268). bot. Dardhë e egër me degë të shkurtra e me gjemba,që bën kokrra të vogla e të forta, të cilat zbuten e ëmbëltohen kur piqen ose kur rrinë në kashtë; fryti i kësaj peme: U nisa nëpër dëborë dhe e gjeta në kodrën mbi rrugë të mbështetur pas një gorice. (Njerëz të krisur f.89). gosti-a.f.sh-të(+). Drekë a darkë e pasur, që shtrohet në raste gëzimi për miq a të ftuar të tjerë:.., Cute Babulen dhe i kishte ndodhur që me të të merrte pjesë në disa darka, ndonëse nuk i kishte qejf gostitë. (Arka e Djallit f.33). gozhd/oj~kal~ova~uar(+). fig. Detyroj dikë të qëndrojë në një vend pa lëvizur, pa bërë asnjë punë etj., e mbërthej në vend, pengoj veprimin a veprimtarinë e dikujt, punën e diçkaje etj.:.., që luajti rolin e atij që e bëri të qeshë atë plakun e sëmurë të gozhduar në shtrat. (Arka e Djallit f.248). grabitj/e~a.f.sh.~e.~et.(+). Rrëmbim, vjedh:.., mendova të mos e lija vetëm sënduqkën e Bamkës nga frika e ndonjë grabitjeje!-. (Arka e Djallit f.265). grack/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). fig. Kurth:., se kishim kujtime të hidhura, veçanërisht Forja, që ishte zënë në grackë nga grekërit në WC. (Arka e Djallit f.426). 78

79 grafomani grafoman-i-ët m(-). keq. Shar. Njeri që shkruan, shkrimtarë, dikush që shkruan : Ky vanitoz kujton se bota jeton me letërsinë, se mendjen të gjithë e kanë në ato letrushkat që shkruajnë grafomanët, mendoi djali i ri, që rrinte në tryezën pranë dritares, duke e ndjekur me sy daljen e Sherif Abecesë. (Arka e Djallit f.11 ). gramafon~i.m.sh.~a.~at.(+). Aparat për riprodhimin e muzikës a të tingujve me disqe: Qetësi të tilla mua më trishtojnë dhe mendova të vë një disk në radio-gramafon, për t'i dhënë dhomës një atmosferë tjetër. (Njerëz të krisur f.299). grazhd~i.m.sh.~e.~et.(+). Vend i veçantë, i rrethuar me gardh etj.,brenda në një stallë ose pranë saj, ku u hidhet bari a kashta kuajve, mushkave etj. dhe gjedhit; stallë: Hajde tani ndërto ca plevica të shëmtuara nëpër baltë e shi, kur çdo shtëpi në fshat ka një ahur, ka një grazhd! (Dështaku f.99). greçk/ë~a.f(-). përk.grekja, vajzë greke: E zumë për qafe tezen dhe dolëm të përcjellë deri te porta nga greçka e hijshme, guvernandka e plakës korçare. (Arka e Djallit f.416). gremisj/e~a.f.sh.~e.~et.(+). fig.bised. Rrëzimi nga vend i lartë, rënie nga diçka: Në këto çaste të një rënieje apo më mirë gremisjeje shpirtërore në kafene hynë tre djem. (Arka e Djallit f.365). grer/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). zool.grerëz: Cute Babules i rrodhi një buzëqeshje e ëmbël nga të dy cepat e buzëve, aq e ëmbël sa mund t'i mblidheshin gjithë grerat e Selanikut. (Arka e Djallit f.403). Edhe Marika tani, po të jetonte me Xhelon, do të gatuante pranë sobës me përparësen e trëndafiltë të lidhur në mesin e saj të hollë si të një grere. (Dështaku f.191). grusht grifsh/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). fig.shar. Grua llafazane e grindavece, që çirret e bërtet kur flet: Ç'ishte ai gabim i rëndë që bëmë, duke ia lënë ta lexonte dëfterin një grifshe fare të rrjedhur? (Arka e Djallit f.128). grindavec~i.m(+). Që grindet vazhdimisht, që shkakton grindje:., por nuk më duhej i tillë, i shndërruar në një grindavec vulgar,.. (Arka e Djallit f.175). gropkëz~a.f(+). bised. Gropë e vogël që disa njerëzve u bëhet në faqe ose në mjekërr, zakonisht kur qeshin ose kur flasin: Por ky ishte një përfytyrim i deformuar, meqë vinte nga gjendja shpirtërore e tij, pasi në të vërtetë ai ishte një burrë i moshuar tepër i këndshëm, me një zbehtësi aristokratike në fytyrë, me tipare të rregulllta, me një gropkëz fare të vogël në mjekër,... (Arka e Djallit f.287). grosh~i.m.sh.~ë.~ët.(+). hist. Monedhë turke, që përdorej edhe në vendin tonë, me vlerë dyzet para ose sa një e njëqindta e lirës turke:., duke na lënë pas kujtime shumë të vyera, para të cilave nuk ia vlen asnjë grosh as patoku dhe as ndonjë qënie më e rëndësishme se kjo shpezë gjysmëtokësore, gjysmëujore... (Arka e Djallit f.104). grotesk~e.~mb(+). let.art. Që ka të bëjë me groteskun, që është krijuar me mënyrat e groteskut: Grindjes iu dhanë kuptime groteske. (Arka e Djallit f.166). grusht~ndajf.(+). Kruspull, lëmsh, një dorë: Anthulla këtë nuk e priste dhe për një çast mbeti e hutuar dhe fillikate në oborrin me kalldrën, se të dy pleqtë ishin futur brenda të mbledhur grusht nga turpi para zotit Sherif.( Arka e Djallit f.128) gri/j~kal.~va.~rë.(+). fig.bised.keq. Flas shumë dhe pa përgjegjësi, llap, thotë gjepura, flet kot: Paske qejf të grish! A ç'na çan kokën! (Arka e Djallit f.146). 79

80 gudulis gudulis~kal,~a.~ur.(+). Prek dikë lehtë në disa vende shumë të ndjeshme të trupit dhe e bëj të qeshë pa u përmbajtur, e ngacmon lehtë: Pluhuri ngrihet e të gudulis kështu nën hundë.- tha ai dhe ia gudulisi majën e hundës me gisht. (Arka e Djallit f.49). Ndoshta e zgjoi, duke e gudulisur, era e Turqisë, pasi.( Arka e Djallit f.163). guguç/e~ja.f.sh.~e.~et.(+). fig. përk. poet. Pëllumbeshë: Do të na shohin nesër këta mjekroshë dhe këto guguçe flokëbojatisura! (Arka e Djallit f.189). Qyqja makar guguçja!- tha shoku Zylo. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.98). guhak~u.m.sh.~ë.~ët(+). fig. Këtu përdoret si mbiemër njeri i hutuar dhe i pavëmendshëm, njeri i trashë nga mendja:, pasi ti jo vetëm që e njeh folklorin më mirë se disa akademikë guhakë, por e zotëron edhe turqishten. (Arka e Djallit f.62). guhatj/e~a.f.sh.~e.~et.(+). Zëri që nxjerr njeriu a kafsha kur guhat: Ndjeu një lëvizje të lehtë në krevat dhe fill pas kësaj dy guhatje: haaaak-haaaak! (Arka e Djallit f.211). gulç/oj~jokal.~ova.~uar.(+). Marr frymë shpesh dhe me vështirësi nga lodhja, nga vapa, nga një sëmundje, etj.; rënkoj thellë e qaj me të mbytura; nxjerr gulçima, shfryj:., do të jetë një shtrëngim, shtrydhje, cëmbithje dhe kafshim...- gulçoi Sherif Abeceja. (Arka e Djallit f.409). gumëzhit~jokal.~i.~ur.(+). Gumëzhin, që buçet në vesh,: Rreth e rrotull oborrit vuri re lule të kuqe e të verdha dhe anës tyre koshere bletësh që gumëzhinin. (Arka e Djallit.f 81). gun/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Veshje e trashë, e bërë zakonisht me lesh dhie, si një pelerinë e gjatë deri nën gjunjë, pa mëngë e me kapuç, të cilën e mbajmë zakonisht barinjtë: guvernandkë Dervishët, të drejtuar nga semazeni, i pari i Semasë, i veshur me mantel të gjatë, që i shembëllente një gune në ngjyrën e kafes së errët,. (Arka e Djallit f.202). Njeri ecte me duar pas dhe lëkundte supet sikur të kishte veshur ndonjë gunë. (Arka e Djallit f.365). gung/ë~a.f(+). Këtu përd.si mb. Që ka lëvozhgë të fortë e që nuk i dalin lehtë thelpinjtë:.., qoshes dhe vuri re një vrimë aq të vogël sa edhe një arrë gungë nuk mund të futej. (Arka e Djallit f.210). guralec~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Gur i vogël, zakonisht i rrumbullakët dhe i lëmuar; gur zalli: Fjalët shtynin shoqja-shoqen dhe duke u shtyrë zhurmonin si guralecët e zallit të lumit. (Arka e Djallitt f.243). gurgull/oj-jokal(+). Del ose rrjedh me një zhurmë të veçantë e të pandërprerë, këtu përdoret në kuptimin figzien, vlon: Ndërsa plakës i rridhte dhe i gurgollote zëri. (Arka e Djallit f.31.) Në grykët gurgulloi konjaku. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.251). gurgullues~e.mb(+). E zhurmshme, që gugullon., Cute Babules i ktheheshin në mendime për fushat, arat, burimet, livadhet, shpatet e maleve dhe lumenjtë gurgullues.(arka e Djallit f.426). gurthyes~i.m.sh.~.~it.(+_). Punëtori që thyen gurët e mëdhenj në copa më të vogla; punëtori që thyen gurë; punëtori që bën çakëll: Në atë pyll piu dhjetra kilogram duhan,pastaj shkoi si gurthyes në një gurore të largët, që përgatiste gurë për çakëllet e rrugëve.(njerëz të krisur f.172). guvern~a.f(-). Vjen nga italishtja guverno (qeveris) këtu Shteti, qeveria: Paguan guverna turke e Stambollit (Arka e Djallit f.184). guvernandk/ë~a.f(-) Shërbëtore, ajo që administron punët e shtëpisë nëpër familjet e pasura: Forja shtypi butonin e një zileje dhe sakaq erdhi një vajzë, me sa duket guvernandka greke e teze Poliksenit. (Arka e Djallit f.414). 80

81 gjakderdhës gjakderdhës~e.mb(+). 1-I përgjakshëm. 2-Që ka bërë një a disa vrasje, gjakatar, ku derdhet shumë gjakë: Ah, ç'mëkat u bë që humbëm hanet, ku tregoheshin ngjarjet më të mahnitshme, ku lindnin anektodat dhe fjalët e urta më të papritura dhe më ngacmuese, ku hidheshin çingitë më lozonjare, ku bëheshin rrahjet dhe hundëthyerjet më gjakderdhëse,... (Arka e Djallit f.194). gjakftohtë~mb.(+). Që nuk nxehet menjëherë a nuk rrëmbehet, që e përmban veten, që është i matur dhe i qetë në veprime e në sjellje; i përmbajtur, që bëhet në mënyrë të matur; i qetë e plot durim: Ky qëndrim i Maxhunit e nervozonte përbrenda Sherif Abecenë, megjithëse përpiqej të përmbahej dhe të tregohej sa më gjakftohtë. (Arka e Djallit f.234). gjalm/ë~i.f.sh.~a.~at.(+). Fill trashë, që bëhet zakonisht prej disa fijesh leshi të dredhura ose rrip i hollë prej lëkure, që përdoret për të lidhur diçka ; lidhëse: Trastën e librave, e kisha hedhur në qafë dhe me opingat e lidhura me gjalmë leshi çaja dëborën që kërciste si kripë e thatë. (Njerëz të krisur f.348). gjallni~a.f(+). Veprimtari e dendur, e gjallë; lëvizje e pandërprerë e njerëzve; jetë: Kur zemra nis me marrë sërish gjallni. (Njerëz të krisur f.162). gjatovin~i.m(-). përk. Që ka trup të gjatë; që vjen i gjatë (edhe si mb.): Po ç'të dali, more gjatovinë, apo t'u vish rrotull fustaneve, siç i vjen asaj zuskës së Çomagave?- shau plaka (Dështaku f.24). gjeneral~e.mb(+*). fig. Që është gjeneral, i përgjithshëm:., që po të flisnim me stilin e retorikës së lartë, do ta quanim mohim gjeneral. (Arka e Djallit f.362). gjepura Natyra nuk i do parazitët që nuk prodhojnë gjenerata. (Arka e Djallit f.126). gjeni~u.m.sh.~.~të.(+). Njeri që ka fuqi dhe mprehtësi të jashtëzakonshme mendore, që ka aftësi krijuese të jashtëzakonshme dhe talent shumë të madh: Ah, moj Lulushe, gjeniu i dyshimit! (Arka e Djallit f.144). gjenial~e~mb.(+). Që ka fuqinë e mprehtësinë mendore dhe aftësinë krijuese të gjeniut, që është gjeni, që është krijuar nga një gjeni, që ka cilësitë e krijimeve të një gjeniu:., unë shoh në fytyrën tuaj të shkruara në një koncentrim prej esence të gjitha ato veti përmenda, unë shoh tek ju vetitë e Eskilit gjenial, (Arka e Djllit f.156)., asaj kjo iu duk si një nga çudirat e jetës intime të shkrimtarëve gjenialë. (Arka e Djallit f.452). gjenovez~e.mb(-). Që është nga Gjenova, që ka lidhje me të, i saj: Në fund të kësaj fraze për mjeshtrin gjenovez, Sherif Abeceja ia dha të qeshurit me zë të lartë. (Arka e Djallit f.338). gjenovez~i.m.sh.~ë.~ët. (-). Përdoret për të identifikuar origjinën, prejardhjen e dikujt, populli i Gjenevës quhej i tillë: Kjo është Ura e Gallatës, kurse ajo fortesa e lartë quhet Kulla e Gallatës, që e kanë ndërtuar gjenovezët në kohën kur Stambolli quhej Kostandinopolis. (Arka e Djallit f.179). gjepur~a.f.kryes.sh.~a.~at.(+). bised. Fjalë boshe, pa kuptim ose pa vlerë, dokrra, pallavra, gënjeshtër e trashë: Se hedh ndonjë fjalë Zyber Shtufa, a mërmërit ndonjë gjepur Spiro Arhitrari, kjo s'do të thotë që zjen fshati. (Arka e Djallit f.136). Kurse këta, mendoi ai, më flasin për dervishë e gjepura të tjera! (Arka e Djallit f.216). gjenerat~a.f(-). Brez i ri, pasardhës, trashëgimtar: Natyra hakmerret ndaj tyre, pasi nuk pjellin dhe i mban si parazitë në kurrizin e saj. 81

82 gjerdani gjerdan~i.m.sh~ë.~ët.(+). Rrip për të mbajtur fishekët, që shtrëngohet pas mesit ose tërthor pas gjoksit: Ata ishin të veshur si ne, të parruar si ne, të armatosur si ne, veçse nuk kishin të gjithë gjerdanë me fishekë dhe kobure.(njerëz të krisur f.16). gjest~i.m.sh.~e.~et.(+). fig. Sjellje ose veprim, bëmë: Apo Cute Babulja këtë gjest fisnik e bëri për hir të forcimit të miqësisë tradicionale shqiptaroturke pa pyetur autoritet shqiptare? (Arka e Djallit f.222). gjetiu~ndajf.(+). Në një vend tjetër a në diçka tjetër, tjetërkund: Habia jonë, vazhdonte artikulli, për hyrjen e marksist-leninistit Cute Babulja në vallen e dervishëve, është gjetiu (Arka e Djallit f.222). Synimi i tij ka qenë gjetiu. (Arka e Djallit f.288). Atëherë unë nuk do t'ju gënjeja dhe do t'ju drejtoja gjetiu, në ndonjë pistë vallzimi, apo në qytet. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.224). gjetkë~ndajf.(+). Gjetiu, në një vend tjetër a në diçka tjetër; tjetërkund: Që ta hidhja bisedën gjetkë, zura të flisja për kohën (Njerëz të krisur f.19). gjeth~i.m.sh.~e.~et.(+). 1-Gjethe. 2-përmb. Tërësia e gjethevve të bimëve: Po ti vetë na the se do të vije në pranverë, kur të pëlciste gjethi, more Cute!... përplaste duart e qante me ligje, sa të këpuste shpirtin. (Arka e Djallit f.385). gjëm/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Fatkeqësi e rëndë, mënxyrë e madhe, e lidhur zakonisht me vdekje; e zeza: Dhe tani Hajrije Çeremi kishte dëgjuar gjëmën më të madhe. (Njerëz të krisur f.145). gjëm/oj~jokal~ova,~uar.(+). Lëshon një zhurmë të fuqishme, të mbytur e të zgjatur, jehon nga tinguj a zëra të fuqishëm, dëgjohet gjithandej me fuqi, buçet: gjumash Por për një çast e ndërpreu edhe këngën, edhe vallen dhe thirri me zë të lartë sa gjëmoi e tërë gryka e lumit. (Arka e Djallit f.64).fig. Dëgjohet gjithandej me fuqi, ushton, uturin, buçet, jehon nga tinguj a zëra të fuqishëm:.., për veprat e të cilit japin provim nxënësit dhe studentët, për romanet dhe esetë e tij gjëmojnë gazetat, megafonët e radiove,... (Arka e Djallit f.218). gjëmbaç~e.mb(+). fig. Që të shpon, therës, që të vret: Atëherë Spiro Arhitrari filloi të bëhej nervoz dhe të lëvizë karrigen, por Sherif Abeceja e kërcënoi me një vështrim gjëmbaç tepër helmues. (Arka e Djallit f.361). gjëmbaç~i.m(+). Lloj bime që ka vetëm gjëmba, bim e keqe, që të shpon: Ruaju nga shpirti i thatë, i ngurtësuar dhe i shkretëtirtë i Zyber Shtufës, shpirt ku nuk mbin asgjë,përveç gjëmbaçëve të hidhur e plot farmak. (Arka e Djallit f.87). gji~ri.m.sh.~nj.~njtë.(+). fig. Mjedisi, rrethi ku rritet, ku jeton dhe edukohet dikush: Por kjo jehonë vetëm fillimin e kishte në gjirin e shkencëtarëve. (Arka e Djallit f.220). gjoja~pj(+). bised.përdoret për të vënë në dyshim vërtetësinë e diçkaje ose për të treguar se ajo që bëhet a thuhet është e rreme, e shtirë: Veçanërisht Cute Babulja në këto zijafete merr nëpër gojë nuset e kryeqytetit që gjoja nuk i duan vjehrrat.. (Arka e Djallit f.109). gjol~i.m.sh.~e.~et.(+). vjet. Liqen; kënetë: Tuz në turqisht i thonë kripës dhe gjol liqenit,.. (Arka e Djallit f.187). gjumash~e.mb(+). Që fle shumë, gjumëshumë: Po trokasin në dritaren e gjumashëve, -mendoi (Arka e Djallit f.208). 82

83 gjunjazi gjunjazi~ndajf.(+). Duke qëndruar mbi gjunjë, në gjunjë; duke u zvarritur me gjynjë përtokë: Pas shtrimit të tryezave në podium u kërcye një vallë kaukaziane me shpata, një valle si furtunë me të ulura dhe me të ngritura, me të ecura gjunjazi dhe me të rrotulluara,. (Arka e Djallit f.340). gjyl/e~ja.f.sh.~e.~et.(+). vjet. Lëmsh i rrumbullakët prej guri a prej metali, që përdorej në topat e vjetër si predhë; bised. predhë artilerie: Larg pozicioneve tona pëlcisnin gjylet dhe binte erë e thartë baruti. (Njerëz të krisur f.28). gjynah~u.m.sh.~e.~et.(+). fet. Shkelje e rregullave dhe kërkesave fetare myslimane, mëkat: Në Turqi kuranin, letrat dhe tespihet t'i fusin me zor në xhep dhe po s'i more e kanë për gjynah! (Arka e Djallit f.148). gjyslyke gjyrylldi~a.f(-). turq.rrëmujë e madhe: Ju e dini, shoku Cute, se qarkullimi rrugor në Turqi është pak i çrregullt, madje siç thonë turqit, është plot gjyrylldi (Arka e Djallit f.318). gjyrylldyler~i.m(-). turq. Ai që bën gjyrylldi, që bëm rrëmujë: Turçeliu Bajram Dynjaoglli, i vetquajturi Bamkë, rrinte sus karshi gjyrylldylerit Maksut. (Arka e Djallit f.347). gjyslyke~t.f.vet.sh.(+). Syze; dy xhama të posaçëm në rrathët e një skeleti prej metali a prej plastike, që vihen para syve për të parë më mirë ose për të mbrojtur sytë nga drita e fortë: Në sirtarin e tavolinës, në zyrën ku punoja unë, kam harruar një këmishë, furçën e këpucëve, gjyslykët e diellit dhe dy libra italisht me tituj:... (Njerëz të krisur f.152). 83

84 haberi haber~i.m.sh.~e.~et.(+). bised. Lajm, njoftim:.. "Sabah", "Aksham haber". (Arka e Djallit f.223). hafij/e~a.m.sh.~e.~et.(+). vjet. Spiun:, hyjnë njerëz për të lexuar fletoren e ndaluar të Bamkës, mbledh fakte nga gojët e hafijeve, që fshati është shumë i pasur me një asortiment të tillë, (Arka e Djallit f.235). Karafillaku i Junanit Dhimitros, i quajtur Mitro, hafije dhe çyryk kalemxhi, zgjat surratin prapa derës. (Arka e Djallit f.347). hain~a.f (+). Gra që merren me magji, shtriga, të pangopura, qënie të djallëzuara e që përfaqësojnë të keqen: Krejt janë ba haina!(njerëz të krisur f.164). hajat~i.m.sh.~e.~et.(+). Shesh përpara derës së një ndërtese, zakonisht i shtruar me rrasa e i mbuluar me çati të vendosur mbi shtylla, pjesë e gjerë në katin e poshtëm të një ndërtese, ku hyhet nëpërmjet derës kryesore: Në hajat qëndronte palltoja e tij e varur në gozhdë dhe borselina mbi jakën e saj. (Arka e Djallit f.84). hajmali~a.f.sh.~.~të.(+). vjet. Send i vogël, që e mbanin njerëzit me vete ose që u varej kafshëve, sepse, sipas besimeve të kota, gjoja kishte fuqi t'i shëronte nga sëmundjet, t'i mbronte nga rreziqet e fakeqësitë, t'u sillte mbarësi etj.:.pavli qënkesh një djalë i mirë dhe se kur të rritet do t'i gjejmë një nuse dhe këtë shami do t'ia fusim në një hajmali, që ta mbajë të varur në gjoks.(njerëz të krisur f.89). hallvaxhi~u.m.sh.~nj.~njtë.(+). bised. Hallvashitës; vjet. ai që bënte dhe shiste lloje të ndryshme hallve: Ndofta, po të mos ishte lisi i madh, lisi i fortë, mua ata do të më kishin shqyer, ashtu siç shqyen pak javë më parë atë hallvaxhinë që vinte fshat më fshat me një tepsi me hallvë e me sheqerka në kokë e që bërtiste: "Hajde,hallvë të mirë!" (Njerëz të krisur f.349). hamësi hama/all~alli.m.sh.~aj.~ajtë. dhe ~ej.~ejtë.(+). bised. Punëtori që mbart, ngarkon a shkarkon një mall zakonisht me krahë; bartës, punëtor i ngarkimshkarkimit: Për librat merr një hamall, se ke shumë dhe janë të rënda. (Njerëz të krisur f.256). hamam~i.m.sh.~e.~et.(+). Banjë allaturka:.., në vend të kamareve të vogla, ka televizorë me ngjyra, në vend të poçes e shtambës, ka shishe me ujë mineral e Coca-Cola, në vend të hamameve, ka banja me dushe. (Arka e Djallit f.195). hambar~i.m.sh.~ë.~ët (+). fig.vend që prodhon shumë diçka, këtu njeri që prodhon shumë shprehje, fjalë: është hambar i madh shprehjesh, të mbledhura në popull dhe të krijuara nga mendja e tij, që punon si një gjenerator i cilësisë së lartë.( Arka e Djallit f.51). hamburgetor/e~ja.f (-). Vend ku hahen hamburger, ku shërbehen hamburger:.., urat dhe mejhanet e Stambollit, pagodat dhe rosat pekineze të Pekinit, akropolet dhe kukurectoret e Athinës, kaukazkat dhe vodkat e Moskës, keçtoret dhe orizoret e Tokios, hamburgetoret dhe uiskëtoret e Nju-Yorkut, birraritë dhe buterbrodët e Berlinit e me rradhë. (Arka e Djallit f.160). hamendj/e~a.f.sh.~e.~et.(+). Përfundim a vlerësim që e nxjerrim në mënyrë të përafërt, si na e merr mendja, sipas gjasës dhe jo sipas të dhënave të përpikta: Dhe me këtë mungesë ne udhëronim me hamendje nëpër Thrakën e lashtë. Arka e Djallit f.161). hamës~i.m.sh.~.~it.(+). Ai që ha shumë; grykës: Vijnë njerëz, lexojnë aventurat e karagjozit Bamkë Dynjaja, të mpleksura me zijafetet e hamësit Cute Babulja, (Aka e Djallit f.303). Xhelo Marës i erdhi për të qeshur, se e dinte që i kunati ishte një hamës i madh. (Dështaku f.104). 84

85 hani han~i.m.sh.~e.~et.(+). 1-Bujtinë pranë udhës ose në qytete me vend edhe për kafshët:., Mevla Muhamed Xheladin Rumiu bënte zijafete me shokë e miq në konakë të veçantë dhe Nastradin Hoxha gdhihej në ndonjë han rrethinave të Konias, duke treguar barcoleta. (Arka e Djallit f.194). handakosur~i.m.(+). Ai që është dërmmuar, që është vrarë keq, që ka vuajtur edhe si mb.: Qerim Shagu iu kthye atyre dhe iu tha se ky ishte Islam Bylykbashi, i handakosuri nëpër burgje, mësues me famë i këtyre anëve, për të cilin u kishte folur gjerë e gjatë. (Njerëz të krisur f.49). hanko~ja.f.sh.~.~t.(+). vjet. 1-Emër me të cilin thirrej vjehrra ose kunata nga nusja e shtëpisë. 2- Emër me të cilin thirreshin zonjat myslimane: Hankua në sarajet-o, them t'i vete! si dervish, si fukara.(arka e Djallit f.69)..., se iu turpëroi emrin dhe fisin, u zu me të vëllezërit dhe me hanko Zengjinenë, të ëmën e tij të rreptë. (Njerëz të krisur f.106). hanxhar~i.m.sh.~ë.~ët.(+). vjet.thikë e madhe, e gjatë, me dy presa e me mjë të hollë, që përdorej si armë: Ne ju mprehim, o gra, dita-ditës dy tehe: tehun e jataganit të gëzimit dhe tehun e hanxharit të mërzisë. (Arka e Djallit f.141). hanxhi~u.m.sh.~nj.~njtë.(+). I zoti i hanit:, ngaqë e kishte gdhirë natën me hanxhinë grek. (Arka e Djallit f.161)., ku thureshin vjershat dhe këndoheshin këngët më shpirtkëputura dhe njëkohësisht më gazmore, ku qëndronin si qirinj më këmbë hanxhitë më të sajdisur, ku bujtonin dervishët më çudibërës,... (Arka e Djallit f.194). hapsan/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). vjet. Burg: U shkretofsh e shkretë hapsanë, që mban brenda nip Selmanë! (Njerëz të krisur f.115). hasmi haptazi~ndajf.(+). Drejtpërdrejt, ballë për ballë, pa u fshehur, hapur; kund. fshetas:. apo të mos kontrollimit të letrave dhe me leximin e tyre haptazi apo fshehurazi nga dikush. (Arka e Djallit f.284). hare~ja.f(+). Gëzim i madh: E gjithë fytyra e tij e gjerë mori një dritë të veçntë hareje. (Arka e Djallit f.158). Në Shqipëri do të na priste e zeza, veçanërisht Cute Babulen, këtë burrë të papërkulur, që i vinin të ligat gjithmonë nga gëzimi e hareja. (Arka e Djallit f.348). harem~i.m.sh.~e.~et.(+). përmb. Gratë dhe dashnoret e myslimanëve të pasur, që rrinë në një banesë të veçantë: Hë, më qafsh, lakuriq, si në harem? (Arka e Djallit f.320). haresh/ëm(i)~me(e)~mb.(+). Shumë i gëzuar, që shpreh a që ngjall gëzim të madh, që është plot hare: Nga diku vinte zëri i hareshëm i atij që ngjante me Cute Babulen: (Arka e Djallit f.200). harlis~kal~a~ur.(+). bised. E bëj të marr fuqi e të zhvillohet shumë. vet.veta III jokal. merr fuqi e zhvillohet shumë, harliset (për bimët): Kur arriti Xhelo Mara, ishte një pasdite plot diell e gjelbërim të harlisur, me fluturime fluturash dhe me këngë zogjsh anës përroit që gurgullonte, duke vrapuar tatëpjetë, sikur të kishte lënë takim me ndonjë shokun e tij dhe të kishte frikë se mos vonohej. (Dështaku f.206). hasm~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Ai që është në gjak me dikë për shkak vrasjeje, ai që është në hasmëri me dike (sipas zakonit të kohës së kaluar, kur kishte armiqësi ndërmjet dy familjesh a fisesh.): I biri i saj, Shemja, i futur nga hasmët, i kishte zënë pritë dhe e kishte vrarë kapedan Tahsinin tek zbriste për në Valbonë. (Njerëz të krisur f.145). 85

86 hashefi hashef~i.m.sh.~e.et.(-). Vend i caktuar për mishin, dhomë e freskët, ku rrinin kafshët e therura:.., e te tjera, pra, në këto hotele në vend të oxhakut me zjarr bubulak ka kaloriferë e aparate me ajër të kondicionuar, në vend të hashefeve ku silleshin dema e deshë të therur, ka kuzhina (Arka e Djallit f.195). Bamkë,- m'u drejtua Cute Babulja- do të bëje mirë që edhe ti të shkoje t'i shërbeje pak mjekrës tënde, që mua më duket si një hashef turk i pafshirë. (Arka e Djallit f.332). Që nga hashefi poshtë dëgjoheshin të shara e të thirrura. (Njerëz të krisur f.73). hata~ja.f.sh.~.~të.(+). thjeshtligj. Bëri kërdinë duke vrarë e duke prerë, bëri namin: Ke edhe shumë për të ngarë, se Stambolli nuk është Follorina, që, megjithëse një pëllëmbë, na bëri hatanë. (Arka e Djallit f.179). hatash/ëm(i)~me(e)~mb.(+). thjeshtligj. Shumë i mirë, i mrekullueshëm: Rakinë e ke të hatashme (Arka e Djallit f.257). hatër~i.m.sh.~e.~et dhe hat/ër~ri.m.(+). bised.1- E mirë, përkrahje a mbrojtje e padrejtë, që i bëhet me anësi dikujt, anë, anësi 2-nderim për dikë, nder: Për hatrin tënd, Lulushe, zonja e vëllait tim të dashur Bamkë i falur qoftë Maxhuni! (Arka e Djallit f.71).., janë thumbuar nga Bamka nëpër fejtone dhe skica humoristike për akraballëqet, hatëret, ryshfete e shpifjet. (Arka e Djallit f.263). As thur intriga, as mban hatër. (Njerëz të krisur f.220). hatull~a.f.sh.~a.~at.(+). Pjesa e një ndërtese ndërmjet trarëve të tavanit dhe të çatisë, ku janë baballëkët, gërshërëzat etj.: Se ky greku, që duket sa një plesht, do të na mësojë të gjitha huqet, do të na shohë çdo vrimë të shtëpisë e çdo hatull, e çdo gur, e çdo tjegull (Njerëz të krisur f.79). hendek hazdis~kal~a~ur(-). Shkalloj, të dalësh nga vetja, të bësh gjëra të papërmbajtura: Uji do të kullojë dhe gjalpi do ta bëjë grurin të hazdiset, veçse pambuku i mbjellë duhet kthyer. (Dështaku f.49). hazdisur(i,e)~mb(-). Që ka lidhje me hazdisjen, i shkalluar, i papërmbajtur, që del nga vetja: Mashkull i hazdisur!- dhe e puthi në ballë. (Arka e Djallit f.88). hazret~i.m(-). turq. Titull, që i vihet dikujt në sektin e myslimanizmit, zakonisht vihet përpara emrit të një myslimani, i cili ka një vend të rëndësishëm në fenë myslimane; profet: Këtë sekt të myslimanizmit e ka themeluar hazreti Mevlana, njëri nga poetët më të çuditshëm të Turqisë, që ne e njohim me emrin Xheladin Rumi. (Arka e Djallit f.102). hejbe-t.f.vet.sh.(+). Dy torba të mëdha prej leshi a prej liri, të endura a të qepura së bashku, që hidhen në sup njëra para e tjetra prapa ose varen në samar në të dyja anët: Ke filluar të kesh qejf dhe ato që pispillosen, si ajo pishtëdredhura Anthullë, që më ecën në rrugë si mbi arra të pathyera, duke tundur të pasmet si dy shalqinj në hejbet e mulla Abdullahut,- tha... (Arka e Djallit f.40). Drejt këtyre hejbeve zgjatin duart qindra shkencëtarë dhe historianë për të rrëmbyer kush e kush më shumë,...(arka e Djallit f.229). hemoragji~a.f.sh.~.~të.(+). mjek. Gjakrrjedhje: Paskeni patur gjithë atë hemoragji!- u pikëllua Anthulla, duke shikuar rrobat. (Arka e Djallit f.400). hende/k~ku.m.sh.~kë.~kët dhe ~qe.~qet.(+). Vijë e thellë a kanal i ngushtë,që hapet rreth një are, në dy anët e rrugëve, në vendstrehimet etj. për të mbledhur ujërat, për t'u mbrojtur etj.: Kurse matanë hendekut të rrugës e ndiqnin me sy tre mustaqellinjtë: (Arka e Djallit f.458). 86

87 hequr hequr~mb(+). I thatë në fytyrë: Gratë me fytyra të hequra, shtat-hollë dhe të thata, të dobësuara dhe të vrerosura,. (Arka e Djallit f.250). herbarium~i.m.sh.~e.~et.(+). libr.koleksion bimësh të thara për qëllime studimi; vendi ku mbahen këto bimë; bimëtore: Bardhi ka një dhomë plot me herbariume, me fletë lulesh të ngjitura me gjëlpëra në stenda të mëdha. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.172). heretik~u.m.sh.~ë.~ët.(+). Ai që ishte kundër dogmave të fesë së krishterë në fuqi, i shkelte ose i luftonte ato dhe për këtë arsye dënohej e ndiqej nga kasha,pasues i një herezie: Kisha e djegur dhe e djegur jo nga heretikët, po nga një prift, i ra menjëherë në sy ekipit. (Njerëz të krisur f.163). hermetik~e.mb(+). fig. Që ka një gjuhë të pakapshme, me figura të errëta e të pakuptueshme, që është i paqartë e i vështirë për t'u kuptuar, që nuk e zbulon veten, që s'e kupton dot ç'ka, i mbyllur:..., me filozofë më frazistë, me psikoanalistë më shkencorë, me poetë e prozatorë më hermetikë, me dijetarë më megallomanë,... (Arka e Djallit f.195). hesap~i.m.sh.~e.~et.(+). bised. Llogari: Doemos, nuk fjetëm menjëherë, pasi duhej të lanim hesapin me gjysmën e këndezit,.. (Arka e Djallit f.155). hëm~pasth.(+). bised. Përdoret kur shprehim zemërim, pakënaqësi, mosbesim, a qesendi, kur flasim për vështirësi ose kur shprehim pavendosmëri para diçkaje: Po ka ca gjëra si prej të lajthituri. Hëm! Ato të lumit, të kalit të bardhë (Arka e Djallit f.79). hiperbolizoj hiçgjë~pakuf.(+). bised. Asgjë: Burrin e bën burrë qimja, ja kjo qime që neve na duket një hiçgjë!- (Arka e Djallit f.389). hij/e~a.f.sh.~e.~et.(+). fig. Pamja e një njeriu që të krijon një përshtypje të caktuar; pamje: Vetëm ky zoti mësues Selmani me atë hijen e rëndë, sikur qëndronte në klasë para bangove të nxënësve të papërgatitur, me atë fytyrën e tij të mbështjellë me mjegull mërzie,. (Arka e Djallit f.218). fig. Vegimi i keq, i lig, si xhind: Me të ikur Maxhuni Xhabalaku, oborri sikur përzuri një hije të rëndë. (Arka e Djallit f.240). hijeshi~a.f.sh.~.~të.(+). Të qenët i hijshëm, bukuri, pamje shumë e bukur dhe e hijshme: Në pjesët e padukshme të trupit të saj qimet nuk ia prishin hijeshinë. (Arka e Djallit f.390). hile~ja.f.sh.~,~të dhe hil/e~ja.f.sh.~e.~et(+). bised. Dredhi për të mashtruar dikë, dhelpëri, veprim mashtrues: Gënje, moj qëne, gënje, në të zënsha në hile!... (Arka e Djallit f.78). Ne, që njëkohëshisht kemi pasur aq grindje, aq hile, aq djallëzi, aq hipokrizi, aq mynafikllëk, dhe aq mërira me njeri-tjetrin.(arka e Djallit f.155). hingëllij~jokal.~va~rë dhe ~ta.~tur.(+). fig.keq. Thërras a bërtas shumë, qesh fort e me ndërprerje: Qesh siç qesh njeriu dhe mos hingëlli si mëzi i Zyberit!- ia preu Cutja. (Arka e Djallit f.99). hiperboliz/oj~kal.~ova.~uar.(+). libr.zmadhoj tej mase diçka për ta theksuar më shumë dhe për të krijuar përshtypje të thellë tek të tjerët: Por zemërimi im e hiperbolizoi të metën e biografisë së saj. (Njerëz të krisur f.224). hiç-i.m(+). Mungesa e plotë e vlerës, gjendja kur s'ka asnjë cilësi të mirë a vlerë, diçka që s'ka fare vlerë a ndonjë rëndësi: Pesimisti dhe optimisti flenë bashkë në shtratin e hiçit. (Arka e Djallit f.328). 87

88 hipnotizoj hipnotiz/oj~kal.~ova.~uar.(+). fig.ndikoj fort mbi dikë sa e shtang, e magjeps: Nuk e kam parë të botuar, megjithëse e lexoj gazetën "Shkrepëtimat e Moravës",- tha Sherif Abeceja i hipnotizuar nga buzëqeshja e Maxhunit, i hipnotizuar, pasi nuk donte të fliste.(arka e Djallit f.115). Dhe me këto veprime të hipnotizojnë dhe ti i shmangesh zënkës dhe pajtohesh me ato që thonë. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.131). hipnotizues~e.mb(+). Që ndikohen shumë nga diçka, nga loja, që magjepsen, që shtangen, që marrosen:.., ku dergjeshin udhëtarët varfanjakë më të rraskapitur, ku fshiheshin grabitësit më të zhdërvjelltë, ku nuhatnin banditët më faqezinj, ku lëviznin gishtërinjtë kumarxhinjtë më hipnotizues, (Arka e Djallit f.194). hipokrit~e.mb (+). Që shtiret sikur është i mirë, i virtytshëm e i dashur, me qëllim që të gënjejë të tjerët, që mban qëndrim me dy faqe, shtirak, që nuk shpreh haptas ndenjat, bindjet ose qëllimet e vërteta:., me gazetarë me gënjeshtra më mjeshtërore, me diplomatë më punëpazgjidhur, me politikanë më hipokritë, me ideologë të shitur më lehtë, (Arka e Djallit f.195). hipokrizi~a.f.sh.~.~të.(+). Të qenët hipokrit, vesi i atij që mban qëndrim me dy faqe, fjalë, sjellje a diçka tjetër e rreme, që synon të mashtrojë të tjerët: Ne, që njëkohëshisht kemi pasur aq grindje, aq hile, aq djallëzi, aq hipokrizi, aq mynafikllëk, dhe aq mërira me njeri-tjetrin. (Arka e Djallit f.155). hir~i.m.sh.~e.~et.(+). Bukuri, hijeshi:., Stambolli nuk do të na lejonte ta zgjatnim këtë dialog, pasi do të na i merrte mendtë me hiret e tij, i shtrirë si pallua.. (Arka e Djallit f.179). hir~i.m.sh.~e.~et.(+). fet.eshtrat e të parëve ose gjëra të ndryshme të mbetura, që ruhen: O hiri i stërgjyshërve tanë, i nizamëve, kapedanëve, hithër pashallarëve, vezirëve, arkitektëve, poetëve e dijetarëve, o hi që këtu je tretur! (Arka e Djallit f.179). hir~i.m.sh.~e.~et.(+). Pluhur, mbetje e diçkaje, ajo që ngelet pasi fiket cigarja, zjarri:.., dhe fiku cigaren në tavllën e duhanit, të cilën era e fryu dhe pastroi nga hiri që u përhap në dysheme duke shkëndijuar. (Arka e Djallit f.209). hirplot/ë~e.mb.(+). poet. Që është plot bukuri; që ka shumë hijeshi: Na bën për vete natyra me lajkat e saj hirplota, na zbut ndjenjat dhe na heq ashpërsinë. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.81). his/e~ja.f.sh.~e.~et.(+). Pjesa që i bie dikujt, kur ndahet një e tërë a një trashëgim; pjesë: Duke përdorur aritmetikën e thjeshtë edhe në lëmin e flalëve, ne e heqim këtë pjesë subjektiviste të opinionit nga opinioni i përgjithshëm dhe atëherë mbetet ajo hise që i takon shokut Shemshedin. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.132). histerk/e-mb(+). 1-mjek. Që është i sëmrë nga histeria, që ka shfaqje histerizmi 2-fig.keq. i shfrenuar, i papërmbajtur, i tërbuar: veçanërisht ato që tregonin për gratë e tradhëtuara nga burrat dhe për femrat histerike. (Arka e Djallit f.28). Kjo thirrje ishte një thirrje histerike prej një njeriu me karakter. (Njerëz të krisur f.171). hith/ër~ra.f.sh.~ra.~rat.(+). bot. Bimë e egër barishtore që në kërcellin e në gjethet e saj të dhëmbëzuara ka një push të imët djegës dhe që përdoret si bimë mjekësore e për ushqim:. që rrinin prapa dritareve dhe për italianët dhe xhandarët e fshehur pas mureve dhe gurëve me ferra dhe hithra. (Njerëz të krisur f.135). Shtroni udhën me hithrë e me shtok turfanda! (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.165). 88

89 holli holl~i.m (+). Sallon, një dhomë e madhe që përdoret zakonisht për të pritur miqtë ose për të organizuar festa: Cute Babulja ndezi një cigare me një shkrepse të madhe sa një qiri, saqë në holl u duk sikur dikush ngriti një kandil për të kërkuar ndonjë gjë të humbur.(arka e Djallit f.334). honeps~kal~a.~ur.(+). bised. fig. Pëlqej; duroj; pranoj (zakonisht me pjesëzën mohuese nuk ose s'): Ai në çast mendoi se këto lloj femrash si Anthullaq, munden t'i honepsin librat si të Bamkës. (Arka e Djallit f.324). Ndofta Sherif Abecejado të mendonte se Anthulla paska pasur lidhje të ngushtë me Agron Sahatçinë, që ai nuk e honepste dhe e quante snob. (Arka e Djallit f.381). honorar~i.m.sh.~ë.~ët.(+). libr.shpërblim në para që u jepet punonjësve të letërsisë, të artit, të shkencës etj. për një vepër të kryer jashtë orarit zyrtar: Në marçim ndonjë honorar, do të blemë një trung tjetër, që të mos i mbetet hatri edhe minatorit-. (Njerëz të krisur f.98). hop~i.m.sh.~e.~et.(+). Kohë shumë e shkurtër a copë e vogël kohe, kur ndodh diçka, çast; herë: Vuri në hundë shaminë që të mbante gjakun, vështroi një hop nga tavolina jonë dhe u largua duke murmuritur. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.214). hop~pasth.(+). ndajf.bised. Menjëherë e papritur: Hop! Para meje greku, kujdestari i WC-së. (Arka e Djallit f.151). hrushovian~i.m(-). Ai që përkrah idet e Hrushovit, ai që ndjek idealet e tij: Marksisti Mitro Karapataqi braktis në shenjë proteste restorantin e Gallatës, ndërsa hrushoviani Bamkë Dynjaja solidarizohet me liberalin feminist Cute Babulja. (Arka e Djallit f.3436). hulumtimi huaj(i.e)~mb.(+). fig.që nuk ka të bëjë fare me mendimet dhe pikëpamjet tona: Çdo gjë që ndryshonte nga ky program, për të ishte e huaj dhe e jashtëligjëshme. (Arka e Djallit f.160). huaz/oj~kal.~ova.~uar.(+). gjuh.marr prej një gjuhe tjetër fjalë a njësi të tjera gjuhësore dhe i përdor në gjuhën amtare: Më fal, o Bamkë, që fjalës "mynafik" ia vura sufiksin turk "llëk, por me që jemi fare pranë Turqisë, na lejohet të huazojmë diçka nga fjalori i pasur i saj. (Arka e Djallit f.169). huligan~i.m.sh.~ë.~ët.(-). Njerëz të medhenj; ai që nxit debat, konflikt në stadiume, shoqëri, politikë e kudo: Të kuptohemi, këtu nuk është fjala për mjekrat e mëdha të baballarëve të teqeve, të priftërinjve ortodoksë, të filozofovë dhe shkencëtarëve apo huliganëve. (Arka e Djallit f ). hulumtim-i.m.sh,-e-et(+). Veprimi i gjurmoj, vëzhgoj për të gjetur diçka, gjurmoj, hetoj, kontrolloj mirë në një vend, kërkoj e gjurmoj diçka të panjohur për ta zbuluar për ta mbledhur e për ta studiuar, bëj kërkim për diçka, shqyrtoj një çështje:, nga ata të modës tradicionale, me elementë thellësisht kombëtarë, që ti i njeh mirë nga hulumtimet që bërë në këtë fushë. (Arka e Djallit f.38). Gjurmim, vëzhgim, kërkim për diçka të panjohur për ta zbuluar, për ta mbledhur a për ta studiuar; shqyrtim i një çështjeje : Kini shumë apostrofa dhe fjalë të rralla lokale; psh ç'do të thotë "pagrat", "pakare", "kunjas", "hulumtim" ryzoj", "tërhuzun", zuç", zymnej", zyqani", "djegqerres", "pofte" -tha mësuesja. (Njerëz të krisur f.159). Kërkimi i diçkaje të panjohur, shqyrtimi i një çështjeje, të bësh kërkime për diçka: Fjalë të rralla të tilla si hulumtime dromca, palmuç, parzime, atbote duhen përdorur në poezi.(njerëz të krisur f.161). 89

90 human human~e.mb(-). Që mban qëndrim njerëzor e fisnik, që tregon dashuri të thellë dhe kujdes për njerëzit, që punon për të mirën e njerëzimit, njerëzor:.., e ndjeva që në thellësitë e shpirtit tënd është një bërthamë sentimentale që përmbledh ndjenjën e keqardhjes dhe të mirësisë humane,...(arka e Djallit f.252). humaniz/ëm~mi.m (+). Ndjenjë e lartë e fisnike, kujdes i veçantë dhe dashuri e thellë ndaj njerëzve, qëndrim njerëzor:, që rridhni nga një familje e njohur aristokrate, e shquar për bamirësi dhe humanizëm. (Arka e Djallit f.414). humoristik~e.mb(+). Që ka humor, që karakterizohet nga humori, që të bëjnë të qeshësh:., janë thumbuar nga Bamka nëpër fejtone dhe skica humoristike për akraballëqet, hatëret, ryshfete e shpifjet. (Arka e Djallit f.263). hundëpërpjetë~mb.(+). fig. keq. Mëndjemadh: Dhe kjo mbyllje në shtëpi të trembë Zyberin, gomarin hundëpërpjetë të krahinës! (Arka e Djallit f.271). hundëthyer/j~a.f.sh.~e.~et.(+). Që të thyhen hundët, aty ku thyheshin hundët, që të rrihte fortë sa të thyente hundët, njerëzit që e bënin këtë veprim : Ah, ç'mëkat u bë që humbëm hanet, ku tregoheshin ngjarjet më të mahnitshme, ku lindnin anektodat dhe fjalët e urta më të papritura dhe më ngacmuese, ku hidheshin çingitë më lozonjare, ku bëheshin rrahjet dhe hundëthyerjet më gjakderdhëse,...(arka e Djallit f.194). hyzmetçi hur~i.m.~sh.~nj.~njtë.(+). bised. Copë druri e vogël, zakonisht e trashë e me dhëmbëza, dru: Të tre : Selman Thana, Fatimja dhe Sherif Abeceja me hunjë e me vostangarka filluan t'i hedhin nëpër telat bishtat e hardhive dhe të pastrojnë oborrin. (Arka e Djallit f.212). hut~i.m.sh.~a.~at.(+). zool. Një lloj bufi që rron nëpër pyje: Mes kësaj heshtjeje u dëgjua kënga e vajtueshme e hutit, fshehur diku strehëve. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.111). hutaq~i.m.(+). keq. I hutuar; që harron shpesh, harraq: Shemshedini mund t'i ketë patur qef hutaqët. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.43). hyqymet~i.m.sh.~e.~et.(-). turq. Qeveria, shteti: Sonte hyn si bej, se paguan dovleti dhe hyqymeti turk! (Arka e Djallit f.180). hyzmetçi~u.m edhe yzmetçi~u(+). Shërbëtor, shërbyes: Ky hyzmetçiu ynë, Mehmet bej, që e kemi marrë në Turqi për të mbajtur baullet,- dhe Cute Babulja bëri me kokë nga Mitro Karapataqi,. (Arka e Djallit f.187). hundk/ë~a.f.sh.~a.~at.(-). përk.hundë e vogël e bukur e lezetshme: Më duket sikur do të vijnë dhe do të më marrin erë në faqe me ato hundkat e tyre prej qelibari. (Arka e Djallit f.332). 90

91 idealisti idealist~i.m.sh.~ë.~ët.(+). filoz. 1-Ithtar i idealizmit, libr.ai që udhëhiqet në jetë nga ideale të larta dhe lufton për to deri në vetëmohim 2-Ai që nuk e kupton jetën drejt, por e idealizon atë, ai që largohet nga bota reale: Unë jam materialist dhe nuk jam idealist dhe fetar.(arka e Djallit f.76). idealiste~mb(+). filoz. Që ka të bëjë me idealizmin, që përshkohet nga idealizmi, që mban qëndrim prej idealisti: Maxhuni e kupton botën në mënyrë idealiste, se vë mbi çdo gjë letrat dhe është reaksionar!... (Arka e Djallit f.76). ideolog~u.m.sh.~ë.~ët.(+). Ai që përpunon ose shpreh, përçon dhe mbron një ide ose një ideologji të caktuar:., me gazetarë me gënjeshtra më mjeshtërore, me diplomatë më punëpazgjidhur, me politikanë më hipokritë, me ideologë të shitur më lehtë, (Arka e Djallit f.195). ideologjik-e.mb(+). Që ka të bëj me me ideologjinë, i ideologjisë: Çdo fjale duan t'i japin kuptimin që dëshirojnë, një kuptim të shëmtuar për të të zënë në gabime ideologjike! (Arka e Djallit f.20-21). ideoprofesional~e.mb.(-). Që ka të bëj me idet profesionale, që lidhet me mendimet e profesionit, që është pjesë e një profesioni të caktuar: Sëmundjet teatrale, si shfaqjet e naturalizmit, melodramatizmit,, pompozitetit, etj. janë të lidhura me nivelin e ulët ideoprofesional të një pjese të mirë të teatrove. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.161). idilik~e.mb(-). Që lidhet me idilin, që i përket idilit, libr. diçka pa trazime, e qetë dhe e lumtur: Bëj një jetë idilike. (Njerëz të krisur f.280). idiot~e.mb (+). Që janë budallallëqe, boshe, të kota, që është shumë i trashë nga mendja: Me këto mendime idiote u ul në karrige,.(arka e Djallit f.209). imorali idiotiz/ëm~i.m(-). keq. Budallallëk i madh, një gjë të trashë nga mendja: "Ushtrin e mirë Shvejk" të Hashekut, të cilin e quante një trillim pa vlerë, një idiotizëm vulgar e të trashë, të shkruar kastile për t'i bërë të qeshin budallenjtë, kuzhinierët, kamarierët dhe ushtarët. (Arka e Djallit f.89). ij/ë~a.f.sh.~ë.~ët.(+). Ana e djathtë ose ana e majtë e trupit të njeriut a të kafshëve midis brinjëve dhe kërdhokullës; ana e djathtë ose e majtë e mesit:.., qeshi aq sa u ngrit dhe vuri duart në ije! (Arka e Djallit f.210). iks~i.m.sh.~e.~et.(+). libr. Përdoret për të treguar dikë a diçka që nuk e njohim ose që nuk mund a nuk duam ta përcaktojmë saktë etj.; akëcili, aksh: Filani mburri iksin, filani shau ypsilonin. (Dështaku f.318). ilegal~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Ai që lufton kundër regjimit e rendit në fuqi, duke jetuar e vepruar në fshehtësi të madhe, ai që zhvillon veprimtari politike të fshehtë: Ilegalët ishin të lodhur dhe të pagjumë. (Njerëz të krisur f.134). imitator~i.m.sh.~ë.~ët.(-). Ai që kopjon punën e dikujt tjetër, që imiton atë punë: Atëherë do të quheshin imitatorë. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.51). imoral~e.mb.(+). I pamoralshëm: Bamkë Dynjaja dhe Cute Babulja shpesh kalojnë nëpër fshatra net e gosti të shthurrura, duke kënduar këngë me fjalë imorale e të turpshme. (Arka e Djallit f.109). imoral~i.m(+). Që sillet a vepron në kundërshtim me kërkesat e moralit, i pamoral, i pandershëm: Komandanti i çetës nguli këmbë që ai të dënohej me pushkatim, jo vetëm si imoral, por edhe si një frikacak që la pozicionet dhe për pak dezertoi, po të mos e kishte kthyer kapedani. (Njerëz të krisur f.33). 91

92 imoraliteti imoralitet~i.m.sh.~e.~et.(+). Të qenët imoral, pandershëri, vepër a sjellje imorale, punë e pandershme: Po përhap imoralitetin në çetë, po shthurr disiplinën luftarake. (Njerëz të krisur f.32). imperialist-i m(+). Ai që ndjek e mbështet iperializmin, fazën më të lartë të kapitalizmit: Ishin vetëm dy qeflinj që sillnin gaz! Sikur ata na qënkeshin imperialistë!(arka e Djallit f.19). imperializ/ëm~mi.m.(+). Faza më e lartë e kapitalizmit, që karakterizohet nga përqendrimi më i madh i prodhimit e i kapitalit, nga konkurrenca ndërmjet vendeve të mëdha kapitaliste për të siguruar lëndë të para e tregje, për të eksportuar kapitalet, për të vënë në varësi politike dhe ekonomike vende të tjera; formë e organizimit ekonomik, politik e shtetëror në këtë fazë të lartë të zhvillimit të shoqërisë:..., si mund të injorosh vallen e dervishëve, me anën e së cilës nesër vëllezërit e islamizmit mund të derdhen si ortek në luftën kundër imperializmit.(arka e Djallit f.198). implik/oj~kal~ova~uar.(-). Përfshij, e bëj fajtor, e bëj pjesë të diçkaje: Sjelljet brutale dhe vulgare të një njeriu përfundojnë në pasoja të këqia dhe implikojnë edhe personalitete të ndershme. (Arka e Djallit f.167). impozant~e.mb(-). libr.hijerëndë, madhështore (edhe si em.): Na hodhi edhe një vështrim dhe u largua ngadalë, impozant, i ngrysur.(njerëz të krisur f.193). impresion/oj~kal~ova~uar.(+*). Habitem, çuditem, më lë përshtypje për diçka: Ti impresionohesh,- tha shoku Q. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.9). indiferente impresioniz/ëm~mi.m (+). let.art. Rrymë artistike, e cila synon të paraqitë drejtpërsëdrejti përshtypjet subjektive e të çastit, ndijimet më të holla, përjetimet e iluzionet vetjake të artistit a të shkrimtarit: Në shekullin e njëzetë ka lulëzuar surrealizmi, futurizmi, impresionizmi, ekzistencializmi, strukturalizmi. (Arka e Djallit f.279). inatçi~e.mb(f.edhe inatçeshë). (+). Që zemërohet shpejt, që humbet gjakftohtësinë, durimin etj., që nxehet shumë shpejt, gjaknxehtë, i rrëmbyer, i papërmbajtur: Ata, Faslli Gropa, Tahir Kapedani dhe Jashar Guna, do të vijnë fshehurazi dhe do t'i venë pishën shtëpisë, se janë shumë inatçinj. (Arka e Djallit f.339). inaugurim~i.m.(+). Përurimi, bërja e një ceremonie zyrtare kur fillon të ndërtohet a kur përfundon së ndërtuari një vepër industriale, një rrugë etj., kur fillon veprimtarinë një institucion etj., kremtimi i vënies në punë a përdorimit të diçkaje, festimi i saj: Ai nesër do të presë shiritin e inaugurimit të ekspozitës. (Njerëz të krisur f.278). incident~i.m.sh.~e.~et.(+). libr. Ndodhi e papritur, zakonisht e padëshirueshme, që dëmton gjendjen e ecurinë e rregullt të punëve: Me gjurmët e këtij incidendi të vogël hymë në Selanik. (Arka e Djallit f.152). indiferent~e.mb(+). libr.që rri mënjanë e nuk bëhet merak për çështjet që shqetësojnë shoqërinë a të tjerët; që sheh vetëm punën e jetën e vet dhe nuk shqetësohet për asgjë kur nuk i preken interesat; që nuk i bën përshtypje asgjë, që nuk kundërvepron ndaj ngacmimeve të ndryshme, mospërfillës e i ftoftë: Edhe qeni e nxori surratin e tij të shëmtuar e të përgjumur dhe më hodhi një vështrim indiferent. (Njerëz të krisur f.168). 92

93 indiferentizmi indiferentizm-i.m(+). bised. Të qenët indiferent, që rri mënjanë e nuk bëhet merak për asgjë, qëndrim a sjellje prej indiferenti: A justifikohet indiferentizmi i Hyskë Borobojkës dhe i Bamkë Dynjasë ndaj sjelljeve moderniste të tezes në fjalë? (Arka e Djallit f.37). Ndërsa Cute Babules papritur iu ngritën qimet përpjetë dhe e flaku tej indiferenizmin që zakonisht vjen pas pjies. (Arka e Djallit f.97)...- i thoshte Forja, duke prishur buzët, kurse Cute Babulja i përgjigjej me indiferentizëm. (Arka e Djallit f.426). Vetëm shkrimtari Adem Adashi heshtëte me indiferentizmin e tij të zakonshëm, pa i dhënë ndonjë rëndësi sëmundjes diellore të shokut Zylo. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.204). indus~i.m (-). Tregon origjinën, banor vendës i Indisë, pjesëtar i njërit prej fiseve: Edhe unë sonte jam një indus që falet para teje dhe në shkofsha ndonjëherë në Indi, ta dish se do të vete të shoh se si India e bekuar i falet lopës, farës tënde. (Arka e Djallit f.87). inerci~a.f.(+). libr. Nga që e kam zakon, nga që më është bërë shprehi: Ata shkasin si për inerci drejt të talentuarve, rrinë bashkë me ta, e heqin veten si të aftë, marrin qëndrime e pamje të njerëzve të talentuar, shtriren pak skeptikë, pak nihilistë për artin që bëjnë të tjerët. (Njerëz të krisur f.191). infarkt-i.m.sh-e-et(+). mjek. Vdekja e një indi a një pjese të një organi kur prishen ose kur mbyllen enët që e ushqejnë me gjak: Infarkt!- tha ai- Bamka nuk e ka ditur. (Arka e Djallit f.320 ). inferioritet~i.m(-). Përulësi, që i nënshtrohet, i përulet dikujt (edhe si mb.) : Edhe Spiro Arhitrari me të njëjtin vështrim udhëtoi nëpër trupin e Sherif Abecesë pa asnjë ndjenjë inferioriteti apo përulësie. (Arka e Djallit f.361). E kuptonte edhe vetë se e munonte kompleksi i inferioritetit, që është një nga dukuritë më të dëmshme për ndrydhjen e personalitetit dhe të mendimit. (Arka e Djallit f.172). informatë Tërë jetën atëherë do të vuaja nga ndjenja e inferioritetit ose nga ndjenja e njeriut mesatar, e njeriut filistin. (Njerëz të krisur f.195). influenc/ë~a.f. (+). libr.autoriteti që ka dikush mbi dikë, forca e pushtetit;veprim sipas foljes influencoj: Influencë televizori. (Njerëz të krisur f.187). 2.Ndikim, që vepron diçka mbi një tjetër : Bile, po të kishim mundësi, mund të ndanim dhe zonat e influencës së patokëve me amerikanët (Arka e Djallit f.145). influenc/oj~jokal~ova.~uar.(+). libr. Ndikon, vepron diçka mbi një tjetër dhe i sjell ndryshime ose i lë gjurmë, ushton një veprim: Doemos,- tha ai,- influencojnë shumë faktorë në jetën e njeriut. (Njerëz të krisur f.186). inform/oj~kal.~ova.~uar.(+). Njoftoj për diçka, jap të dhëna për diçka a për dikë, kumtoj a lajmëroj për dikë a diçka, bëj të ditur: Në bërryl të rrugës, pranë kafes "Orea" u ndal tek një kioskë dhe bleu gazetën "Vorioepiriotis" për t'u informuar se ç'bëhej në botë, megjithëse ky organ është mjaft i kufuzuar ne informacionin ndërkombëtar,... (Arka e Djallit f.164). informacion~i.m.sh.~e.~et.(+). Njoftim që marrim për diçka, të dhëna për diçka ose për dikë, kumtim e lajm që jepet për dikë a për diçka: Në bërryl të rrugës, pranë kafes "Orea" u ndal tek një kioskë dhe bleu gazetën "Vorioepiriotis" për t'u informuar se ç'bëhej në botë, megjithëse ky organ është mjaft i kufuzuar ne informacionin ndërkombëtar,... (Arka e Djallit f.164). informat/ë~a.f.kryes.sh.~a.~at.(+). Njoftim që marrim për diçka, informacion; e dhënë që nxjerrim gjatë hetimit për të zbuluar të vërtetën: E kush tjetër mund të mblidhte informata ndaj të paprekshmit Sherif Abece, përveç një bukurosheje si Anthulla? (Arka e Djallit f.326). 93

94 informatore informator/e~ja.f (+). Ajo që mbledh të dhëna për ta zbuluar të vërtetën; ajo që punon, zakonisht fshehtas, për të grumbulluar të dhëna e njoftime për dikë a për diçka dhe që ia jep këto dikujt tjetër, ajo që merr dhe jep informata: Anthulla mund të ishte edhe ndonjë "informatore" në thonjëza.(arka e Djallit f.326). informim~i.m.sh.~e.~et.(+). Informatë, njoftimi për diçka, jap të dhëna për diçka a për dikë: Edhe se e kisha qejf shoqërinë e tyre, Cute Babules,Bamkës dhe Lulushes, nuk mund të mos jepja informime, pasi nuk më lejonte detyra. (Arka e Djallit f.238). ingranazh~i.m.sh.~e.~et.(+). fig.libr. Ndërtimi e funksionimi i brendshëm i diçkaje, që përbëhet nga disa pjesë a njësi, të cilat kanë lidhje e bashkëveprojnë njëra me tjetrën; pjesë përbërëse e ndërtimit ose e siastemit të diçkaje; mënyra si punon, si vihet në lëvizje ky sistem: Ja, e këtyre është toka, e një aparati të tërë të rëndë, e një mekanizmi me dhjetra ingranazhe, që vërtit pa mbarim kuzhinetat e rrotat,... (Arka e Djallit f.272). inkoherenc/ë~a.f(-). Jo koherent, dukuria e të qënit jo koherent: Si rezultat koherenca e tonalitetit të stilit tkurret nga inkoherenca dhe intensiteti anormal. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.161). insinuat/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). libr. Veprim i shkathët që përpiqet të bindë dikë, pa e thënë hapur diçka:, filloi të mbaj qëndrim shumë negativ dhe të japë lloj-lloj interpretimesh, duke bërë shumë insinuata dhe aluzione politiko-ideologjike ndaj Cute Babules. (Arka e Djallit f.225). instanc/ë~a.f.sh.~a.~at(+). zyrt.shkallë e veçantë në një tërësi organesh shtetërore, administrative etj., që ka në dorë zgjidhjen e një çështjeje: Këto informacione i morën përnjëherësh instancat e larta. (Arka e Djallit f.166). interpretimi intelektual~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Ai që ka një përgatitje të veçantë në një fushë të shkencës, të teknikës, të kulturës etj. dhe që merret kryesisht me punë mendore, njeri i punës mendore: Po, po! I paska mësuar Sherif Abeceja të çohen nga shtrati si intelektualë të lartë krijues! (Arka e Djallit f.207). intelektualiz/ëm~mi.m.(+). Prirje për mbivlerësimin e punës mendor, të teorisë e të shkencës e përgjithësisht të punës së intelektualëve: Doemos, Shemshedini vuan edhe nga intelektualizmi. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.134). inteligjenci/e~a.f.(+). Shtresë shoqërore që përbëhet nga intelektualët; përmb. intelektualët e një vendi: Po shkruaj një studim mbi inteligencien dhe vatrat e kulturës. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.23). Fjala vjen, sikur Bamka në fillim të kishte rënë në qarqet e inteligjencës krijuese, në redaksitë e gazetave dhe revistave,... (Arka e Djallit f.262). intensiv~e.mb(+). libr.fig. Që është plot veprimtari, që zien, shumë i gjallë: Duhet të ketë bërë dhe të bëjë gjimnastikë intensive, përndryshe nuk mund të formohet një trup i tillë. (Arka e Djallit f.420). interceptol~i.m(-). mjek.lat. Ilaç për barkun, që shëron dhimbjet e barkut: Në ke nevojë për interceptol, ilaç për barkun, shkojmë në farmaci! (Arka e Djallit f.151). interpretim~i.m.sh.~e.~et.(+). libr. Mënyra se si e shpjegon ose si e sqaron dikush një gjë, mendimi i dikujt për diçka:.., të cilave do t'ju jepte interpretime dhe arsyetime sipas qejfit të vet dhe sipas kokës së tij mendimshkurtër. (Arka e Djallit f.159)., filloi të mbaj qëndrim shumë negativ dhe të japë lloj-lloj interpretimesh, duke bërë shumë insinuata dhe aluzione politiko-ideologjike ndaj Cute Babules. (Arka e Djallit f.225). 94

95 intervali interval~i.m.sh~e.~et.(+). libr. Koha nga një ngjarje, një dukuri, një veprim a një çast në një ngjarje, dukuri, veprim a çast tjetër; ndërkohë, ndërmjetëz, pushim i shkurtër:, se si e merr pirunin, se si e fut në mes të buzkave bukën, se ç'fjalëz pëshpërit në intervalet e ngrënies e me radhë... (Arka e Djallit f.217). intesitet~i.m (+). libr. Shkallë e lartë force, energjie, vrulli, etj., me të cilën bëhet diçka; të qenët intesiv: Si rezultat koherenca e tonalitetit të stilit tkurret nga inkoherenca dhe intensiteti anormal. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.161). intim~e.mb.(+). Që lidhet me ndjenjat e ngrohta të miqësisë, të dashurisë etj., që zhvillohet midis njerëzish shumë të afërt, miqësor, i përzemërt: Në një gjendje të tillë, si të themi, intime e ka njohur Cute Babulen edhe Bamka,.. (Arka e Djallit f.285). intuit/ë~a.f (+). Aftësia e njeriut për ta njohur e për ta kuptuar realitetin drejtpërdrejt e pa ndërmjetësinë e arsyetimit, në bazë të përvojës e të dijeve të grumbulluara që më parë, aftësia për të kapur a për ta nuhatur diçka menjëherë e me mprehtësi në bazë të përvojës së fituar: Por intuita e Fores na shpëtoi. (Arka e Djallit f.161). invazion~i.m.sh.~e.~et.(-). Pushtim:, kemi themeluar, përpunuar dhe zhvilluar këto zakone, duke i kthyer në ligje dhe kode morale për të betonuar qëndresën dhe ekzistencën tonë ndaj dyndjeve barbare dhe më vonë të invazioneve të makinës dhe makanizmës kolosale të shteteve moderne. (Arka e Djallit f.155). inxheksion-i.m.sh.-e-et (+). mjek. Injektim. Bar i lëngshëm, që shtihet me gjilpërë nën lëkurë, në muskul a në enët e gjakut, me qëllim mjekimi: Ai ishte i pari që u pikëllua dhe u shqetësua, duke na thënë se tezes i duheshin bërë inxheksione kundër tërbimit. (Arka e Djallit f.36). izolimi injoranc/ë~a.f(+). keq. Njohje fare e cekët ose shumë e kufizuar e diçkaje; trashtinë: Kishte më shumë gropa, o Bamkë, pasi nuk kishte dalë ende asfalti, por ti shfaq injorancën tënde historike, kur thua se Egnatia kalonte nga Follorina. (Arka e Djallit f.417). ironikisht~ndajf.(-). Në mënyrë ironike, tallëse, me qesëndi: Anthulla vuri buzën në gaz ironikisht. (Arka e Djallit f.129). islamik~e.mb (-). fet. Që lidhet me islamizmin, që mbështetet te islamizmi:.., nuk vepruaka drejt që përkrahka revolucionin islamik dhe lëvizjen islamike? (Arka e Djallit f.198). iso~ja.f.. Tingëllimë e njëjtë dhe e zgjatur që lëshon diçka, e njëtrajtëshme: Pastaj Cute Babulja na tha të ecnim gjatë bregut të lumit se donte të ëndërronte nën ison e vallëve. (Arka e Djallit f.63). itinerar~i.m.sh.~e.~et.(+). Rruga që duhet ndjekur për të arritur në një vend të largët; rrugëtim; vija e ecjes ose e udhëtimit në një skicë a në një hartë; përshkrimi i një udhëtimi dhe i vendeve nëpër të cilat bëhet ky: Jo- tha kryetari-se na prishet itinerari dhe na ngatërrohen çështjet që kemi për të shtruar. (Njerëz të krisur f.153). izolim~i.m(+). libr.veçoj, mbaj dikë të veçuar nga mjedisi ku jeton; e shkëput krejtësisht një vend nga vendet e tjera, vetmoj: Ky është një izolim.(arka e Djallit f.280). 95

96 jaki jaki~a.f.sh.~.~të.(+). Llapë që bëhet me të bardhën e vezës, me sapun, me lesh a me pampuk etj. dhe që përdoret për të mbështjellë pjesën e ndrydhur a të thyer të një gjymtyre; llapë me sapun, me qepë, me vaj etj. që vihet në një pjesë të vrarë të trupit: U çmenda po lidhmëni, tek Anthulla hidhmëni, Ajo di e bën jaki. (Arka e Djallit f.65). jamb~i.m.sh.~e.~et(+). let. Masë vargu a këmbë në poezinë klasike, e formuar nga dy rrokje, prej të cilave e para është e shkurtër dhe e dyta e gjatë; varg i përbërë prej këmbësh të tilla; fjalë dyrrokëshe me theks në rrokjen e dytë: Kur cicëron sfingu me një zë të zvarritur në intervale të barabarta si në rrokjet e një jambi, atëherë me siguri që bie shi. (Arka e Djallit f.281). jargavan~i.m.sh.~ë.~ët.(+). bot. Shkurre a dru i vogël, me lule në ngjyrë vjollce të çelët ose të bardha dhe me erë të mirë, që mbillet në kopshte, në oborre etj. për zbukurim; lulja e kësaj bime; ngjyra vjollcë e kësaj luleje: Nga dritarja mbrëmja sillte erë jargavan. (Njerëz të krisur f.270). jashtëligjsh/ëm(i)~me(e)~mb.(+). libr. Që vjen në kundërshtim me ligjet a që nuk i merr parasysh ato, që s'është vendosur me ligj, i ndaluar me ligj, që i janë hequr të drejtat e ligjshme: Çdo gjë që ndryshonte nga ky program, për të ishte e huaj dhe e jashtëligjëshme.(arka e Djallit f.160). jatagan~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Shpatë jo shumë e madhe, e përkulur nga maja me një presë dhe me dorezë të stolisur, që mbahej në mill: Ne ju mprehim, o gra, dita-ditës dy tehe: tehun e jataganit të gëzimit dhe tehun e hanxharit të mërzisë. (Arka e Djallit f.141). Qëllon shpesh herë që fshatarët shqipëtarë, kur mbjellin arat, nxjerrin me plug a me parmendë, bashkë me plisat, o një statujë të ndonjë filozofi romak, o një jatagan të ndonjë jeniçeri turk të përzier me gëzhojat e fishekëve të ndonjë ushtari italian a gjerman. (Arka e Djallit f.278). jubile jatak~u.m.sh.~ë.~ët.(+). fig.kryes.keq. Strehë për dikë, ai që fsheh dikë a diçka: Pastaj a nuk iu bën përshtypje fakti që Cute Babulja e ka bërë Qershizën si shtëpinë e tij, si jatakun e tij? (Arka e Djallit f.255). jehon/ë~a.f.sh.~a.~at (+). fig.mënyra si e pret dikush një gjë dhe si i përgjigjet asaj, përshtypja që bë diçka a ndikim që ushton: Por kjo jehonë vetëm fillimin e kishte në gjirin e shkencëtarëve. (Arka e Djallit f.220). jetëdhënës~e.mb.(+). Që të jep jetë, që të përtërin jetën a të mban gjallë: Vizitën e parë e bëri në stallën e lopëve të tufëzuara, se atë e quante si një nga burimet më jetëdhënëse. (Arka e Djallit f.241). Frigoriferi është zero para këtij burimi jetëdhënës - tha shoku Zylo duke shprehur një kënaqësi të madhe. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.81). jetëshkurtër~mb (+). Për edhe si em.që e ka jetën të shkurtër, që vdes ose ka vdekur i ri: Ç'paska punuar jetëshkurtri! (Arka e Djallit f.79). jezit~i.m (-). Njerëz të këqinj, të ligj, maskarenj etj.: Kemi vrarë jezitë të ligj, po jo njerëz të mirë, -tha ai që do të bëhej dervish.(njerëz të krisur f.15). joantagonist~e.mb. (+). libr. Që nuk është antagonist; që nuk ka antagonizëm: Përmbajtja shprehet në aftësinë e interpretëve tanë për krijimin e figurës dhe të shfaqjes artistike, nëpërmjet pasurimit të veprimit skenik, me zbulimin dhe realizimin me vërtetësi të kontradiktës joantagoniste, ku edhe kristalizohet njeriu ynë me ndërgjegjen e tij,... (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.158). jubile~u.m.sh.~.të. (+) Përvejtor i rëndësishëm i jetës së dikujt, i një ngjarjeje të shënuar etj., zakonisht në vite të rrumbullakëta (në krye të dhjetë vjetëve, të njëzet a të njëzet e pesë vjetëve); kremtim që bëhet për këtë përvjetor: A, me raste jubilesh mund të organizohet ndonjë festival. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.143). 96

97 kacagjeli kacagjel~i.m.sh.~a.~at.(+). fig.mospërf. Ai që ngrefoset e kapardiset si gjel; njeri që kujton se është shumë i zoti e mburret para të tjerëvet: Deri tani vetëm burra me kokore të zeza dhe me shallvare po shohim të hidhen si kacagjela- iu drejtua ai Cute Babules. (Arka e Djallit f.340). kaçak~u.m.sh.~ë.~ët.(+). vjet. Cub që luftonte kundër klasave shfrytëzuese e pushtuesit të huaj: Kaçakët nuk dilnin nëpër dëborë. (Arka e Djallit f.390). Ti e di që Abedini ishte një kaçak i prapë, që vranë kolonjarët. (Arka e Djallit f.119). kaçk/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). bised. Arrë, arrrë fyrbë: me mollë e ftonj dhe nja dy metra larg nga muri i shtëpisë ngrihej një kaçkë e lartë, e trashë sa dy trupa njeriu. (Njerëz të krisur f.128). kaçub/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Shkurre pa trung, me degë të holla e të dendura që dalin tufë drejtpërdrejt nga rrënja, gëmushë: Buzë rrugës shtrihej një pllajë me kaçuba të vogla, përmes kalonte një përrua i cekët me gurë të zinj të rrumbullakët. (Njerëz të krisur f.28). kad/e~ja.f.sh.~e.~et.(+). Vozë e vogël druri me kapak, që shërben për të mbajtur bulmet, drithë etj., talër i madh, tinar: Pastaj lëvizi një kade të madhe prej lisi dhe në mur hapi një deriçkë prej guri. (Arka e Djallit f.265). kadife~ja.f.sh.~.~të.(+). Këtu përdoret si mbiemër Shumë i butë; i lëmuar e i ndritshëm; i kadifenjtë (zakonisht për pëlhurat, stofin e lëkurën): Tek kuvendonin me shoshoqin, nga mesi i shkencëtarëve u shkëput një dyzetvjeçar mjekrosh, i gjatë dhe i pashëm, i veshur me një xhaketë kadife të errët (Arka e Djallit f.312). kalit fig. i ëmbël: Shkrimtari i famshëm kishte një zë prej baritoni, të rrjedhshëm e të kadifenjtë. (Arka e Djallit f.34). kafshor/e~ja.f.sh.~e.~et(+). Copë e vogël, kafshatë:.., theu një kafshore fare të vogël buke, e futi në mes të buzkave, cëmbithi me piru një copkëz veze,.. (Arka e Djallit f.217). kakërdhi~a.f.sh.~.~të.(+). Bajgë në trajtë kokrrash të vogla, që nxjerrin jashtë dhentë, dhitë, minjtë etj.:, që e mbante në prehër dhe që herëherë i hidhte në pantallona kakërdhi, duke ia numëruar si dhrahmitë metalike.(arka e Djallit f.426). kalamidh/e~ja.f (-). 1.Gëzhojë, kapsolle. 2.Lloj materiali, lënde: Të tjerat i kam shkruar në një kartë në një kalamidhe në shami. (Njerëz të krisur f.94). Abedin Shpuza e ndezi cigaren me çakmakun e tij prej kalamidheje të mitralozit antitank dhe ai lëshoi një flakë më të madhe se të një kandili. (Dështaku f.82). kalemxhi~u.m.sh.~nj.~njtë.(+). keq. Shkrimtar a gazetar pa vlerë: Ky kalemxhi do të na bëjë si karagjozët e estradës. (Arka e Djallit f.121). kalib/ër~ri.m.sh.~ra.~rat.(+). fig. libr. Cilësi, vlerë, rëndësi; shkallë: Adem Adashi vërtet nuk është ndonjë shkrimtarë i kalibrit por gruan e ka të bukur, - qeshi Bakiri. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.51). kalit(kalis)~kal~a.~ur.(+). fig. E bëj më të fortë duke e stërvitur, e forcoj; e edukoj mirë që të përballojë vështirësitë etj., çelikos: Në këtë kohë, mendoi ai, duhet përfituar nga ritet dhe rregulloret e Jogëve të Indisë për të kalitur vullnetin dhe për të mos dalë nga vetja. (Arka e Djallit f.302). kadifenjtë-(i,e)mb(+). I butë e i ndritshëm si kadife, i bërë prej kadafi, këtu përdoret me kuptim 97

98 kalorësie kalorësi~e.mb(+*). Që lidhet me kalorësin, që është veti e kalorësve feudalë: - tha Cute Babulja, duke bërë kështu një gjest kalorësie, që rrallë e bën ndonjë nga kryetarët e delegacioneve. (Arka e Djallit f.427). kalorifer~i.m.sh.~ë.ët.(+). Radiator për ngrohje (në dhomë a në një ndërtesë):..., e te tjera, pra, në këto hotele në vend të oxhakut me zjarr bubulak ka kaloriferë e aparate me ajër të kondicionuar, në vend të hashefeve ku silleshin dema e deshë të therur, ka kuzhina (Arka e Djallit f.195). kallamisht/e~ja.f.sh.~e.~et.(+). Kërcelli pa gjethe i kallamit, i misrit tj.; pjesa e kërcellit të këtyre bimëve që mbetet në arë pas korrjes: Mitro Karapataqi sikur na zhyste në një zymtësi ende më të dendur si në mesin e një kënete të errët të rrethuar me kallamishte dhe me shkurre. (Arka e Djallit f.356). kalldrëm~i.m.sh.~e.~et.(+). Rrugë e shtruar me gurë të vendosur njeri pranë tjetrit, shtresa me gurë e një rruge, e një oborri etj.: Anthulla këtë nuk e priste dhe për një çast mbeti e hutuar dhe fillikate në oborrin me kalldrëm, se të dy pleqtë ishin futur brenda të mbledhur grusht nga turpi para zotit Sherif. (Arka e Djallit f.128). kallëp~i.m.sh~e.~et.(+). Sendi që del nga forma me përmasat e dëshiruara; çdo send me trajtë të caktuar e me përmasa të caktuara:.., me pak kuzhinë dhe domosdo me pak banjo me vaskë të bardhë dhe me një kallëp sapuni "Venus". (Arka e Djallit f.324). Copë druri a metali, me trajta e përmasa të caktuara, që shërben për t'u dhënë sendeve (këpucës, sapunit etj.) gjatë punimit formën që dëshirohet; formë, model: Zgjati gishtin drejt barit të shtrirë, që jepte kallëpin e skulpturës së trupit të tij dhe tha;. (Arka e Djallit f.430). kamare keq. Model a skemë që pranohet dhe zbatohet verbazi, shabllon: Këto e të tjera duken më qartë në paaftësinë e intensitetit për të zbuluar me vërtetësi figurën artistike në dy aspekte kryesore: në kristalizimin jo të qartë të luftës dialektike në figurën e në artificialitetin e kthesave të tyre dhe në të sjellurit e një manire interpretimi i vjetër, e formuar nga një dramaturgji e kaluar, që futet kallëp në interpretimin e tipit të ri bashkëkohor të një dramaturgjie tjetër; ajo ngatërron shpesh kryesoren me jokryesoren, fizionominë e përgjithshme të njeriut tonë me pjesë të veçanta të saj.(shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.161). kallëz~a.f.sh.~a.~at.(+). Mbulesa që mbështjell kokrrën në kallirin e grurit, e elbit etj.; halë drithi: Po s'ra, gruri do të zërë kallëz dhe do të mbetet i shkurtër, -tha agranomi,. (Arka e Djallit f.275). kallëz/oj~kal.~ova.~uar.(+). I njoftoj dikujt çfarë kam parë ose çfarë di për dikë a për diçka (zakonisht ne qëllim të keq); i jap njoftime për dikë a për diçka ; padit: Kur lexon këtë fletore, të duket sikur të përgjon dikush për të të kallzuar përse paske mbajtur në shtëpi një broshurkë të rrezikshme.. (Arka e Djallit f.325). kamar/e~ja.f.sh.~e.~et.(+). Hapësirë e vogël si dritare në mur: Unë vetëm ja marr me mend mendimet e tij, pasi në një bisedë të të shkurtër para kamares së kabinës së tij, më foli për diçka larg e larg. (Njerëz të krisur f.174). 2.Vend i hapur në murin e një shtëpie, zakonisht në të dy anët e oxhakut, ku vihen sende të vogla; hapësirë e vogël si dritare:.., në vend të kamareve të vogla, ka televizorë me ngjyra, në vend të poçes e shtambës, ka shishe me ujë mineral e Coca- Cola, në vend të hamameve, ka banja me dushe. (Arka e Djallit f.195). 98

99 kamillafi kamillaf~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Kapela e priftit dhe e murgut ortodoks, e cila ka trajtën e një cilindri: Dhe megjithatë, unë kisha frikë: një kandidat partie të hyjë në kishë, të pranojë që një prift me kamillaf të më kungojë. (Njerëz të krisur f.307). Nga e ndara, përmes perdes gjysmë të hapur, dukej tryeza me trung lisi ku ishin ulur dy priftërinj me kamillafë me fytyra gjak të kuqe prej verës që kishin pirë. (Dështaku f.305). kamufluar(i.e)~mb (+). E përpunuar, e maskuar, fshehur, që mos të kuptohet nga të tjerët:.., me makinacione më të përpunuara, me mjete më të sofistikuara, me hapa të studiuar, me moral me shthurje më të kamufluar,.(arka e Djallit f.194). kan/ë~a.f.sh.~a.~at.(-). Enë qelqi si poçe, me një vegjë, që shërben për të mbajtur ujë: Sa nisi të zbardhëllojë, shoku Zylo u ngrit piu katër gota ujë nga kana që e kishte në tavolinën e vogël tek koka.( Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.100). kanape~ja.f.sh.~.~të.(+). Ndenjëse e gjatë e me shpinëz, ku mund të rrinë katër-pesë veta; divan prej dërrase pa dyshek: Tezja u ngrit nga kanapeja e mbështetur në një bastun të gdhendur dhe të lëmuar. (Arka e Djallit f.414). Isha shtrirë në kanape, kisha vënë duart prapa kokës dhe shikoja tavanin. (Njerëz të krisur f.195). kanat-a.f.sh.-a-at(+). Secila nga fletët që mbyllin derën, dritaren a dollapin: Një të hequr kanatën e një ta shqyer. Kanata më mbeti në dorë. (Arka e Djallit f.39). 2.flegër; secila nga kapakët e jashtëm prej druri të dritares:.dhe përgjoninnë vrimën e çelësit në të ndarën ku flinte Sherif Abeceja, zbrisnin nga veranda në oborr dhe shikonin dritaret e mbyllura me kanata. (Arka e Djallit f.373). kanosem kanavac/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Pëlhurë e ashpër dhe e ngrirë, me fije të trasha, që përdoret për të forcuar jakën ose gjoksin e xhaketës, të palltos, për të bërë thasë etj.:, marrëzitë e Salvador Dalit, që derdhet kova me bojë mbi kanavacë dhe fuste këmbët për të bërë piktura, (Arka e Djallit f.452). kancelari~a.f.sh.~.~të.(+). Zyrë, dyqan që ka sende, objekte që shërbejnë për zyra, shkolla etj., këtu merret për të specifikuar një send të caktuar:., Mitro Karapataqi e shkoi dorën përsipër mjekrës së tij me kokriza të zeza si koka të vogla gjëlpërash të kancelarive. (Arka e Djallit f.333). kanconet/ë~a.f(-). muz. Lloj kënge, muzikë e stilit të lartë: Kosta, nuk më pëlqejnë kanconetat që përsëriten qindra herë. (Njerëz të krisur f.266). kandil~i.m.sh.~a.~at. (+). Mjet i thjeshtë ndriçimi, që përbëhet nga një enë e vogël prej teneqeje, prej tunxhi a prej qelqi, të mbushur me vajguri ose me vaj të mirë dhe nga një fitil në grykën e kësaj ene; bishtuk; drita e dobët e këtij mjeti: Cute Babulja ndezi një cigare me një shkrepse të madhe sa një qiri, saqë në holl u duk sikur dikush ngriti një kandil për të kërkuar ndonjë gjë të humbur. (Arka e Djallit f.334). kanos-fol (+). Kërcënoj: Mua njëherë në Ministri m'u kanos dhe xheç më hëngri dezhurni. (Arka e Djallit f.36). kanosem~vetv.(+). vetv. (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r.dhanore). Kërcënoj, i kërcënohem dikujt: Ndërsa Cute Babulja iu kanos vjehrrësn sime: (Arka e Djallit f.100)., veshi xhaketën dhe doli me një tërsëllëmë, sikur kushedi se kujt i kanosej dhe cilin do të dërmonte. (Arka e Djallit f.357). 99

100 kantatë kantat/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). muz. Pjesë muzikore me karakter solemn, që këndohet nga një këngëtar a nga disa këngëtarë ose nga kori, të shoqëruar nga orkestra; këngë korale solemne;teksti i kësaj pjesë muzikore: Mijëra e mijëra këngë, simfoni, sonata, etyde, opera, opereta, kantata oshëtijnë në pesë kontinentet. (Njerëz të krisur f.185). kantier~i.m.sh.~e.~et.(+). Vend a shesh zakonisht i rrethuar, ku janë grumbulluar materiale e pajisje të ndryshme dhe ku punohet për ndërtimin e një fabrike, të një hidrocentrali etj.; qendër e përkohshme pune e banimi për ndërtues, montues etj.: Ku të më gjejë kantieri shtëpi mua? (Njerëz të krisur f.307). kaos~i.m(+). Pështjellim i madh, çrregullim i plotë, rrëmujë: Nga që ka shumë vetura të përplasura me njëra-tjetrën në këtë kaos qarkullimi, serviset, siç i thonë këta, janë plot e përplot dhe (Arka e Djallit f.318). kapadai~u.m.sh.~nj.~njtë.(+). bised. Njeri që heq veten trim,që mburret e kapardiset, njeri mendjemadh: S'kam parë shofer më kapadai se ky! (Arka e Djallit f.99). Unë nuk kam respekt për kapadainjtë!(njerëz të krisur f.26). kapadaillë/k~ku.m.sh.~qe.~qet.(+). bised. Të qenët kapadai; qëndrim, sjellje a veprim prej kapadaiu: Nga një anë bukuria e natyrës, mikpritja e çiltër, mekanizimi i mjeteve të prodhimit; nga ana tjetër, paragjykimet, kapadaillëku dhe nënvleftësimi i kulturës! (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.108). kapedan~i.m.sh.~ë.~ët.(+). vjet. Kryetari i një çete a i një ushtrie; hist. bajraktar: O hiri i stërgjyshërve tanë, i nizamëve, kapedanëve, pashallarëve, vezirëve, arkitektëve, poetëve e dijetarëve, o hi që këtu je tretur! (Arka e Djallit f.179). karafillaku kaposh~i.m(+). fig.keq. Gjel, që i duket vetja se kushedi çfarë është, që mbahet më i mençur nga të tjerët: Zoti Sherif di t'ia tregojë vendin këtu në tokë këtij kaposhi të ardhur nga qielli. (Arka e Djallit f.289). kapot/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Pallto prej stofi të trashë, pallto ushtarake: dhe e fshehu qafën e hollë në jakën e gjerë të kapotës, duke ulur kokën, (Arka e Djallit f.248). Shoh dy njerëz me kapota e me kokore, por s'i dalloj dot se kanë mbuluar fytyrat nga të ftohtit,-tha Lulushja. (Arka e Djallit f.384). kapter~i.m.sh.~ë.~ët.(+). usht. Gradë nënoficeri e shkallës së dytë, me e lartë se e rrreshterit; ushtaraku që mban këtë grade (në ushtritë që kanë grada):., se grykat ende i mbajnë mend ato krismat e dyfekëve tanë në gusht, kur vramë tenenten bashkë me kapterin e milicisë,- e kundërshtova unë. (Njerëz të krisur f.11). kapulit(kapulis)~kal~a.~ur.(+). Kapsallit, pulit: I kapuliti kapakët e syve dhe i rrahu qerpikët si dy krahë dallandysheje. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.207). karabush~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Kallëp misri i pazhveshur: Ti je me pizhame gjysmë të djegura si ata karabushët që vendosim në misër për të trembur galat. (Arka e Djallit f.444). karadyzen~i.m(+). muz. Lloj vegle muzikore, tambura me 2 ose 4 tela: Unë i bie mirë zurnasë, i bie edhe karadyzenit. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.112). karafillak~u.m(-). fig.keq. Njeri mendjelehtë: Po Spiro Arhitrari është karafillak i poshtër.. (Arka e Djllit f.122). Karafillaku i Junanit Dhimitros, i quajtur Mitro, hafije dhe çyryk kalemxhi, zgjat surratin prapa derës. (Arka e Djallit f.347). 100

101 karagjozi karagjoz~i.m.sh.~ë~ët.(+). Ai që i bën të tjerët të qeshin me shakatë dhe me lëvizjet e tij, mospërf. njeri qesharak, palaço:.., dhe t'i vërtitesha Maxhuni Xhabalakut, kunatit tënd karagjoz dhe vëllait faqezi të Lulushes tënde të nderuar, fisnike dhe mikpritëse. (Arka e Djallit f.73). karagjozllë/k~ku.m.sh.~qe.~qet.(+). Veprim a sjellje prej karagjozi: Po ku mbahet dot e qeshura, kur dëgjon karagjozllëqe të tilla! (Arka e Djallit f.163). Ç'janë këto karagjozllëke, more! (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.169). karakatin/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). keq. Ndërtesë e vjetër që është gati për t'u rrëzuar, karrocë, makinë etj. E vjetër dhe e prishur, shkatërrinë: Potera ishte aq e madhe sa rreth veturës së tyre, një karakatinë e prodhimit që në kohën para Luftës së Dytë Botërore, ose më mirë që në kohën e qepës,... (Arka e Djallit f.165). Si thua, këtu është mirë, apo atje në atë karakatinën e kooperativës? (Dështaku f.33). karakoll~i.m.sh.~ë.~ët.(+). usht.,vjet. Ndërtesë e thjeshtë dhe e ngushtë, e ngritur si kullë me mur ose prej dërrase, ku qëndronte roja që ruante kufirin, hyrjen në një repart ushtarak etj., vendrojë; roja vetë; trupa e rojës: Pastaj këto hije qëndruan larg njëratjetrës si tre karakollë krejt të palëvizshëm. (Arka e Djallit f.345). karakterdobët~mb(i).m~(a).f.(-). Ai që e ka karakterin e dobët (edhe si em.): Më duket se është ai karakterdobëti, kritiku Zaim Avazi! (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.233). karakterizim~i.m(-). Dallohet nga një tipar karakteristik, nga një veti e caktuar, dallues: Jo racizëm, por karakterizim racash, shenja dalluese racash. (Arka e Djallit f.312). kartelë karasëz~i.m(-). Njeri i bezdisur, vesveseli, që nuk i pëlqen asgjë etj., ashiku Maksut Babulja, me llagapin Cutja, nxitësi marksisti mynafik Dhimitër Karapataqis me llagapin Mitro, një kardash me xhins nga Junanistani (Greqia) dhe karasëzi me xhins turk Bajram Dynjaoglli me llagapin Bamkë Dynjaja i arnautizuar. (Arka e Djallit f.347). karavidh/e~ja.f.sh.~e.~et.(+). fig.keq. Njeri shumë i lëvizshëm, që nuk zë vend;njeri i paqendrueshëm e dredharak, që vetë nuk rri e qetë e nuk lë të qetë as të tjerët: He-he! karavidhja e mëson të birin të shkojë drejt, kurse vetë s'ka gjë se shkon shtrembër, he-he! (Njerëz të krisur f.14). Plaka më fërkon me një copë shajaku gjersa skuqem, si karavidhja në ujë të valuar (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.107). kardash~i.m(-). Njeri i bezdisur., ashiku Maksut Babulja, me llagapin Cutja, nxitësi marksisti mynafik Dhimitër Karapataqis me llagapin Mitro, një kardash me xhins nga Junanistani (Greqia) dhe karasëzi me xhins turk Bajram Dynjaoglli me llagapin Bamkë Dynjaja i arnautizuar. (Arka e Djallit f.347). karshi~parafj.(+). bised. Kundrejt: Kujton ti se ai do të qëndrojë indifernt karshi mungesës tënde në vallen e dervishëve? (Arka e Djallit f.199). Turçeliu Bajram Dynjaoglli, i vetquajturi Bamkë, rrinte sus karshi gjyrylldylerit Maksut. (Arka e Djallit f.347). kart-a. f(+). Letër për të shkruar diçka; letër e shkruar nga dikush: Karta të shkruara (Arka e Djallit f.16). kartel/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Fletë letre e trashë, ku shënohen të dhëna të ndryshme për një të sëmurë, për një anëtar të një organizate a shoqate, për një mall etj.: Ndërsa Mehmet beu mbushte në sportel të hotelit kartelat tona dhe të bënte formalitetet e tjera. (Arka e Djallit f.189). 101

102 kartëvizitë kartëvizit/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Fletë e vogël prej letre të trashë, ku është shtypur adresa, emri dhe mbiemri i një njeriu, që e përdor këtë për urime, për njoftime të thjeshta, për të ftuar dikë etj.: Vijmë këtu!-tha djali dhe nxori nga xhepi kartëvizitën e tij, ku shkruhej adresa dhe numri i telefonit. (Arka e Djallit f.368). karvan~i.m.sh~ë.~ët.(+). Varg njerëzish, kafshësh ose automjetesh që udhëtojnë bashkë ose lëvizin në të njëjtin drejtim: Çeta jonë po nisej në male e gryka të largëta për ta goditur armikun në befasi e për të këputur autokolona e karvane. (Njerëz të krisur f.35). karrierist~i.m.sh.~ë.~ët.(+). keq. Ai që mendon dhe synon të bëjë karrierë; ai që i vë vetes si qëllim kryesor e përpiqet të zërë poste sa më të larta shtetërore e shoqërore, për përfitime e mirëqenie vetjake, pa marrë parasysh të mirën e përgjithshme: Edhe karrierist,-tha Fatosi. (Njerëz të krisur f.233). kasaphan/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). fig. Kërdi, gjakderdhje: Kasaphanë do ta bëj oborrin! Çdo pikë gjakudo të kthehet në një kapitull folklori! (Arka e Djallit f.46). kastile~ndajf.(+). bised. Me qëllim, posaçërisht, enkas: "Ushtrin e mirë Shvejk" të Hashekut, të cilin e quante një trillim pa vlerë, një idiotizëm vulgar e të trashë, të shkruar kastile për t'i bërë të qeshin budallenjtë, kuzhinierët, kamarierët dhe ushtarët. (Arka e Djallit f.89). Do ta kenë vënë kastile të më ndjekë! (Njerëz të krisur f.158). katandis~kal~a.~ur.(+). E shpie në një gjendje të keqe a të mjeruar, e bëj të bjerë në një shkallë të ulët: Cute Babulja i shkretë si do të jetë katandisur!- psherëtiu Fatimja. (Arka e Djallit f.149). kaukaziani kategorikisht~ndajf.(+). Në mënyrë kategorike, me vendosmëri: Është e pamundur!- tha kategorikisht Spiro Arhitrari. (Arka e Dajllit f.124). katil~i.m.sh.~ë.~ët.(+). keq. Ai që vret dikë në mënyrë mizore, vrasës i pamëshirshëm, kriminel; ai që nuk ngopet duke e munduar dikë; duke i bërë keq dikujt: Me vete fillova t'i shaj gjyshen dhe xherah Kasem Kosturin, duke i quajtur katilë dhe të pashpirt. (Njerëz të krisur f.84). katrahur/ë~a.f (+). Rrëmujë e madhe, ngatërresë e madhe ku s'merret vesh asgjë:. i merr fletoret e Bamkës dhe i boton siç janë shkruar dhe pastaj të bëhet një katrahurë që të mos e marrë vesh qeni të zonë! (Arka e Djallit f.262). U bë një katrahurë e vërtetë. (Dështaku f.90). katranos~kal~a~ur.(+). thjeshtligj. Fëlliq, ndot, fig. e bëj keq ose e prish fare një punë, e ngatërroj shumë diçka: Për tufëzimin ti e katranos. (Arka e Djallit f.140). kaukazian~e.mb.(+). Që është nga Kaukazi, që ka lidhje me Kaukazin, e Kaukazit;q ë është karakteristik për Kaukazin: Pas shtrimit të tryezave në podium u kërcye një vallë kaukaziane me shpata, një valle si furtunë me të ulura dhe me të ngritura, me të ecura gjunjazi dhe me të rrotulluara,. (Arka e Djallit f.340). kaukazian~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Banor vendës i Kaukazit ose ai që e ka prejardhjen nga aty:.., urat dhe mejhanet e Stambollit, pagodat dhe rosat pekineze të Pekinit, akropolet dhe kukurectoret e Athinës, kaukazkat dhe vodkat e Moskës, keçtoret dhe orizoret e Tokios, hamburgetoret dhe uiskëtoret e Nju-Yorkut, birraritë dhe buterbrodët e Berlinit e me rradhë. (Arka e Djallit f.160). 102

103 kavalereske kavaleresk~e.mb (-). Që sillet në mënyrë të stërholluar, që flet në mënyrë të stërholluar: Kur e mbaroi leximin, Sherif Abeceja iu drejtua Anthullës me stilin e një retorike kavalereske: (Arka e Djallit f.399). kavalet/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Grumbullim i kashtës, degave, barit etj.: Ai e vështroi modelin e bustit të fëmijës në kavaletin e ndyrë dhe mbështeti dorën në trung. (Njerëz të krisur f.98). kazerm/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Ndërtesë e madhe mjaft e thjeshtë, ku flenë ushtarët; vendi ku është vendosur për një kohë të gjatë një repart ushtarak, së bashku me fjetoret zyrat:., partizanët zunë kaq italianë, partizanët dogjën kaq kazerma! (Njerëz të krisur f.11). keçtor/e~ja (-). Vend ku shërbehet mish keci, ose vend ku rritet e theret keci:.., urat dhe mejhanet e Stambollit, pagodat dhe rosat pekineze të Pekinit, akropolet dhe kukurectoret e Athinës, kaukazkat dhe vodkat e Moskës, keçtoret dhe orizoret e Tokios, hamburgetoret dhe uiskëtoret e Nju-Yorkut, birraritë dhe buterbrodët e Berlinit e me rradhë. (Arka e Djallit f.160). keqaz~ndajf.(+). Në një mënyrë të tillë që sjell pasoja të rënda, duke shkaktuar një dëm shumë të madh, rëndë; shumë, fort; keq: Ajo e kishte mundur keqaz Sherif Abecenë, shkrimtarin e famshëm të Tiranës. (Arka e Djallit f.339). keqdashës~e.mb(+). Që synon t'i bëjë keq dikujt, që bëhet me keqdashje, që është veti e një njeriu të keq e zemërlig, dashakeq:.., për ato që kishte lënë në sënduqkën e tij dhe për ata njerëz keqdashës që e varrosën shpejt.. (Arka e Djallit f.136). Kjo është kërkesa e një pale, kërkesë që vjen më shumë nga padija dhe nga naiviteti primitiv, kërkesa e palës tjetër për mbajtjen e Bamkës në dënim të përjetshëm, është keqdashëse dhe me qëllim të egër hakmarrjeje. (Arka e Djallit f.262). këna keqinterpretim~i.m.sh.~e.~et.(+). libr. Interpretim jo i drejtë i diçkaje:.., se ai qytet, e para, ishte zemra e fetarëve dhe çdo sjellje e lirë e pacensuruar, do të sillte keqinterpretime,. (Arka e Djallit f.160). këll/k~ku.m.sh.~qe.qet.(+). Secila nga dy pjesët anësore të trupit të njeriut nga mesi deri ku fillojnë shalët; kërdhokull: Një ditë, tek rrinim shtrirë në plazh, kur shoku Zylo punonte në dhomën e vet në hotel, Adila u ngrit, shkundi kokrat e imta të rërës nga këllqet e saj të bukur dhe u drejtua nga deti, duke çapitur ngadalë me këmbët e saj të gjata e të hijshme në ngjyrën e çokollatës. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.179). këmbëshpejtë(i.e)~mb.(+). Që ecën a që vrapon shumë shpejt përdoret ( edhe si em.): Kam qenë tigër, por tani dua të kthehem në një kafshë të vogël këmbëshpejtë, kafshë që quhet lepur. (Arka e Djallit f.241). këmbëtharë~mb(+). Që nuk ecën dot; që ecën ngadalë e me ngathtësi; përdoret ( edhe si em.): Eh, or Cute, këmbëtharë! (Arka e Djallit f.366). këmbëthekur~a.f.(-). Ai që i ka këmbët të holla, që ecën ngadalë e me ngathtësi (përd.edhe si em): Këmbëthekur! Pse s'ke dalë në fushë? (Dështaku f.30). këmbëthyer~i.m (+). Ai që ecën këmbëçalë, që është i keq (edhe si mallk.; edhe si mb.), ai që e ka këmbën ters: Na u bë kopshti si atëherë kur na i preu këmbëthyeri Zyber!-tha Fatimja,.(Arka e Djallit f.213). këna~ja.f (+). Bojë e kuqërreme, që nxirret nga gjethet e një druri dhe që përdoret zakonisht nga gratë për të ngjyer flokët : Në këtë listë shënonte ato gjëra që duhej të sillja nga Turqia; magnetofon, sobë vajguri, fustanë, këna për flokët, ( Arka e Djallit f.140). 103

104 këndoj kënd/oj~kal~ova.~uar.(+). bised. Lexoj: Qëkur i këndove ti, o plak, ato fletët e dëfterit të Bamkës për dervishët, (Arka e Djallit f.212). kënet/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Fushë e madhe që ka vazhdimisht ujë të ndenjur, llucë e një bimësi të veçantë; moçal; ligatinë: Mitro Karapataqi sikur na zhyste në një zymtësi ende më të dendur si në mesin e një kënete të errët të rrethuar me kallamishte dhe me shkurre. (Arka e Djallit f.356). kërbisht~i.m.sh~e.~et. (+). anat. Pjesa e poshtme e shtyllës kurrizore, që përbëhet nga pesë rruaza të ngjitura njëra me tjetrën dhe formon anën e prapme të legenit; kryqëzat e kurrizit: Cute Babulja, pa folur, iu afrua një lope larë, të cilës nga të dy anët e kërbishtes i kishin kërcyer të dy kokallat si dy gurë me majë. (Arka e Djallt f.245). kërce/ll~lli.m~sh.~j.~jtë.(+). Pjesa kryesore e bimës, në trajtë boshti, që del mbi rrënjë dhe mban degët, gjethet, lulet e frytet, këtu përdoret në mënyrë figurative për njeriun: E dëgjuat se çfarë tha ky kërcelli i borgjezisë? (Arka e Djallit f.114). kërcur/e~ja.f.sh.~e.~et.(+). Grua a vajzë që ka mbetur vetëm, pa të afërm e pa ndihmë dhe e mjerë; qyqare: Agush, po më le kërcure! (Njerëz të krisur f.69). kërdi~a.f (+). Vrasje a vdekje në masë, gjakëderdhje, shkatërrim a dëm i madh, shfarosje: Dhe ju na prisni dhe bëni kërdinë me këta dy tehe! (Arka e Djallit f.141). kërkëritj/e~a.f (-). Zhurma që del kur kërkërit karkaleci: Jashtë dëgjohej kërkëritja e mijërave karkalecëve dhe kuakitja e qindra bretkosave që vinte nga lumi. (Arka e Djallit f.437). kiameti kërmëz/ë~a.f (-+). turq. Verë: Bej-efendi, kërmëzë sharap! (Arka e Djallit f.342). kërpaç~i.m.sh.~ë.~ët.(+). bised.keq. Zejtar që nuk bën punë me cilësi të mirë;njeri i paaftë në mjeshtërinë e tij: Edhe mund të qethesha, por ti je një kërpaç, që të mungon shija e së bukurës. (Arka e Djallit f.299). kërshëri-a.f (+). Kureshtje: Për këtë mit kishte treguar kërshëri të veçantë edhe doktoresha. (Arka e Djallit f.28). kërthinjtë(i.e)~mb (+). Që sapo ka lindur apo sapo është pjellë, që ka lindur para kohe dhe është i dobët: Ishte një mijushkë, një mijushkë sa një vezë e një pule kërthinje.(arka e Djallit f.209). kërrab/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Shkop me njërin skaj të kthyer si grremç, që përdorin barinjtë për të zënë për këmbe bagëtitë e imëta; grremçi në krye të këtij shkopi: Në këtë kohë doli nga pylli një grek me kërrabë dhe u nis drejt Cute Babules, që përkëdhelte qëngjin në prehër. (Arka e Djallit f.419). këst~i.m.sh.~e.~et.(+). Secila nga pjesët e parave, derdhen pak e nga pak, në afate të caktuara për të paguar një mall ose për të shlyer një borxh: Paret le të m'i paguajë me këste e pak nga pak (Arka e Djallit f.233). kështjellar~i.m.sh.~ë.~ët. (+). hist.1-feudali që ishte zot i një kështjelle. 2-Luftëtari ose komandanti i luftëtarëve që mbronin një kështjellë: Pas meje, o gra, të marrim kështjellën e bardhë të qumështit, se kështjellarin Zyber Shtufa e çarmatosëm dhe e zhveshëm! (Arka e Djallit f.254). kiamet~i.m.sh.~e.~et. (+). bised.fatkeqësi e madhe, shkatërrim a mjerim i madh, katastrofë; kërdi, mynxyrë: "Fundja, s'bëhet kiameti",- mendova dhe e vura të luante Sonantën e famshme. (Njerëz të krisur f.299). 104

105 kibernetikë kibernetik/ë~a.f. (+). Shkenca që studion ligjet ose veçoritë e përgjithshme të derjtimit në organizmat e gjallë e të makinave si edhe metodat e mundësitë teknike për të lehtësuar punën e njeriut, duke zëvendësuar disa nga veprimet e tij mendore e praktike me anë të aparateve e të pajisjeve të ndërlikuara automatike: Jetoj në shekullin e kibernetikës dhe dashuroj si në shekullin e karrocës! (Njerëz të krisur f.237). kilota~t.f.vet.sh. (+). Pantallona të gjata, të cilat nga gjuri e poshtë ngushtohen e puthiten pas këmbës: Ishte veshur me rroba ushtarake, me kilota dhe me bluzë stofi. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.45). Porta sakaq u hap dhe u pa një burrë i mbështetur në një shkop të trashë e të lëmuar, i veshur me një xhaketë të madhe ngjyrë hiri dhe me kilota, me çizme të verdha meshini. (Arka e Djallit f.104). kinkaleri~a.f.sh.~.~të. (+). Dyqan ku shiten sende të vogla të përdorimit të përditshëm vetjak a sende të vogla zbukurimi prej metali, prej qelqi, prej briri; prej lënde plastike etj. ose çikërrima të tjera: Ndërkohë, para kinkalerisë ecte me të shpejtë shoku Zylo. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.33). kinse~lidh;(+). përd. edhe si pj. Sikur, gjoja sikur: Na kujtohej edhe gazeta "Vorioepirotis "me shënimin e saj qëllimlig "Skandal shqiptarçe", ku përgojohej Cute Babulja dhe unë, që kinse kishim grabitur Foren, e quajtur grek nga ai gazetari anonim. (Arka e Djallit f.426). kiosk/ë~a.f (-). Dyqan i vogël, zakonisht prej druri që përdoret për të shitur gjëra të ndryshme: Në bërryl të rrugës, pranë kafes "Orea" u ndal tek një kioskë dhe bleu gazetën "Vorioepiriotis" për t'u informuar se ç'bëhej në botë, megjithëse ky organ është mjaft i kufuzuar ne informacionin ndërkombëtar,....(arka e Djallit f.164). Para se të niseshim, Cute Babulja shkoi vetëm në një kioskë dhe mori gazetat.(arka e Djallit f.346). kllapia kiu-kiu~onomat. (-). Përdoret për të treguar zhurmën e të qarit, tingullin që lëshon një njeri kur qan: Kiu-kiu,-ngashërente Forja. (Arka e Djallit f.168). klasor~e.mb (+). Që ka të bëjë me klasën si grup shoqëror dhe me mbrojtjen e interesave të saj; i klasës: Pse të zbutnim luftën klasore në fshat... e me radhë! (Arka e Djallit f.186). kleçk/ë~a.f.sh.~a.~at. (+). Copë e vogël dhe e hollë druri; pjesë dege e hollë dhe e shkurtër; gëzhdallë, kunj druri: Përmbi këta bishtra me fletë të mëdha hardhie dhe me bistakë rrushi të porsazënë kishin rënë që nga çatia tjegulla e copëra xhami, bluashka e kashtë, kleçka e mbeturina të sjella prej erës se nga ç'skutë! (Arka e Djallit f.212). Shikonte pranë diçka të gjatë, fjala vjen, një kleçkë, një grykë shisheje, një bisht sqepari, një pykë, zvarritej, e merrte, e vinte në gojë dhe e thithte. (Dështaku f.149). klishe~ja.f.sh.~.~të. (+). fig.keq. Ide, mendim ose shprehje, që është përsëritur shpesh: Ndërsa kjo që thoni ju është një shablonizëm, një parafabrikat apo klishe e spikërve të radios, vërja emrin si të duash! (Arka e Djallit f.451). klubdashës~i.m (-). Që e duan klubin, që janë të fiksuar mbas klubeve, lokaleve për të pirë: Dhe kjo ngjallte kërshëri në të gjithë klubdashësit e fshatit dhe të ndonjërit.. (Arka e Djallit f.121). kllapi~a.f. (+). Gjendja e një njeriu kur humbet vetëdijen dhe nuk është në vete për shkak të ndonjë sëmundjeje që sjell temperaturë të lartë: Erdhi, por flet si në kllapi,- tha tezja. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.54). Ndonjëherë më dukej se ai nuk fliste përçart, por ankohej mes një gjendjeje kllapie, si një i sëmurë rëndë. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.100). 105

106 klloçkë klloçk/ë~a.f.sh~a.~at. (+). Pula kur bie për të nxjerrë zogj dhe gjatë kohës që i rrit, këtu me kuptimin i mblodhi të gjithë, i bëri të rrinë urtë: Pusho, kopil!- tha Cute Babulja dhe u ngrit, duke na marrë me vete të gjithëve, si klloçka zogjtë e saj."( Arka e Djallit f.170). kobsh/ëm(i)~me(e)~mb. (+). Që ndjell kob; që ngjall një ndjennjë frike a një parandjenjë të rëndë; që sjell lajmin për një kob, që sjell kob; ugurzi: dhe kur ke menduar se ke shpëtuar nga ndonjë plumb, është diçka e kobshme dhe e tmerrshme.( Njerëz të krisur f.134). kobur/e-ja.f (+). Revole, pistoletë: Në njërën ishte figura e një partizani të ri me vezme e kobure në brez. (Arka e Djallit f.25). E kishte marrë me vete edhe Foren, shoferin e tij, të armatosur me një kobure të madhe, se kishte frikë nga ndonjë egërsirë. (Arka e Djallit f.382). koçan~i.m.sh.~ë.~ët. dhe koçank/ë~a.f.(+). Kërcelli i disa bimëve, pjesa e fortë e kërcellit të këtyre bimëve: Mbushi katër shishe litroshe, ua mbylli grykat me koçanka misri dhe i shpuri në odën e zjarrit. (Njerëz të krisur f.128). Kalli misri i shkoqur, këtu në mënyrë fig. është tharë, ka ngrirë: Atë të pacipën, atë çingenenë, atë të bijën e asaj që është tharë si koçankë misri, që është bërë si pastërma dhe i vjen erë cironke të tymosur dhe era përhapet nëpër fshat, që e marrtë mortja, që e hëngërshin krimbat e verdhë dhe bubuzhelët e zinj!- thërriste plaka Nafije, duke lëvizur mjekrën, duart dhe këmbët megjithë zjarrin që i kishte mbetur në gjoksin e ngushtë. (Dështaku f.24). kodosh~i.m.sh.~ë.~ët. (+). keq. Njeri i paturp, që bëhet ndërmjetës për punë të pamoralshme; njeri i shkathët e i djallëzuar, që është i zoti për të mashtruar ose për të bërë punë të poshtra: Kodosh, më falni edhe për këtë fjalë, është bërë Vangjush Cilja.(Njerëz të krisur f.178). kokëmbështeturi kodrin/ëz~za.f (+). Kodër e vogël:. ndezi cigaren e dytë të asaj dite dhe doli në një kodrinëz fare pranë portës thjesht për t'u çlodhur. (Arka e Djallit f.261). koherenc/ë~a.f (+). libr. Të qenët koherent; vetia e atij që është koherent: Si rezultat koherenca e tonalitetit të stilit t'kurret nga inkoherenca dhe intensiteti anormal. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.161). kokall~a.f.sh~.~at. (+). anat. Kockat që mbajnë të lidhur legenin me trupin, nyja që i lidh ato, gongallat: Cute Babulja, pa folur, iu afrua një lope larë, të cilës nga të dy anët e kërbishtes i kishin kërcyer të dy kokallat si dy gurë me majë. (Arka e Djallit f.245). kokëçarj/e~a.f.sh.~e.~et.(+). 1.Kujdes, merak për dikë a për diçka: Punë pa kokëçarje, pa telashe!- i tha prifti Zef Ucit. (Njerëz të krisur f.150). 2.Diçka e padëshirueshme, që të mërzit e të shqetëson; ngatërresë e vështirësi, telash: Sa kokëçarje ka patur shoku Zylo me të! (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.25). kokëjashtë~mb (+). Kokëzbuluar: Nëpër sallon venin e vinin burra të mbajtur mirë, me borselina, me bereta, kokëjashtë, me mjekra të begata,..(arka e Djallit f.189). kokëlartë~ndajf.(-). Me krenari, me kokën lartë: Herë të bën ta shohësh botën kokëlartë, herë kokëposhtë, herë kokëmënjanë, herë kokëmbështetur! (Arka e Djallit f.185). kokëmbështetur~i.m (-). Frikacak, që struket diku, që rri mbështetur pa fjalë,gojëkyçur: Ndërsa kokëmbështeturi Cute Babulja heshtte me sy të mbyllur,. (Arka e Djallit f.173). 106

107 kokëmbështetur kokëmbështetur~ndajf. (-). Me kokë mbështetur, që rrinte mbështetur diku për të mos rënë në sy për diçka: Ndërsa Cute Babulja, që ishte një enciklopdi e vërtetë informacioni, veçnërisht në lëmin e njohurive intime, rrinte kokëmbështetur dhe ndrydhte zemërimin për të mos e lënë të pëlciste si granatë, pasi forca eksplozive e kësaj granate... (Arka e Djallit f.173). Herë të bën ta shohësh botën kokëlartë, herë kokëposhtë, herë kokëmënjanë, herë kokëmbështetur! (Arka e Djallit f.185). kokëmënjanë~ndajf.(+). Si i zemëruar e pa folur, shtrembër: Herë të bën ta shohësh botën kokëlartë, herë kokëposhtë, herë kokëmënjanë, herë kokëmbështetur! (Arka e Djallit f.185). kokëmish~e~mb. (+). I trashë nga mendja, kokëtul (përdoret edhe si em.): O Fore! O pellazg kokëmish! (Arka e Djallit f.162). Federik Engelsa, more kokëmish-thirri Cute Babulja. (Arka e Djallit f.322). kokëposhtë~ndajf.(+). Me kokë poshtë, përmbys, së prapi (edhe fig.): Herë të bën ta shohësh botën kokëlartë, herë kokëposhtë, herë kokëmënjanë, herë kokëmbështetur! (Arka e Djallit f.185). kokëulur~ndajf. (+). Me kokë poshtë, të ulur; i përhumbur; i turpëruar; pa interes, i mërzitur: Prandaj ecte kokëulur, i vrenjtur dhe i zymtë, i huaj në mes të huajve, i tjetërsuar në mes të tjetërsuarve (Arka e Djallit f.175). koklavitur(i.e)~mb (+). Që është koklavitur, i ndërlikuar, i ngatërruar (edhe fig.):.., doli nëpër oborr i penguar nga degët e rrëzuara të mollëve dhe i çjerrë nga bishtrat e hollë të hardhive të koklavitura dhe të mpleksura me njëri-tjetrën nëpër gjithë truallin rreth shtëpisë. (Arka e Djallit f.211). kolerë kokoleps~kal~a.~ur. (-). Ngatërroj, diçka, gjëra që përzjehen me njera-tjetrën:., do të rrudhosen nga zilia; këto mjekra të begata do të çirren dhe këto mustaqe të krehura do të kokolepsen! (Arka e Djallit f.190). kokor/e~ja.f.sh.~e.~et. (+). Kapelë me dy veshë anash, që mbahet në dimër për t'u mbrojtur nga të ftohtët:, i mbathur me çizme të gjata dhe kokëmbuluar me kokore, pasi bënte ftohtë dhe qimtonte dëborë e hollë. (Arka e Djallit f.242). kokorroç/ë~a.f (-). mospërf. Njeri që pispilloset e ngrefoset, që mbahet me të madhe: Nga këta kokorroçë s'trembem unë! (Arka e Djallit f.190). kokos~jokal~a.~ur (-). Vesh, mbath, vesh kapelen: Kjo borselinë u bë shkak që unë të krijoj fjalën "kokosur" që do të thotë" të vesh në kokë kapele".( Arka e Djallit f.142). kolegjum~i.m.sh.~e.~et. (+). Organ këshillues a drejtues në disa institucione qendrore dhe në redaksitë e gazetave e të revistave, që përbëhet nga disa anëtarë dhe që kryesohet nga titullari i institucionit ose nga kryeredaktori: Orientimin e ka nxjerrë një kolegjium i tërë!-tha shoku Zylo. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.76). kolektiv~e.mb(+). Që ka të bëjë me kolektivin; i gjithë kolektivit; i përbashkët;që bazohet në parimet e kolektivizmit: Ne gënjejmë veten duke e quajtur pronë kolektive. (Arka e Djallit f.272). koler/ë~a.f (+). mjek.veter. Sëmundje e rëndë ngjitëse, që shfaqet me ënjtje e qelbëzim të zorrëve, me heqje barku e me të ngjethura: Dhe kjo e mallkuar sënduqkë tani të na bëjë të zihemi me tërë fshatin, të na largohen njerëzit si prej një shtëpie me kolerë ose me xhinde brenda. (Arka e Djallit f.128). 107

108 kolibe kolib/e~ja.f.sh.~e.~et.(+). Kasolle e vogël dhe e keqe, kasolle qeni: Në tryezë, para Cute Babules, këtij burri mendjendritur, u vunë më shumë se tre çereku i lepujve që kishin në kolibet e tyre tre mustaqellinjtë më të shquar të krahinës sonë. (Arka e Djallit f.395). kolopuç~i.m.sh.~ë.~ët.(+). bised.përk. Fëmijë i vogël e i shëndoshë; vogëlush: Po atë kolopuçin e bukur që kishe pjellë ku e ke? (Arka Djallit f.245). Oh, kolopuçi i Cutes sa bukur flet!-e përkëdheli Cute Babulja në flokët. (Arka e Djallit f.367). kolorit~i.m.sh.~e.~et.(+). Ngjyresë: Do të bënit mirë sikur të pregatiteshit e t'u flisnit rapsodëve për gjuhën e këngëve të tyre, për larminë që duhet të ketë ajo, për ruajtjen e dialektit të çdo krahine, pasi kjo shton koloritin (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.66). kolos~e.mb (+*). libr. Që lidhet me kolos, njeri me veprimtari shumë të shquar shoqërore,gjigant:., nuk janë hiçgjë përpara valseve filozofike të poetit kolos dhe hazretit. (Arka e Djallit f.205). kolosal~e~mb.(+). libr. Jashtëzakonisht i madh:, kemi themeluar, përpunuar dhe zhvilluar këto zakone, duke i kthyer në ligje dhe kode morale për të betonuar qëndresën dhe ekzistencën tonë ndaj dyndjeve barbare dhe më vonë të invazioneve të makinës dhe makanizmës kolosale të shteteve moderne. (Arka e Djallit f.155).., ato fluturonin mbi varrin e cubit, i cili ndofta kurrë nuk e pat dëgjuar emrin e këtij poeti kolosal.( Njerëz të krisur f.159). kollan~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Gjerdan, rrip mesi zakonisht e përdorin femrat për zbukurim të veshjes: Ia zgjidhi kollanin e mesit, ia ngriti nga fundi fustanin dhe filloi ta zhveshë. (Arka e Djallit f.409). kompakt kollofit (kollofis)~kal.~a.~ur.(+). Gëlltit diçka me një frymë; e përlaj; ha shpejt duke futur në gojë copa të mëdha (bukë, mish etj.): Ta marrë vesh tezja jote se ti, nipi i saj, nuk jeton në një mjedis ku vetëm kollofisin shtatë bukë për njeri në ditë,. (Arka e Djallit f.412). kolltuk~u.m.sh.~ë.~ët.(+). Ndenjëse e gjerë dhe e butë, e veshur zakonisht me stof, që ka shpinë e mbështetëse për krahët:, me kolltuqe të vjetëruara, që u kërcisnin sustat, si kockat e një të rraskapituri dhe me një pasqyrë që ta tregonte fytyrën me dy hunda. (Arka e Djallit f.291). kombëtar~e~mb.(+). Që lidhet me kombin a me kombësinë, i kombit a i kombësisë, që shpreh veçoritë e kombit:, sa filluam të këndonim këngë kombëtare patriotike, lirike dhe satirike nga më të larmishmet. (Arka e Djallit f.155). komik~e.mb.(+_). Që të bën të qeshësh: Njohja, sipas kësaj bisede, ka qenë tepër komike. (Arka e Djallit f.285). komit~i.m.sh.~ë.~ët.(+). hist. Kryengritës që dilte malit e luftonte për lirinë e atdheut dhe për drejtësi shoqërore kundër shtypësve e shfrytëzuesve:, Banush Velçanin, mikun e vjetër që kishin ndarë bashkë jorganin mal më mal, kur ishin komitë. (Njerëz të krisur f.103). komodink/ë~a.f(+). Dollap i vogël me një të ndarë kryesore e me një sirtar, që përdoret zakonisht për të mbajtur sende të ndryshme që përdorim:.- i shfryu ai dhe Alush Karkanaqja iu bind pa vetëdije, duke e hedhur briskun mbi komodinkën e tij, ku mbante edhe veglat e tjera të rrojes. (Arka e Djallit f.372). kompakt~ndajf.(+*). fig. Që përbëhet nga pjesëtarë të lidhur ngushtë për një ide a qëllim të përbashkët: Ne duhet të jemi kompakt si delegacion!- tha Cute Babulja. (Arka e Djallit f.197). 108

109 kompetencë kompetenc/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). 1.E drejtë që ka dikush për të zgjidhur një çështje në bazë të ligjeve në fuqi; rrethi i çështjeve që mund të shqyrtojë e të zgjidh dikush: Ju nuk kini kompetencë dhe nuk e dini vlerën e tyre! (Arka e Djallit f.303). 2.Njohuri të thella e të përpikta që ka dikush në një fushë të dijes etj.; aftësi: Prandaj nga këto fëmijë gjithnjë lindin kompozitorë të mëdhenj: Beet-hovenë, Çajkovskë, Grigë, Moxartë - tha kritiku Mitro Karapataqi me kompetencën e specialistit të mirinformuar.( Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.199). kompetent~e.mb.(+). Që ka të drejtë, i aftë, i përgatitur mirë; që ka kompetencë: Unë ato dorëshkrime i kam dërguar në Tiranë në instanca kompetente (Arka e Djallit f.303). kompleks~i.m.sh.~e.~et.(+). Tërësia e elementeve përbërëse të diçkaje që lidhen ngushtë e plotësojnë njeri-tjetrin, tërësi veprash, dukurish etj, të gërshetuara mirë: Unë nuk e kam kompleksin e racës.(arka e Djallit f.142). kompliment~i.m.sh~e.~et.(+). libr.fjalë lavdëruese që i thuhen dikujt ndër sy për t'i bërë qejfin, lajkë: Doemos, turqit më bënë mjaft komplimenta e lavdërime edhe nga shkaaku që kumtesën e mbajta në turqisht". (Arka e Djallit f.231). komplot~i.m.sh.~e.~et.(+). Marrëveshje e fshehtë ndërmjet disa njerëzve ose grupeve për qëllime politike, ushtarake etj. në dëm të shtetit: Alush Karkanaqen e trmbi fjala "komplot" (Arka e Djallit f.301). kompromis~i.m.sh.~e.~et.(+). libr. Marrëveshje që arrijnë dy palë kundërshtare duke i bërë lëshime njëra-tjetrës: Ky është një kompromis i hapur dhe i përbindshëm, që do të na kushtojë shtrenjtë! (Arka e Djallit f.226). kon/e~ia.f.sh.~e.~et (+). Këlysh qeni, qen i vogël që mbahet në shtëpi: Në portë lehu një konkë me zë të hollë e me nota të larta.(arka e Djallit f.104). konditë konak~u.m.sh.~ë.~ët.(+). vjet. Dhoma e miqve; por edhe vend shërbimi a bujtinë për udhëtarë; banesë për një familje:., Mevla Muhamed Xheladin Rumiu bënte zijafete me shokë e miq në konakë të veçantë dhe Nastradin Hoxha gdhihej në ndonjë han rrethinave të Konias, duke treguar barcoleta. (Arka e Djallit f.194). Muret e teqesë dhe të konakëve të saj goditeshin nga plumbat. (Njerëz të krisur f.41). koncentrim~i.m (-). Përqendrim:., unë shoh në fytyrën tuaj të shkruara në një koncentrim prej esence të gjitha ato veti përmenda, unë shoh tek ju vetitëe Eskilit gjenial, (Arka e Djallit f.156). koncept/oj~kal.ova.~uar.(+). Arrij të formoj një koncept të qartë për sende a dukuri të botës reale; kam një pikëpamje të caktuar për diçka: Të gjitha këto ne i konceptojmë në mënyrë filozofike, sepse po t'i konceptonim praktikisht, do të na pushtonte drithma,- shtoi shoku Zylo. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.88). kondak~u.m.sh.~ë.~ët.(+). Qytë: Katër ushtarë shtynin me kondakë dyfekësh dy dervishë. (Njerëz të krisur f.42). kondicionuar~mb.(-). Që ka të bëj me rregullimin e ajrit sips motit, i freskët; i ngrohtë sipas dëshirës:.., e te tjera, pra, në këto hotele në vend të oxhakut me zjarr bubulak ka kaloriferë e aparate me ajër të kondicionuar, në vend të hashefeve ku silleshin dema e deshë të therur, ka kuzhina (Arka e Djallit f.195). kondit/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). libr. Kusht: Pastaj, erdhi një urdhër tjetër për ta përjashtuar pa kondita, heq s'heq dorë nga ty (Njerëz të krisur f.202). Çështja është se konditat e të lexuarit më janë vështirësuar,-them unë. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.12). S'është konditë që çdo vit të ketë festival folkloristik. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.143). 109

110 konservatori konservator~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Ai që mbron gjithçka të vjetëruar e të prapambetur, që është kundër së resë përparimtare; mbartës e përkrahës i konservatorizmit: Na kritikoni ne burrat, sepse ne jemi tiranë, kapadainj, mendjëmëdhenj, konservatorë, patriakalë!- tha shoku Zylo. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.93). konsult/ohem~vetv.~ova(u).~uar.(+). libr. Këshillohem me dikë për t'i marrë mendimin për një punë etj: Për këtë u konsultua edhe me Anthullën, që, me sa duket, kishte ndonjë libër mode. (Arka e Djallit f.139). konsu/ll~lli.m (+). dipl. Përfaqësues zyrtar i një shteti në një qytet të një shteti tjetër, që është caktuar të mbrojë interesat e bashkatdhetarëve: Gazetat e huaja që kishin shkuar në Tiranë para nesh, bashkë me thashethemet e ambasadave dhe konsulloreve, përcillnin atomet e molekulat deri në makinën tonë, si në një radioaktivitet bërthamor. (Arka e Djallit f.428). kontradiktor~e.mb (+). Që ka kontradikta, që bie në kundërshtim me një tjetër; që kundërshton atë që ka thënë më parë (përdoret edhe si em.): Njeriu është kontradiktor. (Arka e Djallit f.237). kontrast~i.m.sh.~e.~et. (+). libr. Dallim shumë i madh ndërmjet dy a më shumë sendeve, njerëzve a mendimeve që arrin deri në kundërvënie: Gjatësia jonë në këtë situatë do të rritë dimesionin e saj, pasi vepron ligji i kontrastit, ose më saktë i relativitetit! (Arka e Djallit f.143). konvencional~e~mb (+). Që bëhet sipas një rregulli a marrëveshjeje të vendosur qysh më parë nga dy palë a nga të gjithë dhe që nuk pasqyron gjendjen e vërtetë:.., se megjithëse lexonim gjuhën e udhës të fiksuar nëpër shenjat konvencionale, nuk ishim (Arka e Djallit f.161). kordhëtare kooperativ/ë~a.f.sh.~a.~at. (+). Ekonomi kolektive e krijuar nga bashkimi i punonjësve të një fshati a të disa fshatrave, të cilët kanë bashkuar tokat dhe mjetet e tjera kryesore të prodhimit, punojnë së bashku dhe i ndajnë të ardhurat sipas sasisë e cilësisë së punës që kryejnë:., që nën nxitjen e tyre u futën me dhunë në stallën e lopëve për të rrëmbyer qumështin e kooperativës... (Arka e Djallit f.236). kooperativist~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Anëtar i një kooperative bujqësore a blegtorale: "Mbolla",-them! I mbollën kooperativistët, unë vetëm drejtoja, bëja punën e specialistit. (Njerëz të krisur f.226). koordinat/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). spec. Madhësi që përcakton me përpikëri vendin ku ndodhet një pikë në rrafsh ose në hapësirë: O Fore, më trego koordinatat se në ç'vend të qytetit bie pallati i tezes tënde, se do të shkojmë t'i bëjmë një vizitë kortizie, që ta kuptojë se me çfarë elite intelektuale ka të bëjë nipi i saj... (Arka e Djallit f.412). kopan~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Dru i gdhendur petashuq e me bisht, që përdoret për të rrahur rrobat kur i lajmë, çekan a për dorës druri për të rrahur mishin, rrahës: Cute Babulja mori në dorë kopanin e madh të patokut, e ngriti lart dhe yha me zë patetik: (Arka e Djallit f.58). kopil~i.m.sh.~ë.~ët.(+). vjet. Fëmijë mashkull i lindur jashtë martese, shërbëtor: Pusho, kopil!- tha Cute Babulja dhe u ngrit, duke na marrë me vete të gjithëve, si klloçka zogjtë e saj." (Arka e Djallit f.170). kordhëtar~e.mb (+). 1-hist.Që lufton me kordhë. 2- lart. Që është i shquar, luftëtar i shquar:.., motrës së Aleksandrit të Madh, këtij strategu kordhëtar shqiptar, që grekërit na e kanë përvetësuar padrejtësisht. (Arka e Djallit f.413) 110

111 kordhëtari kordhëtar~i.m.sh.~ë.~ët.(+). his.1-ai që luftonte me kordhë. 2-lart. Luftëtar i shquar: Nga një njeri krejt lakuriq, Cutja tani ishte kthyer në kordhëtar me kalë të bardhë.(arka e Djallit f.71). koreograf~i.m.sh.~ë.~ët.( (+). art. Ai që bën ose që vë në skenë balete a valle:., valleve që u ka mësuar natyra nënë e jo koreografi Panajot Kanaçitha Cute Babulja me një ton të rreptë, (Arka e Djallit f.396). korij/e~a.sh.~e.~et.(+). Pyll i vogël me dushk a me drurë të tjerë jo shumë të lartë; zabel: Nën këtë zhurmë Agush Tomorrica rrinte i menduar në çardhakun me dritare të mëdha të hapura, që vështronin nga koria e dendur me lisa dhe dëllinja. (Njerëz të krisur f.62). korit/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Govatë: O pika!- tha Havaja-kur ta çajë e ta bëjë koritë ndonjë ujk dhe pastaj të na turpërojë të gjithëve! (Njerëz të krisur f.104). kortezi~e.mb (-). Që ka të bëj me kortezinë, mirësjelljen (përdoret edhe si em.): O Fore, më trego koordinatat se në ç'vend të qytetit bie pallati i tezes tënde, se do të shkojmë t'i bëjmë një vizitë kortizie, që ta kuptojë se me çfarë elite intelektuale ka të bëjë nipi i saj... (Arka e Djallit f.412). korrekt~e~mb (+). Që sillet e vepron në përputhje me rregullat e me normat morale, i rregullt dhe i përpiktë me njerëzit, që është veti e një njeriu të tillë: Prandaj diplomacia jonë këshillon kujdes të madh, të jemi korrektë, të matur dhe thellësisht skrupulozë,... (Arka e Djallit f.166). kosor/e~ja.f.sh.~e.~et.(+). Kosë e vogël që përdoret zakonisht për të prerë ferra, shkurre a degë të vogla pemësh; kmesë: Edhe hundën, qeni, e ka si kosore! (Arka e Djallit f.366). krahëpërveshur kosh~i.m.sh.~a.~at.(+). Thurimë e madhe prej thuprash, si shportë me grykë të hapur e të gjerë,që përdoret për të mbajtur pemë, pleh etj.: Sillini që herët nëpër koshe që të mos i shohin autoritetet e vendit, veçanërisht Zyberi! (Arka e Djallit f.397). kotk/ë~a.f (-). Nyje, lidhje (zakonisht në një fill) : Babai u mundua ta zgjidhte nyjen, por ajo ishte e shtrënguar, e përlyer me djersë si dyllë dhe ishte bërë si një kotkë spangoje. (Njerëz të krisur f.88). kovaç-i.m (+). Farkëtar: Breh! Të jetë ashtu?- pyeste kovaçi. (Arka e Djallit f.270). kozmik~e.mb.(+). Që ka të bëjë me hapësirën ndërplanetare; që shkon nëpër kozmos, që bëhet në kozmos: Ai e merrte me mend se paret e mia shpenzoheshin kot, duke fluturuar nga një restorant në tjetrin me një shpejtësi kozmike. (Njerëz të krisur f.256). kozmopolitiz/ëm~mi.m (+). Teori që përpiqet të nënvlerësoj voçoritë e ndjenjat kombëtare, duke quajtur për atdhe gjithë botën:., veçanërisht në Stamboll, që është një xhungël e kozmopolitizmit, që kryqëzon qindra shtigje të spiunazhit ndërkombëtar,. (Arka e Djallit f.255). kqyr/ni~kal.~a~ur (-). Shiko, vështro: Nji ky asht, kqyrnie dhe ia tregoi me gisht muret e nxirë të kishës. (Njerëz të krisur f.164). krahëhapët~ndajf. (+). Me krahë të hapur: Çfarë bëni? Semostratë?- thirri ai krahëhapët për t'i ndaluar. (Arka e Djallit f.252). krahëpërveshur~ndajf.(-). Tregon mënyrën se si ishte, si i kishte krahët: Si e ndau patokun, ashtu krahëpërveshur, i hodhi një vështrim të lumtur tryezës dhe të gjithë heshtëm për nderim. (Arka e Djallit f.57). 111

112 krap-krup krap-krup~onomat(+). Zhurma që lëshojnë dhëmbët kur janë duke kafshuar diçka, ushqim: Mandej ngriti gotën e vogël dhe kafshoi një qepkë të njomë nga dëgjohej krap-krupja e dhëmbëve, (Arka e Djallit f.116). krasit (krasis)~kal~a.~ur.(+). I pres degët e tepërta ose të thata një peme; pastroj e rrumbullakos kurorën e një peme: Pastaj mollët dhe pemët e tjera të thyerfa duheshin krasitur, përndryshe e ardhmja e tyre do të ishte e zymtë. (Arka e Djallit f.216). kravat/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Rrip mëndafshi, pambuku etj. që e lidhin burrat si nyjë nën jakën e këmishës dhe e lëshojnë përpara mbi gjoks: I mërzitur dhe i lodhur, Sherif Abeceja me xhaketë në dorë e me kravatë të liruar në jakën e këmishës ngjitej në të përpjetën e lagjes më të largët të Bilishtit,... (Arka e Djallit f.80). krekos~kal.~a.~ur (+). bised. Drejtoj (trupin): Vjehrra ime u krekos nga përgjigja e meçme e Xifes,. (Arka e Djallit f.101). krekosem.vetv (+). bised. fig. Mburrem, kapardisem edhe si ndaj. Që krekoset, që rri si kapadai, me mburrje: Mitro Karapataqi qëndronte i krekosur me gjoks të tendosur përpara dhe me pamjen e një njeriu që kërkon të japë përshtypjen se është trupgjatë dhe mendjeprehtë. (Arka e Djallit f.143). kridhem~vetv.(+). fig. Zhytem në një gjendje të vështirë, përqendrohem i tëri në një punë: Tek kridhej në këto mendime, dëgjoi hapat e Anthullës. (Arka e Djallit f.240). krijues~e.mb (+). Që bëhet a përdoret për të krijuar diçka; që krijon vepra në fusha të ndryshme; që shënon a sjell diçka të re: Po, po! I paska mësuar Sherif Abeceja të çohen nga shtrati si intelektualë të lartë krijues! (Arka e Djallit f.207). krunde krimb~i.m.sh.~a.~at.(+). fig. I ka hyrë e keqja, i ka hyrë dyshimi për diçka, e bëri të shqetësohet, e mundon diçka nga brenda, e grinte pak e nga pak: Kush i përpunoi gratë për t'ia futur krimin e domonstratës? (Arka e Djallit f.255). kris~jokal.~a.~ur.(+). Këtu përdoret si kal. Filloj befas një veprim: Dhe krisi gazi. (Arka e Djallit f.286).., pastaj kur i kuptoi fjalët" të brendëshmet e tezes", ia krisi një të qeshure, o Hyskë, sa ndofta do të jetë dëgjuar gjer në Bilisht. (Arka e Djallit f.53). kristaltë(i.e)~mb.(+). fig. Shumë i pastër, shumë i kthjellët, i kulluar; i shndritshëm si kristal; që ka tingëllimin e kulluar të kristalit:., por në dukje të rregullt dhe të pastër, apo të tejdukshme dhe të kristaltë. (Arka e Djallit f.345). kritik/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Artikull a studim kritik: Ti je mësuar të vesh ngaherë shkronjën s' (me apostrof) në çdo fjalë të kritikave të tua. (Arka e Djallit f.153). kritik~u.m.sh.~ë.~ët.(+). Ai që merret me kritikë letrare, artistike a shkencore: Ishte kritiku famëmadh, Mitro Karapataqi, më i shkurtri i gjithë kritikëve. (Arka e Djallit f.142). kronikan~i.m.sh.~ë.~ët.(-). Autor i një kronike historike, ai që shkruan një vepër letrare me temë historike, në të cilën ngjarjet shtjellohen sipas një rendi kohor: Nxjerr edhe një arkë hekuri të ndonjë kronikani që ka fshehur një dorëshkrim, a një libër të rrallë. (Arka e Djallit f.278). krunde~t.f.(+). vet.sh. Lëvoret e drithit të bluar, që mbeten në sitë kur sitim miellin, mbeturinat e miellit të situr, hime: Atëherë fshati N.dhe të katër të tjerët, që bëheshin pesë, shkuan pas të dy burrave më të zgjedhur të nahijes, duke e lënë Qenam bej Ormanë me ca krunde që s'i hanin as pulat. (Njerëz të krisur f.103). 112

113 kryekëngë kryekëng/ë~a.f (-). Këngë, e cila është e para, më e mira, ajo që kryeson, në krye të të gjitha të tjerave:.dhe që nuk i emociononte "Valsi i tufëzimit", një nga kryekëngët e kompozitorit tonë të famshëm Cin Rrok Zadrima, Artist i Popullit dhe tri herë laurat i Çmimit të Republikës. (Arka e Djallit f.251). kryeredaktor~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Ai që drejton e kontrollon punën e reaksisë së një gazete, reviste etj. dhe mban përgjegjësinë kryesore për përmbajtjen e saj; drejtuesi i një grupi studiuesish që hartojnë një vepër shkencore etj.: Që kur Cute Babulja ka qenë kryeredaktor i gazetës "Bashkimi",... (Arka e Djallit f.285). kryes/oj~kal.~ova.~uar.(+). Jam kryetar i një delegacioni etj., drejtoj:.., që në delegacionin tonë, të cilin kryeson, të marrë pjesë edhe një shkurtabiq, sado i zgjuar të jetë! (Arka e Djallit f.142). kuad/ër~ri.m.sh.~ro,~rot.(-+). vjet. Këtu përdoret me kuptimin i shkolluar, i kualifikuar, ose si një nënpunës: Po ai e bën letrën në atë mënyrë që të japë përshtypjen se është kundër degjenerimit të kuadrove, o Bamkë i dashur! (Arka e Djallit f.46). kuakitj/e~a.f (-). Zhurma që del kur kuakit bretkosa, zë i çjerrët dhe i fortë: Jashtë dëgjohej kërkëritja e mijërave karkalecëve dhe kuakitja e qindra bretkosave që vinte nga lumi. (Arka e Djallt f.437). kube~ja.f.sh.~.~të.(+). arkit. Mbulesë në trajtë gjysmërruzulli, që ngrihet mbi muret mbajtëse të një ndërtese ose të një dhome: - tha Cute Babulja duke përmendur Kube- I Hadra-në, domethënë kubenë e gjelbër, muzeun e hazretit.. (Arka e Djallit f.192). kuitancë kuç~i.m (+). bised.kryes. fëm. Emërtim për çdo qen; erdhën (shkuan, ikën) me kuç e me maç (me qen e me mace):.., që ngrihet si kala, kishin dalë për t'i pritur të gjithë jevgjitët, me kuç e me maçe, duke kënduar e duke luajtur me gërneta e me dajre. (Njerëz të krisur f.106). bised. Të gjithë, me gjithçka që kanë: Nisuni dhe mbilidhini të gjithë fshatin me kuçe e maçe!-pastaj iu kthye edhe Hatixhesë:- Po ti ç'pret? (Dështaku f.29). kudh/ër~ra f.sh.~ra.~rat. (+). Trung çeliku mbi të clin kovaçi rreh me çekan hekurin e skuqur; këtu me kuptimin fig.: Nuk e kishte menduar se shtëpia është strehë e prehjes dhe e mendimeve të lira; është vend i pavarësisë dhe paprekshmërisë; është vatër e gruas, familjes dhe vazhdimësisë së brezave dhe fisit ; është djepi i gjuhës dhe kudhra e mprehjes së fjalës shqipe,... (Dështaku f.289). kuestur/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Drejtoria e policisë në qytetet e mëdha të Italisë, ndërtesa e saj (gjatë pushtimit fashist italian edhe në Shqipëri): Se në arkivin e Tiranës janë edhe dokumentet e gjyshit tënd si spiun i italianëve dhe i shovinistëve të Ballkanit, janë edhe shkresat e vulosura nga kuestura dhe Asfalia,... (Arka e Djallit f.267). kuintal~i.f.sh.~ë.~ët. (+). Njësi e madhe e peshës, e barabartë me njëqind kilogramë:., se gjoja i paskëshe hyrë në arën me misër dhe paskëshe ngrënë një kuintal!.. (Arka e Djallit f.88). kuitanc/ë~a.f.sh.~.~at.(+). turq. Faturë, letër që dëshmon, letër e firmosur që i njeh të drejtën dikujt për të marrë të holla, sende etj.:., edhe nëpër dhoma, po të dëshëronim mjafton që të nënshkruanim kuitancat, që do të na jepte kamarieri. (Arka e Djallit f.182). 113

114 kujë kuj/ë~a.f (+). Klithmë e fortë që lëshon dikush kur vajton, ulërimë: Në krye të kopshtit qëndronte dhe qante me kuje Fatimja, e shkreta plakë e Selmanit. (Arka e Djallit f.259). Lulushja ime aq e dashur dhe fisnike, ia dha të qarit me kuje! (Arka e Djallit f.385). kukudh~i.m.sh.~ë.~ët.(+). mit. Figurë e përrallave popullore shqiptare që përfytyrohej si një burrë i shkurtër i cili dilte natën nga varri dhe shëtiste rreth e rrotull, lugat: Atje në atë fletore jeni edhe ju të dy si kukudhë. (Arka e Djallit f.66). kukumjaçk/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). zool. Zog grabitqar që del natën dhe këndon me një zë vajtues, këtu del si fig.keq. dikush që e ka zërin e shëmtuar, si kukumjaçkë: Pse bën "hi-hi" ti, moj kukumjaçkë? - tha Cute Babulja i vrenjtur. (Arka e Djallit f.98). kukurector/e~ja.f(-). Vend ku shërbehet kukurec, lokal, restorant etj.:.., urat dhe mejhanet e Stambollit, pagodat dhe rosat pekineze të Pekinit, akropolet dhe kukurectoret e Athinës, kaukazkat dhe vodkat e Moskës, keçtoret dhe orizoret e Tokios, hamburgetoret dhe uiskëtoret e Nju-Yorkut, birraritë dhe buterbrodët e Berlinit e me rradhë. (Arka e Djallit f.160). kulp/ër~ra.f.sh.~ra.~rat.(+). bot. Bimë shumëvjeçare me kërcell të hollë e të gjatë dhe me degëzime të holla që përdridhen rreth një bime tjetër, me gjethe pendore, me lule të bardha në të kuqe e me erë të mirë, rrënjët e së cilës përdoren në mjekësinë popullore: Nëpër gjumin e tij oshëtinte lumi, që u binte mes për mes arave, duke zbritur që nga ormani me rrape dhe shelgje të moçmë, të mbështjella me kulpra të trasha sa krahu. (Dështaku f.5). kumari kulturës~mb (+*). Që ka të bëjë me kulturën, që i përkasin kulturën; të shtresës së kulturës: Ne, si njerëz të kulturës, unë dhe shoku Spiro, jemi të dërguar të marrim sënduqkën,. (Arka e Djallit f.266). kullot (kullos)~kal~a~ur. (+). fig. bised. Mospërf. Rri në një vend dhe kalon kohën ose kënaqet duke parë pamje të ndryshme a njerëz që i kalojnë para syve, shikon rreth e rrotull për kënaqësinë e vet: Por në dhoma tek e tek nuk na zinte vendi dhe këmbët na shtynin të dilnim në hollin e katit tonë për të kullotur sytë në fytyrat e atyre që shkonin e vinin. (Arka e Djallit f.320). kulluar(i,e).mb (+). fig. I qartë, i pastër, i çltër, i përsosur: Ashtu po!-tha Mitro Karapataqi serioz dhe parimor i kulluar.(arka e Djallit f.145). kullumbri~a.f.sh.~.~të.(+). bot. Shkurre me degë të dendura e me gjemba, me lule të bardha, që bën kokrra të rrumbullakëta më të vogla se të qershisë, në ngjyrë blu të errët e me shije të athët; kumbull e egër; kokrrat e kësaj bime: Atëherë, hallall të qoftë çupa-tha ai dhe më shikoi me djallëzi nën ballë me sytë e tij të vegjël si dy kokrra kullumbri. (Njerëz të krisur f.307). kumandar~i.m (-). usht. Ushtarak që merret me organizimin, me drejtimin dhe me përgatitjen luftarake të një njësie ushtarake; ushtaraku që komandon një njësi a një repart në luftë etj.: Një herë në mal me kumandarët, një herë në fshat për të marr bukë e për të dërguar në batalion,... (Njerëz të krisur f.92). kumar~i.m (+). Lodër me letra, në të cilën fitimi është i rastit, lodër me para; bixhoz: Alush Karkanaqja e di dhe historinë e atyre lepujve që na i fitoi në kumar ai i prapi Cute Babulja! (Arka e Djallit f.294). kultural~e.mb. (-). Që ka të bëjë me kulturën, që i përket kulturës, kulturës, që i shërben kulturës, që bëhet në këtë fushë: Po me lëvizjen kulturale si vini? (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.83). 114

115 kumarxhi kumarxhi~u.m.sh.~nj.~njtë. (+). Ai që luan kumar, bixhozçi:.., ku dergjeshin udhëtarët varfanjakë më të rraskapitur, ku fshiheshin grabitësit më të zhdërvjelltë, ku nuhatnin banditët më faqezinj, ku lëviznin gishtërinjtë kumarxhinjtë më hipnotizues, (Arka e Djallit f.194). kumtes/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Studim i shkurtër për një çështje të caktuar, që lexohet në një sesion sshkencor: Unë dhe Bamka nisemi në Turqi për të mbajtur kumtesa dhe për të takuar dervishët mevlanaj. (Arka e Djallit f.102). kundërrevolucionar~e.mb.(+). Që ka të bëjë me kundërrevolucionin ose i kundërrevolucionit, që është kundër revolucionit për diçka: Veprim kundërrevolucionar!- tha ai pa m'u drejtuar mua dhe kushedi sepse, hodhi nga koka shapkën, e vuri nën sqetull. (Arka e Djallit f.253). kung/oj~kal~ova.~uar.(+). fet. U jap kungimin a kungatën besimtarëve gjoja për t'i pastruar nga mëkatet (në vendet ku vepron feja e krishterë): Dhe megjithatë, unë kisha frikë: një kandidat partie të hyjë në kishë, të pranojë që një prift me kamillaf të më kungojë. (Njerëz të krisur f.307). kungu/ll~lli.m.sh.~j.~jt.(+). fig. thjeshtligj. mospërf. Mendja, koka shar. njeri i trashë nga mendja (përd.edhe si mb.): Edhe ai që e heq veten të ditur, si Spiro Arhitrari, është më trungu dhe më kungulli! (Arka e Djallit f.233). kunjas~kal~a.~ur.(+). Mbush me lecka plasat e një ene prej druri: Kini shumë apostrofa dhe fjalë të rralla lokale; psh ç'do të thotë "pagrat", "pakare", "kunjas", "hulumtim", ryzoj", "tërhuzun", zuç", "zymnej", zyqani", "djegqerres", "pofte"- tha mësuesja. (Njerëz të krisur f.159). kurioziteti kup/ë~a.f.sh.~a.~at (+). Enë e thellë prej qelqi etj. zakonisht pa dorezë, që përdoret për të pirë ujë, verë, etj.; gotë uji: Të kishim pra të mjaftueshme, ia vlente të pinim ndonjë kupë uzo "Metaksa" me pak kukurrec. (Arka e Djallit f.153). kupol~a.f.sh.~.~at.(-). Pjesa më e lartë e një ndërtese, e një xhamie, etj.: Stambolli, Izmiri, Burba, Ankaraja dhe aq më shumë Konia janë pëllëmbë e kupola e minare xhamish. (Arka e Djallit f.198). kuptimplotë~mb (+). Që do të thotë shumë, që të jep të kuptosh qartë diçka; domethënës: Do të jetë një skandal i vërtetë!- dhe na hodhi sytë me një vështrim kuptimplotë dhe triumfues. (Arka e Djallit f.197). kurban~i.m (+). fig.bised. Fli për një ideal të lartë ose për diçka: Jam një kurban i gazetave. (Arka e Djalllit f.354). kurbatk/ë~a.f (+). Fallxhore, ajo që hedh fall, që parashikon, arixheshkë: Dhe Pandi Këmborës iu kujtua falli që i kishte hedhur një kurbatkë e njohur. (Dështaku f.73). kurdis~kal.~a.~ur.(+). fig.keq. Thur një komplot kundër dikujt. Bised. Nxit një njeri kundër dikujt: Vetëm unë dija se çfarë kurdiste ky i paudhë. (Arka e Djallit f.102). kureshtar~e.mb (+). Që ka kureshtje (edhe keq.): Edhe klubi nuk e tërhiqte, se nuk do ta linin të qetë shumë sy kureshtarë. (Arka e Djallit f.269). kuriozitet~i.m.sh.~e.~et. (-). Dëshirë e madhe për të mësuar një të fshehtë a diçka të panjohur: Kjo, si të gjitha grave, ia shtoi mjekes së bukur kuriozitetin. (Arka e Djallit f.215). 115

116 kurmi kurm~i.m.sh.~e.~et.(+). Trungu i trupit të njeriut, shtati pa gjymtyrët e pa kokën; trupi: Duke i nxjerrë tymin e kaltër të duhanit nga hundët vështronte i heshtur kurmin e ri të hijshëm, kurmin e palëvizur që para pak minutave merrte frymë dhe vinte erë manushaqe. (Njerëz të krisur f.138). kurnac~e.~mb (+). Dorështrënguar, koprrac:.., natyra merr hak dhe të urren, të bën nervoze, ziliqare, kurnace dhe të ligë. (Arka e Djallit f.126). kurnack/ë~a.f. (+). Ai që është dorështrënguar; që kursen tej mase, koprrac. Përd.mb. sipas kuptimit të emrit: Nuk donte të mendonte as për orën e murit, as për atë kurnackën, as për atë me mustaqka. (Njerëz të krisur f.329). kurrnacej/e~a.f (+). Ai që e ka dorën e shtrënguar; ai që kursen tej mase; koprrac: Nuk i shkon mendja kësaj kurrnaceja plakë t'i blerë peshqeshe nënës sime. (Arka e Djallit f.378). kyç kuvendim-i m. (+). Bisedë mes dy a tre personash, e folur e shtruar mes tyre: Fatimeja e shante se ç'i duhej Selmanit t'ia zgjaste muhabetin për Maxhunin dhe pse fuste hundët në kuvendim kot së koti, kur Sherif Abeceja e pyeti vetëm atë dhe nga gojae saj donte të merrte vesh për punën e Bamkë Dynjasë, (Arka e Djallit.f.8). kuvli-a. f (+). Kafazë për shpendët; vend i ngushtë e i mbyllur, ku të zihet fryma: Selmani ia shkeli këmbën të pushonte, po fjala tani kishte shpëtuar nga kuvlia. (Arka e Djallitf.17) 2.keq. Kthinë e vogël e pa dritë; vend i ngushtë e i mbyllur, ku të zihet fryma: Papritur ai kishte rënë në një kuvli të thatë. (Dështaku f.145). kyç~kal.~a.~ur.(+). fig. Mbyll, në këtë rast si shprehje mbylle gojën, mos e hap: Po ra fjala tufëzim, ti kyçe këtë!-dhe Lulushja i mbylli buzët me dy gishtërinjtë. (Arka e Djallit f.140). kusar~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Njeri që vjedh e plaçkit me dhunë; vjedhës: Mësuesi i vjetër nuk ua dha dorën, u ktheu krahët dhe, kur dolën nga porta, si kusarë pa vlera, pështyu:-pisër! (Arka e Djallit f.269). Prej andej mund të hidhesh dhe nuk vritesh,- mendoi ai si një kusar. (Arka e Djallit f.425). kutullaç~ndajf. (+). Si rreth, kokorreth: Të gjithë u ndodhëm në një gjendje të vështirë, sa na erdhi keq për Xifen, që ishte mbledhur kutullaç. (Arka e Djallit f.99). kuvend/oj~jokal.~ova.~uar.(+). Flas shtruar me njerëz të tjerë për dikë a për diçka, bëj bisedë me dikë, bëj kuvend: Do dëshironte të shkonte tek ndonjë shok, të kuvendonte, të pinte një duhan bashkë, po në fshat të gjithë ia kishin kthyer shpinën. (Njerëz të krisur f.173). 116

117 labi lab~i.m.sh.~ë.~ët dhe lebër,lebërit.(+). Banor vendës nga Labëria ose ai që e ka prejardhjen nga Labëria: Dëgjo, o admirues i mbledhjeve!- iu ktheva labit,- ajo grua mua më pëlqen. (Njerëz të krisur f.292). lafsha~lafsha~mb (+*). Që ka shumë qime, vatra-vatra me flokë: Berberi e vërtiti prapë kokën mbi qafën lafsha-lafsha.(arka e Djallit f.298). lajk/ë~a.f.kryes.sh.~a.~at.(+). 1-Lëvdatë e gënjeshtërt a e tepruar, që i bëhet dikujt për ta marrë me të mirë e për të nxjerrë ndonjë përfitim, fjalë që thuhet për këtë qëllim. 2-Përkëdhelje, ledhe: Edhe t'jua thonë, ju do të mendoni se ju bëjnë lajka. (Arka e Djallit f.133). lajthitj/e~a.f.sh.~e.~et.(+). Gabim padashje, gabim i vogël, ngatërrim pa dashje: Nuk mohohet, Bamka dhe miku i tij, Cute Babulja, mund të kenë bërë edhe ndonjë gabim, a lajthitje, veçdënimi ishte i tepër i zmadhuar dhe i fryrë. (Arka e Djallit f.136). lake~u.m.sh.~nj.~njtë.(+). libr. keq. Shërbëtor: Në kohën e Zogut babai e përdori kundër xhandarëve dhe lakejve të regjimit. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.47). lakror~i.m.sh.~ë.~ët.(+). gjell.byrek me lakra të grira, me presh,me kungull etj.: Siç dukej gatuante ndonjë lakror me lëpjeta, që Sherif Abecesë i pëlqente. (Arka e Djallit f.338). lakuriqk/ë~a.f (+*). shar.tall. Vajzë e padenjë, rrugaçe, që rri lakuriq e kënaq të tjerët: E mo, ku janë ato lakuriqkat e tua? (Arka e Djallit f.340). lakuriqtë~mb. (+). fig. Që shfaqet a thuhet hapur; që nuk mbulohet me zbukurime të ndryshme:.., zë që shprehte një cinizëm të lakuriqtë dhe haptazi të paturpshëm. (Arka e Djallit f.287). laro lanete~ja.f. (+). përk. Njeri i zgjuar, i gjallë, i shkathët, shejtan: Kam një mike, një lanete (Arka e Djallit f.70). lapangjoz~i.m.sh.~ë.~ët. (+). Njeri i paturp, njeri që s'i skuqet faqja; njeri i ndyrë. përb. Që bën punë të liga, i ndyrë, i pacipë, i paturp (edhe si mb): Ka ca lapangjozë si Zyber Shtufa e si Tefik Imamhyseni e si Spiro Arhitrari..-tha plaku. (Arka e Djallit f.34). Edhe ai që duket më i miri, si Zyber Shtufa, është më i pështiri dhe më lapangjozi! (Arka e Djallit f.233). Kur njerëzit bëhen lapangjozë më dalin nga zemra.(njerëz të krisur f.64). laps-i.m.sha-at (+). Mjet për të shkruar a për të vizatuar, që përbëhet nga një shufër e hollë prej grafiti ose prej ndonjë lënde tjetër me ngjyrë, e veshur me mbulesë të drunjtë, kalem: Nga andej nxori fletoren e trashë me kapakë të zinj, pa i trazuar letrat e tjera të shkruara herë me laps, herë me stilolaps e herë me stilograf.(arka e Djallit f.33) lar/ë~a.f.sh.~a.~at. (+). Pullë a shenjë me ngjyrë tjetër nga ngjyra e përgjithshme, që kanë disa kafshë në trup, njollë; kafshë ose shpend me pulla të tilla në trup: Cute Babulja, pa folur, iu afrua një lope larë, të cilës nga të dy anët e kërbishtes i kishin kërcyer të dy kokallat si dy gurë me majë.(arka e Djallt f.245). larmish/ëm(i)~me(e)~mb. (+). Që ka shumë lloje, i llojllojshëm, që ka larmi :, sa filluam të këndonim këngë kombëtare patriotike, lirike dhe satirike nga më të larmishmet.(arka e Djallit f.155). laro~ja.f.sh.~.~t. (+). fig.keq. Njeri i pabesë e tradhëtar; ai që i shërben si qen një tjetri për të përfituar diçka prej tij, ai që e shet veten për një kockë, zuzar: Atje janë larot e Qenam bej Ormanit. (Njerëz të krisur f.111). 117

118 lashtë lashtë (i,e)~mb. (+). Që i përket një periudhe shumë të largët, i hershëm, i dikurshëm, që është krijuar a që është formuar shumë shekuj më parë, në të shkuarën e largët, shumë i vjetër, i moçëm:., veçnërisht ne shqiptarët dhe grekërit, që jemi më të lashtët në këtë gadishull.. (Arka e Djallit f.155). laureat~.m.sh.~ë.ët. (+). Ai që fiton çmimin e parë në një konkurs të madh ose çmimin më të lartë për vepra të shquara e për shërbime të veçanta në një fushë të shkencës, letërsisë, të arteve, të prodhimit etj.:.dhe që nuk i emociononte "Valsi i tufëzimit", një nga kryekëngët e kompozitorit tonë të famshëm Cin Rrok Zadrima, Artist i Popullit dhe tri herë laurat i Çmimit të Republikës. (Arka e Djallit f.251). lebetim/ë~a.f (-). Klithmë tmerri, lebetitje: Pa e përfillur Kamber Rehovën, ajo e zuri të vëllanë për jake, e tundi dhe i thirri me një zë që dëgjohej si lebetimë. (Njerëz të krisur f.74). lebetitem-vetv. edhe lebetit~kal.~a.~ur (+). bised. 1-Tmerrohem 2-Këlthas, bërtas a qaj me tmerr: Lulushja në prag të portës çirrte flokët e lebetitej: Kumë le o Bamkë". (Arka e Djallit f.32). lebetitur(i,e)~mb. (+). bised. I tmerruar (përd. edhe si pjesore, folje) : Le të kujtojmë se të gjithë patokët dhe pata tona, sa shkel Cute Babulja në fshat, trëmben dhe marrin të lebetitura përpjetë grykës së lumit nga frika se mos i kapë dhe mos i hajë.(arka e Djallit f.110). leb/ër~ra.f (-+). Ata që ruajnë bagëtinë, bari: Edhe mua më ra në sy ecja e këtij djali, që i shembëllente baritjes së lebërve të mësuar me guna nëpër stane. (Arka e Djallit f.365). leckaman~e.mb(+). I veshur me rroba të grisura, i leckosur, fig. i varfër, varfanjak:.., kur e vë kokën në jastëk me lecka, shikon në ëndërr lecka dhe leckamanë si në Abisini (Arka e Djallit f.51). leopardesha leckë~a.f.sh.~a.`at.(+). Copë e vogël rrobe, rreckë, zhele, sh. rroba të vjetra e të grisura, diçka e bërë me rroba të vjetra:.., kur e vë kokën në jastëk me lecka, shikon në ëndërr lecka dhe leckamanë si në Abisini (Arka e Djallit f.51). ledh~i.m.sh.~e.~et.(+). bised. Pasuria e dikujt në një fushë të caktuar të jetës: Edhe se u pendua për fjalët që shprehu, Xhelo Mara filloi përsëri, duke hapur ledhin e mendimeve për t'i lënë të vërshojnë. (Dështaku f.124). lehtë-lehtë~ndajf. (+). Shumë lehtë; me lehtësi të madhe:., që i ngjante një kutize floriri, dhe nisi të përtypej lehtë-lehtë, jo si disa që mbllaçiten dhe kjo mbllaçitje dëgjohet si çapitja e një pate mes baltës.(arka e Djallit f.217). lejtmotiv~i.m.sh.~e.~et.(+). libr.muz. Motivi kryesor që përsëritet herë pas here në një vepër muzikore të madhe kur nis një akt, kur përshkruhet një dukuri e caktuar, kur del në skenë po ai veprues etj.dhe që e përshkon gjithë veprën duke lidhur pjesët e saj; tema kryesore: Tinëz shikoja që ai kishte ngulur vështrimin në një vizatim të qilimit dhe u çudita kur në lejtmotivin e sonatës iu drodh fort dora që mbante çibukun. (Njerëz të krisur f.299). lent/e~ja.f(-). Xham që shërben për të zmadhuar gjërat:., kjo vihet re nga të gjithë, madje vendoset në një lente zmadhuese, në një mikroskop, ku mikrobi para syve merr përmasa të mëdha. (Arka e Djallit f.261). leopardesh~a.f (-). Leopardi femër, këtu përdoret në mënyrë fig.përk. për një vajzë, për të thënë e bukur, pra tregon cilësinë e saj: "Edhe e tërbuar, qënka e bukur! Leopardeshë e bukur!", mendoi Sherif Abeceja.(Arka e Djallit f.128). 118

119 leros leros/kal-a,-ur (+). 1-E bëj me lerë, e përbalt, e ndyj, e fëlliq, e zhyej. 2-e bëj të zërë zhul, e bëj të palar, e fëlliq. 3-fig. E prish keq një punë, i vë njollë të keqe dkujt, e turpëroj: - pyeti Spiro Arhitrari duke hapur sënduqkën e drunjtë me dërrasa të nxira e të lerosura.(arka e Djallit f.23). leskoviqare-ja.f (-). Këtu përdoret për të treguar origjinën e dikujt, nga është : Do ta marr leskoviqare,..(arka e Djallit f.41). leshko~ja.f.sh.~.~t.(+). Njeri sylesh, të cilit ia hedhin të gjithë përd.mb.sipas kuptimit të emrit: Ja, ai Burhani si leshko duket. (Njerëz të krisur f.197) Këtë e vuri re edhe Kristofori, njeri në dukje leshko, por i zgjuar dhe tepër ironik. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.32). leshpre/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). vjet. Leshkorrë: Ata lanë zana, leshprera, shtërgje (Arka e Djallit f.280). leshtor~e.mb.(+). Që ka qime të gjata e të dendura, që ka shumë lesh në trup:., sa të gjitha lopët ngritën kokat dhe i tendosën veshët nga të dy anët e surretërve të tyre leshtorë. (Arka e Djallit f.248). Po kjo qime kur bashkohet me mijëra të tjera, formon mustaqet dhe, po të doni, mjekrat apo gjoksin leshtor, që janë shenja të burrit, (Arka e Djallit f.390). letrushk-a-at f. (-). mospërf. Letër e shkruar, fletë të një libri të letërsisë, këtu përdoret me kuptim negativ, nënvlerësues: Ky vanitoz kujton se bota jeton me letërsinë, se mendjen të gjithë e kanë në ato letrushkat që shkruajnë grafomanët (Arka e Djallit.f.11). levenx/ë~a.f (-). Mbulese me thekë, që shërben për t'u mbuluar: Para syve të mi ishte shtrirë vëllai, i mbuluar me një levenxë të murme dhe me mushamanë e tij të zezë, që e vishte kur hynte në tunel. (Njerëz të krisur f.305). lëngëzoj leverdis~kal~i.~ur. (+). Është në dobinë a në të mirën time diçka, më sjell fitim, përfitoj prej saj, kam leverdi: Shtetit tonë nuk i leverdisin skandalet.(arka e Djallit f.144). lezet~i.m.sh.~e.~et (+). bised.fig. Pamje e këndshme ose përshtypje e mirë që lë dikush a diçka, hije, hijeshi, bukuri: Djeg prej flakës, djeg prej zjarrit siç i ka lezet shqiptarit. (Arka e Djallit f.85). lëçit (lëçis)-kal,a-ur (+). vjet.lexoj: E hapa dhe nisa të lëçit me një frymë. (Arka e Djallit f.39). lëçitës~i.m. (+*). vjet. Ai që lexon, lexues : Por po të pyes se si mbaroi telashi që të ngjalli ajo letra anonime, që merrte nëpër gojë atë emrin tënd aq të përhapur në lëçitësit brenda vendit dhe në lëçitësit e botës së jashtme, letra që merrte nëpër gojë emrin e Shefkjes, tezes tënde aq të hirshme e aq të nderuar. (Arka e Djallit f.35). lëkurushqyer~i.m.sh.~ë.~ët.(-). Që e kanë të ushqyer lëkurën mirë, që e kanë trajtuar mirë veten, të mbajtur: S'e ul kokën shqiptari para këtyre lëkurushqyerëve me banane, ananas e mbi të gjitha me mish! (Arka e Djallit f.190). lëm/ë~i.m.sh.~enj,~enjtë.(+). fig.fushë e veprimtarisë së njerëzve :.., duke i thënë se kishte një punë me mua në lëmin e folklorit. (Arka e Djallit f43). Veçanërisht në lëmin e vijës politike!.. (Arka e Djallit f.146). lëngëz/oj~kal~ova.~uar.(+). Këtu jokal.veta III. Nxjerr bula të vogla uji, kullon nga pak, qan: Nuk jam sentimental dhe nuk më lëngëzojnë lehtë sytë kur takohem me njerëz që nuk i kam parë për një kohë të gjatë.. (Njerëz të krisur f.209). 119

120 lëpjetë lëpjet/ë~a.f.sh.~a.~at. (+). bot. Bimë barishtore shumëvjeçare në lloje të ndryshme, me gjethe vezake a gjatoshe, që rritet e egër ose mbillet në kopshte dhe përdoret si ushqim për njerëzit e për kafshët: Siç dukej gatuante ndonjë lakror me lëpjeta, që Sherif Abecesë i pëlqente. (Arka e Djallit f.338). lëvozhg/ë~a.f.sh.~a.~at. (+). fig.veshje e jashtme e diçkaje, mbulesë, mbështjellëse; guaskë: Të gjitha zënkat kanë një bërthamë amorale, por kjo që ndodhi mes Sherif Abecesë dhe tre mustaqellinjve nuk kishte vetëm bërthamën të pamoralshme, ajo kishte edhe lëvozhgën të tillë. (Arka e Djallit f.360). liberal~e.mb (+). Që vepron në frymën e liberalizmit, që përkrah liberalizmin, që karakterizohet nga liberalizmi, që shpreh idetë e liberalizmit: E vuri poshtë Xhibilet Xhibiletovin, por nga pozitat liberale. (Arka e Djallit f.229). liberaliz/ëm-mi.m (+). Të qënët liberal ndaj të metave, ndaj gabimeve, lejimi i shkeljeve, i çrregullimeve, të qenët tepër dorëlëshuar në vlerësimin e dijeve a të punës së dikujt, pra që kërkon të zbatohet liria: Por edhe Gjok Çoku kohët e fundit ka rënë me të dyja këmbët në liberalizëm, gjë që rrallë ndodh me rapsodët. (Arka e Djallit f.37-38). ligsht~ndajf. (+). fig. Në gjendje të keqe shpirtërore, keq, shumë ngushtë, në gjëndje shumë të vështirë :., ku Forja u grind me Cute Babulen për një gjë tepër banale, që më vjen ligsht ta përmend në këto shënime, (Arka e Djallit f.150). 2.Në gjendje të keqe shëndetësore: Edhe unë në fillim kështu mendoja, pastaj hyra në tundel dhe më në fund, më vinte ligsht të ikja e të lija shokët. (Njerëz të krisur f.310). limontozi ligje~t.f (+). vet.sh.bised. Fjalë, zakonisht në vargje, që gratë i thonë duke vajtuar një të vdekur: Po ti vetë na the se do të vije në pranverë, kur të pëlciste gjethi, more Cute!... përplaste duart e qante me ligje, sa të këpuste shpirtin. (Arka e Djallit f.385). ligjërim~i.m.sh.~e.~et.(+). Bisedë, kuvendim: Plaku e shtyu me bërryl, se iu duk i gjatë ligjërimi i saj. (Arka e Djallit f.136). limonad/ë~a.f.sh.~a.~at. (+). Pije freskuese e athët, që bëhet me lëng limoni, me ujë e me sheqer; një gotë a një shishe me këtë pije: Nga rakia në limonadë!- dhe më përqafoi, duke më afruar atë qafën e trashë e të kuqe, nga e cila dukej sikur vinte një afsh i nxehtë dhe i shëndëtshëm, një afsh që fshihte në vetvete gjakun e demave dhe të mushtjerave. (Njerëz të krisur f.280). limoni~mb (+). Që ka ngjyrë të verdhë të çelur si ajo e limonit të pjekur: Nga pasqyra e plasur Sherif Abeceja vështroi Anthullën me fustanin e saj të verdhë, që i lëmonte shalët ngjyrë limoni jo shumë të limontë.(arka e Djallit f.364). limontë(i.e)~mb (+). Që ka ngjyrë të verdhë të çelur, që është në ngjyrën e limonit të pjekur: Nga pasqyra e plasur Sherif Abeceja vështroi Anthullën me fustanin e saj të verdhë, që i lëmonte shalët ngjyrë limoni jo shumë të limontë.(arka e Djallit f.364). limontoz~i.m (+). Acid si pluhur i bardhë, me shije të thartë që gjendet në kokrrën e limonit e të disa bimëve të tjera dhe që përdoret në industrinë ushqimore, për prodhimin e barnave të ndryshme etj., toz limoni: E pamundur!-tha Sherif Abeceja dhe e ndjeu dhe vetë që prishi buzët sikur kishte lëpirë limontoz.(arka e Djalllit f.284). 120

121 lini lin~i.m (+). Pëlhurë e hollë prej liri, lloj cope që zakonisht bëhen mbulesat e tavolinave: Dhe ti, o Bamkë, nxirre nga valixhja atë sofrabezin prej lini të qëndisur mjeshtërisht nga Lulushja,.. (Arka e Djallit f.413). linguist~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Gjuhëtar, ai që merret me studimin e gjuhës, specialist në gjuhësi: Shumë gjuhë u duhen linguistëve. (Njerëz të krisur f.200). lir/ë~a.f.sh.~a.~at. (+). Njësia monetare bazë e Italisë, e Turqisë etj., monedhë që ka vlerën e kësaj njësie: Hë, se turqit do t'ju japin ndonjë lirë! (Arka e Djallit f.140). lirik~e~mb. (+). muz. Që tingëllon ëmbël, që ka ëmbëlsi, që këndon me ndjenjë:, sa filluam të këndonim këngë kombëtare patriotike, lirike dhe satirike nga më të larmishmet. (Arka e Djallit f.155). lisesh/ë~a.f. (+). bot. Dru pylli i lartë, me gjethe me dhëmbëza anash, që lidh lende dhe që përdoret si lëndë ndërtimi e për zjarr; dushk: Pse s'themi lis dhe liseshë? (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.41). literatur/ë~a.f.sh.~a.at. (+). vet.nj. Tërësia e veprave shkencore, artistike etj. të një populli a të gjithë njerëzimit, që janë botuar gjatë një periudhe të caktuar ose gjatë gjithë kohëve, tërësia e veprave të shkruara në një nga fushat e dijes ose që trajton një çështje të caktuar: Po sikur pastaj, të shkonte diku dhe të padiste se në shtëpinë ku jetonte Sherif Abeceja fshihet një literaturë e rrezikshme, megjithëse në dorëshkrim? (Arka e Djallit f.288). liturgjik~e.mb (+). fet. Që ka të bëjë me liturgjinë, shërbesat që bëhen në kishë, atë që ato përcjellin: dhe dialektet, që është baza e botëkuptimit tonë, dervishët do t'i shkrijnë gjithë zotësitë, gjithë marifetet, gjithë dhelpëritë,gjithë filozofinë liturgjike, gjithë përvojën e psikologjisë teologjike... (Arka e Djallit f.196). lotuese livadhis~jokal~a.~ur.(+). fig.keq. Endem kot më kot; veproj si dua vetë pa përfillur të tjerët; nuk i zbatoj rregullat e kërkesat në një punë: Ata lihen të livadhisin. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.162). logjike~e.mb. (+). I arsyeshëm, i logjikshëm, që ka lidhje të brendshme, të rregullt e të domosdoshme: Përgjigja është logjike. (Arka e Djallit f.257). logjik/ë~a.f (+). Aftësia për të gjykuar drejt; diçka që është në pajtim me arsyen; arsye; mënyra si arsyeton dikush: Parimi thotë lejohen kaq metro katrore, logjika thotë lejohen aq sa punohen (Arka e Djallit f.257). logjikisht~ndajf. (+). Në mënyrë logjike, nga ana logjike:.., se me njerëz të tillë nuk është lehtë të flasësh logjikisht e natyrshëm.(arka e Djallit f.264). lokal~e.mb (+). Që është karakteristik vetëm për një rreth, një krahinë, një qytet a një fshat të caktuar; që lidhet vetëm me të; vendor: Kini shumë apostrofa dhe fjalë të rralla lokale; psh ç'do të thotë "pagrat", "pakare", "kunjas", "hulumtim", ryzoj", "tërhuzun", zuç", "zymnej", zyqani", "djegqerres", "pofte"-tha mësuesja. (Njerëz të krisur f.159). lokalitet~i.m.sh.~e.~et. (+). vjet. Ndarje e vogël administrative brenda rrethit, e cila përfshinte zakonisht disa fshatra; qendra e kësaj ndarjeje administrative: Në fund të letrës shënohej: "Me nderime" dhe më poshtë: Kryetari i lokalitetit: "Bajram Bektashi". (Njerëz të krisur f.290). 2.Qendër e vogël banimi: Këtu hyjnë edhe festivalet e lokaliteteve e të zonave..-tha. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.76). lotues~e.mb (+). Që derdh lot vazhdimisht, që qan: ; që ka rezistuar në këngë mes zijafetesh dhe mes hidhërimesh, tani ishte kthyer në një banor qullac lotues me një shpirt të ndjeshëm,. (Arka e Djallit f.354). 121

122 lubi lubi~a.f.sh.~.~të. (+). mit. Figurë e mitologjisë shqiptare, që përfytyrohej si një gjarpër keqbërës shumë i madh, me bisht të gjatë, me disa krerë dhe i pangopshëm, i ngjashëm me kuçedrën:., por edhe për ta ngopur me bukë, se është një lubi e vërtetë. (Arka e Djallit f.378). 2.fig. keq. Njeri që ha shumë, njeri i pangopshëm: Pastaj sollën gomarin, e ngarkuan dhe e dërguan plakun te lubia. (Dështaku f.95). lug/at~ati.m.sh.~etër,~etërt.(+). mit. Figurë e besimeve popullore, që përfytyrohet si njeri, i cili në gjallje të tij është shumë i keq dhe pas vdekjes ngrihet natën nga varri e tremb njerëzit, fig.keq. njeri shumë i keq, i shëmtuar: Ja na paska nxjerrë edhe mua edhe ty ky lugat Bamkë.(Arka e Djallit f.66). lyreku lypet~vetv.(+). 1-Ka kërkesa për diçka, kërkohet. 2-Këtu del pavet. Duhet, lypset: Prandaj ai u nxeh për herë të parë me Mitro Karapataqin në një tokë të huaj, ku lypset më tepër se kudo një dashuri dhe unitet i plotë me njeri-tjetrin. (Arka e Djallit f.150). lyrek~u.m (-). Zog, shpend, diçka e varur, e vrarë: Në këtë çast, që nga një kolltuk në qoshe të sallonit të "Pera Pallas"-it, u shfaq një njeri me një krah të lidhur si lyrek i varuur në një kordon që mbahej në sup. (Arka e Djallit f.317). luspitur(i.e)~mb.(-). Që është si më luspa, që lidhet me luspat, copa-copa: Po, po, unë, i veshur me këtë kostum, me këtë kravatë, me këtë mjekër të luspitur, me këtë shpirt të copëtuar nga Vera. (Njerëz të krisur f.231). 122

123 llafi llaf~i.m.sh.~e.~et.(+). bised. Fjalë, kuvendim; bisedë: S'më lë të them një llaf! (Arka e Djallit f.290). Ama llaf!-kundërshtonte babai. (Njerëz të krisur f.92). llafazan~e.mb(+). bised. Fjalaman, që fjalisin shumë (edhe si em.): Ata që hedhin fjalë në erë janë llafazanë (Arka e Djallit f.61).., të shpinte dhe të sillte lajme postjeri me kapelë ushtarake Zenel Ymërliu dhe të bëllbëzonin portat e deriçkat e oborreve nga plakushkat dhe femrat llafazane!... (Arka e Djallit f.218). llafos~jokal dhe kal.~a.~ur.(+). bised. Flas, them, bisedoj, fjalos: Ç'të bëj se s'më lejojnë punët e tepërta dhe mbledhjet, dhe sesionet shkencore, dhe konferencat dhe festivalet folklorike, se do të vija ngahera të llafosesha me ty, moj e shenjta e të shenjtave, moj Nënë Tereza e Indisë. (Arka e Djallit f.87). llagap~i.m.sh.~e.~et.(+). Nofkë: Sebepçiu i gjyrylldisë, ashiku Maksut Babulja, me llagapin Cutja, nxitësi marksisti mynafik Dhimitër Karapataqis me llagapin Mitro, një kardash me xhins nga Junanistani (Greqia) dhe karasëzi me xhins turk Bajram Dynjaoglli me llagapin Bamkë Dynjaja i arnautizuar. (Arka e Djallit f.347). 2.bised. Mbiemri i një njeriu; emri i familjes: Ky është mendim standart, por në këtë rast është origjinal, se Kiçoja llagapin e ka Pela, doemos godet me shkelma. (Njerëz të krisur f.214). llahtaris-kal.~a,~ur.(+). bised.- e frikësoj shumë dikë, e tmerroj: Dhe të uroj: mos e pafsh kurrë, se do të llahtarisesh! (Arka e Djallit f.40). Ajo u llahtaris dhe s'u besoi syve, kur pa të shtrirë të vëllanë para këmbëve të kalit. (Arka e Djallit f.71). lloj-lloj Që andej i shtrirë ai filloi të rrëkëllehej, duke lëshuar britma të llahtarshme.(arka e Djallit f.428). llamburitës~e.mb (+*). tall. Që ndrit, shkëlqen, vezullues:., me gjeneralë buzëqeshës më vrasës, me afaristë më dorështrënguar, me varfanjakë më llamburitës,.(arka e Djallit f.195). llapashitj/e~a.f.sh.~e.~et.(+). Zhurmë e mbytur kur ecim nëpër baltë, ujë etj: Krah tij ecnin edhe Abedini me Bamen, duke lënë prapa llapashitjen e çizmeve nëpër baltën e ormanit. (Dështaku f.98). llër/ë~a.f.sh.~ë.~ët.(+). Pjesa e sipërme e krahut që nga bërryli deri te supi; krahu; kuti i krahut: Adila, në ecje e sipër, më prekte me llërën e saj të bukur dhe unë largohesha pakëz, megjithëse më pëlqente afërsia me të. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.184). llogor/e~ja.f.sh.~e.~et.(+). Vijë e thellë a hendek i gjatë, që hapet në tokë për t'u mbrojtur nga zjarri i armikut ose për t'u strehuar: Ky ishte një vrapim i çuditshëm, vrapim me kurriz të përkulur si llogore përpara frontit armik. (Arka e Djallit f.253). Vetëm nën muret e tij, ku nuk zinte dielli, kishte ende togje dëbore që dukeshin si llogore lufte. (Njerëz të krisur f.128). lloh/ë~a.f.(+). Borë e përzier me shi ose me breshër të imët, që bie zakonisht në mot me erë; borë e lagësht: Nëna ime këtë përzierje e quan llohë.(njerëz të krisur f.184). lloj-lloj~pakuf.(+). Çdo lloj, gjithëfarë, lloje të shumta e të ndryshme:., që është një qytet sa Bilishti ynë, por të merr mendjen me vitrinat, reklamat dhe dritat lloje-lloje.(arka e Djallit f.150). llahtarsh/ëm~(i)~me(e)mb(+). bised. Që të shtie frikën, që të kall tmerrin, i tmerrshëm: Betohu, i nëmuri i perëndisë!-thirri me një zë të llahtarshëm Cute Babulj. (Arka e Djallit f.71). 123

124 llomotitja llomotit~ja/je.f(+). Flas shumë, kot e pa përgjegjësi; flas poshtë e lart e përhap thashetheme: Të ziente klubi i fshatit nga qortimet e tre mustaqellinjve dhe Spiro Arhitrarit, të zukaste rrojtorja nga llomotitjet e berberit Alush Karkanaqja, (Arka e Djallit f.218). lloz~i.m.sh.~e.~et.(+). Dru a hekur i trashë, i gjatë e i lëvizshëm, që shërben për të mbyllur derën nga brenda, shuli i derës:., ku vjen mishi i vënë thela-thela nëpër frigoriferë të mëdhenj sa dhoma, në vend të odave me dyer me lloze të thjeshtë druri,.(arka e Djallit f.195). llupësi llukanik~u.m.sh.~ë.~ët.(+). Lloj sallami i thatë, me mish të grirë ose me të brendshmet e bagëtive dhe me shumë erëza; suxhuk, kole: Kur i shohim që flenë, të shkojmë e t'i shpojmë me hosten, t'i ngremë nga dremitja dhe t'i hedhim nën rrotat e llokomotivës së luftës së kllasave për t'i dërrmuar siç dërrmohet mishi për sallam e për llukanik. (Dështaku f.262). llupësi~a.f(+). Të qenët llupës, grykësi: Shiko Mitro, rusët i përmenda si simbol i negativitetit në ngrënie, si llupës të shfrenuar që (Arka e Djallit f.145). 124

125 maçi maç~i.m.sh.~ë.~ët.(+). krahin. Mace; erdhën (shkuan, ikën) me kuç e me maç (me qen e me mace):.., që ngrihet si kala, kishin dalë për t'i pritur të gjithë jevgjitët, me kuç e me maçe, duke kënduar e duke luajtur me gërneta e me dajre.(njerëz të krisur f.106). maçokolog~u.m(-). Ai që i do maçokët e përkujdeset për to: Ai donte maçokët, prandaj e quanin "maçokolog". (Arka e Djallit f.331). madh(i),~e(e)~mb.(+). Që dallohet nga të tjerët për aftësitë e cilësitë e veçanta fizike, mendore e morale: Por i madhi Cute e kapi situatën në çast.(arka e Djallit f.147). magnetizim~i.m(+). Veprim sipas magnetizoj, magnetizohet. fig.libr. Forcë e madhe tërheqëse, joshje e fuqishme, e magjeps: Këto shqiponja të materializmit u tulatën si pula para magnetizimit të fshehtë dhe të padukshëm të fesë, (Arka e Djallit f.197). magnetofon~i.m.sh.~.~at.(+). Aparat i posaçëm për regjistrimin dhe riprodhimin e tingujve me shirit magnetik: Në këtë listë shënonte ato gjëra që duhej të sillja nga Turqia; magnetofon, sobë vajguri, fustanë, këna për flokët, (Arka e Djallit f.140). magjar~i.m.sh.~ë.~ët.(+). krahin. Gomar: Mblodhi librat, e hipi magjarin,- se ka pasë mbajtë nji magjar,- dhe u largue. (Njerëz të krisur f.154). magj/e~ja.f.sh.~e.~et.(+). Govatë e drunjtë, ku ngjishet brumi për të bërë bukë:..; është jastëk i gjumit dhe zgjimit; është çerdhja e kujtimeve të lindjeve dhe vdekjeve; është magje e gatimit të njeriut të njerëzishëm ; është simbol i unitetit të qelizave të qënies; është pistë e nisjes së ritmeve të jetës... (Dështaku f.289). malumi majmë(i)~e(e)~mb(+). Që është ushqyer mirë dhe ka vënë mish, dhjamë, i shëndoshur shumë: Të këshilloj, o Bamkë, që pas ngrënies së gjërave të majme, siç janë derrkuçët, patokët dhe disa shpezë që formojnë gushë të madhe,.(arka e Djallit f.73). 2.fig.bised. Shumë i madh: Shkrimi kishte një titull të majmë. (Arka e Djallit f.111). Lepujt e mustaqellinjve janë më të majmit e gjithë krahinës. (Arka e Djallit f.388). major~i.m.sh.~ë.~ët.(+). usht. Gradë oficeri madhor e shkallës së parë, më e lartë se e kapitenit dhe më e ulët se e nënkolonelit; oficeri që mban këtë grade (në ushtritë që kanë grada): Ajo çeta tjetër pardje dogji gjysmë autokolone, çarmatosi dhe përzuri nga miniera shtatëdhjetë ushtarë bashkë me majorin, duke zënë mitraloza e mortaja. (Njerëz të krisur f.11). makar~pj.(+). bised. Përdoret për të shprehur dëshirë ose për të shprehur miratim, lejim a pranim, por pa dëshirë: U, makar, a- tha Cute Babulja. (Arka e Djallit f.102). makinacion~i.m.sh.~e.~et.(-). Me ide, mendime më të përpunuara, me intriga, me trillime:.., me makinacione më të përpunuara, me mjete më të sofistikuara, me hapa të studiuar, me moral me shthurje më të kamufluar,.(arka e Djallit f.194). maliher~i~m.sh.~ë~ët (+). Pushkë e vjetër, e gjatë e me pesë fishekë: Pas poteres karakatina u nis duke zbrazur krisma nga skampamentua e saj, krisma që dëgjoheshin si të shtëna malireheri, aq sa banorët e Follorinës kujtuan se luftohej me ndonjë bandë, që kishte zbritur nga Gramozi nëpër rrugët e qytetit.(arka e Djallit f.165). malum~i.m(-). Të këqia, që janë të këqia, që janë të liga (përd.edhe si mb.) keq: Nuk e di se ç'të liga, por malum janë punët.(dështaku f.75). 125

126 malli mall~i.m (+). Dhembje e thellë shpirtërore e trishtim që ndiejmë për dikë a për diçka që ndodhet larg nesh, dëshirë e fortë për të parë sërish dikë a diçka shumë të dashur; dhe dashuri: Sesi çkëlqejnë në stoli, kur më pat zënë i pari mall! (Arka e Djallit f.270). mallëngjim~i.m.sh.~e.~et.(+). Ndjenjë dhembshurie, keqardhjeje a mëshire ose ndjenjë gëzimi që kemi kur mallëngjehemi, gjendja shpirtërore e dikujt që është mallëngjyer, ngashërim: Prandaj kur e njohu kalorësin, iu drejtua me mallëngjim. (Arka e Djallit f.71)... madje s'u mjaftua vetëm me përqafimin dhe me murmuritjen e disa fjalëve pa kuptim, që edhe këto shprehnin një mallëngjim,... (Arka e Djallit f.252). mamuz~i.m.sh.~e.~et.(+). Kllapë hekuri në trajtë potkoi, që ka prapa një rrotë të vogël me dhëmbëza dhe që kalorësit e mbërthejnë pas thembrës së çizmes për të shpuar kalin që të ecë më shpejt; shpor:, vunë nusen në kalin që kishin marrë me vete të zbukuruar me shalë, me fre, me bufka të kuqe e të gjelbra dhe me yzengji me mamuze, dhe u nisën nëpër rrugë.(njerëz të krisur f.108). manar~i.m.sh.~ë.~ët.(+). fig.edhe përk. Fëmijë i urtë e i përkëdhelur, që nuk u ndahet prindërve, njëri i urtë: Si fjetët sonte, or manarë të butë?- ishte Dauti. (Njerëz të krisur f.22). Qengj i butë, që ndjek pas të zotin: "Dështaku", kur u bë pesë vjet, mbante një manar të bardhë. (Dështaku f.150). mandej~ndajf.(+). Pastaj: Mandej ngriti gotën e vogël dhe kafshoi një qepkë të njomë nga dëgjohej krap-krupja e dhëmbëve, (Arka e Djallit f.116). manteli maniak~u.m(+). Që vuan nga mania, që ka mani (edhe si mb.~e):., sovjetikun azerbajxhanas e kapa për mjekre edhe për të plotësuar dëshirën time prej maniaku edhe për t'u justifikuar përpara këtij spiuni dogmatik,.(arka e Djallit f ). 2. Ai që ka një zakon të çuditshëm ose një dëshirë të tepruar dhe të vazhdueshme për të bërë diçka: Mos vallë ai është bërë një maniak i pashërueshëm? (Arka e Djallit f.345). manier~a.f(-). Mënyrë, që ka lidhje me sjelljen e dikujt: Këto e të tjera duken më qartë në paaftësinë e intensitetit për të zbuluar me vërtetësi figurën artistike në dy aspekte kryesore: në kristalizimin jo të qartë të luftës dialektike në figurën e në artificialitetin e kthesave të tyre dhe në të sjellurit e një manire interpretimi i vjetër, e formuar nga një dramaturgji e kaluar, që futet kallëp në interpretimin e tipit të ri bashkëkohor të një dramaturgjie tjetër; ajo ngatërron shpesh kryesoren me jokryesoren, fizionominë e përgjithshme të njeriut tonë me pjesë të veçanta të saj. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.161). manifaktur/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). përmb.vjet. Stofra e pëlhura të prodhuara në fabrika: Në vitin e parë të Liceut u njoh me Petrika Kaleshin, djalin e një tregtari manifakture. (Dështaku f.154). manifestim~i.m.sh.~e.~et.(+). Marshim i madh nëpër rrugë i popullit për të shprehur përkrahjen politike ose shoqërore për dikë a për diçka; veprimtari masive artistike, etj: Pjesëmarrja jonë në manifestimin liturgjik të dervishëve lidhet ngushtë me raportet miqësore turko-shqiptare.(arka e Djallit f ). mantel~i.m.sh.~e.~et. (+). Veshje e sipërme si pelerinë, e gjatë deri në gju dhe zakonisht me mëngë, pelerinë: Dervishët, të drejtuar nga semazeni, i pari i Semasë, i veshur me mantel të gjatë, që i shembëllente një gune në ngjyrën e kafes së errët,.(arka e Djallit f.202). 126

127 marazi maraz~i.m.sh.~e.~et.(+). bised. Smirë, inat:., nxiheshin si zift nga marazi dhe nga cmira provinciale e gadishullit tonë. (Arka e Djallit f.224). marifet~i.m.sh.~e.~et. (+). bised. Mënyrë e hollë a shkathtësi për t'ia dalë mbanë një pune, dredhi, djallëzi: dhe dialektet, që është baza e botëkuptimit tonë, dervishët do t'i shkrijnë gjithë zotësitë, gjithë marifetet, gjithë dhelpëritë, gjithë filozofinë liturgjike, gjithë përvojën e psikologjisë teologjike... (Arka e Djallit f.196). martir~i.m.sh.~ë.~ët.(+). lart. Dëshmor: Ne do ta propozojmë për dekorim edhe Selman Thanën, që tregoi një guxim prej martiri, duke shpëtuar nga flaka të shoqen dhe shkrimtarin e madh Sherif Abecenë! (Arka e Djallit f.448). marrë (i,e)~mb.(+). I çmendur, budalla, kokëkrisur (edhe si em.) fig. I fortë, i tërbuar: Fjala e të marrit- pjellë e çiltërsisë, fjala e të mençuritmiell i diturisë! (Arka e Djallit f.102). Në të gdhirë fryu erë e marrë!- tha ai. (Arka e Djallit f.234). E ç'të bëj unë, kur ty Selman, të të shohin të marrë pa mend, duke thënë" ky i marri ka qenë miku i Sherif Abecesë"? (Arka e Djallit f.352). marrëzi~a.f.sh.~.~të.(+). Të qenët i marrë; çmeduri, budallallëk: Tani po jua jap për t'u bindur se çfarë marrëzish ka bërë ai. (Arka e Djallit f.239). marrëzir~a.f.sh.~.~të.(+). Të qenët i marrë, çmenduri, budallallëk: Më tha pastaj se keni bërë edhe shumë marrëzira të papëlqyera! (Arka e Djallit f.97). masat~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Uror: Si arriti në mes të udhës, plaku nxori masatin dhe eshkën nga qeshja, e ndezi dhe e hodhi në eshkën që kishte ngarkuar në gomar.(dështaku f.95). materie masiv~e.mb.(+). Që përfshin shumë njerëz, që përbëhet nga një numër i madh njerëzish; që bëhet nga masat, që u përket masave, i masave të gjera punonjëse: Unë këto ditë transferohem dhe bëhem drejtor i kulturës masive. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.17). mashink/ë~a.f(-). Vegël për t'u qethur, makina që përdor berberi për të rruajtur dhe qethur dikë: Alush Karkanaqja mezi urdhëronte gërshërën dhe mashinkën. (Arka e Djallit f.297). matanë~parafj (+). Përtej: Kurse matanë derës plaka çirrte faqet nga frika e kjo grifshë do t'i tregonte se e kishte lexuar në verandë vjedhurazi së bashku me ta. (Arka e Djallit f.131). materialist~i.m.sh.~ë.~ët.(+). 1-filoz. Ithtar i filozofisë materialiste, pasues i materializmit. 2-Ai që punon, vepron e gjykon duke u nisur gjithnjë a kryesisht nga përfitimi material: Unë jam materialist dhe nuk jam idealist dhe fetar.(arka e Djallit f.76). materializ/oj~kal.~ova.~uar.(+). E bëj diçka materiale a lëndore, i jap trajtën e një sendi konkret, të diçkaje që kapet nga shqisat; e kthej nga diçka abstakte në konkrete; e lëndëzoj: Është e habitshme se si në vetëdijen e njeriut materializohen gjërat abstrakte dhe marrin formën e sendeve konkrete. (Njerëz të krisur f.209). materi/e~a.f.sh~e.~et.(+). filoz.1- Kategori filozofike që shërben për të treguar realitetin ose botën reale, në raport me ndërgjegjen. 2-Lëndë: Qumështi a është materie? (Arka e Djallit f.76). Po të ishe lopë, që tani do ta lëshoje, por je qenie me materie të organizuar, me tru njeriu.(arka e Djallit f.244). 127

128 marazi matrapaz~i.m.sh.~ë.~ët.(+). bised.keq. Tregtar i vogël pa dyqan që blen mallra të ndryshme dhe i shet me çmim më të lartë për të nxjerrë fitime duke mashtruar të tjerët:.., se kërkon të zgjatësh shërbimin në Turqi për të marrë dieta e për të blerë rraqe! Matrapaz! (Arka e Djallit f.319). matrapazllë/k~ku.m.sh~qe.~qet.(+). bised.keq. Puna e matrapazit; veprim e sjellje prej matrapazi; të qenët matrapaz: Ua di gjithë tarafet, ryshfetet, matrapazllëqet edhe Zyberit, edhe Maxhunit, edhe të tjerëve në fshat e në krahinë. (Arka e Djallit f.387). matriarkat~i.m(+). hist. Formë e hershme e shoqërisë njerëzore (në periudhën e komunës primitive), ku rolin drejtues në gjithë jetën ekonomike, shoqërore e familjare e luante gruaja dhe ku grupet gjinore krijoheshin sipas lidhjeve të afrisë në vijën e grave: Kjo pyetje është bërë që nga kalimi i shoqërisë njerëzore prej matriarkatit në patriarkat. (Njerëz të krisur f.212). matuf~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Plak që e ka humbur kujtesën dhe shkathtësinë e të menduarit (edhe si mb): Dhe ty,- iu kthye Selmant,- si një matuf që shkoje në orën e mësimit para nxënësve me pantallona shkopsitura, ku të dukeshin brekët dhe gjërat e tjera! (Arka e Djallit f.66). matufepsur(i.e)~mb.(+). Që është matuf, që ia ka marr mend me gjithfarë dokrrash:, disa herë me radhë i ishte lutur shefit të kuadrit për ta zëvendësuar xha Gaqon me një portjer tjetër, se gjoja plaku na qënka matufepsur dhe na nënvleftësuaka vigjilencën. (Njerëz të krisur f.328). Ju quan të paaftë, të shteruar, të matufepsur, të dembelosur (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.190). maun/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Makinë e madhe, që shërben për të mbartur mallra: Duhet listë për kamionë, për maune (Arka e Djallit f.141). mbllaçit mavi~a.f(+). Ngjyra mavi: Këto fjalë tingëlluan si një mallkim shekullor për mavijen dhe jezitin.(njerëz të krisur f.38). mavijos~kal~a.~ur.(+). bised. E bëj mavi, e kaltëroj: Sytë i janë thelluar dhe kapakët e tyre i janë mavijosur. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.56). mavri~a.f(-). dialek. I shkreti, i gjori: Por ama, hehe, ç'qeshje mavria!...(arka e Djallit f.122). mballom/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). bised. Arnë (edhe fig.keq.) ia ngjesh fajin dikujt pa të drejtë: Dëgjo, dëgjo ç'mballoma të liga qep: "Ka njerëz që nuk e kuptojnë dramën e Adem Adashit.(Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.167). mbars~kal~a.~ur.(+). E bën barrsë (kafshën femër): Ishte koha, kur duhej të mbarsej. (Arka e Djallit f.274). mbath~kal.~a.~ur.(+). Vesh në këmbë (këpucë, çorape etj.) Kjo do të thoshte se Cutja i kishte mbathur dhe kishte ikur.(arka e djallit f.84). mbiçm/oj~kal.~ova.~uar.(+). E çmoj më shumë e më lart sesa e meriton, mbivlerësoj:, gabimet dhe lajthitjet e tij politike, miopinë e tij në teorinë dhe ecurinë e revolucionit, vlerësimet e tij subjektiviste të disa personaliteteve si Faik Konica, që e mbiçmonte e të tjera,...(arka e Djallit f.173). mbllaçit~kal~a.~ur.(+). Përtyp e ripërtyp diçka me zhurmë duke e mbajtur nëpër dhëmbë; përçap:., që i ngjante një kutize floriri, dhe nisi të përtypej lehtë-lehtë, jo si disa që mbllaçiten dhe kjo mbllaçitje dëgjohet si çapitja e një pate mes baltës.(arka e Djallit f.217).: Hëm!Përsëri roman?-tha Dalip Kozaea, duke mbllaçitur çokollatën.(dështaku). 128

129 mbllaçitje mbllaçitj/e~a.f.sh.~e.~et.(+). Zhurma që bën dikush kur mbllaçitet:., që i ngjante një kutize floriri, dhe nisi të përtypej lehtë-lehtë, njo si disa që mbllaçiten dhe kjo mbllaçitje dëgjohet si çapitja e një pate mes baltës. (Arka e Djallit f.217). mbodhis~kal~a.~ur.(+). krahin. Vonoj: Po mbolliset e shkreta mortje!- rënkoi plaka, duke lëvizur vetëm kokën e vogël. (Dështaku f.320). mbreh~kal~a.~ur.(+). Vë një kafshë pune në zgjedhë, në qerre etj. që ta tërheqë, mbërthej: Nesër mbrih qetë dhe të gjithë në ara!(dështaku f.113). mburr/je.~a.f.sh.~e.~et.(+). 1-Krenar, Që mburret 2-keq. që mbivlerëson veten duke mos i përfillur të tjerët:.., vizitor pa asnjë mungesë i kafeneve dhe klubeve, tallës dhe përqeshës i shkrimtarëve mendjemëdhenj dhe mburrës i grave të tyre. (Arka e Djallit f.114). mbyllasyza~ndajf.(+). Me sy mbyllur, lojë fëmijësh, në të cilën njëri nga lojtarët i ka sytë të lidhur me shami dhe mundohet të kapë të tjerët: U mbështet në trupin e saj të trashë dhe nxori kokën për të parë nga porta e oborrit, sikur të luante mbyllasyzi si fëmijët. (Njerëz të krisur f.128). mbytës~e~mb (+). Që të zë frymën, që të mbyt: Sherif Abeceja e vështroi gjatë dosjen e fryrë dhe aty për aty e pushtoi një atmosferë e zymtë mbytëse. (Arka e Djallit f.107). medikament~i.m.sh.~e.~et.(-). mjek. Ilaç, bar: Shëtitja natën dhe dushi i ftohtë, ose larja në lumë a në det, janë medikamenti më dobiprurës për nervat.(arka e Djallit f.99). megallomani mediok/ër~re~mb.(+). mospërf. libr. Që ka aftësi të kufizuara e mesatare, që nuk shquhet për ndonjë zotësi ose për ndonjë cilësi të veçantë, i rëndomtë, që s'ka shumë vlerë (edhe si em.): Dhe s'ka më keq, kur je një mediokër dhe ke ngjashmëri në fytyrë me një kollos apo nampërhapur! (Arka e Djallit f.223). meditativ~e.mb( -). libr. I mendueshëm, duke reflektuar: Rrinte drejt dhe sodiste peisazhin turk i heshtur dhe meditativ.(arka e Djallit f.178). meditim~i.m.sh.~e.~et.(+). libr. Shestim; të menduarit thellë për diçka: Mbledh ai, mbledh -tha tërë meditim Jashar Guna.(Arka e Djallit f.294). meduz/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). zool. Kandil deti: Ky njeri është si meduzë, mendoi Xhelo Mara, me moral e me sjelljepa formë! (Dështaku f.193). megafon~i.m.sh.~a.~at.(+). Aparat si hinkë e madhe, që shërben për të forcuar zërin, altoparlant:.., për veprat e të cilit japin provim nxënësit dhe studentët, për romanet dhe esetë e tij gjëmojnë gazetat, megafonët e radiove,...(arka e Djallit f.218). megalloman~e.mb(+). libr. Mendjemadh, që i pëlqen shumëq mendja e vet dhe nuk përfill mendimin e të tjerëve, që e heq veten për më të ditur se të tjerët..., me filozofë më frazistë, me psikoanalistë më shkencorë, me poetë e prozatorë më hermetikë, me dijetarë më megallomanë,...(arka e Djallit f.195). dhe një mërzi e madhe për këtë çunak megalloman. (Arka e Djallit f.287). megallomani~a.f(+). libr.të qenët mendjemadh, qëndrim e sjellje prej mendjemadhi: Ajo thoshte se modestia ime e këtushme në veshje, domethënë vendëse, jashtë shtetit duhet të kalonte në megallomani, apo më mirë në superevropizim.(arka e Djallit f.139). 129

130 mehit mehit~i.m.sh.~ë.~ët (+). bised. U zverdh shumë në fytyrë: Cute Babulja u bë mehit i verdhë.(arka e Djallit f.54). mehze-ja.f(+). turq.1-gjell. Ushqim i thatë me gjëra të kripura që shtrohet e hahet gjatë pijes, zakonisht para buke, 2-fig.bised. Pjesa më mirë e më e zgjedhur e një ushqimi, e një pije: Pres që vjehrra të më vërë përpara shishen e rakisë dhe mehzenë.(arka e Djallit f.38). mejhan/e~ia.f.sh.~e.~et.(+). vjet.1-pijetore 2-keq. Kafene a pijetore e mbajtur keq, ku venë lloj-lloj njerëzish, bëhet zhurmë e ka shumë tym: Edhe shiko, se mos shkoni me Cute Babulen nëpër ato mejhanet dhe i bëni naaaa paratë!-tha Lulushja duke zgjatur pëllëmbën. (Arka e Djallit f.140). Shkojmë në mejhanen e armenit Akop Koxhajan? (Dështaku f.302). mekam~.m.sh.~e.~et.(+). Varri i një shenjtori mysliman, zakonisht brenda në një tyrbe: Të gjitha postet e mekamit u bënë gjak, se përpëliteshin edhe babai, edhe kushërira qoshe më qoshe si këndesa të therur.(dështaku f.198). mekanikisht~ndajf.(+). fig. Në mënyrë mekanike: Ne shikuan njeri-tjetrin dhe, mekanikisht, u drejtuam nga dera.(shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.66). mekaniz/ëm~mi.m.sh.~ma.~mat.(+). fig. 1.Ndërtim i brendshëm dhe mënyra se si e zhvillon veprimtarinë e vet një shtet, një organizatë etj.: Çehovi asgjë nuk ka parë nga mekanizma burokratike e Rusisë, mekanizëm që e përbënin çinovnikët. (Arka e Djallit f.90). 2.tërësia e veprimeve që kryhen kur ndodh një dukuri fizike, kimike, fiziologjike etj:..; pra, të largohesh nga kjo tryezë do të thotë të të jetë tharë shpirti nga mekanizmi i botës së konsimizmit, i jetës së automatizimit robotesk, mencë i veshjes dhe i mbylljes së zemrës në mes të çelikut, plastmasës dhe materialit sintetik,...(arka e Djallit f.156). mekur(i.e)~mb.(+). Që është mekur; i këputur; i shuar; i fikur; i tharë: Kjo ndjehej edhe nga cicërimat e zgjatura dhe si të mekura të zogjve të vegjël fare, që në atë krahinë u thonin sfingja.(arka e Djallit f.281). melankolik~e.mb(+). libr. Që ka rënë në melankoli ose që vuan nga melankolia, i zymtë, i trishtuar:.., vumë re se Mehmet beu qëndronte disi larg Cute Babules mjaft melankolik, si një kalorës me fytyrë të vrerosur.(arka e Djallit f.187). melodi~a.f.sh.~.~të(+). muz.varg tingujsh të lidhur e harmonikë, që përbëjnë një njësi të caktuar muzikore: Të braktisësh këtë tryezë rreth së cilës këndohen këngë me melodi aq të ngjashme,.(arka e Djallit f.156). melodramati/zë~mi.m (-). let.gjendje, ngjarje; lidhet me melodramën, vepër dramatike moralizuese, që synon ta ngashërejë lexuesin ose shikuesin me elemente të theksuara tragjike e sentimentale, me efekte të jashtme e situata të papritura etj. Elementët e saj: Sëmundjet teatrale, si shfaqjet e naturalizmit, melodramatizmit, thjeshtëzimit, pompozitetit, etj. janë të lidhura me nivelin e ulët ideoprofesional të një pjese të mirë të teatrove. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.161). menc/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Lokal me vetëshërbim ku hanë bashkërisht punëtorët e një ndërmarrjeje, nxënësit a studentët e një konvikti, ushtarakët e një njësie etj.: Tridhjetë mijë lekë kam mbledhur!-i thashë atij, kur hanim bukë një ditë në mencën tonë.(njerëz të krisur f.311). 130

131 mençme mençme-mb(+). I mençur, i hollë, i mprehtë nga mendja, që gjykon mirë e thellë dhe punon me mend e me urtësi: Ku e dimë ne se ç'bluan në kokën e meçme Sherif Abeceja!(Arka e Djallit f.29). mendimshkurtër(i.e)~mb.(-). Që nuk mendon thellë e nuk sheh larg, që nuk është largpamës:.., të cilave do t'ju jepte interpretime dhe arsyetime sipas qejfit të vet dhe sipas kokës së tij mendimshkurtër.(arka e Djallit f.159). mendjemadhësi~a.f (+). Të qenët mendjemadh, qëndrim e sjellje prej mendjemadhi: Tahir Kapedani nuk i trembej, se ky ishte një mustaqelli fodull, që gjithë nuhatjen ia kishte tharë shkretëtira e mendjemadhësisë.(arka e Djallit f.393). mendjendritur~mb(+). lart. Që ka dije e kulturë të madhe; shumë i ditur (edhe si em.): Dhe janë mendjendritur. (Arka e Djallit f.278). Në tryezë, para Cute Babules, këtij burri mendjendritur, u vunë më shumë se tre çereku i lepujve që kishin në kolibet e tyre tre mustaqellinjtë më të shquar të krahinës sonë. (Arka e Djallit f.395). mendjeprehtë~mb.(-). Që e i kap dhe i kupton gjërat shumë shpejt, i mprehtë nga mendja, i zgjuar: Mitro Karapataqi qëndronte i krekosur me gjoks të tendosur përpara dhe me pamjen e një njeriu që kërkon të japë përshtypjen se është trupgjatë dhe mendjeprehtë. (Arka e Djallit f.143). mendjeshkurtër~mb.(+). Që mendon vetëm për gjërat e çastit, që nuk është largpamës, që nuk i gjykon gjërat thellë e nuk sheh larg: Një javë të tërë mendova dhe pastaj thashë me vete: "Këtij plaku mendjeshkurtër i është shkrepur që unë të bëhem i krishterë! (Njerëz të krisur f.307). mendjetulë(i.e)~mb.(-). Që është i qullët, i trashë, që nuk kupton :., ku zgjatnin turinjtë idiotët leckamanë më mendjetulë, ku linin torbat aventurierët më batakçinj, ku futnin hundët spiunët më të pështirë..(arka e Djallit f.194). meshini meremet/oj~ova.~uar.(+). Ndreq diçka që është dëmtuar, është prishur a është vjetruar, rregulloj: Në vend që ta pyesë kologun e vet për shëndëtin, shqetësohet për "arabanë", megjithëse kjo "araba" është jona, se është kurnac për ato pak të nëmura para që do të paguajë për ta meretuar.(arka e Djallit f.318). Të meremetojmë dhomën tjetër. (Njerëz të krisur f.172). merhab~a.f (-). turq. Përshëndetje, i jap dorën dikujt, i bëj një shenjë me kokë, i them fjalë urimi etj.kur takohem me dikë, përshëndet dikë : Merhaba! -përshëndeti me dorë Cute Babulja mikpritësit edhe turq, edhe shqiptarë. (Arka e Djallit.f.180). meridian~i.m.sh.~ë.~ët.(+). gjeogr. Mesditës:., që i mat gjërat me kutinn e Qershizës dhe jo me meridianet dhe paralelet e globit, një pjesë të të cilit ai e kishte shëtitur. (Arka e Djallit f.160). merit~a.f.sh.~a.~at. (+). Sjellje a vepër e dobishme për shoqërinë, që e bën dikë të denjë për t'u nderuar ose për t'u çmuar nga të tjerët, veti e çmuar, vlerë: Nuk doja të gënjeja Bamkën, duke ju dhënë juve merita.(arka e Djallit f.82). mermertë(i.e)~mb.(+). fig. I ftohtë, i ngrirë; por edhe vezullues, i shtrenjtë: Nga hark Cute Babulja u kthye në fidan përdredhës fare ngjitur me kërcimtaret, duke marrë erë me hundë në faqet dhe në gjokset e tyre të mermertë. (Arka e Djallit f.341). mesatar~e.mb (+). Që është i mesëm, as i mirë as i keq: sipas atyre listave të botuara në gazetën "Drita": kaq krijues mesatarë, kaq nën mesatarë dhe kaq të lartë.(arka e Djallit f.291). meshin~i.m (-+). fig.tall. Njeriu që vishet me lëkurë të hollë, këtu një epitet identifikimi për njeriun që e mban këtë lëkurë: E paska zënë mik edhe këtë meshinin!-tha Jashar Guna.(Arka e Djallit f.274). 131

132 metaltë metaltë(i.e)~mb (+). Që është shumë i fortë, që është prej metali: Dhe më në fund!-tha komandanti i tyre, kur u takua me kapedanin tonë duke qeshur me një zë të metaltë.(njerëz të krisur f.16). metamorfoz/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). 1-biol. Ndryshim i rëndësishëm në organizëm dhe në mënyrën e jetesës që pësojnë shkallë-shkallë disa lloje kafshësh gjatë zhvillimit historik ose gjatë rritjes deri në zhvillimin e tyre të plotë. 2-fig.libr. Ndryshim i madh e i dukshëm që pëson dikush a diçka: Flet ndonjë gjë për metamorfozën ai?- pyeti Cute Babulja. (Arka e Djallit f.190). mevli~u.m.sh~nj.~njtë.(-). turq.fet. Njeri që predikon fenë myslimane, sektin bektashian në Turqi, por që janë shkëputur nga bashkësia e madhe fetare të cilës i përkasin dhe kanë marr këtë emër në nder të poetit turk Mevlana, grup me mevlinj; mjeshtër.(edhe si mb.) Që ka lidhje me mevlinjtë, sipas Mevli: Konferenca, o Bamkë mbahet në Konia që është zemra e Anadollit dhe vatra e dervishëve mevlevinj, të cilët i njeh tërë bota për vallen e tyre të mahnitshme. (Arka e Djallit f.102). Këtë sekt të myslimanizmit e ka themeluar hazreti Mevlana, njeri nga poetët më të çuditshëm të Turqisë, që ne e njohim me emrin Xheladin Rumi. (Arka e Djallit f.102). mezhd/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). bised. Ledhi i arës, i hendekut: Pas mezhdës së arës me bar të lagur ecnin të shtatë dhe Sefer Nezha tetë,..(njerëz të krisur f.56). mëhall~a.f.sh.~ë.~ët.(+). bised. Lagje: E doja shumë nënën time, bile edhe kur zihej me gratë e mëhallës, gjithnjë i jepja të drejtë. (Njerëz të krisur f.22). mëria mëk/oj~kal.~ova.~uar.(+). fig. E ushqej dikë vazhdimisht me ide, pikëpamje, parime etj., që e ndihmojnë të edukohet, të brumoset a të zhvillohet më tej: Por Forja me atë mëmë që e ka mëkuar me gjirin e mëmëdhëtarisë, nuk është aq budalla sa t'i besojë një provokatori shkurtabiq,.. (Arka e Djallit f.169). mëmëdhetar~e.mb.(+*). Që ka të bëj me atdheun, që e do atdheun, atdhetare: Por, përpara se të nisemi, do të hamë dhe do të pijmë nën strehën mëmëdhetare të Bamkës dhe.(arka e Djallit f.144). mëmëdhetar~i.m.sh.~ë.~ët.(+). lart. Atdhetar, që e do shumë atdheun: Pas kësaj kënge, nuk e di pse mua dhe Lulushes na hipi një e qeshur e madhe dhe bashkë me ne ia dha gazit edhe Cute Babulja, ky burrë i rrallë dhe mëmëdhetar nga të paktët. (Arka e Djallit f.77). Ti kërkon t'i futësh frikën të ndershmit, fisnikut dhe mëmëdhetarit Fore,.. (Arka e Djallit f.169). mëmëlik~e.mb (+*). Sipas mëmëligë gatesës me miell misri që zihet dalëngadalë me ujë derisa trashet e bëhet si qull fig. këtu del njeri i qullët: Kam thënë unë, ti je qullac, pelte je, mëmëlike je! (Arka e Djallit f.138). mëndjelehtësi~a.f(+). Të qenët mendjelehtë; veprim a sjellje prej mendjelehti: Ju, me mëndjëlehtësinë tuaj, kini njollosur emrin tim publik, kini shtuar thashethemet, pëshpëritjet, trillimet dhe ekzagjerimet! (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.172). mëri~a.f.sh.~.~të.(+). Zemërim që kemi me një tjetër, sidomos pas ndonjë grindjeje, urrejtje për dikë, armiqësi: Ne, që njëkohëshisht kemi pasur aq grindje, aq hile, aq djallëzi, aq hipokrizi, aq mynafikllëk, dhe aq mërira me njeri-tjetrin. (Arka e Djallit f.155). Duhet të jetë ndonjë mëri për lidhjet e tyre me fisin e gruas së Sherif Abecesë (Arka e Djallit f.360). 132

133 mërmërit mërmërit (mërmëris)~jokal.~a.~ur.(+). Flas nëpër dhëmbë a bisedoj me dikë me zë shumë të ulët, pëshpërit: Se hedh ndonjë fjalë Zyber Shtufa, a mërmërit ndonjë gjepur Spiro Arhitrari, kjo s'do të thotë që zjen fshati.(arka e Djallit f.136), mërzitsh/ëm(i)~me(e)~mb.(+). Që të mërzit, i bezdisshëm: Por, fatkeqësisht, në këtë botë nuk janë të rrallë rastet kur një njeri i papëlqyeshëm dhe i mërzitshëm të të dal shpesh para syve se sa një i shumëpritur dhe i shumëdëshiruar. (Arka e Djallit f.232). mësall/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). keq. Njeri me dy fytyra: Jago, mësallë me dy faqe!- më shau shoku Zylo pas mbarimit të asaj konferencës së rëndësishme. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.146). mëz~i.m.sh.~a.~at.(+). Pjella e pelës, kalë i ri dy a tre vjeç: Qesh siç qesh njeriu dhe mos hingëlli si mëzi i Zyberit!-ia preu Cutja.(Arka e Djallit f.99). mic/ë~a.f.sh.~a.~at(+). zool.krahin. Mace: Kush ha me pakicë, mendon sa një micë. (Arka e Djallit f.91). mikrob~i.m.sh.~e.~et.(+). fig. Diçka e dëmshme dhe e keqe që të bren përbrenda e të shqetëson,:., kjo vihet re nga të gjithë, madje vendoset në një lente zmadhuese, në një mikroskop, ku mikrobi para syve merr përmasa të mëdha.(arka e Djallit f.261). mikroborgjezi~a.f(+). Borgjezia e vogël: Është për të ardhur keq që rreth Cute Babules, këtij aventurieri dhe zijafetxhiu të papërmbajtur herë pas here grumbullon akademikë dhe shkrimtarë të shquar si Sherif Abeceja me shokë, të cilët qeshin me shakaxhinë e shfrenuar, këtë mëz të hazdisur të pelës së mikroborgjezisë.(arka e Djallit f.115). minoriteti mikroskop~i.m(+). opt. Vegël e posaçme, aparat optik shumë i fuqishëm, që zmadhon deri në një milion herë:., kjo vihet re nga të gjithë, madje vendoset në një lente zmadhuese, në një mikroskop, ku mikrobi para syve merr përmasa të mëdha. (Arka e Djallit f.261). milic~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Ushtar i milicisë:., se grykat ende i mbajnë mend ato krismat e dyfekëve tanë në gusht, kur vramë tenenten bashkë me kapterin e milicisë, -e kundërshtova unë.(njerëz të krisur f.11). mill~i.m.sh.~e.~et.(+). Këllëf ku futet shpata, thika, hanxhari etj.: Vonë, the?- foli ai dhe kafshoi millin e brirtë të thikës së vogël që e mbante në dorë për të kaluar kohën. (Dështaku f.5). minar/e~ja.f.sh.~e.~et.(+). Kulla e lartë e xhamisë, ku hipën myezini e thërret besimtarët myslimanë për t'u falur:, një qytet-plazh i papastër, me letra e ambalazhe të hedhura në trotuare e sheshe, me xhami me minare të gjata e të holla dhe me burra të rinj mustaqellinj,..(arka e Djallit f.175). minder~i.m.sh.~e.~et.(+). Dyshek i ngushtë që shtrohet përdhe ose mbi një shtrat pranë vatrës, zakonisht për të ndenjur, nim: Por Cute Babulja u shtri në minder, e vuri kokën mbi krah dhe aty për aty mbylli sytë dhe filloi të gërhasë. (Arka e Djallit f.146).: Ta zerë e të ma sjellç-urdhëroi Agush Tomorrica dhe u shtri në mimin me minderë, duke vënë duart prapa qafës me vështrim në tavanin prej druri. (Njerëz të krisur f.63). minoritar~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Pjesëtar i një pakice kombëtare, që jeton në një vend a në një shtet tjetër: Xha Jani ishte minoritar grek.(arka e Djallit f.113). minoritet~i.m.sh.~e.~et.(+). Pakicë kombëtare që jeton në një vend a në një shtet tjetër: Këto valle janë nga pakicat kombëtare kaukaziane, siç janë vallet tona dropullite nga minoriteti grek-shpjegoi Cute Babulja. (Arka e Djallit f.340) 133

134 miopi miopi~a.f.(+). mjek. Dritëshkurtësi këtu përdoret me kuptim fig: Ne treguam miopi politike. (Arka e Djallit f.166). mirat/oj~kal~ova.~uar.(+). E pranoj diçka zyrtarisht si të drejtë, të lejueshme etj., pajtohem me diçka, shpreh pëlqimin tim të plotë për të, e quaj të drejtë dhe e përkrah: Cute Babulja, si kryetar i delegacionit, nuk e miratoi gjykimin e Mitro Karapataqit, se ju duk si një fyerje ndaj Fores, këtij shoferi, të cilin kaq vjet e kishte brumosur me ndjenjën e besnikërisë ndaj Atdheut. (Arka e Djallit f.150). mirëdashës~i.m.sh.~.~it.(+). Njeri që i do të mirën tjetrit dhe sillet ndaj tij si mik e me mirëkuptim, dashamir: Shoku Zylo e kishte dëndësuar duhanin dhe kjo i kishte shqetësuar shumë nga mirëdashësit e tij. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.62). mirësi~a.f.sh.~.~të.(+). Të qenët i mirë, vetia e një njeriu të mirë, dashamirësi, sjellje e njerëzishme:.., dhe për t'u vërsulur pastaj kundër atyre që të poshtërojnë ty, themelin e ngrohtësisë dhe mirësisë.(arka e Djallit f.245). mirësjellj/e~a.f(+). Sjellja e mirë dhe e kulturuar në punë e në jetë; qendrim i njerëzishëm: Prandaj të dy, të urtë dhe tërë mirësjellje të lashtë e tradicionale, doemos dhe tërë kuriozitet, hynë ngadalë në dhomën e Sherif Abecesë.(Arka e Djallit f.289). mishmash~i.m.sh.~e.~et.(+). bised. Rrëmujë e madhe, ku s'e merr vesh i pari të dytin; çrregullim i plotë: Në verandë nuk mund të qëndrohej jo vetëm ngaqë frynte erë,por më shumë nga mishmashi i krahëve të rrëzuar të hardhisë (Arka e Djallit f.207). Dhe kur pa se Cute Babulja, si president i seancës, u ul mes dy superpotencialëve, atëherë kaloi në një mish-mash apo turbullim nervor: (Arka e Djallit f.226). modernist miter~a.f(+-). greq. Vjen nga greqishtja dhe do të thotë nënë: Ah, mitera! Ngushëllimet e mia! Edhe mua para një muaji më vdiq mitera!(arka e Djallit f.169). mitralier~i.m.sh.~ë.~ët.(+). usht. Ushtarak i përgatitur për të shtënë me mitraloz; ai që lufton me mitraloz: Kapedani im e mori mitralozin, se mitralieri ynë u hutua.(njerëz të krisur f.29). mitraloz~i.m.sh.~a.~at.(+). Armë zjarri automatike e fuqishme, me shumë fishekë të vendosur në një shirit ose në një disk, e cila zakonisht mbështetet në dy këmbëza: Ajo çeta tjetër pardje dogji gjysmë autokolone, çarmatosi dhe përzuri nga miniera shtatëdhjetë ushtarë bashkë me majorin, duke zënë mitraloza e mortaja.(njerëz të krisur f.11). mitrol/oj~kal~ova.~uar.(+). Trazon, qëllon: Ajo nuk druhej nga shoku Q dhe vazhdonte të mitrolonte rërën me fjalë të nxehta.(shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.178). mizeri~a.f.(+*). Këtu si mb. I keq, i mërzitshëm: Nuk e shihni ç'kohë mizerje është?- tha Kleopatra. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.199). mjekrosh~i.m.sh~ë.~ët.(+). iron.mospërf. Që mbajnë mjekër, njerëzit që kanë mjekër: Do të na shohin nesër këta mjekroshë dhe këto guguçe flokëbojatisura!(arka e Djallit f.189). mjeshtëri~a.f.sh.~.~të.(+). Aftësia e madhe që ka fituar një njeri në një fushë të veprimtarisë etj., zotësi: Donte të qethej edhe Anthulla, por nuk i pëlqeu mjeshtëria ime! (Arka e Djallit f.300). modernist-e-mb(+). libr. Që ka të bëj me modernizmin, që mbështetet në modernizmin, që mendon e vepron sipas modernizmi: A justifikohet indiferentizmi i Hyskë Borobojkës dhe i Bamkë Dynjasë ndaj sjelljeve moderniste të tezes në fjalë?(arka e Djallit f.37). 134

135 modest modest~e.mb(+). libr. I thjeshtë: Qënia njerëzore u krijua nga brumi i dheut, në qoftë se njeriu nuk është aspak modest si dheu, atëherë nuk është aspak bir i Adamit", (Arka e Djallit f.230).libr. Që sillet me thjeshtësi a që jeton thjesht ; që nuk mburret për aftësitë e zotësinë që ka ose për punën e rëndësishme që bën ose që nuk e mbivlerëson vetveten; që nuk parashtron kërkesa të tepruara; që është tipar i një njeriu të tillë; i thjeshtë: Njeriu, në radhë të parë, duhet të jetë qytetar modest, pastaj talent.(shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.25). modesti~a.f(+). libr.thjeshtësi: Ajo thoshte se modestia ime e këtushme në veshje, domethënë vendëse, jashtë shtetit duhet të kalonte në megallomani, apo më mirë në superevropizim. (Arka e Djallit f.139).libr. Të qenët modest, vetia e atij që është modest, thjeshtësi: Babai nga modestia nuk pranoi të shkruhej për të në "Historinë e Shqipërisë", në kapitullin e Luftës së Vlorës. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.49). molepsur(i.e)~mb.(+*). fig. Që ka të bëjë me molepsjen, që merr vese, që ka të meta, që është i infektuar nga diçka, i ngatërruar etj.: Unë e zura për mjekre revizionistin e molepsur! (Arka e Djallit f.201). mongoloid~e.mb ( +). Që ka ngjyrën e lëkurës si të verdhë a të zbehtë të errët: Jo racizëm, por karakterizim racash, shenja dalluese racash: e bardhë, e zezë, e verdhë, mongoloide!(arka e Djallit f.312). monotoni~a.f(+). fig.të qenët monoton, që bëhët gjithmonë njësoj, i mërzitshëm, që s'ka larmi:, temën e re për të dalë nga monotonia e krijimtarisë, nga qarku i rëndomtë i subjekteve, i personazheve dhe i mendimeve.(arka e Djallit f.263). mosdurimi moralhumbur~i.m(-). Njeri pa moral, që i ka humbur vlerat (edhe si mb): Shiko, shiko moralhumburi! (Arka e Djallit f.125). moralprishur~mb.(-). Njeri pa moral, njeri i shthurur edhe si em.: Qënka moralprishur. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.107). morfin/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). farm. Lëndë kimike e bardhë me shije të hidhur, që përftohet nga bima e hashashit dhe që përdoret si bar për të qetësuar dhimbjet e forta të të sëmurëve a për t'i vënë ata në gjumë; bised.ampulë a gjilpërë me këtë lëndë: Ndërsa Forja kishte çakërritur sytë dhe kishte marrë pamjen e një njeriu me mendje të humbur nga ndonjë drogë apo morfinë.(arka e Djallit f.165). mornic-a.f(+). Dridhma a rrëqethje në trup (nga ethet, nga të ftohtët, nga frika etj); kokërriza shumë të vogla që dalin në trup kur ne ndjejmë të ftohtë: Për një çasti i kaluan mornica nëpër trup.(arka e Djallit f.25). mortaj/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). usht. Armë zjarri me grykë të shkurtër, të gjerë dhe pa vjaska, që e hedh predhën jo larg e në vijë shumë të lakuar dhe përdoret kundër forcave të gjalla e objekteve që gjenden prapa një kodre a një pengese tjetër: Ajo çeta tjetër pardje dogji gjysmë autokolone, çarmatosi dhe përzuri nga miniera shtatëdhjetë ushtarë bashkë me majorin, duke zënë mitraloza e mortaja.(njerëz të krisur f.11). mortj/e~a.f(+). fig.vdekje, e urren shumë dikë a diçka: Ju të Tiranës na e sollët këtë hata, këtë mortje tufëzim, që nuk e di nga e shpikët (Arka e Djallit f.250). mosdurim~i.m(-). Mungesa e durimit: Ka sëmundje që vijnë me mosdurimin e dritës (Arka e Djallit f.373). 135

136 mospërfillës mospërfillës~e.mb(+). Që nuk e përfill dikë a diçka, që shpreh mospërfillje, që bëhet me mospërfillje: Ndërsa Forja, si gjithnjë, dukej mospërfillës ndaj Cute Babulles, ustait të vet,..(arka e Djallit f.143). motoskaf~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Barkë që vihet në lëvizje me motor dhe që lundron shpejt:, dhe kur këto shpezë të mëdha shfaqeshin nga arat e dilnin në rrugë, ajo i quante motoskafa.(arka e Djallit f.114). mozaik~u.m.sh.~ë.~ët.(+). Figurë, portret etj. që bëhet me copëza shumëngjyrëshe guri, xhami etj., të vendosura njëra pranë tjetrës mbi një shtresë të fortë: Atëherë dëgjo: bazilika e Shën Demetrës me mozaika dhe afreska, Shën Sofia, Theotoks dhe mbi të gjitha rotonda e Shën Jorgjit, e ndërtuar që në shekullin e IV-t të erës sonë.(arka e Djallit f.413). mpitë(i.e)~mb.(+). I mpirë: Tani ata ishin të mpitë dhe mund të qëndronin kështu më këmbë para mureve me blozë deri në mengjes, (Arka e Djallit f.443). mpleksj/e~a.f.sh.~e.~et.(+*). Thurje, gërshetim, ngatërrim: Gjithë ajo mpleksje hardhish që formonte një tendë të gjelbërt dhe të rregullt,.(arka e Djallit f.206). mpreh~kal~a~ur.(+). Holloj tehun e një thike, një brisku etj. që të presë mirë:, duke mprehur briskun në një rrip të gjatë të varur në mur bri pasqyrës së vjetëruar njolla-njolla.(arka e Djallit f.292). mriz~i.m.sh.~e.~et.(+). Vend me hije ku kalojnë vapën bagëtia; mërzim; koha e vapës më të madhe gjatë ditës: Më parë do të shkojmë në "Mriz të Berrave".(Njerëz të krisur f.153). mulla mufatur~mb(-). Që ka lidhje me mufatjen, bllokimin: Frashërllinjve iu mbetën eshtrat në Turqi të djegura nga patriotizmi, kurse Cute Babules të mufatura nga e qeshura.(arka e Djallit.f.333). mugëtir/ë~a.f.(+). Gjysmerrësirë fill pas perëndimit të diellit ose pak përpara lindjes së tij, gjysmerrësira e mbrëmjes ose e agimit, mug; koha kur zë e gdhin ose kur zë e ngryset, muzg: Kur arriti në gjirin e liqenit, ra mugëtira dhe kodrat nisën të humbisnin qartësinë e formave të tyre.(njerëz të krisur f.331).fig.gjendje e paqartë a e turbullt, mjegulli; paqartësi:e qartë,-tha ngadalë Zaim Avazi dhe diçka shënoi në fletoren e tij të vogël mes mugëtirës së sallës.(shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.159). muhalebi~a.f.(+). gjell. Ëmbëlsirë e lehtë si qull, që bëhet me niseshte ose me miell orizi, me sheqer e me qumësht, dhe që u jepet zakonisht foshnjave:.., nëna ime s'kishte qumësht të më ushqente mua, Telon që ke përpara, kurse jot ëmë i bënte Kiços muhalebi dhe i shtrydhte në gotë lëng portokalli? (Njerëz të krisur f.224). muhareb/e~ja(-). turq. Rrëmujë e madhe: Dëgjuam se u bë një muharebe e madhe me të paudhin në atë qafë, more bij,-tha baba Novruzi.(Njerëz të krisur f.37). mulla-i.m.sh-,-të.(+). Titull që i jepet atij që ndjek mësimet në medrese ose një shërbyesi të thjeshtë në kultin mysliman, hoxhë me shkollë: Ke filluar të kesh qejf dhe atonqë pispillosen, si ajo pishtdredhura Anthullë, që më ecën në rrugë si mbi arra të pathyera, duke tundur të pasmet si dy shalqinj në hejbet e mulla Abdullahut,-tha...(Arka e Djallit f.40). Isha aty përpara në fshat,-i shkruaja unë Zalos-dhe tëk shkoja arave, m'u kujtua bostani i mulla Elmazit.(Njerëz të krisur f.315). 136

137 mulli mulli~ri.m.sh.~nj.~njtë.(+). mospërf. Thuhet për dikë që nuk pushon së foluri ose që është llafazan i madh: Alush Karkanaqja, unë nuk e duroj shumë mullirin e fjalëve!(arka e Djallit f.299). murrëtyer(i.e)~mb.(+*). Që ka marrë ngjurë të errët si të murrme, që është bërë i murrët, irnuar: Kapedan Kadri Gurra rrinte prapa shkëmbit i murrëtyer.(njerëz të krisur f.111). mustaqebukur~i.m(-). iron. Që e mban veten për të bukur, bukuroshi: E more vesh ç'tha mustaqebukuri turk? (Arka e Djallit f.183). mustaqelli~u.m.sh.~nj,~njtë.(-). Ata që kanë mustaqe të gjatë, që tregojnë se janë burra më shumë të tjerët, pra përdoret si emër për burrat: Edhe ai ka qejf t'i zërë mustaqellijtë për mustaqe. (Arka e Djallit f.42). mustaqemis/ër~ri.m.(-). keq.mospërf. Që i ka mustaqet të ralla e të holla si të misrit: Ty të flas, mustaqemisër!(arka e Djallit f.358). muz/g~gu.m.sh.~gje.~gjet.(+). Gjysmerrësirë, që bie pas perëndimit të diellit ose që nis pak përpara lindjes së tij, gjysmerrësira e mbrëmjes ose e agimit; koha kur zë ngryset ose kur zë e gdhin: Atë tani po e brente mërzia dhe si nëpër muzg po i fekste shkëndija e një dëshire për të shkuar për disa ditë në Tiranë.(Arka e Djallit f.375). muzeal~e~mb.(+). Që lidhet me muzeun, i muzeut. Që i përkasin muezeut, që ruhet për vlerën historike e shkencore ( materiale, sendet, objektet etj): Nuk nxirren dokumentet nga muzeu! Janë pronë muzeale.(arka e Djallit f.123). mynafikllëk muzhik.~u.m.sh.~ë.~ët.(+). mospërf. Fshatarë rus: Në këto minuta ai, që gjithmonë është shquar nga vrulli dhe trimëria e pashoqe, më solli ndërmend personazhet e muzhikëve rusë të Tolstoit,.(Arka e Djallit f.252). myhib.~i.m.sh~ë.~ët.(+). fet. Ai që merr dorë te një baba a te një sheh dhe pranohet në bashkësinë e tij fetare: Gjyshi i "Dështakut", plaku Nesim Mara, ishte myhib bektashi dhe babai i teqesë duhej të ndodhej në krye të sofrës, në krye të sofrës t'ia vinte edhe emrin. (Dështaku f.149). mynafik~mb(-). keq.turq. Që ka lidhje me hipokrizinë, me të keqen, me hilen, provokues, me mllef: Në shkronjat e trasha zbrisnin nëntitujt: "Sebepçiu i gjyrylldisë, ashiku Maksut Babulja, me llagapin Cutja, nxitësi marksisti mynafik Dhimitër Karapataqis me llagapin Mitro.(Arka e Djallit.f.347). mynafik~u.m(-). keq.turq. Djallëzor, hipokritë, me hile, provokues, mmllef: Më fal, o Bamkë, që fjalës "mynafik" ia vura sufiksin turk "llëk", por me që jemi fare pranë Turqisë, na lejohet të huazojmë diçka nga fjalori i pasur i saj(arka e Djallit f.169). mynafikllëk~u.m(-). Dukuria e mynafikut, hipokrizisë, mllefit: Ne, që njëkohësisht kemi pasur grindje, aq hile, aq djallëzi, aq hipokrizi, aq mynafikllëk, dhe aq mërira me njëri-tjetrin, ne që i kemi pasur aq të larta dhe aq të ulta temperaturat. (Arka e Djallit f.155). 137

138 na naaaa~ndajf.(+*). Përdoret për të treguar që i mbaron, i prish, ngel pa asnjë gjë, i shpenzon të gjitha: Edhe shiko, se mos shkoni me Cute Babulen nëpër ato mejhanet dhe i bëni naaaa paratë!-tha Lulushja duke zgjatur pëllëmbën.(arka e Djallit f.140). nagajk-a.f(-). Lajka, zbukurime: Kur të njihen këto fletorka misterioze, sipas tij, do ta shohin shkrimtarët e kryeqytetit se si mund të shkruhet e vërteta, që s'ka nevojë të mbahet mbi nagajkat e stolisjes së fjalëve. (Arka e Djallit f.34). nagant~i.m.sh.~e.~et.(+). Lloj pistolete me mulli: Aliu, që e mbante gjithnjë në brez nagantin e tij, doli në dritare me gisht në këmbëz.(njerëz të krisur f.41). nahij/e~a.f.sh.~e.~et.(+). vjet. Krahinë, anë: Atëherë fshati N.dhe të katër të tjerët, që bëheshin pesë, shkuan pas të dy burrave më të zgjedhur të nahijes, duke e lënë Qenam bej Ormanë me ca krunde që s'i hanin as pulat.(njerëz të krisur f.103). naiv~i.m(+). Njeri pa të keq, pa djallëzi, që nuk ka përvojë nga jeta, që beson lehtë çdo gjë që i thuhet; që shpreh çiltëri: Ky ose është një naiv i trashë në çështjet filozofike, ose një shakaxhi i zgjuar,.(arka e Djallit f.225). najlon-i.m(+). Lëndë sintetike që nxirret nga rrëshirat, prej së cilës bëhen fije shumë të qëndrueshme, pëlhurë e endur me fije të tillë:..., dhe i grisi çorapene zezë prej najloni, duke gëlltitur edhe një copë të saj,. (Arka e Djallit f36). nallane~ia.f.kryes.sh.~e.~et.(+). Lloj shapkash, heqlash prej druri të llustruara, latuara sa shputa e këmbës dhe me rrip përsipër, që mbahen nëpër shtëpi a nëpër oborr: Vetëm nallënet e mia të mëdha nuk ishin në vendin e tyre.(arka e Djallit f.84). narcisti Na urdhëro nga shtëpia për një kafe!-i tha në këtë kohë një grua me nallëne, që ecte duke tundur vithet dhe që mbante një çunak për dore Njerëz të krisur f.98). nam~i.m(+). bised. Emri që i del dikujt, mendimi i mirë ose i keq që është krijuar për dikë a për diçka, famë: Dhe këto stërvitje t'i fillojë që tani, sa je i vogël, që kur të rritesh, të lësh nam dhe t'i japësh Maxhunit një mësim të mirë. (Arka e Djallit f.88)., këtë sëmundje të tmerrshme, që të shpie jo vetëm në vdekje fizike, por që të përhap dhe një nam të keq moral..(arka e Djallit f.195). nampërhapur(i.e)~mb(-). Që ka nam të madh, që e ka namin gjithandej, i famshën, që njihet kudo(si em. ~i ): Dhe s'ka më keq, kur je një mediokër dhe ke ngjashmëri në fytyrë me një kollos apo nampërhapur! (Arka e Djallit f.223). nanuris~kal.~a.~ur.(-). fig. E vë në gjumë dikë, i marr mendjen, e trullos: Ngrohtësia që përhapej nga oxhaku dhe që djersinte xhamat e odës filloi të nanuriste Islam Bylykbashin dhe t'ia rëndonte kapakët e syve të futur në zgavrat e mëdha.(njerëz të krisur f.48). narcisiz/ëm~mi.m(-). Dukuria e të pëlqyerit të vetvetes, sipas Narçizit që u mbyt në lumë duke parë veten, që u dashurua ame veten e tij, me bukurinë: Nihilizmi afron shumë me narcisizmin.(arka e Djallit f.283). narcist~i.m (-). Ai që dashuron vetëm veten për të përçmuar të tjerët, ose dhe për t'i injoruar ata, bukuran mendjelehtë: Nihilisti mohon çdo gjë për të ngritur veten, narcisti dashuron vetëm veten për të përçmuar të tjerët, ose dhe për t'i injoruar ata.(arka e Djallit f.283). 138

139 narden narden~i.m.(+). Lëng i athët kumbullash, thanash etj., i zier mirë e i trashur, që përdoret në gjellë: Si rregull qimet e grave nduken me një lloj pistili a pelteje të trashë prej pekmezi ose nardeni.(arka e Djallit f.296). narkoz/ë~a.f(+). mjek.1-gjendje gjumi të thellë e pa ndjenja nga veprimi i lëndëve narkotike. 2-Lëndë narkotike, që përdoret për të vënë në gjumë të thellë një të sëmurë, këtu përdoret në mënyrë figurative: Gjendeshin edhe të atilla femra që ia heqin narkozën e famës së purpurt gjeniut Sherif Abece dhe e bëjnë esëll!...(arka e Djallit f.452). naturaliz/ëm~mi.m(+). let.art. Drejtim letrar dhe artistik i gjysmës së dytë të shekullit XIX, që i paraqiste me imtësi hollësitë e jashtme të jetës e të dukurive, pa bërë përgjithësimin e tyre dhe që i zëvendësonte ligjet e zhvillimit të shoqërisë me ligjet biologjikee të natyrës; paraqitja e jetës dhe e dukurive sipas parimeve të këtij drejtimi në një vepër arti: Sëmundjet teatrale, si shfaqjet e naturalizmit, melodramatizmit, thjeshtëzimit, pompozitetit, etj. janë të lidhura me nivelin e ulët ideoprofesional të një pjese të mirë të teatrove. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.161). natyralist~i.m.sh.~ë.~ët.(+). let.art.: Pasues i natyralizmit, lëvrues i shkencave të natyrës: Kjo aforizmë është e natyralistit romak Plin, e thënë për piktorin antik grek Apeles.(Arka e Djallit f.327). nazar~i.m(-). Varr, qivur, varr i ndrequr me mur rrethues, por edhe trupi i të vdekurit : Dervish Asllan Veliu e shpuri kushërirën te babai, rahmet pastë nazari, dhe la vetëm në odën e shtruar me shilte e me poste të mëdha dashi.( Dështaku f.198). nderë(i.e)~mb.(+). fig. I tendosur, i acaruar :.. si çdo intelektual në çaste të ndera të lëvizjes politike, mori një pamje të përvuajtshme dhe do të thosha të pikëlluar, nduk i vështroi gratë me keqardhje dhe i ndali gjatë sytë në fytyrën prej eshke të Zyber Shtufës, si një lypës në kulmin e mjerimit,...(arka e Djallit f.252). ndërlikim~i.m.sh.~e.~et.(+). zakon.sh. Rrethana, ngjarje ose dukuri që e bëjnë më të ngatërruar etj. diçka: Ah, kështu, kështu!...ndërlikim çështjesh..( Arka e Djallit f.166). ndërlikuar(i.e)~mb(+). Që është i vështirë për t'u kuptuar, i ngatërruar: Dhe në rastin tonë, brutaliteti i Fores dhe fjalori i tij i pamoralshëm, na krijoi një situatë tepër të ndërlikuar!(arka e Djallit f.167). ndjerë(i,e).mb(+). Që ka vdekur: Atij i vinte keq për të ndjerin Bamkë, për dëfteri e tij, që e shante (Arka edjallit f.67). ndofta~pj(+). Mbase, ndoshta:., pastaj kur i kuptoi fjalët "të brendëshmet e tezes", ia krisi një të qeshure, o Hyskë, sa ndofta do të jetë dëgjuar gjer në Bilisht. (Arka e Djallit f.53). ndot~i.m(+). Ndjenja e përzierjes që kemi para një gjëje të fëlliqur, të ulët ose të papëlqyer, neveri: Edhe Sherif Abeceja e mori me përtim dhe me ndot, sikur të kishte të bënte me një kërmill apo zhapi të ftohtë, që ngjall pështirje. (Arka e Djallit f.109).., por Sherif Abeceja ndaj tyre s'kishte frikë, veçse ndot. (Arka e Djallit f.209). nduk-kal,-a,-ur(+). 1-Tërheq nga vetja dikë a diçka, duke e kapur lehtë diku. 2-Kap diçka me gishtat e bashkuar të dorës dhe e tërheq, pickoj: Selmani e nduku nga fustani dhe i bëri me shenjë të pushonte. (Arka e Djallit f.31). Si rregull qimet e grave nduken me një lloj pistili a pelteje të trashë prej pekmezi ose nardeni. (Arka e Djallit f.296). 139

140 ndyj ndy/j~kal~va.~rë(+). Përlyej diçka me baltë, lyrë, bojë, etj.; fëlliq: Nuk je Bamka ti, po zhduku se më ndyve barin! O le-le!- dhe gërr lotët. (Arka e Djallit f.429). nemitur(i.e)~mb(+). Që është nemitur, që shtanget, që bëhet i heshtur: Unë nuk vij në ceremoninë e dërvishëve!- tha ai i zbehtë dhe i nemitur. (Arka e Djallit f.197). neqez~i.m(+). turq.bised. Dorështrënguar, koprrac: Ti je një cingun, ose më shqip, një koprrac, ose turqisht, një neqez i pandreqshëm, që nuk e prish paren në pijetore. (Arka e Djallit f.153). nesërejt~ndajf(+). Në ditën që vjen fill pas së sotmes: Kam pas harrue-u thoshte të nesërejt. (Njerëz të krisur f.155). nevojtar~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Ata që kanë nevojë për ndihmë, të varfërit: Sa të rrëzohet dalëngadalë, sa ta gërryejë koha me dhëmbët e saj, më mirë ta marrë ndonjë nevojtar.(arka e Djallit f.233). Njeriu që i mungon diçka e që shtrëngohet të kërkojë ndihmë, hallexhi, i varfër: Nevojtari në fillim u lëkund, pastaj iu bind Sherif Abecesë dhe u ul. (Arka e Djallit f.305). nëm/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Mallkim; shprehje e një dëshire të keqe për dikë a për diçka: Gjithë inati i dërvishëve, o Bamkë, gjithë nëmet, gjithë mallkimet e blasfemitë e tyre janë drejtuar ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve,. (Arka e Djallit f.196). nëmur(i,e).mb.(+). I shkretë, i mjerë, i mallkuar (edhe si em.): Betohu, i nëmuri i perëndisë!-thirri me një zë të llahtarshëm Cute Babulj. (Arka e Djallit f.71). Që është nëmur, i mallkua r(jo ne kuptimin fetar) (edhe si em.) i shkretë, i mjerë: Ah, sa e kam dashur këtë të shkretë para se të ndodhte kjo e nëmur paralizë! (Arka e Djallit f.106). Na mbyti i nëmuri!-tha Abedin për shiun dhe psherëtiu. (Dështaku f.77). ngastër nënball~i.m(-). Pjesa poshtë ballit, tek sytë: Shoku Zylo e vështronte prej nënballit të tij të ngrysur. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.167). nënbisht~i.m(+). Vend poshtë bishtit të kafshës, nën bishtin e saj:.- i ka ndjerë këto krisma të ardhura që nga nënbishti i gomarit të Nastradinit,. (Arka e Djallit f.230). nënçmim~i.m(+). Çmoj dikë a diçka më pak nga ç'është a nga ç'vlen, nuk i jap rëndësinë e duhur, e nënvlerësoj:.., dhe asaj do t'i vinte keq që nuk e thërritët t'ju shihte, gjë që do ta merrte si nënçmim të vlerave të saj, (Arka e Djallit f.100). nënmesatar~e.mb.(-). Më poshtë se mesatari, më i keq se mesatari: sipas atyre listave të botuara në gazetën "Drita": kaq krijues mesatarë, kaq nënmesatarë dhe kaq të lartë. (Arka e Djallit f.291). nënqesh~jokal~a~ur.(-). Buzëqesh, zakonisht me qesëndi: Spiro Arhitrari nënqeshi me dinakëri:.. (Arka e Djallit f.266). ngacmues~e.mb(+). Që ndëz me gjallëri një ndjenjë, që ngjall interes, që të ngacmon: Ah, ç'mëkat u bë që humbëm hanet, ku tregoheshin ngjarjet më të mahnitshme, ku lindnin anektodat dhe fjalët e urta më të papritura dhe më ngacmuese, ku hidheshin çingitë më lozonjare, ku bëheshin rrahjet dhe hundëthyerjet më gjakderdhëse,...(arka e Djallit f.194). ngaherë~ndajf.(+). Gjthmonë, përherë: Por Maxhuni, si ngaherë, qeshte dhe dukej sikur nuk i jepte rëndësi fjalëve të Cute Babules.(Arka e Djallit f.102).jam, po jo ngaherë!(arka e Djallit f.305). ngast/ër~ra.f.sh.~ra.~rat.(+). Copë toke për mbjellje: E prita shokun Zylo andej buzë udhës në një ngastër me jonxhë të korrur. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.114). 140

141 ngashërej ngashër/ej~kal~eva,yer.(+). E bëj dikë të ketë dhembje a keqardhje të madhe, e prek thellë, mallëngjej fort, përdoret edhe si vetv. ngashërehem: Forja ngashërente dhe qante me dënesë.(arka e Djallit f.167). ngashërim~i.m.sh.~e.~et.(+). Dënesë: T'i shohësh si janë bërë, të zë të qarit -vazhdoi ajo me zë të zgjatur si një vajtim tërë ngashërim. (Arka e Djallit f.250). ngazëllim-i.m(+). Gëzim i thellë që ndiejmë nga diçka, hare e madhe: miku ynë i dashur, që, sa herë vjen këtej nga fshati, na sjell një ngazëllim të madh, (Arka e Djallit f.35).., se Cute Babulja është i vetmi për të ringjallur ngazëllim me fjalën e tij të ëmbël dhe me shpirtin e florinjtë të gjuhës popullore. (Arka e Djallit f.78). ngazëll/oj~kal~ova.~uar.(+). E gëzoj shumë dikë: Edhe unë, edhe Cute Babulja u ngazëllyem pa masë, kur morëm magnetofonin e Lulushes.(Arka e Djallit f.406). ngesh/ëm(i)~me(e)~mb.(+). Që ka nge, që nuk ka punë, që e shtyjnë kohën kot :., se në rrojtoren e tij kishte gjithmonë njerëz të ngeshëm, të etur për të dëgjuar historira. (Arka e Djallit f.256). Pranë të tre mustaqellinjve në oborrin e klubit ishin grumbulluar edhe të ngeshëm të tjerë. (Arka e Djallit f.299). ngi/j~kal~va.~rë(+). Ngop: Ai tha se kishte një punë që herët në mëngjes dhe se duhej të gdhihej i freskët dhe i nginjur me gjumë. (Arka e Djallit f.59). ngoje~ndajf.(+). Zë ngojë; përmend, zë në gojë: Mjaftojnë si shembuj -e ndërpreu Sherif Abeceja, pasi e dinte që Selman Thana do të zinte ngoje edhe ndonjë personalitet tjetër historik, që s'duhej të përmendej.(arka e Djallit f.425). nikotinë ngrys~kal.~a.~ur(+). fig. U vrenjt në fytyrë, u bë i zymtë: Selmani e ngrysi ballin: (Arka e Djallit f.61). Unë u ngrysa. Ç'ishin këta thumba nga kjo bukuroshe? (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.184). ngrysem~vetv.(+). Kaloj ditën deri në mbrëmje, këtu si pyetje si e kalove ditën? (përdoret si përshëndetje, kur takohemi me dikë në mbrëmje):-e, si u ngrystë, vëllezër? (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.90). ngrysur(i,e)~mb(+). I vrenjtur, i zymtë:.., mendoi ai, me vështrim të akullt e të ngrysur.(arka e Djallit f.82). E ku ta jep tani ai!-tha Selman Thana me vetulla të ngrysura.(arka e Djallit f.310). ngutsh/ëm(i)~me(e)~mb.(+). Që kërkon një zgjidhje shumë të shpejtë a të menjëhershme; që kryhet a duhet të kryhet menjëherë e pa asnjë vonesë:., duke dhënë shenjë se pritja tanimë kishte mbaruar dhe se ai duhej të nxitonte për një punë të ngutshme. (Arka e Djallit f.269). nihilist~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Ai që mohon çdo gjë, ithtar i nihilizmit: Ky nihilist po e tepronte me talljen e tij cinike.(arka e Djallit f.271). nihilist-e-mb(+). Tregon që ka të bëj me nihilizmin, mohues: Edhe Sherif Abeceja e ndjeu vështrimin nihilist të intelektualit të ri, (Arka e Djalit.f.11). nihiliz/ëm~mi.m(+). hist. Mohim i plotë i parimeve, normave e morale, i vlerave kulturore e i çdo tradite të një shoqërie; qëndrim mohues ndaj çdo gjëje: Nihilizmi afron shumë me narcisizmin.(arka e Djallit f.283). nikotin/ë~a.f.(+). Lëndë e helmët me erë të keqe, që gjendet në gjethet e duhanit dhe që vepron si ngacmues mbi sistemin nervor: Xhaxhai përsëri heshti me cigaren në mes të dy gishtërinjve të verdhë nga nikotina.(njerëz të krisur f.270). 141

142 nimi nim~i.m.sh.~e.~et.(+). Shtrat i ulët, prej dërrasash etj., që vihet anës murit dhe që shtrohet me një dyshek të hollë e minder me mbulesë për të ndenjur: Ta zerë e të ma sjellç-urdhëroi Agush Tomorrica dhe u shtri në nimin me minderë, duke vënë duart prapa qafës me vështrim në tavanin prej druri.(njerëz të krisur f.63). nism/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Punë që e merr përsipër dikush i pari me vullnetin e vet për të bërë diçka, zakonisht të re e që kërkon përpjekje të veçanta:...- tha Sherif Abeceja pa marrë parasysh lutjet e Fatimes për ta hequr nga mendja një nismë të tillë të paligjshme.(arka e Djallit f.293). nur nordike~mb.(-). Vend i ftohtë, në skajin më verior, ku gjithmonë është ngricë: Kam lexuar nëpër gazeta që vetëm njerëzit e vendeve nordike dhe rusët lahen dimrit në lumë apo det.(arka e Djallit f.65). nur~i.m.sh.~e.~et.(+). bised. 1-Bukuri që të bën për vete 2-Shprehja e fytyrës. 3-Pamje e jashtme, shkëlqim, dritë: Kasaphanë do ta bëj oborrin! Çdo pikë gjakudo të kthehet në një kapitull folklori!-thirra dhe Cute Babules i ra një nur fisnikërie. (Arka e Djallit f.46). nishadër~i.m(+). Lëndë e bardhë e kristalizuar, me shije të hidhur e me veti gërryese, që përdoret në teknikë e në mjeksi; klorur amoni: Më në fund i dha nishadërin për ta mbajtur pak në qafë që t'i ndërpritej gjaku.(arka e Djallit f.372). nitrat~i.m.sh.~e.~et.(+). bised. Pleh kimik në trajtë kokrrizash të bardha që tretet lehtë në ujë, nitrat amoni, pleh azotik: Po s'ra shi nuk hedhim dot nitrat në grurë. (Arka e Djallit f.275). nizam~i.m.sh.~ë.~ët.(+). hist. Ushtar në kohën e sundimit osman, rekrut: O hiri i stërgjyshërve tanë, i nizamëve, kapedanëve, pashallarëve, vezirëve, arkitektëve, poetëve e dijetarëve, o hi që këtu je tretur! (Arka e Djallit f.179). nofk/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Emër i dytë që vihet dikujt për tallje, për shaka e përkëdhelje, duke u nisur nga ndonjë e metë fizike a ndonjë tipar dallues etj.: Atij "meshinit"-këtë noftë ia kishin vënë në fshat agranomit- (Arka e Djallit f.289). 142

143 njerëzishëm njerëzish/ëm(i)~me(e)~mb.(+). Që sillet a vepron në mënyrë të hijshme, fisnike e të përzemërt : Kujtoja se ai vërtetë do të ndërronte rrugë dhe do të kthehej në jetën e tij të njerëzishme, por, fatkeqësisht, u fut më thellë qorrsokakut.(arka e Djallit f.236). njësit~i.m.sh.~e.~et.(+). usht.hist. Grup i vogël partizanësh ose ilegalësh gjatë Luftës Nacionalçlirimtare, që kryente veprime të armatosura ose detyra të tjera:. dhe e thërresin babanë dy fshatarë me pushkë nga ata të njësitit partizan të fshatit. (Njerëz të krisur f.92). njollosje njëzëri~ndajf.(+). Të gjithë së bashku me një zë: Shkencëtarët njëzëri thirrën në gjuhët e tyre:.(arka e Djallit f.340). njollosj/e~a.f(+). Ndotje e diçkaje, emri i keq që vë dikujt një njollë morale, turpërim:., se cili duhej të fliste i pari dhe ç'fjalë të zgjidhnin për ta vënë me shpatulla për muri këtë njeri që po gatuante një brumë të keq në njollosjen e tyre.(arka e Djallit f.273). 143

144 oçkur oçkur~i.m (-). dialek.litar, rrip që shërben për të lidhur a për të shtrënguar pantallonat, të brendshmet etj.:., se kujtoi se dora e madhe e Cute Babules ia këputi llastikun apo oçkurin e breçkave të papërfillshme. (Arka e Djallit f.341). od/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). bised. Dhomë, dhomë ku priten miqtë: U fsheha prapa derës së odës dhe prita se ç'do të ndodhte. (Njerëz të krisur f.83). Ndrit odaja, ndrit shtëpia, ndritin bakëret e mija!... (Arka e Djallit f.74). ofsha/j~jokal~va.~rë.(+). Rënkoj thellë e psherëtij, kur kam një dhimbje a një vuajtje të madhe shpirtërore: Rrinte i pikëlluar si një jetim pa njeri dhe natën unë e ndieja si qante ngadalë dhe herë-herë ofshante.(njerëz të krisur f.79). ofsham/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Rënkim i thellë e psherëtimë, që nxjerrim kur kemi një dhimbje a një vuajtje të madhe shpirtërore; dhimbje a vuajtje e thellë shpirtërore: Ishte një e qarë me ofshamë, një e qarë e rëndë burri. (Njerëz të krisur f.126). okar~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Që peshon me okë dhe me nënndarjet e saj: "Drangër-drung këmbërorë dhe qumështi gjysmë okare!"(shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.133). ok/ë~a.f.sh.~ë.~ët.(+). Njësi e vjetër peshe rreth një kilogram e një çerek deri një kilogram e gjysëm: Dy okë t'i japësh, s'do t'i'a dijë! (Njerëz të krisur f.38). Pi një gotë e rri me shokë, pi një okë e rri me lopë. (Arka e Djallit f.86). oktav/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). muz. Largësia ndërmjet një note dhe përsëritjes së saj në një regjistër tjetër më të lartë ose më të ulët, let. lloj strofe: Ai u ul nën një lis mbi një grumbull gurësh, që fshatarët e quanin "varri i cubit" dhe filloi të lexojë oktavat e "Jerusalemit të çliruar" të përkthyera nga ai vetë. (Njerëz të krisur f.158). optike Ai medoemos nesër duhet t'i lexojë mësueses një oktavë të re nga kënga e pestë e "Jerusalemit të çliruar"! (Njerëz të krisur f.160). ombrell/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Çadër dore që hapet e mbyllet dhe që shërben për t'u mbrojtur nga shiu a nga dielli; çadër: Burhani qëndronte i mbështetur pas derës, me ombrellë në dorë. (Njerëz të krisur f.200). operativ~i.m.sh.~ë.~ët.(+). bised. Punëtori ose oficeri operativ: Isha një lloj operativi i fshehtë, flas për atë kohë. (Arka e Djallit f.238). operet/ë~a.f.sh.~a.~at(+). muz. Vepër muzikore me përmbajtje gazmore, që luhet në skenë ku aktorët këndojnë, kërcejnë dhe herë-herë i recitojnë pjesët e tyre; shfaqja e kësaj vepre në skenën e një teatri: Mijëra e mijëra këngë, simfoni, sonata, etyde, opera, opereta, kantata oshëtijnë në pesë kontinentet.(njerëz të krisur f.185). operativitet~i.m.sh.~e.~et.(+-). Që lidhet me operativin, në mënyrë të përgjithshme, sipërfaqësore, lloj kontrolli": Në operativitet domethënë,-qeshi ai. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.78). oping/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Lloj këpucësh të thjeshta, të bëra me lëkurë gjedhi, të mbledhur anës e të lidhur me retra a me gjalma (përdoreshin kryesisht nga fshatarët); lloj këpucësh të thjeshta krejt prej gome ose me pjesën e sipërme prej lëkure të trashë dhe me pjesën e poshtme prej gome të fortë: Burhani që m'i ka si opinga veshët. (Njerëz të krisur f.197). Pastaj një letër: "I dashur Bamkë, më dërgo dy palë çorape dhe tri palë opinga. (Arka e Djalli f.25). optik~e.mb (+). fiz. Që ka bëjë me optikën, i optikës, që ka veti të pasqyrojë e të thyejë rrezet e dritës: Ky i shkretë nuk i ditka ligjet optike, se ngjyra e zezë të zvogëlon.(arka e Djallit f.142). 144

145 optimist optimist~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Ai që jeton, punon e vepron i mbushur me optimizëm, ai që është i prirur për t'i parë gjërat me optimizëm; njeri plot gjallëri e gëzim: Pesimisti dhe optimisti flenë bashkë në shtratin e hiçit.(arka e Djallit f.328). organ~i.m.sh.~e.~et. (+). Institucion i veçantë a forum, që kryen një detyrë të caktuar në administratën shtetërore ose në një nga fushat e tjera të jetës: Dimë edhe një gjë tjetër: marrjen me dhunë nëpërmjet organeve të diktaturës. (Arka e Djallit f.303). Gazetë ose revistë, që e nxjerr një parti, një shoqatë, një institucion etj.: Në bërryl të rrugës, pranë kafes "Orea" u ndal tek një kioskë dhe bleu gazetën "Vorioepiriotis" për t'u informuar se ç'bëhej në botë, megjithëse ky organ është mjaft i kufuzuar ne informacionin ndërkombëtar,... (Arka e Djallit f.164). organizativ~e~mb.(+). Që ka të bëjë me organizimin e diçkaje, që lidhet me organizimin e diçkaje, oganizues:.., por që e ndjente tërë freski e shëndet jo më pak se i palodhuri Cute Babule, udhëheqësi ynë organizativ e shpirtëror, bëmat e të cilit kanë të pafundme si në mëmëdhe, ashtu...(arka e Djallit f.159). orientim~i.m~sh.~e.~et.(+). libr. Pikë, vend, drejtim a qëllim drejt të cilit synojmë, objektiv: Më trembi Mitro Karapataqi, pasi ato që thoshte ai kishin një bazë, që vinte nga një orientim.(arka e Djallit f.226). oriztor/e~ja.f (+). Vend ku sherbehet oriz, ku hahet oriz si ushqim:.., urat dhe mejhanet e Stambollit, pagodat dhe rosat pekineze të Pekinit, akropolet dhe kukurectoret e Athinës, kaukazkat dhe vodkat e Moskës, keçtoret dhe orizoret e Tokios, hamburgetoret dhe uiskëtoret e Nju-Yorkut, birraritë dhe buterbrodët e Berlinit e me rradhë.(arka e Djallit f.160). oxhak orman~i.m(-). Pyll, luginë me pemë të mëdha, livadh: Nëpër gjumin e tij oshëtinte lumi, që u binte mes për mes arave, duke zbritur që nga ormani me rrape dhe shelgje të moçmë, të mbështjella me kulpra të trasha sa krahu.(dështaku f.5). ortek~u.m.sh.~ë.~ët.(+). fig. Grumbull sendesh a njerëzish, që vjen me rrëmbim:..., si mund të injorosh vallen e dervishëve, me anën e së cilës nesër vëllezërit e islamizmit mund të derdhen si ortek në luftën kundër imperializmit.(arka e Djallit f.198). ortografi~a.f.sh.~,~të.(+). gjuh. Sistem rregullashpër t'i shkruar drejt e njësoj fjalët në gjuhën letrare: Do ta shkruajë edhe me ortografi bashkëkohore. (Arka e Djallit f.60). osmanlliç/e~ja.f edhe osmanllisht/e~ja.(+). turq. Turqishtja e vjetër, gjuha e vjetër që përdornin osmanët: Për ty, Bamkë, është e qartë se e di edhe osmanlliçen, edhe turqishten e sotme. (Arka e Djallit f.174). oshëtim/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Ushtimë, këtu përdoret në mënyrë fig.: Ato sjellin vetëm oshëtimën e së vërtetës.(arka e Djallit f.63). ovacion~i.m.sh.~e.~et.(+). Përshëndetje e miratim i diçkaje me duartrokitje të vijueshme dhe me thirrje të forta: Pas të gjitha këtyre, Cute Babulja i mbytur në djersë, duke mbajtur edhe peshën e ovacioneve, i zuri të dyja kërcimtaret për krahët..(arka e Djallit f.341). oxha/k~ku.m.sh.~kë.~kët dhe ~qe.(+). Vendi në anë të një dhome a në një ndërtesë, bashkë me pjesën e hapur deri mbi çati, ku ndizet zjarri dhe shkon tymi jashtë: Ky dreq, si nuk e hodhi në lumë apo si nuk e dogji në oxhak atë të shkretë sënduqkë! (Arka e Djallit f.122). 145

146 paarritshëm paarritsh/ëm(i)~me(e).mb.(+). Që është aq i mirë ose aq i përkryer, sa është vështirë ta arrijnë të tjerët: Mehmet beu i dukej i paarritshëm, ndoshta nga që ishte mjaft serioz dhe i ditur.(arka e Djallit f.187). pabazuar~mb(+). Që nuk bazohet diku, që nuk ka prova për dikë a për diçka:.., i goditur nga një paralizë e papritur, nga një hakmarrje e pabazuar dhe e verbër e natyrës.(arka e Djallit f.235). pacensuruar(i.e)~mb.(-). Që nuk ka censur, i lirë:.., se ai qytet, e para, ishte zemra e fetarëve dhe çdo sjellje e lirë e pacensuruar, do të sillte keqinterpretime,.(arka e Djallit f.160). pacipë(i.e)~mb.(+). Që nuk ka fare turp, që nuk ka cipë, i paftyrë, që është karakteristik për një njeri cipëplasur, i ulët, i paturpshëm:., aq sa ishin të zotërit për t'u turpëruar, se në fakt ishin njerëz të pacipë, dhe u ngritën.(arka e Djallit f.269). paçavër~mb(-). keq.përç. Copë letre ku është shkruar diçka pa kujdes, diçka e shkruar fare pa vlerë: Edhe dëgjo! Griseni atë fletën, nga ajo fletore e mallkuar dhe paçavër e Bamkës, ku merret edhe emri im nëpër gojë me fjalët më të paturpshme, të rradhitura në bejte. (Arka e Djallit f.66). padalë(i.e)~mb (+). Që ka jetuar gjithnjë i mbyllur në shtëpinë e vet, që nuk ka dalë nga fshati a nga qyteti ku ka lindur, i pashëtitur:..-trilloi Cute Babulja dhe Mitro Karapataqi me Foren e besuan, si njerëz të padalë ndonjëherë jashtë shtetit.(arka e Djallit f.184). padashka~ndajf. (+). bised.padashur:., nuk donte gjithashtu të futej padashka nëpër tarafe a grupe njerëzish që simpatizonin një palë dhë hidhnin poshtë një palë tjetër.(arka e Djallit f.261).por ai, padashka, nuk bëri vetëm një herë"ah".(arka e Djallit f.408). pafytyrë padenjë(i.e)~mb (+). Që nuk meriton të jetë a të quhet i tillë, që nuk është i denjë për diçka: Shprehjen e menjëhershme të ndjenjave ai e quante dobësi të padenjë për një kritik studiues.(arka e Djallit f.332). padij/e~a.f (+). Mungesë e arsimit dhe e kulturës së përgjithshme, të qenët pa shkollë, padituri,: Kjo është kërkesa e një pale, kërkesë që vjen më shumë nga padija dhe nga naiviteti primitiv, kërkesa e palës tjetër për mbajtjen e Bamkës në dënim të përjetshëm, është keqdashëse dhe me qëllim të egër hakmarrjeje.(arka e Djallit f.262). padit(padis)~kal~a~ur.(+). drejt. Ngre një padi kundër dikujt: Më vjen vështirë të padis njeri, por par a jush këtë e bëj.(arka e Djallit f.131). padobish/ëm(i)~me(e)~mb.(+). Që nuk është i dobishëm për asgjë, i pavlefshëm, i kotë: Kjo do të ishte një llogaritje e paramenduar dhe e padobishme. (Arka e Djallit f.270). padurim~i.m(+). Mungesë durimi ose humbja e durimit: E, more, me gjithë Abedin Shagun!-bëri me dorë një shenjë padurimi Tahir Kapedani.(Arka e Djallit f.294). pafuqish/ëm(i)~me(e)~mb.(+). Që nuk ëshë i fuqishëm, i dobët, i pamundur, i pafuqi: Megjithatë, përsëri siç thonë, ai u nda nga gruaja, se sado zile të vinte, këto ishin të pafuqishme ndaj gjumit të saj të begatë. (Arka e Djallit f.350). pafytyrë(i.e)~mb(+). I pacipë, i paturpshëm: Kush rri dhe i sqaron denoncimet e tij të pafytyrta! (Arka e Djallit f.202). 146

147 pagan pagan~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Ai që beson në shumë hyjni a perëndi, ithtar i paganizmit. Që ka të bëjë me paganët, që është ithtar i paganizmit Mos kujto se këto fjalë që thashë shprehin ndonjë mendim pagani, a ndonjë mendim panteisti, o Demkë. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.116). pagan~e(i,e)~mb (+). Që ka të bëjë me paganët, ata që besojnë në shumë hyjni a perëndi, që është ithtar i paganizmit; (përdoret edhe si em.pagan~i.m.sh.~ë.~ët.):.., të cilën mundohej ta shpjegonte me filozofinë panteiste apo me pikëpamjen pagane. (Arka e Djallit f.88). pagod/ë~a.f.sh.~a.~at (+). Faltore në trajtë piramide në disa vende të Lindjes së Largët, faltore e budistëve:.., urat dhe mejhanet e Stambollit, pagodat dhe rosat pekineze të Pekinit, akropolet dhe kukurectoret e Athinës, kaukazkat dhe vodkat e Moskës, keçtoret dhe orizoret e Tokios, hamburgetoret dhe uiskëtoret e Nju-Yorkut, birraritë dhe buterbrodët e Berlinit e me rradhë.(arka e Djallit f.160). pagrat(i.e)~mb. (+). 1-I pagratshëm, që nuk shton kur gatuhet, i paduk. 2-Jopjellor. 3-fig.i padobishëm, i pafrytshëm: Kini shumë apostrofa dhe fjalë të rralla lokale; psh ç'do të thotë "pagrat"," pakare", "kunjas", "hulumtim", ryzoj", "tërhuzun", zuç", "zymnej", zyqani", "djegqerres", "pofte"-tha mësuesja.(njerëz të krisur f.159). pagur~i.m.sh.~ë.~ët. (+). 1-Shishe e vogël për raki. 2-Enë prej alumini etj., si plloskë e shtypur, që e përdorin zakonisht ushtarët për të mbajtur ujë me vete: Mos e qani fukaranë, se e desh paguren pranë,.(arka e Djallit f.77). paligjshëm pakare~t.f.vet.sh. (+). 1-Dele që ka mbetur pa qengj ose dhi që ka mbetur pa kec dhe që mbahet për qumësht, enjë. 2-vet.sh.Dhen a dhi të pakta, që mbahen pranë shtëpisë për qumësht, cangadhe: Kini shumë apostrofa dhe fjalë të rralla lokale; psh ç'do të thotë "pagrat", "pakare", "kunjas", "hulumtim", ryzoj", "tërhuzun", zuç", "zymnej", zyqani", "djegqerres", "pofte"-tha mësuesja.(njerëz të krisur f.159). pakëz~ndajf. (+). Një çikë fare: Sherif Abeceja buzëqeshi pakëz: (Arka e Djallit f.307). pakontrolluar(i,e)~mb.(+). Që thuhet a që bëhet pa e peshuar mirë, i papeshuar:., kushedi me cilin flet ndonjë fjalë të pakontrolluar!-tha ai në mënyrë enigmatike.(arka e Djallit f.150). pakundërshtuesh/ëm(i)~me(e)~mb. (+). Që nuk mund të kundërshtohet, i padiskutueshëm; shumë bindës: -tha Sherif Abeceja, duke ngritur gishtin lart për t'u dhënë fjalëve kuptim të pakundërshtueshëm. (Arka e Djallit f.284). palar~i.m.sh~ë~ët. (+). fig.keq. I ndyrë, njeri mashtrues, i përlyer me gjëra të këqija (përd. edhe si mb):, dhe ne mund t'ia marrim po me zor!- tha i palari i kulturës! (Arka e Djallit f.266). palëkundur(i.e)~mb. (+). Që nuk është lëkundur në mendimet e qëndrimet e veta; i palëkundshëm: Çuditërisht ai kishte besim të palëkundur në vetvete dhe para Zyber Shtufës nuk ndiente asnjë lloj drojtje dhe frikë të vogël.(arka e Djallit f.303). paligjsh/ëm(i)~me(e)~mb.(+). Që është në kundërshtim me ligjin, që është bërë jo sipas ligjit, që ndalohet a nuk njihet nga ligji:...-tha Sherif Abeceja pa marrë parasysh lutjet e Fatimes për ta hequr nga mendja një nismë të tillë të paligjshme.(arka e Djallit f.293). 147

148 palikar palikar~i.m (+). Trim, i fortë, njeri pushke, që nuk trembet nga asgjë: E po ky është trim, palikar është!-tha babai.(njerëz të krisur f.87). palmuç~ndajf.(+). Me trup të mbledhur e me kokën afër këmbëve; lëmsh; shuk: Fjalë të rralla të tilla si hulumtime, dromca, palmuç, parzime, atbote duhen përdorur në poezi.(njerëz të krisur f.161). palldem~i.m.sh.~e.~et.(+). Rrip e gjerë prej lëkure a prej leshi, që i kalon kafshës së barrës nën bark për të mbajtur samarin të shtrënguar pas trupit, vithatore: Dhe duke vrapur me çelësat, që i bënin xhenger-xhenger në brez, iu afrua tim eti, që shtrëngonte palldemin e shalës së kalit.(njerëz të krisur f.82). pamatur~mb.(+). Që nuk është i matur në gjykime e në veprime; i nxituar, i rrëmbyer: Mandej iu kujtua edhe biseda e tij e pamaturme Sherif Abecenë në rrugë.(arka e Djallit f.278). pamëshirsh/ëm(i)~me(e).mb.(+). Që nuk ka mëshirë, mizor, i egër, i ashpër, i rreptë (edhe si em. ~i ): Ju prezantoj të pamëshirshmin kritik, zijoshin Mitro Karapataqin, (Arka e Djallit f.143). Ai u vra duke luftuar me gjyshin tënd!-vazhdoi fjalën e pamëshirshme Selman Thana,ky plak që për (Arka e Djallit f.267). pamoralsh/ëm(i)~me(e).mb.(+). Që mohon e shkel normat e moralit, i pandershëm, që është në kundërshtim me normat e moralit: Dhe në rastin tonë, brutaliteti i Fores dhe fjalori i tij i pamoralshëm, na krijoi një situatë tepër të ndërlikuar! (Arka e Djallit f.167). pandeh~kal~a.~ur.(+). E quaj për dikë a për diçka, e marr për, e kujtoj, jokal.mendoj, më duket:..kur pa Cute Babulen mbi kalë, të cilin në fillim e pandehu ndonjë kalorës të huaj, që kish pasur ndonjë zënkë të vjetër me Maxhunin.(Arka e Djallit f.71). panteist pandërgjegjsh/ëm(i)~me(e)~mb.(+). Që bëhet pa e kuptuar, i pavetëdijshëm: Por ky është një cënim i pandërgjegjshëm, që bën herë pas here natyra e plotfuqishme.(arka e Djallit f.234). panënshtruar(i.e)~mb.(+). Që nuk mund të nënshtrohet, i pamposhtshëm (edhe si em. ~i ) : Shoku Zylo kot po e ngatërronte Aranitin e panënshtruar.(shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.151). panik~u.m (+). Frikë e madhe, e papërmbajtshme, që zë një njeri a që përhapet menjëherë në një turmë, shpesh pa shkak ose pa e ditur arsyen; rrëmujë e përgjithshme që shkakton kjo frikë(edhe si mb. ) :..-tha Cute Babulja pa asnjë shenjë paniku. (Arka e Djallit f.376). panoramik~e.mb. (+). fig. Që paraqit në mënyrë të përgjithshme çështjet e një fushe, tërësor: Tani t'i zbërthejmë këto mendime panoramike në dramën "Furtuna u mposht". (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.161). pantallonazbërthyer~i.m (-). bised.keq. Njeri i pamoralshëm, njeri bredharak, që shkon me çdo femër, kurvar:., mësuesit të nderuar, megjithëse e kishte fyer me fjalën "pantallonazbërthyer".(arka e Djallit f.217). panteist~e,(i,e)~mb(+). Përkrahës i panteizmit si botëkuptim filozofik e fetar përdoret edhe (si em.panteist~i.~ë.~ët).:.., të cilën mundohej ta shpjegonte me filozofinë panteiste apo me pikëpamjen pagane. (Arka e Djallit f.88). Ithtar e përkrahës i panteizmit: Mos kujto se këto fjalë që thashë shprehin ndonjë mendim pagani, a ndonjë mendim panteisti, o Demkë.(Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.116). 148

149 panxhë panxh/ë~a.f.~at.(+). thjeshtligj. 1.Dorë e madhe dhe rëndë: At Zef Ucin errësira e ngjeshi në krevat duke ia vënë panxhën e saj të gjerë mbi trupin thatim e kockëfortë. (Njerëz të krisur f.161). 2.Pjesa e poshtme e gjymtyrëve të përparme të disa kafshëve katërkëmbëshe me kthetra: Në këtë kohë, macja e vogël erdhi edhe ia hodhi panxhën në këmbë. (Njerëz të krisur f.288). panj/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). bot. Dru i pyjeve malore, me trung të lartë e të trashë, me gjethe të mëdha në trajtë pëllëmbe, me lule të verdha e të blerta, lënda e të cilit përdoret për orendi, për vegla etj.: Duke ecur, ai u përkul në dritare dhe pa se dita kishte nisur të zbardhë e dobët dhe e brishtë si një fletë panje. (Arka e Djallit f.444). papëlqyesh/ëm(i)~me(e)~mb.(+). Që nuk pëlqehet, që nuk është i pëlqyeshëm, i keq, i pahijshëm, i padëshirueshëm: Por, fatkeqësisht, në këtë botë nuk janë të rrallë rastet kur një njeri i papëlqyeshëm dhe i mërzitshëm të të dal shpesh para syve se sa një i shumëpritur dhe i shumëdëshiruar.(arka e Djallit f.232). papërfillsh/ëm(i)~me(e).~mb.(+). Që nuk ia vlen ta përfillësh a ta marrësh parasysh, shumë i vogël, fare i parëndësishëm: E vërtita shkresën nga të gjitha anët për të parë numrin, firmën, datën dhe hollësi nga më të papërfillshmet.(arka e Djallit f.139). papërfytyruesh/ëm(i)~me(e)~mb.(+). Që nuk mund të përfytyrohet: Ra një heshtje e papërfytyrueshme, një heshtje si përpara një tërmeti. (Arka e Djallit f.209). papërgatitur(i.e)~mb.(+). Që nuk është përgatitur, i pamësuar: Vetëm ky zoti mësues Selmani me atë hijen e rëndë, sikur qëndronte në klasë para bangove të nxënësve të papërgatitur, me atë fytyrën e tij të mbështjellë me mjegull mërzie,.(arka e Djallit f.218). parafabrikat papërkulur(i.e)~mb.(+). fig. Që nuk është thyer a nuk është përulur asnjëherë; i papërkulshëm: Në Shqipëri do të na priste e zeza, veçanërisht Cute Babulen, këtë burrë të papërkulur, që i vinin të ligat gjithmonë nga gëzimi e hareja. (Arka e Djallit f.348). papërmbajtur(i.e)~mb.(+). Që nuk është i përmbajtur, i rrëmbyer, i nxituar, i papërmbajtshëm: Më duket se u kuptuam!-tha Zyber Shtufa me një zemërim të papërmbajtur.(arka e Djallit f.307). papritur(i.e)~mb (+). Që ndodh papritur; i befasishëm, i menjëhershëm: Ah, ç'mëkat u bë që humbëm hanet, ku tregoheshin ngjarjet më të mahnitshme, ku lindnin anektodat dhe fjalët e urta më të papritura dhe më ngacmuese, ku hidheshin çingitë më lozonjare, ku bëheshin rrahjet dhe hundëthyerjet më gjakderdhëse,... (Arka e Djallit f.194). paqenë(i.e)~mb (+). Këtu përd.si em.f. Që nuk është në të vërtetë, sajes, trillim, gënjeshtër: Të vjen edhe kjo që kurdis të paqëna "trokashkë mulliri" (Arka e Djallit f.216). paqme-(i,e)mb (+). bised. Pastër,nuk është e fëlliqur, që nuk të ndot,: Nuk po të pyes as përpunën tënde aq të paqme e aq fisnike, nuk po të pyes as për.(arka e Djallit f.35). paradoksal~e.mb (+). libr. Që ka natyrën e një paradoksi, që është a që duket si paradoks: është me të vërtetë paradoksale, kur.(arka e Djallit f.222). parafabrikat~i.m.kryes.sh.~e.~et. (+). ndërt. Pjesë ndërtese, ure etj., e cila përgatitet që më parë në fabrikë, në kanter etj.: Ndërsa kjo që thoni ju është një shablonizëm, një parafabrikat apo klishe e spikërve të radios, vërja emrin si të duash!(arka e Djallit f.451). 149

150 parafabrikuara parafabrikuara(i.e)~mb.(+). ndërt. Që i përket parafabrikatit, që bën pjesë në parafabrikim, që përgatitet përpara në fabrikë a në kantier këtu në mënyrë fig. të parapërgatitura, të fabrikuara më herët: Frazat ishin pa ngjyrë, fjalët qëndronin njëra pas tjetrës si tulla të parafabrikuara.(shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.245). paralel~i.m.sh.~ë.~ët.(+). gjeogr. Secili nga rrathët e përfytyruar të lëmshit të Tokës, që shkojnë paralel me ekuatorin në të dyja anët e tij deri te polet dhe që shërbejnë për të caktuar gjerësinë gjeografike:., që i mat gjërat me kutinn e Qershizës dhe jo me meridianet dhe paralelet e globit, një pjesë të të cilit ai e kishte shëtitur.(arka e Djallit f.160). pararoj/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). fig. Pjesa e punonjësve që kanë arritjet më të mira në prodhimin a në një fushë të veprimtarisë dhe që me shembullin e tyre u prijnë të tjerëve; vendi që zë kjo pjesë, krye, ballë: Ndërsa ajo budallaqja, plaka e Selman Thanës, kujtoi se Sherif Abeceja u bë xheloz për "brigadierin e pararojës", me të cilin paska bërë dashuri Anthulla! (Arka e Djallit f.326). usht.fig. Pjesa më e përparuar e një grupi shoqëror a e një klase, që qëndron në ballë të luftës ose të veprimtarisë së saj: Kurse ju të pestë atje do të jeni pararoja. (Njerëz të krisur f.110). parazit~e.mb.(+). Që jeton si parazit; që përbëhet prej parazitësh (edhe fig.keq.): Forja e ka zakon të thotë "a ç'më çan kokën", siç e përdor ti shprehjen parazite "domethënë"- tha Cute Babulja. (Arka e Djallit f.321). parazit~i.m.sh.~ë.~ët.(+). 1-biol. Kafshë ose bimë që rron e zhvillohet mbi një qenie të gjallë ose brenda organizmit të saj. 2-fig.keq. Ai që jeton në kurriz të një tjetri a të shoqërisë: Natyra hakmerret ndaj tyre, pasi nuk pjellin dhe i mban si parazitë në kurrizin e saj. Natyra nuk i do parazitët që nuk prodhojnë gjenerata.(arka e Djallit f.126). partiturë parealizuesh/ëm(i)~me(e)~mb.(+). Që nuk realizohet, që ka shumë vështirësi: E shkreta Lulushe më kishte shkruar në listën e parealizueshme edhe një magnetofon.(arka e Djallit f.406). parimor~e.mb (+). Që mbështetet në parime të forta, që nuk bën lëshime në parimet: Ashtu po!-tha Mitro Karapataqi serioz dhe parimor i kulluar.(arka e Djallit f.145). parket~i.m.sh.~e.~et.(+). Dysheme e shtruar me këto copa dërrasash:.., -mendoi ai, -gjithë këtë shtëpi paska, me tri palë shkallë, me abazhurë të kristaltë, me parket ngjyrë arre të pastër sa s'ke ndot ta lëpish me gjuhë, me kopësht sa një park, me garazhe veturash (Arka e Djallit f.378). parmak~u.m.sh.~ë.~ët.(+). Radhë shufrash prej hekuri, prej druri etj., me një brez të ngushtë përsipër, që vihen në anë të shkallës, të ballkonit etj. për t'u mbështetur ose që të mos bien njerëzit: Pa e vështruar të vëllanë zbriti shkallët, duke u mbajtur nëpër parmakët.(njerëz të krisur f.74). parmend/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Vegël bujqësore prej druri, që tërhiqet zakonisht nga një pendë qe dhe që përdoret për të lëruar tokën: Qëllon shpesh herë që fshatarët shqipëtarë, kur mbjellin arat, nxjerrin me plug a me parmendë, bashkë me plisat, o një statujë të ndonjë filozofi romak, o një jatagan të ndonjë jeniçeri turk të përzier me gëzhojat e fishekëve të ndonjë ushtari italian a gjerman.(arka e Djallit f.278). partishmëri~a.f (+). Të qenët i partishëm, qëndrim i partishëm:.., duke u talluar me metodën e realizmit socialist dhe me partishmërinë proletare (Arka e Djallit f.229). partitur/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). muz.tërësia e të gjitha pjesëve të një vepre muzikore për orkestër ose për shumë zëra; libri që përmban këto pjesë: Atëherë shoku Zylo bëri një lëshim: ja dha përsëri partiturat. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.25). 150

151 parzëm parz/ëm~ma.f.sh.~.~mat. (+). Kraharor, gjoks, mbrojtës: Fjalë të rralla të tilla si hulumtime, dromca, palmuç, parzime, atbote duhen përdorur në poezi.(njerëz të krisur f.161). parzmor/e~ja.f.sh.~e.~et.(+). hist. Veshje prej metali, e gjatë deri në brez, që mbronte luftëtarët në kohët e vjetra gjatë ndeshjeve me armë të ftohta: E nj'at shtiz' mizore parzme ia nguli, ra palmuç e atbot.(njerëz të krisur f.156). parrafshuar~mb. (-). Që nuk e kanë rrafshuar dot, që nuk e kanë zhdukur, që nuk e kanë eleminuar nga tregu i artit: Nuk kam qethur gjer më sot as ndonjë shkrimtar të nivelit mesatar, jo pastaj të cilësisë së lartë, të një individualiteti të veçantë të parrafshuar.(arka e Djallit f.297). pasajdisur~mb (-). bised. Nuk i bëj sajdi dikujt, nuk nderoj, nuk e përfill e nuk e pres me kujdes: Titulli i "Mexhilisit" bërtiste: " Arnautët zullumqarë të femrave, dinsëzë, të pasajdisur dhe sojsëzë". (Arka e Djallit f.347). pastërma~ja.f (+). Mish i vënë në kripë dhe i tharë në tym (edhe si mb), këtu në mënyrë fig. është tharë e është nxirë; është plakur e është dobësuar shumë: Atë të pacipën, atë çingenenë, atë të bijën e asaj që është tharë si koçankë misri, që është bërë si pastërma dhe i vjen erë cironke të tymosur dhe era përhapet nëpër fshat, që e marrtë mortja, që e hëngërshin krimbat e verdhë dhe bubuzhelët e zinj!- thërriste plaka Nafije, duke lëvizur mjekrën, duart dhe këmbët megjithë zjarrin që i kishte mbetur në gjoksin e ngushtë.(dështaku f.24). pash/ëm(i)~me(e)~mb.(+). I hijshëm, i bukur:., se ai si shkrimtar, dëshironte ta vëzhgonte se si ha një femër e pashme, se si.(arka e Djallit f.217). pataks pasha~i.m.sh.~llarë.~llarët.(+). hist. Titull i funksionarëve të lartë civilë e ushtarakë në perandorinë osmane; ai që mbante këtë titull: O hiri i stërgjyshërve tanë, i nizamëve, kapedanëve, pashallarëve, vezirëve, arkitektëve, poetëve e dijetarëve, o hi që këtu je tretur! (Arka e Djallit f.179). pashkoqitur~mb.(-). Që janë të ngatërruara, që janë të pazbërthyera mirë: Dëgjonim vetëm zërat e grave që shaheshin me mjelëset dhe fjalët e pashkoqitura të Cute Babules, që, me sa dukej, donte të vinte rregull në shpërndarjen e qumështit. (Arka e Djallit f.253). pashoq~e.mb. (+). Që s'e ka shokun, që është i vetmi në llojin e vet, i pashembullt, i paparë: Fshatarë rus: Në këto minuta ai, që gjithmonë është shquar nga vrulli dhe trimëria e pashoqe, më solli ndërmend personazhet e muzhikëve rusë të Tolstoit,.(Arka e Djallit f.252). pashpirtësi~a.f (-). Që nuk ka shpirt, ngushtësia, keqdashësia: U binde shumë vonë për pashpirtësinë e borgjezisë, Cute Babulja!-tha Mitro Karapataqi.(Arka e Djallit f.318). pashprt(i.e)~mb.(+). fig.përd. edhe si em. Që sillet e vepron me egërsi, i pamëshirshëm, mizor: Hiç, mos qaj! Nga gjumi e ke edhe të qarët!-thirri i pashpirti Sherif Abeceja dhe vrapoi në dhomën e tij,.(arka e Djallit f.351). pataks~kal.~a.~ur.(-). Tmerroj, i fut tmerrin dikujt, e frikësoj shumë edhe vetv. pataksem më hyn tmerri, frikësohem shumë: Dervish Asllan Veliu u pataks.(dështaku f.198). 151

152 patetik patetik~e.mb (+). libr. Që përshkohet nga patosi, që bëhet me zjarr të madh: Ti, këtë të ashtuquajturin dëm blegtoral, e kthen në pasuri të madhe kombëtare, e kthen në këngë, në valle, në proverba, që edukojnë me qndra e mijëra njerëz-i thashë, duke bërë një monolog të gjatë patetik prej folklorologu.(arka e Djallit f.46). patriakal~e.mb (+). 1-Që lidhet me patriarkatin, që i përket patriarkatit, i patriarkatit. 2-fig.Që lidhet me zakone a me norma sjelljeje të vjetruara, të cilave u ka shkuar koha; që s'heq dorë nga zakonet e vjetruara, nga mënyra e vjetruar e jetesës etj.; i prapambetur( edhe si em): Ç'është e vërteta ishte pak patriarkal.(njerëz të krisur f.189). patriarkalitet~i.m.(-). fig.që lidhet me zakone a me norma sjelljejetë vjetëruara, të cilave u ka shkuar koha; që s'heq dorë nga zakonet e vjetruara, nga mënyra e vjetruar e jetesës etj.; i prapambetur: Durimi është patriarkalitet!(njerëz të krisur f.266). patriarkaliz/ëm~mi.m.(+). Tërësia e zakoneve të vjetëruara a e normave të vjetëruara të sjelljes; prapambetje në mënyrën e jetesës a të menduarit: Dollia duhet të zhduket si shenjë e patriarkalizmit, - tha shoku Shemshedin duke kapërcyer nga parcela eksperimentale.(shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.129). patriarkat~i.m(+). his.periudhë historike, ku teoria është zhvilluar sipas një ligjësie nga më e ulëta drejt më të lartës: Kjo pyetje është bërë që nga kalimi i shoqërisë njerëzore prej matriarkatit në patriarkat.(njerëz të krisur f.212). patriotik~e~mb.(+). Që lidhet me patriotizmin, që përshkohet nga patriotizmi, që është karakteristik për patriotin:, sa filluam të këndonim këngë kombëtare patriotike, lirike dhe satirike nga më të larmishmet.(arka e Djallit f.155). pavullnetshëm patriotiz/ëm~mi.m(+). Dashuria për atdheun e për popullin e vet dhe gatishmëria për t'u shërbyer atyre me besnikëri, ndjenja e lartë e detyrës për të mbrojtur me vetëmohim interesat e atdheut dhe të popullit të vet; atdhetari: Frashërllinjëve iu mbetën eshtrat në Turqi të djegura nga patriotizmi, kurse Cute Babules të mufatura nga e qeshura.(arka e Djallit f.333). patundur-(i,e)mb(+). Që qëndron në të vetën pa u lëkundur, i paepur, që s'i trembet syri, i qëndrueshëm që shfaqet me vendosmëri të madhe: E vërteta e patundur është ajo që Bamkë Dynjaja i prish paratë kafeneve e pijetoreve, siç prish ti trikot e vjetra.(arka e Djallit f.39). paturpësisht~ndajf. (+). Me paturpësi, në mënyrë të paturpshme: Jo vetëm nga qafa ta paturpësisht Sherif Abeceja dhe e kapi prej dore,..(arka e Djallit f.408). paturpsh/ëm(i),~me(e)~mb.(+). I paturp, i pacipë: Edhe dëgjo! Griseni atë fletën, nga ajo fletore e mallkuar dhe paçavër e Bamkës, ku merret edhe emri im nëpër gojë me fjalët më të paturpshme, të rradhitura në bejte.(arka e Djallit f.66). paudhë(i,e)-mb(+). 1-I prapë e i djallëzuar; që s'lë dy gurë bashkë, i keq, i mallkuar 2-që bëhet me djallëzi, që s'është e rregullt, i padrejtë (edhe si em~i): Edhe të shkruarat ia mori ai i paudhi Spiro, por ja që theu qafën.(arka e Djallit f.30). paudhësi~a.f.(+). 1-Të qenët i paudhë. 2-Diçka e keqe, e parregullt a e palejueshme, prapësi: S'ka mundësi t'i ketë bërë të gjitha këto paudhësi Cute Babulja!(Arka e Djallit f.185). pavullnetsh/ëm(i)~me(e)~mb (+). Që s'ka vullnet të fortë; që bëhet pa vullnet e pa ndonjë qëllim të caktuar (edhe si em.~i): Cute Babulja mburrte të zotin e shtëpisë dhe e qortonte Faslli Gropën, më të urtin dhe më të pavullnetshmin e atyre që mbanin mustaqe.(arka e Djallit f.394). 152

153 pederast pederast~i.m(-). Orientim seksual te njerëzit, homoseksual :.marrëzitë e Çajkovskit, që flinte në një shtart me burra si pederast; marrëzitë e Salvador Dalit, që derdhte (Arka e Djallit.f.452). pehlivan~i.m.sh.~ë.~ët.(+). fig.keq.njeri dredharak, që di ta vërtitë punën në interes të tij në çdo rrethanë; ai që përdor dredhi etj. për t'i shpëtuar një gjendjeje të vështirë: Madje edhe në gazetën: Sporti", për çudi, ishte një artikull i titulluar "Pehlivani karagjoz, arnauti Cute Babulja".(Arka e Djallit f.347). pejkamberit(i,e)~mb.(-). fet.diçka e shenjtë, e rrallë, sipas pejgamer: Ai që solli librin e shenjtë të fesë myslymane: Kjo shenjë, o Hyskë, është nga kujtimet më të vyera që më ka lënë Cute Babulja dhe më ka mbetur në tavan si gjurma e pejkamberit në Gurin e Mekës.(Arka e Djallit f.77). pekinez~e~mb. (-). Që kanë lidhje me Pekinin, që janë traditë e e tij:.., urat dhe mejhanet e Stambollit, pagodat dhe rosat pekineze të Pekinit, akropolet dhe kukurectoret e Athinës, kaukazkat dhe vodkat e Moskës, keçtoret dhe orizoret e Tokios, hamburgetoret dhe uiskëtoret e Nju-Yorkut, birraritë dhe buterbrodët e Berlinit e me rradhë.(arka e Djallit f.160). pekmez~i.m(+). Lëng i ëmbël pemësh, që trashet duke e zier në zjarr e pritet me vapem: Si rregull qimet e grave nduken me një lloj pistili a pelteje të trashë prej pekmezi ose nardeni.(arka e Djallit f.296).fshati zien si kazani me pekmez,-tha Abedini.(Dështaku f.78). pekmez~e.mb(+*). Që është si lëng i trashë, i qullët: Evgjit surrat pekmez, palaço, hap sytë! (Njerëz të krisur f.26). Pse, ç'u bë vetura jote, more surrat pekmez, kalaja e Krujës, që s'e lënke dorën e turqve?(arka e Djallit f.319). penduli pelegrin~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Ai që shkon në kohë të caktuar në vendet e ashtuquajtura të shenjta: dhe kulla e Dallatës u lëkund si në kohën e valleve të gjenovezëve dhe gjenovezkave në mes të piratëve dhe pelegrinëve.(arka e Djallit f.341). pelt/e~ja.f.sh.~e.~et.(+). fig.bised. 1.Njeri i ngjallur, por i qullët: Kam thënë unë, ti je qullac, pelte je, mëmëlike je! (Arka e Djallit f.138). 2.Ëmbëlsirë si qull i trashë që përgatitet me niseshte e sheqer; paluze; lëng pemësh a perimesh që lihet të trashet duke zier në zjarr; lëndë si qull i trashë: Si rregull qimet e grave nduken me një lloj pistili a pelteje të trashë prej pekmezi ose nardeni. (Arka e Djallit f.296). 3.fig. E rrahu shumë keq, ia zbuti kurrizin, e dërrmoi: Sa dola, të m'u lëshua,moj bijë, e të më bëri pelte!-tha Selman Thana.(Arka e Djallit f.351). pellazgë~t.m.sh.(+). hist.popullsi që banonte kryesisht në pellgun e Egjeut dhe në krahinat jugore të Ballkanit para helenëve e ilirëve: O Fore!O pellazg kokëmish! (Arka e Djallit f.162). pellazgjik~e.mb(-+). Shumë të vjetër, e kohëve të lashta, që nga pellazgët:., tek ia hidhte vjedhurazi sytë në kokën e thinjur, e përfytyronte të ulur në një mjedis të shkumbëzuar para pasqyrës së tij pellazgjike.(arka e Djallit f.291). pell/g~gu.m.sh.~gje.~gjet.(+). Gropë me ujë të ndenjur, vend i thellë në det, në liqen a në lumë: Na vështroi mua dhe Foren, që kishim mbetur të hutuar, mori vrull dhe u zhyt në lumë, në pellgun më të madh e më të thellë të gjithë krahinës sonë. (Arka e Djallit f.64). pendul~i.m.(-). Pjesë e orës, ajo që shoqëron sekondat gjatë punimit të orës me lëvizje majtasdjathtas e që zakonisht është e gjatë dhe e drejtë, e cila qëndron varur në trup të orës së murit: Ora e madhe trokiste dhe penduli i saj bënte harqe monotone. (Njerëz të krisur f.275). 153

154 penelatë penelat/ë~a.f.sh.~a.~at.(-). Penel, furçë e vogël me një tufë qimesh dhe me një bisht të hollë e të gjatë, që përdoret për të vizatuar me bojëra uji ose vaji, për të hequr vija në mure kur lyejmë etj., furçë e hollë piktorësh:.., të lehtë dhe foli me njëfarë humori, duke iu drejtuar heroinës së tij: "Edhe pak, edhe një penelatë dhe ti do të mbetesh e përjetshme." (Njerëz të krisur f.274). perënd/oj~kal.~ova.~uar.(+). Këtu përd.kal.përk. Me kuptimin mbylli, përpëliti:.-psherëtiu ajo dhe perëndoi syçkat përpara Sherif Abecesë.(Arka e Djallit f.218). peripeci-a f.(+). Ngjarje e papritur, zakonisht e keqe, që ndikon në jetën e dikujt, në zhvillimin e diçkaje, pengesë e papritur, që na del para e që duhet ta kapërcejmë me përpjekje e me mundime; vuajtje, mundime: Thonë se kishte edhe një histori për peripecitë e Cutes së shkretë.(arka e Djallit f.16).e solli në mend sa për t'u çlodhur me peripecitë e Cute Babules, të hedhura në letër...(arka e Djallit f.83). personalitet~i.m.sh.~e.~et.(+). Tërësia e veçorive psikike, të karakterit, të sjelljes, të veprimtarisë së njeriut, të cilat e dallojnë atë nga të tjerët, njeriu me këto veçori, që e dallojnë atë dhe e bëjnë anëtar të vetëdijshëm të shoqërisë: Ndjenjat dhe pasionet pa prita dhe diga të Cute Babules do të bënin që ata të mos e nderonin personalitetin e gjerë dhe të madh të tij,...(arka e Djallit f.160). perversion~i.m.sh.~e.~et.(-). Ligësi, djallëzor, keqbërës:., me prostitucion më të lustruar, me perversion më elastik, me aventurizëm më të zhdërvjellët, me filozofë më frazistë,.(arka e Djallit f.194). pesimist~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Ai që mendon e vepron me pesimizëm, ai që është i prirur për t'i parë gjërat me pesimizëm; njeri plot mërzi e parandjenja të këqija: Pesimisti dhe optimisti flenë bashkë në shtratin e hiçit.(arka e Djallit f.328). pëh pesimiz/ëm~i.m(+). Qëndrim plot mërzi e trishtim, që shpreh pasiguri për jetën, mosbesim në vetvete a tek të tjerët ose për të ardhmen, prirje për të shikuar në çdo gjë anët e këqija a të errëta, dobësitë, vështirëstë etj.: Atë e pushtoi një mërzi dhe një pesimizëm i thellë.(arkaa e Djallit f.89). peshëqesh~i.m.sh.~e.~et.(+). bised. Dhuratë që i bëhet dikujt për ndonjë rast të veçantë: Nga dhrahmitë e tezes dua t'ju bëj ndonjë peshqesh për ju dhe për gratë, që ju presin si ujët e korrikut. (Arka e Djallit f.403). petk~u.m.sh.~a.~at.(+). Veshje e sipërme burrash ose grash; rrobë, veshje, petk fetar; zakon.sh. kostum: Jam njeri i veshur me veladon, domethënë me petk të gjatë të zi me mengë, që më arrijnë gjer në fund të këmbëve.(njerëz të krisur f.149). pezmatim~i.m.(+). fig. Zemërim i madh për një sjellje të keqe, për një fyerje që na bëhet etj.; inat, pezëm, acarim: Pezmatimi im ishte shumë më i madh. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.146). pezull/oj~kal~ova.~uar.(+). Ndal përkohësisht një punë a një veprim, ndërpres për njëfarë kohe, ndaloj:.-pyeti Lulushja e trembur, ngaqë kujtonte se ishte pezulluar udhëtimi ynë, se, siç i thonë fjalës:kur bën dasëm fukarai, çahet daullja!(arka e Djallit f ). pëgërë~t(të)~as dhe pëgër/ë~a(e).f.sh.~a.at(të) edhe euf.(+). Jashtëqitje: Mitro Karapataqi u zu ngushtë dhe filloi ta lajë, me nder, të pëgëren me urinë.(arka e Djallit f.150). pëh~pasth.(-). Përdoret kur jemi të çuditur, kur nuk dim ç'të themi: Bëj me buzë "pëh" dhe thuaj "gjepura".(arka e Djallit f.96). 154

155 pëlcas pëlcas~jokal.(+). Plasa (pëlcita), plasur (pëlcitur). Këtu përdoret me kuptimin çelur, lulëzuar: Po ti vetë na the se do të vije në pranverë, kur të pëlciste gjethi, more Cute!...përplaste duart e qante me ligje, sa të këpuste shpirtin.(arka e Djallit f.385). pëll/as~jokal~ita.~itur.(+). fig. thjeshtigj. tall. keq. Flas me zë të lartë, bërtas, flas kot e shumë sa i mërzit të tjerët: Të pëllasësh nuk do të thotë të jesh vetëm gomar, mund të jesh edhe kryetar. (Arka e Djallit f.330). përmalluar(i.e)~mb(-). Që të ngjall ndjenja dashurie, dhembshurie, malli etj.; që të përmallon; mallëngjyes: I shtrirë në kurriz ai mbante vesh këngën i përmalluar.(njerëz të krisur f.48). përbindsh/ëm(i)~me(e)~mb.(-). fig.keq. Gjë e shëmtuar, shumë i shëmtuar e i neveritshëm, mizor, etj.: S'paska tmerr më të madh e më të përbindshëm, se sa të qëkësh i famshëm!-fshinte djersët Cute Babulja.(Arka e Djallit f.224). përbuzj/e~a.f.sh.~e.~et.(+). fig.përçmim, neveri, mospërfillje: Selmani i hodhi poshtë me përbuzje fjalët e Spiros, duke lëvizur.(arka e Djallit f.266). përcjellë-kal (+). Gëlltit, kapërdij, shoqëroj deri diku dhe tërhiqem: Dhe sa herë ishte matur t'ia thoshte, e kishte përcjellë fjalën gjer në maj të gjuhës dhe përsëri e kishte gëlltitur.(arka e Djallit f.29). përçmim~i.m (+). Qëndrim mospërfillës e nënvlerësues ndaj dikujt a diçkaje, përbuzje: Ajo e vështroi me përçmim dëfterin e të ndjerit Bamkë dhe zbriti duke turfulluar shkallët e verandës.(arka e Djalli f.65). përmalluar përçmues~e.mb.(+). Që tregon përçmim; përbuzës: Dhe Sherif Abeceja, sado që u mundua të përmbahet, nuk e fshehu dot vështrimin përçmues dhe skeptik ndaj këtij bukuroshi.(arka e Djallit f.283). përdhosur~i.m. (-). Njerëz të fëlliqur, të ndyrë, njerëz të poshtëruar, të bastarduar etj: E, na marrka guximin të mbrojë të përdhosurit! (Arka e Djallit f.21). përhapës~i.m.sh.~.~it.(+). Ai që bën të njohur diçka për një rreth të gjerë njerëzish, ai që përhap diçka: Dhe këtë e merr vesh i pari berberi i fshatit, i cili bëhet edhe përhapësi më i madh i kësaj nofke, duke i thënë çdo njeriu që qeth:(arka e Djallit f.363). përhimët(i.e)~mb.(+). I përhimë, i përhitur: Po ndodhte që harronte përse kishte ardhur dhe humbiste në ëndërrime, duke shikuar dorën e Jakovit që lëvizte furçën dhe u jepte jetë pëlhurave të përhimta.(njerëz të krisur f.273). përhumbur~ndajf.(+*). Që humbet mendjen, të zhytesh thellë në diçka dhe të harrosh se ç'bëhet përreth: Si lexoi diçka, i përhumbur i ngriti sytë në fytyrën e Sherif Abecesë,.(Arka e Djallit f.282). përlotim~i.m (+*). Qan, që i mbushen sytë me lot: Në vend që të skuqej Zyberi, u skuq ai vetë, u skuq gjer në përlotimin e syve!...(arka e Djallit f.258). përmallim~i.m.sh.~e.~et.(+). Mall, mallëngjim: Kjo ishte nata selanikase që na dha zemër për të vazhduar udhëtimin drejt Stambollit me t'u gdhirë, të përcjellë me përmallim nga greku Kristos, (Arka e Djallit f.159). përmalluar(i.e)~mb(+*). Që ka mall për dikë a për diçka, mallëngjim, që të ngjall përmallim, që të përmallon: Ë, më qafsh! Si është?-pyeti ai më një zë të përmalluar. (Arka e Djallit f.386). 155

156 përmjerr përm/jerr~jokal~ dhe kal~ora.~jerrë.(+). Bëj ujët e hollë, shurroj: Dhe çdo orë përmjerën. (Arka e Djallit f.244). përngaherë~ndajf. (+). Përgjithmonë; për çdo rast, për gjithë kohën: Dhe, kur e fut këtu, e ke përngaherë.(dështaku f.154). përnjëherësh~ndajf.(+). Në atë çast, menjëherë, fill pas diçkaje: Po, po, grek!-u përgjigj përnjeherësh Cute Babulja. (Arka e Djallit f.154). 1- Në të njëjtën kohë, njëkohësisht. 2-Në atë çast, menjëherë, fill pas diçkaje: Këto informacione i morën përnjëherësh instancat e larta.(arka e Djallit f.166) përnjëhersh/ëm(i)~me(e)~mb.(+). Që bëhet përnjëherë, i menjëhershëm: Ishte diçka e përnjëhershme, diçka e papritur. (Arka e Djallit f.453). përparim~i.m.sh.~e.~et.(+). Prirje e përgjithshme zhvllimi, ecje përpara, kryes.sh.ato që arrihen kur dikush ecën përpara, kur diçka zhvillohet më tej në një drejtim të caktuar, shkalla që arrihet nga zhvillimi i mëtejshëm: Ku ndahet përparimtarja me reaksionaren?(arka e Djallit f.76). përpi/j~kal.~va.~rë.(+). fig.e marr me vete dhe e zhduk, e shfaros, e fsheh: Ju përpiu dheu! (Arka e Djallit f.123). përpil/oj~kal~ova.~uar.(+). Hartoj diçka duke mbledhur të dhëna e materiale të ndryshme; shkruaj a bëj një listë, një shkresë etj. : Edhe ti edhe Demka ndihmuat që raporti të përpilohej mirë dhe saktë. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.9). përpos~parafj.(+). Përveç; me përjashtim të dikujt a të diçkaje: Nuk kanë punuar keq, por ka mjaft interpretime subjektiviste dhe, përpos kësaj, edhe pasaktësi. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.22). përvuajtur përshëndoshem~vetv.(+). Përshëndetem me dikë; i uroj mirëseardhjen dikujt. pës. e përshëndosh: E shoqja e Qerim Shagut, si u përshëndosh me të ardhurin, solli një krah dru të trasha dhe i vuri në oxhak. (Njerëz të krisur f.46). përtes/ë~a.f(+). Mungesa e vullnetit dhe e dëshirës për të punuar, përtaci, dembeli, gjendja kur njeriu e bën diçka pa qejf: Pastaj filloi ta thithë cigaren me përtesë, ta shkundë hirin në shpuzore,..(arka e Djallit f.304). përtëritur(i.e)~mb (+*). Që përtërihet, që del prapë,që rishfaqet, që rikthehet:., Cute Babulja me energji të përtëritura vendosi të bënte disa vizita në fshat.(arka e Djallit f.241). përulësi~a.f (+). libr. Të qenët i përulur; nderim i tepruar ndaj dikujt a ndaj diçkaje: Edhe Spiro Arhitrari me të njëjtin vështrim udhëtoi nëpër trupin e Sherif Abecesë pa asnjë ndjenjë inferioriteti apo përulësie. (Arka e Djallit f.361). përvuajtsh/ëm(i)~me(e)~mb.(-). 1-Që ka vuajtur në jetë, i vuajtur, i regjur nga jeta. 2-Që shpreh vuajtje shpirtërore: si çdo intelektual në çaste të ndera të lëvizjes politike, mori një pamje të përvuajtshme dhe do të thosha të pikëlluar, i vështroi gratë me keqardhje dhe i ndali gjatë sytë në fytyrën prej eshke të Zyber Shtufës, si një lypës në kulmin e mjerimit,...(arka e Djallit f.252). përvuajtur(i,e)~mb.(+). Që ka vuajtur në jetë, që ka përvojë të hidhur nga jeta, i vuajtur, i regjur nga jeta, që shpreh vuajtje shpirtërore:.atë që më mori në qafë Lulushen, të mjerën çupën time!-tha ajo me një fytyrë të zemëruar, por edhe të përvuajtur.(arka e Djallit f.82). 156

157 përzemërsi përzemërsi~a.f (+). Të qenët i përzemërt, vetia e atij që është i npërzemërt; qëndrim plot dashuri, ngrohtësi e çiltëri ndaj dikujt: Atje herë e gjeja veterinerin, herë nuk e gjeja, po Donika ishte mjaft fisnike dhe më priste me përzemërsi duke më siguruar se i shoqi duhej të kthehej nga minuta në minutë;...(njerëz të krisur f.286). përzemërsisht~ndajf.(+). Në mënyrë të përzemërt, me përzemërsi: Ata e përshëndetën Cute Babulen, duke u ngritur nga karriget dhe duke buzëqeshur përzemërsisht.(arka e Djallit f.337). pështirë(i.e)~mb(+). Që të ngjall krupë, i neveritshëm: Edhe ai që duket më i miri, si Zyber Shtufa, është më i pështiri dhe më lapangjozi! (Arka e Djallit f.233). pështirë~,~t.(të)~as (+). Neveri, krupë: Edhe Sherif Abeceja e mori me përtim dhe me ndot, sikur të kishte të bënte me një kërmill apo zhapi të ftohtë, që ngjall pështirje.(arka e Djallit f.109). pështoros~kal~a.~ur. (+). I ngjall krupë, ia neverit dikë a diçka: Dhe në përgjithësi, ajo nuk i duronte "Cëk-cëk-et", pasi ia kishte pështirosur Zyber Shtufa, i cili e përdorte dhjetra herë në një frazë.(arka e Djallit f.171). picërr/oj~kal.~ova.~uar.(+). Mbyll sytë përgjysmë për t'i mbrojtur nga një dritë e fortë etj., rrudh sytë: Mua m'u picëruan sytë. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.246). piçiruik~i.m (+). mospërf. Picërrak, fëmijë i vogël, fëmijë me trup të vogël: E ç'është një piçiruik Mehmet bej përpara sulltan Mehmetit që ka dëgjuar lloj-lloj grindjesh mes paraardhësve tanë!(arka e Djallit f.336). piperkë piedestal~i.m.sh.~e.~et.(+). libr. I bëj nderime të mëdha dikujt duke e vlerësuar shumë në sy të të tjerëve; ngre lart: Kjo do të thotë se ai ngjitet në piedestal, domethënë në kodër.(shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.161). Me të fituar drejtoi trupin në karrige dhe qëndroi si busti i një njeriu në piedestal.(arka e Djallit f.393). pijetar~i.m.sh~ë.~ët.(-). Ai që pi vazhdimisht e me tepri pije alkoolike, ai që e ka ves të pirët: Dhe ia mori këngës që bën fjalë për një pijetar qejfli: (Arka Djallit f.76). pijetor/e-ja.f.sh.-e-et (+). Lokal ku pihen pije alkoolike: E vërteta e patundur është ajo që Bamkë Dynjaja i prish paratë kafeneve e pijetoreve, siç prish ti trikot e vjetra.(arka e Djallit f.39). pikëpamj/e~a.f.sh.~e.~et.(+). Mendimi që ka dikush për diçka dhe mënyra se si e vlerëson atë:., pse t'i jepnim kënaqësi e ngushëllim gruas së një njeriu me pikëpamje armiqësore!(arka e Djallit f.186). piklamadh~e.mb (-). Që i ka pikat e mëdha: Ia nisi një shi piklamadh dhe zhurmues.(dështaku f.75). piklosur~mb (-). Që ka njolla si pika të vogla : I kemi bërë si burra, i kemi shndërruar në meshkuj, të piklosura në baltë, të pluhurosura, me duar tërë kallo nga shata dhe beli, me këmbë të zmadhuara nga ecja (Dështaku f.11). piperk/ë~a.f.sh.~a.~at. (+). bot. Spec: Në të dy anët e shtëpisë do ta punonte tokën dhe do të mbillte domate, piperka dhe qepë, ndërsa rreth kanaleve trëndafilë të kuq e të bardhë. (Dështaku f.288)...,ia prenë mollët dhe qershitë, ia shkulën domatet e piperkat,.(arka e Djallit f.235). 157

158 pipëtij pipëti/j~jokal~va~rë.(+). (me pjesëzat mohuese nuk,s',mos). Nuk lëshoj asnjë zë; nuk bëj asnjë zhurmë; vet.veta III nuk ndihet as edhe një zhurmë sado e vogël: Gjithçka u qetësua, asgjë s'pipëtiu. (Arka e Djallit f.209). pipiruq/e~ja(+). tall. Që i pëlqen të pispillohet dhe që sillet me mendjelehtësi; që ngrefoset e tregohet më shumë se sa është në të vërtetë: Edhe tani më thanë, se ti nuk e ke mendjen në mësime, në solfezhe e ç'janë ato, po e ke mendjen në ç'janë ato, pipiruqet! (Njerëz të krisur f.187). piqem~vetv.bised.(+). Takohem me dikë, ndeshem: Nejse, shko piqu me doktoreshën,-tha plaku. (Arka e Djallit f.50). pirat~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Kusar që sillej me anje nëpër dete për të sulmuar dhe për të grabitur anijet tregtare, kusar deti: dhe kulla e Dallatës u lëkund si në kohën e valleve të gjenovezëve dhe gjenovezkave në mes të piratëve dhe pelegrinëve. (Arka e Djallit f.341). pispillos-kal,-a,-ur(+). keq.vesh, kreh dikë në mënyrë të stërholluar e të tepruar, këtu për femrat, gratë që pispillosen: Ke filluar të kesh qejf dhe ato që pispillosen, si ajo pishtdredhura Anthullë, që më ecën në rrugë si mbi arra të pathyera, duke tundur të pasmet si dy shalqinj në hejbet e mulla Abdullahut,-tha...(Arka e Djallit f.40). pistil~i.m.sh.~a.~at.(+). bot.organi femëror i lules, që përbëhet nga vezorja, shtyllëza dhe kreza: Si rregull qimet e grave nduken me një lloj pistili a pelteje të trashë prej pekmezi ose nardeni.(arka e Djallit f.296). piziveng-u.m,sh-ë,-ët(+). shar.njeri i pandershëm, njeri i poshtër, maskara, dallaverexhi e hileqar: Ta them hapur se letrën anonime e ka shkruar Maxhuni, kunati im, vëllai i Lulushes, ky pizeveng plangprishës dhe biçimsëz. (Arka e Djallit f.35). Të më shohë pizevengu i pizevenges, se nuk e shaj dot Banushin!(Njerëz të krisur f.104). pizgë~ndajf. (+). Si curril: Qumështi vinte pizgë në kusitë, duke çërçëritur e duke përhapur një erë të shëndetshme prej qënieje të gjallë.(arka e Djallit f.242). pjek~kal~poqa.~pjekur.(+). bised.takoj dikë, ndesh:.., me të cilin ishte takuar para pak ditëve dhe kishte kujtuar se nuk do të piqej më kurrë. (Arka e Djallit f.232). Ndërsa unë mendoja kështu, komandantët tanë u poqën dhe u zunë për qafe. (Njerëz të krisur f.16). pjell/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). fig. Diçka që ka dalë me përpjekje e me mundime, këtu mendim i lindur, pjellë e mendjes: Fjala e të marrit-pjellë e çiltërsisë, fjala e të mençurit-miell i diturisë!(arka e Djallit f.102). plagjiator~i.m.sh.~ë.~ët.(+). libr. Ai që bën plagjiaturë:, por do ta quanin këtë tra të familjes, këtë mësues të dalluar të historisë, plagjiator të Bamkë Dynjasë, ose vjedhës të dorëshkrimeve të të tjerëve. (Arka e Djallit f.288). plakushk/ë~a.f.sh.~a.~at.(-+). shar.plakë e vjetër, e moshuar shumë:., të shpinte dhe të sillte lajme postjeri me kapelë ushtarake Zenel Ymërliu dhe të bëllbëzonin portat e deriçkat e oborreve nga plakushkat dhe femrat llafazane!...(arka e Djallit f.218). plangprishës~e.mb(-). 1.Dikush që prish planet, që të vihen kundër, që kundërshtojnë idetë, mendimet 2. Njeri i sëmurë ai u hodh dhe me një të kërcitur të dhëmbëve dhe me një ulurimë të llahtarshme i solli në vete bijtë e tij plangprishës.(njerëz të krisur f.350). 158

159 plasticitet plasticitet~i.m (-). fig.që shquhet për lëvizje të bukura e ritmike; i shkathët, i zhdërvjellët; i lakueshëm: Dëshmi e gjallë për këtë është drama madhore e letërsisë sonë "Furtuna u mposht", vënë në skenën e Teatrit Popullor me një mjeshtëri të rrallë plot plasticitet nga regjizori Maliq Manari. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.166). platit(platis)~kal.~a.~ur.(+). Ia ul a ia shuaj forcën duke mos e lënë të marrë ajër: Pëh! Pëh!-u platit në karrige Zyber Shtufa. (Arka e Djallit f.309). plehër/oj~kal~ova.~uar.(+). Hedh pleh në arë a i hedh pleh bimës: Gjersa të piqet, grurin mund ta plehërosh - tha Sherif Abeceja. (Arka e Djallit f.275). pleurit~i.m.sh.~e.~et.(+). mjek. Plevit: Po të pish ujë, mund të ftohesh e të marrësh pleuritin. (Dështaku f.247). plevic/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). 1.fig.Shtëpi e keqe përdhese: Ndërsa tre mustaqellinjtë u fshehën prapa një plevice, ku zakonisht luanin me letra,..(arka e Djallit f.360). 2.Kasolle ku mbahet për dimër ushqimi i bagëtive (bari, kashta etj.); ahur bagëtish: Të priste sa të martohej, pastaj të bënte ato lodra natën nëpër plevica me një zuzar!..(njerëz të krisur f.71).të prita mbrëmë në plevicë,-tha ai.(dështaku f.3). plevit~i.m(+). mjek. Sëmundje e rëndë që shkaktohet nga mahisja e cipës së mushkrive: Megjithatë, nga netët e mbushura me ajër të ftohtë, duhet të ruhemi, se marrim papritur ndonjë plevit.(arka e Djallit f.99).na tha që t'i zbathnim opingat dhe çorapet dhe të uleshim pranë zjarrit, që të mos merrnim ndonjë plevitë.(njerëz të krisur f.90). plotpushtetshëm plevitos~kal.~a.~ur(+). mjek.të marrë të ftohur, të sëmuret rëndë, të shkaktosh dikujt plevit: I dashur Cute, mjaft se do të plevitosesh dhe s'kemi si të shërojmë! (Arka e Djallit f.65). plën/g~gu.m.sh.~gje.~gjet.(+). bised.pasuri, mall:, Pasho Velçani, megjithëse ishte farefis me bejlerët dhe kishte pasur plëng e pasuri, mbajti anën e Kadri Gurrës dhe doli bashkë me të partizan,.. (Njerëz të krisur f.103). plis~i.m.sh.~a.~at.(+). Copë e madhe dheu që ngre plugu kur çan tokën; copë e tillë dheu me bar: Qëllon shpesh herë që fshatarët shqipëtarë, kur mbjellin arat, nxjerrin me plug a me parmendë, bashkë me plisat, o një statujë të ndonjë filozofi romak, o një jatagan të ndonjë jeniçeri turk të përzier me gëzhojat e fishekëve të ndonjë ushtari italian a gjerman.(arka e Djallit f.278). plogështi~a.f.(+). Të qenët i plogësht, vetia e atij që është i plogësht: Ai ma hodhi dorën me plogështi dhe gjithë trupi i tij rëndoi në shpatullën time.(njerëz të krisur f.43). plotfuqish/ëm(i)~me(e)~mb.(+). Që ka fuqi a të drejta të plota për të vepruar; fuqiplotë: Por ky është një cënim i pandërgjegjshëm, që bën herë pas here natyra e plotfuqishme.(arka e Djallit f ). plotpushtetsh/ëm(i)~me.(e)~mb.(+). libr.që ka shumë pushtet, që ka pushtet të pakufizuar, i plotfuqishëm: Xhelo Mara, që nga gota e ngritur, e mori me mend se kjo grua ishte e plotpushtetshme në këtë shtëpi dhe vullneti i saj ishte vullnet sovrani.(dështaku f.85). 159

160 poçe poç/e~ja.f.sh.~e.~et.(+). Enë balte me një vegjë, që përdoret për të zier gjellë, vorbë, poç: Pra, ti mundohesh të derdhësh detin në shtambë ose më mirë në poçe. (Arka e Djallit f.161)...në vend të kamareve të vogla, ka televizorë me ngjyra, në vend të poçes e shtambës, ka shishe me ujë mineral e Coca-Cola, në vend të hamameve, ka banja me dushe.(arka e Djallit f.195). podium~i.m.sh.~e.~et.(+). Vend i ngritur si skenë në një shesh, ku mund të jepen shfaqjë përpara shumë njerëzve: Do të ngjitem edhe unë në podium të kërcej me turkeshat lakuriqe!- (Arka e Djallit f.336). poft/e~ja.f.sh.~e~et (-). Modë, mënyrë, ceremonia, ambjentë etj.: Kini shumë apostrofa dhe fjalë të rralla lokale; psh ç'do të thotë "pagrat", "pakare", "kunjas", "hulumtim", ryzoj", "tërhuzun", zuç", "zymnej", zyqani", "djegqerres", "pofte"- tha mësuesja. (Njerëz të krisur f.159). polemik/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Diskutim i gjallë, me përgjigje e kundërpërgjigje, që zhvillohet kur rrihen çështje politike, shkencore, etj., debat: Pas kësaj polemike ata u ngritën dhe dolën.(arka e Djallit f.149). polemist~i.m.sh.~ë.~të.(-). Ai që diskuton, që bën një diskutim të gjallë, me përgjigje e kundërpërgjigje, diskutim kur ndeshen pikëpamje të kundërta ose rrihen çështje politike, shkencore, letrare etj., ai që bën debat: Veç asaj, të mos harrojmë se Zaim Avazi dhe Mitro Karapataqi ishin edhe polemistë të shkathët. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.16). Që ka karakterin e polemikës, që përmban polemikë mund të përd.dhe si mb.: Për ty kam respekt të thellë, se paske një mendje të ndritur dhe një shpirt prej polemisti. (Arka e Djallit f.103). popullaritet polemiz/oj~jokal~va.~uar.(+). Hyj në polemikë, bëj polemikë me dikë: Por në rrugë ai nuk mund të polemizonte, se nuk ishte si Sokrati i lashtësisë. (Arka e Djallit f.272). politeknikum~i.m.sh.~e.~et.(+). Shkollë e mesme profesionale për disa degë e mjeshtëri të ndryshme: I tregonte se edhe ai me korespondencë vazhdonte politeknikumin "7 Nëntori", degën mekanike. (Njerëz të krisur f.320). pomad/ë~a.f.sh~a.~at.(+). Një lloj qulli i trashë, që përgatitet me lëndë të yndyrta e me barna të ndryshme dhe që përdoret për mjekime të jashtme, në kozmetikë etj.: Nëse ka nevojë i vemë një pomade. (Arka e Djallit f.400). pompoz~e.mb.(+). libr.keq. Që bëhet me bujë për të krijuar përshtypje të jashtme a për t'u dukur; i zbukuruar jashtë mase, i stërholluar e i fryrë; bombastik: U inatosa se pyetja m'u duk tepër pompoze. (Njerëz të krisur f.184). pompozitet~i.m.sh.~e.~et.(+). libr.keq. 1-Të qenët pompoz. 2-Diçka që bëhet për dukje a për bujë ; sjellje, veprime a veprimtari pompoze: E kam matur me centimetra, bile me milimetra,-thashë unë për të parodizuar pompozitetin e babait. (Njerëz të krisur f.184). Ç'duhen gjithë këto pompozitete? (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.143). Sëmundjet teatrale, si shfaqjet e naturalizmit, melodramatizmit, thjeshtëzimit, pompozitetit, etj. janë të lidhura me nivelin e ulët ideoprofesional të një pjese të mirë të teatrove. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.161). popullaritet~i.m (+). libr.popullorësi, bëhet i njohur, njeri i njohur: Ja se ku përfundoi shembëllyesi i Cute Babules, turku që na mburrej me popullaritetin e tij vetëm se thërriste dy fjalë italishte (Arka e Djallit f.223). 160

161 popullarizim popullarizim.~i.m(+). Njeri i njohur në popull për diçka, veprim sipas popullarizoj, popullarizohem, bëhem i njohur, fitoj popullaritet: Popullarizimi i Bamkës dhe Cute Babules, shprehja e simpatisë ndaj tyre, numërohet agjitacion e propagandë (Arka e Djallit f ). popullor~i.m (+*). Që është bërë i dashur për masat e popullit, që ka nderim të veçantë për njerëzit e thjeshtë, që është i thjeshtë: Të duan Cute, të duan, se je popullor dhe nuk ke qibër!-tha Maxhuni.(Arka e Djallit f.42). pornografi~a.f (+). Paraqitje e hapur e organeve dhe e marrëdhënieve seksuale në filma, revista, piktura etj. tërësia e fotografive, e pikturave, e filmave, e shkrimeve etj. me përmbajtje të tillë : Për të këndoi një këngë me vargje plot pornografi, kur dihet se ne vendin tonë pornografia ndalohet me ligj. (Arka e Djallit f.110). pornograf~i.m.sh.~ë.~ët.(+*). Ata që merren me pornografi:.., me artistë më kurvarë dhe më pornografë e me radhë,.(arka e Djallit f.195). porsafolës~i.m (-). Që sapo foli, që sapo mbaroi së foluri:.., që tregon sot populli në vendin e shkencëtarit porsafolës.(arka e Djallit f.228). porsazënë(i.e)~mb (+). Që sa ka filluar të çelë, të lulëzoj, që sapo është krijuar: Përmbi këta bishtra me fletë të mëdha hardhie dhe me bistakë rrushi të porsazënë kishin rënë që nga çatia tjegulla e copëra xhami, bluashka e kashtë, kleçka e mbeturina të sjella prej erës se nga ç'skutë!(arka e Djallit f.212). port/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Derë e gjerë me kanate në murin e oborrit a në një ndërtesë të madhe, nëpër të cilën mund të hyjnë e të dalin njerëz e automjete: Më të dalë të portës, ajo ndaloi dhe tundi gishtin e bardhë: (Arka e Djallit f.66). pozë post/e~ja.f.sh.~e.~et. (+). Lëkurë berri me lesh të paqethur, e larë dhe e tharë, që përdoret si shtroje; postiqe: Sikur të kishte frikë se mos e zgjonte, e shtriu në posten e bardhë dhe me gishtërinjtë e trashë ia mbylli kapakët e syve. (Njerëz të krisur f.138). Dervish Asllan Veliu e shpuri kushërirën te babai, rahmet pastë nazari, dhe la vetëm në odën e shtruar me shilte e me poste të mëdha dashi.( Dështaku f.198). post~i.m.sh.~e.~et.(+). libr. Detyra a përgjegjësia e dikujt; vendi që zë a që mban dikush, nëpunësi zakonisht e lartë; ofiq: Ai kujtonte se me që babai im ka post të mirë, edhe unë duhet të jem qibar dhe s'mund të hyj në çdo punë.(njerëz të krisur f.191). postiq/e~ja.f.sh.~e.~et.(+). Lëkurë berri me lesh të paqethur, e larë dhe e tharë, që përdoret si shtroje, poste:, vërshëlleu një plumb nëpër dritare dhe ajo ra mbi postiqen e bardhë.(njerëz të krisur f.137). potenc/ë-a.f (-). 1.Të zotërosh diçka që të tjerët se kanë, qëndron më lartë në nivelë nga shoqëria:.., se, siç tregonin njerëzit, ende nuk ishte shfaqur ai mashkull që mund të barazohej me të nga kultura dhe nga potenca intelektuale,.(arka e Djallit f.28) 2.libr.fuqi, forcë: Ai ka potencë të madhe energjish. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.192). potencial~e.mb(+). libr. Që ka fuqi të madhe, ka forcë: T'ju them të vërtetën, në mes të këtyre dy superpotencialëve, që janë edhe koka potenciale në dituri e në shkencë, (Arka e Djallit f.227). poter/e~ja.f.(+). bised. Zhurmë, shamatë e madhe: Atëherë nisi një e qeshur dhe një potere në mes të pellgut sa u tund i gjithë fshati.(arka e Djallit f.65). poz/ë~a.f.sh.~a.~at(+). Qëndrim që merr dikush: Atëherë mijushka për çudi i ktheu bishtin dhe qëndroi në këtë pozë pa lëvizur.(arka e Djallit f.210). 161

162 pozitë pozit/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Vendi që zë dikush ndërmjet të tjerëve ose detyrë me përgjegjësi; gjendje:., kurse në të dytën mbetëm unë dhe Mitro Karapataqi, pa ndonjë turk me pozitë, të drejtuar nga shoferi,..(arka e Djallit f.186). pra/g~gu.m.sh.~gje~gjet.(+). Brez prej guri, prej betoni a prej druri, që shtrihet për së gjeri në pjesën e poshtme të derës ose dritares:, trokiti dera dhe ne pamë në prag të saj burrin e sportelit. (Arka e Djallit f.155). pragmatiz/ëm~mi.m.(+). libr. Qëndrim joparimor, që niset nga nevojat, interesat e përfitimet e çastit:.-iu kthye Cute Babulja Fores, duke kaluar nga sentimentalizmi në pragmatizmin e thatë të mjeteve të prodhimit.(arka e Djallit f.318). praktik~e~mb.(+). Që ka përvojë dhe është i aftë t'i zgjidhë mirë detyrat, që nuk merret me teorizime, që i sheh gjërat nga ana e dobësisë konkrete: Na mungonte mendja praktike e njeriut që kishte humbur në detin e gjumit.(arka e Djallit f.161). praktikisht~ndajf.(+). Nga ana praktike; në mënyrë praktike, në praktikë: Të gjitha këto ne i konceptojmë në mënyrë filozofike, sepse po t'i konceptonim praktikisht, do të na pushtonte drithma,- shtoi shoku Zylo.(Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.88). prapamendim~i.m.sh.~e.~et.(+). Qëllim i keq a jomirëdashës, që dikush e ruan të fshehtë e kërkon ta arrijë me rrugë të tërthorta: Pastaj filloi të afrohej me mua, por përsëri kishte prapamendime. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.64). prapavij/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). fig.forcë mbështetëse: Kultura nuk duhet të qëndrojë në prapavijë të grurit e të misrit. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.83) preokupoj prapë~(i,e).mb.(+). bised. Që bën prapësi, që zihet a që shkon keq me të tjerët, i vrazhdë, i ashpër:., dhe e shava Lulushen që mbrojti të vëllanë e saj të prapë, atë zuzarin më të lig të rrjedhës së Devollit. (Arka e Djallit f.78). prapësi~a.f.sh.~.~të.sh.edhe ra~rat(+). 1.Të qenët i prapë, veprim i keq, punë e mbrapshtë a fjalë e keqe: Lulushja ia dinte mirë prapësitë Maxhunit, por e kishte vëlla dhe vëllai sido të jetë nuk mohohet.(arka e Djallit f.71). 2.Mungesë përparimi e mbarësie në diçka, fatkeqësi, e keqe., kësaj plaçke të një të vdekuri që dihej se do të sillte prapësi qëkurse hyri në shtëpi me ca dërrasa të vjetra e të nxira. (Arka e Djallit f.128). predik/oj~jokal~ova.~uar.(+). fet.këtu përdoret si kal. Përhap një ide, një doktrinë etj. propagandoj diçka; keq. i flas shumë a i jap këshilla dikujt sa e mërzit: Unë nuk jam një Zaratustër, pasi nuk predikoj që të bëj për vete turmat, por të tërheq simptinë e dervishëve". (Arka e Djallit f.205). E para: ai do predikonte dhe nëpërmjet këtij predikimi do të njihte më thellë jetën (kështu mendonte ai),... (Njerëz të krisur f.150). predikim~i.m.sh.~e.~et.(+). fet. Fjala që u mban prifti besimtarëve në kishë për t'u shpjeguar një dogmë fetare, mësimet e fesë etj.; pjesë nga ungjilli që u lexohet e u shpjegohet besimtarëve nga prifti (në vendet ku vepron feja): E para: ai do predikonte dhe nëpërmjet këtij predikimi do të njihte më thellë jetën (kështu mendonte ai),...(njerëz të krisur f.150). preokup/oj~kal.~ova~uar.(-). I ngre mendjen a i prish gjakun dikujt, i shkaktoj një ankth; e vë në merak, e bëj të mos e ndiejë veten të qetë:.e dyta: nga ana materiale nuk do të ishte keq (kjo ishte një nga çështjet që deri diku e preokuponte); e treta (Njerëz të krisur f.151). 162

163 preokupim preokupim~i.m.sh.~e.~et.(-). Shqetësim: Në qëndrimet e tyre dukej një preokupim i madh qytetar, i cili dëshmonte për gatishmërinë për t'u hedhur në veprim dhe për t'i zgjidhur këto probleme akute.(shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.16). preokupuar(i.e)~mb(-). Që është i shqetësuar:.do t'ia zë gojën me jastëk, kur të fillojmë lojën, tha me vete Sherif Abeceja tepër i preokupuar.(arka e Djallit f.435). presidium~i.m.sh.~e.~et.(+). Kryesia e zgjedhur për të drejtuar një mbledhje a një konferencë; përmb. tërësia e njerëzve që bëjnë pjesë në këtë kryesi:, se atëherë në çdo odë të vatrave popullore do të zgjidhnim edhe një presidium. (Arka e Djallit f.103). 2.Organ i zgjedhur i një organizate a institucioni polit e shoqëror të rëndësishëm, që udhëheq e drejtin punën në mënyrë kolegjiale për një periudhë të caktuar kohe; përmb. tërësia e njerëzve që bëjnë pjesë në një organ të tillë: Shoku Zylo e shoku Q ishin në presidium.(shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.13). prespektiv/ë~a.f (-). Që nuk ka të ardhme, pa profesion: Shpiku nga mendja një mendim të tillë: "Teloja është njeri pa prespektivë. (Njerëz të krsur f.221). preukupim~i.m.sh.~e.~et.(-). Shqetësim, që nuk është i qetë, që është në merak, që nuk e zë vendi: Na duhen studime të thella, Demkë!-tha shoku Zylo me preukupim të madh. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.89). prezenc/ë~a.f (-). Të qenët i pranishëm, pjesëmarrës, në pranin: Kurse Cute Babulja nuk flet për bukurinë në prezencën tuaj:(arka e Djallit f.133).., prezenca e Mitro Karapataqit ishte një qendër doganore që kontrollonte bagazhin e fjalëve dhe veprimeve tona, duke i seleksionuar ato që pranoheshin dhe ato që nuk lejoheshin (Arka e Djallit f.160). privoj prezervativ~i.m (-). mjek. Masë mbrojtëse, që parandalon trasmetimin e sëmundjeve dhe shtatëzaninë, përdoret nga meshkujt: Prezervativa!- nuk duroi dot Cute Babulja. (Arka e Djallit f.404). primitiv~e.mb(+). Që ka të bëjë me kohët e lashta të zhvillimit të shoqërisë njerëzore, i kohëve të lashta; që pasqyron zhvillimin ekonomiko-shoqëror e kulturor të kohëve të para të njerëzimit:., pasi trajtimi i folklorit me këndvështrimin e realizmit socialist tingëllonte i vjetëruar dhe primitiv. (Arka e Djallit f.227). primitiviz/ëm~mi.m.(-). Lashtësi, shoqëri e pazhvilluar, njerëzit që jetuan në këtë kohë të lashtë: Primitivizmi djeg dorëshkrimet për të mos patur histori.(arka e Djallit f.280). princip~i.m.sh.~e.~et.(+). Parim, vijë e përcaktuar sipas një botëkuptimi, që shërben si udhëheqje për veprimtarinë në një fushë; tezë themelore, rregull themelor sipas së cilës ndërtohet diçka: E, unë pi se jam po popullor dhe kam pri principin e kategorisë filozofike që qu quhet popullore-tha shoku Zylo duke vënë gishtin në mes të tavolinës. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.97). prit/ë~a.f.sh.~a.~at (+). 1.spec. Send a pajisje që pengon kalimin e diçkaje, këtu në mënyrë figurative që nuk ka pengesa, ndalesa: Ndjenjat dhe pasionet pa prita dhe diga të Cute Babules do të bënin që ata të mos e nderonin personalitetin e gjerë dhe të madh të tij,...(arka e Djallit f.160). 2.Vend i fshehtë ku dikush rri në pritje a në përgjim për të sulmuar në befasi dikë; pusi: I biri i saj, Shemja, i futur nga hasmët, i kishte zënë pritë dhe e kishte vrarë kapedan Tahsinin tek zbriste për në Valbonë.(Njerëz të krisur f.145). priv/oj~kal.~ova.~uar.(-). Ndaloj, i ndërpres lëvizjen: Bile u thashë: "Pse, bre, më privoni nga e drejta e qarkullimit?".(shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.91). 163

164 private privat~e.mb (+). ek.që është pronë e një njeriu, që nuk është shtetëror a shoqëror; që mbështetet në pronësi vetjake: Ajo është pronë private e zyrtarëve. (Arka e Djallit f.272). priz/ëm~mi.m.sh.~ma.~mat.(+). fig.këndi i vështrimit të diçkaje: Vërtet shkruan për realizmin socialist, por në prizmin revizionist. (Arka e Djallit f.200). Në prizmin shkencor. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.88). probatin~i.m (+). Luftëtar, trim i madh, kreshnikë, mik i shtrenjtë, vëllamë: Do të të vërsulem me topuz pa ndihmën e probatinit tim Bamkë dhe do të turpëroj në sytë e këtyre zonjave dhe zonjusheve të nderuara dhe ky do të jetë turpi më i madh që ka parë jo vetëm Qershiza e pasur me lepuj, por gjithë krahina juaj e bekuar që mezi e duron faqezinë Maxhun!- dhe iu drejtua me zë të lartë grave:-ejani, motra, ejani! (Arka e Djallit f.249). produkt~i.m.sh.~e.~et. (+). Prodhimi i një degë të ekonomisë, i një ndërmarrjeje etj. çdo gjë që prodhohet, prodhim:, prandaj më vjen keq kur ju mendoni të ngriheni dhe të braktisni këtë tryezë, që e zbukurojnë të njëjtat produkte, që përpunoni dhe ju..(arka e Djallit f.156). profan~i.m (+). libr. Laik: Por je profan nga historia!(arka e Djallit f.183). profilaktik~e.mb.(+). Që ka të bëjë me profilaksinë, i profilaksisë; parandalues, parambrojtës: Vetëm një faj mund t'i hedhim: pse s'përpiqet të marrë masa profilaktike?- tha shoku Zylo. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.133). progonat~i.m(-). Nënpunës, që ka të drejtë firme e vule, njeri me titull, i cili mund të vendos mbi diçka: O Progonati me vulë, ç'u zbute, ç'u bëre pule. (Arka e Djallit f.348). provinciali proletar~e.mb(+). Që ka të bëjë me proletarët ose me proletariatin, i proletarëve ose i proletariatit; që mbron interesat e proletariatit:.., duke u talluar me metodën e realizmit socialist dhe me partishmërinë proletare (Arka e Djallit f.229).bile unë do të thosha, shoku Zylo, që vargu të bëhet "puna-grushti proletar".(shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.72). propagand/ë~a.f.sh.~a.~at(+). Veprmtari e gjerë që zhvillohet me anë të shtypit, të radios, të fjalimeve etj. për të përhapur dhe për të ngulitur në masat një dokttrinë a një ide të caktuar ose dije të caktuara.bised. Përpjekje për t'i mbushur mendjen dikujt a për ta bindur për diçka: Dhe më vjen keq që nuk i shpëtuam, që sa pa e trashur propagandën.(arka e Djallit f.108). propagandistik~e~mb.(+). Që ka të bëjë me propagandën, që ka karakterin e një propagande:.., mandej në një më të mprehtë me karakter politik dhe kështu gostitë dhe peripecitë e tyre u shndërruan në kuvende propagandistike kundër shoqërisë sonë.(arka e Djallit f.108). proverb~i.m.sh.~a.~at.(+). folk. Fjali e shkurtër që shpreh një mendim të plotë e të figurshëm, i cili përgjithëson përvojën e shumë brezave e përmban një mësim të urtësisë popullore, fjalë e urtë: Ky proverb ka kahje pozitive. (Arka e Djallit f. 101). provincial~e.mb(+). Që ka lidhje me provincën, që është më e prapambetur:., nxiheshin si zift nga marazi dhe nga cmira provinciale e gadishullit tonë.(arka e Djallit f.224). provincial~i.m (+). Përdoret për të treguar origjinën e dikujt, nga vjen, që është zakonisht i prapambetur: Më shumë çmonte humorin e këtij provinciali.(arka e Djallit f.262). 164

165 provokator provokator~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Ai që provokon dikë për t'ia arritur një qëllimi të caktuar, që shkakton grindje e përçarje etj., ai që bën provokacione (edhe si mb): Por Forja me atë mëmë që e ka mëkuar me gjirin e mëmëdhëtarisë, nuk është aq budalla sa t'i besojë një provokatori shkurtabiq,..(arka e Djallit f.169). pseudoaforiz/ëm~ma.f (-). Thënie a fjali e shkurtër, e goditur e me fuqi shprehëse, që përmban një mendim të përgjithësuar a një mësim për të nxjerrë nga jeta, këtu i rremë, i gënjeshtërt: Madje shkruan edhe një pseudoaforizëm për mua haptazi antishqiptare:..(arka e Djallit f.333). pseudointelektual~i.m.sh.~ë.~ët.(-). Ai që ka një përgatitje të veçantë në nëj fushë të shkencës, të teknikës, të kulturës etj. dhe që merret kryesisht me punë mendore, por që të gjitha këto i ka të shtirura, kot, pseudoinelektual, pa vlerë:., edhe anonimi i artikullit me titull "Peripecitë e shthurura të dy pseudointelektualëve shpifës" i njihni mirë historitë e hershme të Bamkës dhe të Hyskës. (Arka e Djallit f.115). pseudoshkencëtar~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Njëri i gënjeshtërt, i rremë, që hiqet si i zoti në një fushë të caktuar, por nuk është i tillë, ai që e heq veten për shkencëtarë, por nuk është: Këta pseudoshkencëtarë ballkanas në vend që të gëzoheshin me famën që po merrte një banor i Ballkanit, (Arka e Djallit f.224). psikik/ë~a.f.(+). Bota shpirtërore, tërësia e përjetimeve shpirtërore si pasqyrim i realitetit objektiv në ndërgjegjen e njeriut dhe si produkt e kusht i bashkëveprimit të tij me mjedisin që e rrethon: "Ç'karakteristika ka qenia ime, karakteri im, ndjenjat e mia, psikika ime.(njerëz të krisur f.216). pupu psikoanalist~i.m.sh.~ë.~ët.(-). psikol. Ata që merren me sëmundjet nervore, specialist në psikiatri:., me prostitucion më të lustruar, me perversion më elastik, me aventurizëm më të zhdërvjellët, me filozofë më frazistë, me psikoanalistë më shkencorë,.(arka e Djallit f.194). publicistik~e.mb(+). Që ka të bëjë me publicistikën, që është karakteristik për publicistikën, që trajton çështje politiko-shoqërore të kohës: Dikur u druhej këtyre mendimeve publicistike, tani pa këto nuk bën dot.(arka e Djallit f.263). puf~ndajf.(+*). Përdoret për të thënë plas, pëlcit, shpërthe: Të pish, sa të bësh puf, se ai që s'pi nuk zë..(arka e Djallit f.184). punëdashës~e.mb (+). Që e do punën, punëtor: Është një punëdashës i pashoq, Naim Frashëri!(Arka e Djallit f.135). punëduaruar~i.m.(-). Ai që e duron punën, që duron gjithëçka për të pasur punën: Eh, shoku Zylo, shumë herë më habiste mua, Demkën e shkretë, punëduruarin kokëulur.(shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.104). punëpazgjidhur~mb.(-). Që nuk të zgjidh punë, që nuk të ndihmon, që nuk të qan hall:., me gazetarë me gënjeshtra më mjeshtërore, me diplomatë më punëpazgjidhur, me politikanë më hipokritë, me ideologë të shitur më lehtë, (Arka e Djallit f.195). pupu~pasth.(+). Bubu: Pu-pu! Na ka dëgjuar kur kemi folur për të dhe ka ikur.(arka e Djallit f.84). 165

166 purpurtë pushti purpurtë(i.e)~mb.(+). Që ka ngjyrë të kuqe të ndezur si të purpurit:, e shtyu lehtë-lehtë Anthullën, afroi fytyrën e tij në gushën e purpurt të vajzës..(arka e Djallit f.408). pusullk/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Copë letre, e shkruar zakonisht shpejt e shpejt, që i dërgohet dikujt; copë letre e shkruar: Kasëm Baruti, komandanti i çetës sonë, më dha një pusullkë për ty.(njerëz të krisur f.13). pusht~i.m.sh.~a.~at.(+). përb.shar. Ai që shkon shumë pas femrave, gruar, maskara: -qeshte me zë të lartë Spiro Arhitrari me nja tre pushta. (Arka e Djallit f.447). Dale, pusht i Shagut (Arka e Djallit f.119). 166

167 qafëlidhur qafëlidhur(i.e)~mb(-). Që e ka qafën e lidhur, që ka të lidhur rreth qafës diçka zakonisht kur qethesh apo rruhesh: Qafëlidhur dhe i zbehtë, gjysmë i rruar dhe gjysmë i parruar,. (Arka e Djallit f.379). qafëthyer~mb. (+). 1-Që e mban kokën të varur, si të këputur, qafëkëputur.2-si em.~,~i.m. si mallk. Ai që e theftë qafën dhe mos e pafshim më kurrë, qafëkëputuri: Ka lajmëruar qafëthyeri se po nisemi për në Turqi! (Arka e Djallit f.147). mospërf.përdoret edhe si mbiemër, Që ka qafën si të thyer, si të këputur: E ditka qafëthyeri që s'paska zot! (Arka e Djallit f.30). 2-përdoret edhe në kuptim fig.theu qafën: Edhe të shkruarat ia mori ai i paudhi Spiro, por ja që theu qafën.(arka e Djallit f.30). qamet~i.m (-). E keqia, gjëma, hataja: Mbrëmë pas mesit të natës, Bamka tregonte një valle dervishësh, sot në mengjes u bë qameti, si me magji. (Arka e Djallit f.215). qar/k~ku.m.sh.~qe.~qet.(+). vet.sh.grup njerëzish që pëqrcaktojnë drejtimin e veprimtarisë në një fushë të caktuar; grup njerëzish të një mjeshtërie, rrethet, mjedisi: Fjala vjen, sikur Bamka në fillim të kishte rënë në qarqet e inteligjencës krijuese, në redaksitë e gazetave dhe revistave,... (Arka e Djallit f.262). qarkor~e.mb (+). Rrethor:, e njohur si dokumenti më i vjetër i shkrimit shqip, u gjet rastësisht në mes të një letre qarkore të shkruar latinisht nga kryepeshkopi i Durrësit,.(Arka e Djallit f.279). qarkulluar~i.m.(+). Ai që është i bredhur, që ka qarkulluar shumë; ai për të cilin është folur shumë: Kishte të drejtë i qarkulluari Shemshedin kur më pat folur për karakterin tënd të ulët.(shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.147). qeleshe qas~kal.~a.~ur.(+). bised. E sjell më pranë, afroj:.. që të këndoi ty, o ëngjëll, që t'u qasa pranë. (Arka e Djallit f.87). qebap~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Mjet që shërben për bluarjen e kafesë: Ai vërtitej në shtrat si qebap kafeje dhjetëra e dhjetëra herë, pasi nata ia shtonte ankthin dhe e bënte të djersinte dhe të rënkonte, të shihte ëndrra të tmerrshme dhe të fliste përçart derisan këndonin këndesat e parë.(dështaku f.46). qebaptor/e~ja.f.sh.~e.~et.(+). Vendi a dyqani ku bëhen dhe shiten qebapë ose lloje të tjera mishi të pjekur në zjarr: Drejtori e zuri për krahu, e ngriti dhe e ndihmoi të dilte nga qebaptorja. (Njerëz të krisur f.252). qefli~u.m(+). Njeri i dhënë shumë pas dëfrimeve e qejfeve, njeri që është i dhënë me ëndje të madhe pas diçkaje, që e ka shumë qejf diçka: T'i dëgjojmë zogjtë, se nuk dihet ç'ndodh me ne, -u hodh Azemi, qefliu i këngës dhe i tamburasë.(njerëz të krisur f.29). qeha/ja~jai.m.sh.~llarë.~llarët.(+). vjet. Kujdestari i pasurisë së një beu ose të një pronari: Bido qehajai! E hëngërt mortja!-mallkoi plaka Nafije, duke dalë në oborr me flokë të pakrehur. (Dështaku f.121). qelb~kal~a.~ur. (+). thjeshtligj.fig. E prish fare një pune, e bëj shumë keq diçka, e fëlliq, e katranos: Që të na qelbje të gjithëve!(arka e Djallit f.168). qelesh/e~ja.f.sh.~e.~et.(+). Kësulë e bardhë, e punuar me lesh të shkelur e të larë me sapun: Sa ç'kanë kupola xhamish këto qytete, s'kanë qeleshe banorët e qyteteve tona! (Arka e Djallit f.198). 167

168 qelibari qelibar~i.m (+). Rrëshirë e ngurtësuar e disa drurëve halorë, me ngjyrë të verdhë në të kuqe a në të murrme, pothuaj e tejdukshme; por edhe si mbiemër i pastër, i kulluar: Më duket sikur do të vijnë dhe do të më marrin erë në faqe me ato hundkat e tyre prej qelibari.(arka e Djallit f.332). qenef~i.m (-). turq.banjo, tualet: Unë si rob lufte-në qenef të grekut!(arka e Djallit f.152). qepës(i,e)~mb (-+). bised.shumë e vjetër, e largët, e lashtë: E vjetër dhe e prishur, shkatërrinë: Potera ishte aq e madhe sa rreth veturës së tyre, një karakatinë e prodhimit që në kohën para Luftës së Dytë Botërore, ose më mirë që në kohën e qepës,...(arka e Djallit f.165). qepujk/ë~a.f.~a.~at.(+). bot. Qepë e vogël që rritet nga fara dhe përdoret për t'u mbjellë: Qepujkat sa janë mbjellë! (Arka e Djallit f.264). qerest/e~ja.f.sh.~.~të. (+). Lëndë druri e prerë, që përdoret për ndërtim: Digjet qeresteja!-tha Selman Thana. (Arka e Djallit f.445). Ku të gjesh qereste: trarë, tulla, tjegulla, çimento, gëlqere (Dështaku f.49). qerrat/a-ai.m (+). Njeri i zgjuar e i shkathët, por zakonisht dredharak e tinëzar, përk.fëmijë i zgjuar e i gjallë por pak i prapë: Bluan kjo qerrata mendje, bluan.(arka e Djallit f.29)ah, mashkull qenke, qerrata! (Arka e Djallit f.88). Qerrataj sa bukur e flet shqipen, por na ënjti deri sa ia dëgjuam fjalët. (Arka e Djallit f.367). 2.Që të sjell shqetësime e ngatërresa; i keq: Çfarë s'ndodh në këtë qerrata botë!-psherëtiu Tahir.(Arka e Djallit f.296). qesendi~a.f.sh.~.~të. (+). 1-vet.nj. Qëndrim allës që shprehet me fjalë thumbuese, shpoti; ironi: Po ç'të bëjmë që të ta pakësojmë këtë erë?-tha babai me qesendi, gjysmë seriozisht, gjysmë shaka.(njerëz të krisur f.81). qëmtoj Vëllai më shikonte dhe lëvizte njërin cep të buzës me qesëndi, sikur donte të thoshte demek" i kemi provuar ne këto që mendon ti!" (Njerëz të krisur f.310). qesëndisj/e~a.f.sh.~e.~et.(+). Tallje e hollë me dikë, fjalë për të vënë në lojë dikë: -tha Forja me seriozitet, pa ndonjë qesëndisje.(arka e Djallit f.427). qesharak~e.mb(+). Që të bën të qeshësh, që të bën të tallesh me të, që nuk është serioz përd. Edhe si em.: Për t'u lrguar nga kjo fushë e panjohur, që mund ta bënte qesharak, u hodh në një lëmë tjetër. (Arka e Djallit f.275). qëllimlig~e.mb (-). libr. Që ka një qëllim a synim të keq, keqdashës: Na kujtohej edhe gazeta "Vorioepirotis" me shënimin e saj qëllimlig "Skandal shqiptarçe", ku përgojohej Cute Babulja dhe unë,që kinse kishim grabitur Foren, e quajtur grek nga ai gazetari anonim. (Arka e Djallit f.426). qëmot~i.m (+). Kohërat e kaluara, koha e lashtë, vitet e largëta të dikurshme: Edhe unë kam qenë gomar që nuk ta rrëmbeva si qëmoti. (Njerëz të krisur f.210). qëmotsh/ëm(i)~me(e)~mb.(+). Që ka ndodhur shumë kohë më parë, i dikurshëm, shumë i vjetër, i lashtë: Shaluar kalit ai iu drejtua Maxhunit me këngë, si kapedanët e qëmotshëm shqiptarë: (Arka e Djallit f.70)., pasi e mbajtkësh e fjalën e dhënë si burrat e qëmotshëm shqiptarë. (Arka e Djallit f.402). qëmt/oj~jokal (+). vet.veta III. Bie ngadalë dëborë e imët a shi i hollë:, i mbathur me çizme të gjata dhe kokëmbuluar me kokore, pasi bënte ftohtë dhe qimtonte dëborë e hollë.(arka e Djallit f.242). 168

169 qëne qën/e.ia.f (+). përk. Që është shejtane, që është i zoti, i shkathët, dinak bën edhe atë që duket e pamundur (edhe si mb): Gënje, moj qëne, gënje, në të zënsha në hile!...(arka e Djallit f.78). qibar~i.m.(+). Ai që mbahet më të madh, që do të duket mbi të tjerët, që nuk afrohet me këdo; fodull; kryelartë: Ai kujtonte se me që babai im ka post të mirë, edhe unë duhet të jem qibar dhe s'mund të hyj në çdo punë.(njerëz të krisur f.191). qibër~i.m (+). Kryelartësia,fodullëku,që ka kujdes për ushqimin, veshjen, është kërkues : Të duan Cute, të duan, se je popullor dhe nuk ke qibër!- tha Maxhuni.(Arka e Djallit f.42). qilar-i m.sh-ë,-ët (+). 1.Një vend i ndarë në pjesën përdhese të shtëpisë ose në bodrum, ku zakonsht mbahen bulmeti e ushqime të tjera për të mos u prishur, për të ndenjur të freskëta: Vetëm në fshatrat malorë ato ende mbaheshin nëpër qilarët e fshatarëve si gjëra të çmuara. (Arka e Djallit f.19) 2.Vend ku qëndrojnë kafshët, kasolle për kafshët si lopa, delja etj: Dimër bënte edhe kur i kishim në qilaret tona, por gjinjtë u rëndonin nga qumështi. (Arka e Djallit f.250). qillot~a.f (-). Pantallona të gjata, të cilat nga gjuri e poshtë ngushtohen e puthiten pas këmbës:, kuvendonte me Kamber Rehovën, të zotin e shtëpisë, që mbante qillota shajaku me kopsa në anë të kërcinjve të këmbëve.(njerëz të krisur f.63). qimeverdhë~mb(+). Që e ka qimen të verdhë, flokëverdhë (edhe si em.)bjond: Kurse studiuesi i superfuqisë tjetër, amerikani Xheims Whisky, një qimeverdhë me trup atleti, e kishte ulur kokën..(arka e Djallit f.224). qip~i.m(-). Grumbull bari, masë e madhe me bar: Ndonjëherë, një shkëndijë mospërfillëse bie në një qipi bari të thatë dhe ndez një zjarr të madh, të cilin, edhe sikur të mlidhet gjithë fshati, nuk mund ta shuajë.(njerëz të krisur f.170). qullace qiq/ër~ra.f.sh.~ra.~rat.(+). bot.bimë barishtore me kërcell të degëzuar, që bën bishtaja me kokrra si bizele, por me ngjyrë si të verdhë; kokrrat e kësaj bime, që përdoren për ushqim: Ato ose grisen,ose përdoren për të mbështjellë ndonjë gjë si kripë, piper ose qiqra, ose fshihen përsëri dhe harrohen. (Arka e Djallit f.279). qitj/e~a.f.sh.~e.~et.(+). fig.gjuajtje pa pushim drejt dikujt a diçkaje: Edhe kur huri Sherif Abeceja, ai nuk e ndërpreu këtë qitje me bomba dore arrash, veçse e përshëndeti pa u ngritur nga vendi.(arka e Djallit f.302). qivur~i.m.sh.~e.~et.(+). Varr i ndrequr me mur rrethues: Rashë mbi të, pastaj e zura nga të dy supet dhe e ngrita nga qivuri.(njerëz të krisur f.310). qoftëlarg~u.m(+). euf. Djalli, lugat: Uh, qoftëlargu!- tha tezja dhe e pushtoi një valë e fuqishme gazi.(arka e Djallit f.416). qoftexhi~u.m (-). Ai që merret me bërjen e qofteve, ai që i përgatit, pjek ose që i shet ato: I ati i saj vërtet ka qenë qoftexhi, po ishte njeri i ndershëm dhe ndoshta diçka i kishte dhënë luftës. (Njerëz të krisur f.224). qorrsoka/k~ku.m.sh.~kë.~kët dhe qe.~qet.(+). bised. fig. Gjendje pa rrugëdalje: Kujtoja se ai vërtetë do të ndërronte rrugë dhe do të kthehej në jetën e tij të njerëzishme, por, fatkeqësisht, u fut më thellë qorrsokakut. (Arka e Djallit f.236). qullac~e.mb (+). mospërf.bised.keq. I qullët, qull (edhe si em): Kam thënë unë, ti je qullac, pelte je, mëmëlike je! (Arka e Djallit f.138)...që ka rezistuar në këngë mes zijafetesh dhe mes hidhërimesh, tani ishte kthyer në një banor qullac lotues me një shpirt të ndjeshëm,.(arka e Djallit f.354). 169

170 qumështore qumështor~e.mb (+). Që jep shumë qumësht:.., se gruaja ime ka qenë nga gratë më qumështore të vendit.(arka e Djallit f.242). qurravec~i.m (+*). keq.fig. Ai që ka karakter të dobët, që përulet para kujdo e para çdo gjëje, që nuk ka kockë; që ankohet e qahet vazhdimisht; frikacak: Jo, ore qurravecë! (Njerëz të krisur f.11). qyfyr-i.m.sh.-e-et (+). bised. Shaka, ndodhi që tregohet ose veprim për t'u zbavitur: Ne, shokët e udhëheqjes, nuk të keqkuptojmë, bashkë me ne mund të bësh çdo qyfyr e çdoshaka! (Arka e Djallit f.34.) Ju do të keni kuvenduar e do të keni treguar qyfyre për qytezën e për njerëzit!..(arka e Djallit f.105). Të shpëtoi se rëndon nga pesha e qyfyreve!-tha Forja.(Arka e Djallit f.349). qytezë qyqar~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Që ka mbetur fill i vetëm, që i kanë rënë fatkeqësi në kokë, i shkretë (edhe si mb) : Dhe rrinim ne të tre në qoshe si qyqarë:.(arka e Djallit f.189). E patë ç'ia punoi? E la qyqarin vetëm.(njerëz të krisur f.323). qyr/k~ku.m.sh.~qe.~qet.(+). Pallto e rëndë dimri prej gëzofi: Merrja lëkurën gomarit dhe bëje qyrk. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.106). qytez/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Qytet i vogël: Ju do të keni kuvenduar e do të keni treguar qyfyre për qytezën e për njerëzit!..(arka e Djallit f.105). qylaf~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Qeleshe e bardhë, e gjatë si hinkë, me një bisht të vogël në majë: Të gjithë ishin veshur me fustanë të bardhë gjer në fund të këmbëve dhe kishin vënë në kokë qylafë të gjatë po në ngjyrë kafeje, më të gjatë se qeleshet e burrave të Kavajës sonë. (Arka e Djallit f.203). Pas kësaj ngjarje, në rrugët e qytetit u pa i trishtuar një burrë me një qylaf të bardhë dy gisht djersë.(njerëz të krisur f.321). qymez-i m.(+). Kotec, vend ku rrinë pulat, gjelat, shpezët e një shtëpie: Gjelat e pulat duhet të mbahen në rregjim të rreptë qymezi dhe këto shpendë të mos e kalojnë numrin dhjetë, (Arka e Djallit.f.19). Por kur shkoi Lulushja dhe solli nga qymezi, Cute Babulja e vështroi nga koka gjer te këmbët shpendin e mjerë dhe tha me pikëllim të thellë (Arka e Djallit f.386). qymyrtar~i.m.sh.~ë.~ët.(+). vjet.ai që bënte dhe shiste vetë qymyr druri: Tërë jetën kishte punuar maleve qymyrtar me dy-tri shokë dhe ditë e netë i kishte kaluar nëpër shira, dëborëra dhe vapë të rëndë. (Njerëz të krisur f.140). 170

171 rabeck rabeck(i.e)~mb. (+*). fig. Pa tru, me kuptimin bosh, pa gjë, që nuk ka tru në kokë, si bretkosë : Ti na thënke "Bytyn Dynjaja" tallet! Hesht, o tru rabeckë, hesht!-u zemërua Cute Babulja.. (Arka e Djallit f.225). racionalizator~i.m.sh~ë.~ët.(+). Këtu përd.si mb. Punëtor ose specialist që i sjell përmirësime prodhimit dhe organizimit të punës me metoda më të përpunuara:.., "na ishte se çna ishte një shpikës racionalizator " (Arka e Djallit f.228). raciz/ëm~mi.m (+). Teori dhe politikë reaksionare, që mbështetet në pikëpamjen antishkencore se racat kanë dallime rrënjësore ndërmjet tyre, se ato ndahen në raca "të larta" e : të ulëta" dhe se raca" më e lartë" ka të drejtë të shtypë e të shfrytëzojë racat e tjera, përbuzja dhe shtypja e racave të tjera; mendimi se raca ime është më e mira: Ky është racizëm! (Arka e Djallit f.312). radioaktivitet~i.m (+). fiz.veti që kanë disa elemente kimike (si radiumi, uraniumi etj.) për të lëshuar rreze të padukshme gjatë zbërthimit të vetvetishëm ose artifcial të bërthamave të atomeve: Gazetat e huaja që kishin shkuar në Tiranë para nesh, bashkë me thashethemet e ambasadave dhe konsulloreve, përcillnin atomet e molekulat deri në makinën tonë, si në një radioaktivitet bërthamor. (Arka e Djallit f.428). radiokronist~i.m (-). Njeri që merret me kronikat në radio, gazetar i posaçëm për kronikat: Ndaj këtyre dy të dërguarvë nga dy superfuqitë botërore, asnjë gazetar, asnjë telekronist dhe radiokronist nuk drejtonte jo vëmendjen, por as vështrimin e fundit të bishtit të syrit. (Arka e Djallit f.224). reaksionare Përkundrazi, janë të rafinuar, pasi kanë eksperiencë qindravjeçare. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f. 80). rapsodi~a.f.sh.~.~të.(+). Këngë popullore legjendare ose trimërie, këngë kreshinëkësh, këngë për ngjarjet e mëdha të epokës sonë, të krijuara nga një rapsod: Dua qumështin dhe jo rapsoditë e Gjok Çokut për qumështin. (Arka e Djallit f.76). raskapit/je~ja.f (+). Lodhja, mundimi, gjendje e këputur fare e trupit: Pak më larg tij u ul Sherif Abeceja i munduar përbrënda nga raskapitja, si në çastet e një zagushie të padurueshme me oksigjen të pakët. (Arka e Djallit f.233). raskapitur(i.e)~mb (+). Që është i raskapitur, shumë i lodhur, i këputur, i dërrmuar: Ishim të lodhur e të raskapitur, të bërë copra-copra.(arka e Djallit f.376). reaksion~i.m.sh.~e.~et.(+). Politikë që është kundër përparimit shoqëror e mbështet shtypjen e çdo lëvizjeje demokratike, për të mbrojtur ose për të rikthyer sundimin e vjetër politik, regjim që mbështetet në një politikë të tillë, kundërshtimi i çdo përparimi dhe zhvillimi shoqëror, qëndrimi kundër së resë përparimtare: Ne e dimë që ndiqemi hap pas hapi nga vegla të reaksionit, shqiptarë të arratisur, spiunë dhe gazegtarë...(arka e Djallit f.166). Ti, Telo, pse s'më ke thënë që e ke pasur dajën me reaksionin dhe se në përgjithësi familja jote nuk ka qenë e lidhur me Luftën... (Njerëz të krisur f.223. reaksionar~e~mb (+). Që bën pjesë në forcat e reaksionit ose që përkrah reaksionin, që i shërben reaksionit:.., duke shprehur mendimin reaksionar se me tufëzimin mbaronn folklori.(arka e Djallit f.108). rafinuar(i.e)~mb.(+). keq. Që është dhelparak e i mbuluar, që vepron me mënyra dinake e shumë të stërholluara; që bëhet me metoda dinake e të stërholluara: 171

172 reaksionari reaksionar~i.m.sh.~ë.~ët. (+). Ai që bën pjesë në forcat e reaksionit ose që përkrah reaksionin, kundërshta i përparimit dhe zhvillimit shoqëror: Ku ndahet përparimtarja me reaksionaren? (Arka e Djallit f.76). Ç'është ai reaksionar që mban një patë, ç'është ai i prapë që ka fshehur një qengj në oborr! (Arka e Djallit f.272). rebel~e.mb (+). Që nuk bindet, që është i pashtruar etj.: Kulmi arriti pastaj me pjesëmarrjen e Cute Babules dhe Bamkë Dynjasë në aktin rebel të pesë grave të Qershizës,.(Arka e Djallit f.236). rebelim~i.m.sh.~e.~et. (+). Ai ngre krye, që bëhet rebel:, për shtrirjen në dëborë të Zyber Shtufës pa pantallona ditën e rebelimit të grave para stallës së bagëtive (Arka e Djallit f.301). redakt/oj~kal~ova.~uar. (+). Ndreq e përpunoj një shkrim, një vepër etj. për t'i dhënë trajtën përfundimtare përpara se të botohet:., duke m'u lutur për ta gjetur, për ta redaktuar dhe për ta rekomanduar për botim (Arka e Djallit f.284). regëti/j~jokal~va.~rë.(+). Ndiçon dobët, duke u dridhur nga pak, vezullon: Ishte një nxehtësi që dilte edhe nga një qënie tjetër, nga qënie e tretë e padukshme, që u përkiste të dy këtyre trupave të shndërruar në një të vetëm në pragun e kësaj shtëpie të vogël, ku ndriste duke regëtirë dhe duke u përpëlitur, si të jepte shpirt, një llambë vajguri sa një gogël. (Dështaku f.226). regjizorial~e.mb. (-). Që ka të bëjë me punën e regjisorit; që lidhet me regjinë ose me regjisorin, i regjisë ose i regjisorit: Tema do të jetë mbi pregatitjen e kuadrit regjizorial. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.10). reklam/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). vet.nj.tërësia e masave dhe e veprimeve që ndërrmeren për të bërë sa më të njohur një mall, një shfaqje, etj. për të tërhequr blerës, shikues etj.:., remonti që është një qytet sa Bilishti ynë, por të merr mendjen me vitrinat, reklamat dhe dritat llojelloje.(arka e Djallit f.150). rekomand/oj~kal~ova.~uar.(+). Këshilloj, jap mendim të mirë me shkrim për aftësitë e cilësitë e dikujt për t'u pranuar në një punë, në një organizatë etj., vlerësoj cilësitë e shkrimit të dikujt; i lutem dikujt të përkrahë a të ndihmojë dikë :., duke m'u lutur për ta gjetur, për ta redaktuar dhe për ta rekomanduar për botim (Arka e Djallit f.284). rekrut/oj~kal.~ova.~uar.(+). usht. E marr ushtar dikë, mbledh rekrutë:, Sigurimi i shtetit do të mendojë se më ka rekrutuar si agjent shërbimi i huaj. (Arka e Djallit f.354). rektorat~i.m.sh.~e.~et.(+). Trupi drejtues i universitetit ose i një shkolle tjetër të lartë, që përbëhet prej rektorit dhe zëvendësve e ndihmësve të tij; ndërtesa ku janë zyrat e këtij organi: Të zgjidhim aventurat nëpër dekanate e rektorate. (Njerëz të krisur f.198). relativitet~i.m(+). libr. Të qenët relativ, varësia e diçkaje nga një madhësi tjetër ose nga dukuri, kushte e rrethana të tjera : Gjatësia jonë në këtë situatë do të rritë dimesionin e saj, pasi vepron ligji i kontrastit, ose më saktë i relativitetit!(arka e Djallit f.143). relikt~i.m.sh.~e.~et.(+). libr.mbijetojë; mbetëz, mbeturinë: Dorëshkrimet dhe reliket e një të dënuari nuk janë objekte muzeumesh.-tha Sherif Abeceja me frazeologjinë zyrtare.(arka e Djallit f.302). remont~i.m (-). Riparim, rregullimi, ndreqja e problemeve që mund të ketë pësuar diçka, ndreqje e përgjithshme e makinerive të institucionit përkatës: Ju jeni sëmurë nga nervat dhe duhet të shkoni të bëni remontin e përgjithshëm në spitalin psihiatrik të Vlorës plakë-tha nëndrejtori.(njerëz të krisur f.151). 172

173 retorike retorik~e.mb.(+). Libr.Që i përket retorikës; i retorkës; që bëhet sipas rregullave të retorikës përd.edhe si em.:., që po të flisnim me stilin e retorikës së lartë, do ta quanim mohim general.(arka e Djallit f.362). revizion/oj~kal~ova.~uar.(+). libr. Rishikoj parimet ose tezat themelore të një teorie ose rryme filozofike e politiko-shoqërore për të bërë ndryshime: Ka revizionuar thelbin e kësaj metode, heroin pozitiv, duke shprehur konceptin se heroi pozitiv nuk duhet të jetë ideal. (Arka e Djallit f.200). revizionist~e.mb (+). Që ndjek e përkrah revizionizmin, që mbështetet te revizionizmi, që përbëhet prej revizionistësh, që shpreh idetë e revizionizmit ose që është veçori dalluese e tij : Cute Babulja vuri në lojë realizmin socialist revizionist të Xhibilet Xhibiletovit (Arka e Djallit f.229). revizionist~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Ithtar e përkrahës i revizionizmit: Tani është revizionist! (Arka e Djallit f.200). revolucion~i.m.sh.~e.~et.(+). Kthesë rrënjësore në jetën e shoqërisë, që bëhet duke përmbysur me dhunë një rend shoqëror, politik dhe ekonomik dhe duke vendosur një rend të ri: Jo, imzot, revolucion! (Arka e Djallit f.113). rezervuar(i.e)~mb.(+). Të hequr me një anë, të ruajtur për dikë a për diçka: Në muze ka edhe fond të rezervuar!- tha Spiro Arhitrari.(Arka e Djallit f.267). rezil~i.m.sh.~ë.~ët.(+). bised.shar. Njeri i pacipë e i pafytyrë, njeri i poshtër: Më kuptoi, rezili!- tha Cute Babulja. (Arka e Djallit f.314). rëndë(i,e).~mb.(+). fig. I vrazhdë, jo i shoqërueshëm e i përzemërt me të tjerët, qëmbahet më të madh, që të mërzit me kërkesat, me sjelljen etj.: Është tip i rëndë! Agresiv?- u interesua ai.(arka e Djallit f.146). roboteske rëndomtë(i.e)~mb.(+). I zakonshëm :, temën e re për të dalë nga monotonia e krijimtarisë, nga qarku i rëndomtë i subjekteve, i personazheve dhe i mendimeve.(arka e Djallit f.263). rigoroz~e~mb(-). I saktë, i rregullt, preçiz.., në Drejtorinë e posaçme të shtypit, ku drejton gazetari Beniamin Tërkuza, njeri tepër rigoroz dhe i ndershëm, që i përkthen këto shkrime dhe ia shpërndan udhëheqjes.(arka e Djallit f.166). rigjenerim~i.m(-). Përtëritje, ringjallje: Për natyrën vetëm kjo ka rëndësi, domethënë, rigjenerimi. (Arka e Djallit f.125). rit~i.m.sh.~e.~et.(+). Tërësia e zakoneve që bëhen sipas një rregulli të ngulitur nga tradita për raste të caktuara të jetës së përditshme, ceremoni: Në këtë kohë, mendoi ai, duhet përfituar nga ritet dhe rregulloret e Jogëve të Indisë për të kalitur vullnetin dhe për të mos dalë nga vetja. (Arka e Djallit f.302). ritual~i.m.sh.~e.~et.(+). libr.tërësia e riteve të jashtme që bëhen gjatë një ceremonie fetare; tërësia e veprimeve të jashtme që bëhen në mënyrë të rregullt e të pandryshueshme për të kryer diçka: Kishte dhe një orë që të fillonte Sema, rituali i dervishëve, i shprehur në valle. (Arka e Djallit f.196). robdshambër~i.m(-). Lloj veshjeje e gjatë deri tek gjuri që shërben për tu mbuluar kur je në plazh; peshqir që shërben për tu thar: Adila, me një robdshambër ngjyrë portokalli, sollinjë piatë me pjeshkë të madhe. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.187). robotesk~e~mb.(-). fig.mospërf. Që kryen automatikisht punën e ngarkuar:..; pra, të largohesh nga kjo tryezë do të thotë të të jetë tharë shpirti nga mekanizmi i botës së konsimizmit, i jetës së automatizimit robotesk, i veshjes dhe i mbylljes së zemrës në mes të çelikut, plastmasës dhe materialit sintetik,...(arka e Djallit f.156). 173

174 robtoj ryzoj robt/oj~jokal~ova.~uar.(+). 1-Robtohem: Zoti Sherif, çlodhu pak, se u robëtove! (Arka e Djallit f.136). roit~jokal.~i.~ur.(+). bised.1-luzmon. 2-Zukat, gumëzhin: Mos i tremb, se do të lëshohen nga të pesë kosheret e do të të mbështjellin siç mbështjellin degën e lisit kur rojitin.(arka e Djallit f.81). rotond/ë~a.f(-). Rreth, e rrumbullakët, rrethrrotullim: Atëherë dëgjo: bazilika e Shën Demetrës me mozaika dhe afreska, Shën Sofia, Theotoks dhe mbi të gjitha rotonda e Shën Jorgjit, e ndërtuar që në shekullin e IV-t të erës sonë.(arka e Djallit f.413). ryshfet~i.m.sh~e.~et.(+). Para ose diçka tjetër që i jepet falas nën dorë një nëpunësi ose punonjësi në detyrë që të bëjë një punë a një shërbim jashtë ligjit; mitë:., janë thumbuar nga Bamka nëpër fejtone dhe skica humoristike për akraballëqet, hatëret, ryshfete e shpifjet.(arka e Djallit f.263). ryz/oj~kal~ova.~uar.(+). Vjetroj, bëj që t'i dalin fijet: Kini shumë apostrofa dhe fjalë të rralla lokale; psh ç'do të thotë "pagrat", "pakare", "kunjas", "hulumtim", ryzoj", "tërhuzun", zuç", "zymnej", zyqani"," djegqerres", "pofte"-tha mësuesja. (Njerëz të krisur f.159). 174

175 rrapi rrap~i.m.sh.~e.~et.(+). bot. Dru i lartë me trung të trashë, me gjethe të mëdha në trajtë pëllëmbe, që bën lende të vogla me gjemba të imët përsipër :., folën për dëborën, ndenjën pak dhe ikën, përveç plakës së bëshme dhe të gjatë sa një rrap i Ujit të Ftohtë të Tepelenës.(Arka e Djallit f.391). rraqe~t.f.(+). vet.sh. Enët, orenditë dhe sendet e tjera të përdorimit të përditshëm në shtëpi, plaçkat e shtëpisë; vjetërsira, rrangulla 2.mospërf. rreckat, leckat:., se kërkon të zgjatësh shërbimin në Turqi për të marrë dieta e për të blerë rraqe! (Arka e Djallit f.319). Që tani të dy do të mbledhim rraqet dhe fishek në shtëpi.(njerëz të krisur f.256). rraskapitur(i.e)~mb(+). fig.shumë i varfër, i këputur (edhe si em.) :.., ku dergjeshin udhëtarët varfanjakë më të rraskapitur, ku fshiheshin grabitësit më të zhdërvjelltë, ku nuhatnin banditët më faqezinj, ku lëviznin gishtërinjtë kumarxhinjtë më hipnotizues, (Arka e Djallit f.194)., me kolltuqe të vjetëruara, që u kërcisnin sustat, si kockat e një të rraskapituri dhe me një pasqyrë që ta tregonte fytyrën me dy hunda.(arka e Djallit f.291). rrebesh~i.m.sh.~e.~et.(+). Shi i fortë me furtunë që bie për një kohë të hekurtër :., dhe më pas filloi një shi me pika të mëdha, që trokiste si rrebesh në çati e në dritare. (Arka e Djallit f.281). rreptësi~a.f(+). Të qenët i rreptë, vetia e atij që është i rreptë: Këtej më tërhiqte gëzimi i jetës, shakatë, qyfyret, mendimet e lira, andej rreptësia e detyrës (Arka e Djallit f.238). rrëf/ej~kal.~eva.~yer.(+). Tregoj, kallëzoj: Ngjarjet me Cute Babulen janë aq të çuditshme sa s'duan ndonjë talent të madh për t'i hedhur në letër, mjafton t'i rrëfesh siç kanë ndodhur.(arka e Djallit f.116). rrodhe rrëkëll/ej~kal.~eva.~yer.(+). Rrokullis; përmbys: Që andej i shtrirë ai filloi të rrëkëllehej, duke lëshuar britma të llahtarshme. (Arka e Djallit f.428). 2.Lëshoj diçka nga një lartësi që të bjerë teposhtë duke u sjellë rreth vetes, shtyj që të lëvizë tatëpjetë duke u rrotulluar; rrokullis: Ai nuk tingëlloi, ai u rrëkëllye në një të çarë ndërmjet dy dërrasave dhe atje mbeti. (Njerëz të krisur f.101)..., takime, ndarje, të gjitha këto sikur i japin kohës një shtytje dhe ajo, si një rrotë e madhe, rrëkëllehet tatëpjetë me shpejtësi, me shpejtësi, me shpejtësi. (Njerëz të krisur f.268). Shoku Zylo u ul, mori një gur të vogël, e rrëkëlleu në hendek dhe, pa më parë, tha:.(shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.87). rrëzëll/en~jokal.~eu.~yer.(+). fig. Shkëlqen shumë nga gëzimi ose nga një ndjenjë tjetër e brendshme, çelet e bëhet e hareshme nga gëzimi ose nga një ndjenjë tjetër; ndrin: Cute Babules i rrezëlleu fytyra dhe iu mbushën me lëng kenaqësie gjithë qelizat e trurit,.(arka e Djallit f.320). rrjedh~jokal~rrjedhur.(+). fig. bised. mospërf. Matufosen: Mos jua vini re, zoti Sherif! Ata kanë rrjedhur! (Arka e Djallit f.277). rrjedhshmëri~a.f (+). Të qenët i rrjedhshëm : - tha Cute Babulja me një rrjedhshmëri të madhe mendimi dhe prandaj ateisti i flaktë Mitro Karapataqi u lëkund. (Arka e Djallit f.198). rrodh/e~ja.f.sh.~e.~et.(+). bot. Bimë barishtore e djerrinave, që bën kokrra vezake e me gjemba, kokrra me gjemba e kësaj bime, që u ngjitet bagëtive në trup ose njerëzve në rroba. Këtu përdoret si fig.keq. Njeri që u ngjitet nga pas të tjerëve e i mërzit: E po, ç'më je qepur si rrodhe, o Maxhun!.(Arka e Djallit f.99). 175

176 rrogozi rrogoz~i.m.sh.~a.~at (+). Thurimë e gjatë dhe e gjerë, që shtrohet përdhe për të ndenjur, hasër:.., nga duvatë e hoxhallarëve, nga ceremonitë e bajramëve dhe nga faljet mbi qilimët dhe rrogozët e xhamive? (Arka e Djallit f.198). 2.këtu me kuptimin vepron fshehurazi, pa u kuptuar e me dredhi, vepron prapa krahëve: Vetëm kur erdhi komisioni në institucionin tonë, ai u revoltua dhe tha se Araniti po punonte nën rrogoz. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.220). rrojtor/e~ja.f.sh.~e.~et.(+). Lokal shërbimi për t'u rruar e për tu qethur: Të ziente klubi i fshatit nga qortimet e tre mustaqellinjve dhe Spiro Arhitrarit, të zukaste rrojtorja nga llomotitjet e berberit Alush Karkanaqja, (Arka e Djallit f.218). rromuz~i.m.sh.~e.~et.(+). bised. Fjalë a thënie që thumbon; shpoti: Ç'rromuze i hidhnin plakës! ( Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.107). rruf/ë~a.f (+). Pezmatim i cipës së brendshme të hundës zakonisht nga të ftohtët, që bën të zihen hundët e të kullojnë vazhdimisht dhe që shoqërohet me të teshtitura të shpeshta: Dhe dihet se teshtitja tek shkrimtarët nuk vjen vetëm nga rrufa, si te njerëzit e tjerë të vdekshëm,...(arka e Djallit f.214). rrypi rrufit(rrufis)~kal~a.~ur.(+). Pi pak nga pak diçka : Sherif Abeceja me qëllim e rrufiti filxhanin aq fort sa u dëgjua tejembanë kafenesë.(arka e Djallit f.361). rrufjan~i.m.sh.~ë.~ët.(+). keq. Ai që ndërmjetëson në punë të ndyra dhe të pamoralshme; kodosh: "Ah, e paske marrë vesh, rrufjani!" tha me vete Cute Babulja.. (Arka e Djallit f.349). 2.keq. Njeri i pandershëm, që vepron me dredhi e me pabesi dhe që bëhet vegël e të tjerëve për punë të këqija: Ah, rrufjan, -bërtiti tjetri,-prandaj vije shpesh me shërbim asaj ane! (Njerëz të krisur f.292). rruzu/ll~lli.m.sh.~j.~jt.(+). Trup i rrumbullakët, lëmsh, sferë, pikë e rrumbullakët e një lëngu, sumbull, bulë: Sytë e tij të kaltër, kur ngrinte kokën, dukeshin si dy rruzuj që ndizeshin e shuheshin në mes një lëngu të hollë e të tejdukshëm. (Arka e Djallit f.273). rryp~i.m.sh.~a.~at.(-). dialek. Copë e gjatë dhe e ngushtë prej lëkure, cohe etj. që përdoret për të lidhur, për të shtrënguar diçka: Ndërkohë vjen drejtori i konviktit me çizme ngjyrë kafe dhe me rryp në mes si komisar.(arka e Djallit f.113). rrufepritës~i.m.sh.~.~it.(+). Pajisje e përbërë prej një shufre me majë prej metali të qëndryeshëm, e cila vihet mbi ndërtesat e larta etj. për t'i mbrojtur nga goditjet e rrufeve, duke e shkarkuar rrymën nëpër një fill të tokëzuar: Ajo ve mbi majën e saj një rrufepritëse.(shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.119). rrufesh/ëm(i)~me(e).mb.(+). Që bëhet me shpejtësi shumë të madhe, i shpejtë e i papritur si rrufeja; i menjëhershëm: Në mënyrë të rrufeshme, ai ma kapi dorën, më goditi me këmbën e djathtë në gju dhe unë rashë mbi tiganin pranë sobës së madhe.(njerëz të krisur f.269). 176

177 sabahu sabah~u.m(+). turq.bised. Mëngjes: Nga akshami në sabah! (Arka e Djallit f.57). Sabah", "Aksham haber".(arka e Djallit f.223). sabotim~i.m.sh~e.~et.(+). Pengim në arritjen e një qëllimi ose në kryerjen e një veprimtarie; duke punuar fshehurazi për ta dëmtuar nga brenda : Feti Kalaja ka bërë sabotime (Dështaku f.106). saç~i.m.sh.~e.~et.(+). Fletë hekuri e rrumbullakët, e ngritur si gungë dhe me dorezë sipër, që pasi nxehet mirë mbi zjarr, mbulohet me shpuzë e me prush dhe i vihet përsipër lakrorit, bukës, kulaçit etj. për ta pjekur; këtu përdoret me kuptimin shumë i nxehtë: Ishte ngrohtë, se dielli tërë ditën kishte përvëluar si saç.(njerëz të krisur f.331). sadist~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Ai që ndien kënaqësi kur u shkakton mundime dhe vuajtje të mëdha të tjerëve; njeri mizor: Ai nuk ishte sadist dhe nuk e kishte ndjenjën e torturimit shpirtëror të njerëzve, (Arka e Djallit f.304). sahan~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Enë gjelle prej bakri si pjatë e thellë, çanak, misur; sasia e gjellës që nxë kjo enë: Kamberi kishte sjellë një sahan me pak gjizë e qepë dhe një shishe të vogël me raki.(njerëz të krisur f.70). sajdisur(i.e)~mb (+*). Që të nderon, që kujdeset, që të përfill :, ku thureshin vjershat dhe këndoheshin këngët më shpirtkëputura dhe njëkohësisht më gazmore, ku qëndronin si qirinj më këmbë hanxhitë më të sajdisur, ku bujtonin dervishët më çudibërës,...(arka e Djallit f.194). saj/oj~kal~ova~uar (+). Nxjerr diçka nga mendja; mendoj diçka për të dalë nga një gjendje e vështirë a për të arritur diçka; trilloj: Njerëzit, menjëherë, filluan të flisnin, duke sajuar histori të tëra.(arka e Djallit f.27). saraj sakaq~ndajf. (+). bised. Në atë çast, menjëherë: Lulushja, që është aq mikpritëse dhe aq e papërtuar, e solli sakaq patokun e sakatosur, të shoqëruar me një shishe të panisur. (Arka e Djallit f.74). Porta sakaq u hap dhe u pa një burrë i mbështetur në një shkop të trashë e të lëmuar, i veshur me një xhaketë të madhe ngjyrë hiri dhe me kilota, me çizme të verdha meshini.(arka e Djallit f.104). Sakaq erdhi kamarieri për të marrë paret dhe (Arka e Djallit f.169). sakat/oj~kal.ova~uar.(+). bised. (përd. edhe si mb.) Gjymtoj, e lë pa diçka të nevojshme për punë, i thaj krahët: Lulushja, që është aq mikpritëse dhe aq e papërtuar, e solli sakaq patokun e sakatosur, të shoqëruar me një shishe të panisur.(arka e Djallit f.74). 2.bised. Pres ose i dëmtoj rëndë një gjymtyrë, e bëj sakat :, por sidoqoftë ishte një fat që nuk u ndodh në oborr për ta vështruar nga afër të sakatuar.(arka e Djallit f.372). sakatuar (i.e)~mb (+*). Që është e gjymtuar, e copëtuar, gjysma-gjysma: Këta nuk më pyesin nga drojtja për qafën e sakatuar, por që t'ua nxjerr merakun do t'u flas vetë, (Arka e Djallit f.380).ç'kini botuar, more! Dy libra të sakatosura! (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.69). salep~i.m.sh.~ë.~ët. (+). Pije e ngrohtë si lëng i trashë, e përgatitur nga zhardhokët e bluar të kësaj bime të zier me ujë e me sheqer; një sasi e kësaj pijeje, sa nxë një filxhan çaji: Të merren masa për një tregtim më në masë të salepit dhe të qumështit në lokalet masive, si dhe për sigurimin e kokëve, këmbëve, plëndësave etj., për një tregtim pa ndërprerje të paçes. (Njerëz të krisur f.257). saraj~i.m.sh.~e.~et. (+). vjet. Ndërtesë madhështore me shumë zbukurime, pallat, kryes.sh.shtëpi e madhe si kullë e bejlerëve dhe e feudalëve: Hankua në sarajet- o, them t'i vete! si dervish, si fukara. (Arka e Djallit f.69). 177

178 sarëk sarë/k~ku.m.sh.~kë.~kët.dhe qe.~qet.(+). vjet. Çallmë e klerikëve myslimanë dhe e burrave në disa vende: Në dhomë hyri një burrë me sarëk jeshil dhe brez të gjerë. (Njerëz të krisur f.37). Ai, me mjekër të zezë e me sërëk jeshil, shpallte emrin e "Dështakut", që shkurt tani i thonë Xhelo.(Dështaku f.150). sarhosh~i.m.sh.~ë.~ët.(+). keq. Pijanec, pirash: Një grup burrash, qeflinj të pijes dhe sarhoshë, ia nisnin ziafetit në klub që në mëngjes dhe e mbaronin në darkë, duke mos çarë kokën as për punët e as për hallet e fshatit. (Dështaku f.207). Kur jetonte hazreti, në një ceremoni dervishësh, u fut papritur mes valles një sarhosh dhe filloi të kërcejë.(arka e Djallit f.222). sarkastik~e.mb(+). Që shpreh sarkazëm, që është plot sarkazëm: Selman Thana qeshi në mënyrë Sarkastike:..(Arka e Djallit f.267). sarkaz/ëm~mi.m.sh.~ma.~mat.(+). vet.nj. Ironi therëse dhe e hidhur, e shprehur me urrejtje a me përbuzje: Pastaj femrat në përgjithësi nuk e duan humorin në librat, aq më pak sarkazmën.(arka e Djallit f.324). satër~i.m.sh.~e.~et (+). Thikë e madhe që përdoret për të prerë a për të grirë mishin, hanxhar: Unë marr satërin që i premë kokën patokut, dal në prag të derës dhe po të duash ikë pastaj.(arka e Djallit f.56). satirik~e~mb.(+). Që fshikullon të metat dhe veset e njerëzve a të shoqërisë me anë të satirës, që përmban satirë a shkrime me satirë:, sa filluam të këndonim këngë kombëtare patriotike, lirike dhe satirike nga më të larmishmet.(arka e Djallit f.155). satrap~i.m.sh.~ë.~ët.(+). 1-hist.Sundimtar me pushtet të pakufizuar i një krahine në Perandorinë e vjetër Persiane dhe në Indi. sehir 2-fig.Sundimtar ose drejtues i egër e despotik që merr nëpër këmbë çdo të drejtë të njerëzve a të vartësve; ai që shtyp dhe shfrytëzon të tjerët pa mëshirë: Zef Uci, ke mbeturina me okë, ke mbeturina të trashëguara nga regjimi i satrapit Zog.(Njerëz të krisur f.166). saz/e~ja.f.sh.~e.~et.(+). vet.sh. Orkestër popullore ; vegla muzikore popullore: Bjeruni sazeve!-u thirri babai sazexhinjve i papërmbajtur.(njerëz të krisur f.86). sazexhi~u.m.sh.~nj.~njtë.(+). bised. Ai që i bie një vegle muzikore në një orkestër popullore; ai që vete në dasma e festa si pjesëtar i një orkestre popullore, shair, ahengxhi: Do të vinin sazexhinjtë dhe miqtë për të kënduar e për të bërë qejf. (Njerëz të krisur f.86). Bjeruni sazeve!-u thirri babai sazexhinjve i papërmbajtur. (Njerëz të krisur f.86). sebepçi~u.m (-). Shkaktari i diçkaje, ai që bëhet shkak për diçka: Sebepçiu i gjyrylldisë, ashiku Maksut Babulja, me llagapin Cutja, nxitësi marksisti mynafik Dhimitër Karapataqis me llagapin Mitro, një kardash me xhins nga Junanistani (Greqia) dhe karasëzi me xhins turk Bajram Dynjaoglli me llagapin Bamkë Dynjaja i arnautizuar. (Arka e Djallit f.347). sedef~i.m.sh.~e.~et.(+). Shtresë e brendshme, e fortë, e lëmuar dhe e ndritshme e disa llojeve të guaskave të detit, që përdoret për të bërë kopsa dhe zbukurime: Në ato oda të mëdha, qelqe dhe sedef me gërnetë e tambura bora po bën qejf (Njerëz të krisur f.85). sehir~i.m.sh.~e.~et.(+). bised.soditja për kureshtje ose për t'u zbavitur: E ç'do të bëjë ky "unë", sikur qindra "unë" të tjerë të bëjnë sehir? (Njerëz të krisur f.226). 178

179 seksioni seksion~i.m.sh.~e.~et.(+). Ndarje e veçantë në një akademi shkencash, që përfshin një tërësi fushash të afërta studimi dhe institucionet që punojnë në këto fusha: Po ata shokët andej nga seksioni ç'do të thonë? (Njerëz të krisur f.278). sekt~i.m.sh~e.~et.(+). Grup besimtarësh që janë shkëputur nga një bashkësi e madhe fetare ose që dallohen brenda saj: Këtë sekt të myslimanizmit e ka themeluar hazreti Mevlana, njeri nga poetët më të çuditshëm të Turqisë, që ne e njohim me emrin Xheladin Rumi.(Arka e Djallit f.102). selam~i.m (+). bised.të fala, përshëndetje: Pas kësaj dervishët, duke i dhënë selam njëri-tjetrit, bënë një ecje të çuditshme..(arka e Djallit f.203). selanikas~e~mb.(-). Që ka lidhje me Selanikun, atë që përjetuan në Selanik, bëmat, etj: Kjo ishte nata selanikase që na dha zemër për të vazhduar udhëtimin drejt Stambollit me t'u gdhirë, të përcjellë me përmallim nga greku Kristos, (Arka e Djallit f.159). selçuk~u.m.sh~ë.~ët.(-) turq.usht.quheshin ushtarët në ushtrinë turke: Po të kishte fjetur Kejkubati i Madh, mbreti i selçukëve të famshëm këtu e shtatëqind vjet më parë,.. (Arka e Djallit f.193). seleksion/oj~kal.~ova.~uar.(+). Përzgjedh :., prezenca e Mitro Karapataqit ishte një qendër doganore që kontrollonte bagazhin e fjalëve dhe veprimeve tona, duke i seleksionuar ato që pranoheshin dhe ato që nuk lejoheshin (Arka e Djallit f.160). semazen~i.m(-). Ai që kryen një rit, riti i Semas, njeriu që e kryen këtë: Dervishët, të drejtuar nga semazeni, i pari i Semasë, i veshur me mantel të gjatë, që i shembëllente një gune në ngjyrën e kafes së errët,.(arka e Djallit f.202). sentencë semiotik/ë~a.f (+). Shkenca që studion shenjat dhe sistemet e tyre :.., që hiqej i zgjuar, dhe që, sipas teorive të semiotikës, e ndante gjuhën në tri kategori:..(arka e Djallit f.161). sendëz/oj~kal~ova.~uar.(+). libr.fig. I jap trajtën konkrete të një sendi që kapet nga shqisat, i jap përmbajtje sendore, këtu me kuptimin u ngurtësua: Edhe sytë i ishin sendëzuar, edhe balli me gjithë fytyrë.(arka e Djallit f.238). sens~i.m.sh.~e.~et.(-). Kuptim, nota, ngjyrim, drejtim: Ndërsa "Don Kishotin" e Servantesit dhe "Shpirtëra të vdekur" të Gogolit i çmonte me fjalë superlative, se nuk i quante letërsi me sens humoristik, por tragjedi që përqeshin tragjedinë.(arka e Djallit f.89). Pa sensin e filozofisë, pa kulturën e filozofisë mbetesh primitiv.(arka e Djallit f.280). sensacional~e.mb(+). Që shkakton sensacion, që lë mbresa të forta, i jashtëzakonshëm përd. edhe si em.: Sensacional!-shtoi Cute Babulja dhe u zhyt në lexim.(arka e Djallit f.347).gjithë vështrimet e shkencëtarëve në auditor ishin drejtuar vetëm tek ai dhe e merrnin për fat të madh që presidenti i seancës të ishte njeriu më sensacional i konferencës,.(arka e Djallit f.226). sensacion-i m(+). Ndijim. Përshtypja e madhe që të bën një ngjarje, një lajmë, një veprim: Rreth tij ai e shikonte vetëm të marrë, që e quajnë sensacion të madh hyrjen dhe daljen në klub të një Sherif Abeceje!(Arka e Djallit.f13). sensibël~mb.(-). I ndjeshëm, që është i aftë të kapë ngacmimet nga bota e jashtme: Shkrimtari duhet të jetë sensibël ndaj lëkurës së të tjerëve.(shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.205). sentenc/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Mendim i shprehur me pak fjalë, që përmban një të vërtetë jetësore ose morale: Duartrokitjet shpërthenin veçanërisht në sentencat koncize dhe në aforizmat e Cute Babules.(Arka e Djallit f.229). 179

180 sentimentale sentimental~e.~mb(+). Që preket shumë shpejt në ndjenjat, tepër i ndjeshëm (edhe si em.) : Edhe unë dua të jem sentimental ndaj Bamkës dhe Cutes, por sentimentalizmi ndaj devijatorëve është pajtim me ta (Arka e Djallit f.116). sentimentaliz/ëm~mi.m.(+). Të qenët sentimental, qëndrim që niset nga ndjenjat dhe jo nga vlerësimi objektiv i realitetit: Edhe unë dua të jem sentimental ndaj Bamkës dhe Cutes, por sentimentalizmi ndaj devijatorëve është pajtim me ta (Arka e Djallit f.116). sergjen~i.m.sh.~e.~et.(+). Dërrasë e ngushtë, e vendosur brinjazi gjatë murit për të vënë enë kuzhine e sende të tjera; raft i hapur me disa dërrasa, i vendosur pranë murit: Pastaj e mbylli me kyç sirtarin e madh të futur në mur prapa kapakëve të sergjenit.(njerëz të krisur f.126). seriozitet~i.m (+). Të qenët serioz; qëndrim serioz, pamja e jashtme e dikujt që e thotë a bën diçka me gjithë mend e pa shaka: -tha Cute Babulja me seriozitetin më të madh.(ark ae Djallit f.201). serviliz/ëm~mi.m (+). keq.të qenët servil; sjellje a qëndrim prej servili: Vetëm kur hymë në pyllin me ahe në këmbë të maleve të Viçit, Cute Babulja, që rrinte në vend të parë pranë Fores, pyeti me ëmbëlsi dhe, do thosha, me servilizëm:(arka e Djallit f.151). servis~i.m (-). Vend ku rregullohen makinat, motorra etj., vend mekanik: Nga që ka shumë vetura të përplasura me njëra-tjetrën në këtë kaos qarkullimi, serviset, siç i thonë këta, janë plot e përplot dhe (Arka e Djallit f.318). sfingu sesion~i.m.sh.~e.~et.(+). Mbledhje me referate, kumtesa e diskutime për të paraqitur arritjet në një fushë të shkencës, të arsimit etj. a për të trajtuar probleme të veçnta: Ç'të bëj se s'më lejojnë punët e tepërta dhe mbledhjet, dhe sesionet shkencore, dhe konferencat dhe festivalet folklorike, se do të vija ngahera të llafosesha me ty, moj e shenjta e të shenjtave, moj Nënë Tereza e Indisë.(Arka e Djallit f.87). set/ër~ra.f.sh.~ra.~rat.(+). Xhaketë burrash; xhaketë prej cohe të trashë a prej shajaku: Më dukej se kishin kaluar dhjetëra vjet që kur nuk e kisha ndier erën e shtëpisë, që kur nëna nuk më kishte arnuar mëngët e setrës.(njerëz të krisur f.22). sëmbim~i.m.sh.~e~et.(+). Dhembje e mrehtë në trup, sikur të shpon a të ther diçka: Si fjete, i dashur Cute? Pate ndonjë ngacmim, a ndonjë sëmbim në trup? (Arka e Djallit f.98). sënduqkë-a f (+). Fjalë dialektore, arkë prej druri me kapak për të mbajtur plaçka të ndryshme; gjëra me rendësi: Domethënë në baxhë në një sënduqkë druri ë? (Arka e Djallit.f13). sfilit~kal~a.~ur.(+). E mundoj keq dikë; i shkaktoj vuajtje të rënda e mundime dikujt, e torturoj: U sfilite, bir i nënës!- dhe më fshiu me shami një lot në faqe.(njerëz të krisur f.196). sfin/g~gu.m (+). Zog i vogël fare: Kjo ndjehej edhe nga cicërimat e zgjatura dhe si të mekura të zogjve të vegjël fare, që në atë krahinë u thonin sfingja.(arka e Djallit f.281). 180

181 sifoni sifon~i.m.sh.~e.~et.(+). bised. Gaz karbonik që futet në ujë a në pije freskuese dhe që del në trajtë flluskash kur hapet shishja; ujë me gaz karbonik të futur me presion: U ulëm në një tavolinë me një mbulesë me ngjyrë të çelur dhe porositëm dy kafe e dy gota sifon. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.209). sihariq-i m.(+). bised.lajm i mirë për diçka a pë dikë: Por nga këto fjalëtë thata të dy pleqtë u çelë dhe ndienë mjë gëzim të patreguar, sikur të ishin përpara një sihariqi. (Arka e Djallit.f.8.). siklet~i.m.sh.~e.~et (+). bised. Shqetësim i brenshëm që e bën njeriun të vuajë, mundim, brengë, mërzitje e madhe, gjendje e vështirë, hall i madh: Edhe vapë s'është, por më jep siklet kjo e flamosur sëmundje!- (Arka e Djallit f.233). silazh~i.m.sh.~e.~et. (+). bujq.ushqim për kafshët, që përdoret zakonisht në dimër dhe që përgatitet duke grirë bimët e duke i lënë të tharmëtohen në gropa a në vende të posaçme të mbuluara: Për një njeri që nënvleftëson silazhin. (Njerëz të krisur f.265). siluet/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Hija e errët e diçkaje që del mbi një fushë të bardhë a të ndritur; vijat anësore të diçkaje që duket nga larg jo shumë qartë: Dora e saj e lehtë ktheu çelësin dhe në errësirën e koridorit unë dallova siluetën e saj të bukur.(njerëz të krisur f.293). simbolik~e.mb(+). Që vlen si simbol i diçkaje, që përfaqëson diçka në mënyrë të figurshme, që nuk ka ndonjë vlerë më vete, por ka atë që përfaqëson :, por diçka tjetër; ishte një përpjekje simbolike për të interpretuar një filozofi të veçantë, (Arka e Djallit f.197). sini simetri~a.f.(+). Vendosja e pjesëve të një tërësie në mënyrë të atillë që të kenë përputhje të plotë madhësie, trajte, përmasash etj. Në lidhje me një pikë, me një bosht ose me një rrafsh: Mendonte, i shkreti, që të jetonte gjithmonë mes simetrisë.(njerëz të krisur f.334). simfoni~a.f.sh.~.~të.(+). muz.vepër e madhe muzikore për orkestër, e përbërë prej katër pjesësh që quhen kohë: Mijëra e mijëra këngë, simfoni, sonata, etyde, opera, opereta, kantata oshëtijnë në pesë kontinentet.(njerëz të krisur f.185). simit/e~ja.f.sh.~e.~et.(+). Lloj buke e bardhë, e rrumbullakët dhe e lyer përsipër me të verdhë veze, që zihet me qiqra a me tharm: Simitet e bardha prej gruri i kam qejf. (Njerëz të krisur f.260). simpatiz/oj~kal~ova~uar.(+). Miratoj dhe përkrah idetë, idealet e qëllimet e një lëvizjeje shoqërore, politike etj.:., nuk donte gjithashtu të futej padashka nëpër tarafe a grupe njerëzish që simpatizonin një palë dhë hidhnin poshtë një palë tjetër.(arka e Djallit f.261). simpatizant~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Ai që simpatizon dikë a diçka: Kritiku Zaim Avazi, një nga simpatizantët më të mëdhenj të shokut Zylo, bënte disa gjeste kuptimplote, duke dhënë përshtypjen se ai dinte gjithshka. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.191). sini~a.f.sh.~.~të.(+). Enë e nderë prej bakri si tepsi e cekët me anë pak të ngritura, që përdoret për të pjekur lakrorë etj.; enë e tillë që përdorej si sofër pëer të shtruar bukën e gjellën: Një herë në një kohë, thonë, fryu një erë e marrë sa tundi detin nga fundi dhe deti nxori një gjarpër kaq të madh sa i kishte sytë sa një sini, dhe trupin kaq të trashë, sa mezi ta pushtonin me krahë dhjetë njerëz.(dështaku f.94). 181

182 sinjalizimi sinjalizim~i.m.sh.~e.~et.(+). Njoftim zakonisht për diçka jo të mirë: Nga sinjalizimet e mia për ta shpëtuar, Bamkën e kanë paralajmëruar që të hiqte dorë nga ahengjet e shthurura, nga veprimet e rrezikshme gati kryengritëse dhe nga bisedat plot ekuivoke politike të Cute Babules.(Arka e Djallit f.236). sisor~i.m.sh.~ë.~ët.(+). zool. Gjitar, kafshët kërbishtore më të larta, që kanë gjak të kuq e të ngrohtë, mushkëri etj. Dhe që bëjnë të vegjël, të cilët i ushqen femra me qumësht:., mendoi ai dhe nuk lëvizi nga vendi, pasi këtyre sisorëve, nuk u trembej. (Arka e Djallit f.209). sixhade~ja.f.sh.~.~të.(+). Qilim i vogël me push të dendur e të lëmuar, i zbukuruar me vizatime e me ngjyra, që përdoret si shtrojë ose për të stolisur muret :.-thirri Cute Babulja në sallonin e shtruar me qilimë sixhade, një pëllëmbë të trashë.(arka e Djallit f.189). Në murin përballë ishte një sixhade e madhe në të cilën kryqëzoheshin dy shpata të lashta.( Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.46). sjellës~i.m(+). Ai që sjell diçka: Edhe unë s'e besoj, por lugati në fakt është sjellës i epilepsisë, o Fore!(Arka e Djallit f.429). skallop~i.m(-). Lloj gatimi me fruta deti, zakonisht me peshk: Mua më pëlqente ky restorant, se gatuante mirë, veçanërisht skallopin e bënte të shijshëm.(njerëz të krisur f.218). skandal~i.m.sh.~e.~et.(+). Ngjarje e pahijshme, shkelje e turpshme e ligjeve, e rregullave, e moralit shoqëror etj., që merret vesh nga të gjithë, veprim, sjellje ose diçka që ngjall zemërimin e të tjerëve: Shtetit tonë nuk i leverdisin skandalet. (Arka e Djallit f.144). Vajtja e tij në Turqi përmes Greqisë bashkë me Cute Babulen, skandalet e tyre me shoferin...(arka e Djallit f.236). skërkë skandaloz~e.mb(+). Që shkel në mënyrë të pahijshme e të hapët rregullat e moralin e shoqërisë, i turpshëm, i palejueshëm:.., plasi një sherr i madh, që arriti përmasa skandaloze. (Arka e Djallit f.164). Ata me siguri e kishin vënë re Anthullën që dilte nga deriçka e oborrit të Selman Thanës në një gjendje skandaloze. (Arka e Djallit f.439). Ai i di -m'u kthye mua:- E dëgjon? Kjo është skandaloze! (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.24). skapamento~ja.f (-). Tub që nevojitët për nxjerrjen e gazrava në mjetet motorike: Atëherë Forja hyri në makinë, shtrëngoi me të dy duart timonin, ndezi motorin dhe bamb e bumb skapamentoja (Arka e Djallit f.151). skepticiz/ëm~mi.m.(+). Mosbesim ndaj dikujt a diçkaje ; qëndrim me dyshim e mosbesim për kryerjen ose për vërtetësinë e diçkaje: Araniti, me atë skepticizmin e tij, nuk do t'i pranonte kurrë kritikët e dëgjuat! (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.193). skeptik~e.mb (+). Ai që dyshon dhe shfaq mosbesim për gjithçka; ai që mban gjithnjë qëndrim të tillë ose që përshkohet nga skepticizmi: Dhe Sherif Abeceja, sado që u mundua të përmbahet, nuk e fshehu dot vështrimin përçmues dhe skeptik ndaj këtij bukuroshi.(arka e Djallit f.283). skeptik~u.m.sh.~ë.~ët.(+). Ai që dyshon dhe shfaq mosbesim për gjithçka, njeri që mban gjithnjë qëndrim skeptik: Ata shkasin si për inerci drejt të talentuarve, rrinë bashkë me ta, e heqin veten si të aftë, marrin qëndrime e pamje të njerëzve të talentuar, shtriren pak skeptikë, pak nihilistë për artin që bëjnë të tjerët.(njerëz të krisur f.191). skërk/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). 1-Shkëmb i thepisur e me maja të copëtuara; vend në mal me shkëmbinj të thepisur e të copëtuar; tokë malore e thatë e tërë gurë. 2-Gropë a guvë mes shkëmbinjve të thepisur: Është e kotë,-të sillemi këtyre skërkave.(njerëz të krisur f.11). 182

183 skërsmit skërsmit(skërmis)~kal~a.~ur.(+). 1.Kruaj a gërvisht koren ose cipën e sipërme të diçkaje me një send të mprehtë a me majë: Pastaj u ul në gjunjë mbi batanije, e afroi fytyrën në mur dhe filloi të skërmiste me thua e të fshinte gëlqeren dhe dheun në gurin e luajtur nga vendi. (Njerëz të krisur f.245). 2.Kërcëlloj dhëmbët: "Shiko, shiko! Dika t'i bjerë tryezës me grusht!"-u skërmit Dalip Kozara. (Dështaku f.232). skëterr/ë~a.f(+). fig.kushte jete shumë të rënda dhe të padurueshme; vend me kushte të tilla: Islam Bylykbashi provoi edhe të rrahurat e gjermanëve, duke kaluar përmes një skëterre të vërtetë. (Njerëz të krisur f.47). skic/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). let. Përshkrim i shkurtërngjarjesh të jetuara nga autori me një stil të thjeshtë:., janë thumbuar nga Bamka nëpër fejtone dhe skica humoristike për akraballëqet, hatëret, ryshfete e shpifjet. (Arka e Djallit f.263). sklerotiz/on~kal~oi~uar.(+). mjek.e bën të ngurtësohet, i shkakton sklerozën: Në mos vdeksh nga infarkti, ke për t'u sklerorizuar dhe do të kthehesh budalla. (Arka e Djallit f.350). skrupuloz~e~mb(-). Që ka të bëj me skrupullin, të veprosh sipas rregullave të caktuara morale, të jesh i drejtë, të të vrasi ndërgjegja për çdo gjë që bën (edhe si em.): Prandaj diplomacia jonë këshillon kujdes të madh, të jemi korrektë, të matur dhe thellësisht skrupulozë,...(arka e Djallit f.166). skut/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Cep i futur, vend i mënjanuar dhe i fshehtë; kënd, qoshe: Përmbi këta bishtra me fletë të mëdha hardhie dhe me bistakë rrushi të porsazënë kishin rënë që nga çatia tjegulla e copëra xhami, bluashka e kashtë, kleçka e mbeturina të sjella prej erës se nga ç'skutë! (Arka e Djallit f.212). S'kishte gjë, se ende ishte një paradite me diell dhe drita e begatë futej në të gjitha skutat dhe vrimat. (Arka e Djallit f.373). sofër snob-i. m(-). Njeri që ka prirje të sëmurë për të ndjekur një mënyrë jetese, sjelljet dhe modën e një shtrese që mendohet si më i lartë e më i zgjedhur në shoqëri, të pëlqësh diçka dhe pa ja ditur vlerën: Do të jetë ndonjë snob fshati, mendoi ai. Dhe snobë ka kudo.(arka e Djalli f.22). snobiz/ëm~mi.m (+). Prirje e sëmurë për të ndjekur mënyrën e jetesës, sjelljet dhe modën e një shtrese a të një grupi që mendohet si më i lartë e më zgjedhur në shoqëri; shija e sëmurë për t'i pëlqyer gjërat vetëm pse janë të huaja, të jashtëzakonshme e të stërholluara, pa shikuar vlerën e vërtetë të tyre: Ka periudha në historinë e një vendi që është më i dobishëm snobizmi sesa euforizmi i çmendur! (Arka e Djallit f.280). Ndofat nuk kam të drejtë,ndofta inati im është një snobizëm. (Njerëz të krisur f.183). sodit(sodis)~kal~a.~ur.(+). Shikoj diçka për një kohë të gjatë, pa u ngutur dhe me ëndje; kundroj: Rrinte drejt dhe sodiste peisazhin turk i heshtur dhe meditativ.(arka e Djallit f.178). sofat~i.m.sh.~e.~et.(+). Vend për të ndenjur përpara portës së shtëpisë, i bërë zakonisht prej gurësh të mëdhenj katërkëndësh të vendosur rrëzë murit në rrugët e ngushta të qytetit ose në fshatra: Ballkizi nusëronte në sofat me duvak të bardhë, e bukur nga më të bukurat. (Njerëz të krisur f.107). sof/ër~a.f.sh.~ra.~rat.(+). 1.Tryezë dërrase shumë e ulët dhe me trajtë të rrumbullakët rreth së cilës ulen për të ngrënë, tryeza e bukës: E di sofra, e di pragu,si rreh zemra, si djeg gjaku, e di sofra popullore (Arka e Djallit f.85). 2-fig.Një shumësi njerëzish. 3-fig.keq Rrethi i interesave e i qëllimeve të përbashkëta të një grupi, ka po ato interesa e qëllime me dikë: Ç'më duhet të shtrohem në lloj-lloj sofrash! (Arka e Djallit f.45) 183

184 sofistikuar sofistikuar(i.e)~mb.(-). Më i mirë, më i zhvilluar, i kohës:.., me makinacione më të përpunuara, me mjete më të sofistikuara, me hapa të studiuar, me moral me shthurje më të kamufluar,.(arka e Djallit f.194). U rrofshin raketat dhe armët e sofistikuara këtyre..(arka e Djallit f.224). sofrabez~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Mbulesë e tryezës së bukës: Unë mora me vete edhe një sofrabez të qëndisur nga Lulushja..(Arka e Djallit f.149). soj~i.m.sh.~e.~et.(+). Fisi ose rrethi nga e ka prejardhjen dikush: Soj i keq! (Njerëz të krisur f.136). E ka në soj! (Dështaku f.64). sojsëz~e.mb(+). bised.shar. Që i përket një familje të keqe, që e ka prejardhjen prej një familjeje të tillë: Titulli i "Mexhilisit" bërtiste: "Arnautët zullumqarë të femrave, dinsëzë, të pasajdisur dhe sojsëzë". (Arka e Djallit f.347). sokak~u.m.sh.~ë.~ët.(+). bised. Rrugë e ngushtë dhe e shtruar me kalldrëm ndërmjet ndërtesave të qytetit ose të fshatit, rrugicë: Nise tani drejt hotelit "Poiko", këtej nga ky sokaku në të djathtë,..(arka e Djallit f.153). Kur më zbret sokakut, më tundesh si putë,.(arka e Djallit f.286). sokëlli/j~jokal.~va.~rë (+). Thërras me zë të lartë, i bërtas fort dikujt: Largohu, Lulushe, se yt vëlla duhet t'i paguajë mëkatet që ka bërë me letrat e tij të prapa!-sokëlliu Cute Babulja nga kali. (Arka e Djallit f.71). Këtu, të them, përndryshe të lashë në Follorinë dhe ika me veturë në Shqipëri!-sokëlliu Forja dhe nga kjo sokëllimë u mblodhën edhe pesëmbëdhjetë grekër të tjerë. (Arka e Djallit f.151). Shporrmu, jevgjithka e m!-sokëlliu ai dhe ktheu kokën nga Pasho Velçani.(Njerëz të krisur f.118). solidarizohem sokëllim/ë~a.f.sh.~a.~at. (+). Thirrrje me zë të lartë, britmë: Këtu, të them, përndryshe të lashë në Follorinë dhe ika me veturë në Shqipëri!-sokëlliu Forja dhe nga kjo sokëllimë u mblodhën edhe pesëmbëdhjetë grekër të tjerë.(arka e Djallit f.151). solemne-mb (+). Që bëhet me ceremoni të posaçme dhe me madhështi, që organizohet me rastin e një ngjarjeje të shënuar: Ndodh si me atë, që megjithëse nuk ka qejf të shkojë në një mbledhje solemne, ka dëshirë t'i vijë ftesa. (Arka e Djallit f.29). solemnisht~ndajf. (+). Në mënyrë solemne:.,- tha ai dhe u largua solemnisht nga tribuna. (Arka e Djallit f.230). solemniteti (i.e)~mb.(-). Që ka tipare serioze, madhështore e të ngritura; hijerëndë e i lartë përd. Edhe si em.(solemnitet~i.m.sh.e.~et.): Në fytyrën e tij frynte erë solemniteti. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.31). Unë e ndjeva veten të lirë: drita, perdet e bardha prej nejloni që lëkundeshin lehtë prej erës, kostumi i hollë i shokut Q, kapelja e tij fine prej kashte e varur në qoshe të zyrës nuk mbanin fare hijen e solemnitetit. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.141). solfezh~i.m.(+). muz. Ushtrime muzikore, që bëhen duke i emëruar notat e duke i kënduar sipas tingullit të shënuar për të stërvitur veshin: Edhe tani më thanë, se ti nuk e ke mendjen në mësime, në solfezhe e ç'janë ato, po e ke mendjen në ç'janë ato, pipiruqet! (Njerëz të krisur f.187). solidarizohem~vetv.(+). Shpreh miratimin e përkrahjen time për diçka ose për veprimet e dikujt, shfaq solidarësinë time me dikë ose për diçka: Marksisti Mitro Karapataqi braktis në shenjë proteste restorantin e Gallatës, ndërsa hrushoviani Bamkë Dynjaja solidarizohet me liberalin feminist Cute Babulja. (Arka e Djallit f.3436). 184

185 sonambul sonambul~i.m.sh.~ë.~ët.(+). mjek. Ai që vuan nga somnambulizmi, çrregullimi nervor ku disa njerëz ngrihen nëpër gjumë dhe bëjnë veprime në mënyrë të pavetëdijshme: I hedh një vështrim detit, bisedon me të dhe futet përsëri në dhomë, si sonambul. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.206). sonat/ë~a.f.sh.~a~at.(+). muz.vepër muzikore për një ose dy vegla, e përbërë prej tri ose katër pjesësh me kohë të ndryshme dhe me një ndërtim të posaçëm të temave: Mijëra e mijëra këngë, simfoni, sonata, etyde, opera, opereta, kantata oshëtijnë në pesë kontinentet. (Njerëz të krisur f.185). sonet~i.m.sh.~e.~et.(+). let.vjershë lirike prej 14 vargjesh, e ndarë në katër strofa, dy të parat prej katër vargjesh dhe dy të fundit prej tre vargjesh, zakonisht njëmbëdhjetërrokësh e me rima të gërshetuara në mënyra të ndryshme; tingëllimë:. dhe do të përkthente Torkuato Tason, shkrimtarin e tij më të dashur; e katërta: do shkruante një libër me soneta origjinale malësinë, blegtorinë dhe zanat...(njerëz të krisur f.151). sop~i.m.sh~a.~at.(+). Bregore: Ti ke dy fëmijë, ti ke grua, ti je kryetar, ti -tha ajo, duke i lëshuar fjalët nga goja, si kokrrat e grurit nga gryka e sopit të mullirit, njëra pas tjetrës (Dështaku f.4). sovjetik~u.m (+*). Që ka prejardhjen nga sovjetiku, shtetas i sovjetikut :.., zgjati dorën dhe ia fërkoi mjekrën e zezë sovjetikut azerbajxhanas Xhibilet Xhibiletov.(Arka e Djallit f.201). sovran~e.mb (+). Që gëzon sovranitet; që ka të bëjë me sovranitetin; që i përket dikujt me të drejtë dhe me ligj përd. edhe si em.: Xhelo Mara, që nga gota e ngritur, e mori me mend se kjo grua ishte e plotpushtetshme në këtë shtëpi dhe vullneti i saj ishte vullnet sovrani.(dështaku f.85). spiunazhi specializ/oj~kal~ova.~uar.(+). Përdoret edhe vetv. Specializohem marr njohuri të posaçme dhe të thelluara në një degë të shkencës, të teknikës a në një mjeshtëri, përgatitem si specialist: Mitro Karapataqi ishte specializuar për problemet teorike të letërsisë bashkëkohore, veçanërisht për çështjet e pastërtisë ideore dhe vigjilencës proletare në gjithë trupin,... (Arka e Djallit f.173). spikat (spikas)jokal (+). Dallohet mirë midis gjërave të tjera, shquhet; dallohet për ndonjë cilësi a veti, shquhen midis të tjerëve për diçka:..me një kapelë të rrumbullaktë prej ofiçeri, ku spikaste streha e lyrosur dhe e ndritur. (Arka e Djallit f.27). vet.veta III. Bie në sy a dallohet mirë midis gjërave të tjera, del në pah, shquhet: Pamja e tij të linte përshtypjen se në këtë vështrim spikasnin mendime të thella, por unë e dija se në të nuk kishte asnjë mendim. (Njerëz të krisur f.184). spiker~i.m.sh.~.~ët. (+). Folësi i radios, i televizionit etj:, vraponin fjalët e një artikulli për kursimet, të lexuar me shpejtësi nga spikeri.(arka e Djallit f.243). spiun~i.m.sh.~ë.~ët.(+). 1-Ai që merret me spiunazh, agjent i fshehtë i policisë që ndjek dhe gjurmon veprimtarinë e dikujt. 2-përb. Njeri i vënë nga dikush që të ndjekë dhe të gjurmojë veprimtarinë e të tjerëve, ai që kallëzon për fjalët e veprimet e dikujt: Ne e dimë që ndiqemi hap pas hapi nga vegla të reaksionit, shqiptarë të arratisur, spiunë dhe gazetarë... (Arka e Djallit f.166). spiunazh~i.m(+). Veprimtaria e organizuar në dëm të një shteti tjetër për të mbledhur të dhëna ose dokumente të ndryshme ushtarake, politike, ekonomike etj., që ruhen si sekrete shtetërore; veprimtaria e spiunëve ; përmb. rrjeti i spiunëve :, - të gjitha këto ngjallën dyshime për veprimtari spiunazhi...(arka e Djallit f.236). 185

186 spontane spontan~e~mb(+). libr. I vetvetishëm: Por kjo ishte një e puthur e rastit, e puthur spontane, e paparashikueshme, e puthur pa kuptim. (Arka e Djallit f.217). spontanitet~i.m.sh.~e.~et.(+*). Të qënurit e vetvetishëm, i pamenduar: Unë me spontanitetin e shpirtit i doja,..(arka e Djallit f.238). spras/ëm(i)~me(e).mb.(+). I fundit, i prapmë: Shoku Zylo priste i pështetur në kolltukun e sprasmë të veturës. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.78). sputnik~u.m.sh.~ë.~ët.(-). 1.Saltelit, pasi i pari që u dërgua në orbitë ishte Sputnik 1. 2.fig. Spiun, zbulues për të ditur gjithçka që ndodh: Të dy kritikët, Mitro Karapataqi dhe Zaim Avazi, i vërtiteshin Adilës si sputnikët rreth hënës për të zbuluar ndonjë fshehtësi. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.193). sqimatar~i.m(+). Që i pëlqen të vishet bukur e pastër, që kujdeset tepër për veshjen e për pamjen e jashtme:., ai e quajti si një shenjë të kujdesit të veçantë për vetveten, kujdes prej një sqimatari të stërholluar. (Arka e Djallit f.283). sqimatar-e.mb(+). Që i pëlqen të vishet bukur e pastër, që kujdeset tepër për veshjen e për pamjen e jashtme 2-që kërkon të duket e të dal përmbi të tjerët, që i jep tepër rëndësi vetës, kryelartë:..një burrë i thyer, i shkurtër dhe me mustaqe tepër të holla, të mbajtura me një kujdes sqimatari të madh.(arka e Djallit f.28). stad~i.m.sh~e.~et.(+). libr. Secila nga shkallët a periudhat me karakteristika dalluese që vërehen gjatë zhvillimit të diçkaje, fazë, etapë:., Cute Babulja kishte kalua nga shkalla e dremitjes në një stad më të zhvilluar.(arka e Djallit f.161). stenda stafidh/e~ja.f.sh.~e.~et.(+). Rrush i thatë : nga Selaniku dhe ti pastaj do të shkosh me të në Greqi dhe unë do të vij si mik dhe ne do të hamë stafidhe! (Njerëz të krisur f.79). stan~i.m.sh~e.~et.(+). 1-Vend me vathë e me kasolle për bagëtitë, për barinjtë e për bulmetin, i ngritur në mal për verë ose në vërri për dimër. 2-Tufa e dhenve; kope; grigjë: Fore, je në Stamboll, nuk je në stanet e Çajupit!-e qortoi Cute Babulja.(Arka e Djallit f.321. Edhe mua më ra në sy ecja e këtij djali, që i shëmbëllente baritjes së lebërve të mësuar me guna nëpër stane.(arka e Djallit f.365). statuetk/ë~a.f.sh~a.~at.(+). Shtatore e vogël, statujë e vogël: Nëpër vitrinat e rafteve dukeshin vazo të vogla antike, figurina dhe statuetka, lugë të lashta të argjendta dhe pjata të vizatuara përbrenda.(arka e Djallit f.414). statuj/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Shtatore: Qëllon shpesh herë që fshatarët shqipëtarë, kur mbjellin arat, nxjerrin me plug a me parmendë, bashkë me plisat, o një statujë të ndonjë filozofi romak, o një jatagan të ndonjë jeniçeri turk të përzier me gëzhojat e fishekëve të ndonjë ushtari italian a gjerman. (Arka e Djallit f.278). stek/ë~a.f (+). Thek, tufë fijesh të bashkuara më një kokë, që varen varg në fund ose anëve të një petku, një qilimi, një shalli etj.: Ai bleu për vjehrrën time një palë çorape të zeza dhe një shall të zi të madh me steka nga ata që i hedhin gratë e moshuara mbi supe. (Arka e Djallit f.404). stend-a.f (+). Kornizë e gjërë me pëlhurë të nderë ose me një fletë të hollë e të drunjtë, mbi të cilën ngijten fotografi, shkrime etj. për t'u shikuar a lexuar: Poshtë, në sallën e muzeut, Sherif Abeceja vuri kutinë prej teneqeje mbi një fron nën stendën me fotografi dhe iu kthye Spiros:...(Arka e Djallit f.25) Bardhi ka një dhomë plot me herbariume, me fletë lulesh të ngjitura me gjëlpëra në stenda të mëdha.(shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.172). 186

187 stepem step/em~vetv.~a(u),~ur.(+). fig.përmbahem, ngurroj; tërhiqem përpara një pune ngaqë jam i pafuqishëm a i paaftë: Mos u stepni nga pengesat që mund t'u nxjerrin botuesit burokratë. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.68). Por stepesha të kuvendoja me Cute Babulen për këto mendime që kishin lindur, pasi kisha frikë se mos i merrte si këshillime didaktike dhe mos më quante dogmatik dhe si njeri me filozofi të kufizuar dhe të thatë,... (Arka e Djallit f.160). steriotip(i)~e(e)~mb (+). Që përsëritet vazhdimisht pa asnjë ndryshim, keq. shabllon, standard: Dhe i erdhi keq që Bamkë Dynjaja e kishte përshkruar kaq në mënyrë steriotipe tradicionale figurën e saj. (Arka e Djallit f.82). stërflas~jokal~stërfola~stërfolur.(-). Që flasin me tepri, që flasin jashtëzakonisht për dikë a për diçka: Nejse Flasin e stërflasin (Arka e Djallit f.257). stërholl/oj~kal.~ova.~uar.(+). 1-Them a bëj diçka duke u futur në hollësira tepër të imëta e pa vlerë, paraqit diçka duke e zgjatur me çikërrima e duke e ngatërruar: Kush t'i ka stërholluar, Maxhuni? Ai i stërhollon! (Arka e Djallit f.84.). stërhollim~i.m.sh.~e.~et.(+). Fjalë a shprehje me hollësira tepër të imta e të ngatërruara: Ç'janë këto stërhollime? (Arka e Djallit f,84). stërholluar(i.e)~mb.(+). Shumë i hollë (për ndjenjat, shijet etj.); që ka stërhollime:., ai e quajti si një shenjë të kujdesit të veçantë për vetveten, kujdes prej një sqimatari të stërholluar.(arka e Djallit f.283). stërmas(stërmat)~kal.~a.~ur.(-). Shumë i matur: I shkruan gjerat pa i matur dhe pa i stërmatur dhe pa u drojtur se ç'mund të flisnin ata që do t'ia lexonin. (Arka e Djallit f.171). stisur stërth/em~kal~ashë.~ënë.(+). Them a përmend diçka shumë herë në raste të ndryshme, përsërit një pohim a një mendim shumë herë:., ose dalin tufë në holl për të nisur kuvendimin nga e para dhe për të përsëritur po ato gjëra që i kanë thënë e stërthënë. (Arka e Djallit f.320). stilizim~i.m.sh.~e.~et.(+). Vepër e përpunuar që ka ruajtur disa tipare themelore e veçori dalluese të mëparshme a që imiton veçoritë e një stili të caktuar: Por ato u shembëllenin stilizimeve të këngëve popullore. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.97). stilizuar(i.e)~mb.(-)(+*). Pëpunoj, i jap tipare dalluese të një stili; imitoj stilin: Lëvizje të stilizuara, fjalë të stilizuara, mendime të stilizuara (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.97). stilograf-i.m.sh-ë,ët(+). Mjet për të shkruar, i përbërë nga një gyp që mbushet me bojë dhe nga një majë pene prej metali, tek e cila boja shkon vetiu: Nga andej nxori fletoren e trashë me kapakë të zinj, pa i trazuar letrat e tjera të shkruara herë me laps, herë me stilolaps e herë me stilograf.(arka e Djallit f.33). stilolaps-i.m.sh-a-at (+). Lloj lapsi që shkruan me bojë, laps që shkruan si stilograf: Nga andej nxori fletoren e trashë me kapakë të zinj, pa i trazuar letrat e tjera të shkruara herë me laps, herë me stilolaps e herë me stilograf. (Arka e Djallit f.33). stis~kal~a~ur. (+). Hartoj a thur diçka aty për aty, nxjerr, sajoj: Bamka ka mbledhur andej-këndej historira, ka hequr dhe ka shtuar, ka qëndisur dhe ka stisur dhe ia ka vënë të gjitha një njeriu.(arka e Djallit f.185). stisur(i.e)~mb.(+*). Që është e trilluar, shpifje: se këto që bën Sherif Abeceja nuk janë çudira, por marrëzi të stisura dhe artificiale për t'u dukur origjinal,. (Arka e Djallit f.452). 187

188 stoli stoli~a.f.sh.~.~të.(+). fig. Diçka që të tërheq me bukurinë e saj; bukuri: Sesi çkëlqejnë në stoli, kur më pat zënë i pari mall! (Arka e Djallit f.270). stra/ll~lli.m.sh.~je.~jet.(+). Lloj guri shumë i fortë, që kur goditet me një copë metali nxjerr shkëndija; gur zjarri, gur shkrepës: Në të dy anët e shpatave kishte dy kobure, njëra nga ato me strall me dorezë me zbukurime argjenti, tjetra nga ato nagantet me mulli. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.46 strateg~u.m.sh.~ë.~ët.(+). 1-hist.Komandant epror me fuqi ushtarake dhe civile (në Greqinë e lashtë dhe në Perandorinë Bizantine). 2-Ushtarak spedialist në fushën e strategjisë; komandant që drejton veprime të gjera luftarake (edhe fig.):.., motrës së Aleksandrit të Madh, këtij strategu kordhëtar shqiptar, që grekërit na e kanë përvetësuar padrejtësisht. (Arka e Djallit f.413). streh/ë~a.f.sh.~ë.~ët.(+). Rrethi anës kapelës ose pjesa e një kaskete e dalë përpara mbi ballë:, të marr kapelen dhe të shtrijë me gishtërinj strehën, që i dukej e zhubrosur,.(arka e Djallit f.304). strehim~i.m.sh.~e.~et.(+). E drejta e banimit dhe mbrojtja që i jepet një të huaji, i cili është larguar nga atdheu për të shpëtuar nga ndjekjet për shkak të bindjeve ose të veprimtarisë së tij politike: I plagosuri Fore, nuk u shfaq në mbrëmje dhe mund të ketë kërkuar strehim politik në Stamboll. (Arka e Djallit f.346). struk/em.vetv.~a(u),~ur.(+). Futem diku dhe rri për t'u mbrojtur, për të mos u diktuar etj.keq. fshihem diku pasi jam shpartalluar: Ç'shkruan ditëziu, o plak?- pyeti Fatimja që ishte strukur nga thirrja e plakut pak më parë.(arka e Djallit f.68). subjektiviste strukturaliz/ëm~mi.m.(+). Rrymë në filozofi dhe në shkenca të tjera, që i vështron sendet dhe dukuritë e realitetit si strukturë në vetvete,jashtë lidhjeve e marrëdhënieve të tyre,jashtë procesit të zhvillimit e të ndryshimit, dhe që u jep karakter të përgjithshëm metodave të veçanta formaliste të studimit në këto fusha, një nga drejtimet e gjuhësisë së sotme që synon të zbulojë lidhjet e brendshme, varësitë dhe kundërvëniet e njësive gjuhësore: Në shekullin e njëzetë ka lulëzuar surrealizmi, futurizmi, impresionizmi, ekzistencializmi, strukturalizmi. (Arka e Djallit f.279). studentesk~e.mb.(-). Që ka të bëjë me studentët, që lidhet me jetën e me veprimtarinë e studentëve ose me kohën kur dikush ka qenë student: Ndoshta kjo dobësi lidhet me mbresat që kanë lënë te unë vitet studenteske në kryeqytet dhe më vonë ata dy vjet që punova si agronom në Ministri të Bujqësisë. (Njerëz të krisur f.209). stuhish/ëm(i)~me(e)~mb.(+). fig. Që kanë të bëjnë me stuhinë, si stuhia, të vrullshme: Salla shpërtheu në duartokitje të stuhishme.(arka e Djallit f.205). subjektivist~e.mb (+). 1.Që mbështetet në mendimet dhe në dëshirat e veçanta të një njeriu dhe jo në kushtet reale e në kërkesat objektive:, gabimet dhe lajthitjet e tij politike, miopinë e tij në teorinë dhe ecurinë e revolucionit, vlerësimet e tij subjektiviste të disa personaliteteve si Faik Konica, që e mbiçmonte e të tjera,... (Arka e Djallit f.173). 2.filoz. Që ka të bëjë me idealizmin subjektiv, që lidhet me subjektivizmin: Nuk kanë punuar keq, por ka mjaft interpretime subjektiviste dhe, përpos kësaj, edhe pasaktësi. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.22). Duke përdorur aritmetikën e thjeshtë edhe në lëmin e flalëve, ne e heqim këtë pjesë subjektiviste të opinionit nga opinioni i përgjithshëm dhe atëherë mbetet ajo hise që i takon shokut Shemshedin. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.132). 188

189 sufiksi sufiks~i.m(-). Gjuh. Prapashtesë, mbaresë, e cila ndihmon për të formuar fjalë të reja: Më fal, o Bamkë, që fjalës "mynafik" ia vura sufiksin turk "llëk", por me që jemi fare pranë Turqisë, na lejohet të huazojmë diçka nga fjalori i pasur i saj.(arka e Djallit f.169). sugjestioniues~e.mb.(-)(+*). Që është i nënshtruar, që ka mungesë pavarësie, që ndikon mbi vullnetin, mbi mendimet e ndjenjat e dikujt: "Kontrastet, o Bamkë, në situata të veçanta bëjnë efekt të madh dhe janë shumë sugjestionuese! (Arka e Djallit f.142). suit/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). 1.libr. Njerëzit që shoqërojnë nga afër një personalitet ose që përbëjnë rrethin e ngushtë të tij; përcjellës, shpurë (edhe iron.): Rreth shokut Zylo në plazh u mblodh një suitë e tërë. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.177). 2.muz. Pjesë muzikore ose valle të ndryshme të lidhura së bashku me përmbajtje dhe formë të afërt si një vepër: Jo simfoni, mami, por suitë,- e ndreqi të jëmën Diogjeni. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.199). superevropizim~i.m(-). fjalëform.libr. Formohet me anë të parashtesës super, Shënon që ndodhet më lart se evropizmi, demokratizimi, një diçka e fundit, më e fuqishme, që i kalon caqet e zakonshme, mbi : Ajo thoshte se modestia ime e këtushme në veshje, domethënë vendëse, jashtë shtetit duhet të kalonte në megallomani, apo më mirë në superevropizim.(arka e Djallit f.139). superfuqi~a.f.sh.~.~të.(+). Shtet me fuqi të madhe ekonomike e ushtarake: Ndërsa studiuesi dhe kritiku i supërfuqisë, azerbajxhanasi sovjetik (Arka e Djallit f.224). superimperialist~i.m.(-). Imperialist shumë i madh: Pëh! Në këtë seancë u paska ardhur radha edhe këtyre superimperialistëve? (Arka e Djallit f.226). surrati superlativ~e~mb (-). Mbi vlerësim, me fjalë të mëdha, më shumë se sa duhet, vlerësim i madh për dikë a diçka: Ndërsa "Don Kishotin" e Servantesit dhe "Shpirtëra të vdekura" të Gogolit i çmonte me fjalë superlative, se nuk i quante letërsi me sens humoristik, por tragjedi që përqeshin tragjedinë, (Arka e Djallit f.89). superpotencial~i.m(-). Me potencial të shumë të madh: Dhe kur pa se Cute Babulja, si president i seancës, u ul mes dy superpotencialëve, atëherë kaloi në një mish-mash apo turbullim nervor:(arka e Djallit f.226). supersticioz~e.mb(-). Që beson në parashikime, fetare, besimtare në gjithçka që thuhet, që beson ëndrrat, besim i tepruar (përd. edhe si em.): Hiç mos të vijë fjala!- u nxeh Fatimja, që ishte pak supersticioze. (Arka e Djallit f.433). supersticioz~i.m(-). Që beson në parashikime, fetare, besimtare në gjithçka që thuhet, që beson ëndrrat, besim i tepruar: Nuk jam supersticioz, po më pushtoi një parandjenjë e keqe.(njerëz të krisur f.196). supershtet~i.m.sh~e.~et.(-). Shtet i madh, me ekonomi, kulturë, tregëti etj. të madhe: Ne nuk luajmë futboll, basketboll, volejboll e të tjera sporte me këto dy supershtete, jo më të të shtrohemi krah (Arka e Djallit f.226 ). supozim~i.m.sh.~e.~et.(+). libr.hamendje, dyshim: Mund të bëhet edhe një supozim tjetër. (Arka e Djallit f.223). surrat~i.m.sh.~e.~et.(+). bised. Fytyrë, keq. fytyrë e shëmtuar, e keqe ose e ndyrë, turi:., sa të gjitha lopët ngritën kokat dhe i tendosën veshët nga të dy anët e surretërve të tyre leshtorë.(arka e Djallit f.248). 189

190 surratpekmeze surratpekmez/e~ja.f.(-). shar.keq. Njeri me fytyrë si pekmez, me fytyrë të shëmtuar a të keqe: E asaj surratpekmezes, e asaj që i janë tharë këmbët në hi! (Dështaku f.121). surratsëz~i.m.sh.~ë.~ët.(-). keq. Ai që ka surratin e zi, i keq : Fraza e fundit e xhaxhait më bëri të qesh: "Më surratsëz se Çombja",- përsërita me vete. (Njerëz të krisur f.261). surrealiz/ëm~mi.m(+). art. Drejtim në artin e në letërsinë e shekullit XX, që e kërkon burimin e krijimtarisë te dukuritë e pavetëdijes: Në shekullin e njëzetë ka lulëzuar surrealizmi, futurizmi, impresionizmi, ekzistencializmi, strukturalizmi. (Arka e Djallit f.279). sus~ndajf.(+). fig. Pa folur dhe pa lëvizur : Turçeliu Bajram Dynjaoglli, i vetquajturi Bamkë, rrinte sus karshi gjyrylldylerit Maksut. (Arka e Djallit f.347). syrgjynos symbyllurazi~ndajf.(+). Me sy të mbyllur, si nëpër gjumë: Ndoshta i ngacmuar ng akjo erë që vinte përmes dritares gjysmë të hapur të veturës, ai murmuriti symbyllurazi:.(arka e Djallit f.173). synet~i.m(+). vjet. Prerje e lafshës së organit mashkullor të fëmijëve sipas paragjykimeve fetare të myslymanëve dhe të hebrenjve; të përgjakurit, rrethprerje: Po të paktën ta bëjmë synet! (Njerëz të krisur f.81). syrgjynos~kal~a.~ur.(+). bised.1-vjet.e dërgoj syrgjyn dikë, e internoj në një vend të largët. 2-fig. E detyroj dikë të mërgojë jashtë atdheut: E di ti se Aishenë e zuri Abaz Aliu dhe e syrgjynosi në Medinë, pastaj u pendua dhe vetëm për nder.(arka e Djallit f.388). suspacion~i.m (-). Heshtje, qetësi, ndalim, pezullim i diçkaje, këtu përdoret si heshtje në mënyrë fig.: Shënimi në gazetën "Vorioepiriotis", lëkundjet e Fores për t'u kthyer në Atdhe a për të mbetur në Greqi dhe grindja e ndjerë e Cute Babules me Mitro Karapataqin i dhanë udhëtimit tonë ngjyrën e murrme dhe krijuan në veturë një atmosferë të plumbtë, aq të rëndë, sa edhe balestrat e makinës e ndjenin, pasi ishin ulur dhe kishin humbur suspacionin e tyre. (Arka e Djallit f.172). suva~ja.f(+). Shtresa prej llaçi që i vihet përsipër murit dhe tavanit: Nga gjumi e ke edhe të qarët!- thirri i pashpirti Sherif Abeceja dhe vrapoi në dhomën e tij, duke e përplasur aq shumë derën, sa u shkëput një copë suva dhe ra në truall.(arka e Djallit f.351). syçk/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). përk.sy i vogël e i bukur:.-psherëtiu ajo dhe perëndoi syçkat përpara Sherif Abecesë.(Arka e Djallit f.218). 190

191 shablonizëm shabloniz/ëm~mi.m (+). keq.të qenët shabllonist, që vepron në mënyrë shabllone: Ndërsa kjo që thoni ju është një shablonizëm, një parafabrikat apo klishe e spikërve të radios, vërja emrin si të duash! (Arka e Djallit f.451). shabllon~i.m.sh.~e.~et.(+). fig. Përsëritja e diçkaje të njohur ashtu siç është, pa i ndryshuar a pa i shtuar gjë, kopjim mekanik; formulë, shprehje a ide që është përdorur dhe është shfrytëzuar nga shumë të tjerë:, është hera e parë që po ndiej nga goja jote një ligjërim kaq të figurshëm jashtë shablloneve të shkrimeve kritike! (Arka e Djallit f.333). shajak~u.m.sh.~ë.~ët.(+). Stof leshi i trashë, i punuar me vegjë dhe i dërstilur, që përdoret zakonisht për veshje të sipërme fshatare: Po të bënim një krahasim, ata i kanë si shajak, ne i kemi si kadife!...(arka e Djallit f.311)., kuvendonte me Kamber Rehovën, të zotin e shtëpisë,që mbante qillota shajaku me kopsa në anë të kërcinjve të këmbëve. (Njerëz të krisur f.63). Plaka më fërkon me një copë shajaku gjersa skuqem, si karavidhja në ujë të valuar (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.107). shakaxhi~u.m.sh.~nj.~njtë.(+). Njeri që ka qejf të bëjë shaka, njeri të cilit i pëlqejnë shakatë, shakatar, hokatar: Unë nuk e dija se Demka qënka shakaxhi!-tha ajo duke qeshur. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.17). Shakatar, që bën shumë shaka: Nuk e besojmë që kjo të jetë një shaka, megjithëse, sa dimë, Cute Babulja është një shakaxhi, që i kalon kufinjtë e Vendit të Shqiponjave.(Arka e Djallit f.222). Është për të ardhur keq që rreth Cute Babules, këtij aventurieri dhe zijafetxhiu të papërmbajtur herë pas here grumbullon akademikë dhe shkrimtarë të shquar si Sherif Abeceja me shokë, të cilët qeshin me shakaxhinë e shfrenuar, këtë mëz të hazdisur të pelës së mikroborgjezisë. (Arka e Djallit f.115). sharlatani shakull~ndajf.(+). I shtritë përtokë pa frymë, top: Edhe ty natyra mund të të lëshojë në kokë ndonjë gur dhe të të lërë shakull në ndonjë rrëzë mali,.(arka e Djallit f.126). shal/oj~kal.~ova.~uar.(+). I vë shalën kalit a mushkës, për t'i hipur, hipur mbi kalë pasi e ka shaluar: Shaluar kalit ai iu drejtua Maxhunit me këngë, si kapedanët e qëmotshëm shqiptarë:(arka e Djallit f.70). shallvare~t.f (+). vet.sh.veshje prej cope të leshtë a prej pëlhure të trashë, që mbajnë si pantallona burrat e gratë në disa krahina dhe që janë mjaft të lirshme, të gjera lart e të ngushta nga fundi i këmbëve: Deri tani vetëm burra me kokore të zeza dhe me shallvare po shohim të hidhen si kacagjela-iu drejtua ai Cute Babules.(Arka e Djallit f.340). shamat/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Zhurmë e madhe, britma e të thirrura kur grinden dy a më shumë veta: Kur e zura, s'bëri shamatë! (Arka e Djallit f.187). shamator~e.mb. (-). Ai që bën shamatë, zhurmë për çdo gjë, grindavec: Mori hov, kërceu mbi parmakët e verandës dhe ra përpara çiftit shamator.(shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.212). shapk/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Kasketë: Veprim kundërrevolucionar!- tha ai pa m'u drejtuar mua dhe kushedi sepse, hodhi nga koka shapkën, e vuri nën sqetull.(arka e Djallit f.253). sharap~mb.(-). turq.e kuqe: Bej-efendi, kërmëzë sharap! (Arka e Djallit f.342). sharlatan~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Njeri me dije të pakta e të cekëta, që përpiqet të mashtrojë të tjerët duke u hequr si i ditur e i zoti, ose që shfrytëzon mirëbesimin a padijen e të tjerëve, mashtrues i paturpshëm, batakçi: Kjo do ta sillte në vete atë sharlatan! (Njerëz të krisur f.326). 191

192 sharllatani sharllatan~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Njeri me dije të cekëta, që përpiqet të mashtrojë të tjerët, duke u hequr si i ditur e i zoti ose duke shfrytëzuar mirëbesimin a padijen e tyre; batakçi: I kushtuam më shumë vëmendje se sa duhet këtij sharllatani.(njerëz të krisur f.155). sharp~i.m.sh.~e.~et.(-). Shami e zezë prej mëndafshi të hollë, që e hedhin gratë në kokë në raste zie, duke e lëshuar nga prapa deri në bel: U duk sikur edhe sharpi i zi mbi ballë u bë i zbehtë.(njerëz të krisur f.74). shat/ë~a.f.sh~a.~at.dhe shat~i.m.sh.~a.~at. (+). Vegël bujqësore me një pllakë të metaltë në trajtë gjysmërrethi, të gjerë e të mprehtë dhe me bisht të drunjtë, që përdoret për të prashitur, për të mihur etj., bised. prashitja e bimëve me këtë vegël: Mirë do të bësh!-tha Selmani, duke iu afruar me shatën e vogël në dorë. (Arka e Djallit f.264). shefteli~a.f.sh.~.~të.(+). bot.vjet.pjeshkë:.., dhe shikonim gjithë këta njerëz që u ndritnin fytyrart e lëmuara nga vitaminat, nga bananet, ananasët, sheftelitë, zerdelitë dhe mollët.(arka e Djallit f.189). sheh~u.m.sh.~lerë.~lerët.(+). fet. I pari i një sekti mysliman ose i një teqeje të këtij sekti:., ndalohen dhe dënohen ata që takohen me hoxhallarë, dervishë, baballarë, shehlerë, priftërinj, murgjër e murgesha.(arka e Djallit f.222). sheit~i.m (+). I pari i një fisi te popujt arabë: Ranë shumë sheitë në atë muharebe?-pyeti babai. (Njerëz të krisur f.38). shejtan~i.m (+). shak.është shumë i shkathët e dinak, i prapë: Sikur s'vete dhe aq mirë shejtani! (Arka e Djallit f.257). shfletoj shelgjisht/ë~a.f.sh.~a.~at. Dhe shelgjisht/e~ja.f.sh.~e.~et. (+). Pyll me shelgje, vend me shelgje :., por nuk kishte dëshirë të gjente as kërkënd në vendin ku peshkonte, në gjirin e ngushtë të liqenit mes shelgjishtave dhe drizave. (Njerëz të krisur f.331). shembëllim~i.m.sh.~e.~et.(+). 1-Të qenët ngjashëm me një tjetër, ngjasim 2-Shëmbëlltyrë:, Cute Babulen, t'u besoj engjëjve nga që shoh në fytyrën tënde shembëllimin engjëllor.(arka e Djallit f.77). shenjtë(i.e)~mb(+). fig.lart. Që është i pacenueshëm e i paprekshëm; që adhurohet; që të ngjall a të frymëzon një nderim të thellë; që frymëzohet nga qëllime të larta e fisnike, nga dashuria për popullin e për atdheun; i adhurueshëm: Kush tallet me gjërat e shenjta? (Arka e Djallit f.301). shezlong~u.m.(-). Karrige prej druri në formën e krevatit që shërben për tu shtrirë nën çadër buzë detit gjatë pushimeve: E gjeta në ballkon, shtrirë për gjysmë në një shezlong nën çadrën e tij të trëndafiltë. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.187). shëndetsh/ëm(i)~me(e)~mb.(+). Që të jep shëndet, që është i mirë e i dobishëm për shëndetin: Qumështi vinte pizgë në kusitë, duke çërçëritur e duke përhapur një erë të shëndetshme prej qënieje të gjallë.(arka e Djallit f.242). shfarosës~e.~mb(+). Që të shfaros, që bëhet për të shfarosur: Tahir Kapedani i hodhi një vështrim shfarosës.(arka e Djallit f.148). shflet/oj~kal~ova~uar.(+). Kthej një e nga një fletët e një libri, të një fletoreje etj.: Prandaj ai shau veten, që nuk kishte shfletuar ndonjë libër për grurin dhe në përgjithësi për bimët bujqësore. (Arka e Djallit f.275). 192

193 shfrenuar shfrenuar(i.e)~mb(+). I papërmbajtur, i pafre, që se kontrollon fare veten: Vjehrra ime rrinte në karrige krenare dhe me një mendjemadhësi të shfrenuar, rrinte drejt me këmbën përmbi këmbë, (Arka e Djallit f.97). Era për një çast u duk sikur u qetësua, por përsëri ia nisi me një tërbim më të shfrenuar se më parë.(arka e Djallit f.208). shfryj~jokal~shfryva, shfryrë.(+). përdoret kal.fig. Nxjerr jashtë me vrull atë që ndiej në shpirt, nxjerr inatin kundër dikujt: Për një mender, Të dhj një orë dore elektronike!-shfryu Forja, ndërsa ustai i tij, Cute Babulja,u gajas së qeshuri.(arka e Djallit f.152). shij/e~a.f.sh.~e.~et.(+). fig.aftësia për të kuptuar dhe për të vlerësuar të bukurën në jetë, në natyrë a në vepra arti, ndjenja e së bukurës: Tezja e Hyskës është me shije të hollë -thoshte Lulushja.(Arka e Djallit f.140). shkallm/oj~kal~ova.~uar.(+). Edhe fig.shkatërroj, shemb nga themeli; dërrmoj, thyej, bëj copë-copë: Sherif Abeceja si i çmendur vrapoi në dhomën e pleqve duke e shkallmuar me këmbë derën.(arka e Djallit f.440). shkapërdredhur(i.e)~mb.(+). Që nuk ka vijimësi e lidhje të pandërprerë, i përhapur, i papërqendruar: Ka vetëm një ekspozicion emfatik të shkapërderdhur,-tha. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.157). shkarazi~ndajf.(+). fig.kalimthi, pa vemendjen e kujdesin e duhur: Por edhe ky, me sa duket, e ka lexuar shkarazi sa për të shuar ndonjë kuriozitet.(arka e Djallit f.288). shkark/oj~kal~ova.~uar.(+). fig.lehtësojn veten a dikë tjetër nga një barrë, nga një detyrim etj: -tha Anthulla dhe psherëtiu si të shkarkonte nga supet e saj një barrë të rëndë.(arka e Djallit f.132). shkrep shkarp/ë~a.sh.~a.~at.(+). Degë të holla e të thata, që përdoren për të ndezur zjarrin a për të bërë zjarr me flakë; karthje: I kishte vdekur gruaja të shkretit dhe shpesh binte në mërzi, duke thithur një çibuk të madh, ku duhani kërciste si shkarpat në zjarr. (Njerëz të krisur f.299). shkëndij/on~jokal~oi.~uar.(+). Lëshon shkëndija; duket sikur lëshon shkëndija, vezullon si shkëndijë :.., dhe fiku cigaren në tavllën e duhanit, të cilën era e fryu dhe pastroi nga hiri që u përhap në dysheme duke shkëndijuar.(arka e Djallit f.209). shkolit(shkolis)~kal~a.~ur.(+). Shqit (zakonisht diçka të ngjitur me një lëndë ngjitëse): Ti kur ke lexuar dëfterin ose të kanë shpëtuar këto faqe, ose i e ke përçmuar, duke i quajtur si gjëra pa vlerë, o se ke përtuar t'i shkolitës -tha plaku.(arka e Djallit f.268). shkopsit(shkopsis)~kal.~a.~ur.(+). Zbërthej kopsat e një veshjeje (përd. edhe si mb.): Dhe ty, -iu kthye Selmant, -si një matuf që shkoje në orën ë mësimit para nxënësve me pantallona shkopsitura, ku të dukeshin brekët dhe gjërat e tjera!(arka e Djallit f.66). shkoqur~ndajf.(+). Duke i shqiptuar fjalët në mënyrë të qartë e të plotë; në mënyrë të dallueshme; me hollësi; qartë; copë: U kuptuam fare shkoqur! (Arka e Djallit f.309). shkrap~onomat.(+). Zhurma që lëshon një send, pushkë, aparat fotografik etj. kur shkrepet, shtypet: Rreth tij shkrap e shkrup blicat e fotoaparateve, rreth tij..(arka e Djallit f.223). shkrep~kal.~a.~ur.(+). I dolën shkëndija, i shkëlqyen, i ndriçoi: Që nga thellësitë e trurit diçka i shkrepëtiu me një dritë të fuqishme aq sa i theri balli.(arka e Djallit f.124). 2.Këtu përdoret si jokal. Pëlcet, zhurma që dëgjohet kur shkrepim një aparat: Disa herë shkrepëtinë blicet e aparateve fotografikë. (Arka e Djallit f.204). 193

194 shkrep shkrep~kal.~a.~ur.(+). 3.Përpjek dy sende që të nxjerrin shkëndija; këtu përpjek qepallat fort nga zemërimi: Jo, do ta dërrmoj!-tha duke shkrepëtitur sytë para meje.(shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.85). shkres/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Dokument i shkruar zyrtar, zakonisht i shkurtër, që i drejtohet dikujt: E vërtita shkresën nga të gjitha anët për të parë numrin, firmën, datën dhe hollësi nga më të papërfillshmet. (Arka e Djallit f.139). shkretëtirtë(i,e) ~mb.(-). fig.keq. I shkretë, i mjerë: Ruaju nga shpirti i thatë, i ngurtësuar dhe i shkretëtirtë i Zyber Shtufës, shpirt ku nuk mbin asgjë, përveçgjëmbaçëve të hidhur e plot farmak. (Arka e Djallit f.87). shkrofëti/j~jokal.~va.~rë.(+). Turfulloj: I paudhi Maxhun ra nën këmbët e kalit që shkrofëtinte, ra dhe uluriu: (Arka e Djallit f.71)., kurse Sherif Abeceja shkrofëtinte nën hundë si një kalë i tredhur në një lëndinë me bar të njomë. (Arka e Djallit f.437). Ndahet, po nuk i vë shkelmin!-tha Hysen Qorri me një zë si duke shkrofëtirë. (Dështaku f.200). shkrup~onomat.(-). Zhurma që lëshon një send, pushkë, aparat fotografik etj. kur shkrepet, shtypet: Rreth tij shkrap e shkrup blicat e fotoaparateve, rreth tij.. (Arka e Djallit f.223). shkumbëzuar(i.e)~mb.(+*). Që është me shkumë, që krijon shkumë:., nderoi me kokë dhe me sy qumështin e shkumbëzuar:(arka e Djallit f.242).2.që bëhet me shkumë gjatë rruajtjes, mjedisi në një rrojtore quhet i tillë:., tek ia hidhte vjedhurazi sytë në kokën e thinjur, e përfytyronte të ulur në një mjedis të shkumbëzuar para pasqyrës së tij pellazgjike.(arka e Djallit f.291). shoshit shkurtabiq~e.mb(+). mospërf. Që e ka trupin shumë të shkurtër, shkurtalaq ( edhe si em):.., që në delegacionin tonë, të cilin kryeson, të marrë pjesë edhe një shkurtabiq, sado i zgjuar të jetë! (Arka e Djallit f.142). shkurtaluc~i.m(+). mospërf. Ai që është i shkurtër, shkurtabiq (edhe si mb.): Pse s'thua që qënka bërë kasaphanë rrojtorja e atij shkurtalucit!-tundi kokën Fatimja.(Arka e Djallit f.400). shoputk/ë~a.f (-). fig. Lafshë, pjesë e trupit, pjesë e organit gjenetal të mashkullit, e cila është e panevojshme dhe hiqet, në ritin mysliman thuhet : bëhet synet: Në darkë nuk do t'ia gjej shoputkën e cironkës grekut tënd!- tha gjyshja.(njerëz të krisur f.82). shoshar~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Ai që bën shosha: Kjo atij i mungonte prej kohësh, se vite me radhë kishte qenë si një shoshar i vetmuar. (Dështaku f.45). shoshit(shoshis)~kal.~a.~ur.(+). Shqyrtoj me imtësi një çështje, e rrah mirë e nga të gjitha anët; hetoj diçka me kujdes për të nxjerrë një përfundim: Më me zjarr diskutonin Mitro Karapataqi dhe Kleopatra, e cila ishte shumë e informuar për çështjet që shoshiteshin buzë detit mbi kokërzat e imta të rërës.(shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.178). Bile kjo kish rënë në sy edhe të disa grave që kanë qëjf të shoshitën kokë për kokë dertet e dashurisë. (Njerëz të krisur f.324). Por shkrimin me këtë titull nuk mund ta botonte pa u shoshitur mirë qëndrimi politik i Bamkës, pa u shkundur pluhuri që e kishte mbuluar.(arka e Djallit f.136).duhej ta shoshiste me zotin Sherif (Arka e Djallit f.79). 194

195 shoshoqin shoshoqin~pakuf.(+). bised. Njeri-tjetrin: Tek kuvendonin me shoshoqin, nga mesi i shkencëtarëve u shkëput një dyzetvjeçar mjekrosh, i gjatë dhe i pashëm, i veshur me një xhaketë kadife të errët (Arka e Djallit f.312). shovinist~i.m (+). Ai që është përkrahës i shovinizmit, që përkrahë teorinë dhe politikën shovinizmit: Se në arkivin e Tiranës janë edhe dokumentet e gjyshit tënd si spiun i italianëve dhe i shovinistëve të Ballkanit, janë edhe shkresat e vulosura nga kuestura dhe Asfalia,... (Arka e Djallit f.267).., o Hyskë, e përdorte shumë Athanas Arhitrari, spiuni i italianëve, i Asfalisë dhe i shovinistëve të Ballkanit.(Arka e Djallit f.386). shpendëri~a.f.sh~,~të.(+). Degë e blegtorisë që merret me rritjen e shpendëve:.., që ti e njeh mirë se sa i zoti është edhe në fushën e shpendarisë së tokës dhe të ujit.(arka e Djallit f.50). shpez/ë~a.f.sh.~ë.~ët.(+). Shpend :., duke na lënë pas kujtime shumë të vyera, para të cilave nuk ia vlen asnjë grosh as patoku dhe as ndonjë qënie më e rëndësishme se kjo shpezë gjysmëtokësore, gjysmëujore...(arka e Djallit f.104). shpëlarë(i,e)~mb(+). Që është zbehur, që i kanë ikur ngjyrat: Letra ishte fotokopje e zverdhur dhe e shpëlarë, e nënshkruar nga një emër i panjohur. (Arka e Djallit f ). shpënë-kal~shpie~shpura(+). Marr me vete, sjell, bie, çoj, dërgoj; dialektalizëm që autori e përdor në vepër për të treguar veprim: Ndonjëherë, Selmani, kur Fatimja i kishte shpënë gjellën Sherif Abecesë, e pyeste (Arka e Djallit.f.7). shpifj/e~a.f.sh.~e.~et.(+). Fjalë e rreme, trillime, gjëra të paqena që thuhen për t'i përlyer dikujt emrin e mirë, për t'i ngarkuar një faj që nuk e ka bërë, për të njollosur diçka etj: Shkaku nga zuri fill kjo shpifje, ashtu si për gjithë shpifjet e kësaj natyre, është real.(arka e Djallit f.166). shqerrë shpirngushtë~mb (+). Për. edhe si em.dorështrënguar, zeemërngushtë: I ke parë ato gratë e moshuara, ato beqaret e përjetshme, sesa shpirngushta dhe sesa të liga janë? (Arka e Djallit f.126). shpirtkazma-mb(+). keq. Shpirtkeq, shpirtzi, zemërgur, gjakpirës, zemërzi për. edhe si em: Neve të gjithëve na vjen keq për Lulushen, të cilën Bamkë Dynjaja, apo Bamkë shpirtkazma, e ka kthyer në gjysmë njeriu (Arka e Djallit f.39) shpirtkëputur(i.e)~mb.(+). Që është i këputur, i trishtur, i mërzitur, i përvuajtshëm; që e ka shpirtin të këputur nga problemet për. edhe si em:, ku thureshin vjershat dhe këndoheshin këngët më shpirtkëputura dhe njëkohësisht më gazmore, ku qëndronin si qirinj më këmbë hanxhitë më të sajdisur, ku bujtonin dervishët më çudibërës,... (Arka e Djallit f.194). shpirtnjeri~mb(-). Që e ka shpirtin e mirë, njeri me zemër të mirë, i dashur, i bujar për. edhe si em: Ke një vjehrrë të mirë e ke një Maxhun shpirtnjeriu!(arka e Djallit f.82). shpupurisur(i.e)~mb(+). Që është shpupurisur: Edhe në gjumë i ke ruajtur pa shpupurisur! (Arka e Djallit f.158)., tani ishte shthurur si një kokë me flokë të gjatë të pakrehur e të shpupurisur.(arka e Djallit f.207). shpuzor/e~ja.f.sh.~e.~et.(+). Taketuke duhani: Pastaj filloi ta thithë cigaren me përtesë, ta shkundë hirin në shpuzore,..(arka e Djallit f.304). shpyllëz/oj~kal.~ova.~uar.(+). Pres pyllin për ta përdorur si tokë bujqësore, por këtu është përdorur në kuptim figurativ shkul diçka, t'i heq të gjitha: Por unë do t'i shpyllëzoj buzët e tua nga mustaqet!(arka e Djallit f.55). shqerr/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Qengj: I shin lepuj si shqerra, më të bardhë se dëbora e maleve, jo e oborrit.(arka e Djallit f.397). 195

196 shqiptarçe shqiptarçe~ndaj (+). bised.sipas mënyrës së shqiptarëve, sipas zakoneve të shqiptarëve, shqiptarisht; vendçe: Po fol, o mistrec!-bëri Cute Babulja me vështrim nga djali që na u duk se ecte shqiptarçe.(arka e Djallit f.366). shqytkash~mb (-). fig.erë varfërie, gjërash të shqyera, të coptuara, që tregojnë mjerim: Ai e vështroi vajzën me keqardhje dhe doli nga ajri i rëndë i kësaj shtëpie, që vinte erë hiri dhe kashte të djegur kënete, erë mjerimi dhe varfërie, erë leckash dhe shqytkash (Dështaku f.31). shtab~i.m.sh.~e.~et. (+). usht.organ i komandës së një njësie ushtarake a të një reparti ushtarak,që shërben për të përpunuar e për të zbatuar detyrat e caktuara nga ajo; oficerët që e përbëjnë këtë organ: Ne të dy me Cute Babulen iu bindëm Mitro Karapataqit, siç i binden gjeneralit oficerët në një shtab lufte.(arka e Djallit f.355). shtamb/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Enë balte për ujë, e gjerë në mes, me grykë të ngushtë dhe me veshë: Pra, ti mundohesh të derdhësh detin në shtambë ose më mirë në poçe.(arka e Djallit f.161)..., në vend të kamareve të vogla, ka televizorë me ngjyra, në vend të poçes e shtambës, ka shishe me ujë mineral e Coca-Cola, në vend të hamameve, ka banja me dushe.(arka e Djallit f.195). shtamp/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). fig. Përsëritje e diçkaje të njohur ashtu siç është, pa i ndryshuar e pa i shtuar gjë, kopjim mekanik; formulë, shprehje a ide që është përdorur dhe është shfrytëzuar nga shumë të tjerë; shabllon: Veçse kam frikë mos vërshejnë në tregimet e mija frazat e raporteve, ose frazat natyraliste, si kundërveprim i shtampës.(shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.33). shtang~jokal~a.~ur.(+). Mbetem në vend si i ngrirë nga habia e madhe, nga frika etj., ngrij: Sherif Abeceja, që kurrë nuk hutohej përballë pamjeve më të habitshme, shtangu dhe hapi sytë si një tuhaf i zakonshëm.(arka e Djallit f.232). shtojcë shtator/e~ja.f.sh.~e.~et.(+). Statujë: Para se të dorëzohemi erdha t'ju jap këtë shtatore.(njerëz të krisur f.141). shtaz/ë~a.f.sh.~ë.~ët.(+). Kafshë: Shtaza e murrme ishte shtrirë në dëborën e kuqe nga gjaku. (Njerëz të krisur f.351). Dhe mirë kishte bërë, se këtej nga ne, ka edhe shtazë të tilla, që dalin e të zenë rrugën, kur tokën e begatë e mbulon dëbora.(arka e Djallit f.383). Dhe duke ecur, ai bëri një ligjëratë të gjatë mbi shtazët në përgjithësi,.(arka e Djallit f.244). shteg~u.m.sh.~shtigje~shtigjet.(+). fig. Pikë e dobët ku mund të goditet me lehtësi kundërshtari, vend a rast i volitshëm për diçka: Por Maxhuni e solli e vetë në shteg kuvendimin e pritur.(arka e Djallit f.106). shterpësi~a.f (+). Paaftësia për të prodhuar, varfëri: Është shterpësi dhe turp! (Arka e Djallit f.290). shtër/g~gu.m.sh.~gje.~gjet.(+). Lejlek: Ata lanë zana, leshprera, shtërgje (Arka e Djallit f.280). Herë pas here ajo lëvizte kokën në jastekun e gjatë dhe vështronte fushat me sy të menduar, ose ndiqte ndonjë shtërg të vonuar që kthehej në folenë e tij mbi gjysmëminarenë e xhamisë së vjetër.(dështaku f.322). shto/g~gu.m.sh.~gje.~gjet.(+). bot.shkurre ose dru i vogël, që rritet nëpër gjerdhe e në pyje me pak lagështi dhe që i ka degët me palcë të bardhë, gjethet vezake dhe lulet të bardha e të vogla, të mbledhura në lulesa, me erë të mirë e me veti mjekuese: Ja, unë nga çdo dru shtogu mendoj një fyell, se jam evgjit qejfli dhe i bie fyellit dhe gërnetës!-tha Birkoja.(Dështaku f.216). shtojc/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Ajo që i shtohet diçkaje kryesore a që shërben për ta plotësuar atë, shtesë e vogël: Ah, nga na u bë shtojcë delegacioni ky Mitro Krapataqi!(Arka e Djallit f.202). 196

197 shtirë shtirë(i.e)~mb (+). fig.1.ligaç, ngrodhalaq: Plaku u kollit me një kollë të thatë dhe të shtirë. (Arka e Djallit f.266). 2.Që bëhet sa për sy e faqe për të mashtruar të tjerët, për të përfituar diçka etj., jo i sinqertë; shtinjak: pastaj me Spiro Arhitrarin, në të dy rastet ishte një marrëzi jo e natyrshme, por e shtirë dhe artificiale, vetëm për të bërë bujë.(arka e Djallit f.362). shtuf~i.m (+). Gur i lehtë, i thërrmueshëm e me shumë vrima, i formuar nga lidhja e çimentimi ii grimcave të hirit dhe të pluhurit vullkanik, që përdoret për ndërtim: Vetëm Zyber Shtufa qëndronte i thatë si shtufë, material nga e kishte marrë edhe mbiemrin.(aka e Djallit f.243). shtyp~kal.~a.~ur.(+). Riprodhoj në shtypshkronjë tekste, botoj: Edhe në i shtyptë si libra, Bamkës do t'i rritet nderi..(arka e Djallit f.61). shthurrur(i,e)~mb(+). Që është shthurur, që ka prishur moralin, që ka marr rrugë të keqe: Bamkë Dynjaja dhe Cute Babulja shpesh kalojnë nëpër fshatra net e gosti të shthurrura, duke kënduar këngë me fjalë imorale e të turpshme.(arka e Djallit f.109). shuaj~kal~shova.~shuar.(+). fig. Plotësoj një nevojë fiziologjike a një dëshirë derisa të mos e kem më, kënaq plotësisht një ndjenjë: Por edhe ky, me sa duket, e ka lexuar shkarazi sa për të shuar ndonjë kuriozitet. (Arka e Djallit f.288). shuar(i,e)~mb(+). 1-fig.bised. Që i kanë vdekur të gjithë njerëzit, i shkretë, qyqar, fatzi, i mjerë, i gjorë, që ka mbetur pa fëmijë: Ato i japin kripë historisë së Cute Babules! Eh, ky i shuar Cute!...(Arka e Djallit f.79). shumëfishi shuk~u.m.sh.~a.~at.(+). Topth që bëhet duke mbledhur e duke ngjeshur diçka butë, diçka e mbledhur, diçka e mbledhur pa rregull dhe e ngjeshur si lëmsh: Cute Babulja të erdhi e t'u nxeh nga kërcënimi dhe t'u ul e të mori dëborë e të bëri një shuk të madh e t'iu vërtit Zyber Shtufës,...(Arka e Djallit f.249). Ato sikur delnin nga zemrat e kuqe të shalqinëve dhe nga shuku i farave të pjepërave dhe mblidheshin rreth kokës e nuk e linin të qetë. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.135). shumëbujshëm~(i)~me(e).(-). Fjalëform, nga shumë+një pjesë tjetër. Këtu që ka shumë bujë, jehonë: Me këta katër kapedanë, Turqinë, pas të shumëbujshmes betejë të Ak Hisarit, domethënë të Krujës, do ta zënë përsëri dridhmat!(arka e Djallit f.143). shumëdëshiruar(i.e)~mb.(+). Që mezi e pres a që e dëshiroj shumë të bëhet, të vijë etj., i shumëpritur: Por, fatkeqësisht, në këtë botë nuk janë të rrallë rastet kur një njeri i papëlqyeshëm dhe i mërzitshëm të të dal shpesh para syve se sa një i shumëpritur dhe i shumëdëshiruar.(arka e Djallit f.232). shumëfish/oj~kal~ova.~uar.(+). Riprodhoj një send në shumë kopje: Nëpërmjet pasqyrës, që shtrëmbëronte dhe shtonte fytyrat, Sherif Abecej e pa veten e vet të shumëfishuar mes shumëfishit të Anthulllës dhe Agron Sahatçiut. (Arka e Djallit f.297). shumëfish~i.m.sh.~a.~at.(+). mat.fig. Këtu me kuptimin e shumë herë më shumë sa është: Nëpërmjet pasqyrës, që shtrëmbëronte dhe shtonte fytyrat, Sherif Abecej e pa veten e vet të shumëfishuar mes shumëfishit të Anthulllës dhe Agron Sahatçiut.(Arka e Djallit f.297). 197

198 shumëpritur shushurimë shumëpritur(i.e)~mb.(+). Që e kemi pritur dhe e kemi dëshiruar prej kohësh, që e presim me padurim: Por, fatkeqësisht, në këtë botë nuk janë të rrallë rastet kur një njeri i papëlqyeshëm dhe i mërzitshëm të të dal shpesh para syve se sa një i shumëpritur dhe i shumëdëshiruar.(arka e Djallit f.232). shushatur(i.e)~mb.(+). I trullosur, që e ka humbur fare, që është bërë si i shastisur; i matufosur: Luani nga vendi, përtacë, të shushatur, llafazan! (Dështaku f.29). shushunj/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). zool.krimmb parazitar i ujërave të ëmbla, me trup unazor shumë të zhdërvjellët, që ushqehen me gjakun e kafshëve të ndryshme duke u ngjitur në trupin e tyre dhe që përdoret edhe në mjeksin popullore për të marrë gjak: Pinte si shushunjë.(dështaku f.149). shushurim/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Zhurmë e lehtë dhe e vijueshme që bëjnë gjethet kur dridhen nga era, valët e vogla kur përplasen në breg, ujërat kur rrjedhin shtruar në zhurishta e nëpër gurë etj., fëshfërimë: Nga dritaret e hotelit vinte një zhurmë që i ngjante asaj së bregut të detit, dua të them shushurimës së valëve.(njerëz të krisur f.209). 198

199 tabaku tabak~u.m.sh.~ë.~ët.(+). Fletë e madhe dhe e hollë letre, llamarine etj.; fletë e madhe letre për të shkruar, e palosur më dysh; fletë letre për duhan: Hap çantën time të zezë dhe nxjerr tabakët e letrës.(shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.10). tabaka/e~ja.f (+). Enë e sheshtë si sini, zakonisht me dy doreza, me të cilën u nxirren miqve kafe, pije etj.: Fatimja duke ardhur me tabake në dorë tha se kafja ka dalë mjaft e mirë, pasi nuk është nga ajo vietnamezja që vjen erë vaji japonez.(arka e Djallit f.400). taborre~ja.f (+). his. Batalion, njësi ushtarake me një mijë vetë. Lloj arme, pistoletë: E di sofra popullore qi s'e trembin tre taborre, tre taborre, tri armata.( Arka e Djallit.f.85). takëm~i.m.sh.~e.~et.(+). Një grup a një lloj i caktuar njerëzish, një dorë, një palë : Pse nuk shkruan për një takëm si Kostë Karameli me shokë? (Njerëz të krisur f.265). takt~i.m (+). Kujdes e pjekuri në veprime e në të folur me të tjerët, sjellje e matur dhe e menduar mirë, mënyrë e kujdesshme dhe përmbajtur kur u flasim të tjerëve, kur i qortojmë ose kur u vëmë në dukje ndonjë të metë: Por Mehmet beu, si njeri mjaft i sjellshëm dhe me shumë takt, nuk kërkoi asnjë shpjegim.(arka e Djallit f.335). taktik~e.mb. (+). Që ka të bëjë me taktikën, që i shërben taktikës, që ka rëndësi të veçantë për taktikën: Ishte veprim taktik!(arka e Djallit f.201). tallagan~i.m.sh.~ë.~ët. (+). 1-Gunë e leshtë burrash, zakonisht e pangjyer, me jakë dhe me mëngë të shkurtra që nuk vishen. 2-Pallto e gjatë burrash, pa mëngë ose me mëngë të rreme: Alushi ishte një partizan me një tallagan të murrmë, i parruar, me buzë pak të shtrembëra nga njëra anë.(njerëz të krisur f.110). tarafi tambura~ja.f.sh.~.~të.(+). Vegël muzikore me tre tela me kasë të vogël dhe me bisht të gjatë: As Dauti nuk tregonte anekdota të ndyra, as Azemi nuk i binte tamburasë, siç bënte kur niseshim për rrugë.(njerëz të krisur f.15). tamburxhi~u.m (-). Ai që i bie tamburasë: Azem, tamburxhi ahengu! Azem!(Njerëz të krisur f.30). tangent~ndajf. (+*). Tregon mënyrën se si e kaloi diçka, bëri sikur nuk e dëgjoi, sipas tangjente: Por Cutja këtë e kaloi tangent veshëve dhe u hodh tek patoku:(arka e Djallit f.72). tangjent/e~ja.f.sh~e.~et.(+). gjeom.vijë e drejtë që e prek rrethin ose lakoren nga jashtë vetëm në një pikë, këtu si ndajfjolje: Sherif Abeceja rrinte në karrige tangjent me dritaren dhe me vështrimin nga dera,.(arka e Djallit f.407). tapi~a.f.sh.~.~të.(+). Dokument zyrtar që i jepet dikujt për të vërtetuar të drejtën e tij të pronës mbi një shtëpi, mbi një truall etj.:.., që nuk ka në fshat as edhe një kushëri të shtatëmbëdhjetë, më kërkojnë tapi, testament, deklarata (Arka e Djallit f.233). tapos~kal~a.~ur.(+). E zë nga të gjitha anët, e vulos dhe nuk e lë të dalë, të rrjedhë, etj.: E taposa! Nëpër tapë nuk del ajri, jo mijushka!...(arka e Djallit f.210). taraf~i.m.sh~e.et.(+). bised.ana e njerëzve të një fisi, të një lagjeje etj., grup shokësh të afërt, grup njerëzish me mendime dhe me interesa të përbashkët :., nuk donte gjithashtu të futej padashka nëpër tarafe a grupe njerëzish që simpatizonin një palë dhë hidhnin poshtë një palë tjetër. (Arka e Djallit f.261).ua di gjithë tarafet, ryshfetet, matrapazllëqet edhe Zyberit, edhe Maxhunit, edhe të tjerëve në fshat e në krahinë.(arka e Djallit f.387). 199

200 tatëpjetë tatëpjetë~ndajf.(+). Në drejtim të pjerrët nga lart poshtë :.. në përgjithësi gjysma e fytyrës bashkë me njerin sy i kishte shkarë tatëpjetë. (Arka e Djallit f.105). tebeshir~i.m(+). Shkumës. Ç't'i bëja unë tezes tënde, kur vuri gishtin e bardhë si tebeshir mbi qëndismën e Lulushes dhe e pyeti me ato buzkat si lëkurë e hollë lepuri:"po ky ç'është?"(arka e Djallit f.418). teh~u.m.sh.~e.~et.(+). Ana e mprehtë e një vegle, e një arme të bardhë etj, presa e thikës, e shpatës etj., buzë e hollë e një sendi: Ne ju mprehim, o gra, dita-ditës dy tehe: tehun e jataganit të gëzimit dhe tehun e hanxharit të mërzisë.(arka e Djallit f.141). Ata mbanin me vete thika me tehe të gjata dhe pistoleta, që, kur shkrepnin, nuk bënin zhurmë. (Dështaku f.95). tej~parafj.(+). Nuk e pranoi në asnjë mënyrë, e hodhi poshtë: Ndërsa Cute Babules papritur iu ngritën qimet përpjetë dhe e flaku tej indiferenizmin që zakonisht vjen pas pjies.(arka e Djallit f.97). tejemban~parafj.(+). Në të gjithë vendin, kudo, ngado, nga njëra anë në anën tjetër: Sherif Abeceja me qëllim e rrufiti filxhanin aq fort sa u dëgjua tejembanë kafenesë.(arka e Djallit f.361). tek/ë~a.f.kryes.sh.~a.~at. (+). Dëshirë që i lind dikujt papritur, trill që i hipën befas; kërkesë që dikush përpiqet ta plotësojë patjetër, megjithëse mund të mos jetë e domosdoshme: Meqë ishte njeri me teka, i ishte tiposur se leximi duhej vazhduar andej nga e kishin lënë të tjerët,.(arka e Djallit f.220). Adila, përkundrazi, e ka nxitur Diopgjenin të merret me muzikë dhe ja ka plotësuar të gjitha teket.(shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.25). tendencë teknikum~i.m.sh.~e.~et.(+). Shkollë e mesme profesionale, që përgatit teknikë të mesëm; ndërtesa e kësaj shkolle: Një djalë që vjet mbaroi teknikumin financiar.(njerëz të krisur f.166). teknokrat~i.m.sh.~ë.~ët.(+). Përkrahës i teknokratizmit; ai që vë mbi gjithçka shkencën e teknikën: Ai e vuri re dhe tha se ky nuk ishte një aksion qesharak dhe më tërhoqi vërejtjen, duke më quajtur teknokrat mendjelehtë, pa ndjenjën e perspektivës.(shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.103). telash~i.m.sh.~e.~et.(+). bised.shqetësim, hall, ngatërresë, kokëçarje:, pasi mund t'ju happen të tilla përrenj telashesh, sa të mos dini se si t'i mbyllni dhe t'jua pritni rrugën!(arka e Djallit f.233). telekronist~i.m(-). Njeri që merret me kronikat në televizion, gazetar i posaçëm për kronikat: Ndaj këtyre dy të dërguarvë nga dy superfuqitë botërore, asnjë gazetar, asnjë telekronist dhe radiokronist nuk drejtonte jo vëmendjen, por as vështrimin e fundit të bishtit të syrit.(arka e Djallit f.224). telendis-kal,a-ur (+). bised.e turpëroj dikë, e poshtëroj, e qortoj a e shaj rëndë dikë: I kurdisi ca fjalë të paqëna. E telendisi (Arka e Djallit f.16). tematik~e.mb (+). Që kanë një tematikë të caktuar politike, kulturore, ekonomike etj: Këtë qenie mund ta bekojnë vetëm letrarët e rinj të Qershizës në mbrëmjet tematike të Vatrës së kulturës,..(arka e Djallit f.247). tendenc/ë~a.f.sh.~a.~at. (+). Drejtim që dikush e ndjek me paramendim në veprimet, në sjelljet e në pikëpamjet e tij, prirje që merr diçka gjatë zhvillimit të saj, synim:.., por edhe në ato organe shtypi të vogla, që kanë tendencë antishqiptare.(arka e Djallit f.166). Fëmija ka tendencë të imitojë të rriturit.(njerëz të krisur f.183).ky nervozizëm u vu re kur doli në skenë një personazh-femër me tendenca negative.(shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.159). 200

201 tendos tendos~kal~a.~ur.(+). fig.vë diçka në gjendje gatishmërie të plotë, mpreh: Le të më ngrohet kurioziteti, që pastaj të tendoset,- tha Sherif Abceja.(Arka e Djallit f.273). tenent~i.m (-). usht. Oficer me gradë, shkallë hierarkike në ushtri, ushtarak: Një tenente e një kapter!(njerëz te krisur f.11). teoricien~i.m.sh.~ë.~ët. (+). Ai që merret me përgjithësimin teorik në një fushë të caktuar të shkencës: Edhe një teoricien borgjez me këtë gjuhë do t'i ndërhynte Xhibilet Xhibiletovit Hëm (Arka e Djallit f.229). tepërt(i.e)~mb.(+). Që s'hyn në punë, i panevojshëm, i padobishëm (edhe si ndajf.): Ajo e kuptoi që ishte e tepërt në këtë copë rrugë dhe u nda me Sherif Abecenë jo ftohtë, por akull.(arka e Djallit f.302). tepsi~a.f.sh.~,~të.(+). Enë e madhe e rrumbullakët dhe e sheshtë, me buzë të ngritura, që shërben për të pjekur bukë, lakror, etj.: Kjo erë na i shpinte mendimet dhe ndjenjat pranë ndonjë tave apo tepsie.(arka e Djallit f 44). ters~i.m (+). thjeshtligj.njeri që gjithnjë e për çdo gjë shfaq mosbesim, njeri që gjithnjë ndjell keq: Ç'e ligë, more tersi i Pojanit? (Arka e Djallit f.348). terren~i.m.sh.~e.~et.(+). Fushë veprimtarie a veprimi, mjedis: Cute Babulja gjeti terren të përshtatshëm, gjeti Bamkën.(Arka e Djallit f.255). teser/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Dokument në trajtën e një libreze të vogël, i cili vërteton anëtarësinë e dikujt në një parti, në një organizatë politike a shoqërore: Ngriti portofolin dhe nga andej nxori një teser të vogël me ngjyrë të kuqe.(arka e Djallit f.308). tërbimi Më kujtohet se ishte një nga anëtarët më të çrregullt të organizatës së bashkimeve profesionale dhe kishte një tesër me një cep të djegur, pasi ishte harruar një ditë cigaren e ndezur mbi kapakët e saj.(njerëz të krisur f.271). tespihihe~t.f.vet.sh.(+). Kokrra a rruaza të vogla të rrumbullakëta, të shkuara në një fill, që i përdorin pleqtë për të kaluar kohën ose që i përdorin muhamedanët për të shoqëruar lutjet fetare: Në Turqi kuranin, letrat dhe tespihet t'i fusin me zor në xhep dhe po s'i more e kanë për gjynah!(arka e Djallit f.148). tesh/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). vet.sh.rroba, veshje, ndërresa; plaçka: Unë mbaja në dorë çantën e madhe të shokut Zylo me tesha e peshqirë. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.104). teshti/j~jokal~va.~rë.(+). Më del me vrull ajri nga hunda e nga goja me një zhurmë të veçantë, zakonisht kur kam rrufë: Falem! Ëpshëh!-teshtiu për së dyti Sherif Abeceja..(Arka e Djallit f.214). teshtitj/e~a.f.sh.~e.~et.(+). Dalja e ajrit me vrull nga hunda e nga goja kur teshtijmë; zhurma e veçantë e saj: Dhe dihet se teshtitja tek shkrimtarët nuk vjen vetëm nga rrufa, si te njerëzit e tjerë të vdekshëm,...(arka e Djallit f.214). tëharr~kal~a.~ur.(+). Shkul barërat e këqija në arat e mbjella me të lashta; rralloj misrin a bimët e tjera: Njerëzit nuk mund t'i nxirrte në fushë të tëharrnin barin nëpër grurë, se toka ishte bërë si llucë dhe prisheshin të mbjellat po të shkelje mbi to.(dështaku f.171). tërbim~i.m.sh.~e.~et.(+). Zemërim shumë i madh e i papërmbajtur: Era për një çast u duk sikur u qetësua, por përsëri ia nisi me një tërbim më të shfrenuar se më parë.(arka e Djallit f.208). 201

202 tërbuar tërbuar(i.e)~mb (+). fig. I furishëm, që bëhet me tërbim: Maxhuni hodhi një vështrim nga oborri dhe nga kopshti, ku dukeshin gjurmët e erës së tërbuar, krahët e thyer të mollëve, (Arka e Djallit f.234). tërhuz~kal~a.~ur.(+). Tremb kalin, e bëj të mos i shtrohet kalorësit: Kini shumë apostrofa dhe fjalë të rralla lokale; psh ç'do të thotë "pagrat", "pakare", "kunjas", "hulumtim", ryzoj", "tërhuzun", zuç", "zymnej", zyqani", "djegqerres", "pofte" - tha mësuesja. (Njerëz të krisur f.159). teriblë~ndajf. (-). E tmerrshme, e keqe: Kjo është teriblë!-çirte faqet Kleopatra, por ç'është e vërteta ajo ndjente edhe një simpati të turbullt, për forcën fizike të shokut Zylo, forcë që ishte në harmoni me atë mendore. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.216). tërkuz/ë~a.f.sh~a.~at.(+). E zgjat tepër diçka, zgjat pa nevojë një punë, një bisedë etj: Një mendim e bën tërkuzë!(arka e Djallit f.290). tërsëllëm~ndajf.(+). Me inat, duke e përplasur, i inatosur, i nevrikosur: Pastaj ai e mblodhi veten, e vështroi Xhelon me një zemërim të tmerrshëm dhe, duke dalë, mbylli derën me tërsëllëm.(dështaku f.202). tërsëllim~a.f (+). Inat, zemërim, tërbim, me furi të madhe: Herë merrte një zgjatje të shtruar, herë vinte valë-valë dhe herë arrinte në një kulm të padëgjuar, duke u këputur me tërsëllima, sikur rrëzohej ndonjë mur.(arka e Djallit f.146). tërthorazi~ndajf.(+). Në mënyrë të tërthortë, tërthor: Vjehrra drejtoi trupin e saj të thatë në karrige dhe duke u kthyer tërthorazi nga Cute Babulja, tha: (Arka e Djallit f.97). togu tiganis~kal~a.~ur.(+). Skuq mishin, qepën, specat, vezët etj., duke i vënë në tigan me yndyrë, skuq në tigan; fërgoj: Tiganis edhe nja tre nga ata pëllumbat që vrava...(shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.52). tinëz-tinëz~ndajf.(+). Pa e parë, pa e dëgjuar a pa e ditur njeri, fshehtas: Xifja e vështronte me kuriozitet të madh Cuten dhe nuk fliste, veçse buzëqeshte tinëztinëz, duke fërkuar duart e vogla.(arka e Djallit f.98). "Më mirë të kishim fjetur jashtë, se sa të ishim futur në atë shtëpi me prag të mallkuar",-thashë me vete, duke shikuar tinëz kapedanin.(njerëz të krisur f.23). tinzar~e.mb (+). keq.që punon e vepron tinëz a prapa shpine për qëllime të këqija, fsheharak; që bëhet tinëz dhe me synim të keq:- ndërhyri Mitro Karapataqi me një mendim të fshehtë e tinzar.(arka e Djallit f.353).e di që gëzohesh, Fetah Vrëpska-tha Kadri Gurra me një buzëqeshje tinzare.(njerëz të krisur f.113). tipografi~a.f.sh.~.~të.(+). Shtypshkronjë: Por kjo gjysëm flete ishte shkruar me shkronja shtypi vetëm në një anë, që do të thoshte se shkrimi ishte marrë në tipografi, ku përgatitej gazeta.(arka e Djallit f.111). tipos~kal~a.~ur.(+). bised.ngulit diçka në mendje: Meqë ishte njeri me teka, i ishte tiposur se leximi duhej vazhduar andej nga e kishin lënë të tjerët,.(arka e Djallit f.220). tir/k~ku.m.sh.~q.~qit.(+). Pantallona burrash prej shajaku, të ngushta e të qëndisura me gajtanë rreth xhepave dhe në fund:..- i tha një malësor me një festë të bardhë e me tirqe shumë të ngushtë.(njerëz të krisur f.153). to/g~gu.m.sh.~gje.~gjet.(+). Grumbull prej diçkaje, që vjen i ngritur si bregore e vogël; grumbull drithi që është shirë e mbledhur në lëmë si pirg: Vetëm nën muret e tij, ku nuk zinte dielli, kishte ende togje dëbore që dukeshin si llogore lufte.(njerëz të krisur f.128). 202

203 tok tok~kal.~a.~ur.(+). I jap e i shtrëngoj dorën dikujt për ta përshëndetur kur takohem me të, kur ndahem prej tij: Cute Babulja vuri re tre mustaqellinjtë: Tahir Kapedanin, Jashar Gunën dhe Faslli Gropën, i toku për dore, dhe pastaj..(arka e Djallit f.143). tok~ndajf.(+). Së bashku, bashkë me mua a me një tjetër: Shkencëtarët, që udhëtonin tok me ne, flisnin me shoku-shokun dhe shikonin nga Cute Babulja,..(Arka e Djallit f.315).auditori filloi të zhurmonte dhe dola tok me Burhanin dhe Mirën.(Njerëz të krisur f.190).tok me sallën ndjeva edhe unë emocion, unë i panjohuri, unë që rrija diku në një karrike në auditorin e madh.(shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.13). tolstoiz/ëm~mi.m(-). Rrymë filozofike e letrare ku u mbështet Tolstoi në veprat e tij, mori këtë emër për ndër të tij, veçori letrare e shkrimtarit :., më solli ndërmend personazhet e muzhikëve rusë të Tolstoit, si Platon Karatajevin me shokë në epopenë aq të nderuar "Lufta dhe paqja" ku shfaqet e plotë ajo rrymë filozofike, që ne e quajmë tolstoizmi.(arka e Djallit f.252). tonalitet~i.m.(-). Që ka të bëj me zërin, intonacionin tonin që i japim diçkaje, forca a lartësia e zërit: Si rezultat koherenca e tonalitetit të stilit tkurret nga inkoherenca dhe intensiteti anormal. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.161). tonelat/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Njësi peshe e barabartë me një mijë kilogramë:., madje nuk mund të më duroni, se ju sjell mërzi që peshon disa tonelata.(arka e Djallit f.235). topitur(i.e)~mb.(+*). Që është topitur: Gëzimi i shokut Zylo u kthye në një dëshpërim të topitur, në helm.(shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.226). trapezë topth~i.m.sh.~a.~at.(+). Top i vogël: Në çast, nga qoshja lëvizi diçka e murrme, diçka si një topth vezak i vockël.(arka e Djallit f.209). torb/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Trastë:., ku zgjatnin turinjtë idiotët leckamanë më mendjetulë, ku linin torbat aventurierët më batakçinj, ku futnin hundët spiunët më të pështirë..(arka e Djallit f.194). torer~i.m(-). Burrat që mbajnë flamurin e kuq demave të Spanjës dhe e tundin për të zbatur njerëzit :., kur të rritesh mos i prano e mos i qas në oborr Maxhunin e Zyberin, por sa t'i shohës, t'i lëshohesh me brirë e t'i bësh fërtele siç i bëjnë fërtele demat Spanjës torerot e poshtër që zbaviten, duke u vënë thikën në zemër(arka e Djallit f.88). toriçelian~e.mb(-). Rrymë filozofike, që ka lidhje me pikëpamjet e Toriçelit: Ndiente një zbrazëti toriçeliane në shpirt. (Dështaku f.250). tradicional~e.mb.(+). Që është mbështetur në traditën; që bëhet sipas traditës; i trashëguar nga e kaluara: Prandaj të dy, të urtë dhe tërë mirësjellje të lashtë e tradicionale, doemos dhe tërë kuriozitet, hynë ngadalë në dhomën e Sherif Abecesë.(Arka e Djallit f.289). transistor~i.m.sh.~ë.~ët (+). fiz.elektr. Pajisje elektronike me përmasa të vogla, që përbëhet nga tri pjesë gjysmëpërçuese dhe që përdoret për të përforcuar rrymën elektrike, për të përftuar lëkundje elektrike etj.;bised. radio e vogël me pajisje të tilla, e cila punon me bateri: Po transistorin e fute në valixhe? (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.76). Në dhomë hapa valixhen dhe nxora tranzistorin.(njerëz të krisur f.222). trapez/ë~a.f.sh.~a.~at. (+). Tryezë: Vargjet e gjata aleksandrine pa pauz në mes e lodhnin dhe e linte fletoren mbi tarpezën me njolla të kaltra e të zeza boje.(njerëz të krisur f.160). 203

204 trashaluqi trashaluq~i.m (+). keq. Ai që ka trupin të trashë e zakonisht të shkurtër, që është shumë i mbushur në shtat; që është i trashë, i ngjallur: Sherif Abeceja nuk foli, pasi pati frikë se mos zihej edhe me trashaluqin Alush Karkanaqe.(Arka e Djallit f.364). tredh~kal.~trodha.~tredhur.(+). Heq, rrëgjoj a mpij organet mashkullore të një kafshe a të njeriut, e bëj të paaftë të riprodhojë, e bëj shterp një mashkull: Ai është i tredhur, ju i thoni sa djem ke,- tha Dauti.(Njerëz të krisur f.31). tredhur(i.e)~mb (+). Që është tredhur:, kurse Sherif Abeceja shkrofëtinte nën hundë si një kalë i tredhur në një lëndinë me bar të njomë.(arka e Djallit f.437). trëndafiltë(i.e)~mb.(+). Që është si trëndafili, që lulëzon si trëndafili, që ka erë si trëndafili, me kuptimin e gëzueshme, e mirë, e bukur: me atë fytyrën e tij të mbështjellë me mjegull mërzie, ia cënonte pakëz gjendjen e trëndafiltë shpirtërore. (Arka e Djallit f.218). tribun/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Vend i ngritur në krye të një salle, ku rri presidiumi dhe ku flet ai që mban një fjalim etj.: Ja, sikur të dalë një nga pjesëtarët e delegacionit grek në tribunën e konferencës dhe ta lexojë këtë shënim të kësaj gazete,.(arka e Djallit f.167). trillim~i.m.sh.~e.~et.(+). Diçka që nuk është e vëetetë, shpifja që duket si e vërtetë: "Ushtrin e mirë Shvejk "të Hashekut, të cilin e quante një trillim pa vlerë, një idiotizëm vulgar e të trashë, të shkruar kastile për t'i bërë të qeshin budallenjtë, kuzhinierët, kamarierët dhe ushtarët.(arka e Djallit f.89). trill/oj~kal~ova~uar.(+). Shpik nga mendja diçka që nuk ka qenë a nuk ka ndodhur në të vërtetë, sajoj me mend gjëra të paqena, krijoj me imagjinatë:..- trilloi Cute Babulja dhe Mitro Karapataqi me Foren e besuan, si njerëz të padalë ndonjëherë jashtë shtetit.(arka e Djallit f.184). trupëmadhe triumfatori(i)~e(e)~mb.(-). Triumfues, ngadhënjimtar:.- u hodh shefi i llogarisë me një ton triumfatori.(njerëz të krisur f.152). triumfues~e.mb. (+). 1.Që shpreh gëzim e krenari për fitoren, ngadhënjyes: Nazifi i hodhi një vështrim triumfues Qemalit dhe një buzëqeshje e lumtur dhe e ëmbël e pushtoi.(njerëz të krisur f.251). 2.Që ka triumfuar, që triumfon, i pathyeshëm, fitimtar, që shpreh gëzimin e fitores: Do të jetë një skandal i vërtetë!-dhe na hodhi sytë me një vështrim kuptimplotë dhe triumfues.(arka e Djallit f.197). trokashk/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Vegël druri në mullnjtë e ujit a në mokra, që fërkohet pas gurit të blojës, tund lugun dhe rrëzon ca nga ca kokrrat e drithit nga lugu në gurët: -Bamka në atë fletoren e dytë të nxjerr ty si një trokashkë mulliri.(arka e Djallit f.66). truall~i.m.sh.~troje,~trojet.(+). Tokë e rrahur ose e ngjeshur, që është si dysheme në shtëpitë përdhese, sheshi a vendi mbi të cilin qëndrojmë: Atje ndezi dritën dhe e la sënduqkën në truall.(arka e Djallit f.265). trun/g~gu.m.sh.~gje.~gjet.(+). përd.mb.fig.keq. i trashë nga mendja, kërcu: Edhe ai që e heq veten të ditur, si Spiro Arhitrari, është më trungu dhe më kungulli!(arka e Djallit f.233). trup~i.m.sh.~a.~at.(+). përmb.keq.grup njerëzish që kanë punë të njëjtë dhe që përbëjnë një kolektiv: Jo, jo! Ky nuk është delegacion shkencor, por trupë karagjozësh!(arka e Djallit f.167). trupëmadh~e.mb(+). Që e kanë trupin e madh, të bëshëm, njerëz, kafshë, etj.: Sisorëve trupmëdhenj, ku hyn edhe lopa, kur vjen për të përmjerë, nuk kanë..(arka e Djallit f.244). 204

205 trurabeckë trurabeck/ë~a.f (-). Budalla, njeri i trashë, i lehtë nga mendja: Ku po na shpie trurabeckë te Zhivkovi? (Arka e Djallit f.162). tryel/ë~a.f (-). Vegël që shërben për të shpuar tokën, diku në dysheme, mur etj.; e cila ka një forcë të madhe shpuese në thellësi: Para se të takoheshin, përplaseshin me një tërbim të madh me njeri-tjetrin, ngrinin lartballin e tyre dhe pastaj vërtiteshin me gjëmim si një tryelë gjigande, që donte të hynte thellë tokës.(dështaku f.287). tuaf~i.m (-). keq.matuf, të qullët, njerëz që ua hedhin të tjerët shumë kollaj: Ata të lagjes qenkan tuafë dhe të papjekur. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.172). tufëzim~i.m(+). Grumbullimi, mbledhura e bagëtisë në një tufë: Kjo ndodhi pas tufëzimit të bagëtive.(arka e Djallit f.236). Bëj tufë, e mbledh në një tufë të përbashkët: Kur të ikë nga ahuri ajo që pëlliti, kur të shkoj në tufëzim, ti do të egërsohesh, se s'do të ketë folklor.(arka e Djallit f.76). tufëz/oj~kalova.~uar (+). E mbledh bagëtinë në një tufë të përbashkët :., pasi dhëntë, lopët, viçat dhe qetë, bashkë me patat dhe patokët ishin tufëzuar.(arka e Djallit f.241). tufëzuar(i.e)~mb (+*). Që janë bashkë, që janë të grumbulluar në një vend, kafshët që kanë pësuar këtë veprim: Vizitën e parë e bëri në stallën e lopëve të tufëzuara, se atë e quante si një nga burimet më jetëdhënëse.(arka e Djallit f.241). tuhaf~i.m (+). I çuditshëm, që është pak tip më vete, që bën gjëra të cilat nuk t'i pret mendja (edhe si mb.): Sherif Abeceja, që kurrë nuk hutohej përballë pamjeve më të habitshme, shtangu dhe hapi sytë si një tuhaf i zakonshëm.(arka e Djallit f.232). turfulloj tulatem~vetv.(+). Mblidhem kruspull nga të ftohtët, nga frika etj; strukem diku që të mos bie në sy, s 'lëviz fare; vet.veta III fig. fshihet pas diçkaje, struket:,- dhe Cute Babulja na hodhi një vështrim të përqëndruar edhe mua, edhe Mitro Karapataqit,që rrinte i tulatur dhe krejt i çarmatosur.(arka e Djallit f.197). Nis të shuhet, bie, platitet; bie, qetësohet; humbet forcën, dobësohet: Taqi u tulat dhe uli kokën pranë gjunjëve të tij.(shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.150). tullumbac/e~ja.f.sh.~e.~et.(+). Qeskë e vogël prej gome, që mbushet me ajër të lehtë dhe lëshohet jashtë, këtu përdoret me kuptim keq.mospërf:.., aq hidhet dhe truri im në kafkën tënde të ngushtë sa një tullumbackë apo një llampë elektrike dyzet qirinjsh! (Arka e Djallit f.161). turbull/oj~kal.~ova.~uar.(+). 1-fig. Bëj rrëmujë për të ngatërruar diçka që është e rregullt, fut grindje ndërmjet njerëzve. 2-fig. E bëj dikë të humbë qartësinë e mendimit, errësoj gjykimin, ia bëj diçka të errët e të paqartë: Por Spiro Arhitrari nuk ishte nga ata që t'ia turbulloje ujin dhe pastaj t'i kapje lehtë. (Arka e Djallit f.123). turçeli~u.m (-). fig.shar. Që mban veten sikur është turk, po që bëm vetëm rrëmuja, ngatërresa: Turçeliu Bajram Dynjaoglli, i vetquajturi Bamkë, rrinte sus karshi gjyrylldylerit Maksut.(Arka e Djallit f.347). turfand/ë~a.f (-). 1.Të lashta, të hershme (drithëra, perime etj.) 2.Jashtë stinor: Shtroni udhën me hithrë e me shtok turfanda! (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.165). turfull/oj~jokal.~ova.~uar.(+). fig.bised.nxjerr dufin kundër dikujt a diçkaje duke shfryrë e duke sharë a duke murmuritur ne vete, shfryj me vete nga marazi: Ajo e vështroi me përçmim dëfterin e të ndjerit Bamkë dhe zbriti duke turfulluar shkallët e verandës.(arka e Djalli f.65). 205

206 turkofilli turkofill~i.m(-). Ai që e njeh dhe e flet mirë turqishten: Ti ke bërë për vete në këtë fushatë të neveritshme turqit dhe turkofillët (Arka e Djallit f.333). turm/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Grumbull i paorganizuar a i çrregullt njerëzish: Unë nuk jam një Zaratustër, pasi nuk predikoj që të bëj për vete turmat, por të tërheq simptinë e dervishëve".(arka e Djallit f.205). turrem~vetv.(+). fig.i sulem dikujt me fjalë a me kërcënime, i vërsulem:, por mblodhën fshatin dhe m'u turrën mua, duke më quajtur si mbrojtës të pronarëve të vegjël.(arka e Djallit f.259). tyrbe tutkunos~jokal~a.~ur.(+*). keq.,shar.që trashet nga mendja, që nuk ia pret, që ia hedhin lehtë të tjerëve; që nuk është në gjendje t'i dalë zot vetes, i budallallëpsur: Po pse more fyell u tutkunose kështu? (Njerëz të krisur f.309). tyrb/e~ja.f.sh.~e.~et.(+). Ndërtesë e vogël si përmendore mbi varrin e një njeriu, që mbahet i shenjtë (në fenë myslimane):., duhet të mbyllemi brenda në hotele që të mos shohim xhami e tyrbe, se u ndikuakemi nga ideologjia idealiste teologjike!(arka e Djallit f.198). turtu/ll~lli.m.sh~j.~jt (+). zool.zog shtegtar më i vogël se pëllumbi, me kokë të vogël, me bisht të gjatë e me pendë të përhime, që jeton nëpër pyje e që këndon bukur: Ti po më merr në qafë!-tha ajo tanimë mes krahëve të tij si një turtulleshë në gjoksin e një shpendi të madh.(dështaku f.10). tutkall~i.m. (+). Lëndë që nxirret nga lëkurët, nga kockat ose nga dejet e kafshëve, e cila, kur shkrin, bëhet e squllët dhe përdoret për të ngjitur sidomos dërrasa e sende të tjera të trasha: E, more, ku di ai ortografi!-tha Cute Babulja duke fshirë buzët, që i shkëlqenin si tutkall nga mjalti.(arka e Djallit f.60). tutkun~i.m.sh.~ë.~ët.(+). shar.i trashë nga mendja, që nuk ia pret, që ia hedhin lehtë të tjerët; që nuk është në gjendje t'i dalë zot vetes, i hunbur; përd.mb. sipas kuptimit të emrit: Korierët janë tutkunë. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.32). Dervishët nuk janë aq tutkunë sa paraqiten. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.80). 206

207 tharët tharët~ndajf.(+). Pa dëshirë, me ftohtësi: Jashar Guna qeshi tharët:..(arka e Djallit f.358). thatim~e.mb (+). Që është i dobët a i hollë nga trupi, që është i hequr, i ligur, i thatë; thatanik: At Zef Ucin errësira e ngjeshi në krevat duke ia vënë panxhën e saj të gjerë mbi trupin thatim e kockëfortë.(njerëz të krisur f.161). thellë(i.e)~mb (+). fig.shumë i madh, i theksuar, i fortë, i plotë: Ka pleq që kur i zë gjumi i thellë, nuk i zgjon jo topi i ramazanit, por as topi i artilerisë bregdetare!(arka e Djallit f.211). thellësir/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Vend i thellë, thellësi e madhe në tokë, në ujë, në shpirtë etj.: Sherif Abecesë në fillim iu duk sikur këto fjalë vinin nga ndonjë thellësirë e mjegullt.(arka e Djallit f.238). therës~e.mb (+). fig. Që të ther, që depërton thellë, që të shpon : - tha fshatari me një ironi therëse.(arka e Djallit f.307).. thyer thumb/oj~kal.~ova.~uar.(+). përd edhe si jokal.fig. Flas me dikë me thumba, bëj shaka me dikë a e ngacmoj me thumba: Por në rastin e shfaqjes së Mitro Karapataqit ndjeva në qënien time të më thumbonte një thumb i vockël racist, (Arka e Djallit f.142). thumbues~e.mb (+). fig.që të prek a që të lëndon, që të thumbon; që ka thumba; që hedh thumba: Reportazhin tepër thumbues e shkruante Bob Çestërfilldi. (Arka e Djallit f.346). thup/ër~ra.f.sh.~ra.~rat.(+). Shkop i hollë dhe i përkulshëm, zakonisht i prerë nga dega e një druri a shkurreje, shufër e gjatë dhe e hollë zakonisht prej metali, prej qelqi etj.:., u ngjitën në verandën me truall të larë e të fshirë e me karrige të thurrura me thupra.(arka e Djallit f.265). thyer(i.e)~mb.(+). Që e ka kaluar gjysmën e moshës, që i ka kaluar të pesëdhjetat: Kur Zyber Shtufa mungonte, trokiti dera dhe hyri një burrë i thyer me një xhaketë të arnuar në të dy bërrylat.(arka e Djallit f.305). thjeshtëzim~i.m.sh.~e.~et.(+). Të kuptuarit a të shprehurit më thjeshtë, paraqitja e diçkaje shumë thjeshtë; e thjeshtoj diçka aq shumë, sa e bëj më të varfër, më të cekët e më të kufizuar, aq sa e kthej në gjë pa rëndësi: Sëmundjet teatrale, si shfaqjet e naturalizmit, melodramatizmit, thjeshtëzimit, pompozitetit, etj. janë të lidhura me nivelin e ulët ideoprofesional të një pjese të mirë të teatrove. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.161). thumb~i.m.sh.~e.~et.(+). fig. thënie që të ther, që të prek e të lëndon; e folur me të keq e tërthorazi; shaka; tallje etj, që bëhet për të ngacmuar dikë: Por në rastin e shfaqjes së Mitro Karapataqit ndjeva në qënien time të më thumbonte një thumb i vockël racist, (Arka e Djallit f.142). 207

208 ububu ububu~pasth.(+). Përdoret kur shprehim shqetësim a frikë përpara një të keqe ose kur shprehim një dhembje: Ububu! Na turpëroi!...(arka e Djallit f.151). udh/ë~a.f.sh.~ë.~ët.(+). fig.e drejtë, e mirë, është më e përshtatshme: Më e udhës do të ishte që këtë arsyetim ta bënte me Sherif Abecenë,.(Arka e Djallit f.172). uester~i.m (-). Perëndimor, filmat me sherifa: Mandej ajo e shaloi të madhin Sherif Abece si kalë dhe të dy filluan të hidhen dhe të ulërijnë si indianë në betejë, që i kemi parë në filmat uester.(arka e Djallit.439). uf~pasth.(-). Përdoret kur shprehim lodhje, dhembje, pakënaqësi, mërzi: Uf! Sikur u mundove shumë të nxirrje këto fjalë nga shpella e gjoksit!-tha ajo.(arka e Djallit f.81). ugurzi~u.m.sh.~nj.~njtë.( -). Ai që ndjell keq, ndjellakeq: Por ata merrnin frymë e jetonin si ugurzinj të panjohur.(dështaku f.97). uiskëtor/e~ja.f(-). Vend ku shërbehet uiski, lokal ku pihet:.., urat dhe mejhanet e Stambollit, pagodat dhe rosat pekineze të Pekinit, akropolet dhe kukurectoret e Athinës, kaukazkat dhe vodkat e Moskës, keçtoret dhe orizoret e Tokios, hamburgetoret dhe uiskëtoret e Nju-Yorkut, birraritë dhe buterbrodët e Berlinit e me rradhë. (Arka e Djallit f.160). ujdi~a.f.sh.~.~të.(+). bised. Marrëveshje midis dy palëve për diçka me detyrim dhe me përfitime të dyanshme, kushtet e kësaj marrëveshje, të qenët në një mendje me dikë për diçka: Erdha se mos bie në ujdi me ndonjë fshatar për t'ia shitur.(arka e Djallit f.233). uniteti ulëri/j~jokal.~ta.~tur.(+). vet.1-lëshoj një klithmë të fortë e të zgjatur kur kam një dhembje shumë të madhe, bërtas me të madhe, çirrem 2-Nxjerr një britmë të zgjatur, therëse e vajtuese: I paudhi Maxhun ra nën këmbët e kalit që shkrofëtinte, ra dhe uluriu: (Arka e Djallit f.71). ulok/e~ja.f.sh.~e.~et.(+). bised. Ai që nuk ngrihet a nuk ecën dot, për shkak të një sëmundjeje ose nga pleqëria (edhe si mb): Xhelo, ti e di që nëna është uloke, e mbërthyer në shtrat.(dështaku f.3). ullu/k.~ku.m.sh.~qe.~qet.(+). Lug prej teneqeje që vihet në buzë të strehës së çatisë për të mbledhur ujërat e për t'i çuar poshtë; pajisje me trajtë të tillë, nëpër të cilën rrjedh diçka, lug: Pranë ullukëve të ujërave të shtëpive shaheshin macet dhe maçokët dhe nën strehët vraponin qentë e braktisur, duke kthyer kokën pas nga frika. (Dështaku f.169). uniform~e.mb.(+). I njëjtë (përd.edhe si em.) : Ngaqë është një personazh kaq i përhapur dhe kaq i njëllojtë, apo, siç thonë kritikët, kaq uniform, shkrimtarët e mëdhenj kanë hequr dorë prej tij.(arka e Djallit f.292). unitet~i.m(+). Bashkim i fortë dhe i pandashëm, që mbështetet në tiparet, pikëpamjet, qëllimet e interesat e përbashkët:.thonë se nga shtëpia e Selman Thanës përhapen mendime të liga, që prishin unitetin e njerëzve. (Arka e Djallit f.67). Lidhje e ngushtë në një të tërë të vetme; të qenët një i vetëm, me pjesët të lidhura pa copëzim dhe kundërti me njëra-tjetrën; përputhje e plotë e anëve të ndryshme ; ngjashmëri e plotë, bashkësi; njësi:..; është jastëk i gjumit dhe zgjimit; është çerdhja e kujtimeve të lindjeve dhe vdekjeve; është magje e gatimit të njeriut të njerëzishëm; është simbol i unitetit të qelizave të qënies; është pistë e nisjes së ritmeve të jetës... (Dështaku f.289). 208

209 uragani uzurpimi uragan~i.m.sh.~e.~et.(+). fig.libr. Lëvizje e fuqishme e diçkaje, e një çështjeje, shoqërore etj: Ti i shkon automatikisht gjyqit po të hysh thellë në uraganin e çështjes.(arka e Djallit f.123).këtu me kuptimin përhapje e madhe: Të panesërmen u bë uragan, që u soll dhe u mbështoll, u vërtit dhe u rrotullua anembanë Turqisë.(Arka e Djallit f.221). usta~i.m..sh.~llarë.~llarët.(+). bised.mjeshtër që ndreq dhe bën sende të përdorimit të përditshëm, njeri që e zotëron shumë mirë mjeshtërinë e vet: Siç ishte, me gjithë rroba, u hodh në lumë, ngaqë pati frikë se mos mbytej ustai i tij i dashur, a mos i pushonte zemra.(arka e Djallit f.64). uturues~e.mb (-). Që ka zhurmë të mbytur, të zgjatur dhe të rëndë; që ka gjëmim të mbytur (nga lëkundjet e fuqishme); ushtimë, gumëzhimë: Në këto çaste ai nuk ishte Xhelo Mara i shtigjeve të luftës, i biri i Hysen Qorrit, që hidhte njerëzit në betejë, ku vinte erë gjak e vdekje, edhe se përpara nuk kishte mitralozë e tanke, por valë uturuese dhe të frikshme lumi.(dështaku f.29). uzo~ja.f (+). Pije alkoolike e fortë, me erë glikanxoje, që zbardhet kur i hedhim ujë: Të kishim pra të mjaftueshme, ia vlente të pinim ndonjë kupë uzo "Metaksa" me pak kukurrec. (Arka e Djallit f.153)... dhe sakaq hyri guvernandka me një tabake me gota me uzo. (Arka e Djallit f.414). uzurpim~i.m.(+). libr. Rrëmbim në mënyrë të paligjshme e pushtetit, udhëheqja e diçkaje a një e drejtë e dikujt, duke përdorur dhunën ose dredhinë: Ç'është ky uzurpim, ky vagabondazh!(shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.237). 209

210 vagabonde vagabond~e.mb (+). Që bredh rrugëve pa punë e sillet keq, rrugaç: Po ju të tre jini tre mustaqellinj vagabondë!-shtrëngoi dhëmbët Sherif Abeceja.(Arka e Djallit f.358). vagabond~i.m.sh~ë.~ët.(+). Ai që bredh rrugëve pa punë e sillet keq, rrugaç :., ose nuk donin të bëhej bujë për këta dy vagabondë ideologjikë të fshehur nën pelerinën e shakasë dhe të humorit. (Arka e Djallit f.115). vagabondazh~i.m.(-). Dukuria e të qenit vagabond; sjellje rrugaçërie, që është vagabondizëm: Hynë, që thoni ju, gjetën një sharrë në depon e fqinjit dhe nisën vagabondazhin.(shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.171). vagulluar-mb (+). Që duket si nëpër mjegull, i zbehtë, jo i qartë: Në këtë kohë dera trokiti lehtë dhe në prag, mes dritës së vagulluar të korridorit, u dukën hijet e dy pleqve.(arka e Djallit f.30). vajtim~i.m.sh.~e.~et. (+). fig. Pikëllim i thellë dhe keqardhje e madhe për dikë a për diçka: T'i shohësh si janë bërë, të zë të qarit -vazhdoi ajo me zë të zgjatur si një vajtim tërë ngashërim.(arka e Djallit f.250). vajzëror~e.mb. (+). poet.që ka të bëjë me vajzat a me vajzërinë, që u përket vajzave a vajzërisë, i vajzave a i vajzërisë; që është karakteristik për vajzat, si prej vajze: Shokët thonë se ti nuk je i dobët në njohjen e dialektikë-qeshi Adila me një zë vajzëror, që Bakirit dhe mua na pëlqeu pa masë. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.47). vakëf~i.m.sh.~e.~et. (+). Vend i shenjtë, sipas përfytyrimeve mistike fetare: Po jeziti dhe i ligu do të bëhen pishman dhe do t'i lajnë me gjakun e tyre gjynahet që kanë bërë në vatanin tonë, në vakëfin tonë-.. (Njerëz të krisur f.38). variacioni valut/ë~a.f. (+). fin.,ek.1-njësia bazë e sistemit monetar të një vendi; tërësia e njësive të këtij sistemi. 2-Para e shteteve të tjera që përdoret në tregtinë e jashtme a që qarkullon në tregun ndërkombëtar: Na bëre të shkojmë me avion; të prishim valutën! (Arka e Djallit f.319). vamë~jokal (-). dialek. Shkuam: S'i shkuan të tjerët, por ne i vamë-tha plaka me krenari. (Arka e Djallit f.186). vandak~u.m.sh.~ë.~ët.(+). fig.shumicë sendesh etj., deng, grumbull: Kur i mësonte djemkat e çupkat e fshatit, merrte një vandak me dëfterka. (Arka e Djallit f.137). Ai nuk i duroi dot këto mustaqe, që iu zmadhuan si vandakë me grurë, dhe hodhi edhe një hap pas. (Njerëz të krisur f.119). vanitet~i.m (-). fig.boshësi, kotësi, Zbehtësi, zymtësi: Dhe unë trishtohem, kur e shoh nënën që ndikohet nga vaniteti i babait. (Njerëz të krisur f.185). vanitoz~e.mb (-). Boshësi, kotësi, zbehtësi, zymtësi : Edhe ajo ka filluar të bëhet pak vanitoze. (Njerëz të krisur f.184). vanitoz-i m (-). Bosh, kot, pa vlera: Ky vanitoz kujton se bota jeton me letërsinë, se mendjen të gjithë e kanë në ato letrushkat që shkruajnë grafomanët, mendoi djali i ri, që rrinte në tryezën pranë dritares, duke e ndjekur me sy daljen e Sherif Abecesë.(Arka e Djallit f.11). variacion~i.m.sh.~e.~et.(+). libr.ndryshim i diçkaje në anët e dorës së dytë a në tipare jo të qenësishme; luhatje brenda një mase të caktuar; ndërrim nga një gjendje në një tjetër; ndërrim i mënyrës së jetesës së përditshme për të larguar mërzitjen: Njeriu kërkon variacion,-tha ai. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.82). 210

211 vatër vat/ër~ra.f.sh.~ra.~rat.(+). fig.vendi ku lind e zhvillohet diçka, vendi prej nga vjen a përhapet diçka, qendra e një veprimtarie a e diçkaje tjetër, çerdhe, djep: Konia është vatra e çudirave!(arka e Djallit f.192). vatan~i.m (+). bised. Atdhe: Po jeziti dhe i ligu do të bëhen pishman dhe do t'i lajnë me gjakun e tyre gjynahet që kanë bërë në vatanin tonë, në vakëfin tonë-..(njerëz të krisur f.38). vazhd/ë~a.f.sh.~a.~at. (+). fig. Rrjedhë e zakonshme dhe natyrshme e ngjarjeve, e punëve etj., vazhdimësi :., filluan ta kujtojnë historinë e fejtonit, duke e bashkuar me të tjerat dhe duke e quajtur vazhdë fajesh dhe gabimesh.(arka e Djallit f.259). veladon~i.m.sh.~ë.~ët.(+). fet. Veshje e jashtme prej stofi të zi, e gjatë deri në fund të këmbëve dhe me mëngë të gjera, që mbajnë priftërinjtë katolikë; petk fetar (në vendet ku vepron kisha katolike) : Jam njeri i veshur me veladon, domethënë me petk të gjatë të zi me mengë, që më arrijnë gjer në fund të këmbëve.(njerëz të krisur f.149). velenc/ë~a.f.sh.~a.~at. (+). Mbulesë e gjerë dhe e trashë prej leshi, e endur rrallë; çull:, ai na tha të uleshim në mimin e gjatë e të gjerë, të mbuluar me velencë të zezë me lesh të gjatë dhe përreth me jastëkë.(arka e Djallit f.390). venerian~e.mb(+). mjek.që ngjitet me anë të organeve gjinore, i organeve gjinore :., ka banja me dushe dhe vaska të mëdha ngjyra-ngjyra, që kushedi sa sëmundje veneriane merr po të shtrihesh në to.(arka e Djallit f.195). venit(venis)~kal~a~ur. (+). E bëj diçka që të fishket, fishk (edhe fig.) huhet: Dhe këto "lule të jetës" ti nuk mund t'i lësh të veniten pa u ujitur. (Arka e Djallit f.253). vetjake verand~a.f.sh.~a.~at. (+). Pjesa a dalë, si ballkon i gjerë, përpara një ndërtese, ku rrinë njerëzit zakonisht në verë: Sa të kthehet Maxhuni, pije këtë kafe!-dhe zbriti shkallët e verandës, i hapi portën,..(arka e Djallit f.89). verbalisht~ndajf.(+). Gojor, në mënyrë gojore: Po të zgjeroj verbalisht disa mendime, të cilat i kam hedhur shkurtimisht në diskutimin tim.(shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.143). verbues~e.mb (+). Që të verbon (edhe fig.) : Kur të mbajmë ne fjalimet tona, këto lëkura verbuese që shikoni, (Arka e Djallit f.190). dhe fill pas saj në xhamet e dritareve vetëtinë dy gjarpërinj të ndezur me një dritë verbuese.(arka e Djallit f.281). ves~i.m.sh.~e.et. (+). Zakon i keq e i dënueshëm nga shoqëria; prirje drejt diçkaje të keqe; tipar i keq në karakterin e një njeriu, huq: Ndoshta, me ardhjen e shkrimtarit në fshat, edhe ata kishin marrë veset e Sherif Abecesë për t'u ngritur vonë në mëngjes.(arka e Djallit f.207). veteran~i.m.sh.~ë.~ët. (+). Luftëtar i vjetër me përvojë, pjesëmarrës në shumë luftime e beteja kundër armikut: Domethënë edhe veteranët, edhe komunistët, edhe të rinjtë e të rejat (Arka e Djallit f.109). partizan i Luftës Nacionalçlirimtare: Tallje me veteranët, huaj!(arka e Djallit f.301). vetëtimthi~ndajf. (+). Shumë shpejt, me shpejtësinë e vetëtmës; menjëherë, në çast, aty për aty, sa hap e mbyll sytë: Por ky mendim i kaloi vetëtimthi.(arka e Djallit f.438). vetjak~e.mb (+). Që i përket një njeriu të vetëm, që është pronë vetëm e një njeriu, që e përdor vetëm një njeri :.., duke i treguar pjesën e shkatërruaar të kopshtit matanë gurëve të vënë njëri mbi tjetrin në formën e një muri të ulët, që shërbente si kufi mes pronës vetjake dhe asaj të askujt.(arka e Djallit f.293). 211

212 veziri vezir~i.m.sh.~ë.~ët. (+). hist.grada më e lartë qeveritare në Perandorinë Osmane dhe në disa vende të Lindjes së Afërt; ai që mbante këtë gradë; titull i pashallarëve vendës që kanë sunduar në Shkodër dhe në Janinë në shekujt XVIII e XIX: O hiri i stërgjyshërve tanë, i nizamëve, kapedanëve, pashallarëve, vezirëve, arkitektëve, poetëve e dijetarëve, o hi që këtu je tretur! (Arka e Djallit f.179). vezm/e-ja.f (+). Qese e vogël prej lëkure, që mbërthehet në rripin e mesit dhe që shërben për të mbajtur fishekët: Në njërën ishte figura e një partizani të ri me vezme e kobure në brez.(arka e Djallit f.25). vëngër-ndajf. (+). 1.Me sytë shtrembër, me inat, keqdashje, mospërfillje a dyshim: Plaku e vështroi vëngër. (Arka e Djallit f16). 2.fig.Që shpreh inat, keqdashje e mospërfillje; që shpreh zili a dyshim: Mirë të thotë!- e vështroi vëngër Mitro Karapataqi. (Arka e Djallit f.323). Kapedani e shikoi vëngër. (Njerëz të krisur f.12). vërtit(vërtis)kal~a.~ur. (+). E sjell rrotull diçka, rrotulloj: E vërtita shkresën nga të gjitha anët për të parë numrin, firmën, datën dhe hollësi nga më të papërfillshmet.(arka e Djallit f.139). vërtitj/e~a.f.sh.~e.~et. (+). Veprim dhe gjendje sipas Vërtit, rrotullim: Pastaj, të lodhur nga vërtitja e shkresës nëpër duar, të dy me Lulushen ramë në mendime.(arka e Djallit f.139). vick/ël~la.f.sh.~la.~lat.(+). Vickë, shkelm fig.keq. Kundërshtim i pathemeltë, përpjekje pa arsye për të mos pranuar diçka, kundërshton kot, nuk rri urtë, hedh shkelma: Ma jep këtu gazetën të lexoj përsëri një frazë ku hedh vickëla me aludim kundër meje (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.166). vitrinë vid/ë~a.f.sh.~a.~at edhe vidh/ë~a (+). bised.keq. Këtu përdoret për të thënë tru, mend: Gomar! I ke vidhat në vend apo të janë zhvidhosur! (Arka e Djallit f.168). vietnamez/e~ja.f (+). Që ka lidhje me Vietnamin, që nga Vietnami, që është e Vietnamit: Fatimja duke ardhur me tabake në dorë tha se kafja ka dalë mjaft e mirë, pasi nuk është nga ajo vietnamezja që vjen erë vaji japonez.(arka e Djallit f.400). vigjilenc/ë~a.f (+). Vëmendje e madhe, kujdes për t'u ruajtur nga një rrezik, për të zbuluar me kohë një veprimtari armiqësore etj., të qenët syhapët e i gatshëm për të vepruar, syhaptësi: Mitro Karapataqi ishte specializuar për problemet teorike të letërsisë bashkëkohore, veçanërisht për çështjet e pastërtisë ideore dhe vigjilencës proletare në gjithë trupin,...(arka e Djallit f.173)., disa herë me radhë i ishte lutur shefit të kuadrit për ta zëvendësuar xha Gaqon me një portjer tjetër, se gjoja plaku na qënka matufepsur dhe na nënvleftësuaka vigjilencën. (Njerëz të krisur f.328). vitalitet~i.m.sh.~e.~et. (-). Gjallëri, njeri me jetë të gjallë, aktive, plotë jetë: Ky vitalitet do ta mposhtë Lulushen dhe këtë mposhtje ajo do ta dëshironte, siç e dëshirojnë të gjitha gratë e shëndetshme.(arka e Djallit f.73).këtë gjest njerëzit e shpjegonin si një akt fisnik qytetar dhe si një shenjë që tregonte vitalitetin djaloshar të shokut Zylo.(Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.215). vitrin/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). Dritare e madhe në një vend të dukshëm të tregtores, ku vihen gjedhe të mallrave që shiten :., që është një qytet sa Bilishti ynë, por të merr mendjen me vitrinat, reklamat dhe dritat lloje-lloje.(arka e Djallit f.150). 212

213 vithis vithis~kal.~a.~ur. (+). bised. Shemb, fundos: Kanë rënë tërmete dhe kanë ndodhur zjarre, janë bërë përmbytje dhe ka vithisur toka, duke sjellë fatkeqësi e rrënime shtëpish, por ndërtimet kanë zgjatur muaj të tërë. (Dështaku f.110). vjedhurazi~ndajf. (+). Pa u vënë re nga të tjerët, fshehurazi, si vjedhës: Kurse matanë derës plaka çirrte faqet nga frika e kjo grifshë do t'i tregonte se e kishte lexuar në verandë vjedhurazi së bashku me ta.(arka e Djallit f.131)...,-tha ngadalë Jashar Guna, duke shikuar vjedhurazi në tryezën, ku u ul Sherif Abeceja me agronomin.(arka e Djallit f.273). vlag/ë~a.f (+). Diçka që mban ende, mund të mbahet me ato që ka edhe pse ka mbaruar, që qëndron gjatë edhe pasi ka mbaruar: Buzët e saj kishin një vlagë të ndjeshme që mund të të turbullonte, një vlagë që gjithnjë mua më kujton lëngun e frutit të qershisë, po të asaj qershie të fillimit të qershorit.(njerëz të krisur f.286). vllazhdë (i.e)~mb.(-). I vlagët, i lagësht; i njomur:.., nuk u përmbajt dhe qeshi me një zë të hollë, duke vënë përpara gojës pëllëmbën e tij të vllazhdë nga djersa.(shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.232). vodk/ë~a.f (+). Pije e fortë alkoolike si rakia, pa ngjyrë, që nxirret kryesisht nga thekra, nga gruri, nga elbi ose nga patatet :.., urat dhe mejhanet e Stambollit, pagodat dhe rosat pekineze të Pekinit, akropolet dhe kukurectoret e Athinës, kaukazkat dhe vodkat e Moskës, keçtoret dhe orizoret e Tokios, hamburgetoret dhe uiskëtoret e Nju-Yorkut, birraritë dhe buterbrodët e Berlinit e me rradhë.(arka e Djallit f.160). vulgare vorbull~a.f.sh.~a.~at.(+). Shtjellë: U bë Qershiza vorbull ere si ajo vallja e dervishëve,.(arka e Djallit f.215). vostang~a.f (-). Dru: Të tre: Selman Thana, Fatimja dhe Sherif Abeceja me hunj e me vostangarka filluan t'i hedhin nëpër telat bishtat e hardhive dhe pastrojnë oborrin.(arka e Djallit f.212). vrerosur(i.e)~mb (+). I pikëlluar, i helmuar:.., vumë re se Mehmet beu qëndronte disi larg Cute Babules mjaft melankolik, si një kalorës me fytyrë të vrerosur.(arka e Djallit f.187). Gratë me fytyra të hequra, shtat-hollë dhe të thata, të dobësuara dhe të vrerosura,.(arka e Djallit f.250). vrik~ndajf. (+). Vring, vringthi, shejt e shpejt: Mbështeste kokën në shpinën e kolltukut të veturës, dremiste pak dhe vrik hidhej përpjetë si në ethe, duke bërtitur: (Arka e Djallit f.159). Sherif Abeceja vrik tendosi gjithë trupin e tij të gjatë dhe të hollë prej intelektuali delikat. (Arka e Djallit f.284). vrull~i.m.sh~e.~et. (+). Lëvizje e shpejtë, e fuqishme dhe e menjëhershme e dikujt a e diçkaje, vrapim i dikujt para se të hidhet diku, hov, : Ajo që e mahniti më shumë Maxhunin ishte vrulli i papritur i Cute Babules drejt tij me kalin e përmbajtur. (Arka e Djallit f.71). vulgar~e~mb (+). libr.që sillet e flet në mënyrë të pahijshme e të ulët, që është karakteristik për një njeri të tillë, i ulët: "Ushtrin e mirë Shvejk" të Hashekut, të cilin e quante një trillim pa vlerë, një idiotizëm vulgar e të trashë, të shkruar kastile për t'i bërë të qeshin budallenjtë, kuzhinierët, kamarierët dhe ushtarët. (Arka e Djallit f.89). voluminoz~e.mb.(-). Që ka volum, që ka shumë madhësi: Ai kishte marrë në dorë edhe dorëshkrimin voluminoz. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.24). 213

214 vulgarizëm vyer vulgariz/ëm~mi.m (+). libr.paraqitja e diçkaje shumë thjesht për tu kuptuar më lehtë nga masa e gjerë ose paraqitja e diçkaje e shtrembëruar në thelbin e saj, popullarizim: E treta ku dua të përqëndroj diskutimin, është lufta kundër vulgarizmit të punës kulturale. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.143). vyer(i,e)~mb (+). I vlefshëm, i çmuar, i shtrenjtë: Kjo shenjë, o Hyskë, është nga kujtimet më të vyera që më ka lënë Cute Babulja dhe më ka mbetur në tavan si gjurma e pejkamberit në Gurin e Mekës. (Arka e Djallit f.77). 214

215 xixëllon xurxullosem xixëll/on~jokal.~oi.~uar.(+). 1-Lëshon shumë xixa. 2-Ndriçon si një pikë e zjarrtë në errësirë, shkëlqen nga rrezet e dritës, vezullon: Ta lemë tani se na xixëllojnë sytë!-tha Selman Thana, duke e mbyllur fletoren. (Arka e Djallit f.193). xurxullosem~jokal (-)(+*). Shumë i dehur, tapë: Po more pije, xurxullosesh dhe nuk shkruan dot një radhë!(arka e Djallit f.183). 215

216 xhadi xhadi~a.f.sh.~.~të. (+). bised.,shar. Grua e përdalë, lavire: Shko në ndonjë mejhane me tym dhe kap ndonjë xhadi turke!- (Arka e Djallit f.335). xhaferdar/e~ja.f.sh.~e.~et. (-). vjet.lloj pushke e vjetër me strall e me dorëz të drejtë, që mbushej nga gryka: Pse s'e zbraze xhaferdarë?-unë s'e zbraza xhaferdarë se pashë Kamberë e vrarë!(njerëz të krisur f.115). xhakavent~a~.f (-). Xhaketë, zakonisht jo shumë e trashë, tip sportive, që është prej lëkure, fëshfështeje etj.: I gjatë, me flokët e drejta dhe të shtruara, me xhakavento prej lëkure dhe me pantallona ngjyrë hiri,..(arka e Djallit f.269). xhambaz~e.mb (+). keq. Ai që bën punë të pandershme, dallaveraxhi, batakçi: Është një kontradiktë mes punës së ndershme në kooperativë dhe punës së pandershme tregëtare dhe xhambaze. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.11). xhamthyer(i.e)~mb (-). Që është thyer xhami, derë, dritare, bufe etj. të cilat janë me xham: Dhe çdo hap e lëvizje, çdo shenjë e shprehje të fytyrës së Selman Thanës e ndiqte nga dritarja xhamthyer e dhomës së tij i uritur për bukë,. (Arka e Djallit f.212). xhan~e/ja.f.(+). përk. Përdoret kur i drejtohemi dikujt me përkëdheli; shpirt, zemër: E di, moj xhane, sa duhen vjehrrat! (Arka e Djallit f.58). xhandar~i.m.sh.~ë.~ët. (+). Ai që shërben në xhandarmëri: Nuk ishim as partizanë, as xhandarë, as hajdutë!...(njerëz të krisur f.12). xhanëm~pj (+). bised. Përdoret kur shprehim pakënaqësi a habi ose kur jemi të detyruar të pranojmë pa qejf diçka; të shkretën: Ku futet xhanëm? (Arka e Djallit f.54). xhezve xhaxhesh/ë~a.f.sh.~a.~at. (+). Gruaja e xhaxhait: More, po më pëlqen kjo xhaxhesha jote.(njerëz të krisur f.260). xhebrahil~i.m (-). fet.vjet.ai që i merr jetën njerëzve, që sa mezi pret të vij ora për të të marr: Pa ulu, moj, pse qëndron si xhebrahil! (Arka e Djallit f.62). xheç-pakuf. (+). pakuf.bised. Diçka, këtu më shumë në kuptimin për pak, desh: Mua njëherë në Ministri m'u kanos dhe xheç më hëngri dezhurni.(arka e Djallit f36). Kam hyrë unë një të djelë me plakën në një kabinë dhe xheç lojta mënç.(shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.107). xhenger~onomatope(-). Që bën tring-tring, një tingull që lëshon kur përplasen dy sende metalike : Na le ne me një greçkë dhe na thotë: mos e bëni synet!" Dhe duke vrapuar me çelësat, që i bënin xhengerxhenger në brez, iu afrua tim, eti, që shtrëngonte palldemin e shalës së kalit. (Njerëz të krisur f.82). xherah~u.m.sh.~ë.~ët.(+). vjet. Ai që mësonte nga përvoja diçka prej mjekësisë dhe që merrej me operacione të vogla e me shërimin e plagëve; ai që bënte synet fëmijët: E thërrasim xherahun dhe e bëjmë. (Njerëz të krisur f.81). xhevahir~i.m.sh.~e.~et.(+). fig.diçka shumë e çmuar a shumë e bukur, diamant, gur i çmuar: Gjiret xhevahiret-o, them ti vete!...(arka e Djallit f.69).ai që e pohon se gjithnjë mendon xhevahire, gënjen.(njerëz të krisur f.225). xhezv/e~ja.f.sh.~e.~et. (+). turq.enë e vogël prej metali, me bisht të gjatë e zakonisht me grykë të ngushtuar, që përdoret për të bërë kafenë: Kafen kishte qejf ta bënte Selmani në dy xhezve: njërën për zotin Sherif, dhe tjetrën për plakën dhe për vete.(arka e Djallit f.49). 216

217 xhindi xhybe xhind~i.m.sh.~e.~et (+). mit.figurë e besimeve dhe e përrallave popullore me prejardhje nga Lindja, e cila përfytyrohet si shpirt i keq, që del natën e që ka fuqi të mbinatyrshme: Dhe kjo e mallkuar sënduqkë tani të na bëjë të zihemi me tërë fshatin, të na largohen njerëzit si prej një shtëpie me kolerë ose me xhinde brenda.(arka e Djllit f.128). xhindosur(i,e)mb (+*). Sipas xhindos-kal., bëj që të tërbohet nga zemërimi, njeri si tërbuar nga zemërimi: Nuk ka gjë më të tmerrshme se vjehrra e xhindosur.(arka e Djallit f.40). xhins~i.m (+). vjet. Soj, fis, racë: Sebepçiu i gjyrylldisë, ashiku Maksut Babulja, me llagapin Cutja, nxitësi marksisti mynafik Dhimitër Karapataqis me llagapin Mitro, një kardash me xhins nga Junanistani (Greqia) dhe karasëzi me xhins turk Bajram Dynjaoglli me llagapin Bamkë Dynjaja i arnautizuar. (Arka e Djallit f.347). xhumbë-a.f (+). Xhungë, gungë; diçka e bërë si top, lëmsh: E pamë Spiron që mban dorën në kokë, se ka një xhumbë të madhe!-thoshin një palë.(arka e Djallit f.27). xhung/ël~la.f.sh.~la.lat. (+). fig.libr. Vend a mjedis shoqëror i ngatërruar dhe i vështirë:.., se mezi e prisnin nja dhjetë shkencëtarë arabë, iranianë dhe afrikanë të besimit islamik për t'u folur për filozofinë e mevlevinjve dhe për gjendjen e dervishëve në Gadishullin ballkanik, që është një xhungël e vërtetë bestytnish.(arka e Djallit f.225). xhyb/e~ja.f.sh.~e.~et. (+). Veshje e sipërme e gjatë dhe e lirshme, e lëshuar deri afër këmbëve, me kinda njëri mbi tjetrin, që e mbajnë disa popuj të Lindjes; pallto e gjatë e hoxhallarëve dhe e dervishëve: Dhe atëherë, në prag të ahurit të dhenve, me kobure në dorë, me çallmë dhe me xhybe, doli një dervish i shkurtër, mjekërzi dhe me ca sy të vegjël.(njerëz të krisur f.36). 217

218 yryshi yzmeqari yrysh~i.m (+). bised.hov, vrull, sulm: Atëhere shoku Zylo e zbrapsi krahun e kundërshtarit, mori yrysh dhe e goditi me grusht në nofull. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.212). yzengji~a.f.sh.~.~të. (+). Secili prej dy harqeve të vegjël prej metali me paftë nga poshtë, që varen me rrip në të dyja anët e shalës e që i shërbejnë kalorësit për të vënë këmbët:, vunë nusen në kalin që kishin marrë me vete të zbukuruar me shalë, me fre, me bufka të kuqe e të gjelbra dhe me yzengji me mamuze, dhe u nisën nëpër rrugë.(njerëz të krisur f.108). yzmeqar~i.m. (+). turq.vjet.punëtor, shërbëtor i dikujt, punon në tokën, shtëpinë etj. e dikujt kundrejt jetesës: Yzmeqar derë më derë (Arka e Djallit f.65). 218

219 zagushia zagushi~a.f (+). Bulçim, ufëm: Pak më larg tij u ul Sherif Abeceja i munduar përbrënda nga raskapitja, si në çastet e një zagushie të padurueshme me oksigjen të pakët. (Arka e Djallit f.233). Ajo i thirri të kthehej dhe të dilte më vonë, se tani ishte zagushi, por ai nuk donte të dëgjonte. (Njerëz të krisur f.344). zahire~ja.f.sh.~.~të (+). bised. Sende ushqimore që përgatiten e grumbullohen për t'u ruajtur për një kohë të gjatë dhe për t'u përdorur më vonë, zakonisht në dimër; ushqimet e dimrit, tëmotjet: Nëna e shkretë tani përgatit zahiretë e dimrit, bën petka, trahana, turshi, reçel. (Njerëz të krisur f.237). za/ll~lli.m.sh.~je.~jet.(+). Gur i vogël ë i lëmuar që gjendet zakonisht në shtratin e lumit; gurë të vegjël e rërë që sjell lumi me vete, zallishta e lumit, e liqenit a e detit: Të rri e të vështroj lumin dhe zallin!- foli me përtim Sherif Abeceja.(Arka e Djallit f.270). zallamahi~a.f (+). bised. Rrëmujë dhe zhurmë e madhe, pështjellim, gurgule: Ende nuk kishim dalë nga oborri, kur mes mustaqellinjve u ndez një zallamahi e madhe. (Arka e Djallit f.398). Prit tani zallamahinë! (Arka e Djallit f.129). zamk/ë~a.f (+). Lëndë e qullët që përdoret për të ngjitur, ngjitës: Në dëfterin e tij kanë qenë tre-katër fletë të ngjitura me zamkë nëpër qoshet e tyre.(arka e Djallit f.268). zamzan/e~ia.f.sh.~e.~et. (+). Enë e madhe prej qelqi, me bark të gjerë e me grykë të ngushtë, që vishet nga jashtë me një thurimë kashte ose xunkthi për të mos u thyer dhe që përdoret zakonisht për të mbajtur verë, raki etj: E ndezi dhe zbriti në bodrum për të mbushur shishet e rakisë nga zamzanet e mëdha. (Njerëz të krisur f.128). zbavit zan/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). mit. Figurë e besimeve popullore shqiptare, që përfytyrohej si vajzë shumë e bukur dhe luftarake, e cila jetonte në male e në pyje, u ndihmonte trimave, por kishte fuqi edhe të ndëshkonte duke shituar: Ata lanë zana, leshprera, shtërgje (Arka e Djallit f.280). zaptues~e.mb (+*). bised. Pushtues: Ka ca nga ne që nuk i duan partizanët dhe i mbajnë ison jezitit zaptues, po do ta pësojnë dhe do të bien me hundë në batak.(njerëz të krisur f.39). zaptues~i.m.sh.~.~it. (+). bised.pushtuesi: Ne përsëri do ta luftojmë zaptuesin. (Njerëz të krisur f.36). zbardhëll/on~jokal.~oi.~uar.(+). Nis të zbardhë, nis të agojë: Sa nisi të zbardhëllojë, shoku Zylo u ngrit piu katër gota ujë nga kana që e kishte në tavolinën e vogël tek koka. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.100). zbardhëllyer(i.e)~mb. (+*). Që është bërë i bardhë, duke humbur ngjyrën që kishte, i ç'ngjyrosur; që është bërë fare i bardhë ose më i bardhë nga ç'ishte: Dhe pashë se ai u bë edhe më i vogël dhe u duk sikur hyri i tëri në pardesynë e tij të zbardhëllyer. (Njerëz të krisur f.204). zbath~kal.~a.~ur (+). Heq këpucët, çorapët etj: Kur po ngrihesha, Cute Babulja zhveshi pallton, xhaketën, zbathi këpucët, çorapet dhe pantallonat,..(arka e Djallit f.64). zbavit~kal.~a.~ur. (+). bised.e argëtoj dikë e bëj që të kalojë kohën në mënyrë të këndshme, i heq mërzinë dikujt me shaka, me dëfrime, e sjell në qef :., kur të rritesh mos i prano e mos i qas në oborr Maxhunin e Zyberin, por sa t'i shohës, t'i lëshohesh me brirë e t'i bësh fërtele siç i bëjnë fërtele demat Spanjës torerot e poshtër që zbaviten, duke u vënë thikën në zemër(arka e Djallit f.88). 219

220 zboj zb/oj~kal~ova.~uar. (+). E largoj dikë me detyrim nga shtëpia, nga vendi etj.; e nxjerr jashtë, e përzë, e dëboj:.., disa thanë se gjoja ishte i pirë dhe kërkuan të zbohej nga andej.(arka e Djallit f.222). Nuk mund të më zbosh nga zyra (Arka e Djallit f.307). zbrazëti~a.f.sh.~.~të.(+). Të qenët i zbrazët: Ishte një zbrazësi pa fund, sikur në dhomë të mos kishte asnjeri. (Arka e Djallit f.289). zdap~i.m.sh.~a.~at. (+). fig.bised. Djalë a burrë me trup të gjatë, të fortë, po jo të hijshëm: Goxha djalë sa një zdap dhe mos dish të ngasësh një palo makinë! (Arka e Djallit f.368). zell~i.m (+). Dëshirë e zjarrtë, kujdes i madh dhe këmbëngulje që tregon dikush për të kryer me durim e sa më mirë një punë, një detyrë etj: E pe, o Bamkë, sa me zell e mori komandën?(arka e Djallit f.356). zemërbardhësi~a.f (+). Të qenët zemërbardhë: Unë gjithmonë e kam çmuar zemërbardhësinë dhe korrektesën tuaj. (Njerëz të krisur f.153). zemërgjerësi~a.f (+). Të qenët zemërgjerë: Në raste të tilla duket zemërgjerësia e njeriut. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.176).: Edhe Forja buzëqeshi me një zemërgjerësi tepër të ndjeshme. (Arka e Djallit f.403)..-tha Forja me një zemërgjerësi të madhe dhe përnjeherësh bërtiti: (Arka e Djallit f.379). zemërim~i.m.sh.~e.~et. (+). Ndjenja që na pushton kur na zemëron dikush a diçka; inat a pakënaqësi e drejtë që na lind kundër dikujt a diçkaje: Më duket se u kuptuam!-tha Zyber Shtufa me një zemërim të papërmbajtur.(arka e Djallit f.307). zgërlaq zemërzjarri~mb(+). poet. Që punon e lufton me zjarr për një çështje të drejtë, që i ndizet zemra flakë për një ideal fisnik: Se del Bamka bir shqiptari, bir shqiptari, zemërzjarri (Arka e Djallit f.85). zerdeli~a.f.sh.~.~të. (+). bot.lloj kajsie që e ka thelbin e bërthamës të hidhur:.., dhe shikonim gjithë këta njerëz që u ndritnin fytyrart e lëmuara nga vitaminat, nga bananet, ananasët, sheftelitë, zerdelitë dhe mollët.(arka e Djallit f.189). zeshkët(i.e)~mb. (+). Që është në ngjyrë të grurit a të bronzit, që e ka ngjyrën e lëkurës si në të zezë, zeshkan, zijosh: Nga shkallët e mëdha zbrisnin shkrimtari Adem Adashi me të shoqen, nje grua e hijshme me një fytyrë të zeshkët, të lëmuar, të bukur. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.15). zënk/ë~a.f.sh.~a.~at. (+). Grindje midis dy vetash a dy palësh kundërshtare, që mund të shkojë deri në rrahje :.. kur pa Cute Babulen mbi kalë, të cilin në fillim e pandehu ndonjë kalorës të huaj, që kish pasur ndonjë zënkë të vjetër me Maxhunin.(Arka e Djallit f.71). zgërbonj/ë~a.f.sh.~a.~at. (+). Zgavër e madhe në trungun e një druri, zgarbë; dru me një zgavër të tillë: U ngritën ca nga ata, vanë në orman dhe kërkuan gjithë zgërbonjat, gjersa gjetën eshkë për të mbushur dy thasë.(dështaku f.95). zgërdheshje~a.f (+*). keq.sipas zgërdhij, që qesh pa vend e pa shkak, duke shtrembëruar fytyrën e duke nxjerrë dhëmbët jashtë:., veçanërisht në çastin e buzëqeshjes, që në fakt është një zgërdheshje.(arka e Djallit f.106). zgërlaq~kal.~a.~ur. (+). fig. Ia pres fuqinë dikujt, e lodh dhe këput fare: Aq sa i freskët dhe i gëzuar ishte Cute Babulja natën dhe në mëngjes, kaq i zgërlaqur dhe i mërzitur ishte gjatë rrugës për në Turqi.(Arka e Djallit f.159). 220

221 zgërlaqur zgërlaqur(i.e)~mb( +*). fig.1.që është pa fuqi, që është i lodhur, i këputur fare: Unë me Lulushen të dy rrinim pranë sobës, si macja me maçokun, të dembelosur e të zgërlaqur. (Arka e Djallit f.383). 2.Që është i qullët, që është i flashkët, tul i fortë dhe i tendosur dhe jo një tul i zgërlaqur. (Arka e Djallit f.420). zgurdull/oj~kal.~ova.~uar. (+). I hap jashtë mase, i shqyej (sytë): Cute Babulja nxori gjoksin para Fores dhe zgurdulloi sytë.(arka e Djallit f.379). zi(i)~zezë(e)~mb. (+). fig. Plot fatkeqësi, vuajtje e mjerime, i mjerë, i shkretë, etj.: Bamka i zi vdiq e shpëtoi.(arka e Djallit f.149). ziafet~i.m.sh.~e,~et(+).edhe zijafet~i.m.sh.~e.~et. (+). vjet. Gosti: Ai mund të shkruajë se kuadrot bëjnë ziafete në shtëpitë e fshatarëve, hanë pula..(arka e Djallit f.46). Veçanërisht Cute Babulja në këto zijafete merr nëpër gojë nuset e kryeqytetit që gjoja nuk i duan vjehrrat..(arka e Djallit f.109). ziej~kal.~zjeva.~zier (+). Këtu përdoret si jokal.vet.veta III fig.keq. flasin keq, gumëzhijnë: Se hedh ndonjë fjalë Zyber Shtufa, a mërmërit ndonjë gjepur Spiro Arhitrari, kjo s'do të thotë që zjen fshati. (Arka e Djallit f.136). zijafetxhi~u.m (-). Që ka të bëj me zijafetet, është njeri që ka dëshirë të shkoj shpesh nëpër gostira, ai që organizon gostira: Është për të ardhur keq që rreth Cute Babules, këtij aventurieri dhe zijafetxhiu të papërmbajtur herë pas herë.(arka e Djallit f.115). zijosh~e.mb (+). Që e ka lëkurën në ngjyrë të errët a si të zezë, zeshkan, i zeshkët (edhe si em): Ju prezantoj të pamëshirshmin kritik, zijoshin Mitro Karapataqin, (Arka e Djallit f.143). Pak më tej ishte ai djaloshi zijosh,..(njerëz të krisur f.25). zukat ziliqar~e.~mb (+). Që i ka zili të tjerët, që shpreh zili, smirëzi (edhe si em.~i~ë~ët).:.., natyra merr hak dhe të urren, të bën nervoze, ziliqare, kurnace dhe të ligë (Arka e Djallit f.126). Ky është një fshat ziliqarësh e batakçinjsh. (Arka e Djallit f.233). zjarr~i.m.sh~e.~et. (+). vet.nj.fig. Ndjenjë e fuqishme që rremben dikë; shpërthim i vrullshëm i një ndjenje, dëshirë e fortë: Por Fatimja nuk ishte nga ato që të ndiqte Sherif Abecenë për ta ruajtur nga zjarret e gjinjve të femrave.(arka e Djallit f.220). zog/ë~a.f.sh.~a.~at. (+). përk.vajzë a grua e re dhe e bukur: Digjem nga dëshira për ta lexuar -tha zoga e Qershizës.(Arka e Djallit f.219). Kësaj zoge i mjafton edhe tundja e kokës, mendoi Sherif Abeceja, duke ndjekur rrugën.(arka e Djallit f.20). zogist~e.mb (-). Që është me ideologjinë dhe me ushtrinë e Zogut, që e mbështet, që i përket: E kishte takuar, e kishte sharë dhe e kishte quajtur "burgjez" dhe "oficerkë zogist".(njerëz të krisur f.64). zoologji~a.f. (+). Lëndë mësimore që jep njohuritë e kësaj shkence në shkollë; bised. teksti që përmban këto njohuri: Është djali im tetëvjeçar, fëmijë i dhënë shumë pas zoologjisë dhe botanikës.(shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.39). zotrote~palak (+). bised.1-përdoret për t'iu drejtuar me nderim një njeriu, zakonisht në moshë të shkuar.2- iron. Përdoret për t'iu drejtuar një njeriu që e mban veten për të madh: E që thua zotrote, sikur të na sillje nga një palë letra...(arka e Djallit f.148). zukat(zukas)~jokal.~a.~ur. (+). bised.keq.të ziente, të gumuzhinte: Të ziente klubi i fshatit nga qortimet e tre mustaqellinjve dhe Spiro Arhitrarit, të zukaste rrojtorja nga llomotitjet e berberit Alush Karkanaqja, (Arka e Djallit f.218). 221

222 zullapi zullap~i.m.sh.~ë.~ët. (+). thjeshtligj.,shar. Njeri i trashë nga mendja e i pagdhendur; njeri i çrregullt e shëmtak, që zakonisht sillet poshtë e lart e nuk bën ndonjë punë të dobishme: E mbuloftë turpi Pasho zullapin!(njerëz të krisur f.102). zullum~i.m.sh~e.~et. (+). bised.kryes.sh. Të këqija, shkatërrime a padrejtësi që bën dikush, duke shpërdoruar fuqinë që ka e duke përdorur dhunën: Me gjithë zullumet e tyre dhe mendimet e pakontrolluara, që hidhnin në lloj-lloj mjedisesh,.(arka e Djallit f.237)...bamkë Dynjaja bredh nëpër kafenetë e krahinës së Devollit, fshat më fshat, pin raki, bën zullume, flet mbarë e prapë dhe zihet me tërë botën.(arka e Djallit f.39). zullumqar~e.mb (+). bised. Që bën zullume, dëmtues e shkatërrimtar; mujshar (edhe si em.): Titulli i "Mexhilisit" bërtiste: "Arnautët zullumqarë të femrave, dinsëzë, të pasajdisur dhe sojsëzë".(arka e Djallit f.347). zymtësi zvarritës~e~mb (+). Që lëviz duke u zvarritur, që zvarritet: Kur po e mundonin këto mendime, ai dëgjoi trokitjen e shkopit dhe hapat e zvarritura të të zotit të shtëpisë.(arka e Djallit f.107). zymtë(i,e)~mb. (+). fig. Që shpreh mërzi e hidhërim, që s'ka gëzim e gjallëri, që është plot trishtim, i errët, i turbullt, i vrenjtur, i ngrysur: Sherif Abeceja e vështroi gjatë dosjen e fryrë dhe aty për aty e pushtoi një atmosferë e zymtë mbytëse. (Arka e Djallit f.107). zymtësi~a.f (+). Të qenët i zymtë: Mitro Karapataqi sikur na zhyste në një zymtësi ende më të dendur si në mesin e një kënete të errët të rrethuar me kallamishte dhe me shkurre.(arka e Djallit f.356). zurna~ja.f.sh.~.~të. (+). muz.vegël muzikore me frymë, si fyelli, që zgjerohet nga fundi dhe që ka një pipëz të dyfishtë prej kallami e zakonisht tetë vrima; cyle: Unë i bie mirë zurnasë, i bie edhe karadyzenit. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.112). zusk/ë~a.f.sh.~a.~at. (+). shar.grua që nuk mban qëndrim të mirë moral, grua e ligë; bushtër: I paska marrë të dyja çupat e Qenam bej Ormanit, të dyja zuskat e jevgjitkës! (Njerëz të krisur f.121). zuzar~i.m.sh.~ë.~ët. (+). shar. Ai që sillet kot rrugëve e bën punë të këqija, ai që fut hundët kudo; ai që shkon shumë pas grave; njeri i poshtër :, që po e kalon dorë më dorë për të përhapur shpifjet e një zuzari, i cili, s'mjaftoi duke shpifur sa ishte gjallë, (Arka e Djallit f.358).., dhe e shava Lulushen që mbrojti të vëllanë e saj të prapë, atë zuzarin më të lig të rrjedhës së Devollit.(Arka e Djallit f.78). 222

223 zhabë zhab/ë~a.f.sh.~a.~at.(+). fig.përçm. Lëkur e rrudhur dhe e dobësuar, fishkje, plakje e lëkurës: Le që tani nuk e provon dot se gruan e ke plakë dhe i janë bërë gjinjtë si zhaba!(arka e Djallit f.242). zhapi~u.m.sh.~nj.~njtë. (+). zool. Lloj hardhjeje me trup të madh e me shpinë të blertë me pika të bardha a të muerrme:. me një përbuzje sikur të ishte para një zhapiu të verdhë e të lagur.(arka e Djallit.267). Edhe Sherif Abeceja e mori me përtim dhe me ndot, sikur të kishte të bënte me një kërmill apo zhapi të ftohtë, që ngjall pështirje.(arka e Djallit f.109). zhdërvjellët(i.e)~mb. (+). I shkathët (edhe fig):.., ku dergjeshin udhëtarët varfanjakë më të rraskapitur, ku fshiheshin grabitësit më të zhdërvjelltë, ku nuhatnin banditët më faqezinj, ku lëviznin gishtërinjtë kumarxhinjtë më hipnotizues, (Arka e Djallit f.194). zhdërvjelltësi~a.f (+*). Shkathtësi, ai që është i zhdërvjellët, i shkathët: Unë shava veten për mungesën e zhdërvjelltësisë e për naivitetin.(njerëz të krisur f.221). zhgarravin~a.f (-). fig.shar. Gjëra të shkruajtura, por pa vlerë, sikur të kishin luajtur fëmijët me zhgarravitje, sikur janë tallur: Ju e dini se nëntëdhjetë e nëntë pikë nëntëdhjetë e nëntë për qind e lexuesve nuk iu bie rasti të lexojnë jo dorëshkrimin e ndonjë shkrimtari të shquar, por as dhe zhgarravitjet e ndonjë fillestari. (Arka e Djallit f.129). zhyt zhubros~kal~a.~ur. (+). E bëj me rrudha diçka, rrudh:, të marr kapelen dhe të shtrijë me gishtërinj strehën, që i dukej e zhubrosur,.(arka e Djallit f.304). zhurm/oj~jokal~ova.~uar.(+). vet.veta III. Ushton, kumbon; buçet: Fjalët e shokut Zylo më zhurmonin në veshë.(shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.20). zhurmues~e.mb (+). Që bën shumë zhurmë kur lëviz, kur punon ose kur kalon diçka nëpër të, zhurmëmadh: Pëllëmbë për pëllëmbë rridhte nga një çezme zhurmuese. (Arka e Djallit f.281). zhuzh/et~jokal.iti~itur (+). Bën një zhurmë të zgjatur sikur zien; nxjerr një zë të njëtrajtshëm; nxjerr zhurmërimë si ajo e kandrrave kur fluturojnë; gumuzhin (edhe fig.): Mes kësaj heshtjeje ai e hodhi bishtin e cigares, që bëri një hark të gjerë dhe ra duke zhuzhitur në një pellg me baltë. (Dështaku f.3). zhvidhos~kal~a.~ur. (+). bised. Zbërthej diçka të mbërthyer, këtu për trurin, për mendjen: Gomar! I ke vidhat në vend apo të janë zhvidhosur! (Arka e Djallit f.168). zhyt(zhys)~kal~a.~ur. (+). fig. Bëj që të bjerë në një gjendje të caktuar, kredh: Sa porositi të katër kafet, hapi gazetën dhe u zhyt në lexim.(arka e Djallit f.164). zhgjënd/ërr~rra.f.sh.~rra.~rrat.(+). Gjendja kur fillojmë të përmendemi pas një ëndërrimi, e vërteta që shohim kur dalim nga ëndërrimi: Nuk jnë as ëndrra, as zhgjëndrra, por të vërteta!(arka e Djallit f.103). 223

224 KREU III Fjalëformimi në prozën e Agollit Ky kapitull trajton njësitë leksikore, fjalëformimi si një prej veçorive fjalëkrijuese të Agollit, kompozitat e prozës agolliane. Jemi ndalë në dy prej mënyrave të fjalëformimit, prejardhjes dhe kompozimit, si mënyara më prodhimtare të fjalësit të Agollit. Në këto vepra kemi një leksik shumë të gjerë, gjatë vjeljes së materialit të bie në sy një numër i konsiderueshëm njësish leksikore, krijime të autorit, ndër të cilat vendin më të rëndësishëm e zënë fjalët e përbëra, kompozitat nënrenditëse dhe bashkërenditëse. Në krijimin e tyre autori ka përdorur mjete fjalëformuese të gjuhës shqipe, por edhe të huaja të cilat njihen si të tilla nga sistemi fjalëformues i gjuhës shqipe. Klasifikimi i fjalëve sipas fjalëformimit Ashtu siç dihet tashmë, sistemi i fjalëformimit përbëhet nga tërësia e mënyrave dhe tipave fjalëformuese. Të gjitha fjalët e formuara me të njëjtën mënyrë i përkasin një mënyre fjalëformuese. Mënyrat janë këto: 1-Prejardhja me nëndarjet e saj: Prejardhje parashtesore Prejardhje prapashtesore Prejardhje parashteso-prapashtesore Prejardhje pa ndajshtesa 2-Me kompozim 3-Me përngjitje 4-Konversion etj Formimi i fjalëve me prejardhje. Formimi parashtesore. Prejardhja mbahet si mënyra më prodhimtare dhe më e larmishme në sistemin e fjalëformimit të shqipes në përgjithësi. Prejardhje quhet formimi i fjalëve me anë të bashkimit të ndajshtesave fjalëformuese me tema fjalësh. 27 a-prejardhja parashtesore Parashtesimi është një mënyrë e rëndësishme e fjalëformimit të fjalëve në gjuhën shqipe, por mbetet më pak prodhimtar se prapashtesimi. Sipas e prof. E. Hysës Parashtesimi dallohet nga prapashtesimi jo vetëm nga pikëpamja sasiore, po edhe nga pikëpamja cilësore, pasi parashtesim, në pjesën dërmuese të rasteve është neutral nga pikëpamja gramatikore, ndërsa prapashtesimi është i lidhur drejtpërdrejt me një formëzim të caktuar gramatikor. 28 Në prozën e Agollit parashtesimi është më i kufizuar se prapashtesimi. D.Agolli në veprën e tij ka përdorur një sërë parashtesash, si: për-, pa-, mos-, nën-, super-, para-, stër- pan-sh-, s-, z-, ç-, a- (kjo e fundit më pak e përdorur). Formimi i fjalëve me parashtesën a- 27 Gramatika e gjuhës shqipe 1,Tiranë E. Hysa, Formimi i emrave me ndajshtesa në gjuhën shqipe, Tiranë, 2004, f

225 Parashtesa a- Kjo është një parashtesë e huaj -në gjuhën e shkrimit ka hyrë me burim prej greqishtes, me funksion privativ, në fjalë të marra gati së jashtmi, si: afazi, apolitik, ateist, ateizëm. 29 Në materialin që kemi vjelë tek veprat e Agollit kjo prapashtesë nuk rezulton produktive, atë e kemi ndeshur kryesisht në fjalët, si: ateistë, amorale, anormale, aferim. Të gjitha zënkat kanë një bërthamë amorale, por kjo që ndodhi mes Sherif Abecesë dhe tre mustaqellinjve nuk kishte vetëm bërthamën të pamoralshme, ajo kishte edhe lëvozhgën të tillë.(arka e Djallit f.360). Formimi i fjalëve me parashtesën mos- Parashtesa mos- u paravihet zakonisht emrave prejfoljorë të veprimit të prejardhur ose të përbërë nga prapashtesa -im ose -je dhe u jep një kuptim të kundërt. Ky tip fjalëformimi është më fort i gjuhës letrare të shkruar, në stilin e letërsisë politike, shoqërore dhe shkencore. Në gjuhën e folur e sidomos në gjuhën e popullit ajo del përgjithësisht më rrallë. 30 Ndërsa sipas gjuhëtarit V. Memishaj Grupi i emrave me mos nuk është veçori e gjuhës së folur, por asaj së shkruar. Këtë e tregon edhe lënda leksikore që pasqyrohet në fjalorët e shumtë dialektorë të botuar këta vjetët e fundit. 31 Në krijimtarinë e Agollit, kjo ndajshtesë nuk paraqitet prodhimtare, atë e kemi ndeshur në ndërtimet, si p.sh.: mosdurim, mospërfillës, mosbesim etj. Nga vepra e Agollit shkëpusim: Ka sëmundje që vijnë me mosdurimin e dritës (Arka e Djallit f.373). Parashtesa mosbashkohet kryesisht me tema fjalëformuese emërore e mjaft rrallë me disa tema mbiemërore. Me pjesë të tjera të ligjëratës ajo nuk bashkohet. 32 Formimi i fjalëve me parashtesën nën- Këto ndërtime kanë kuptime a funksione të kundërta dhe luajnë rolin kryesor për kundërvënien e kuptimeve të fjalëve përkatëse me temë të njëjtë. Ato mund të formojnë fjalë antonime folje, emra e mbiemra. 33 Fjalë të formuara me parashtesën nën, në veprën e Agollit: nënballi, nënçmim, nënbishti, nënqesh etj. p.sh. Zylo e vështronte prej nënballit të tij të ngrysur. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.167). Formimi i fjalëve me parashtesën super- Fjalë të formuara me parashtesën super + një emër: supershtet, superpotencial, superimperialist, superfuqi, superevropizi etj. p.sh. Ndërsa studiuesi dhe kritiku i supërfuqisë, azerbajxhanasi sovjetik (Arka e Djallit f.224). Formimi i fjalëve me parashtesën -pan-, pseudo: 29-A. Xhuvani - E. Çabej, Parashtesat e gjuhës shqipe (1956), në Vepra I,Tiranë, 1980, fq E. Hysa, Formimi i emrave me ndajshtesa në gjuhën shqipe, Tiranë, 2004, f V. Memishaj, Emrat me parashtesën mos- në shqipen standarde, në Studime për fjalën shqipe,tiranë, 2011, f E. Hysa, Parashtesat me kuptim mohues në gjuhën shqipe, në Studime fi lologjike, Viti XXXI(XV), nr. 4, Tiranë, 1997, f A. Xhuvani - E. Çabej, Parashtesat e gjuhës shqipe (1956), në Vepra I, Tiranë, 1980, fq

226 Fjalë të formuara me sipareshtesa të huaja të dallueshme nga sistemi fjalëformues i gjuhës shqipe -pan-, pseudo: pseudoshkencëtar, panafrikane, panteist, pseudointelektual, pseudoaforizëm etj.: Këta pseudoshkencëtarë ballkanas në vend që të gëzoheshin me famën që po merrte një banor i Ballkanit, (Arka e Djallit f.224). Mos kujto se këto fjalë që thashë shprehin ndonjë mendim pagani, a ndonjë mendim panteisti, o Demkë.(Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.116). Fjalë të formuara me parashtesën stër. Kjo ndajshtesë u ngjitet emrave e foljeve, me funksione të ndryshme ose sot pa ndonjë funksion të caktuar flas, holloj, hollim, holluar, mas, them. Ai e quajti si një shenjë të kujdesit të veçantë për vetveten, kujdes prej një sqimatari të stërholluar.(arka e Djallit f.283). I shkruan gjerat pa i matur dhe pa i stërmatur dhe pa u drojtur se ç'mund të flisnin ata që do t'ia lexonin. (Arka e Djallit f.171). Fjalë të formuara me parashtesën parashtesën pa- Me folje parashtesa pa- nuk bashkohet, përveç ndonjë rase të veçantë. 35 Në krijimtarinë e Agollit, kjo ndajshtesë paraqitet në ndërtimet, si p.sh.: i paarritshëm, i pabazuar, i pacensuruar, i pacipë, i padalë, i padenjë, padije, i padobishëm, padurim, i pafuqishëm, i pafytyrë, pakundërshtueshëm, i palarë, i palëkundur, i paligjshëm, etj....aq sa ishin të zotërit për t'u turpëruar, se në fakt ishin njerëz të pacipë, dhe u ngritën.(arka e Djallit f.269). Kjo është kërkesa e një pale, kërkesë që vjen më shumë nga padija dhe nga naiviteti primitiv, kërkesa e palës tjetër për mbajtjen e Bamkës në dënim të përjetshëm, është keqdashëse dhe me qëllim të egër hakmarrjeje.(arka e Djallit f.262). Fjalë të formuara me parashtesën për- Ndajshtesa për- është relativisht prodhimtare në gjuhën shqipe. «Në fushën e emrave formimet me këtë parashtesë përgjithësiht janë të kufizuara. Ajo është shfrytëzuar sidomos në formimet parashteso-prapashtesore». 36 Kjo tendencë e fundit vihet re edhe tek Agolli, si: përbindshëm, përbuzje, përçmim, përçmuese, përhapës, përhimët, përhumbur, përlotim, përmallim, përmalluar, përpij, përpiloj, përparim, përshëndoshem, përulësi, përvuajtshëm, përzemërsi, përzemërsisht etj. Ajo e vështroi me përçmim dëfterin e të ndjerit Bamkë dhe zbriti duke turfulluar shkallët e verandës.(arka e Djalli f.65). Kjo ishte nata selanikase që na dha zemër për të vazhduar udhëtimin drejt Stambollit me t'u gdhirë, të përcjellë me përmallim nga greku Kristos, (Arka e Djallit f.159). Kjo ndajshtesë nënvizon gjuhëtari E. Hysa: Vendoset para temave emërore, duke e saktësuar dhe përcaktuar më qartë, kuptimin që ka tema fjalëformuese A. Xhuvani - E. Çabej, Parashtesat e gjuhës shqipe (1956), në Vepra I,Tiranë, 1980, f A. Xhuvani - E. Çabej, Parashtesat e gjuhës shqipe (1956), në Vepra I, Tiranë, 1980, fq E. Hysa, Formimi i emrave me ndajshtesa, Tiranë, 2004, f E. Hysa, Formimi i emrave me ndajshtesa në gjuhën shqipe, Tiranë, 2004, f

227 Formimi i fjalëve me prejardhje prapashtesore Prapashtesat në gjuhën shqipe janë rreth tri herë më shumë se parashtesat, ndaj ato mbahen si tipi më prodhimtar. Në materialin e vjelë gjejmë fjalë leksikore të krijuara me këto prapashtesa: Ka prapashtesa që formojnë folje:-o/ -ro/ -to/ -so/ -os:absteno, arno, dreqos, llafos, mavijos, etj. Ka prapashtesa që formojnë emra, mbiemra, ndajfolje. Me prapashtesën- kë. Kjo prapashtesë u jep fjalëve një nuancë zvogëlimi ose përkëdhelie është prapashtesa më prodhimtare në të folmen e Devollit, psh: cironkë, lakuriqka, copkë, defterkë, fletorka, broshurkë, amazonka, hundka, deriçkë, greçkë, kleçkë etj. Ai herë pas here zgjaste dorën dhe ia zinte Cute Babules fundin e veshit, atë copkën e tulit,ku mbahet vëthi. (Arka e Djallit f.316). Kur lexon këtë fletore, të duket sikur të përgjon dikush për të të kallzuar përse paske mbajtur në shtëpi një broshurkë të rrezikshme... (Arka e Djallit f.325). Me prapashtesën eshë: Autori krijon me këtë prapashtesë emrat femërorë për disa kafshë, të cilat në gjuhën letrare shqipe emërtohen me një emër gjuhësisht mashkullor: leopardheshë, tigreshë, liseshë, elefanteshë, luaneshë. "Edhe e tërbuar, qënka e bukur! Leopardeshë e bukur!", mendoi Sherif Abeceja.(Arka e Djallit f.128). Pse s'themi lis dhe liseshë? (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.41). Me prapashtesën or;(a) tore/e: shamator, imitator, hamburgetore, uiskëtore, fantazorë. Atëherë do të quheshin imitatorë. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.51). urat dhe mejhanet e Stambollit, pagodat dhe rosat pekineze të Pekinit, akropolet dhe kukurectoret e Athinës, kaukazkat dhe vodkat e Moskës, keçtoret dhe orizoret e Tokios, hamburgetoret dhe uiskëtoret e Nju-Yorkut, birraritë dhe buterbrodët e Berlinit e me rradhë. (Arka e Djallit f.160). Me prapashtesën-ëz. Si prapashtesë zvogëluese edhe kjo gjendet dendur në fjalësin e Agollit, si: vashëz, copëz, grimëz, degëz, odëz, strehëz, cipëz etj. Pastaj mes kuvendimit serioz futnin edhe ndonjë copëz historie për të qeshur.(arka e Djallit. fq.22). Me prapashtesën turke xhi janë formuar këto fjalë: zijafetxhi, arabaxhi, sazexhi, qoftexhi. Shoku Cute, do t'ia mbyllësh gojëne çapluar këtij arabaxhiut tënd, apo!...- u nxeh Mitro Karapataqi. (Arka e Djallit f.321). I ati i saj vërtet ka qenë qoftexhi, po ishte njeri i ndershëm dhe ndoshta diçka i kishte dhënë luftës. (Njerëz të krisur f.224). Zhvillimi i tregtisë dhe zanateve të ushtruara solli përdorimin e emërtimeve të njerëzve sipas profesionit ky fenomen haset edhe në veprën e Agollit kur thotë: qoftexhi, hallvaxhi. Prapashtesa -xhi është prapashtesë turke, por kjo nuk është përdorur vetëm në fjalët turke, por edhe në fjalë shqipe. Pjesa më e madhe e këtyre fjalëve me prapashtesën -xhi, si edhe turqizma të tjera, që gjenden te vepra e Agollit e kanë humbur karakterin neutral dhe kanë fituar nuancë stilistike ironike, tallëse ose përbuzëse. Me prapashtesën o/-zo 227

228 Sipas Xhuvanit-Çabejt prapashtesa -o në thelb, është prapashtesa e thirrores dhe dokumentohet që në ilirishte, në emra burrash, si: Bato, Testino. 38 Në krijimtarinë letrare të Agollit prodhimtarinë kjo ndajshtesë shoqërohet edhe me ndajshtesa të tjera tek mënyrat e përziera: polemizoj, preokuptoj, privoj, qëmtoj,robtoj, sakatoj, sendëzoj, shaloj, specializoj, gjëmoj, huazoj etj. p.sh. "Pse, bre, më privoni nga e drejta e qarkullimit?". (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.91) Formimi i fjalëve të përbëra Në studimet shqiptare kompozimi vështrohet si një mënyrë fjalëformimi me anë të së cilës krijohen fjalë të reja që kanë në përbërjen e tyre dy a më shumë tema motivuese. 39 Ndërsa sipas Kostollarit Fjala e përbërë ose kompozitë e mirëfilltë në shqipen është ajo fjalë dygjymtyrëshe që formohet nga bashkimi i dy a më shumë temave në një fjalë të vetme, në një njësi të vetme leksikosemantike strukturalisht të mbyllur, e cila formësohet si një tërësi e pavarur fonetikomorfologjike, ka kategoritë e veta potenciale fjalëformuese, zhvillohet semantikisht dhe kryen funksionet e veta gjithnjë si një tërësi-fjalë, pavarësisht nga veçoritë fonetike dhe leksikogramatikore të komponentëve të saj. 40 Kompozitat në veprën e Agollit i kemi : Kompozita bashkërenditëse Kompozita mbiemërore me strukturë mbiemër +mbiemër: politiko-ideologjike, fetaro-filozofike, liriko-patetike, filozofiko-shkencor, politiko-ideologjike, kulturale-artistike, kulturale-masive p.sh. Ju e përbuzni lëvizjen kulturale-artistike, sepse nuk e merrni me mend efektin e saj. (Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo f.94)..ndoshta më të përsosur se të dervishëve dhe njohuri fetaro-filozofike mbase më të mëdha se semazeni,.(arka e Djallit fq.221). Më të dendeura në numër dhe më të pasura në strukturë janë kompozitat nënrenditëse. Kompozita të formuara nga: emër +emër: radiokronist, fjalëpërgjues, arnautxhihiri, fantashkencë - Ndaj këtyre dy të dërguarvë nga dy superfuqitë botërore, asnjë gazetar, asnjë telekronist dhe radiokronist nuk drejtonte jo vëmendjen, por as vështrimin e fundit të bishtit të syrit. (Arka e Djallit f.224). Fjala leksikore arnautxhihiri është formuar nga dy elementë të huaj. emër +element fjalëformues i huaj fil(fill): frankofill, turkofill. Edhe Enver Hoxha që e di frëngjishten më mirë se ç'e di ti shqipen, qënkesh frankofill?...(arka e Djallit f.334) A. Xhuvani - E. Çabej, Prapashtesat e gjuhës shqipe (1962), në Vepra I, Tiranë, 1980, f Akademia e Shkencave, Gramatika e gjuhës shqipe I, Tiranë, 2002, f A. Kostallari, Mbi disa veçori të fjalës së përbërë në gjuhën shqipe, në Studime mbi leksikun dhe mbi formimin e fjalëve në gjuhën shqipe, Tiranë, 1972,fq

229 Kompozita mbiemërore Këto kompozita përbëjnë pjesën më të madhe të fjalëve leksikore të krijuara nga autori në vepër. Emër +emër: mustaqemisër, fytyrëflakë, fytyrkërmill, shpirtnjohës. Ç'e ke këtë Maxhun kaq fytyrëkërmill, moj Lulushe! (Arka e Djallit f.77). Emër + mbiemër: mustaqebukur, qëllimlig, gërshetgjatë etj. Ty të flas, mustaqemisër! (Arka e Djallit f.358). Emër +mbiemër prejpjesor ose pjesore: pantallonazbërthyer, flokëbojatisur, xhamthyer, nampërhapur, famëpërhapur, fustançarë, moralprishur, punëduruar etj. Do të na shohin nesër këta mjekroshë dhe këto guguçe flokëbojatisura! (Arka e Djallit f.189). : sa të të bjerë në qafë ty dhe tezes tënde, të nderuarës Shefkije, që ka një kulturë me dimensione aq të mëdha, sa do t'ia kishin zili edhe rilindasit tanë famëpërhapur. (Arka e Djallit f.36) Formimi i fjalëve të përbëra mbiemërore sipas kategorive semantike Shumë prej kompozitave mbiemërore të formuara nga vetë autori shpesh janë përdorur emrëzuar kontekstualisht, si: moralhumburi, punëduruari, karakterdobëti etj. Shkrimtari i vetëdijshëm se një vepër letrare nuk mund të ketë sukses pa një gjuhë të pasur, i drejtohen leksikut popullor. Si mjeshtër i vërtetë i ringjalljeve Agolli gjallëron fjalë krahinore e dialektore për qëllime artistike. Fondi leksikor i veprave të Agollit përfshin fjalë nga të gjitha fushat tematike. Kompozitat në vepër përbëhen nga dy tema, të cilat kanë marrëdhënie të ndryshme midis tyre dhe japin si rezultat një nocion të ri p.sh.shpirtkazëm. Mbiemrat që do të shohim gjatë punimit mund t i ndajmë në disa kategori semantike: a-mbiemra që tregojnë cilësi fizike, trupore të njeriut a të qënieve frymore, si: mustaqemisër, flokëbojatisura, faqekuq. Në stallë dy vajza faqekuqe, të veshura me përparëse (Arka e Djallit f.242). b-mbiemra që tregojnë cilësi të jashtme jo trupore të njeriut (tipare të lidhura me pamjen e tij të jashtme, veshjen, stolitë etj) psh.pantallonazbërthyeri, fustançarë etj.:., mësuesit të nderuar, megjithëse e kishte fyer me fjalën "pantallonazbërthyer".(arka e Djallit f.217). c-mbiemra që e karakterizojnë njeriun nga pikëpamja e gjendjes dhe e zhvillimit të jetës së tij, psh.fatkeq, jetëshkurtër, ditëzezë. Në stallë dy vajza faqekuqe, të veshura me përparëse (Arka e Djallit f.242). d-mbiemra që shprehin veti e cilësi të karakterit të njeriut, të botës së tij shpirtërore e mendore psh.zemërgjerë, zemërzjarri, shpirtngushtë, dorështrënguar. 229

230 Një pjesë e madhe e këtyre mbiemrave zë vend në ato shtresa stilistike të gjuhës së folur, që kanë nuancë të theksuara ekspresive dhe përfshihen nga e ashtuquajtura gjuhë e folur e lirë ose të folurit e thjeshtë. Këto nuanca paraqiten në shkallë dhe drejtime të ndryshme: nuancë familjariteti, shakaje, ironie, urrejtjeje, përbuzjeje, mospërfilljeje etj. Siç shohim fjalëformimi luan rol kryesor në fjalëkrijimin agollian. Në një skemë të thjeshtë do të thoshim fjalëkrijim me përbërje dhe me prejardhje, më poshtë po japim një listë fjalësh me kompozim dhe prejardhje, duke i shoqëruar me skema dhe grafikë. 1- pantallonazbërthyer, flokëbojatisur, xhamthyer, nampërhapur, famëpërhapur, fustançarë, moralprishur, punëduruar, fytyrmbuluar, etj nampërhapur fytyrmbuluar punëduruar fjalë e përbërë moralprishur flokëbojatisur famëpërhapur 230

231 2- me parashtesim dhe prapashtesim qesh balli, çmim mesatar nën parashtesim bishti them mas holluar hollim holloj flas stër 231

232 imperialist evropizim lative super parashtesim potencial shtet fuqi 232

233 tor/e tor/e shama hamburge imita wiskë tor/e tor/e ëz ëz vash cop deg grim ëz ëz 233

234 Shpeshtësia e disa parashtesave për pa stër super nën Shpeshtësia e përdorimit e disa prapashtesave Kë tor/e xhi ëz Nga grafikët të bie në sy që parashtesa më e përdorur është parashtesa për, më pas vjen parashtesa pa; ndërsa nga prapashtesat vendin e parë në këtë analizë e zë prapashtesa kë, më pas vjen tor/e dhe ëz. 3-Duke u bazuar në klasifikimin e fjalëve të përbëra hartuam grafikët, të cilët shprehin veçoritë sipas karaktereve specifike të këtyre fjalëve. Disa fjalë të përbëra po i rendisim më poshtë: derëzi~u.m, derëzi~u.m, ditëzezë~mb, djegqerres~i.m, dobiprurës~e~mb, dorëshkrim~i.m.sh.~e.~et., dorështrënguar~mb, dritëshkurtër~mb., duartrokitj/e~a.f.sh.~e.~et., famëmadh~e.mb, famëpërhapur-mb, fantashkenc/ë~a.f, faqe/zi~zezë~mb., faqekuq~e.mb., fatkeq~i.m, filloturk~u.m, filoshqiptar~i.m, fjalëkëmbim~i.m.sh.~e.~et, fjalëkëmbim-i.m, 234

235 fjalëpërgjues-mb, fjalëshkëmbim~i.m.sh.~e.~et., flakëhedhës~e.mb, fletërrufe~ja.f.sh.~.~të., flokëbojatisur~a.mb, fotoaparat~i.m.sh.~e.~et., frankofill~i.m, fytyrëhequr~mb., fytyrëkërmill~mb, fytyrëmbuluar~mb, gjakderdhës~e.mb, gjakftohtë~mb. gojëartë~mb, gojëhapët~ndajf., gurthyes~i.m.sh.~.~it., hirplot/ë~e.mb., hundëpërpjetë~mb., hundëthyer/j~a.f.sh.~e.~et., ideoprofesional~e.mb., jetëdhënës~e.mb., jetëdhënës~e.mb., jetëshkurtër~mb, karakterdobët~mb(i).m~(a).f., këmbëshpejtë(i.e)~mb., këmbëtharë~mb, këmbëthekur~a.f., këmbëthyer~i.m, keqdahsës~e.mb, keqdashës~e.mb., keqinterpretim~i.m.sh.~e.~et. kiu-kiu~onomat., klubdashës~i.m, kokëçarj/e~a.f.sh.~e.~et., kokëçarj/e~a.f.sh.~e.~et., kokëjashtë~mb, kokëlartë~ndajf., kokëmbështetur~i.m, kokëmbështetur~ndajf., kokëmënjanë~ndajf, kokëmish~e.mb., kokëmish~e~mb., kokëposhtë~ndajf., kokëulur~ndajf., kozmopolitiz/ëm~mi.m, krahëhapët~ndajf., krahëpërveshur~ndajf., krap-krup~onomat, etj. 25 Shpeshtësia e disa kompozitave sipas veçorive emër+ emër+ emër+ emër+ mbiemër pjesore emër+ el.fill Vepra letrare e Agollit është në vetvete një ndihmë e shquar në pasurimin e gjuhës kombëtare, gjë që ai e realizon me të gjitha mënyrat. Së pari, duke shpëtuar prej harrimit shumë njësi të vjetra, të mënjanuara, apo të nxjerra jashtë përdorimit prej zhvillimeve të reja socialhistorike. Ai dha një ndihmesë të madhe për pasurimin e shqipes letrare veçanërisht përmes fjalëformimit. Fjalëkrijimet e tij janë ndër më të bukurat dhe me interes, jo vetëm për gjuhën artistike, por edhe për atë letrare. Mund të themi se ai i përdor me sukses të gjitha modelet fjalëformuese të shqipes, ndonëse mbizotëruese janë fjalët e krijuara me anë të kompozimit. Disa prej tyre duket se burojnë prej gurrës popullore, por ka edhe krijime vetjake që tingëllojnë tepër poetike. 235

AKTET ISSN AKTET VI, 4: , 2013

AKTET ISSN AKTET VI, 4: , 2013 AKTET ISSN 2073-2244 Journal of Institute Alb-Shkenca www.alb-shkenca.org Revistë Shkencore e Institutit Alb-Shkenca Copyright Institute Alb-Shkenca FUNKSIONI I LETËRSISË PËR RUJTJEN DHE ZHVILLIMIN E KULTURËS

More information

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr.

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOMIK Studime postdiplomike. BDH Relacionale. Pjesa 2: Modelimi Entity-Relationship. Dr. UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI EKONOIK Studime postdiplomike BDH Relacionale Pjesa 2: odelimi Entity-Relationship Dr. ihane Berisha 1 Qëllimi Pas kësaj ligjërate do të jeni në gjendje : Të përshkruani

More information

CURRICULUM VITAE. Emër Mbiemër ILIR SHYTA. Fakulteti i Edukimit dhe i Filologjisë. Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë

CURRICULUM VITAE. Emër Mbiemër ILIR SHYTA. Fakulteti i Edukimit dhe i Filologjisë. Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë CURRICULUM VITAE Emër Mbiemër ILIR SHYTA e-mail: ilirshyta@yahoo.com Fakulteti: Fakulteti i Edukimit dhe i Filologjisë Departamenti Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë Lëndët që mbulon: Letërsi e Ballkanit

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I LETËRSISË

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I LETËRSISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I LETËRSISË FILLIMET E MODERNITETIT NË PROZËN ROMANORE SHQIPE Përgatiti: Ermir Nika Pranoi: Prof. Dr. Ali Xhiku 1 TRYEZA E LËNDËS

More information

CURRICULUM VITAE ANYLA SARAÇI (MAXHE) Fakulteti i Edukimit dhe i Filologjisë. Fakulteti

CURRICULUM VITAE ANYLA SARAÇI (MAXHE) Fakulteti i Edukimit dhe i Filologjisë. Fakulteti CURRICULUM VITAE Emër Mbiemër ANYLA SARAÇI (MAXHE) e-mail Fakulteti anilamaxhe@unkorce.edu.al Fakulteti i Edukimit dhe i Filologjisë Departamenti Departamenti i Gjuhës dhe i Letërsisë Lëndët që mbulon

More information

NDIKIMI I ANGLISHTES NË SHTYPIN SHQIPTAR PASKOMUNIST

NDIKIMI I ANGLISHTES NË SHTYPIN SHQIPTAR PASKOMUNIST UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE NDIKIMI I ANGLISHTES NË SHTYPIN SHQIPTAR PASKOMUNIST Punim për gradën shkencore Doktor në Gjuhësi Specialiteti: Leksikologji

More information

CURRICULUM VITAE. Institucioni: Qendra për studime albanologjike Data e diplomimit: Diploma/ Doktorata : Doktor në gjuhësi

CURRICULUM VITAE. Institucioni: Qendra për studime albanologjike Data e diplomimit: Diploma/ Doktorata : Doktor në gjuhësi 1. Mbiemri: DULAJ 2. Emri: FRIDRIK 3. Nacionaliteti: Shqiptar 4. Shtetësia: Kosovë 5. Data e Lindjes: 20.01.1976 6. Gjinia M CURRICULUM VITAE 7. Detajet kontaktuese: F.sh: Polluzhë - Rahovec Email: f_dulaj@hotmail.com

More information

CURRICULUM VITAE. 1. Family Name: Gashi 2. First Name: Muharrem 3. Nationality: Kosovo 4. Date of Birth Gender: M. 6.

CURRICULUM VITAE. 1. Family Name: Gashi 2. First Name: Muharrem 3. Nationality: Kosovo 4. Date of Birth Gender: M. 6. CURRICULUM VITAE 1. Family Name: Gashi 2. First Name: Muharrem 3. Nationality: Kosovo 4. Date of Birth 20.12.1959 5. Gender: M. 6. Contact details: 7. Education Degree: Email: rremi_77@hotmail.com Tel:

More information

Tema Revista shkencore Impact factor/issn

Tema Revista shkencore Impact factor/issn CURRICULUM VITAE 1. Mbiemri: VULA 2. Emri: Elsa 3. Kombesia: Shqipëtare 4. Data e lindjes 26.05.1991 5. Vendi i lindjes: Gjakovë 6. Kontakti: Femër Email: vula.elsa@gmail.com elsa.vula@uni-gjk.org Tel:

More information

LETËRSIA NË MËSIMIN E GJUHËS SË HUAJ

LETËRSIA NË MËSIMIN E GJUHËS SË HUAJ UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE LETËRSIA NË MËSIMIN E GJUHËS SË HUAJ Punim për Gradën Doktor i Shkencave Specialiteti: Letërsia Punoi: MUSTAFA ERDEM Udhëheqës

More information

Speci Shqipëri

Speci Shqipëri Shqipëri 2017 2018 baburra Vedrana F1 Është hibrid shumë i hershëm i llojit të Baburrës së bardhë-gjelbër me tipar gjysëm të hapur. Ka një sistem rrënjor shumë të fuqishëm i cili i mundëson një rritje

More information

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4

Gara Math Kangaroo Kosovë Klasa 3-4 PJESA A: Çdo përgjigje e saktë vlerësohet me 3 pikë 1. Cila nga pjesët A - E duhet të vendoset në mes të dy pjesëve të dhëna ashtu që tëvlejë barazia? 2. Ardiani shikoi në dritare. Ai sheh gjysmën e kengurave

More information

Institucioni: Qendra e Studimeve Albanologjikë- Tiranë Data e diplomimit: Diploma/ Doktorata : Doktor në shkenca letrare

Institucioni: Qendra e Studimeve Albanologjikë- Tiranë Data e diplomimit: Diploma/ Doktorata : Doktor në shkenca letrare CURRICULUM VITAE 1. Mbiemri: Muhadri 2. Emri: Besim 3. Nacionaliteti: Shqiptar 4. Shtetësia: Kosovar 5. Data e Lindjes: 20.3.1964 6. Gjinia: Mashkull 7. Detajet kontaktuese: Email: besimmuhadri@yahoo.com,

More information

Poetika e refuzimit estetik në poezinë tonë (Zef Zorba dhe Frederik Rreshpja)

Poetika e refuzimit estetik në poezinë tonë (Zef Zorba dhe Frederik Rreshpja) REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I LETËRSISË Tel/Fax: +355 4 369 987 www.fhf.edu.al Disertacion për mbrojtjen e gradës Doktor shkencash

More information

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI I FILOLOGJISË. dhe UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË

UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI I FILOLOGJISË. dhe UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI I FILOLOGJISË dhe UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË SEMINARI NDËRKOMBËTAR PËR GJUHËN, LETËRSINË DHE KULTURËN SHQIPTARE Materialet e punimeve

More information

LIDHSHMËRI MOTIVUESE NDËRMJET TREGIMEVE DHE NOVELAVE TË KADARESË МОТИВНА ПОЗВРЗАНОСТ МЕЃУ РАСКАЗИТЕ И РОМАНИТЕ НА ИСМАИЛ КАДАРЕ

LIDHSHMËRI MOTIVUESE NDËRMJET TREGIMEVE DHE NOVELAVE TË KADARESË МОТИВНА ПОЗВРЗАНОСТ МЕЃУ РАСКАЗИТЕ И РОМАНИТЕ НА ИСМАИЛ КАДАРЕ Xhevahire Topanica, МА 1 C E N T R U M 6 UDC: 821.18.09 LIDHSHMËRI MOTIVUESE NDËRMJET TREGIMEVE DHE NOVELAVE TË KADARESË МОТИВНА ПОЗВРЗАНОСТ МЕЃУ РАСКАЗИТЕ И РОМАНИТЕ НА ИСМАИЛ КАДАРЕ MOTIVATIONAL CONNECTIVITY

More information

Tema: Vështrim i figurave stilistike në traditën shqiptare dhe në trajtimet bashkëkohore. Mbrohet në datën:.

Tema: Vështrim i figurave stilistike në traditën shqiptare dhe në trajtimet bashkëkohore. Mbrohet në datën:. REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE SHKOLLA DOKTORALE: STUDIME GJUHËSORE DISERTACION Paraqitur nga Niazi Xhaferaj Në kërkim

More information

Tezë doktorature STUDIM MONOGRAFIK MBI VEPRËN E MIGJENIT

Tezë doktorature STUDIM MONOGRAFIK MBI VEPRËN E MIGJENIT REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I LETËRSISË Tel/Fax: +355 4 369 987 www.fhf.edu.al Tezë doktorature STUDIM MONOGRAFIK MBI VEPRËN E MIGJENIT

More information

DUKURI TË ZHVILLIMIT TË LETËRSISË SHQIPTARE PAS VITEVE 90-TË. A.Tufës, Z.Çelës, R.Dibrës, etj.)

DUKURI TË ZHVILLIMIT TË LETËRSISË SHQIPTARE PAS VITEVE 90-TË. A.Tufës, Z.Çelës, R.Dibrës, etj.) REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I LETËRSISË DISERTACION DUKURI TË ZHVILLIMIT TË LETËRSISË PAS VITEVE 90-TË Z.Çelës, A.Tufës, R.Dibrës, etj.)

More information

Begzad BALIU. Ç A B E J 1 (Bibliografi e studimit të veprës së Çabejt në Kosovë)

Begzad BALIU. Ç A B E J 1 (Bibliografi e studimit të veprës së Çabejt në Kosovë) Begzad BALIU Ç A B E J 1 (Bibliografi e studimit të veprës së Çabejt në Kosovë) SERIA E VEPRAVE ME EMRIN E PROFESOR ÇABEJT (Vepra të botuara, të përgatitura dhe në proces) ÇABEJ 1: Bibliografi e studimit

More information

Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina. Master i shkencave filologjike. Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë

Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina. Master i shkencave filologjike. Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë CURRICULUM VITAE 1. Mbiemri: Muhaxhiri 2. Emri Gentiana 3. Nacionaliteti: Shqiptare 4. Data e lindjes: 25.10.1984 5. Gjinia: Femër 6. Detajet kontaktuese: E-mail: gentianamuhaxhiri@hotmail.com Tel: Mob.

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI MARKETING-TURIZËM DISERTACION NGA MARKETINGU MIKS TE ALTERNATIVAT E BASHKË-KRIJIMIT SFIDAT E MARKETINGUT TË QENDRUESHËM PËR TRASHËGIMINË KULTURORE

More information

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: GJUHË SHQIPE

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: GJUHË SHQIPE UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME Ali Podrimja për poezinë e tij MENTORJA: Dr. Rovena Vata KANDIDATI/JA: MIRLINDA DUSHI Gjakovë, 2017 UNIVERSITETI

More information

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2013

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2013 KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN BARKODI REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA KOMBËTARE E PROVIMEVE PROVIMI ME ZGJEDHJE I MATURËS SHTETËRORE 2013 LËNDA: ANGLISHT, GJUHË E HUAJ E

More information

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit

Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit Roli i arsimit në zhvillimin ekonomik të vendit Anemonë Zeneli Gusht, 2013 Arsimi është një ndër shtyllat kryesore të një shoqërie të shëndoshë dhe të zhvilluar. Në mënyrë që një shtet të zhvillohet në

More information

Zhvillimet politike në Kosovë

Zhvillimet politike në Kosovë UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI FILOZOFIK DEPARTAMENTI I HISTORISË SHPEND AVDIU REZYME E PUNIMIT TË DOKTORATËS Zhvillimet politike në Kosovë 1912-1915 Prishtinë, 2017 Objekt i trajtimit të këtij punimi

More information

Marrja e grades shkencore Profesor" Universiteti i Tiranes, Fakulteti i Histori Filologjise

Marrja e grades shkencore Profesor Universiteti i Tiranes, Fakulteti i Histori Filologjise Mimoza KORE mimo.kore@gmail.com Gjinia Femer Data e lindjes 23/05/1961 Kombesia Shqiptare EDUKIMI DHE TRAJNIMET Dhjetor 2014 Marrja e grades shkencore Profesor" 2009 Marrja e grades shkencore Profesore

More information

PUNIM DOKTORATURE ÇËSHTJE TË VARIACIONIT GJUHËSOR NË MJEDISIN UNIVERSITAR TË QYTETIT TË VLORËS

PUNIM DOKTORATURE ÇËSHTJE TË VARIACIONIT GJUHËSOR NË MJEDISIN UNIVERSITAR TË QYTETIT TË VLORËS REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJUHËSISË PUNIM DOKTORATURE ÇËSHTJE TË VARIACIONIT GJUHËSOR NË MJEDISIN UNIVERSITAR TË QYTETIT TË VLORËS

More information

BULETINI MUJOR KLIMATIK

BULETINI MUJOR KLIMATIK ISSN 2521-831X BULETINI MUJOR KLIMATIK Universiteti Politeknik i Tiranës Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit & Mjedisit Tirana 2017 ISSN 2521-831X Klima.Shqiperia@gmail.com GUSHT2017 Nr. 8 Vlerësimi

More information

Narratori dhe narracioni në prozën e Ismail Kadaresë

Narratori dhe narracioni në prozën e Ismail Kadaresë REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I LETËRSISË SHKOLLA DOKTORALE: STUDIME LETRARE tiranë 2015 Narratori dhe narracioni në prozën e Ismail

More information

Begzad. Makresh i Ultë (Gjilan) Prishtinë

Begzad. Makresh i Ultë (Gjilan) Prishtinë Prof. dr. Begzad Baliu UNIVERSITETI I PRISHTINËS Fakulteti i Edukimit e-mail: bbaliu@hotmail.com tel: +377 44 173 596 Begzad Baliu (Makresh i Ultë - Gjilan, 1966): albanolog, publicist, shkrimtar dhe editor.

More information

ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI

ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I HISTORISË ARSIMI I LARTË NË SHQIPËRI 1946-1968 (PUNIM DOKTORATE) PUNOI Msc. Çlirim Duro UDHËHEQËS SHKENCOR Prof.As. Dr. Ajet

More information

SHKOLLA PËR GJUHËN DHE KULTURËN E ATDHEUT DHE IDENTITETI KOMBËTAR (5)

SHKOLLA PËR GJUHËN DHE KULTURËN E ATDHEUT DHE IDENTITETI KOMBËTAR (5) 1 MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT, E SHKENCËS DHE E TEKNOLOGJISË E KOSOVËS SHKOLLA PËR GJUHËN DHE KULTURËN E ATDHEUT DHE IDENTITETI KOMBËTAR (5) LIBËR ME MATERIALET

More information

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2

ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) TESTI Testi për Klasat 1-2 ASOCIACIONI KANGOUROU SANS FRONTIÈRES (AKSF) GARA NDËRKOMBËTARE E MATEMATIKËS KANGAROO K O S O V Ë TESTI 2017 Testi për Klasat 1-2 Emri dhe mbiemri: Datëlindja: Math Kangaroo Contest Kosovo (MKC-K) www.kangaroo-ks.org

More information

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM

NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM Mendim Zenku, МA C E N T R U M 6 UDC: 37.014.54:316.43 NDIKIMI I KAPITALIT SOCIAL NË PERFORMANCËN ARSIMORE SI FAKTOR I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM ВЛИЈАНИЕТО НА СОЦИЈАЛНИОТ КАПИТАЛ ВО ОБРАЗОВНАТА ПЕРФОРМАНСА

More information

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI SHQIPE PUNIM DIPLOME

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI SHQIPE PUNIM DIPLOME UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI SHQIPE PUNIM DIPLOME MITI I URBANIZIMIT DHE KONCEPTI I QYTETIT NË ROMANET E KADARESË ( Kronikë në gur, Çështje të marrëzisë, Qyteti

More information

VJETARI SHKENCOR FEF

VJETARI SHKENCOR FEF UNIVERSITETI FAN S. NOLI FAKULTETI I EDUKIMIT DHE I FILOLOGJISË VJETARI SHKENCOR FEF (Botim i veçantë i Buletinit Shkencor të Universitetit Fan S. Noli ) Ky botim bëhet në kuadrin e Projektit Ndihmesat

More information

CURRICULUM VITAE. Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Juridik Data: Niveli: Doktor i Shkencave Juridike Dr.sc.

CURRICULUM VITAE. Institucioni: Universiteti i Prishtinës, Fakulteti Juridik Data: Niveli: Doktor i Shkencave Juridike Dr.sc. CURRICULUM VITAE 1. Mbiemri: Kryeziu 2. Emri: Kadri 3. Nacionaliteti: Kosovar 4. Data e lindjes 25.08.1958 5. Gjinia: M 6. Kontakti: Prizren Email: kadri.kryeziu@hotmail.com 7. Niveli arsimor: Tel: +386

More information

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës

Tel: Natyrore, Departamenti i Matematikës CURRICULUM VITAE 1. Mbiemri: Gashi 2. Emri: Menderes 3. Nacionaliteti: Shqiptar 4. Data e lindjes: 5.6.1964 5. Gjinia: Mashkull 6. Detajet kontaktuese: 7. Niveli arsimor: Email: menderes_gashi@yahoo.com

More information

Tel: 044/

Tel: 044/ CURRICULUM VITAE 1. Mbiemri: Devolli 2. Emri: Ardita 3. Nacionaliteti: Shqiptare 4. Shtetësia: Kosovare 5. Data e Lindjes: 04.04.1968 6. Gjinia: Femër 7. Detajet kontaktuese: 8. Niveli Arsimor: Email:

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I LETËRSISË

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I LETËRSISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I LETËRSISË VEÇORITË E PROZËS POETIKE SHQIPE (Faik Konica, Mid hat Frashëri, Ernest Koliqi, Martin Camaj, Mihal Hanxhari) (Tezë

More information

Begzad BALIU Onomastikë dhe identitet

Begzad BALIU Onomastikë dhe identitet Begzad BALIU Onomastikë dhe identitet Prof.asc.dr. Begzad BALIU Onomastikë dhe identitet Recensues Prof. dr. Bahtijar Kryeziu Shtëpia botuese Era, Prishtinë, 2012 Botimin e këtij libri e ka përkrahur Drejtoria

More information

Revistë Shkencore e Fakultetit të shkencave sociale

Revistë Shkencore e Fakultetit të shkencave sociale polis NR 12/2013 Revistë Shkencore e Fakultetit të shkencave sociale ISSN 2223-8174 Bordi Editorial Prof. Dr. Romeo Gurakuqi, Universiteti Europian i Tiranës (UET) Fatos Tarifa Ph.D., Universiteti Europian

More information

CURRICULUM VITAE. 1.Mbiemri:

CURRICULUM VITAE. 1.Mbiemri: CURRICULUM VITAE 1.Mbiemri: DOLI-KRYEZIU 2. Emri: SINDORELA 3. Nacionaliteti: Shqiptare 4. Datëlindja: 4 mars 1977 5. Gjinia: Femër 6. Kontakti: Rr."Isa Grezda", nr.6 - Gjakovë / Kosovë Email: sindidol@yahoo.com,

More information

STRUKTURAT LIGJËRIMORE. NË PROZËN BASHKËKOHORE (Ismail KADARE DHE Fatos KONGOLI)

STRUKTURAT LIGJËRIMORE. NË PROZËN BASHKËKOHORE (Ismail KADARE DHE Fatos KONGOLI) REPUBLIKA E SHQIPERISE UNIVERSITETI I TIRANES FAKULTETI I HISTORISE DHE I FILOLOGJISE Tezë doktorature STRUKTURAT LIGJËRIMORE NË PROZËN BASHKËKOHORE (Ismail KADARE DHE Fatos KONGOLI) Punoi Msc Mirela SHELLA

More information

VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS

VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS K.D.U. 342.4(496.51) Phd. Cand. Zahir ÇERKINI VLERAT THEMELORE QË MBRON KUSHTETUTA E KOSOVËS Përmbledhje Punimi me titull Vlerat themelore që mbron kushtetuta

More information

Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master

Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master (Master) Ligjerata 11 Metodologjia hulumtuese Përgaditja e punimit shkencor dhe temës master Prof.asc. Avdullah Hoti 1 Literatura relevante 1. Bourner, T. (1996): The research process: four steps to success;

More information

Prof. ass. Dr. Ma. Sadete PLLANA Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina Prishtinë Fakulteti Ekonomik Prishtinë

Prof. ass. Dr. Ma. Sadete PLLANA Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina Prishtinë Fakulteti Ekonomik Prishtinë Prof. ass. Dr. Ma. Sadete PLLANA Universiteti i Prishtinës Hasan Prishtina Prishtinë Fakulteti Ekonomik Prishtinë 1. Mbiemri: PLLANA 2. Emri: Sadete 3. Nacionaliteti: Shqiptare 4. Shtetësia: Kosovare 5.

More information

Institucioni: Universiteti i Prishtinёs Data e diplomimit: 1983 Diploma : Diploma për gjuhë dhe letërsi angleze dhe amerikane

Institucioni: Universiteti i Prishtinёs Data e diplomimit: 1983 Diploma : Diploma për gjuhë dhe letërsi angleze dhe amerikane CURRICULUM VITAE 1. Mbiemri: TAHIRI 2. Emri: LINDITA 3. Nacionaliteti: SHQIPTARE 4. Shtetësia: KOSOVË 5. Data e Lindjes: 16/03/1963 6. Gjinia: FEMËRORE 7. Detajet kontaktuese: 8. Niveli Arsimor: Email:

More information

FORMULARI I VLERËSIMIT TË KAPACITETEVE NJERËZORE NË FUSHËN AKADEMIKE E KËRKIMORE SHKENCORE

FORMULARI I VLERËSIMIT TË KAPACITETEVE NJERËZORE NË FUSHËN AKADEMIKE E KËRKIMORE SHKENCORE FORMULARI I VLERËSIMIT TË KAPACITETEVE NJERËZORE NË FUSHËN AKADEMIKE E KËRKIMORE SHKENCORE Emri i Universitetit/Institucionit/Ministrisë: Universiteti i Tiranës Emri i Fakultetit/Njësisë/Qendrës/Institutit/Agjencisë:

More information

PLANPROGRAMI MËSIMOR - SYLLABUS Menaxhimi i politikave të sigurisë

PLANPROGRAMI MËSIMOR - SYLLABUS Menaxhimi i politikave të sigurisë Niveli i studimeve Bachelor Programi Lënda Viti Semestri I I www.kolegjibiznesi.com info@kolegjibiznesi.com 038 500 878 044 500 878 049 500 878 Prishtinë, Ulpianë, rr. Motrat Qiriazi nr. 29 PLANPROGRAMI

More information

Tel:

Tel: CURRICULUM VITAE 1. Mbiemri: Muhadri 2. Emri: Besim 3. Nacionaliteti: Shqiptar 4. Shtetësia: Kosovar 5. Data e Lindjes: 20.3.1964 6. Gjinia: Mashkull 7. Detajet kontaktuese: 8. Niveli Arsimor: Email: besimmuhadri@yahoo.com,

More information

NDIKIMI I INFLACIONIT DHE RRITJES EKONOMIKE NË PAPUNËSI. RASTI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

NDIKIMI I INFLACIONIT DHE RRITJES EKONOMIKE NË PAPUNËSI. RASTI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I EKONOMIKSIT NDIKIMI I INFLACIONIT DHE RRITJES EKONOMIKE NË PAPUNËSI. RASTI I REPUBLIKËS SË MAQEDONISË DISERTACION Në kërkim të Gradës Shkencore

More information

Autore: Maliqe Mulolli Jahmurataj Ilustrues: Leopard Cana

Autore: Maliqe Mulolli Jahmurataj Ilustrues: Leopard Cana Autore: Maliqe Mulolli Jahmurataj Ilustrues: Leopard Cana Autore: Ilustrues: Maliqe Mulolli Jahmurataj Leopard Cana PARA LEXIMIT Bisedoni së bashku Lexoni titullin së bashku. Pyesni: Ku keni dëshirë t

More information

R E V I S T Ë SHKENCORE E FAKULTETIT TË S H K E N C A V E S O C I A L E

R E V I S T Ë SHKENCORE E FAKULTETIT TË S H K E N C A V E S O C I A L E POLIS NR 10 / 2011 R E V I S T Ë SHKENCORE E FAKULTETIT TË S H K E N C A V E S O C I A L E Bordi Editorial Prof. Dr Romeo Gurakuqi, Universiteti Europian i Tiranës (UET) Phd. Fatos Tarifa, Universiteti

More information

Professor in Albainian Literature. University ofi Prishtina (Master) University of Tirana (Doctorate Studies)

Professor in Albainian Literature. University ofi Prishtina (Master) University of Tirana (Doctorate Studies) CURRICULUM VITAE 1. Surname: Berisha 2. Name: Labinot 3. Nationality: Albanian 4. Citizenship: Kosovar 5. Date of birth: 30.11.1969 6. Gender: Male 7. Contact details: Email: labinot.berisha@uni-gjk.org

More information

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE

RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015 PËR SHENJAT UNIKE TË KLASIFIKIMIT TË DOKUMENTEVE DHE AFATET E RUAJTJES SË TYRE Republika e Kosovës Republika Kosova - Republic of Kosovo Qeveria Vlada Government Ministria e Administratës Publike-Ministarstvo Javne Uprave Ministry of Public Administration RREGULLORE (MAP ) NR. 01/2015

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT DISERTACION

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT DISERTACION UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI I KONTABILITETIT DISERTACION CILËSIA E INFORMACIONIT DHE RAPORTIMIT FINANCIAR PAS HYRJES SË STANDARDEVE KONTABËL KOMBËTARE DHE NDËRKOMBËTARE NË

More information

Planifikimi i menaxhimit të siteve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Udhëzime për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve të menaxhimit

Planifikimi i menaxhimit të siteve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Udhëzime për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve të menaxhimit QENDRA PËR KONSERVIM DHE ARKEOLOGJI E MALIT TË ZI Planifikimi i menaxhimit të siteve të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s Udhëzime për hartimin, zbatimin dhe monitorimin e planeve të menaxhimit Projekti

More information

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved.

Papunësia. Unemployment. Copyright c 2004 by The McGraw-Hill Companies, Inc. All rights reserved. Papunësia Unemployment Pytjet Hulumtuese Çka është papunësia? Kush llogaritet si i papunë? Kush llogaritet si i punësuar? Kush e përbënë fuqinë punëtore? Kush nuk bën pjesë në fuqinë punëtore? Çka thotë

More information

Veglat/Mjetet në INXHINIERINË SOFTUERIKE

Veglat/Mjetet në INXHINIERINË SOFTUERIKE Veglat/Mjetet në INXHINIERINË SOFTUERIKE Veglat për menaxhimin e konfigurimit dhe ndryshimeve në kontrollim Veglat për zbulim të Defekteve, per zgjerim, per qeshtje te ndryshme te gjurmimit Kur një softuerë

More information

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË

SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT NË BASHKIMIN EVROPIAN - RASTI I KOSOVËS DREJTIMI POLITIKAT DHE QEVERISJA NË EVROPË REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS INSTITUTI I STUDIMEVE EVROPIANE TEMA E DISERTACIONIT PËR MBROJTJEN E GRADËS SHKENCORE DOKTOR SFIDAT E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË PROCESIN E ANËTARËSIMIT

More information

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri

Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri Pajtim Zeqiri 12. 08.2013 Qendra për Arsim, KIPRED Kursi: Hulumtim dhe shkathtësi në të shkruar Krahasimi i gjendjes se shoqërive civile në Kosovë dhe Shqipëri 1. Hyrje Shoqëria civile sot konsiderohet

More information

Analizë politikash 05/2016

Analizë politikash 05/2016 Analizë politikash 05/2016 Standardet për Memorandume Shpjeguese të Projektligjeve dhe Roli i Kuvendit të Kosovës në përmirësimin e tyre Ky botim është realizuar me përkrahjen e projektit Promovimi i Shoqërisë

More information

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE KUJDES! MOS DËMTO BARKODIN BARKODI REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE E SHKENCËS AGJENCIA QENDRORE E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE TË NXËNËSVE I MATURËS SHTETËRORE 2010 LËNDA: GJUHË ANGLEZE E mërkurë,

More information

ALTERNATIVAT E DËNIMIT NË SHQIPËRI VËSHTRIM KRAHASUES ME REPUBLIKËN E MAQEDONISË DHE REPUBLIKËN E KOSOVËS

ALTERNATIVAT E DËNIMIT NË SHQIPËRI VËSHTRIM KRAHASUES ME REPUBLIKËN E MAQEDONISË DHE REPUBLIKËN E KOSOVËS DISERTACION Për mbrojtjen e gradës shkencore Doktor i shkencave ALTERNATIVAT E DËNIMIT NË SHQIPËRI VËSHTRIM KRAHASUES ME REPUBLIKËN E MAQEDONISË DHE REPUBLIKËN E KOSOVËS Disertanti: Adrian LEKA Udhëheqësi

More information

Raport Final i Vlerësimit

Raport Final i Vlerësimit WESTFÄLISCHE WILHELMS-UNIVERSITÄT MÜNSTER Institut für Politikwissenschaft Prof. Dr. Dr. h.c.mult. Reinhard Meyers Westf. Wilhelms-Universität Münster Institut für Politikwissenschaft Scharnhorststraße

More information

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJUHËSISË PUNIM DOKTORATURE

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJUHËSISË PUNIM DOKTORATURE REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJUHËSISË PUNIM DOKTORATURE DIVERSITETI GJINOR NË LIGJËRIMIN MEDIATIK Doktoranti : Elona LIMAJ Udhëheqës

More information

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS KRISTO FLOQI, KOHA DHE VEPRA E TIJ LETRARE

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS KRISTO FLOQI, KOHA DHE VEPRA E TIJ LETRARE REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS KRISTO FLOQI, KOHA DHE VEPRA E TIJ LETRARE PUNOI JONELA SPAHO UDHËHEQËS SHKENCOK AKADEMIK JORGO BULO TIRANË 2010 REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS

More information

UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA FAKULTETI I FILOLOGJISË. dhe UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI HISTORI-FILOLOGJI

UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA FAKULTETI I FILOLOGJISË. dhe UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI HISTORI-FILOLOGJI UNIVERSITETI I PRISHTINËS HASAN PRISHTINA FAKULTETI I FILOLOGJISË dhe UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI HISTORI-FILOLOGJI SEMINARI XXXIII NDËRKOMBËTAR PËR GJUHËN, LETËRSINË DHE KULTURËN SHQIPTARE 33/2 Materialet

More information

8. Niveli Arsimor: Universiteti I Londres, Instituti I Edukimit Data e diplomimit: Doktor ne Edukim ( Nderkombetar)

8. Niveli Arsimor: Universiteti I Londres, Instituti I Edukimit Data e diplomimit: Doktor ne Edukim ( Nderkombetar) BIOGRAFIA /CURRICULUM VITAE/ 1. Mbiemri: Luzha (Shema) 2. Emri: Besa 3. Nacionaliteti: Shqiptare 4. Shtetësia: Kosovare 5. Data e Lindjes: 05.05.1972 6. Gjinia: femer 7. Detajet kontaktuese: Email: besa.luzha@gmail.com;

More information

STUDIMET DOKTORALE NË FAKULTETIN EKONOMIK DHE ATË JURIDIK TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS

STUDIMET DOKTORALE NË FAKULTETIN EKONOMIK DHE ATË JURIDIK TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS STUDIMET DOKTORALE NË FAKULTETIN EKONOMIK DHE ATË JURIDIK TË UNIVERSITETIT TË PRISHTINËS Punim për diskutim Nëntor 2017 1 Ky botim është pjesë e projektit Orteku në Arsimin e Lartë: Studimet e Doktoratës

More information

Curiculum Vitae Dr.sc.Rexhep Gashi, profesor i rregullt Fakulteti Juridik Universitetit i Prishtinës Hasan Prishtina

Curiculum Vitae Dr.sc.Rexhep Gashi, profesor i rregullt Fakulteti Juridik Universitetit i Prishtinës Hasan Prishtina Curiculum Vitae Dr.sc.Rexhep Gashi, profesor i rregullt Fakulteti Juridik Universitetit i Prishtinës Hasan Prishtina 1. Shënime personale Prof.dr.Rexhep Gashi u lind më 10 janar 1960 në fshatin Hallaç

More information

PERFORMANCA E NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME NË SHQIPËRI (FOKUSI QYTETI I TIRANËS)

PERFORMANCA E NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME NË SHQIPËRI (FOKUSI QYTETI I TIRANËS) UNIVERSITETI ALEKSANDËR MOISIU, DURRËS FAKULTETI I BIZNESIT PROGRAMI I DOKTORATURËS SHKENCA EKONOMIKE Disertacion Në kërkim të gradës Doktor Shkencash PERFORMANCA E NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME NË

More information

UNIVERSITETI I MITROVICËS ISA BOLETINI RAPORT I KOMISIONIT VLERËSUES PËR ZGJEDHJEN E STAFIT AKADEMIK

UNIVERSITETI I MITROVICËS ISA BOLETINI RAPORT I KOMISIONIT VLERËSUES PËR ZGJEDHJEN E STAFIT AKADEMIK UNIVERSITETI I MITROVICËS "!SA BOLETINI" UNIVERSITETI I MITROVICËS ISA BOLETINI RAPORT I KOMISIONIT VLERËSUES PËR ZGJEDHJEN E STAFIT AKADEMIK Fakulteti Lëndaët për të cilat është shpallur konkursi Kandidatët

More information

K O N K U R S për pranimin e studentëve në studimet e doktoratës për vitin akademik 2017/18

K O N K U R S për pranimin e studentëve në studimet e doktoratës për vitin akademik 2017/18 Senati i Universitetit të Prishtinës në mbledhjen e mbajtur me datë 30.11.2017, bazuar në nenin 122 të Statutit të Universitetit të Prishtinës, nenin 7 të Rregullores për studime të doktoratës, dhe Vendimit

More information

3 / ACTA SCIENTIARUM

3 / ACTA SCIENTIARUM 3 / ACTA SCIENTIARUM Ç lloj BASHKIMI? Mbi hapësirën e përbashkët ekonomike Shqipëri -Kosovë Akte të forumit akademik Nën kujdesin e z.behgjet PACOLLI ish-president i Republikës së Kosovës 4 Ç lloj bashkimi?

More information

P R O G R A M I. UNIVERSITETI I PRISHTINES Modeli i Programit mësimor të lëndës (Syllabusi)

P R O G R A M I. UNIVERSITETI I PRISHTINES Modeli i Programit mësimor të lëndës (Syllabusi) UNIVERSITETI I PRISHTINES Modeli i Programit mësimor të lëndës (Syllabusi) Fakulteti: FAKULTETI I ARTEVE Departamenti: DIZAJNI GRAFIK Lënda: INTERMEDIA PERFORMANCE Statusi: E obligueshme / Me zgjedhje

More information

Tel:

Tel: CURRICULUM VITAE 1. Last name: Muhadri 2. Name: Besim 3. Nationality: Albanian 5. Date of Birth: 20.3.1964 6. Gender: Male 7. Contact details: 8. Education degree: Email: besimmuhadri@yahoo.com, besim.muhadri@uni-gjk.org

More information

268 F. ENGELS. Po aq i cekët na duket Fojerbahu në krahasim me Hegelin edhe kur flet për kundërtinë midis së mirës dhe së keqes.

268 F. ENGELS. Po aq i cekët na duket Fojerbahu në krahasim me Hegelin edhe kur flet për kundërtinë midis së mirës dhe së keqes. 268 F. ENGELS moralin këtu përfshihet tërë sfera e së drejtës, e ekonomisë dhe e politikës. Te Fojerbahu ndodh krejt e kundërta. Nga pikëpamja e formës, ai është realist, ai merr si pikënisje njerinë,

More information

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË PROGRAMI I DOKTORATËS TEMA

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË PROGRAMI I DOKTORATËS TEMA UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË PROGRAMI I DOKTORATËS TEMA ELEMENTE MODERNE DHE POSTMODERNE NË DRAMËN SHQIPE BASHKËKOHORE KANDIDATI Gëzim PUKA UDHËHEQËSI SHKENCOR Prof. Dr.

More information

PARAQITJE TË SHQIPËRISË NË MEDIAT PERËNDIMORE Rasti i revistës TIME

PARAQITJE TË SHQIPËRISË NË MEDIAT PERËNDIMORE Rasti i revistës TIME UNIVERSITETI I TIRANËS Fakulteti i Histori-Filologjisë Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit PARAQITJE TË SHQIPËRISË NË MEDIAT PERËNDIMORE Rasti i revistës TIME Specialiteti: Gazetari dhe Komunikim

More information

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DISERTACION

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DISERTACION REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DISERTACION Financa e projekteve, formë alternative e investimeve infrastrukturore në vendet në zhvillim Në kërkim të gradës shkencore

More information

Raporti Final Korrik, QEAP Heimerer në Prishtinë

Raporti Final Korrik, QEAP Heimerer në Prishtinë Raporti Final Korrik, 2014 QEAP Heimerer në Prishtinë Aplikimi për akreditimin e programit Master në Menaxhimi në Shërbimet Shëndetësore dhe Institucionet Shëndetësore (MSc) Vizita: 11 Shkurt 2014 Në lokacionet

More information

FILOZOFIA, SHKOLLA E LIRISË QË MUNDËSON SISTEMI ARSIMOR SHQIPTAR DHE MASH

FILOZOFIA, SHKOLLA E LIRISË QË MUNDËSON SISTEMI ARSIMOR SHQIPTAR DHE MASH UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI I FILOZOFISË FILOZOFIA, SHKOLLA E LIRISË QË MUNDËSON SISTEMI ARSIMOR SHQIPTAR DHE MASH (FILOZOFIA DHE EDUKIMI FILOZOFIK, NDIKIMI I TYRE

More information

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE TEZË DOKTORATURE

REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE TEZË DOKTORATURE REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJUHËS SHQIPE TEZË DOKTORATURE LIGJËRIMI POLITIK NË BALLKAN MES NACIONALIZMIT DHE INTEGRIMIT EUROPIAN

More information

Autore: Maliqe Mulolli Jahmurataj Ilustrues: Leopard Cana

Autore: Maliqe Mulolli Jahmurataj Ilustrues: Leopard Cana Autore: Maliqe Mulolli Jahmurataj Ilustrues: Leopard Cana Autore: Ilustrues: Maliqe Mulolli Jahmurataj Leopard Cana PARA LEXIMIT Bisedoni së bashku Lexoni titullin së bashku. Pyesni: A ju pëlqen të maskoheni,

More information

ZHVILLIMI I KOLEKSIONEVE PËR BIBLIOTEKËN DIGJITALE KOMBËTARE TË KOSOVËS: PRITSHMËRITË E PËRDORUESVE

ZHVILLIMI I KOLEKSIONEVE PËR BIBLIOTEKËN DIGJITALE KOMBËTARE TË KOSOVËS: PRITSHMËRITË E PËRDORUESVE Biblio REVISTË E BIBLIOTEKËS KOMBËTARE DHE UNIVERSITARE TË KOSOVËS ZHVILLIMI I KOLEKSIONEVE PËR BIBLIOTEKËN DIGJITALE KOMBËTARE TË KOSOVËS: PRITSHMËRITË E PËRDORUESVE Besim Jakup KOKOLLARI HYRJE Bibliotekat

More information

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0

27.Total Quality Management and Open Innovation Model in the sector of Tourism (Case of Albania& Montenegro0 Besarta Vladi Lecture at European University of Tirana (EUT)/ Albania Ilir Rexhepi Managing Director at Kosovo Management Institute (KMI)/ Kosovo Dr.Ermira Qosja- Lecture at European University of Tirana

More information

HUNDORËSIA E ZANOREVE TË GEGËRISHTES VËSHTRUAR NGA PIKËPAMJA FONOLOGJIKE

HUNDORËSIA E ZANOREVE TË GEGËRISHTES VËSHTRUAR NGA PIKËPAMJA FONOLOGJIKE HUNDRËSI E ZNREVE TË GEGËRISHTES VËSHTRUR NG PIKËPMJ FNGJIKE sllan HMITI Dep. i Gjuhës dhe i etërsisë Shqipe, Fakulteti i Filologjisë Bllazhe Koneski Universiteti Shën Cirili e Metodi, Shkup, MQEDNI E-mail:

More information

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI. STUDIM (draft)

PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI. STUDIM (draft) PJESËMARRJA E TË RINJVE NË POLITIKË DHE VENDIM-MARRJE NË SHQIPËRI STUDIM (draft) Tiranë, Maj 2015 1. Përmbledhje Ekzekutive Pavarësisht se të rinjtë nën-moshën 25 vjeç përbëjnë gjysmën e popullsisë në

More information

T E M A: SHTRIRJA E SHQIPES STANDARDE NË GJAKOVË

T E M A: SHTRIRJA E SHQIPES STANDARDE NË GJAKOVË REPUBLIKA E SHQIPËRISË UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I HISTORISË DHE I FILOLOGJISË DEPARTAMENTI I GJUHËSISË Tel/Fax: 0355 4 369 987 www.fhf.edu.al Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë Tezë për mbrojtjen

More information

Përcaktuesit makroekonomikë të remitencave në Kosovë: Analizë me të dhëna panel Working Papers

Përcaktuesit makroekonomikë të remitencave në Kosovë: Analizë me të dhëna panel Working Papers B A N K A Q E N D R O R E E R E P U B L I K Ë S S Ë K O S O V Ë S C E N T R A L N A B A N K A R E P U B L I K E K O S O VA C E N T R A L B A N K O F T H E R E P U B L I C O F K O S O V O Përcaktuesit makroekonomikë

More information

Profesionalizmi Në Shërbimin Turistik, Gur Themeli Për Zhvillimin e Turizmit në Shqipëri

Profesionalizmi Në Shërbimin Turistik, Gur Themeli Për Zhvillimin e Turizmit në Shqipëri PhD Cand. Mimoza Kotollaku mimozakotollaku@yahoo.it Fakulteti Ekonomik, Universiteti A.Xhuvani, Elbasan Profesionalizmi Në Shërbimin Turistik, Gur Themeli Për Zhvillimin e Turizmit në Shqipëri Abstract

More information

Curriculum Vitae - CV

Curriculum Vitae - CV Curriculum Vitae - CV TE DHËNAT PERSONALE Emri / Mbiemri Liridon VELIU Adresa Fsh. Polac, 41000 Skenderaj, Kosovë Telephoni Mobil: +377 (0) 45 244 299 E-mail liridon.veliu@uni-pr.edu Përkatësia kombëtare

More information

NDIKIMI I FINANCIMIT NË MUNDËSITË PËR RRITJE TË BIZNESIT FENOMENI I VETËPËRJASHTIMIT VULLNETAR NGA KREDITIMI DHE ALTERNATIVA E FINANCIMIT ISLAMIK

NDIKIMI I FINANCIMIT NË MUNDËSITË PËR RRITJE TË BIZNESIT FENOMENI I VETËPËRJASHTIMIT VULLNETAR NGA KREDITIMI DHE ALTERNATIVA E FINANCIMIT ISLAMIK NDIKIMI I FINANCIMIT NË MUNDËSITË PËR RRITJE TË BIZNESIT FENOMENI I VETËPËRJASHTIMIT VULLNETAR NGA KREDITIMI DHE ALTERNATIVA E FINANCIMIT ISLAMIK Eugen Musta Dorëzuar Universitetit Europian të Tiranës

More information

Наставен план: Наставен план за 7 одделение - деветгодишно - албански

Наставен план: Наставен план за 7 одделение - деветгодишно - албански Наставен план: Наставен план за 7 одделение - деветгодишно - албански 1. Албански јазик Gjuha shqipe, sipas origjinës bën pjesë në grupin e gjuhëve Prejardhje e shqipes është nga: Dokumenti i parë i gjuhës

More information

FJALORI I LËVIZJES SË JUSUF GËRVALLËS

FJALORI I LËVIZJES SË JUSUF GËRVALLËS XHAFER DURMISHI FJALORI I LËVIZJES SË JUSUF GËRVALLËS THEIR FINEST HOUR Në përpilimin e këtij Fjalori që e keni në dorë, në të cilin trajtoj persona, ngjarje dhe koncepte të Lëvizjes së Jusuf Gërvallës,

More information

Curriculum Vitae - CV

Curriculum Vitae - CV Curriculum Vitae - CV TE DHËNAT PERSONALE Emri / Mbiemri Liridon VELIU Adresa Fsh. Polac, 41000 Skenderaj, Kosovë Telephoni Mobil: +377 (0) 45 244 299 E-mail liridon.veliu@uni-pr.edu Përkatësia kombëtare

More information

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО

SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО Sadik Zenku, MA Mendim Zenku, MA UDC: 321.7:316.323.65 SHTETI JURIDIK NË FUNKSION TË DEMOKRATIZIMIT TË SHOQËRISË ПРАВНАТА ДРЖАВА ВО ФУНКЦИЈА НА ДЕМОКРАТИЗАЦИЈА НА ОПШТЕСТВОТО LEGAL STATE IN THE FUNCTION

More information